Poezia ‘Dimitrij më la’ nga Arbër Selmani ka zënë vendin e parë në edicionin e parë të festivalit poetik Respoetica, përcjell KultPlus.
Dimitrij më la
19:48 Dimitrij më la I erdhi në maje të telave të zërit.
20:31 Të ardhmet tona nuk do të martohen Më thotë Ndërkohë përgatit darkën e fundit Helmin, sallatën, lamtumirën Fërgon mjerimin tim në sasinë e duhur.
21:00 Nuk jam i duhuri Burrat nuk dinë çfarë është peshorja Burrat janë veç lepuj të shpejtë
22:02 Kur keni bërë dashuri duke dënesur? A e keni parë ndonjëherë një burrë që qan e ju zhvesh me forcë ushtari?
22:08 Bartet loti prej gojës në gojë E vetmja që do të jetojë Me të Është pështyma ime.
03:13 Mëngjesin kur u nisa për në aeroport Prej qytetit ku nuk ka statujë për ne Nuk ka vend për ne Në zgjimin e përbotshëm të vetmisë Dimitrij hoqi dorë prej meje.
08:30 Kur ishte hera e fundit që një burrë luajti në piano për ju? A meritoni të ktheheni në partiturë, qofshit grua a burrë?
Përmbajtja e Dimitrit: Mashkull fin, simfonik Me prejardhje ukrainase, kërcënues Zhytur në fjorde, i puthshëm Seksual sa fytyra e Zotit Shkrimtar i dy librave Psikolog çiftesh, tash në tek larg meje Doje ta ndieje, doje ta pije si ujin e detit.
11:43 Aeroplani mund të copëtohej E ajri të kthehej në ngulfatje Veç vuajtja ime është legjitime.
13:00 Dimitrij është poliglot Ma njeh trupgjuhën, por jo fjalët e dëshpërimit I them se disa gra jetojnë pa burra Unë as grua nuk jam, as burrë nuk kam.
15:28 Sa zgjime i keni pasur me një burrë që ju puth ballin? Sa sy të gjelbër e kanë tronditur zemrën tuaj kozmike?
17:45 E kanë frikësuar ilaçet e mia Është çuditur që shpesh bëj gjumin pa i larë dhëmbët I thonë që vlej, meritoj të jem me të Por ai nuk ka kohë, koha nuk na e ka atë Dhe dhoma e tij s’na ka asnjë.
19:19 Dimitrij u largua, mbërthyer si morsë Burrat japin pak, e shumta ndonjë puthje mediokre Plaga e çarë më hapet E imja çehre plaket. 20:06 Dimitrij, ti je veç një fëmijë që nuk pranon të përkëdhelet.
20:07 Dimitrij, më fal. Jam tepër klishe.
21:00 Nëna po e fal jacinë Nuk e ka idenë kush je ti, Dimitrij Nëna ime as mua nuk më njeh, sakaq qëndron stoike Ti, ti Dimitrij nuk pranon që edhe dashuria është fe.
22:41 Dimitrij më la I erdhi në maje të hundës Varfërohet njeriu kur burri ta kthen me sëpatë Është koha e gjumit A ka një vend ku mashkulli nuk ka drojë?
Ato thonë të vërtetat me zë të lartë, ato shembin klieshetë e rreme që janë ngritur për gratë, ato i shpallin të drejtat e tyre.
Më poshtë mund të lexoni disa thënie nga gratë që lanë gjurmët e tyre kudo në botë.
“Nëse kërkon vetëm fjalë, pyet një burrë; nëse kërkon vepra, pyet një femër”- Margaret Thatcher, politikane
“Një femër e fortë e kupton se logjika,vendosmëria dhe fuqia janë po aq femërore sa intuita dhe lidhja emocionale. Ajo i vlerëson dhe i përdor të gjitha këto dhunti” -Nancy Rathburn, autore
“Një grua është si një bustinë çaji- ti asnjëherë nuk e di sa e fortë është ajo deri sa e vendos në ujë të nxehtë”- Eleanor Roosevelt, politikane, diplomate, aktiviste
“Unë gjithmonë kam dashur të isha një femme fatale. Edhe kur isha e vogël, asnjëherë nuk doja të isha thjesht një vajzë, por doja të isha një grua” – Diane von Furstenberg, stiliste
“Unë jam e fortë, jam ambicioze dhe e di shumë mirë se çfarë dua. Nëse kjo nuk të pëlqen, atëherë punë për ty” – Madonna, këngëtare
“Feminist është kushdo që njeh dhe vlerëson barazinë dhe vlerat si të femrave dhe të meshkujve” – Gloria Steinem, feministe, gazetare, aktiviste politike dhe sociale
“Adhuroj të shoh një vajzë të re e cila del jashtë dhe e kap botën nga jaka e xhaketës. Jeta është e poshtër. Ti duhet të përpiqesh dhe të triumfosh”– Maya Angelou, shkrimtare
“Unë e ngre zërin-jo që të bërtas, por që, ata që nuk kanë mundësi të shprehen, të mund të dëgjohen… ne nuk mund të kemi sukses kur gjysma prej nesh ngurojnë” – Malala Yousafzai, aktiviste pakistaneze për të drejtën e arsimit të grave, fituesja më e re e çmimit Nobel
“Feminizmi nuk ka të bëjë me forcën e femrave. Femrat si natyrë janë të forta, por ka si qëllim të ndryshojë mënyrën se si bota e percepton forcën.”– G.D. Anderson, autore
“Femrat thonë gjithmonë: ‘Ne mund të bëjmë gjithçka që mund të bëjnë dhe meshkujt!’ Por janë meshkujt ata që duhet të thonë: ‘Ne mund të bëjmë gjithçka që mund të bëjnë dhe femrat!’.”– Gloria Steinem
“Nuk je e detyruar të jesh e bukur. Nuk i detyrohesh askujt për bukurinë tënde. As të dashurit/bashkëshortit/partnerit, as kolegëve të punës, veçanërisht as meshkujve që takon në rrugë. Nuk iu detyrohesh as prindërve, as fëmijëve, nuk i detyrohesh shoqërisë në përgjithësi. Bukuria nuk është një qira që e paguan sepse ke zënë një hapësirë të quajtur “femër”.– Erin McKean, leksikografe
“Një femër që i dëgjohet zëri, përkufizohet si një femër e fortë.”– Melinda Gates, businesswoman dhe filantropiste
“Femrat, ashtu si dhe meshkujt duhet të përpiqen për të bërë të pamundurën dhe kur të dështojnë, dështimi i tyre duhet të jetë një sfidë për të tjerët.”– Amelia Earhart, pilotja e parë grua dhe autore
“Kur një burrë jep opinionin e tij, ai është burrë. Kur një femër jep opinionin e saj, ajo është e përdalë.”– Bette Davis, aktore
“Shpresoj që prindërit e vajzave të vogla do i shikojnë ato dhe do thonë, “Po, femrat munden.”– Dilma Rousseff, ekonomiste, politikane, presidentja e parë grua e Brazilit
“Femrat janë lidere në çdo aspekt-si një drejtore që drejton një kompani fitimprurëse ashtu edhe një shtëpiake që rrit fëmijët dhe kujdeset për shtëpinë. Vendi ynë është krijuar nga femra të forta dhe ne do vazhdojmë të thyejmë barriera dhe të sfidojmë stereotipe.”– Nancy Pelosi, drejtuese e një prej dhomave të Kongresit amerikan
“Natyrisht që nuk shqetësohem nëse natyra ime i frikëson meshkujt. Tipi i mashkullit që frikësohet nga personaliteti im është pikërisht tipi për të cilin nuk kam asnjë interes.”– Chimamanda Ngozi Adichie, shkrimtare nigeriane.
“Nuk ndihem më pak femër. Ndihem akoma më e fuqishme kur marr një vendim të rëndësishëm, kjo kurrsesi nuk e zvogëlon feminitetin tim’– Angelina Jolie pas mastektomisë së dyfishtë, aktore, aktiviste.
“Pyetja nuk është kush do më lejojë mua, por kush do më ndalojë .”– Ayn Rand, shkrimtare
“Kemi nevojë për femra në të gjitha nivelet, duke përfshirë ato që janë në krye, për të ndryshuar dinamikën dhe t’i japin formë bisedës, të sigurohen që zëri i femrës të dëgjohet dhe të mos injorohet.”– Sheryl Sandberg, drejtore operative e Facebook.
“M’u desh shumë kohë për të pasur një zë që të dëgjohet dhe tani që e kam, nuk do të hesht.”– Madeleine Albright, politikane
“Femrat janë arkitektet e vërteta të shoqërisë.”– Harriet Beecher Stowe, e angazhuar kundër skllavërisë, shkrimtare
“Nuk kam takuar asnjëherë një femër që nuk është e fortë, por ndonjëherë ato nuk dinë ta tregojnë forcën që kanë. Duhet një tragjedi që një femër të shfaqë forcën e saj. Mesazhi im është që ta shfaqni forcën para tragjedisë.”– Diane von Furstenberg
“Femrat kanë qenë gjithmonë më të fortat. Meshkujt kërkojnë vazhdimisht mbështetje nga ato. Ata kanë nevojë për nënën që kujdesej për ta kur ishin të vegjël.”– Coco Chanel, stiliste
“Feminizmi është për të gjithë.”– Bell Hooks (pseudonim), shkrimtare
“Besoj se mbrojtja e të drejtave të femrave është kapitull i pambyllur i shekullit XXI.”– Hillary Clinton, politikane
“Ne duhet të riformojmë perceptimin tonë rreth mënyrës si e shikojmë veten. Duhet të bëjmë një hap përpara si femra dhe të marrim drejtimin.”– Beyoncé, këngëtare
“Unë jam një femër fenomenale. Femër fenomenale…po, kjo jam unë.”– Maya Angelou
“Pse fjala feminizëm është bërë tabu? Nuk është fjala ajo që ka rëndësi, por ideja dhe ambicia që ajo përfaqëson.”– Emma Watson, aktore
“Ideja e të qenit feministe: shumë femra mendojnë se të qenit e tillë do të thotë të jesh kundra meshkujve dhe të mos krijosh lidhje me seksin e kundërt, por ajo që feminizmi përfaqëson në të vërtetë, është një barazi e të drejtave të njeriut. Për mua është një pjesë thelbësore e identitetit tim.”– Lena Dunham, aktore dhe shkrimtare. / KultPlus.com
Juria e përbërë nga Agim Morina, Entela Tabaku dhe Shqiptar Oseku, shqyrtoi poezitë e pjesëmarrësve në edicionin e parë të festivalit Respoetica, përcjell KultPlus.
Si fitues të konkursit juria përzgjodhi njëzëri poezinë “Dimitrij më la” të poetit, Arbër Selmani, për risimtari në qasje dhe për një gjuhë me fuqi shprehëse që kap shumanshmërinë e dramës njerëzore.
