Kryeministri Kurti në iftar me familjet e Enver Zymerit dhe Afrim Bunjakut: Përkujtuam policët shembullorë që dhanë jetën e tyre për Republikën

Kryemnistri i Kosovës, Albin Kurti sot ka takuar familjarët e Heronjëve të Kosovës, Enver Zymeri dhe Afrim Bunjaku.

Kryeministri Kurti tha se në këtë mbrëmje përkujtuan policët shembullorë që dhanë jetën e tyre për Republikën.

“Mes mallit dhe krenarisë për ta, i kujtojmë e i nderojmë për çfarë dhanë për vendin dhe për atë që lanë pas. Jeta e tyre është frymëzim që të vazhdojmë të jetojmë e punojmë sipas parimeve të trashëgimisë së tyre – guxim, përkushtim dhe dashuri për atdheun”, ka shkruar Kryeministri Kurti në facebook.

Media franceze, ‘Télé 7 Jours’: Bukuria e Egër e Ballkanit: Zbulimi i Shqipërisë nën autenticitetin e natyrës

Shqipëria është plot me mrekulli natyrore. Udhëtoni drejt këtij vendi të vogël në Evropën Juglindore, përgjatë deteve Adriatik dhe Jon, sipas të përditshmes franceze “Télé 7 Jours”.

Shqipëria njihet për Alpet e saj të mbushura me lumenj dhe liqene, por edhe për Rivierën e saj të mahnitshme.

Lugina e Valbonës, një zonë ish-kufitare, përbën një zonë të mbrojtur për kafshët e egra si shqiponja e artë, emblema e vendit.

Lumi i fundit i madh i egër në Evropë, Vjosa rrjedh nga burimi në malet e Greqisë deri në grykëderdhjen e tij në detin Adriatik.

Lufta e zhvilluar prej vitesh kundër një projekti për ndërtimin e një dige e ka bërë atë simbolin e zemrës blu të Evropës…

Ishulli i Gjarpërinjve

I vendosur në mes të liqenit të madh të Prespës, ishulli i pabanuar i Golem Gradit, në periferi të Shqipërisë, është një parajsë zvarranikësh.

Në këtë vend të shenjtë natyror prej përafërsisht 18 hektarësh, gjarpërinjtë e zhveshur, nepërkat me brirë dhe breshkat e Hermanit numërohen në mijëra.

Zona e çakejve

Sipërfaqe që mbulohen nga duna, këneta dhe pyje me pisha mbi 400-vjeçare… Në lagunën e Karavastasë, më e madhja në Shqipëri, çakalli është mbret. Kjo kafshë territoriale, e cila jeton në grup apo familje dhe gjuan natën ose herët në mëngjes, është vendosur këtu pasi laguna i ofron të gjitha ushqimet që i nevojiten.

Parku i parë lumor në botë

Vjosa është një nga lumenjtë e fundit të egër në Evropë. Për të ruajtur ujërat bruz, të kërcënuara veçanërisht nga digat, Shqipëria mori statusin e Parkut Kombëtar të Lumit të Egër. Një koncept i parë dhe i ri! /atsh/KultPlus.com

UP ndan nga 2 mijë euro për ekipin e Juridikut që u renditën në treshen më të mirë botërore

Universiteti i Prishtinës ka ndarë shpërblimin financiar në vlerën 2000 euro për secilin anëtar dhe trajner të ekipit për arritjen në treshën më të mirë botërore.

UP vlerëson se “ky rezultat në shumë drejtime është i pamatshëm dhe çfarëdo shpërblimi për të, ka gjasë të mos e reflektojë vlerën reale të punës dhe të rezultatit”.

Më poshtë gjeni shkrimin e plotë të Universitetit të Prishtinës në facebook:

UP shpërblen ekipin e tij që u rendit në treshen më të mirë botërore

Rektori i UP-së, Qerim Qerimi dhe kryesuesi i Këshillit Drejtues, Altin Sahiti, kanë pritur sot në takim ekipin e UP-së, që arriti rezultatin historik në garën botërore të drejtësisë: Studentët Ariana Rexha, Dea Fetiu, Morea Pula, Melisë Sejdiu, Nol Musa e Rea Hadri; profesoreshën Donikë Qerimi dhe trajnerët Art Syla dhe Ilir Hajraj.

Prof. Qerimi dhe z. Sahiti i shprehën dhe një herë falënderime ekipit për përfaqësimin dinjitoz të Universitetit të Prishtinës në skenën botërore, falë të cilit u nderua dhe lartësua emri i Universitetit dhe i vendit edhe në fushën e dijes.

Ky rezultat në shumë drejtime është i pamatshëm dhe çfarëdo shpërblimi për të, ka gjasë të mos e reflektojë vlerën reale të punës dhe të rezultatit. Megjithatë, krahas mirënjohjeve, Universiteti ka ndarë edhe shpërblimin financiar në vlerën 2000 euro për secilin anëtar dhe trajner të ekipit për këtë arritje të jashtëzakonshme, duke u renditur në treshen më të mirë nga qindra universitete pjesëmarrëse nga e mbarë bota.

Drejtuesit e UP-së shprehën dhe një herë zotimin e tyre të vijueshëm për të mbështetur me çdo formë dhe mundësi nismat dhe punën e studentëve dhe të stafit, që i kontribuon rritjes dhe vlerave të Universitetit të Prishtinës.

Presidentja Osmani uron presidentin e Egjiptit për mandatin e tretë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka uruar presidentin Abdel Fattah El-Sis për mandatin e tij të tretë si President i Egjiptit.

“Shpresoj që presidenca e tij të kontribuojë në prosperitetin e vazhdueshëm të qytetarëve të Egjiptit dhe pres që të punojmë së bashku për të rritur bashkëpunimin mes Kosovës e Egjiptit”, ka shkruar Presidentja Osmani mes tjerash në postimin e saj në platformën X.

Eqrem Bej Vlora, një biografi e shkurtër e ‘Beut’ të kulturës shqiptare

Fundjavën e fundit të Marsit më 1964, pasi  përgatiti vet dhe spageti për darkën e tij modeste , në shtëpinë ku banonte me Hëna Këlcyrën në Vjenë, Eqrem Bej Vlora nuk kishte më fuqi të vazhdonte punën të shkruante librin e  tij mbi historinë e Shqipërisë. Ndjehej keq dhe duhet të shkonte në spital.

Hëna, e cila kujdesej për të, prej një viti në Vjenë, ku ai u zhvendos për të shkruar librin e tij mbi Historinë e Shqipërisë, lajmëroi urgjencën e spitalit. Ishte fundjavë e Marsit 1964, dhe spitali nuk kishte personelin e plot. Mjeku roje konstatoi hemorragji celebrale, dhe I duhej ta fuste direkt e në sallë të operacionit.  

Ai e pyeti Hënën nëse mund të bënte një rol si plotësuese në ekipin e operacionit pasi kishte mungesa. Ndërkohë pacienti Eqrem Bej Vlora komunikonte vet me mjekun në gjermanisht dhe I shpjegonte se çfarë mund të kishte pësuar. 

Ndërsa mjeku po përgatiste narkozën, e pyeti Hëna Këlcyrën:  

-Në çfarë gjuhe flet me ju zotëria? 
-Në shqip, I tha Hëna. 
-A e flet dhe këtë gjuhën si gjermanishten? 
-Domosdo që e flet, I tha Hëna. 
-Si ka mundësi një njeri në pikën e fundit të jetës të jetë kaq skurpuloz dhe të na përgjigjet të dyve në gjuhën e vet, me kaq mjeshtëri tha mjeku. Çfarë pune ka bërë ky zotëri? 
-Atë nuk ja shpjegoja dot me dy fjalë, tha Hëna. Por ja shpjegova për orët në vazhdim derisa xhaxha Eqremi doli nga operacioni por nuk ja doli të mbijetojë. 

Ishte një humbje e rënd, mbi të gjitha për kulturën shqiptare pasi ai la në mes një nga librat më të mirë të historisë së Shqipërisë, pro mjerisht e çoi atë deri në mes të viteve 20, ndërsa I kishte përfunduar skedat për gjithë historinë deri në vitin 1944. 

Kush ishte Eqrem Bej Vlora? 

Rastësia, ka bërë qe ai ta ketë ditëlindjen më 27 Nëntor të vitit 1886, një ditë para datës 28 Nentor, të cilën Familja Vlora do ta kthente në datë të lindjes së shtetit shqiptar.  

Ai është djali i Syrja Bej Vlorës kandidatit për themelues të shtetit shqiptar  dhe Mihria Toptanit, nga familja e njohur e Tiranës. 

Pas shkollimit privat në Vlorë me një mësues zviceran, Eqrem Bej Vlora vazhdoi gjimnazin e famshëm privat të Vjenes, “Theresianische Akademie” dhe më pas thelloi studimet për orientalistikë në po këtë shkollë. 

