Respekti ndaj inspirimit: Një Orfe femër

Rreth pikturës së Blerta Bervenikut

Shkruan: Ballsor Hoxha

Në esenë e tij, Maurice Blanchot, për inspirimin dhe mitin e Orfeut, ai thotë se Orfeu e braktisë edhe të dashurën e tij për të cilën hyn në shpellën e vdekjes. Sepse, nuk mund ta braktisë inspirimin  e tij. Nuk mund ta braktisë jo vetëm dëlirin e frymëzimit, por edhe dëlirin e helmit nga inspirimi. Epo, kjo është arti, ai –  thrill – i çarjes tutje, përtej vdekjes dhe përtej dashurisë, pa ndonjë cak as qëllim.

Çka ka të bëj, në të vërtetë, vdekja me artin? Apo, inspirimi me artin? Apo vdekja me kufijtë?! 
Ndoshta, është edhe fuqia edhe pafuqia e njeriut që të bie thellë në shpellën e fundme, një obsesion për të gjetur atë që është prapa perdes së artit, prapa pëlhurës së artit, prapa fletës së bardhë të letërsisë. Apo, është varësia nga helmi i inspirimit/frymëzimit. 

Ka një këngë të Thom Yorke – Hearing Damage, që i kushtohet skizofrenëve në masën më të madhe, etj, e që në refren përsëritet vargu “you can do no wrong… in my eyes”, gjë që pjesa e dytë e këtij vargu (in my eyes) është thënie identike me një nga pikturat e Blertës. Por, thënë shkurt, identikja në mes këtyre dy veprave të artit, muzikë e pikturë, është një konfuzion krejtësisht i ardhur nga gjuha, në pafuqinë e saj për të depërtuar në thellësi të pikturës, dhe aq më shumë, në fuqinë e saj për të riorientuar përshtypjen si dhe shprehjen e pikturës, nga vetëm një titull. Që do të thotë është riorientim apo edhe konfuzion për shkak të gjuhës, nëse ajo që shohim në këtë pikturë të Bervenikut, është menduar si shikim prej syve të autores, apo nëse Berveniku e ka menduar të njëjtën sikur edhe kënga, pra një thënie (së paku)mbrojtëse për atë që është përballë pikturës. Diçka si “të shoh me sytë e mi, të një shoqeje, nëne, motre, bashkëshorte etj.

Kjo që u tha është në një mënyrë edhe droja përballë pikturave të Bervenikut për t’i bërë ato të thëna, por edhe bukuria e shthurjes së kufijve të gjuhës për të marrë përshtypje të papërkufizueshmeprej saj. Dhe, aq më shumë, është saktë, kodi i zanafillës sëpërjetimit të tyre. Që në të vërtetë, është lufta e Bervenikut me kornizën e pikturës. Piktura e Bervenikut është luftë e vazhdueshme me kornizën e pikturave të saj, e që do të thotë luftë me kapërthimin dhe ngulitjen e një të bukure në kornizë, e që është vetë realiteti. 

Pastaj, piktura e Bervenikut është edhe përpjekje e vazhdueshme për të gjetur një baraspeshë të emocionit dhe të inspirimit të saj, që nuk e lë të përfundojë vetë veprën e saj, dhe nuk e lë të etiketojë po këtë bukuri/estetikë. Kjo karakteristikë e pikturave të Bervenikut do të thotë dy gjëra, edhe naivitet si autore, që do të thotë se pavarësisht dhembjes dhe absurdit të përfundimit të një emocioni me inspirim aq të thellë skema është e paikshme, apo po i njëjti emocion/inspirim bie në një skemë, që është e paikshme nga realiteti/korniza. 

Në të vërtetë, duke u nisur pikërisht nga një prej pikturave të para të publikuara të saj, pra “In my eyes”, dhe ndonjë përshkrimi aty këtu nga vetë piktorja për pikturat e saj, gjejmë përpjekjen e saj për të elevuar (ngritur) hapësirën dhe për të lënë artin e saj të bie në zonat e asaj që në anglishte quhet “hue”, e që në një përkthim të lirë mund të jetë – nuancë, ton e tonalitet. 

Por me gjetjen e nuancës së emocionit që ajo merr përsipër ta prezantojë në pikturën e saj, ajo, si Junky (e varur nga Heroina), për të mirën tonë, nuk di të shkëputet prej kësaj nuance. Duke krijuar dhe fshehur, duke krijuar dhe duke u përpjekur që të lirojë latenten e saj, dhe duke krijuar dhe duke ikur nga forma, për të mbetur vetëm me shpërfaqjen, hapjen dhe rezonimin e këtij inspirimi. Është sikur piktorja kalon në nimfë të zbulimit, shpërfaqjes dhe kumtit që ajo e sheh të notojë në pikturat e saj mu sikur peshqit në po të njëjtat piktura, dhe si një motiv i përhershëm në këto piktura.

Por me të cekurit e motivit (jo vetëm lajtmotiv) të peshqve, me të pas zbuluarit të kësaj, le ta quajmë latente të saj, zbulohen edhe shumë simbolika, apo edhe metafora, apo t’i quajmë strehë të këtij inspirimi/emocioni, siç janë rezonancat dhe spiralet me kah për thellësitë, si dhe gruan në shumë prej pikturave të saj, që më së shumti i afrohet koncepteve brenda po të njëjtave.

Kisha thënë se këto së bashku, katër fenomene në të cilat Blerta është tejet e shquar në pikturat e saj, pra: rënia e saj në hue(tone, nuanca), notimi i thellë i saj në këto; rezonancat që si strehë hapin dhe mbyllin dyer për inspirimet/emocionin e saj të pikturës, të gjithave, e që në të vërtetë janë sikur strehë të fshehta për të strehuar dhe për të liruar më tutje po këtë inspirim, apo edhe vetë psiken e saj; pastaj spiralet me kah për thellësitë më të mëdha që janë sikur reflekse të saj psikike për të gjurmuar, eksploruar dhe të gjahut të saj, që gjithmonë mbesin të hapura për thellësi më të mëdha; si dhe gruaja si zanafillë e konceptit të saj, apo edhe të depersonalizimit të saj artistik në këto fenomene që shfaqen në pikturën e saj, ngjajnë sikur të jenë gjuhë femërore (megjithëse për mua ndarjet: gjuhë femërore dhe mashkullore janë absurde).

Dhe, ne do të ishim ndalur pikërisht në këtë kyç të pikturës së Blerta Bervenikut: nëse Jacques Lacan është i saktë në thënien e tij, se gjuha femërore nuk ekziston, dhe se ka vetëm një gjuhë ajo mashkullore e cila është rrënjosur në njerëzim në fillet e saj, kur mashkulli ishte superior ndaj femrës (supozuar kështu) dhe deri më tani, të gjitha fenomenet që shfaqen në pikturën e saj, janë në të vërtetë ajo gjuha kurrë e pazhvilluar femërore, kurrë e pa fjalëzuar, kurrë e pa sublimuar (sipas Freud, edhe Jung), gjuha e habisë filozofike e piktores Blerta.

Sepse, nëse njerëzimi flet të vetmen gjuhë, atë të mashkullit, kjo do të thotë se femra/t flasin të druajtura, në tërësinë e gjuhës, dhe duke iu nënshtruar kësaj gjuhe të mashkullit (Lacan).

Atëherë, gjuha që gjen personalisht në artin e saj Blertës, kalon në gjuhë çudibërëse, dhe gjuhë të habisë filozofike të piktores të cilën as nuk e lejon konteksti, dhe as nuk e ka fjalën për të përshkruar këtë shpërfaqje në pikturën e saj, qoftë përmes formave apo teknikave të tjera skematike të pikturës. 

Po të marrim për shembull pikturat e Blertës, nga perspektiva psikanalitike, duke e subjektivizuar veten përballë këtyre pikturave në vetë Bervenikun, gjejmë, pikë së pari, habinë e saj, ardhur nga forma më e pastër e inspirimit, duke kaluar në druajtje të vetë saj (shih paragrafin e dytë në fillim) ndaj ngjyrës, ngjyra duke asocuar në jetë, e jeta në, saktë, mungesën njerëzore (Lacan). Pastaj gjejmë edhe natyrën e Anime sipas Freud, që është forma e parë, dhe ndoshta e vetme e, së pari, lojës me habinë ndaj jetës dhe universit, e pastaj edhe të shprehjes, apo bërit të thënë të inspirimit.

Në të vërtetë, në tërë këtë tekst inspirimi është fjala më e përdorur, por jo edhe shpërdorur, sepse, jo vetëm që piktorja në fjalë është në këtë fazë të saj (sipas përshtypjes sime të druajtur), që do të thotë do të na japë edhe shumë më shumë në të ardhmen cilido që të jetë prezantimi i tij; por inspirimi është, sipas Maurice Blanchot (The Gaze of Orpheus, ese i shkurtë i tij për inspirimin), dhe sipas kësaj që u tha më lartë, ajo ndjesi, ai helm, ajo bukuri që vazhdon të na fascinoj (habisë) jo vetëm pasi që kemi zgjuar të dashurën tonë (pra gjithnjë si gjuhë mashkullore), por edhe kur e dimë dhe edhe me vullnet tonin vazhdojmë tutje të dashurës së ringjallur si motiv, për të ndjekur inspirimin tutje e tej vdekjes.

Blanchot e thotë, duke u përpjekur të shpjegojë natyrën e gjuhës (së folur dhe të shkruar, e tutje), (në esenë e tij The TwoVersions of the Imaginary) se qoftë gjuha, qoftë piktura, apo vetëm një guri i transformuar në objekt estetik, në cilëndo formë të tij, me automatizëm ai, pra guri është i vjedhur nga realiteti, me ç’rast, prodhojmë së paku dy kuptime të realitetit, prodhojmë/krijojmë një pafundësi të fjalëve (apo gurëve të prezantuar me gjuhë të pikturës apo të letërsisë) që në të vërtetë e zhvleftësojnë vetë realitetin, apo krijojmë një gurrë të interpretimeve për të njëjtin send. 

Thënë këtë, Blerta është tërësisht e habitur (fascinuar) nga perspektiva nga ku pikturon. Është Anime e Freud, faza fillestare e njerëzimit, pas të të qenit me Omnipotencë të Olimpit paraprakisht, apo edhe pas. 

Dhe, duke iu kthyer fillimit të këtij teksti, po nuk arritëm të zbresim në këtë shpellë, në këtë thellësi të asaj që e bartim në çdo gjë që shikojmë dhe përjetojmë, e që është zanafilla e përjetimit të njeriut, ne do të mbesim përballë disa ngjyrave bukur të sajuara dhe teknikisht të arritura, por kurrë të para si zbulim i një gjuhe personale  femre që respekton inspirimin e saj përtej pushtetit të njerëzimit, e që është kjo gjuhë mashkulli. 

Por ku është Blerta artistja, në këtë mes, në qoftë se nuk është e frymëzuar, përtej gjuhës së burrit, përtej gjuhës së sistemit, në ato honet ku buron naivja, të cilën Blerta e njeh aq mirë, e që nuk të lejon të dalësh jashtë kësaj shpelle, në tërë të vërtetën e saj të botës, e të panjohurës nxënë nga ankthi ynë nga vdekja./ KultPlus.com

Ishulli misterioz që lëviz, ka lënë pa shpjegim shkencëtarët

El Ojo, i njohur gjithashtu si Ishulli i Syrit ose Rrethor, është një ishull i pazakontë dhe misterioz që ndodhet në Lumin Parana, në veriperëndim të Argjentinës.

 Ky ishull ka një diametër prej 120 metrash dhe rrotullohet ngadalë, duke krijuar një formë të përsosur rrethore. Ishulli lëviz mes ujërave të pastra dhe të ftohta të lagunës.

Ishulli rrotullohet vazhdimisht dhe shkencëtarët e lidhin këtë lëvizje të çuditshme me praninë e burimeve natyrore të mëdha që krijojnë rryma ujore që mund të lëvizin ishullin.

Ishulli u zbulua në vitin 2016, megjithatë sipas regjistrimeve nga imazhet satelitore ky ishull ka ekzistuar për 20 vjet./ KultPlus.com

‘Dhe e heshtur, goja do të ruajë shijen e gojës që puthi’

Poezi nga José Saramago

Deklaratë

Jo, s’ka vdekje .
As ky gur s’është i vdekur.
S’ka vdekur fruti që u këput:
gjithçka në jetë kthehet me prekje gishtash,
gjithçka frymon me ritmin e gjakut tim
dhe të erës që e fshik.
edhe kur dora ime do të thahet,
ajo do të jetojë në kujtimin e një dore tjetër,
dhe e heshtur goja do të ruajë shijen
e gojës që puthi.

