Një jetë të tërë me veshjet e Dukagjinit, Hajrije Balaj një krijuese e vlerave kombëtare

Suada Qorraj

Vitet e shkollës, ndonëse nuk i kishte të gjata i konsideron të bukura, madje dhe nostalgjike. Për sa kohë bankat shkollore ishin pjesë e jetës së saj, ndonëse fëmijë, asaj i besohej që herë pas here të luante edhe rolin e mësueses, e për orë të tëra ti mësonte shokët e saj. Mirëpo mundësia e shkollimit të mëtutjeshëm, Hajrie Balajt iu ndërpre në gjysmë, por jo dëshira e saj e madhe për punë, shkruan KultPlus.

“Nga klasa e dytë në të katërtën më kanë kalu, se mësuesi çdo herë ka thanë se jam shumë e zgjutë. Ka ardhë edhe te baba e i ka thanë që të mos më le pa shkollë, po nuk ishin kushtet në atë kohë”, fillon kështu rrëfimin e saj për KultPlus, Hajrie Balaj.

Ditët që erdhën pas ndërprerjes së shkollimit, Harjrien e gjetën të hidhëruar me nënën e babain, si dhe të mërzitur, aq sa siç thotë ajo, për ditë të tëra ka qarë. Por, ky inat e kjo mërzi nuk e kufizuan Hajrijen, sepse ajo filloi të mësonte profesionin të cilin që nga mosha 14 vjeçare do ta barte me vete për gjithë jetën.

“14 vjeçare kam filluar të punoj në maqinë. Nëna ime i kishte lënë gati gjërat për ti qepur motrës time këmishë të bezit për fëmijë, dhe unë, sa ish nëna duke bërë punë ja morra edhe ja kepa motrës teme këmishën. Prej kësaj dite kam fillu e s’ju kam da kurrë më”, tregon tutje Hajria.

Ajo krahas punës në makinën e qepjes, përgjatë jetës së saj ka punuar edhe në vek, madje ajo, tjerrjen e leshit që i duhej për qepje e kryente vet. Hajrija ende i ruan me nostalgji secilin mjet të punës, por dhe gjërat që ka qepur në to.

Blerja e një makine qepjeje në atë kohë nuk ishte një gjë e lehtë, sepse krahas çmimit të lartë që kishte, gjetja e saj ishte po aq problematike. Hajrija tregon se pas shumë muajsh punë kishte arritur që të mblidhte shumën e nevojshme dhe ta blinte makinën e saj të qepjes.

“Në atë kohë çka kam punuar i kam ruajtur dhe e kam blerë maqinën tem. 100 qese bojke një lopë, e maqina që e kam ble unë ka kushtu 600”, rrëfen ajo buzagaz.

Hajrija në punën e saj kishte qepur pajën e shumë nuseve, rrobat e palltot e shumë njerëzve që trokisnin në derën e saj. Ajo shpalosi për KultPlus të gjitha gjërat që një pajë duhej ti kishte, e që Hajrija i punonte.

“Atëherë kur unë kam qenë çikë, kur u martojke një vajzë, vajzës që martohej ju qepshin krejt gjërat e nevojshme për një jetë tek burri. Në qejz duhej të ishin 7 këmisha për vajzën që shkonte tek burri, pastaj edhe burrit duhej qepur 7 palë këmisha, familjes së burrit, vjehrrës… Madje, në qejz ndonjëherë përfshihej edhe takomi i djepit”, pohon Hajrija.

Tutje ajo tregon se si një ditë kur kishte shkuar në Pazar, kishte parë mbulojën që e kishte punuar sa kishte qenë e re. Lumturinë që Hajrija e kishte ndjerë në këtë moment krahas fjalëve e shprehte edhe me pamjen e gëzuar që kishte marrë fytyra e saj.

“Pas shumë vitesh e kam parë në pazar mlojsen që e kam punu kur kam qenë çikë, e nuk ish prish hiq, edhe i kam thonë atij që ka qenë tu e shit, sa po ma len se kta e kam punu unë kur kam qenë e re”, shpalos më tutje tregimet e saja Balaj, e cila shpjegon se atë mbulojë e kishte blerë nga shitësi, dhe edhe tash e mban si kujtim të veçantë.

Hajrija punën nuk e kishte kufizuar vetëm në veshjet e pajën e të tjerëve. Kur kishte ardhur koha për martesën e saj, ajo krahas veshjeve të cilat në atë kohë i paguante burri, i kishte qepur veshjet e tjera në mënyrën se si i pëlqenin asaj. Krahas veshjeve ajo kishte bërë edhe qilim e sixhade, të cilat më pas kishin zënë vend në dhomën e saj të gjumit.

Hajrija qilimin që kishte bërë për pajën e martesës e për të cilin i ishin dashur dy muaj kohë ta përfundonte e ruan ende së bashku me të gjitha gjërat që ishin pjesë e pajës së saj, e që i mbijetuan kohës. Pjesë e pajës së saj ishte edhe veshja e katundit, karakteristikë për zonën në të cilën ajo po martohej, Isniqin e Deçanit.

Kurse një nga elementet e kësaj veshjeje ishte edhe lidhësja, të cilën Hajrija ndonëse e punoi me aq mund e qejf të madh nuk arriti ta vendoste, sepse në të ishte qëndisur shqiponja dykrenare, e që për atë kohë ishte e ndaluar.

“E kam punuar këtë lidhëse me dyer mbyllë prej frike se po më zë dikush, se në katundin ku jam rrite i kam pasur kojshiket serbe. Po edhe kur erdha nuse burri s’më la me e vendosë se ai mësues, e u frigojke se mos po e burgosin e po ja humbin punën”, pohoi Balaj.

Puna për Hajrijen vazhdoi edhe pasi u martua. Tashmë ajo krahas vetës ndihmonte familjen dhe mundësonte shkollimin dhe jetën e fëmijëve të saj. Gjithsesi rrugët me të cilat e kishte përballur jeta nuk ishin çdo herë të lehta.

Ajo tregon se si ishte dashur që të merrte makinën e saj të qepjes e të shkonte në bjeshkën afër fshatit, në mënyrë që familja e madhe e asaj kohe dhe vëllezërit të mos ndaheshin. Madje shkuarja në bjeshkë e Hajrijes e kishte vënë në hall burrin e saj, se ai kishte frikën se ajo s’do të mund të punonte dhe të fitonte përmes punës së saj.

“Në atë kohë ishim shtëpi e madhe dhe më është dashtë me dalë në bjeshkë, se kunati i kishte thënë ashtu burrit tim. Unë kam marrë maqinen e kam palu në tesha edhe i kam ble materialet e nevojshme e kam punu edhe në stan”,  rrëfen Hajrija.

Rruga për tek stani i familjes nga shtëpia ku banonte Hajrija ishte pothuajse dy orë ecje në këmbë, e ajo këtë rrugë e kishte marrë çdo javë. Siç rrëfen për KultPlus ajo çdo të premte ishte kthyer në fshat së bashku me këmishat që kishte qepur, i kishte përgatitur dhe të nesërmen kishte dalë ti shiste. E diela e gjente Hajrijen përsëri në rrugën që të dërgonte në stanin ku po qëndronte familja e saj.

Hajrija punën e saj e ka trashëguar edhe tek vajzat e nusja e djalit të saj. Ajo ka pohuar se krahas mundësive të shkollimit që ju kishte dhënë secilit fëmijë, në kohën e lirë tre vajzave të saj u kishte mësuar si të qepin në makinë. Kurse pas martesës së djalit të saj, punën e ka trashëguar edhe tek nusja e tij.

Në ditët e sotme ajo merret vetëm me qepjen e veshjes së katundit për të cilën me disa elemente e ndihmojnë dy punëtoret e saja, por dhe vajza e saj me të cilën secilën nga porositë që marrin e punojnë së bashku.

Por trashëgimia e qepjes në makinë nuk është ndalur vetëm tek vajzat e Hajrijes, ngase siç rrëfen Hajrija edhe mbesa e saj Ana ka marrë po të njëjtin rrugëtim dhe tashmë është pothuajse në përfundim të shkollës në dizajnin e modës, duke e bërë kështu më kuptimplotë trashëgiminë ndër breza të familjes./ KultPlus.com

Bebe Rexha shënon suksesin e radhës, ‘Meant to be’ numëron plot një miliard dëgjime

Kënga ‘Meant to be’ nga Bebe Rexha, arrin një miliard dëgjime në platformën Spotify.

