Eqrem Bej Vlora, një biografi e shkurtër e ‘Beut’ të kulturës shqiptare

Fundjavën e fundit të Marsit më 1964, pasi  përgatiti vet dhe spageti për darkën e tij modeste , në shtëpinë ku banonte me Hëna Këlcyrën në Vjenë, Eqrem Bej Vlora nuk kishte më fuqi të vazhdonte punën të shkruante librin e  tij mbi historinë e Shqipërisë. Ndjehej keq dhe duhet të shkonte në spital.

Hëna, e cila kujdesej për të, prej një viti në Vjenë, ku ai u zhvendos për të shkruar librin e tij mbi Historinë e Shqipërisë, lajmëroi urgjencën e spitalit. Ishte fundjavë e Marsit 1964, dhe spitali nuk kishte personelin e plot. Mjeku roje konstatoi hemorragji celebrale, dhe I duhej ta fuste direkt e në sallë të operacionit.  

Ai e pyeti Hënën nëse mund të bënte një rol si plotësuese në ekipin e operacionit pasi kishte mungesa. Ndërkohë pacienti Eqrem Bej Vlora komunikonte vet me mjekun në gjermanisht dhe I shpjegonte se çfarë mund të kishte pësuar. 

Ndërsa mjeku po përgatiste narkozën, e pyeti Hëna Këlcyrën:  

-Në çfarë gjuhe flet me ju zotëria? 
-Në shqip, I tha Hëna. 
-A e flet dhe këtë gjuhën si gjermanishten? 
-Domosdo që e flet, I tha Hëna. 
-Si ka mundësi një njeri në pikën e fundit të jetës të jetë kaq skurpuloz dhe të na përgjigjet të dyve në gjuhën e vet, me kaq mjeshtëri tha mjeku. Çfarë pune ka bërë ky zotëri? 
-Atë nuk ja shpjegoja dot me dy fjalë, tha Hëna. Por ja shpjegova për orët në vazhdim derisa xhaxha Eqremi doli nga operacioni por nuk ja doli të mbijetojë. 

Ishte një humbje e rënd, mbi të gjitha për kulturën shqiptare pasi ai la në mes një nga librat më të mirë të historisë së Shqipërisë, pro mjerisht e çoi atë deri në mes të viteve 20, ndërsa I kishte përfunduar skedat për gjithë historinë deri në vitin 1944. 

Kush ishte Eqrem Bej Vlora? 

Rastësia, ka bërë qe ai ta ketë ditëlindjen më 27 Nëntor të vitit 1886, një ditë para datës 28 Nentor, të cilën Familja Vlora do ta kthente në datë të lindjes së shtetit shqiptar.  

Ai është djali i Syrja Bej Vlorës kandidatit për themelues të shtetit shqiptar  dhe Mihria Toptanit, nga familja e njohur e Tiranës. 

Pas shkollimit privat në Vlorë me një mësues zviceran, Eqrem Bej Vlora vazhdoi gjimnazin e famshëm privat të Vjenes, “Theresianische Akademie” dhe më pas thelloi studimet për orientalistikë në po këtë shkollë. 

Pas vitit 1907, kur mbaroi “Theresianumin” ai u emërua nëpunës në Stamboll si sekretar ligjor në Ministrinë e punëve të jashtme dhe u angazhua në disa misione ndërkombëtare .  

AI I kaloi gradat e nëpunësit civil në vitin 1909 dhe më 1911 duke marrë gradën e Sekretarit të Parë. 
Ndërsa ishte me leje në Shqipëri, dhe nisi Lufta Ballkanike, në Gushtë 1912, ai u emërua me dekret të Komandës së Përgjithshme osmane si komandant I vullnetarëve të Labërisë në frontin e Labërise kundër Greqisë me qendër në Kuç. 

Kjo është dhe një periudhë nga më mbresëlënëset në formimin e tij si shtetar pasi I duhej të ishte një zyrtar Osman që mbronte kufijtë e perandorisë osmane dhe shtetit të ri shqiptar, në të njëjtën kohë. 

Kur u zgjodh si delegate I Vlorës në mbledhjen Kushtetuese të shpalljes së pavarësisë, dhe u thirr nga Ismail Beu të vinte në Vlorë, ai hezitoi duke I thënë se kishte ende detyrë të ruante kufirin jugor të Shqipërisë nga rreziku grek në bazë të mandatit që kishte nga Komanda e Përgjithshme. 

