Qyteti i Shkodrës po përjeton ditët e bukura festive të Karnavaleve që nisën të premten dhe përfundojnë të dielën me Paradën e Karvanit.
Agjencia Telegrafike Shqiptare ishte e pranishme në Shkodër me fotoreporterin Agim Dobi për të kapur momentet më interesante të Karnavaleve dhe për të përcjellë atmosferën e gëzueshme që ato sollën në qytet.
Qindra qytetarë, të mëdhenj dhe të vegjël, i janë bashkuar nismës së bashkisë së Shkodrës për ta shndërruar qytetin në një “ballo me maska” për tre ditë e tre netë rresht, ndërsa aktivitetet e planifikuara kanë angazhuar dhjetëra të rinj e të reja.
Prej disa ditësh fëmijë, të rinj e të rritur, nxënës e mësues, artistë, instrumentistë e akrobatë, artizanë e bejtexhinj, punonjës të hotelerisë e kulinarisë, fotografë e dizenjues po përfshihen në atmosferën e karnavaleve.
Nga e premtja deri sot ata garuan me krijimtarinë dhe imagjinatën e tyre, ndërsa një juri profesioniste do të vlerësojë me çmime më të mirët.
E shtuna nisi me Paradën e të rinjve, ndërsa vijoi me performanca artistike nga shkollat, ndërsa pasdite pati aktivitete në punëtori, krijim i maskave, Facepainting, Kllounata.
Atmosfera vijon me shfaqjen e dritave në fasada ndërsa deri pas mesnate grupe shëtitëse artistësh me veshje e maska veneciane vizitojnë baret e restorantet e qytetit.
Aktiviteti kryesor i së dielës do të jetë parade e Karvanit.
Shkodra është qyteti që e ka festuar më herët Karnavalen. Festimet e para i përkasin gjysmës së dytë të shekullit XIX, saktësisht vitit 1860, duke krijuar një traditë solide që vazhdoi deri në vitin 1946, ku për shkak të regjimit komunist, u ndalua së festuari për t’u rikthyer sërish si traditë pas viteve ’90./atsh/KultPlus.com
“Ne kemi një limit, një limit shumë shkurajues dhe poshtërues: vdekjen.”
“Tani kam arritur në përfundimin se e gjithë bota është një enigmë, një enigmë e padëmshme që bëhet e tmerrshme prej përpjekjes sonë të çmendur, për ta interpretuar sikur të ketë një të vërtetë që fshihet nën të.”
“Ti vdes, por pjesa më e madhe e atyre që ke akumuluar nuk humbet. Ti lë prapa një mesazh në shishe.”
“Të lexosh një libër të shtypur është një përvojë krejt tjetër: mund ta bësh në anije, në degë të një peme, në shtrat, edhe kur nuk ka fare drita.”
“Funksioni i kujtesës është që të ruajë, por edhe të hedhë tutje. Nëse do të mbanit mend gjithçka, nga e gjithë jeta juaj, do të ishit të sëmurë.”
“Kur njerëzit pushojnë së besuari në Zot, nuk është se ata tashmë nuk besojnë në asgjë: tani ata besojnë në gjithçka.”
“Njerëzit janë të lodhur nga gjërat e thjeshta. Ata duan të sfidohen.”
“Problemi me internetin është se ai të jep gjithçka, materiale të besueshëm dhe materiale të çmendur. Kështu që, problemi është, si të bësh dallimin?”
“Shteteve të Bashkuara iu desh një luftë civile, për t’u bashkuar ashtu si duhej.”
“Hero i vërtetë është gjithmonë gabimisht hero; ai ëndërron që të jetë burracaku i ndershëm, ashtu si gjithë të tjerët”
“Interneti është si një bibliotekë pa filtrim. E mira e bibliotekave, ashtu sikurse dhe e enciklopedive, nuk është vetëm që ruajnë kujtesën, por edhe që hedhin tutje ato gjëra që një kulture nuk i duhen.
Nëse nuk do të hidhnim poshtë asgjë, do të ishim si “Funes el memorioso”, tek një tregim i Jose Luig Borges. Ky personazh kujtonte gjithçka: ishte një njeri me kujtesë totale, i paaftë të arsyetonte, sepse ishte i paaftë të filtronte.
