Përfaqësuesja e Arizona State University promovon vullnetarizmin para studentëve të UNI

Në eventin e fundit “Meet  and Greet” të organizuar nga zyra e karrierësUNI-Universum International College powered by Arizona State University , znj. Diana Martinez, një vullnetare entuziaste dhe përfaqësuese e Arizona State University, ndau njohuri të shumëta në sferën dinamike të iniciativave globale të vullnetarizmit. Ngjarja hodhi dritë mbi përvojat vullnetare të Dianës gjatë hapave të saj të parë në ASU. Ajo poashtu theksoi angazhimin e saj për nxitjen e mundësive të shkëmbimit të studentëve dhe udhëheqjen e programeve inovative me diploma të dyfishta.

Martinez, u thellua më shumë në avantazhet e të qenit pjesë e një komuniteti të gjerë global të përbërë nga institucione anëtare të lidhura përmes rrjetit Cintana. Ajo theksoi ndikimin e thellë të kësaj platforme bashkëpunuese, duke nënvizuar se si ajo i kapërcen kufijtë gjeografikë për të krijuar një mjedis ku idetë dhe kulturat përplasen. Shprehja “UNI-Universum International College powered by Arizona State University” rezonoi gjatë gjithë diskutimit, duke përmbledhur pozicionin unik të universitetit në rrafshin akademik përmes partneritetit të tij strategjik me ASU.

Një nga pikat kryesore të fjalimit të Martinezit ishte theksi mbi fuqinë transformuese të vullnetarizmit në botën e sotme. Ajo foli se si vullnetarizmi është një katalizator për ndryshime pozitive në shkallë globale. Martinez theksoi se vullnetarizmi jo vetëm që pasuron jetën e individëve, por gjithashtu kontribuon në nxitjen e mirëkuptimit dhe krijimit të një bote më të ndërlidhur.

Iniciativat e ASU-së u vlerësuan si forcë shtyse për ndryshime pozitive, duke nxitur një ndjenjë uniteti midis institucioneve partnere që kapërcen kufizimet gjeografike. 

Për më shumë informata rreth aktiviteteve tona,  kontakto +38344144062, [email protected] ose ndiqni UNI në Facebook dhe Instagram.  

8 dhjetori, Dita Kombëtare e Rinisë

Shënohet sot 8 dhjetori, Dita Kombëtare e Rinisë. E shpallur prej vitit 2009 nga Kuvendi i Shqipërisë, kjo datë përkujtohet si festë kombëtare në nderim të të gjithë studentëve të dhjetorit 1990 dhe gjithë rinisë shqiptare.

Më 8 dhjetor 1990, një grup studentësh e pedagogësh të Universiteteve të Tiranës, u bënë iniciatorë e protagonistë të kthesës së madhe historike, protestave paqësore që sollën rënien e sistemit komunist dhe lindjen e demokracisë.

Me shprehjen “E duam Shqipërinë si gjithë Evropa”, ata kërkuan ngritjen e sistemit të vlerave perëndimore dhe të shtetit të së drejtës; integrimin në Evropë dhe garantimin e pluralizmit politik si bazë kryesore për një shoqëri të lirë e demokratike.

Lëvizja Studentore e vitit 1990 është e vetmja lëvizje paqësore që ndryshoi historinë e Shqipërisë.

Akti i tyre publik, sa qytetar aq edhe politik, i dha fund në mënyrë paqësore epokës të gjatë të vetizolimit dhe të sundimit ideologjik, duke i hapur kështu rrugën e ekonomisë së tregut dhe shoqërisë së hapur.

Vlerat e kësaj dite bëhen gjithnjë e më shumë vlera kombëtare, sepse ndryshe nga ngjarjet e tjera 8 dhjetori nuk pati dy palë, një fituese dhe një të humbur./ atsh / KultPlus.com

Caravaggio, zjarrmëtari i penelit dhe aventurave, gjeniu i dritëhijes në pikturën e barokut

Nga Albert Vataj

Ishte ndoshta nga më famkëqinjtë e penelit. Një aventurier i thekur. Gjithnjë i apasionuar si pas tablosë dhe pikturës ashtu edhe pas historive të tendosura të dashurive dhe sherreve. Një shpirt i ndjeshëm dhe shumë i dhunshëm, një zemër e flakëruar nga ngjyrat dhe e përcëlluar nga zjarri i rrezikut. Caravaggio. Ai gjithë jetën vetëm iku, dashuroi zellshëm, u kacafyt në emër të pasionit dhe të veseve, derdhi gjak dhe kalli frikë. Ngado dhe sido ai mbeti një dhe i vetëm, krejt ndryshe nga të tjerët, për nga stili i jetës dhe i artkrijimit, përnga forca dhe mënyra e të dashuruarit dhe e përfshirjes së vetes në telashe pafund, në zënka dhe qasje larushitëse, të cilat i ngasi dhe e përndoqën deri në varr.

Caravaggio, ndoshta është një prej rebelëve të historisë së artit. Jeta e tij si piktor dhe si dashnor është e stuhishme dhe e mbushur përplot me dritëhije, si vetë piktura e tij, theks qe gjallon në kolanën artistike që kjo penelat e barokut la në memorien e artit. Edhe vetë vdekja më 18 korrik 1610, vazhdon të mbetet mister edhe sot.

Caravaggio pikturimi me drite hije

Caravaggio ka lindur më 29 shtator 1571 dhe ka vdekur më 18 korrik 1610. Karavaxhio është përfaqësuesi i parë i teknikave të kontrastit të hije dritës në pikturën Baroke, e cila u quajt dhe kiaroskuro apo dritëhije. Ai u bë i famshëm dhe për një jetë agresive dhe të egër. Është thënë se ai ka vrarë një burrë dhe për këtë arsye është larguar nga Roma. Vdekja e tij ka qenë misterioze në 1610 dhe i ka intriguar dijetarët për një kohë të gjatë. Një nga teoritë është se u vra në një plazh të braktisur toskan dhe një tjetër është se u gjet i shembur në këtë breg për shkak të një sëmundje. Antropologët Italian, vetëm disa kohë më pare, njoftuan se kishin gjetur mbetjet e tij. Ai studjoi dhe u formua si piktor në Milano dhe ishte i dashuruar pas Ticianit. Në 1592, në moshën 21 vjeçare, Karavaxhio u vendos në Romë. Ajo ishte e zhurmshme, plot piktorë dhe dekoratorë. Gjatë shekujve XVI dhe XVII u ndërtuan shumë kisha dhe pallate, të cilat prisnin të mbusheshin me vepra arti. Jeta e Karavaxhios u zhvillua përmes aventurës. dhe ajo qëndron mes dritës dhe errësirës. Ai ishte një burrë me natyrë pasionante, gjë e cila e çoi deri në vrasje. Qeveria e asaj kohe vuri një shpërblim për kapjen e tij. Kjo bëri që të fshihej në mënyrë të vazhdueshme. Gjithsesi të gjithë studiuesit e tij kanë zbuluar se kjo gjendje e vështirë për të jetuar në liri të plotë, nuk ndikoi në krijimtarinë e tij. Kjo bëri që të realizonte me gjendje thellësisht të zjarrtë të gjitha pikturat e tij baroke. Kjo është mrekullia e Karavaxhios, një mrekulli e shenjtë e portretizuar në përmasa që vetëm ai i zotëronte. Pikturat e tij janë shprehje të njohjeve të thella mbi artin e të pikturuarit. Ai kombinoi vëzhgimin realist të gjendjes njerëzore: si fizike dhe emocionale duke përdorur dramaticitetin e dritave. Kjo shkaktoi një ndikim të madh mbi shkollën baroke të pikturës. Pas manierizmit që kishte drejtuar artin për gjatë një shekulli, u shfaq Karavaxhio, i cili u shqua si një risi në pikturë. Ai shfaqi natyralizmin radikal, i cili karakterizohej nga pikturimi me dritë hije dhe dramaticitet emocional madje dhe teatror, ku kalimi i dritës në terr bëhej me vlera të vogla dhe mesatare. Ndikimi i tij në stilin e ri barok, që përfundimisht doli nga rrënojat dhe mënyrat e veçanta të manierizmit, ishte i thellë. Ajo mund të shihet direkt apo indirekt në punën e artistëve të tjerë të mëdhenj europianë si: Rubens, de Ribera, Bernini. Shumë artistëve që e ndoqën i‘u dha emri karavaxhistët.