Këngëtarja shqiptare me famë botëërore, Bebe Rexha ka shënuar një tjetër arritje në karrierën e saj si këngëtare.

‘Meant to be’, një nga këngët më të suksesshme të saj ka arritur plot një miliard dëgjime në platformën muzikore ‘Spotify’.

Lajmin e bëri të ditur vetë këngëtarja duke ndarë një Instastory me 10 milionë ndjekësit e saj.

Kënga ‘Meant to be’ është shpallur nga Billboard si kënga më e dëgjuar e dekadës në zhanrin kantri, duke qëndruar 50 javë në krye të toplistave. /Demokracia.com/KultPlus.com

Osmani: Gratë dhe vajzat ishin aty kur luftohej për liri, ato ishin aty kur e vulosëm pavarësinë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se kontributi i grave në procese vendimtare të ndërtimit të Kosovës është i jashtëzakonshëm.

Osmani këtë e deklaroi gjatë një takimi që u realizua online në bashkëpunim të Rrjetit të Grave, Qendrës Artpolis dhe UN Women, transmeton KlanKosova.tv.

Aty u lansua raporti “Një ulëse në tryezë”, Osmani u zotua se do të punojë së bashku me organizatat e grave për të garantuar se zëri i grave do të dëgjohet edhe në procese të paqes dhe të sigurisë.

“Kontributi i grave në procese vendimtare të ndërtimit të shtetit tonë është i jashtëzakonshëm dhe roli i tyre kurrsesi nuk mund të mohohet. Gratë dhe vajzat ishin aty kur luftohej për liri, ato ishin aty kur e vulosëm pavarësinë, ato janë pjesë e rrugëtimit tonë të shtetndërtimit. Por, shpeshherë ato nuk janë dëgjuar aq sa duhet në procesin e ndërtimit të paqes. Gratë vërtetë e kanë vendin në tryeza vendimmarrëse, dhe ky nuk është vetëm vendim i duhur, por është edhe më i mençur”, ka thënë Osmani./ KultPlus.com

Reka: Mos vritni lajmëtarin, vritni mentalitetin dhe jepni çikave e grave lirinë dhe mundësinë për të ndjek ëndrrat

Rrezearta Reka

Ne na hidhëron deklarata e hoxhe Shefqetit jo vetëm se është në thelb dhe katërçipërisht seksiste, po se hoxhe Shefqeti ndër tjera, po shpërfaq një të vërtetë të hidhur dhe skajshmërisht të dhimbshme.

Argumentet se kuzhinierët më të mirë në botë janë burra, dhe se të gjitha gjinitë kanë uri, mbesin fatkeqësisht vetëm klishe.

Kuzhinierët më të mirë burra janë të tillë, sepse kanë pasur mundësinë dhe lirinë të ndjekin ëndrrat dhe tani paguhen mirë për këtë punë.

Se këta burra kurrë askush nuk i ka detyruar të zgjedhin mësuesinë psh, si profesion, jo për faktin se është ndër profesionet më fisnike, po se kjo pastaj do tu jepte komoditetin të bëheshin dhe bashkëshort dhe baballarë, siç ndodh rëndom me gratë.

Në fund të fundit, fakt që të gjithë kanë uri, por ama “nanë dua bukë” thuhet. Pra, Shefqeti përmes një deklarate seksiste, e ka deklaruar dhe një fakt statistikor.

Sepse realisht po ti pyesje burrat dhe gratë sa shpesh gatuajnë në shtëpitë e tyre, sa shpesh fshijnë me thithëse të rrymës, sa shpesh lajnë teshat, sa shpesh fshijnë banjot, përgjigjet do të ishin diametralisht të kundërta.

Pajtohem që ka përjashtime. Po të rralla janë, prandaj përmenden dhe quhen përjashtime. Pajtohem poashtu edhe që ka dhe gjëra që kryesisht i bëjnë burrat. I ndërrojnë gomat e kerrit, psh. Edhe gratë që nuk kanë burra i ndërrojnë gomat e kerrit. Ama kjo bëhet veç dy herë në vit, sipas sezonit. Bukë ndërkaq hahet tre herë në ditë, dhe jo vetëm me sezonë.

Se në shoqëritë patriarkale, ku fatkeqësisht s’bëjmë pjesë vetëm ne, po të mos ishte kryesisht gruaja në kuzhinë, do të vdisnim urie të gjithë. Pra derisa gratë nuk e kanë dhe s’do të duhej ta kishin vendin vetëm në kuzhinë, vazhdoj të plakem pa dëgjuar dikë ta pyes një burrë se çka do të gatuajë për drekë sot.

Pra, siç thotë një fjalë e urtë, mos vritni lajmëtarin. Vritni mentalitetin me veprime të përditshme, për t’ju dhënë çikave e grave lirinë dhe mundësinë për të ndjek ëndrrat, pa detyrimin për të zgjedhur vendin. As më pak as më shumë se burrat. Se urie vdesin ata që nuk ushqejnë kokën dhe jo patjetër barkun./KultPlus.com

Pekini, “Djepi i Diplomatëve” që mësojnë shqip

Pekini, kryeqyteti kinez, i vlerësuar si qyteti më tërheqës për talentet dhe ekspertët e huaj në Kinë vazhdon të kthejë vëmendjen ndaj Shqipërisë dhe gjuhës shqipe. Edhe pse në periudha të vështira të marrëdhënieve Shqipëri- Kinë, në vitet 78, katedra e gjuhës shqipe vazhdoi ekzistencën, duke përgatitur breza studentësh.

Njësoj si edhe adhurimi kinez për filmat shqiptarë, ku një nga më të pëlqyerit mbetet “Ngadhnjim mbi vdekjen”, për muzikën, ngjarjen, aktoren Eglantina Kume, e cila u prit si aktore e Holliwood-it edhe pas 40 vitesh në Pekin.

Qendra për Hapje dhe Dialog zhvilloi webinar-in e radhës të ciklit “Gjuha shqipe në universitetet e botës”. Ai pati në qendër Katedrën e Gjuhës Shqipe në Pekin, me profesoreshat e nderuara Chen Funghua dhe  Ma Sai, të njohura ndryshe me emrat shqip Moza dhe Bora.

Tirana, Pekini, Vlora dhe Gjirokastra komunikuan përmes Qendrës për Hapje dhe Dialog, me lektorët  nga Universiteti “Ismail Qemali”,  Universiteti “Eqrem Çabej”,  Gjirokastër, si dhe studentët e interesuar.

Chen Fenghua, drejtoreshë e katedrës së gjuhës shqipe dhe Qendrës së Studimeve Shqiptare në Universitetin e Gjuhëve të Huaja, Pekin (BFSU) solli një panoramë të përgjithshme për katedrën dje, sot dhe nesër.

Me këtë katedër, BFSU është bërë i pari universitet ku jepet gjuha shqipe në Kinë dhe i vetmi unviersitet me tri nivele të plota në kualifikimin e specialistëve të gjuhës Shqipe. Historikisht universiteti me përgatitjen e shumë talentëve diplomatikë, është njohur si “Djepi i diplomatëve” në Kinë. Pedogogët veteranë si Yin Changliang, Xia Zhen, Jin Bing, Zhang Linhui, Xiao Guifen dhe ekspertët shqiptarë si Agron Fiço, Ruzhdi Stringa etj.  kanë krijuar një bazë të shëndoshë të kësaj katedre, ku janë të diplomuar 173 studentë në bachelor, 6 mastër dhe 3 doktorantë.

Ky webinar përkoi me dy përvjetorë të rëndësishme të BSFU-së:  80-vjetori i themelimit të universitetit dhe me 60-vjetorin e themelimit të katedrës së shqipes në këtë universitet. Themelimi i kësaj katedre, e cila jo vetëm ka pasur vazhdimësi, por edhe zhvillime të mëtejshme, lidhet me emrin e prof. Agron Ficos, të cilin vetë Universiteti i Gjirokastrës, përfaqësuar në takim nga profesoresha Spiridhulla Poçi, e mban në vëmendje si një figurë nderi i këtij qyteti.

