‘O moj bukuroshe, synin kur ta pashë’ (VIDEO)

Nexhmije Pagarusha është emri i këngëtares së njohur shqiptare e që ndryshe njihej si Bilbili i Kosovës.

Ajo ishte pjesëmarrëse e koncerteve në Kosovë, Shqipëri, Bullgari, Gjermani, Izrael, Bosnje e plot shtete tjera. Karrierën muzikore e përfundoi në vitin 1984, pas një koncerti në Sarajevë.

Ajo u nda nga jeta një vit më parë duke e lënë pas vetës një grumbull këngësh që janë dëgjuar e vazhdojnë të dëgjohen me ëndje edhe në ditët e sotme.

Sot KultPlus ua sjell videon dhe tekstin e këngës ‘O moj bukuroshe’ në interpretim të Nexhmije Pagarushës.

O moj bukuroshe,
Synin kur ta pashë,
At ditë kur kalojshe
Dy, tri fjalë t’i thashë.

Ref.:
Hajde shpirt-o ti,
Hajde shpirti im!
Se pa ty jeta
Asht e zbrazët gjithnjë.

Dy, tri fjalë të ambla
Për dashninë e parë.
S’bashkut me të tana
Zemrën ty ta dhashë.
Ref.::

Hajde shpirt-o ti,
Hajde shpirti im!
Se pa ty jeta
Asht e zbrazët gjithnjë./ KultPlus.com

Kryeministri Kurti mirëpriti Ambasadorin jo rezident të Bangladeshit në Kosovë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë ditës sot mirëpriti Ambasadorin jo rezident të Bangladeshit në Kosovë, Mosharraf Hossain Bhuiyan.

Marrëdhëniet bilaterale dhe bashkëpunimi në fusha të ndryshme e me interes dypalësh ishin temat kryesore të takimit. Theks iu dha fushës së ekonomisë dhe kulturës.

Kryeministri Kurti i uroi mirëseardhje në Kosovë ambasadorit Bhuiyan në vizitën e tij të tretë në vend. Ai e falënderoi për mbështetjen e Bangladeshit ndaj Kosovës dhe për bashkëpunimin në rritje, teksa e njohu me zhvillimet e fundit në vend dhe rezultatet e qeverisjes. Mirënjohës për mikpritjen dhe raportet, ambasadori i përcolli kryeministrit Kurti ftesën nga kryeministri i Bangladeshit për vizitë atje. 

Folën për mundësitë dhe potencialin e përmirësimit të shkëmbimeve tregtare në vitet në vijim. Këtu u veçua rëndësia për të dy vendet e largimit të tatimit të dyfishtë. Mbi 70 kompani me kapital nga Bangladeshi janë të regjistruara në Kosovë.

Në takim u fol edhe rreth mundësive të bashkëpunimit në fushën e kulturës, sportit dhe rinisë.

Bashkë me kryeministrin Kurti në këtë takimi ishte edhe zëvendësministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Kreshnik Ahmeti.

MHK, përfundon restaurimi i kapakut të Ungjillit

Ndërhyrjet konservuese dhe restauruese janë pjesë e punës së punonjësve të Muzeut Historik Kombëtar.

MHK njofton se ka përfunduar restaurimi i kapakut të Ungjillit me numër inventari 3883.

Objekti “Ungjill (Testamenti i Ri)” me nr. inv. 3883 gjendet i ekspozuar në Muzeun Historik Kombëtar dhe i përket vitit 1857. Kapaku i tij është punuar nga mjeshtërit e asaj periudhe ku kanë ndërthurur në harmoni perfekte tekstilin dhe metalin. Në qoshet e librit janë skalitur katër ungjillorët.

Këto lloje objektesh mbartin dëshmi të vlerave shumëshekullore për historinë e popullit shqiptar, veprimtarinë e tyre brenda Perandorisë Osmane, duke çelur dritare njohjeje me krijimtarinë e së shkuarës dhe qytetërimin e trevave të Shqipërisë.

Objekti u zhvendos për në laboratorin e muzeut dhe filloi menjëherë trajtimi në rrugën kimike dhe atë mekanike. Ndërhyrja konservuese u fokusua në heqjen e pikimeve në copën e tekstilit dhe në pjesët metalike prej argjendi, si dhe heqjen e shtresave të papastërtive (pluhura, blozës dhe tymrave) të grumbulluara ndër vite./atsh/KultPlus.com

Rumania, djepi i shqiptarëve

Rumania zë një vend të rëndësishëm në historinë shqiptare. Kjo falë një komuniteti të lulëzuar shqiptar, i cili e bëri Bukureshtin një strehë dhe djep të nacionalizmit shqiptar.

Rumunë dhe shqiptarë, gjuhë binjake

Studimet filologjike për lidhjen gjuhësore ballkanike gjurmojnë kontaktet e para gjuhësore mes proto-rumunëve dhe proto-shqiptarëve në shekujt e parë pas Krishtit, në zonën në qendër të Ballkanit mes Sofjes së sotme, Shkupit, Nishit dhe Prishtinës. Marrëdhënia mes gjuhës shqipe dhe rumune mbetet një temë intersante për gjuhëtarët, e lidhur me çështjen historike të etnogjenezës së popujve.

Dinastia Ghica, princërit e Vllahisë

Gregori Ghica IV, Princi i Vllahise (822–1828)

Familja më e famshme me origjinë shqiptare dhe e paur në Rumaninë e Sotme është ajo e Ghica. Me origjinë nga Velesi, Maqedoni, Ghica ishin tregtarë në Stamboll. Georghe Ghica (1598), i cili u transferua në Moldavi u bë ambasador i Portës së Lartë dhe më pas për pak kohë princi i Moldavisë në 1658-1660. Djali i tij, Grigori Ghica I e pasoi atë në fron ndërsa nipi tij Matei Ghica u bë dragoman (shenim i redaksisë: Në të shkuarën, në Lindjen e Mesme, dragomani ishte një përkthyer i punësuar në marrëdhënie politike dhe tregtare apo dhe si një udhërrëfyes) i Portës së Lartë dhe djali i tij Grigori Ghica II rifilloi Fronin e Moldavisë në 1726, për të kaluar në atë të Vllahisë në 1733. Grigori III dhe Grigori IV e mbajtën fronin deri në pushtimin rus të 1828–34, atëherë Alekandri Ghica II ishte princ dhe më vonë regjent i Vllahisë deri në 1858.

Rumania, djepi i nacionalizmit shqiptar në shekullin e 19-të

Nje shqiptar i Vllahise. Akuarel nga Amadeo Preziosi, 1866

Një raport i Habsburgut dëshmon se, në 1595, 15 mijë shqiptarë u lejuan të vendoseshin në veri të Danubit. Në 1628 komuniteti shqiptar u krijua në Bukuresht, dhe shqiptari Vasile Lupu u bë princ i Moldavisë që nga viti 1634. Shqiptarët atëherë njiheshin në rumanisht si Arbănasi / Arbănași, ose si Arnăuți (nga Arnavut Turk).

Komuniteti u forcua në epokën fanariote, kur shumë shqiptarë hapën aktivitete tregtare, posaçërisht dyqane ëmbëlsirash (në 1820 kishte 90 tregtarë nga Arnavutköy në Bukuresht) dhe ishin punësuar si truproje për princat dhe bojaret e Vllahisë.

Në vitet 1800, Bukureshti shërbeu si një pol tërheqës për komunitete të ndryshme Ortodokse nga Ballkani Osman, para së gjithash grekëve dhe bullgarëve, por edhe shqiptarëve. Në Bukuresht, shkollat ​​u hapën dhe librat dhe revistat botuan në shqip shumë më parë se kjo të ishte e mundur në territoret e Perandorisë Osmane.

Lëvizja e Rilindjes Kombëtare e nacionalizmit shqiptar brenda Perandorisë Osmane ishte prodhimtare në Vllahi, falë nismave kulturore të ndërmarra nga Dora D’Istria, Naim Frashëri, Jani Vreto dhe Naum Veqilharxhi, të cilët botuan fjalorin e parë shqip absolut në Bukuresht, në 1844.

Visar Dodani

Në periudhën e vonë osmane, disa intelektualë shqiptarë zhvilluan një teori historiko-politike sipas së cilës shqiptarët dhe rumunët, “vëllezër gjaku”, duhet të kishin luftuar për çlirimin e ndërsjellë në territoret e administruara ende nga osmanët. Kjo teori u shfrytëzua politikisht nga Austro-Hungaria pas vitit 1897. Në të njëjtin vit Visar Dodani hapi një gazetë në gjuhën shqipe, “Sqipetari”, në Bukuresht në mbështetje të origjinës së përbashkët ilire të shqiptarëve dhe rumunëve dhe luftën e tyre të përbashkët politike.