Poezia u interpretua nga aktori, Xhevdet Doda.
Juria ka përmendë për cilësi letrare edhe poezitë:
Rrenë asht molla e Adamit
Vjeshta po vjen
Sytë e dritares
Non-Negotiable
Metamorfozë
Edicioni i 1-rë i Festivalit të Poezisë ‘Respoetica’ mbështetet nga Ministria e Kulturës, Komuna e Prizrenit dhe Qendra Rajonale për Trashëgimi Kulturore – Prizren dhe gazeta online për art dhe kulturë, KultPlus.
Eksploroni perlën e fshehur të Shqipërisë, destinacionin ideal për adhuruesit e natyrës dhe historisë, me plazhe mahnitëse dhe rrënoja të lashta, shkruan Monica Martinez në të përditshmen spanjolle “Mundiaro”.
Vlora është shndërruar në një nga destinacionet më trendi për turistët që kërkojnë bukuri natyrore, histori dhe aventura të paharrueshme.
E vendosur në kryqëzimin e deteve Adriatik dhe Jon, Vlora ofron një kombinim të shkëlqyer të plazheve, peizazheve të thyera malore dhe monumenteve të lashta kulturore.
Pavarësisht nëse jeni një aventurier në kërkim të një arratisjeje në një destinacion të pazbuluar apo një adhurues i plazhit që kërkon ujëra të pacënuara, Vlora ka diçka për të gjithë.
Joshja bregdetare e Vlorës është e pashembullt, me ujëra të pastra kristal që shtrihen përgjatë disa prej plazheve më mahnitëse dhe pa turma turistësh.
Vendet e njohura si Plazhi i Radhimës dhe Plazhi i Orikumit ofrojnë një arratisje të qetë nga brigjet më të ngarkuara të Mesdheut, duke ofruar mundësi për banjo dielli, për të notuar apo për t’u angazhuar në sporte ujore.
Për adhuruesit e natyrës, Gadishulli i Karaburunit dhe Ishulli i Sazanit aty pranë – ofrojnë peizazhe dhe mundësi mahnitëse për ecje, shëtitje me varkë dhe eksplorimin e shpellave detare.
NDËRTHURJE PERFEKTE E HISTORISË DHE NATYRËS
Historia e Vlorës daton që nga Iliria e lashtë. Monumenti i Pavarësisë shënon vendin ku Shqipëria shpalli pavarësinë në vitin 1912.
Të apasionuarit pas historisë mund të eksplorojnë Kalanë e Kaninës, e cila ofron pamje panoramike të qytetit dhe Apolonisë aty pranë, një park arkeologjik i mbushur me rrënojat e lashta greke dhe romake.
PARKU KOMBËTAR I LLOGORASË
Të apasionuarit pas natyrës do të magjepsen nga majat e larta të Parkut Kombëtar të Llogarosë, vetëm pak minuta larg me makinë nga Vlora.
Parku është perfekt për shëtitje, hedhje me parashutë dhe për të vëzhguar kafshët e egra, duke ofruar një lidhje të pashembullt me bukurinë natyrore të Shqipërisë.
Udhëtimi përmes Qafës së Llogorosë është një nga rrugët më piktoreske në Ballkan, duke ofruar pamje mahnitëse të vijës bregdetare të Jonit.
UDHËTIMI NË VLORË
Qëndrueshmëria është një trend në rritje në Vlorë, me shumë përpjekje për të ruajtur trashëgiminë e saj natyrore dhe kulturore.
Udhëtarët e vetëdijshëm për mjedisin mund të shijojnë akomodime të qëndrueshme dhe shumë turne fokusohen në turizmin e përgjegjshëm ndaj mjedisit.
Mbështetja e bizneseve lokale dhe iniciativave kulturore jo vetëm që pasuron përvojën tuaj të udhëtimit, por gjithashtu siguron që kjo perlë e fshehur të mbetet e mbrojtur për brezat e ardhshëm.
REKOMANDIME PËR VIZITËN NË VLORË
Koha më e mirë për të vizituar Vlorën: Fundi i pranverës dhe fillimi i vjeshtës për një kombinim perfekt të motit të këndshëm dhe me më pak turma vizitorësh.
Si të shkoni atje: Aeroporti më i afërt është Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës, nga ku mund të bëni një udhëtim piktoresk me makinë ose autobus për në Vlorë.
Ku të qëndroni: Zgjidhni hotele ose akomodime miqësore me mjedisin për të mbështetur turizmin e qëndrueshëm.
Nëse jeni duke kërkuar një destinacion në trend që ndërthur në mënyrë të përsosur natyrën, historinë dhe kulturën, Vlora është vendi perfekt.
Ndërsa popullariteti i këtij destinacioni mbetet gjithnjë në rritje, tani është koha e duhur për të vizituar këtë perlë të fshehur – përpara se pjesa tjetër e botës ta zbulojë.
Nga plazhet e saj piktoreske deri tek monumentet e pasura historike, Vlora ofron një eksperiencë të paharrueshme udhëtimi për çdo lloj vizitori. / KultPlus.com
Elizabeth Bishop lindi më 8 shkurt të vitit 1911 dhe vdiq më 6 tetor 1979. Ajo ishte poete amerikane dhe shkrimtare e tregimeve të shkurtra. Është fituese e çmimit ‘Pulitzer’ për poezinë në 1956, fitoi çmimin Kombëtar të Librit në 1970, dhe është fituese e Çmimit Ndërkombëtar të Neustadt për Letërsinë në 1976, transmeton KultPlus.
Disa nga librat e saj më të njohur janë:
“In the Waiting Room”
“Në dhomën e pritjes” (“In the Waiting Room”) shkruar në 1976, Bishop trajtoi temën e ndjekjes për identitet dhe individualitet brenda një shoqërie të larmishme si një vajzë shtatëvjeçare që jetonte në Worcester, Massachusetts gjatë Luftës së Parë Botërore.
“First Death in Nova Scotia”
Poema e Bishop “Vdekja e parë në Nova Scotia” (“First Death in Nova Scotia”), e botuar për herë të parë në 1965, në këtë vepër paraqitet ngjarja e vdekjes së kushëririt së saj Arturo, e gjithë ngjarja transmetohet përmes këndvështrimit të një fëmije. Poema thekson se edhe pse i ri dhe naiv fëmija ka një vetëdije instiktive për ndikimin e rëndë të vdekjes.
“Sestina”
“Sestina”, botuar më 1965, përshkruan një përvojë të jetës reale. Pas vdekjes së babait të saj kur ajo ishte foshnjë dhe pas krizës nervore të nënës së saj kur ishte pesë vjeç, poema e Bishop shënon përvojën e saj pasi ajo ka shkuar të jetojë me të afërmit. Stili i poezisë së saj, ‘sestina’, është një stil poezie i krijuar nga Arnaut Daniel në shekullin e 12 -të, u përqendrua në theksimet e përfundimit të fjalëve në secilën rresht, duke i dhënë poezisë një ndjenjë të formës dhe modelit. Bishop është e njohur gjerësisht për aftësinë e saj në formatin ‘sestina’. / KultPlus.com
Organizata Botërore e Shëndetësisë e autorizuar nga Abbott Laboratories ka miratuar testin e parë diagnostikues të Lisë së majmunit, për përdorim emergjent.
Bëhet e ditur se testi PCR në kohë reale mundëson zbulimin e ADN-së së virusit mpox nga lezionet e lëkurës njerëzore, ka njoftuar OBSH duke shtuar se ai ishte krijuar për t’u përdorur nga personeli i trajnuar i laboratorit klinik.
“Ky test i parë diagnostikues mpox i renditur nën procedurën e Listës së Përdorimit Emergjent përfaqëson një moment historik të rëndësishëm në zgjerimin e disponueshmërisë së testimit në vendet e prekura”, tha Yukiko Nakatani, ndihmës drejtori i përgjithshëm i agjencisë për qasjen në ilaçe dhe produkte shëndetësore.
Një zëdhënës i Abbott tha se kompania “aktualisht ka testin Alinity m mpox në inventar dhe do të punojë me klientët për nevojat e tyre të testimit”, shkruan Reuters.
Agjencia tha se po vlerësonte tre teste të reja diagnostikuese mpox për përdorim urgjent dhe ishte gjithashtu në diskutime me prodhues të tjerë për të zgjeruar disponueshmërinë e mjeteve diagnostikuese.
Ndryshe, OBSH e shpalli mpox një emergjencë globale të shëndetit publik për herë të dytë në dy vjet në gusht, pas një shpërthimi të infeksionit viral në Republikën Demokratike të Kongos, i cili është përhapur edhe në Burundi, Ugandë dhe Ruandë.
Dy versione mpox po përhapen – varianti clade I, i cili është endemik në pjesë të Afrikës Perëndimore dhe Qendrore dhe një lloj i ri, më i transmetueshëm Ib, i cili ka shkaktuar shqetësim global.
Suedia, Tajlanda dhe India kanë konfirmuar raste të llojit clade Ib të virusit./ KultPlus.com
Janë bërë sot 22 vite nga vdekja e Ismail Lulani, një ndër emrat e rëndësishëm të traditës shqiptare të pikturës.
Një penel që diti të zgjonte në çdo stinë e në çdo trajtesë, kumtimin e epshit të ngjyrave dhe të mëkonte me një muzikalitet dehës poetikën shprehëse të subjektit. Kohështrirja në veprimtarinë krijuese dhe gjeografia e sfidës, dëshmuan tek ai një piketë të rëndësishme të artit vizual shqiptar. Llojshmëria e punëve dhe trajtesa e veçojnë Ismail Lulanin, duke e pozicionuar në një kreshtë të lartë të asaj që për ne është jo vetëm matshmëria e së epërmes ku ai e çoi shpirtin e tij koloristik dhe skaliti ligjërimin joshës, për edhe detyresë mirënjohjeje për testamentin që la.
Ismail Lulani lindi më 1933 në Tuz, Mal të Zi në moshën 69 vjeçare në qytetin e Shkodrës, Shqipëri. Në moshën 9 vjeçare së bashku me familje vendoset në qytetin e Shkodrës. Në vitin 1967 mbaron Akademinë e Arteve të Bukura për pikturë monumentale, puna e tij e diplomës “Ded Gjo Luli me trima”, u vlerësua mjaft nga kritika e kohës. Emërohet dhe punon si profesor në Akademinë e Arteve në Tiranë dhe më pas vendoset me dëshirën e tij në qytetit e Shkodrës ku punon si profesor në Liceun artistik të këtij qyteti deri sa del si piktor në krijimtari të lirë. Ai ishte një ndër themeluesit e degës së arteve vizive (në shkollën e mesme artistike ‘Prek Jakova’) në qytetin e Shkodrës. Ai ishte anëtar i lidhjes së shkrimtarëve dhe artistëve të Shqipërisë. Ismail Lulani është një ndër piktorët më origjinal e më të fuqishëm në historinë e artit Shqiptar, ai ishte një piktor shumë aktiv në krijimtarinë e tij, eksploroi me mjeshtri në të gjitha gjinitë e pikturës, si kompozim, pejzash, portret e natyra të qeta. Pikturat e tij shquhen për forcën dhe lojërat magjike të ngjyrës, për vizatimin ekspresiv dhe mjetet shprehëse.
