“Mundësitë e vogla janë shpesh fillimi i veprave të mëdha”

Më poshtë mund të lexoni 25 thënie nga njerëzit e zgjuar të antikitetit, vlera e të cilëve nuk ka humbur deri në ditët e sotme.

• Dhimbja e tepruar për të vdekurit është çmenduri, sepse ajo është një lëndim për të gjallët, dhe të vdekurit nuk e dinë – Ksenofoni
• Asnjë qenie njerëzore nuk do të dijë ndonjëherë të Vërtetën, sepse edhe nëse ndodh që ta thonë atë rastësisht, ata nuk do ta dinë që e kanë bërë – Ksenofani
• Shpesh, është një fatkeqësi që të ketë njerëz të shkëlqyer në krye të punëve. Ata presin shumë nga njerëzit e zakonshëm – Tukididi
• Gjëja më e vështirë në jetë është të njohësh veten – Talesi
• Njeriu është masa e të gjitha gjërave – Pitagora
• Shkatërruesi i vërtetë i lirive të njerëzve është ai që u shpërndan atyre dhurata, donacione, dhe përfitime – Plutarku
• Njeriu: një qenie në kërkim të kuptimit – Platoni
• Prisni që t’ju gjykojë më i urti i të gjithë këshilltarëve, koha – Perikliu
• Jeta është një shpalosje, dhe sa më shumë që udhëtojmë, aq më shumë të vërteta mund të kuptojmë. Të kuptojmë gjërat që janë tek pragu i derës sonë, kjo është përgatitja më e mirë për të kuptuar ato që ndodhen përtej – Hipatia
• Çfarëdo që vjen nga Perëndia, njeriu e ka të pamundur që ta kthejë mbrapsht – Herodoti
• Vdekja nuk na shqetëson, sepse për sa kohë që ne ekzistojmë, vdekja nuk është këtu. Dhe, kur ajo ka ardhur, ne nuk ekzistojmë më – Epikuri
• Natyra e Perëndisë është si një rreth, ku qendra është kudo dhe perimetri nuk është askund – Empedokli
• Mundësitë e vogla janë shpesh fillimi i veprave të mëdha – Demosteni
• Asnjë e keqe nuk është e nderuar, por vdekja është e nderuar, ndaj nuk është e keqe – Zeno i Sitiumit
• Çdokush mund të zemërohet, kjo është e lehtë, por të zemërohesh me personin e duhur, dhe në shkallën e duhur dhe në kohën e duhur, dhe me qëllimin e duhur dhe në mënyrën e duhur, këtë nuk e bën dot kushdo dhe nuk është e kollajtë – Aristoteli
• Mësimi më i dobishëm për jetën është që të heqësh nga mendja atë që është e pavërtetë – Antisteni
• Asgjë nuk ekziston përveç atomeve dhe hapësirës së zbrazët: çdo gjë tjetër është vetëm mendimi – Demokriti
• Unë i jam borxhli babait tim për jetën, mësuesit tim për të jetuarit mirë – Aleksandri i Madh
• Ka më shumë ai që është i kënaqur me pak – Diogjeni
• Bëjë të gjitha përpjekjet dhe martohu: nëse e gjen një grua të mirë, do të jesh i lumtur; nëse jo, do të bëhesh filozof – Sokrati
• Njerëzit e mirë nuk kanë nevojë për ligje që t’u thonë të veprojnë përgjegjshmërisht, ndërsa njerëzit e këqij do të gjejnë një mënyrë që të shmangin ligjet – Platoni
• Askush të mos të quhet i lumtur para vdekjes së tij. Deri atëherë, ai nuk është i lumtur, por vetëm fatlum – Soloni
• Nuk zhvillohet kuraja duke qenë i lumtur në marrëdhëniet tuaja të përditshme. Ajo zhvillohet duke mbijetuar në kohë të vështira dhe duke sfiduar vështirësitë – Epikuri
• Nuk ka asgjë të përhershme, përveç ndryshimit – Herakliti
• Koha është gjëja më e vlefshme që një njeri mund ta harxhojë – Teofrasti. /KultPlus.com

Jeto dhe jetën time po e deshe

Poezi nga Zhuliana Jorganxhi

Jeto dhe jetën time po e deshe,
Eja dhe merre, veç jeto.

Ata që s’duan dashurinë,
Nuk dinë seç është mirësia.
Folenë e ngrenë në errësirë,
Edhe mbi ty lëshojnë stuhira.
Se jane mësuar të zvarriten,
Të të helmojnë, pastaj të vdesin.
Pa prekur trupin tënd të ngrohur,
Nga afshi i puthjesh, ledhatimit.
Dhe pena ime nis e shkruan,
Kaq e lodhur nga mundimi.
Kërkon nga ty dhe merr dy fjalë,
Dhe ndalet lumi i zemërimit.

Të dua, të dua, të dua,
Oh, këngë hyjnore e kësaj bote.
Që pëshpëritet nga buzët e dashuruara,
Që frymë ty të dhanë.

Shumë të kërkova gjersa të gjeta.
Dhe nëse vdes mos u trishto,
Por, ti jeto!

Nëpër rrugët e dashurisë,
Enden këngët dhe legjendat.
Nëpër vargjet e poetit,
Zemrën ta njoh.
Dhe në vija pentagramesh,
Derdhet shpirti i një artisti.
Por diçka pa thënë ka mbetur,
Le të tjeret ta tregojnë.

Dhe jetën time po e deshe,
Eja dhe merre,
Por, ti jeto… / KultPlus.com

Takimi Kurti dhe drejtoresha e BERZh-it, diskutohet për disa nga projektet prioritare për 2024

Kryeministri i Kosovës, Albin​ Kurti së bashku me ministrin e Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati takuan Drejtoreshën e Përgjithshme të Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) për Evropën Qendrore dhe Juglindore, Charlotte Ruhe, Drejtorin e BERZH-it në Kosovë, Sergey Maslichenko si dhe zëvendësdrejtorin e BERZH në Kosovë, Arianit Blakaj.

Sipas Zyrës së Kryeministrit, në takim u diskutuan tetë projektet aktuale që Qeveria e Kosovës është duke i zbatuar në bashkëpunim me BERZH, siç është projekti për efiçiencë të energjisë në ndërtesat publike në Komunën e Prishtinës dhe Prizrenit, projekti për trajtimin e ujërave të zeza në Komunën e Ferizajt si dhe projekti për ndërtimin e ngrohtores diellore.

“Gjithashtu, gjatë këtij takimi, u diskutuan disa nga projektet prioritare për vitin 2024, përfshirë ndërtimin e impianteve për trajtimin e ujërave të zeza në Podujevë, Gjilan dhe Mitrovicë, ndërtimin e rrugëve rajonale, projektin e sinjalizimit dhe telekomunikimit për Linjën 10 hekurudhore, si dhe projekte të tjera që fokusohen në sektorin e energjisë dhe atë të ujërave”, thuhet në komunikatë.

Gjatë takimit, kryeministri Kurti falënderoi përfaqësuesit e BERZH për përkrahjen e vazhdueshme, duke theksuar rëndësinë e këtyre investimeve, sidomos në avancimin e kapaciteteve për shfrytëzim të energjisë së ripërtritshme.

Në anën e saj, drejtoresha Ruhe falënderoi Qeverinë e Kosovës për bashkëpunimin e deritanishëm duke ritheksuar vazhdimin e mbështetjes së BERZH për jetësimin e projekteve të shumta infrastrukturore, të telekomunikimit, energjisë dhe mobilitetit urban. /KultPlus.com

Kënga e humbur shkodrane për Ali Pashë Tepelenën

Figura magjepsëse dhe hijerëndë e Ali Pashë Tepelenës është studiuar nga shumë romancierë europianë perëndimorë të cilët kanë shprehur vlerësime të merituara për të.

Për të janë kënduar këngë dhe poema nga më të ndryshmet por ndër to spikat dhe një këngë jo edhe aq e njohur për këtë kolos, e krijuar dhe e kënduar nga artisti i madh shkodran Bik Ndoja.