Pas vitit 1907, kur mbaroi “Theresianumin” ai u emërua nëpunës në Stamboll si sekretar ligjor në Ministrinë e punëve të jashtme dhe u angazhua në disa misione ndërkombëtare .  

AI I kaloi gradat e nëpunësit civil në vitin 1909 dhe më 1911 duke marrë gradën e Sekretarit të Parë. 
Ndërsa ishte me leje në Shqipëri, dhe nisi Lufta Ballkanike, në Gushtë 1912, ai u emërua me dekret të Komandës së Përgjithshme osmane si komandant I vullnetarëve të Labërisë në frontin e Labërise kundër Greqisë me qendër në Kuç. 

Kjo është dhe një periudhë nga më mbresëlënëset në formimin e tij si shtetar pasi I duhej të ishte një zyrtar Osman që mbronte kufijtë e perandorisë osmane dhe shtetit të ri shqiptar, në të njëjtën kohë. 

Kur u zgjodh si delegate I Vlorës në mbledhjen Kushtetuese të shpalljes së pavarësisë, dhe u thirr nga Ismail Beu të vinte në Vlorë, ai hezitoi duke I thënë se kishte ende detyrë të ruante kufirin jugor të Shqipërisë nga rreziku grek në bazë të mandatit që kishte nga Komanda e Përgjithshme. 

Zgjedhja si përfaqësues I Vlorës në Kuvendin e Pavarësisë ishte kërkuar më parë nga një përfaqësi e popullit të Vlorës. Përmes një telegrami dërguar nga Vlora në Kuç ku mendohej se Eqrem Bej Vlora kishte shtabin e tij të luftës. Qemal Risilia njoftonte Eqerem Bej Vlorën se ishte zgjedhur si përfaqësues ii popullit të Vlorës në këtë Kuvend. 

Eqrem Bej Vlora, një biografi e shkurtër e “Beut” të
  
 Faksimile e telegramit që Qemal Risilia i dërgonte Eqrem bej Vlores ne Kuç, ku e njoftonte se ishte zgjedhur përfaqësues i popullit të Vlorës ne Kuvendin e Pavarësisë 

Eqrem Bej Vlora u zgjodh si senator në Kuvendin e Përgjithshëm edhe pse ai nuk mori pjesë në mbledhjen e shpalljes së pavarësisë.  

Shumë vet e shikonin refuzimin për të marr pjesë në mbledhje si një hatërmbetje që pavarësinë po shpallte Ismail Bej Vlora dhe jo Syrja Bej Vlora, babai i tij. Por nuk ishte aq e vërtet. 

Krisja brenda familjes Vlora për rivalitetin e Themeluesit të shtetit shqiptar kishte bërë të vetën, por Eqrem Bej Vlora, ka qenë njeriu që ka bindur babin e tij Syrja Vlora ti hapte rrugë Ismail Bej Vlorës, pasi ishte më perëndimor dhe më I pranuar nga shtet fqinje, se Syrja Bej Vlora, I cili kishte një formim tërësisht Osman. 

Syrja Bej Vlora pranoi këshillin e të birit me kusht që pasi të bëhej shteti të ikte ambasador në Austri , pasi nuk e duronte dot të drejtohej nga Ismail Beu. 

Eqrem Bej Vlora, një biografi e shkurtër e “Beut” të

Familja e Syrja Bej Vlores

Ismail Bej Vlora që e kishte shumë merak ruajtjen e unitetit brenda Familjes Vlora, sapo përfundoi mbledhja I dërgoi atij një telegram Eqrem bej Vlorës, aty ku ishte në frontin e Labërisë kundër grekëve dhe mbështetësve të tyre pro grek të Himarës,  duke ju lutur të shmangte përgjakjen me grekët pasi nuk ishte në interes të njohjes së shtetit të ri shqiptar. 

Në telegram thuhej: 
“Kongresi i Shqipërisë u mblodh ditën e enjte. Me unanimitet u shpall Pavarësia e Shqipërisë, u formua Qeveria Provizore, kryesia e së cilës m’u ngarkua mua. Iu komunikua Mbretërive të Mëdha, gjithashtu edhe shteteve ballkanike. Pavarësia e jonë është duke u vërtetuar. Derisa të vendoset nga Mbretëritë (e Mëdha) kthimi i vendeve tona, që sot ndodhen nën okupim, Kongresi vendosi që ndaj ushtrisë greke dhe ushtrive të tjera ballkanike, që ndodhen në tokën shqiptare, nuk do të mbahet ndonjë qëndrim armiqësor dhe do të mjaftohemi duke marrë një qëndrim mbrojtës. Ky vendim, sado që iu ishte njoftuar me mjete të posaçme komandantëve të ushtrisë, që ndodheshin në Kurvelesh e në Llogora, në telegramin tuaj dërguar Xhemil Beut [Vlorës], njoftohej se përpjekjet filluan me rreptësi. Është për të ardhur keq se kjo situatë dëmton iniciativat dhe veprimet politike, gjë që është shumë keq. Në ushtrinë që ndodhet atij krahu ngrini flamurin e Shqipërisë dhe në një mënyrë të përshtatshme u njoftoni ushtarëve se nuk është nevoja që të përdoren armët pa u sulmuar nga ndonjë krah dhe, medoemos, të mbahet një qëndrim mbrojtës. 
Juve, mbasi jeni shënuar anëtar i Kongresit në emër të Vlorës, me qëllim që të përfitohet nga zgjuarsia dhe dituria juaj, jeni të lutur të ktheheni sa më shpejt, djali im. 

28 nëntor 1328 (1912) 
Kryetar i Qeverisë Provizore 

Eqrem Bej Vlora I ka kthyer një përgjigje të thatë që siç e shpjegon dhe në kujtimet e veta, I tregon atij se ishte duke kryer një detyrë që ja kishte ngarkuar qeveria në fuqi, që nënkuptonte perandorinë osmane. 

Më pas deri në ardhjen e Pric Vidit në Shqipëri, ai u përpoq të menaxhonte kaosin dhe konfliktet brenda shtetit të parë shqiptar si dhe rreziqet nga fqinji jugor, Greqia, e cila hyri në aleancë me bandat injorante të Haxhi Qamilit që kundërshtonin pavarësinë dhe kërkonin “babën Sulltan”. 

Me ardhjen e Princ Vidit, ai shërbeu si këshilltar I tij në zgjidhjen e konflikteve me fraksionet rivale shqiptare kryesisht Esat Pashë Toptanin që e kishte dajë, dhe fraksionet e tjera të Shqipërisë së Mesme që pranonin dhe kundërshtonin kurorën e Princit sipas honorarëve që u jepnin të huajt e tjerë. 

Në mars të 2014 ai u emërua Sekretar I përgjithshëm I Ministrisë ë Punëve të Jashtme në kabinetin e Turhan Pashë Përmetit në Durrës, por nuk I rezistoi dot trazirave të luftës parë ballkanike dhe u largua nga Shqipëria për disa kohë. 

Ai hezitoi të mbështeste luftën e Vlorës kundër Italisë më 1920 dhe kjo ishte një nga pengjet e tij të mëdha në jetë. Siç e ka pohuar më vonë miqve të tij sidomos gjatë debateve me Ali Këlcyrën që ishte një nga protagonistët e Luftës së Vlorës, “thjesht nuk e besonte se ajo betejë mund të fitohej”. 

Ai u rikthye në vend, pas Kongresit të Lushnjës, dhe u zgjodh deputet I Vlorës në krahun konservator më 1923. 

Ai e përjetoi keq atë që quhej revolucion I Qershorit më 1924, ku revolucionarët e arrestuan në Vlorë dhe e morën me këmbë deri në Fier, mes të tjerash edhe si nip i Esat Pashë Toptanit nga nëna. 

Eqrem Bej Vlora, një biografi e shkurtër e “Beut” të

Debatet e tij me Ali Këlcyrën në këtë pikë kanë qenë gjithnjë të forta. Ndërsa ata jetonin bashkë në një shtëpi në Romë në vitet 50 kjo ishte një pikë e fort debati, sa herë që binte biseda. Ai akuzonte Ali Këlcyrën si frymëzues të Revolucionit të Qershorit dhe se kishin lartësuar padrejtësisht figurën e Avni Rustemit, një atentator që sipas tij nuk kishte asnjë vlerë . Për më tepër nuk ua falte kurrë që e kishin marrë me këmbë deri në Fier dhe për ti torturuar I kishin dhënë vaj recini që të hiqte barku rrugës. 

Hëna Këlcyra që jetonte me të dy në një shtëpi, tregon që babai I saj nuk e kundërshtonte për ankesat e tij, pro nuk pajtohej në asgjë me të, në këtë pikë. Për të Avni Rustemi ishte një patriot shqiptar. 