Për meritat e tij ai është nderuar me çmime dhe tituj të kalibrit të lartë:
Në vitin 1979 i jepet titulli “Piktor i Merituar” Në vitin 1989 i jepet titulli i lartë “Piktor i Popullit” I është akorduar titulli “Naim Frashri I klasit të Parë” Në vitin 1999 në Biennialen e Romës për Artet Visive merr çmimi i dytë dhe i jepet medalja e argjentë, me tabllon (Ikja në Egjipt) Pas vdekjes, në 70 vjetorin e lindjes iu akordua titulli “Krenaria e Shkodrës” i cili iu dorëzua të shoqes së artistit. Ismail Lulani morri pjesë në të gjitha ekspozitat lokale që u zhvilluan në qytetin e Shkodrës si dhe ato kombëtare që u zhvilluan në Tiranë, rreth 20 punime të tij ndodhen në arkivat e Galerisë Kombëtare të Arteve në Tiranë, si dhe shumë të tjera pronë e galerive e muzeumeve në qytete të ndryshme të Shqipërisë.
Ai ka ekspozuar në shumë vende të huaja si: Romë (Itali), Paris (Francë), Linz (Austri), Neë York, Boston (USA), Toronto (Canada), Athin (Greqi), Pekin, Shangai (Kinë), Irlande, Rumani, Belgjike, Beograd(Serbi), Podgoric, Cetinj, Tivar, Ulqin (Montenegro), Prishtinë (Kosovë), Aleksandri (Egjipt), Turqi , Tunizi, Hungari, duke marrë vlerësimet më të larta nga kritika e huaj. Shumë nga pikturat e tij janë pronë e koleksionistëve të ndryshëm në Francë, Austri, Itali, USA, Gjermani, etj.
Lulani vdiq më 6 tetor të 2002 duke mbetur një nga emrat më të respektuar të Shkodrës dhe një nga emrat më të shquar në historinë e artit shqiptar. / KultPlus.com
Mbrëmë, Filharmonia e Kosovës shënoi mbrëmë koncertin e radhës, duke ofruar një performancë mbresëlënëse që konfirmoi edhe njëherë potencialin e rrallë të këtij institucioni. Nën drejtimin e maestro Dario Salvi, orkestra solli një përzgjedhje të pasur dhe të larmishme veprash klasike, të cilat u mirëpritën me duartrokitje nga publiku, shkruan KultPlus.
Koncerti nisi me “Valle antike” të kompozitorit të njohur shqiptar, Vasil Tole, një pjesë e cila pasqyron bukurinë e muzikës folklorike shqiptare përmes një interpretimi të fuqishëm orkestror. Kjo vepër i dha tonin fillestar mbrëmjes dhe i prezantoi publikut një interpretim delikat e të ndjeshëm nga orkestra.
Pjesa tjetër e koncertit ofroi një nga kryeveprat e muzikës botërore, Koncertin për violinë dhe piano të Felix Mendelssohn. Për këtë interpretim, orkestrës harkore të Filharmonisë së Kosovës iu bashkua violinisti Xhafer Xhaferi dhe pianisti i njohur Jose Gallardo. Dyshja solli një performancë që reflektoi teknikë të shkëlqyer, ndjeshmëri dhe harmoni të plotë me orkestrën.
Për të përmbyllur mbrëmjen, orkestra e Filharmonisë interpretoi “Simfoninë e thjeshtë” të Benjamin Britten, një vepër dinamike dhe plot gjallëri. Ndërthurja e temave të saj të qarta dhe energjike ofroi një mbyllje triumfale të koncertit, duke treguar edhe njëherë aftësinë e orkestrës për të interpretuar një repertor klasik me mjeshtëri dhe përkushtim.
Pas koncerit, dirigjenti Dario Silva, e cila e drejton për të tretën herë orkestrën e Filharmonisë së Kosovcës, u shpreh se është gjithmonë kënaqësi që të punojë me këta artistë.
“Programi sonte ishte shumë i veçantë. U hap me pjesën shqiptare ‘Vallëzim antik’, një vepër shumë e vështirë për t’u mësuar. Na mori kohë gjithë javën. Më pëlqyen meloditë, orkestrim shumë i ndërlikuar megjithatë orkestra e realizoi jashtëzakonisht mirë”,theksoi Dario për KultPlus.
Pas koncertit, për KultPlus foli edhe violinisti Xhafer Xhaferi, i cili kthehet pas një dekade në një koncert në bashkëpunim me Filharmonisë së Kosovës.
“Jam shumë i lumtur që rikthehet pas një dekade në Filharmoninë e Kosovës. Kësaj radhe kemi përzgjedhur të interpretojmë koncertin për violinë, piano dhe orkestër harqesh nga Felix Mendelssohn me pianistin fantastik argjentinas Jose Gallardo dhe jam shumë i lumtur se si shkoi koncerti”, Kishim një bashkëpunim shumë të mirë dhe orkestrën dhe me dirigjentin Dario Salvi dhe shpresoj të rikthehem në ndonjë moment, ftesë të caktuar”, ka thënë ai.
Ndërkaq, ju kujtojmë se koncerti i radhës së Filharmonisë së Kosovës do të mbahet më 12 tetor në Amfiteatrin e Bibliotekës Universitare./KultPlus.com
Në mbrëmjen e 3 tetorit 2024, Amfiteatri i Bibliotekës Universitare të Prishtinës u mbush me tingujt e që shpërfaqnin emocion e virtuozitet, teksa publiku i koncertit “Future Virtuoso” pati privilegjin të dëgjonte një nga talentet më të reja muzikore, violinisten 12-vjeçare Sibora Resyli, shkruan KultPlus.
Në kuadër të edicionit të sivjetëm të festivalit, ‘KamerFest’, Sibora Resyli shkëlqeu përmes një programi të jashtëzakonshëm, duke interpretuar vepra të kompozitorëve klasikë si Johann Sebastian Bach, Jules Massenet, Felix Mendelssohn dhe Antonio Vivaldi.
Nën shoqërimin e pianistit Melos Buza, Resyli sfidoi kufijtë e moshës së saj, duke përçuar me një qartësi të rrallë ndërlikimet teknike dhe emocionalitetin e veprave të përzgjedhura. Pjesët e luajtura përfshinë momente të forta dinamike dhe të brishta, të cilat u interpretuan me mjeshtëri të jashtëzakonshme, duke mahnitur publikun e pranishëm.
Pas koncertit, Sibora Resyli ka folur për KultPlus duke u shprehur se është e kënaqur me koncertin e sotëm, e për të arritur këtu, ajo thotë se ka punuar me orë të gjata.
“Jam e kënaqur me veten për këtë koncert. Jemi përgatitur për tre muaj dhe kam mbajtur mësime intensive. Pesë orë në ditë kam mbajtur mësime vetëm me mësuesen Shqipe dhe e falënderoj shumë për këtë përkushtim të saj. Ka qenë e vështirë në fillim pasi ka qenë programi i avancuar. Por pastaj fillova të punoj edhe më shumë dhe pastaj u mësova.”, u shpreh Resyli, duke shtuar më tutje se veprat e vështira i i pëlqejnë më shumë dhe se sa më e vështirë që është një vepër, aq edhe më e bukur.
Ndërkaq, për KultPlus foli edhe mësuesja e muzikës, Shqipe Bajraktari, e cila theksoi se ka punuar me Siborën që kur ajo ishte 6-vjeçe, dhe për të është kënaqësi që nxënësja e saj të realizojë koncerte të këtij niveli.
“Sibora më është dukur sot fantastike. Është nxënëse imja, një fëmijë 12-vjeçar që me orë të tëra ushtron, deri në gjashtë orë në ditë. Ky është program që luhet në nivelin master. Sibora për vetëm dy muaj e gjysmë e ka punuar që ndoshta studentët e punojnë për rreth gjashtë muaj”, tha Bajraktari për KultPlus.
Ndërsa tre koncertet e radhës të festivalit Kosova KamerFest do të realizohen në datat: 6, 8 dhe 26 Tetor me artistët: José Gallardo, Xhafer Xhaferi, Altin Tafilaj, Sihana Badivuku, Rron Bakalli, Orkestra harkore KamerFest, WBYO-Western Balkans Orchestra dhe “Les Essences “ ,Desar Sulejmani dhe Önder Baloglu./KultPlus.com
E di që i duhet të mësojë se jo të gjithë njerëzit janë të drejtë, jo të gjithë janë të sinqertë. Megjithatë mësojini se për çdo kriminel ka një hero, për çdo politikan egoist ekziston një lider i përpiktë. Mësojini se për çdo armik, ka një mik. Mundohuni ta mbani larg zilisë nëse ia arrini dhe mësojini sekretin e një buzëqeshjeje të çiltër.
Mësojini fillimisht se mendjemëdhenjtë janë të parët që humbasin.
Nëse mundeni, transmetojini mrekullinë e leximit të librit, por i leni dhe kohën e mjaftueshme për të kundruar misterin e përjetshëm të fluturimit të zogjve në qiell, të bletëve në diell e të luleve në një kodër.
Mësojini se në shkollë është shumë herë më e ndershme të gabosh sesa të mashtrosh.
Mësojini të këtë besim në idetë e tij edhe pse të gjithë do t`i thonë që janë të gabuara.
Mësojini të jetë i sjellshëm me njerëzit e sjellshëm dhe i ashpër me të këqinjtë.
Mundohuni t`i mësoni fëmijës tim forcën për mos të ndjekur turmën edhe pse të gjithë hidhen mbi qerren e fituesit.
Mësojeni që të dëgjojë me vemëndje çdo njeri, por gjithashtu të shoshisë atë që dëgjon me shoshën e të vërtetës dhe të marrë veç të mirën.
Mësojini se mund të buzëqeshë edhe kur është i trishtuar.
Mësojini se nuk është turp të qash.
Mësojini si të përqesh cinikët dhe të ruhet nga ëmbëlsia e tepruar e njerëzve.
Mësojini atij sesi të shes mallin e tij ofruesit më të lartë, por mos të pranojë kurrë një çmim për shpirtin e zemrën.
Mësojini të mos ia vërë veshin njerëzve të helmuar dhe të ngrihet të luftojë nëse nuk është e drejtë.
