Jetojmë në një kohë ku çdokush shikon dhe gjykon nëse
je i shëmtuar apo i bukur… askush nuk vëren dhe as interesohet nëse je i
dëshpëruar apo i lumtur.
– “Ka vetëm dy kohë në jetë: TANI dhe SHUMË VONË”.
– Dashuro për të jetuar, jeto për të dashuruar.
– Koha vendos se kë do të takojmë në jetën tonë, zemra vendos se kë duam
në jetën tonë dhe sjellja jonë vendos se kush do të qëndrojë në jetën tonë.
– Ka katër, dhe vetëm katër mënyra në të cilat vijmë në kontakt me botën.
Na vlerësojnë dhe klasifikojnë sipas asaj që bëjmë, cila është pamja jonë e
jashtme, çfarë themi dhe si e themi.
– Kur të kesh numëruar ata që ndodhen përpara teje, mendo për numrin e
atyre që vijnë pas teje.
– Ëndërro si fëmijë, jeto si i çmendur, dashuro si njeri… E vogël bota, dhe ne kalimtarë.
– E sotmja është një ditë shumë e veçantë, sepse kurrë nuk e kemi parë më
parë. Kurrë nuk do ta jetojmë më. Është e vetmja ditë që kemi.
– Mos qaj për të kaluarën, nuk ekziston më. Mos u shqetësoni për të
ardhmen, është ende larg. Le të jetojmë të tashmen dhe le ta bëjmë atë të
bukur.
– Mund të mësoj çdo person se si të arrijë atë që do në jetë. Problemi
është se nuk gjej asnjë që di se çfarë do.
– Nuk kam asnjë problem me ata që nuk dinë se çfarë kërkojnë. Mjafton të
mos kërkojnë në jetën time.
– Nëse dikush të shikon si zgjidhje alternative, dhe jo si prioritet…ka
ardhur koha që dhe ti ta shikojsh si…kujtim!!
– Një nga gjërat më të vështira dhe më të rëndësishme në jetën tonë, është
gjetja e dikujt që ta duam dhe të na dojë.
– Kurrë mos e zhgënje dikë që të do në të vërtetë. Me kalimin e viteve do
të kuptosh se kurrë nuk mund të gjesh të njëjtin person dy herë në jetë.
– Punoni një jetë për të shlyer një shtëpi. Në fund është e jotja dhe nuk ka
asnjë që të jetojë në të.
– Ka dy zgjedhje në jetë: të pranosh situatat ashtu siç janë, apo të
pranosh përgjegjësinë për t’i ndryshuar..
– Mund të detyrohem të jetoj pa lumturi, por kurrë nuk do të pranoj të
jetoj pa nder.
– Kur jeta j’u sjell ndryshime – edhe për më mirë – disa
njerëz largohen nga ju. Ndoshta sepse faza juaj e mëparshme u shkonte më
shumë, ndoshta për shkak se mënyra jote e re e jetës nuk u përshtatet më, ndoshta
për shkak se shtypin butona që lëndojnë … por është diçka që ndodh dhe ju
duhet ta pranoni, sado e pakëndshme.
– Në çështjet e rëndësishme të jetës ne jemi gjithmonë të vetëm.
– Ekziston vetëm një mënyrë për të gjetur lumturinë në këtë jetë, dhe kjo
është, ose të kesh një ndërgjegje të pastër ose të mos kesh fare ndërgjegje.
– Kuptimi i jetës është thjesht të jesh gjallë. Është kaq e qartë, kaq e
kuptueshme, kaq e thjeshtë. Por megjithatë, të gjithë vrapojnë të pushtuar nga
paniku, sikur ata kanë nevojë për të arritur diçka përtej asaj që janë.
– Nuk ka dy njerëz në botë që e shohin jetën në të njëjtën mënyrë.
– Nëse në botën e sotme kishte një numër të madh njerëzish që dëshironin
lumturinë e tyre më shumë se sa dëshironin mjerimin e të tjerëve, brenda pak
vitesh do të kishim një parajsë.
– Vetëm kur të përjetoni një ngjarje serioze në jetën tuaj, do të mundeni
të kuptoni se me sa gjëra të parëndësishme je marrë kaq kohë…
– Në fund të fundit, njeriu nuk duhet të pyesë se çfarë është kuptimi i
jetës së tij, por ai duhet më mirë të kuptojë se është ai të cilit pyetja i
është adresuar.
– Gjithmonë mbani mend se mund të keni partnerin më të mirë pranë jush, por do
të jeni të pakënaqur nëse nuk jeni të dashuruar me jetën tuaj.
– Fraza entuziaste ”Vlen më shumë nderi, se jeta”, do të thotë: ”Ekzistenca
dhe mirëqenia nuk vlejnë asgjë: vlen vetëm ajo të tjerët mendojnë për ne”.
– Shumica e njerëzve punojnë pjesën më të madhe të jetës së tyre, vetëm
për të jetuar. Dhe ajo pak liri që u mbetet, i shqetëson dhe përpiqen për të
gjetur mënyra për ta hequr qafe atë.
– Një jetë e mirë është ajo që frymëzohet nga dashuria dhe udhëhiqet nga dija.
– I mençuri e konsideron jetën e tij si një njeri që duhet të jetojë gjatë
në një kohë të shkurtër.
– Tre fraza që do t’ju ndihmojnë në jetë: “më mbuloni”, “ide e
mirë, shef!”, “Kështu e gjeta kur erdha”.
– E vetmja gjë në jetë që është e mundshme pa përpjekje, është dështimi.
– Një nga momentet e lumtura të jetës është kur gjen fuqinë për të pranuar
atë që nuk mund të ndryshosh.
– Jeta është tepër e shkurtër: nuk ja vlen barra qeranë ta kalojmë duke u
zvarritur nën këmbët e horrave të përçmueshëm.
– Sekreti i jetës nuk është të bëjmë atë që na pëlqen, por të pëlqejmë atë
që bëjmë. Dhe le të mjaftohemi në ato që kemi.
– Tre themelet e lumturisë në këtë jetë janë: diçka për të bërë, diçka për të
dashur, diçka për të shpresuar.
– Nëse nuk lëvizni, mos prisni që dikush t’ju shtyjë.
– Ka tre gjëra të qëndrueshme në jetë … ndryshim, liri zgjedhjeje dhe
parime.
– Jeta është një lojë ku rregullat e së cilës vazhdimisht ndryshojnë.
Asgjë nuk e prish një lojë më shumë se ata që e marrin seriozisht.
– Kur ke të drejtë, askush nuk e kujton .. kur ke gabim, askush nuk e
harron !!!
– Ka njerëz që në të gjithë jetën e tyre nuk bëjnë
asgjë, dhe nuk bëjnë gabime. Por e gjithë jeta e tyre është një gabim.
– Gjithkush erdhi në jetë për një rol të veçantë. Kështu që nuk mund të luajë
një tjetër.
– Jetoje jetën tuaj si të dëshirosh, pa marrë parasysh mendimin e botës. Bota
është shumë, por jeta jote është pak.
– Mos u shqetësoni se çfarë mendojnë të tjerët për ju, sepse thjesht të
tjerët nuk mendojnë. Ata pyesin veten se çfarë mendoni ju për ta.
– Jeta nuk ju jep gjithmonë atë që ju dëshironi për të qenë të lumtur, duhet të
kalojsh fatkeqësi për të vlerësuar atë që tashmë jeta ju ka dhënë.
– Në jetë, ju nuk merrni kurrë atë që ju meritoni, Por ju merrni atë që
pretendoni.
– “Si po shkon?” Pyeti i verbëri.të paralizuarin, “Ashtu
siç e shihni,” u përgjigj i paralizuari.
– Kur ju mendoni atë që keni humbur, ju humbni atë që jetoni.
– Nëse kishim gjithçka që dëshironim, çfarë do të na mungonte? Dhe nëse nuk na mungonte asgjë, çfarë do të
dëshironim? Çfarë vlere do të kishte jeta jonë pa dëshira?
– Se si të tjerët sillen në ty është çështje e tyre. Se si reagon ti është
e juaja.
– Mos thuaj pak me shumë fjalë, por shumë me pak fjalë.
– “Vetëm për shkak se dita e sotme është e stresuar, nuk do të thotë që
nesër nuk do të jetë dita më e mirë e jetës suaj. Thjesht ju duhet të jeni
atje! “
– “Jeta nuk e bën ndere për askënd. Gjithkush ka pranë tij njeriun që
meriton. “
– Jeta nuk është asgjë, por asgjë nuk vlen aq sa ajo.
– Shumë probleme në botë do të zgjidheshin nëse flisnim me njëri-tjetrin,
dhe jo njëri për tjetrin.
– Jeta është gjithmonë duke pritur kohën e përshtatshme për veprim.
– Ndonjëherë jeta i ndan dy njerëz vetëm dhe vetëm për të treguar se sa të
rëndësishëm janë ata për njëri-tjetrin.
– Të gjithë jetojmë nën të njëjtin qiell, por jo të gjithë kemi të njëjtin
horizont.
– “Tragjedia e jetës nuk është se përfundon kaq herët, por ne presim
kaq shumë për ta nisur atë”.
– Jeta nuk ju jep kurrë siguri … ju jep vetëm mundësi.
– Kur buzëqeshni, njerëzit gjithnjë pyesin veten se çfarë mendoni.
– Jeta është një komedi për ata që mendojnë dhe një tragjedi për ata që
ndjejnë.
– Jeta është një teatër ose më mirë një dramë, ku rolet i luajnë puthjet, të
qeshurat dhe të qarat.
– Mos e mbushni kujtesën tuaj me të gjitha herët kur jeni ndjerë të
ofenduar. Mund të përfundoni të mos keni hapësirë për momentet e mrekullueshme
që keni kaluar.
– Momente të këqija të jetës ekzistojnë për të na bërë të vlerësojmë më shumë
momentet e mira.
– Nëse nuk je lënduar, nuk mund të thuash se ke jetuar.
– Mënyra për të jetuar më mire dhe më i patrazuar është ajo e mendimtarit,
sepse, që ta themi pa e zgjatur atë që ka rëndësi, ai ka më shumë nevojë për
gjërat që të tjerët i përcmojnë dhe i braktisin.
– Ju duhet të luftoni për jetën tuaj. Ky është kushti i vetëm për ta mbajtur.
– Jeta, qoftë e mirë apo i keqe, është e vetmja që kemi.
– Misteri i jetës nuk është problem që duhet të zgjidhet, por një realitet
që duhet të përjetoni.
– Çdo ditë e re është si një jetë e re.
– Jeta nuk është e drejtë, por edhe kështu është e bukur …
– Shumë prej nesh nuk jetojnë ëndrrat e tyre, por frikën e tyre.
– Jeta përbëhet nga pjesë që nuk bashkohen së bashku.
– Kush jeton në zallamahinë e punëve dhe të kënaqësive dhe nuk gjen kohë
për të rimenduar të kaluarën e vet, humbet kuptimin e qartë të jetës.
– Ajo që ne e quajmë “vendim i vështirë” është sepse çdo vendim që
merr do të ketë pasoja.