Edhe pse ky këngëtar, që me të drejtë quhet “Bilbili i Shkodrës”, ka kompozuar për figura të mëdha të Veriut të Shqipërisë si: Oso Kuka, Dedë Gjo Luli, Luigj Gurakuqi, ai me të drejtë tregon admirimin e tij për Ali Pashën nëpërmjet këtyre vargjeve:

O të hanën kur topi krisi, amane
Ia dha kalasë anë o për anë, amane
O mbreti pashallarët i nisi, more mbi vezir
Mbi vezir Ali Pashën, amane
Ali Pasha i ngratë
Lufton ditë e natë
Çu ba muhaserë
Bini gegë e bini
Se fishekë tek kini
Bini toskë e gegë
Fishekë ju nap vetë

Njizetekatër pashallarë, amane
O dojn me i hi kalasë përmrendë, amane
Ali Pasha del i parë, o more Ali Pashë
Ali Pashë Tepelena
Ali Pashë Berati
Ç’po luftonte i ati
Ali Pashë tërhalla
Ç’po t’shkëlxhente palla
Bini gegë e bini
Se fishekë tek i kini
Bini toskë e gegë
Fishekë iu nap vetë. / KultPlus.com

Dua Lipa me 3 nominime në BritAwards

Të mërkurën janë publikuar nominimet për ceremominë më të madhe të ndarjes së çmimeve të muzikës në Mbretërinë e Bashkuar, Brit Awards.

Dua Lipa është nominuar në tre kategori si: “Artisti britanik i vitit”, “Artisti më i mirë i muzikës Pop” dhe kënga “Dance the Night” është nominuar në kategorinë “Kënga më e mirë e vitit”.

Për herë të parë, femrat dominojnë në të gjitha kategoritë, me Raye e cila marrë një numër rekord nominimesh — dhe këtë vit, paneli duket se ka bërë zgjedhje të duhura, shkruan The Times.

Lewis Capaldi, Little Simz, Ed Sheeran, Miley Cyrus, Raye, Olivia Rodrigo, Dua Lipa dhe Taylor Swift janë gjithashtu ndër emrat më të famshëm të nominuar.

Skena e “Brit Awards 2023”, mbajtur në “The O2 Arena” të Londrës (Foto: Getty Images)

Ndërkohë, përkundër faktit se gjatë gjithë vitit ka pasur prurje të mëdha muzikore si klipe dhe një album, këngëtarja Rita Ora befasisht ka ngelur jashtë listës së nominimeve këtë vit.

Albumi britanik i vitit

Blur – The Ballad of Darren

J Hus – Beautiful and Brutal Yard

Little Simz – No Thank You

Raye – My 21st Century Blues

Young Fathers – Heavy Heavy

Artisti britanik i vitit

Arlo Parks

Central Cee

Dave

Dua Lipa

Fred Again

J Hus

Jessie Ware

Little Simz

Olivia Dean

Raye

Grupi më i mirë britanik

Blur

Chase and Status

Headie One & K-Trap

Jungle

Young Fathers

Artisti i ri më i mirë

Mahalia

Olivia Dean

PinkPantheress

Raye

Yussef Dayes

Kënga më e mirë e vitit

– ADVERTISEMENT –

Calvin Harris dhe Ellie Goulding – Miracle

Cassö, Raye dhe D-Block Europe – Prada

Central Cee – Let Go

Central Cee dhe Dave – Sprinter

Dua Lipa – Dance the Night

Ed Sheeran – Eyes Closed

J Hus – Who Told You

Kenya Grace – Strangers

Lewis Capaldi – Wish You the Best

PinkPantheress – Boy’s a Liar

Raye – Escapism

Rudimental, Charlotte Plank dhe Vibe Chemistry – Dancing Is Healing

Stormzy dhe Debbie – Firebabe

Switch Disco dhe Ella Henderson – React

Venbee dhe Goddard – Messy in Heaven

Artisti më i mirë ndërkombëtar

Asake

Burna Boy

Caroline Polachek

CMAT

Kylie Minogue

Lana Del Rey

Miley Cyrus

Olivia Rodrigo

SZ

Taylor Swift

Grupi më i mirë ndërkombëtar

Blink-182

Boygenius

Foo Fighters

Gabriels

Paramore

Kënga më e mirë ndërkombëtare

Billie Eilish – What Was I Made For

David Kushner – Daylight

Doja Cat – Paint the Town Red

Jazzy – Giving Me

Libianca – People

Meghan Trainor – Made You Look

Miley Cyrus – Flowers

Noah Kahan – Stick Season

Robin Schulz dhe Oliver Tree – Miss You

Olivia Rodrigo – Vampire

Peggy Gou – (It Goes Like) Nanana

Rema – Calm Down

SZA – Kill Bill

Tate McRae – Greedy

Tyla – Water

Artisti më i mirë rock/alternative

Blur

Bring Me the Horizon

The Rolling Stones

Young Fathers

Yussef Dayes

Artisti më i mirë hip-hop/grime/rap

Casisdead

Central Cee

Dave

J Hus

Little Simz

Artisti më i mirë Dance

Barry Can’t Swim

Becky Hill

Calvin Harris

Fred Again

Romy

Artisti më i mirë Pop

Calvin Harris

Charli XCX

Dua Lipa

Olivia Dean

Raye

Artisti më i mirë R&B

Cleo Sol

Jorja Smith

Mahalia

Raye

Sault. /KultPlus.com

Dritëhijet e një burri të madh shteti si Churchill

59 vite nga vdekja e ish-kryeministrit britanik, Winston Churchill, i cili konsiderohet ende sot një nga liderët më karizmatikë dhe më të diskutuar të shekullit XX, shkruan focus.it.

Me energjinë dhe popullaritetin e paepur që pushtoi masat, ai personifikoi vullnetin e Britanisë së Madhe dhe popujve aleatë për t’i rezistuar kërcënimit nazist, kur bota ishte në buzë të humnerës përgjatë viteve 1940-41.

Cila ishte forca e Wilson Curchill-it?

Ai e kuptoi shumë shpejt, falë një udhëtimi në Gjermani në vitin 1934, rrezikun e jashtëzakonshëm që përfaqësonte Hitleri, i cili synonte dominimin kontinental. Churchill ishte i vetmi, edhe në qeverinë e tij, që i shpalli një luftë totale, absolute dhe dramatike. Duke përsëritur gjithmonë, edhe kur gjithçka dukej e humbur, se nazistët nuk mund të mbështeteshin kurrë në një paqe të fshehtë apo të veçantë.

Prandaj, forca e tij ishte një guxim moral dhe fizik shumë i madh, i palëkundshëm (ai lëvizi në fronte, shkoi mes popullatave të bombarduara), i kombinuar me një vizion politik afatgjatë që e lejonte të kuptonte se nëse Hitleri do të pushtonte Anglinë, atëherë ajo do të mbetej e izoluar dhe në atë pikë sa mund të humbiste gjithë perandorinë e saj.

Britania e Madhe doli fitimtare nga Lufta e Dytë Botërore, por e rraskapitur.

Çfarë ka mbetur nga trashëgimia e Churchill?

Në imagjinatën kolektive angleze, Churchill është ende një mit, një baba i vendit. Sidomos mes atyre mbi 40 vjeç ai është një personazh i klasit të parë. Sigurisht, së fundmi dikush i ka njollosur disa statuja duke e quajtur racist. Por, Churchill nuk mund të kufizohet me kaq, pasi përbën një nënvlerësim.

Sot historiografia, pas momentit të mitit, kërkon hije, bën pyetje, sheh disfata dhe jo vetëm fitore te ky personazh. Por, ajo nuk vë në dyshim madhështinë e tij. Churchill në fakt ka treguar se në orën më të errët mund të luftosh dhe të humbasësh, por gjëja e rëndësishme është të kesh guximin të vazhdosh dhe të mos dorëzohesh.

Me cilin lider mund të krahasohet Churchill?