Trajtojeni me mirësjellje, por mos e përkëdhelni sepse përmes provës se zjarrit, bëhet çeliku i mirë.
Lëreni të ketë kurajën të jetë i padurueshëm.
Lëreni që të ketë durimin të jetë trim.
Mësojini që të ketë besim të palekundur në vetvete, sepse vetëm atëhere do të ketë besim në njerëzimin.
E di që janë shumë kërkesa, por bëni më të mirën që mundeni.
William John Cheever (1912 –1982), shkrimtar amerikan. Është konsideruar “Çehovi i lagjeve periferike” dhe një prej shkrimtarëve më të rëndësishëm amerikanë të shek. XX, mbi të gjitha për tregimet e tij të shkurtra (për të cilat i është ndarë çmimi Pulitzer), por edhe për romanin ‘Falconer’
ALARMI I KATËRT
Nga John Cheever
Jam ulur nën diell dhe po pi xhin. Ora është dhjetë e mëngjesit. E diel. Znj.Uxbridge është diku jashtë me fëmijët. Znj.Uxbridge është kujdestare e shtëpisë. Ajo merret me gatimet dhe gjithashtu edhe me Peterin dhe Louisen.
Është vjeshtë. Gjethet kanë ndryshuar ngjyrë. Mëngjesi është pa erë, por gjethet po bien me qindra. Po pate mendjen që të shohësh ndonjë gjë – një gjethe ose një fletë bari – duhet, mendoj, të njohësh etjen e dashurisë. Znj.Uxbridge është gjashtëdhjetë e tre vjeçe, gruaja ime ka dalë, dhe znj.Smithsonian (e cila jeton në anën tjetër të qytetit) rrallëherë është në gjendje të mirë shpirtërore këtyre ditëve, kështu që më duket se po e humb një pjesë të mëngjesit thua se ora e ka një prag ose një varg pragjesh që unë nuk mund t’i kapërcej. Mund të mjaftonte të hidhja topin, por Peteri është tepër i vogël dhe fqinji i vetëm që luan futboll ka shkuar në kishë.
Gruaja ime, Bertha, pritet të vijë të hënën. Ajo vjen nga qyteti të hënën dhe kthehet të martën. Bertha është një grua e re që duket bukur, me një personalitet të shkëlqyeshëm. Sytë e saj, mendoj, janë një çikëz afër njëri-tjetrit dhe nganjëherë është grindavece. Kur fëmijët ishin të vegjël, ajo kishte një mënyrë ashtu prej grindaveceje për t’i disiplinuar. “Nëse nuk e ha kafjallin e mirë që e ka përgatitur mami për ty para se të numëroj deri në tre”, thotë ajo, “do të të kthej në shtrat. Një. Dy. Tre”. E dëgjoj këtë përsëri në mbrëmje. “Nëse nuk e ha darkën e mirë që e ka përgatitur mami për ty para se të numëroj deri në tre, do të të çoj në shtrat pa ngrënë. Një. Dy. Tre”. E dëgjoj prapë. “Nëse nuk i mbledh lodrat para se mami të numërojë deri në tre, atëherë mami do t’i bëjë copa të gjitha. Një. Dy. Tre”. Kështu vazhdonte banja dhe koha e gjumit dhe një dy tre ishte ninulla e tyre. Nganjëherë mendoj se ajo mund të ketë mësuar të numërojë kur ishte foshnjë dhe kur t’i vijë fundi do ta thërrasë Engjëllin e Vdekjes duke numëruar për së prapthi. Po patët mirësinë të më falni, do të marr edhe një gotë xhin.
Kur fëmijët u rritën mjaftueshëm për të shkuar në shkollë, Bertha zuri punë si mësuese e shkencave shoqërore për klasën e gjashtë. Kjo e mbante të zënë dhe të lumtur dhe tha se gjithmonë kishte dashur të ishte mësuese. Kishte reputacionin e të qenit strikte. Mbathte këpucë të zeza, i mbante flokët thjesht dhe priste bashkëpunim dhe bindje nga nxënësit. Për ta larmuar jetën e saj, iu bashkua një grupi teatror amator. E luajti shërbyesen tek Engjëlli i rrugës dhe të moshuarën thatime te Desmonds acres. Miqtë që i zuri në teatër ishin të gjithë njerëz të lezetshëm dhe mua më shijonte ta çoja atë në ndejat e tyre. Është me rëndësi të dihet se Bertha nuk pi. Mund të marrë një dubonet nga mirësjellja, por nuk e shijon pijen fare.
Ajo mori vesh nga miqtë e saj se sapo ishte lansuar një shou nudo i quajtur Ozamanides II. Ma tha këtë dhe tërë atë që vijoi. Kontrata e saj e mësimdhënies i jepte një leje mjekësore dhjetëditëshe dhe duke u bërë se ishte e sëmurë një ditë shkoi në Nju Jork. Ozamanides do të realizohej në një zyrë produksioni në mes të qytetit, ku hasi në një radhë prej një qind a më shumë grash e burrash që po prisnin të intervistoheshin. Nxori nga çanta një faturë të papaguar dhe duke valevitur si të ishte një letër kërceu nga radha duke thënë, “Më falni ju lutem, e kam një takim”. Askush nuk doli kundër dhe shumë shpejt ajo kaloi në krye të radhës, ku një sekretare mori emrin e saj, numrin e sigurimit social, etj. I thanë të shkonte brenda një të ndare kubike dhe të zhvishej. Pastaj e përcollën drejt një zyre ku ishin katër burra. Intervista, marrë parasysh rrethanat, qe bukur serioze. I thanë se do të qëndronte nudo gjatë gjithë performances. Prej sa pritej të simulonte ose performonte kopulimin dy herë gjatë performancës dhe të merrte pjesë në një dashuri grupore ku ishte e përzier edhe audienca.
Mbaj mend natën kur ajo më foli për gjithë këtë. Ishim në dhomën e ndejës. Fëmijët i kishim vënë në gjumë. Ajo ishte shumë e lumtur. S’kishte pikë dyshimi për këtë. “Isha lakuriq”, tha ajo, “po në fund të fundit nuk isha fare në siklet. E vetmja gjë që më merakoste ishte se këmbët e mia mund të ndoteshin. Ishte njëfarë vendi i modës së vjetër me programe teatrore të kornizuara në mure dhe një fotografi të madhe të Ethel Barrymooret. Isha pra lakuriq, përballë atyre të huajve dhe për herë të parë në jetën time u ndjeva se e gjeta veten time. E gjeta veten time në lakuriqësi. U ndjeva si një grua e re, një grua më e mirë. Të jem lakuriq dhe të mos ndiej turp para të të huajve ishte përvoja më eksituese që kam pasur ndonjëherë…”.
Nuk dija ç’të bëja. S’e di as tash, në këtë të diele në mëngjes, çfarë duhej të bëja. Me gjasë duhej ta kisha marrë shpulla. Thashë se s’duhej ta kishte bërë këtë. Ajo tha se nuk mund ta ndaloja. I përmenda fëmijët dhe ajo tha se ajo përvojë do ta bënte një nënë edhe më të mirë. “Kur i hoqa rrobat e mia”, tha ajo, “u ndjeva sikur e kisha çliruar veten nga çdo gjë e parëndësishme dhe e vogël”. Atëherë i thashë se s’do t’ia jepnin atë punë kurrë për shkak të vrragës së apendicidit. Pak minuta më vonë ra telefoni. Ishte producenti që po ia ofronte asaj një pjesë. “Oh, sa e lumtur që jam”, tha ajo. “Oh, sa e mrekullueshme, e pasur dhe e çuditshme mund të jetë jeta kur resht së luajturi rolin që prindërit e tu dhe miqtë e tyre e kanë shkruar për ty. Po ndihem si eksploruese”.
Përshtatshmëria e asaj që bëra ose më tepër që lashë pa bërë ende më huton. Ajo e shkëputi kontratën e mësimdhënies, iu bashkua Equitys dhe nisi provat. Posa u hap Ozamanidesi, ajo e hoqi nga puna znj. Uxbridge dhe mori një apartament afër teatrit. I kërkova shkurorëzimin. Ajo tha se nuk shihte ndonjë arsye për t’u shkurorëzuar. Tradhtia bashkëshortore dhe pashpirtësia kanë lënë gjurmë të forta në rrjedhën e veprimeve, por ç’mund të bëjë burri kur gruaja dëshiron të dalë cullak në skenë? Kur isha i ri pata njohur ca vajza të burleskës, ca nga to patën qenë të martuara dhe me fëmijë. Sidoqoftë, ato bënin atë që Bertha donte të bënte vetëm në shoun e së shtunës në mesnatë dhe me sa mbaj mend burrat e tyre ishin komedianë të sërës së tretë dhe fëmijtë prore dukeshin të uritur.
Pas një a më shumë ditësh shkova te një avokat shkurorëzimesh. Ai më tha se shpresa ime e vetme ishte një ujdi e përbashkët. Nuk ka precedent për simulimin mishëror në publik si argument për shkurëzorim në New York State dhe asnjë avokat s’do ta merrte një rast shkurorëzimi pa një precedent. Shumica e miqve të mi u treguan me takt sa i përket jetës së re të Berthes. Ma ha mendja se shumica e tyre shkonin ta shihnin, por s’e vrava mendjen për këtë rreth një muaj a më tepër. Biletat ishin të shtrenjta dhe zor t’i gjeje. Natën që unë shkova në teatër, ose çka dikur kishte qenë teatër, ishte duke rënë borë. Harku paraskenik ishte rrënuar, seti ishte një koleksion gomash të përdorura dhe tipari i vetëm familjar ishin ulëset dhe vendkalimet mes tyre. Audiencat teatrore përherë më kanë hutuar. Ma ha mendja se kjo vjen për arsye se aty gjejmë një mori modelesh të pakuptueshme të rrasura në atë që kishte qenë një interier tmerrësisht i dekoruar dhe thelbësisht shtëpiak. Atë natë pati nga të gjitha llojet. Kur hyra unë brenda po luhej muzikë rok. Ai lloj roku i modës së vjetër shurdhues që e kishin zakon ta luanin në vende si Arthuri. Në orën tetë e trridhjetë dritat e shtëpisë u errësuan dhe pjesëtarët e kastit – ishin katërmbëdhjetë – erdhën teposhtë nëpër vendkalimin mes ulëseve. Fare qartë, ata ishin krejt cullak, me përjashtim të Ozamanidesit, i cili mbante një kurorë.
