“Kah pranvera” është kënga të cilën e kanë interpretuar bashkë Nexhmije Pagarusha,
Bilbili i Kosovës dhe Jordan Nikolic, i
cili përgjatë karrierës së tij ka kënduar këngë të vjetra serbe, shkruan
KultPlus.
Në këtë këngë, të dy paraqiten në gjuhë shqipe dhe është një këngë e realizuar vetëm në audio.
Jordan Nikolic në vitin 1976 kishte përfaqësuar ish Jugosllavinë në Eurovizion. KultPlus ju sjellë këtë format të bashkëpunimit./KultPlus.com
Druri përdoret për ndërtimin e shumë gjërave të domosdoshme për jetën por edhe kreative, siç është ndërtimi i një mini-biblioteke nga organizata “Little Free Library”, trasnmeton Gazeta Metro
“Little Free Library”, ka realizuar këtë library të vogël në një lis të vjetër mbi 110 vjet, dhe duket jashtëzakonisht bukur. E vogël por e kompletuar me një numër titujsh libradh në mes të malit.
Kjo organizatë e cila së fundi ka sjell këtë kioskë të vogël mahnitëse për adhuruesit e librave, po ka vendosur rreth 75 mijë bibloteka të tilla në 88 vende deri më tani.
Dridhjet e zërit luhaten mes 5.4 Hz dhe 7.04 Hz, ndërsa zëri i këngëtarit të famshëm Freddie Mercury ishte 7,04 Hz.
Po, e dimë të gjithë se Freddie Mercury ishte unik, i papërsëritshëm, i jashtëzakonshëm, spektakolar dhe shumë më tepër se kaq. Por, tanimë të gjithë këto komplimente kanë një mbështetje shkencore.
Nuk është një opinion subjektiv: këngëtari legjendar i ‘Queen’ ishte këngëtari më i mirë në histori.
Një grup shkencëtarësh austriakë, çekë dhe suedezë ka studiuar vibrimin dhe tonin e zërit të Mercury-t.
Kërkimi ka dalë në rezultatin se vibrimi i zërit të tij (prodhuar nga dridhjet e diafragmës dhe laringitit), shkojnë nga 5,4 në 6,9 Hz.
Duke arritur në 6,9 Hz është jashtëzakonisht potent. Është vibrimi më i lartë dhe kështu është besuar.
Zbulohet se vibrimi i zërit të Mercury-t ka qenë 7.04 Hz. (Nëse e ke humbur leksionin e fizikës dhe nuk e di se çfarë është Hz, kini parasysh vetëm faktin që Freddie Mercury ka thyer rekordin shkencërisht të provuar).
Kanë kaluar 27 vjet nga vdekja e tij, por ende kujtohet, nderohet nga brezi në brez, nga publiku që ka patur nderin ta shohë të këndojë live, ata që kanë vlerësuar zërin e tij në radio në vitet ’80, nga publiku që admiron muzikën e tij me nostalgji, si dhe nga brezi i ri që e kanë dëgjuar falë prindërve të tyre.
Tre poetë, Agron Tufa, Ibrahim Kadriu e Xhevat Latifi, do të lexojnë jashtë konkurencës, nga fakti se kanë qenë fitues të mëhershëm të këtij Çmimi.
Komisioni përzgjedhës i pjesës letrare të Manifestimit Kombëtar të Kulturës, “Flaka e Janarit” 2019, në përbërje: Nexhat Rexha, Fatushe Haliti e Xhevat Latiifi, përzgjodhi për lexim në Orën e madhe letrare “PENA E FLAKËS” 2019, poezitë e këtyre poetëve konkurues:
1. Adem XHELADINI – Kërçovë 2. Agron TUFA – Shqipëri ( Jashtë konkurencës ) 3. Afrim DEMIRI – Ferizaj 4. Alketë SPAHIU – Gjilan 5. Anton Nikë BERISHA – Prishtinë 6. Arian LEKA – Shqipëri 7. Arsim HALILI – Kosovë Lindore 8. Donart REXHBOGAJ – Pejë 9. Flutura AÇKA – Shqipëri 10. Ibrahim KADRIU – Prishtinë ( Jashtë konkurencës ) 11. Linditë DODA – Shqipëri 12. Medina PASOMA – Vushtri 13. Menduh LEKA – Ferizaj 14. Mirela Papuçiu – Shqipëri 15. Mujë BUÇPAPAJ – Shqipëri 16. Nikolla SPATHARI – Shqipëri 17. Nuhi SADIKU – Shtime 18. Prend BUZHALA – Klinë 19. Rakela YZEIRI – ZOGA – Greqi 20. Ramadan MEHMETI-Prishtinë ( Jashtë konkurencës ) 21. Ramë ORACA – Podujevë 22. Rozafa SHPUZA – Shqipëri 23. Selvete ABDULLAHU – Gjilan 24. Vjollca DIBRA- Prishtinë 25. Xhevat LATIFI – Gjilan ( Jashtë konkurencës ) Njëzetenjë poetë nga kjo listë, do të garojnë për Çmimin kryesor të kësaj pjese të Manifestimit – PENA E FLAKËS 2019, e cila do të zgjedhet përmes votave të vetë poetëve. Tre poetë, Agron Tufa, Ibrahim Kadriu e Xhevat Latifi, do të lexojnë jashtë konkurencës, nga fakti se kanë qenë fitues të mëhershëm të këtij Çmimi.
Ndërsa dhënien e këtij Çmimi, sipas një tradite tashmë të krijuar, do ta bëj fituesja e vitit të kaluar, shkrimtarja nga Tirana, Entela Kasi. “Pena e Flakës” 2019, mbahet në përmbyllje të këtij Manifestimi, më 31 janar 2019, ora 16:00, në Bibliotekën e Re të Qytetit, në Gjilan.
Sonte në Galerinë Kombëtare të Kosovës duke filluar nga ora 18:00 do të bëhet hapja e ekspozitës “Burrneshat”. Kjo ekspozitë kuruar nga Arta Agani vjen si pjesë e ekspozitës “Perceptimet” e cila pos në Prishtinë zhvillohet edhe në Cetinje, Novi Sad, Banja Luka dhe Shkup, shkruan KultPlus.
Burrneshat në Prishtinë është kompozuar në atë mënyrë që të sjellë të ndërlidhura
punën e artistëve britaneze, punimet e të cilave janë marrë nga koleksioni i “
British Council” dhe punimet e artistëve nga Kosova. Prandaj vizitorët do të
kenë mundësinë që të shohin punimet e artistëve të njohura britaneze si: Madame
Yevonde, Clare Strand, Abigail Lane, Rachel Whiteread, Camilla Low, Anthea
Hamilton, Laura Aldridge, Helen Chadwick, Tracy Emin, Sarah Lucas, Gillian Wearing,
Elisabeth Price, Celia Hempton dhe Lubaina Himid të mishëruara brenda një hapësirë
se bashku me punimet e artisteve vendore si: Alije Vokshi, Alketa Xhafa Mripa,
Arbana Hajradinaj, Flaka Haliti, kolektivin HAVE IT, Rudina Xhaferi dhe Zake
Prelvukaj.
Sipas Angus Bijarnason nga British Council, i cili është zëvendësdrejtor për
Ballkanin Perëndimor, duke prezantuar këto punime së bashku i lëmë hapësirë
edhe dialogut për të parë se si është pozita artistëve në shoqëri por edhe si
prezantohen gratë në art.
“Ajo që e ndërlidhë gjithë këtë, nuk është vetëm ekspozita por edhe
bisedimet përmes të cilave do të diskutohen për sfidat me të cilat ballafaqohen
gratë të cilat janë artiste. Ky dialog është ajo që i ka bërë galeritë dhe muzetë
në Britani të njohur dhe dinamik, pasi që galeritë dhe muzetë në Britani nuk
janë një vend i vdekur ku vetëm prezantohen apo shfaqen punimet artistike, por
janë vende ku punohet, diskutohet, shfaqen pikëpamje të ndryshme dhe takohen
njerëzit. Bazuar në këtë shpresojmë që përmes këtij bashkëpunimi me galerinë të
krijojmë një hapësirë të tillë edhe këtu, pasi që përveç që është e rëndësishme
që të shohim punimet, e rëndësishme mbetet edhe që të kuptojmë çfarë fshihet
prapa tyre”, theksoi ai.
Menaxherja e koleksionit në British Council, Nicola Heald u shpreh se ideja
prapa kësaj ekspozitë ka qenë dëshira që të realizojnë diçka për Ballkanin Perëndimor.