Vetëm me presidentin e SHBA, Franklin Delano Roosevelt, i cili në fakt lëvizi si ai në një strategji planetare të konfliktit dhe kishte skrupolozitet në aleancat ndërkombëtare. / KultPlus.com

Guild Eagles fantastikë, shkojnë në finale të kualifikimeve për ESL Pro League

Guild Eagles janë kualifikuar në finale të fazës kualifikuese për ligën më të madhe në botë në Counter-Strike 2, ESL Pro League.

Ekipi kosovar triumfoi 2:1 në gjysmëfinale ndaj ekipit gjerman, Alternate aTTaX.

Edhe pse e humbën map-ën e parë “Overpass” 16:19, shqiponjat nuk u dorëzuan duke fituar në dy map-at tjerë, “Ancient” dhe “Anubis” (13:6, 13:8).

Nesër do të zhvillohet finalja e madhe dhe nëse fitojnë, Guild Eagles kualifikohen në ligën më të madhe në botë në lojën Counter-Strike. /KultPlus.com

Marrëveshje e re bashkëpunimi, të rinjtë njohin Torrën Veneciane

Sot filloi në Torrën Veneciane programi i edukimit informal përmes trashëgimisë kulturore, si një bashkëpunim midis Qendrës Muzeore Durrës dhe Zyrës Vendore Arsimore Durrës.

Ky program synon t’u mundësojë të gjithë nxënësve të shkollave të qytetit të Durrësit njohjen me këtë monument, që tashmë është shndërruar në një qendër interpretimi të trashëgimisë së qytetit antik.

Titullarët e të dy institucioneve nënshkruan, në kuadrin e këtij programi, një marrëveshje bashkëpunimi, veprimi i së cilës do të shtrihet edhe gjatë vitit të ardhshëm shkollor.

Torra Veneciane ishte një nga vendet e Trashëgimisë Kulturore të dëmtuara nga tërmeti i vitit 2019. Punimet e rinovimit u fokusuan në ruajtjen e tipareve origjinale të ndërtesës dhe restaurimin e komponentëve kryesorë duke e përshtatur me standardet bashkëkohore.

Torra është pjesë e kalasë bizantine të Durrësit (shpallur monument kulture i kategorisë së parë), e cila konsiderohej si një nga kështjellat më të fuqishme të bregut perëndimor të detit Adriatik. Kalaja që shohim sot e ka origjinën nga fushatat e para ndërtimore të Perandorit Bizantin Anastasius I (491–518), i cili ishte nga Durrësi (Dyrrachium i lashtë). E ndërtuar në majë të kalasë bizantine, torra i përket shekullit XV dhe është e pajisur me topa që mbronin qytetin nga deti. Në fakt, ajo u ndërtua si një kullë e projektuar posaçërisht për artileri dhe shërbeu si një pikë kryesore vëzhgimi e zonës përreth.

Vizitorët  e saj, do të mund të eksplorojnë historinë e Durrësit përmes projeksionit multimedial në kupolë, të zhyten në të kaluarën e lashtë përmes përvojave të realitetit virtual, të marrin informacion për historinë e Durrësit përmes një aplikacioni, tabletave në vendosura në hyrje të torrës dhe nëpërmjet një udhëzuesi audio të disponueshëm në pesë gjuhë. /ATSH /KultPlus.com

Çeku e Kurti vizitojnë regjisorin Qosja

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe Ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku kanë vizituar regjisorin Isa Qosja, shkruan KultPlus.

Çeku u shpreh se ishte një kënaqësi e veçantë kjo vizitë.

”Mbrëmë me Kryeministrin Kurti ishim në shtëpinë e regjisorit Isa Qosja. Kënaqësi dhe frymëzim të dëgjonim rrëfimet për artin, filmat dhe krijimtarinë e tij përgjatë karrierës së tij të bujshme e me plot suksese”, shkruan Çeku. /KultPlus.com

76 vjet nga lindja e Arbën Xhaferit

Sot mbushen 76 vjet nga lindja e ish-kryetarit të PDSH-së në Maqedoni, Arbën Xhaferi.

Arbën Xhaferi u lind në Tetovë më 24 janar 1948. Ka punuar në redaksinë e Kulturës të Televizionit të Prishtinës dhe në fillim të viteve 90, ishte rikthyer për të jetuar në Tetovë, ku në vitin 1994 themeloi Partinë për Prosperitet Demokratik Shqiptar, e cila më pas ndryshoi emër në Partia Demokratike Shqiptare.

Ishte një nga nënshkruesit e Marrëveshjes së Ohrit, por me zvarritjen e zbatimit të saj, ai synonte një marrëveshje të re midis shqiptarëve dhe maqedonasve.

Ai u nda nga jeta në moshën 64-vjeçare, pasi vuante nga sëmundja e Parkinsonit, e cila ishte edhe arsyeja e tërheqjes së tij nga politika. Ishte deputet i Parlamentit të Maqedonisë që nga viti 1994, ku synonte krijimin e një sistemi dy dhomësh në institucionin ligjvënës. Në kohën e konfliktit të armatosur në vitin 2001, partia e tij ishte në pushtet. / KultPlus.com

202 vjet më parë vdiq Ali Pashë Tepelena

Sot, më 24 janar 2024, bëhen 202 vjet që nga vdekja e sunduesit dhe feudalit më të fuqishëm të Shqipërisë së Mesme dhe Jugore, Ali Pashë Tepelena. I njohur si “Luani i Janinës”, Ali Pashë Tepelena, në historiografinë shqiptare njihet më së mirë si themelues i Pashallëkut autonom të Janinës, si dhe si kryengritës kundër pushtetit të Portës Osmane në Shqipëri.

“Luani i Janinës”, lindi rreth viteve 1740-1750 në Tepelenën e Labërisë, dhe vdiq më 24 Janar 1822 duke mbrojtur trojet shqiptare të Epirit nga forcat osmane.

Familja e Ali Pashës ishte një nga familjet me të forta në trojet shqiptare. Stërgjyshi i tij Muçojaka qenë Be nga Gjirokastra dhe besohet të ketë qenë nënguvernator i nahijes së Tepelenës, qytet që ishte pjesë e Sanxhakut të Vlorës. Gjyshi i tij, Muhtar Pasha ishte luftëtar,i famshëm për trimërinë e tij. Vdiq në rrethimin e Korfuzit (pasi shkatërroi një pjesëtë mureve veneciane) duke komanduar forcat osmane në 1716. Muhtar Pasha kishte 3 fëmijë: Salek, Mehmet dhe Veli.

Ali Pashë Tepelena si i ri u dallua shumë shpejt për aftësitë e tij dhe për energjinë me të cilën ndoqi planet e veta ambicioze për t’u bërë sundimtar i vetëm i ve ndit duke përdorur gjithë mjetet, dhunën, dinakërinë, po aq sa edhe lidhjet familjare me feudalët e tjerë vendas. Moktar, gjyshi i tij vdiq, me shpatën në dorë, gjatë ekspeditës së osmanëve kundër Korfuzit në 1716. Vdekja e babait të tij, Veli, ka shkatërruar shumë familje. Aliu do të bashkonte një grup grabitësish në rininë e tij. Ai ishte përgjegjës për bastisje të ndryshme, deri në arrestimin e tij nga Pashai i Beratit. Ai arriti megjithatë të shpëtojë dënimit nga hyrja në shërbim të tij. Ai pastaj kaloi në shërbim të një armiku të Pashës së Beratit, Pashait i Delvinës. Aliu u martua me një vajzë të këtij të fundit. Ajo i dha dy djem që u quajtën : Moktar dhe Veli. Nuk ishte e gjatë për të intriga kundër vjehrrit të tij. Ai shpreson, pas ekzekutimit të tij, të trashëgonte pashallëkun tij.

Më 1784 fitoi gradën e Pashait si komandant u shtarak pranë Valiut të Rumelisë në Sofje. Po këtë vit siguroi me luftë qeverisjen e sanxhakut të Delvinës.