Sqipetari/Albanezul (1889)

Komuniteti shqiptar në Rumani numëronte 30,000 në 1893. Në një situatë të tillë, lëvizja për pavarësinë e Shqipërisë mori vrull, e udhëhequr nga Albert Gjika, pretendent i fronit të Shqipërisë. Në vitin 1912, në një kongres pan-shqiptar në Bukuresht të kryesuar nga Ismail Qemali, u miratua rezoluta e parë për pavarësinë e Shqipërisë. Në të njëjtin vit Aleksandër Stavre Drenova (Asdreni), një shqiptar emigrant nga Korça në Bukuresht, kompozoi tekstin e himnit kombëtar shqiptar, Hymni i Flamurit, kënduar në notat e “Steag Pe-al nostru dhe scris Unire” nga rumuni Ciprian Porumbescu.

Rumania ishte vendi i parë që njohu pavarësinë e Shqipërisë dhe marrëdhëniet diplomatike midis dy kombeve u vendosën në 16 dhjetor 1913. Që nga ajo kohë, të dy vendet kanë zhvilluar lidhje të forta kulturore dhe gjuhësore. Familjet e poetëve Viktor Eftimiu dhe Lasgush Poradeci gjetën gjithashtu strehë në Rumani.

Shqiptarët e Rumanisë në vitet 1900 dhe sot

Pas Luftës së Parë Botërore, një valë e re migratore e shqiptarëve myslimanë nga Jugosllavia iu shtua 20,000 shqiptarëve në Bukuresht (të dhënat 1920). Në vitin 1921, në Ploieşti, Ilo Mitkë Qafëzezi botoi përkthimin e parë të Kuranit në gjuhën shqipe. Shumë shqiptarë u vendosën në Transilvani, duke punuar veçanërisht në industrinë e ëmbëlsirave.

Komuniteti pësoi presionin komuniste duke filluar në 1953 kur shoqata kulturore shqiptare u mbyll; në regjistrimet rumune që atëherë shqiptarët janë kategorizuar në mesin e “të tjerëve”. Të drejtat e humbura u rifituan pas revolucionit rumun në 1989, por numri i njerëzve që deklarojnë veten shqiptarë ra në mënyrë dramatike. Në regjistrimin e vitit 2002 kishte vetëm 520 shtetas rumunë që deklaronin se ishin shqiptarë etnikë dhe vetëm 484 ata të gjuhës amtare shqipe – por numri aktual i komunitetit vlerësohet të paktën 10,000 njerëz, kryesisht ortodoksë dhe banues në Bukuresht dhe të tjerë. Qytete të mëdha si Timişoara, Iasi, Constanța dhe Cluj-Napoca. Që nga viti 1996, komuniteti shqiptar ka pasur gjithashtu një vend të rezervuar në Parlament, sot është përfaqësues i Lidhjes së Shqiptarëve të Rumanisë. /eastjournal/ KultPlus.com

Poema e Kthimit nga Jose Angel Buesa

Jose Angel Buesa
Përktheu: Fatbardha Statovci

Nga fundi i errët i një nate të paepur po vij
yjet i sodis krejt i habitur.
Fajin e pranoj posa te porta jote mbërrij
e një pëllumb bardhok për supi më është puthitur.

Para satës portë zemra ime e përulur ndalet në vend
me dorën e shtrirë posi një lypës i moçëm;
në kopsht qeni yt nga gëzimi leh gjithë shend,
sepse, sidoqoftë, vazhdon të jetë miku im i sotshëm.

Trëndafili që nuk rritej u rrit më në fund
tani gonxhet prapa portës së hekurt ofron:
Kam ndryshuar shumë nga ajo ditë gjithashtu edhe unë
se netët e mërgimit yjësia s’i mbulon.

Ndoshta prapa portës së mbyllur shpirti yt është i hapur;
por me ta hapur portën tënde, sikur një lypësi i hapet pa një pa dy,
shikomë ëmbëlsisht, krejt e shushatur, atëherë do ta kuptosh që s’jam kthyer… sepse gjithmonë isha me ty! / KultPlus.com

‘Carmina Burana’, një opera-balet ndryshe vjen në TKOBAP

Teatri Kombëtar i Operas, Baletit dhe Ansamblit Popullor bën me dije se këtë javë do të vërë në skenë “Carmina Burana” ndryshe nga herët e tjera: një opera – balet me koreografi e skenografi të YOURI VÀMOS!

Kjo shfaqje do të bëjë bashkë në skenë njëkohësisht mbi 200 artistë, që nga solistët, Orkestra Simfonike, Trupa e Baletit, Kori i TKOB-së, Kori i Zërave të Bardhë dhe Formacioni Vokal i Forcave të Armatosura, që do ta sjellin ndryshe këtë vepër, e cila vitin që shkoi ishte SOLD OUT, shumë para shfaqjes.

“Carmina Burana” do të dirigjohet nga polaku Rafał Janiak, që mban titullin asistentdirigjent në Orkestrën Kombëtare Filarmonike të Varshavës; me baletmaestër Carlos Montalvan, Alisa Gjoni dhe Gerd Vaso dhe me sopranon Rovena Xhelili, tenorin Matias Xheli dhe Baritonin Armando Likaj.

Ky kast i gjerë virtuozësh do të bëjë që “Carmina Burana” të jetë një eksperiencë e paharrueshme.

Shfaqja do të jepet në datat 15-16 mars, ora 19:00. Biletat, për të interesuarit, shiten pranë sportelit të TKOBAP./atsh/KultPlus.com

Nikolla: Gjuha e komunikimit zyrtar të njësohet me gjuhën letrare

Me nismën e deputetes Flutura Açka, njëkohësisht kryetare e Komisionit për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik, Kuvendi organizoi sot veprimtarinë “Gjuha shqipe dhe identiteti i saj”.

Në fjalën e mbajtur në këtë aktivitet, kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla theksoi se “në kushtet e globalizimit, të qarkullimit të lirë të ideve, dijeve, të përzierjes dhe bashkëjetesës së kombeve, kulturave e gjuhëve, shqipja, si të gjitha gjuhët e kombeve të vogla, po përballohet me sfida serioze”.

Nikolla nënvizoi se aktualisht ka një sensibilitet të lartë publik, kombëtar, akademik dhe mediatik për mbrojtjen e identitetit të gjuhës dhe vlerave të kombit shqiptar, prej qëndrimeve nihiliste e ksenomane.

“Si do të kontribuojmë që gjuha shqipe të mbijetojë në marrëdhëniet e gjuhëve të kombeve më të mëdha e të zhvilluara, të mbetet ashtu siç e dëshironin rilindasit: një gjuhë e pavdirë? Legjislacioni dhe masat institucionale mbrojtëse për gjuhën shqipe duhet të mbështeten nga edukimi gjuhësor i gjithë popullsisë, sidomos i brezit të ri”, u shpreh ajo.

Po ashtu, Nikolla theksoi domosdoshmërinë e përmirësimit të mësimdhënies së gjuhës në shkollë si dhe edukimin me përparësi të administratës publike, që gjuha e komunikimit zyrtar të njësohet me gjuhën letrare.

Ajo falënderoi deputeten Açka si edhe akademikët, gjuhëtarët, shkrimtarët, artistët, botuesit, ekspertët si edhe deputetët e tjerë që kontribuan në këtë aktivitet.

“Le të rikujtojmë porosinë plot përgjërim të Naimit: “…Shqip të flisni përherë/ Fjesht e të papërzjerë””, tha Nikolla.

Zëvendëskryetarja e Kuvendit, Ermonela Felaj Valikaj, gjatë fjalës së saj, u shpreh se institucionet në vend kanë një detyrim të madh në përhapjen e gjuhës korrekte, qoftë të folur dhe asaj të shkruar si dhe nënvizoi se ligji i mbrojtjes së gjuhës është i domosdoshëm. “Ligji do të na ofrojë standardet e duhura. Kemi nevojë që të kemi një ligj që të mbrojë gjuhën tonë. Edhe gjuha jonë rrezikohet nga globalizmi, lëvizjet e shumta demografike. Do të kontribuojmë nga pozita e ligjvënësit për mbrojtjen e gjuhës”-u shpreh Felaj.

Kryetarja e Komisionit për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik, Flutura Açka, foli gjatë aktivitetit për nismën ligjore të saj për mbrojtjen e Gjuhës Shqipe si dhe ngriti disa pyetje në lidhje me çështjet e gjuhësisë, përdorimit dhe mbrojtjes së saj.

Akademiku Gjovalin Shkurtaj u shpreh se të gjithë duhet të kujdesemi për Gjuhën Shqipe duke shmangur përdorimin e fjalëve të huaja. “Të vlerësojmë gjuhën, janë shumë pak njerëz që e dinë mirë gjuhën Shqipe, që e flasin dhe e shkruajnë bukur dhe pa gabime. Po përdoren plot fjalë të huaja të panevojshme. Ta ruajmë gjuhën tonë, ta mbrojmë, ta shkruajmë e ta flasim sa më thjeshtë e sa më bukur”- u shpreh Shkurtaj.