Stili

Caravaggio-247

Studiuesit e kanë përcaktuar risinë stilistike të Caravaggio-s si një stil me vlerë, me thjeshtësi dhe vëmendje në detajet natyrore, gjë e cila e afron pikturën e tij më pranë me natyralizmin e Gjermanisë sesa të formalitet të stilizuar dhe madhështisë romake. Realizmi i tij mbi temat fetare nxjerr në pah anë shpirtërore të shquara. Studiuesit e tij kur i veçojnë temën fetare nga karakteret e pikturuara mendojnë se ajo nuk duket një pikturë fetare në të gjitha detajet…zbulon një vajzë të ulur në një fron prej druri… tharjen e flokëve …zbulon pendimin, vuajtjet, premtimin për shpëtim…është realizëm ose natyralizëm intensiv, për të cilat Karavaxhio është i famshëm. Ai preferoi të krijojë subjektet e tij siç i sheh ata, me të gjitha defektet e tyre natyrore dhe nuk i idealizoi, nuk i tjetërsoi, nuk i modeloi. Kjo e lejoi të shfaqë të plotë talentin e tij virtuoz. Për kohën ky ishte një ndryshim i madh me klasikët e tjerë si me praktikën e pranuar standarde dhe idealizmin klasik të Michelangelos. Caravaggio vuri në diskutim në njërën anë risinë e tij dhe në anën tjetër, atë çka ishte konfirmuar si, art klasik. Realizmi i tij ishte një tipar i rëndësishëm i pikturave të veta gjatë kësaj periudhe. Me krijimtarinë e këtij lloji i‘u ktheu shpinën përgatitjeve të gjata tradicionale në Italinë Qendrore. Ai e preferoi praktikën veneciane për të punuar direkt me vajra mbi subjektin e vizatuar, qartësoi teknikën e njohur të hije-dritës dhe i dha asaj një pushtet të madh, e ktheu në një teknikë përfundimtare, errësoi hijet dhe i transferoi mbi subjekt, ku u përplasën me kontrast të plotë mbi një bosht të dritës. Dhe ky ishte një verbim. Kjo i dha atij popullaritet të madh. Ai punonte shkathët dhe shumë shpejt në krahësim me procesin e sotëm në pikturë. Ai punonte direkt mbi kanavacë dhe trajtonte ngjyrën me fundin e furçës së përpunuar. Mbijetojnë shumë pak vizatime të Caravaggio-s.

Kush është përgjegjës për vdekjen e Caravaggios?

1280px-Saint_Francis_of_Assisi_in_Ecstasy-Caravaggio_(c.1595)

Profesori Paceli nga universiteti i Napolit pohon se artistin e ka vrarë rendi i kalorësve maltezë, nga hakmarrja. Sipas dokumenteve të cilat i ka gjetur në një arkivë sekrete të Vatikanit kisha e atëhershme e Romës ka pohuar se ka parë se si kufoma e tij është hedhur në det në afërsi të vendit Palo. Caravaggio ishte i njohur për natyrën e tij të dhunshme dhe besohej që ka qenë shënjestër të rendit maltez pasi kishte plagosur njërin prej shigjetarëve të tyre në një përleshje të mëhershme.

“Po të kishte vdekur Caravaggio bë Porto Erkolo edhe do të varrosej aty, veçanërisht, nëse marrim parasysh faktin që vëllai i tij ishte prift. Nuk do të arrinim në një gjendje për të hamendësuar se ku e ka varrin”, ka deklaruar profesori Paceli për gazetën britanike ‘Daily Telegraph’. Eksperti për Caravaggion në kolegjin Uilliam dhe Meri në SHBA, Xhon Spark pohon se ideja se artistin e kanë vrarë me qëllim kalorësit e tavolinës së rrumbullakët është joreale dhe konsideron që gjasat janë më të mëdha që atë e kanë vrarë rastësisht, ndërsa më pas kufomën e tij e kanë hedhur në det. Në vitin 2010 policia në Toskanë ka punuar përsëri në hetimin e vrasjes së artistit Caravaggio dhe ka gjetur mbetje të eshtrave në një varrë të një kishe në Porto Erkolo. Atëkohë kanë këmbëngulur që ishin 85 për qind të sigurt që eshtrat e zbuluar i takonin artistit, por atë pohim e kanë konsideruar si të pavërtetë shumë historianë të shquar.

Pas vdekjes

Kur ai vdiq kishte famë, por ajo ishte famëkeqe. Caravaggio ishte harruar pothuajse menjëherë pas vdekjes. Vetëm në shek. XX u rizbulua rëndësia e tij në zhvillimin e artit Perëndimor. Nga biografshkruesit mund të selektosh shumë thënie e situata të kundërta ndaj Caravaggio-s. Piktori i njohur Nicolas Poussin filloi të bërtas dhe duke thirrur me zemërim është dëgjuar të thotë: “Unë nuk do ta shikojë më veprën e tij. Ai është i pështirë. Ky njeri ka lindur për të shkatërruar artin e pikturës. Ai bën një pikturë vulgare që mund të jetë vetëm punë e një njeriu të rëndomtë. Shëmtia e pikturave të tij do ta dërgojë në ferr. “ Kjo tregon se piktura e tij u kritikua dhe u thumbua për një kohë të gjatë. Kjo bëri që ai të harrohej për dy shekuj. Federico Zuccari e akuzonte si një imitues dhe përdorues i ngjyrave kuqërrme. Ai kishte dhe shumë probleme të shpeshta me komisionet e fetare, kur merrte porosi mbi vepra të ndryshme, pasi pikturoi me realizëm modele të gjalla të kohës së tij. Modelet ishin kërkesë themelore e artistit për realizmin e veprave. Ai mendonte se ata bënin dhe vetrealizimin e piktorit. Disa kanë qenë të identifikuar si Mario Marko dhe Francesco Boneri, të dy artistë. Ata i paraqiti si figura të ndryshme në punimet e hershme laike, por edhe si engjëj. Modelet e tij femra ishin ato që i shkaktuan më shumë probleme me kishën. Fillide Melandroni, Anna Bianchini dhe Maddalena Antognetti idhin konkubinat e Karavaxhios dhe të gjitha prostituta të njohura, të cilat paraqiten si figura femërore fetare duke përfshirë Virgjëreshën Maria dhe shenjtore të ndryshme. Vetëm në ekspozitën e Milanos e 1951, kur puna e tij u shfaq në ekran për një publik të zgjedhur u arrit që kritika e kohëve moderne të tregohej e vetëdijshme për thellësinë artistike që përfshihej në të gjithë veprat e Caravaggio-s. /KultPlus.com

Spotify drejt pushimit nga puna të 17 për qind punonjësve të tij

Kompania suedeze Spotify ka njoftuar se, në përpjekje për të ulur kostot, do të pushojë nga puna 17 për qind të fuqisë punëtore, ose rreth 1500 punonjës.

Në një shënim mbi ndryshimet organizative të publikuar në faqen e internetit të Spotify, CEO Daniel Ek shkroi se duhej të merrte një vendim të vështirë sepse “rritja ekonomike është ngadalësuar në mënyrë drastike dhe kapitali është rritur në çmim“.

Për të lidhur Spotify me qëllimet tona të ardhshme dhe për t’u siguruar që kemi madhësinë e duhur për sfidat përpara, kam marrë vendimin e vështirë për të reduktuar numrin total të punonjësve me rreth 17 për qind në të gjithë kompaninë,” shkroi Ek.

Ai shtoi se e kupton se si vendimi do të ndikojë në shumë individë që kanë kontribuar shumë në kompaninë, e cila aktualisht ka rreth 9000 punëtorë.

Sipas të dhënave më të fundit, kompania ka realizuar një fitim prej 65 milionë eurosh në tre muajt e shtatorit, që është hera e parë që ka një fitim tremujor në më shumë se një vit duke rritur çmimet e shërbimeve, ndërkohë që është rritur numri i abonentëve.

Që kur Spotify lançoi shërbimin e transmetimit audio, ka shpenzuar shumë para për rritjen e biznesit dhe ofrimin e përmbajtjes ekskluzive si podkaste të organizuara nga ish-presidenti i SHBA-së Barack Obama dhe gruaja e tij Michelle.

Gjithashtu, marrëveshja që bëri kompania me Princin Harry të Britanisë dhe gruan e tij Meghan Markle i kushtoi Spotify-it 25 milionë dollarë për vetëm 12 episode podkaste për dy vjet e gjysmë, duke bërë që ajo të përfundojë në qershor.

Spotify është një kompani e transmetimit audio e themeluar më 23 prill 2006 nga Daniel Ek dhe Martin Lorencon. Sakaq, është një nga ofruesit më të mëdhenj të shërbimeve të transmetimit të muzikës, me mbi 590 milionë përdorues aktivë mujorë, përfshirë 226 milionë abonentë, që nga shtatori 2023./KultPlus.com


Unë mbylla sytë dhe fjeta

Poezi nga Fernando Pessoa 

Nëse, kur të kem vdekur, dikush ka dëshirë
të shkruajë biografinë time
Nuk ka asgjë më të thjeshtë.
Ajo ka vetëm dy data: atë të lindjes
dhe atë të vdekjes sime.
Midis njërës dhe tjetrës datë, të gjitha ditët janë të mijat.
Është e lehtë ta përcaktosh jetën time.
Unë e kam parë botën si një njeri i dënuar.
Unë i kam dashur gjërat pa kurrfarë sentimentalizmi.
Kurrë nuk pata ndonjë dëshirë që nuk mund ta realizoja,
sepse asnjëherë nuk m’u verbua arsyeja.
Të kuptuarit e vetes për mua qe gjithmonë
veçse të shoqëruarit e të pamit.
Unë e kuptova se gjërat janë reale
dhe krejtësisht të ndryshme nga njëra-tjetra;
T’i kuptoje me anë të mendimit, do të thoshte
të të dukeshin të gjitha të ngjashme.
Një ditë më vuri në gjumë si cilindo fëmijë.
Unë mbylla sytë dhe fjeta.
Përveç kësaj, unë qeshë poeti unik i Natyrës. /KultPlus.com

Shqipëroi: Anton Papleka 

“Roads untraveled”, ekspozita që sjell udhët e pashkelura në panairin Klik Ekspo Group

Ndërtimi i hekurudhës Peqin-Elbasan në një imazh të korrikut të 1950-ës, shfaq në plan të parë një grua që shtyn një karrocë dhe në sfond, pesë të tjera që punojnë për trasenë. Gratë, të veshura me funde e pantallona të shkurtra rikrijojnë një çast idilik në pamje të parë, por përtej, ka një sforco për t’i dhënë jetë një udhe. Mbase një udhe që ato vetë nuk mund ta shkelin.