Në vitet 1786-88 u bë derbendpashë dhe qeveritar i Sanxhakut të Tërhallës (Thesali) dhe shtiu në dorë, sidomos me përkrahjen e borgjezisë zejtare-tregtare të vendit, qeverisjen e sanxhakut të rëndësishëm të Janinës, duke shtrirë kështu pushtetin e vet mbi Epirin dhe një pjesë të trojeve jugore shqiptare.

Rreth 1787, i thirrur në Kostandinopojë Tepelenë Dervenci Ali-Pasha (Marshall,- titull ushtarak) për gjithë e Thesalisë. Ai ishte i lejuar për të mbajtur nën vehte katër mijë burra për të luftuar kundër kaçakëve e të krishterëve. Ish-kaçak vetë, ai dinte të gjitha turket. Ata ai nuk e mbyti, por i mori në shërbim të tij. Sulltani shpërblen atë në mënyrë të suksesshme dhe me emrin Ali Pasha (Pasha në turqisht) në Trikala, Thesalisë.

Si pronar i madh tokash, sipërmarrës i taksave shtetërore, si pjesëmarrës aktiv në veprimtari tregtare dhe duke mbrojtur interesat e çifligarëve të rinj po dhe të borgjezisë tregtare, të cilën e bëri për vete me një politikë tolerance të gjere fetare, Ali Pashë Tepelena mënjanoi përkrahësit e pushtetit qendror osman dhe “tiranët e vegjël” si shkaktarë të anarkisë feudale në vend. Ai i shndërroi kështu trevat e përfshira nën sundimin e tij në një formacion shtetëror në fakt autonom, që dallonte nga viset e tjera të perandorisë për nga rregulli, qetësia dhe zhvillimi ekonomik e kulturor. Janina u bë një qytet nga më të rëndësishmit dhe më të begatë në viset Perëndimore të Ballkanit, qendër e tregut ndërkrahinor të Rumelisë Jugore, qe përfshinte edhe një varg krahinash të Shqipërisë, një vatër arsimore dhe kulturore ku filloi të përdorej përveç greqishtes si gjuhë shkrimi dhe shqipja.

Në vitet 1798-1812, duke nënshtruar me luftë qeveritarët rivalë të sanxhaqeve fqinjë si dhe krahinat e vetëqeverisura të Sulit, Himarës, etj. dhe duke shfrytëzuar situatën e vështirë të Perandorisë Osmane në periudhën e luftërave të Napoleon Bonapartit, Ali Pashë Tepelena arriti të zgjeronte e përforconte pushtetin e vet duke përfshirë trevat që nga gjiri i Prevezës deri afërsisht në lumin Shkumbin. Pashallëku i Janinës u bë një faktor me rëndësi ndërkombëtare në kushtet kur forcat franceze e ruse që ishin vendosur në Ishujt Jonianë si dhe Anglia, drejtuan vëmendjen e tyre ndaj sundimtarit të fuqishëm shqiptar dhe krijuan lidhje direkte diplomatike me të, duke kapërcyer Portën. Ali Pashë Tepelena ishte bërë kështu një sundimtar faktikisht i pavarur, por gjithmonë i kujdesshëm, për të mos krijuar konflikte të parakohshme me pushtetin qendror, duke pritur një moment të volitshëm për t’u shkëputur prej këtij./ KultPlus.com

Kur emri i shqiptarit John Belushi u shkrua në pllakat e Hollivudit

John Belushi lindi më 24 janar 1949 në Chicago, Illinois, derisa vdiq më 5 mars 1982 në West Hollywood, ishte aktor dhe këngëtar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës me prejardhjen shqiptare.

Në datën e lindjes së tij, kujtojmë momentin kur emri i tij u shënua në pllakat e Hollivudit.

Më 9 shkurt 1960 tetë pllakat e para të yjeve prej bronzi vendosen në Bulevardin e Famës në Hollivud, ku sot ndodhen më shumë se 2,500 yje të ngulitur në trotuare përgjatë Bulevardit prej 3 kilometrash, që vizitohet çdo vit nga mbi 10 milionë njerëz.

Këta Yje janë monumente të përhershme publike për arritjet në industrinë argëtuese, duke mbajtur një përzierje emrash; aktorë, muzikantë, regjisorë producentë, grupe muzikore, teatrale, karaktere imagjinarë, dhe të tjerët.
Aktori John Belushi është i vetmi shqiptar në këtë Bulevard.

Belushi vdiq më 5 mars 1982 në Hollywood, pasi kishte marrë në sasi të mëdha një përzierje drogash kokainë dhe heroinë.

Ai ishte 33 vjeç, i ri, por la gjurmë si komedian; 22 vjet pas vdekjes, Ylli me emrin “John Belushi” u vendos në Bulevardin e Famës. /KultPlus.com

Me rrëfime mbi fejtonët, reportazhet dhe recensionet Pen Qendra e Kosovës fillon projektin ‘Edukimi letrar dhe procesi krijues i talenteve të reja’

Vjollca Duraku

Përmes një debati me shkrimtarët Ibrahim Kadriu dhe Blerina Rogova- Gaxha, PEN Qendra e Kosovës sot ka filluar projektin më të ri kulturor “Edukimi letrar dhe procesi krijues i talenteve të reja”,  në ambientet e KultPlus Caffe Gallery.

Përmes këtij projekti i cili do të shtrihet në tërë Kosovën, PEN Qendra e Kosovës synon të ndikojë në ngritjen e ndjeshmërisë dhe frymëzimin e gjeneratave të reja për të stimuluar krijimtarinë letrare, për të ndërgjegjësuar mbi rolin dhe rëndësinë që ka libri e për kulturën e leximit në përgjithësi, shkruan KultPlus.

Në mesin e studentëve, shkrimtarëve, analistëve dhe profesorëve, këtë debat e shpalli të hapur Ibrahim Berisha, i cili tha se ndihej i lumtur që ishte në mesin e tyre dhe duke treguar që projekti i cili filloi në KultPlus Caffe Gallery do të vazhdojë tutje në shkolla, fakultete dhe biblioteka në disa qytete të Kosovës.

“Ky projekt nisi sot këtu, por do të zhvillohet tutje në shkolla, fakultete dhe biblioteka. Ligjërues dhe bashkëbisedues në këto debate do të jenë shkrimtarë, studiues dhe profesorë të njohur të fushës së letërsisë dhe të komunikimit” ka thënë Berisha i cili i njoftoi studentët e pranishëm që Pen Qendra e Kosovës nga numri i ardhshëm do të krijojë një rubrikë të veçantë për studentët në të cilën mund të botohen  studime, letërsi, prozë e përkthime.

Berisha, më tutje i la radhë kryetarit të Pen Qendrës së Kosovës, Binak Kelmendit, i cili po ashtu u shpreh entuziast për këtë nismë të re.

“Faleminderit që jeni prezent sot në këtë aktivitet në të cilin edhe ju të pranishëm mund të na ndihmoni që gjithçka të shkojë mbarë e mirë. Projekti do të vazhdojë edhe në qendra dhe institucione të tjera, andaj uroj të takohemi përsëri në aktivitetet e ardhshme”, ka thënë Binak Kelmendi.

Ndërsa profesori Sali Bashota ishte ai i cili ndau detaje lidhur më këtë projekt i cili synon të nxjerr talentë të rinjë, të cilët pritet të ndikojnë në të ardhmen e letërsisë dhe të krijimtarisë letrare duke e zhvilluar si aktivitet në qendrat më të mëdha të Kosovës.

“Kam kënaqësinë që së bashku me miqtë e mi këtu të fillojmë një projekt shumë të rëndësishëm, i cili për herë të parë vjen në Kosovë, siç është “Edukimi letrar dhe procesi krijues i talenteve të reja” që do të përfshijë disa qendra. Një ekip prej 16 anëtarëve të Pen Qendrës së Kosovës në fazën e parë dhe planifikojmë që të jetë edhe në fazën e dytë ku do të diskutohet si shkruhet poezia, romani, eseja, si bëhet përkthimi, si bëhet komunikimi letrar, si bëhet komunikimi në mediat online me veprat letrare etj. Do të jetë me një karakter garues për shkak se në fund, në përmbyllje të projektit do t’i ftojmë të gjithë ata që do të botojnë shkrime në revistën Pen Kosova. Ky është një projekt shumë i rëndësishëm, me karakter edukativ letrar që ka të bëj me procesin krijues”, ka thënë Bashota duke falënderuar drejtoreshën e mediumit KultPlus, Ardianë Pajazitin për hapësirën e dhënë vazhdimisht për nisma të tilla letrare.