Sipas saj, duke sjellë ide të ndryshme nuk kishin sesi ti iknin diskutimit
kryesor në botë, kohëve të fundit, e që është mungesa e përfaqësimit të grave
artiste në koleksione, diçka që nuk vërehet vetëm në Ballkan por edhe në botë.
“Kuratorët e kanë pasur punën me të vështirë në këto pesë vende pasi që të
gjithë është dashur që të zgjedhin punimet nga koleksioni i British Council dhe
të bëjnë që këto punime të përputhen me punimet e artistëve të vendit të tyre”,
u shpreh ajo.
Sipas kuratores Arta Agani krijimi i kësaj ekspozitë ka qenë sfidues, pasi që
ajo vë në pah shumë probleme mbi përfaqësimin e grave në art. Ajo theksoi se në
mesin e 1 mijë veprave që i takojnë koleksionit të galerisë, vetëm 17 vepra
janë krijuar nga gratë. Prandaj, sipas Aganit titulli burrneshat -fjalë e cila përveç
kuptimit si “Virgjëreshat e përbetuara” përdoret edhe si kompliment për një
grua që ka vendosmëri, sukses dhe fuqi, vë në pah ironinë e kësaj ekspozite.
“Titulli është një koment ironik ndaj diskriminimit të grave që shkon aq
larg, deri te atributet, ndërsa në realitet gratë janë motorë shumë të fortë që
e mbajnë shoqërinë tonë në lëvizje. Artistet në Kosovë ishin dhe ende janë në
një masë, shembujt tipik të diskriminimit gjinor”, theksoi ajo duke u shprehur
se tashmë gjërat po ndryshojnë dhe gratë artiste po vlerësohen me një ritëm të
vonuar por me hap të sigurt.
Mirëpo, përpos
manifestimit të arritjeve të grave artiste në Kosovë, programi do të theksojë
si dhe të ngrisë pyetje rreth sfidave të tyre momentale: Pse ka ende aq
shumë mospërputhje mes numrit të grave studente të artit, dhe numrit të
artisteve të diplomuara aktive? A është të qenit artiste profesion tepër
kërkues? A i
kundërvihet avancimi i gruas përmes artit, nocioneve konzervative për gratë e asocuara me
formën dhe bukurinë, përkundër burrave, personifikimit të funksionit dhe
intelektit?
Ekspozita do të hapet sonte në ora 18:00 në Galerinë Kombëtare të Kosovës duke shënuar kështu edhe 80- vjetorin e koleksionit të British Council.
Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit tanimë do të jetë e pranishme zyrtarisht në qytetin jugor të Kosovës, në Prizren. Në një ceremoni të organizuar nga MKRS-ja është bërë hapja e zyrave të ministrisë në qendrën historike të qytetit, në ish-objektin e Rektoratit të Universitetit të Prizrenit.
Në ceremoni morën pjesë personalitete të shumta nga jeta politike e kulturore e vendit. Ndër të pranishmit në këtë ngjarje ku u përurua hapja e zyrave të MKRS-së në Prizren ishin Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, ministri i MKRS-së, Kujtim Gashi, e deputetë të Kuvendit të Kosovës.
Me këtë rast, ministri Kujtim Gashi, foli për rolin që do të ketë Ministria në Prizren duke e pasur parasysh edhe rëndësinë historike, kulturore dhe të trashëgimisë që ka qyteti dhe rrethina e tij.
Me ketë rast, ministri Gashi tha se sot kemi hapur edhe zyrtarisht zyrat e MKRS-së në qytetin historik të Kosovës në Prizren. “Me qëllim të avancimit dhe përkrahjes më të madhe institucionale ndaj vlerave historike, kjo zhvendosje u bë për të qenë sa më afër qytetit më kulturor të Kosovës, dhe nga sot zyrtarisht një pjese e stafit politik, administrativ dhe profesional u zhvendos në Prizren” tha ministri Gashi.
“Sërish Prizreni, kryeqyteti historik i shqiptarëve na ka bashkuar, kësaj here për t’i inauguruar zyrat e MKRS-së në të cilat do të punojnë një pjese e kabinetit tim ministror, si pjesë e fazës së parë për ta sjellë Ministrinë e Kulturës në Prizren dhe për ta jetësuar premtimin elektoral të Kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, z. Veseli”, u shpreh tutje ministri.
Ministri hapjen e zyrave të MKRS-së e konsideroi një ditë feste për qytetarët e Prizrenit. “Sot Kryeqyteti i kulturës, merr edhe epitetin e një qyteti administrativ, sepse atë që Qeveria e Lidhjes Shqiptare te Prizrenit nuk arriti ta bënte, Qeveria e Republikës së Kosovës, shteti ynë po e bën histori”
“Nga sot, MKRS-ja do të jetë afër festivaleve kulturore e afër traditës sportive, për t’i mbështetur ato, për ta ruajtur e mbrojtur trashëgiminë e pasur kulturore. Nga sot, MKRS-ja është në qytetin e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, në qytetin e Bekim Fehmiut, në qytetin e Dokufestit, Zambakut të Prizrenit, qytetin e diversitetit kulturor, komunikimit kulturor ndërkombëtar, në qytetin e shoqërisë Agimi e Ansamblit Emin Duraku, në kryeqytetin shpirtëror të shqiptarëve, të patriotëve e heronjve si Ymer Prizreni, Remzi Ademaj, Xhevat Berisha, Agim Shala e shumë dëshmorëve të UÇK-së”, shtoi mes tjerash ministri Gashi në fjalën e tij duke falënderuar Kryetarin e Kuvendit, Kadri Veseli, për mbështetjen dhe premtimin e mbajtur që në perlën e trashëgimisë së kulturës, në Prizren, ta sjellin Ministrinë e Kulturës.
Ndërkaq, Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, tha se “prej sot Prizreni do ta ketë qendrën e vet përderisa ky s’do të jetë i vetmi institucion qe do të ketë Prizreni.Sa herë që pyetem nga ndërkombëtarët se cili është vendi që duhet vizituar në Kosovë, unë i them Prizreni, Ky qytet është nyje e kombit tonë, nyje e transformimit të një identiteti të ri. Prizreni është interes i një Kosove dhe jo i një partie”, tha Veseli./KultPlus.com
Lagjja ime quhej “Te rruga e ngushtë” ku secila shtëpi e lagjes kishte tre e më shumë fëmijë. Rrugë jo më e gjatë se njëqind metra, me rreth 12 shtëpi, që kishte rreth 50-60 fëmijë të moshave të ndryshme .
Në fund të rrugës
sonë fillonin shtëpitë e fqinjëve tanë serbë, deri te rruga kryesore dhe që
afërsisht ishin shtëpi sa edhe të shqiptarëve, por numri i fëmijëve nëpër këto
shtëpi ishte shumë i vogël dhe asnjëherë nuk mbaj mend se ata kanë luajtur me ne.
Ata kryesisht kanë qëndruar në çerdhen e qytetit gjatë ditës.
Në fund të rrugës ishte furra e bukës, e cila
nxirrte bukë në mëngjes dhe në mesditë. Nëse nuk është blerë buka në këto kohë,
gjasat kanë qenë shumë të vogla për të gjetur bukë në orët e pasditës.
Lojërat tona kanë
qenë ngusht të lidhura me stinët e vitit. Në ditët e gjata të verës, zakonisht
pasditat në qytet janë shoqëruar me një gjumë të pasdrekës, ku të gjithë rrinim
në shtëpi, deri sa kalonte vapa. Me fillimin e freskisë së pasditës , turma e
fëmijëve bëheshin bashkë dhe fillonin lojërat e ndryshme: symbyllurazi, kila,
me kukulla, bënim dasma etj.
Loja jonë e më e
mira bëhej nën hijen e arrës së madhe që gjendej përballë derës së shtëpisë
sonë, në oborrin e parrethuar të fqinjit , axhës Beqir.
Dritaret e shtëpive,
sikurse edhe shtëpitë, kanë qenë të ulëta. Ulur buzë dritares ke pasur mundësi të
shohësh dhe të sodisësh çdo gjë.
Një mision tjetër e
kishim edhe shprehjen e pakënaqësisë së të rriturve me rrethanat politike. Kam
qenë 4-5 vjeçe dhe më kujtohet se si mblidheshim te dritarja e axhës Tomë . Të gjithë së
bashku këndonim vargjet që shprehnin një revoltë kundër të bëmave të
Rankoviqit. Autorin e vargjeve të
rimuara kurrë nuk e kemi ditur , por motivuesit kryesorë për të kënduar te
dritarja e axhës Tomë, ka qenë axha im Dauti dhe nëna ime. Kur 10-12 fëmijë i
këndonin këto vargje, nervoza e Tomës shkonte në maksimum:
“Rrang e dang po bon legeni
Rankoviqit i hift veremi
Rrang e dang po bon tepsija
Rankoviçit i hift tërrpija”.