Përktheu: Faslli Haliti / KultPlus.com

Orkestra e fëmijëve të Prishtinës “Amadeus” do të garojë në Festivalin Botëror të Orkestrës 2025 në Vjenë

Në dhjetorin e vitit 2024 orkestra “Amadeus” është pranuar të jetë pjesë si garuese në festivalin botëror të orkestrave në Vjenë: “World Orchestra Festival 2025”. Orkestra e fëmijëve të Prishtinës, në muajin korrik të këtij viti do të përfaqësojë Kosovën, në garat botërore të orkestrave në Vjenë, shkruan KultPlus.

Për KultPlus, Orkestra ka bërë të ditur se mënyra se mënyra e aplikimit është bërë përmes dërgimit të videove nga paraqitjet e ndryshme që kanë pasur vitin e fundit. Videot janë kërkuar të jenë nga koncertet live që kanë pasur.

Aplikimi i tyre pastaj ka kaluar përmes një komisioni tejet profesional dhe Orkestra tashmë ndjehet tejet krenare që është përzgjedhur si pjesëmarrëse në mesin e shumë orkestrave të tjera nga e gjithë bota.

Festivali botëror i Orkestrave në Vienë është Festival prestigjioz i cili organizohet tash e 11 vite, dhe përveç garimit, nxënësit orkestrantë do të kenë mundësi të koncertojnë në sallat më prestigjioze koncertale të Vjenës, siç është Golden Hall, aty ku edhe vetë Filharmonia e Vienës i mbanë koncertet. Pastaj salla e House of Strauss (Shtëpia e kompozitorit Shtrauss), Viena City Hall Square dhe Muth Concert Hall.

Përveç garimit, nxënësit orkestrantë do të kenë mundësinë të mbajnë edhe punëtori me dirigjentët dhe instrumentistët të njohur, në Universitetin e Muzikës dhe Arteve Performuese të Vienës.

Kjo do jetë përvojë e jashtëzakonshme për nxënësit e rinj muzicientë dhe gjithashtu një vlerë e madhe për vet Kosovën ku edhe do të përfaqësohet për herë të parë ndërkombëtarisht në një festival prestigjioz nga këta nxënës.

Ky përfaqësim dhe projekt me shumë vlerë për vendin, ka nevojë të përkrahet nga të gjithë, përfshirë institucionet shtetërore, organizatat biznesore dhe fondacionet e shoqëritë kulturore-artistike.

Që nga themelimi i saj në vitin 2015 me një grup të vogël muzikantësh të rinj, aspirues, Orkestra e Fëmijëve “Amadeus” ka lulëzuar në një shembull të ndritshëm të talentit të pasur muzikor të Kosovës. Në vitin 2022, Orkestra e Parë e Fëmijëve e Kosovës u themelua zyrtarisht me mbështetjen e shkollave të muzikës të Prishtinës dhe Komunës së Prishtinës.

Koncerti i tyre përurues fitoi vlerësime të mira dhe tërhoqi vëmendjen e drejtuesve të kulturës, mediave dhe zyrtarëve qeveritarë. Orkestra ka vazhduar të lulëzojë, duke shfaqur talentin e saj të jashtëzakonshëm në Kosovë dhe ndërkombëtarisht./ KultPlus.com

‘Travel Radar’: Shqipëria, perla e fshehur evropiane nën radarin e turistëve të huaj

Është koha për të vendosur Shqipërinë në radarin tuaj nëse jeni në kërkim të një vendpushimi mahnitës dhe me çmim të arsyeshëm, shkruan Ethan Howick në një artikull të botuar në të përditshmen britanike “Travel Radar”.

Futurimet direkte nga Londra në Tiranë kushtojnë deri në 15 paund. “Wizz Air” po e bën më të lehtë se kurrë zbulimin e kësaj perle ballkanike.

Shqipëria, tani është lehtësisht e aksesueshme për turistët britanikë që kërkojnë një ndërthurje të brigjeve mahnitëse, historisë magjepsëse dhe kulturës së gjallë – falë 21 fluturimeve javore.

Pak më shumë rreth Tiranës

Tirana është një zgjedhje e përshtatshme për një pushim të gjatë veror ose një pushim në fundjavë në qytet – pasi fluturimet nga Londra në Tiranë zgjasin rreth tre orë.

Fleksibiliteti është thelbësor me nisjet ditore. Orari i rregullt i “Wizz Air” garanton një eksperiencë udhëtimi pa shqetësime – pavarësisht nëse jeni duke organizuar një pushim të shkurtër apo një udhëtim më të gjatë në Rivierën befasuese të Shqipërisë.

Pse Shqipëria është destinacioni që duhet vizituar?

Shqipëria po fiton popullaritet në mënyrë të vazhdueshme dhe po krahasohet me fqinjët e saj më të njohur mesdhetarë, megjithëse çmimet janë shumë më të ulëta.

Nuk është për t’u habitur që turistët kanë filluar t’i kushtojnë vëmendje vendit ballkanik – duke pasur parasysh kombinimin e plazheve të pacenuara, fshatrave nga epoka osmane dhe kuzhinës së shijshme.

Plazhe të bukura pa turma vizitorësh: Edhe pse nuk është prekur ende nga turizmim masiv, Riviera Shqiptare është e krahasueshme me brigjet e Greqisë dhe Kroacisë.

Eksploroni bukurinë e pacënuar të plazhit të Gjipesë, një liman sekret i rrethuar nga shkëmbinj të lartë, ose udhëtoni në Ksamil, një parajsë me plazhe me rërë të bardhë dhe ujëra bruz.

Tirana, një qytet në zhvillim: Tirana, kryeqyteti i Shqipërisë, është një ndërthurje e kafeneve moderne, arkitekturës dhe jetës së gjallë të nates.

Bëni një shëtitje në qendër të qytetit, Sheshin Skënderbej, ose vizitoni Bunk’Art, një bunker i Luftës së Ftohtë – i kthyer në muze.

Për të shijuar një pamje të mrekullueshme të qytetit, mos humbisni mundësinë për të hipur në teleferikun e “Dajti Express”.

Historia dhe thesaret kulturore: Nga eleganca e monumenteve të ruajtura mirë osmane të Beratit – “Qyteti i një mbi një dritareve” – deri te rrënojat e listuara në UNESCO të Butrintit, një qytet i lashtë grek dhe romak, Shqipëria është një parajsë për adhuruesit e historisë.

Panorama e veçantë kulturore është krijuar nga ndërthurja e ndikimeve greke, romake dhe osmane.

Një arratisje e përballueshme: Ndryshe nga vendet e tjera evropiane, Shqipëria ka ende çmime shumë të arsyeshme.

Një darkë fantastike me produkte deti kushton më pak se 10 paund – ndërsa akomodimi në plazh më pak se 50 paund nata.

Shqipëria është pozicionuar si një ndër destinacionet më emocionuese këtë verë – falë peizazheve të saj mahnitëse, vendasve miqësorë dhe fluturimeve me çmime më të arsyeshme se kurrë më parë.

A do të jetë Shqipëria udhëtimi juaj i radhës”? Zbuloni këtë thesar ballkanik përpara se të mbipopullohet nga turma vizitorësh! /atsh/ KultPlus.com

Filharmonia e Kosovës nis përgatitjet për koncertin që i dedikohet dirigjentit Bahri Çela

Filharmonia e Kosovës ka njoftuar se kanë nisur përgatitjet për një koncert të veçantë, nën drejtimin e dirigjentit brazilian Marcio da Silva, dirigjent i Hastings Philharmonic Orchestra. Ky koncert do të sjellë interpretimin e oratoriumit të njohur Messiah nga Handel.

Sipas një njoftimi për media në faqen zyrtare të Filharmonisë ky koncert do t’i dedikohet dirigjentit të parë të Kosovës, Bahri Çela, njëherësh themelues i Filharmonisë së Kosovës.

Shfaqja do të shënojë gjithashtu 20-vjetorin e interpretimit të Messiah nga Bahri Çela me Korin e Studentëve të Fakultetit të Arteve dhe Orkestrën e Profesorëve të Fakultetit të Arteve – DAM, së bashku me studentët e atij viti.

Koncerti do të zhvillohet në dy shfaqje, më 9 dhe 10 maj 2025, në Pallatin e Rinisë, nga ora 19:30./ KultPlus.com

‘Hollivudi në Tiranë’, skenaristët amerikanë: Shqipëria duhet të shndërrohet në qendër të industrisë së filmit

Producentja Pamela Cederquist dhe drejtori i ekzekutiv i Catalyst Story Institute, Philip Gilpin Jr., dy amerikanë të angazhuar në industrinë e filmit, të cilët kanë themeluar qendrën e tyre të trajnimit për talentet e reja në Shqipëri, ishin të ftuarit e radhës të kryeministrit Edi Rama në podkastin “Flasim”.

“Catalyst Story Institute”, e ngritur në ambientet e ish-Kinostudios është një mundësi për të gjithë ata që duan të hyjnë në botën e kinemasë jo thjesht si regjisorë, aktorë apo  skenaristë, por edhe për të gjithë të tjerët që janë të përfshirë në zinxhirin e shërbimeve.

Në podkastin “Flasim”, producentja Pamela Cederquist tregoi se si e zbuloi Shqipërinë nga një pikë në hartë, ndërsa gjithçka ndryshoi pas vizitës së saj këtu në vitin 2022, pikërisht për shkak të energjisë dhe historisë që ofron vendi.

Ndërsa për drejtorin ekzekutiv i Catalyst Story Institute, Philip Gilpin Jr., “ky vend është një terren pjellor talentesh të pashfrytëzuara, në pritje që industria ta ndezë e të shpërthejë njësoj si një raketë që është gati të niset në platformën e lëshimit”.

“Lista e mrekullive fatlume shqiptare që na kanë ndodhur këtë vitin e fundit është e jashtëzakonshme ndaj mendoj se jemi në vendin e duhur”, u shpreh ai.

Por sipas tyre, ndikimi i industrisë së filmit shkon përtej interesit së një kategorie të caktuar profesionistësh të cilët përfshihen direkt.

Pamela shpjegoi se si kjo industri kërkon të mbështetet nga një zinxhir i tërë shërbimesh në vendin ku zhvillohet, që do të thotë më tepër ekonomi.

“Nëse ndërtojmë një skenografi filmi dhe supozohet të jetë një banjë, më duhen punimet hidraulike, që të shkarkoj ujë. Nëse është kuzhinë, më duhet energji elektrike. Nëse më duhet ta ndërtoj, më duhen marangozët, nëse më duhet një mur guri, kam nevojë për muratorë, nëse më duhet një kamion, kam nevojë për  shofer. Është gjithëpërfshirëse”, tha ajo.

Ndërkohë impakti që krijon kjo industri, për Philip është më i gjerë akoma, pasi ka ndikim edhe në ekonominë e vendeve.

“Turizmi i filmit është një nga më të fuqishmit ekonomikisht dhe jo vetëm ekonomikisht dhe gjithçka për të cilën po flisni janë ndikimet ekonomike. Megjithatë, është edhe krenari, ka një nivel krenarie. Ka të bëjë me vendosjen e flamurit tuaj në skenën globale dhe thua, “pa na shiko në ekran, jemi këtu”. Ka një fuqi kur sheh një vend në ekran që të bën ta vizitosh apo të mendosh për të. Mund të jetë për pak, sa për të bërë pushimet e radhës atje apo mund të zhvendosesh aty. Ka gjithashtu një lloj fame që vjen me bashkë me këtë”, shtoi ai.

“Unë kam nisur të punoj në industri për HBO-në. Kam punuar në serialet Six Feet Under, Sex in the City, Sopranos, Curb your Enthusiasm. Isha një prej analistëve për çështjet e biznesit në HBO, në fillim të viteve ‘2000 dhe kjo më dha njohuri sesi të merresha me pjesën e biznesit. Kështu, një nga gjërat për të cilat jam më i interesuar dhe ajo që do të duhet nëse Shqipëria do të shndërrohet në një qendër afatgjatë për industrinë, është puna me profesionistët aktualë të biznesit dhe financave në vend që të mësojnë  – ndoshta tani janë investues në pasuri të paluajtshme – sesi investohet në pronësi intelektuale, si të investosh në aktive jomateriale, pse të investosh në filma dhe televizion, cili është modeli i biznesit për këtë, ku janë paratë, ku është fitimi prej tyre dhe si funksionon qarkullimi financiar faktik i ndërtimit të kësaj industrie. Kjo është ajo që e bën Hollivudin Hollivud, sepse ai ishte vendi që nisi të investonte privatisht në industri që para 100 vjetësh”, theksoi ai.