Pastaj fjala iu kalua gazetarit Ibrahim Kadriu i cili gjatë karrierës së tij është marrë me zhanre specifike siç janë fejtoni dhe reportazhi e që bëjnë pjesë në zhanrin e publicistikës.

Me këtë rast, Kadriu para të pranishmëve foli edhe për fejtonin e parë që kishte shkruar e që kishte bërë bujë në atë kohë pasi u botua në gazetën Rilindja, vend ku Kadriu punonte në atë kohë. Fejtoni për Tefta Tashkon, u botua në 12 vazhdime dhe u mirëprit jashtëzakonisht mirë sipas Kadriut.

“Fejtoni që e kam shkruar më me qejf ka qenë fejtoni për Tefta Tashkon, për të cilin ka pasur pyetje se përse nuk bëhet libër. Ajo ka qenë një këngëtare operistike e njohur, një yll i shkolluar në Paris, që gjatë luftës 1944- 45 ka pasur koncerte me këngë simfonike të cilat i ka mbajtur edhe në Beograd” ka thënë gazetari Kadriu duke treguar më tej edhe mënyrën se si kishte rënë në kontakt me të dhënat e nevojshme me të cilat e shkroi fejtonin aq shumë të lexuar në atë kohë.

“Në vitin 1972 kam qenë në Kongresin e Drejtshkrimit në Tiranë dhe atje kam rënë në shënime për të. Ajo ka vdekur në vitin 1947 nga sëmundja e tuberkulozit, dhe atje më treguan se ajo ka një djalë, e që qëlloi të ishte i  moshës time. Eno Koqo, që sot është një ndër dirigjentët më të mirë shqiptarë, i cili dirigjon edhe në Londër. Jam takuar në atë kohë me të. Ai ishte një imponim për mua që të hyj më në thellësi për biografinë e saj, ndonëse ai më tha që pak di për nënën, meqë kishte qenë shumë i vogël kur i kishte vdekur nëna”, ka thënë Kadriu duke shpjeguar më tutje arsyen pse nuk e kishte botuar si libër, për shkak se do të duhej të punonte ende me të, me një  shkrim më të veçantë sepse fejtoni nuk posedon të gjitha elementet e librit.

Ai, më tutje shpjegoi edhe për një tjetër fejton i cili kishte bërë jehonë në audiencë atë kohë. Ishte fejtoni për figurën e Hasan Alisë, personalitet ky që gjatë jetës së tij kishte luftuar kundër regjimit të Jugosllavisë, që gjithashtu ishte lexuar shumë në kohë kur ai ushtronte profesionin e gazetarit.

“Një prej fejtoneve tjerë që ka pasur jehonë ka qenë një figurë e anatemuar në kohën e monizmit, i cili edhe është vrarë. Ai është Hasan Alia i cili ka qenë një kaqak, që deri në vitin 1952 ka jetuar në mal, e i cili ka krijuar një frikë në anën e Anamoravës. Në vitin 1992 e kam realizuar fejtonin sepse më herët ishte e ndaluar të shkruhej për të. Ai fejton u popullarizua aq shumë sepse fiugra e tij ishte diçka e pakrahasuar me figrat tjera, për nga trimëria dhe nami” ka thënë më tej Kadriu duke bërë të ditur që infromacionet e nevojshme për t’i përfshsirë në tekstin gazetar i kishte mbledhur nga djali i tij dhe nga persona të cilët kanë pasur rastin ta njohin këtë figurë të rrallë.

Ndërsa autorja Blerina Rugova- Gaxha u  ndalua tek recensioni letrar artistik duke shpalosur përvoja nga libri ‘Memorie dhe Traumë’, të cilin autorja e kishte publikuar së fundmi, i cili trajton temën e luftës me elemente letrare.

“Letërsia që trajton luftën si ndodhi, si pasojë apo mënyrën se si letërsia e paraqet të kaluarën, duke e ditur se çka kemi kaluar ne në luftë, me represionin politik të viteve të 90-ta dhe duke përfshirë ndryshimin e arsimit, represionin në luftë, pasojat e luftës, lirinë, tranzicionin. Të gjitha këto janë situata historike që e ri formësonë letërsinë që i nxisin autorët të trajtojnë një të kaluar të afërt në mënyrë që ta dëshmojnë atë që ka ndodhur”, ka thënë autorja Rugova- Gaxha.

Ajo më tej përmendi edhe disa elemente të cilat janë të domosdoshme për të ndërlidhur e paraqitur para audiencës një të vërtetë faktike me elemente letrare.

“Mendimi kritik mbi veprat letrare të luftës përpos një analize të veprës puriste letrare, përfshin edhe një qasje inter-disiplinare ndaj veprës. Nuk mjafton vetëm analiza e veprës pa pasur një ndërthurje në mes të anës historike dhe njohjes së kontekstit e situatës” ka thënë Rugova- Gaxha më tej duke theksuar rolin  dhe rëndësinë e shënimeve mbi përjetimet të cilat populli shqiptar i ka përjetuar sidomos në luftën e fundit, në mënyrë që këto  ngjarje të dokumentohen e më pas edhe të shërbejnë si fakte historike.

Si lloj zhanror në këtë diskutim u përmend edhe reportazhi, si forma më e vështirë e tekstit për tu shkruar. Krejt në fund autorët e pranishëm për të gjithë pjesëmarrësit dhuruan libra, të cilët i kishin shkruar ndër vite./KultPlus.com

Media amerikane “YardBarker”: Saranda mes 20 qyteteve më të mira në Evropë

Kryeqytetet evropiane janë shpesh të parët që të vijnë në mendje kur planifikoni një udhëtim në kontinent.

Kush nuk do të donte të kalonte disa javë duke u mrekulluar në Paris, Amsterdam dhe Madrid? Dhe ndërkohë që ato janë vende të bukura, pse të mos përfitoni nga qytetet më të vogla.

Revista e përditshme amerikane “YardBarker” ka rekomanduar 20 qytetet e vogla më të mira në Evropë për t’u vizituar në 2024, mes tyre edhe Sarandën.

Sarandë, Shqipëri

Kryeqyteti jozyrtar i “Rivierës Shqiptare” ndodhet pesë orë larg kryeqytetit, Tiranës, por ndihet shumë larg.

Ujërat e kaltër, akomodimi buxhetor, ushqimet e detit të klasit botëror dhe njerëzit më miqësorë në Ballkan ju presin atje!

Tiranë, Shqipëri

Vizitorët në Shqipëri shpesh drejtohen drejt plazheve në jug, por mos e anashkaloni Tiranën!

Tirana ka rilindur vitet e fundit, falë nxitjes së madhe turistike të Shqipërisë.

Këto përpjekje kanë pasur sukses, pasi numri i vizitorëve rritet me miliona çdo vit.

Megjithatë, kjo do të thotë se qyteti i panjohur më parë po rritet në popullaritet, kështu që shkoni përpara qershorit për një përvojë më të qetë.

Gjithashtu, Tirana shumë më e këndshme përsa i përket temperaturave të ngrohta.

Rutina juaj e përditshme është shumë e rëndësishme gjatë udhëtimit dhe nuk ka si një filxhan kafe ose çaj i nxehtë për t’u relaksuar pas një dite eksplorimi.

Sipas “YardBarker” Shqipëria është renditur mes 13 qyteteve në Europë që njihen për kafenetë më fantastike!

Kryeqyteti i gjallë ofron shumë alternativa për të parë e për të bërë, por nëse preferoni thjesht të pushoni, kafenetë e shumta janë një vend i përsosur për ta bërë këtë.