Zgjedhja si përfaqësues I Vlorës në Kuvendin e Pavarësisë ishte kërkuar më parë nga një përfaqësi e popullit të Vlorës. Përmes një telegrami dërguar nga Vlora në Kuç ku mendohej se Eqrem Bej Vlora kishte shtabin e tij të luftës. Qemal Risilia njoftonte Eqerem Bej Vlorën se ishte zgjedhur si përfaqësues ii popullit të Vlorës në këtë Kuvend. 

Eqrem Bej Vlora, një biografi e shkurtër e “Beut” të
  
 Faksimile e telegramit që Qemal Risilia i dërgonte Eqrem bej Vlores ne Kuç, ku e njoftonte se ishte zgjedhur përfaqësues i popullit të Vlorës ne Kuvendin e Pavarësisë 

Eqrem Bej Vlora u zgjodh si senator në Kuvendin e Përgjithshëm edhe pse ai nuk mori pjesë në mbledhjen e shpalljes së pavarësisë.  

Shumë vet e shikonin refuzimin për të marr pjesë në mbledhje si një hatërmbetje që pavarësinë po shpallte Ismail Bej Vlora dhe jo Syrja Bej Vlora, babai i tij. Por nuk ishte aq e vërtet. 

Krisja brenda familjes Vlora për rivalitetin e Themeluesit të shtetit shqiptar kishte bërë të vetën, por Eqrem Bej Vlora, ka qenë njeriu që ka bindur babin e tij Syrja Vlora ti hapte rrugë Ismail Bej Vlorës, pasi ishte më perëndimor dhe më I pranuar nga shtet fqinje, se Syrja Bej Vlora, I cili kishte një formim tërësisht Osman. 

Syrja Bej Vlora pranoi këshillin e të birit me kusht që pasi të bëhej shteti të ikte ambasador në Austri , pasi nuk e duronte dot të drejtohej nga Ismail Beu. 

Eqrem Bej Vlora, një biografi e shkurtër e “Beut” të

Familja e Syrja Bej Vlores

Ismail Bej Vlora që e kishte shumë merak ruajtjen e unitetit brenda Familjes Vlora, sapo përfundoi mbledhja I dërgoi atij një telegram Eqrem bej Vlorës, aty ku ishte në frontin e Labërisë kundër grekëve dhe mbështetësve të tyre pro grek të Himarës,  duke ju lutur të shmangte përgjakjen me grekët pasi nuk ishte në interes të njohjes së shtetit të ri shqiptar. 

Në telegram thuhej: 
“Kongresi i Shqipërisë u mblodh ditën e enjte. Me unanimitet u shpall Pavarësia e Shqipërisë, u formua Qeveria Provizore, kryesia e së cilës m’u ngarkua mua. Iu komunikua Mbretërive të Mëdha, gjithashtu edhe shteteve ballkanike. Pavarësia e jonë është duke u vërtetuar. Derisa të vendoset nga Mbretëritë (e Mëdha) kthimi i vendeve tona, që sot ndodhen nën okupim, Kongresi vendosi që ndaj ushtrisë greke dhe ushtrive të tjera ballkanike, që ndodhen në tokën shqiptare, nuk do të mbahet ndonjë qëndrim armiqësor dhe do të mjaftohemi duke marrë një qëndrim mbrojtës. Ky vendim, sado që iu ishte njoftuar me mjete të posaçme komandantëve të ushtrisë, që ndodheshin në Kurvelesh e në Llogora, në telegramin tuaj dërguar Xhemil Beut [Vlorës], njoftohej se përpjekjet filluan me rreptësi. Është për të ardhur keq se kjo situatë dëmton iniciativat dhe veprimet politike, gjë që është shumë keq. Në ushtrinë që ndodhet atij krahu ngrini flamurin e Shqipërisë dhe në një mënyrë të përshtatshme u njoftoni ushtarëve se nuk është nevoja që të përdoren armët pa u sulmuar nga ndonjë krah dhe, medoemos, të mbahet një qëndrim mbrojtës. 
Juve, mbasi jeni shënuar anëtar i Kongresit në emër të Vlorës, me qëllim që të përfitohet nga zgjuarsia dhe dituria juaj, jeni të lutur të ktheheni sa më shpejt, djali im. 

28 nëntor 1328 (1912) 
Kryetar i Qeverisë Provizore 

Eqrem Bej Vlora I ka kthyer një përgjigje të thatë që siç e shpjegon dhe në kujtimet e veta, I tregon atij se ishte duke kryer një detyrë që ja kishte ngarkuar qeveria në fuqi, që nënkuptonte perandorinë osmane. 

Më pas deri në ardhjen e Pric Vidit në Shqipëri, ai u përpoq të menaxhonte kaosin dhe konfliktet brenda shtetit të parë shqiptar si dhe rreziqet nga fqinji jugor, Greqia, e cila hyri në aleancë me bandat injorante të Haxhi Qamilit që kundërshtonin pavarësinë dhe kërkonin “babën Sulltan”. 