Interneti është si Funesi: përmban gjithçka, të vërtetën dhe të gënjeshtërtën, gjë që është një risk i madh, mbi të gjitha për të rinjtë.”
“Kur dikujt i duhet të ndërhyjë për të mbrojtur lirinë e shtypit, atëherë ajo shoqëri është e sëmurë.”
“Më mirë realiteti, se sa një ëndërr: kur një gjë është reale, atëherë ajo është e vërtetë dhe për këtë nuk është faji yt.”
“Unë e kam humbur lirinë e të mos paturit një opinion.”
“Nëse njerëzit i blejnë kot librat e mi, unë këtë e konsideroj një taksë mbi idiotësinë.”
“Mendoj se një libër duhet gjykuar dhjetë vjet më vonë, pasi e ke lexuar dhe rilexuar.”
“Druajuni profetëve dhe atyre që janë të përgatitur të vdesin për të vërtetën, sepse si rregull ata bëjnë shumë të tjerë që të vdesin me ta, shpesh herë para tyre, ndonjëherë edhe në vend të tyre.”
“Ka të pavërteta që prodhojnë rezultate pozitivë dhe të tjera që prodhojnë rezultate negativë. Mes këtyre të fundit janë Protokollët e Pleqësisë së Sionit, me të cilët jam marrë në librin tim të fundit.
Më ka tërhequr gjithmonë teksti fals që, për shkak se të tjerët e besojnë apo për shkak se shfrytëzohet politikisht, ndikon në histori. Falë Dhuratës së Konstantinit, të paktën deri në vitet Pesëqind, ideja që zotërimet e përkohshëm të Perëndimit i janë dhuruar Papës nga Perandori shkakton rezultatet e mëdhenj që i dimë”
“E dashuroj aromën e bojës së librave në mëngjes”
“Mungesa është për dashurinë, ashtu si era është për zjarrin: shuan flakët e vogla, por ndez të mëdhatë”
“Monstrat ekzistojnë sepse janë pjesë e një plani hyjnor, dhe tiparet e tmerrshme të atyre monstrave, zbulojnë fuqinë e krijuesit”
“Nuk e kuptoj dot për se duhen 80 milionë njerëz online, kur, ajo që ata bëjnë në fund, është që t’u flasin fantazmave në periferi.”
“Den Braun është një personazh nga “Lavjerrësi i Fukoit”. Unë e kam krijuar. Ai ndan me personazhet e mi magjepsjen për botën e komploteve të Masonëve, Jezuitëve. Rolin e Kalorësve Tempullarë. Sekretin hermetik. Parimin që gjithçka është e ndërlidhur. Madje dyshoj që Den Braun të ekzistojë vërtetë.”
“Asgjë nuk i jep një njeriu të frikësuar më shumë kurajë, se sa frika e një tjetri”
“Cfarë është dashuria? Nuk ka asgjë në botë, as njeri, as Djall, asgjë tjetër, që ta konsideroj aq të dyshimtë sa dashuria, sepse ajo penetron në shpirt më shumë se cdo gjë tjetër.
“Nuk ekziston asgjë që ta mbushë dhe lidh kaq shumë zemrën, sa dashuria. Kështu që, nëse nuk i keni ato armë që e nënshtrojnë atë, shpirti zhytet përmes dashurisë, në një humnerë të paanë”
“Unë besoj se, ajo që ne bëhemi, varet shumë nga ajo që etërit tanë na mësojnë, në momente të cuditshëm, atëherë kur nuk po përpiqen fare të na mësojnë dicka. Ne formohemi prej copëzave të vogla të urtësisë”. / KultPlus.com
Mbrëmjen e 22 shkurtit, në bibliotekën ‘Ernest Koliqi’ që gjendet në Katedralen Shën Nënë Tereza ne Prishtinë, Shtepia Botuese ‘Drita’ prezantoi botimet e vitit 2023, shkruan KultPlus.
Në ambientet e ngrohta të bibliotekës ‘Ernest Koliqi’ i pari fjalën e mori Don Fatmir Koliqi i cili fillimisht falënderoi të pranishmit për pjesëmarrjen.