‘Këmbëngulësia dhe shpirti kanë bërë mrekulli në të gjitha epokat’

Thënie nga George Washington:

“Lumturia njerëzore dhe detyra morale janë të lidhura në mënyrë të pandashme”

“Këmbëngulësia dhe shpirti kanë bërë mrekulli në të gjitha epokat”

“Shoqërohuni me njerëz të kualiteti të mirë, nëse e vlerësoni reputacionin tuaj, pasi që më mirë është të jeni vetëm sesa me shoqëri të keqe”

“Aq më i vështirë konflikti, aq më i madh është triumfi”

“Meshkujt e vërtetë e urrejnë luftën, por asnjëherë nuk largohen nga ajo”

“Më parë vdes në këmbë sesa të jetojë në gjunj”

“Më mirë është të mos arsyetoheni sesa ta jepni një arsyetim të keq”

“Përgatitja për luftë është një prej formave më efikase për ta ruajtur paqen”.

Sudani mbyll shkollat për shkak të nxehtit ekstrem

Sudani jugor njoftoi të enjten mbylljen e të gjitha shkollave për dy javë për shkak të një vale ekstreme të vazhdueshme të të nxehtit që ka shkaktuar kolaps te disa nxënës.

Kjo është hera e dytë që vendi – i cili përballet me efekte ekstreme nga ndryshimet klimatike, duke përfshirë përmbytjet gjatë sezonit të shirave – mbyll shkollat ​​gjatë një vale të nxehtit në shkurt dhe mars, shkruan The Independent, transmeton Klankosova.tv.

Zëvendësministri i Arsimit, Martin Tako Moi tha të enjten “mesatarisht 12 studentë ishin alivanosur në qytetin Juba çdo ditë”.

‘Fjala e njeriut është më e fortë se të gjitha metalet’

Arthur Schopenhauer (22 shkurt, 1788 – 21 shtator, 1860) ishte filozof gjerman.

Ai më së shumti është i njohur për veprën e tij të famshme “Bota si vullnet dhe përfaqësim”, e cila u botua në vitin 1818.

Shkrimet e tij mbi estetikën, moralin dhe psikologjinë ushtruan ndikim të rëndësishëm mbi mendimtarët dhe artistët e shekullit XIX dhe XX.

1- Secila dashuri, sado qiellore të duket, rrënjët e saj i ka në instinktin seksual.

2- Kur blini një libër, ju në mënyrë optimiste mendoni se po blini edhe kohën për ta lexuar atë.

3- E gjithë e vërteta kalon nëpër tri faza. Në fillim e përqeshin. Pastaj e kundërshtojnë me dhunë. Në fund e pranojnë si të vetëkuptueshme.

4- Talenti godet një objektiv që askush tjetër nuk mund ta godasë; Gjeniu godet një objektiv që askush tjetër nuk mund ta shohë.

5- Miku i të gjithëve nuk është miku i askujt.

6- Një njeri mund të jetë vetja për aq kohë sa ai është vetëm.

7- Çdo ditë është një grimë jetë: çdo zgjim dhe ngritje është një grimë lindje, çdo mëngjes i ri është një grimë rini, çdo pushim dhe gjumë është një grimë vdekje.

8- Një njeri mund të bëjë atë që ai dëshiron, por nuk mund të dojë atë që ai dëshiron.

9- Urrejtja është një çështje e zemrës; përbuzja është një çështje e kokës.

10- Çdo njeri i merr kufijtë e fushës së tij të vizionit për kufij të botës.

11- Vullneti minus intelekt përbën vulgaritet.

12- Mërzitja është vetëm ana e kundërt e magjepsjes: të dyja varen në të qenit më shumë jashtë sesa brenda një situate, dhe njëra çon tek tjetra.

13- Paraja është lumturia e njeriut në formën abstrakte; ai, pastaj, që nuk është më në gjendje të gëzojë lumturinë njerëzore në formën konkrete ua kushton veten krejtësisht parave.

14- Mëshira është baza e moralit.

15- Të mençurit kanë thënë gjithmonë të njëjtat gjëra, dhe budallenjtë, të cilët janë shumica, kanë bërë gjithmonë të kundërtën.

16- Feja është kryevepra e artit të trajnimit të kafshëve, sepse i stërvit njerëzit se si ata duhet të mendojnë.

17- Pasuria është si uji detit, sa më shumë kemi pirë, aq më shumë kemi etje. Dhe e njëjta gjë vlen edhe për famën.

18- Të jetuarit në vetmi është fati i të gjithë shpirtrave të mëdhenj.

19- Njerëzi e Mëdhenj janë si shqiponja, dhe për të ndërtuar folenë e tyre iu duhet një vetmi e madhe.

20- Burrat janë nga natyra thjesht indiferent ndaj njëri-tjetrit; por gratë nga natyra janë armike.

21- Gjumi është interesi që ne duhet të paguajmë mbi kapitalin i cili quhet vdekje; dhe sa me e lartë norma e interesit dhe sa më rregullisht bëhet pagesa, aq më tej shtyhet data e shpagimit.

22- Çdo komb përqesh kombet e tjera, dhe të gjithë kanë të drejtë.

23- Arritjet më të mëdha të mendjes së njeriut janë pranuar përgjithësisht me mosbesim.

24- Sa më i mençur është një njeri, aq më pak misterioze i duket atij ekzistenca.

25- Ne humbim tri të katërtat e vetes në mënyrë që të jemi si njerëzit e tjerë.

26- Miqtë dhe të njohurit janë pasaporta më e sigurt ndaj fatit.

27- Është një fitore e qartë të sakrifikosh kënaqësinë në mënyrë që të shmangësh dhimbjen.

28- Këmbëngulja është rezultat i vullnetit për të detyruar veten të futet në hapësirën e intelektit.

29- Më e madhja marrëzi është të sakrifikosh shëndetin për çdo lloj tjetër të lumturisë.

30- Në pjesën tonë monogame të botës, të martohesh do të thotë të përgjysmojmë të drejtat dhe të dyfishojmë detyrat e dikujt.

31- Nuk ka asnjë dyshim se jeta na është dhënë, jo për ta gëzuar, por për ta tejkaluar, për ta kapërcyer.

32- Nderi nuk fitohet, por vetëm nuk duhet humbur.

33- Nëse ju doni të dini opinionin tuaj të vërtetë ndaj dikujt, shihni efektin e prodhuar tek ju me shikim të parë një letër e dërguar prej tij.

34- Martirizimi është e vetmja mënyrë që një njeri mund të bëhet i famshëm pa pasur ndonjë aftësi.

35- Fjala e njeriut është më e fortë se të gjitha metalet./bota.al/ KultPlus.com

Stefan Cvajg: Shahu, loja bardhezi për mendjet me ngjyra

Gjithë jetën time më kanë ngjallur interes monomanët, të cilët i sundon ideja e një pasioni të vetëm, sepse sa më të kufizuar të jenë njerëzit, aq më tepër i afrohen infinitit.

Stefan Cvajg

Shahu është një lojë strategjike që luhet nga dy lojtarë në një fushë shahu. Kjo e fundit përbëhet nga tetë rreshta dhe tetë kolona, gjithsej janë 64 katrorë të zinj dhe të bardhë. Është një nga lojërat më të njohura në botë, e luajtur nga miliona njerëz në shtëpi, klube, në internet, në korrespondencë dhe në turne të shumtë. Çdo lojtar ka nga 16 gurë: një mbret, një mbretëreshë, dy torra, dy oficerë, dy kuaj dhe tetë ushtarë. Secili gur lëviz në drejtime të ndryshme. Gurët përdoren për të sulmuar dhe për të kapur gurët e tjerë të kundërshtarit. Objektivi i lojës është “shah mat”, kur mbreti i lojtarit tjetër është nën kërcënimin e pashmangshëm të kapjes. Loja mund të fitohet edhe nga dorëzimi i vullnetshëm i njërit prej lojtarëve, gjë që ndodh zakonisht kur shumë gurë janë humbur, ose kur shah mati është bërë i pashmangshëm. Një rezultat tjetër i pranueshëm i lojës është dhe barazimi, në të cilin asnjë prej lojtarëve nuk fiton. Kursi i lojës është i ndarë në tri faza: hapja, zhvillimi dhe mbyllja e lojës. Vilhem Steinitz është i pari kampion i shahut, i nderuar në vitin 1886. Kampioni aktual është indiani Visëanathan Anand. Ekzistojnë shumë kampionate botërore shahu, si për shembull ai femëror, për të rinj, i zotërinjve (ku marrin pjesë persona mbi 60 vjeç) në korrespondencë, në internet dhe kampionati i shahut të shpejtë. Ka shumë variante të shahut me rregulla, figura dhe me tabela të ndryshme. Loja e shahut është programuar për t’u luajtur në kompjuter që prej gjysmës së dytë të shekullit të 20. Kompjuteri “Deep Blue” është i pari që mundi kampionin botëror të shahut Geri Kasparov në vitin 1997. Rregullat zyrtare të shahut vendosen nga Federata Botërore e Shahut dhe gjenden të publikuara në libra apo rregullore të nxjerra prej saj. Në rreshtin e parë të tabelës nga të dyja anët vendosen torrat, kuajt, oficerët, mbreti dhe mbretëresha, ndërsa në rreshtin e dytë të gjithë ushtarët. Lojtari i parë që lëviz është ai që ka zgjedhur fushën e bardhë, pas lëvizjes fillestare çdo lojtar lëviz nga një herë. Gurët lëvizen pavarësisht nëse katrori është i zënë apo jo, kur ky është i zënë atëherë guri i kundërshtarit kapet dhe del nga loja. Lojtarët lëvizin nëpër fushë duke “ngrënë” figurat e njëri-tjetrit. Asnjëri prej tyre nuk është i detyruar të bëjë lëvizje që ta vënë mbretin në rrezik. Nëse njëri prej lojtarëve nuk ka më lëvizje të mundshme, atëherë loja mbaron. Secili gur shahu ka lëvizjen e tij të veçantë. Loja e shahut mund të luhet edhe nën kontrollin e kohës, këtë e përdorin zakonisht klubet ose profesionistët e shahut. Nëse njërit prej lojtarëve i mbaron koha përpara se loja të përfundojë, ai humbet. Gjatësia e lojës varion nga shtatë orë për lojërat e rëndësishme, deri në tridhjetë minuta ose një orë për lojërat normale. Akoma më i shkurtër është “shahu i shpejtë”, me një mundësi kohore nga 3-15 minuta për lojtar. Në turnetë e shahut, përdoren orët që janë të ndara në dy pjesë, duke treguar sesa kohë i ka mbetur secilit lojtar. Qëllimi i lojës së shahut është marrja e figurës së mbretit të kundërshtarit. Taktikat e shahut janë lëvizje në kohë të shkurtër, por që llogarisin veprimet në të ardhmen e afërt të kundërshtarit. Aftësia për të formuluar taktika të suksesshme varet nga inteligjenca dhe përqendrimi i lojtarit. Gjatë hartimit të strategjisë, lojtari duhet të marrë në konsideratë jo vetëm veprimet e mundshme të kundërshtarit, por edhe vlerën e gurëve në lojë, kontrollin e qendrës dhe gurëve kyç për fitoren, sigurinë e mbretit, dhe strukturën e ushtarëve. Vlera e gurëve ndryshon në varësi të titullit që mban secili prej tyre, për shembull ushtarët vlejnë një pikë, oficerët dhe kuajt tri pikë, torrat pesë pikë dhe mbretëresha nëntë pikë. Mbreti ka vlerën më të madhe nga të gjithë, nëse ai kapet, atëherë loja mbaron. Një tjetër fakt me rëndësi në lojën e shahut është edhe struktura e ushtarëve në tabelë. Kjo strukturë formëson strategjinë e lojtarëve dhe mundësinë e tyre për të fituar.

Historia e shahut

Mendohet ta këtë origjinën nga India Veriperëndimore gjatë Perandorisë Gupta, e cila në shekullin e gjashtë njihej si Chaturanga. Ajo përbëhej nga katër divizione ushtarake: këmbësoria, kalorësia, elefantët dhe chariotry (lloj transporti me kafshë), të cilat respektivisht i përkasin ushtarëve, kuajve, oficerëve dhe torrave. Sipas historianëve, fillesat e shahut gjenden në Perandorinë Kushan në Afganistanin e lashtë, ku fjala shah ka kuptimin e një fosili të gjallë. Prova më e hershme e shahut gjendet në Persi rreth vitit 600, ku loja quhej “chatrang”. Chatrang u huazua nga myslimanët pas pushtimit të Persisë prej tyre në vitet 633-644, nga ku u quajt “shatranj”, por emrat e gurëve nuk u ndryshuan dhe shumica mbetën me origjinë persiane. Secili nga shtetet që e adoptoi këtë lojë i dha asaj një emër të përshtatshëm për vendin ku luhej, në Europë mbizotëroi zëvendësimi nga fjala persiane “shah” që do të thotë mbret, në “chess”. Tregtarët e Lindjes mbërritën në portet europiane me gurët orientalë të mbretit të shahut, përpara se ata të sillnin lojën e plotë. Loja u përhap në Europën Perëndimore dhe Rusi në fillim të shekullit të nëntë. Në vitin 1000, loja e shahut ishte shpërndarë në të gjithë Europën. Rregullat e lojës filluan të ndryshojnë në vitin 1200 nga Europa Jugore, duke marrë ngadalë formën që kanë sot. Ato u formuan plotësisht në shekullin 19, në mënyrën sesi shahu luhet sot në mbarë botën. Nga shekulli 10 deri në shekullin 15, mbretëresha u bë guri më i rëndësishëm i lojës, duke zëvendësuar kështu figurën e vezirit. Për këtë arsye e gjejmë shpesh të quajtur shahun modern si “Shahu i mbretëreshës”.

