16 universitete evropiane dhe mbi 25 biznese në Panairin e Karrierës dhe Studimeve Jashtë Vendit në UNI – Universum International College

UNI-Universum International College fuqizuar nga Arizona State University për herë të shtatë rradhazi organizoj Panairin e Karrierës dhe të Studimeve Jashtë Vendit. Kjo ngjarje e rëndësishme zhvillohet në kuadër të Javës Ndërkombëtare të Stafit, më i madhi në Ballkanin Perëndimor.

Nga ky panair shumë studentë do të marrin rrugë të studimeve jashtë vendit, e shumë të tjerë do të fillojnë një punë me kontratë të rregulltë.

Pas një suksesi të vazhdueshëm gjatë viteve të kaluara, edhe këtë vit UNI, më 29 Maj në kampusin e Prishtinës dhe më 30 Maj në atë të Ferizajit, mirëpriti kompani vendore, organizata dhe institucione të cilat gjatë këtij panairi kishin mundësi promovimi të biznesit, rreth shërbimeve dhe misionit të tyre si dhe komunikimin direkt me studentët e UNI-it, kështu duke zgjeruar rrjetëzimin dhe bashkëpunimin mes tyre.

Gjithashtu këtë vit pjesëmarrës ishin edhe përfaqësues të universiteteve Europiane nga  Gjermania, Holanda, Polonia, Latvia, Lituania etj., si dhe nga Turqia, të cilët gjatë këtij panairi prezentuan mundësitë për studime një-semestrale në universitetet të cilat përfaqësonin.

Qëllimi i organizimit është edhe indentifikimi i talentëve të rinj, rekrutimi i tyre dhe krijimi i partneriteteve me kompanitë pjesëmarrëse.

Ky event përfaqësoi një mundësi të jashtëzakonshme ndërveprimi  për studentët të cilët janë në rrugën e zhvillimit në karrierë si dhe mundësitë e punësimit duke u njohur më konkretisht me kërkesat në tregun e punës si dhe programe për studime ndërkombëtare.

UNI – Universum International College menaxhohet dhe fuqizohet nga Universiteti Shtetëror i Arizonës (ASU), i rankuar si Universiteti Nr.1 në SHBA për inovacion.

Bashkohuni me ne sot dhe filloni rrugën tuaj drejtë një të ardhmeje të ndritur nesër! Për më  shumë info. Kliko KETU.
Gjithashtu kontaktoni +38344144062, [email protected] ose ndiqni UNI në Facebook dhe Instagram./ KultPlus.com

Rama: Korabi, një përrallë e bukur e bjeshkëve tona

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në mëngjes ka publikuar pamje nga mali i Korabit, duke e cilësuar si një përrallë të bukur të bjeshkëve shqiptare.

Parku natyror Korab-Koritnik, është i preferuari i të pasionuarve pas ngjitjeve në male dhe një ndër shtigjet më të preferuara për turistët është Bele – Zbinec – Stanet e Pobregut.

Parku Korab ka 25 monumente natyrore (kategoria e tretë e zonave të mbrojtura në Shqipëri). Maja e malit të Korabit, më i larti në Shqipëri (2751 m), ka një bukuri të rrallë. Përveç tij ka edhe kreshta të tjera vargmali, me formacione gëlqerore dhe gipsi, mbuluar me bimë barishtore dhe kullota alpine, me lloje të ndryshme lulesh plot aromë gjatë pranverës dhe verës./KultPlus.com

Oda Haliti do të performojë në hapjen e Berlin Beats 2024

Nga Prishtina në Berlin, për të dytën herë Oda Haliti performon përsëri në një prej netëve më të rëndësishme në Berlin Beats. Ngjarja mbahet në muzeun shumë të njohur prestigjioz Hamburger Bahnhof në Berlin, muze ky i cili njihet ndër më të rëndësishmit në botë të artit bashkohor.

Verën e kaluar në edicionin e parë të Berlin Beats 2023, 50.000 vizitorë shijuan programin muzikor nga artistë të mëdhenj të skenës së Berlinit. Oda Haliti ishte e vetmja artiste jo vendore e cila ishte e ftuar të performonte në Berlin Beats në natën speciale “Lange Nacht Der Museen zu Berlin”, natë kjo e cila rezultoi me suksesin më të madh në programin e Berlin Beats 2023 – me audiencën më të madhe nga gjithë artistët e tjerë.

Këtë vit me 7 qershor, Oda Haliti do të performojë në hapjen e Berlin Beats 2024 si pjesë e programit më të madh dhe më të rëndësishëm muzikor të Hamburger Bahnhof. Ajo kryeson listën e DJ-ve që do të marrin pjesë këtë vit si headliner i eventit/ngjarjes, në një program serioz me artistë të tjerë të njohur botëror.

Oda Haliti njihet gjërësisht në skenën elektronike muzikore të Kosovës dhe ndërkombëtarisht me mbi 15 vite karrierë muzikore, mes stilit të saj të kuruar të muzikës techno/elektronike e me një ndërthurje të pagabueshme të rrymave të ndryshme eksperimentale dhe ekscentrizmit ritmik.

Oda Haliti është ndër pioneret e muzikës elektronike në Ballkan dhe për herë të dytë radhazi, një shhqiptare paraqitet në Berlin Beats, duke bërë bashkë një audiencë ndërkombëtare jashtëzakonisht të dedikuar ndaj muzikës elektronike dhe artit bashkëkohor.

Performanca e saj në Hamburger Bahnhof shënon një pikë kyçe në karrierën e saj, por edhe në kulturën muzikore të Kosovës e Shqipërisë, pasi ky institucion kulturor pret qindra-mijëra vizitorë në vit, por edhe sepse mban një peshë të veçantë në zhvillimin e praktikave të artit bashkëkohor, përpos të paturit një program muzikor tej mase të kuruar dhe të shumëpritur nga audienca.

Nata e 7 qershorit hap dyert për të gjithë të apasionuarit dhe dashamirësit e rrymave të ndryshme të muzikës elektronike, e në mjediset e hapura pranë muzeut Hamburger Bahnhof, do të zhvillohen netë të ndryshme, që premtojnë pjesëmarrje të gjerë e momente të paharrueshme në kryeqytetin e Europës, në Berlin.

Kjo seri e netëve me muzikë elektronike hap edhe sezonin e gjatë muzikor që do të vijojë deri më 29 gusht 2024./ KultPlus.com

Osmani emëron ambasadorin e ri të Kosovës në Hungari

Delfin Pllana është emëruar ambasador i Republikës së Kosovës në Hungari.

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani në një postim në X shkruan se ambasadori Pllana do të vazhdojë të forcojë lidhjet midis vendeve.

“I shpreh urimet e mia më të mira ambasadorit të emëruar Delfin Pllana, ndërsa ai merr detyrën e re si ambasador i Republikës së Kosovës në Hungari.

Unë jam i bindur se ai do të vazhdojë të forcojë lidhjet midis vendeve tona dhe të thellojë lidhjet midis popujve tanë”, shkruan Osmani./ KultPlus.com

67 vite më parë u themelua Universiteti i Tiranës

Më 30 maj të vitit 1957 u themelua Universiteti Shtetëror i Tiranës, me vendim të Këshillit të Ministrave të kohës.

Në mbledhjen e kësaj date, qeveria vendosi emërimin e Zija Këlliçit si rektor të USHT-së, të Kolë Paparistos si zëvendësrektor për anën shkencore dhe të Hasan Dumës si zëvendësrektor për anën mësimore. Ky vendim do të hynte në fuqi më 1 qershor dhe përcaktonte që USHT-së t’i kalonin kuadrot dhe mjetet materiale e financiare.

Sipas projektdekretit, USHT-së do të përbëhej nga 6 fakultetet e poshtërenditura:

1) Fakulteti i Histori-Filologjisë;

2) Fakulteti Juridik;

3) Fakulteti Ekonomik;

4) Fakulteti i Inxhinierisë;

5) Fakulteti i Shkencave të Natyrës;

6) Fakulteti i Mjekësisë.