“Më lejoni që si përgjejës i Shtëpisë Botuese ‘Drita’ të bëj një prezantim të shkurtër të ‘Dritës’. Shtëpia jonë botuese është organi i ipeshkvisë sonë, e cila që nga vitet e 90-ta, ka filluar të botojë libra, kryesisht nga lëmi i shkencave humane, botime të kulturës shqiptare dhe kulturës së krishterë ndër ne. Ajo që në fillimet e saja, së pari si revistë e më vonë edhe si shtëpi botuese ka si moto ‘Drita lufton kundër errësirës kur ndriçon’. Botimet janë të ndara në seri botimesh, që aktualisht janë 11 seri. Ajo ndër vite i ka rifreskuar këto seri, disa prej tyre i ka bashkuar apo shkrirë e disa i ka krijuar të reja. Prej këtyre serive janë botuar 148 tituj’, u shpreh Koliqi.
Shtëpia botuese Drita, vitin e kaluar, në bashkëpunim me shtëpinë botuese ‘Alfabet’ Ka botuar njërën ndër librat me vepra të shekullit njëzet: Hyrje në Krishterim, të gjitha krahasitë. Për të folur për këtë libër, i pranjishëm në këtë panel ishte pronari i shtëpisë botuese ‘Alfabet’, Krisë Shkrupi.
“Kjo vepër ka mbetë si doracak kryesor për këtë landë që është shumë e rëndësishme për me e lidhë filozofinë me teologjinë dhe mbetet e tillë si vepër. Është shumë mirë e shkruar, shumë mirë e strukturuar, shumë mirë janë sqaruar dhe shpeshherë me aq kollajtësi termet ose temat, të cilat janë shumë të vështira të teologjisë ose të filozofisë, saqë është për mahnitj edhe për këtë arsye e kam shumë përcjellë, për këtë arsye e kam vendosur që kjo vepër më vonë më u përkthye në gjuhën shqipe”, tha para të pranishmëve Krisë Shkupi.
Shtëpia Botuese ‘Drita’, në bashkëpunim me Institutin për Trashëgimi Shpirtërore dhe Kulturore të shqiptarëve në shkup kanë botuar librin e Don Lush Gjergjit ‘Nënë Tereza, dashuria në veprim’, në tri gjuhë. Për këtë vepër, i ftuar të flaës në këtë panel ishte drejtori i institutit, Skender Hasani.
“Ky libër në mënyrë shkencore i argumenton prezencën iliro-arbëroro-shqiptare në këto treva dhe sidomos të Shkupit. Dhe ne po mundohemi që ky liber të jetë edhe vëllimi i parë i historisë së shqiptarëve të Maqedonisë”, theksoi Hasani në fjalimin e tij.
Ndërkaq, për të folur për librat, Martirët: Ekumenizmi i Gjakut dhe librin Etika e Syçeltësisë, fjalën e mori Don Lush Gjergji.
‘Këto letra që i ka zbërthyer në mënyrë të janë zakonshme dhe janë botuar edhe në gjuhën italishte, e tash së fundi edhe në gjuhën shqipe na japin një porosi të jashtëzakonshme, se pa qetësi nuk mund as të besojmë edhe më pak të jetojmë dhe të dëshmojmë. Ja, për këto dy vepra që kanë karakter teologjik, e ata që nuk e kanë përfunduar teologjinë kanë frikë që të lexojnë, po u tregoj që janë një lloj meze që nese i merrni në dorë, do të keni të vështirë t’i lëshoni prapë’, u shpreh Don Lush Gjergji.
E krejt në fund, para të pranishmëve një fjalë rasti e morën edhe autorët e librave./KultPlus.com
Gjatë një raundi financimi në 2021, Reddit u vlerësua me 10 miliardë dollarë ndërsa gjatë javës së IPO-së pritet që kompania të shesë 10 përqind të aksioneve të saj.
Ditën e Enjte Reddit zbuloi 90.8 milionë dollarë humbje dhe rritje të ardhurash me 21 përqind në 2023 ndërsa kompania bëri IPO-në e saj publike.