Drejtoresha e Qendrës së Studimeve dhe Publikimeve për Arbëreshët (QSPA), Prof. Asoc. Dr. Diana Kastrati, u shpreh se Gjuha Shqipe ka një rrugëtim të lashtë të saj dhe mbart gjurmë që e shënjuan.

Më tej aktiviteti vijoi me shfaqjen e filmit dokumentar “Shkronjat e Pavarësisë”, me në fokus historinë e alfabetit shqip në ditët e Kongresit të Manastirit./ atsh / KultPlus.com

Ndahet nga jeta poeti korçar Ylber Merdani, Peleshi: Simbol i rezistencës dhe qytetarisë

Poeti i njohur korçar Ylber Merdani u nda sot nga jeta në moshën 84-vjeçare.

Duke shprehu ngushëllimet për këtë humbje, ministri i Brendshëm Niko Peleshi vlerësoi se “Ylber Merdani nuk ishte vetëm një njeri, por një simbol i rezistencës, qytetarisë, mirësisë dhe dashurisë për Korçën”.

“Burgu dhe dhuna e diktaturës nuk arritën të shuanin shpirtin krijues të këtij artisti. Përjetoi një kalvar të gjatë vuajtjesh, por na la pas një trashëgimi të pasur letrare në kulturën tonë”, vlerësoi Peleshi.

Pas viteve ’90, Merdani ka botuar një sërë librash me poezi dhe tregime të cilat flasin për periudhën e komunizmit dhe burgjeve. Poeti korçar ka qenë pjesë e revoltës së SPAÇ-it.

Ylber Merdani ndër të tjera ka qenë mësues dhe njihet si pasardhës i një prej familjeve më të njohura korçare./atsh / KultPlus.com

Heidi Klum paraqitet në Oscars me fustanin magjik nga Valdrin Sahiti (FOTO)

Disenjatori shqiptar Valdrin Sahiti ka prezantuar punën e tij në ngjarjen e madhe të Oscars, shkruan KultPlus.

Është ylli i njohur Heidi Klum e cila shkëlqeu në këtë mbrëmje me një fustan tejet elegant të krijuar pikërisht nga Valdrin Sahiti.

Veshja me të cilën u prezantua Klum, shfaqte elegancë dhe tërheqtë vëmendjen dhe admirimin nga shikuesit.

Me një prekje të përkryer të detajeve, Sahiti arriti të vë në pah elegancën Heidi Klum në mënyrë të paimagjinueshme.

Ky është suksesi i radhës për disenjatorin shqiptar i cili deri më tani me punën e tij ka prekur skena prestigjioze duke bashkëpunuar me artistët më me nam në botë. / KultPlus.com

Presidentja Osmani ka kujtuar demonstratat e vitit ’81: Guximi i studentëve i dha formë kauzës për Kosovën Republikë

Presidentja Vjosa Osmani ka kujtuar demonstratat e vitit ’81 duke u shprehur se guximi i studentëve i dha formë kauzës për Kosovën Republikë e përmbushur më 17 shkurt 2008.

“43 vjet më parë, guximi i studentëve i manifestuar me demonstrata bëri që kauza jonë për Kosovën Republikë të marrë formë dhe vazhdojë tutje deri në përmbushjen e saj, më 17 shkurt të vitit 2008”, shkruan presidentja Osmani duke thënë tutje se “Revolta e bukës”, në mensën e Universitetit të Prishtinës ishte në fakt revoltë kundrejt një regjimi shtypës , e cila shënoi fillimin e shpërbërjes së ish-Jugosllavisë.

“Këto demonstrata ndryshuan rrjedhën e historisë me kauzën e qartë për mbrojtje të dinjitetit, identitetit kombëtar dhe të drejtës për shtet.

Pranvera 81` është një pikë kthese në historinë e Kosovës, një përpjekje e guximshme kundër shtypjes dhe një pohim i fuqishëm i të drejtës së popullit të Kosovës për liri dhe Republikë.

Trashëgimia e demonstratave të vitit 1981 është në funksion të kujtesës së fuqisë transformuese të studentëve për të bërë ndryshime rrënjësore.

Guximi, qëndrueshmëria dhe rezistenca e studentëve të atij brezi mbajti në supe luftën për liri dhe sovranitet, duke çuar përfundimisht në realizimin e ëndrrës për Kosovën Republikë, të cilën çdo ditë e më tepër duhet ta ruajmë dhe ta fuqizojmë”, shkruan presidentja. / KultPlus.com

Përkujtohet frati françeskan At Çiprian Nika, u ekzekutua në vitin 1948

Përkujtohet sot frati françeskan, mësuesi dhe publicisti At Çiprian Nika në ditën e ndarjes nga jeta në vitin 1948.

Pater Çiprian Nika, i cili në pagëzim mori emrin Dedë, lindi në Shkodër më 19 korrik 1900. I mbetur jetim që në moshën pesë vjeçare, ndoqi shkollën fillore dhe të mesme tek fretërit në Shkodër, kurse studimet për Teologji i kreu në Austri. Zhgunin françeskan e veshi më 16 tetor 1916 dhe kushtet solemne i dha më 16 shtator të vitit 1921, ndërsa më 25 korrik 1924 u shugurua meshtar në qytetin e Romës në Itali. Gjatë jetës së tij ndërmori disa role kryesore si: mësues i novicëve dhe i klerikëve, gardian dhe definitor, provincial i françeskanëve (1938-1941) si dhe gardian i kuvendit të Shkodrës nga viti 1943 e deri në fund të jetës së tij.

U arrestua së bashku me At Pal Dodaj nga Janjeva, Jugosllavi, me akuzën e vendosjes dhe fshehjes së armëve në altarin e kishës, me paramendimin për të zhvilluar një kryengritje të armatosur.

Në datën 28 dhjetor 1947, trupi gjykues me kryetar Misto Bllacin dhe tre anëtarë të tjerë e dënuan At Ciprian Nikën me vdekje me pushkatim. Vendimi u ekzekutua me 11 mars 1948, jashtë mureve të varrezave, në orën 5 të mëngjesit, në Zallin e Kirit, në Shkodër.

Fjalët e tij të fundit të shkruara në procesverbalin gjyqësor qenë: “Rroftë Krishti Mbret! I falim armiqtë tanë. Shqipëria nuk vdes me ne!”

Më 5 nëntor 2016, u shpall i Lum në sheshin para Katedrales së Shën Shtjefnit në Shkodër. / atsh / KultPlus.com

Kryeministri Rama publikon një video të mahnitshme: Alpet e bukura shqiptare

Kryeministri Edi Rama përcolli mëngjesin e sotëm pamje nga Alpet Shqiptare, ndërsa pranvera sapo ka nisur të trokasë.

Alpet Shqiptare po bëhen gati të mirëpresin vizitorë ndërsa vjen stina e ngrohtë. Lulet e para kanë çelur aty ku dëbora ka shkrirë.

Mijëra vizitorë vendas e të huaj  vizitojnë Parkun Kombëtar Alpet e Shqipërisë çdo vit.

I cilësuar si një destinacionet e preferuara të të pasionuarve pas turizmit malor turistët vendas dhe të huaj shijojnë natyrën magjepsëse që ofrojnë Alpet.

Alpet përfshijnë lumin e Gashit, Luginën e Valbonës, Thethin, Vermoshin dhe Bogën, ku turistë vendas dhe të huaj shijojnë momentet e qetësisë, ujin dhe ajrin e pastër që i karakterizon ato. / KultPlus.com

Dua Lipa në mesin e 50 grave më me ndikim në botë

Për të dytin vit radhazi, The Independent ka përpiluar një listë me 50 gratë më me ndikim të momentit. Ato vinin nga një shumëllojshmëri botësh që përfshinin artet, politikën, biznesin, sportin, televizionin, median dhe aktivizmin.

The Independent ka marrë një vendim të qëllimshëm për të mos përjashtuar gratë me të cilat lexuesit mund të mos pajtohen ose të mos i miratojnë. Ndikimi nuk do të thotë adhurim dhe disa nga figurat më me ndikim të historisë nuk janë shumë të diskutueshme, për të mos thënë aspak.

Në krye të listës është Esther Ghey, e cila nuk është thyer nga vrasja brutale e vajzës së saj Brianna, por e ka përdorur atë për të bërë fushatë për të mirë dhe për ndryshim.

Asaj i bashkohet titanja sportive Mary Earps, e cila ndihmoi në udhëheqjen e luaneshave në një finale të Kupës së Botës dhe frymëzoi një komb, kancelarja në pritje Rachel Reeves dhe aktorja Hannah Waddingham e cila ka triumfuar në skenë dhe ekran në 12 muajt e fundit.