Me ardhjen e Princ Vidit, ai shërbeu si këshilltar I tij në zgjidhjen e konflikteve me fraksionet rivale shqiptare kryesisht Esat Pashë Toptanin që e kishte dajë, dhe fraksionet e tjera të Shqipërisë së Mesme që pranonin dhe kundërshtonin kurorën e Princit sipas honorarëve që u jepnin të huajt e tjerë. 

Në mars të 2014 ai u emërua Sekretar I përgjithshëm I Ministrisë ë Punëve të Jashtme në kabinetin e Turhan Pashë Përmetit në Durrës, por nuk I rezistoi dot trazirave të luftës parë ballkanike dhe u largua nga Shqipëria për disa kohë. 

Ai hezitoi të mbështeste luftën e Vlorës kundër Italisë më 1920 dhe kjo ishte një nga pengjet e tij të mëdha në jetë. Siç e ka pohuar më vonë miqve të tij sidomos gjatë debateve me Ali Këlcyrën që ishte një nga protagonistët e Luftës së Vlorës, “thjesht nuk e besonte se ajo betejë mund të fitohej”. 

Ai u rikthye në vend, pas Kongresit të Lushnjës, dhe u zgjodh deputet I Vlorës në krahun konservator më 1923. 

Ai e përjetoi keq atë që quhej revolucion I Qershorit më 1924, ku revolucionarët e arrestuan në Vlorë dhe e morën me këmbë deri në Fier, mes të tjerash edhe si nip i Esat Pashë Toptanit nga nëna. 

Eqrem Bej Vlora, një biografi e shkurtër e “Beut” të

Debatet e tij me Ali Këlcyrën në këtë pikë kanë qenë gjithnjë të forta. Ndërsa ata jetonin bashkë në një shtëpi në Romë në vitet 50 kjo ishte një pikë e fort debati, sa herë që binte biseda. Ai akuzonte Ali Këlcyrën si frymëzues të Revolucionit të Qershorit dhe se kishin lartësuar padrejtësisht figurën e Avni Rustemit, një atentator që sipas tij nuk kishte asnjë vlerë . Për më tepër nuk ua falte kurrë që e kishin marrë me këmbë deri në Fier dhe për ti torturuar I kishin dhënë vaj recini që të hiqte barku rrugës. 

Hëna Këlcyra që jetonte me të dy në një shtëpi, tregon që babai I saj nuk e kundërshtonte për ankesat e tij, pro nuk pajtohej në asgjë me të, në këtë pikë. Për të Avni Rustemi ishte një patriot shqiptar. 

-Kur vendosëm të jetojmë bashke, babit I është dashur një vit kohë të vendosi thotë Hëna. Ishte I frikësuar se bashkëjetesa e detyruar me Eqrem Bej Vlorën dhe vëllain e tij mund të kthehesh në një armiqësi që do dëmtonte familjen pasi I kishin gratë motra. 
Por gjithçka shkoi perfekt. Edhe pse me Ali Këlcyrën, nuk pajtoheshin në shumë gjëra, kurrë nuk u hidhëruan me njëri tjetrin.  

“I vetmi problem ishte që unë duhet ti blija gazetat e majta italiane për babain e gazetat e djathta për xhaxha Eqremin në një kohë që nuk kishim lek për bukë dhe që mamaja ime nuk e  kuptonte çfarë I donin katër gazta, kur mund të lexonin një. 

Eqrem Bej Vlora, një biografi e shkurtër e “Beut” të

Eqrem Bej Vlora dhe Hena Kelcyra me veshje kombetare, ne nje nga festat e Flamurit ne Itali ne vitet 50.

Pas rikthimit të Zogut, Eqerem Bej Vlora u zgjodh senator I Vlorës më 1925. Nga viti 1927 u angazhua në shërbimin diplomatik dhe shkoi ambasador në Londër e më pas më 1929 këshilltar në Ministri, ambasador në Greqi, drejtor politik në Ministri të jashtme më 1933 dhe Sekretar I përgjithshëm më 1935. 

Më 1937 rikthehet në jetën politike si senator I Vlorës në parlamentin e Shqipërisë. 

Me pushtimin e Shqipërisë nga Italia, Eqrem Bej Vlora, shfaqi pre dispozicionin e tij pro italian. Ai mori pjesë në Mbledhjen e Kuvendit Kushtetues që vendosi bashkimin e shtetit shqiptar me Mbretërinë e Savojës, nën kurorën e Mbretit Viktor Emanuel dhe u ngarkua si shef I ceremonive të Mëkëmbësisë Mbretërore në Tiranë. 