Oferta Fillestare Publike (IPO) vjen pothuajse dy dekada nga lançimi i Reddit dhe do të jetë një test i madh për platformën e cila mbetet pas në suksesin komerciale krahasuar me rivalët e Facebook dhe X.
Reddit zbuloi se kishte 73.1 milionë përdorues aktivë ditorë dhe 267.5 milionë përdorues në javë në platformë gjatë tre muajve të fundit të 2023. Kompania tha se numëron 100 mijë komunitete dhe 1 miliardë postime.
Të ardhurat e kompanisë ishin 804 milionë dollarë në 2023 nga 666.7 milionë dollarë një vit më parë.
IPO-ja vjen pak ditë pasi Reddit nënshkroi një marrëveshje licencimi përmbajtjesh me vlerë 60 milionë dollarë në vit me Google ku ky i fundit do ti përdorë për trajnimin e modeleve të inteligjencës artificiale.
Gjatë një raundi financimi në 2021, Reddit u vlerësua me 10 miliardë dollarë ndërsa gjatë javës së IPO-së pritet që kompania të shesë 10 përqind të aksioneve të saj.
E themeluar në vitin 2005 nga zhvilluesi i uebit Steve Huffman dhe sipërmarrësi Alexis Ohanian, bashkëshorti i kampiones së tenisit Serena Williams, Reddit është mbështetur nga disa investitorë të mëdhenj, nga gjigandi i kapitaleve sipërmarrëse Andreessen Horowitz te gjiganti i teknologjisë së Kinës, Tencent Holdings. Reperi Snoop Dogg është gjithashtu një investitor në kompani. / KultPlus.com
Fotografia e realizuar në vitin 1967 e shkrepur përmes objektivit të Roko Morabit quhet “Puthja e jetës”, dhe ka intriguar publikun për shumë vite. Ajo fsheh në vete një histori të jashtëzakonshme të dy punëtorëve.
Një vit pasi u shkrep fotografia, fotografi mori çmimin Pulitzer dhe më pas ajo u botua në gazeta nëpër botë.
“Puthja e jetës”
Puthja e jetës shfaq elektricistin J. D. Thomson duke i dhënë frymëmarrje artificiale bashkëpunëtorit të tij Randall G. Champion, pasi ai humbi vetëdijen pas kontaktit me një tel të tensionit të ulët.
Të dy ata po bënin mirëmbajtje rutinore kur Champion aksidentalisht preku njërin prej telave të tensionit të ulët që ndodhej në majë. Ai humbi vetëdijen, për fat të mirë, rripi i sigurimit e pengoi që të binte. Thompson, i cili ishte poshtë tij, shpejt arriti lart dhe filloi t’i japë frymëmarrje artificiale, transmeton reporteri.
Duke parë rrethanat, ai nuk ishte në gjendje të përdorte duart për frymëmarrje artificiale por vazhdoi të fryjë në mushkëritë e Champions deri kur ndjeu një puls, më pas ia zgjidhi rripin që e mbante lidhur me shtyllën dhe zbriti me të në shpatulla.
Ai jetoi edhe për 35 vjet të tjerë pas kësaj ngjarje. Vdiq më 2002 në moshën 64 vjeç.
Rreth fotografit
Rocco Morabito ishte duke vozitur në West Street në korrik të vitit 1967. Në një moment, ai ngriti kokën dhe pa elektricistin që ishte goditur nga rryma. Ai thirri menjëherë ambulancën dhe kapi aparatin për të shkrepur foton.
“Unë kalova pranë këtyre njerëzve që po punonin dhe vazhdova me punën time. Kam bërë tetë foto. Mendova të kthehem dhe të shoh nëse mund të bëj një foto tjetër. Atëherë dëgjova një ulërimë. Ngrita sytë dhe pashë që burri ishte varur. Oh Zoti im, nuk dija çfarë të bëja. Unë bëra një fotografi menjëherë, pastaj Thomson zbriti shkallët. Shkova në makinën time dhe thirra një ambulancë. U ktheva aty kur Thomson po i jepte frymë artificiale shokut të tij. E shkrepa një fotogravi kur dëgjova “Po merr frymë”.