Librat për teorinë e shahut filluan të shkruhen në shekullin e 15. Autorë të shumtë nga Spanja, Italia, Greqia dhe vende të tjera, kanë shkruar analiza dhe teori të shumta për mënyrën sesi shahu duhet të luhet apo fitohet. Turneu i parë i shahut u mbajt në Londër në vitin 1851 dhe u organizua nga kryetari për shahun në Angli. Ky turne u fitua nga gjermani Adolf Andersen, i cili shquhej për mjeshtërinë në shah, për mendjen brilante dhe për energjinë e sulmit, e cila më pas u njoh si strategji. Pol Mërfi ishte një lojtar i ri shahu, i cili fitoi ndaj të gjithë kundërshtarëve të tij profesionistë. Karriera e Mërfit shquhej për kombinimin brilant të sulmit dhe mbrojtjes, për aftësinë e tij të jashtëzakonshme në përgatitjen e sulmeve të befasishme. Vilhem Steinitz e revolucionarizoi lojën duke shpjeguar sesi të shmanget dobësia e pozicioneve të ndryshme dhe si të vërehet kjo dobësi në pozicionet e kundërshtarit. Ndërmjet luftërave botërore, strategjitë e shahut u zhvilluan edhe më shumë nga “hipermodernistët”. Këta filluan ta kontrollonin qendrën e fushës së shahut jo më me ushtarë të thjeshtë, duke e sulmuar kundërshtarin në pikën e tij të dobët.

Titujt në shah janë të ndryshëm dhe të shumtë, në varësi edhe të kategorive për të cilat bëhet fjalë. “Mjeshtër i madh” është titulli më i lartë që një lojtar shahu mund të mbajë. Përpara se Federata Botërore e Shahut të mund t’i japë një lojtari këtë titull ai duhet të jetë klasifikuar në sistemin ELO të numërimit të pikëve të një shahisti. “Mjeshtër ndërkombëtar”, për t’u kualifikuar për këtë titull duhet që lojtari të këtë të paktën 2400 pikë në sistemin ELO të pikëve. “Mjeshtër i federatës”, për këtë titull lojtari duhet të këtë mbledhur 2300 pikë për arritjet e tij në federatë. “Mjeshtër kandidat”, është titull i përafërt me “Mjeshtrin e federatës”, por hierarki më poshtë këtij, për të marrë këtë titull duhen të paktën 2200 pikë. Titujt janë të hapur për meshkujt dhe femrat. Titujt si “Mjeshtër i madh” merren edhe nga femrat që prej vitit 1978. Në vitin 2011 numërohen rreth 1363 “Mjeshtër të mëdhenj” dhe 3153 “Mjeshtër ndërkombëtarë”. Tre vendet me numrin më të madh të “Mjeshtërve të mëdhenj” janë 208 Rusia, 78 Ukraina dhe 76 Gjermania.

Psikologjia e shahut

Në tezat e tij, Ardian de Groot tregon se mjeshtërit e shahut mund të perceptojnë shumë shpejt tiparet kryesore të një pozicioni. Sipas studiuesit, kjo aftësi e shpejtë perceptimi arrihet si pasojë e viteve të tëra praktikë e studim. De Groot ka provuar se mjeshtërit në shah mund të memorizojnë pozicionet e gurëve të treguar vetëm për pak sekonda. Kjo aftësi për të mbajtur mend nuk është thjeshtë e lidhur me aftësitë në shah, por edhe për shkak se kur mjeshtërit e shahut përballen me një rregullim të çfarëdoshëm të një fushe shahu, ata e lidhin atë pamje me qindra e mijëra kujtime ekuivalente të mëparshme. Kur pozicionet e lojës janë kopjuar nga një lojë e caktuar, të cilën mjeshtërit e njohin, atëherë pozicionet e gurëve regjistrohen në tru automatikisht. Të tjera kërkime shkencore i referohen shahut si stërvitje e mendjes dhe si zhvillim i diturisë. Talenti dhe praktika ecin së bashku kur bie fjala për shahun. Shkencëtarët diskutojnë ndërmjet tyre faktin se a është e mjaftueshme një praktikë e madhe për të arritur nivele të larta në shah, apo gjenitë e deritanishëm të shahut e kanë pasur aftësi të lindur mënyrën sesi ata arrinin të fitonin.

Shahu dhe inteligjenca

Pavarësisht supozimit të lidhjes mes performancës në shah dhe inteligjencës së përgjithshme, kërkuesit deri më tani kanë dështuar në konfirmimin e kësaj hipoteze. Një studim i vitit 2006 zbuloi se nuk kishte ndonjë dallim të madh mes inteligjencës së personave që luanin shumë mirë shah dhe njerëzve normalë. Për këto dhe shumë arsye deri më tani, performanca në shah është e lidhur më tepër me eksperiencën sesa me ndonjë inteligjencë gjeniale të fshehur. Shahistët profesionistë është vlerësuar se kanë të regjistruar në kujtesën e tyre 10,000-300,000 modele pozicionesh shahu. Një studim i vitit 2007, i cili studionte lojtarët e rinj të shahut në Britani zbuloi se fëmijët më të zgjuar prireshin të kishin nivel më të ulët të aftësive në shah. Rezultatet shpjegoheshin prej faktit se kishte një lidhje të zhdrejtë mes inteligjencës dhe praktikës. Studimi këshillonte se praktika është ajo që ngjall më shumë aftësi të mira në shah, sesa vetëm inteligjenca e lindur.

Shahu dhe çmenduria

Shahu e stërvit mendjen deri në cakun e gjenialitetit, pastaj duket se e gremis atë në çmenduri. Shahisti i shquar Bobi Fisher konsiderohet prej shumë personave si lojtari më i mirë i shahut në të gjitha kohërat, ai pati një karrierë brilante, por fundi i tij ishte tragjik, ai u çmend. Pol Mërfi pas debutimit të tij triumfues në turin e Europës në vitet 1858-‘59, u kthye më pas në Amerikë dhe hoqi dorë nga shahu. Disa njerëz shprehen se ai është parë të endet rrugëve të Nju Orlinsit i çmendur duke folur me vete. I madh Vilhem Steinitz pretendon se ka luajtur shah me Zotin, i ka dhënë atij një gur tepër dhe përsëri ka fituar. A është e rastësishme lidhja midis shahut dhe çmendurisë? Ka tri shpjegime të mundshme. Njëri prej tyre e tregon shahun si një monomani, (mania për të pasur një pasion të vetëm dhe për ta zhvilluar atë sa më shumë). Personat e ndjekin pasionin e tyre me një intensitet të lartë ditë e natë që nga fëmijëria, me qëllimin e vetëm për të arritur majat e më të lartëve. Ky përqendrim i madh ndikon në mënyrën sesi e shohin realitetin këta njerëz dhe i bën ata që të kenë çrregullime të shumta. Xhorxh Steiner shprehet se një gjeni shahu është një qenie njerëzore me një qëllim të vetëm dhe rëndësia që ky i jep këtij synimi, e bën atë të dobët ndaj simptomave të shumta të stresit dhe iluzioneve. Nga ana tjetër, shahu është një aktivitet abstrakt dhe i mbyllur, i cili zhvillohet mes teorive të shumta që vërviten në mendjen e personit që e luan. Stefan Cvajg i referohet shahut si matematika që nuk nxjerr asnjë konkluzion, si arti pa një vepër, si arkitektura pa përmbajtje. Shpjegimi i fundit për çmendurinë e shkaktuar nga shahu është fakti se në fushën e lojës, shahistët ndiqen këmba-këmbës nga kundërshtarët e tyre, ata janë gjithnjë në presion dhe në ndjekje të njëri-tjetrit. Kjo ndjenjë e të qënurit i vëzhguar gjithnjë nga dikush, ndikon në çrregullimet mendore që shahistët mund të përjetojnë. Fusha bardhezi për profesionistët e shahut nuk është thjesht një tabelë, por një fushë e ëndrrës dhe paranojës. Sipas Federatës Botërore të Shahut, kampioni shqiptar i shahut është Erald Dervishi, i cili mban titullin “Mjeshtër i madh” dhe numëron 2546 pikë, i dyti është Dritan Mehmeti me 2413, ndërsa i treti është Ilir Seitaj me 2392 pikë. Në Shqipëri ka 48 shahistë aktivë, 1 Mjeshtër të Madh, asnjë femër Mjeshtre e Madhe e Shahut, 3 Mjeshtër Ndërkombëtarë, 2 Mjeshtër të Federatës dhe 1 Mjeshtre Femër të Federatës.

Novela e Shahut- Stefan Cvajg

Kur i hodha librit vështrimin e parë, ndjeva dëshpërim dhe u pezmatova aq sa s’bëhet. Ky libër, të cilin e kisha vjedhur me rrezik të madh e që prisja ta lexoja me padurim, nuk ishte tjetër veçse një tekst shahu që përmbante njëqind e pesëdhjetë lojëra të zhvilluara nga shahistët më të përmendur. Po të mos isha i mbyllur brenda katër mureve do të më kapte zemërimi e do ta kisha hedhur librin nga dritarja. Mbase do të kem mundësi të formoj në qelinë time një lloj fushe shahu dhe do të përpiqem t’i përtërij këto lojëra. Çarçafi m’u duk me katrorthe dhe sikur ishte një dhuratë qiellore. E palosa me mjeshtëri çarçafin e m’u bë sikur pashë një fushë të ndarë në gjashtëdhjetë e katër katrorthe. E grisa faqen e parë dhe librin e fsheha nën dyshek. Pastaj, me tulin e bukës që e hiqja nga goja zura të ngjizja mbretin, mbretëreshën dhe figurat e tjera të shahut, të cilat morën trajtë qesharake, e më në fund, pasi kapërceva vështirësi të mëdha munda të formoja mbi çarçafin me katrorthe pozicionet që ishin shënuar në këtë libër. Ditët e para nuk ia dola dot mbanë, në vend të lojës u bë një rrëmujë: m’u desh ta filloja lojën nga e para, pesë, dhjetë, njëzet herë. Po kush kishte më shumë kohë të lirë se unë skllavi që jetonte në zbrazëtirë? Kush, mund të kishte dëshirë dhe durim aq të madh?

/Shkëputur nga libri me novela, i përkthyer nga Klio Evangjeli. / KultPlus.com

Gonxhja: Vizitoni sitet kulturore dhe përjetoni nga afër trashëgiminë që na bën krenarë

Sitet e trashëgimisë kulturore kombëtare dhe muzetë e vendit tonë janë kthyer ndër më të vizituarit në vend.

Rritja e numrit të vizitorëve në këto site kulturore ka ardhur edhe si pasojë e vizitave falas në fundjavën e fundit të çdo muaji, .

Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja në një postim në rrjetet sociale ftoi sot vizitorët të vizitojnë falas këto site kulturore fundjavën e fundit të muajit shkurt.

“Këtë fundjavë lëreni rutinën mënjanë, vizitoni sitet tona kulturore dhe përjetoni nga afër trashëgiminë që na bën krenarë”, shkruan Gonxhja.

Gjatë 2024 sitet kulturore u vizituan nga 1 314 999 persona, 31% më shumë krahasuar me 2023. Pesë sitet më të vizituara në 2024 ishin Kalaja e Gjirokastrës, Parku Kombëtar i Butrintit, Muzeu Gjergj Kastrioti në Krujë, Parku Arkeologjik në Shkodër dhe Parku Arkeologjik në Apoloni.

Në Shqipëri ndodhen një sërë sitesh arkeologjike si Butrinti, Apolonia, Oriku, Amantia, etj, ndërsa nga kalatë përmendim kalaja e Gjirokastrës, kalaja e Lëkurësit, Sarandë, kalaja e Krujës, kalaja e Beratit, Kalaja e Petrelës, Tiranë, Kalaja e Ali Pashës, Tepelenë, kalaja e Rozafës, Shkodër etj.