Imazhi i mësipërm është veçse një prej dhjetëra fotografive të Agjencisë Telegrafike Shqiptare, pjesë e ekspozitës “Roads untraveled” në panairin Klik Ekspo Group në Tiranë.

Rrugë, hekurudha, ura e hidrocentrale shpalosen në imazhe të messhekullit të kaluar duke dokumentuar njerëz e kohë në situata pune.

“Të gjithë ata që shihen në fotografi, janë njerëz që kanë punuar për ndërtimin e kësaj infrastrukture. Siç mund të vihet re edhe nga imazhet, ata nuk kishin mjetet e duhura për të bërë punë të tilla në infrastrukturën rrugore. Nuk kishin gjithashtu, asnjë mjet që t’i shëtisnin ato rrugë dhe mbi të gjithë, nuk patën as lirinë për ta bërë”, thotë Valbona Zhupa, drejtoreshë e përgjithshme e Agjencisë Telegrafike Shqiptare.

Nga një fotografi në tjetrën, nga 1945 deri nga 1952, fotografi lëviz nëpër udhët e Shqipërisë duke ndjekur me objektiv, kazmat, lopatat, karrocat. Këmbëzbathur, të veshur keq dhe në kushte pune që as aparati nuk ua fsheh dot vështirësinë, shqiptarët e kohës në Shqipërinë komuniste, fiksohen duke skalitur gjurmë pas gjurme, ndërtime publike.

Aparati i ndjek në zona të ndryshme duke rrëfyer diku imazhe shkatërrimi e diku, inaugurimi.

Në një krah, shfaqet inaugurimi i urës së Rrogozhinës, matanë, brigadat e vullnetare të të rinjve në Tepelenë dhe po aty, pamje nga ndërtimi i hidrocentralit mbi lumin e Matit, në maj 1952, bashkë me transportimin e materialeve për punimet e rrugës Milot – Ulëz.

Një numër i madh fotografish përjetësojnë inaugurimin e veprave publike të 1945-ës (pak muaj pas përfundimit të luftës), mes tyre, ura e Penkovës, bashkë me autoritetet që kalojnë mbi të, me makinat e kohës, apo ajo e Hasan Beut në Berat. Në krahun tjetër, është ura e Vaut të Dejës më 29 nëntor 1945 si edhe ura e Baçallëkut në Shkodër, krah urës së shkatërruar të Bunës.

Në 11 prillin e 1945-ës është fiksuar në celuloid ura e Mirashit në Librazhd, ndërsa tre ditë më parë ishte inauguruar ura e Matit e rindërtuar. Fieri vjen përmes urës së Mbrostarit dhe ekspozita sillet mes gjeografisë e historisë në një përshkrim të ftohtë.

Një imazh sjell aspekte të punës për ndërtimin e rrugës Kukës-Peshkopi me grupe banorësh që janë fiksuar me lopata, kazma e karroca. Sado që fotografi ka qenë neutral në gjuhën e përdorur, duke mbetur disi e drunjtë, ka dy elemente që e thyejnë gjuhën e tyre – këmbët e zbathura në një anë dhe çadrat e hijes, në tjetrën.

“Ata ishin të predestinuar për skllavëri, por Shqipëria nuk u ndërtua në një ditë”, shton Zhupa, ndërsa flet për fotot e ekspozitës “Roads untraveled”.

Imazhet sa artistike po aq edhe dokumentare, në dy prej tyre përjetësojnë pothuaj një pikturë. Ndonëse janë punonjës a mbase vullnetarë (me detyrim) të punëve publike, në një moment pushimi, për një çast, ngjan se janë modele që pozojnë para piktorëve. Dy gra, njëra e mbështetur në një gurë e tjetra e ulur buzë të njëjtit lumë, me imazhe që fiksojnë natyrën në bardhezi, që shtrihen deri tutje në horizont na sjellin të ndalur në kohë, një moment paqeje në mes të “luftës”. Shqipëria e fotografive ruan dritëhijet dhe peshën e epokës, bardhezi, gri dhe në rrekjen për të ecur përpara në një të ardhme që vonon./atsh/Kultplus.com

Google prezanton inteligjencën artificiale më e fuqishme, Gemini

Çuditërisht, Google zbuloi ”Gemini”, një model i ri i inteligjencës artificiale.

Njoftimi ishte në ”ajër” edhe pse burime të ndryshme amerikane folën për një shtyrje për në vitin 2024 për shkak të problemeve të zhvillimit.

“Gemini është modeli më i aftë dhe më i fuqishëm i inteligjencës artificiale që kemi ndërtuar ndonjëherë. Ai është projektuar që nga themeli për të qenë multimodal dhe i optimizuar për tre madhësi të ndryshme: Ultra, Pro dhe Nano,” shpjegoi Sundar Pichai, CEO i Google dhe Alphabet në një. deklarata zyrtare.

Në praktikë, AI mund të kuptojë dhe prodhojë përmbajtje tekstuale, fotografike, video dhe audio, si dhe të zhvillojë vetë kodin kompjuterik.

“Sot është një moment historik i rëndësishëm për zhvillimin e AI dhe fillimi i një epoke të re,” vazhdon Pichai.

Versioni i parë i Gemini u krijua për të punuar në pajisje të ndryshme, nga telefonat inteligjentë te qendrat e të dhënave.

Për këtë, Google ka dalluar tre nivele të ndryshme. E para, Ultra është e dedikuar për detyra komplekse. Gemini Pro mund të aplikohet për detyra të përmasave të mesme ndërsa Nano do të punojë në pajisje të vetme.

Ai do të jetë i disponueshëm në anglisht në më shumë se 170 vende dhe territore, me plane për të shtuar gjuhë të tjera në muajt e ardhshëm./KultPlus.com

Vdes bashkëthemeluesi i grupit ‘Moody Blues and Wings’, Denny Laine

Denny Laine, këngëtar-kitarist, kompozitor dhe bashkëthemelues i grupeve Moody Blues dhe Wings, ka vdekur në moshën 79-vjeçare.

Gruaja e Laine, Elizabeth Hines, shkroi në një postim në llogarinë zyrtare të Laine në Instagram se muzikanti vdiq të martën pas një beteje të gjatë me sëmundjen intersticiale të mushkërive dhe pasi ishte “në ICU në një ventilator javën e kaluar”.

“Burri im i dashur ndërroi jetë në mënyrë paqësore herët në mëngjes”, ka shkruar Hines. “Ai luftoi çdo ditë. Ai ishte aq i fortë dhe trim, nuk u ankua kurrë.”

Paul McCartney, i cili formoi grupin Wings me Laine pas ndarjes së Beatles, shprehu dhimbjen e tij të martën dhe e quajti mikun e tij një “talent të madh”.

“Jam shumë i pikëlluar kur dëgjova se ish-shoku im i grupit, Denny Laine, ka vdekur”, ka shkruar McCartney në një postim në Instagram. “Kam shumë kujtime të bukura nga koha ime me Denny: nga ditët e para kur The Beatles bënin turne me Moody Blues. Dy grupet tona kishin shumë respekt për njëri-tjetrin dhe shumë argëtoheshin së bashku.”

“Denny ishte një talent i madh me një sens të shkëlqyeshëm humori dhe ishte gjithmonë i gatshëm për të ndihmuar njerëzit e tjerë. Ai do t’i mungojë të gjithë fansave të tij dhe do të kujtohet me shumë dashuri nga miqtë e tij,” shtoi McCartney.

Laine, i cili lindi Brian Frederick Hines dhe McCartney publikuan albumin debutues të Wings Wild Life në 1971 dhe albumin e tyre të dytë Red Rose Speedway në 1973, i cili përfshinte hitin numër një “My Love”. Kjo pasoi me më shumë suksese me albumin Band on the Run, për të cilin ata fituan të parën nga dy çmimet Grammy për këngën titullar në 1975./KultPlus.com

Opera italiane, trashëgimi e UNESCO-s

Opera apo kënga lirike italiane shpallet nga Unesco Trashëgimi Kulturore e Njerëzimit.

Pas kërkesës dhe një pune të gjatë, një ekselencë tjetër e Italisë, merr titullin e merituar zyrtarisht, në listën e trashëgimisë botërore jomateriale. Pavarësisht se shumë kombe kanë një traditë të gjatë e të shkëlqyer në këtë gjini, opera lindi e u rrit në Itali, që ende sot është vendi që ka më shumë teatro operash në botë përkatësisht 62, dhe që në mënyrë universale është konsideruar gjithnjë “atdheu i saj”.

Lindi në fund të shekullit  XVI dhe fillim të  XVII nga një grup intelektualësh fiorentinë, që vendosën të krijonin gjininë e re muzikore. Më pas, njohu një zgjerim të madh në epokën Baroke, kryesisht në Venezia, Napoli dhe Romë. Fillimisht konisderohej një spektakël për oborret mbretërore e më pas edhe për elitën intelektuale e klasën aristokrate. 