Rocco Morabito mori çmimin Pulitzer të vitit 1968 për fotografinë “Puthja e jetës”. Fotografia u botua në shumë gazeta nëpër botë. / KultPlus.com
Gati gjysmë shekulli pasi u vu në skenë për herë të parë në Tiranë, opera e parë kosovare ‘Goca e Kaçanikut’ e kompozitorit Rauf Dhomi dhe me libret nga Ajmone Dhomi e Jusuf Buxhovi erdhi mbrëmë në Prishtinë, në një shfaqje që dhuroi një moment kulminant në fillimet e Operës së Kosovës, shkruan KultPlus.
Premiera e kësaj opere solli një nate magjike me një numër të madh të artistëve në skenë, të drejtuar me profesionalizëm dhe pasion nga regjisori i njohur, mjeshtri i madh, Nikolin Gurakuqi.
“Goca e Kaçanikut”, opera me dy akte dhe tri tablo, sjell para publikut temat e rëndësishme të dashurisë për atdheun, bukurisë dhe trimërisë së gruas shqiptare. Kjo është personifikuar në mënyrë të mahnitshme përmes karakterit të Pafikës, të cilën sopranoja Adelina Paloja e shfaqi me një interpretim të jashtëzakonshëm.
Regjisori Nikolin Gurakuqi ka arritur të sjellë në skenë një interpretim të ngjashëm me shpirtin dhe thellësinë e veprës, duke e bërë kështu operën të jetë një përvojë e paharrueshme për të gjithë, përcjellë nga orkestra e gjallë në skenë që u drejtua nga dirigjenti Edon Ramadani.
Si përfundim, kasti i shkëlqyeshëm, balerinët, kori, okestra dhe të gjithë ata që kontribuan në këtë shfaqje, u përshëndetën nga një duartrokitje e ngrohtë dhe disa-minutëshe nga publiku.
I pranishëm në premierën e operës ‘Goca e Kaçanikut’ ishte i pranishëm vetë kompozitori Rauf Dhomi, i cili shkroi këtë operë në vitin 1972, dhe 55 vite pas premierës së parë, ajo vjen në Prishtinë. E për Dhomin, kjo shfaqje ishte shumë me e ngrohtë sepse po shfaqej në vendin që e njeh këtë histori.
“Po, kjo premierë për mu është ma e ngrohtë, ma për zemër, se po i shoh të gjithë meqë tema është e vendit tonë dhe të gjithë janë të gëzuar. Kjo është një një sugjerim për qeverinë që në këtë sallë nuk është premiera kompakte, sepse kjo sallë nuk është teatër. Besoj shumë që pas premiere do të kemi edhe shtëpinë e operas”, u shpreh për KultPlus kompozitori Dhomi.
E për të vënë në skenë pas 55 vitesh operën e parë kosovare ‘Goca e Kaçanikut’ u përkujdes regjisori Nikolin Gurakuqi. Pas shfaqjes, ai tha për KultPlus se pas provave një mujore, intensive, arritën të sjellin një natë magjike mbrëmë.
“Jam shumë i kënaqur me performancën. Nga provat deri tek shfaçja gjithçka erdhu në rritje dhe shkoi perfekt e pa defekte dhe kjo është dëshira e të gjithë atyre që ngjiten skenë, por edhe e regjisorit dhe dirigjentit që e drejtojnë shfaqjen dhe unë isha ulur atje te pulti i ndriçimit dhe e kam parë shfaqjen si një spektator i thjeshtë, me kënaqësinë më të madhe”, theksoi Gurakuçi duke shtuar ndër të tjerash se me shumë punë, arritën të çojnë shfaqjen në këtë nivel.
Pas performancës së saj në rolin e Pafikës, personazhit kryesor në këtë opera, për KultPlus foli vetë sopranoja Adelina Paloja, e cila e përshkruan këtë moment si një nga momentet kulminante në karrierën e saj në Kosovës.
“Sonte jam jashtëzakonisht e emocionuar. Është ndoshta momenti kulminant i karrierës sime këtu në në Kosovë.Për vetë faktin se e tillë është edhe premiera, është historike, jo më kot dhe jo rishtazi, por që pesdhjetë e tri vite i është dashur që të piqen kushtet që më në fund kjo opera të prezantohet dhe të inskenohet përpara publikut kosovar aty edhe kur ka filluar e gjithë historia të them”, theksoi Paloja.