– Bëju dhuratë mungesën tënde atyre që nuk vlerësuan prezencën tënde.
– Ju mund të jetoni në një botë që nuk është e përsosur, por kufijtë janë
të hapura dhe dyert nuk janë të mbyllura.
– Nuk ka rëndësi se cilën rrugë do të zgjidhni. Ka një milion shtigje dhe
të gjitha janë të njëjta, sepse nuk çojnë askund. Mjafton që rrugën ta ndjekësh pa frikë apo ambicie.
Dhe është e mjaftueshme që rruga të ketë zemër.
– Ka gjithmonë njerëz që kërkojnë gjithçka nga jeta dhe ende nuk mund të
pajtohen me marrëzinë dhe ngurtësinë e saj.
– Lumturia: ekuilibri i matur i dëshirave dhe aftësia për t’i kënaqur ato.
– Jeta nuk është e mbështjellë me fjongo, megjithatë ajo është një dhuratë.
– Nuk dua gjërat e mëdha nga jeta, por ato pak që e bëjnë jetën e madhe.
– Të jesh i këndshëm dhe i sjellshëm me të gjithë,
por, të miqësohesh me të zgjedhurit.
– “Unë e konsideroj veten më i mençuri në mesin e njerëzve, sepse unë e di
se unë nuk di asgjë ”
– “Ata që gënjejë, në fund, të vetmen që fitojnë është kjo: kur thonë të
vërtetën, askush nuk i beson ata …”
– Mos u interesoni për numrin, por për cilësinë e admiruesve tuaj. Të mos
u pëlqesh mendje-vegjëlve është një titull nderi.
– Duhet ta doni jetën më shumë sesa vetë kuptimi i jetës.
– Lumturia nuk është të kufizosh veten, por të kontrollosh veten.
– Ndonjëherë, edhe jetesa është një akt kurajoz.
– Sado që keni bërë nder, nëse i refuzoni një herë, do të harrojnë
gjithçka dhe do të kujtojnë refuzimin tuaj.
– Kur nuk mund të ndryshojmë një situatë, duhet të ndryshojmë veten.
– Sapo zbulova kuptimin e jetës, e ndryshuan.
– Disa njerëz përparojnë ne jetë me ato që dinë, disa me ato që bëjnë dhe pak me atë që janë.
– Nga të gjithë ata që nuk kanë asgjë për të thënë, më të preferuarit janë
ata që heshtin.
– Ai që i ngjan më shumë Zotit është ai që nuk varet nga asgjë.
– Unë nuk shoh asnjë të dëmtuar nga varfëria, por unë pashë shumë të dëmtuar
nga ligësia.
– Për t’u bërë i pazëvendësueshëm, duhet të jesh
gjithmonë i ndryshëm.
– Kufiri përfundimtar i padrejtësisë është që të mendosh të drejtë atë që nuk
është.
– Ne jetojmë në një botë që nuk ka më mungesë të mallrave por mungesë të
konsumatorëve.
– Bota është një shkallë. Disa ngjiten dhe disa zbresin.
– Të gjitha veprimet e njeriut kanë si shkak një nga këto që vijojnë: fati,
natyra, detyrimi, zakoni, arsyeja, pasioni, dëshira.
– Ajo që kam arritur me filozofinë, është që të bëj me vullnetin tim ato
që të tjerët i bëjnë sepse kanë frikë ligjet.
– Ndershmëria, kryesisht, është më pak fitimprurëse se sa pandershmëria.
– Çdokush mund të zemërohet, kjo është e lehtë. Por të zemërohesh me personin e
duhur, në nivelin e duhur, arsyeja e duhur, në kohën e duhur dhe në mënyrën e
duhur, kjo nuk është e lehtë.
– Ato që nuk duhet të bëjmë, nuk duhet as t’i mendojmë.
– Ai që dëshiron të jetë vazhdimisht i lumtur, duhet të ndryshojë shpesh.
– Ka kaq shumë njerëz të pangopur, që mendojnë se ata do të jetojnë
përgjithmonë. dhe nga ana tjetër ka kaq shumë shpërdorues që mendojnë se ata do
të vdesin brënda një momenti.
– Është lakmi të flasësh për çdo gjë dhe të mos duash të dëgjosh për asgjë.
– Më mirë të mos lindte asnjë se sa të mbeten të paarsimuar, sepse injoranca
është rrënja e fatkeqësisë.
– Më mirë i çmendur me të gjithë, se sa i matur dhe vetëm.
– Ka shumë gjëra që ne do të donim t’i kishim bërë dje, kaq pak gjëra që ne do të dëshironim t’i bëjmë sot. – Nuk më intereson të jem ai që ju doni të jem. – Njerëzit rrallë bëjnë atë që besojnë. Bëjnë atë që u përshtatet, atëherë pendohen. – Që të qeshësh me dikë tjetër, është një mënyrë e bukur për të mësuar të qeshësh me veten. – Ka katër faza në një martesë: E para është marrëdhënia, e dyta është martesa, e treta është fëmija, dhe e katërta, pa të cilën nuk mund ta njohësh një grua, është divorci. – Pasionet e mëdha janë të rralla, si kryeveprat. – Dashuria është iluzioni se një grua ndryshon nga të tjerat. – Duhet të bëjmë sot atë që të gjithë do të bëjnë nesër. – Të gjithë njerëzit e mahnitshëm që njoh janë të mahnitshëm, sepse kështu besojnë. – Njerëzit marrin rrugë të ndryshme për të kërkuar kënaqësinë dhe lumturinë. Për shkak se ato nuk janë në rrugën tuaj, nuk do të thotë se ata kanë humbur. – Ne jemi të gjithë të paditur. Problemi është se ne nuk injorojmë të gjithë të njëjtat gjëra. – Mungesa e zgjidhjes alternative pastron mrekullueshëm mendjen. – Nëse ju nuk e kontrolloni mendjen tuaj, dikush tjetër do ta bëjë atë. – Dhe kur stuhia të mbarojë, nuk do të kujtohesh as se si arrite të mbijetosh. Nuk do të jeni as të sigurt se ka mbaruar. Por një gjë është e sigurt: kur të dalësh nga stuhia nuk do të jesh i njëjti person si ai që hyri. Dhe kjo është kuptimi i stuhisë. – Nëse tregoni durim në një çast zemërimi, do t’i kurseni vetes njëqind ditë pikëllim. – Lumturia është mënyrë udhëtimi, jo destinacion. – Nëse nuk mund ta bëni mirë, të paktën bëjë atë të duket mirë. -Jeta është një komedi për ata që mendojnë dhe një tragjedi për ata që ndjejnë – Besoni ata që kërkojnë të vërtetën. Dyshoni tek ata që e gjejnë. – Njerëzit nuk janë robër të fatit, por vetëm robër të mendjes tyre. – Në një botë të çmendur, vetëm të çmendurit janë logjikë. – Nuk i shkatërroj armiqtë e mi, kur i bëj miq. – Njerëzit mund të jenë të lumtur kur ata nuk supozojnë se objekti i jetës tyre është lumturia. – Ju duhet të luftoni për jetën tuaj. Ky është kushti i vetëm për ta mbajtur. – Jeta, qoftë e mirë apo i keqe, është e vetmja që kemi. – Në librin e jetës, përgjigjet nuk gjenden në faqen fundit. – Mos u shqetësoni në lidhje me plakjen. Është një privilegj që nuk e kanë të gjithë. – Kur dëgjoj dikë që psherëtin, duke thënë se “jeta është e vështirë”, gjithmonë unë jam i tunduar të pyes: “Krahasuar me çfarë?” – Jeta nuk është e drejtë, por edhe kështu është e bukur … – Jeta nuk është e mbështjellë me fjongo, megjithatë ajo është një dhuratë. – Kur vjen puna për të ndjekur pas atë që doni në jetë, mos prano kurrë një jo si përgjigje. – Mos e merrni veten kaq seriozisht. Askush tjetër nuk e bën. – Nëse të gjithë i hidhnim problemet tona në një grumbull afër-afër, dhe shikonim ato të të tjerëve, do t’i mernim tonat mbrapa. – Nëse ju nuk e kërkoni, ju nuk do të merrni atë. – Lëre zemrën tënde të rrahi vetëm për ata që mund ta dëgjojnë. – Bëni paqe me të kaluarën tuaj për të mos shkatërruar të sotmen tuaj. – Mund të përballoni çdo gjë në qoftë se ju përqëndroheni në të sotmen. – Askush nuk është përgjegjës për lumturinë tuaj, përveç teje. – Çfarë mendojnë të tjerët për ju, nuk është puna juaj. – Koha shëron pothuajse çdo gjë. Jepi kohë kohës. – Momente të këqija të jetës ekzistojnë për të na bërë të vlerësojmë më shumë momentet e mira Nëse nuk je lënduar, nuk mund të thuash se ke jetuar. – Xhelozia është një humbje kohe. Ju keni tashmë të gjitha që ju nevojiten. – Mund të kuptoni cilësinë e një njeriu nëse vëzhgoni se si ai sillet me ata që nuk kanë asgjë për t’i ofruar! – Kushdo që e do trëndafilin, do dhe gjembat e tij. – Njeriu trim zakonisht vuan pa u ankuar, ndërsa të dobëtit ankohen pa vuajtur. – Shpifjet zakonisht godasin njerëzit të denjë, ashtu si krimbat sulen në frutat më të mirë. – Koha kalon: reputacioni rritet, aftësitë zhduken. – Natyra ka katër dizajne të mëdha në skenë: stinët, të njëjtët aktorë: dielli, hëna dhe yjet, por ndryshon vazhdimisht spektatorët. – Sa më larg është e ardhmja, aq më mirë duket. – U bëra më i fortë sepse duhej të bëhesha, jam më i zgjuar për shkak të gabimeve të mia, më i lumtur për shkak të trishtimit që kam përjetuar dhe tani më i mençur sepse mësova gjatë rrjedhës së jetës sime. – Të vuash moralisht dhe të mësosh, si rrjedhim, se kjo lloj vuajtje qëndron mbi një gabim, pikërisht kjo të revolton. – Ç’jastëk i mirë është dyshimi për një kokë të barazpeshuar mirë. – Zoti i krijoi të gjitha gjërat, përveç mekatit: ç’ka për t’u habitur nëse ai nuk e do atë? – Kur kam ankth, është për shkak se jetoj në të ardhmen. Kur kam depresion, është sepse jetoj në të kaluarën. – E kaluara ka vdekur. E ardhmja jeton në imagjinatën tonë. Lumturia mund të ekzistojnë vetëm në të tashmen e përjetshme. – E gjithë e ardhmja juaj bazohet në ëndrrat tuaja. Mos humbisni kohë, flini. – Fati është një alibi e fortë për ata që dështojnë. – Nëse një person dëshiron të jetë pjesë e jetës suaj, do të bëjë një përpjekje të dukshme për këtë. Mendoni dy herë para se të prenotoni një vend në zemrën tuaj për njerëzit që nuk bëjnë përpjekje për këtë. – Përpara ngrejmë një re pluhuri dhe pastaj ankohemi se nuk mund të shohim. – Është shumë dhe më e vështirë për të takuar një person që nuk është duke u përpjekur për të të shitur diçka. – Jashtë dhjetë urdhëresave, nuk ka asnjë veprim tjetër që mund t’i pëlqejë Zotit. – Të