Të rriturit tjerë të lagjes kanë qeshur nën dhëmbë dhe
pas ankesave të Tomës kanë ditur të na thonë : “Edhe një herë të ndodhë kjo, do ta merrni dënimin e merituar”.
Mos të harrojmë se atëhere dajaku ka
qenë pjesë e edukimit. Por për këndimin
e kësaj kënge, përveçse jemi ndjekur, nuk mbaj mend se dikë e kanë rrahur
prindërit.
Tezja Nezahate ,
një rrobaqepëse e dalluar e qytetit , gjithmonë na ka dhënë copa të materialeve
të ndryshme , me të cilat tezja Fahrije, na bënte kukullat nga shkopinj druri
dhe i veshte me materiale të ndryshme. Ajo, i mësonte vajzat më të rritura se si punohen
kukullat. Te gjitha vajzat, posa kishim mundësi që t’i kanë 5 “banka”, i ruanim
ato për t’i përdorur për fytyrën e kukullave të drurit. Veshjet e kukullave
bëheshin nga materialet shumë të bukura
dhe varësisht nga materialet, përcaktohej mosha e kukullës. Kukulla nuse veshej
me rroba të qepura nga copat e mbetura
nga materialet e bukura të dimive , kur familjet përgatiteshin të merrnin
nuse. Prej copave nga fustanat e grave,
bëheshin kukullat më të shtyera në moshë e që në lojën tonë ato kukulla ishin vjehrrat.
Përveç veshjes, për
finalizimin e kukullave te drurit, rol të madh kishte edhe procesi i grimit.
Paraja me te cilën bëhej fytyra, vishej me patisk të bardhë, mbi të cilin me
lehtësi, por me kujdes të madhe, bëhej grimosja. Për grimosje përdoreshin mjete të ndryshme si
ngjyra druri ose “thingji druri”. Vetullat dhe sytë bëheshin me ngjyrë te zezë,
ndërsa buzët dhe faqet me ngjyrë të kuqe. Gratë me shkathtësi të qëndisjes,
grimin e bënin duke përdorur penjtë për
qëndisjen e fytyrës së kukullës.
Vjeshta dhe dimri i
kanë pasur lojërat e veta. Nëse na zinte shiu duke luajtur, strehoheshin nën
strehët e cilësdo derë të rrugës. Kthimi në shtëpi të bërë çull nga shiu
pasonte me bërtima dhe masa për t’i ndërruar rrobat të cilat i kishim të pakta
në numër. Ka ndodhur me mbetë në pixhama deri sa na janë tharë rrobat. Në
rrethana të shtëpisë luanim me “degërrxhik” ose me guralecë të ruajtur nga
vera. Qysh herët e fillonim punën për përgatitjen e zbukurimeve për bredhin e
Vitit të Ri. Gjatë gjithë vitit nën udhëheqjen e vajzave dhe djemve më të
rritur mblidhnin “papiriqat”, letrat shkëlqyese të bonboneve.
Në netët e vjeshtës
së vonshme, të vranëta dhe me shi, në pixhama , fillonim që nga këto
mbështjellëse të bomboneve t’i punonim zbukurimet për bredh, duke u dhënë
letrave forma të fluturave e forma tjera.
Loja e zhvilluar
nën arrën e madhe, por tani e shtruar me
baltë i kishte edhe disa obligime shumë specifike: gjithmonë njëri nga fëmijët
më të dëgjuar të familjes e kishte detyrë çdo mbrëmje të merrej me larjen e çizmeve
dhe këpucëve nga balta.Të njëjtat vendoseshin në furrën poshtë shporetit për t’u
tharë, për t’i mbathur të nesërmen.
Zakonisht çizmet e llastikut
i lidhnin edhe stinët . Në pranverën e vonshme atyre u priteshin grykat dhe i
veshnim si këpucë vere.
Unë kam lindur në dekadën e gjashtë të shekullit të kaluar. Jam shumë me fat që jeton në shekullin e ri sepse, e shoh, e ndjej dhe jam pjesë e vazhdueshme e transformimit shoqëror. /KultPlus.com
Ka dhjetë ditë që fëmijët anembanë Kosovës
nuk po mbajnë mësim për shkak të grevës së mësimdhënësve.
Por një mësuese
nga Prizreni ka hequr dorë nga greva për hir të nxënësve. Tash e nëntë ditë,
nxënësit e klasës së dytë të shkollës fillore “Xhevat Berisha” në Prizren po
mbajnë mësim të rregullt.
Mësuesja e cila nuk ka
dashur të flasë para kamerave, ka thënë për TV Prizreni se e përkrahë grevën,
por nuk do që të dëmtohen nxënësit e saj.
Kurse drejtori i kësaj
shkolle, Samidin Ramadani, ka treguar se mësimdhënësja në fjalë hoqi dorë nga
greva qysh në ditën e dytë dhe filloi mësimin.
“Përgjigja ime ka qenë
kështu, të gjithëve iu kam thënë, kush do të mbajë mësim, le të vazhdojë,
kushtet të gjitha do t’i kenë të plotësuara si në çdo ditë tjetër të mësimit.
Pas kësaj përgjigje, ajo ka filluar prej ditës së martë (15 janar) duke mbajtur
mësim”, ka thënë Ramadani për Tv Prizreni.
SBASHK-u ka kërkuar që
koeficienti i pagave për punëtorët e arsimit të rritet 30 përqind, ndërkaq
qeveria i ka ofruar një rritje prej 0.20 përqind.
Ani pse qeveria ka deklaruar se nuk kanë mundësi buxhetore për më shumë rritje, SBASHK-u nuk është tërhequr ende nga greva.
Nuk kam asnjë mëdyshje se marrëveshja me shqiptarët dhe njohja e pavarësisë së Kosovës është kushti themelor që Serbisë t’i hapet rruga drejt Bashkimit Europian dhe që përmirëson marrëdhëniet me fqinjët, i tha agjencisë serbe të lajmeve shkrimtari, esejisti dhe dramaturgu i njohur Filip David, transmeton Koha.net.
Ai, në kuadër të serialit Kosinus, vlerësoi se njohja e pavarësisë së Kosovës do të bënte të mundur stabilizimin e rajonit, por edhe do të krijonte kushte që Serbia të zbatonte reforma ekonomike e shoqërore.
Filip Davidi tha se reformat që parashihen nuk do të jenë të mundura deri sa të mos ndodhë njohja. Sipas vlerësimit të tij, autoritetet serbe nuk kanë reaguar me kohë për të arritur zgjidhje të pranueshme për të dy palët dhe tani ndodhen në një situatë që të veprojnë me njëfarë detyrimi.
është shprehur ai, edhe në rastin e Kosovës po përsëritet situata që autoritetet serbe në fund të pranojnë zgjidhjen më të keqe të mundshme. Kjo është një situatë që po përsëritet me vite, ka konstatuar Davidi dhe ka tërhequr vërejtjen se rikufizimi në baza etnike do të shkaktonte probleme dhe konflikte të reja. Korrigjimi i konflikteve të imta kufitare ndërmjet Serbisë e Kosovës është i mundur me pajtimin e të dyja palëve, por sipas tij kjo tani ka pak gjasë.
Ai konsideron se në Europë dhe në rajon sot nuk ka shtetarë të mëdhenj, prandaj është pak e besueshme të organizohet ndonjë konferencë e madhe ndërkombëtare për zgjidhjen e problemeve në raportet midis serbëve e shqiptarëve. Për një konferencë të tillë ndërkombëtare të rëndësishme, siç është shprehur ai, duhet të ketë burrështetas të mëdhenj, të gatshëm që të marrin vendime të mëdha. Sipas mendimit të Filip Davidit Kosova do të duhej të bëhej anëtare e Kombeve të Bashkuara, si çdo shtet tjetër i pavarur.
I pyetur për një referendum eventual rreth Kosovës, ai është përgjigjur se referendumi do të ndërlikonte punët, meqë “një pjesë e mirë e popullit është helmuar përmes propagandës shumëvjeçare mediatike”.