“E bekuar me pritjen që më është bërë nga publiku dhe këtë rol ia dedikoj të gjitha femrave shqiptare ato të cilat historikisht kanë qenë vetëfliuese, kanë qenë aty ku është dashtë, me pasë pushkën në dorë, kanë qenë aty ku ka kërku familja dhe kanë qenë çdoherë duke mos e pasë veten në radhë të parë dhe duke rreziku edhe në këtë rast, siç ishte edhe vetë roli i pafikës, momenti ndoshta kulminant i gjithë operëskur ajo e vret tradhtarin, Rusbashin, një shqiptar, domethënë i cili tradhton popullin e vet dhe mundohet që për përfitime personale”, tha më tutje Paloja, duke shprehur se pavarësisht vështirësive, përfshirë këtu edhe performancën e një opere në gjuhën shqipe, megjithatë sipas saj, shkoi gjithçka siç ishte planifikuar.
Një nga rolet që përçoi emocioe të mëdha në publik është padyshim edhe ai i plakut e që u mishërua nga bas-baritoni Hektor Lekaj. Lekaj për KultPlus e përshkruan këtë performancë si një eksperiencë tejet të veçatë dhe që e ktheu atë në këndimin shqip pas 30 vitesh.
“Atëherë, unë në Shqipëri nuk kam kënduar dhe nuk kam qenë i ftuar në tridhjetë vjet. Është ftesa e parë për mua që kur jam në Itali që këndoj në shqip. Është hera e parë që vij në Kosovë dhe ia di për nder gjithë jetës Kosovës. Edhe ky produksion ishte shumë i veçantë për një seri arsyesh, pasi në premierën e vitit 1979, nëna ime ishte mjeshtre kori në Teatrin e Operës edhe kam qenë i vogël kur kam parë shfaqjen e parë dhe nuk mund ta imagjinoja kurrë që do të vija e të këndoja protagonist në po këtë opera në Prishtinë. Për mua është një eksperiencë shumë e bukur”, u shpreh Lekaj duke thënë mes tjerash që do të largohet nga Kosova me një notë melankolie kjo për shkak të mikpritjes që iu bë këtu.
Pasi u paraqit në rolin e Trimorit, në njëprej roleve kresore në operën ‘Goca e Kaçanikut, për KultPlus foli tenori Ismet Vejseli.
“Sot ka qenë një datë historike përfundimisht për operën e Kosovës dhe për gjithë ne është shumë kënaqësi, po edhe shumë emocion i madh që shfaqim këtë operë para publikut kosovar, kështu që ne jemi më se të lumtur, e gjithë ekipa dhe të gjithë solistët, bashkë me dirigjentin e me regjisorin. Gjatë provave, disponimi ka qenë fantastik, sepse regjisori Nikolin Gurakuqi është regjisor veçse me emër që ka punuar tetëdhjetë opera e kjo është edhe tetëdhjetëenjëta e tij.Kemi bërë afër tridhjetë ditë prova të pandalshme”, tha Vejseli, duke shtuar më tutje se për të është kënaqësi e madhe që ka punuar me regjisorin Gurakuqi.
Ndërkaq, për këtë premierë dhe për rrugëtimin që ka nisur Opera e Kosovës, foli vetë drejtori i këtij institucioni, Meriton Ferizi.
Ne kemi pasë disa paraqitje prej vitit 2021, që kur është themeluar Opera e Kosovës, por kjo ishte kombëtare edhe me një emocion krejt ndryshe edhe nga kori i orkestrës, solistëve, sepse edhe ngjarja është shumë aktuale, sepse flitet për luftën për liri, ku edhe ne e kaluam shumë shpejt dhe gjithë me atë është vepër kombëtare, meloditë, e kanë këndu me shumë emocione dhe është ndryshe sesa një vepër e huaj. Kështu që e kemi edhe obligim si institucion që të gjitha veprat kombëtare t’i kemi në repertor të përvitshëm edhe ato që janë të më të mirat botërore, që lëvizin dhe janë në repertoret e teatrove prestigjoze nëpër botës”, tha Ferizi për KultPlus.