Pas themelimit në vitin 1961 të ciklit të studimeve Bachelor, katedra është pasuruar në vitin 2000 me pranimet në nivelin Master. Më vonë, në vitin 2014 kjo katedër u pasurua me ciklin e studimeve doktorale. Përveç mësimdhënies, kjo katedër i kushton rëndësi edhe studimeve albanologjike. Prej vitit 2017 funksionon si e tillë Qendra e Studimeve Albanologjike pranë këtij universiteti.

Ky universitet konsiderohet si një model studimi për gjuhët e huaja, duke u quajtur ndryshe edhe “djepi i diplomatëve”.

Zhvillimi i tri cikleve të plota të studimit të shqipes në këtë universitet, veç faktit se i pajis studentët me diploma ndërdisiplinore, jep gjithashtu mundësinë që tri vitet e para të studimit të kryhen pranë këtij universiteti dhe më pas viti i fundit në universitetet ku studiohet gjuha shqipe në Shqipëri.

Prof. Merkuri dhe prof. Poçi e panë këtë takim si një mundësi për të rinisur një marrëveshje të mëparshme ndëruniversitare, e cila ekziston si një kontratë kuadër, e cila ka nevojë të çohet më tej. U përmendën takimet në konferenca shkencore ndërkombëtare të zhvilluara midis universiteteve , si dhe u theksua dëshira për të pasur programe bashkëpunimi dhe shkëmbimi.

Po ashtu studentët folën për ndjesinë e tyre për studimin e gjuhës shqipe dhe për interesin e tyre në projektet e shkëmbimeve studentore.

Ma Sai, solli në vëmendje punën e bërë në fushën albanologjike, duke përmendur sidomos punën për hartimin e teksteve dhe fjalorëve.

Këtë takim e bëri mjaft interesant edhe pjesëmarrja e znj. Eranda Allmetaj, Eksperte e Gjuhës Shqipe dhe Pedagoge në BFSU, e cila e ka kryer doktoraturën e saj pranë kësaj katedre dhe tashmë jep kontributin e vet si eksperte e gjuhës shqipe në këtë universitet.

Prej këtij webinar-i, ashtu si edhe në webinar-et paraardhëse të zhvilluara nga Qendra për Hapje dhe Dialog për studimin e shqipes në Mynih, Kozencë, Sofje dhe Vjenë, del edhe njëherë në pah interesi mjaft i lartë i studentëve dhe i pedagogëve për të pasur shkëmbime dhe bashkëpunime ndëruniversitare.

Cikli i webinar-eve do të vazhdojë edhe me katedra të tjera ku studiohet gjuha shqipe në botë. /KultPlus.com

Alketa Xhafa Mripa promovon ‘Vepra e saj’, një shpalosje e tregimeve unike të 100 grave pioniere shqiptare

Era Berisha

Inkurajimi i përfshirjes së gruas në jetën publike dhe forcimin e statusit socioekonomik, në kohëra e realitete të zymta që nga viti 1940 e deri në vitin 1979, artistja Alketa Xhafa-Mripa i mblodhi 100 tregime të rrëfyera në librin e titulluar ‘Vepra e saj’, dhe  u promovua në librarinë Dukagjini, shkruan KultPlus.

Artisten konceptuale, tashmë jemi mësuar ta shohim me instalacione dhe ekspozita, por kësaj radhe, projekti i saj ka marrë formën e një libri, i cili vë në pah arritjet dhe ndryshimin që gratë shqiptare kanë bërë në shoqëri e në fusha të ndryshme, duke mos harruar sakrificat dhe kontributin e pazëvendësueshëm të tyre.

Edhe pse libri i autores tanimë ishte promovuar në formën online, sot, ngjarja mblodhi rreth vetes dashamirë të shumtë të artit të autores, duke sjell në vëmendje rrugëtimin e emancipimit të gruas në shoqëri, i cili jo gjithmonë ka pasur një rrugë të drejtë e pa sfida, e në veçanti për gratë shqiptare, të cilat me forcat e tyre i bëjnë ballë gjithçkaje.

Ky libër shpalos përmbajtjen e 100 grave pioniere të Kosovës, duke përmbledhur veprimtarinë e tyre me profesione nga më të ndryshmet, përfshirë këtu: aktore, regjisore, etnologe, inxhiniere, mjeke, profesoresha, farmaciste, shkrimtare, arkeologe, avokate, stomatologe e shumë tjera.

Prandaj, ky libër rrëfen histori mjaft diversive të 100 grave shqiptare, të cilat ndoshta ende nuk njihen nga fëmijët, por edhe nga të rriturit që nuk patën fatin të mësojnë për to, por që padyshim janë pjesë e rëndësishme e kulturës dhe artit shqiptar, dhe përmes këtij libri do të mbesin dëshmi edhe për gjeneratat e ardhshme.

Ideja e autores, Alketa Xhafa-Mripa, e cila është bërë zëri i tregimeve të shumta që shpalosin jetën e grave dhe përjetimet e tyre personale, ka lindur gjatë një bashkëbisedimi me vajzën e saj, Tibën 8 vjeçare, ku vitin e kaluar gjatë pushimeve verore, nënë e bijë kishin lexuar libra për gratë që kanë ndryshuar botën, e cila pasoi në pyetjen e vajzës se a ka ndonjë libër me gratë e Kosovës.

Gjatë hulumtimeve të artistes, e cila e kuptoi se nuk ekzistonte një libër i tillë për fëmijë, rezultoi që sot ky libër të jetësohet nën prezencën e madhe të të pranishmëve, të cilët patën rastin të marrin nënshkrime nga autorja për librin dhe të shkrepin fotografi me Alketën, të cilat do të mbesin një kujtim i veçantë për secilin nga ata.

Ndërsa, nën atmosferën letrare e cila po shoqërohej me prezencën e aromave të librave, të luleve shumëngjyrëshe dhe të rrezeve të diellit të cilat po depërtonin fuqishëm brenda, për të na shpalosur më shumë gjatë procesit të krijimit të librit, për KultPlus, tregon edhe vetë autorja.

“Procesi ka qenë shumë i mirë dhe shumë i lehtë për arsye se kur diçka bëhet me dashuri, nuk ka vend për sfida. Kemi pasur bashkëpunëtorë shumë të mirë, studentë dhe njerëz profesionistë, të cilët me artin e tyre dhe punën e tyre e formësuan këtë libër”, tregon Mripa.

Sipas saj, vështirësia e vetme mund të konsiderohet limitmi i 100 personazheve dhe gjetja e kontakteve të personave në libër, sepse shumica nuk janë më në mesin tonë dhe për të formësuar tregimet, në mungesë të fëmijëve të personazheve, është dashur të kontaktohet me mbesat apo edhe nipat e tyre.

Në këtë libër, që për fokus ka fëmijët dhe pasurimin e diturisë së tyre mbi këto personazhe, autorja na tregon edhe për domethënien që ky libër ka për të.

“Ka shumë domethënie të madhe, sepse një libër si ky i mungon gjeneratave të reja, prandaj, unë këtë libër dëshiroj që ta shoh në të gjitha bankat shkollore, në çantat dhe libraritë e çdonjërit prej neve. Ndonëse, mijëra gra meritojnë të jenë pjesë e këtij libri, mua më lehtëson fakti se do të ketë hapësirë më shumë në vëllimet tjera, nëpërmjet së cilave do të dëgjohet zëri i shumë grave”, shpreh Mripa.

Dituria mbi këto 100 gra shqiptare, të cilat me mundin e tyre arritën edhe majat e profesioneve të para ndonjëherë në Kosovë, është njëra ndër qëllimet kryesore të autores, e cila ishte mjaft e lumtur me interesimin e shumtë të lexuesve për këtë libër.

“Nuk kisha menduar ndonjëherë se do të ketë kaq shumë lexues, sidomos, kur pata rastin të takoj një lexues, i cili kishte blerë 7 libra, për t’iu dedikuar të tjerëve. Prandaj, e konsideroj veten me shumë fat, sepse për mua kjo është një gjë shumë e bukur kur po e shoh se ky libër po vlerësohet kaq shumë”, thotë ajo.

Teksa, buzëqeshja nuk i mungonte as edhe për një minutë të vetme, për autoren, e bukura e gjithë procesit, i cili ngërthen në vete shumë detaje unike, është se ajo vetë për herë të parë, ka mësuar për disa nga gratë për të cilat nuk kishte njohuri deri më tani, por që tani ajo po e shpërndan atë, në librin e saj.