Nëse do t’i paraprinte referendumit një fushatë mediatike se njohja e pavarësisë së Kosovës është një vendim i rëndësishëm që ndikon në ardhmërinë e Serbisë, atëherë referendumi do të mund të ishte i suksesshëm, ka thënë Davidi. Ai ka rikujtuar se në Serbi dikur ishte folur gjatë se ”lufta nuk ka alternativë”, ndërsa Sllobodan Millosheviq, pas Dejtonit nuk tha në servisinteleviziv shtetëror se “paqja nuk ka alternativë”. Për Filip Davidin asociacimi i parë në Kosovë ia sjell ndërmend historinë e këtij vendi në radhë të parë luftërat ballkanike 1912 e 1913.
“Lexoni raportet e Llav Trockit i cili atëherë ndodhej në territoret e përfsahira në luftë si gazetar, ose çfarë ka thënë Dimitrije Tucoviqi”, ka porositur Davidi. Ai ka treguar se i gjithë shtypi i atëhershëm ndërkombëtar vlonte për krimet e papara ndaj shqiptarëve. Këto krime i ka hulumtuar edhe Komisioni Ndërkombëtar Carnegie pas luftërave ballkanike, ka saktësuar shkrimtari i famshëm Filip David. Ai pohon se për këto zhvillime historike dihet fare pak në opinionin e Serbisë. Njohja e Kosovës nuk është vetëm në interes të Kosovës, por edhe në interes të Serbisë dhe të paqes, është shprehur Filip Davidi, transmeton Koha.net.
Arkiva Online e Viktimave të Komunizmit/ Nipi i Safet Butkës: U dënova pse thashë “Të kërkojmë edhe ne Kosovën”, siç kërkon Serbia Triesten.
I arrestuar që në rini, pasi provon torturat çnjerëzore në hetuesinë e kohës, vuajtjet e urisë në Burgun e Burrelit, sëmuret rëndë dhe përfundon në internim për gjithë pjesën e mbetur të jetës deri në vitin 1991. Kjo është historia e Avni Bejkovës nga Kolonja, nip i Safet Butkës, anëtar i Ballit Kombëtar, të cilit iu fal jeta nga kryeprokurori komunist, që qëlloi mik fëmijërie i tij, për të nisur një kalvar vuajtjesh me urinë e tejskajshme në burg e nëpër spitale.
Në pjesën e parë të dëshmisë së tij, Avni Bejkova tregon si u krijua Balli Kombëtar në Kolonjë, konfliktin me komunistët, arrestimin dhe torturat në hetuesi. Pjesa e dytë e dëshmisë së tij sjell të gjallë tablonë e vuajtjeve në burgun famëkeq të Burrelit, që i përngjan kampeve naziste.
Lufta, si u krijua Balli Kombëtar në Kolonjë
“Unë kam lindur në Kolonjë, më 1926. Rrjedh nga një familje me gjendje ekonomike të mirë për kohën, natyrisht e një rrethi që kish aktivitet politik. Më 5-6 të Prillit 1939, u bënë demonstrata anti-italiane. U mblodh populli i qytetit dhe i fshatrave përreth dhe u bë kallaballëk i madh dhe shumë vullnetarë kishin dalë edhe kërkonin që të shkonin në Durrës për të luftuar me Italianët. Qëndrimi i popullit të Kolonjës, siç e thashë, ishte anti-italian, antifashist dhe Italinë e konsideronte tamam zaptues. Në Kolonjë, në këtë kohë u internuan kolonjarë, midis tyre ka qenë Safet Butka. Fill pas internimit të Safet Butkës, u arratis Qemal Butka. Biles më kujtohet atë ditë që Qemali ka kaluar kufirin edhe kaloi për në Greqi, ka ardhur në Ersekë, është takuar me tim atë, edhe kishte edhe një shok me vete, Brango Merxhani, gazetarin e shkrimtarin e dëgjuar.
Filloi lufta midis Bashkimit Sovjetik, rusëve dhe gjermanëve. Në këtë kohë, filluan të lëviznin edhe komunistët, gjë që më përpara nuk e kishin bërë. Biles, ata mbanin një qëndrim tepër pro boshtit, pro Gjermanisë dhe Italisë, duke i konsideruar fuqitë aleate: Anglinë, Francën dhe Amerikën, si fuqi plutokratike, domethënë pushtetet e të pasurve. Doli në skenë Stalini, këngët për Stalinin, këngët për komunizmin dhe aktiviteti anti-italian, por ngaherë në emër të komunizmit. Në fillimet e saj, kjo lëvizje i bashkoi të gjithë njerëzit kundër fashizmit, mirëpo avash-avash populli edhe mendjet e shkathëta të Kolonjës, që nuk i mungonin kurrë, dalluan fare qartë qëllimet e komunizmit, që nuk ishin për Shqipërinë, por ishin për t’i shërbyer luftës që bënin sovjetikët dhe marrjes së pushtetit.
Ndërkohë, kthehet Safet Butka nga internimi edhe menjëherë u krijua organizata e Ballit Kombëtar, gjë që komunistët nuk e pritën mirë, domethënë ishin kundërshtarë të krijimit të Ballit Kombëtar. Kolonja, kur doli Safet Butka, që krijoi çetat e Ballit, menjëherë u hodh me Ballin. Mund të them që 90% e Kolonjës ishte nacionaliste, e radhitur pranë Safet Butkës dhe Ballit Kombëtar, sepse Kolonja besonte Safet Butkën që qe një intelektual i dëgjuar i asaj kohe. E dyta, udhëheqës i Ballit Kombëtar ishte Mid’hat Frashëri, i biri i Abdyl Frashërit, nipi i Naimit dhe Samiut, me një aktivitet politik të jashtëzakonshëm të çështjes kombëtare, i cili u vu në krye të kësaj organizate që thashë që u krijua, dhe Shqiptarët patriotë, nacionalizmi do të ish domosdo me këtë dhe me atë vajti”.
Komunistët sulmuan çetën e Safet Butkës pse kërkoi aleancë me Anglinë
“Natyrisht familja jonë nuk mund të bënte ndryshe, siç bëri tërë Kolonja, domethënë ishte nacionaliste, se kishim kapital nga e kaluara. Kishim bëmat e paraardhësve tonë që kishin luftuar për Shqipërinë. Safet Butka dilte nëpër krahinë, edhe kudo që shkonte evokonte të kaluarën, luftën e të parëve tanë, luftën dhe përpjekjen e të parëve tanë duke i radhitur me radhë: Naimin, Samiun, Abdylin, Abdyl Ypin, Shahin Ypin, Jani Vreton, Spiro Bellkamenin, Sali Butkën e plot e plot të tjerë… Petro Ninin e paharruar, Nolin, Konicën. Këta ishin paraardhësit tanë, ishin nacionalistë, patriotë, nuk ishin komunistë, nuk ishin marksistë, nuk ishin miq të serbëve, të cilët komunistët na i reklamonin me të madhe, ku thoshin miqësi e pandarë, miqësi e pathyeshme me Titon, me serbët, me komunistët, gjë që kolonjari nuk e besonte kurrë një miqësi me serbët, një miqësi me grekët sepse e dinte që tërë jetën ata na kishin dashur të keqen edhe përpiqeshin për të na eleminuar. Aq e vërtetë është sa pjesët më të mëdha të vendit tonë mbetën jashtë kufijve, edhe një pjesë të madhe të Kolonjës e mori greku. Kosovën me pjesën e Maqedonisë, një Shqipëri të tërë, e mbajti serbi e Mali i zi.
E çfarë lanë ata? Lanë një Shqipëri sa për të thënë, që është Shqipëria. Prandaj, kishte humbur besimi në bashkimin e armëve tona me serbin edhe grekët, për të luftuar gjasme italianët. Komunistët thoshin që të përmbysin, të shkatërrojmë të kaluarën e të krijojmë botën e re. Po nacionalizmi shqiptar nuk donte të përmbyste gjithçka të kaluar. Të gjithë djemtë, të cilët kishin dështuar nëpër shkolla, iu përgjigjën thirrjes të komunistëve, premtimeve të tyre, u gënjyen. Një pjesë ishin të bindur për të bërë luftën kundër fashizmit, duke mos e kuptuar mashtrimin komunist.