Fillesat e para për ngritjen e këtij institucioni të parë të arsimit të lartë në Shqipëri i gjejmë në vitin 1946, kur u hap Instituti i Lartë Pedagogjik dyvjeçar dhe në vitin 1947, kur u hap Instituti i Shkencave. Gjatë viteve 1946-1956 funksiononin në Tiranë gjashtë institute të larta: Instituti Pedagogjik, Instituti Politeknik, Instituti Mjekësor, Instituti Bujqësor, Instituti Ekonomik dhe Instituti Juridik.

Në vitin e parë akademik 1957-1958, universiteti kishte 3613 studentë. Studentët do të diplomoheshin në 15 specialitete. Në vitin 1967, universiteti mori formën e vet të plotë me ndërtimin e kampusit të parë të tij duke i dhënë këtij universiteti një dinamizēm më të madh. Kështu pas 20 viteve nga krijimi, në vitin 1977 numri i studentëve pa shkëputje nga puna arriti në 8880; nga të cilat rreth gjysma ishin vajza. Duhet theksuar që në këto vite të para ishin diplomuar 21368 studentë të cilët më pas u angazhuan në sektorët më të vështirë të jetës së vendit./atsh/KultPlus.com

“Ura e Zonjës”, një atraksion i rëndësishëm i qarkut Gjirokastër

Ura e Zonjës, Monument Kulture i Kategorisë I, është çliruar nga vegjetacioni duke bërë që monumenti të dalë më në pah.

Ura e Zonjës ndodhet në mesin e fushës poshtë rrugës që të çon në fshatin Labovë e Kryqit. Ajo për arsye të spostimit të shtratit të lumit me 50-60m më në veri, ndodhet tashmë në brigjet ranore të këtij shtrati duke patur gjithashtu dhe pjesë që i mungojnë dhe nuk lejojnë një lexim të qartë veçanërisht të anës veriore të saj.

Në gjendjen e tanishmë ura është e gjatë 70 metra me një lartësi prej 7 metrash mbi aluvionet që kanë mbuluar këmbët e saj. Gjerësia e urës është 3.8 m.

Ura është e formuar nga një sistem harqesh (qemeresh) e ndarë me harqe më të vegjël mes tyre (dritare shkarkuese) e cila në total ka katër harqe të plotë (duke nisur nga drejtimi jugor) dhe një hark të dëmtuar në kulmin verior.

Muratura është e krijuar me gurë të bardhë gëlqeror të radhës, por bie në sy që në pjesēn e këmbëve të qemereve kemi dhe përdorim të gurëve ranorë konglomerat me përmasa më të mëdha (40 x 100 cm). Si lidhës i muraturës ka shërbyer llaçi me bazë rërën e gëlqeren.

Kreu i urës duke qënë i kalueshëm ka qënë i shtruar me kalldrëm i cili vjen i ndryshëm në pjesë të ndryshme. Kështu në kurizet e harqeve ka pjesë kalldrëmi me gurrë të zi radhë rreth 8 cm të trashë e të vendosur në këmbë. Në pjesë të tjera midis ka kalldrëm me gurë lumi të rrumbullakët.

Qemeret e dritareve shkarkuese kanë si karakteristikë formën e tyre, e cila është e ndikimit oriental, pasi janë qemer me majë./atsh/KultPlus.com

Java Kulturore Italiane, Veliaj: Mos humbisni aktivitetet fantastike

Së shpejti nis Java Kulturore Italiane. Aktivitetet e saj nisin më 2 dhe përfundojnë më 9 qershor.

Organizatorët e Javëve Kulturore Ndërkombëtare përmes një postimi online shprehen se, lidhja jonë me Italinë është e shenjuar në shekuj e në breza. “Jemi frymëzuar nga kultura italiane me rrënjë të thella dhe jemi tërhequr pafund nga sharmi i saj”, shkruan JKN.

Java Kulturore Italiane konsiderohet si një moment historik pasi do të jetë e mbushur me aktivitete që përfaqësojnë thelbin dhe më të mirën e kësaj kulture që admirohet nga e gjithë bota dhe është një nga lokomotivat e kulturës së njerëzimit.

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ftoi qytetarët që të mos humbasin një javë të mbushur me një seri aktivitetesh fantastike. Përmes një postimi në rrjete sociale, Veliaj i fton që të ndjekin aktivitetet e shumta të organizuara, mes të cilave do të ketë koncerte, opera, shfaqje kontemporane, sport, konferenca e shumë të tjera./atsh/KultPlus.com

Rivendosja e marrëdhënieve me ShBA, vizita e izoluar e kongresmenëve amerikanë në Shqipëri

Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave kujton se më 30 maj të vitit 1990 nisi hapja e Shqipërisë ndaj perëndimit.

Nga një vend i izoluar tërësisht nga bota, vitet ’90 filluan të rrëfenin erën e lirisë edhe për Shqipërinë.

Përafrimi i Shqipërisë me Shtetet e Bashkuara i ka fillesat tek vizita në Tiranë e dy kongresmenëve amerikanë, Tom Lantosh dhe Jozef DioGuardi (arbëresh-amerikan).

Në këtë vizitë u hodh idea e hapjes së ambasadës amerikane në Tiranë si dhe hapja ndaj Perëndimit. Ramiz Alia, në atë kohë në krye të shtetit, i mirëpriti propozimet për rivendosjen e marrëdhënieve që do të konkretizohej me hapjen e përfaqësive përkatëse, disa muaj më vonë.

Në përshëndetjen e mirëseardhjes, Alia do të shprehej: “Në Amerikë, vëllezërit tanë kanë gjetur një atdhe të madh dhe këta vëllezër kanë ruajtur lidhjet me atdheun e tyre. Ne i jemi mirënjohës presidentit Wilson për çështjen shqiptare”.

Lantosh, i njohur edhe si mbështetës i pavarësisë së Kosovës, ishte i idesë se vetëm hapja e një ambasade amerikane në Tiranë mund të shënonte një pikë kthese në marrëdhëniet ndërshtetërore.

Në koherencë me Alinë, ish-kongresmeni DioGuardi tha gjatë pritjes se Amerika u bë atdheu mikpritës i shqiptarëve, duke shfaqur të njëjtat vlera si Shqipëria që strehoi komunitetin hebre. Takimi u përshkua nga nota të ngrohta midis palëve./atsh/KultPlus.com

Libri “My Cat Yugoslavia” i Pajtim Statovcit në listën e ngushtë për çmimin prestigjioz në International Literature Award

“My Cat Yugoslavia” është në listën e ngushtë për çmimin prestigjioz International Literature Award, libër ky i shkrimtarit të suksesshëm kosovar Pajtim Statovci, shkruan KultPlus.

“My Cat Yugoslavia” është roman i autorit që është publikuar në vitin 2019, njëherit edhe roman debutues i autorit, e që është vlerësuar me çmime të ndryshme prestigjioze, sikurse që kanë qenë edhe në vëmendjen e medieve më të njohura të botës.

Libri në gjuhën gjermane është përkthyer nga Stefan Moster, ndërkohë Statovci përgjatë këtij viti ka paralajmëruar edhe botimin e romanit të fundit “A cow gives birth at night”.

Statovci ka lindur në Kosovë në vitin 1990, ndërsa është larguar për në Finlandë me familjen e tij në moshën 2 vjeçare./ KultPlus.com

Kryetari Përparim Rama: Gala Koncert me 3 qershor në Prishtinë

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, përmes rrjeteve sociale ka njoftuar se me datë 3 qershor duke filluar nga ora 20:00 do të mbahet një koncert gala për të festuar 25-vjetorin e Çlirimit të Prishtinës.

Koncerti do të mbahet në sheshin “Skënderbeu”, ku do të performojnë Petrit Çarkaxhiu, Vesa Luma, Vullnet Sefaja dhe Yll Limani.

”Kanga jonë, Për ty Prishtinë” – Gala Koncert me 3 Qershor në sheshin “Skënderbeu” në Kryeqytet. Festojmë të gjithë së bashku 25 vjetorin e Çlirimit të Prishtinës, me performanca të artistëve tonë fantastikë, të cilët ndër vite e kanë pasuruar skenën muzikore”, ka shkruar Rama./KultPlus.com

“Gjuha në bashkëkohësi”, sfidat me të cilat përballet shqipja

Në Qendrën për Hapje dhe Dialog (COD) u zhvillua takimi i dytë i ciklit “Gjuha shqipe në bashkëkohësi”, në kuadër të “Vitit të Gjuhës Shqipe”, i shpallur si i tillë nga Ministria e Arsimit dhe e Sportit.