Rëndësia e këtyre grave të cilat nuk mund të veçohen apo ndahen nga njëra-tjetra, shpalosin histori të veçanta, një iniciativë kjo që ndoshta edhe do të frymëzojë shumë autorë të tjerë që të veprojnë njëjtë.

Ndërsa, në vitin 2022 mendohet të nisë procesi i hulumtimit për tregimet e shumë grave të tjera, të cilat do të kenë mundësi të jenë pjesë e vëllimit të dytë të këtij libri, por që herën tjetër do të shitet në të gjitha libraritë në Kosovë. Ideja për librin është e Alketa Xhafa Mripës, kurse 100 rrëfimet e këtij libri i ka shkruar Alberina Haxhijaj.

Ky libër është botim i Shtëpisë Botuese ”Dukagjini” dhe mbështetet nga UN ëomen, UNKT dhe Raiffeisen Bank./KultPlus.com

Mediat e huaja shkruajnë për Hate Orën nga Kukësi, e cila ka endur qilima prej më shumë se një gjysmë shekulli

Mediat e huaja shkruajnë pr një prej traditave të njohura shqiptare, atë të endjes së qilimave.

“Associated Press” i ka dedikuar një shkrim Hate Orës nga Kukësit, e cila ka endur qilima prej më shumë se një gjysmë shekulli, që kur mësoi zanatin si fëmijë duke u futur vjedhurazi në punishten e tezes së saj.

Sot Hate është 64 vjeç dhe po u mëson vajzave, mbesave dhe grave të tjera metodat që mori dhe përsosi ajo për të siguruar një brez artizanësh të rinj për të ruajtur traditën.

Dikur në Shqipëri ishin 13 fabrika të shtetit që prodhonin qilima, kostume popullor artizanale. Vetëm Kukësi, një qytet në verilindje të kryeqytetit, Tirana, punësoi më shumë se 1,200 gra si endëse. Kur mbaroi epoka komuniste e vendit në 1990, fabrika lokale u mbyll.

Ora ndërtoi vet tre tezgjah dhe bleu një furnizim të madh të fibrave të leshit dhe mjeteve të tjera të nevojshme si pasojë e situatës kaotike. Sot, ajo është ndër të paktat shqiptare që ende bëjnë punë endjeje, e cila nuk sjell shumë para, por e ruan traditën.

Organizata joqeveritare Social Development Investment ka iniciuar një projekt për të trajnuar 125 gra në prodhimin e endjes së leshit. Qëllimi i kësaj nisme ishte hapja e një dritare shprese për njerëz të papunë por dhe për të mbajtur gjallë traditën e prodhimit të qilimave të punuar me dorë.

Hate Ora është pjesë e këtij programi dhe u mëson të rinjve të endin leshin nga delet rudë të zonës në qilima dhe sende të tjera. Ndërsa vetë Hate po mëson se si të pastrojë, lajë, krehë dhe ngjyrosë leshin me ngjyra të tjera natyrore./ KultPlus.com

Sopranoja Arlinda Morava jep shfaqje me publik

Sopranoja shqiptare në Rumani Arlinda Morava ka dhënë shfaqjen “Pasion dhe Dashuri” që për një kohë të gjatë është luajtur pa publik për shkak të pandemisë.

Bashkë me aktorin e madh Marius Bodochi dhe Bogdan Postolache bashkë me kuartetin e filarmonisë Paul Constantinescu u luajt pjesa duke ndjekur rregullat e pandemisë.

Në një postim në rrjetet socaile Arlinda falenderon të gjithë bashkëpunëtorët, në veçanti mikeshën e saj Martha Mara Mocanu pa të cilën kjo ngjarje nuk do të ishte realizuar dhe kolegët e tsaj të Rotary Club. Kjo shfaqje përkoi dhe me ditëlindjen e sopranos shqiptare që u suprizua nga miqtë e të pranishmit në shfaqje./ KultPlus.com

“Hallelujah” kënga e famshme që është risjellë nga shumë artistë (VIDEO)

Është një këngë që sjellë shumë emocion dhe një këngë që shumë këngëtarë e kanë risjellë, në përpjekje që të sjellin emocion sikurse Leonard Cohen, artisti që ka sjellë këngën “Hallelujah”, qysh në vitin 1984, shkruan KultPlus.



Ka shumë verzione të kësaj kënge, dhe pikërisht kjo këngë synohet edhe nga talentët e rinj të cilët sfidojnë zërin e tyre në gara të ndryshme të muzikës. KultPlus ka bërë një përzgjedhje të disa verzioneve,natyrisht duke sjellë edhe verzionin e Leonrad Cohen./KultPlus.com

O moj Shqypni, e mjera Shqypni, kush te ka qitë me krye n’hi, ti ke pas kenë një zojë e randë, burrat e dheut të thirrshin nanë

Poezi e shkruar nga Pashko Vasa.

O moj Shqypni, e mjera Shqypni,
Kush te ka qitë me krye n’hi?
Ti ke pas kenë një zojë e randë,
Burrat e dheut të thirrshin nanë.
Ke pasë shumë t’mira e begati,
Me varza t’bukura e me djelm t’ri,
Gja e vend shumë, ara e bashtina,
Me armë të bardha, me pushkë ltina,
Me burra trima, me gra të dlira;
Ti ndër gjith shoqet ke kenë ma e mira.
Kur kriste pushka si me shkrep moti,
Zogu i shqyptarit gjithmonë i zoti
Ka kenë për luftë e n’luftë ka dekun
E dhunë mbrapa kurr s’i mbetun.
Kur ka lidhë besën burri i Shqypnisë,
I ka shti dridhën gjithë Rumelisë;
Ndër lufta t’rrebta gjithëkund ka ra,
Me faqe t’bardhë gjithmonë asht da.

Por sot, Shqypni, pa m’thuej si je?
Po sikur lisi i rrxuem përdhe,
Shkon bota sipri, me kambë, të shklet
E nji fjalë t’ambël askush s’ta flet.
Si mal me borë, si fushë me lule
Ke pas qenë veshun, sot je me crule,
E s’të ka mbetun as em’n as besë;
Vet e ke prishun për faqe t’zezë.

Shqyptar’, me vllazën jeni tuj u vra,
Ndër nji qind ceta jeni shpërnda;
Ca thone kam fè ca thonë kam din;
Njeni:”jam turk”, tjetri:”latin”
Do thonë: “Jam grek”, “shkje”-disa tjerë,
Por jemi vllazën t’gjith more t’mjerë!
Priftnit e hoxhët ju kanë hutue,
Për me ju damun me ju vorfnue!
Vjen njeri i huej e ju rri n’votër,
Me ju turpnue me grue e motër,
E për sa pare qi do t’fitoni,
Besën e t’parëve t’gjith e harroni,
Baheni robt e njerit t’huej,
Qi nuk ka gjuhën dhe gjakun tuej.
Qani ju shpata e ju dyfeqe,
Shqiptari u zu si zog ndër leqe!
Qani ju trima bashkë me ne,
Se ra Shqypnia me faqe n’dhe!
E s’i ka mbetun as bukë as mish,
As zjarm në votër, as dritë, as pishë;
As gjak në faqe, as nder ndër shokë,
Por asht rrëxue e bamun trokë!
Mblidhniu ju varza, mblidhniu ju gra,
M’ata sy t’bukur q’dini me qa,
Eni t’vajtojmë Shqypninë e mjerë,
Qi mbet’ e shkretë pa em’n, pa nder;
Ka mbet e vejë si grue pa burrë,
Ka mbet si nanë, qi s’pat djalë kurrë!
Kujt i ban zemra m’e e lan’ me dekë
Kët farë trimneshe, qi sot asht mekë?
Këtë nanë të dashtun a do ta lamë,
Qi njeri i huej ta shklasë me kambë?
Nuk, nuk! Këtë marrè askush s’e do
Këtë faqe t’zezë gjithkush e dro!
Para se t’hupet kështu Shqypnia,
Me pushkë n’dorë le t’desë trimnia!
Coniu, shqyptarë, prej gjumit çoniu,
Të gjithë si vllazën n’nji besë shtërngoniu,
E mos shikoni kisha e xhamia:
Feja e shqyptarit asht shqyptaria!
Qysh prej Tivarit deri n’Prevezë,
Gjithkund lshon dielli vap’edhe rrezë,
Asht tok’ e jona, prind na e kanë lanë
Kush mos na e preki, se desim t’tanë
Të desim si burrat që vdiqnë motit
Edhe mos marrohna përpara zotit./KultPlus.com

As pandemia nuk i ndalë, arbëreshët veshin kostumet për të festuar Pashkët

Fotografia: Maria Caliva

Arbëreshët e Italisë janë model se si ruhet tradita dhe kultura e një kombi, e një gjë të tillë e bëjnë tash e 500 vjet, shkruan KultPlus.