Më pas ai u emërua si Ministër I Tokave të Lirueme, siç quhej Kosova dhe një pjesë e Maqedonisë që ju bashkëngjiten Shqipërisë nga Italia. 

Më 11 Nëntor të vitit 1944, ndërsa po përgatitej të largohej nga Shqipëria, ai banonte në hyrje të Rrugës së Durrësit aty ku sot është ambasada e Vatikanit. Rreziku që komunistët të hynin në Tiranë ishte I dukshëm. Ata ishin në kodrat e Dajtit prej një jave. Eqrem Beja Vlora kërkonte të gjente Mitrush Kutelin, (Dhimitër Pasko), që ti dorëzonte statujat e Apalonisë, pjesë e çiflikut të Ferit Pashë Vlorës që administrohej nga Eqrem Bej Vlora, si djali I madh I familjes Vlora që rridhte nga gjaku I Ferit Pashës. Kërkimet e tij në Apolloni dhe certifikimi prej tij I shumë gjetjeve u futën në bodrumin e Bankës Qendrore të Shqipërisë guvernator i së cilës ishte në atë kohë Mitrush Kuteli. 

Pas kësaj ai u largua I lehtësuar drejt Shkodrës e më pas drejt Austrisë dhe Italisë. Me vete mori tre statueta të vogla si kujtim. 

Në vitët pesëdhjet, kur ishin në krizë të fort financiare në Romë, rrethi i tij familjar, i sajuan një interes nga një muze në SHBA për statuetat. Në fakt deshën ti jepnin ca pare për të jetuar më mirë, duke bërë sikur i blenin statuetat. Në lojë kishte hyrë dhe qeveria italiane me sa duket. 
“Erdhi në shtëpi një djal që dukej i kulturuar dhe po i tregonte se do ti çonte ato në Muzeun Metropolitan të Neë York-ut. Kërkoi ti shihte. Eqrem Beu e pa me shumë dyshim megjithatë ja tregoi. Një prej tyre kishte hundën e thyer. 

-Shumë të mira qenkan i tha “blerësi” . Këtë hundën dhe mund tia ngjisim ska problem.” 

Eqrem Beu që ishte shumë dyshues deri atë moment, ju vërsul sipër, i mori statuetat dhe doli jashtë për të mos e parë që po qante. 

Kishte ecur rrugëve të Romës për disa orë derisa sa gjeti drejtorin e Muzeut dhe i dorëzoi aty statuetat me amanetin që dikur t’ia kthenin Shqiperisë. U kthye në mesnatë në shtëpi dhe nuk na foli me gojë, tregon Hëna. 

Të nesërmen tha vetëm një fjali: Ai ishte një horr. Me siguri e ka gjetur Safai. (Ishte fjala për vëllain e tij që nuk është se mërzitej shumë për tre statueta). 

Largimi I Eqrem Bej Vlorës nga Shqipëria shkaktoi një dramë më vete për familjen e tij në Vlorë. Gruaja e tij dhe dy vajzat mbetën në Vlorë për shkak se Eqrem Bej Vlora besonte se ata do të riktheheshin shpejt. Kur e kuptoi se mund të ishte kthim I pamundur, ai u dërgoi atyre fjalë të mundoheshin të hipnin në një linjë trageti për në Brindisi nga Vlora që në muajt e parë pas fitores së komunizmit ishte ende e lirë. 

Manush Myftiu, kushëri I tij që tanimë ishte pjesë e pushtetit të ri komunist, I ndihmoi ato ilegalisht të nxirrnin pasaporta, por mjerisht përpjekja e tyre u kuptua dhe u ndaluan të iknin duke u internuar në Kavajë Golem dhe Durrës deri në vitin 1990. 

U sekuestrua shtëpia e tij në qendër të Vlorës që fatmirësisht ruhet akoma dhe e trashëgoi vajza e vogël e tij. Aty u sekuestruan dhe librat dhe gjithë dorëshkrimet e tij. 