-Kur vendosëm të jetojmë bashke, babit I është dashur një vit kohë të vendosi thotë Hëna. Ishte I frikësuar se bashkëjetesa e detyruar me Eqrem Bej Vlorën dhe vëllain e tij mund të kthehesh në një armiqësi që do dëmtonte familjen pasi I kishin gratë motra. 
Por gjithçka shkoi perfekt. Edhe pse me Ali Këlcyrën, nuk pajtoheshin në shumë gjëra, kurrë nuk u hidhëruan me njëri tjetrin.  

“I vetmi problem ishte që unë duhet ti blija gazetat e majta italiane për babain e gazetat e djathta për xhaxha Eqremin në një kohë që nuk kishim lek për bukë dhe që mamaja ime nuk e  kuptonte çfarë I donin katër gazta, kur mund të lexonin një. 

Eqrem Bej Vlora, një biografi e shkurtër e “Beut” të

Eqrem Bej Vlora dhe Hena Kelcyra me veshje kombetare, ne nje nga festat e Flamurit ne Itali ne vitet 50.

Pas rikthimit të Zogut, Eqerem Bej Vlora u zgjodh senator I Vlorës më 1925. Nga viti 1927 u angazhua në shërbimin diplomatik dhe shkoi ambasador në Londër e më pas më 1929 këshilltar në Ministri, ambasador në Greqi, drejtor politik në Ministri të jashtme më 1933 dhe Sekretar I përgjithshëm më 1935. 

Më 1937 rikthehet në jetën politike si senator I Vlorës në parlamentin e Shqipërisë. 

Me pushtimin e Shqipërisë nga Italia, Eqrem Bej Vlora, shfaqi pre dispozicionin e tij pro italian. Ai mori pjesë në Mbledhjen e Kuvendit Kushtetues që vendosi bashkimin e shtetit shqiptar me Mbretërinë e Savojës, nën kurorën e Mbretit Viktor Emanuel dhe u ngarkua si shef I ceremonive të Mëkëmbësisë Mbretërore në Tiranë. 

Më pas ai u emërua si Ministër I Tokave të Lirueme, siç quhej Kosova dhe një pjesë e Maqedonisë që ju bashkëngjiten Shqipërisë nga Italia. 

Më 11 Nëntor të vitit 1944, ndërsa po përgatitej të largohej nga Shqipëria, ai banonte në hyrje të Rrugës së Durrësit aty ku sot është ambasada e Vatikanit. Rreziku që komunistët të hynin në Tiranë ishte I dukshëm. Ata ishin në kodrat e Dajtit prej një jave. Eqrem Beja Vlora kërkonte të gjente Mitrush Kutelin, (Dhimitër Pasko), që ti dorëzonte statujat e Apalonisë, pjesë e çiflikut të Ferit Pashë Vlorës që administrohej nga Eqrem Bej Vlora, si djali I madh I familjes Vlora që rridhte nga gjaku I Ferit Pashës. Kërkimet e tij në Apolloni dhe certifikimi prej tij I shumë gjetjeve u futën në bodrumin e Bankës Qendrore të Shqipërisë guvernator i së cilës ishte në atë kohë Mitrush Kuteli. 

Pas kësaj ai u largua I lehtësuar drejt Shkodrës e më pas drejt Austrisë dhe Italisë. Me vete mori tre statueta të vogla si kujtim. 

Në vitët pesëdhjet, kur ishin në krizë të fort financiare në Romë, rrethi i tij familjar, i sajuan një interes nga një muze në SHBA për statuetat. Në fakt deshën ti jepnin ca pare për të jetuar më mirë, duke bërë sikur i blenin statuetat. Në lojë kishte hyrë dhe qeveria italiane me sa duket. 
“Erdhi në shtëpi një djal që dukej i kulturuar dhe po i tregonte se do ti çonte ato në Muzeun Metropolitan të Neë York-ut. Kërkoi ti shihte. Eqrem Beu e pa me shumë dyshim megjithatë ja tregoi. Një prej tyre kishte hundën e thyer. 

-Shumë të mira qenkan i tha “blerësi” . Këtë hundën dhe mund tia ngjisim ska problem.” 

Eqrem Beu që ishte shumë dyshues deri atë moment, ju vërsul sipër, i mori statuetat dhe doli jashtë për të mos e parë që po qante. 

Kishte ecur rrugëve të Romës për disa orë derisa sa gjeti drejtorin e Muzeut dhe i dorëzoi aty statuetat me amanetin që dikur t’ia kthenin Shqiperisë. U kthye në mesnatë në shtëpi dhe nuk na foli me gojë, tregon Hëna. 

Të nesërmen tha vetëm një fjali: Ai ishte një horr. Me siguri e ka gjetur Safai. (Ishte fjala për vëllain e tij që nuk është se mërzitej shumë për tre statueta). 

Largimi I Eqrem Bej Vlorës nga Shqipëria shkaktoi një dramë më vete për familjen e tij në Vlorë. Gruaja e tij dhe dy vajzat mbetën në Vlorë për shkak se Eqrem Bej Vlora besonte se ata do të riktheheshin shpejt. Kur e kuptoi se mund të ishte kthim I pamundur, ai u dërgoi atyre fjalë të mundoheshin të hipnin në një linjë trageti për në Brindisi nga Vlora që në muajt e parë pas fitores së komunizmit ishte ende e lirë. 

Manush Myftiu, kushëri I tij që tanimë ishte pjesë e pushtetit të ri komunist, I ndihmoi ato ilegalisht të nxirrnin pasaporta, por mjerisht përpjekja e tyre u kuptua dhe u ndaluan të iknin duke u internuar në Kavajë Golem dhe Durrës deri në vitin 1990. 

U sekuestrua shtëpia e tij në qendër të Vlorës që fatmirësisht ruhet akoma dhe e trashëgoi vajza e vogël e tij. Aty u sekuestruan dhe librat dhe gjithë dorëshkrimet e tij. 

Bashkë me këto u sekuestrua dhe vakëfi i Ferit Pashës, xhaxhait të tij, që shtrihej nga Vlora në Fier buzë detit, dhe që në fakt ishte vakëf(Fondacion), ku gjysmat e të ardhurave i merrte teqeja e Kuz Babasë dhe gjysmat përdorshin për pes bursa nga Vlora për në Teresianum. Vakëfi buronte nga pronat e Ferit Pashë Vlorës, kryeministrit të Turqisë në vitin 1903, I cili ishte xhaxhi I Eqrem Bej Vlorës, vëllai I Syrja Beut. AI kishte vdekur në Itali dhe ishte sjellë në Kaninë më 1916, në një kohë trazirash, ku mezi i kishin lejuar dy djemtë e tij, të sillnin trupin e babait në Kaninë dhe të largoheshin brenda tre ditëve, për shkak të autoritetit të madh që kishte 

Vakëfi sipas amanetit të tij, administrohej nga mashkulli I madh I Familjes Vlora që rridhte nga gjaku I tij. Më 1944 administrator I këtij vakëfi ishte Eqrem Bej Vlora, dhe kur ai u sekuestrua nga komunistët, u shënua si një pronë që i merrej Eqrem Bej Vlorës. Në fakt është një pronë që i merrej një fondacioni. Gjithçka tjetër është spekulim. 

Familja e tij, gruaja dhe dy vajzat u vendosën fillimisht në Kavajë. 
Më vonë atyre ju bashkua dhe Shega Këlcyra, vajza e Muhamet Bej Këlcyrës, po ashtu baxhanak me Eqrem Bej Vlorën, i cili ishte beu i fundit i familjes Këlcyra. 

Komunikimi me Eqrem Bej Vlorën ka qenë një hsitori më vete. Atyre u dërgonin letra nga Gjermania, sikur të ishin, ish shoqe shkolle vajzave të Safa Vlorës, një prej te cilave ka qene ne shkolle ne Gjermani, me kartolina me veshje kombëtare austriake apo gjermane për të mos u kuptuar që komunikonin me familjen. 

 AI vdiq në vitin 1964, më 30 mars, 70 vjet me parë, pa mundur ti takoj më ato.  
Vajza e tij e madhe Lejla vdiq në vitin 1973 në Kavajë, pas një krize depresioni të cilës nuk mundi ti mbijetojë. Vajza tjetër e vogël Ajnisha Vlora, arriti të krijojë familje, të martohet me një djalë të një familje të persekutuar nga Kuçi, dhe të arrij dhe rikthimin e eshtrave të babait ë saj në Shqipëri më 2014.  

Duke bërë humor me këtë fakt, Hëna Këlcyra thotë se “xhaxha Eqremi do jetë rrotulluar në varr, kur të ketë mësuar se vajza ju martua me kuçjot. Me sa duket përvoja e tij si komandant i kuçjotueve me 1912 =kishte lënë gjurmët e veta. 
  
 Veprimtaria politike në emigracion. 

Në vitin 1946 Eqrem Bej Vlora dhe vëllai  I tij Safa Vlora u shpërngulën nga Austria në Itali për tu takuar me pjesën tjetër të emigracionit politik. Bashkë me ta ishte dhe Nuredin Bej Vlora, djali I Ferit Pashës, xhaxhait të Eqrem Bej Vlorës. 