Ndërkaq, repriza e operës ‘Goca e Kaçanikut’ do te jepet nesër më 25 shkurt./KultPlus.com
Google ka shtuar një funksionalitet të ri eksperimental të AI gjeneruese në shfletuesin Chrome.
Mjeti i ri quhet “Help me write” sepse ajo çfarë bën është ti ndihmojë përdoruesit të ndërtojnë fjalë më përshkruese ose paragrafë të plota sipas nevojës.
Google thotë se mjeti përdor modelet Gemini për të kuptuar kontekstin e një uebfaqeje tek e cila jeni për momentin dhe të gjenerojë sugjerimet përkatëse.
Në një prej shembujve të treguar nga Google, mjeti mund të bënte përshkrime të saktë të një personi që po shiste.
Në një shembull tjetër mjeti filloi të shkruante një tekst për të rikthyer një produkt të dëmtuar.
Përdoruesit mund të ndryshojnë gjatësinë dhe stilin e shkrimit.
Për të aktivizuar mjetin eksperimental duhet të shkoni në Settings në Chrome.
Aty do të gjeni një faqe Experimental AI ku mund të aktivizoni “Help me write”.
Për të përdorur mjetin mjafton të selektoni një tekst dhe më pas të klikoni me të djathtën e mausit për të thirrur “Help me write”. / KultPlus.com
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, mori pjesë të premtën në pritjen zyrtare me rastin e shënimit të 16-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës të organizuar nga Ambasada e Republikës së Kosovës në Londër.
Aty, në një ceremoni solemne, me të ftuar të shumtë nga kori diplomatik, autoritete qeveritare dhe përfaqësues të organizatave të ndryshme ndërkombëtare të akredituara në Londër, si dhe bashkatdhetarë tanë, në ambientet e “The Royal Horseguards”, kryeministri Kurti mbajti një fjalë rasti.
Ai tha se Londra është një vend i shkëlqyeshëm për të festuar pavarësinë e Kosovës, duke qenë kryeqyteti i një vendi mik e partner dhe mbështetës i palëkundur i pavarësisë sonë.
“Në mesin e thirrjeve të fuqishme për të ndaluar gjenocidin në Kosovë, Mbretëria e Bashkuar ishte njëri ndër zërat më të lartë dhe më të fortë. Në vitin 1999, mbështetja për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë ishte më larta në përqindje në mesin e britanikëve se në çdo vend tjetër të NATO-s”, tha kryeministri Kurti.
Fjalë mirëseardhëse në këtë ceremoni, pati edhe Ambasadori i Republikës së Kosovës në Londër, Ilir Kapiti i cili foli për rolin e misionit diplomatik të Kosovës në Londër, lidhjet mes Kosovës dhe Mbretërisë së Bashkuar si dhe avancimin e mëtejmë të bashkëpunimit ndërmjet Kosovës dhe Mbretërisë së Bashkuar.
Të pranishmëve iu drejtua edhe Ambasadori i emëruar i Mbretërisë së Bashkuar në Republikën e Kosovës, Jonathan Hargreaves. / KultPlus.com
Karateistja kosovare, Alma Loki fitoi medaljen e artë në Kampionatin Ballkanik, pasi mundi kundërshtaren serbe, Neda Millosheviq.
Gara u mbajt në Podgoricë, ndërsa Loki shënoi pesë fitore, duke kulmuar me fitoren ndaj serbes për medaljen e artë për Seniorë.
“Është kjo medalja e parë ndërkombëtare e karatesë tonë në disiplinën kata”, thuhet në njoftimin e Komitetit Olimpik të Kosovës.
Vlen të theksohet se në këtë garë, Kosova dhe Serbia kanë marrë pjesë me flamujt e tyre shtetërorë, që shënon një prej ngjarjeve të pakta ku këto dy vende pranojnë të garojnë të barabarta. / KultPlus.com
“Çdo njeri normal dëshiron që lufta të përfundojë, por askush nga ne nuk do të lejojë që Ukraina jonë të marrë fund”, tha sot presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky në përvjetorin e dytë të fillimit të pushtimit rus në Ukrainë.