Por, në këtë listë nuk mungon edhe këngëtarja me origjinë shqiptare Dua Lipa, e cila është në kulmin e suksesit të saj.

“Në moshën 25-vjeçare, mbretëresha e popit të Gen Z, Dua Lipa, është bërë e famshme në një peizazh mjaft të kënaqur me idenë e grave të fuqishme – por sigurisht që nuk është diçka që ajo e ka marrë si të mirëqenë. Jeta e saj, pranoi ajo në fillim të këtij viti, është formësuar nga fakti që prindërit e saj u detyruan të largoheshin nga ish-Jugosllavia gjatë Luftës së Kosovës në vitet 1990. Më parë ajo ka kritikuar politikat e qeverisë për imigracionin dhe ka bërë thirrje për një armëpushim në Gaza, dhe në fillim të këtij viti shprehu zhgënjimin për kufizimet e vendosura për yjet e popit. “Ata nuk duan që ju të jeni politik. Ata nuk duan që ju të jeni të zgjuar”, tha ajo për Rolling Stone. Dua Lipa është e zgjuar po aq sa edhe politike; ajo ka klubin e saj të librit, ku interviston autorë si Hanya Yanagihara dhe Brit Bennet dhe foli në Festivalin Hay të vitit të kaluar. Por të mos harrojmë se ajo bën edhe zhurmë: fenomeni global që ishte “Barbie” nuk do të kishte qenë i njëjtë pa diskotekën e saj të përsosur “Dance the Night”,”, thuhet në përshkrimin që The Independent ja ka bashkuar fotografisë së Dua Lipës. / KultPlus.com

Hapet gara për krijimin e logos së 80-vjetorit të Çlirimit

Shqipëria kremton këtë vit 80-vjetorin e Çlirimit, një ngjarje e shënuar për mbarë vendin, njëkohësisht ditë kujtese e sakrificës sublime të mijëra të rinjve e të rejave që ranë heroikisht në emër të lirisë.

Me këtë rast, Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit fton të rinjtë, qytetarët shqiptarë që kanë ide krijuese, të japin kontributin e tyre artistik në krijimin e logos kombëtare, e cila do të jetë simbolikë përfaqësuese dhe do të shoqërojë evenimentet zyrtare dhe shkresat protokollare të institucioneve qendrore shtetërore, si pjesë identifikuese e festimeve.

Logoja duhet të jetë pasqyrimi i një konfiguracioni simbolik, si një krijim origjinal në përmbajtje dhe në formë.

Ky kontribut artistik do të mundësohet përmes një konkursi që do të zhvillohet nga Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit së Republikës së Shqipërisë, ku mund të marrin pjesë studentë, artistë dhe krijues në fushën e arteve pamore, me punime origjinale, të papublikuara më parë, të cilat mund të jenë punime individuale ose punime të realizuara në grup.

Punimi i logos së 80-vjetorit te Çlirimit, duhet të jetë shprehje artistike figurative, ose grafike.

Për të aplikuar, të interesuarit duhet të dorëzojnë projektin dhe dokumentacionin tek zyra e Protokollit të Ministrisë së Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, si dhe elektronikisht në adresën [email protected] deri në datën 22 mars 2024.

Vlerësimi artistik i çmimit fitues është 300.000 lekë, ku përfshihet dhe taksa e aplikueshme sipas legjislacionit në fuqi./ atsh / KultPlus.com

Demonstratat e 11 marsit të vitit 1981 dhe dinamizimi i kërkesës për Republikën e Kosovës

Jusuf Buxhovi

Më 4 maj 1980, pas një sëmundjeje të rëndë, në moshën 88 vjeçare, vdiq Josip Borz Tito. Kjo vdekje e pritur po ashtu solli ngjarje të pritshme, me anën e të cilave do t’u hapet udha zhvillimeve që pas dhjetë vitesh do të çojnë te shkatërrimi i Jugosllavisë.

Si një personalitet i rëndësishëm politik i përmasave ndërkombëtare, Josip Broz Tito, më shumë se kushdo tjetër, kishte ndikuar edhe në politikën shqiptare dhe çështjen shqiptare nga fillimet e Luftës së Dytë Botërore e tutje e deri te vdekja e tij. Si i tillë, ai ishte përcaktues jo vetëm në çështjet që drejtpërdrejt kishin të bënin me shtetin komunist shqiptar, por edhe ato që lidheshin me fatin e Kosovës nga ripushtimi i saj nga partizanët serbo-jugosllavë në vjeshtën e vitit 1944, bashkimin e dhunshëm me Serbinë si “obllast” e deri te fillimi i shkëputjes së saj nga Serbia (nga viti 1966 e tutje) për të ardhur në shkallën e subjektit të federatës jugosllave (Kushtetuta e vitit 1974).

Në të gjitha këto zhvillime historike Josip Broz Tito, kishte rol të madh, madje edhe vendimtar, që ndonëse mund të vlerësohet në mënyra të ndryshme, assesi nuk mund të përjashtohet, meqë ishte përcaktues në këto zhvillime.

Por, kërkesa për mbetjen e mëtutjeshme të frymës së Titos në aktualitetin politik (me parullën “Pas Titos Tito”, e ngritur nga udhëheqja serbe e Beogradit), nuk ishte tjetër pos paralajmërim cinik i qërimit të hesapeve me Titon dhe rrugën e tij, që të zëvendësohet me të shpejtë me unitarizmin serb.

Ky qërim hesapesh tashmë i paralajmëruar duhej të fillonte në Kosovë dhe me Kosovën. Meqë, sipas unitaristëve dhe nacionalistëve serbë të fshehur prapa kësaj dogme (nga Qosiqi e deri te hartuesit e “Librit të kaltër”), aty gjendej formula e kthimit të Serbisë “në gjendje normale”, një si parakusht edhe për “shpë-timin” e Jugosllavisë nga shpërbërja, por edhe për “forcimin” e saj në përputhje me interesat e formuesve të saj, Serbëve. Ky ndryshim, po ashtu, duhej të fillonte në Kosovë dhe me Kosovën. Sepse, aty tashmë ndodhej edhe çelësi i fatit të Jugosllavisë, për të cilin ishte folur me të madhe edhe jashtë, duke iu parashikuar edhe dimensioni i një krize të ardhshme ndërkombëtare dhe madje edhe shembja pse prekeshin çështje të pazgjidhura, siç ishte ajo shqiptare, por edhe të tjera ngjitur me të, që kishin të bënin me rajonin, të cilat kishin mbetur të hapura që nga Kriza Lindore e këndej, e që modeli Jugosllavi nuk kishte qenë në gjendje t’u japë përgjigjen e duhur.

Andaj, ishte e pritshme që edhe Shqiptarët, përballë këtij zhvillimi të pashmangshëm, të shfaqeshin me skenarin e tyre rreth të ardhmes, që nuk do të thoshte tjetër pos rishpalosje e kërkesës për Republikën e Kosovës. Meqë Shqiptarët ishin të interesuar për federalizëm, pra që gjërat të shkonin drejt rrumbullakimit të këtij procesi, që si i hapur kishte mbetur në rrugë, ishte e natyrshme që ata të shfaqeshin me kërkesën për Kosovën Republikë. Kjo e arsyeton edhe paraqitjen e saj në demonstratat e studentëve më 11 marsi të vitit 1981, në Prishtinë.

Demonstratat e 11 marsit të vitit 1981, të cilat u zhvilluan në orët e vonshme dhe shpërthyen në Mensën e Studentëve të Prishtinës, “shkak” patën, si u tha, “pakënaqësinë për ushqimin e dobët”, pasi që dikush nga studentët kishte hedhur ushqimin dhe kjo kishte “provokuar revoltën, e cila ishte shprehur spontanisht nga një grup i vogël studentësh nga mensa deri para ndërtesës së Radio Prish-tinës afër qendrës me ç’rast ishte prishur rendi dhe qetësia publike.”

Udhëheqja politike e Prishtinës nuk kishte dalë me ndonjë vlerësim publik, edhe pse vërehej se kishte filluar aktivitetin e saj në bazë, duke “marrë masa” që të parandaloheshin tubimet dhe demonstrimet e ngjashme, të cilat, sipas vlerësimeve të kësaj udhëheqjeje, “u jepnin shkas nacionalistëve dhe unitaristëve serbë dhe forcave të tjera për të ngritur çështjet që ata kishin planifikuar t’i ngritin pas vdekjes së Titos, në mënyrë që të shfrytëzonin rastin historik për ta rrënuar Jugosllavinë vetëqeverisëse dhe të painkuadruar, në mënyrë që ajo të largohet nga ky kurs”.