pranosh një besim thjesht sepse është zakon që ai të pranohet kjo do të thotë të jesh i pandershëm. – Të kesh një vlerësim personal: kjo nuk do të thotë ta matësh një gjë sipas kënaqësisë ose pakënaqësisë që të shkakton, ty dhe njerëzve të tjerë. – Nuk ka fakte të përjetshme, ashtu siç nuk ka të vërteta absolute. – Nuk është turp mos të dish, turp është të mos pyesësh. – Për të marrë një rol të mirë në skenë, duhet të jeni gati për të luajtur rolin tuaj në prapaskenë. – Intelekti nuk i krijon ligjet e tij nga natyra, por ia dedikon ato natyrës. – Ajo që bota quan virtyt, zokonisht nuk është veçse fantazma e formuar nga pasionet tona, të cilës i japim një emër të ndershëm që të bëjmë me të ç’të duam, pa pasur ndonjë dëm. – Sipas të gjitha provave, ne erdhëm në këtë botë për të bërë asgjë. – Ajo që është e mrekullueshme është se çdo ditë na sjell një shkak të ri për t’u zhdukur. – Kush thotë një gënjeshtër, rrallë e vë re se çfarë barre të madhe mban mbi vete, sepse, për të mbështetur një gënjeshtër, duhet të shpikësh njëzet të tjera. – Pasojat e sotme janë të përcaktuara nga veprimet e së kaluarës. Për të ndryshuar të ardhmen tuaj, ndryshoni vendimet tuaja sot. – Kur nuk merrni atë që dëshironi, vuani. Nëse e merrni atë, përsëri vuani nga momenti që nuk mund të mbani atë përgjithmonë. – Çfarë qëndron pas nesh dhe çfarë qëndron para nesh janë çështje të vogëla në krahasim me atë që gjendet brenda nesh. – Nuk ka asgjë si kërkimi, në qoftë se doni të gjeni diçka. Kur kërkon, patjetër do të gjeni diçka, edhe pse kjo diçka nuk është gjithmonë ajo që jeni duke kërkuar. – Ndonjëherë unë pyes veten nëse botën e qeverisin disa të zgjuar që tallen me ne apo disa idiotë që flasin seriozisht. – Idiotin mund ta kuptojmë nga dy tregues: flet për gjërat që janë të padobishme për atë dhe shpreh opinion mbi diçka që askush nuk e pyet atë. – Nga të gjitha hajdutët, budallenjtë janë më të keqij për shkak se ata vjedhin kohën tuaj dhe entuziazmin tuaj. – I zgjuari dëshiron të mesoje, por budallai do të mësojë të tjerët. – Unë nuk e dija se ekzistonin kaq shumë idiotë në botë deri sa fillova përdorimin e internetit. – Kuptojme budallain nga mania që ka për hollësira të panevojshme. – Nëse diçka shkon në një vesh dhe nga ana tjetër, kjo është për shkak se nuk ka asgjë mes tyre për të mbajtur. – Psikoanaliza është një terapi kundër injorancës. Ajo nuk ka asnjë efekt mbi marrëzinë. – Ka dy lloje budallenjsh: ata që nuk dyshojnë për asgjë dhe ata që dyshojnë për gjithçka. – Nuk ka asgjë më të rrezikshme se një idiot imagjinativ. – Nëse marrim parasysh që Zoti kufizoi inteligjencën njerëzore, duket e padrejtë që nuk kufizoi dhe budallallëkun njerëzor. – Parajsa është plot me idiotë që besojnë se ekziston. – Mos më thuaj se çfarë thanë për mua, më thuaj vetëm se për çfarë arsye ta thanë ty. – Pyes veten se si një njeri kaq i trashë arrin të konsiderohet kaq i dobishëm. – Të jesh në gjendje të përballosh vetminë dhe për më tepër për ta shijuar atë, është një aftësi e madhe. – Mos e humbni kohën tuaj me anketat sociale. Ajo që u intereson të varfërve, është varfëria. Ajo që u intereson të pasurve, nuk na intereson. – Më mirë ta fshehësh injorancën se sa ta tregosh atë. – Që të njohësh veten tënde është e vështirë, por është e lehtë për të këshilluar të tjerët. – Momenti kur ju mendoni se duhet të dëshmoni vlerën tuaj për dikë, është momenti që duhet të largoheni menjëherë, përgjithmonë. – Barazia nuk shkakton rebelim – Kujdesu për të ndëshkuar të metat tuaja, që të mos ndëshkohesh nga ato. – Është e pamundur për një njeri të mësojë atë që ai mendon se tashmë di. – Ligji është si një rrjetë merimange, që kap mizat e vogla, ndërsa të mëdhajat shqyejnë rrjetën dhe ikin. – Kini kujdes se çfarë thonë armiqte tuaj. Ata janë të parët që nxjerrin në pah gabimet tuaja. – Është e pamundur të konsiderohet i lirë ai që është skllav i pasioneve të tij dhe që dominohet nga këto – Mos i para-thoni ato që doni të bëni, sepse nëse dështoni, ata do të tallen me ju. – Demokracia më e mirë është ajo ku të ligëve nuk u lejohet të marrin pushtetin, dhe të mirëve nuk u lejohet të refuzojnë qeverisjen e vendit të tyre – Është puna e njerëzve të zgjuar, të parashikojnë fatkeqësinë para se ajo të vijë. Është puna e të guximshmëve për tu përballuar me fatkeqësinë, kur ajo vjen. – Unë dua një shtëpi ku nuk shoh asgjë të tepërt dhe ku gjej gjithçka që është e nevojshme. – Shpesh nuk e vlerësojmë fuqinë e një prekje, një buzëqeshje, një fjalë të bukur, kompliment, dikë që na dëgjon, por ato që mund të ndryshojnë jetën tonë. – Filozofia ime më ka dhënë gatishmërinë për të përballuar çdo kthesë të fatit. – Është më mirë të bësh arbitrin midis dy armiqve të tu sesa mes dy miqve. Sepse një nga armiqtë do të bëhet mik, ndërkohë që një nga shokët do të bëhet armik. – Të tjerët jetojnë për të ngrënë, por unë ha për të jetuar. – Nëse një gomar të shkelmon, nuk ka kuptim ta shkelmoni dhe ju. – Mjerë për ata që nuk e dinë se nuk dinë ato që nuk dinë. – Askush nuk e di atë që ti mendon, por shikojn atë që bëni. – Mos lejoni që dikush të verbojë shkëlqimin tuaj. “Jeta, qoftë e lumtur apo e pakënaqur, me fat apo pa fat, është e vetmja e mirë që ka njeriu dhe ai që nuk e do jetën nuk është i denjë për të jetuar”. Giacomo Kazanova Ka njerëz që vijnë në jetën tuaj, jo sepse të duan … Por për t’ju bërë të ndiheni i vlefshëm për t’u dashur …… !!! Më e vështira në jetë është të zbulosh se cilat ura duhet të kalosh dhe cilat duhet të djegësh “… por është po aq e rëndësishme kur t’i djegësh urat, të mos tundohesh për të luajtur me hirin … !!! Ju nuk duhet të jeni Dalai Lama për t’u treguar njerëzve se jeta ka të bëjë me ndryshimin. Mirësia në marrëdhëniet e njerëzve është bukuria kryesore e jetës. Kur puna është gëzim, jeta është e mirë. Kur puna është detyrë, jeta është skllavëri. Nuk ka rëndësi se çfarë keni në jetën tuaj, ajo që ka rëndësi është se cilët keni në jetën tuaj. Ji i hapur, dhe jeta do të jetë më e lehtë. Një lugë kripë në një gotë uji e bën ujin të mos jetë i pishëm. Një lugë kripë në një liqen nuk ka rëndësi … Rruga më e vështirë në jetë, është rruga e zemrës tënde. Dëboj zerot nga jeta jote, e vetmja që duan është një “1” pranë tyre që të marrin vlerë. “Jeta është zgjedhje, për disa pendohemi, për të tjera jemi krenarë, jemi ajo që zgjedhim”. “Duhet të jemi të gatshëm ta braktisim jetën që kemi planifikuar për të jetuar jetën që na pret”. Është shumë e vështirë të ekzistosh pa jetuar. “ Jeta: buzëqeshja e një fëmije në mes dy lotëve. “Pozicionimi përballë jetës është themeli mbi të cilin është ndërtuar ëndrra”. Jeta është një urë, sa më pak gjëra mbartni, aq më lehtë e kaloni. Magjia e jetës është paparashikueshmëria e saj. Shumica e njerëzve nuk kanë mësuar kurrë se një nga qëllimet më të rëndësishme të jetës. është që ta shijosh atë. Të jetosh, është sikur të jesh në dashuri. Çdo shpjegim i arsyeshëm është kundër dhe çdo instikt i shëndetshëm është në favor. Më e bezdisshme me jetën e përditshme është se ekziston çdo ditë. Brenda zemrës së secilit prej nesh është dëshira për të kuptuar dikë që kujdeset me të vërtetë. Kur dikush me të vërtetë na kupton, atëherë mund të bëjmë gjithçka në botë. Kënaqësia e kuriozitetit tonë është një nga burimet më të mëdha të lumturisë në jetë. Single nuk është një status, është një fjalë që përshkruan një person i cili është mjaft i fortë për të jetuar dhe për të shijuar jetën i pavarur nga të tjerët. Mos e kaloni gjysmën e jetës tuaj duke thënë se çfarë do të bëni dhe gjysmën tjetër të shpjegoni se pse nuk e keni bërë. “Duhet ta pranojmë që ndonjëherë jeta i sjell gjërat në këtë mënyrë. Mendimet e njerëzve, ndjenjat e tyre humbasin, shuhen, dhe të tjera vijnë, të reja. Në një moment në këtë rrugë kuptojmë se jemi rritur “. Përmisoje jetën tënde me katër hapa. Largohu nga ata që… 1- Të thonë gënjeshtra 2- Nuk të respektojnë 3- Të përdorin 4- Të zhgenjejnë “Jeta është një qeli izolimi, muret e të cilës janë pasqyra”. “Dy ditët më të rëndësishme të jetës suaj janë dita kur keni lindur, dhe ajo që e kupton pse” – Duke thurur ëndrra për jetën, kam harruar të jetoj. Ata që sjellin diellin në jetën e të tjerëve, ndriçojnë gjithashtu ekzistencën e tyre. Buzëqeshni në çdo rast. Jo sepse jeta ishte e lehtë, e përsosur ose ashtu siç e prisnit, por sepse keni zgjedhur të jeni të lumtur dhe mirënjohës për të gjitha gjërat e mira që keni dhe për të gjitha problemet që e dini se nuk keni. Ndonjëherë duhet të lësh emocionalisht gjërat që dikur kishin shumë rëndësi për ty, në mënyrë që të shkosh përtej së kaluarës dhe dhimbjes që të sjell dhe të hapësh kapitull tjetër në jetën tënde. Nëse doni të kapërceni një problem, mos mendoni për atë