Dhe për shkak të afërsisë me Italinë, kafeja është jashtëzakonisht e mirë!

Evropa dihet se ka shumë vende fantastike për ushqime ku prodhohen disa nga djathërat më të mirë në botë.

Nëse jeni një adhurues i bulmetit, sigurohuni që të vizitoni Shqipërinë, e renditur mes 21 destinacioneve më të mira për cilësinë e djathit.

Fërgesa tiranase është një specialitet vendas shqiptar që vjen nga kryeqyteti.

Kjo gjizë e kripur zakonisht shërbehet me perime dhe më pas piqet. Do ta gjeni të servirur në restorante në të gjithë qytetin./atsh / KultPlus.com

https://www.yardbarker.com/lifestyle/articles/the_20_best_small_towns_in_europe_012224/s1__38397859#slide_2

Promovohet në Pragë, libri i regjisorit Piro Milkani, “E pabesueshme por e vërtetë”

Regjisori Piro Milkani promovoi në Pragë, librin e tij me kujtime, titulluar “E pabesueshme por e vërtetë”.  Libri u promovua, në një nga ambientet më simbolike të kryeqytetit çek, në librarinë “Vaclav Havel”.

Libri “E pabesueshme por e vërtetë” është përkthyer në gjuhën çeke nga albanologu, Přemysl Vinš, nën mbështetjen e Qendrës Kombëtare të Librit dhe Leximit.

Një mbrëmje rrëfimesh e kujtimesh ka bërë bashkë figura të njohura të kulturës çeke e shqiptare, si aktorja Barbora Štěpánová (protagoniste në filmin “Trishtimi i Znj.Schneider”), producentja Jana Tomsova, shkrimtarë dhe lexues.

Në një postim të QKLL, në rrjetet sociale, ishin veçuar disa rreshta nga kineasti e poeti Petrit Ruka, dedikuar Piro Milkani: “Nëse jeta e tij e gjatë prej artisti (ashtu si jeta e çdo njeriu) është një lumë, Milkani ulur në breg të tij, ka marrë shoshën dhe ka shpëlarë tërë rërën e bregut për të gjetur ca thërrime ari, njësoj si ata kërkuesit e dikurshëm në Alaskë, që përshkruan Xhek London. Këtë radhë nuk është ai regjisori e as skenari. Përkundrazi, e tillë është jeta e tij dhe Milkani veç sa ka xhiruar ato episode që i ka diktuar ajo, kujtesa e një jete”. / atsh / KultPlus.com

Gabor Maté: Kultura jonë e thyer qëndron pas dhunës së të rinjve dhe kështu mund ta ndryshojmë atë

Vrasja fatale gjatë Vitit të Ri në Londër e 16-vjeçarit Harry Pitman tronditi njerëzit ndërkombëtarisht dhe theksoi, larg nga hera e parë, pyetjen agonike të dhunës së të rinjve.

Trendi nuk është i kufizuar vetëm në UK. Vetëm pak javë më parë, tetë nxënës të shkollave të mesme u arrestuan me akuza për vrasje në Nevada, pasi një djalë 17-vjeçar u rrah për vdekje. Në Toronto, Kanada, vitin e kaluar, një grup vajzash adoleshente u arrestuan pas therjes me thikë për vdekje të një burri të pastrehë; dy më të mëdhenjtë mes tyre ishin 16 vjeç, dy më të rinjtë vetëm 13 vjeç. Këta nuk janë shembuj të izoluar.

Çfarë e nxit një agresion të tillë? Supozimet e thjeshta janë se bëhet fjalë për “fëmijë të këqij”, prindërim i dobët, ndëshkime të lehta, të gjitha në një kulturë të lejueshmërisë. Ose, ndoshta, disa njerëz janë të programuar gjenetikisht të jenë të dhunshëm. Ndërsa besime të tilla mund të jenë të lehta për t’u tretur ose mund të kënaqin ndjenjën tonë të zemërimit moral, ato nuk kanë të bëjnë fare me realitetin. Si me çdo krijesë të gjallë, njerëzit zhvillohen në kontekstin e një mjedisi. Për të kuptuar se çfarë po nxit agresionin e të rinjve dhe, në përgjithësi valën në rritje të shëndetit mendor dhe problemeve të sjelljes të të rinjve, është konteksti që duhet të shqyrtojmë. Ne duhet të përballemi me faktin se në botën e sotme, shumë fëmijë dhe adoleshentë rriten dhe funksionojnë në një mjedis traumatizues, një mjedis që i lëndon – plagë është kuptimi rrënjësor i fjalës traumë. Lëndime të tilla mund të ndodhin nëse fëmijët lëndohen në familjet e tyre të origjinës, nga prindër të cilët janë lënduar vetë kur ishin të vegjël, ose janë ngacmuar në shkollë, ose kanë rënë shumë nën ndikimin e shembujve të dhunshëm të pranuar kulturalisht dhe madje të famshëm.

Më pak qartë, por pak më pak të dëmshëm, fëmijët mund të lëndohen në familje krejtësisht “normale” nga nënat dhe baballarët e dashur, të cilët, për shkak të stresit të tyre – personal, racional, social, ekonomik, politik – nuk janë në gjendje të plotësojnë nevojat e fëmijëve të tyre për shëndet të mirë dhe edukimin e vazhdueshëm emocional. Shumë shpesh, prindërit e sotëm luftojnë për t’u siguruar fëmijëve të tyre mbështetje emocionale dhe fizike, ndërkohë që janë gjithnjë e më të izoluar nga mbështetja tradicionale e familjes dhe komunitetit të gjerë.

Me fëmijët që shpenzojnë gjithnjë e më pak kohë në praninë e të rriturve që edukojnë dhe gjithnjë e më shumë në shoqërinë e tjetrit, ata bien nën ndikimin e bashkëmoshatarëve – domethënë nën ndikimin e krijesave të tjera që mund të modelojnë vetëm papjekurinë dhe që, me vullnetin më të mirë nuk mund të plotësojë nevojat e një të riu për dashuri dhe pranim me dashuri, të cilat janë kërkesat më themelore për një zhvillim të shëndetshëm. Nevojat e paplotësuara të krijesave të reja mund të çojnë në zhgënjim të thellë emocional. Kjo është vendimtare. “Frustrimi është motori i agresionit”, ka thënë psikologu kanadez i zhvillimit Gordon Neufeld.

A ka “gjene agresioni”? Po dhe jo. Ka gjene të caktuara që mund të rrisin predispozitën për sjellje agresive. Por një predispozitë nuk është e njëjtë me paracaktimin. Siç kanë treguar studimet si te njerëzit ashtu edhe te primatët e tjerë, efekti i gjeneve të tilla neutralizohet plotësisht nga edukimi i prindërve – në fakt, duke pasur parasysh mjediset emocionalisht të ngrohta, njerëzit me gjene të tilla mund të jenë edhe më pak agresivë se bashkëmoshatarët e tyre që nuk mbajnë këta shënues të ADN-së.  Midis majmunëve, ndryshimet në agresivitet vendoseshin nga fakti nëse të rinjtë rriteshin ose jo nga nënat e tyre, ose thjesht midis bashkëmoshatarëve të tyre. Siç theksuan dy shkencëtarë francezë, ne njerëzit jemi “gjenetikisht të vendosur që të mos jemi gjenetikisht të përcaktuar”.

Efektet e më shumë traumave të dukshme në nxitjen e sfidave mendore dhe mosfunksionimeve të sjelljes, si prirjet e dhunshme, janë pa dyshim nga një këndvështrim shkencor, edhe nëse shumica e mësuesve, personelit ligjor dhe praktikuesve mjekësorë janë të privuar nga një informacion i tillë. Mjerisht, trajnimi i tyre në përgjithësi i injoron burimet e zhvillimit të problemeve njerëzore.