Ndërsa nga muzetë përmendim Muzeun e Ikonografisë “Onufri” dhe Muzeu Etnografik në Berat, Muzetë Arkeologjikë në Durrës, Tiranë, Korçë, Muzeu i armëve dhe Etnografik në Gjirokastër, Muzeu Etnografik në Sarandë, Muzeu Historik Kombëtar, Tiranë, Muzeu Arkeologjik, Tiranë, Muzeu Historik, Shkodër etj./atsh/ KultPlus.com

‘Ka pushuar mirë’, Vatikani mohon zërat për një dorëheqje të mundshme të Papës

Vatikani ka mohuar zërat për një dorëheqje të mundshme të Papës.

Së fundi, Vatikani ka bërë të ditur se Papa ka pushuar dhe gjendja e tij është stabile, transmeton Klankosova.tv

“Papa ka pushuar mirë,” ishte fjalia e vetme që zyra e shtypit e Vatikanit njoftoi në përditësimin e saj të fundit mbi gjendjen e Papa Françeskut, i cili është shtruar në spital prej nëntë ditësh në poliklinikën Gemelli në Romë për shkak të pneumonisë.

Të premten, profesori Sergio Alfieri, i cili ndjek Papën, tha se “Papa nuk është jashtë rrezikut”, duke shtuar se më pas shkoi në kishë për t’u lutur.

“Papa ka dashur gjithmonë që ne të themi të vërtetën,” vazhdoi Alfieri gjatë konferencës për shtyp.

Stefan Cvajg, shkrimtari që ëndërronte një botë pa kufij

Në shkurt 1942, shkrimtari më i pëlqyer në Europë kreu vetëvrasje në një shtëpi në qytetin brazilian të Petropolisit, 10 000 kilometra larg vendlindjes së tij, Vjenës. Në vitin para se të vdiste, Stefan Cvajg përfundoi dy studime ballafaquese – “Bota e djeshme: Kujtimet e një Europiani”, një elegji për një qytetërim tashmë të konsumuar nga lufta, dhe “Brazili: Toka e të ardhmes”, një portret optimist i një bote të re. Historia e këtyre dy librave, dhe e refugjatit që i shkroi ato, ofron një udhërrëfyes në kurthin e nacionalizmit dhe traumën e mërgimit.

Cvajg kishte lindur në vitin 1881 në një familje të kulturuar dhe të pasur hebrenjsh në Vienë, kryeqyteti i perandorisë së Habsburgëve, ku austriakët, hungarezët, sllavët dhe hebrenjtë, mes shumë të tjerëve, bashkëjetonin në harmoni. Sundimtari i tyre ishte poligloti Franc-Jozefi I, i cili në fillimin e mbretërisë së tij në vitin 1867, shpalli se “Të gjithë racat e perandorisë kanë të drejta të barabarta, dhe secila racë ka një të drejtë të pacënueshme për ruajtjen dhe përdorimin e kombësisë dhe gjuhës së vet”.

Franc Jozefi ishte një autokrat i fortë, dhe mbretërimi i tij nuk duhet të romantizohet, por i ofroi Cvajgut një model të pluralizmit kulturor, në një kohë kur Evropa ishte duke u konsumuar në nacionalizëm. Biografi i tij George Prochnik vëren se Cvajgu bënte thirrje për themelimin e një universiteti ndërkombëtar, me degë në çdo kryeqytet të madh evropian, si dhe një programi shkëmbimesh me rotacion, i cili do të prezantonte të rinjtë me etni dhe fe të tjera.

Cvajgu filloi të shkruajë “Bota e Djeshme” pas largimit nga Austria në vitin 1934, duke parashikuar nazifikimin e atdheut të tij. Ai e përfundoi draftin e parë në Nju Jork në verën e vitit 1941, dhe postoi versionin përfundimtar, shtypur nga gruaja e tij e dytë Lotte Altmann, duke ia dërguar botuesit, një ditë para vetëvrasjes së tyre të përbashkët. Tashmë, perandoria e Habsburgëve ishte “zhdukur pa lënë gjurmë”, shkruan ai, dhe Vjena ishte “katandisur në statusin e një qyteti provincial gjerman”. Cvajgu u bë pa shtetësi: “Pra, unë i përkas tani askundit, unë jam një i huaj, apo në rastin më të mirë, një mysafir kudo”.

Kujtimet Cvajgut janë kthjelluese, në portretizimin që i bëjnë natyrës çorientuese të mërgimit. Në qytetet ku dikur Cvajgu brohoritej, tashmë librat e tij digjeshin; epoka e artë e “sigurisë dhe prosperitetit dhe rehatisë” ia kishte lënë vendin revolucionit, paqëndrueshmërisë ekonomike dhe nacionalizmit, “murtaja fundit që ka helmuar lulen e kulturës sonë evropiane”. Vetë koha është ndërprerë: “Të gjitha urat janë thyer mes të sotmes, të djeshmes dhe të pardjeshmes”.

Një nga shqetësimet më të mëdha të Cvajgut ishte humbja e shtëpisë së tij gjuhësore. Ai ndjente “një turpërim të fshehtë dhe torturues”, që ideologjia naziste ishte “konceptuar dhe hartuar në gjuhën gjermane”. Ashtu si poeti Paul Celan, i cili kreu vetëvrasje në Paris, Cvajg mendonte se gjuha e Shilerit, Gëtes dhe Rilkes ishte pushtuar nga nazizmi, dhe ishte deformuar në mënyrë të pakthyeshme. Pasi u zhvendos në Angli, ai ndjehej “i burgosur në një gjuhë, të cilën nuk mund ta përdor”.

Tek “Bota e djeshme”, Cvajgu përshkruan lehtësinë e udhëtimit pa kufij, para vitit 1914 – vizitave në Indi dhe SHBA, pa pasur nevojë për një pasaportë apo vizë – një situatë e pakonceptueshme kjo, për brezin midis dy luftërave. Tani ai, ashtu si të gjithë refugjatët, përballej me poshtërimin e negocimit me një burokraci të ngathët. Cvajgu përshkruante “burokraciofobinë” e tij të fortë, teksa zyrtarët e emigracionit i kërkonin gjithnjë e më shumë dëshmi identiteti. Vetë Cvajgu u thoshte me shaka miqve të tij, se në përshkrimin e punës, kishte vendosur: “Dikur shkrimtar, tani ekspert në viza”.

Teksa forcat e Hitlerit përhapeshin në të gjithë Evropën, Cvajgu u zhvendos nga banesa e tij në Bath në Mbretërinë e Bashkuar, në Ossining, Nju Jork. Atje ai ishte pothuajse i panjohur për të gjithë, përveç refugjatëve të tjerë, të cilët nuk kishin lidhjet dhe rehatinë e tij materiale, dhe që shpesh i bënin apel bujarisë së tij legjendare. Cvajgu nuk ndjehej në shtëpi në SHBA – ai e konsideronte amerikanizimin, si shkatërrimin e dytë të kulturës evropiane, pas Luftës së Parë Botërore – dhe shpresonte të kthehej në Brazil, i cili e kishte magjepsur gjatë një turneu leksionesh në vitin 1936.

Brazili: Toka e të ardhmes”, është një lartësim lirik i një kombi, bukuria dhe bujaria e të cilit i kishin lënë përshtypje të thella Cvajgut. Ai ishte shumë i befasuar nga ky vend, dhe qortonte veten për injorancën dhe “arrogancën europiane”. Cvajgu shkruan për historinë, kulturën, ekonominë dhe gjeografinë e Brazilit, por mendimet e vërtetë të librit burojnë nga këndvështrimi që ai ka për kontinentin e tij.

Në përshkrimin e Cvajgut, Brazili shndërrohet në gjithçka që ai do që Europa të jetë: sensuale, intelektuale, e qetë dhe e kundërvënë ndaj militarizmit dhe materializmit. Në Brazil nuk ka “fanatikët e racës” si në Europë, nuk ka “skena të ekstazive të çmendura dhe adhurimit të heronjve” si në Europë, nuk ka “nacionalizëm të marrë dhe imperializëm” si në Europë, dhe nuk ka “vetëvrasje” si në Europë.

Në kadencat shabllone dhe ngjyrat e saj, Brazil është rrënjësisht i ndryshëm nga imazhi ndrydhur Zëeig së Habsburgëve Vjenës, por bukuria e identitetit të saj hibrid duket se përligj opinionin e tij. Në Brazil, pasardhësit e Afrikës, portugeze, gjermane, italiane, sirianë dhe japoneze emigrantët përzier lirisht: “të gjitha këto gara të ndryshme jetojnë në harmoni të plotë me njëri-tjetrin”. Brazil mëson ‘civilizuar’ Evropën si të jetë i qytetëruar: “Ndërsa bota jonë e vjetër është më shumë se sunduar ndonjëherë nga përpjekje të çmendur për të rriten njerëz racore kulluar, i ngjashëm garë-kuaj dhe qentë, kombi Brazilian për shekuj me radhë ka qenë e ndërtuar mbi parimin e një martesë e përzier pa pagesë … Ajo është duke shkuar për të parë fëmijët e të gjitha ngjyrave – çokollatë, qumësht, dhe kafe – vijnë nga shkollat e tyre krah-për-krah … nuk ka ngjyra-bar, ka ndarje, nuk ka klasifikimi arrogant. .. për të cilët këtu do të krenohem me pastërti absolute racore? “

Stefan Cvajgu besonte në një botë pa kufij, por ai erdhi e u përcaktua prej tyre: “Kriza ime e brendshme konsiston në atë, që unë nuk jam në gjendje të identifikohem me unin e pasaportës sime, me vetveten e mërgimit”. Kjo gjë e mundonte Cvajgun (“Ne jemi vetëm fantazma – ose kujtime”) dhe në letrën e vetëvrasjes, ai shkruante se ishte “i lodhur nga vite të tërë bredhjesh pa një shtëpi”. Stefan dhe Lotte, të dy bashkë shkruanin: “Ne nuk kemi të tashme dhe të ardhme … Ne vendosëm, të lidhur në dashuri, që të mos e lëmë njëri-tjetrin. /bota.al/ KultPlus.com

Vilat e Korçës, dëshmi e historisë, kulturës dhe stileve arkitekturore

 Vilat e bukura të Korçës, të njohura për detajet e veçanta, janë një dëshmi e historisë dhe kulturës së këtij qyteti.

Një nga karakteristikat më të spikatura të këtyre vilave, janë kolonat e zbukuruara me finesë, ballkonet e punuara me kujdes, dritaret me grila druri dhe elementët dekorativë të hekurit, pjesë e pandashme e këtij stili të veçantë, që ruan dhe pasuron trashëgiminë e qytetit.

Kryebashkiaku i Korçës, Sotiraq Filo thekson se detajet e këtyre vilave, janë kujtim i traditës dhe një shenjë e zhvillimit të Korçës gjatë periudhave të ndryshme historike.

Arkitektura e banesave korçare është e veçantë dhe me larmi stilesh. Kultura të ndryshme kanë lënë gjurmë tek ndërtimi dhe dekorimi i shtëpive të dikurshme korçare, të cilat mbartin tiparet e tyre.

Ndikim të rëndësishëm në stilin e ndërtesave të Korçës ka lënë Perandoria Osmane. Tek ndërtesat më të vjetra shfaqen elementë tradicionalë të dizajnit otoman. Këto përfshijnë çatitë me kube, dritaret e portat me hark, si dhe fasadat e dekoruara në mënyrë të ndërlikuar.

Por, Korça shfaq edhe tipare arkitekturore tipike të rajonit, me ndërtesa me ndikime neoklasike, barok dhe art deco dhe struktura më moderne të ngritura gjatë shekujve XIX dhe XX./atsh/ KultPlus.com

293 vite nga lindja e presidentit të parë të ShBA-së, George Washington

George Washington (22 shkurt 1732- 14 dhjetor 1799) ishte presidenti i parë i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (1789-1797), Komandant i Përgjithshëm i Ushtrisë Kontinentale gjatë Luftës Revolucionare Amerikane, dhe një nga Etërit Themelues të Shteteve të Bashkuara.

Ai kryesoi konventën që hartoi Kushtetutën aktuale të Shteteve të Bashkuara dhe gjatë jetës së tij u quajt “Babai i vendit të tij”. Ai nuk i takonte asnjë partie.

I admiruar gjerësisht për cilësitë e tij të forta drejtuese, Uashingtoni u zgjodh unanimisht president në dy zgjedhjet e para kombëtare. Ai mbikëqyri krijimin e një qeverie të fortë të mirë-financuar kombëtare, që ndëjti asnjanëse gjatë Luftërave Revolucionare Franceze, shtypi Rebelimin Uiski, dhe fitoi pranimin e amerikanëve të të gjitha tipeve. Presidenca e Uashingtonit krijoi shumë precedentë, ende në përdorim sot, të tilla si sistemi kabinetit, ceremonia përuruese, dhe titullin zoti President. Tërheqjen e tij nga detyra, pas dy mandateve krijoi një traditë që zgjati deri në vitin 1940, kur Franklin Delano Roosevelt fitoi një mandat të tretë të paprecedent. Amendamenti i 22-të (1951) tani e kufizon presidentin në dy mandate.