përsëri dhe përsëri dhe të flisni për të. Mendja ndikon në gojën dhe goja ndikon në mendjen tuaj. Është pothuajse e pamundur të kapërceni diçka me të cilën jeni të obsesionuar. Nëse doni që jeta juaj të ndryshojë, zgjedhjet dhe veprimet tuaja duhet të ndryshojnë. Çdo ditë ju jep një mundësi për të filluar përsëri. Në jetën tuaj, zakonisht merrni atë që kërkoni dhe rrallë vjen në ambalazh që keni menduar se duhet të jetë. Mundohem të jem gjithnjë vigjilent dhe i hapur për atë që jeta më sjell. Kjo që jetojmë nuk është provë, është jeta jonë. Nëse arrini të kujdeseni për veten dhe pastaj të arrini të kujdeseni për dikë tjetër, atëherë keni zbuluar kuptimin e jetës. Në jetë të trajtojnë ashtu siç i mëson ti të tjerët të të trajtojnë. Sepse thjesht disa njerëz janë kaq shumë të veçantë, i’a vlen të jetosh, vetëm dhe vetëm për t’i takuar, dikur … Takoni qindra njerëz dhe askush nuk ju prek me të vërtetë. Dhe pastaj, takoni një njeri dhe tërë jeta juaj ndryshon përgjithmonë. Ne jetojmë në një periudhë historike kur ndryshimi është aq i shpejtë saqë fillojmë të shohim të tashmen kur ajo tashmë po largohet. Kur ndjeni se keni arritur në fund dhe nuk mund të merrni një hap më tej, kur jeta duket se ka drenazhuar nga çdo qëllim, çfarë mundësie e mrekullueshme për të filluar përsëri nga fillimi, për t’u kthyer një faqe të re! “Mënyra më e mirë për të jetuar me nder në botë, është të jesh ajo që vërtet jeni, dhe nëse vëreni, do të shihni se të gjitha virtytet njerëzore rriten dhe forcohen me praktikë. “ Kur të fitosh jetën duke luajtur piano, duhet të dish të vlerësosh gishtat. Nëse nuk jeni zotërues i rrjedhës së jetës tuaj, kjo do të thotë që ju lejoni që ekzistenca juaj të jetë një aksident. Keni lindur me fletë, pse e kaloni jetën tuaj duke u zvarritur. -” Gjithkush ka një person në këtë jetë. Dhe le të mos jetë si në filma. Dhe le të mos përfundojnë së bashku. Le të takohen fshehurazi, duke u thënë gënjeshtra të gjithëve. Dhe le të humben për muaj të tërë dhe pastaj të takohen përsëri. Njeriu juaj është dikush që lidhet me ju në mënyrë magjike, pa përpjekje, me intimitet që ju frikëson që nga fillimi “. Jeta fillon në të 40-tat. Por do të humbni pjesën më të mirë nëse prisni deri atëherë. Prano ritmin e jetës. Është ashtu si nata dhe dita: ditën punoni, natën pushoni. Nëse jeni me të për një-dy orë, e shijon, por pastaj doni të arratiseni sepse uria është zhdukur dhe ju ndiheni të kënaqur. Nëse nuk mund të jesh lapsi që vizaton buzëqeshjen në jetën e atyre që do, atëherë bëhu goma që fshin vuajtjet e tyre. Para se të gjykosh jetën time, të kaluarën time, karakterin tim… Vish këpucët e mia dhe shkel nëpër shtigjet që ka kaluar jeta ime. Jetoje me “shpirtin tim”, me “dyshimet e mia”, me “frikën time”, me “dhimbjen time”. Dhe kur të keni jetuar jëtën time, atëherë dhe vetëm ju jap të drejtën të gjykoni jetën time!!! Ju mund të ikni nga shumë gjëra në jetë, por nuk mund të largoheni nga vetja. Çelësi i lumturisë është të kuptosh dhe të pranosh se kush je. Në jetë, të besosh ata që mund të dallojnë këto tre gjëra: Dhimbjen që fsheh pas një buzëqeshje…. Dashurinë që fsheh kur shpreh zemërimin tënd…. Dhe…fjalët që fsheh brenda heshtjes tënde…. Askush nuk do të ndërtojë për ju një urë nga ku ju, dhe vetëm ju, duhet të kaloni lumin e jetës.
Ndoshta do të harrosh nesër fjalët e mira që i the dikujt sot, por marrësi mund t’i rikujtojë gjatë gjithë jetës së tij. Ndonjëherë jeta krijon situata, ku thjeshtësia dhe sinqeriteti kalojnë si një dinakëri e imët. Mund të jetojmë pa luks-e, por nga momenti që e arritëm, nuk është në natyrën tonë ta braktisim me vullnetin tonë. Shumë pak janë ata që jetojnë të sotmen. Shumica po përgatitet të jetojë më vonë. Dhe në qoftë se ju nuk mund ta bëni jetën tuaj ashtu siç dëshironi, përpiquni të paktën sa më shumë që mundeni: mos e përulni atë në afinitetin e shumtë të botës, në shumë lëvizje dhe fjalime Njeriu është pjesë e një tërësie që e quajmë “univers”. Qëllimi ynë duhet të jetë të zgjerojmë rrethin e dashurisë dhe të përqafojmë të gjitha qeniet dhe gjithë bukurinë e botës. Albert Einstein Është gabimi ynë të kërkojmë kuptimin e jetës në këtë botë, pikërisht sepse misioni ynë themelor këtu është ta krijojmë atë Jeta në tokë është shumë e këndshme për këdo që gjen kuptim në shëmtinë. Dy janë rregullat për një jetë plot harmoni: së pari, mos u torturoni për gjëra të vogla. Së dyti, gjithçka është gjë e vogël. Po aq e vështirë është të jetoni me atë që doni, si dhe ta doni atë me të cilin jetoni. Nëse jeta është një lule, kujtimet janë parfumi i saj. Ne jetojmë në një kohë kur gjërat e kota janë nevojat tona të vetme. Jetoj vetëm sepse nuk dua të vuaj. Lehtësitë e shumta të jetës moderne e kanë bërë jetën të vështirë për njeriun. Jeta shpesh i ngjan një anije të mbytur, copat e të cilës janë miqësia, lavdia, dashuria. Brigjet e ekzistencës njerëzore janë mbushur me to. Duhet të jetojmë ashtu siç mendojmë, ndryshe do të mendojmë ashtu si jetojmë. Në këtë palo-jetë na sjellin pa na pyetur dhe na përzënë pa e dëshiruar. Duke u përpjekur të jetoni në harmoni me të tjerët, përfundoni në mosmarrëveshje me veten. Në jetën tënde të jesh gjithmonë përzgjedhje dhe jo nevojë. Para se të qani për dashuritë e humbura, shkoni ne spitale të shikoni si qajnë për jetët e humbura. Jeta është e mbushur me pyetje, por idiotët kanë të gjitha përgjigjet. Është më mirë të humbësh një minutë nga jeta jote, se sa jetën tënde në një minutë.
Jeta është aq e mjerueshme saqë nuk ia vlen ta braktisësh. – Koha i jep të gjitha përgjigjet pa pasur nevojë të bëhen pyetjet/ shprehje filozofike
Me ndje mungesën e një përqafimi, e mos me e kërku, me ndje dëshirë me folë e mos me bza, me ndje nji ofshamë në gji, e mos me kja, më ndje nji mall prej larg, pa mujtë me e shu , me ndje tue rrjedh nji plagë pa gjakue, më ndje kohën tue shku e mos me ju vu mbas, më ndje kaos pa zhurmue, më ndje stuhi, ortek në shpirt e mos me u ndi, me ndje nji kputje pa çilë sytë e kurrë mos me u anku, me ndje nji frikë të thellë me të lanë pa frymu, me ndje nji dashni të naltë e mos me e kallzu, me ndje, me të ndje me të dashtë e në gjys të natës me u zgjue sa më të lshue za veç pak. Tash qi trishtimin e kam në prag a po të bjen në mend për mue?/KultPlus.com
Me rastin e vdekjes së shkrimtarit të njohur kosovar Musa Ramadani, ministrja e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sporteve ka dërguar një telegram ngushëllimi për familjen, e cila ka vlerësuar se vdekja e Ramadanit është pikëllim e dhimbje për Kosovën.
KultPlus
sjell më poshtë telegramin e plotë të ministres Dumoshi.
Telegram
ngushëllimi
Kosova do ta kujtojë me
respekt dhe nderim veprën e Musa Ramadanit
E nderuara familje e Musa
Ramadanit,
Të
nderuar kolegë shkrimtarë,
Me pikëllim të thellë mora lajmin për vdekjen e familjarit
tuaj, shkrimtarit tonë të çmuar, Musa Ramadanit.
Vdekja e shkrimtarit të shquar Musa Ramadani është pikëllim e
dhimbje për Kosovën, është humbje për fjalën e bukur shqipe, për kolegët,
shkrimtarët, dhe në përgjithësi për kulturën shqiptare.
Musa Ramadani është poet, prozator, eseist dhe përkthyes i
brezit modern të Kosovës dhe si i tillë mbetet figurë shumë e rëndësishme e
kulturës letrare shqiptare.
Veprimtaria e tij letrare mbetet trashëgimi e pasur e
historisë së Kosovës, dhe si i tillë do të vlerësohet brez pas brezi.
Kosova do ta kujtojë me respekt dhe nderim veprën letrare të
Ramadanit.
Sinqerisht, Vlora Dumoshi Ministre e Kulturës, Rinisë dhe Sportit./ KultPlus.com
Shkrimtari i njohur kosovar Musa Ramadani ka vdekur sot në moshën 76 vjeçare, shkruan KultPlus.
KultPlus ka kuptuar se nesër do të mbahen homazhe në Teatrin Kombëtar të Kosovës, duke filluar prej orës 10:30, kurse mbledhja komemorative do të mbahet prej orës 12:00. Varrimi i shkrimtarit Musa Ramadani do të bëhet në ora 15:00 në varrezat e qytetit në Prishtinë./
Me rastin e vdekjes së shkrimtarit, poetit e dramaturgut Musa Ramadani, PEN Qendra e Kosovës ka ngushëlluar familjen e të ndjerit.
Në këtë ngushëllim thuhet: E nderuara familja Ramadani, Pen Qendra e Kosovës mori me pikëllim të thellë lajmin për vdekjen e familjarit tuaj shkrimtarit, poetit e dramaturgut Musa Ramadani. Gjumrët letrare të Ramadnit janë të mëdha në Letërsinë tonë në shumë zhanre të saj Vdekja e Ramadanit është një humbje e madhe për familjen dhe për Letërsinë tonë. I ndjeri ishet anëtar i devotshëm dhe aktiv i PEN Qendrës së Kosovës. Pranoni, me këtë rast, e nderuara familje Ramadani, ngushëllimet e sinqerta nga PEN Qendra e Kosovës. /KultPlus.com
Ka vdekur shkrimtari i njohur Musa Ramdani, shkruan KultPlus. Ai ishte i njohur për stilin e veçante të të shkruarit dhe pas vetës ka lënë një numër të madh të titujve.