Sot teatri i operas më antik ende në funksion në botë është “San Carlo” i Napolit i ndërtuar në vitin 1737, i pasuar nga “La Scala” i Milanos që hapi siparin në 1778, e ai i Venezias, “La fenice”, 1792./KultPlus.com

Eja ashtu si je

Poezi nga Rabindranath Tagore

Eja ashtu si je, mos humb kohë me tualet,
Nëse gërsheti t’është prishur, apo flokun s’e ke drejt,
Nëse kordelin në bel s’e ke lidhur, nuk ka dert,
Eja ashtu si je, mos humb kohë me tualet.
Eja mbi bar me hapa të shpejtë,
Nëse këmbët t’i njomë vesa, nëse mbetesh pa sandale,
Nëse perlat të këputen nga xherdani, mos ki dert.
Eja mbi bar me hapa të shpejtë.

A po i sheh retë duke u mbledhur në qiell?
Varg lejlekët fluturojnë lart dhe era shpejton mbi shkurre.
Kafshët të trembura nisen vrap në stane.
A po i sheh retë duke u mbledhur në qiell?

Ti kot ndez llambën për t’u stolisur; ajo dridhet dhe e fikë era.
E kush mund ta vërejë se bloza qepallën s’ta ka prekur?
Se sytë i ke më të zi se retë e shiut?
Ti kot ndez llambën për t’u stolisur; ajo dridhet dhe e fikë era.

Eja ashtu si je, mos u vono me tualet
Nëse kurorën s’e ke thurur, s’ka dert?
Nëse zinxhirin e dorës s’e ke lidhur, ashtu lëre.
Është vonë; qielli u bë terr nga retë.
Eja ashtu si je, mos u vono me tualet./KultPlus.com

Përkthyer nga Ag Apolloni.

​ChatGPT dhe Oppenheimer kryesojnë faqet më të shikuara të Wikipedia në 2023

25 faqet më të shikuara të Wikipedia-s në vitin 2023, të publikuara të martën, pasqyrojnë interesin e botës për inovacionin në inteligjencën artificiale, njerëzit që vdiqën këtë vit dhe fuqinë në rritje të përdoruesve indianë për të ndikuar në tendencat në uebsajt.

Drejtuar nga Fondacioni jofitimprurës Wikimedia, Wikipedia ka marrë më shumë se 84 miliardë shikime të faqeve deri më tani në 2023, sipas të dhënave që fondacioni ndau me CNN.

Duke pasur parasysh rritjen masive të popullaritetit të saj, faqja ChatGPT ishte faqja më e shikuar në Wikipedia këtë vit, duke grumbulluar më shumë se 49.4 milionë shikime të faqeve.

ChatGPT vendosi një rekord për bazën e përdoruesve me rritje më të shpejtë muajin shkurt të kaluar, duke grumbulluar 100 milionë përdorues aktivë në janar.

“Është e qartë se njerëzit donin të kuptonin më mirë historinë dhe kontekstin pas teknologjisë së ChatGPT ndërsa eksperimentuan me të,” tha Anusha Alikhan, shefe e komunikimit në Fondacionin Wikimedia në një intervistë me CNN.

Duke iu bashkuar ChatGPT në pjesën tjetër të pesëshes më të mirë ishin postimet biografike për njerëzit që vdiqën në vitin 2023, Kupa e Botës së Kriketit 2023, Premier League indiane, dhe filmi “Oppenheimer”.

Audienca e Indisë dhe e Azisë Juglindore pati një ndikim të madh në listën e vitit 2023, pasi një e pesta e listës përbëhej nga media nga ai rajon dhe vetë vendi i Indisë.

Lista përndryshe ishte e mbushur me figura me ndikim në sport, argëtim dhe biznes. Taylor Swift, Elon Musk dhe Lionel Messi janë krijuesit kryesorë të lajmeve brenda zanateve të tyre përkatëse dhe kjo tregohet në numrin e herëve që faqet e tyre janë parë në Wikipedia.

Në listë hynë edhe tema dhe shifra më pak të dëshirueshme. Edhe pse disi në hije nga lajmet për luftën në Gaza, pushtimi rus i Ukrainës pa afër 12.8 milionë shikime në Wikipedia.

I fundit në listë ishte Andrew Tate, influencuesi fanatik dhe i vetëshpallur mizogjinist, i cili është paditur për përdhunim dhe trafikim njerëzor në Rumani. Faqja e tij mori më shumë se 12.7 milionë shikime.

Faqet më të shikuara mund t’i gjeni edhe në listën më poshtë:

1. ChatGPT, 49,490,406 shikime

2. Vdekjet në 2023, 42,666,860

3. Kupa Botërore e Kriket 2023, 38,171,653

4. Premier League indiane, 32,012,810

5. Oppenheimer (film), 28.348.248

6. Kupa e Botës në Kriket, 25,961,417

7. J. Robert Oppenheimer, 25,672,469

8. Jawan (film), 21.791.126

9. 2023 Premier League indiane, 20,694,974

10. Pathaan (film), 19.932.509

11. The Last of Us (seriali televiziv), 19.791.789

12. Taylor Swift, 19,418,385

13. Barbie (film), 18.051.077

14. Cristiano Ronaldo, 17,492,537

15. Lionel Messi, 16,623,630

16. Premier League, 16,604,669

17. Matthew Perry, 16,454,666

18. Shtetet e Bashkuara, 16,240,461

19. Elon Musk, 14,370,395

20 . Avatari: Rruga e Ujit , 14,303,116

21. Indi, 13.850.178

22. Lisa Marie Presley, 13,764,007

23 .Guardians of the Galaxy Vol. 3 , 13,392,917

24. Pushtimi rus i Ukrainës, 12.798.866

25. Andrew Tate, 12.728.616./KultPlus.com

‘Si është të rindërtosh jetën tënde’

Angelina Jolie dha një intervistë thellësisht rrëfyese në numrin dhjetor/janar të Wall Street Journal, ku la të kuptohet se dëshiron ta lërë aktrimin përgjithmonë, por edhe të largohet nga Los Angeles-i “i pashëndetshëm”.

Në intervistën e saj, aktorja pranoi se nëse do të fillonte nga e para sot, ndoshta nuk do të zgjidhte aktrimin si karrierë për shkak të asaj “pritjeje” për të ndarë detaje rreth jetës tuaj personale që tani vjen me të famshmit. “Kur fillova, nuk kishte asnjë pritshmëri për të treguar gjithçka në publik, për të ndarë kaq shumë”, vuri në dukje ajo, duke nënvizuar se “ nuk kam më jetë sociale ”. Duke trajtuar shkurtimisht ndarjen e martesës së saj, si dhe vendimin e saj për t’u tërhequr kryesisht nga sytë e publikut në vitet e fundit, Jolie zbuloi: “Duhej të shëroheshim. Ka gjëra nga të cilat është dashur të shërohemi”.

Sakaq, Jolie zbuloi se e kërkon forcën që i nevojitet nga kontakti me fëmijët e saj. “Unë kaloj kohë me fëmijët e mi dhe thjesht duke qenë rreth tyre, sepse ata janë versioni më i mirë im dhe kam mësuar diçka nga secili prej tyre ndryshe, mendoj se janë personalitete shumë interesante. Ndihem më e  fortë kur jam me ta”.

“Gjëja më e bukur që kam kuptuar ndërsa fëmijët e mi janë rritur është se kur trajtoj veten, kur jam krijues ose kur jam duke bërë diçka argëtuese, ata janë shumë të lumtur. Mendoj se është një mënyrë që ata të kuptojnë se nëna e tyre është vetvetja dhe ndihet mirë”, ka vazhduar aktorja./KultPlus.com

Apolloni: Çfarë dreqin po promovojnë idiotët e PISA-s

Shkruan Ag Apolloni

DIKTATURA PO VJEN

Ministrja e Arsimit shqetësohet për gjëra që nuk duhet të shqetësohet dhe nuk shqetësohet për gjëra që duhet të shqetësohet.

Pse duhet të shqetësohet ajo për rezultatet në testin PISA, ku Kina del gjithmonë e para, ose e dyta. Kina paska sistemin më të mirë edukativ në botë?! Rrjedhimisht, duke qenë më të mençur, kinezët e dinë që diktatura komuniste është më e mirë se çdo sistem tjetër, prandaj nuk e ndërrojnë fare. E besoni këtë? Që vendet diktatoriale e kanë sistemin më të mirë të edukimit?

Çfarë dreqin po promovojnë idiotët e PISA-së dhe OECD-së, pastaj edhe idiotët e Kosovës që përqyrraven nëpër televizionet tona, duke u shqetësuar me rezultatet e PISA-së? Metodat komuniste të edukimit, sigurisht.

Ekziston një (para)gjykim se para luftës, në shkollat fillore dhe të mesme në Kosovë, nxënësit mësonin më shumë. Dyshoj në këtë, por le ta marrim si të vërtetë. Pse mësohej atëherë më shumë se sot? Sepse kur shkoje në shkollë pa i bërë detyrat e shtëpisë, ose edhe kur ishe në klasë dhe nuk angazhoheshe në mësim, mësuesi/mësuesja t’i skuqte duart me thupër, vizore, ose antenë radioje (ndërsa mësuesi i muzikës të rrihte me shkop të cimbalit). Përveç këtyre mjeteve (rrethanore), mësuesit edukonin edhe me shuplaka dhe, në raste ekstreme, edhe me grushte. Ky ishte sistemi ynë “kinez”, diktatorial, i edukimit.

Tash nuk i rrahim fëmijët nëse nuk mësojnë, dhe atyre s’u bëhet vonë nëse zënë vendin e shtatë, apo të shtatëdhjetë në një garë që quhet PISA, e cila promovon modelin komunist të edukimit. Dhe ata kanë të drejtë, sigurisht.