Në vend të “sqarimeve” udhëheqja politike e Kosovës ishte përgatitur, që çështjeve t’u jipte një përgjigje, më 26 mars, me rastin e nisjes së stafetës Titos së ndjerë nga Prishtina, ku duhej të demonstrohej parulla e njohur “pas Titos, Tito”. Manifestim publik, duhej të mbahej në orën 11 në qendër të Prishtinës. Me këtë, duhej të minimizoheshin ose të harroheshin fare ato që kishin ndodhur mbrëmjen e 11 marsit në Prishtinë në mensën e studentëve dhe para Radio Prishtinës. Me këtë rast ishin thirrur rinia shkollore, ajo studentore “për ta nderuar Titon”.

Por, në orët e mëngjesit vërehet tubimi i studentëve në Qendrën e Studentëve në hapësirën midis pavijoneve dhe mensës, hapësirë kjo ku rëndom prej tyre shfrytëzohej për aktivitete të lira dhe argëtim.

Në orën dhjetë, e gjithë hapësira e Qendrës së Studentëve ishte mbushur me studentë, por ku kishte edhe të tjerë që u bashkoheshin. Forcat policore, jo gjithaq të numërta, ishin përqendruar para mensës, në udhëkryqin e rrugës kryesore që çonte për te fakultetet por edhe në qendër të qytetit. Duket se ata tashmë ishin të informuar mirë për marshutën e demonstrimit dhe ishin të vendosur që të mos lejonin dalje në rrugë, veçmas para se të përfundonte ceremoniali i pritjes dhe përcjelljes së stafetës së Titos.

Duke parë gjendjen e cila “po dilte nga mbikëqyrja”, udhëheqja politike e Kosovës, kishte urdhëruar Rektoratin e Universitetit të Kosovës, të merreshin të gjitha masat që studentët të qetësoheshin disi me anën e bisedimeve për t’u parë kërkesat e tyre. Ishte caktuar një grup i përzier nga qeveritarët, politikanët dhe profesorët për të biseduar me studentët në mënyrë që e gjithë çështja të përfundonte pa ndonjë shpërthim. Në këtë delegacion pos rektorit Gazmend Zajmi, Pajazit Nushit (nënkryetar i Këshillit Ekzekutiv të Kosovës, pra qeverisë), ndodheshin edhe Azem Vallasi dhe Sanije Hyseni. Vllasi dhe Hyseni kishin qenë kryetarë të Lidhjes së Rinisë së Jugosllavisë dhe vlerësoheshin si pjesë e “garniturës së re titiste”. Nga radha e studentëve ishte shfaqur një grup ad-hoc, jashtë ndonjë qendre organizative, të cilët kishin treguar gatishmëri që të vazhdohej me demonstrime përderisa të mos përmbusheshin kërkesat e tyre.

Në bisedë me profesorët, qeveritarët dhe politikanët, krahas kërkesës për kushte ishte bërë fjalë edhe për çështje politike, ku ishte veçuar kërkesa për Republikën e Kosovës si zgjidhje që do t’i kënaqte Shqiptarët. Kjo ishte arsyetuar me të drejtën e Shqiptarëve për vetëvendosje.

Në orën 12, demonstruesit, kishin marrë drejtimin e qendrës së qytetit. Në ballë kishin pankartat “Kosova Republikë”, por edhe disa të tjera, siç ishin: “Jemi shqiptarë, nuk jemi jugosllavë”, “Trepça punon, Beogradi ndërtohet”.

Në këtë ndërkohë, nga ana e policisë kishte filluar përdorimi i forcës ndaj studentëve. Do të hedhen edhe bomba tymi si dhe gazra lotsjellës me të cilat do të mbushet e gjithë hapësira e Qendrës së Studentëve.

Atë pasdite, nga Beogradi u sollën edhe njësitë speciale federative, të cila ndërhynë me ashpërsi të paparë ndaj studentëve dhe demonstruesve të tjerë përreth. Njësitë speciale hynë në Qendrën e Studentëve dhe atje nga dhoma në dhomë rrahën studentët, shumë prej tyre i plagosën, ndërsa mbi njëqind sish i dërguan në polici. Atje, ndaj tyre u përdor një dhunë brutale. Kësaj sjellje nuk u shpëtuan as studentet dhe nxënësit e shkollave të mesme që i ishin bashkuar demonstratës.

Ndërhyrja brutale e njësive të policisë federative ndaj studentëve si dhe plagosja dhe lëndimi i shumë syresh bashkë me burgosjen e shumë studentëve, bënë që e gjithë popullata e Kosovës të ndjehet e provokuar rëndë nga kjo sjellje ndaj demonstruesve të qetë, të cilët kishin shtruar kërkesa sociale por edhe aso politike jashtë çfarëdo dhune.

Meqë studentët e burgosur nuk u liruan, ndërkohë që njësitë e forcave speciale federative u stacionuan në Ajvali (afër Prishtinës) dhe zunë të përdoren për bastisje brutale, që bëheshin në pjesë të ndryshme të Prishtinës (në kërkim të demonstruesve të shënjuar nga policia me anën e kamerave filmike), ishte fare e pritshme që të ndodhte një shpërthim i përmasave të gjera. Kështu, më 1, 2 dhe 3 prillit 1981, u shfaqen demonstratat tjera. Krahas studentëve dhe nxënësve të shkollave të mesme.

Demonstratat vazhduan edhe më 2 dhe 3 prill. Ato u zgjeruan edhe në pjesë të tjera të Kosovës, por qendra e tyre mbetej Prishtina, ku tuboheshin me mijëra pjesëmarrës dhe demonstronin.

Më 2 prill Beogradi, shpalli gjendjen e jashtëzakonshme. Kështu, Kosovës iu vu shtetrrethimi, ndërsa në Prishtinë dhe pjesët e tjera dolën tanket dhe njësitë ushtarake. Ato morën përsipër mbrojtjen e institucioneve dhe Radio Televizionin e Kosovës. Ditën e dytë dhe të tretë pati edhe viktima. Në Prishtinë u vranë Naser Hajrizi,Asllan Pireva dhe Xhelal Maliqi. Në Ferizaj, më 3 prill ishin vrarë Riza Matoshi dhe Sherif Frangu. Në Vushtrri ishin vrarë: Sali Zeka, Sali Abazi dhe Ruzhdi Hyseni. Ndërsa në Mitrovicë ishte vrarë Sokol Bajrami..

Në ditën e tretë, demonstratat e përfshinë pjesën më të madhe të Kosovës. U shuan për pak pas vendosjes së gjendjes së jashtëzakonshme me ç’rast iu hap dera burgosjeve të shumta në të gjitha pjesët e vendit.

Në këto rrethana të përshkallëzimit të demonstratave, Kryesia e KQ të LKJ-së në Beograd, më 5 prill, doli me qëndrimin e prerë, duke i kualifikuar demonstratat “ngjarje armiqësore me karakter kundërrevolucionar”. Me këtë rast parulla “Kosova Republikë” ishte karakterizuar armiqësore dhe kundërrevolucionare, meqë si e tillë çonte te shkatërrimi i Jugosllavisë, si thuhej të barabartë dhe vetëqeverisëse.

Në këtë mbledhje fjalën kryesore e kishte mbajtur përfaqësuesi maqedonas, Llazar Kolishevski, i cili, për ngjarjet, fajin kryesor ua kishte hedhur udhëheqjes politike dhe shoqërore të Kosovës, në radhë të parë Mahmut Bakallit, si kryetar i Kryesisë së Partisë dhe pastaj edhe Fadil Hoxhës – anëtar i Kryesisë së shtetit dhe asaj të Partisë.

Meqë, më 5 prill në Kryesinë e Partisë ishte arritur që të lansohej por edhe të pranohej vlerësimi për demonstratat armiqësore dhe kundërrevolucionare, ishte fare e natyrshme që mbi këtë kualifikim të silleshin që të gjitha qendrat politike të vendit, veçmas Kosova dhe në përputhje me to të nxirrnin edhe konkluzione për veprim të gjithmbarshëm, i cili obligonte Partinë por edhe institucionet e të gjitha niveleve, veçmas ato policore dhe gjyqësore.

Vlerësimet e Kryesisë së KQ të LKJ-së të 5 prillit u pranuan edhe nga kryesia e Kryesisë së LKJ-së së Kosovës dhe ajo e Kryesissë së KS të Kosovës. Me këtë rast, nga trysnia e Beogradit, Bakalli kishte dhënë dorëheqje nga posti i Kryetarit të Kryesisë së Komitetit Krahinor të Lidhjes së Komunistëve të Kosovës.

Kreu partiak i Kosovës pranoi dorëheqjen e Mahmut Bakallit nga pozita e Kryetarit të Kryesisë së Komitetit Krahinor, e paraqitur më 1 maj, me ç’rast, me mandat njëvjeçar, në vend të tij do të zgjidhet Veli Deva, kryetar i komunistëve të Kosovës nga vitit 1966, të cilin para dhjetë vitesh, me kërkesën e Titos, e kishte zëvendësuar Bakalli.