Ata ishin fillimisht në një gjendje të keqe ekonomike . Ai u përfshi ne debatet e pamundësisë së bashkimit të legalistëve me ballistët në emigracion. Por nuk është se bashkimi funksionoi. Ka pasur përpjekje për të vendosur kontakte dhe me qeverinë greke, në përpjekje për të përdorur zemërimin e saj ndaj regjimit komunist në favor të tyre, por asgjë nuk është konkluduar. 

Bisedimet mes bllokut indipendent dhe Ballit Kombëtar përfunduan me një përpjekje për pajtim të palëve me Ahtmet Zogun që në atë kohë gjendjen në Kajro në Egjipt, por pa ndonjë rezultat politik. 

Pas këtyre përpjekjeve dhe sidomos pas dështimit dhe të përpjekjeve amerikane dhe angleze për dërgimin e forcave parashutiste në Shqipëri, Eqrem Bej Vlora hoqi dorë nga përfshirja në jetën politike të diasporës dhe filloi të merrej me atë dinte ta bënte më mirë, kulturën dhe historinë. 

Ai ishte një I papunë në Romë në fillim të viteve 50 dhe kërkoi të shkonte në Stamboll për të përkthyer arkivat osmane për Shqipërinë, përmes një projekti që e mundësoi qeveria italiane e asaj kohen ë përpjekje për ti gjetur një mundësi jetese. 

Ai u paraqit në legatën turke në Romë për të kërkuar vizë, port ë nesërmen e njoftuan se duhet të takohej me ambasadorin. 
Ambasadori I Turqisë në Romë e priti mirë por mjerisht I tha se nuk mund ti jepej vizë për në Turqi pasi familja Vlora është ende në listën e zezë të Turqisë për mungesë besnikërie që ka treguar ndaj Turqisë. 
Eqrem Bej Vlora i shpjegoi se Turqia moderne nuk ka pse mbron dështimin e Perandorisë Osmane por me sa duket vendimi ishte I prerë dhe Eqrem Bej

Vlora nuk shkoi dot në Stamboll.  

Ndërkohë më pas dhe me ndihmën e profesor Koliqit ai filloi një program në RAI ku çdo të shtune tregonte historinë e Shqipërisë në një emision që u bë shumë I dëgjuar. 

Pas vdekjes së Ali Këlcyrës me të cilën banonte në një apartament ai u zhvendos pranë të bijës së tij në Vjenë, pasi kishte fituar projektin e historisë së Shqipërisë nga Instituti i Studimeve për Evropën Juglindore në Munih. Ai vdiq duke e shkruar atë. Por dhe aq sa ka shkruar, ai ka mbetur një xhevahir I rrallë në historiografinë shqiptare. 

Eqrem Bej Vlora, një biografi e shkurtër e “Beut” të

Varri i Eqrem Bej Vlores ne Kaninë
… 
Kur Hëna Këlcyra vendosi të sjell eshtrat e tij në Shqipëri në vitin 2014, dhe qeveria shqiptare mori përsipër ta nderonte atë me një ceremoni zyrtare, ndodhi diçka që ishte një lloje ironie e fatit me gjithë jetën e tij, prej një intelektuali të shquar , në një rebel kundër Perandorisë dhe në fund si armik I saj.  

Avioni që do sillte arkivolin në Tiranë, nuk kishte vend dhe u desh të provohej një avion që bënte linjën Vjenë Stamboll Tiranë.  

Ironia ishte se arkivoli I tij u desh të qëndronte 24 orë në Stamboll I vdekur, duke përsëritur rrugën e jetës së tij që kishte nisur nga Stambolli në

Vjenë e pastaj në Shqipëri. Tani po kthehej i vdekur nga Vjena në Stamboll e prap në Shqipëri. 

“Kur zbuluam varrin, për çudi edhe pse kishte kaluar 50 vjet, një prej mëngëve të xhaketës ajo e djathta nuk ishte kalbur” më tha Hëna atë ditë. 

Ishte ajo që kishte shkruar historinë tonë. /Tema/ KultPlus.com

Vdes në moshën 75-vjeçare dramaturgu Christopher Durang

Ka vdekur në moshën 75-vjeçare dramaturgu Christopher Durang, mjeshtër i satirës dhe komedisë së zezë, i cili fitoi çmimin Tony për “Vanya dhe Sonia dhe Masha dhe Spike” dhe ishte finalist i çmimit Pulitzer me “Miss Witherspoon”.

Durang vdiq të martën në shtëpinë e tij në Pipersville, Pensilvani, nga komplikimet nga afazia primare progresive logopenike, tha agjenti i tij Patrick Herold.

Në vitin 2022 u zbulua se Durang ishte diagnostikuar në vitin 2016 me këtë çrregullim, një formë e rrallë e sëmundjes së Alzheimerit.

“Unë jam një nga ata njerëz që qesh me gjëra jo qesharake”, i tha Durang turmës në një konferencë të Shoqatës së Dramatistëve më 2013. “Nëse shikon të rriturit rreth teje të bëjnë të njëjtin gabim 20 herë radhazi, në një moment të caktuar ti dëshiron të hidhesh nga dritarja ose qeshësh. Unë kam qenë një nga ata që kam qeshur”.

Dramaturgu pati pa dyshim momentin e tij më të ndritshëm të karrierës me “Vanya dhe Sonia dhe Masha dhe Spike”, një shfaqje e ëmbël dhe e mprehtë e frymëzuar nga “Uncle Vanya” dhe “Tree Sisters” të Anton Chekhov me një oreks të madh të kulturës pop që arriti në Broadway me protagonist David Hyde Pierce, Sigourney Weaver dhe Kristine Nielsen.

7 vite pa artistin Françesk Radi

Sot janë bërë 7 vite nga vdekja e artistit Françesk Radi.

Françesk Radi (Tiranë, 13 shkurt 1950- 3 prill 2017) ishte këngëtar shqiptar nga Shqipëria. I përket brezit të artistëve të viteve `70 të shekullit XX. I cilёsuar si kantautori i parё shqiptar, ai solli risi nё muzikёn e lehtё moderne shqiptare.

Krijimtarija e tij që në fillesat e saj u shkëput nga formatet klasike të trajtimit të këngës së lehtë. Aranzhimi, struktura dhe shtjellimi i saj kanë tipare të qarta pop – rock të modelit anglo – amerikan, por dhe performanca e tij synonte të sillte ndërgjegjësim dhe ndryshime shoqërore.

Françesk Radi ishte njëherësh këngëtar – kantautor, kompozitor e instrumentist i shkëlqyer në kitarë, (dashuria për të cilën i lindi në moshën 5 vjeçare), e kitarë bass, kontrabas, piano, mandolinë e instrumente të ndryshme popullore si çifteli, sharki e tё tjera instrumente tё temperuar.

Si njohёs i mirё i tyre, i bёri pjesё tё krijimtarisё sё tij muzikore, duke bërë edhe muzik rock me çifteli.

Krijimtaria e tij e viteve `71 – `72 u kritikua për shfaqje të huaja dekadente – perëndimore moderniste. Françeskut iu hoq e drejta krijimtarise, skenës, e transmetimit radio – televiziv dhe e larguan nga Tirana. Ai u dërgua për ri-edukim në veri të vendit, në Fushë – Arrëz të rrethit të Pukës.

Për afro dy dekada iu hoq e drejta e pjesëmarjes në festivalin e këngës në Radio – Televizionin Publik Shqiptar, e vetmja medie vizive e kohës.

U rikthye në këtë skenë pas vitit 1991, që shënoi edhe rrëzimin e sistemit komunist në Shqipëri. Ai la pas një fond të pasur këngësh të muzikës lehtë, këngësh popullore të kënduara e të orkestruara prej tij dhe të risjella për kohën nën ritme të moderuara, ndër më të spikaturat.

Vlerësohet si kantautori me krijimtarinë më të pasur. Interpretimet e tij janë së pjesë e fondit “ Zëra të artë“ të muzikës shqiptare./ KultPlus.com

Panairi i librit në Shqipëri, për herë të parë do ekspozohen botime të rralla 200 vjeçare

Për të gjithë lexuesit e apasionuar pas veprave të rralla, Panairi i librit të ri, të vjetër dhe të përdorur po bëhet gati.

Një buqetë e larmishme me tituj të rrallë, kopje të botuara edhe para 200 vitesh do të ekspozohen për lexuesin të enjten dhe të premten në këtë panair.

Adhuruesit e klasikëve, folozofisë, shkencës mund të gjejnë në edhe botime të tirazheve të pakta të kolosëve të letërsisë botërore dhe jo vetëm.

“Interes të veçantë kanë botimet para 1945 në shqip. Janë tema specifike që nuk i gjen dot në librari. Kam dhjatën e Kostandin Kristoforidhit që është botuar në 1872, Ungjillin 1886, kam gjëra të rralla shumë. Ka shumë të apasionuar shumë”- u shpreh Novi.