Familja e Xhorxh Uashingtonit ishte fermere e pasur, që kishte në pronësi plantacione duhani dhe skllevër të cilët ai i trashëgoi. Ai kishte qindra skllever gjatë gjithë jetës së tij, por pikëpamjet e tij mbi skllavërinë ndryshuan gradualisht drejt heqjes së skllavërisë. Në rininë e tij ai u bë një oficer i lartë britanik në milicinë koloniale gjatë fazave të para të Luftës së franceze dhe indiane.

Në vitin 1775 Kongresi i Dytë Kontinental e emëroi Washingtonin si komandant të përgjithshëm të Ushtrisë Kontinentale në Revolucionin Amerikan. Në këtë komandë, Washingtoni i detyroi britanikët të lënë Bostonin në vitin 1776, por u mund dhe për pak u kap rob më vonë atë vit, kur ai humbi në Nju Jork Siti. Pas kalimit të lumit Dellwuer në mes të dimrit, ai mundi britanikët në dy betejat (Trenton dhe Princeton), rimori Nju Xhersin dhe restauroi vrullin ndaj kauzës së Patriotëve.

Strategjia e tij aktivizoi forcat kontinentale për të kapur dy ushtritë e mëdha britanike në Saratoga në 1777 dhe në Yorktown në 1781. Historianët vlerësojnë Uashingtonin për përzgjedhjen dhe mbikëqyrjen e gjeneralëve të tij, komandimin e ushtrisë, koordinimin me Kongresin, me guvernatorët shtetërorë dhe milicitë e tyre, dhe për kusgtimin e vëmendje për furnizimet, logjistikën dhe trajnimet. Pas arritjes së fitores në 1783, Uashingtoni dha dorëheqjen si kryekomandant, duke dëshmuar kundërshtimin e tij ndaj diktaturës dhe angazhimin e tij ndaj republikanizmit amerikan./KultPlus.com

237 vjet nga lindja Arthur Schopenhauer, një nga filozofët më të rëndësishëm të epokës së tij

Sot është përvjetori i lindjes së filozofit gjerman të shquar, Arthur Schopenhauer, ditë kjo e cila na bën të reflektojmë mbi një nga mendimtarët më të rëndësishëm dhe më me ndikim të epokës së tij.

Arthur Schopenhauer (22 shkurt, 1788 – 21 shtator, 1860) ishte një filozof gjerman i njohur për pesimizmin e tij atheist dhe qartësinë filozofike. Në moshën 25 vjeçare, ai botoi disertacionin e doktoratës, On the Fourfold Root of the Principle of Sufficient Reason, e cila ekzaminoi pyetjen themelore: A mundet arsyeja, e vetme, të japë përgjigje mbi botën. Punimi më me ndikim nga Schopenhauer, Bota si Vullnet dhe Përfaqësim (Die Welt als Wille und Vorstellung), theksoi rolin e motivimit themelor të njeriut, që Schopenhaueri e quan vullnet. Analiza e Schopenhauerit mbi vullnetin e çoi atë në përfundimin se dëshirat emocionale, fizike, dhe seksuale nuk mund të përmbushem kurrë. Si pasojë, Schopenhauer favorizoi një jetesë duke mohuar dëshirat njerzore, ngjashëm me mësimet e Budizmit dhe Vedantas.

Duke vijuar nga idealizmi i Immanuel Kant, Shopenhauer refuzoi filozofitë bashkëkohore post-Kantiane të idealizmit gjerman. Kunder ideat e filozofeve perpara atij, ai zhvilloj nje sistem etik dhe metafizik ateist, qe ai e zhvilloj si nje manifestim i pesimizmin filozofik.

Shopenhauer ishte ndër mendimtarët e parë të filozofisë perëndimore që ndau dhe afirmoi parimet e rëndësishme të filozofisë lindore (p.sh asketizmi, bota si aparencë), pasi kishte arritur në konkluzione të ngjashme si rezultat i punës së tij filozofike. Edhe pse puna e tij nuk pati vëmendjen e merituar gjatë jetës së tij, impakti pas vdekjes së Shopenhauer preku disiplina të ndryshme, duke përfshirë filozofinë, letërsinë dhe shkencën.

Analiza metafizike e Schopenhauerit mbi vullnetin, pikëpamjet e tij mbi motivimin dhe dëshirat njerëzore, dhe stili i shkrimit aforistik ndikoi te shumë mendimtarë të njohur, përfshirë Friedrich Nietzsche, Richard Wagner, Ludwig Wittgenstein, Erwin Schrödinger, Albert Einstein, Sigmund Freud, dhe Karl Kraus. / KultPlus.com

Mëngjesi

Poezi nga Esad Mekuli

Zbehet qielli n’agim dhe retë e purpurta,
Perparese të kuqe varen n’largesi-
Si n’anderr, dikur… Gurbetqarët ofshajnë, tue dalë
prej birucave n’periferinë e largët e t’piklluemshme
dhe trupat e dërrmueme ua lëmon fresku i vesës,
puhija e parë mëngjesore…

Mëngjesi për ta asht – andërr e shartueme
në zhgjandër t’zezë e t’mundimshme,
thirrje e pamëshirshme për derdhjen e djersës
e t’gjakut –
qyteteve të largëta, rrugëve… për kafshatën e thatë-
ai asht zgjim i idhët, plot andrrime për bukë,
pse – cdo mëngjes asht mundim i ri, përbuzje e përulje,
dita qe ka me sjellë tundime tër eja, ma të randa,
shpërthen në mendje si agim’ i purpurt
mbi nënkresën e shkyeme,
si thirrjet e largëta, t’kuqrremta…
Sepse – cdo mengjes asht nji thirrje e dhimbshme:
– Bukë për sot, o jetë, pse shume buzë presin prej meje!

…Dhe vetëm nganjiherë, n’mbrendi, botnat e reja vetojnë
hareshëm: dit’ ma t’lumtuna u bijnë atëherë në t’pame
dhe rrugët bardhoshe, si amë lumenjsh,
shkrihen, burojnë n’vetëdije dhe vizllojnë para syve:
-Bukë do të ketë… dhe punë… -pëshpërisin
buzët e dridhshme.
-Votër të nxehtë për të gjithë! – dhe shikimi
depërton në thellësi, zbulon botnat e meshehuna,
dhe dalin para syve –
fushat
qytetet
njerëzit… /KultPlus.com

Opera e Kosovës me koncert në 17-vjetorin e Pavarësisë, prezantohet libri ’14 këngë popullore shqiptare’

Flonja Haxhaj

Mbrëmë, Opera e Kosovës dhuroi një mbrëmje të veçantë artistike, në vazhdën e shënimit të 17-vjetorit të Pavarësisë duke ofruar një koncert që ndërthuri me mjeshtëri muzikën tradicionale shqiptare me qasje të reja instrumentale dhe vokale. Në këtë ngjarje të veçantë, publiku pati mundësinë të shijonte ndërthurjen e muzikës së trashëguar që u rikrijua me një frymë bashkëkohore, shkruan KultPlus.

Mbrëmja nisi me interpretimin e veprës “Kur më vjen burri nga stani”, duke krijuar një atmosferë nostalgjie dhe lidhjeje me trashëgiminë muzikore shqiptare. Pas kësaj, programi vazhdoi me një varg veprash të njohura popullore, duke përfshirë “Vishu mirë e bon dyzen”, “Debora zbardhi malet”, “O yll i bukur, kopilje”, dhe “Asaman trandafilli çelës”,.

Koncerti u pasurua edhe më tej me interpretimet e “Kush më rrin karshi, karshi”, “Ferfelloi fellanza n’ujë”, “Bash n’zeman”, “Margjelo”, “Karafil të zgjodha”, “Bishtalecat pale, pale”, “Mori drandofilja e vogël”, dhe “Kur perëndon dielli”.

Pjesë kyçe e mbrëmjes ishte promovimi i librit “14 këngë popullore shqiptare” nga autori Edmond Doko, një vepër që jo vetëm ruan, por edhe rigjallëron muzikën tradicionale shqiptare. Ky libër, përmes qasjes së tij inovative, shërben si një urë lidhëse midis brezave, duke e prezantuar muzikën tonë të trashëguar në një dritë të re dhe të freskët.

Atmosfera u bë edhe më magjike me performancat e solistëve të mirënjohur nga Kosova, Elona Sadiku dhe Liridon Sadriu, të cilët sollën një interpretim të ndjeshëm secilën. Ata u shoqëruan nga Albanian Brass Quintet dhe ansambli vokal Okteti Plus, duke krijuar një harmoni të jashtëzakonshme ndërmjet tingujve të instrumenteve frymore dhe zërave të fuqishëm vokalë. Kjo ndërthurje e veçantë muzikore jo vetëm që ngjalli emocion te publiku, por edhe i dha një dimension të ri dhe të freskët muzikës popullore shqiptare.

Ky koncert u mirëprit shumë edhe nga publiku, e kjo nuk mund të shprehej ndryshe veçse me duartrokitjet, si një shenjë falënderimi për emocionet e dhuruara.

Pas koncertit, për KultPlus foli Edmond Doko, vetë autori i këtij libri i cili shprehet se ky ripërpunim i veprave vjen edhe si një nevojë e një trashëgimie që do t’u mbetet brezave të rinj.

“Fillimisht për shkak të detyrës sime si dirigjent në Teatrin e Operës, shpesh më binte rasti që të drejtoja këngë popullore të ndryshme, që këndonin artistët tanë të shquar të lirikës. Para katër viteve kasha një porosi nga djemtë e kuartetit, me dëshirën që ata të kishin këngë nacionale për ansamblet kombëtare, prandaj i përzgjodha disa nga këngët dhe I harmonizova. Pas disa viteve në shkëputje, më shkoi mendja që të bëj një përmbjedhje të gjerë që t’u mbetet edhe muzikantëve edhe brezave të rinj”, u shpeh Doko.

Me performancën e saj, mezosopranoja Elona Sadiku, arriti t’u japë ngjyrë secilës nga notat e duke e përcjellë atë emocion në secilin të pranishëm. Ajo për KultPlus thotë se është emocion i veçantë interpretimi i veprave shqipe.

“Fillimisht pata shumë emocione për shka se gjithmonë është kënaqësi të interpretosh me Operën e Kosovës. Kam pasur një ndjesi të mirë që kur kam ardhur në këtë sallë, e po të njejtën ndjesi e kam marrë edhe nga publiku sonte, duke ma bërë edhe më të lehtë që t’i menaxhoj emocionet. Është vërtet një emocion i veçantë kur këndon këngë shqipe sepse edhe vetë publiku i ndjen më shumë”, tha Sadiku.

Ndërkaq, kontratenori Safet Berisha shprehet se iniciativat e tilla, duhet të jenë edhe si një thirrje për të gjithë muzikantët që ta rithejnë repertorin popullor, sepse sipas tij është vërtet i pasur.

“Muzika jonë popullore, siç e dimë, është shumë e pasur. Ajo çka nevojitet është që kompozitorët, muzicientët që të punojnë më shumë që ta aranzhojnë dhe të jipet mundësi që të interpretohen edhe nga ansamble profesionale, e pse jo përveç këtu edhe në vende të tjera”, theksoi më tutje Berisha.

Ndërkaq, ju rikujtojmë se ky koncert i cili u mbajt në Modelariumin e Fakultetit të Arkitekturës erdhi si manifestim për nder të 17-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës./KultPlus.com

Prezantohen botimet e vitit 2024 të Shtëpisë Botuese ‘Drita’

Në bibliotekën “Ernest Koliqi” në Prishtinë, në kuadër të takimeve kulturore mujore “Pena e Dritës”, më 20 shkurt 2025, u prezantuan botimet e Sh. B. “Drita” të publikuara gjatë vitit 2024. Shtëpia botuese “Drita” këtë aktivitet përurimi e organizon për ta paraqitur aktivitetin botues të sajin gjatë një viti, një traditë tashmë disavjeçare e saj.

U prezantuan gjashtë botime, që janë pjesë e gjashtë serive botuese, që i ka “Drita”: letërsi, psikologji, histori, humanitas, zëri i kishës dhe përshpirtëri.

Introductio e takimit u bë me një interpretim të shkëlqyer të artistëve të rinj, Art Krasniqi, violinë dhe Landi Surdulli, piano, të veprës Largetto e Carl Maria von Weber.