Mospajtimet e aktivitetit të njërës palë apo tjetrës, sa vinin edhe shtoheshin. Kundërshtime të mëdha për njëri-tjetrin. Lufta të bëhet këtu apo këtu? Të bëhet në një fshat ku italianët mund të na dëmtojnë, apo të bëhet në një vend ku mos kenë mundësi të na dëmtojnë? Ne t’i dëmtojmë ata, po ata ne jo, mos ta kenë ata këtë mundësi. Mirëpo ata vinin, italianët, tamam në atë vend që kishin mundësi të na dëmtonin edhe krijoheshin situata shumë të ndera në këtë drejtim. Vinim deri në pikën kritike, ku edhe mund të goditeshim, por Safet Butka, me forcat e mëdha, desh të takohej me anglezët për të bërë aksione kundër gjermanëve. Për të sabotuar këtë takim të Safet Butkës me anglezin, vajtën një skuadër komunsite edhe e qëllon Safet Butkën, çetën e Safet Butkës, e cila qe një kallaballëk i madh prej 700 vetëve. Nis lufta aty.
…
Arrestimi dhe torturat në prokurori
“Pas Mukjes komunistët i shpallën luftë hapur Ballit Kombëtar dhe bënë që ajo marrëveshje të dështonte. Atëherë plasi lufta me njëri-tjetrin në Kolonjë. Mbarimi i luftës ishte ardhja e komunistëve në fuqi, sepse gati në tërë Europën ata erdhën. Gjëja e parë që bënë, i kapën një nga një, shumicën me tradhëti, kundërshtarët e tyre politikë, nacionalistët, edhe mbushën burgjet plot. Njëri prej tyre ka qenë edhe babai im. Filluan gjyqet edhe konfiskimi i pasurive të shumicës së familjeve kundërshtare nacionaliste. Ndërkohë, ne prisnim që të na dilte babai në gjyq… më kapën mua, edhe në derë të gjyqit që une doja të veja, të asistoja në seancë, në zhvillim të saj, nuk më linin rojet, sepse ishin me njerëz të autorizuar. Nuk mund të hynte kushdo.
Isha duke pritur tek dera dhe në këtë kohë vjen Muhamet Prodani me Sabri Pilkatin, të cilët i njihja, i kisha patur shokë, nuk më folën. Nuk më folën, gjë që më bëri çudi. Pas 5 minutave, dalin dy roje edhe më marrin e më thonë: Do vish në komandë, në policinë e kohës. Më morën, më çuan atje, pa më thënë asgjë, më mbajtën në arrest. Mbas 3-4 ditësh, vjen seanca e dytë, ku ishte dhe im atë aty. Vjen nga Korça, i sillnin nga Korça aty, se i mbanin në burg në Korçë. I sillnin në Ersekë që zhvillohej gjyqi. E takova tim atë, sepse në atë vend që isha unë, unë isha këtu, pjesa e burgut ishte matanë, ishte Qemal Burimi, etj. Më nxorën mua edhe sollën ata nga Korça. Aty u takuam edhe me tim atë. Të nesërmen, më dërgojnë në degën e punëve të Brendshme të Korçës. Më marrin në pyetje edhe atje, po tamam-tamam nuk e mora vesh akuzën. Më futën në burg në një dhomë, ku ishin 20-30 veta. Më afrohen dy djem të rinj të burgosur edhe më thonë: “Sigurimi po mundohet të krijojë një grup komplotistësh, 8 prej të cilëve i dënoi. Tani jemi grupi tjetër. Domethënë, shokët i dënuan me vdekje dhe i pushkatuan, edhe më thonë mua: Filani, filani, filani… Dy apo tre prej tyre i njihja. Kur më vjen një djalë i ri, 2-3 vjet më i madh prej meje, Astrit Leka, tani është personalitet i madh jashtë vendit, edhe më thotë: -“Ti je Avni Bejkova? Po – i them unë. “Ti ke të bësh më Safet Butkën?” -Po, sepse aty në ushtri kishte njëfarë aktiviteti anti-komunist, edhe ata që mundoheshin të bënin këtë prapagandë, këtë lojë, përdornin emrin tim, që është nipi i Safet Butkës. Ti je rrezik më thotë Leka, po megjithatë unë të këshilloj dhe dëgjomë, se të dua të mirën, se dhe unë jam familje kundërshtare. Më thotë: “Nëqoftëse do të pranosh, se kaq i ri sa je ti, nuk të pushkatojnë”. -I them: “Nuk kam bërë gjë, absolutisht asgjë”. Unë isha në muhabet me të, kur vjen Zeqir Ymero, prokurori, thotë: -“Avni Bejkova kush është?” U ngrita në këmbë. Ti je i vendosur, por do të bëjmë ne. Më tërheq nga ata mua, më dërgon në birucë, më izolon.
Në darkë më thërret në hetuesi. Në hetuesi gjej Sabri Pilkatin, kolonjar. Kur e pashë, thashë: Ky duhet të më ndihmojë, shpëtokam unë, s’kam gjë.
Fillon të më pyesë. Ishte kryehetues. -“Ke thënë që, pse nuk kërkojmë Kosovën, por bëjmë mitingje që Trieste t’i kthehet Jugosllavisë, t’i merret Italisë dhe t’i jepet Jugosllavisë?”
-“Unë kam thënë, thashë, që të themi dy fjalë edhe për Kosovën se është e jona, por për atë ta lëshojë Italia Triesten, a mos ta lëshojë, nuk është në dorën time, ata le ta zgjidhin vetë,” – i thashë.
-Më thotë: “Po ti patriot qenke”.
-“Mendoj që edhe ti kështu duhet të mendosh”, i thashë.
-“Si? -tha, -edhe këtu guxon të flasësh në këtë formë? Do ta shikosh ore qen!”
Menjëherë më shtruan në torturë. Ishte torturë e padurueshme, e tmerrshme. Imagjino të të marrin këmbë zbarthur edhe të t’i fusin në një furrë më prush. Duroja deri në një farë mase, pastaj shtiresha sikur më ra të fikët. Edhe fizikisht isha i dobët edhe si dukej ata druheshin që unë mos u vdisja ndër duar, edhe pushonin. Pushonin ata, merrnin fuqi, edhe pastaj prapë ushtronin dhunë. Lodheshin ata deri sa vinte mëngjesi, i merrte gjumi dhe thoshin një ditë tjetër. Erdhi darka, më thirrën, më thonë: Në orën 12 fillon gjyqi. Ishin 40 veta për të dalë në gjyq, kështu ishin formalitet. Dalim në gjyq, na lidhën tamam si ata që do të pushkatoheshin.
Kryetari i gjyqit i thotë oficerëve: Merreni përsëri në pyetje, edhe çfarë të thotë ai, atë do të shkruani. Torturë në asnjë mënyrë. Më zgjidhën mua, më morën përsëri në pyetje, m’u kanosën, do të bëjmë këtë, do të bëjmë këtë. “Unë më tepër se ç’kam thënë, nuk mund të them”-u thashë.
Kur më vjen sekretari i gjyqit, më thotë: “Me Sabri Pilkatin, si ke kaluar në të kaluarën?”
-“Kemi qenë shokë bashkë, jemi rritur me të, në shkollë bashkë”.
Festivali i Dramës Shqipe “Talia e Flakës”, që po mbahet në kuadër të manifestimit mbarëkombëtar “Flaka e Janarit”, ka vazhduar ta tërheqë vëmendjen e publikut edhe në natën e dytë, pasi salla sërish ishte e mbushur me adhurues të artit skenik.
Radha ishte për nikoqirin, Teatrin e Qytetit të Gjilanit, që u prezantua me shfaqjen dinamike, komedinë “I vetëm në banesë”, me tekst të Avni Shkodrës, në regji të Natyrë Kallabës, e me kastën e aktorëve: Alban Shahiqi, Mejreme Berisha, Emine Toska, Safete Mustafa, Njomëza Kalaveshi dhe Tringa A. Hasani.
Ajo çfarë iu prezantua publikut kishte të bënte me personazhin Artanin, një skenarist serialesh, që mbetet i vetëm në banesë, pasi Blerina, gruaja e tij, shkon në një seminar.
Kështu, ai fillon të shkruajë skenarin e tij të radhës duke i krijuar personazhet, që të gjitha femra, por që ato fillojnë t’i shfaqen në skenë, natyrisht ashtu siç i konceptonte ai në skenarin që shkruante. Por, ato herë ishin reale, e herë pjellë e imagjinatës së tij.
Ato gra, që Artani i sillte në banesë, fshehtas nënës, e cila e vizitonte shpesh edhe në imagjinatën e tij, e përballin këtë skenarist me një sfidë, në mes të dëshirës për flirtim dhe të qëndruarit besnik ndaj gruas së tij.