E ftuar në këtë aktivitet ishte prof. dr. Anila Omari, nga Instituti i Gjuhësisë dhe i Letërsisë.

Lashtësia e gjuhës shqipe, origjina, të dhënat që na çojnë tek një gjumë më shumë se 6000-vjeçare, por edhe lidhja e ngushtë me gjuhën njerëzore dhe studimet, ishin disa nga çështjet që profesoresha Omari, diskutoi në prani të nxënësve, studentëve, mësuesve dhe profesorëve. Një ndalesë më e gjatë iu kushtua prejardhjes së gjuhës si pjesë e degës indoevropiane, metodat, konceptet, disiplinat e ndërdisiplinat, por edhe ngjashmëritë me popujt e tjerë. Tema solli një bashkëbisedim mes pyetjeve dhe përgjigjeve që janë objekt jo vetëm bisedash, por edhe studimesh rreth gjuhës shqipe.

Në takim u prekën gjithashtu sfidat e këtij shekulli, me të cilat po përballet gjuha shqipe, siç janë një sërë ndryshimesh politike, sociale, të cilat po ndikojnë drejtpërdrejtë edhe në çështjet gjuhësore./atsh/KultPlus.com

Kryeministri Kurti: Llogo e shënimit të 25-vjetorit të Çlirimit të Kosovës simbolizon historinë dhe kulturën tonë

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, përmes rrjeteve sociale ka treguar se llogoja zyrtare e shënimit të 25 vjetorit të Çlirimit të Kosovës, është frymëzuar nga historia dhe kultura jonë.

Kurti ka treguar se se motivet dhe ngjyrat që i gjejmë të qëndisura në veshjet tradicionale e të thurura në artizanatet tona, vijnë të rifreskuara me dizajn modern.

“Aty shohim profilin e pëllumbit të bardhë që simbolizon paqen e lirinë, si dhe simbolin e shqiponjës dykrenare e vigjilente, që është e ngulitur thellë në historinë e identitetin tonë kombëtar”, ka shkruar Kurti./KultPlus.com

Zhan D’Ark, heroina franceze që u dogj e gjallë në turrën e druve

Më 30 maj të vitit 1431 një shenjtore digjet në turrën e druve. Flakët e tmerrit dogjën së gjalli 19-vjeçaren, Zhan d’Ark, duke finalizuar një gjyq fars. Një spektakël tmerri përcolli atë ditë fundmaji në vitet e largëta të mesjetës, se si trupi e një shpëtimtareje, i një vajze të përkorë, i një dëshmitareje të vullnetit qiellor, digjej e gjallë në turën e druve.

Ndëshkimi i asaj vajze të hyjshme do të ishte një tjetër padrejtësi që do të rëndonte me peshën e akuzës ndaj atyre që hynë në kujtesën e gjeneratave të damkosur nga vula e turpit. U përcoll ajo ngjarje në gjithë qytetërimin e mesjetës si një kulm i mprehtë i triumfit të një shpirti blatuar në besim. U ndjen në faj dhe pendim, u shtangën dhe u bënë me turp, gjithë ata që fabrikuan një akuzë ndaj një prej shembujve më domethënës të ngadhnjimit të besimit mbi çdo ndalim dhe shtypje.  Zhan d’Ark i dha Francës disa nga fitoret më legjendare dhe mori në këmbim të drejtën për të qenë zëri dhe vullneti i një force të epërme, i një pushteti sovran, i një drejtësie që ngrihet mbi çdo poshtërsi dhe anatemë dhe merr vlerë realiteti historik.

Zhan d’Ark kishte ardhur për të përmbushur një obligim të lartë dhe e bëri këtë kundër atij pushteti dhe asaj smire, që e akuzoi dhe e ndëshkoi. Ajo u shua në turrën e druve më 30 maj të vitit 1431 dhe u shndërrua në një shenjtore që lyp përulësi dhe mirënjohje.

Shumë vite më vonë, Kisha Katolike do ta shpallte Zhan d’Arkën martire dhe shenjtore, ndërsa Shekspiri, Volteri, Michelet, Schiller, Mark Twain, Anatole France, George Bernard Shaw dhe të tjerë të shumtë për t’u përmendur demostruan heroizmat dhe fatin e saj fatal me shkrimet e tyre.

Më 30 maj kalendari kishtar përkujton Shën Zhan d’Ark, virgjër. Sapo i kishte mbushur trembëdhjetë vjet, u tha prindërve, Zhakut e Izabelës: “Dëgjoj shpesh zërat e shenjtorëve: zërin e Kryengjëllit Mikel, të Shën Katerinës së Aleksandrisë e të Shën Margeritës së Antiokisë; më bëjnë thirrje për të ecur në rrugën e përshpirtërisë!”.

Ndërsa në moshën 18 vjeçe u besoi të fshehtën e madhe: “Zërat më bëjnë thirrje të çliroj Francën!”. I ati u tërbua e ajo u detyrua të ikë nga shtëpia, ku nisën ta shikojnë si të çmendur. Por kur parafoli mundjen e Francës, e paralajmërimi i saj u vërtetua pikë për pikë, fisnikët e zonës e shoqëruan tek mbreti, që ndodhej në Kinon. Asokohe mbret ishte Karli VII, 26 vjeç, i ligsht, pa kurrfarë sigurie në vetvete, i torturuar nga mendimi se ishte bir i paligjshëm, që ia kishte ushqyer vetë e ëma.

Ndërkaq veriu i Francës, me gjithë Parisin, ishte ndër duart e anglezëve e të borgonjonëve; në ushtrinë e Francës mbretëronte plogështia e shpërdorimi, Orleans-i ishte i rrethuar nga anglezët. E kjo katundare analfabete i foli mbretit për fitore, ia zbuloi mendimet e fshehta të së tashmes e të së kaluarës, i paralajmëroi ndëshkime qiellore në se nuk do ta shpëtonte Francën. Atëherë mbreti, pasi u këshillua me profesorët e gjykatësit, i la dorë të lirë.

Dikush e quante të marrë, dikush shenjte! Ndërkaq Zhana d’Ark kishte në mendje një plan krejt të qartë, që filloi me riorganizimin e ushtrisë: nënshtroi komandantët, i detyroi trupat t’i bindeshin, rivendosi disiplinën. Pa bërë asnjë mrekulli tjetër: është kjo mrekullia e saj. Fliste, qortonte, nxiste. E dinte se Francës së gjunjëzuar, i duhej një fitore e menjëhershme. Nisi, prandaj, të mendojë për trupat që duhet të çlironin Orleans-in nga rrethimi. Ushtarët, që rifituan dinjitetin e tyre, iu binden me kënaqësi Zhanës, ndonëse ajo tregohej tepër e ashpër me ata që blasfemonin.

Erdhi, pastaj, veprimi politik kryesor. Zhana e hoqi pothuajse zvarë Karlin VII në Reims, ku e kurorëzoi më 17 korrik 1429. Kështu Franca kishte një mbret të vërtetë e të padiskutueshëm, para të cilit tani qytetet e shumta armike hapnin portat. Kjo është kthesa politike dhe ushtarake që çoi drejt fitores: në vitin 1437 Karli VII hyri ngadhënjimtar në Paris. Po Zhana nuk ishte më. Pasi u plagos para Parisit (shtator 1429) ajo u kap nga borgonjonët, të cilët ia shitën anglezëve. Ata hapën menjëherë kundër saj një proces gjyqësor. U paraqit si shtriga e Ruënit para një gjykate të kryesuar nga Pierr Kushon, ipeshkëv i Bovesë, në të cilën bënin pjesë dyzet anglezë e po aq francezë anglofilë. Zhana nuk kishte mbrojtës, në një kohë kur edhe pjesëmarrja e gruas në luftë, veshur si mashkull, konsiderohej krim. Qëndroi e papërkulur para gjykatësve, ripohoi se “zërat” nuk e kishin gënjyer, kapërceu një çast ligështie, i thirri sërish “zërat”, dëgjoi pa i luajtur qerpiku dënimin me vdekje: djegie mbi turrën e druve si shtrigë.