Festa e Pashkëve është një ndër festat që nxjerr në pah bukurinë e këtij komuniteti në Itali, duke përfshirë edhe kostumet e detajuara.

Edhe këtë vit, edhe përkundër pandemisë, arbëreshët kanë veshë kostumet festive për të shënuar këtë festë, dhe në të njëjtën kohë duke dërguar sinjalin se këtë komunitet nuk e dorëzon as pandemia./ KultPlus.com

Ermal Meta në interpretim të këngës së famshme “Hallelujah” (VIDEO)

Këngëtari shqiptar që po shënon suksese të njëpasnjëshme në Itali dhe jo vetëm, ishte prezantuar edhe në Televizionin Italian Rai1, shkruan KultPlus.

Në këtë televizion ai ka performuar në dy këngë të famshme si: “Every Breath You Take” (The Police) dhe “Hallelujah” (Leonard Cohen). Në të dy këngët ka shkëlqyr. KultPlus ju sjellë videon e performnacës së Ermal Metës në këngën Hallelujah./KultPlus.com

https://www.facebook.com/ermalmetainfinity/videos/1485441885088143

Tash e 500 vjet mrekullohen italianët me kulturë shqiptare, kur Arbëreshët festojnë Pashkët (FOTO/VIDEO)

KultPlusju sjellë fotografi të realizuara nga fotografi Mario Calivà në Horën e Arbëreshëve ku janë mbajtur manifestime të ndryshme për të shënuar Pashkët.



Një regjistrim i kohëve të fundit tregon se ka rreth 800 veshje në Horën e Arbëreshëve, 500 prej të cilëve vishen për Pashkë. Për të shënuar Pashkët, arbëreshët organizojnë parada pas të cilës jepet bekimi dhe shpërndahen vezët e kuqe.
https://web.facebook.com/plugins/video.php?href=https%3A%2F%2Fweb.facebook.com%2Fpianadeglialbanesihora%2Fvideos%2F1236542026478350%2F&show_text=0&width=267





Vezët e kuqe përfaqësojnë një traditë shekullore të Horës së Arbëreshëve dhe në përgjithësi të të gjitha komuniteteve lindore greko-bizantine dhe ritet ortodokse. Ato shprehin jetën, pjellorinë dhe Ringjalljen e Krishtit.

Hora e Arbëreshëve ka ruajtur shumë elemente etnike të kulturës së saj shqiptare, veçantitë e saj kulturore, gjuhësore, fetare (gjuhën, ritin bizantin, veshjet tradicionale, zakonet, muzikën, folklorin).



Banorët janë pasardhës të familjeve shqiptare, duke përfshirë edhe fisnikët dhe të afërmit e Skënderbeut, që u vendosën në Italinë e Jugut gjatë pushtimeve të Perandorisë Osmane në Ballkan.
Identiteti arbëror i Horës së Arbëreshëve është i fortë, në fakt gjuha arbëreshe flitet nga tërë bashkësia dhe përdoret në gazeta, shkolla dhe radio.


Bashkia përdor në dokumentet zyrtare gjuhën shqipe dhe italiane për banorët e saj, në bazë të ligjit ekzistues për mbrojtjen e pakicave etnike dhe gjuhësore në Itali./KultPlus.com

Përfundon takimi i Vitisë me kryetarët e komunave të Kosovës: Situata e rënduar

Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi  dhe Ministri i Shëndetësisë Arben Vitia, mbajtën takimin virtual koordinues me kryetarët e komunave të Republikës së Kosovës, për të diskutuar lidhur me situatën e pandemisë COVID – 19 dhe masat e reja që pritet të merren.

Sipas një njoftimi në Facebook, nga ministria e Pushtetit Lokal, thuhet se ministri Vitia, diskutoi së bashku me kryetarët e komunave nevojën e disa masave të reja të cilat në bashkëpunim me të gjitha intitucionet relevante duhet të ndërmerren për të ruajtur shëndetin publik.

“Ministri Vitia, duke falënderuar kryetarët e komunave për angazhimin e tyre gjithashtu potencoi se tanimë ndodhemi në një situatë të rënduar. Ai theksoi se duhet mobilizim, koordinim dhe qasje më proaktive në raport me pandeminë për shkak të situatës së krijuar. Ai gjithashtu diskutoi së bashku me kryetarët e komunave nevojën e disa masave të reja të cilat në bashkëpunim me të gjitha institucionet relevante duhet të ndërmerren për të ruajtur shëndetin publik”, thuhet në një njoftim të ministrisë së Pushtetit Lokal.

Sipas ministrisë, kryetarët e komunave diskutuan rreth sfidave të ndryshme me të cilat janë duke u ballafaquar dhe dhanë mendimet dhe sugjerimet e tyre për vendimet që duhen të merren nga institucionet përkatëse.

Si përfundim të pranishmit u pajtuan që bashkërisht duke i koordinuar të gjitha veprimet rreth masave të reja, mund t’ia dalin për të minimizuar dhe tejkaluar sfidat me të cilat janë duke u përballur me pandeminë COVID-19./ KultPlus.com

Mund të më qëllosh me fjalët tua, mund të më mbytësh me urrejtjen tënde, por sërish, ashtu sikur ajri, unë do të ngritem

Në vazhdim po ju paraqesim 10 citatet nga 10 gra që kanë bërë historinë.

Maya Angelou, Poete, aktiviste për të drejtat civile

“Mund të më qëllosh me fjalët tua. Mund të më godasësh me shikimin tënd. Mund të më mbytësh me urrejtjen tënde. Por sërish, ashtu sikur ajri, unë do të ngritem”, Maya Angelou

Coretta Scott King, autore, aktiviste, lidere e së drejtës civile

“Femra, nëse shpirti i kombit duhet shpëtuar, atëherë besoj se ju duhet të bëheni shpirti i tij”, Coretta Scott King.

Linda Sarsour, avokate e së drejtës civile

“Nëse jeni në ndonjë lëvizje dhe nuk jeni duke ndjekur një grua me ngjyrë, atëherë i takoni lëvizjes së gabuar”

Frida Kahlo, piktore, feministe

“Asgjë nuk ëshë absolute. Çdo gjë ndryshon, lëviz, rrotullohet, fluturon dhe në fund ikën”, Frida Kahlo

Sylvia Plath, poete, shkrimtare

“Mora një frymëmarrje të thellë dhe dëgjova mburrjen e brendshme të zemrës sime. Unë jam, Unë jam, Unë jam…” Sylvia Plath

Shirley Chisholm, femra e parë për nominim presidencial të Partisë Demokratike

“Tani, vendi ynë ka nevojë për idealizmin e femrave dhe vendosshmërinë e tyre, ndoshta më shumë në politikë se sa në sfera tjera”, Shirely Chisholm

Hillary Clinton, kandidate presidenciale, sekretare e shtetit

“Dedikuar të gjitha femrave që janë duke parë këtë, kurrë mos dyshoni, kini besimin se jeni të vlefshme dhe të fuqishme, dhe meritoni çdo shansë dhe mundësi në botë ëpr të arritur qëllimet dhe ëndrrat tuaja”, Hillary Clinton

Alicia Garza, aktiviste, themeluese e lëvizjes mbi jetën e personave me ngjyrë

“Sot, fuqia e personave me ngjyrë, është duke transformuar demokracinë, por ne nuk mund ta bëjmë këtë vet. Na nevoiten menduesit më të ndritur, strategjikë, kodues, ekspertë, për të shfrytëzuar të gjitha mjetet që i kemi në ndërtimin e një bote që dëshirojmë ta shohim. Një botë ku jeta e personave me ngjyrë mirret parasysh, një botë ku jeta e të gjithë njerëzve është e njëllojtë”, Alicia Garza

Malala Yousafzai, aktiviste mbi edukimin e femrave, fituese e çmimit Nobel

“Ja çfarë po më thotë shpirti: Krijo paqe dhe duaj gjithkënd”, Malala Yousafzai

Cecile Richards, aktiviste pro të drejtave të abortit, planifikimit familjar

“Sot, është më mirë të jesh një korporatë se sa një femër para gjykatës supreme”, Cecile Richards.