Bashkë me këto u sekuestrua dhe vakëfi i Ferit Pashës, xhaxhait të tij, që shtrihej nga Vlora në Fier buzë detit, dhe që në fakt ishte vakëf(Fondacion), ku gjysmat e të ardhurave i merrte teqeja e Kuz Babasë dhe gjysmat përdorshin për pes bursa nga Vlora për në Teresianum. Vakëfi buronte nga pronat e Ferit Pashë Vlorës, kryeministrit të Turqisë në vitin 1903, I cili ishte xhaxhi I Eqrem Bej Vlorës, vëllai I Syrja Beut. AI kishte vdekur në Itali dhe ishte sjellë në Kaninë më 1916, në një kohë trazirash, ku mezi i kishin lejuar dy djemtë e tij, të sillnin trupin e babait në Kaninë dhe të largoheshin brenda tre ditëve, për shkak të autoritetit të madh që kishte 

Vakëfi sipas amanetit të tij, administrohej nga mashkulli I madh I Familjes Vlora që rridhte nga gjaku I tij. Më 1944 administrator I këtij vakëfi ishte Eqrem Bej Vlora, dhe kur ai u sekuestrua nga komunistët, u shënua si një pronë që i merrej Eqrem Bej Vlorës. Në fakt është një pronë që i merrej një fondacioni. Gjithçka tjetër është spekulim. 

Familja e tij, gruaja dhe dy vajzat u vendosën fillimisht në Kavajë. 
Më vonë atyre ju bashkua dhe Shega Këlcyra, vajza e Muhamet Bej Këlcyrës, po ashtu baxhanak me Eqrem Bej Vlorën, i cili ishte beu i fundit i familjes Këlcyra. 

Komunikimi me Eqrem Bej Vlorën ka qenë një hsitori më vete. Atyre u dërgonin letra nga Gjermania, sikur të ishin, ish shoqe shkolle vajzave të Safa Vlorës, një prej te cilave ka qene ne shkolle ne Gjermani, me kartolina me veshje kombëtare austriake apo gjermane për të mos u kuptuar që komunikonin me familjen. 

 AI vdiq në vitin 1964, më 30 mars, 70 vjet me parë, pa mundur ti takoj më ato.  
Vajza e tij e madhe Lejla vdiq në vitin 1973 në Kavajë, pas një krize depresioni të cilës nuk mundi ti mbijetojë. Vajza tjetër e vogël Ajnisha Vlora, arriti të krijojë familje, të martohet me një djalë të një familje të persekutuar nga Kuçi, dhe të arrij dhe rikthimin e eshtrave të babait ë saj në Shqipëri më 2014.  

Duke bërë humor me këtë fakt, Hëna Këlcyra thotë se “xhaxha Eqremi do jetë rrotulluar në varr, kur të ketë mësuar se vajza ju martua me kuçjot. Me sa duket përvoja e tij si komandant i kuçjotueve me 1912 =kishte lënë gjurmët e veta. 
  
 Veprimtaria politike në emigracion. 

Në vitin 1946 Eqrem Bej Vlora dhe vëllai  I tij Safa Vlora u shpërngulën nga Austria në Itali për tu takuar me pjesën tjetër të emigracionit politik. Bashkë me ta ishte dhe Nuredin Bej Vlora, djali I Ferit Pashës, xhaxhait të Eqrem Bej Vlorës. 

Ata ishin fillimisht në një gjendje të keqe ekonomike . Ai u përfshi ne debatet e pamundësisë së bashkimit të legalistëve me ballistët në emigracion. Por nuk është se bashkimi funksionoi. Ka pasur përpjekje për të vendosur kontakte dhe me qeverinë greke, në përpjekje për të përdorur zemërimin e saj ndaj regjimit komunist në favor të tyre, por asgjë nuk është konkluduar. 

Bisedimet mes bllokut indipendent dhe Ballit Kombëtar përfunduan me një përpjekje për pajtim të palëve me Ahtmet Zogun që në atë kohë gjendjen në Kajro në Egjipt, por pa ndonjë rezultat politik. 

Pas këtyre përpjekjeve dhe sidomos pas dështimit dhe të përpjekjeve amerikane dhe angleze për dërgimin e forcave parashutiste në Shqipëri, Eqrem Bej Vlora hoqi dorë nga përfshirja në jetën politike të diasporës dhe filloi të merrej me atë dinte ta bënte më mirë, kulturën dhe historinë. 

Ai ishte një I papunë në Romë në fillim të viteve 50 dhe kërkoi të shkonte në Stamboll për të përkthyer arkivat osmane për Shqipërinë, përmes një projekti që e mundësoi qeveria italiane e asaj kohen ë përpjekje për ti gjetur një mundësi jetese. 

Ai u paraqit në legatën turke në Romë për të kërkuar vizë, port ë nesërmen e njoftuan se duhet të takohej me ambasadorin. 
Ambasadori I Turqisë në Romë e priti mirë por mjerisht I tha se nuk mund ti jepej vizë për në Turqi pasi familja Vlora është ende në listën e zezë të Turqisë për mungesë besnikërie që ka treguar ndaj Turqisë. 
Eqrem Bej Vlora i shpjegoi se Turqia moderne nuk ka pse mbron dështimin e Perandorisë Osmane por me sa duket vendimi ishte I prerë dhe Eqrem Bej

Vlora nuk shkoi dot në Stamboll.  