Një fjalën e tij përshëndetëse, drejtori i “Dritës”, Don Fatmir Koliqi, falënderoi të gjithë bashkëpunëtorët e shtëpisë botuese, autorët, përkthyesit, redaktorët e bashkëbotuesit dhe personalitetet e pranishme, me ndihmën e të cilëve bëhet veprimtaria botuese. Ai theksoi se kjo festë e librit është festë për kulturën tonë, që “Drita” me botimet e saja mundohet të bëhet shkëndijë në botën tonë shqiptare.

U prezantuan këto libra:

Nga seria “Zëri i Kishës”, “Letra dërguar artistëve”, e Papa Gjon Pali II dhe nga seria “Letërsi” “Proza moderne shqipe. Koliqi, Pashku, Hamiti” me autore Agnesa Beqiri. Prezantoi Ndue Ukaj.

Nga seria “Psikologji”, “Bota e të rinjve. Studime psikologjike”, me autor Mihaly Szentmartoni, Prezanton: Don Shtjefen Dodes

Nga seria “Histori”: “Veprimtaria e Jezuitëve në Popullin Shqiptar”, me autor Frok Zefi. Prezantoi Dr. Gjon Berisha.

Nga seria “Humanitas”: “Porositë e Shën Nënë Terezës për ne” me autor Don Lush Gjergji. Prezantoi Prof. dr. Skender Asani.

Nga seria “Përshpirtëri”:  “Plagët e shpirtit. Reflektim psiko-shpirtëror mbi Psalmet 40-50” me autor Don Anton Uka.  Prezantoi Don Lush Gjergji.

Librat u vlerësuan si kontribute të çmueshme për kulturën tonë shqiptare në fusha të ndryshme, pasi ato me përmbajtjet e tyre pasurojnë njeriun tonë në rriten e mendjes dhe shpirtit për një kulturë të mirëfilltë.

Mbrëmja u moderua nga prof. Xhavit Beqiri, kurse u animua artistikisht e me pikat muzikore Alban Marku, kitarë e këngë, Art Krasniqi, violinë, dhe Landi Surdulli, piano.

Për të gjithë të pranishmit, botimet ishin në zbritje panairi, deri në 50%. Kurse, siç bëhet tashmë në mbarim të takimeve kulturore “Pena e Dritës”, në Agorà të qendrës “BogdaniPolis”, vazhdoi takimi i bashkëndajes kulturore me një koktej të përgatitur për këtë rast./drita/KultPlus.com

Haxhi Zeka gjithmonë i gatshëm të luftojë për atdhe, i priu shumë luftërave

Haxhi Zekë Byberi i njohur në histori Haxhi Zeka ka qenë ndër organizatorët e Lidhjes së Prizrenit dhe përkrahës i krahut autonomist të saj, drejtues i degës së Pejës në Lidhje, ku u shqua si prijës ushtarak me kontribut në Mbrojtjen e Plavës dhe Gucisë.

Vite më pas u përpoq të përtërinte të njëjtën frymë lëvizjeje nëpërmjet Lidhjes së Pejës.

Ai lindi më 20 dhjetor në fshatin Shoshan të Malësisë së Gjakovës. Familja e tij u shpërngul në Pejë, ata ishin pronarë tokash dhe Haxhiu ishte tejet karizmatik.

Zeka ishte ndër organizatorët të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit dhe një nga luftëtarët më të vendosur për autonominë e vilajeteve shqiptare dhe mbrojtjen e tërësisë territoriale të tyre. Në Kuvendin e parë të Lidhjes, më 10 qershor 1878, u zgjodh anëtar i Komitetit Qendror të saj. Mori pjesë, si komandant ushtarak, në krye të forcave të Lidhjes në aksionin e Gjakovës, në shtator 1878 kundër Mehmet Ali Pashës.

Krahas udhëheqësve të tjerë politikë e ushtarakë të Lidhjes luftoi në fund të 1879-ës dhe në fillim të 1880-ës për mbrojtjen e Plavës e Gucisë kundër forcave të Malit të Zi. Komandonte fuqinë e Pejës, ku pranë tij u shqua Çelë Shabani; Haxhiu me të hollat e veta e mbajti ushtrinë gjatë gjithë dimrit. Në pranverën e vitit 1881 mori pjesë në betejat kundër ushtrisë së komanduar nga Dervish Pasha.

Së bashku me Sulejman Vokshin dhe Kadri Bajrin, Haxhi Zeka më 1884-1885 udhëhoqi kryengritjet antiosmane të shqiptarëve të Kosovës, që synonin të rimëkëmbnin Lidhjen dhe të vinin në jetë idetë e saj autonomiste. Më 1893 Haxhi Zeka me Bajram Currin organizuan kryengritjen që përfshiu Pejën, Gjakovën e vise të tjera të Kosovës kundër padrejtësive ekonomike e politike të perandorisë.

Pasi autoritetet e shtruan me njësi ushtarake kryengritjen, Haxhi Zeka kërkoi që të dorëzohej vetëm tek sulltani; në dhjetor 1893 u dërgua i shoqëruar në Stamboll, ku u prit miqësisht nga Sulltani. Atje kaloi dy vite mërgim “vullnetar” dhe u kthye më 15 tetor 1895, i pritur me të madhe nga bashkëatdhetarët e tij në Shkup dhe Pejë. Sipas disa burimeve, Haxhi Zeka me pasues të tij shkoi të shërbente në Luftën Greko-Osmane.

Më 1897 kryesoi një kryengritje që nisi në Kosovë. Në bashkëpunim me Komitetin Shqiptar të Stambollit të kryesuar nga Sami Frashëri dhe atdhetarët e tjerë brenda dhe jashtë atdheut, Haxhi Zeka organizoi më 23-29 janar 1899 në Kuvendin e Pejës ku u mblodhën 450-500 vetë u themelua Lidhja e Pejës dhe u zgjodh kryetar i Komitetit të saj, dhe përfaqësonte programin autonomist të Komitetit të Stambollit. Shumë qytete shqiptare shprehën solidaritet ndaj këtij organizimi.

Në prill-maj 1899 organizoi të parat komitete luftëtarësh të përgatitur në përballimin e grupeve revolucionare bullgare. Këto komitete u përgatitën më pas për kryengritje kundër perandorisë, por u shtruan nga Porta e Lartë.

Vijoi të mbante takime në pjesën veriore të vilajetit të Kosovës, në synim për t’i bashkuar shqiptarët kundër osmanëve dhe fqinjëve. Në shkurt të 1901 në cilësinë e kryetarit të Lidhjes, organizoi një tubim te Tyrbja e Sulltan Muratit në Fushë Kosovë ku u shpreh për shqetësimet e tij për viset shqiptare; duke u bërë kësodore gjithnjë e më shumë armiku kryesor i ambicieve serbe.

Autoritetet serbe i dërguan konsullit të tyre në Prishtinë, Sima Abramoviç, armikun personal të Haxhiut, gjakovarin Mehmed Zaimin. Ky nxiti të birin, kapitenin e zaptijeve Adem Zajmin që ta vriste Haxhi Zekën.

Kjo ndodhi më 21 shkurt 1902 në pazarin Pejë. Haxhiu u varros në varrezat e xhamisë Sulltan Mehmed Fatih në Pejë.

Vrasja e tij bëri të binte në fashë kryengritjet shqiptare që kishin shpërthyer në krejt vilajetin e Kosovës. Dorërasi u vra më 1912 nga autoritetet serbe, pasi kërkoi shpërblimin e premtuar para vrasjes./ KultPlus.com

Demonstrata e bukës në Korçë, një nga revoltat më të mëdha popullore

Demonstrata e Bukës që nisi në Korçë më 21 shkurt 1936, mbush 89 vite nga zhvillimi i saj, përcjell KultPlus.

U zhvillua më 21 shkurt 1936 në qytetin juglindor dhe u shoqërua me reprezalje disa ditore nga regjimi.

Ndonëse ajo u shtyp nga regjimi i Zogut (shoqëruar me masa ndëshkuese në tre-katër ditët më pas), ajo ia arriti qëllimit. Kjo demonstratë njihet si lëvizja e parë masive me objekt e kërkesa konkrete, kundër regjimit të kohës. 

Arsye kryesore sipas librave të historisë, ka qenë shtrenjtimi i jetës, përkeqësimi i gjendjes ekonomike dhe, ndoshta edhe elemente të krizës së urisë, që zakonisht shoqëronte çdo vit mbarimin e rezervave të vitit të mëparëshëm.

Gjithsesi, kjo ngjarje e shënuar, për të cilën pas shumë dekadave është shkruar shumë, zë një vend të rëndësishëm në historinë e protestave masive të popullit shqiptar në shekullin që kaloi. Ajo është e para protestë masive popullore me objekt të caktuar, kundër regjimit të kohës në fuqi. /KultPlus.com

‘Psikoterapia e kohezionit të Brendshëm’ tani edhe në anglisht, Jemini-Gashi: Libri i Fitim Ukës, një thesar për departamentin e Psikologjisë

Flonja Haxhaj

Mbrëmë, në një ngjarje të veçantë, në Amfiteartin e Ri të Bibliotekës Universitare në Prishtinë, u bë promovimi i librit në gjuhën angleze ‘The internal Cohesion Theory and Psychotherapy”, të autorit Fitim Uka. I përkthyer nga shtëpia botuese ‘Wiley’, ky botim i cili trajton teorinë e kohezionit të brendshëm, shënon një moment të rëndësishëm për karrierën e autorit Uka, tashmë edhe në rrafshin ndërkombëtar, shkruan KultPlus.

Ky promovim, ishte shumë më tepër se një ngjarje e zakonshme promovimi. Të pranishmit patën mundësi të konsiderojnë këtë ngjare edhe si një ‘terapi’, pasi Uka mbajti publikun të vëmendshëm për më shumë se një orë, duke u përpjekur të përgjigjej në pyetjet e thella ekzistenciale që prekin shumë njerëz – pyetje që shpesh çojnë në shqetësime emocionale dhe japin ndjenjën e ngecjes në sfidat e jetës.

Fitim Uka, i cili është professor në departamentin e Psikologjisë në Universitetin e Prishtinës, shfrytëzoi këtë promovim për të pasqyruar thelbin e librit, duke ofruar perspektiva të reja për tejkalimin e konflikteve të brendshme dhe gjetjen e qëllimit jetësor, për të gjetur një paqe me veten dhe për të krijuar rrugë komunikimi mes vetes dhe problemeve të domosdoshme e të pashmangshme.

Në promovimin e librit “The internal Cohesion Theory and Psychotherapy”, i pari fjalën e mori dekani i fakultetit të Filozofisë, Bekim Maliqi, i cili theksoi rëndësinë e këtij libri për paqen dhe qetësinë e brendshme.

“Në një kohë kur stresi, pasiguria dhe frika, përcaktojnë përditshmërinë dhe jetën tonë, psikologjia dhe psikoterapia shpeshherë na udhëzojnë dhe na ndihmojnë që të kalojmë këto sfida. Autori i librit, Fitim Uka, me kujdes të veçantë shkencor, me përkushtim dhe pasion shumë të madh ofron jo vetëm një teori inovative por edhe qasje praktike për të ndërtuar një harmoni ndërmjet kërkesave të jashtme dhe nevojave dhe qetësisë së brendshme”, u shpreh Maliqi.

Po ashtu, një fjalë rasti e tha edhe profesoresha e Fitim Ukës, po ashtu profesoreshë në departamentin e Psikologjisë, Liridona Jemini – Gashi.

“The Internal Cohesion Theory and Psychotherapy” tashmë është një titull shumë i njohur për ne, është një titull që ka marrë rrugë të mbarë vite më parë dhe që është dëshmuar dhe vlerësuar në vend por që tani kemi një vulë të shënuar edhe në nivelin ndërkombëtar, nga një shtëpi botuese me kaq kredibilitet. Ka kohë që libri na bën me dije rëndësinë e kohezionit të brendshëm si një komponent thelbësor për mirëqenien tonë psikologjike, por unë sot nuk do të ndaloj shumë tek libri sepse libri ka kohë që na flet, libri ka kohë që ju flet psikologëve, ka kohë që ju flet psikoterapeutëve, ka kohë që ju flet studentëve dhe të gjithë neve, tani flet edhe në gjithë botën, libri madje do të flasë edhe atëherë kur ne mbase nuk do të mund të flasim. Është një kaplim ndjenjash shumë të bukura dhe pozitive për të gjithë neve këtu. unë personalisht ndjehem shumë e lumtur, ndjej një krenari të paparë, ndjej një entuziazëm dhe motiv, ndjehem e lumtur sepse ky botim në këtë nivel është një thesar i çmuar jo vetëm për autorin e këtij libri por është edhe një thesar për departamentin e psikologjisë, për fakultetin Filozofik, për Universitetin e Prishtinës, për mbarë botën”, theksoi Jemini – Gashi teksa më tutje tha se ndjehet krenare që ky botim vjen si rezultat i një pune të palëkundur të autorit dhe profesorit Fitim Uka.