Por sa referohen librat e vjetër për tu blerë?

“Ka dhe shumë të apasionuar, ka koleksionistë të shumtë, ka njerëz që duan të blejnë një libër. Më së shumti janë koleksionist”-tha Orges Novi.

Nuk ka as moshë të përcaktuar se cili lexues është i orientuar drejt librit të përdorur e të vjetër.

“Targeti fillon që tek studenti deri në moshën 80-vjeç.”-tha ai./euronews.al/KultPlus.com

A dhemb?

Poezi nga Entela Tabaku

A e ke provu me e tundë dorën në lamtumirë

 me i zgjatë gishtat në ajër ngadalë

 me e mbushë pëllambën me erë

 mandej me e lanë me të përshku

 dhe me ia ndi zhuritjen lëkurës që flladitet

 mallin mishit që bjen për thonjsh

 të fikunin gjakut që ik teposhtë

 me ia ndi dobësinë

 kocit që mpaket deri në palcë

 a e ke provu?

a dhemb?

NEKROLOGJI- Lamtumirë Ali Oseku!

Piktori i njohur Ali Oseku u nda nga jeta në moshën 80-vjeçare pas betejes me një sëmundje të rëndë. Oseku ishte një ndër artistët më emblematik të artit shqiptar në pesëdhjetë vitet e fundit.

Me të përfunduar studimet në Institutin e Lartë të Arteve, Ali Oseku u shndërrua në një prej figurave më tërheqëse në skenën e artit shqiptar të fillimviteve ’70, duke sjellë një frymë krejt të re për kohën përmes veprës së tij. Ai, ishte pjesë e atyre piktorëve të rinj, të cilët eksperimentonin një art “ndryshe” nga arti i realizmit socialist.

Kjo shkëndijë nuk zgjati shumë dhe u ndërpre nga ana e pushtetit komunist të kohës, duke bërë që disa nga protagonistët të burgoseshin. Në mesin e atyre që u burgosën për disa vjet, ishte edhe piktori Ali Oseku. Ai e kishte paramenduar se diçka e zezë do ndodhte në jetën e tij dhe pikërisht ashtu siç edhe e kishte menduar, pak para se ta arrestonin, dogji të gjitha tablotë e realizuara deri në atë kohë, përveç dy veprave që mundën të shpëtojnë dhe që sot ndodhen në studion e tij: “Portret burri” dhe “Portreti i nënës”.

Oseku, një nxënës i piktorit të madh Guri Madhi, është një “aliazh artistik 14-karatësh”, ku shkrihen bashkë në një harmoni hyjnore Picasso, Chagall, Jackson Pollock dhe Salvador Dali, idhujt e tij të dikurshëm, dhe për ndjekjen e stilit të tyre u burgos për katër vjet në periudhën e diktaturës (1975 – 1979), në burgun famëkeq të Spaçit.

Bashkëkohës i disa prej emrave më të shquar të artit shqiptar, Oseku në vitet 1959 – 1963 ndoqi liceun artistik “Jordan Misja”. Në vitin 1969, Ali Oseku u diplomua për pikturë në “Akademinë e Arteve të Bukura”, Tiranë. Nga viti 1970 deri në vitin 1973 bëhet skenograf i “Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit”.

Oseku ishte një nga artistët e dënuar me burg në vitin 1975, pasi ishte dërguar për riedukim më 1973. U dënua sepse vepra e tij u cilësua moderne. Pas daljes nga burgu (1979), punoi si punëtor krahu deri në vitin ’91, kur iu kthye krijimtarisë duke qenë kurator në Galerinë Kombëtare të Arteve dhe më pas pedagog e shef katedre në Akademinë e Arteve të Bukura.

Gjatë tri dekadave të fundit, Ali Oseku ka marrë pjesë në dhjetëra ekspozita personale dhe kolektive, brenda dhe jashtë vendit./ Liberale.al/ KultPlus.com

Gjej kohë…

Poezi nga Nënë Tereza

Gjej kohë të mendosh
Gjej kohë të lutesh
Gjej 
kohë të qeshesh
Është burimi i fuqisë
Është fuqia më e madhe mbi 
tokë
Është muzika e shpirtit.

Gjej kohë për të luajtur
Gjej kohë të 
duash dhe të duhesh
Gjej kohë të japësh
Është sekreti i rinisë së 
përjetshme
Është privilegj i dhënë prej Zotit
Dita është shumë e shkurtër 
për të qenë egoistë.

Gjej kohë të lexosh
Gjej kohë të jesh mik
Gjej 
kohë të punosh
Është burim mençurie
Është rruga e lumturisë
Është çmimi 
i suksesit.

Gjej kohë të bësh mirësi
Ështe çelësi i parajsës./KultPlus.com

Shpallen fituesit e Fondit të Krijimtarisë Letrare për të Rinj

Në Qendrën Kombëtare të Librit e Leximit u ndanë sot vlerësimet për fituesit e këtij viti të Fondit të Krijimtarisë Letrare për të Rinj.

Juria, e kryesuar nga Dom Gjergj Meta, me anëtarë Blendi Salaj e Brajan Sukaj, vlerësoi mes 9 dorëshkrimeve veprat: “Purple 2”, “Laku i Plakut” dhe “Vëllim me poezi”.

Shkrimtari Ermal Lala për romanin “Purple 2”, shtëpia botuese “Albas” me motivacionin: “Për rrjedhshmërinë e një rrëfimi që përfshin problematika shoqërore të brezit të ri”.

Andris Lleskai për librin me poezi “Laku i Plakut”, shtëpia botuese “Emal” me motivacionin: “Për poezi që synojnë gjetjen e shtigjeve të reja në figuracion dhe për imazhet që ndërton përmes vargjeve”.

Bujar Hoxhaj për librin me poezi “Vëllim me poezi”, shtëpia botuese “Dudaj” me motivacionin: “Për poezi që prekin tematika të ndjeshme të bashkëkohësisë dhe për një varg të ndërtuar mbi themele të letërsisë dhe kulturës botërore”.

Fondi i Krijimtarisë Letrare për të Rinj çdo vit, u jep mundësinë 3 autorëve të rinj të botojnë veprat e tyre të para. Në këtë aktivitetet të QKLL ishin të pranishëm shkrimtarët Ylljet Aliçka e Bashkim Hoxha, shkrimtarë të rinj, si dhe nxënës të gjimnazit “Petro Nini Luarasi”.

QKLL u uroi suksese shkrimtarëve fitues Ermal Lala, Andris Lleskai, Bujar Hoxhaj si edhe gjithë autorëve të tjerë pjesëmarrës në Fondin e Krijimtarisë Letrare për të Rinj./atsh/KultPlus.com

Drejtoresha Halimi në Ditën Ndërkombëtare të Letërsisë për Fëmijë: Hapëm dyert e imagjinatës duke lexuar letërsi së bashku me fëmijë

Për të shënuar Ditën Ndërkombëtare të Letërsisë për Fëmijë, drejtoresha e Kulturës në Komunën e Prishtinës, Sibel Halimi, sot ka zhvilluar një aktivitet të veçantë me fëmijët e Kopshtit “Zogjët” duke lexuar letërsi së bashku.

Në këtë aktivitet, drejtoresha Halimi ka thënë se me fëmijët diskutuan për përfitimet që sjell leximi në përgjithësi, duke konkluduar gjithashtu se përzgjedhja e asaj që lexohet është po aq e rëndësishme sa vetë të lexuarit.

“Në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Letërsisë për Fëmijë, hapem dyert e imagjinatës duke lexuar letërsi së bashku me fëmijtë.

Diskutuam për botën shumëngjyrshe që na ofron leximi duke konkluduar se aq sa leximi është me rëndësi se çfarë lexojmë!”, ka shkruar drejtoresha Halimi në facebook./ KultPlus.com

Mbahet mbledhje komemorative për profesoreshën Bajçinca- Brestovci, ministri Çeku: Gjurmët e saj do të mbeten gjithmonë të pashlyera

Sot, është mbajtur mbledhje komemorative në nderim të veprës së profesoreshës së ndjerë, Shqipe Bajçinca-Brestovci.

Profesoresha Bajçinca- Brestovci u cilësua si një nga personalitetet që kontribuoi shumë në fushën e sportit përgjatë gjithë jetës së saj.

Të pranishëm ishin familjet Bajçinca-Brestovci, ministri i Sportit, Hajrulla Çeku, zëvendësministrja Daulina Osmani, rektori i Universitetit të Prishtinës, Qerim Qerimi, dekani i Fakultetit të Edukimit Fizik dhe Sportit, Musa Selimi, presidenti i Federatës së hendbollit Eugen Saraqini, studentë, miq e bashkëpunëtorë të të ndjerës.

Ministri Çeku, në emër të Qeverisë së Kosovës, i shprehu ngushëllimet më të sinqerta familjes, duke shtuar se gjurmët e veprimtarisë së Shqipes do të mbeten gjithmonë të pashlyera dhe do të shërbejnë si frymëzim dhe motiv për gjeneratat e reja që do të ndjekin rrugën e saj.