“Dëshmia e një lidhjeje midis fatkeqësisë së fëmijërisë dhe çrregullimit psikiatrik të ardhshëm është po aq e fortë statistikisht sa lidhja midis pirjes së duhanit dhe kancerit të mushkërive,” ka shkruar psikologu i shquar britanik Richard Bentall. Dhe jo vetëm statistikisht. Përvojat traumatike madje ndikojnë në strukturën dhe neurobiologjinë e trurit në zhvillim, siç kanë vërtetuar studime të shumta. Ky, përsëri, është informacion që i shmanget trajnimit të shumicës së profesionistëve që merren me rininë e trazuar. Më pas ata lihen të përpiqen të korrigjojnë sjelljet – përmes, të themi, shpërblimeve dhe ndëshkimeve në shkolla. Ose, në rastin e mjekëve, duke përshkruar medikamente që mund, në një farë mase, të kontrollojnë simptomat (nëse ato funksionojnë, që është larg nga gjithmonë, dhe nëse nuk kanë pasoja të dëmshme, që nuk është aspak e rrallë). Pavarësisht nëse këto masa funksionojnë apo jo, ato nuk adresojnë shkaqet themelore dhe, për rrjedhojë, nuk mund të nxisin zhvillimin e shëndetshëm. Të gjitha këto dinamika luhen në një botë të pabarazisë sociale në rritje, e cila në vetvete është një nxitës i shëndetit të dobët, mendor dhe fizik dhe i agresionit. Pabarazia është imponuar në mënyrë të pashmangshme globalisht dhe dukshëm në Britani. Sipas fjalëve të dy epidemiologëve kryesorë britanikë, Richard Wilkinson dhe Kate Pickett, “të kuptosh pabarazinë do të thotë të pranosh se rrit të shtënat në shkollë, bullizmin, nivelet e ankthit, sëmundjet mendore dhe konsumerizmin sepse kërcënon ndjenjat e vetëvlerësimit”.

Për të adresuar krizën e rinisë sonë, do të ishte e nevojshme të kuptohen traumat dhe të rimendohet se si në kulturën e sotme të thyer ne i rrisim dhe edukojmë fëmijët.

Gabor Maté është mjek kanadez, folës pubik dhe autor, së fundmi autor i Miti i Normales: Trauma, Sëmundja dhe Shërimi në Kulturë Toksike.

https://www.standard.co.uk/comment/knife-crime-youth-violence-harry-pitman-gabor-mate-b1133188.html

Përktheu: Tringë Arifi. / KultPlus.com

Vdes profesori Moshe Landsman, kontribuuesi shumëvjeçar në fushën e arsimit në Kosovë

Është ndarë nga jeta profesori, njëherit kontribuuesi shumëvjeçar në fushën e arsimit në Republikën e Kosovës, Dr. Moshe Landsman, përcjell KultPlus.

Për vdekjen e profesorit Landsman, ka reaguar Arbërie Nagavci, ministre e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, ku përmes një telegram ngushëllimi janë shprehur se profesori Landsman kishte më shumë se dy dekada që e vizitonte Kosovën, duke ofruar një kontribut të gjerë, intensiv dhe të vazhdueshëm për arsimin, me theks të veçantë kontributin e tij në themelimin e Departamentit të Psikologjisë në Universitetin e Prishtinës, në vitin 2001.

“Themelimi i Departamentit të Psikologjisë në periudhën e pasluftës në Kosovë, ishte ngjarje tepër e rëndësishme në aspektin e trajtimit të shëndetit mendor të qytetarëve dhe faktor jetik për zhvillimin e kuadrove profesionale, për ofrimin e shërbimeve në fushën e psikologjisë.

Profesori Landsman ka kontribuuar edhe në përkrahjen e vazhdueshme të stafit profesional për ofrimin e shërbimeve për personat e prekur nga autizmi, ndërsa me angazhimin e tij të pandalshëm ka ngritur qendra që ofrojnë programe për shëndetin mendor dhe mbështetje kognitive, psikologjike dhe psikiatrike, në shërbim të njerëzve, të të gjitha moshave”, thuhet në telegram.

Në emër të MAShTI-t, ministrja Arbërie Nagavci shpreh ngushëllime të sinqerta për humbjen e njeriut i cili dha gjithçka për vendin tonë dhe me punën e tij mori rrugën e duhur një nga departamentet më të rëndësishme të arsimit.

“Pushoftë në paqe profesor Landsman!”, thuhet në telegram. / KultPlus.com

Qyteti i Freiburgut prezanton pushimin menstrual

Në Freiburg, punonjëset vajza dhe gra tani lejohen të mungojnë tre ditë për çdo menstruacion. Një certifikatë mjekësore nuk është e nevojshme.

Parlamenti i qytetit të Freiburgut miratoi të hënën në mbrëmje vendimin. Në të ardhmen, gratë do të kenë të drejtën për një pushim deri në tre ditë për çdo muaj në periudhën e menstruacioneve. Një certifikatë mjekësore nuk është e nevojshme, raporton 20 Minuten. Siç shkruan “La Liberté”, masa u miratua me 49 vota kundër 13 dhe 13 abstenime.

Propozimi është paraqitur nga politikanë të PS-së, të Gjelbërve dhe Liberalëve të Gjelbër. Kryebashkiaku Thierry Steiert (PS) tha se ekzekutivi pranoi “faktin që dhimbja menstruale ndoshta është ende e nënvlerësuar në shoqërinë tonë, siç tregohet nga disa studime të publikuara së fundmi”.

Rregulloret e personelit të Freiburg-ut tashmë tolerojnë mungesën e tre ditëve radhazi pa certifikatë mjekësore. Megjithatë, Laura Zahnd, një nga deputetet thotë: “Është e rëndësishme që mund të them që mungoj për shkak të periudhës sime dhe se kjo konsiderohet një arsye legjitime për mungesë. Aktualisht, njerëzit me menstruacione pritet të vijnë në punë edhe kur nuk ndihen mirë dhe ndonjëherë u nënshtrohen komenteve të papërshtatshme”.

Administrata e qytetit të Cyrihut gjithashtu filloi një projekt pilot në këtë drejtim vitin e kaluar. Synimi është të sigurohet që gratë që kanë dhimbje periodike “të rënda” dhe “të rregullta” mund të mungojnë nga një deri në pesë ditë në muaj, ndërkohë që vazhdojnë të marrin pagën e tyre./RTS / KultPlus.com

Agjencia Evropiane e Hapësirës zgjedh pesë kompani për të lëshuar satelitë të vegjël evropianë

Komisioni Evropian dhe Agjencia Evropiane e Hapësirës (ESA) kanë njoftuar se kanë përzgjedhur pesë kompani furnizuese për të vendosur satelitë të vegjël evropianë në orbitë rreth Tokës, duke synuar rritjen e konkurrencës.

Një marrëveshje kornizë u nënshkrua me Arianespace, kompania që ndërton raketat Ariane 6, Vega dhe Vega-C, si dhe katër start-ups, të cilat deri më tani nuk kanë bërë asnjë lëshim të raketave të tyre. Këto janë Fabrika Gjermane e Hapësirës Ajrore dhe Raketave të Augsburgut Isar (RFA), Orbex Britanike dhe Spanjolle PLD Space.

Nisja e parë e një rakete Ariane 6 është planifikuar të bëhet midis 15 qershorit dhe 31 korrikut të këtij viti. Në Verë pritet gjithashtu lëshimi i raketës së fundit Vega ndërsa Vega-C do të kthehet në hapësirë ​​”para fundit të vitit” pasi të jetë në tokë për shkak të një problemi teknik, tha Drejtori i Përgjithshëm i ESA-së Josef Aschbacher.

Zgjedhja e pesë furnizuesve në kuadër të programit të Iniciativës së Biletave të Fluturimit synon të inkurajojë krijimin e sistemeve të reja evropiane të nisjes, duke zgjeruar konkurrencën e kompanive, shpjegoi EOD. Brukseli gjithashtu dëshiron të mbështesë kompanitë evropiane dhe të shmangë përdorimin e shërbimeve të kompanive amerikane SpaceX ose indiane.