Në Gjilan e
kreu shkollimin e mesëm (Shkolla e Nxënësve për Ekonomi), ndërsa në Prizren,
Shkollën e Lartë Pedagogjike – Dega e Letërsisë dhe e Gjuhës shqipe. Nga viti
1965 ka qenë gazetar, recensent teatror dhe redaktor i rubrikës së kulturës në
gazetën “Rilindja”. Shkrimet e para i botoi te revista “Jeta e Re” dhe te
javorja “Zëri i Rinisë”. Çmimi i parë për poezi dhe ai i dyti për tregim, në konkursin
letrar të “Zërit…” më 1968, e motivuan që t’i përkushtohet letërsisë.
Më 1972, Musa Ramadani e dërgoi për botim në “Rilindje”
dorëshkrimin e librit “Neurosis XX”, por iu refuzua me arsyen se ishte vepër
“pesimiste” dhe “nihiliste”. Libri në fjalë u botua një vit më vonë nga vetë
autori, i cili i dha epitetin e shkrimtarit avangardist dhe prijësit të
poetikës voko-vizuale dhe sinjalistike në letërsinë e Kosovës. Që nga viti 1970
ishte anëtar i Shoqatës së Shkrimtarëve të Kosovës dhe tash i PEN Qendrës së
Kosovës.
Poezia e Musa Ramadanit është prezantuar në disa
antologji shqipe në Kosovë, në Shqipëri, po edhe në gjuhë të ndryshme. Është
laureat i çmimit “Hivzi Sylejmani” për librin “Satana ma vodhi gurin e urtisë”
më 1987, i çmimit të Shoqatës së Shkrimtarëve të Kosovës për librin “Inamor:
55” në vitin 2000, i Çmimit “Beqir Musliu” për vepër karriere më 2006 dhe i
Çmimit Kombëtar për Vepër Jetësore “Azem Shkreli” më 2013.
Gjatë viteve ‘70-të në Festivalin e Akordeve të Kosovës
për kompozime të muzikës së lehtë, fitoi dy herë çmimet e para. Në fillim të
viteve ‘80-të ishte një nga themeluesit e Teatrit të të Rinjve, të Fëmijëve e
të Kukullave në Prishtinë (asokohe: kryetar i Komisionit Amë) dhe nga fundi i
viteve ‘90-të e deri më sot me pasion e kultivoi edhe artin e vizatimit.
Shkrimtari Musa Ramadani, me poezinë e tij herë me
shenja biografike, herë me finesa filozofike, shënjon një hap më tutje drejt
një avancimi të gjuhës poetike. Kjo dëshmohet te veprat e tij poetike: “Mëkatet
e Adamit” (1969),“Thirravaje” (1971),“Neurosis” (1973),“Muzat nuk flenë”
(1976), “Alfabeti i neurozave” (1982), “Eugjenika e tri deteve” (1986),
“Nostalgjia antike” (1990) dhe “Mëkatet e E(ha)vës” (2010).
Proza e tij është letërsi e erudicionit të thellë me
elemente të theksuara moderne dhe postmoderne. Veprat e tij në prozë janë:
“Romani pa Kornizë”, roman (1975), “Fluroma”, tregime (1978), “Zezona”, roman
(1978), “Ligatina”, roman (1983), “Satana ma vodhi gurin e urtisë”, tregime
(1987), “Vrapuesja e Prizrenit”, roman (1995), “Antiprocesioni”, roman (1997),
“Inamor: 55”, minitregime (2000).
Më 1984 botoi dramën “Moisiu në Unazën e Inflandit”, e
cila u inskenua në Tetarin e Gjakovës dhe atë të Prishtinës. Shkrimtari Musa
Ramadani, me shkrimet e tij kritike dhe eseistike për teatrin dhe shfaqjet
teatrale, ka ndihmuar dhe ndikuar drejtpërdrejt në ngritjen e cilësisë
artistike të dramaturgjisë shqipe në Kosovë. Duke qenë përherë i lidhur me
kritikën e teatrit, ai botoi edhe dy libra eseistikë: “Fjala në skenë” (1980)
dhe “Premiera shqiptare” (1994). Si përkthyes, në gjuhë shqipe solli autorët:
Dino Bucati, Sadek Hedajat, Hajner Myler, Per Lagerkvist, Jashar Kemal, Jezhi
Andzhejvevski etj.
Veprimtaria letrare e Musa Ramadanit është vlerësuar nga kritika akademike dhe ajo mediatike. Ajo është shndërruar në objekt studimi e kërkimi për shumë studiues të vjetër e të rinj. Madje, për veprën e tij janë botuar studime monografike./KultPlus.com
E di që sot është në modë ndalimi apo përqeshja e fjalës “femër” dhe kjo nuk bëhet me qëllim të keq por më shumë nga mosnjohja semantike dhe etimologjike e shumë fjalëve me origjinë sidomos greke e latine të cilat gjatë shekujve kanë shetitur nga gjuha në gjuhë dhe nga kuptimi në kuptim. Në gjuhësi ky fenomen quhet “rreshqitje e kuptimit” derisa një fjalë rehatohet në përodrim dhe në kuptim.
Kështu, gjithnjë pa të
keq, në vend të fjalës “femër” këshillohet me insistim të përdoret
fjala “grua” me arsyetimin se fjala “femër” është term
nënçmus i lidhur me ‘aftësinë biologjike për të lindur’ por veç në anën e
kafshëve.
Sipas meje (pas shumë
verifikimeve) ky dallim është i gabuar dhe më duket se ky gabim vjen nga bindja
e disave se anglishtja si gjuha kryesore sot në botë është bazë etimologjike e
gjuhëve tjera. Në fakt është vet anglishtja që vjen nga të gjitha gjuhët. Me
siguri ky deformim vjen edhe nga anglicizimi i shqipes këto 20 vitet e fundit
përmes seminareve dhe vakive tjera sidomos OJQ-iste, Unmik-iste dhe Eulex-iste.
Në realitet, kuptimi semantik i fjalës angleze “female” nuk ka shumë
lidhje me kuptimin që gjuha shqipe ia ka dhënë si në fjalor ashtu edhe në
përdorim fjalës “femër” edhe pse si femër ashtu edhe female kanë
origjinë të njejtë, dmth origjinë latine nga FEMINA. Kjo ndodhe sepse secila
gjuhë i ka adoptuar termat me origjinë greke dhe latine në mënyren e vet. Por,
sipas fjalorit të Oxfordit, edhe anglezët e përdorin fjalën ‘female’ për dallim
gjinor tek njerëzit (shembull i Oxfordit: Two of the candidates must be
female).**
Po ndalem pak të
frengjishtja sepse gjuhësisht jemi më afër me të se me anglishten e Unmikut.
Në frengjisht (gjuhë
neolatine) ekziston fjala “femele” dhe përdoret ekskluzivisht për
kafshët që lindin dhe fjala “femme” që përdoret për gratë në kuptimin
e gjinisë (të dyjat nga e njejta origjinë latine). Fjala franceze ‘femme’ në
shqip përkthehet edhe ‘grua’ në kuptim status civil edhe ‘femër’ në kuptim
gjinor.
Vlen të përmendet se në frengjisht fjalët që i identifikojnë gratë kanë edhe
kuptim social e historik, sikur në shqip. Kuptimi social i fjalës ‘femme’
(grua) përveç se tregon gjininë karshi fjalës ‘homme’ (burrë), në frengjisht
lidhet sidomos me statusin martesor karshi fjalës ‘fille’ apo ‘jeune fille’
(vajzë, në kuptimin e pamartuar), dhe kjo është identike me shqipen
(grua/vajzë). Këto fjalë pastaj kthehen në Madame/Mademoiselle dhe
Zonjë/Zonjushë, me kuptim semantik 100% të njejjtë si në shqip ashtu edhe në
frengjisht.
Fjalët shqipe grua dhe
burrë janë etimologjikisht shqipe ndersa fjalët femër dhe mashkull janë latine.
Mund të përdoren edhe si sinonime por në disa kontekste sikur ky që u përshkrua
këtu sipër, është mirë të përdoret fjala kuptimisht më adekuate.
Përndryshe, fjala tash
shqipe ‘femër’ vjen nga fjala latine ‘femina’ e cila vjen nga fjala greke
‘fuomai’ që do të thotë “çfarë lind” (jo si pyetje por ne kuptimin e
“ajo çka vjen në jetë”). Në latinisht ‘femina’ merr kuptim dallues
gjinor si “ajo që jep frymën, jetën” sepse rrënja indoevropiane ‘FE’
ka kuptimim “me ushqye”, “me dhënë qumësht apo gji”,
prandaj FEmina është ajo që jep gji, që ushqen.***
Nga kjo del se fjala femër
nuk ka asgjë negative brenda saj as në shqip as në anglisht as në frengjisht.
Në të trija gjuhët ka pak a shumë kuptim të njejtë dhe në asnjë rast nuk mund
të transpozohen apo të të krahasohen ballë për ballë kuptimisht. Prandaj argumenti
se fjala femër është në fakt fjala female në kuptimin kafshëror nuk qëndron.
Edhe fjalët Feminizem dhe
Feminist janë të njejta në shqip, frengjisht dhe anglisht, me origjinë dhe
rrënjë të njejjtë latine nga FEMINA në kuptim gjinor karshi gjinisë mashkullore.
Ateherë a ka kuptim që një feministe apo një feminist që në emeërtimin e
saj/tij ka rrënejn Femina ta konisderojë fjalën “femër (femina” si të
joadekuate për identifikimin e gjinisë?
Pastaj dallimet në kuptimin social grua/vajzë nuk ia vlen të preken sepse do të
ishte shumë delikate t’i themi grua një vajze 16 vjeçare. Shqipja megjithatë
eshtë më e pasur se anglishtja në ketë temë.
Sidoqoftë, kauza për të
drejtat e grave mbetet kauzë fisnike dhe shumë serioze që të rëndohet me
pretendime gjuhësore të paqena dhe pa asnjë bazë shkencore apo sociale.
Tekefundit, u quajt grua apo femer, përpjekja për barazi gjinore dhe të drejta
të dinjitetshme mbetet e njejtë dhe shkelësit e të drejtave mbeten poashtu të
njejtë.
Nesër shënohet Dita e Mësuesit dhe emocionet në lidhje me këtë festë tashmë shihen te mësuesit, nxënësit, por edhe te familjet që brenda tyre kanë mësues, shkruan KultPlus.
Por një mësimdhënëse e matematikës nga Komuna e Ferizajt ka vendosë mos të festojë këtë festë, pikërisht për suksesin e dobët të nxënëseve kosovarë të treguar në testin PISA.
Nxënësit kosovarë të cilët janë vlerësuar
në këtë test kanë dalë më një test shumë të dobët, dhe Zoja Lohaj Konjufca,
duke iu referuar këtij testi, ka vendosë mos ta festojë këtë festë.
‘Jam mësimdhënëse, 7 marsin do ta festoj kur të kemi rezultate të mira në testin PISA’, ka deklaruar ajo. /KultPlus.com
E kishte kuptuar drejt, ishte dhe do të mbetej vetem një kartë bixhozi në dorën e pronarit. Skllav dhe asgjë më shumë.