Gjatë udhëtimeve të mia nëpër Evropë, kam takuar edhe kinezë. Ata kanë frikë të flasin hapur. Për ta, çdo i huaj është spiun potencial, që dëshiron ta dëmtojë Kinën ideale. Ai edukim, që promovohet nga pisat e PISA-së, ka prodhuar atë paranojë.

Nxënësit kosovarë duhet t’i inkurajojmë, jo t’i fajësojmë e t’i bëjmë t’u vijë turp nga rezultati. Njësoj duhet të bëjmë edhe me mësimdhënësit. Më mirë t’i edukojnë nxënësit në formë demokratike, liberale, pa ato “mjetet rrethanore”, që “kanë dalë prej xhenetit”, sesa t’i afrohemi Kinës me nxënës që u djegin duart dhe faqet nga “edukimi”.

Kosova duhet t’i shikojë vendet demokratike, jo ato komuniste.

PISA (the Programme for International Student Assessment) është një studim mbarëbotëror nga OECD (Organisation for Economic Co-operation and Development), që është organizatë ndërqeveritare, vendet anëtare të së cilës e përshkruajnë veten si të përkushtuar ndaj demokracisë, veçse, me ose pa vetëdije, duke i ranguar vendet komuniste në krye të listës së PISA-së, promovon edukimin sipas metodave të shteteve diktatoriale.

(Parantezë: Fundja, nëse Filipinet, që lëshojnë edhe raketa kozmike në hapësirë, janë pas nesh në Shkencë dhe Matematikë, nuk kemi pse të shqetësohemi. Ne prej fillimit kemi qenë brenda shtatëdhjetëshes, pra nga 71-76, ndërsa Shqipëria, e cila në vitin 2000 ka qenë në vendin 33, tash është në vendin 65).

Mos i merrni seriozisht këto programet ranguese! Janë si festivali i këngës Eurovision, për të cilin këngëtarët më të mirë as që duan të dëgjojnë, jo më të marrin pjesë.

Prandaj, nisjani e mësoni, e lëreni Kinën le të garojë me Singaporin, se po nisëm t’i ngjajmë Kinës, mjerë nxënësit e mjerë populli.

Në PISA garojnë 15-vjeçarët. Në garat e fundit në PISA (viti 2022, që u publikuan tani) shteti ynë ende nuk i kishte 15 vjet. Ishte më e ri se nxënësit e vet. Prandaj, mos e bëni të madhe!

Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit nuk ka faj për nxënësit që ishin më të vjetër se shteti. Ajo ka faj që s’krijon filtra të brendshëm vlerësimi, dhe kështu, paradoksalisht, ajo nxit nxënësit të garojnë me Kinën; kërkon që profesorët e saj të paguajnë qindra dhe mijëra euro për të botuar nëpër revista zhvatëse. Ministrja e Arsimit, e përkrahur nga njerëz që kurrë s’janë marrë me shkencë, pos me anketa dhe raporte; ministrja që s’i beson shtetit të vet dhe kuadrove të veta, nuk e meriton besimin e qytetarëve. Ministria e Arsimit, rrejdhimisht Qeveria e Kosovës, që s’krijon filtra të brendshëm vlerësimi, meriton mocion mosbesimi.

Pasi shkatërruan universitetin, duan ta shkatërrojnë edhe edukimin fillor. Një universitet, që më gjithë përpjekjet serioze, nuk arritën ta shkatërrojnë qeveritë e mëparshme, po e shkatërrojnë këta me maska shpëtimtarësh.

O të maskuar, cila është fytyra juaj e vërtetë?

A jeni idiotë, apo vetëm ju pëlqejnë idiotësitë që bëni?

Si mund të kërkoni nga albonologët të vlerësohen nga ata që jo vetëm se nuk e njohin gjuhën shqipe, por s’e njohin as letërsinë, as kulturën, as hartën e Kosovës. A kjo është Ministria jonë? A kjo është Qeveria që e kemi votuar?

Më thoni si mund të të vlerësojë dikush që është më poshtë se ti në një fushë të caktuar?

Çdokush e kupton që kjo është qesharake dhe tragjike, përveç ministres, rektorit dhe kësaj Qeverie.

Pasi i ofenduat profesorët, tash mendoni t’u hyni dajak fëmijëve dhe mësuesve. Ju lumtë! Rroftë republika popullore që po vjen! Nuk e paskam ditur që ju ka marrë malli kaq shumë për të.

Kam menduar se e dini që edukimi është proces që nuk merr fund sa të jemi gjallë, aq më pak në moshën 15-vjeçare, dhe se për të garuar është vrapimi, jo edukimi. Dijeni se çdo nxënës që nuk pranon të garojë, ka vendosur të refuzojë ta trajtojnë si kalë.

Prandaj, ftoj të gjithë nxënësit, që shteti i trajton si kuaj garues, dhe të gjithë mësimdhënësit, që shteti po ua tregon dhëmbët, të durojnë deri më 1 janar.

Diktatura po vjen. Ndaleni, ose ikëm!/KultPlus.com

Jennifer Lopez merr rolin e “SpiderWomen”

Artistja me famë botërore, me origjinë latine, Jennifer Lopez, do të luajë në rolin e “spider women” në filmin muzikal “Kiss of the Spider Women”, raporton Variety.

Lopez u përzgjedh ta luajë rolin nga regjisori i filmit Bill Condon, i cili më parë ka bërë filma të tjerë të famshëm si “Dreamgirs”, “Chicago”, “ Beauty and the Beast”, “The Greatest Showman”, “The Twilight Saga: Breaking Down”, “The Good Liar”. Ai fitoi çmimin “Oscars” për projektin filmik “Gods and Monsters”.

Një burim i afërt me produksionin ka konfirmuar për Variety se muzika e filmit që bazohet në novelën e Manuel Puigut do të bëhet nga John Kander dhe Fred Ebb.

Ngjarja e këtij filmi të zhanrit muzikal zhvillohet në një burg argjentinas në vitin 1981. Lopez do të luajë rolin titullar të një gruaje imagjinare të quajtur Aurora e krijuar nga Luis Molina, një parukier homoseksual që vuan një dënim prej tetë vjetësh për gjoja korruptimin e një të mituri.

Për t’i shpëtuar tmerreve të burgut, Molina imagjinon filma me Auroran si një diva klasike e ekraneve, duke përfshirë një rol të gruas merimangë, e cila vret prenë e saj me një puthje. Jeta e Molinas tronditet kur një njeri që quhet Valentin Arregui Paz, sillet në qelinë e tij, dhe të dy formojnë një lidhje të pamundur.

Filmi i ri, që financohet në mënyrë të pavarur, është aktualisht në kërkim të një të aktori për të luajtur Molinan. Provat për filmin do të fillojnë në muajin shkurt me një plan për të filluar xhirimet në muajin prill në New Jersey.

Dy projektet e mëparshme të “Kiss of the Spider Woman” filmi i zhanrit muzikal i vitit 1993, dhe një film artistik në vitin 1985 e romanit të Puigut nga regjisori Héctor Babenco, të dyja fituan vlerësime të mëdha nga kritikët dhe vëmendje të madhe çmimesh.
William Hurt fitoi Oscarin për aktorin më të mirë për rolin e Molinas. Dhe filmi muzikal fitoi shtatë “Tony Awards”, duke përfshirë çmimin për muzikën më të mirë dhe për të tre interpretuesit: Chita Rivera, Brent Carver dhe Anthony Crivello. / KultPlus.com

Letër për Luan Mulliqin: Sa herë më merr malli për ty, eci rrugëve të Prishtinës e të shoh

Kontributi i skulptorit Luan Mulliqi është i madh në fushën e artit dhe të nivelit akademik, dhe vdekja e tij padyshim që ka lënë një zbrastësi të madhe te komuniteti artistik, edhe përkundër faktit se gjurmët e tij artistike janë kudo dhe në vende shumë të spikatura.

Dhimbjen për humbjen e Luan Mulliqit së fundi e ka shpreh edhe bija e tij Luriana Mulliqi, e cila nëpërmjet një shkrimi ka potencuar rolin e tij si baba dhe si artist, duke kujtuar edhe veprat e tij artistike, duke përfshirë edhe bustet e figurave të njohura që kanë dhënë kontribut të madh për bërjen e shtetit të Kosovës.

KultPlus ju sjell të plotë letrën e hapur të Lurianës.

Me mungon, Bab!

40 dite pa Ty, si 40 vite.

Nuk di prej nga te filloj te shkruaj per ty, Bab! Po filloj prej fjaleve qe s`i thash kurre e qe gjithmone kom dashte me t’i thone.

Shume e shume vepra i ke lene ketij vendi e sa here dal ne qytet e ndjej prezencen tende me shume se kurre. Nisem per ne zyret e Rilindjes e me del perpara Ti permes Ismail Qemalit. Rruges te gjej permes bustit te Madeline Albright, Bob Dole, e Fehmi Aganit. Sa here me merr malli per ty eci rrugeve te Prishtines e te shoh ty. Shkoj ne atelene tende e ta ndjej prezencen me shume se asnjehere permes Balerines e Hasjanes, Skenderbeut e Isa Boletinit e shume shume veprave tjera qe iu dhe jete! Veprat e mija te preferume i kam vendos ne dhomen time. Nenen Tereze ne te majte te shtratit tim, permes se ciles cdo mengjes lutem per ty e qe shpirti yt i bardhe te gjeje paqe e qetesi kudo qe eshte, ndersa Feniksin e kam ne anen tjeter, permes te cilit lutem per ne qe dhimbjen e madhe dhe hirin e merzise se shpirtrave tona te djegur ta kthejme ne force, te ringritemi e te behemi edhe me te fuqishem, e me krenar qe patem nje babe si TI.