Siç pritej, Komiteti Krahinor i Lidhjes së Komunistëve të Kosovës, direktivat që i kishin ardhur nga Beogradi, i futi në një dokument zyrtar partiak të quajtur “Vlerësimi i shkaqeve, i rrethanave dhe i pasojave të demonstratave armiqësore”.

Mbledhja XVII e Komitetit Krahinor të Lidhjes së Komunistëve, e mbajtur më 5 maj në Prishtinë, me imponimin e vlerësimit të demonstratave “veprimtari armiqësore me karakter kundërrevolucionar”, që erdhi nga Beogradi, hapi dyert për veprimet e tjera siç ishte ai i rrënimit të elitës politike të Kosovës me orientim jugosllav-titist (Mahmut Bakalli) dhe rikthimit të oponentëve të politikës së vjetër serbe (Ali Shukriut, Sinan Hasanit dhe të tjerëve) me çka u krijuan parakushtet për rrënimin e elitës intelektuale shqiptare në ngritje e sipër si dhe të rrënimit të infrastrukturës së gjithmbarshme institucionale të arsimit dhe të kulturës në Kosovës.

Në të vërtetë, në Mbledhjen XVII të Komitetit Krahinor të Lidhjes së Komunistëve të Kosovës, do të bëhet promovimi i politikës, që duhej të fillonte me fushatën e diferencimit politik për të marrë fund me atë të përdorimit të mjeteve të luftës, po qe se ajo tregohej e domosdoshme. Pranimi i vlerësimeve të gatuara nga Mbledhja e 5 prillit Kryesisë së KQ të LKJ-së prej nga kishte dalë vlerësimi i demonstratave “veprimtari armiqësore kundërrevolucionare mbi bazat e nacionalizmit dhe të irredentizmit shqiptar”, duhej t’ua hapte rrugën burgosjeve në masë, që filluan natën e 27 marsit në Prishtinë me burgosjen e disa studentëve të cilët do të gjenden në ballë të demonstratave të 11 marsit dhe të atyre të 1, 2 dhe 3 prillit për të vazhduar me mijëra dhe mijëra të tjera ku do të ketë edhe të vrarë dhe të torturuar rëndë.

Ajo që bie në sy në këto vlerësime, është strategjia e sofistikuar kundër Universitetit të Kosovës, kundër institucioneve shkencore hulumtuese, kundër veprimtarisë botuese në gjuhën shqipe, veçmas kundër promotorit të saj “Rilindjes” dhe kundër teksteve shkollore të të gjitha niveleve dhe kundër bashkëpunimit kulturor dhe arsimor me Shqipërinë.

Megjithatë, në Mbledhjen XVII të KK të LKJ në Prishtinë, sulmi më i madh do t’i bëhet Universitetit të Kosovës si dhe veprimtarisë së gjithmbarëshme hulumtuese-shkencore në këtë institucion, meqë ai paraqiste themelet e arsimit dhe të edukimit kombëtar shqiptar, që kishin filluar të forcoheshin në Kosovë pas vitit 1966 e këndej. Në fjalën hyrëse, por edhe në tezat për vlerësimin e gjendjes, që ishin marrë nga Beogradi dhe duhej të pranoheshin në tërësi, Universiteti i Kosovës u sulmua më së shumti. Ai u quajt “frymëzues dhe qendër e veprimtarisë armiqësore dhe kundërrevolucionare nga pozitat e nacionalizmit dhe irredentizmit shqiptar”, ndërsa pedagogët dhe kuadri tjetër u cilësuan “militantë të kësaj ideje”.

Akademik Dervish Rozhaja ishte i vetmi që refuzoi vlerësimet dhe arsyetimet rreth Universitetit të Kosovës “çerdhe e irredentizmit shqiptar” dhe për këtë u sulmua ashpër nga Ali Shukriu, Xhavid Nimani, Dushan Ristiq dhe të tjerë.

(Shkëputje nga “Kosova – histori e shkurtër”, boti: “Faik Konica” dhe “Jalifat Publishing”, 2022, faqe 587). / KultPlus.com

“Demonstratat e ’81-shit”, kryeministri Kurti kujton 43 vjetorin: Demonstratat e vitit 1981, nxorën parullën “Kosova Republikë”

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka kujtuar sot 43 vjetorin e fillimit të demonstratave të vitit 1981, të cilat filluan më 11 mars të atij viti.

Kryeministri Kurti është shprehur se sikur revolta e 4 marsit ashtu edhe demonstrata e 11 marsit, u shtypën me dhunë nga policia e Jugosllavisë ku po rritej dominimi i Serbisë.

Tutje Kurti ka thënë se Demonstratat e vitit 1981, e nxorën parullën popullore “Kosova Republikë”, që për vite do të vazhdonte të shkruhej edhe si shkurtesë “KR”, nëpër mure e rrugë. Ajo prodhoi një gjeneratë të re të aktivistëve politikë që vetvetiu do ta merrte emrin “Brezi ‘81”.

Ky është postimi i plotë i kryeministrit:

Këto ditë bëhen 43 vite prej demonstratave të vitit 1981, të cilat filluan më 11 mars të atij viti. Pas një revolte spontane për kushte më të mira në mensën e studentëve të Universitetit të Prishtinës më 4 mars, një javë më pas, u organizua demonstrata e parë masive e një serie të tillash, që në histori kanë hyrë si “Demonstratat e ’81-shit”. Sikur revolta e 4 marsit ashtu edhe demonstrata e 11 marsit, u shtypën me dhunë nga policia e Jugosllavisë ku po rritej dominimi i Serbisë.

Nga ky reagim u ngjiz një lëvizje e tërë e aktivizmit politik, që duke artikuluar politikisht pakënaqësinë e shqiptarëve të Kosovës ndaj pabarazisë në qasje të shtetit federativ të Jugosllavisë, brenda një muaji, nxori në rrugë për të demonstruar qindra mijëra njerëz të një popullsie të Kosovës asokohe diç më shumë se një milion e gjysmë. Demonstratat e vitit 1981 ishin revoltë gjithëpopullore ndaj një periudhe të gjatë ku shqiptarët në Jugosllavi ishin të nënpërfaqësuar, të diskriminuar, të shtypur, të eksploatuar ekonomikisht, të kufizuar në të drejta kulturore dhe politike. Kështu, Kosova ishte lënë si zona më e pazhvilluar dhe më e prapambetur në Jugosllavi, porsi një koloni.

Pas demonstratës së 11 marsit, u demonstrua edhe më 26 mars, më 1 dhe 2 prill 1981, si dhe në tubime e aktivitete të tjera. Të gjitha këto u shtypën egërsisht nga policia dhe aparati shtetëror i dhunës, pasuar nga përndjekje, gjyqe politike, burgosje, tortura dhe vrasje. Rreth një e treta e popullsisë së Kosovës u përfshi nëpër procedura ndalimi policor apo gjyqësor dhe marrje në pyetje përgjatë viteve në vijim, teksa mbi tre mijë të burgosur i kaluan mbi 25 mijë vite në burgje. Kështu më 1986, Kosova ishte vendi me numrin më të lartë të të burgosurve politikë në Europë. Menjëherë pas demonstratave të nisura si studentore më 1981 e të shndërruara në popullore, Universitetit të Prishtinës iu ndërrua emri dhe u quajt Universiteti i Kosovës në Prishtinë, deri më 1983 kur iu rikthye emri “Universiteti i Prishtinës”.

Demonstratat e vitit 1981, e nxorrën parullën popullore “Kosova Republikë”, që për vite do të vazhdonte të shkruhej edhe si shkurtesë “KR”, nëpër mure e rrugë. Ajo prodhoi një gjeneratë të re të aktivistëve politikë që vetvetiu do ta merrte emrin “Brezi ‘81”. I asaj kohe, është edhe ky punim i Hydajet Hysenit, njërit prej organizatorëve të demonstratave të ’81-shit, i titulluar “Bisha unitariste”, e i cili reflektonte dorën e zgjatur të Moskës mbi zhvillimet në Jugosllavi (vëreni kthetrat mbi Slloveni, Kroaci, Kosovë dhe Vojvodinë). Shumë nga aktivistët dhe të burgosurit e demonstratave të vitit 1981, do të angazhoheshin edhe në lëvizjen për çlirimin e Kosovës në dekadën pasuese, që kulmoi me çlirimin e Kosovës nga Serbia në qershor të vitit 1999.