E dogjën, sapo i kishte mbushur 19 vjet, në mes të Sheshit të Tregut në Ruë. Nga flakët, që ia pushtonin trupin, ajo s’ia ndante sytë të Kryqëzuarit, të cilin rrëfyesi e mbante të ngritur lart para saj. Në vitin 1455 papa Kalisti III urdhëroi të rishikohej procesi e të rehabilitohej plotësisht Virgjëra e Orleanit. Zhanë d’Ark, për të cilën janë shkruar mijëra faqe historike e letrare, u shpall e lume nga papa Piu X në vitin 1910; shenjte – nga Benedikti XV në vitin 1920./KultPlus.com

Media britanike “Rest Less”: Shqipëria – mes vendeve të mahnitshme për zbulime kulturore

Bota është e madhe, e bukur dhe emocionuese, e përbërë nga kultura të ndryshme magjepsëse. Kultura është thelbësore për ekzistencën njerëzore dhe përshkruan besimet, vlerat dhe traditat e përbashkëta sipas të cilave jeton çdo komunitet!

Udhëtimi në vende me kultura të ndryshme mund të jetë jashtëzakonisht i dobishëm. Jo vetëm që na ofron perspektiva të reja për botën, por gjithashtu na ndihmon të krijojmë lidhje të pasura dhe kuptimplote me një gamë më të gjerë njerëzish! shkruan në një artikull gazetarja Elise Christian, të botuar në të përditshmen britanike restless.co.uk .

Shqipëria është renditur mes 11 destinacioneve më të mahnitshme për zbulime kulturore.

Ndërsa Shqipëria ka përjetuar një fluks turistik vitet fundit, kultura e saj rurale mbetet e jashtëzakonshme, ku shumë vendas ende jetojnë nga bujqësia dhe blegtoria.

Shqipëria është gjithashtu një vend me plazhe të mahnitshme, fshatra idilike, pamje mahnitëse të Alpeve dhe vende të pabesueshme historike, siç janë mbetjet e Perandorisë Osmane.

Ky vend i Evropës Jugore ka gjithashtu shumë xhevahirë të fshehur.

Një prej tyre është “Syri i Kaltër” një burim misterioz me ujëra të kaltër verbues me një thellësi të panjohur .

Gjirokastra – e përfshirë në listën e trashëgimisë botërore të UNESCO-s në vitin 2005, karakterizohet nga shtëpitë prej guri që ngjajnë me fortesa të vogla dhe rrugët me kalldrëm që të çojnë në pazarin e qytetit.

Vija bregdetare e saj gjarpëruese, e quajtur Riviera Shqiptare është e mbushur me plazhe me ujëra të thellë blu dhe vendpushime magjepsëse si Dhërmiu dhe Ksamili.

Në brendësi të vendit, do të zbuloni male të larta, kështjella dhe rrënoja të panumërta të lashta greke dhe romake./atsh/KultPlus.com

Aktorja Margarita Xhepa: Si t’i përqafojmë vështirësitë e jetës dhe t’i kthejmë ato në mundësi

‘UNICEF Albania’, në një nga “Mësimet e së Premtes” u bashkua një aktore ikonë shqiptare, Margarita Xhepa, e cila në moshën 90-vjeçare dhe me një karrierë mbi 70-vjeçare, ndau me stafin e UNICEF-it mençurinë e saj, të fituar përmes përvojave personale.

E njohur për punën e saj dhe interpretimet e pashoqe në afro 40 filma dhe 150 pjesë teatrale, ajo ka portretizuar personazhe të shumtë në shumë zhanre dhe është renditur ndër aktoret më të vlerësuara në Shqipëri. Pak ditë më parë, e ftuar nga ministri shqiptar i Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhe, ajo ka festuar ditëlindjen me një ceremoni zyrtare.

“Nuk jam mësuar të festoj ditëlindjet e mia. Në brezin tim, ditëlindjet e vajzave nuk festoheshin kurrë. Vetëm djemtë, burrat, por gratë … rrallë”, rrëfeu Margarita.

Pavarësisht nga mosha e saj dhe angazhimi i vazhdueshëm në jetën publike ende, ajo nuk mundi të refuzonte ftesën e UNICEF-it për një fjalim motivues dhe të ndante njohuritë e saj për arritjen e balancës punë-jetë me stafin. Veprimtaria, e konceptuar si një “Talk-show”, u moderua me mjeshtëri nga Emira Shkurti, Specialiste e Drejtësisë për Fëmijët – një grua me shumë talente, përfshirë edhe pasionin për muzikën.

Salla e mbledhjeve të UNICEF-it në Shqipëri ishte e mbushur plot. E pyetur për çelësin e suksesit, artistja theksoi se si një ndjenjë qëllimi i jep jetës kuptim dhe përmbushje më të madhe. Duke ndarë përvojat e saj unike, ajo tregoi se si t’i përqafojmë vështirësitë në jetë dhe t’i kthejmë ato në mundësi, pasi thelbësoret e vërteta në jetë janë vetëm dy: virtyti dhe mençuria. Të jetosh një jetë të disiplinuar me një ndjenjë qëllimi dhe të jetosh në përputhje me vlerat dhe parimet e tua është ajo që mund ta bëjë një ekip të duket i mrekullueshëm!

Mes shumë çështjeve të ngritura, për të ardhmen e të rinjve dhe se si UNICEF mund t’i përgjigjet më mirë nevojave të tyre, ajo shprehu shqetësimin e saj për qëndrimet e brezit të ri në shoqëri dhe bëri thirrje për një ndjenjë modestie, mirënjohjeje dhe respekti. Ajo vuri në dukje rolin e përgjegjësisë së familjes dhe prindërve për t’u kujdesur për fëmijët e tyre dhe për të komunikuar me ta. Aktorja  gjithashtu bëri thirrje për më shumë mundësi jashtëshkollore për adoleshentët, për të ndihmuar talentet e rinj të shfaqen dhe rriten, si dhe të mbështesin një klimë të përgjithshme më të favorshme për artin, kulturën dhe emancipimin shoqëror.

Fjalimi motivues i mbajtur stafit për t’u përpjekur për përsosmëri pa sakrifikuar mirëqenien e tyre dhe për të qëndruar të bazuar në vlerat e tyre, krijoi një përshtypje mbresëlënëse. Enkelejda Bregu, Specialiste e Politikave Sociale, së fundmi iu bashkua UNICEF-it, ku tha: “Më duhet ta pranoj, takimi me aktoren e madhe, Margarita Xhepa ishte më i miri për mua, mbresëlënës, argëtues, emocionues dhe i mbushur me reflektime për këdo nga ne. Shumë shpesh ne kapemi lehtësisht në rutinën, zhargonin dhe klishetë. Ndonjëherë, shumë lehtë mund ta gjejmë veten të kapur në egoizëm, mungesë besimi dhe viktima të ishujve tanë.”

Elvana Pernaska, Menaxhere e Burimeve Njerëzore, tha: “Përbërësit e bisedës së saj ishin si një recetë e pasur për mua, se si të bëj jetën me më kuptim dhe të suksesshme. Mençuria e Margaritës ishte shumë rreth Thjeshtësisë dhe Dashurisë se si të jesh mirënjohës në jetë, të tregosh mirënjohje, të punosh shumë dhe ta duash atë që bën, të jesh i disiplinuar, të jesh i sinqertë, të tregosh dhembshuri, të duash familjen tënde, të tregosh kujdes për njerëzit, të tregosh kujdes për të moshuarit, për edukimin e brezave të rinj – tju mësoni atyre historinë dhe kulturën e vendit, sesi të ekspozoni veten ndaj artit dhe kulturës pasi kjo na bën më të mirë…”

Murat Sahin, Përfaqësuesi i UNICEF-it në Shqipëri rrëfen: “Në ditët e sotme shumë organizata po bëjnë biznes për fëmijët, sfida është si të dallojmë veten nga të tjerët, prandaj duhet të frymëzojmë njerëzit, kemi nevojë për heronj kombëtarë si zonja Xhepa që të na sfidojnë dhe shoqëria për të mirën më të madhe për fëmijët. Ne do të vazhdojmë me sesionet “Mësimet e së Premtes” dhe do të ftojmë ekspertë jotradicionalë dhe njerëz të njohur nga sfera të ndryshme të jetës për frymëzim dhe motivim të mëtejshëm. Liberale/TemA/ KultPlus.com

Zigmund Frojd: Vetëm duke u parë sy më sy me demonin që të mban të nënshtruar mund t’ia dalësh të fitosh vetveten

Sa të vërteta përballon një mëndje, sa të vërteta guxon te thote ajo? Për mua kjo është bërë gjithnjë e më tepër masa e vërtetë e vlerave njerëzore. Gabimi, besimi në një ideal nuk është verbim, gabimi është paburrëri. Çdo ide, çdo hap përpara drejt njohjes rrjedh nga guximi, nga rreptësia ndaj vetvetes, nga pastërtia ndaj saj, kumton Fridrih Niçe. Nëpër këtë synaps kalon gjithçka që përshkruan simbolikën e këtij gjeniu, kësaj shkrepëtime drite të fillimshekullit.