…
Filmi është vetëm një faqe
e vogël e së vërtetës së François Vatel. Filmi po me titull: Vatel. Ai kishte
qenë një personazh real, kryekuzhinier, i cili në prillin 1671 do t’u dilte zot 2000 mysafirëve të
ftuar në kështjellën Chantilly. Në
rolin e kryekuzhinierit
në kështjellën e princit burbon Condé, ai do të bënte mrekulli kulinare.
Kur Louis XIV po qëndronte
në atë gazmend në Chantilly, Vatel duke qenë në një rol shumë delikat, duke
ndjekur edhe parimin e kahershëm prej shërbëtori të përkushtuar, bëri gjithë
çfarë mund të bënte për të mrekulluar një mbret nga më të njohurit e gjithë
historisë së Francës.
Pas tri ditë të pritjes së
mrekullueshme që iu bë mbretit dhe korit të tij, duke përgatitur hajet më të
jashtëzakonshme dhe duke organizuar spektaklet që nuk ishin provuar deri
atëherë në Francë, por gjithnjë nga pozita e shërbëtorit, Vatel përfundon i
vetmuar dhe i ngrysur në dhomën e tij. Thënë më shkurt: I dërrmuar dhe i
pashpresë.
Peshku nuk po vinte për
drekën e fundit.
Kur ai ishte në orën më të
madhe të shkëlqimit, duke kaluar edhe një dashuri të madhe dhe të ndaluar me një
zonjë nga ekspedita e Mbretit, ata që duhej të sillnin peshkun, nuk po dukeshin
askund. Si do t’u dilte përpara duarthatë Princit dhe Mbretit? Vatel nuk e humbë
ekuilibrin duke mos shkelur kufirin e rëndë ndërmjet Pronarit dhe Skllavit.
Tashmë edhe dashuria mahnitëse
treditore e kryekuzhinierit me zonjë të oborrit mbretëror, nuk kishte si të
ecte ndryshe, pos përmes një përfundimi të vështirë.
Vatel nga minuti në minut
po i komplikohej puna pasi pikërisht në
drekën e fundit solemne, për Mbretin, furnizuesit nuk po sillnin peshqit, gaforret
dhe guacat, gjithë çfarë do t’i mundësonte atij të bënte edhe një drekë të
mrekullueshme dhe lamtumirëse për
mysafirin më të lartë.
Duke mos përballuar
përgjegjësinë e skllavit, po edhe për shkak të dashurisë së pamundshme me Anne
de Montausier, ky një kuzhinier dhe ajo një oborrëtare, dy pika të patakueshme
statusesh sociale dhe, dështimit në orën më të rëndësishme të jetës së tij, ai s’hamendet
të tërheq derën dhe të kyçet për t’ mos dalur nga aty.
Trokitja në derë nuk ia
ndryshon mednjen. Trokitja sillte dy lajme: i vinte dekreti i Mbretit Luis XIV
se ai do të merrte postin e kryekuzhinierit në oborrin mbretëror. Ai do të bëhej
shërbëtor i mbretit pasi në lojë letrash Princi Condé, e kishte humbur bastin.
Basti kishte qene, nëse fiton Mbreti, atëherë
duhej dhënë kryekuzhinieri. Mbreti e priste nisjen në udhëtimin e tij, që
kishte vendosur ta bënte, pa e ngrënë drekën.
Lajmi tjetër që do t’i
njoftohej: Arriti, peshku!
Lajmet nuk kishin vlerë pasi Vatel tashmë si një pronë e humbur kënaqësie në bixhoz, nuk do të përballonte jetën edhe mëtej të një skllav besnik, deri kur Mbreti do ta humbte dikund po në lojë letrash sikur edhe e fitoi. E kishte kuptuar drejt, në jetën e tij, ishte dhe do të mbetej vetem një kartë bixhozi në dorën e pronarit, skllav dhe asgjë më shumë./KultPlus.com
Kuzhinieri i famshëm Bledar Kola, i cili ka bërë emër me restaurantin e tij “Mullixhiu” në Tiranë do të kthehet në kohërat e vjetra, shkruan KultPlus.
Ai, më 23
mars do të ndalë energjinë në këtë restaurant dhe do të ndezë zjarrin për të
gatuar si në kohërat e vjetra.
Por Bledar Kola këtë iniciativë nuk do ta bëjë vetë, por do ti bashkohet iniciativës ndërkombëtare “Blackout Dinner”, ku do të fusë Tiranën në mesin e shteteve si: Kopenhagë, Berlinit, Vjenës, Zyrihut, Helsinkit dhe Stambollit, të cilët poashtu do ta bëjnë këtë kuzhinë me zjarr.
Në restaurantin “Mullixhiu” në këtë formë do të gatuhet më 23 mars, prej orës 18:00 deri në ora 24:00 dhe Bledar Kolës do ti bashkohet edhe Fejsal Demiraj nga restorant NOMA. /KultPlus.com
Ornela Çuçi është përzgjedhë si anëtare me të drejta të plota me një mandat dy vjeçar në Këshillin Global Environmental Facilities, shkruan KultPlus.
Ajo do të përfaqësojë
12 shtete të rajonit si: Shqipëri, Bullgari, Bosnje-Hercegovinë, Kroaci,
Gjeorgji, Maqedoni, Moldavi, Mali i Zi, Poloni, Rumani, Serbi dhe Ukrainë.
Më poshtë, KultPlus ju sjell deklaratën e saj të plotë në lidhje
me këtë emërim.
E nderuar të
përfaqësoj 12 vendet e rajonit (Shqipëri, Bullgari, Bosnje-Hercegovinë, Kroaci,
Gjeorgji, Maqedoni, Moldavi, Mali i Zi, Poloni, Rumani, Serbi dhe Ukrainë),
si anëtare me të drejta të plota me një mandat dy vjeçar në Këshillin e Global 🌍 Environmental
Facilities.
E nderuar që 32 anëtarët e këtij bordi më përzgjodhën si pjesë e Komisionit të Etikës dhe Konfliktit të Interesit si dhe e Komisionit të Vlerësimit të Sekretariatit të këtij fondi global, më i rëndësishmi sot për mjedisin./KultPlus.com
askush nuk e braktis shtëpinë nga shtëpia ik vetëm kur ajo është goja e peshkaqenit
ti vrapon drejt kufijve vetëm kur e sheh të gjithë qytetin duke vrapuar.
fqinjët e tu duke vrapuar më shpejt se ti, djali me të cilin ke shkuar në shkollë që të puthi ty të trullosur mbrapa fabrikës së vjetër të kanaqeve mban armën më të madhe se trupi i tij, ti e braktis shtëpinë vetëm kur shtëpia nuk të lë ty të rrish.
askush nuk e braktis shtëpinë, nga ajo ik vetëm kur shtëpia të ndjek ty, zjarri poshtë këmbëve, gjaku i nxehtë në barkun tënd.
nuk është diçka që ke menduar ta bësh, dhe kur e bëre – ti e barte himnin në përshpëritjen tënde duke pritur në banjon e aeroportit të grisësh pasaportin dhe ta përbish atë, në secilën kafshatë me gojën plot letër ta bësh të qartë që ti nuk do të kthehesh mbrapa.
ti duhet të kuptosh, askush nuk e fut femijën në anije përpos atëherë kur uji është më i sigurt se toka.
kush do të pëlqente me i kalu ditët dhe netët në barkun e kamionit përpos atëherë kur miljet e udhëtuara nënkuptojnë diçka më shumë se sa udhëtimi. askush nuk do të pëlqente të zvarritej poshtë telit, të hajë dajak derisa të braktis edhe hija jote e të len të dhunuar, pastaj i fundosur, rrasesh në fundin e anijes sepse je më i zi, shitesh, vuan nga uria, qëllohesh në kufi si një kafshë e sëmurë, të mëshirojnë, humb emrin tënd, humb familjën tënde, që ta bësh kampin e refugjatëve shtëpi për një vit ose dy ose dhjetë, i zhveshur dhe i kontrolluar, të gjesh burg çdo kund dhe nese mbijeton të drejtohen nga ana tjetër me shkoni në shtëpi zezakë, refugjatë imigrantë të ndytë, azil kërkues që po e thithni qumështin e vendit tonë, të zinj, me duart e tyre kërkuese, me kundërmim të çuditshëm, të egër- shikoni çka i kanë bërë vendit të tyre, a thua çka do t’i bëjnë tonit?
shikimet poshtruese në rrugë më të buta se një gjymtyrë e këputur, nënçmimi i përditshëm më i durueshëm se katërmbëdhjetë burrat që duken si babai yt, në mes këmbëve, fyerjet që më lehtë kapërdihen se rrënojat, se sa trupi i fëmijës tënd I coptuar- harroje krenarinë tash mbijetesa është më e rëndsishme.
dua të shkoj në shtëpi, por shtëpia është goja e peshkaqenit shtëpia është tytë pushke dhe askush nuk e braktis shtëpinë përpos kur shtëpia të ndjek në breg përpos kur shtëpia të thotë të lësh mbrapa edhe atë çka nuk mundesh edhe nëse është njeri.
askush nuk e braktis shtëpinë përpos kur shtëpia është një zë i drithëruar në veshin tënd që thotë shko, vrapo tash, unë nuk e di më cka jam./KultPlus.com
Në moshën 76 vjeçare ka vdekur artisti Ulay i cili është njohur për projekte të shumta me artisten e njohur Marina Abramovic, shkruajnë mediet e huaja, përcjellë KultPlus.
Ulaj ka vdekur pas një beteje të ashpër me sëmundjen e kancerit. Performancat e Abramovic dhe Ulay gjithmonë kanë qenë në fokus të medieve, duke përfshirë edhe performancën e tyre duke goditur njëi tjetrin, atë të harkut, por edhe ajo e vitit 2010, ku Abramovic u takua me Ulay pas disa viteve, të cilët shpërthyen në lot, përderisa ishin edhe pjesë e instalacionit./KultPlus.com
Bisedë me profesoreshën kroate, Maximiljana Baranćić
Bisedoi: Mimoza Hasani Pllana
Mimoza
Hasani Pllana: Profesoreshë Baranćić, sa është e zhvilluar albanologjia në
shtetin kroat, a mund të thuhet se ka trashëgimtar të denjë të albanologut të
njohur Prof. Dr. Aleksandër Stipćević?
Maximiljana
Baranćić: Në fakt nuk ekzistojnë studime albanologjike në Kroaci. Me sa di unë,
gjer më tani, nuk ka trashëgimtarë të denjë të albanologut dhe ilirologut prof.
dr. Aleksander Stipčević.
M.: Në
studimet tuaja të fundit shohim një interesim më të madh për të folmen
arbënishte, studimin e së cilës e keni zgjedhur për temën tuaj të doktoratuës,
a mund të veçoni disa elemente karakterizuese të kësaj gjuhe?
