Arizona State University financon projektin e parë hulumtues të realizuar nga Prof. Dr.Valon Murati, profesor ne UNI – Universum International College në bashkëpunim me Universitetin Francisco Gavidia nga El Salvador

Rezultatet e shumëpritura të bashkëpunimit në mes UNI – Universum International College dhe rrjetit të universiteteve partnere të Arizona State University u arritën me anë të projektit të përbashkët me titull, ‘The role of education on integration of migrant communities of Kosovo and El Salvador in Europe: online education in focus. Për t’u implementuar, projekti financohet nga Arizona State University.

Ky projekt u realizua nga Ass. Prof. Valon Murati nga UNI – Universum International College në bashkëpunim me Prof. Cristina del Carmen Estrada Albeno nga Universiteti Francisco Gavidia nga El Salvadori. Projekti fokusohet në hulumtimin se si edukimi, veçanërisht ai online, mund të luajë një rol kryesor në integrimin e komuniteteve të emigrantëve nga Kosova dhe El Salvadori në Evropë. Hulumtimi do të përqendrohet rreth dy vendeve evropiane: Spanjës dhe Zvicrës.

Komunitetet e migracionit janë zakonisht komunitete të brishta brenda vendeve ku ata jetojnë. Megjithatë, roli dhe ndikimi i tyre në zhvillimin e vendeve ku ata kanë migruar dhe vendeve të origjinës janë të mëdha. Prandaj, integrimi i tyre në vendin mirgues është shumë i rëndësishëm për rolin e tyre në zhvillimin e të dy vendeve. Në këtë drejtim, edukimi i komuniteteve të migrantëve dhe më konkretisht edukimi online, përbën një mundësi të rëndësishme për integrimin e mëtejshëm të tyre në vendet migruese, duke ndikuar njëkohësisht në rritjen e rolit të tyre në mbështetjen e vendeve të origjinës. Prandaj, ky hulumtim trajton shumë çështje që lidhen me Objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshëm nga OKB, veçanërisht Objektivën 4 për cilësinë e arsimit, Objektivën 8 për punën e denjë dhe rritjen ekonomike, Objektivën 10 për pabarazinë e reduktuar dhe Objektivën 17 për partneritetin global për zhvillim të qëndrueshëm.

Suksesi i këtij projekti është dëshmi për përkushtimin dhe ekspertizën e anëtarëve të përfshirë. Ky projekt synon jo vetëm të nxjerrë në pah sfidat më të mëdha shoqërore, por gjithashtu të ofrojë zgjidhje praktike që mund të përmirësojnë jetën e individëve dhe komuniteteve.

Ky bashkëpunim dhe shumë projekte tjera hulumtuese me rrjetin e universiteteve partnere të Arizona State University, që do të publikohen në ditët në vijim, dëshmon angazhimin e UNI – Universum International College  në promovimin e qëllimeve të qëndrueshme të zhvillimit, në përkrahjen e inovacionit në arsim dhe integrimin e komuniteteve të ndryshme në shoqëritë tona.

UNI – Universum International College fuqizohet dhe menaxhohet nga Arizona State University, Universiteti më i madh publik në SHBA dhe #1 për inovacion. Për më shumë informata rreth aktiviteteve të tilla,  kontaktoni +38344144062, [email protected] ose ndiqni UNI në Facebook dhe Instagram

146 staf i UNI-Universum International College ligjërojnë dhe trajnohen në Universitete Evropiane

UNI- Universum International College po vendos Kosovën në hartën e botës. Ndërkombëtarizimi i Universum i mundëson stafit akademik dhe administrativ të ligjërojnë apo ndjekin punëtori në universitet më prestigjoze në Evropë.

Aktualisht 146 staf akademik dhe administrativ të Universum, po qëndrojnë në 116 Universitete në Evropë në vende si Belgjika, Gjermania, Latvia, Spanja, Polonia, Finlanda, Lituania, Danimarka, Italia, Greqia etj. Gjatë këtij shkëmbimi ata po mësojnë më tepër për praktikat e ndërkombëtarizimit si dhe të prezentojnë punën e #UNI dhe Kosovën.