Yjet e Hollywood-it ikin në Australi, koha dhe vendi i duhur për punë në këtë pandemi

Dje kishte 3 raste të infeksionit me koronavirus në Australi. Gjatë gjithë javës janë regjistruar vetëm 7 raste.

Shifra që e bëjnë çdo vend tjetër në botë t’ia ketë zili, dhe që kanë tërhequr një eksod të vërtetë të yjeve të Hollivudit.

Me ardhjen e yjeve të mëdhenj si Idris Elba dhe Tilda Swindon, Julia Roberts dhe Sean Penn, Colin Farrell dhe Viggo Mortensen,  Natalie Portman me Matt Damon dhe Chris Hemsworth dhe Chris Patt, në fakt ka edhe arsye për punë: dy të parët janë duke xhiruar filmin “Three Thousands Years of Longing”.

Julia dhe Sean janë të angazhuar në filmin Gaslit, Colin dhe Viggo po luajnë në dramën “Thirteen Lives” drejtuar nga Ron Howard, ndërsa kuarteti i tjetër është i angazhuar në Thor: Love and Thunder.

Julia Roberts është aq e magjepsur nga Australia, saqë ajo pranoi të bënte një film tjetër atje, në gjysmën e dytë të vitit, së bashku me George Clooney, “Bileta për në Parajsë”.

U kthye edhe Tom Hanks, i cili një vit më parë në Australi kishte kontraktuar Covid-19 së bashku me gruan e tij Rita Wilson. Hanks sapo ka mbërritur për të përfunduar xhirimet e filmit Elvis, në të cilin ai luan rolin e menaxherit të këngëtarit të njohur.

Aktorët e shumtë dhe projektet që po zhvillohen në Australi muajt e fundit, veçanërisht në zonën e bukur në jug të Sidneit, lidhen kryesisht për shkak të kontrollit të rreptë që vendi ka arritur të ushtrojë për përhapjen e virusit dhe për faktin se filmat e Hollywood është shumë e vështirë ose e pamundur të realizohen diku tjetër. Por gjithashtu nuk duhet të harrojmë stimujt në qindra miliona dollarë të alokuara nga qeveria Australiane për të favorizuar industrinë e filmit. Tani ekziston një pseudonim për rajonin News South Wales, nga i cili Sidney është kryeqyteti, Aussiewood,  ose i njohur ndryshe si Hollywood-i i ri Australian./a.m

Perlat e fshehura të artit në Muzeun e Luvrit

Muzeu i Luvrit në Paris aktualisht është i mbyllur për shkak të kufizimeve të koronavirusit. Por brenda mureve të tij gjendet një koleksion i fshehtë kryeveprash që rrallë shfaqen për publikun. Muzeu i Luvrit në Paris priste 10 milionë vizitorë në vit, në kohërat përpara pandemisë.

Tani objekti me famë botërore qëndron bosh, përveç personelit të sigurisë dhe disa punonjësve të muzeut që punojnë për rinovime. Brenda, Mona Lisa ende buzëqesh në mënyrë enigmatike mbi galeritë, dhe kryeveprat e mëdha që varen në mure.

Por këtu ka një thesar shumë më pak të njohur veprash – nëse dini ku të shikoni. Xavier Salmon është drejtori i Departamentit të Arteve Grafike të muzeut.

Është një bibliotekë që ruan vizatime, punime me pastel dhe në miniaturë, të ruajtura në kushtet e duhura për disa vite.

Që kur Luigji i 14-të i Francës filloi një fushatë blerjesh në shekullin e 17-të, Luvri ka grumbulluar një koleksion prej 250 mijë artesh grafike që datojnë nga shekulli i 9-të deri në mesin e viteve 1800.

Por ato nuk janë të ekspozuara në mënyrë të përhershme. Departamenti nxjerr për publikun vetëm disa shembuj çdo katër muaj.

“Departamenti i Arteve Grafike të Luvrit është me të vërtetë departamenti i tij më i fshehtë sepse punimet tona nuk shfaqen përgjithmonë në dhomat e muzeut. Por, kjo është një minierë e jashtëzakonshme për historinë e krijimtarisë njerëzore, sepse ne kemi bashkuar 250 mijë vepra arti në zemër të Luvrit, arte grafike – ato janë vizatime, pastel, punime në miniaturë, të cilat që nga shekulli i 9-të deri në 1850 ilustrojnë të gjithë historinë e krijimtarisë – oksidentale – në Evropë dhe Shtetet e Bashkuara”, thotë zoti Salmon.

Për ata që e dinë, departamenti është vendi për të parë veprën e Gaddi-t të shekullit të 14-të ‘Presentation de la Vierge au Temple’ (Prezantimi i Virgjëreshës së Tempullit).

“Këtu keni një vepër jashtëzakonisht të rëndësishme sepse është një nga vizatimet më të vjetra të ruajtura në botë. Një vizatim nga Taddeo Gaddi nga viti 1338, pra një vizatim i shekullit të 14. Ju e shihni se duke ndjekur Giotto-n (piktor i shekullit të 13-të), ne kemi lindjen e përdorimit të perspektivës – me temën fetare këtu, quhet “Prezantimi i Virgjëreshës së tempullit” dhe mënyra delikate, me të cilën Gaddi punoi duke përdorur pigmente të përziera me ujë dhe më pas e kaloi atë mbi letër, është plotësisht spektakolare, ashtu si edhe mënyra se si është ruajtur ky vizatim”, thotë zoti Salmon.

Para pandemisë, Departamenti i Arteve Grafike mirëpriste rreth 800 njerëz çdo vit – studentë, artistë, piktorë, ekspertë dhe vizitorë të përgjithshëm.

Atyre u duhej të kishin hulumtuar paraprakisht punimet që donin të shihnin dhe më pas të caktonin një takim për të vizituar këtë dhomë të veçantë konsultimi për të parë nga afër punimet. Sigurisht, që tashmë kjo nuk është më e mundshme.

Por zoti Salmon thotë se ka mënyra se si vizitorët të bëhen gati për momentin kur kjo bibliotekë të jetë në gjendje të rihapet.

“Është jashtëzakonisht e trishtueshme që ne nuk jemi më në gjendje të mirëpresim vizitorët tanë të zakonshëm, por fatmirësisht i gjithë koleksioni gjendet në internet. Ata që duan të përgatiten për vizitën e tyre kanë kohë të shkojnë në bazën tonë të të dhënave, të shikojnë vizatimet me fotot dhe informacionin dhe pasi të kenë përgatitur udhëtimin e tyre në Paris, ata rrjedhimisht mund të vijnë këtu dhe të shohin vizatimet”, thotë ai.

Zoti Salmon ka shfrytëzuar mbylljen për të riorganizuar dhe rishpërndarë vendosjen e punimeve, diçka që nuk do të ishte e mundur para pandemisë.

Është e paqartë se kur Luvri do të rihapë dyert pas masave izoluese të vendosura më 30 tetor për shkak të kufizimeve ndaj COVID-19./Zeri i Amerikes/ KultPlus.com

Vjosa Osmani: Le të na sjellin Pashkët mirësi e begati për mbarë kombin shqiptar

Vjosa Osmani

Sot, besimtarët katolikë festojnë Pashkët. Kjo ditë shënon triumfin e të mirës ndaj të keqes. Bota, sikurse edhe ne, po përballet me pandeminë Covid-19. Të goditur nga kjo e keqe edhe kremtet janë transformuar.

Në këtë ditë feste kam veç një urim. Që në një të ardhme të afërt, secilën festë ta presim bashkë, që ta kemi mundësinë secilit t`ia zgjatim dorën, ta urojmë e ta përqafojmë!

Festa e Pashkëve shpërfaqë dashurinë, tolerancën dhe zemërgjerësinë, të cilat populli ynë i kultivon në vazhdimësi. Le të na sjellin Pashkët mirësi e begati për mbarë kombin shqiptar!

Gëzuar për shumë mot Pashkët!/ KultPlus.com

Masat e reja antiCOVID: Vitia mbledh sot kryetarët e komunave

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, sot do të mbajë një mbledhje virtuale me kryetarët e komunave të Kosovës, për të diskutuar rreth masave të reja anti-Covid.