M.B.: Në studimet
e mia doktorale kam vënë theksin në disa karakteristika kryesore të së folmes
së dialektit tonë Arbënishtes. I kemi humbur disa zanore, p. sh: nuk kemi themi
”thana” por ”sana”, me ”than” por ”san”, derisa në gjuhën shqipe e kemi ”th” ne
e përdorim “s”. Nuk ekziston ndonjë dallim kur ne përdorim ”q” dhe ”ç”, dallim
që ekziston edhe në gjuhën kroate. Ne përdorim diçka në mes, që në gjuhën
kroate tingëllons si ”č”. E foljma jonë është e përafërt me dialektin
shqiptar, e vetmja gjë është se pas shumë viteve ne kemi humbur shumë fjalë dhe
po ashtu artikulimi ka ndryshuar lehtësisht. Por, kur unë flas, njerëzit në
Kosovë dhe Shqipëri më kuptojnë plotësisht. Kur ata flasin me mua nganjëherë
nuk i kuptoj, në veçanti nëse flasin shpejt.
M.: Përveç
studimeve lidhur me të folmen arbëreshe, tanimë keni publikuar edhe studimin
për ndikimet e fjalëve italiane në gjuhën arbëreshe, cilat janë rezultatet, sa
ka arritur arbërishtja e sotme të ruaj origjinën e saj, që nga koha e emigrimit
të komunitetit shqiptarë?
M.B.: Kam
shkruar një artikull dhe vitin e kaluar kam mbajtur një prezantim të atyre
kërkimeve në Kosovë mbi ndikimin e gjuhës italiane në dialektin tonë Arbanasi.
Ka shumë fjalë me origjinë italiane, të cilat kanë ardhur drejtpërdrejtë apo
indirekt përmes dialektit kakavian, që vjen si rezultat i jetesës në
komunitetit, me këta banorë. Arbënishtja është ruajtur në 35% të origjinës së
saj, që nga koha kur ka ndodhur emigrimi nga mëmëdheu Shqipëria, duke qenë kjo
një fenomen në vehte meqë nuk kanë ekzistuar shkolla, institucione etj.
M.: Keni
botuar edhe një libër për mësimin arbënishtes, si u mirëprit nga komuniteti
arbëresh?
M.B.: Është
pritur mjaft mirë nga komuniteti Arbëresh.
M.: A është
i mjaftueshëm organizimi i konferencave, seminareve, tryezave që organizohen në
Kosovë dhe në Shqipëri dhe sa ndihmojnë në zhvillimin dhe prezantimin e
hulumtimeve të studiuesve të huaj lidhur me studimet e gjuhës, letërsisë dhe
kulturës shqiptare?
M.B.: Besoj
se konferencat, seminaret dhe tryezat e rrumbullakëta, që organizohen në
Kosovë, Shqipëri, janë shumë të nevojshme dhe ndihmojnë shumë në zhvillimin,
ruajtjen e hulumtimit akademik mbi gjuhën shqipe, letërsinë, kulturën; parë
veçmas si dialogim debatues për nivelin ku kanë mbërritur kërkimet
albanologjike, të gjuhës dhe letërsisë shqipe, në rajonin e Ballkanit dhe më
gjerë. Unë kam marrë pjesë tre herë deri më tani në seminaret ndërkombëtare që
mbahen në Kosovë.
M.: Çfarë
mendoni për bashkëpunimin dhe përkrahjen që ofrojnë katedrat e gjuhës shqipe në
Kosovë dhe Shqipëri?
M.B.: Mendoj
se bashkëpunimi dhe përkrahja në nivel universiteti në Kosovë dhe Shqipëri për
studiuesit dhe studentët e huaj është e mirë dhe i nevojshëm, por megjithatë në
lëmin e shkëmbimit të përvojave, gjithnjë ka nevojë për thellim dhe për plotësime.
M.: Sipas
mendimit tuaj, sa është e njohur letërsia shqipe në Koraci?
M.B.: Më
duhet ta pranoj se letërsia shqipe nuk është mjaftueshëm e njohur në Kroaci, e
prandaj ka nevojë për zgjerim të hapësirave të komunikimit.
M.: Sot, në
mbarë Kroacinë kemi emra të njohur arbëreshë që përfaqësojnë kulturën e vendit
në fusha të ndryshme, sa vlerësohen dhe respektohen nga shteti kroat?
M.B.: Po,
ekziston një respekt dhe vlerësim i merituar tek shoqëria dhe institucionet
kroate. Mund t’i përmend disa: nga familja Deshpalj kemi dirigjentin e njohur
Pavle Deshpalj, vëllain e tij violinistin Valter dhe motrën e tyre Maja; Ennio
Stipčević, muzikolog i njohur (djali i Aleksandër Stipčević); prof. dr. sc.
Serdo Dokoza (historian që punon në Universitetin e Zarës) etj.
M.: Aktualisht,
a jeni duke punuar në ndonjë projekt lidhur me studimet në fushën e
albanologjisë?
M.B.: Në
këto momente jam duke punuar në fjalorin Kroat-Arbanas, ende duke punuar në
detaje dhe shpresoj të publikohet këtë vit. Në maj planifikohet vënia në skenë
e dramës ”Nita” në teatrin kombëtar në Zarë (kombinim i gjuhës kroate dhe
arbënishtes), ende vazhdoj me kursin e së folmes Arbënishte, që prej katër
vitesh tashmë.
Maximiljana
BARANĆIĆ, ka mbaruar studimet bazike në Fakultetin Filozofik, në Universitetin
e Zagrebit, ndërsa studimet pasuniversitare për gjuhësi i mbaroi në
Universitetin e Splitit. Aktualisht është duke punuar në disertacionin e
doktoraturës me temën “Lexisi i të folmes së Arbanasit si reflektim i gjuhëve
në kontakt”. Punon si ligjëruese në Departamentin e Anglishtes në Universitetin
e Zarës. Kërkimet e saj janë të përqëndruara në studimet e emrave, mbiemrave
dhe pseudonimeve, veçanërisht nga Arbanasi, pastaj ka realizuar studime për
identitetin etnolinguistik të arbanasëve, studime për poezinë, etj. Është e
njohur për përkthimin e disa librave me poezi dhe zhanreve tjera letrare.
Intervista u shkëput nga libri: Shtegtimi i shqipes në Europë. Autore: Mimoza Hasani Pllana. Boutes: OLYMP, Prishtinë, 2019./KultPlus.com
Georges Simenon, një nga shkrimtarët më të famshëm belgë, lindi më 13 shkurt 1903. Bën pjesë tek pesëmbëdhjetë shkrimtarët më të përkthyer në botë dhe ka mbi 500 punime, përfshirë romane, tregime të shkurtra, kujtime, koleksione artikujsh, shkrime dhe tekste të ndryshme botuar me pseudonime.
Që në fëmijëri, Simenon përjetoi konflikte sociale dhe kulturore, që reflektonin shtresat e ndryshme sociale të prindërve. Ishte person që pëlqente të provonte dhe ta sprovonte veten. Ulej të punonte në të gdhirë, i “armatosur” me 20 lapsa të mprehur mirë e 12 llulla, përdorimi i të cilave e ndihmonte të përqendrohej e të shmangte ndërprerjet e mundshme. E rëndësishme ishte ta tregonte historinë me një frymë, duke shmangur stukimet formaliste.
Ai kishte fatin e klasikëve: i lexuar pak nga kritikët, por i cituar në çdo deklaratë; i zhvatur nga të gjithë dhe përfundimisht i panjohur. Për punën e tij fliste si “gjysmë-letërsi”. Fillesat e karrierës i pati në moshën gjashtëmbëdhjetë vjeçare, duke punuar për një gazetë në Liege, qytetin e tij të lindjes, ndërsa shkrimin e filloi pasi u transferua në Paris. Historitë dhe romanet që u botuan për herë të parë në emrin e tij kishin të bënin me ngjarjet e komisarit francez Zhyl Megre, të shkruara që nga vitet ’30 të shekullit të kaluar.
Personalitet i shqetësuar, Simenon u martua dy herë; kishte marrëdhënie të ndryshme dhe, mbi të gjitha, shumë herë ndryshoi qytete dhe shtete. Me një stil të thjeshtë dhe në të njëjtën kohë të dendur dhe plot tension, puna e tij aspironte të zbulonte njeriun përtej maskave të tij të panumërta.
“Meqë koha maksimale që më merr një roman është njëmbëdhjetë ditë, kjo më kushton 55 ditë punë në vit, për pesë romane”, shprehet Simenon.
Ishte adhurues i festave mondane, nga ku mori edhe frymëzimin e krijimit të personazhit Zhyl, tregimet e të cilit do të marrin si dekorim Parisin e zi të viteve 1930.
I përshkruar shpesh si njeri shumë elegant, i kushtonte vëmendje të veçantë veshjes, e cila përbëhej nga lloje të panumërta pantallonash, xhaketash, këmishash dhe më shumë se gjashtëdhjetë palë këpucë, të gjitha të punuara me dorë. Dhomë e veshjes ishte në të katër anët me pasqyra, kështu që mund ta vëzhgonte veten në veshjen e tij nga të gjitha këndet. Louis Vuitton e ka renditur Simenon si një nga klientët më besnikë. Veshja është gjithashtu një aspekt i rëndësishëm në trillimet e Simenon. Përshkrimet e hollësishme të veshjeve të inspektorit Megre, përbëjnë një pjesë të rëndësishme të këtij personazhi.
“Unë shkruaj shpejt, sepse nuk kam mendje të shkruaj ngadalë”, thotë autori.
Simenon zakonisht shkruante 6,000-8,000 fjalë në ditë, ose 60 deri në 80 faqe dhe i duheshin afërsisht 11 ditë për të përfunduar një roman.
Në moshën 70-vjeçare ai ndaloi së shkruari romane. Vdiq më 4 shtator 1989.
Në vende të ndryshme po mundohen që librin sa më shumë ta kenë më afër lexuesit, por edhe forma të tjera që asocojnë në librin, shkruan KultPlus.
Në Burgas të Bullgarisë, pikërisht buzë detit janë vendosë stola në formë të librit, që duken mjaftë interesantë për këtë pjesë bregdetare./KultPlus.com
Gazetari i Radio Televizionit të Kosovës, Altin Ahmeti është rrahur nga disa persona sot në një lokal të Prishtinës.
Ende nuk dihen rrethanat se pse ka ndodhur një sulm i tillë, por dihet se Ahmeti ishte sulmuar dhe kërcënuar me vrasje nga pesë persona, shkruan sinjali.
“5 vetë më sulmuan dhe dolën duke më kërcënuar se do të më vrasin. E ftova policinë dhe prokurorinë, nuk i di arsyet e sulmit”, ka thënë Ahmeti.
Për me shkrue zotni n’gazeta Duhet shkruesi t’ jete ma parë Njeri i ndershem e atdhetar, T’ jete fisnik, zemer-bujar, Jo intrigant e ngatrrestar Edhe kenë mos t’ket hafije Mandej duhet qe t’ kete dije- Dije t’hàpt n’ekonomi, N’histori e ne tregti, N’politike e ne drejtsi; Edhe t’dije shk’ asht shkolla e msimi Shk’ asht lirija e qytetnimi, T’ jete shqiptar ne shkrim e n’goje, Fjala n’pende mos t’i ngurroje: Mbare e mbare punte t’i kallzoje Me t’ ngushtue me kndue perdhuni Shka nder shtylla ai rresht vuni, Tashti, pra nji sallahan, Vagabond e shakllaban, Njeri idiote e laraman, Qe mendon se per taman Te tane bote rri n’ “sahan”, Çka mund t’ shkruej, po t’pyes une ty Ky qi as byk nuk ka ne krye, Jo ma tru?… /KultPlus.com
Oprah Winfrey është përballur me një moment të sikletshëm në paraqitjen e fundit.