Masa me e sigurt e çdo force ështe qëndresa që ajo mposht. Kështu, veprimi fillimisht përmbysës, pastaj rindërtues i Zigmund Frojdit kuptohet me të vërtetë vetëm po të përfytyrojmë moralin e një periudhe të mëhershme dhe të tashmes kur merr zë guximi i një mjeku që do të shkundte nga themelet jo vetëm pikpamjet e deriatëhershme për psikoanalizën por do të shtangte gjithë botkuptimin akademik që strukej pas panevojës për ta njohur njeriun me atë çfarë ai është.

“Instinktet nuk lejohen t’i shtypësh, dhe është e kotë të supozosh se kur i shtyp, ata ikin e zhduken përgjithmonë. E shumta, mund t’i ndrydhësh, duke i kaluar nga vetëdija në pavetëdije.

Por duke iu nënshtruar kësaj shmangieje të rrezikshme, ata grumbullohen në thellësi të shpirtit dhe, duke fermentuar vazhdimisht, krijojnë shqetësime nervore, çrregullime dhe sëmundje.

Forca e instinkteve të epshit, të damkosura nga morali, përbëjnë një pjesë të pashkatërrueshme të qenies njerëzore që rilind në çdo embrion, se ky element nuk mund të shmanget kurrë, por në disa raste arrin të zbutet veprimi i tij duke kaluar në vetëdije.

Instinktet mund t’i disiplinojë vetëm ai që i njeh, demonët mund t’i zbusë vetëm ai që i nxjerr nga honi i tyre i errët në dritë dhe i sheh në fytyrë. E rëndësishme nuk është t’i mbytësh në heshtje të fshehtat më të mistershme të njeriut, por t’i detyrojë ata të flasin.”

… dhe ai Zigmund Frojd (6 maj 1856 – 23 shtator 1939) mjeku, neurologu udhe pionieri i psikanalizës, i vetëm kundër të gjithëve, i’a arriti kësaj sfide, e çliroi njeriu nga robëria e kahershme për t’i dhënë lirinë e themeltë si shpërblim.

Idetë e Frojdit për shumë vite vazhuan të trajtoheshin si blasfemi. Ai kishte nxjerrë nga terri një ushtri të pamatë ligësie që fshihej brenda “homo sapiens”. Ai çliroi njeriun nga alogjizmi trashanik sipas së cilës, kur një gjë e fsheh, ajo nuk ekziston. Sipas tij vetëm duke u parë sy më sy me demonin që të mban të nënshtruar mund t’ia dalësh të fitosh vetveten.

***

Në vitin 1923 Zigmund Frojdi u diagnostikua me kancer në gojë dhe për këtë shkak ai bëri me dhjetera operacione që në fillimet e para të sëmundjes në Austri. Pak pasi ai mbërriti në Angli, dhimbjet u rritën aq shumë saqë ndikuan që te kërkonte nga mjeku i tij aplikimin e një doze morfine vdekjeprurëse. Më 23 shtator të vitit 1939 ai shpëtoi nga dhimbjet dhe vuajtja që zgjatonte me agoninë e një fati pa shpresë, duke u shuar.

Ai është në gjithçka i përkorë, edhe në guximin për të ngritur zërin, dhe në kushtrimin që lëshon përbindshëm në kllapinë ku dergjet vetëdija e kohës.

Ai ishte i vetmi që mundi të depërtonte më thellë se askush tjetër më parë në vetëdijen dhe nënvetëdijen e njeriut. Nuk qe aspak e lehtë udha që do të merrte ky Odise i shpërfaqjes së fatit dhe fatalitetit, ku padija e kishte kyçur njeriun, këtë krijesë sa prepotente aq dhe inferiore.

Kaluar mbi një energji të pashtershme angazhimi vetëmohues, ai do të rrëmonte zhguallin e trashë ku njeriu strukej e të nxirrte që andej, ta ç’burgoste prej misterit dhe bestytnishë, frikës për të hyrë brenda vetes dhe ndjellakeqes për ta nxjerrë prej skutave të errëta e për ta shpaluar faqe dritet. Si asnjëherë më parë, si të vetmen shtangie që bota do ta kundronte gojëhapur dhe anatemuese, ai guxoi dhe triumfoi. E denoncoi njeriu e nënvetëdijes dhe vetëdijes, para vetvetes. E shfletoi atë si një libër të dënuar të mbetej i mbyllur. E tregoi me gisht. E përzuri me shqelma nga skutat ku kishte shekuj që strukej. I dha dritë që i duhej për të parë dhe të vërtetën e tronditëse për të ardhur në vete.

Mendimet ushqehen po aq me përgënjeshtrime sa me vërtetime, një vepër ekziston jo më pak nga urrejtja sesa nga dashuria që zgjon. I vetmi triumf vendimtar i një ideje, i vetmi gjithashtu që jemi të gatshëm edhe ta adhurojmë, është shkrirja e saj në jetë. Sepse asgjë, në kohën tonë të një drejtësie të pasigurt, nuk e rindez dhe aq besimin në epërsinë e mendjes sesa shembulli i gjallë i njeriut të vetëm që ka gjithnjë guxim të thotë të vërtetën për ta përhapur në tërë gjithësinë.

Ai ishte Zigmund Frojd. / Nga Albert Vataj / KultPlus.com

Vepra e humbur e Caravaggio shfaqet në ekspozitë në Madrid

Një nga zbulimet më të mëdha në historinë e artit, një pikturë e sapo verifikuar nga artisti i shekullit XVII Caravaggio (Michelangelo Merisi da Caravaggio) po shfaqet në muzeun “Prado” në Madrid, sipas BBC.

“Ecce Homo”, e cila tregon guvernatorin romak Ponc Pilatin që prezanton Krishtin para njerëzve, është një nga vetëm 60 veprat e njohura të mjeshtrit italian – që i shpëtoi vëmendjes së botës së gjerë të artit, pasi fillimisht iu atribua një artisti më pak të njohur.

Vepra u tërhoq nga shitja me urdhër të qeverisë spanjolle në vitin 2021, disa orë përpara se të shitej në ankand për një çmim fillestar prej 1,500 euro.

Tani, tre vjet pas asaj ndërhyrjeje vendimtare, vepra po ekspozohet për herë të parë që nga konfirmimi i statusit të saj të vërtetë.

Në fillim të këtij muaji, “Prado” tha se piktura ishte “pa dyshim, një kryevepër e Caravaggio”, duke e quajtur atë “një nga zbulimet më të mëdha në historinë e artit”.

Caravaggio, i cili vdiq në vitin 1610 në moshën 38-vjeçare, ishte i njohur për përdorimin dramatik të dritës dhe hijes për të sjellë një realizëm të thellë psikologjik në skenat e dhunshme që ai përshkruante, përgjithësisht.

Historianët e artit e kanë përshkruar punën e tij si fillimin e “Pikturës Moderne”.

“Ecce Homo” besohet se i përkiste koleksionit privat të mbretit spanjoll Philip IV, përpara se të ekspozohej në apartamentet e djalit të tij, Charles II.

Ajo u rishfaq në Madrid në prill 2021, ku u përshkrua si produkt i një artisti që i përkiste  piktorit spanjoll të shekullit XVII, José de Ribera.