Fjalën në këtë promovim e mori edhe Arian Musliu, një ndër studentët më të dalluar të profesorit Fitim Uka, i cili përveç se foli për librin, prezantoi edhe një rrugëtim të autorit Uka drejt suksesit.

“Kur flasim për teorinë dhe psikoterapinë e brendshme duhet të kemi parasysh se çdo sukses, prapa saj ka vite të tëra e nuk mjaftojnë vetëm disa javë për të mbërritur një sukses të caktuar, koha është determinuese, e ne themi ‘koha i tregon të gjitha’, e sot po e tregon konsistenca e profesorit Fitim Uka, drejt punës për avancimin e psikologjisë në Kosovë. E ngjarjet e tilla, kur suksesi ndahet me ju, është mirë të ndalemi pak në kohë e të shohim pas si filloi gjithçka, ‘Kush?’, ‘Çka?’, ‘Pse?’, janë disa prej pyetjeve që kërkojnë përgjigje. Për profesorin Fitim Uka, ky mund të jetë vetëm reflektim, si shkëndijë sekondash, ku i shpërfaqet përpara krejt rrugëtimi, por për neve nuk mjaftojnë sekondat e as nuk mjaftojnë këto fotografi, që ta prezantojmë të gjithë sfidën deri tek ky sukses sot”, tha Musliu, përderisa dalë ngadalë shpaloste fotografi përgjatë rrugëtimit të Fitim Ukës drejt suksesit, si një dëshmi e një pune të palodhshme pothuajse dy dekada.

Në vijim, në projektor, përpara publikut, u shfaqën komentet dhe kritikat e psikologëve nga mbarë bota, të cilët vlerësojnë lart librin dhe rëndësinë e tij në psikoterapinë e brendshme.

Ndërkaq, më pas foli edhe kryeredaktorja e librit në gjuhën angleze, Veronë përçuku, e cila shpalosi edhe më shumë informacione rreth librit.

“Kam nderin dhe kënaqësinë që sot para jush, njëherazi si kryeredaktore dhe në të njetën kohë, paradoksalisht si dikush që në përditshmëri dëshmon limitet personale të kujtesës, përceptimeve të gabuara dhe sistemeve emocionale që shpesh funksionojnë në kundërshtim me veten dhe gjej guximin që të flas për të ashtuquajturën ‘Kohezion të brendshëm’. Në këtë libër, profesori Fitim Uka nuk ofron vetëm një përgjigje të thjeshtë, ai na propozon një rregull që i përshtatet çdo rasti por në një mënyrë për ta parë veten brenda marrëdhënieve tona, si me kohën, ngjashëm edhe me hapësirën”, tha Përçuku.

E krejt në fund i erdhi radha edhe vetë autorit Uka, i cili si rrallë nëpër promovime të zakonshme librash, shndërroi këtë ngjarje jo vetëm si mjet për të arritur qëllimin parësor, por edhe si një ligjëratë reflektuese dhe kuptimplote për të shpjeguar definicionin e kohezionit të brendshëm, arritjes së paqes së brendshme dhe jo vetëm.

Gjithçka filloi me një video, me imazhe që lëviznin shpejt, me imazhe që tregonin momente përditshmërie e rastesh së personave, brengave dhe përplasjeve me momente të jetës, të momenteve që ballafaqohet gjithë secili në jetën e tij, e që në fund të ditës, e përcaktojnë njeriun dhe identitetin e tij.

Pas kësaj video, në projektor u shfaq edhe një video tjetër, kësaj here edhe me zë, si një pasqyrim i momentin ku nis gjithçka, fjalët që një person i cili i drejtohet një psikologu rëndom i thotë. Fjalë ku nis i gjithë rrëfimi i një brenge, i një vështirësie me të cilin mund të ballafaqohen njerëzit, dhe që i bënë të mos shohin dritë në fund të tunelit, e që kërkimin për paqe ia adresojnë një psikologu apo terapisti. E për këto momente autori Fitim Uka ka një shpjegim.

“Kështu nis rëndom një rrëfim i vështirë, brenda katër mureve të një dhome ku jo rrallë pllakos edhe heshtja sepse lehtë thahet fyti, dridhet zëri, mezi dëgjohet, sepse kjo nuk është një bisedë e thjeshtë, kësaj i thonë, psikoterapi, përjetime të ngjyrave të ndryshme, nga situata të zakonshme jete që ne dukje janë të thjeshta e as ua shohim problemin deri tek përvoja reale që ndonjëherë nuk i krijon dot as imagjinata, sekrete të errëta, të trishta, ngjarje që nuk do të donit t’i shihni as në ekranin e madh të kinemasë. Përplasje, konflikte, trauma, të gjitha teksa rrëfehen nga protagonistët përballë një psikologu apo terapisti që e luan rolin e pasqyrës. Në këtë rast, terapia shndërrohet në diçka të jashtëzakonshme, që ia mundëson njeriut që të njohë veten dhe të vërteten, ta njohë atë anë të vetes që mbase nuk e ka besuar që ekziston, ta njohë atë të vërtetë që ndoshta nuk e ka dëgjuar askush tjetër, ta njohë atë të vërtetë që ndoshta, nuk ja ka pranuar as vetes, nuk ja ka pranuar kurrë me zë. Narratorët përballë një psikologu mund të jemi secili prej nesh, sepse po besoj që secili prej nesh e ka prekur një herë të vetme fundin, secili prej nesh e ka ndjerë deri në palcë nevojën për ta thënë të vërtetën troç, pa e filtruar, e ka ndjerë nevojën për të nxjerrë në pah gjithë grumbullime ndjenjave dhe të emocioneve që e përziejnë edhe stomakun. Narratorët, përballë një psikologu qëllojnë të jenë viktima që e kërkojnë ndihmën, e kanë të vështirë që ta ballafaqojnë dhimbjen, e kanë të vështirë madje ta besojnë se çka ka ndodhur. Në ndonjë rast tjetër, narratorët mund  të jenë edhe abuzuesit, edhe ata vijnë tek psikologu, e ndjenjë një pendim të vogël, tentojnë të kërkojnë falje. Narratorët në raste të tjera janë thjesht vëzhgues, edhe ata mbesin të shtangur nga fuqia e njeriut për keq”, thotë Uka në fjalimin e tij, që përtej kësaj, ngjasonte si një fjalim i niveleve të larta, në salla të mëdha, fjalime të njohura në gjithë botën, që mund të kemi parë nëpër kërkimet e tona në internet.

Më pas, në projektor shfaqet sërish video tjetër, kësaj radhe, me zëra të njerëzve që nuk arrijnë të gjejnë paqe me veten, të atyre që me gjithë sfidat e dështimet arrijnë deri në urrejtje ndaj vetes dhe fajësimi i vetes për çdo rezultat. Në këto raste, sipas Ukës, vetja jonë bëhet armiku ynë më i vështirë.

“Vetja jonë mund të jetë miku më i mirë, apo armiku më i vështirë, ky zë i brendshëm, ndonjëherë është zë i qetë, zë i butë, që qetëson edhe atëherë kur shembet bota, e ndonjëherë tjetër ai zë i brendshëm prodhon veçse një zhurmë të tmerrshme edhe atëherë kur ajo çka sodisim është thjesht një peizazh i qetë, gjithçka fillon dhe mbaron me veten. Të gjitha ato përjetimet e panumërta që dëshmitare i kanë shqisat tona, derdhen si një lumë në mendjen tonë, aty ku përpunohen, shpeshherë edhe gabueshëm. Ajo gjendja që nuk e kontrolloni dot, ato ndjenjat që bëhen të pa rezistueshme, arsyeja që ju bën që të vizitoni psikologun ose psikiatrin, ajo diagnoza ose etiketa është më shumë se gjithçka tjetër, një interpretim, ma shumë se për gjithkënd tjetër, ka të bëjë me veten tonë. Sa e sa debati është shteruar duke pritur në përfundim që interpretimet tona, e jo ngjarjet, e bëjnë diferencën. I njëjti mjedis që për dikë është prehje e për dikë tjetër makthi vetë, të njëjtat situata që për dikë janë kënaqësia shpirtërore e për dikë tjetër janë ferri. Ndonjëherë është një grumbull problemesh, e ndonjëherë një problem i vetëm, por kurrë, asnjëherë, nën dritën e interpretimit të një klienti, pse ndjehet ashtu siç ndjehet nuk është e thjeshtë”, shprehet Uka në fjalimin e tij, në tentim të pasqyrimit të dobësisë që një njeri mund të ndjejë, kur zbehet besimi në vete, kur prishen ekuilibrat e brendshme, e çdo gjë i ngjason vetëm një terri.

E ndonjëherë, jo gjithmonë është vetja ajo që mund të fajësohet për të situatat e vështira në jetë, ato situata që çojnë drejt rrugëve pa krye. Videoja e radhës sjell zëra të njerëzve që pasigurinë e gjendjen e vështirë e kanë arritur si rezultat i veprimeve të të tjerëve, madje nga ata që i konsiderojnë si krah ku mund të mbështesin kokën.

“Shpeshherë ata, të tjerët, janë burimi i problemeve tona, por për çudi janë edhe mbështetja më e madhe, ata janë trazimi i ndjenjave tona por janë edhe qetësia, janë zjarr dhe akull. Megjithatë, më duhet ta pranoj se njerëzit ndonjëherë i ndryshojnë rolet, familja – prehja që e dëshirojmë me çdo kusht bëhet çerdhe e parehatisë, përplasjeve presionit e ndonjëherë edhe e dhunës. E njëjta dorë që e përkund djepin kthehet në dorën  që e këput ëndrrën. Babai, mburoja përpara çdo rreziku që e përshkruante një adoleshente, kthehet në grushtin që godet pamëshirshëm, kthehet në arsyen e frikës, ankthit. Mungesa e dorës që zgjatet dhe ndihmon, kthehet në distancën kilometërshe në mes të miqve që nuk shohin përtej hundës së tyre”, vë në pah Uka, duke dhënë një reflektim të asaj që ndonjëherë problemi nis e buron nga ata që i kemi më afër, nga të cilët në këmbim të së keqes, presim për një dorë mbështetëse.

Në një jetë kur pothuajse për të gjthë njerëzit, nevoja për të punuar e për t’u avancuar zë një rëndësi të madhe, dështimi në këtë aspekt ka shumë mundësi të manifesohet me gjendje stresi, ankthi e edhe depresioni. E në këto raste kur asgjë në jetë nuk funksionon e duket sikur çdo gjë ka kthyer shpinën, Uka thotë se secili duhet t’ia kujtojë vetes që thjesht nuk është momenti dhe koha e tij.

Më tutje, Fitim Uka vë në pah edhe të kaluarën dhe të ardhmen, të dyja si determinuese të gjendjes shpirtërore, e kaluara, si një peng që të lë në vend dhe s’të lë të vazhdosh më tutje, e po në të njejtën mënyrë shqetësn edhe e ardhmja, shqetësimi e frika se çka do të ndodhë në të nesërmen, çka nëse humbim gjithçka, ose-ose, frika se nesër mund edhe të mos jemi më.

Ndërkaq, ju kujtojmë se libri “Teoria dhe Psikoterapia e Kohezionit të Brendshëm” është botuar në vitin 2022 në gjuhën shqipe fillimisht, ndërkaq tani ky libër vjen edhe në gjuhën angleze./KultPlus.com

‘Gjuha jonë sa e mirë, Sa e ëmbël sa e gjerë, Sa e lehtë sa e lirë’

Nën patronazhin e UNESCO-s dhe Byrosë Rajonale për Shkencë dhe Kulturë në Evropë, sot shënohet Dita Ndërkombëtare e Gjuhës Amtare, 21 Shkurti, shkruan KultPlus.

Në nderë të kësaj dite, KultPlus iu sjellë poezinë e Naim Frashërit kuptimplotë e të përshtatshme për çdo kohë.

Naim Frashëri

O vëllezër shqiptarë
Gëzohi! që erth kjo ditë,
Kaq’ e mir’ e kaq’ e mbarë
Që sjell gjithë mirësitë.

Hapu, hapu errësirë,
Pa jakë tëhu o dritë!
Se arriti koh’ e mirë,
U gdhi nata u bë ditë

Lumja ti moj Korç’ o lule!
Q’i le pas shoqet e tua
Si trimi në ball u sule,
Ta paçim për jetë hua

Gjuha jonë sa e mirë!
Sa e ëmbël sa e gjerë
Sa e lehtë sa e lirë!
Sa e bukur sa e vlerë! /KultPlus.com