Fjalën po ashtu e morën presidenti i KOK-ut, Ismet Krasniqi, kryetari i FHK-së, Eugen Saraqini, dekani i FEFS-it, Musa Selimi, rektori i UP-së, Qerim Qerimi dhe djali i të ndjerës, Gjergji./KultPlus.com

Kryeministri Kurti gazetarit në Veri: Serbia e ka një regjistër të pagesave që s’do që ta shohim as unë e as ti

I pyetur rreth çështjes së dinarit pasi ka dalë nga zyrat e Mitrovicës së Veriut, Kryeministri Albin Kurti ka biseduar afër 20 minuta me gazetarë të cilëve u është përgjigjur në gjuhën serbe.

Ai u ka thënë atyre që mënyra më e mirë që të zgjidhet çështja e dinarit është takimi mes dy guvernatorëve të të dyja vendeve.

Kurti: Mendoj se mënyra më e mirë që kjo të zgjidhet është ndërmjet guvernatorëve

Gazetari: Por Serbia nuk e pranon këtë…

Kurti: Nëse unë takohem me ish-Kryeministren Bërnabiq në Procesin e Berlinit apo me Presidentin Vuçiq në Bruksel, pse të mos takohen dy guvernatorët

Gazetari: Por ja procesi është duke u zhvilluar…

Kurti : Ne kemi aq shumë raste që zyrtarët e Kosovës dhe Serbisë takohen. Gjatë pandemisë ministri im Arben Vitia ka biseduar dhe bashkëpunuar me ministrin për shëndetësi në Serbi, mendoj se është quajtur Lonçar . Ne vec kemi bashkëpunuar, pse ata mu tani s’duan të bashkëpunojnë, kjo është vetëm për shkak të cash’it, nuk është për shkak të Republikës së Kosovës, nuk është për shkak të pavarësisë. Ata e kanë një regjistër që as ti e as unë nuk e dime, që e finacojnë me cash. Ata nuk duan që ky regjistër të shihet. Nëse këto transaksione do të zhvilloheshin me banka komerciale dhe me marrëveshje mes Bankës tonë Qenndrore dhe Bankës Popullore të Serbisë, atëherë do të shihnim se kush çka merr. Unë nuk jam kundër ndihmës financiare për serbët, por duhet ta dimë kush kujt i çonë para dhe për çfarë.

Kurti në veri: Vizituam përmendoren e Zymberit dhe vendin e pritës ku u vra Bunjaku nga terroristë që po fshihen në Serbi

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka qëndruar sot për vizitë në veri të vendit.

Në vizitën që kreu i qeverisë e pati në Mitrovicën e Veriut tha se me kryetarin e saj, Erden Atiq, folën për mbarëvajtjen e punëve atje.

“Me kryetarin Eden Atiq bashkëbiseduam për mbarëvajtjen e punëve këtu. Mbështetje si qeveri për këtë komunë dhe për të gjitha shërbimet që i jepen qytetarëve pa dallim”.

Kurti foli edhe për vizitat në përmendoren e policit të vrarë, Enver Zymberi dhe në vendin ku u vra edhe polici Afrim Bunjaku.

“Vizituam edhe përmendoren e Enver Zymberit që tani do t’i mbushte 45 vjet, por është vrarë, siç e dimë në korrik të 2011. Po ashtu, e vizituam edhe vendin ku ishte organizuar ajo prita kriminale ku është vrarë Afrim Bunjaku më 24 shtator të vitit të kaluar nga paramilitarët dhe terroristë që tash fshihen në Serbi”.

Kurti në Veri shkoi bashkë me ministrin e Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçlën dhe atë të Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqin.

Tolstoi, mbi 400 milionë kopje të veprave të shitura

Sa herë që mendoni mbi veprat e mëdha të letërsisë ruse, ka shumë mundësi që mendja t’iu shkojë menjëherë te shkrimtari Leon Tolstoi. Romanet e tij “Lufta dhe paqja” dhe “Ana Karenina” i mahnitën lexuesit kur u botuan për herë të parë, dhe më shumë se një shekull më vonë, konsiderohen ende si ndër veprat më të mira letrare të shkruara ndonjëherë. Por, shitjet e librave janë vetëm një pjesë e historisë. Ja çfarë duhet të dini më shumë për jetën dhe karrierën e Leon Tolstoit.

NUK E DONTE ROMANIN “LUFTA DHE PAQJA”

Shkrimi i kësaj vepre voluminoze, ishte një proces rraskapitës për Tolstoin. Ai e rishikoi vazhdimisht veprën, dhe vetëm për pjesën e parë realizoi 15 drafte dhe shpenzoi gati 1 vit për ta shkruar siç duhet. Por në fund, u shpërblye e gjithë puna e tij e palodhur. “Lufta dhe paqja” është padyshim vepra e tij më e famshme, dhe një nga romanet më të famshëm që është shkruar ndonjëherë. Por. pavarësisht se shpenzoi kaq shumë kohë me të (ose ndoshta për shkak të këtij fakti), Tolstoi u bë përçmues ndaj romanit. Në një letër drejtuar një miku të tij, ai shprehej se historia ishte e zmadhuar më shumë seç duhej. Ndërkohë në ditarin e tij, shkroi: ”Njerëzit më duan për vogëlsirat që kam shkruar – si Lufta dhe paqja e kështu me radhë – të cilat ata mendojnë se janë kaq shumë të rëndësishme”.

“ANA KARENINA” U FRYMËZUA NGA NJË NGJARJE REALE

Ngjarjet e Ana Kareninës mund të jenë bazuar tek një dramë e jetës reale, që preku mikun dhe njëherazi fqinjin e Leo Tolstoit, Aleksandër Nikolajeviç Bibikov, që kishte një lidhje romantike me një grua të quajtur Ana Stepanovna Pirogova. Por, Bibikov filloi që ta linte atë pas dore, në favor të dados gjermane të fëmijëve të tij. E pushtuar nga xhelozia, Stepanovna iku në fshat, ku u end e pikëlluar për disa ditë, përpara se t’i dilte para një treni, duke vrarë veten. Tolstoi ishte dëshmitar në autopsinë e saj, dhe ajo ngjarje e preku aq sa një vit më vonë, vendosi ta kthejë atë në një roman.

BASHKËSHORTJA E TIJ, SOFIA, ISHTE NJË ASET I PAÇMUAR PËR KARRIERËN E TIJ

Shumë artistë të mëdhenj, kanë përfituar nga puna e padukshme e partnerëve të tyre. Por, mbështetja që mori Leon Tolstoi nga gruaja e tij, ishte më se e dukshme. Sofia ulej përkrah tij gjatë kohës që ai shkruante, dhe i jepte shpesh sugjerime, apo ia redaktonte tekstin. Ishte ajo që ri–shkroi të gjitha draftet e tij, në mënyrë që ai të kishte një dorëshkrim të lexueshëm kur t’ua dërgonte botuesve, gjë që duhet të ketë qenë mjaft sfiduese, duke pasur parasysh numrin e lartë të faqeve të dorëshkrimeve të Tolstoit. Nga ana e biznesit, Sofia ishte ajo që e nxiti atë të botonte “Lufta dhe Paqja” si një roman të plotë, në vend të tregimeve në seri.

LEON TOLSTOI DHE SOFIA PATËN 13 FËMIJË

Me gruan e tij, Sofia, Leon Tolstoi pati 13 fëmijë, 8 nga të cilët mbijetuan deri në moshë madhore. Disa ndoqën shembullin e babait të tyre duke u bërë shkrimtarë, përfshirë Ilia Tolstoi dhe Lev Tolstoi. Sot janë gjallë qindra nga pasardhësit e tij të drejtpërdrejtë, ndërsa 2 herë në vit ata organizojnë mbledhjet familjare të Tolstoit në vilën e tij (sot një muze) në Jasnaja Poliana, Rusi.

NJË NGA SHKRIMTARËT MË TË SHITUR TË TË GJITHA KOHËRAVE

Është e vështirë të thuhet një shifër e saktë e kopjeve të shitura të librave të botuar para shekullit XX. Por, është e sigurt të thuhet se librat e Tolstoit janë best–seller të përhershëm. Vetëm në vitin 2004, “Ana Karenina” rifitoi interesin e lexuesit falë një promovimi nga “Klubi i Librit” të moderatores së njohur amerikane Opra Uinfri, dhe botuesi e rriti atë vit tirazhin nga 20.000 në 800.000 kopje. Romani “Lufta dhe paqja”, shiti kopje të mjaftueshme për t’u përfshirë në listën e 50 librave më të mirëve të shitur ndonjëherë në Britaninë e Madhe. Sipas disa vlerësimeve, deri më sot janë shitur më shumë se 400 milionë kopje të veprave të Tolstoit.