Por, pasi ekspertët në “Prado” shprehën dyshimet e tyre për autorësinë e vërtetë të pikturës, Ministria spanjolle e Kulturës ndërhyri për të bllokuar shitjen e saj.

Ajo do të ekspozohet deri në tetor në një ekspozitë të veçantë pas një marrëveshjeje me pronarin e saj të ri, që besohet të jetë një shtetas britanik që jeton në Spanjë.

Sipas raportimeve të medieve spanjolle, piktura kaloi nga një pronar te tjetri duke arritur vlerën e 36 milionë eurove.

Jorge Coll, drejtuesi i galerisë së artit në Londër, “Colnaghi” tha për gazetën “El País” se piktura do të mbetej në koleksionet publike, në vend që të përfundonte në shtëpinë e pronarit. /atsh/ KultPlus.com

Ansambli ‘Romanasul’ nga Rumania, fitues i Festivalit Ndërkombëtar ‘Aulona Folk’

Ansambli “Romanasul” nga Rumania u shpall fitues i edicionit të 16-të të Festivalit Ndërkombëtar “Aulona Folk”, i zhvilluar për katër ditë në qytetin e Vlorës.

Kupa e festivalit iu dorëzua në natën finale ansamblit rumun nga zëvendësministrja e Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit, Vilma Bello.

Nata finale e këtij festivali u mbyll përmes një koncerti me numra të zgjedhura nga të gjitha grupet pjesëmarrëse të këtij edicioni.

Për katër ditë me radhë 300 artistë nga grupet përfaqësuese të folkut nga Italia, Ukraina, Maqedonia e Veriut, Kosova, Greqia, Hungaria, Rumania si dhe ansamble e grupe nga Shqipëria e kthyen qytetin bregdetar në një epiqendër të folkut europian jo vetëm për spektatorët që e ndoqën pranë skenës ngritur në sheshin e Stadiumit “Flamurtari” por edhe në sheshet e rrugët e qytetit.

Hapja e festivalit në sheshin historik të Flamurit, parada e kostumeve në Bulevardin “Ismail Qemali”, koncertet në mjediset e hapura të Qendrës Historike, në Lungomare, Pyllin Orbital, vizitat në Muzeun Kombëtar “Pavarësia” dhe kudo në rrugë e trotuare i dhanë Vlorës një atmosferë sa festive aq edhe me ritme e ngjyra kostumesh shumëngjyrëshe.

Drejtori i Përgjithshëm i këtij festivali, Sejmen Gjokoli tha për ATSH-në se “përveç dimensionit kulturor, i cili u demonstrua përmes këngëve dhe valleve nga secili shtet përfaqësues jo pak me interes u përcoll edhe ai i turizmit kulturor, ku artistët pjesëmarrës në festival vizituan nga afër dhe përjetuan magjinë e detit dhe bregdetit vlonjat”.

Festivali u organizua nga Qendra Kulturore “Aulona”, me mbështetjen kryesore të bashkisë së Vlorës./ atsh/ KultPlus.com

7 thënie të Faik Konicës për shqiptarët

Faik Konica, një njeri me kulturë të lartë, eseist i shkëlqyer, stilist i përkryer, themelues teorik dhe praktik i kritikës letrare shqiptare, është ndër figurat më të shquara shqiptare.

Konica përveç si kritik letrar ka qenë edhe veprimtar politik me orientim perëndimor, siç ishte kultura e popullit që i takonte, poliglot, solli një model të ri në mendësinë shqiptare.

KultPlus ju sjellë 7 thënie të Faik Konicës për shqiptarët:

1. Dëshira për hakmarrje është susta më e fuqishme e shpirtit shqiptar. ( 1907).

2.  Të mbetur pa unitet fetar, e vetmja lidhje që ka mbajtur shqiptarët të bashkuar ka qenë gjuha. (1906).

3. Shqiptarët janë populli më mosbesues në botë. (Kujtesë për lëvizjen kombëtare shqiptare).

4. Asgjë nuk i ftoh më shumë shqiptarët se t’u thuash që kanë të bëjnë me një copë injoranti që i drejton.

5. Shqiptari e ka zakon të kundërshtojë para se të marrë vesh.

6. Shqiptarët janë një komb të cilit i pëlqen të lëvdojë veten. Si thonë gojë-rrumbullët tanë, kombi shqiptar është i pari nga mendja, nga sjellja e nga trimëria. Sikur shqiptarët të qenë jo kombi më i mendshmi, por thjesht një komb i mendshëm, ata do të kishin dalë me kohë nga dita e zezë ku ndodhen. (Vepra 1, f. 271).

7. Shqipëria është një vend i bekuar me njëmijë bukurira, shkelur nga turmë e cila ushqen njëfarë urrejtje ndaj bukurisë. (Vepra 2, 34)./KultPlus.com

‘Dil moj nënë lajmëro dasmorët, se do shkoj unë partizane’ (VIDEO)

Për Vaçe Zelën padyshim mund të themi se ishte një këngëtare ikonë e skenës shqiptare, një këngëtare që me zërin e saj të fuqishëm, la gjurmë në mëdha në historinë e muzikës shqipe, shkruan KultPlus.

Ajo e filloi karrierën e saj në moshë të re dhe në vitin 1962 ishte e para që fitoi Festivalin e Këngës. Me këngën “Fëmija i parë”, ajo dëshmoi se një idhull i muzikës po lindte atë mbrëmje të 26 dhjetorit të vitit 1962.

Repertori i saj është shumë i pasur; numërohen me dhjetëra këngë popullore, të lehta, kantata, balada, etj. Ajo ka dhënë një kontribut të rëndësishëm edhe në muzikën e filmit, ku ka interpretuar shumë këngë si pjesë e muzikës së filmave.

Sonte, KultPlus ju sjell këngën ”Nënë moj do pres gërshetin”, kënduar kaq fuqishëm nga këngëtarja jonë e madhe.

Bashkangjitur gjeni videon dhe tekstin e këngës.

Nënë, moj do pres gërshetin,
E do dal malit përpjetë,
Shok’ e shoqe po më presin,
N’ato bjeshkë ku puthin retë

Dil, moj nënë, lajmëro dasmoret,
Se do shkoj un’ partizane,
Mos me bëj nuse zakoni,
Do marr pushkë, në mal do dal.

Refreni:
Në m’u kalbtë rripi I pushkës
Nënë, moj në shi e n’ere
Do ta lidh në ballët e luftës
Me gërshetin tim të prerë, o mori nënë!

Në të martë malli për mua,
Dil dëgjo krisma nga mali,
Mbi lirin asgjë nuk dua
Se jam nuse partizani.

Mos I pyet zogjtë nëpër pyje
Ku kam qenë e ku s’kam qenë
Gjurme me gjurme do le ca yje,
Të më gjesh kudo, moj nënë.

Refreni:
Në m’u kalbtë rripi I pushkës
Nënë, moj në shi e n’ere
Do ta lidh në ballet e luftës
Me gërshetin tim të prerë, o mori nënë! / KultPlus.com

Gegë Marubi, figurë e shquar e fotografisë shqiptare

Nga Qerim Vrioni

Më 28 maj 2024, mbushen 40 vjet nga dita kur në Shkodër u nda nga jeta fotografi i njohur, Gegë Marubi. Ai ishte i treti dhe ndoshta i fundit i yllësisë zulmëmadhe të fotografisë shqiptare me emrin MARUBI, me vlera unike dhe të pakrahasueshme në kulturën shqiptare.

Piknisja e marrëdhënies së Gegës me fotografinë është e hershme. Ajo filloi kur Rrok Kodheli, i zbritur nga fshati Kodhel i Lezhës dhe, i vendosur në Shkodër, aty nga fundi të shekullit XIX, çoi djalin e tij Mati, si çirak tek italiani Pietro Marubbi. Ky, në mesin e shekullit XIX, kishte hapur në qytet të parën studio fotografie në vend. Mati-a ndodhi i pafatë, sepse vdiq mjaft i ri, në moshën 19-vjeçare. Atëherë plaku nga Kodheli e zëvendësoi birin fatkeq me djalin tjetër të tij, Mikelin, atë kohë vetëm 15 vjeç. Këtë e përthithi shpejt magjija e fotografisë, por edhe mjeshtër Pjetri (kështu thirrej në qytet), i cili tanimë ishte shqiptarizuar mirë, e ndihmoi pa u kursyer që Kodheli i ri të zbulonte të fshehtat e profesionit. Kur vdiq mjeshtri, më 1903, Mikelit (Kelit), tashmë  fotograf i përgatitur, i mbeti studjoja me emrin e njohur “Fotostudio Marubbi”, por edhe mbiemri Marubi, të cilin e trashëguan më vonë të gjithë pasardhësit e tij.