Siç mëson Express, mbledhja do të fillojë në orën 10:00, ndërkaq aty do të diskutohen në detaje masat e reja anti-Covid, përfshirë edhe mbylljen për 12 ditë, për të cilën Vitia dje ka folur edhe me ministrat e kabinetit qeveritar dhe përfaqësuesit e gastronomisë.

Aty u bë e ditur se do të mbyllën lokalet e gastronomisë, qendrat tregtare, palestrat dhe shkollat, ndërkaq u tha se kjo mbyllje do të bëhet nga data 6 deri më 18 prill.

Kundër masave të propozuara dje kanë dalë gastronomët, të cilët thanë se Vitia ka marrë vendim pa i konsultuar.

Kryetari i Shoqatës së Gastronomëve, Petrit Kllokoqi, të shtunën bëri të ditur se kanë pritur që në takimin me Vitinë të ketë diskutime rreth masave, por ministri i Shëndetësisë tashmë e kishte marrë vendimin të cilin vetëm ua kumtoi.

“Ky vendim eshte vendim arbitrar, i njëanshëm, dhe jo i pranueshem për Gastronominë e Kosovës e cila çdo ditë e më shumë po rrëzohet për toke. Ne kundershtojme fuqishem kete vendim dhe do të vazhdojme të kundershtojme edhe më tutje çdo vendim që mirret njëanshem pa konsulltim”, ka shkruar Kllokoqi në Facebook./KultPlus.com

Dhjetë thënie të fuqishme nga gra politikane

“Për mua, një demokraci më e mirë është një demokraci ku gratë jo vetëm kanë të drejtë të votojnë dhe të zgjedhin, por edhe të zgjidhen”

Michelle Bachelet,kryetare e UN Women, ish Presidente dhe Ministre e Mbrojtjes e Kilit, për New York Times

“As zinxhirët e diktaturës as vargonjtë e shtypjes nuk mund të mbajnë poshtë për një kohë të gjatë, forcat e lirisë”

Angela Merkel,Kancelare e Gjermanisë, gjatë një shkëmbimi dollish me Presidentin Obama

“Nëse e ke mendjen vetëm të të pëlqejnë, atëherë do të jesh e përgatitur të bësh kompromis me gjithçka dhe në çdo kohë, dhe nuk do të arrish asgjë”

Margaret Thatcher, e para Kryeministre femër e Britanisë, në një intervistë për Press Association

“Për të bërë paqe, duhet të jesh udhëheqës i pakompromis. Për të bërë paqe, duhet që edhe të mishërosh kompromisin”

Benazir Bhutto,e para grua e zgjedhur që udhëhoqi një komb mysliman si Kryeministre e Pakistanit, në librin “Reflektime të punës drejt paqes”

“Nuk është pushteti që korrupton, por frika. Frika e humbjes së pushtetit korrupton ata që e kanë dhe frika e kamzhikut të pushtetit korrupton ata që i nënshtrohen atij”

Aung San Suu Kyi, udhëheqe birmaniane pro demokracisë, në librin e saj “Liria nga frika”

“Cilindo titull apo post që jemi të privilegjuar të mbajmë, në fakt është ajo që bëjmë, ajo çka na bën këta që jemi… Secili prej nesh duhet të vendosë se çfarë lloj njerëzish duam të jemi – çfarë lloj trashëgimie duam të përcjellim”

Mbretëresha Rania Al Abdullah e Jordanisënë “Konferencën e Grave”

“Arsimi është transformues. Ai ndryshon jetë. Prandaj njerëzit punojnë kaq shumë për t’u arsimuar, dhe prandaj arsimi ka qenë gjithmonë çelësi i Endrrës Amerikane, forca që fshin ndarjet arbitrare të racës dhe klasës dhe kulturës dhe çliron potencialib që Zoti i ka dhënë çdo njeriu”

Condoleezza Rice, Ish Sekretare Shteti në Ceremoninë e Diplomimit në Boston College

“Lumturia nuk është objektiv, ajo është një nënprodukt. Paradoksalisht, një mënyrë e sigurtë për të mos qenë të lumtur, është që të krijojmë një mënyrë jetese ku kënaqim plotësisht dhe ekskluzivisht vetëm veten tonë”

Eleanor Roosevelt,ish Zonjë e Parë në librin e saj “Mëson duke jetuar”

“Një prej mësimeve me të cilët jam rritur është që gjithmonë të jesh e vërtetë me veten dhe të mos lejosh askënd që të të shpërqëndrojë nga objektivat e tua. Dhe kështu që, kur dëgjoj sulme negative apo të rreme, me të vërtetë që nuk investoj aspak energji në ta, sepse unë vetë e di se kush jam”

Michelle Obama,Zonjë e Parë, në një intervistë për Marie Claire

“Përmasa e ëndrrave të tua duhet të kalojë gjithmonë kapacitetin tënd aktual për t’i arritur ato. Nëse ëndrrat nuk të trembin, atëherë nuk janë të mëdha sa duhet”

Ellen Johnson Sirleaf,Presidente e Liberisë, në ceremoninë e diplomimit në Harvard /KultPlus.com

‘Gratë nuk do të jenë të barabarta jashtë shtëpisë, derisa burrat do të jenë të barabartë brenda shtëpisë’

Gloria Steinem është një feministe amerikane, gazetare dhe aktiviste politike shoqërore e cila u njoh kombëtarisht si një udhëheqëse dhe një zëdhënëse e lëvizjes feministe Amerikane në fund të viteve 1960 dhe në fillim të viteve 1970.

Në 2005, Steinem, Jane Fonda dhe Robin Morgan bashkëthemeluan Qendrën e Grave për Media, një organizatë që “punon për t’i bërë gratë të dukshme dhe të fuqishme në media”.

Sonte, KultPlus ju sjell një nga thëniet më të fuqishme të Steinem.

Gratë nuk do të jenë të barabarta jashtë shtëpisë, derisa burrat do të jenë të barabartë brenda shtëpisë. / KultPlus.com

‘O shqipëtarë, as nder, as turp, as gjak s’kini..’

Faik Konica
Vajtim për robëri të shqiptarëvet

O të humbur shqipëtarë,
Seç qenkeni për të qarë!

Për të qar’ e për të sharë,
Për të shar’ e për të vrarë!

Armiqtë mbë dhé ju hodhnë,
Dhe ju shtypnë sa u lodhnë!

Sa u lodhn’ e sa ju ngopnë
Ju gdhendnë edhe ju rropnë.

As bukë, as brekë s’ju lanë,
Ju punoni, ata hanë!

Nuk ju lan’ as pakë nderë
Q’e kini pasur përherë.

As nder, as turp, as gjak s’kini
Unji kryet dhe po rrini.

I duroni vet armiqtë;
Prisni vdekjen apo vdiqtë?

Shërbëtorë t’Anadollit,
Kleçk e lodra të Stambollit.

Në mos u shove fare,
Ndizu, zemra shqipëtare!

O shqipëtarë barkzbrazur,
Fustançjerr’ e këmbëzbathur

Zemërohuni një herë,
Mprehni kordhët për të prerë,

Mprehni kordh’ e mprehni pallë
Të ju ndritin yj mi ballë,

Ti frikësoni zuzarët
Ç’i shuan shqipëtarët,

E në vend tuaj të rroni
Si të doni e si të thoni!

F.K. – 1901

‘Ma zor mblidhen dy shqyptarë, sesa mblidhet nji thes me pleshta’

Gjergj Fishta

Kishin hyp nji rreze dilli,
Ai Shën Pjetri e ai Shën Mhilli,
E po flisnin për i hall t’vjetër,
Ai Shën Mhill me njat Shën Pjetër

Se Shqypnia u rrudh e vogël,
Për shqyptart, sa një gogël.
Lene t’shejt e mos ta zgjasim,
Zbresin n’tokë Shqypnin ta masin.

Morën tshejt nji lamsh t’mashit
Nisen matjen n’Preveze t’tashit.
Mirëpo lamshi u ka mej,
Sa arritën t’Shejtit n’Qafë-Pejë.

Edhe nejse, mos me u zgjat,
Si me mat Shqypnin e ngratë,
Peni i mashit asht mbaru…
Vrik, kalon dreqi i mallku!