Nuk mund ta përshkruaj performancen. Ozamanidesi kishte dy djem dhe ma merr mendja se i vrau ata, ama nuk jam i sigurt. Seksi ishte i zakonshëm. Burra e gra të përqafuar, ndërsa Ozamanidesi përqafonte disa burra. Në një moment një i huaj, ulur në ulësen në të djathtën time, vuri dorën mbi gjurin tim. Nuk desha t’i vë faj për gjendjen njerëzore, as nuk desha t’i jap zemër. Ia largova dorën dhe ndjeva një mall të fortë për sallat kinematografike të pafajme të rinisë sime. Në qytetin e vogël ku jam rritur ka qenë një sish– Alhambra. Filmi im i preferuar quhej Alarmi i katërt. E pashë për herë të parë një të marte pas shkollës dhe qëndrova aty edhe për shfaqjen e mbrëmjes. Prindërit e mi u merakosën kur nuk u ktheva në shtëpi për darkë dhe kështu e hëngra një qortim të mirë. Të mërkurën luajta hokej dhe qeshë në gjendje të shihja filmin dy herë dhe të kthehesha në shtëpi me kohë për darkë. Shkova në shkollë të enjten, por ia mbatha për në teatër posa që u përfundoi mësimi dhe mbeta aty deri sa kaloi gjysma e filmit në orarin e mbrëmjes. Prindërit e mi me gjasë kishin thirrur policinë, ngase një polic patrullimi hyri në sallë dhe më detyroi të shkoja në shtëpi. Ma ndaluan të shkoja në teatër të premtën, por e kalova të shtunën aty dhe të dielen ishte hera e fundit që e shfaqnin. Filmi kishte të bënte me zëvendësimin e karrocave të zjarrfikësve të tërhequr nga kuajt me automobila. Katër kompani zjarri ishin të përfshira. Tri nga ekipet ishin zëvendësuar nga makinat dhe kuajt e shkretë u ishin shitur njerëzve të pashpirt. Kishte mbetur një ekip, por ditët e tij ishin të numëruara. Burrat dhe kuajt janë të mërzitur. Pastaj papritur shpërthen një zjarr i madh. Shihen kamioni i parë, i dyti dhe i treti se si shkojnë drejt zjarrit shkatërrimtar. Të rikthyer në kompani të transportit me kuaj, gjendja duket shumë e zymtë. Atëherë bie alarmi i katërt – është thirrja për ta – dhe ata i përvjelin mëngët, i marrin pajimet dhe galopojnë përmes qytetit. E shuajnë zjarrin, e shpëtojnë qytetin dhe amnistohen nga kryetari i komunës. Tash, në skenë, Ozamanidesi po shkruante diçka të pisët në mollaqet e gruas sime.
A e kishte asgjësuar lakuriqësia – teka e saj – ndjenjën e saj të nostaligjisë? Nostalgjia – pavarësisht syve të saj të ngushtë – ishte njëri prej sharmeve të saj më të mëdha. Ishte dhuntia e saj e hirshme të përçonte kujtimin e disa përvojave në kohë të tjera. A i kujtonte ajo, e kalëruar publikisht nga një i huaj lakuriq, ndonjë nga vendet ku ne kishim bërë dashuri – shtëpitë e marra me qira ngjitur detit, ku njeriu i ndien në tingujt e shiut veror premtimet parahistorike të dashurisë, qetësinë e lume dhe të bukurën? A duhet të ngrihem në këmbë në sallë dhe t’i bërtas të kthehet, të kthehet në emër të dashurisë, humorit, qetësisë? Ishte e këndshme të ngisja për në shtëpi pas ndejës në borë, mendova. Bora depërtonte nëpër dritat e rrugës dhe bëri të dukej sikur po e ngisnim një qind milje në orë. Ishte e këndshme të ngisja për në shtëpi në borë pas ndejës. Pastaj kasti u çuan në këmbë dhe na lutën – na urdhëruan në të vërtetë – të zhvisheshim dhe t’u bashkoheshim.
Kjo dukej të ishte detyra ime. Si ndryshe do të mund të arrija ta kuptoja Berthen? Gjithmonë kam qenë goxha i shpejtë t’i heq rrobat e mia. E bëra. Sidoqoftë, kishte një problem. Çfarë duhej të bëja me kuletën, orën e dorës dhe çelësat e veturës? Nuk mund të isha i sigurt t’i lija në rrobat e mia. Kështu, lakuriq, u nisa teposhtë vendkalimit mes ulëseve me gjërat e mia të çmuara në dorën time të djathtë. Kur mbërrita te skena e veprimit një burrë i ri lakuriq më ndaloi dhe më bërtiti-këndoi – “Hidhi poshtë gjërat e tua të huazuara. Huazimet janë të pista”.
“Po janë kuleta ime, ora ime e dorës dhe çelësat e makinës”, thashë unë.
“Hidhi poshtë gjërat e tua të huazuara”, këndoi ai.
“Por më duhet të ngas për në shtëpi nga stacioni”, i thashë, “dhe i kam gjashtëdhjetë a shtatëdhjetë dollar para të thata”.
“Hidhi poshtë gjërat e tua të huazuara”.
“Nuk mundem, sinqerisht nuk mundem. Më duhet të ha, të pi dhe të shkoj në shtëpi”.
“Hidhi poshtë gjërat e tua të huazuara”.
Atëherë njëri pas tjetrit, përfshirë Berthen, zunë të më magjepsnin. E gjithë kasta nisi të psalte: “Hidhi poshtë gjërat e tua të huazuara, hidhi poshtë gjërat e tua të huazuara”.
Ndjesia e të qenit i padëshiruar përherë ka qenë për mua dhimbje therëse. Ma ha mendja se ndonjë mjek mund të ketë ndonjë shpjegim. Ndjesia është reflektuese dhe duket se sulmon vetveten në hallkën e fundit në një zinxhir të përbërë prej përvojash të ngjashme. Zërat e kastes ishin të fortë dhe përçmues dhe unë isha aty, shpinë zhvedhur, mashkull lakuriq, diku në mes të qytetit dhe i padëshiruar, duke i kujtuar ndërhyrjet e munguara në futboll, përballjet e humbura, përbuzjen e të huajve, tingullin e të qeshurës mbrapa derës së mbyllur. I mora gjërat e mia të çmuara në dorën time të djathtë, identifikimin tim të fjalëpërfjalshëm. Asnjë nga to nuk ishte e pazëvendësueshme, por të hiqja dorë mund të dukej sikur po e kanosja esencën time, hijen e vetes sime që mund ta shihja në dysheme, emrin tim.
U ktheva tek ulësja ime dhe u vesha. Kjo qe e vështirë në atë hapësirë aq të ngjeshur. Kasta ishte ende duke u çirrur. Të ecja vendkalimit të pjerrët mes ulëseve të teatrit të rrënuar ishte fuqishmërisht reminishente. Të njëjtën ngjitje të fisme e kisha bërë pas Mbretit Lir dhe Kopshtit të qershive. Dola jashtë.
Po binte borë. I ngjante një tufani. Një karrocë kishte ngecur para teatrit dhe mua m’u kujtua se kisha rrota bore. Kjo ma dha një ndjesi sigurie dhe zotësie që do ta kishte neveritur Ozamanidesin dhe trupën e tij lakuriqe; por nuk m’u duk se i kisha shfaqur frenimet e mia, por se isha përplasur për një pjese kryeneçe dhe mahnitshëm praktike të vetes sime. Era ma përpëlasi borën për surratit dhe kësodore, duke kënduar dhe duke zhongluar me çelësat e makinës, eca drejt trenit.
/Marrë nga John Cheever, “Collected Stories”, Vintage, 2010 /Përkthimi: Gazeta Express/ KultPlus.com
“Opera për tre grosh” është premiera në teatrin “Migjeni” e cila shtroi pyetjen se çfarë është njeriu. Kjo vepër e Bertold Brecht e shkruar thuajse 100 vite me parë u vendos në skenë nga regjisori japonez Kuinaki Ida i cili pas shfaqjes tha se e gjithë bota jeton me një ligësi të madhe gjë për të cilën njeriu duhet të reflektojë.
“Jam shumë i lumtur, kisha ritëm, pastaj flasim për një shfaqje që zgjat mbi dy orë dhe ta mbash në ritëm nuk është aspak e lehtë. Në këtë shfaqje shtruam pyetjen se çfarë është njeriu, kjo pyetja e madhe që u hodh sot. Në çdo shtet të botës thuajse është një situatë e vështirë, ka shumë ligësi, egoizëm, diçka shumë e rëndësishme pastaj është edhe lufta për paratë dhe pastaj lind pyetja e madhe çfarë është qenia njerëzore? Dhe duhet të reflektojmë për këtë, nuk ka një përgjigje ekzakte. Kam punuar me nacionalitete të ndryshme, por aktorët shqiptarë kanë një ndjeshmëri të madhe dhe kjo na intereson shumë, është e rëndësishme. Shqipëria dhe populli shqiptar janë shumë bujar, kjo është e mrekullueshme dhe prandaj e gjithë bota po e zbulon dalëngadalë Shqipërinë”, tha regjisori japonez.
Një prej aktorëve kryesor në këtë shfaqje Rafael Hoxhaj thotë se ndjehet i lumtur që erdhi në qytetin e tij me një vepër që flet për aktualitetin më shumë se kurrë, në një vend me mungesë të lirisë dhe ku e drejta është e cunguar.
Publiku reagoi pozitivisht thotë aktori Jozef Shiroka në këtë shfaqje e cila flet për problemet që kemi dhe që nuk dihet kur do të marrin fund.
Premiera “Opera për tre grosh” e cila do të vijojë edhe për dy ditë të tjera në teatrin “Migjeni” kishte një ndërthurje aktorësh profesionistë me eksperiencë por edhe të rinj nga Shqipëria dhe Kosova si dhe aktor amator të cilët përcollën për publikun mesazhet e forta të kësaj pjese që luhet mes dramës dhe komedisë./ balkanweb/ KultPlus.com
Njerëz të thjeshtë, të udhëhequr në një përvojë të veçantë kërcimi nga një koreografe, në një nga vendet më emblematike të shqiptarëve, në vilën 31 në Bllok – ky është thelbi i shfaqjes së sotme të Festivalit Ndërkombëtar të Kërcimit. Me dëshirën për të sjellë një përvojë kolektive që vlerëson diversitetin dhe ripërkufizon nocionin e fuqisë dhe bukurisë, koreografja Ermira Goro krijon “Takime” të njerëzve shumë të ndryshëm për nga mosha, gjinia, etniciteti, trupi, dhe aftësia. Përmes kësaj vepre artistike, ajo ka për qëllim të shkëpusë shikuesit nga ideja që kërcimi realizohet vetëm me trupa “të përsosur”, rinorë, muskulozë, e të trajnuar.
Si i vështirësojnë apo pasurojnë lëvizjet veçoritë e secilit trup? Si transformohet një trup “i pamësuar” nga lëvizjet apo ritmet që nuk i përkasin fjalorit të tij të përditshëm?