Gegë Marubi u lind në Shkodër në vitin 1907 si njeri nga dy djemtë dhe tri vajzat e fotografit Kel, tre vjet pasi ishte  shuar pioneri i fotografisë shqiptare, gjyshi Pjetër. Gega, me emrin e lindjes Gregor, bashkë me të vëllan dhe motrat kryenin punë të rëndomta në atelje, por dukej se mjeshtri Kel këtij i kishte vënë syrin për t’a pasur krah në fotografi. Kështu, , Keli edhe me ndërhyrjen e vëllezërve të njohur francezë, Lymjerë, me të cilët kishte letërkëmbim, e dërgon Gegën, tani 17 vjeçar për studime në Francë. Aty, ai regjistrohet në shkollën e parë të kinematografisë dhe fotografisë në botë, “Lumiere & Joungla” të Parisit, të hapur nga Vëllezërit Lumiere. Gega ishte studenti i parë i huaj i që kryente studimet në të. Sipas studiuesit Pirro Naçe, aty ai u njoh edhe me disa fotografë të shquar parizian të kohës. Mjeshtër Keli, me dërgimin e Gegës për shkollim professional, tregoi se kuptoi shumë mirë se për të vazhdur rritjen e nivelit të punës në “Studio Marubi” lipseshin njohuri teorike dhe praktike bashkëkohore.

Gega u kthye në vendlindje më 1927, pasi studioi për dy vjet në Francë, më 1927, me njohuri më të plota teorike dhe praktike për fotografinë, por edhe me ëndra e projekte mbi të ardhmen e “Foto Studio Marubi”. Filloi të bëj ndryshime në ndriçimin e ateliesë dhe i përkushtohet sidomos fotoportreteve brenda saj, por edhe të dali në natyrë e të fotografoj për qejf të vet. Puna në dyqan po ecte mirë, madje prej vitit 1919, po mbahej edhe regjistri i fotove, një nga gjerat më të mençura dhe me vlera të paçmushme për fondin Marubi. Ndërkohë, materialet fotografike porositeshin tek firma e Lymjerëve, pra të cilësisë më të lartë, çka bënte që edhe fotografitë të dilinin teknikisht mjaft të pastra. Gega fillon të eksperimentojë për gjithçka kishte mësuar në shkollë. E nis me solarizimin që edhe në Francë ishte gjë e re, më pas vazhdon me fotografimet e peizazheve me filtra, ku tregohet mjeshtër i vërtetë dhe pioner në këtë lëm për fotografinë shqiptare. Natyrisht, mund të këtë pasur edhe përplasje ndërmjet të atit dhe të birit, secili me nga një armë të fortë, por të ndryshme nga e tjetrit. Plaku kishte përvojën e tij të pasur, por edhe të mjeshtër Pjetrit, ndërsa rioshi kishte shkollën e francezëve të njohur të kinematografisë, Keli vazhdonte të përdorte fotografimin me pllaka xhami, ndërsa Gega me filma celuloidi. Nga këto ndeshje, më e fituar dilte “Studio Marubi”, e cila përherë e më shumë po ngrinte nivelin e punimeve fotografike.

Në vitet ‘30, ai realizon për herë të parë foto me reliev dhe me rreze infra të kuqe. Ishte një sprovë e sikletëshme, por e kaluar me sukses nga Gega. Janë fotografi që kur shihen sot, të mbajnë gjatë para tyre duke menduar se si ka arritur fotografi të trajtojë objekte të ndryshme si të ishin të shkëputura nga e tëra, sikur gjysma e fotos të ishte pozitive dhe gjysma negative. Këto ishin lodrime të bukura artistike e plot fantazi të fotografit me gjuhën e fotografisë, përherë brenda natyrës së veçantë të këtij mediumi.

Në vitin 1936, në Bari të Italisë, ku organizohet panairi i njohur “Fiera dell Levante”, mori pjesë dhe Shqipëria me një pavion artizanati, por edhe me disa fotografi. Aty Gegë Marubi u vlerësua me “Fletë Nderi”. Ishte diçka që plaku nuk e kishte arritur e provuar, por s’kishte shumë rëndësi, atë po e gëzonte i biri. Përveç punës së përditëshme në atelje, mjeshtri i ri vazhdon të fotografojë gjithmonë e më tepër jashtë studios, peizazhe natyrore dhe urbane, portrete, pa harruar se ajo që bënte  sot duhet të ishte më e mirë se e djeshmja. Më 1937, Gega bashkë me fotografët më të mirë të kohës, si Ymer Bali, Mandi Koçi, Dedë Jakova, Kol Maca, Vasil Ristani, Ali Bakiu, Shan Pici, Mihal Popi etj, u ftuan nga mbreti Zog I për të përjetësuar në letrën fotografike kremtimet e mëdha të 25 vjetorit të Shpalljes së Pavarësisë në Tiranë.

Në të njëtin vit, 1937, Gega hapi në Tiranë një ekspozitë vetjake me punime fotografike në shumë gjini, duke përdorur pllakat autokrome të Lymjerëve. Historikisht, kjo mbahet edhe si ekspozita e parë fotografike në Shqipëri. Ekspozita përbënte një ngjarje në jetën kulturore të kryeqytetit shqiptar. Në shkurt të vitit 1938 realizoi foton ikonë ”Katër shkrimtarët e mëdhenj”, ku paraqiten Fishta, Asdreni, Koliqi dhe Poradeci, njerëz të shquar të letrave shqipe. Dy shkrimtarët e jugut, Asdreni dhe Poradeci, kishin shkuar në Shkodër me ftesë të Fishtës për kremtimin e 25 vjetorit të pavarësisë, por për shkaqe të ndryshme kishin mbritur atje tre muaj më vonë. Fotografia është realizuar në studio dhe është mjaft e studiuar, si nga vendosja simbolike e personave, ashtu dhe nga konturimi grafik dhe  shpërndarja tonale e bardhë e zisë. Kështu, ajo mbetet një nga fotografitë më të goditura të Gegë Marubit. Po atë vit, ai mori pjesë me fotografi në Panairin e Selanikut (Greqi), ku dhe aty puna e tij çmohet, Gega nderohet me “Medalje Ari”, vlerësim nxitës i punës së tij me passion dhe frymëzim artisti.

Gega realizoi edhe fotoportrete të figurave të njohura të jetës shpirtërore shqiptare. Veçojmë këtu portretet e Aleksandër Xhuvanit, Migjenit, Lola Aleksi, Tefta Tashko Koço, Marije Krajës, e piktorit Kol Shiroka etj. Njeri me kulturë europiane, ai, natyrisht do tërhiqej nga figura që jo vetëm e konsumonin, por edhe  krijonin kulturë.  Në këtë suazë, i veçantë sidomos është portreti i piktorit Kol Shiroka, ku ndonëse ai nuk paraqitet me përparsen e punës, pra nuk është në proces pikturimi, me bardhë e zinë karakteristike, jepet mirë e bukur bota e një artisti ëndërimtar e romantic. Fotoja është mbajtur pa kontraste të forta tonale, çka i shkon mjaft mirë edhe natyrës së qetë të vet piktorit.