Ndërkohë më pas dhe me ndihmën e profesor Koliqit ai filloi një program në RAI ku çdo të shtune tregonte historinë e Shqipërisë në një emision që u bë shumë I dëgjuar. 

Pas vdekjes së Ali Këlcyrës me të cilën banonte në një apartament ai u zhvendos pranë të bijës së tij në Vjenë, pasi kishte fituar projektin e historisë së Shqipërisë nga Instituti i Studimeve për Evropën Juglindore në Munih. Ai vdiq duke e shkruar atë. Por dhe aq sa ka shkruar, ai ka mbetur një xhevahir I rrallë në historiografinë shqiptare. 

Eqrem Bej Vlora, një biografi e shkurtër e “Beut” të

Varri i Eqrem Bej Vlores ne Kaninë
… 
Kur Hëna Këlcyra vendosi të sjell eshtrat e tij në Shqipëri në vitin 2014, dhe qeveria shqiptare mori përsipër ta nderonte atë me një ceremoni zyrtare, ndodhi diçka që ishte një lloje ironie e fatit me gjithë jetën e tij, prej një intelektuali të shquar , në një rebel kundër Perandorisë dhe në fund si armik I saj.  

Avioni që do sillte arkivolin në Tiranë, nuk kishte vend dhe u desh të provohej një avion që bënte linjën Vjenë Stamboll Tiranë.  

Ironia ishte se arkivoli I tij u desh të qëndronte 24 orë në Stamboll I vdekur, duke përsëritur rrugën e jetës së tij që kishte nisur nga Stambolli në

Vjenë e pastaj në Shqipëri. Tani po kthehej i vdekur nga Vjena në Stamboll e prap në Shqipëri. 

“Kur zbuluam varrin, për çudi edhe pse kishte kaluar 50 vjet, një prej mëngëve të xhaketës ajo e djathta nuk ishte kalbur” më tha Hëna atë ditë. 

Ishte ajo që kishte shkruar historinë tonë. /Tema/ KultPlus.com

Eqrem Çabej: Kur punoni, punoni seriozisht dhe me ritmin e duhur

Eqrem Çabej ka qenë një arsimtar, gjuhëtar dhe albanolog i shquar shqiptar. Më poshtë ju sjellim letrën që ai ua kishte kushtuar mësuesve, duke ua kujtuar që mësuesia është mision dhe se shembullin duhet ta japin përmes sjelljes së tyre.

Më poshtë letra dhe këshillat e Eqrem Çabejt për mësuesit.

Ju do të bëheni mësues. Mësuesia nuk është profesion, ajo është mision. Ju do të punoni për formimin e njeriut.
Gabimet që mund të bëjnë profesionistët e ndryshëm, mund të korrigjohen me disa shpenzime, por gabimet që mund të bëni ju me nxënësit, janë të pakorrigjueshme. Po ta formosh shtrembër karakterin e një njeriu, është shumë, shumë e vështirë, në mos është e pamundur, ta ndreqësh atë. Ju duhet të edukoni përmes sjelljes suaj, përmes shembullit tuaj. Në rast se ju silleni keq, edhe sikur të mbani dhjetëra leksione morali, ose leksione për nevojën e sjelljes së mirë, nxënësit nuk do të përfitojnë asgjë, ata do të ndikohen kryesisht prej sjelljes suaj. Shembulli të bën ta ndjekësh njeriun.

• Kur punoni, punoni seriozisht dhe me ritmin e duhur.
• Mos u merrni me muhabete gjatë punës. Kur të pushoni, pushoni vërtet.
• Mos përzieni punën me pushimin dhe pushimin me punën.
• Ata të cilët gjatë punës bëjnë muhabete dhe gjatë pushimit përpiqen të kryejnë ndonjë punë të mbetur në mes, nuk arrijnë rezultatet e duhura.
• Mos jini kategorikë.
• Gjithçka shikojeni me sy kritik.
• Mos e konsideroni veten tepër të rinj dhe të paformuar për të shprehur dyshime, për të hapur diskutime, kur mendoni ndryshe.
• Mos kini turp të pyesni për gjëra që nuk i keni të qarta
• Gjërat e paqarta nuk mbahen mend.
• Mos bëni asnjë punë shkel e shko.
• Mos filloni të shkruani diçka pa e pasur të qartë në kokën tuaj.
• Mos lini asnjë punë pa e përfunduar plotësisht dhe si duhet.
• Mos merrni dhe mos lejoni t’ju marrin dinjitetin nëpër këmbë.
• Jeta e njeriut është një fragment i planeve, dëshirave dhe ëndrrave të tij, prandaj kushtojuni planeve, dëshirave dhe ëndrrave tuaja më kryesore…. / KultPlus.com

43 vite nga vdekja e albanologut Eqrem Çabej

Sot janë bërë 43 vite nga vdekja e gjuhëtarit dhe albanologut shqiptar, Eqrem Çabej, shkruan KultPlus.