Tutje, ky skenarist serialesh humb sensin e realitetit, duke e komplikuar edhe më shumë situatën, pasi karakteret që i vinin në mënyrë fiktive dhe me situata absurdi, e sillnin atë në situata emocionale, ku si përfundim përjeton vdekjen përkatësisht vrasjen nga secili personazh.
Postierja numër 69, shërbëtorja, psikologja, vaska, abazhurët, pasqyrat, telefoni, laptopi, picat, xhointi… audiencës i servoheshin me një qasje konceptuale bashkëkohore, të përcjella me koreografi, lojë dhe këndim.
Edhe loja e Albanit si kryepersonazh, por edhe e aktoreve, Mejremes, Eminës, Safetës, Njomëzës dhe Tringës, në momente të caktuara, por sidomos në pjesën e fundit, sollën emocione te publiku i pranishëm, të cilin e bënë për vete, e nga të cilët, në fund, u shpërblyen edhe me duartrokitje.
Ata të cilët u angazhuan që shfaqja të ishte në tërësi e plotë, pra edhe me elemente tjera përbërëse për një shfaqje, ishin edhe: Bekim Korça – skenografia, kostumet dhe koreografia, Florim Gagica – muzika, Fatmir Halili – dritat, Raif Haziri – inspicient dhe organizator, Suad Berisha – rekuizitat, si dhe treshja, Mejdi Hoti, Haki Aliu dhe Fehmi Hoti – realizatorë të skenografisë.
Përndryshe, në mbrëmjen e radhës, në natën e tretë, në skenën e Teatrit të Gjilanit do të ngjitet, Teatri Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli” nga Tirana, i cili do të sjellë shfaqjen “Kreonët e Ballkanit”, me autor dhe regji të bërë nga Enver Petrovci, duke e begatuar kështu edhe më shumë, këtë Festival të Dramës Shqipe, që ka edhe karakter garues.
“Sot duam të ju tregojmë për një vend të panjohur për ne”, kështu fillon përshkrimi për Kosovën nga “nordhessen-journal.de”.
“E vetmja gjë që ne gjermanët kemi në mendje për këtë vend është lufta dhe shkatërrimi. Por lufta në Kosovë ka përfunduar 20 vjet më parë”, shkruan tutje, duke përshkruar Kosovën, përcjell albinfo.ch.
Megjithatë, në këtë vend të vogël jetojnë shumë kombe dhe shumë fe. Vendi është i pavarur dhe ka monedhën e euros.
Kjo medie gjermane tregon edhe me kënd kufizohet Kosova, derisa fatkeqësisht thotë se nuk ka qasje në det. Klima është e ndryshueshme, derisa nuk harron pa përmendur edhe rininë, përcjell albinfo.ch.
Ka popullsinë më të re në Evropë, ku gjysma e njerëzve janë nën moshën 18-vjeç.
Gjithashtu ka kisha dhe xhami, derisa toleranca fetare është e madhe. Me anë të një video prej 10 minutave, tregohen bukuria e Kosovës, por edhe historia e saj.
Shkrimtarja dhe përkthyesja Meri Lalaj e konsideron të padrejtë vendimin e ri të Qeverisë që përjashton konsultimet me grupet e interesit.
“Zyrtarët nuk mund të sillen me ndryshimet që prekin çmimet e librave sikur të bëhej fjalë për patate, që masandej kur vjen puna tek produkti që mbetet të hidhet në lumë. Libri është kulturë, madje edhe një libër i vetëm rrezaton kulturë”, shprehet ajo për “Shekullin”. Një akt i tillë i Qeverisë, sipas Lalajt bën që shqiptarët të fokusohen edhe më shumë tek ajo që i ofron interneti. “Po në këtë mënyrë rrezikohet të bëhen të varur, të shndërrohen gati në robotë, pasi edhe niveli kulturor do të jetë i njëjtë, ndërsa ‘mrekullinë’ që të ofron libri nuk e merr tjetërkund”. Pas nismave verbale të Qeverisë për nxitjen e leximit, shkrimtarja e konsideron absurde një vendim të tillë. /shekulli
Poezi e shkruar nga Jacques Prévert. (Shqipëroi Vasil Qesari)
Mos harro Barbara, Binte shi atë ditë në Brest. E ti e qeshur ecje, E lehtë, e gëzuar, e bërë qull Nën litarët e shiut … Mos harro Barbara ! Shiu s’pushonte në Brest, E ne u pamë në rrugën Siam. Ti qeshje E unë të buzëqesha. Ty që nuk të njihja Ti që nuk më njihje. E mban mend, Pa tjetër e mban mend atë ditë ! Një burrë nën’ një portë qe strehuar Dhe thirri emrin tënd: – Barbara ! E ti rende drejt tij nepër shi Hareshëm, e qeshur, tërë lumturi E në krahë ju hodhe … Mos e harro këtë Barbara,
E mos u dëshpëro nëse të flas me ti Kështu u flas të gjithë atyre që dua Edhe kur i kam parë vetëm një herë. Kështu u flas gjithë të dashuruarve, Edhe pse s’i kam njohur kurrë ! Mbaje mend Barbara, Mos e harro Atë shi të butë e të lumtur Mbi fytyrën tënde të bukur, Në atë qytet të lumtur. Atë shi mbi det, Mbi mal, Mbi anijen Ouessant. Oh,Barbara, Lufta është idiotësi ! Ku je, ku ndodhesh ti tani Nenë këtë shi të metaltë Prej zjarri,çeliku e gjaku ? Ku është ai që në krahë Të shtrëngonte plot dashuri Është vrarë, zhdukur a është ende gjallë ? Oh, Barbara Bie pambarim shi në Brest Siç binte atëherë, Po s’është njëlloj, Gjithçka ka ndryshuar S’është shi kobi a dhimbje patreguar S’është më as stuhi Hekuri, çeliku e gjaku, Por thjesht ca re të mbetura Hequr zvarrë si lango rrugësh Si zagarë që heqin shpirt Përrenjve të Brestit E që kalben larg Larg, shumë larg, Aty ku gjurmë S’u mbetet më …/KultPlus.com
1. “Të
gjithë thonë se dashuria dhemb, por kjo nuk është e vërtetë. Vetmia dhemb.
Refuzimi dhemb. Të humbësh dikë dhemb. Dëshira dhemb. Të gjithë i ngatërrojnë
këto me dashurinë, kur në fakt dashuria është e vetmja që fshin çdo dhimbje
duke na bërë të ndihemi mrekullisht mirë. Dashuria është e vetmja gjë në këtë
botë që nuk dhemb.” Mesha Selimovic
2.
Për romantikët e pashërueshëm, kjo:
“Ja se si ndihem kur ti më prek: Sikur miliona universe të vogla lindin dhe
vdesin në hapësirën midis gishtave të tu dhe lëkurës time. Ndonjëherë harroj.”
Iain Thomas, I Wrote This For You
3. Ja
edhe pak nga Rumiu:
“Zgjodha të të dua në heshtje…
Sepse në heshtje nuk gjej asnjë pengesë,
Zgjodha të të dua në vetmi…
Sepse në vetmi askush nuk të ka veç meje,
Zgjodha të të adhuroj prej një farë largësie…
Sepse largësia më ruan nga dhimbja,
Zgjedh të të puth përmes erës…
Sepse ajo është më e lehtë se buzët e mia,
Zgjedh të të mbaj nëpër ëndrra…
Sepse atje ti je e pafundme.”
4. Kjo
shprehje psikologjike gjithashtu mund të funksionojë:
“Dashuria e papjekur thotë: “Të dua sepse kam nevojë për ty.”
Dashuria e pjekur thotë: “Kam nevojë për ty sepse të dua.” Erich Fromm
5. Nënë
Tereza në shtëpi!
“Le ta takojmë njëri-tjetrin përherë me buzëqeshje, sepse kjo buzëqeshje është
fillimi i dashurisë.”
6. Dashuria
është e nxehtë. Kujdes!
“Dashuria është zjarr.
që nuk mund të thuash nëse do të të ngrohë zemrën apo do të të djegë shtëpinë,
këtë, nuk e dimë.” John Crawford
7. Dashuria
e thellë fillon me miqësi.
“Dashuria është miqësi që merr flakë. Është të kuptuarit pa fjalë, besim i
përbashkët, të ndarit, të falurit. Është premtim, në të mirë dhe në të keq. Ajo
nuk mjaftohet përveç se me përsosmërinë duke përfshirë brenda dobësinë
njerëzore.” Ann Landers
8. E
vërteta e thjeshtë e dashurisë.
“Ndonjëherë shpirti sheh atë që është e padukshme për syrin.” H. Jackson Brown,
Jr.