E zhytur ne mendimet e kujtimet per ty, rrugen e vazhdoj ne kahje te Fakultetit te Arteve e Galerise Kombetare te Kosoves, shtepine tende te dyte, ku sherbeve 10 vite pa e kursy vetveten. Prej aty vazhdoj per te Akademia e Shkencave dhe e Arteve e mezi marr forcen te hy ne sallen kryesore ne te majte. Me duket qe te degjoj zerin e te shoh neper salle duke u siguru qe cdo gje po shkon sic duhet, ashtu sic beje Ti ne evenimentet qe organizoje aty. E shoh hijen tende duke levize neper salle. Hy ne zyren tende ne ASHAK e me merr malli edhe me shume per ty, sepse ndjej eren tende ende prezente, por ty te gjej vetem permes Monografive tua ne rafte.

Bab, sa here qe ta kaloj kufirin me Shqiperine do ta kthej koken ta shikoj skulpturen tende te Nene Terezes qe del nga toka si shigjete me duart drejt qiellit. Me duket sikur ben lutje qe te mos kete me ndarje mes shqiptaresh, te mos kete me kufi! Me pamje nga Nena Tereze do t’i recitoj vargjet e tua te preferuara (te gjyshit tim) “… aty ne Qafthane, aty ne Qafthane, ndahet Shqiperia nga Shqiperia…” e do te lutem per ty, per ne, e per fatin e popullit tone! Sa fuqi ta jepin veprat tua! Sa strateg ke qene ne diplomaci kulturore!

Ke lene vepra kudo ne Shqiperi, Kosove e pertej kufijve por kryeveprat i bete bashke me Mamin. Me ke konsideru e trajtu si kryvepren tende te pare e te madhe. Ashtu sic ke gdhend skulpturat tua me butesi, durim, dhe kembengulje, deri ne perfeksionizem, ashtu gdhende sukseset dhe personalitetin tim, e jetes time i dhe kuptim, shpirt e gjalleri njejte si veprave tua. Me mesove me besu ne vete e me qene e pavarur qysh ne moshe shume te re dhe vendimet e jetes time me lejove t’i marr vet, por gjithmone duke me shiku e analizu nga larg, pa u imponu, tamam ashtu si shikohet e adhurohet nje kryeveper! Krenoheshe shume me sukseset e mija e gjithmone me thoshe “mencuria e babes je ti”. Kete ja kishe percjell edhe kolegeve tu te Akademise, te cilet vazhdimisht me tregonin se ju kishe fol shume per mua, e une mezi iu permbahesha loteve.

Si femija i madh ne familje me mua ke pas nje raport te vecante. Kete raport bab-bije e shprehje gjithmone me krenari tek familjaret e miqte e tu, dhe siguroheshe qe te tjeret te ishin koshient qe per ty isha e vecante. Me ke vlersu e adhuru ashtu si adhurohet nje kreyveper. Cdo gje qe beja une ty te dukej e perkryer. Kishe deshire qe une me qene si Ti e kete e shprehje haptazi. Mbas cdo ekspozite ose interviste kerkoje mendimin tim. Ke qene baba i devotshem dhe e ke cmu familjen shume.

Veprat tua e artin tend jo cdokush e kupton. Shija jote e holle ka kalu kufinjte e asaj tradicionales ku skulpturat tua metaforike, ne te cilat integrohen detaje

e simbole, thone shume. Ke qene nismetar i zhvillimit te diplomacise kulturore, trashegemise kulturore, pranimit te Kosoves ne Unesco, themelimit te politikave te Ministrise se Kultures e shume projekteve te tjera. Me ore me flisje per rendesine e diplomacise kulturore dhe brengen qe kishe per vemendjen e pakte qe po i ipej nga kreret e vendit tone, te cilet edhe sot kane mangesi rreth kuptimit te drejte te ketij nocioni.

Do te me mungojne ekspozitat, premieret e shfaqjeve e bisedat konstruktive me ty. Qysh ne adoleshencen e hershme ma mesove kulturen e debatit dhe artin e komunikimit. Ndersa ne femijeri, ende pa fillu shkollen, me ke mesu si kapet brusha e si perdoren ngjyrat. Cdo here ma ke potencu talentin e sidomos koheve te fundit insistoje shume, qe perpos profesionit, edhe talentit tim t’i kushtoj me teper rendesi. Kishim shume plane bashke.

Naten e pare kur u ktheve nga NYU H. me the “ shume je e forte, nuk njoh njeri ma te forte se ti”. U ktheva nga Ti e u pergjigja duke qeshe “t’kom ngja ty”. Javen e fundit te jetes, insistove “ulu veç nje minut qetu,” e fillove me m`i kujtu shume gjana nje nga nje. Fillove me m’i numru sakrificat, qe i kisha kalu

si femija me i madh i familjes. Sjelljet jodinjitoze te disave, qe asesi nuk donin te punonin me veten e tyre, po na bezdisnin mua e ty sepse gjithmone kishin vendos veten ne plan te pare. Ti m`i numerove edhe pse une mendoja qe ti nuk ishe koshient . Ti i kishe pa te gjitha, Bab. I kishe verejte te gjitha edhe kush te kishte qendru afer e kush jo. Ma shprehje vazhdimisht mirenjohjen e vleresimin per menyren e hijshme, te drejte, etike dhe te qendrueshme qe kisha treguar perballe situatave.Te mundonte mendimi qe koheve te fundit shume deshira e plane i kisha lene anash, “jepi vetes prioritet ” me the. Ti kishe qene ne dijeni rreth planeve e deshirave te mija dhe u shprehe falenderues ndaj meje per perpjekjet e mundimet e mija per ta balancu kohen mes familjes dhe qellimeve profesionale . M`i dhe disa porosi e keshilla shume te forta qe s’do t’i harroj kurre.

Ate nate vazhdimisht e shprehje vleresimin tend se si sprovat qe sjell jeta i kisha kaluar me un te farte e pa u nenshtruar. Kishe qene koshient per ata qe kishin perfituar nga toleranca e mirekuptimi im. Madje kete nuk hezitove te ma perserseritje disa here mua por edhe atyre haptazi. Te vinte keq qe nuk me kishe mbrojt me teper e me the “I ke mendimet e thella, edhe i thu troç. Kjo ka me te kushtu ne jete. ”

Ishe shume i vemendshem, Babi. Ndonese ne heshtje Ti kishe vezhgu me kujdes qendrimin tim dinjitoz perballe provokimeve. Rrugen e suksesit e njihje shume mire, Bab dhe e dije mire se sukseset e mija nuk do te vinin lehte. Ma shprehje vleresimin qe ne asnje menyre une nuk i nenshtrohesha askujt pavaresisht pasojave. Me asnje cmim kurre nuk i theva principet e mija, sepse kete ma mesove Ti. Ta kom dashte shume ate shpirtin rebel kur dikush mundohej t’i thente parimet! Rebeloheshe shume!

I ke njoft ambicjet e qellimet e mija ma shume se cdo kush tjeter. Te dyte kemi pas etike dhe disipline te forte ne pune. Here pas here me ke kritiku qe po punoj ose mesoj shume e qe duhet te kujdesem me teper per veten. “ Mos e jep kaq shume veten mbas punes,” por une nuk dija ndryshe se gjith jeten te kisha pa ty duke punu ashtu. Per ata qe ju pengonte ambicja, disiplina, e principet e mija ti ndije keqardhje. Mbase ndiheshin te pasigurte perball meje apo kishin nevoje te punonin me veten e tyre. Ndoshta ju pengonte qendrimi im, vendoshmeria, e uni i forte dhe perpiqeshin qe autoritetin e respektin ta merrnin me force, pikerisht per arsyjen qe nuk isha lajkatare ndaj tyre. Sa perpjekje per te me nenshtruar mua, dikur edhe ty, por ishte perpjekje e kot. Besimi i plote qe kishe ne mua me bente shume te forte por edhe shume me te pergjegjshme.

Bab, semundjen e luftove me hir e me pozitivitet deri ne momentet e fundit. Dy muajt e fundit te jetes tende qe i kalova prane teje, mbeten mesimi me i rendesishem se si luftohet pa u tremb, me shume kurajo, pa iu dorezu asnihere dhimbjeve te forta qe ta kapluan trupin. Vdekja jote beri shume buje e familjaret, shoket e populli yt po e vuajne humbjen tende. Sa e sa njerez na kane fol fjale te mira per ty! Sa e sa njerezve ju kishe ndihmu bre Bab! Kurre s`e ke permend, kurre! Dhe kjo tregon shume, tregon se para se me qene artist, ke qene njeri mbi te gjitha. Ishe shume i dashur, tolerant dhe gentleman me plotkuptimin e fjales.Sharmin dhe humorin e kam trasheguar nga ti por edhe thellesine dhe mendimin kritik.

Babi, ne momentet e minutat e fundit te jetes ata syte e tu te kaltert si qielli, s`do t’i harroj kurre. Syte e tu mbeten me shikim nga une deri sa i mbylle pergjithmone. Ate shikim ta njoh shume mire. Eshte shikimi qe thote: vazhdo aty ku e kam lene e une do te te shikoj nga lart. Sa here ndihem e dobet, e kujtoje ate pamje, e cdo dhimbje shenderrohet ne krenari dhe marr forcen per te vazhdu!