Në kujtim të të gjithë të vrarëve nga policia gjatë dhe pas demonstratave të vitit 1981, si dhe në shenjë mirënjohje për përpjekjet e atij brezi për lirinë e Kosovës! / KultPlus.com

I veshur me kostum rozë, Ryan Gosling performon në Oscars hitin “I’m Just Ken” nga filmi “Barbie”

Ryan Gosling solli ‘Kenergy’ teksa performoi këngën e nominuar “I’m Just Ken” në Oscars të dielën mbrëma.

I nominuari për aktorin më të mirë në rol dytësor, 43 vjeçari, veshi një kostum rozë të ndezur ndërsa nxirrte vetëbesim në skenë, i shoqëruar nga bashkë-yjet e tij në Barbie dhe kitaristi i Guns N Roses, Slash.

Gosling e filloi performancën e tij duke veshur nuanca dhe u ul në audiencë përkrah yllit të “Barbie”, Margot Robbie, 33, ndërsa ajo qeshi, shkruan DailyMail.

Më pas ai u nis për në skenë ku iu bashkua një morie kërcimtarësh të veshur me smoking.

Duke i përkëdhelur me butësi fytyrat e tyre, ai u kap dhe u rrotullua në ajër nga kërcimtarët përpara se t’i bashkohej yjeve, përfshirë Simu Liu në skenë.

Ylli më pas iu bashkua Slash, 58, i cili bëri një paraqitje surprizë përpara se aktori të godiste notën e fundit vrasëse.

Gosling shijoi gjithashtu një ribashkim me bashkë-yllin e tij në La La Land, Emma Stone, teksa i bënte serenadave teksa po hynte në audiencë.

Fansat vunë re shpejt një ngjashmëri midis performancës së Gosling dhe skenës ikonike të Marilyn Monroe, Gentleman Prefer Blondes në 1953, në të cilën ajo performoi Diamonds Are A Girl’s Best Friend.

Barbie – u nominua për tetë çmime, por gjithashtu ra viktimë e mospërfilljeve të dukshme nga Akademia. / KultPlus.com

Fustani ‘RIP Barbie’ i Margot Robbie në Oscar, shkakton stuhi në rrjetet sociale

Margot Robbie ka shkaktuar stuhi në rrjetet sociale pasi mbërriti në tapetin e kuq të Oscars 2024 në Los Angeles të dielën e veshur me një ngjyrë të papritur.

Aktorja 33-vjeçare e filmit hit “Barbie” i cili kishte tetë nominime në Oscars 2024– i dha fund pamjes së saj të shfaqjeve rozë teksa në ceremonitë e çmimeve, ndërsa ndryshoi ngjyrën në “Oscars 2024”, duke u shfaqur e veshur me një fustan të zi nga marka “Versace”, shkruan DailyMail.

Bukuroshja australiane shfaqi fizikun e saj në pamjen e strukturuar e të shndritshme me ndihmën e stilistit Andrew Mukamal.

Fustani me rrjetë metalike është nga koleksioni i vjeshtës 2024 i shtëpisë së modës.

Regjisorja dukej mahnitshëm me një fytyrë me grim të përshtatshëm me tone të përshtatura me ngjyrën breskë. Ajo ishte e shoqëruar në ngjarjen me yje nga bashkëshorti i saj, Tom Ackerley.

Producenti i filmit, gjithashtu 33 vjeç, e shoqëroi gruan e tij i veshur me një kostum të zi, këmishë të bardhë dhe kravatë të zezë.

Pavarësisht tetë nominimeve mbresëlënëse të Barbie, Robbie nuk u nominua për aktoren më të mirë, ndërsa Greta Gerwig nuk u nominua për regjisoren më të mirë.

Shumë fansa të filmit “Barbie” i kanë cilësuar si diskriminuese nominimet e sivjetme të “Oscars” ndaj filmit në fjalë, i cili ishte filmi më i shitur i vitit të kaluar. / KultPlus.com

Momente pikante nga Oscars, John Cena prezanton pa asgjë në trup çmimin për kostumografinë më të mirë

Ceremonia e 96-të e çmimeve Oscar mbrëmjen e djeshme ka dhuruar emocione të forta ndërsa kanë spikatur disa momente ndër të cilat edhe paraqitja e John Cena-s. Aktori u shfaq i zhveshur në skenën e Dolby Theatre për të dorëzuar çmimin për kostumet më të mira.

Megjithatë më vonë u zbulua se John Cena nuk ishte totalisht lakuriq në Oscars. Fotot e publikuara nga prapaskenat tregojnë se ajo kishte veshur të brendshme “speciale” të cilat bënin që Cena të dukej lakuriq.

Paraqitja e tij tronditi të pranishmit dhe miliona shikues që e ndoqën drejtpërdrejt ceremoninë. Fillimisht, ish superylli dhe mundësi i WWE u shfaq i turpshëm në skenë ndërsa ai po diskutonte me prezantuesin Jimmy Kimmel duke i thënë se kishte ndryshuar mendim. Më në fund Cena u bind dhe doli në skenë me kartën e nominimit si mbulesa e vetme. / KultPlus.com

Lista e plotë e fituesve në Oscars, “Oppenheimer” me shtatë çmime, zhgënjen “Barbie”

Ishte një natë për të festuar për Oppenheimer dhe Poor Things pasi të dy filmat ishin fituesi i madh i Oscars 2024.

Është nata më e madhe në botën e filmit dhe, sërish, Oscars nuk zhgënjeu me një sërë fitoresh të mëdha për Oppenheimer dhe Poor Things, me emrin John Cena dhe – sigurisht – performancën e Ryan Gosling të I’m Just Ken.

Ndërkohë, zhgënjimi më i madh ka ardhur nga “Barbie”, filmi më i shikuar i vitit të kaluar, i cili nga tetë nominime, ka fituar vetëm një çmim – dhe atë jo një nga çmimet kryesore.

Kjo është lista e plotë e çmimeve në “Oscars 2024”:

Filmi më i mirë

“American Fiction”https://zeri.info/inarticle.html

“Anatomy of a Fall”

“Barbie”

“The Holdovers”

“Killers of the Flower Moon”

“Maestro”

“Oppenheimer”

“Past Lives”

“Poor Things”

“The Zone of Interest”

Aktori më i mirë në rol kryesor

Bradley Cooper, “Maestro”

Colman Domingo, “Rustin”

Paul Giamatti, “The Holdovers”

Cillian Murphy, “Oppenheimer”

Jeffrey Wright, “American Fiction”

Aktorja më e mirë në rol kryesor

Annette Bening, “Nyad”

Lily Gladstone, “Killers of the Flower Moon”

Sandra Hüller, “Anatomy of a Fall”

Carey Mulligan, “Maestro”

Emma Stone, “Poor Things”

Aktori më i mirë në rol dytësor

Sterling K. Brown, “American Fiction”

Robert De Niro, “Killers of the Flower Moon”

Robert Downey Jr., “Oppenheimer”

Ryan Gosling, “Barbie”

Mark Ruffalo, “Poor Things”

Aktorja më e mirë në rol dytësor

Emily Blunt, “Oppenheimer”

Danielle Brooks, “The Color Purple”

America Ferrera, “Barbie”

Jodie Foster, “Nyad”

Da’Vine Joy Randolph, “The Holdovers”

Regjisori më i mirë

Justine Triet, “Anatomy of a Fall”

Martin Scorsese, “Killers of the Flower Moon”

Christopher Nolan, “Oppenheimer”

Yorgos Lanthimos, “Poor Things”

Jonathan Glazer, “The Zone of Interest”

Kinematografia më e mirë

“El Conde”

“Killers of the Flower Moon”

“Maestro”

“Oppenheimer”

“Poor Things”

Filmi më i mirë ndërkombëtar

“The Teachers’ Lounge”, Gjermania

“Io Capitano”, Italia

“Perfect Days”, Japonia

“Society of the Snow”, Spanja

“The Zone of Interest”, Mbretëria e Bashkuar

Skenari më i mirë i përshtatur

“American Fiction”

“Barbie”

“Oppenheimer”

“Poor Things”

“The Zone of Interest”

Skenari më i mirë origjinal

“Anatomy of a Fall”

“The Holdovers”

“Maestro”

“May December”

“Past Lives”

Filmi më i mirë ‘live action’

“The After”

“Invincible”

“Knight of Fortune”

“Red, White and Blue”

“The Wonderful Story of Henry Sugar”

Filmi më i mirë i animuar i metrazhit të shkurtë

“Letter to a Pig”

“Ninety-Five Senses”

“Our Uniform”

“Pachyderme”

“War Is Over! Inspired by the Music of John & Yoko”

Filmi më i mirë i animuar i metrazhit të gjatë

“The Boy and the Heron”

“Elemental”

“Nimona”

“Robot Dreams”

“Spider-Man: Across the Spider-Verse”

Dokumentari më i mirë i metrazhit të shkurtë

“The ABCs of Book Banning”

“The Barber of Little Rock”