Çfarë ndjesish mund të lindin nga kjo përputhje vëzhguese? Përmes eksplorimit të individualitetit dhe shprehjes së studimit të lëvizjes, po ashtu dhe kompleksitetit dhe diversitetit të trupave të performuesve, “Takime” i shtyjnë shikuesit të dallojnë copëza të vetes së tyre në skenë, t’i rivlerësojnë ato, si dhe të rishikojnë kuptimin e “të saktës” dhe “të përshtatshmes”.
Festivali Ndërkombëtar i Kërcimit të Tiranës ka bërë një ftesë publike që kushdo të merrte pjesë në punën e koreografes së njohur, Ermira Goro. Ftesa ka qenë e hapur për individë të të gjitha moshave, qofshin ata të njohur me artin dhe teknikat e kërcimit, ose fillestarë të apasionuar dhe pas më shumë se një jave me prova, gjithçka është gati për t’u shfaqur nesër përpara publikut në dy orare 16:00 dhe 17:00, në një vend që publikun e bën shumë kurreshtar, sic është dhe vila 31 në ish Bllok./ balkanweb/ KultPlus.com
Një studim i ri në Britaninë e Madhe ka zbuluar se njerëzit kanë shkaktuar zhdukjen e afro 7,1 për qind të specieve të shpendëve në 130 mijë vitet e fundit.
I publikuar në “Science Daily”, në hulumtim shkencëtarët kanë studiuar ndikimin e faktorit njeri në zhdukjen e specieve të shpendëve.
Punimi i zhvilluar nga shkencëtarët e Universitetit të Birminghamit ka arritur në përfundimin se të paktën 600 lloje shpendësh (rreth 7 për qind) janë zhdukur për shkak të njerëzve në 130 mijë vitet e fundit.
Në hulumtim shkencëtarët tërhoqën vëmendjen në efektet e zhdukjes së specieve të shpendëve në ekosistem dhe biodiversitet si dhe pasojat e tyre të mundshme.
“Numri i madh i specieve të zhdukura të shpendëve është sigurisht një pjesë e madhe e krizës së zhdukjes, por një pikë tjetër ku duhet të përqendrohemi është se çdo specie ka një punë ose funksion brenda mjedisit dhe për këtë arsye luan rol vërtet të rëndësishëm në ekosistem”, tha dr. Tom Matthews nga Universiteti i Birminghamit.
Ai tha se gjetjet kanë zbuluar se veprimet njerëzore kanë shkaktuar uljen e diversitetit të specieve të shpendëve. Sipas tij, duhet të hetohen efektet dhe pasojat për 1.000 lloje të shpendëve që pritet të zhduken plotësisht në 200 vitet e ardhshme.
Mattews tërhoqi vëmendjen se duhet të ekzaminohet mbrojtja e llojeve të shpendëve dhe shkaqeve të zhdukjes./atsh/ KultPlus.com
Në Teatrin Skampa në Elbasan u shfaq për herë të parë vepra “Agnesa e Zotit” e dramaturgut amerikan John Pielmeier. Shfaqja, e cila u realizua nga Teatri Shëtitës “Çajupi” me regji të Kiço Londos, mori duartrokitje të shumta nga publiku i pranishëm.
Vepra, e cila trajton tema të thella si besimi dhe shkenca, u interpretua me mjeshtëri nga aktoret Laura Nezha dhe Violeta Trebicka dhe Eni Jani e cila interpretoi Martën duke mbuluar gjatë shfaqjes gjithë gamën e emocioneve nga edukatorja te antagonistja
Aktorja Violeta Trebicka e cila interpretoi në shfaqjen “Agnesa e Zotit”rolin e Nëna Eprore, shpjegon mundësitë e mrekullive duke njohur realitetet e botës së sotme.
Pas suksesit në Elbasan, “Agnesa e Zotit” do të vazhdojë rrugëtimin e saj në qytete të tjera të Shqipërisë gjatë sezonit teatror 2024-2025, duke premtuar të sjellë më shumë emocione dhe refleksione te publiku./ balkanweb/ KultPlus.com
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka thënë se vendet e vogla duhet të kenë miq.
Rama theksoi rëndësinë e miqësive strategjike për vendet e vogla si Shqipëria dhe Kosova, duke shtuar se mbajtja e këtyre marrëdhënieve është jetike për sigurinë dhe stabilitetin.
“Jemi shumë të vegjël për të fjetur të qetë, nëse nuk kemi miq të mëdhenj”, tha Rama, duke nënkuptuar që përkrahja ndërkombëtare është thelbësore për mbrojtjen e interesave kombëtare.
Ambasadori gjerman në Kosovë Jorn Rohde, dhe ai britanik Jonathan Hargreaves janë ngjitur në majën malore në malet e Sharrit të quajtur Kobilica, e cila është e lartë 2 mijë e 528 metra.
Rohde ka ndarë fotot në X (ish-Twitter), përcjell Klankosova.tv.
“Një tjetër postim në Twitter nga maja e malit të shkallëzuar Kobilica, në lartësinë 2.528 m, me një grup të madh njerëzish! Falë klubit lokal të hiking, të gjithë alpinistëve dhe veçanërisht mikut dhe kolegut tim Jonathan Hargreaves”, shkroi ai.
Shiroka, vetëm 6 km nga Shkodra, është kthyer në një qendër turistike që po frekuentohet çdo vit e më shumë nga turistë të huaj dhe vizitorët vendas.
Kryeministri Edi Rama ndau sot foto nga Shiroka, ku investimet e viteve të fundit i kanë ndryshuar faqen, duke i dhënë një rrugë të re, pedonalen brigjeve të liqenit, rehabilitimin e plazheve të vogla dhe së fundmi edhe molin për varkat lundruese.
Vetëm 4 kilometra larg qytetit të Shkodrës, pasi lë “Urën e Bunës” dhe merr rrugën në të djathtë të shfaqet Shiroka, një nga lagjet më të veçanta të Shkodrës, e vlerësuar si një prej bukurive mahnitëse të veriut buzë liqenit të Shkodrës dhe rrëzë malit të Taraboshit.
Një sërë projektesh infrastrukturore që e kanë shëndërruar zonën në një destinacion të bukur pushimi dhe relaksi.
Ajri i freskët, që vjen nga thellësitë e Alpeve, e bërë Shirokën një nga joshjet më të veçanta për të kaluar disa orë ndryshe për shkodranët, por edhe për turistët vendas dhe të huaj./ KultPlus.com
Në Bosnjë e Hercegovinë ekipet e shpëtimit kanë vazhduar kërkimet për persona të zhdukur, pas vërshimeve vdekjeprurëse.
Për shkak të shirave dhe rrëshqitjes së dheut të enjten dhe të premten në Bosnje e Hercegovinë kanë vdekur të paktën 16 persona dhe janë lënduar shumë të tjerë.
Qeveria e Qarkut të Hercegovinës dhe Neretvës (HNK) tha më 5 tetor se 13 trupa të pajetë janë gjetur në territorin e këtij kantoni dhe jo 16, siç ishte thënë një ditë më parë. Autoritetet shpjeguan se tri viktima ishin numëruar dy herë.
Dymbëdhjetë nga viktimat në këtë qark ishin nga Donja Jabllanica dhe një nga Konjiqi.
Në Jabllanicë konsiderohen të zhdukur gjashtë persona dhe katër të tjerë në Konjiq.
Autoritetet në Jabllanicë kanë raportuar për dëme të mëdha materiale, teksa makina të ndërtimit më 5 tetor po punojnë për të larguar gurët dhe rrënojat.
Si pasojë e fatkeqësisë natyre, disa fshatra vazhdojnë të jenë të bllokuara për shkak të dëmeve në infrastrukturën rrugore.
Po ashtu, për shkak të vërshimeve mbajtja e zgjedhjet lokale në Jabllanicë, Konjiq, Kishelak dhe Kreshevo është shtyrë.
Kështu vendosi më 5 tetor Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Bosnje e Hercegovinës.
Në Fojnica, mbajtja e zgjedhjeve është shtyrë në tri qendra votimi.
Vendimi për mbajtjen e zgjedhjeve në këto komuna do të merret pasi të plotësohen kushtet për mbajtjen e tyre, thanë autoritetet.
Zgjedhjet lokale në Bosnje janë caktuar për të dielën, më 6 tetor.
Përveç në Bosnje, edhe në shtetet e tjera të rajonit ditëve të fundit ka pasur vërshime, përfshirë në Shqipëri, Mal të Zi dhe Kroaci./REL/KultPlus.com
Berati nuk pati një sezon turistik tipik këtë vit, pasi nuk kishte një datë fillimi e me sa duket nuk ka as një datë mbarimi.
Edhe në këto ditë tetori, turistët janë të shumtë në Berat, ndërsa vjeshta i ka dhënë ndriçim tjetër qytetit mbi 2400-vjeçar.
Drejtoresha e Turizmit dhe Aktiviteteve në bashkinë e Beratit, Silvi Merdani tha për ATSH-në se “nga janari deri në fund të shtatorit numri i turistëve ka arritur në 800 mijë ndërsa deri në fund të vitit, pritet të shkojë 1 milion”.
Sipas saj, turistët që vizitojnë Beratin janë nga anekënd botës, por spikasin ata nga Spanja, Gjermania, Franca, Italia, Polonia, Lituania.
Sa i takon tipologjisë së turistëve, 60 % vijnë të organizuar në grupe, 85 % janë çifte dhe 20 % janë familje që zgjedhin Beratin për eksplorim.
Një nga risitë e këtij sezoni turistik në Berat është shtimi, përmirësimi, por edhe shtrirja më e gjerë edhe në periferi, e strukturave akomoduese të turistëve.
“Berati numëron plot 344 të tilla (hotele, guest house, Airb&b). Netët e qëndrimit të turistëve janë gjithashtu në rritje dhe me fokusin tek turizmi i aventurës, turistët do të kenë më shumë arsye për të qëndruar në qytet më gjatë”, theksoi Merdani.
Për Merdanin, një tjetër risi është frekuentimi i Beratit nga blogerë të njohur, njerëz të artit, kulturës, sportit etj.
Kalendari i ngjeshur i aktiviteteve, krahas pjesës historike dhe moderne të qytetit, e ka shndërruar Beratin në një destinacion ‘must’.
“Bashkia e Beratit ka qenë vazhdimisht e angazhuar në krijimin dhe rehabilitimin e rrugëve që lehtësojnë aksesin drejt atraksioneve turistike, siç është rruga për në Qafë Dardhë. Krijimi i atraksioneve të reja turistike si Parku i Liqenit të Mbreshtanit, krijimi i hapësirave të reja publike dhe sportive, si parku “Dua të Luaj” etj.”, tha Merdani.
Merdani u shpreh se, “si një qytet që pret qindra turistë, nevoja për hapësira të reja parkimi, përmirësim të ndriçimit, sigurimit të rendit dhe bashkëpunimit të ngushtë të Policisë Bashkiake me atë të Shtetit, janë të rëndësishme dhe kanë qenë në fokus të vazhdueshëm të punës së bashkisë”.