9. Martin
Luther Kingu, Jr. dinte gjithashtu nja dy gjëra për dashurinë.
“Kam vendosur të merrem me dashurinë. Urrejtja është peshë e rëndë për t’u
mbajtur.”
10. Hmm. Kjo është e thellë. “Të dashurohesh thellësisht prej dikujt të jep forcë, të dashurosh dikë thellësisht të jep guxim.” Lao Tzu.
Rita Ora, këngëtarja kosovare e cila po shënon një sukses të madh edhe me albumin e saj të dytë, së fundi është takaur me një person të vecantë, shkruan KultPlus.
Ajo është takuar me një vajzë e cila adhurimin për Rita Orën e ka shprehë në një mënyrë tjetër. Emri i Rita Orës tashmë është tatuazh në trupin e kësaj vajze, dhe pikërisht ky tatuazh ka rastisë që të takohet Rita Ora me këtë fanse./KultPlus.com
Këngëtarja e njohur kosovare ka sjellë me videoklip këngën e saj të fundit “Peng”, shkruan KultPlus.
Kjo këngë e cila ka qenë pjesë e edicionit të fundit të RTSH-së, është një baladë mjaftë e thellë e këngëtares Hoxha.
Ky videoklip sjellë edhe bukuritë e natyrës në Kosovë, duke përfshirë edhe drerët, ku në një pjesë shihet edhe vetë Eliza duke qëndruar pranë këtyre kafshëve të bukura. Për më shumë mund ta ndiqni videon e bashkangjitur nga KultPlus.com/KultPlus.com
Zyret e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit sot do të hapen
zyrtarisht edhe në komunën e Prizrenit.
Në ceremoninë zyrtare e cila nis në orën 13:00, do të merr pjesë edhe ministri i Kulturës, Kujtim Gashi. Zyret e kësaj ministrie do të zënë vend në ish-ndërtesën e rektoratit në sheshin Shatërvan. Përndryshe, bartja e një pjese të Ministrisë së Kulturës në Prizren ishte premtuar nga vetë ministri Gashi në muajin korrik të vitit 2018./ KultPlus.com
Mamaja ime pëlqen të ulet
këmbëkryq mbi divan, të rregullojë syzat mbi hundë dhe të vazhdojë të shohë
iPhone-in. Nuk e di nëse komenton fotot familjare të ndonjë të njohure, luan
“Candy Crush” apo nëse i jep pëlqim ndonjë “meme-je” me titull: “Parashikimi për
sonte, 99% gjasa që të ketë reshje vere të kuqe”, por e di që nuk është hera e
parë që e kap kështu.
Babai zgjedh fjalinë tipike
“Ja, një sekondë dhe erdha”, të cilën ta jep me një shprehje tepër
serioze në fytyrë, teksa shtyp dhunshëm ekranin e telefonit. Tashmë kam mësuar
se kjo fjali do të thotë që duhet ta lë të qetë për nja 10 minuta. Sado që nuk
e pranojnë, të dy prindërit e mi kanë krijuar varësi ndaj telefonave, po aq sa
dhe unë.
Kur kemi qenë të vegjël, na
kujtonin shpesh se të rinjtë ishin mosha që ndikohej më shumë nga teknologjia.
Ishim “klubi anti-shoqëror”, ata që më të lehtë e kishin t’u dërgonin një SMS
miqve që kishin në dhomë, sesa t’i shihnin në sy. Ne jemi të lindurit e epokës
dixhitale, ata që e masakrojnë gjuhën ngaqë përdorin figura “emoji” kur duan
t’i bëjnë të ditur dikujt që e pëlqejmë, në vend që t’ia shprehim me fjalë.
Jemi “brezi i heshtur”, që nuk dimë të flasim me dikë në telefon, sepse
telefonatat janë shumë të sikletshme. Edhe pse shpesh e gjej veten te këto
studimet e pafundme që na tregojnë nivelin që ka arritur varësia ndaj rrjeteve
shoqërore, apo se si kjo varësi po na kthen në “lugetër” të teknologjisë, të
paktën duhet ta pranojmë që s’jemi më vetëm ne të rinjtë të prekur.
Është rritur numri i nënave
të Instagramit që postojnë pa fund foto bebesh, duke vënë në dukje se kanë një
stil jete që duket (çuditërisht) shumë i rregullt, dhe i shpërndajnë me
hashtag #ndjenjamamaje.
Është rritur edhe numri i
55-vjeçarëve që kanë nisur të pushtojnë Facebook-un, ku kujdesen për profilet e
tyre. Quhen “Brezi i Nënave në Facebook”, një numër i madh prindërish që po
angazhohen aq shumë në Facebook, sa po largojnë të rinjtë që s’duan të enden
virtualisht në të njëjtin vend ku mamatë postojnë ato “selfiet” e sikletshme,
duke pirë “xhin tonik” gjatë pushimeve.
Shumë prej atyre që janë
rritur në vitet 2000 kanë nisur ta braktisin Facebook-un, kryesisht prej
tejmbushjes së faqes së parë me lajme të rreme, me video qesharake qensh e
“meme” të stër-përsëritura. Por prindërit tanë duket se po e shohin këtë
platformë si një mënyrë të mirë për të ndjekur shoqërinë e vjetër të shkollës,
e madje, paradoksalisht, (të paktën në rastin e mamasë sime), për të parë se
çfarë po bëjnë fëmijët, meqë kanë kohë që nuk i marrin në telefon.
Kanë hyrë pak me vonesë, por
prapë po dynden në turma të mëdha, aq sa Facebook pret që pjesa më e madhe e
anëtarëve të rinj që janë regjistruar sivjet të jenë rreth moshës 55-vjeçare.
500,000 mendohet se janë regjistruar vetëm këtë vit në Britani.
Ndonëse e gjitha kjo mund të
mos ketë ndonjë gjë të keqe, e ndoshta mund të shihet edhe pak me humor,
studimet më të fundit kanë treguar se varësia e prindërve ndaj teknologjisë ka
ndikuar për keq te sjellja e fëmijëve.
Sipas studimit, 40% e nënave
dhe 32% e baballarëve pranojnë se kanë një lloj varësie ndaj telefonit. Kjo ka
bërë që të ulet niveli i bisedimeve që bëhen brenda familjeve, dhe tani ka më
pak nëna që të nxisin fëmijët e tyre gjatë rritjes.
“Teknoferencë “ është termi
që përdoret për të përshkruar rrymën gjithnjë e më në rritje të atyre që
zgjedhin ta largojnë vëmendjen nga njerëzit që kanë rrotull e të përqendrohen
te telefonat. Kjo po shkon përtej miqve tani, po futet edhe në jetën familjare.
Dhe me “jetë familjare” dua të them që s’janë vetëm adoleshentët e fëmijët të fiksuar
pas telefonave, por edhe prindërit, të cilët tani po bashkohen me atë “grupin
antishoqëror”. Por çfarë pasojash do të kemi, po të mos përballemi në kohë me
këtë problem? Dhe pse nuk duam ta pranojmë që e kemi këtë problem? Të gjitha
shenjat janë të dukshme.
S’e mohoj dot që mërzitem kur
marr atë fjalinë “ja, edhe një sekondë dhe erdha” nga prindi im, kur unë dua
t’i bëj vetëm një pyetje të thjeshtë. Dalja nga dhoma për të pritur sa të
mbarojë babai atë “punën me rëndësi” (lojën Farmville), po kthehet në
normalitet.
Duhet ta dini se të dëshirosh të largohesh për pak çaste nga fëmijët që të stërmundojnë, të dëshirosh të rrish deri vonë duke u endur nëpër “Twitter”, është diçka mëse normale. Ne, fëmijët tuaj, e dimë se sa varësi të krijon dhe se sa e vështirë është të shkëputesh. Por para se të na qortoni e të na thoni “hiqe atë telefon nga tryeza”, apo të na përmendni statistika që tregojnë se sa të dëmshme janë rrjetet shoqërore për ne, ndoshta duhet të jepni shembullin e mirë e të shihni se sa kohë shpenzoni në telefonat tuaj, dhe se si po ndikohen fëmijët nga kjo, bashkë me marrëdhënien që keni me ta. Ndoshta kështu mund të marrim mundimin që ta luftojmë këtë ves të gjithë bashkë.
Kryeministri Edi Rama në një intervistë për prestigjiozen gjermane “Die Welt” ka folur për ndryshimet në qeveri, për rolin e tij si Kryeministër në drejtimin e vendit, integrimin në Bashkimin Europian, pasionin për pikturën dhe sportin.