“Island in Between”

“The Last Repair Shop”

“Nëi Nai & Wài Pó”

Dokumentari më i mirë i metrazhit të gjatë

“Bobi Wine: The People’s President”

“The Eternal Memory”

“Four Daughters”

“To Kill a Tiger”

“20 Days in Mariupol”

Kolona zanore më e mirë

“The Fire Inside” from “Flamin’ Hot”

“I’m Just Ken” from “Barbie”

“It Never Went Away” from “American Symphony”

“Wahzhazhe (A Song for My People)” from “Killers of the Flower Moon”

“What Was I Made For?” from “Barbie”

Partitura muzikore më e mirë

“American Fiction”

“Indiana Jones and the Dial of Destiny”

“Killers of the Flower Moon”

“Oppenheimer”

“Poor Things”

Makjiazhi dhe flokët më të mira

“Golda”

“Maestro”

“Oppenheimer”

“Poor Things”

“Society of the Snow”

Kostumografia më e mirë

“Barbie”

“Killers of the Flower Moon”

“Napoleon”

“Oppenheimer”

“Poor Things”

Editimi më i mirë

“Anatomy of a Fall”

“The Holdovers”

“Killers of the Flower Moon”

“Oppenheimer”

“Poor Things”

Zërimi/Audio më e mirë

“The Creator”

“Maestro”

“Mission: Impossible – Dead Reckoning Part One”

“Oppenheimer”

“The Zone of Interest”

Skenografia më e mirë

“Barbie”

“Killers of the Flower Moon”

“Napoleon”

“Oppenheimer”

“Poor Things”

Efektet vizuele më të mira

“The Creator”

“Godzilla Minus One”

“Guardians of the Galaxy Vol. 3”

“Mission: Impossible — Dead Reckoning Part One”

“Napoleon”. / KultPlus.com

‘Oppenheimer’ triumfon në ceremoninë e çmimeve OSCAR

Oppenheimer, filmi biografik që paraqet përpjekjet për ndërtimin e bombës së parë atomike, mori 7 çmime OSCAR, përfshirë edhe çmimin si filmi më i mirë i vitit.

Protagonisti i filmit, irlandezi Cillian Murphy, u vlerësua me OSCAR si aktori më i mirë për rolin e fizikantit J. Robert Oppenheimer, që ndërtoi bombën e parë bërthamore në vitin 1940 për SHBA-në dhe që i dha fund Luftës së Dytë Botërore.

“Ne bëmë një film për njeriun që krijoi bombën e parë atomike dhe për mirë apo për keq ne po jetojmë në botën e Oppenheimer”, tha aktori.

Regjisori i filmit, Christopher Nolan u vlerësua gjithashtu me OSCAR për regjinë.

Filmi Oppenheimer ka arkëtuar deri tani 953.8 milionë dollarë.

Ndërkohë, OSCAR fitoi edhe Emma Stone, si aktorja më e mirë për rolin e një gruaje të ringjallur nga të vdekurit në filmin “Poor Things”.

Ky është OSCAR-i i dytë për Emma Stone, që e fitoi edhe në vitin 2016 si aktorja më e mirë për filmin muzikal “La La Land”. / KultPlus.com

“La República”: Zbuloni Shqiperinë, destinacioni turistik më ekonomik në Evropë

Për shumë amerikano-latinë, dëshira për të eksploruar Evropën është mjaft e madhe. Megjithatë, të vizitosh qytete si Parisi, Roma apo Barcelona mund të jetë shumë e shtrenjtë, shkruan Rosario Ticona në një artikull të botuar në të përditshmen spanjolle “La República”.

Kjo situatë bën që shpesh shumë njerëz t’i shtyjnë këto dëshira, duke i shndërruar ato në ëndrra të paarritshme.

Në këtë kontekst, një turist kolumbian, i njohur për udhëtimet e tij në kontinentin evropian, ndau informacione për vendin më të përballueshëm në Kontinentin e Vjetër, duke ofruar detaje rreth kostove që lidhen me akomodimin, ushqimin, atraksionet dhe transportin.

Cili është shteti më i lirë për të vizituar në Evropë? 

Vendi më i lirë për të vizituar Evropën është Shqipëria, e vendosur në juglindje të Gadishullit Ballkanik.

Shqipëria ofron çmime të favorshme për akomodimet. Përveç kësaj, ndër atraksionet e saj kryesore janë plazhet e Rivierës Shqiptare, kështjellat dhe disa zona arkeologjike.

Gjithashtu, vendi mesdhetar ruan ende hijeshinë natyrore pasi nuk është pushtuar nga turmat e turistëve, si Parisi.

Pse Shqipëria është një destinacion turistik i lirë?

Shqipëria është një vend i lirë për t’u vizituar. Vendi ofron një përvojë unike me çmime shumë të përballueshme. Për shembull, një apartament privat kushton afërsisht 10 euro nata.

Gjithashtu, turistët mund të zgjedhin akomodimin që dëshirojnë sipas nevojave dhe buxhetit të tyre, pasi shumë pronarë operojnë përmes platformave “Booking” dhe “Airbnb”.

Një mënyrë tjetër për të shijuar udhëtimin tuaj është të merrni me qira një makinë që kushton afërsisht 25 euro në ditë.

Gjirokastra, e njohur si Qyteti i Gurtë, është një nga qytetet më të bukur në Shqipëri e shpallur një sit i Trashëgimisë Botërore nga UNESCO.

Atraksionet e saj kryesore përfshijnë kështjellën e saj mbresëlënëse, shtëpitë e stilit osman të ruajtura mirë dhe Muzeun Etnografik.

Berati, një tjetër qytet i trashëgimisë së UNESCO-s, i famshëm për shtëpitë e tij të bardha me dritare që duket sikur ju shikojnë, dhe i quajtur qyteti i “një mijë dritareve”.

Ju mund të vizitoni Kalanë mbresëlënëse të Beratit, nga ku mund të shijoni pamjet spektakolare të zonës përreth.

Riviera Shqiptare, bregdeti shqiptar njihet për plazhet e bukura dhe ujërat e kristalta.

Destinacionet e njohura në Rivierën Shqiptare përfshijnë Sarandën, Ksamilin, Himarën dhe Dhërmiun.

Këto zona ofrojnë mundësi të shkëlqyera për të notuar, për të bërë banjo dielli dhe për të shijuar kuzhinën bregdetare.

Si është moti në Shqipëri?

Klima në Shqipëri ndryshon në mënyrë të konsiderueshme midis bregdetit dhe zonave malore. Në përgjithësi, vendi ofron një klimë të këndshme gjatë gjithë vitit.

Bregdeti ka një klimë tipike mesdhetare me verë të nxehtë, të thatë dhe dimër të butë e të lagësht, ku temperatura mesatare gjatë verës është 24°C.

Nga ana tjetër, malet kanë një klimë më kontinentale me dimër të ftohtë subarktik dhe verë më të freskët, veçanërisht në majat më të larta.

Temperaturat në bregdet janë pak të ftohta për të notuar në qershor, por bëhen të pranueshme ose të ngrohta nga korriku deri në shtator.

Në Tiranë, kryeqyteti që ndodhet rreth 30 kilometra nga bregdeti, klima është e ngrohtë. Dimri është i butë dhe me shi, dhe vera është e nxehtë dhe me diell.

Prandaj, për një udhëtim në Shqipëri, këshillohet të merrni veshje të përshtatshme për stinën dhe rajonin specifik që planifikoni të vizitoni, duke pasur parasysh ndryshimet klimatike midis bregdetit dhe rajoneve malore.

Cilat janë festat e Shqipërisë?

Disa festa shqiptare përfshijnë Ditën e Bajramit, festa islame që feston fundin e Ramazanit, Festa e Mësuesit, Dita e Nënë Terezës, Dita Kombëtare e Rinisë, Dita e Çlirimit, Festa e 1 Majit, Dita Ndërkombëtare e Punëtorëve. / atsh / KultPlus.com

https://larepublica.pe/tendencias/2024/02/28/turista-latino-que-viajo-por-europa-revela-que-pais-es-el-mas-barato-de-visitar-supereconomico-video-instagram-video-viral-paises-baratos-destinos-mas-baratos-del-mundo-2024-albania-1582784

Punëtorët teknik dhe sigurimi i UP-së mbajnë grevë, studentët bojkotojnë mësimin

Punëtorët teknikë dhe ata të sigurimit fizikë të Universitetit “Hasan Prishtina”, sot do të mbajnë protestë para rektoratit të UP-së.

Për këtë rast, Këshilli Studentor i Fakultetit Filozofik / Organizata Studentore “Reforma”, do të bojkotojë procesin mësimor, shkaku i grevës së stafit teknik të UP-së, dhe për pasojë papastërtia është në gjendje alarmante. / KultPlus.com