NUK E FITOI KURRË ÇMIMIN NOBEL

Kur Çmimi Nobel për Letërsi nisi të jepej për herë të parë në vitin 1901, shumë njerëz supozuan se fituesi do të ishte Leon Tolstoi. Në atë që cilësohet ende si një nga mospërfilljet më të mëdha në historinë e këtij çmimit, Nobeli iu dha atë vit poetit francez Salli Prydom. Dyzet e dy shkrimtarë dhe artistë suedezë i shkruan Tolstoit për t’i shprehur kundërshtimin e tyre ndaj vendimit të Komitetit të Nobelit. Por, shkrimtari rus iu përgjigj:“U lumturova kur mësova që nuk m’u dha Çmimi Nobel. Më privoi nga problemi i madh se si do t’i shpenzoja paratë”. Ai u dominua si kandidat deri në vitin 1906. /Hejza /KultPlus.com

Ekspozitë e përhershme në Spaç, me portretet e 49 të mbijetuarve

“E kaluara e tashme” do të titullohet ekspozita që do të ngrihet për të qëndruar përgjithmonë në Spaç të Mirditës.

49 portretet e ish-të burgosurve politike që janë ende në jetë, bashkë me rrëfimet e tyre do të jenë të hapura për publikun që prej datës 13 prill e në vazhdim. Kushdo mund të shohë trupëzimin e 49 portreteve në një skulpturë të vetme e cila kthehet në një monument të kujtesës kolektive, pikëtakim dhe pikënisje e procesit zhvillimor shoqëror.

Kjo ekspozitë është një akt artistik-kulturor i cili finalizohet me praninë e publikut, rinisë, institucioneve, dhe të gjithëve si aktorë aktivë të ndërtimit të një shoqërie.

Ekspozita audiovizuale e organizuar nga organizata jofitimprurese “Tek Bunkeri”, është një projekt i financuar nga Bashkimi Evropian, pjesë e programit të EU4Culture, zbatuar nga UNOPS, në partneritet me MEKI.

Për të realizuar skulpturat, janë kërkuar të mbijetuar nga burgu i Spaçit të cilët janë ende gjallë. “Tek Bunkeri” udhëtoi në 8 qytete të Shqipërisë ku u takua me më shumë se 60 ish të burgosur politikë, nga të cilët 49 u treguan të gatshëm të merrnin pjesë në këtë projekt, duke realizuar portretet e tyre e duke regjistruar historitë personale të përjetuara në burgun e Spaçit në Mirditë. Qëllimi i ekspozitës është të treguarit e kësaj pjese të historisë shqiptare me anë të krijimit të një skulpturë monumentale e cila do të qëndrojë përgjithmonë në Spaç. / atsh / KultPlus.com

‘S’paske pas një pikë meshirë’ (VIDEO)

facebook sharing button

Hafsa Zyberi është njëri ndër bilbilat e muzikës së mirfilltë shqipe. Ajo ka interpretuar kryesisht këngë të Shqipërisë së Mesme, të cilat këngë e bënë të pavdekshme për publikun shqiptar, shkruan KultPlus.

Në kohën e saj Zyberi ka interpretuar me këngëtaret tjera të shquara po ashtu, si: Fitnete Rexha, Nexhmije Pagarusha, Fatime Sokoli etj.

Hafsa Zyberi ka qenë gjithashtu edhe mësuesja e bilbilit aktual të këngëve të Shqipërisë së Mesme, Merita Halili.

KultPlus ju sjellë një nga interpretimet e saj më të bukura, këngën ‘Spaske pas një pikë mëshirë’:

‘Spaske pas një pikë mëshirë’

s’paske pas një pik mëshire,
qysh mësova unë ksi soj,
xhanëm aman
qysh mësova unë ksi soj.

(ref.)
s’pres prej teje farë të mire
vec me fol o njëher me goj
xhanëm aman.
vec me fol o njëher me goj.

pse m’ke marrë kaq shumë mëri
s’shkohet jeta me inat
xhanëm aman
s’shkohet jeta me inat

(ref.)
fol me gojë o syni i zi
mos ki frikë se ben mëkat
xhanëm aman
mos ki frikë se bën mëkat

paske pas moj zemrën hekur
qysh durove mori xhan
xhanëm aman
qysh durove mori xhan

jam betu se nuk du tjetër
trëndafile o në Elbasan
xhanëm aman
trënadafile o në Elbasan. /KultPlus.com

Ministrja Nagavci: 160 mijë euro për projektet tekniko-shkencore Shqipëri-Kosovë

Ministrja e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arbërie Nagavci ka njoftuar se kanë publikuar vendimin me përfituesit e thirrjes së dytë tekniko-shkencore Shqipëri-Kosovë të komitetit të përbashkët të të dyja shteteve, përcjell KultPlus.

Në këtë thirrje kanë aplikuar gjithsej 35 projekt propozime. Komiteti i përbashkët, në këtë fazë ka përzgjedhur 16 projekte përfituese. Secili projekt do të financohet në vlerë prej 10.000 mijë euro.

“160 mijë euro për projektet tekniko-shkencore Shqipëri-Kosovë. Kohëzgjatja e secilit projekt të financuar në kuadër të këtij programi, do të zgjasë për një periudhë maksimumi 2 vjeçare nga momenti i nënshkrimit për financimin e secilit projekt.

Përkrahja jonë për shkencën nuk do të ndalet. Me shumë përkushtim sikurse deri tani, do të ndërmarrim veprime konkrete në mbështetje të punës kërkimore-shkencore”, ka shkruar ministrja Nagavci. / KultPlus.com

Hyn në fuqi Ligji për trafikun, dënime të larta

Nisur nga sot, më 3 prill hyn në fuqi Ligji i ri për trafikun rrugor, ligj ky që parasheh masa dhe gjoba të ashpra për shkelësit e rregullave në komunikacion.

Gjobat që parashihen me ligjin e ri janë nga 20 euro deri në 6 mijë euro, gjersa ligji parasheh gjobat të ashpra për ata që tejkalojnë shpejtësinë e lejuar, nuk respektojnë semaforin, nuk vendosin rripin e sigurisë.

Gjoba janë paraparë edhe për këmbësorët që nuk kalojnë në vendkalimin e dedikuar për ta, ndërkaq me ligj është rregulluar edhe çështja e përdorimit të trotinetëve elektrikë.

Sot kanë filluar gjoba të shumta, ku qytetarët thonë se janë shumë të larta dënimet, përkundër pagave që marrin.

Sipas Ligjit të ri, i cili është publikuar në Gazetën Zyrtare më 19.03.2024 dënimi me gjobë për personat që nuk vënë rripin e sigurisë do të jetë 150 euro. Mosvënia e rripit të sigurisë me Ligjin e kaluar dënohej me 40 euro gjobë.

Gjatë vozitjes nuk lejohet përdorimi i telefonit. Këtë e ka paraparë Ligji për rregullat e trafikut rrugor. Nëse një person përdor telefonin gjatë vozitjes i njëjti do të dënohet me 100 euro gjobë dhe do t’i shqiptohet një pikë negative.

Nëse veprimi i njëjt i përdorimit të telefonit përsëritet për herë të dytë, ngasësi i veturës do të dënohet me 200 euro gjobë dhe me shqiptimin e dy pikëve negative dhe do t’i ndalohet ngasja për tre muaj.

Ndërsa nëse për më shumë se dy herë vozitësi ka përdorur telefonin do të dënohet me gjobë në shumën 500 euro, do t’i shqiptohen tri pikë negative dhe do t’i ndalohet ngasja e veturës në kohëzgjatje prej 6 muajsh.

Ligji i vjetër, parashihte 40 euro dënim me gjobë për këtë shkelje.

Ligjvënësi ka paraparë që të ashpërsojë dënimin edhe ndaj këmbësorëve që në vendkalimin për këmbësorë përdorin telefonin apo dëgjuese me të cilat do të mund të humbnin koncentrimin.

Ligji i ri ka paraparë dënimin deri në 50 euro gjobë kurse Ligji i vjetër këtë veprim të këmbësorit e kishte konsideruar si kundërvajtje, e cila dënohej me 40 euro gjobë.

Tutje, Ligji i ri parasheh dënime me të ashpra për vozitësit të cilët nuk e respektojnë shpejtësinë e rekomanduar.

Kështu nëse një vozitës jashtë zonës së banimit- pra në autostradë magjistrale, vozitë me mbi 100km/h më shumë se shpejtësia e lejuar, ai do të dënohet me 500 euro gjobë, shqiptimin e 5 pikëve negative dhe 6 muaj do t’i ndalohet vozitja e automjetit.

Ndërsa Ligji i vjetër, për tejkalimin e shpejtësisë jashtë zonës urbane kishte paraparë dënimin prej 200-600 euro gjobë, nëse tejkalimi i shpejtësisë ka qenë 50 km/h më shumë se shpejtësia e lejuar. Krahas gjobës, nëse është tejkaluar shpejtësia ishte paraparë shqiptimi i 3 pikëve negative dhe 3 muaj do t’i ndalohej vozitja e automjetit.