Për historinë, kulturën dhe arkitekturën e tij të rrallë, Berati është pjesë e trashëgimisë botërore dhe mbrohet nga UNESCO./ KultPlus.com
Disa muaj pasi u larguan nga Shtëpia e Bardhë në vitin 2021, dhëndri Jared Kushner dhe vajza e ish presidentit ameriakan Ivanka kaluan një javë duke lundruar me miqtë përgjatë plazheve të virgjëra të Adriatikut në Shqipëri, shkruan Wall Street Journal (WJS).
Ata u ngjitën në shkallët e gurta të një teatri grek 2,200-vjeçar, darkuan në një jaht me kryeministrin shqiptar Edi Rama dhe u mahnitën kaq shumë nga një vizitë në këtë ish-ishull ushtarak, saqë menduan se do të ishte destinacioni perfekt për një hotel luksoz.
Ky udhëtim ishte kaq shumë mbresëlënës, sa që kur Kushner u takua me kryeministrin Rama disa muaj më vonë në Forumin Ekonomik Botëror në Davos, Zvicër, i bëri një propozim.
Gjatë kafesë me Kushner, ai ishte shumë, shumë i magjepsur nga bukuritë e Shqipërisë”, theksoi kryeministri Rama, një kryetar shteti dy metra i gjatë në një intervistë.
“Ai më pyeti nëse mund te shikonte ndonjë mundësi për investime potenciale”, theksoi Kushner duke pranuar bekimin e kryeministrit.
Kushner, 43 vjeç, tani është në punë e sipër me planet për një zhvillim prej 1 miliard dollarësh për klientelë ultraluksoze. Ai po negocion detajet me qeverinë e Ramës për të ndërtuar vila ekskluzive në Sazan, ishulli ushtarak që vizitoi, një bazë e përdorur nga nëndetëset ish-sovietike, ku bunkeret dhe tunelet e braktisura janë të shpërndara nëpër kodrat shkëmbore.
Një sërë rezortesh luksoze janë planifikuar të ndërtohen në një gadishull aty pranë ku lopët dhe delet kullotin nëpër plazhet mahnitëse dhe duna të aksesueshme vetëm nga një shteg i thyer.
Kjo tokë është e mbrojtur sipar legjislacionit për ruajtjen e mjedisit. Por një ligj i ri shqiptar lejon ndërtimin e hoteleve, për aq kohë sa janë të paktën me pesë yje.
Rregullat e lojës për anëtarët e familjeve të kandidatëve që garojnë për poste të larta është të qëndrojnë në hije—të shmangin përfshirjen në marrëveshje me lidhje politike që mund të nxisin debat.
Kushner është duke u përfshirë në to.
Që kur u largua nga Shtëpia e Bardhë, ku shërbeu si këshilltar i lartë i vjehrrit të tij, presidentit të atëhershëm Donald Trump, Kushner ka ndërtuar një perandori të re biznesi duke u mbështetur në lidhjet gjeopolitike në një shkallë që rrallë shihet për një person kaq të afërt me një kandidat kryesor presidencial, në një vlerë që arrin në miliarda dollarë.
Kushner u mbështet në lidhjet me monarkët arabë për të mbledhur shumicën e parave në fondin e tij të kapitalit privat prej 3.1 miliardë dollarësh nga vendet e Lindjes së Mesme, duke u bërë shënjester kritikash nga anëtarë të të dyja partive në Kongres.
Kompania e tij e re, Affinity Partners, është e mbushur me ish-zyrtarë të administratës Trump. Disa prej tyre janë kandidatë për poste në qeveri nëse Trump fiton këtë nëntor.
Në Ballkan, Kushner iu drejtua liderëve të Shqipërisë dhe Serbisë për të zhvilluar pasuri të paluajtshme në tokë publike pa pasur nevojë të kalojë nëpër gara konkurruese, gjë që u kritikua nga politikanët opozitarë në të dyja shtetet.
Në fund të fundit, Kushner u kthye në rrënjët e tij të pasurive të paluajtshme, por në një vend të papritur: Ballkanin Perëndimor.
Në Serbi, një dispozitë që parashikon ndërtimin e një memoriali që qeveria thotë se do t’u”kushtohet të gjithë viktimave të agresionit të NATO-s”—në një vend që aleanca e bombardoi në 1999—ka provuar të jetë veçanërisht kontroverse për nacionalistët serbë dhe ish-zyrtarët amerikanë, përfshirë gjeneralin Wesley Clark, komandantin ushtarak të NATO-s gjatë luftës në Ballkan.
Mbledhja e fondeve nga Kushner dhe marrëveshjet për prona me palë të huaja po ngjallin dyshime se ai dhe anëtarë të tjerë të familjes Trump mund të përfitojnë nga forcimi i marrëdhënieve me liderë botërorë dhe kompani që kërkojnë ndikim tek një president i ardhshëm.
Grumbullimi i fondeve dhe marrëveshjet për pasuri të paluajtshme të Kushner “i japin qeverive të huaja hapësirë për ndikim mbi familjen Trump,” tha Senatori Ron Wyden, një demokrat, në një letër drejtuar Affinity më 24 Shtator. “Investitorët e Affinity mund të mos jenë të motivuar nga hapesirat tregtare, por nga mundësia për të kanalizuar para nga qeveritë e huaja për anëtarët e familjes së Presidentit Trump, konkretisht Jared Kushner dhe Ivanka Trump.”
Kushner beson se lidhjet dhe përvoja e tij gjeopolitike thjesht i japin kompanisë së tij një avantazh të drejtë në biznes.
Në përgjigje të pyetjeve rreth letrës së Wyden, Kushner tha se “Affinity do të gjykohet nga një matës—fitimet e investitorëve.”
Ai beson se lidhjet dhe përvoja e tij gjeopolitike thjesht i japin kompanisë së tij një avantazh të drejtë në biznes.
Përveç kësaj, ai kishte një aleat me lidhje brenda. Grenell, i cili si dërguar i Trump-it për Ballkanin ishte afër presidentit serb, kishte kohë që kishte vënë syrin mbi truallin e dy ndërtesave të godinës së shtabit të përgjithshëm të ushtrisë jugosllave në qendrën historike të Beogradit, të cilën qeveria kishte kërkuar ta rizhvillonte.
Por situata ishte e komplikuar. Trualli ishte bombarduar nga NATO në 1999 gjatë një përpjekjeje për të ndalur fushatën e spastrimit etnik të presidentit jugosllav Slobodan Milošević në Kosovë. Trualli ka ngelur me dy godina në gjendje të degraduar, pothuajse të paprekura.
Grenell, i etur për të sjellë investime amerikane në rajon, e thirri Kushner-in disa muaj pas largimit të Trump-it nga zyra për të përpjekur ta bindte për këtë tokë në Beograd.
Në fund, Grennell i’a doli ta bindte Kushner. Kushner dërgoi një punonjës që mbeti i mahnitur” nga gjallëria e Beogradit, tha Kushner dhe ai u bind edhe më shumë pasi foli me zhvilluesin legjendar nga EBA Mohamed Alabbar, një investitor i madh në Beograd.
Në maj, Serbia tha se ra dakord për një marrë veshje qiraje afatgjatë për truallin me Kushner, i cili do të zhvillonte një kompleks me një vlerë prej 500 milion $ i cili perfshinte një hotel luksoz, apartamente dhe dyqane në tre kulla. Si pjesë e marrëveshjes, Kushner do të ndërtojë gjithashtu një kompleks përkujtimor të administruar nga shteti, që qeveria tha në një njoftim për shtyp se do t’i kushtohet viktimave të “agresionit të NATO-s.”
Shumica e shteteve në Evropën Juglindore në përgjithësi luftojnë për të tërhequr investime të huaja, dhe investitorë amerikanë të pasurive të paluajtshme, që në veçanti janë praktikisht inekzistent.
Vendet, të cilat nuk janë anëtare të Bashkimit Evropian, janë ndër më të varfrat në Evropë.
Investitorët kanë shprehur shqetësimin për korrupsionin në këto vende, një problem i përhershëm që ka tërhequr kritika nga shumë administrata amerikane.
Apartamentet luksoze përdoren shpesh si mjete për pastrim parash nga blerësit.
Megjithatë, Kushner pa një mundësi investimi. Çmimet e apartamenteve po lulëzojnë në Serbi, ndërkohë që turistët janë dyndur së fundmi në plazhet me kosto të ulët të Shqipërisë.
Zhvilluesit pionierë në Malin e Zi fqinj kanë tërhequr me sukses një turmë entuziastësh të jahteve.
Pas pushimeve të tij në jaht në 2021 dhe kafesë së tij në Davos me Ramën, kryeministri shqiptar vuri syrin në dy pika ideale … Sazanin, një ishull malor 3 milje i gjatë ku një perimetër shkëmbi i bardhë takohet me një det të kaltër në Gadishullin e Zvërnecit, një shtrirje mahnitëse plazhesh ku flamingot e bardhë mblidhen aty pranë.
Kushner parashikon t’i kthejë të dy vendet në një parajsë luksoze.
Duke punuar me Ivanka Trump për projektin, ai i prezantoi planet qeverisë shqiptare për një sërë resorte dhe vila të shpërndara në dunat dhe pyjet e gadishullit të Zvërnecit.
Në fund të fundit, ata shpresojnë për mijëra njësi hotelesh dhe apartamentesh, vetëm pak minuta nga një aeroport i ri ndërkombëtar që po ndërtohet pranë qytetit të Vlorës.
Sazani do të ishte më ekskluziv, një koleksion prej disa qindra vilash të izoluara të ndërtuara në kodra, të menaxhuara nga marka e hoteleve luksoze Aman.
”Ishte ideja e Ivanka Trump për të sjellë Aman në projekt”, tha Kushner.
”Marka operon resorte ultra-ekskluzive me dhoma që priren të fillojnë me mbi 1 000 dollarë në natë. Vlad Doronin, një miliarder me origjinë sovjetike që drejton Aman, fillimisht u befasua nga ideja, por përfundimisht nënshkroi pasi dërgoi dikë për të vëzhguar vendndodhjen, tha Kushner.
Aktualisht qeveria shqiptare po rishikon planet, por Rama ka qenë mbështetës. Ai e quan Kushnerin mik të Shqipërisë.
Muaj pasi Kushner zbuloi zyrtarisht planet, Shqipëria ndryshoi një ligj për të lejuar hotelet në zona të mbrojtura mjedisore, për sa kohë që ato janë me pesë yje.
Qeveria tha se ligji nuk kishte lidhje me Kushnerin dhe kishte për qëllim turizmin në të gjithë vendin, por politikanët e opozitës dhe avokatët e mjedisit sulmuan legjislacionin dhe thanë se ”një marrëveshje me Kushnerin synon të fitojë favorin e Trump”.