I kanë pre kryet, lekurën i kanë rru,
E me atë lesh kanë ba nji dredhë t’Djallit.
Qysh se u mat me lesh t’Djallit,
Asnji punë s’na shkon për s’marit.

Sesa nisim nji pune t’re,
Të parët që e prishim, jemi ne!

Troç, dy fjalë, kombit mbarë,
Sy me sy me ja thanë deshta:
Ma zor mblidhen dy shqyptarë,
Sesa mblidhet nji thes me pleshta./KultPlus.com

Albumi ‘Nil’ nga Ertan Iliyaz, album që rezultoi me një përplasje zhanresh që shpërthyen pamëshirshëm

Shpalosja e këngëve të cilat gërshetohen mes vete në një kulminacion të zjarrtë që morri flakë kur instrumentet diversive frymuan së bashku në një emocion, mbizotëruan mbrëmë në skenën e Kino Armata, me rastin e promovimit të albumit ‘Nil’.

Albumi ‘Nil’ nga Ertan Iliyaz, i cili mblodhi së bashku plotë 22 artistë ndërkombëtarë dhe vendor, të cilët me kontributin dhe miqësinë e brendshme mes tyre, shpalosën talentin në instrumentet e posaçme unike duke bërë që secila këngë të ekzistojë në një zhanër ndryshe nga tjetra.

Ky bashkëpunim mes artistëve na prezantoi edhe me miksimin e zhanreve të huaja me ato të vendit tonë duke krijuar një urë artistike nëpërmjet së cilës melodia nuk ka vend për definim.

Pasi të pranishmit zunë vendet e tyre, pasoi një qetësi ku dëgjoheshin vetëm krismat e vogla të instrumenteve të cilat po bëheshin gati të ringjallen përsëri. Dritat u fikën e disa u zvogëluan, duke krijuar një ambient të ngrohtë e cila u shoqërua me këngën ‘The Sing’ nga Bill Callahan. Kjo këngë me gjasë ishte menduar të jetë një parapërgatitje e vogël për atë që më të vërtetë do të fillonte.

Fillimi i koncertit u gjallërua nën melodinë e tastierës nga Iliyazi, e cila për një çast mashtroi publikun se kënga mbase do të kishte një fillim të qetë, por nuk kaloi një minutë kur magjia e instrumenteve e sidomos bateritë, zgjuan nga qetësia publikun dhe e pasuruan me meloditë e ashpëra të cilat u vendosën mbi shpirtin e të pranishmëve duke zgjuar kështu edhe lëvizjet e limituara në ulësen e tyre.

Në pamundësi që të gjithë artistët të ishin prezent për këtë promovim, në skenë si mysafirë të veçantë morën pjesë: Aluş Nuş, muzikanti i njohur nga Prizreni në instrumentin ‘Yayli Tanbur’, Agron Peni në instrumentin ‘Flamenco Guitar’, dhe Dukagjin Muhaxheri në instrumentin ‘Saxophone’.

Këta artistë të shoqëruar së bashku edhe me Senad Jaminin, Labinot Krasniqin, Xhemil Gjini dhe Teoman Ukca, e tundën publikun sa në një frymë melankolike të jazz, e herë tjera edhe në një frymë të çmendur rok, me ç ‘rast pushtuan publikun me një llojllojshmëri e cila la gjurmë në atmosferën e natës së mbrëmshme.

Prandaj, ndonëse artistët e njohur si: Agron Shujaku, Ardian Bakalli, Asena Akan, Astrit Stafai, Avni Krasniqi, Besa Llugici, Betim Krasniqi, Fatlind Ferati, Flaka Goranci, Ilire Avdiu, Nadishana, Riccardo Marenghi, Tuncay Tuncay, Visar Mehmeti dhe Volkan Hürsever, nuk arritën të ishin aty, kjo natë pati një çiltërsi të pa shfrenuar e cila rezultoi në një natë mjaft kuptimplotë.

E kur kësaj nate po i vinte fundi, tek publiku u dallua një dëshirë e madhe qe kjo natë të mos përfundonte fare, por meqenëse çdo gjë ka një fund, edhe kënga e fundit u përmbyll me brohoritje dhe duartrokitje të cilat zëvendësuan frymën muzikore të instrumenteve, që tanimë kishin shpalosur perden e fundit.

Albumi ‘Nil’, kishte përfunduar në vitin 2019, e lansuar në vitin 2019 por pastaj me ardhjen e një ‘lufte’ pandemike, ky album nuk pati mundësi promovimi.

Ndërsa, Ertan Iliyaz në një prononcim për KultPlus, shpalosi se titulli i albumit ka një domethënie të veçantë e në fakt është një dhuratë për vajzën e tij 6 vjeçare me emrin Nil, e cila kur të rritet të ketë diçka të dedikuar asaj.

“Jam shumë i kënaqur sonte, sepse edhe pse në situatë pandemike, kanë ardh kaq shumë njerëz. Është me të vërtetë një kënaqësi e madhe për neve si artistë që jemi mbledhur së bashku, sepse nuk po kemi mundësi të shumta. Pas albumit normalisht që vinë edhe koncertet të cilat duhet të shfaqen edhe në qytete tjera, prandaj duhet të punojmë edhe në atë drejtim”, tregon ai.

Sipas Iliyazit, plotë 10 këngët e albumit kanë një zhanër ndryshe nga njëra-tjetra, prandaj nuk ka qenë edhe shumë e lehtë por me eksperiencën e artistëve që kanë talent në zhanrin specifik të tyre, albumi gjeti fundin e tij. Por normalisht që secili proces ka vështirësitë, sepse disa artistë jetojnë jashtë Prishtinës, por miqësia e madhe synoi që këto këngë të ndahen edhe me komunitetin sepse publiku ka nevojë për koncerte, meqenëse në përgjithësi shumë pak koncerte po mbahen në Kosovë, një sfidë kjo e njohur për shumë artistë.

“Edhe pse albumi përfshin këngë të zhanreve të ndryshme, kënga ‘Nil’ është ajo këngë të cilën do e veçoja, sepse është një dhuratë ndaj vajzës dhe në këtë këngë po ashtu merr pjesë Flaka Goranci e cila është një operiste ndërkombëtare që jeton dhe vepron në Austri, dhe i dha një frymë të bukur këngës”, thotë Iliyazi për KultPlus.

Në një organizim të koncerteve, si edhe kjo e fundit, mbledhja e artistëve të cilët janë nga vende të ndryshme si: Italia, Gjermania, Turqia dhe komunitete të ndryshme si p.sh ajo boshnjake, është mjaft e rëndësishme.  “Me po këta 22 artistë shpresojmë që të mbajmë koncert në të ardhmen”, potencon ai.

Ndërsa në këtë natë kaq të lezetshme, me inkuadrimin e veçantë dallues të baterive, artisti Ukca, tregon për pjesëmarrjen e tij si baterist ku fillimisht u ftua për incizim live të këngëve e pastaj erdhi ideja për të zhvilluar një koncert pas përpunimit të albumit ku edhe sot u finalizua.

“Procesi i xhirimit të këngëve ka qenë shumë e lehtë pre mua sepse të gjithë muzicientët që janë të përfshirë, tashmë janë muzicientë me eksperiencë”, tregon Ukca për KultPlus.

Sipas tij, kënga Nili është ajo më e veçanta sepse emri Nil si emër është i mirë por edhe melodikisht, sepse është një këngë shumë e lehtë, të cilën mund ta dëgjosh 50 herë por nuk është e mërzitshme.

“Bateritë janë instrumenti im i preferuar me të cilin merrem rreth 30 vjet dhe është trashëgimi nga babai i cili ka qenë edhe vetë baterist, prandaj vazhdova trashëgiminë e tij, por për mua nuk është vetëm një instrument i thjeshtë, por është pjesë e jetës”, thotë ai.

Tutje ai flet edhe për përshtypjet e kësaj nate, për të cilën koha për të ishte shumë e shkurtër. “Qetësia e madhe që ishte prezentë në një situatë të tillë, më la përshtypje sepse vërehet se njerëzit kanë nevojë për muzikë, për tu kënaqur por edhe thjesht për të pushuar nga streset ditore nga një situatë të cilën të gjithë gjendemi”, përfundon Ukca.

Ky album është pjesë e edicionit të 11-të, të koncerteve të organizuara nga “Ertan Iliyaz & Friends”, me mbështetje nga MKRS dhe Komuna e Prishtinës./KultPlus.com