Dënime më të ashpra janë paraparë edhe për vozitësit që bëjnë gara jashtë vendbanimeve apo brenda vendbanimeve.

Kushdo që bën gara jashtë vendbanimit do të dënohet me 400 euro gjobë, shqiptimin e katër pikëve negative dhe 10 muaj do t’i ndalohet vozitja e automjetit. Kurse nëse garat bëhen brenda vendit ku ka banim, dënimi do të jetë më i ashpër, prej 500 eurove dënim me gjobë, shqiptimin e pesë pikëve negative dhe 12 muaj do t’i ndalohet personit që të vozitë automjetin.

Tutje, Ligji i ri ia ndalon vozitësit të automjetit të mbajë në prehër dikë tjetër, duke përfshirë këtu edhe fëmijët, gjë të cilën nuk e kishte specifikuar Ligji i vjetër.

Ligji i ri ka paraparë dënimin me gjobë prej 400 euro, shqiptimin e 5 pikëve negative dhe ndalim të vozitjes së automjetit për 6 muaj nëse mban në prehër dikë tjetër.

Kushdo që ka pasur të vendosur folie apo ndonjë material tjetër me të cilin do t’i ndihmonte në errësimin e xhamave të veturës me Ligjin e vjetër ishte dënuar me 60 euro dënim me gjobë. Ligji i ri nuk ka specifikuar asnjë nen apo paragraf me të cilën do ta rregullonte këtë veprim të shoferit.

Arkivi i Filmit përkujton sot regjisorët Adriana Elini dhe Kristaq Mitro

Arkivi Qendror Shtetëror i Filmit përkujtoi sot dy kineastë të nderuar të filmit shqiptar. Në faqen online të AQSHF shkruhet se ata krijuan dhe fiksuan në celuloid jetën, njerëzit, punën, peizazhin e Shqipërisë së viteve ’60 – ’80, periudha më e dokumentuar falë punës e përkushtimit të punonjësve të kinematografisë.

AQSHF nderoi sot kujtimin e Adriana Elinit (1937 – 1994) dhe Kristaq Mitros (1945-2023).

Regjisorja Adriana Elini përkujtohet në 87-vjetorin e lindjes. Ajo realizoi dhjetëra filma dokumentarë e kronikalë, ku trajtoi me shumë dashuri e vërtetësi tema të ditës, figurën e punëtorit dhe të fëmijëve, të një Shqipërie që nuk është më.

Regjisorja e disa çmimeve në festivalet e filmit dokumentar, Adriana Elini-Xhajanka i përket brezit të regjisoreve që filluan punë në fund të viteve ’50, por ajo me pasionin e dashurinë për profesionin nga regjisore montazhi kaloi në regjisore dokumentari dhe për mëse tri dekada krijoi vlera në fushën e kinematografisë.

Ajo realizoi rreth 40 dokumentarë artistikë, reportazhe, kronika të ngjarjeve të kohës ku një veçori e saj ka qenë edhe trajtimi i filmit portret ndërmjet të cilit ajo ka “vizatuar” bashkëkohësit e saj.

Ndërsa regjisori Kristaq Mitro u përkujtua në përvjetorin e parë të ndarjes nga jeta. “Kristaqi na ka lënë trashëgimi vepra të mrekullueshme të filmit artistik si “Nusja dhe shtetrrethimi” apo “Dimri i fundit” si dhe ka edukuar breza kineastësh si pedagog në Universitetin e Arteve”, shkroi AQSHF.

Kristaq Mitro, “Artist i Merituar”, është një nga regjisorët më të njohur të kinematografisë shqiptare, që ka lënë gjurmë në historinë e filmit tonë. Për vite të tëra ka qenë edhe pedagog në Akademinë e Arteve.

Mitro është regjisor i 12 filmave shqiptarë shumë të njohur si, “Kur zbardhi një ditë”, “Tokë e përgjakur”, “Dimri i fundit”, “Nusja dhe shtetrrethimi”, “Liri a vdekje”, “Telefoni i një mëngjesi” etj./ atsh / KultPlus.com

Tirana, kryeqendra e turizmit europian nga 7-9 prill

Shqipëria do të kthehet epiqendër e turizmit europian nga data 7 deri më 9 prill, ku për herë të parë do të mirëpresë takimin e Komisionit për Europën të Organizatës Botërore të Turizmit.

Komisionin për Europën i Organizatës Botërore të Turizmit ka zgjedhur Tiranën si vendin e kësaj mbledhjeje të rëndësishme, që bëhet një herë në vit. Kjo do të jetë hera e parë që zhvillohet në Tiranë, ku do të mblidhen 40 ministra të Turizmit nga të gjitha vendet e kontinentit Europian.

1 muaj më parë Shqipëria u shpall “Vendi i nderit” në Panairin e Turizmit në Berlin. Pikërisht në këtë edicion të këtij panairi u nënshkrua marrëveshja e organizimit të mbledhjes së 70-të të Komisionit për Evropën të UNWTO në Tiranë, në datat 7-9 prill.

UNWTO e renditi Shqipërinë të parën në Europë për rikuperimin e flukseve turistike gjatë vitit 2023, ndërsa gjatë dy muajve të parë të vitit 2024 vendi ynë u vizitua nga 1 milion vizitorë të huaj, sipas të dhënave të publikuara nga Ministria e Turizmit dhe Mjedisit. / atsh / KultPlus.com

Më shumë se 200 artistë japin alarmin për një përdorim “predator” të inteligjencës artificiale në muzikë

Në një letër të hapur, Billie Eilish, grupi i rrokut amerikan Pearl Jam apo trashëgimtarët e Frank Sinatra bëjnë thirrje për një mbrojtje më të mirë të krijimit dhe të drejtave të autorëve përballë një kërcënimi që mundet “të shkatërrojë ekosistemin e muzikës”, thonë zërat e famshëm të muzikës.

Përdorimi i inteligjencës artificiale ngre disa shqetësime më të forta në botën e muzikës. Në një letër të hapur të lëshuar të martën e 2 Prillit, më shumë se 200 artistë të njohur, mes tyre emra si Billie Eilish, Nicki Minaj dhe Stevie Ëonder bëjnë thirrje për të mbrojtur më mirë krijimin dhe të drejtat e autorëve nga kërcënimet që i vijnë këtyre nga inteligjenca artificiale.

“Ne duhet të mbrohemi kundër një përdorimi predator të inteligjencës artificiale për të vjedhur zërin dhe ngjashmëritë e artistëve profesionistë, për të dhunuar të drejtat e krijuesit dhe për të shkatërruar ekosistemin e muzikës”. – shkruajnë gjithashtu Katy Perry, Norah Jones, Camila Cabello dhe trashëgimtarët e Bob Marley apo të Frank Sinatra në këtë letër të sjellë nga organizata Aleanca për të Drejtat e Artistëve.

“Ne kërkojmë që të gjitha platformat muzikore dhe të gjithë shërbimet muzikore të angazhohen që të mos zhvillojnë ose të aplikojnë teknologji me përmbajtje apo mjete për gjenerimin e muzikës me IA që minojnë ose zëvendësojnë artin njerëzor të autorëve-kompozitorë dhe të artistëve, ose që na privojnë për një shpërblim për punën tonë”. – mund të lexohet akoma në këtë letër të firmosur nga grupet Pearl Jam dhe R.E.M.

Zhvillimi i Inteligjencës Artificiale përbën një sërë kërcënimesh për krijimin artistik, me mundësinë e saj për të replikuar zërat e famshëm. Për firmosësit e letrës, inteligjenca artificiale përbën “një potencial të madh për zhvillimin e kreativitetit njerëzor”, por  “ndërmarrjet më të fuqishme dhe më të mëdha janë tashmë duke përdorur pa autorizimin tonë punën tonë për të ndërtuar modele të IA”.

Muajin e kaluar, Shteti i Tenesisë – një nga qendrat nevralgjike të industrisë muzikor në Nashville – ishte i pari në Shtetet e Bashkuara që adoptoi një ligj që kishte synim të mbronte profesionistët e industrisë muzikore kundër kërcënimeve të IA. Ky ligj, quajtur “Ligji Elvis” (akronim), ligj për sigurinë e imazhit, të zërit dhe të ngjashmërisë). ‘

Ligji, që hyn në fuqi me një korrik u përshëndet nga aktorët e planit të parë të industrisë muzikore, me ndalimet që mjetet e IA të riprodhojnë zërin e artistëve pa lejen e tyre. Një legjislacion i ngjashëm është në process ekzaminimi në nivel federal, në Kongresin Amerikan, dhe në shtete të tjera.

Grupi i madh i specialistëve të industrisë muzikore Universal Music Group ka cituar Inteligjencën Artificiale si një nga faktorët e prishjes së negociatave me rrjetin social TikTok, kjo ka rezultuar në heqjen nga platforma të shumicës së artistëve të UMG. A.K./Tema / KultPlus.com