Ndonese nuk je fizikisht me ne Ti do jetosh pergjithmone permes veprave tua! Gjeneratat qe do te vijne, do te pyesin per ty, per veprat tua te shkrira ne bronze qe vulosin historine tone si popull. Ke lene nje trashegimi te pasur artistike por mbi te gjitha na le neve, mua vajzen tende te madhe, qe te kujton cdo dite e mundohem te te perfaqesoje denjesisht qe te bej krenar ty! Por qe te perfaqesoj ty eshte e veshtire dhe pergjegjsi sepse ke qene jo vetem i yni por i gjithe Kosoves.

Babi, kam qene dhe mbetem e privilegjuar qe jam vajza jote. Fale mbështetjes dhe inkurajimit tend jam kjo qe jam sot. Na le atehere kur na duheshe shume. Ishe shtylla e shtepise tone dhe nuk e di ku ta gjej forcen te jetoj pa butesine dhe mbrojtjen qe pata nga ti. Ke qene e do te mbetesh inspirimi e dashnija por edhe dhimbja ime ma e madhe ne jete.

Pergjithmone,

“Gezimi i pare”/ KultPlus.com

Kosova pjesë e revistës amerikane në vendet që duhet vizituar

Presidentja Osmani dhe kryeministri Kurti kanë shpërndarë një shkrim të revistës amerikane “Condé Nast Traveler” që ka radhitur edhe Kosovën një prej destinacioneve që duhet vizituar gjatë vitit 2024.

Të dy udhëheqësit bënë thirrje që të vizitohet Kosova dhe të zbulohen bukuritë e saj.
“Thesaret e fshehura të Kosovës, luginat e paprekura dhe malet mahnitëse kanë arritur te CN Traveler Vendet më të mira për të shkuar në Evropë në 2024! Ju ftojmë të përjetoni bukurinë befasuese që ofron vendi ynë dhe mikpritjen e jashtëzakonshme të popullit të Kosovës!”, ka shkruar presidentja Osmani në X.
Të njëjtën thirrje e pat edhe Kurti, i cili ka shpërndarë edhe një rresht nga artikulli që lavdëron shtetin më të ri të Europës.

“Vendi më i ri i Evropës ka maja të mrekullueshme, fshat baritor dhe mikpritje që ngroh zemrën”. Krenar që shoh Kosovën të emëruar nga CN Traveler si një nga destinacionet kryesore të Europës në vitin 2024. Mezi presim t’i tregojmë botës se çfarë ka për të ofruar vendi ynë”, ka shkruar kryeministri Kurti. / KultPlus.com

Vdes poeti dhe aktivisti britanik Benjamin Zephaniah

Poeti Benjamin Zephaniah ka vdekur në moshën 65-vjeçare.

Lajmi është bërë i ditur në faqen e tij në Instagram, të mërkurën.

Vdekja e tij vjen vetëm tetë javë pasi ishte diagnostifikuar me tumor në tru.

“Benjamini ishte një pioneer dhe inovator i vërtetë, ai i dha botës aq shumë”, thuhet mes tjerash në letrën e njoftimit.

“Përmes një karriere të mrekullueshme që përfshinte një grumbull të madh poezish, letërsisë, muzikës, televizionit dhe radios, Benjamini na lë neve me një trashëgimi fantastike dhe të gëzueshme”. / KultPlus.com

Ndahen çmimet “Çesk Zadeja”, vendi i parë për kompozitorin Kris Sopiqoti

Juria e konkursit për kompozitorët e rinj që mban emrin e nderuar të prof. Çesk Zadejës (themeluesit të katedrës së kompozicionit dhe të parimeve të shkollës kombëtare në muzikë), në edicionin e dytë ndau vlerësimet për 3 fituesit.

Juria përbëhej nga prof. Mauro Cardi-kompozitor, konservatori “Santa Cecilia”, Itali, docente Roberta Vacca, kompozitore dhe pianiste pranë konservatorit “Alfredo Cassela”, Itali, Eriona Rushiti,  dhe Gert Druga, kompozitor, Shqipëri.

Kryetari i jurisë, akademiku Vaso Tole ndau vlerësimet. Në fjalën e tij në ceremoninë e rastit, Tole theksoi disa elemente të rëndësishëm, si për vetë konkursin, ashtu edhe për pjesëmarrësit dhe fituesit e tij.

“Konkursi për kompozitorët e rinj është përpjekja më serioze që shteti shqiptar, Ministria e Kulturës dhe Teatri Kombëtar i Operës dhe Baletit kanë ndërmarrë pas viteve 2000 për mbështetjen e krijuesve të rinj në këtë fushë shumë të rëndësishme dhe njëherazi delikate të krijimtarisë artistike, siç është krijimtaria e re muzikore, pak ose aspak e vlerësuar deri më tani. Aspekti tjetër pozitiv lidhet me faktin që ky konkurs është i hapur për gjithë krijuesit e rinj nga hapësira jonë mbarëkombëtare Shqipëri, Kosovë, Mal i Zi, Maqedoni e Veriut dhe diasporë, e njëherazi vijueshmëria e tij garantohet nga shteti, duke siguruar jo vetëm prestigjin publik të krijuesve, por edhe vënien e veprave fituese në skenë, kjo si një detyrim që e kanë dhe duhet ta kenë konkurset serioze si ky me emrin e Zadejës së madh”, u shpreh ai.

Tole shtoi se edicioni II mund të thuhet me plot gojën që e konfirmoi nevojën për organizimin e tij, nisur nga fakti i rritjes së numrit të pjesëmarrësve (10 konkurrentë në raport me 5 të tillë në edicionin e parë), e po ashtu, hedhjen e bazave institucionale të organizimit të tij nga Teatri Kombëtar i Operës dhe Baletit (pa përvoja të tilla të ngjashme në të shkuarën).

Emrat e konkurrentëve në garë nuk njiheshin prej Jurisë, pasi secili prej tyre konkurronte në mënyrë anonime brenda kritereve të bëra publike. “Gjykimi i lirë i secilit prej anëtarëve të Jurisë, ashtu edhe shumatorja e pikëve të dhëna nga secili prej tyre sipas procedurës së parashikuar, na krijoi një emërues dhe bindje të përbashkët se cilat ishin veprat dhe autorët fitues, duke përputhur plotësisht cilësinë e 3 veprave fituese me çmimet përkatëse, pa asnjë ekuivok apo mëdyshje, çka dhe po të kishte do të ishte normale”, u shpreh Tole.

Thelbi i vlerësimit fokusohej në evidentimin e atyre veprave që kanë origjinalitet të spikatur, vepra që zotërojnë një nivel të caktuar të teknikave muzikore të lidhura me idenë origjinale kompozicionale të veprës, e po ashtu që kanë dhe shfaqin përpjekje thelbësore për një gjuhë muzikore të përveçme.

Çmimet e edicionit të dytë të konkursit “Çesk Zadeja” janë:

Çmimi i parë i jepet veprës “Spectrum, Harmony, Polyphony”, për orkestër harqesh e Kris Sopiqotit, kompozitor, Shqipëri.

Çmimi i dytë i jepet veprës “Një natë pa gjumë”, për solist dhe orkestër harqesh e Jetmir Zaganjorit, kompozitor, Shqipëri, mbi poezinë e Migjenit. Ky çmim jepet në kuadër të 70-vjetorit të themelimit të Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit.

Çmimi i tretë i jepet veprës “String quartet-Kuartet harqesh” e Fjolla Gashit, kompozitore shqiptare e Kosovës. / atsh / KultPlus.com

Si i ka formësuar platforma TikTok listat muzikore të vitit 2023?

TikTok-u ka publikuar raportin e tij vjetor mbi ndikimin e platformës jashtëzakonisht të njohur të mediave sociale në industrinë e muzikës.

Raporti i Muzikës në TikTok gjurmon efektin e platformës së tij në industrinë e muzikës. Këtë vit, 13 nga 16 Number Ones në Mbretërinë e Bashkuar u bashkuan me momente virale në platformë. Në mënyrë të ngjashme, 13 nga 18 këngët në krye të Billboard Hot 100 të ShBA-së ndoqën gjithashtu tendencat e nxitura nga TikTok-u.

Në Mbretërinë e Bashkuar, Lewis Capaldi ishte një nga artistët më të mëdhenj të këtij viti me dy këngët “Pointless” dhe “Wish You the Best” nga albumi i tij “Vertigo” që kryesuan listat. Capaldi e ka përshkruar veten si “Mbreti i TikTok-ut” dhe ka grumbulluar 8.4 milionë ndjekës që kur iu bashkua platformës, shkruan Euronews, transmeton Klankosova.tv.

Artistët më të mëdhenj në Mbretërinë e Bashkuar nga komuniteti TikTok-ut janë, pas Capaldi, Sam Smith, Central Cee, Anne Marie, Ed Sheeran, Prinz, KSI, Rolling Stones, Pink Pantheress dhe Calvin Harris.

Shumica nga dhjetë artistët më të ndjekur në TikTok janë femra dhe tregojnë ndikimin e madh që K-Pop ka mbi muzikën bashkëkohore në mbarë botën. Pas Loaizës, dhjetë llogaritë më të ndjekura të muzikantëve në platformë janë Selena Gomez, BLACKPINK, BTS, Feid, ENHYPEN, Karol G, Le Sserafim, NewJeans dhe Shakira. / KultPlus.com

Me akademinë solemne që u mbajt në qendrën “Bogdani Polis” në Prishtinë, mbrëmë u përmbyllën “Ditët e Bogdanit”.