Përveç stafit të Universum që kanë përfituar shkëmbim në Universitete Evropiane, gjatë muajit maj 72 profesor nga 41 universitete evropiane nga 18 shtete të Evropës dhe Turqisë qëndruan në UNI-Universum International College, organizuan ligjerata/takime me studentët dhe stafin e UNI.
UNI – Universum International College po vendos Kosovën në hartën e botës. Kërko informata https://universum-ks.org/kerko-info/
#UNI është institucion lider no#1 në Ballkan për mundësitë për studime jashtë vendit.
Për më shumë informata rreth mundësive për studime dhe shkëmbim në Universitete Evropiane përmes UNI, kontaktoni në: [email protected] apo telefononi në +383 44 144 062. / KultPlus.com

UNI-Universum International College ofron qasje në arsim global për studentët kosovar


Universum, po ndryshon arsimin në Kosovë përgjithmonë! UNI – Universum International College fuqizohet dhe menaxhohet nga Arizona State University, Universiteti më i madh publik në SHBA. 

Të gjithë studentët të cilët diplomojnë nga Universum International College – UNI, do të pajisen me diplomë “Fuqizuar nga Arizona State University”.

Partneriteti i ri bashkëpunues i Universumit me ASU-në do të sigurojë që studentët dhe mësimi të mbeten në qendër të fokusit të universitetit, duke hapur dyer të reja për studentët që të kenë qasje në ato që ofron kurrikula e ASU-së, mundësitë kërkimore-shkencore, si dhe mundësitë e reja për bashkëpunim dhe mësim të ndërsjellë për profesorët dhe stafin e UNI. Përveç ofrimit të programeve me diploma të dyfishta për studentët, gjithashtu do të krijohet një lidhje më e gjerë me industrinë dhe ndërmarrësinë globale.

Përmes këtij partneriteti, mund të përfitojnë edhe studentët nga institucionet tjera të cilët i TRANSFEROJNË studimet në Universum dhe të marrin diplomë të fuqizuar nga Arizona State University.

Transfero të gjitha provimet nga universiteti paraprak përfito 30% zbritje & shkëmbim semestral në njërin nga 221 Universitetet Partnere në 26 shtete të BE-së me BURSË të plotë. Shiko programet e akredituara https://bit.ly/uni_asu

ASU për të tetin vit radhazi, renditet në vendin e parë për inovacion nga US News & World Report, duke dalë para MIT, Stanford dhe Harvard.

Për më shumë informata ndiqni faqen në facebook, kontaktoni në [email protected] apo telefononi në +383 44 144 062.

Universiteti Shtetëror i Arizonës dhe Uni-Universum International College: Një Partneritet Dinamik për Edukimin Global

Në botën e sotme të ndërlidhur, institucionet e arsimit të lartë po e njohin gjithnjë e më shumë rëndësinë e partneriteteve globale për t’u ofruar studentëve mundësi të ndryshme mësimi dhe për t’i përgatitur ata për sukses në një treg pune gjithnjë e më të globalizuar.

Universiteti Shtetëror i Arizonës dhe Uni-Universum International College kanë krijuar një partneritet dinamik që ilustron këtë prirje, duke krijuar një bashkëpunim unik që u ofron studentëve një përvojë të jashtëzakonshme arsimore me një perspektivë globale.

ASU, një universitet i njohur kërkimor publik me bazë në Shtetet e Bashkuara, dhe Uni-Universum International College, kanë bashkuar forcat për të krijuar një partneritet të veçantë që u lejon studentëve të fitojnë diploma të dyfishta nga të dy institucionet.

Ky partneritet bashkon pikat e forta dhe ekspertizën e dy institucioneve me prejardhje kulturore, qasje arsimore dhe vendndodhje gjeografike të ndryshme për të ofruar një përvojë të vërtetë të të mësuarit global.

Për më shumë informata rreth nesh kontakto +383 44 144 062, [email protected] ose ndiqni Kolegjin Universum facebook & instagram.