95-vjetori i lindjes së ‘Artistit të Popullit’, Nikolla Zoraqi

Teatri Kombëtar i Operas e Baletit përkujtoi sot, në 95 vjetorin e lindjes njërin prej figurave më të rëndësishme të artit shqiptar, “Artistin e Popullit” Nikolla Zoraqi.

Kompozitori, Nikolla Zoraqi, radhitet ndër ato figura që kanë dhënë një kontribut të çmuar për kulturën shqiptare. Një kompozitor me një diapazon të gjerë krijues, ai ka krijuar vepra në të gjitha gjinitë muzikore, që janë luajtur në aktivitetet e rëndësishme të jetës muzikore shqiptare, dhe janë vlerësuar me çmime të shumta.

Kompozimet e tij janë luajtur nga formacione të rëndësishme të muzikës shqiptare, nga Orkestra e TKOB-së, Orkestra e RTSH, Orkestra e Akademisë së Arteve, Orkestra e Liceut Artistik dhe nga trupa të ndryshme korale dhe instrumentale. Krijimtaria e tij muzikore përfshin që nga përpunimi i këngës popullore, këngë të lehta, këngë për fëmijë, muzikë simfonike që nga pjesët e vogla instrumentale, uvertura e deri në rapsoditë, koncertet e poema simfonike.

Është autor i veprave të mëdha skenike, opera e balete si: “Cuca e maleve”, “Historia e një kënge”, “Tokë e pamposhtur”, “Shota dhe Azem Galica”, “Joniada”, “Paja”, etj. Për aktivitetin e tij Nikolla Zoraqi është nderuar me çmime, medalje dhe tituj të shumtë, ndër të cilët çmimi i Republikës për baletin “Cuca e Maleve”, titulli “Artist i Merituar” dhe titulli “Artist i Popullit”./atsh /KultPlus.com

Detaje nga dita e fundit e jetës së John Belushit

Mesa duket kanë dalë në dritë disa detaje të reja rreth vdekjes së John Belushi dhe orëve të tij të fundit, falë një libri që zbuloi detaje që deri më tani ishin mbajtur të fshehura për publikun. Në “In The Castle on Sunset”, nga Shawn Levy, janë rindërtuar ditët e fundit të aktorit të famshëm. “Më 28 shkurt 1982, John arriti në Chateau Marmont në kushte shumë komplekse, i djersitur dhe i zbehtë.

Ai vend ishte tani si një shtëpi e dytë, pasi aktori kishte qëndruar atje për më shumë se një muaj, duke u endur në disa suita. Në atë kohë ai po planifikonte filmin e tij të ri, me titull “Noble Rot”.

Megjithatë, puna nuk po shkonte mirë, as menaxherja e as “Paramount Pictures” nuk ishin të kënaqur me rezultatin dhe situata po degjeneronte ngadalë, me Belushi që mungonte në takime, ndërsa dhoma e tij ishte bërë si një stallë derrash dhe kishte humbur vazhdimësinë e higjienës personale.

Shumë mendonin se ishte nën efektin e vazhdueshëm të drogës dhe, sipas Shawn Levy, ata kishin të drejtë, pasi i kalonte ditët duke pirë alkool, tymosur marijuanë dhe duke gllabëruar kokainë, deri edhe heroinë.

Shumë personazhe shkuan për ta parë atë ditë, përfshirë Robin Williams dhe Robert De Niro, të cilët me sa duket kishin marrë kokainë me John Belushi pak para vdekjes së tij.

Në “The Castle On Sunset”, De Niro e ka gjetur dhomën e John një katastrofë të vërtetë, sikur dikush të kishte një sulm të zemërimit.

Më vonë, Robin Williams hyri gjithashtu në apartament, ku u ndal për disa “teke kokainë” dhe disa biseda, dhe më pas u largua nga dhoma, duke u ndier i shqetësuar”, thuhet në librin “In The Castle on Sunset”./ KultPlus.com

‘RED’: lufta mes komerciales dhe artit të vërtetë, në Teatrin Aleksandër Moisiu

Sonte në Teatrin “Aleksandër Moisiu” shfaqet premiera e dramës “RED” (e kuqe) nga dramaturgu amerikan John Logan. Vepra vihet në skenë nën regjinë e Altin Bashës dhe interpretohet nga aktorët Gentian Zenelaj e Urim Aliaj.

“E kuqe” është një dramë me dy personazhe, kushtuar piktorit abstrakt Mark Rothko dhe veprave që solli nga viti 1949-1970. Fillimisht vepra është vënë në skenë në Londër, më 8 dhjetor 2009 dhe më pas në shumë teatro anembanë globit. Dy nga aktorët më të njohur që e kanë interpretuar janë britanikët Alfred Molina dhe Eddie Redmayne, me të cilët drama fitoi disa çmime Tony Awards.

“Vetëm një gjë kam frikë në jetë, miku im. Një ditë e zeza do ta përpijë të kuqen”. Kjo batutë  e artistit shpreh gjithë brengën e tij dhe refuzimin që i bënte “Pop artit” dhe në thelb komercializmit.

Mark Rothko, paguhet në 1958-ën nga restoranti i famshëm e tejet i shtrenjtë “Four Seasons” , për të realizuar disa murale. Rothko nis punën, i ndihmuar nga asistenti i tij Ken. Përmes dialogut të personazheve del hapur se si asistenti ashtu dhe artisti janë të dyzuar me pranimin e kësaj porosie kaq komerciale. Përfundimisht, Rothko ndërpret punën dhe merr vendimin të kthejë paratë tek “Four Seasons” me pretendimin se ai vend është i papërshtatshëm për ekspozimin e veprave të tij.

Drama “E kuqe” do të shfaqet për publikun në 4 net: 24, 26, 27 dhe 28 janar./atsh/ KultPlus.com

Presidentja Osmani në takim me ministrin Dvořák: Anëtarësimi në Këshillin e Evropës në interes të të gjithë qytetarëve

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani priti sot në takim ministrin për Çështje Evropiane të Republikës Çeke, Martin Dvořák.

Në fokus të diskutimit ndërmjet Presidentes Osmani dhe ministrit Dvořák, ishte situata aktuale politike dhe e sigurisë, forcimi i marrëdhënieve dypalëshe dhe stabiliteti rajonal.

Presidentja Osmani, nënvizoi përkushtimin e palëkundur të Kosovës në rrugëtimin euroatlantik, duke theksuar domosdoshmërinë e anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës, i cili është në interes të të gjithë qytetarëve të Kosovës pa dallim,  përfshirjen në Partneritetin për Paqe, anëtarësimin në NATO, BE dhe organizata ndërkombëtare. 

Mëtej, Presidentja Osmani shprehu mirënjohje për mbështetjen e vazhdueshme të Çekisë në forcimin e pozitës ndërkombëtare të Kosovës.

Duke nënvizuar vazhdimin e mbështetjes së Republikës Çeke në këtë rrugëtim, Presidentja Osmani potencoi rëndësinë strategjike të përfshirjes së Kosovës në PfP, e më pas në NATO, si një garanci për stabilitet jo vetëm të Kosovës, por edhe të rajonit. Ndërlidhur më këtë, Presidentja Osmani, gjithashtu tha se Kosova meriton ta marrë statusin e vendit kandidat në BE, si vend që ka realizuar reforma rrënjësore.

Në takim me ministrin Dvořák, Presidentja Osmani theksoi se sulmi terrorist dhe agresioni i 24 shtatorit në Banjskë, i mbështetur dhe sponzorizuar nga Serbia ishte përpjekje për ta minuar paqen dhe stabilitetin, jo vetëm të Kosovës, por të gjithë Ballkanit Perëndimor.

Tutje, Presidentja Osmani theksoi nevojën e heqjes së masave të BE-së ndaj Kosovës, të cilat janë të padrejta dhe krijojnë mungesë ekuilibri në dialog.

Duke spikatur marrëdhëniet e kahershme pozitive ndërmjet Kosovës dhe Republikës Çeke, të dy bashkëbiseduesit diskutuan edhe për mundësitë e zgjerimit të bashkëpunimit në fusha të ndryshme të interesit të përbashkët./ KultPlus.com