Në këtë aktivitet që i kushtohet përkujtimit të Pjetër Bogdanit u fol për jetën dhe veprimtarinë tejet të rëndësishme që ai ka lënë pas. Ngjarja vazhdoi me performancën e pianistes Lule Elezi dhe Korin e Katedrales ndërsa u përmbyll me ekspozitën “Me dokumente mbi Imzot Lazër Mjeda nga Arkivi i Vjenës”, nga Don Nikson Shabani.

Në akademi morën pjesë, Kryeministri Albin Kurti, ministrja e MINT, Rozeta Hajdari, sekretari i MKRS-së Xheladin Krasniqi, Ipeshkvi i Kosovës Dodë Gjergji, Arqipeshkvi i Tivarit Imzot Zef Gashi, Imzot Don Lush Gjergji, Don Shan Zefi, drejtori i Institutit për Trashëgimi Shpirtërore, Kulturore Skender Asllani, deputetë të Kuvendit të Kosovës, profesorë e qytetarë të shumtë.

“Ditët e Bogdanit” organizohen nën iniciativën e Institutit të Historisë “Ali Hadri” Prishtinë, Ipeshkvisë së Kosovës dhe Institutit të Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve Shkup./ KultPlus.com

Katër parimet e një shkrimtari sipas George Orwell

Njihet si shkrimtari me potencial profeti i romanit distopik “1984”, apo alegorinë te “Ferma e kafshëve”. Përveçse autor i këtyre romaneve dhe disa librave tjerë të rëndësishëm, ishte para së gjithash një eseist. Me qindra ese të tij të shkruara përgjatë dekadave prekin një larmishmëri të madhe temash, nga letërsia te politika dhe filozofia. Në njërën prej këtyre eseve, “Pse shkruaj”, jep katër arsye të mundshme.

EGOIZËM I PASTËR: Një nga arsyet pse dikush fillon të shkruajë mund të jetë dëshira për t’u dukur i mençur, për të qenë temë diskutimi mes të tjerëve, për t’u kujtuar pas vdekjes, për të sfiduar ata fëmijët popullorë që të injoronin kur ti ishe fëmijë. Është mashtrim të pretendosh se ky nuk është një motivim për të shkruar, e madje është një motivim i fortë. Shkrimtarët e kanë këtë karakteristikë të përbashkët me shkencëtarët, artistët, politikanët, avokatët, ushtarët, biznesmenët e suksesshëm – me pak fjalë, me bërthamën e njerëzimit.

Pjesa dërmuese e qenieve njerëzore nuk janë shumë egoistë. Pasi arrijnë në moshën tridhjetë vjeç, shumica braktisin ndjenjën e të qenit individualë – dhe jetojnë kryesisht për të tjerët. Por ka një pakicë të vogël me dhunti, njerëz që me paramendim janë të vendosur të jetojnë jetën e vet si qëllim në vetvete dhe shkrimtarët janë në këtë kategori. Shkrimtarët seriozë, më duhet të them, janë në tërësi më vanitozë dhe e shohin veten si qendra e botës më shumë se sa gazetarët, megjithëse janë më pak të interesuar për para.

ENTUZIAZËM ESTETIK: Perceptimi i bukurisë në botën e jashtme, ose në anën tjetër, te fjalët dhe radhitja e duhur e fjalëve. Kënaqësia në impaktin e një tingulli mbi një tjetër, në fortësinë e prozës së mirë apo në ritmin e një tregimi të mirë. Dëshira për të ndarë një eksperiencë që dikush ndjen se është e çmuar dhe nuk duhet të humbet. Motivi estetik është shumë i dobët mes shumë shkrimtarëve, por dhe një pamfletist apo shkrimtar librash shkollor do të ketë fjalë apo fraza të parapëlqyera të cilat e joshin atë për arsye jo-utilitare; ose ai mund të ndjehet më mirë mbi tipografinë, mbi gjerësinë e anëve, etj. Çdo libër përtej nivelit të një udhërrëfyesi hekurudhash nuk mund të jetë pa të menduar estetik.

IMPULS HISTORIK: Dëshira për të parë gjërat siç janë dhe për të gjetur faktet e vërteta e për t’i ruajtur ato për përdorim nga brezat pasardhës.

QËLLIM POLITIK: Përdorimi i fjalës ‘politike’ në kuptimin më të gjerë të mundshëm. Dëshira për ta shtyrë botën në një drejtim të caktuar, për të ndryshuar idetë e njerëzve të tjerë mbi llojin e shoqërisë që ata duhet të kërkojnë të kenë. Edhe këtu, nuk mund të ekzistojë një libër i pastër i pandikuar apo i paanshëm politikisht. Mendimi se arti nuk duhet të ketë të bëjë fare me politikën është në vetvete një mendim politik. / KultPlus.com

“New Atlas”: Kulla Multifunksionale e Tiranës pritet të terheqë vëmendjen e vizitorëve


Kulla Multifunksionale e Tiranës është zgjedhur pas një konkursi arkitekture dhe është pjesë e një bumi masiv ndërtimi në kryeqytetin shqiptar për momentin, ku përfshihen ndërtesa nga Stefano Boeri, MVRDV, shkruan Adam Williams në revistën e përditshme shkencore “New Atlas”.

“Chybik + Kristof”, kompania që qëndron pas Kullës së Ostravës, ka zbuluar planet për një tjetër shumëkatëshe të mrekullueshme, këtë herë të planifikuar për Tiranën, Shqipëri.

Ndërtesa me përdorim të ndërthurur do të përcaktohet nga një formë betoni e kuqe që bie në sy dhe do të përfshijë gjelbërim të konsiderueshëm.

Projekti, i cili quhet Kulla Multifunksionale e Tiranës, do të vendoset në një zonë kulturore në zhvillim të qytetit dhe do të përfshijë teatrin e ardhshëm të operës BIG aty pranë.

Ndërtesa do të zvogëlohet ndërsa ngrihet në një lartësi maksimale prej 83 m, me formën e saj kaskadë që pret bimë dhe pemë. Do të ketë gjithashtu disa peizazhe përreth saj.

Ambjenti i brendshëm do të ketë një sipërfaqe prej 17,500 m2, e shpërndarë në dy kate. Pjesa më e madhe e hapësirës së disponueshme të dyshemesë do të zërë njësitë e banimit, megjithatë katet e para do të përdoren si zyra.

Kulla do të shfaqë një sistem të marrjes së ujit të shiut për ujitjen e gjelbërimit dhe forma e saj e pazakontë do të krijojë lozha me hije në çdo apartament, duke i ndihmuar banorët të qëndrojnë të freskët.

“Propozimi dallohet nga shqyrtimi i menduar i artikulimit të rrugës/këndit të projektit, duke u integruar me strukturën urbane dhe duke krijuar një lidhje tërheqëse dhe dinamike”, tha Frida Pashako, drejtoreshë e përgjithshme e Planifikimit dhe Zhvillimit Urban në Bashkinë e Tiranës.

“Një nga pikat kryesore është aftësia e tij për të vendosur një marrëdhënie kohezive midis funksioneve të ndryshme brenda kullës dhe me hapësirat publike përreth saj”, tha ajo.

“Shpërndarja e hapësirave nxit një sinergji që ndërthur funksionalitete të ndryshme, duke krijuar një mjedis jo vetëm funksional, por edhe estetikisht të këndshëm”, shtoi ajo. /atsh / KultPlus.com

“The Land Within” i regjisorit Fisnik Maxwille, kualifikohet për nominim në 5 kategori të Çmimeve Zvicerane të Filmit


Filmi debutues “The Land Within” – Toka Brenda Meje, i regjisorit Fisnik Maxwille, bashkëprodhim i Kosovës – Ikonë Studio dhe Zvicrës- Alva Film, mbështetur nga QKK, ka përmbushur kriteret për nominim në pesë kategoritë e Çmimeve Zvicerane të Filmit.

Kjo është hera e parë që një bashkëprodhim filmik zviceran-kosovar kualifikohet në kaq shumë kategori, sidomos në atë të filmit më të mirë.

Pas paraqitjeve të suksesshme në festivalet ndërkombëtare (Filmi më i Mirë i Parë në Tallinn Black Nights Film Festival; Regjia më e Mirë në Raindance Film Festival; Filmi më i Mirë dhe Regjia më e Mirë në PriFest, filmi i tij kualifikohet për nominim në kategoritë e mëposhtme të Çmimeve të Filmit Zviceran: Filmi më i Mirë, Skenari më i Mirë, Kolona Zanore më e Mirë, Zërimi më i Mirë dhe Montazha më e Mirë.

THE LAND WITHIN garon me 25 filma të tjerë artistikë për një nominim të vetëm, ku vetëm 5 prej tyre do të konkurrojnë për çmimin Quartz. Nominimet do të zbulohen gjatë Sofilmtage  në janar të vitit 2024, një ndër ngjarjet kryesore të filmit në Zvicër ku filmi pati premierën zvicerane në vitin 2023 si pjesë e kategorisë kryesore.

Ceremonia e çmimeve të Filmit Zviceran do të mbahet në mars të vitit 2024 ku edhe do të shpallen fituesit. / KultPlus.com