Një nga gratë më me ndikim në botë, është rrëzuar në skenë.
Moderatorja e njohur ka qenë duke folur në Los Angeles në kuadër të fjalimeve të saj për mirëqenien, në momentin kur ndodhi ngjarja, transmeton Klan Kosova.
Shtëpia Botuese “Faik Konica”, Prishtinë, në vigjilje të 8 marsit, Ditës Ndërkombëtare të Grave, ka botuar studimin me titull “Dhuna seksuale nga forcat ushtarake e policore serbe ndaj grave shqiptare gjatë luftës në Kosovë” të politologes Elife Luzha.
Ky botim, në shqip dhe anglisht, vjen si protestë për mostrajtimin dinjitoz
të të dhunuarave gjatë luftës dhe mosveprimin e drejtësisë.
Autorja, pas një vështrimi të shkurtë historik mbi pushtimin dhe represionin serb në Kosovë, fokusohet te dhuna seksuale serbe gjatë luftës. Politologia Luzha faktikon me të dhëna mbi krimin e dhunës seksuale serbe ndaj grave shqiptare, duke argumentuar se dhuna seksuale është përdorur si “mjet lufte” për të ushtruar “gjenocid biologjik”, dhe se ky lloj krimi cilësohet “krim kundër njerëzimit”. Po ashtu, autorja bën thirrje që të bëhet më shumë në dëshmimin e së vërtetës mbi dhunën seksuale serbe ndaj grave shqiptare gjatë luftës në Kosovë./KultPlus.com
U bë kohë që nuk kam shkruar për jetën në Shqipëri. Më poshtë kam renditur, me pak ironi, disa nga zakonet dashamirëse të shqiptarëve.
1—Gjithmonë merr një shqiptar me vete nëse do të mbarosh punë në zyrat e shtetit, të zgjidhësh ndonjë problem ligjor, ose kur shkon në postë. Edhe nëse flet shqip, prapë të duhett një shqiptar, se kanë mënyrën e tyre se si i zgjidhin gjërat. Kjo mënyrë përfshin të flasësh me zë të lartë dhe shpejt, të flasësh me këmbë e me duar, të dukesh sikur je me nerva—në daçi besojeni, po këto të zgjidhin vërtet hallin.
2—Përgatitu të dëgjosh komente si: “u, qenke shëndoshur”, “i kishe më mirë ashtu flokët”, “si e sëmurë më dukesh” — vdesin të komentojnë mbi gjëra të ndjeshme, pa e menduar dy herë.
3—Mos u lodh të mbash radhë. Nëse je në postë, nëse je duke pritur në autobus, nëse po përdor bankomatin, ose po blen në market, dhe nëse je në radhë diku, je i dënuar të presësh gjithë ditën. Vëri në punë brrylat, tregohu i vendosur dhe bëj sikur nuk i sheh të tjerët që janë aty, vetëm kështu mund t’ia dalësh.
4—Sinjalistika është vetëm për dekor. Mos Parko, Ndalohet Duhani, Ndalohet për moshën nën 18 vjeç etj, shenja si këto kanë vetëm funksion estetik, sepse askush nuk i respekton. Ndonjëherë mund të shohësh tavlla plot me bishta çigaresh edhe pse në derën e lokalit shkruhet “Ndalohet Duhani”. Vini Re! Kjo vlen edhe për sinjalistikën e qarkullimit rrugor.
5—Bëni kujdes me kafen. Kafja shqiptare nuk është kafja evropian. Jo vetëm që është shumë shumë herë më e mirë, por edhe shumë herë më e lirë se kafja evropiane, dhe të lë pa mend. Këshilla ime është ta pini ngadalë dhe jo me shpejtësi siç do të bënit në ndonjë vend tjetër, sepse mund të filloni të dridheni dhe të mos jeni në gjendje të përfundoni dot një fjali.
6—Të marrësh pako nga jashtë vendit është si ruleta ruse. Të marrësh pako nga miq, të afërm, nga Amazon, është si të luash kumar. Ato mund të vonohen me javë, deri në një vit, mund të mos paguash fare taksë doganore, ose mund të të duhet të marrësh kredi për ta paguar taksën. Një gjë e sigurtë në të gjitha rastet është se pakoja nuk të vjen në shtëpi dhe duhet të paraqitesh në postë për ta tërhequr. Mund të merresh tre orë vetëm për të arritur të tërheqësh nëj libër nga posta.
7—Ato gotat e vogla nuk janë me ujë. Nëse del për kafen e mëngjesit dhe sheh njerëz duke pirë kafe dhe një pijë transparete, si ujë, në gota të vogla, dije se nuk është ujë, por raki.
8—Buka është vetë jeta. Nëse je duke ngrënë me shqiptarë, bëhu gati të hash shumë bukë. Makarona për darkë? Duhet pak bukë me to. Pizza për darkë? Duhet prapë pak bukë. Bukë për darkë? Duhet prapë pak bukë. Shqipëria, përfundimisht, nuk është një vend për ata që kanë intolerancë ndaj grurit.
9—Djathi është jeta vetë. Sërisht, kur je duke ngrënë me shqiptarë, përgatitu të hash shumë djath. Mund të hash 2 deri në 4 lloje të ndryshme djathi në çdo vakt, përfshirë mëngjesin. Djath të bardhë, djath kaçkavall, djath të fortë, djath pa kripë, djath të pjekur, djath lope, djath dele, djath pikant, djath shtëpie… për tavolinat shqiptare djathi asnjëherë nuk është i mjaftueshëm.
10—Të merresh vesh me njerëzit në rrugë është si mbijetesa e më të fortit. Nëse je duke i dhënë makinës ose je duke ecur në rrugë si këmbësor, përgatitu të të ngrihet adrenalina. Ai burri jeshil në semafor nuk do të thotë kalo, por do të thotë vrapo, dhe mënyra më e mirë për t’ia dalë kur nget makinë është thënia “fitoftë më i miri”.
11—Stereotipet, pastaj, janë gallatë fare. Nëse jeton në Bllok ose e frekuenton këtë zonë në Tiranë, do të kuptosh shumë shpejt që aty sheh të njëjtët lloje njerëzish. Italianë me skalpin e gjakosur dhe me fasho (pas operacionit për mbjelljen e flokëve), trafikantë droge me Land Rover, bluza Guçi me xixa, gra që kombinojnë ngjyrën e buzëkuqit, të gishtave, të këpucëve, të çantave dhe me syze të mëdha, edhe pse bie shi. Yjet e Instagramit me tuta sporti marke dhe me buzë super super të mëdhaja, dhe disa komunistë me kapele republike. Rri nja një orë në Bllok dhe ke për ta parë sa shumë do të shohësh.
12–Bëhu gati t’i përgjigjesh pyetjeve seri. Sapo e marrin vesh që je e huaj, bëhu gati t’i përgjigjesh pyetjeve si: Nga vjen? Je e martuar me shqiptar? Pse je këtu? Të pëlqen Shqipëria? Cila pjesë e Shqipërisë të pëlqen më shumë? (merr pikë bonus, nëse thua qytetin nga vjen personi). Këto janë sa për të filluar.
13—Bëhu gati të debatosh. Shqiptarët vdesin të debatojnë, por në një mënyrë të mirë. Çfarëdo të thuash, kujtdo t’ia thuash, edhe pse mund të mos e kesh seriozisht, dhe pse ata mund të jenë dakord me ty apo të kenë të njëjtin mendim, shqiptarët mbaojnë për çikë debat dhe shpejt mund ta gjesh veten në mes të një të tilli. Nëse gjërat ndizen, qerasi me një gotë raki dhe gjithçka rregullohet.
14—Shqiptarët nuk të lënë të paguash. Mikpritja shqiptare është e klasit botëror dhe ata këmbëngulin të të qerasin nëse je i ftuar, veçanërisht me kafe ose pije. Një këmbëngulje e tillë në vende të tjera mund të quhet e pasjellshme, por rregulli është (nga aq sa kam kuptuar unë) kushdo që fton tjetrin, zakonisht paguan. Pas dy vite e gjysëm në Shqipëri, më në fund e kam mësuar se si të fitoj unë— u them “boll tani, nuk jam më mysafire”.
Togerja e FSK-së, Manushaqe Nura, përmes një postimi të bërë në llogarinë Facebook, ka ndarë me miqtë e saj një lajm tejet të rëndësishëm jo vetëm për të, por për të gjithë vendin tonë.
Ajo ka thënë se sot ka përfunduar shkollimin 6 mujor në Shkollën e Agjutantëve në ShBA, për të cilën ka marrë edhe medalje diplomatike.
Ndërsa ajo e përfundon këtë postim me një fjali mjaftë të fuqishme.
“Bac amaneti vazhdon; lavdi të rënëve për liri!”
Ky është postimi i togeres Nura:
Edhe kësaj sfide i erdhi fundi si më së miri. Më lejoni të ndajë me ju disa momente të rëndësishme gjatë shkollimit 6 mujorë në Shkollën e Agjutantëve në ShBA.
Një falenderim i veçantë shkon për qytetarët tanë që vazhdojnë të na besojnë si dhe për FSK-në dhe ushtrin amerikane për mundësinë e dhënë. Mbi të gjitha i falem familjes time që në çdo hap më kanë qëndru pranë në të mirë a në të keq.
Medaljen Diplomatike me të cilën u dekorova në këtë shkollim ia dedikoj partnerit tim Azdrenit. Ai si gjithmonë me përkrahjen e tij vazhdon të jetë shtyllë e fortë e sukseseve të mia.
Në Beograd sonte është hapur edicioni i 48-të i Festivalit Ndërkombëtar të Filmit në Beograd, dhe në këtë edicion, i ftuar nderi ishte Uliks Fehmiu, i cili edhe e hapi zyrtarisht këtë festival, shkruan KultPlus.
Në fjalimin e tij, Uliks Fehmiu para
audiencës në Beograd tha se kur është njoftuar se ky edicion do ti dedikohet
punës së babait të tij, kishte filluar ti rrihte zemra më shpejt.
“Ai sinqerisht mendoi se nëpërmjet
artit do të mund të ndryshonte botën”, ka thënë Uliks Fehmiu i cili ka vazhduar
se babai i tij poashtu ka besuar se puna e artistit është edhe zëri i atyre që
nuk mund të flasin.
Më pas Uliks Fehmiu foli edhe për zhgënjimin e babait të tij. “Ishte 51 vjeç, po aq sa jam unë tani, kur edhe vendosi në heshtje të largohej nga skena. U largua nga skena si protestë kundër epidemisë nacionaliste”, ka thënë Fehmiu. /KultPlus.com