“Rama është artist dhe kryeministër. Ai është në krye të qeverisë shqiptare prej afro gjashtë vjetësh. Sot, ai po ekspozon veprat e tij në Berlin, ndërsa flet për “dashurinë” e tij, për Kancelaren gjermane Merkel, si dhe perspektivën e zymtë të Europës”, e nis shkrimin e saj gazeta gjermane.
Prestigjiozja “Die Welt”, shkruan se “si kryetar i bashkisë së Tiranës, Edi Rama leu plot ngjyra fasadat e godinave gri të qytetit. Vizatimet dhe pikturat e tij të panumërta janë pasqyrim i jetës së përditshme në konferenca të gjata. Kryeministri 54-vjeçar vlerësohet i suksesshëm me qytetarët e tij. Në vitin 2017, Partia e tij Socialiste fitoi shumicën absolute”.
“Politikani artist u përfaqësua edhe në Bienalen e Venecias, ndërkohë që ka ekspozuar pikturat e tij edhe në Nju-Jork. Tashmë, ai do të hapë një ekspozitë në Berlin”, vijon më tej shkrimi.
I pyetur se çfarë ka bërë sot, në cilësinë e Kryeministrit, Edi Rama thekson se “kam ndryshuar disa ministra, thuajse 70% të tyre. Tani që flasim, kemi thuajse një qeveri të re”.
“Herë pas here nevojiten energji të reja, për lojtarë të rinj në fushë, në mënyrë që të mos bëjmë të njëjtin gabim që bëri kombëtarja gjermane, pasi fitoi Kupën e Botës”, shprehet Rama.
Duke folur për ndryshimin e sportit me artin, Rama thotë se “për mua, që të dyja janë ekzistenciale. Është e pamundur t’i krahasosh. Si artist punoj thuajse tërësisht vetëm, pasi është diçka e brendshme. Ndërsa në sport punoj jashtë me të tjerët, pasi dua të arrijmë diçka të përbashkët”.
I pyetur nga “Die Welt” sa përshtaten të qënurit njëkohësisht protagonist i botës së artit dhe atë të Kryeministrit të një vendi si Shqipëria, Rama thotë se “unë e shoh veten si një refugjat në tregun e artit. Hyj e dal herë pas here prej tij. Unë nuk kam një vend të përhershëm në biznesin e artit. Ai më kujton shumë gjëra të politikës. Çdo gjë është shumë e ngushtë atje. Por edhe një pikëtakimi me njerëz të mëdhenj dhe mundësish të pakufishme”.
Në ekspozitën e titulluar “Puna” që do të hapë javën e ardhshme në galerinë Carlier/ Gebauer në Berlin, Kryeministri tregon se do të ekspozojë letra të pikturuara muri, skica, vizatime, skulptura.
“Për herë të parë do të ekspozoj edhe shënime të një dite normale pune në zyrë. Dhe në Berlin natyrisht nuk do të mungojnë edhe punimet që kam krijuar gjatë takimeve të mia këtu në kryeqytetin gjerman”, shprehet Rama./A.T.SH/ KultPlus.com
Kur një nënë vonohet në punë nuk është pse e ka zënë gjumi, pse është punëtore e keqe, ose pse nuk brengoset për punën. Kur një nënë vonohet në punë, nuk do të thotë se nuk është entuziaste, ose se nuk do të jetë nga punëtoret më të mira. Kur një nënë vonohet në punë është sepse dita e saj e punës ka nisur shumë më herët. Ka nisur në orët e para të agimit kur është zgjuar fëmija i saj duke qarë. Kur një nënë vonohet në punë është sepse ajo veçmë ka qenë e zënë gjithë mëngjesin. Ka qenë duke ndërru pelena, duke ushqy fëmijë, duke i dërguar në shkollë e në çerdhe. Ka qenë duke i menaxhuar krizat e fëmijëve, duke i pastruar të vjellat e tyre, dhe duke u kujdesur për të gjithë. Ka qenë duke u munduar të kalojë një orë me të vegjëlit e saj sepse nuk do t’i shohë pastaj gjithë ditën. Dikush i ka bërtitur, ka vjellur mbi të, e ndoshta edhe e ka fëlliqur pak para se të dalë nga shtëpia. Kur një nënë vonohet në punë ajo me shumë gjasë as nuk ka ngrënë mëngjes as nuk ka pirë kafe, kështu që lejoni pak kohë. Kur një nënë vonohet në punë, ajo e di se dita e saj do të zgjasë edhe shumë pasi të kthehet nga puna në shtëpi, sepse tek atëherë do t’i fillojë puna tjetër. Kur një nënë vonohet në punë, ajo e di se është vonuar, dhe ndihet keq për këtë, dhe e urren faktin që vonohet shpesh. Mbajeni mend se kur një nënë vonohet në punë, ajo është aq e përkushtuar ndaj punës sa që po ndahet nga fëmijët e saj për të qenë aty, kështu që silluni me butësi e durim. Kur një nënë vonohet në punë, ka shumë më tepër gjëra nga sa mund të shihen. Pyteni atë se si po kalon. Jini të qetë dhe kujdesuni për të. Për nënën që vonohet në punë, ti nuk je e vetme, dhe nuk po dështon. I shohim përpjekjet e tua. /supergrat.net/ KultPlus.com
Ministri i deleguar i Europës dhe Punëve të Jashtme, Gent Cakaj, gjatë fjalës së tij pas marrjes së detyrës nga kryeministri Edi Rama, ka sjellë një shprehje të poetit shqiptar Ali Podrimja. Cakaj tha se koha do të jetë dëshmitar në punën e tij në drejtimin e MPEJ.
“Koha thotë Podrimja shpesh herë ecen mbi shpinën e Breshkës, ndërkohë këto ditë koha ka ecur ngadalë. Unë kam kohën dëshmitare për punën time dhe do të qëndroj me dinjitet para ccdo njeriu që i ka dhënë votën kësaj shumice. “-tha Cakaj.
Ditë më parë, në rrjete sociale qarkulloi një video ku shihet se si një banor i fshatit Buqan të Pejës hoqi tabelën me emrin e një rruge të këtij fshati, “At Luigj Palaj”.
Pas publikimit të pamjeve, Prokuroria Themelore e Pejës kishte reaguar duke autorizuar policinë që personin e shfaqur në video ta shoqërojë në polici për intervistim.
Pas këtyre pamjeve, ka reaguar edhe avokati Arbër Rrustaj dhe familja e Armend Gashit, djalit që shihet në videoincizim.
Në një letër të gjatë, familja dhe avokati kanë sqaruar se Armend Gashi me heqjen e tabelës njoftuese nuk ka dashur të nxisë urrejtje, përçarje.
“Kur Armend Gashi e ka hequr tabelën njoftues nuk ka dashur që të nxisë ndjenjën e urrejtjes, përçarjes ose mos durimit kombëtar, racor, fetar dhe etnik dhe të përhapë publikisht urrejtje, përçarje ose mos durim midis grupeve kombëtare, racore, fetare “, këtë fakt e dëshmon vetë fakti se Armendi jeton në një zonë ku jetojnë njerëz me fe të ndryshme, me të cilët shoqërohet, dhe asnjëherë nuk ka shfaqur ndonjë veprim me të cilin do të kishte shkaktuar urrejtje ndër-fetare. Arsyeja e cila e ka shtyrë që ta heq tabelën njoftuese, është sepse në atë rrugë ku ka qenë e vendosur tabela njoftuese kanë rënë katër (4) Dëshmorë të Kombit, të cilët ishin të afërm të Armendit, dhe ai është ndjerë shumë keq kur ka parë që nuk është emri i tyre aty”, thuhet në letrën e familjes dhe avokatit Rrustaj.
Familja dhe avokati i Armend Gashit kanë kërkuar falje te ata të cilët janë ndier të fyer me veprimin e djalit të tyre.
“Të gjithë njerëzit të cilët jetojnë në fshat dhe në fshatrat përreth, dhe në tërë Republikën e Kosovës, të cilët janë ndjerë te fyer me atë veprim, ju kërkojmë falje për këtë keq informim dhe se në këtë çështje kemi pasur keqkuptim të veprimit të tij, i cili konsistonte në dhënien e përparësisë atyre që dhanë jetën e tyre për lirinë e vendit tonë që jetonin në atë fshat, por gjithmonë duke mos pasur si qëllim nxitjen e urrejtjes”, thuhet tutje në letër./ kallxo.com