Në vitin 1940, Kel Marubi ndahet nga jeta, gjë që hidhëroi pa masë, sepse me të kishte lidhje të dyanëshme, si prind dhe si koleg. Vazhdoi të fotografojë, por sidomos, të ruaj dhe mbaj me rreptësi regjistrin e fotografive. Pas 1944, vijoi si fotograf privat, veprimtari që zgjati deri në vitin 1949, kur me vendim qeverie u shtetëzuan të gjitha studiot fotografike private. Këtë ngjarje të dhimbshme e pasqyron edhe një fotografi e bërë nga Angjelin Nenshati, ku me një buzëqeshje të ngrirë qëndrojnë para aparatit, Gega, Shan Pici, Pjetër Raboshta, Dedë Jakova, të cilët bashkë me fotografuesin, përbëjnë ”Pesëshen” e njohur të fotografëve shkodranë të shekullit XX. Themi të ngrirë, sepse prej atij çasti ato detyroheshin të punonin me profesione të tjera artizanale që s’kishin të bënin me artin, për më tepër nën urdhëra dhe varësi nga njerëz që s’e njihnin fare fotografinë.

Më pas Gega, thuajse nuk fotografoi fare, por ruan dhe mirëmban me kujdes të veçantëfondin e madh të paraardhësve, punë e vyer që në një farë mënyre, zbuste pasojat e kolektivizimit brutal dhe i jepte atij kënaqësi krijimi. Në vitin 1970, u zhvillua farsa e faljes (dorëzimit) nga Gega organeve shtetërore të Fondit Marubi prej rreth 200.000 fotografish në letër, xhama dhe negativa (celuloid). Diçka të papëlqyeshme për diktatorin mendohej se kishte brenda tij, prandaj, ndoshta, u kërkua fondi, i cili u muarr nga përfaqësuesit e shtetit pa process-verbal dhe pa numërim. Shpejt u inskenua edhe letërkëmbimi i shtirë, i shplarë, por i detyruar i fotografit plak me diktatorin që mbushi faqet e shtypit të vetëm shtetëror.

Siç u cek edhe më sipër, 28 maji 1984, ishte dita e fundit e jetës së Gegë Marubit, ose Zotni Gegës, si thirrej përherë ai në Shkodër. Ndoshta fati e donte që ai të ndahesh nga kjo botë po atë muaj kur 77 vjet e tetë ditë më parë ishte lindur. Me shuarjen e Gegë Marubit u fik edhe zjarri i fundit i yllësisë fotografike me emër e famë botërore Marubi, por nuk u mpak vlera e fondit të pasur fotografik mbi një shekullor. Ai çdo ditë e më tepër bëhet i pranishëm dhe e dobishëm për botën kulturore dhe shkencore të shqiptarëve në të gjitha trevat ku ata banojnë. E, një pjesë e madhe e këtij fondi, është fryt i mendjes dhe dorës së Gegë Marubit, i cili hynë në  elitën e fotografëve shqiptarë të të gjitha kohëve. /Exlibris/ KultPlus.com

Fyell’ i bariut

Poezi nga Andon Z. Çajupi.

Bariu, shokë, bariu,
kur gjëmon e fryn veriu,
është përjashta fatziu,
e rreh breshëri dhe shiu!
Barinë, shokë, barinë,
mos e harroni fatzine,
se lë gruan e shtëpinë
t’u kullosë bagëtinë.
kullotni, moj bagëti,
ti, ti, ti. . .
Kullotni, biro, kullotni,
kur të vdes te me kujtoni,
Ndjesë pastë! — të më thoni.

Shikoni barin’ e gjore:
në diell a në dëborë,
bariu me shkop në dorë
ruan deshtë me këmborë.
Vështronje barinë mirë,
me të ngrën’ e me të pirë,
t’u marrë dhëntë pa gdhirë,
t’i kullosë me dëshirë,
të rrijë bashkë me to,
to, to, to.
Hani, moj bagëti, hani,
kur të vdes do të më qani,
për mua zi do te mbani! /KultPlus.com

300 artistë ‘ndezin’ Vlorën, këngë dhe valle në ‘Aulona Inter Folk Festival’

Prej tri ditësh 300 artistë nga vende të ndryshme i kanë dhënë gjallëri Vlorës me këngët, vallet dhe kostumet tradicionale në edicionin XVI të “Aulona Inter Folk Festival” Artdashës të shumtë vendas dhe të huaj ndoqën grupet nga Shqipëria, Rumania, Hungaria, Kosova, Maqedonia e Veriut, Greqia, Italia e Ukraina.

Kupën e festivalit e fitoi Ansambli “Romanasul”, nga Rumania. Shijuan për tre netë aktivitetet që promovojnë traditat dhe kulturat e vendeve të ndryshme, por tek vlonjatët përsëri mbizotëron patriotizmi për vendlindjen.

Vizitorët e huaj të Vlorës, pushues në qytetin bregdetar përtej argëtimit ju bënë përshtypje vlerat kulturore që përcollën grupet pjesëmarrëse, duke veçuar shqiptarët dhe traditat që vendi ynë mbart.

“Jemi nga Italia. Prej një jave kemi ardhur për pushime në qytetin e Vlorës por këtu po ndihemi shumë mirë. Është shumë bukur dhe njerëzit janë shumë të mirë.”

“Jam nga Ukraina, jetoj prej 2 vitesh në Vlorë dhe këtë aktivitet e kam ndjekur edhe vitin e kaluar, pra është hera e 2-të. Më pëlqen të shoh dhe ndjek kultura të ndryshme, por këtu takoj dhe miqtë e mi nga Ukraina. Më pëlqejnë shqipatrët, e çmoj kulturën tuaj dhe ndihem si në shtëpinë time.”

“Jam Festivaliste me ansamblin e Ukrainës. Kostumi im është një kostum i një valleje të caktuar tradicionale. Vlora më përcjell përshtypje pozitive. Njerëzit janë shumë të dashur dhe qyteti i bukur.”

“Jam indian i rritur në Turqi. Jam turist dhe më pëlqen të eksploroj vende të ndryshme. Më pëlqen të udhëtoj në Tiranë dhe këto, po kënaqem. Njerëzit janë shumë të mirë dhe të ndihmojnë nëse u kërkon ndihmë. Janë shumë mikpritës.”

Grupet pjesëmarrëse nuk u ngjitën vetëm në skenën e festivalit në sheshin përpara stadiumit të futbollit “Flamurtari”, por edhe në mjediset e shumta publike, rrugë e sheshe, që mbajtën peshën e rëndë të ngjyrave të kostumeve, tingujt e këngëve dhe ritmet e valltarëve./TemA/ KultPlus.com

Përmbyllet edicioni i IV i Festivalit të Letërsisë ‘ZaNa’ në Mitrovicë

Edicioni i IV i Festivalit të Letërsisë “ZaNa”, i mbajtur për katër ditë nga 22 deri më 25 maj 2024 në Mitrovicë, nën tematikën “Me art kurojmë”, solli një sërë ngjarjesh letrare dhe kulturore gjithëpërfshirëse për dashamirësit e letërsisë dhe artit.

Ky festival bashkoi komunitetet përmes artit, duke përfshirë aktivitete të ndryshme si netë poetike, punëtori kreative për fëmijë e të rinj, orë letrare, ekspozita multimediale dhe muzikë.

Në hapjen e festivalit, Shoqata e të Verbërve të Mitrovicës dhe grupi i shkrimit kreativ “Za” lexuan poezi, ndërsa Drejtori i Kulturës, Rinisë dhe Sportit premtoi mbështetje të vazhdueshme për këtë festival.

Gjithashtu u organizua ekspozita e fëmijëve që realizuan punimet e tyre në dy anët e qytetit. Diskutimet me autoret austriake Barbara Marković dhe Friederike Gösweiner në Qendrën Kulturore Akvarijus në veri të qytetit, pasuruan më tej festivalin. Nata kryesore përfshiu lexim të poezive, muzikë dhe përkthime në gjuhën e shenjave, e moderuar nga Arbër Selmanaj.

Dita e fundit e festivalit u mbyll me një orë letrare nga poetet lokale dhe një koncert e ekspozitë multimediale, duke theksuar përfshirjen dhe mbështetjen nga Ambasada e Austrisë dhe Misioni i Kombeve të Bashkuara në Kosovë (Unmik).

ZaNa vazhdon të jetë një platformë e fuqishme për promovimin e letërsisë në Mitrovicë, duke ofruar një hapësirë gjithëpërfshirëse për artistët dhe komunitetet e margjinalizuara, dhe duke konfirmuar rolin e saj të rëndësishëm në pasurimin kulturor të qytetit./KultPlus.com