Eqrem Çabej ka lindur në Eskishehir, më 7 gusht 1908 – Romë, 13 gusht 1980) ka qenë arsimtar, gjuhëtar dhe albanolog shqiptar. Përmes hulumtimeve dhe publikimeve të tij ka zënë vendin e një autoriteti kyç sa i përket gjuhësisë, etnologjisë, letërsisë dhe gjuhës shqipe.

Eqrem Çabej u specializua në gjuhësinë krahasuese indo-evropiane. Veprimtarinë shkencore e shtjelloi në gjuhësi, por edhe jashtë saj, në folklor, etnografi dhe histori të letërsisë. Vend zenë studimet etimologjike dhe leksikologjike historike, dialektologjia e onomastikës si edhe kodifikimi i gjuhës letrare.

Çabej ka dhënë një ndihmë të çmuar me një varg sqarimesh etimologjike gjatë hartimit të Fjalorit të gjuhës shqipe të botuar në Tiranë më 1980.

Mësimet e para i mori në Gjirokastër prej 1915 e deri më 1920, më pas për të vazhduar studimet u dërgua në Austri. Para se të hynte në ndonjë shkollë, iu desh të qëndronte një vit pranë familjes Reinmyler, në St. Pölten afër Vjenës, për të mësuar gjermanishten.

 Kreu gjimnazin në Klagenfurt (1923-1926), për shkollimin e lartë pati një fërkim me synimin që i ati i kishte vënë që të bëhej mjek. U regjistrua në Fakultetin e Mjekësisë në Universitetin e Romës. Por pas këmbënguljes për gjuhësinë, regjistrohet në Grac për vitin akademik 1927-1928 dhe mbasandej kaloi në Vjenë (1930-1933), ku ndoqi mësimet e Paul Kretschmer, Karl Patsch, Nikolai Trubetzkoy dhe Norbert Jokl. Nën drejtimin e Joklit, Çabeji filloi të kishte interes të madh në zhvillimin historik të Gjuhës Shqipe. Në 1933, ai dorëzoi disertacionin e doktoraturës mbi Italoalbanische Studien (Studime italo-shqiptare).

Çabej u kthye në Shqipëri ku edhe punoi si mësues gjimnazi dhe nëndrejtor i konviktit “Malet Tona” në Shkodër (1933/34) ku dha letërsi shqipe. Në vitin shkollor 1935-’36 u transferua në Normalen të Elbasanit, ku edhe atje ndenjti një vit.

Në vitin shkollor 1939-’40 Çabej u transferua në gjimnazin e Tiranës ku u ngarkua me drejtimin e shkollës. Anëtar i Institutit të Studimeve Shqiptare, më 1940 u dërgua në Romë nga min. i Arsimit Koliqi për të punuar mbi Atlasin Gjuhësor Shqiptar, i cili nuk u krye për arsye të ndryshimeve politike përgjatë Luftës së Dytë Botërore. Në shtator të 1943 u emëruar min. i Arsimit në qeverinë Mitrovica, post të cilin nuk e pranoi. Më 25 janar 1944 i pushkatohet vëllai, Selaudini, nënprefekt i Malësisë së Gjakovës. Në Shqipëri u kthye vetëm pas korrikut 1944.

Në 1947, ai u caktua anëtar i Institutit të Shkencave, instituti paraardhës i Universitetit të Tiranës. Nga 1952 deri më 1957, ai shërbeu si profesor i historisë së Shqipërisë dhe fonetikës historike. Në 1972, ai u bë anëtar themelues i Akademisë së Shkencave.

Më 1951 shkroi Sonetet, një libërth kushtuar së shoqes, Shyhrete Turkeshit, që e kishte njohur pranverën e 1949 e porsadalur nga burgu dhe punonte në Bibliotekën Kombëtare. U botuan për herë të parë me rastin e 100-vjetorit të lindjes më 2008 nga shtëpia botuese Çabej, drejtuar nga e bija, Brikena./KultPlus.com

Presidenti Begaj përkujton Prof. Eqrem Çabej në 115-vjetorin e lindjes: Meriton mirënjohjen e brezave

Presidenti shqiptar Bajram Begaj, sot ka përkujtuar Prof. Eqrem Çabej, sipas tij emrin më përfaqësues të shkencave albanologjike, në 115-vjetorin e lindjes, shkruan KultPlus.