Rama tha se negociatat me Kushner nuk kanë të bëjnë me lidhjet e Kushnerit me Trump dhe përshtaten me vizionin e tij për ndërtimin e bregdetit si një destinacion turistik luksoz, duke kapërcyer apelin e tij masiv për të ardhura mesatare.
“Nëse kjo ndodh sipas planit do të jetë një xhevahir në kurorën e Mesdheut”, thekson Rama. / KultPlus.com
Dhe nëse do që të më duash mos me duaj me asgjë tjetër, veçse me dashuri. Kurrë mos thuaj “E dua për buzëqeshjen, për vështrimin, për mënyrën fisnike të të folurit, për idetë e saj që përkojnë, me të mija të cilat një ditë më bënë të qetë.” Këto gjëra,i dashur, mund të ndryshojnë në vetvete ose të ndryshojnë për ty. Kështu një dashuri mund të zhduket. Dhe ti mos më duaj gjithashtu me keqardhje për të fshirë lotët në faqet e mia. Të qarat mund t’i harrojë kush e pati gjatë komfortin tënd, e të humbasë, kështu, dashurinë tënde. Por ti më duaj, vetëm me dashuri të dashurisë, që rritet në ty, me një dashuri eterne !/ KultPlus.com
Një studim i ri në Britaninë e Madhe ka zbuluar se njerëzit kanë shkaktuar zhdukjen e afro 7,1 për qind të specieve të shpendëve në 130 mijë vitet e fundit.
I publikuar në “Science Daily”, në hulumtim shkencëtarët kanë studiuar ndikimin e faktorit njeri në zhdukjen e specieve të shpendëve.
Punimi i zhvilluar nga shkencëtarët e Universitetit të Birminghamit ka arritur në përfundimin se të paktën 600 lloje shpendësh (rreth 7 për qind) janë zhdukur për shkak të njerëzve në 130 mijë vitet e fundit.
Në hulumtim shkencëtarët tërhoqën vëmendjen në efektet e zhdukjes së specieve të shpendëve në ekosistem dhe biodiversitet si dhe pasojat e tyre të mundshme.
“Numri i madh i specieve të zhdukura të shpendëve është sigurisht një pjesë e madhe e krizës së zhdukjes, por një pikë tjetër ku duhet të përqendrohemi është se çdo specie ka një punë ose funksion brenda mjedisit dhe për këtë arsye luan rol vërtet të rëndësishëm në ekosistem”, tha dr. Tom Matthews nga Universiteti i Birminghamit.
Ai tha se gjetjet kanë zbuluar se veprimet njerëzore kanë shkaktuar uljen e diversitetit të specieve të shpendëve. Sipas tij, duhet të hetohen efektet dhe pasojat për 1.000 lloje të shpendëve që pritet të zhduken plotësisht në 200 vitet e ardhshme.
Mattews tërhoqi vëmendjen se duhet të ekzaminohet mbrojtja e llojeve të shpendëve dhe shkaqeve të zhdukjes./ KultPlus.com
Shkrimtari dhe studiuesi Jusuf Buxhovi ka shënuar me veprën e tij kapitale ‘Kosova” vërtet një kthesë në historiografinë shqiptare. Kjo kthesë ka të bëj në rend të parë me ndërrimin e paradigmës studimore në rrafshin e interpretimit apo botëkuptimit modern të proceseve historike.
Vepra ‘Kosova’ na paraqitet me një kualitet të ri prezantues, të cilin unë do ta quaja shtjellim sintetik. Proceset historike nuk shihen më vetëm si procese thjesht politike apo të izoluara nga ndikimet e faktorëve të natyrave tjera, ato shihen dhe trajtohen në ndërveprim të vazhdueshëm dhe jo monokauzalisht apo fatalisht.
Autori na dëshmon jo për të parën herë jo vetëm mendimtarin e spikatur të letrave shqip, por edhe punëtorin e madh të dijes e shkencës.
Njohuritë e tij universaliste e radhisin atë detyrimisht, pa asnjë hamendësim a pikëpyetje, në traditën e pashkëputur të eruditizmit postrilindas, e bëjnë atë një lloj Humbolti apo enciklopedisti modern.
Me kontributin e tij të nduardurshëm Buxhovi ka kohë që është shndërruar në një epiqendër poliedrike, në një institucion referencial për gazetarinë, publicistikën dhe studiuesit e kulturës e historiografisë ilire-shqiptare.
“Kosova”, e ribotuar në pesë vëllime paraqet një vepër kapitale, apo më saktë një vepër enciklopediste dhe analitike të përmasave kombëtare e ndërkombëtare. Me botimin e saj tashmë edhe në anglisht, si dhe receptimin relativisht të shpejtë nga bibliotekat dhe universitetet në disa vende perëndimore do të shërbej pa mëdyshje si një burim informacioni, konsultimi e studimi.
Madje, duke pasur parasysh edhe validitetin dhe realibitetin e lartë dokumentues e shtjellues si dhe numrin e madh e të larmishëm të burimeve të konsultuara, ‘Kosova’ e Buxhovit lirisht mund të cilësohet si një enciklopedi e historisë ilire-shqiptare.
Vëllimi i parë – Antika, po ashtu mund të klasifikohet edhe si libër hyrës në historinë universale të lashtësisë dhe antikës evropiane. Kjo natyrisht e diktuar nga faktografia relevante historike, e cila si qendër tradicionale (nga e cila kanë pikënisjen të gjitha zhvillimet kulturore dhe historike me peshë të lartë specifike) ka territorin iliro-thrakas përkatësisht korpusin e kapshëm historiko-kulturor Dardan-Trojan-Hetit.
Këto zona kulturore përgatisin edhe brumin e parë, nga i cili në fillimet e Antikës do të lindin Etruskizmi, Helenizmi dhe Romakizmi si sistemet më komplekse kulturore të organizimit shoqëror në historinë botërore për kohërat antike.
Duke paraqitur rrugëtimin historik, sidomos të Dardanisë Antike, Buxhovi skicon me gjuhën e argumentit shkencor edhe rolin e madh të elementit protoilir në lindjen e helenizmit klasik, por edhe formimin dhe mbajtjen në jetë të Perandorisë Romake.
Roli i Dardanëve shihet në këtë kontekst nga autori me plotë të drejtë si themelor apo kauzal.
Jo vetëm burimet primare antike, edhe shënimet e mëvonshme, pastaj gjetjet arkeologjike në territorin iliro-thrakas, vërtetojnë fondamentalisht konceptin e autorit mbi rolin vendimtar kulturo-prodhues dhe kulturo-përcjellës të subtratit iliro-thrakas në tërësi, dhe përbrenda këtij e subsubstratit dardan si superqendër inicuese dhe krijuese.
Autori, sidomos në pjesën hyrëse, sqaron e përshkruan me elegancë dhe akribi të rrallë studimore jo vetëm historikun e studimeve albanologjike, por edhe vonesën e tyre të kuptueshme si pasojë e realitetit gjeopolitik mas shpërbërjes së Perandorisë Osmane dhe krijimit të shteteve të reja nacionale. Vërtetimin e vonuar të lashtësisë ilire-shqiptare autori e klasifikon si njërin nga faktorët e rëndësishëm, ndoshta më të rëndësishmin, për copëtimin e tokave shqiptare nga fuqitë e kohës dhe shtetet kristiane ballkanike.
Këtë kuadër kauzalitetesh do ta plotësoja me një analizë formale të faktorëve që kanë përcaktuar dinamikën gjeopolitike të kohës, nga e cila mund të ekstrahohet faktori themelor konvertimi në masë i shqiptarëve në fenë islame, sidomos gjatë shek XVII, dhe nivelin e lartë kolaboracionist me pushtetin osman.
Kjo solli fillimisht rreshtimin e gabueshëm në anën e të “Sëmurit të Bosforit”, e më vonë edhe vonesën evidente në organizimin e lëvizjes nacionale. Rreth kësaj problematike do të thellohem në analizën time për vëllimin mbi Perandorinë Osmane të autorit.
Autori na jep një pasqyrë të gjerë mbi historinë e studimeve albanologjike, duke filluar nga filozofi Lajbnic, pastaj eruditi Han, Ksylenderi, Bopi, Mylleri, Gisemini, Luisini, Kondoni, Zhaku, Krispi, D’anzheli, Katapano, Klodin, por edhe autorët modern si Ndreqi, Vlora, Frashëri, Matje, Stipcevic, Zheji, Çabej, Demiraj etj,
Pajtohem plotësisht m vlerësimin e merituar që autori i bën sidomos punës shkencore të studiuesit P. Zhejit mbi vërtetimin e numrit të lartë të njësive morfemike elementare me polivalencë të lartë fjalëformuese në gjuhën shqipe.
Autori zotëron me nivel të lartë analitik punën me burimet antike, vlerësimin e tyre real historik, interpretimin, harmonizimin faktografik dhe ekuideor me studimet moderne. Duke filluar nga Heziodi, vazhduar me Homerin, Herodotin, Izokratin, Thukiditin, Platonin, Aristotelin, Vergjilin etj., autori na ofron vërtet një enciklopedi të tërë citatesh, referencash e shpjegimesh të dobishme.
Angazhimi i autorit për një vazhdimësi pellazge-ilire-shqiptar qëndron në përputhje të plotë faktografike me burimet antike, por edhe me rezultatet e studimeve albanologjike. Shkëputja e studimeve albanologjike nga ato të shtresimeve ilire dhe protoilire dhe përpjekja e dështuar e disa studiuesve kombëtar e ndërkombëtar, sidomos e të ashtuquajturit Rrethi i Vjenës, dhe një mori studiuesish tjerë, deri në nivelet universitare në Tiranë e Prishtinë, që trashëgiminë dhe lashtësinë shqiptare ta reduktojnë e minimizojnë si njërën nga temat e studimeve ballkanike, ku shqipja futet në një grup me gjuhët e sllavëve juglindor, neogreqishten dhe rumanishten, marrin përgjigjen përfundimtare si tentativa joshkencore, e të politizuara skajshmërish.
Vepra e Buxhovit është nga përgjigjet më të mira e të fuqishme kundër politizimit të historisë.
Herodoti në veprën e tij etnografike ‘Historia’ thoshte se “Dikur dikush ishte shumë i madh, kurse sot është tejet i vogël”. Kjo ndoshta do të ishte tragjedia e historisë ilire-shqiptare, e cila ende trajtohet padrejtësisht si një fëmijë jetim përgjithësisht nga shkenca historike botërore, me pak përjashtime.
Libri “Kosova” në pesë vëllime i Buxhovit paraqet për momentin materialin më adekuat dhe më të plotë për mësimin e historisë ilire-shqiptare./ KultPlus.com