Presidenti Begaj përmes një postimi në facebook ka thënë se Eqrem Qabej për kontributin e dhënë për kombin shqiptarë meriton mirënjohjen e brezave shqiptarë në shekuj.

“Shpreh gjithë nderimin dhe mirënjohjen time si President i Republikës së Shqipërisë për Prof. Eqrem Çabejin sot në 115-vjetorin e lindjes së tij, jeta dhe vepra e të cilit e bëjnë akademikun tonë të madh emrin më përfaqësues të shkencave albanologjike.

Për gjithçka i dha vendit, popullit dhe kombit tonë, Eqrem Çabej meriton e do të meritojë përjetë nderimin dhe mirënjohjen e brezave shqiptarë në shekuj”, thuhet në shkrimin e presidentit Begaj në facebook./KultPlus.com

Këshillat e Eqrem Çabejit për mësuesit: Mos u merrni me muhabete gjatë punës

Eqrem Çabej ka qenë një arsimtar, gjuhëtar dhe albanolog i shquar shqiptar. Më poshtë ju sjellim letrën që ai ua kishte kushtuar mësuesve, duke ua kujtuar që mësuesia është mision dhe se shembullin duhet ta japin përmes sjelljes së tyre.

Më poshtë letra dhe këshillat e Eqrem Çabejit për mësuesit.

Ju do të bëheni mësues. Mësuesia nuk është profesion, ajo është mision. Ju do të punoni për formimin e njeriut.
Gabimet që mund të bëjnë profesionistët e ndryshëm, mund të korrigjohen me disa shpenzime, por gabimet që mund të bëni ju me nxënësit, janë të pakorrigjueshme. Po ta formosh shtrembër karakterin e një njeriu, është shumë, shumë e vështirë, në mos është e pamundur, ta ndreqësh atë. Ju duhet të edukoni përmes sjelljes suaj, përmes shembullit tuaj. Në rast se ju silleni keq, edhe sikur të mbani dhjetëra leksione morali, ose leksione për nevojën e sjelljes së mirë, nxënësit nuk do të përfitojnë asgjë, ata do të ndikohen kryesisht prej sjelljes suaj. Shembulli të bën ta ndjekësh njeriun.

• Kur punoni, punoni seriozisht dhe me ritmin e duhur.
• Mos u merrni me muhabete gjatë punës. Kur të pushoni, pushoni vërtet.
• Mos përzieni punën me pushimin dhe pushimin me punën.
• Ata të cilët gjatë punës bëjnë muhabete dhe gjatë pushimit përpiqen të kryejnë ndonjë punë të mbetur në mes, nuk arrijnë rezultatet e duhura.
• Mos jini kategorikë.
• Gjithçka shikojeni me sy kritik.
• Mos e konsideroni veten tepër të rinj dhe të paformuar për të shprehur dyshime, për të hapur diskutime, kur mendoni ndryshe.
• Mos kini turp të pyesni për gjëra që nuk i keni të qarta
• Gjërat e paqarta nuk mbahen mend.
• Mos bëni asnjë punë shkel e shko.
• Mos filloni të shkruani diçka pa e pasur të qartë në kokën tuaj.
• Mos lini asnjë punë pa e përfunduar plotësisht dhe si duhet.
• Mos merrni dhe mos lejoni t’ju marrin dinjitetin nëpër këmbë.
• Jeta e njeriut është një fragment i planeve, dëshirave dhe ëndrrave të tij, prandaj kushtojuni planeve, dëshirave dhe ëndrrave tuaja më kryesore….

“Një fat na lidhi e një fat na la”

SONET nga Eqrem Çabej

Kur shkon sokakut si një sut’ e vratë,
Me sy përdhe e me të rëndë hie,
Ndihem gjahtar që me shtigjetë bie,
Zëmra me mblidhet dhëmbjes në gujatë.

Pa rri mendohem tek e rënda natë:
Si do të shkosh ti jetë vetëmie?
Më ç’lis do mbahesh, degëzë erdhie?
Do mund të ecësh kësaj rrugës gjatë?

Tani që ëndrra e një jete ra,
Na ra përdhe gjith’ ajo hie e parë:
Të qënët bashkë, një e të pandarë;

Ditët e bardha edhe nett e arta,
Kodra jonë me selvi të larta.
Një fat na lidhi e një fat na la./KultPlus.com