“Lufta do të përfundojë vetëm sipas kushteve tona dhe me një paqe të drejtë”, tha Zelensky duke shtuar se ishte krenar për ukrainasit që po luftojnë për pavarësinë e tyre.
Presidenti kujtoi se beteja për kryeqytetin, Kiev filloi në Hostomel.
“Dhe pikërisht këtu, presidenti rus Vladimir Putin pësoi humbjen e tij të parë themelore”, tha Zelensky.
Ai falënderoi aleatët e huaj për ndihmën e tyre në fushatën e mbrojtjes.
Presidentja e Komisionit të BE-së, Ursula von der Leyen kujtoi se si dy vjet më parë, dukej sikur gjithçka kishte humbur.
“Por, falë guximit të ukrainasve, kjo nuk ndodhi. Ata kanë mahnitur botën”, tha ajo.
Krerët e qeverive të Belgjikës, Italisë dhe Kanadasë, Alexander De Croo, Giorgia Meloni dhe Justin Trudeau gjithashtu mbajtën fjalime në ceremoni. / KultPlus.com
Gjykata e Apelit e ka kthyer në rigjykim rastin e të akuzuarve për vrasjen e Marigona Osmanit, për çka ishin shpallur fajtorë Dardan Krivaqa, i dënuar me burg të përjetshëm dhe Arbër Sejdiu, i dënuar me 15 vjet heqje lirie.
Muhabi Osmani, babai i të ndjerës Marigona Osmani ka deklaruar se vendimi i Gjykatës së Apelit është vendimi më skandaloz që ka ndodhur në Kosovë, duke e ditur se vrasja e Marigonës ka qenë një ndër vrasjet më mizore mbas luftës në Kosovë.
Ai tha se nuk e ka pritur se çështja e vrasjes së Marigonës do të kthehet në rigjykim, duke shtuar se kjo drejtësi për të është drejtësi katastrofale dhe ky tmerr mund të ndodhë vetëm në Kosovë.
“Janë duke na shtyrë në një situatë që na ta marrim vetë ligjin në dorë gjë që nuk e kemi preferuar. Me këtë vendim për rigjykim po na lindin dyshimet që avokatët e të akuzuarve janë sekserë të njohur”, theksoi Osmani. “Unë kam dyshime të mëdha, sepse Gjykata ka prova të mjaftueshme për të dy të akuzuarit të cilët janë të involvuar direkt në vrasjen e vajzës sime. Unë mendoj se ka implikacione të mëdha në Gjykatën Apelit, sepse janë dy familje të forta të cilët kanë njerëz në polici edhe në drejtësi”, shtoi babai i të ndjerës.
Në fund Osmani deklaroi se ka ende besim në drejtësi, por ritheksoi se me vendimin e fundit ai ka dyshime shumë të mëdha. /RTK/ KultPlus.com
Flamingot janë rikthyer në habitatin e tyre të preferuar në lagunën e Kune-Vainit të Lezhës.
Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale fotografi të flamingove në habitatin e tyre natyror.
“Flamingot mbi lagunën e Kune-Vainit”, shkruan Rama në rubrikën “Beautiful Albania”.
Laguna e Kune-Vainit në Tale të Lezhës është zona e parë e mbrojtur në vend, e shpallur si e tillë gati 8 dekada më parë.
Laguna e Kune-Vainit ndodhet rreth 8 kilometra larg qytetit të Lezhës dhe shumë pranë Shëngjinit. Në përbërje të lagunës hyjnë mjedise detare, lagunore, ligatinore, pyje, shkurre dhe livadhe, që ndërthuren hijshëm midis tyre.
Laguna dallohet për larmi të madhe të botës së gjallë rreth 227 specie bimësh, 17 lloje molusqesh, 10 lloje amfibësh, 24 lloje zvarranikësh, disa lloje peshqish.
Veçanërisht e pasur është bota e shpendëve dhe 196 lloje migratore dhe të përhershëm, e cilësuar si “ornitologjia e Mesdheut”, dhe 23 specie gjitarësh. / KultPlus.com
Unë jam në një arkë, kjo është arka jonë mbushur me këmishë të bardha dhe sallatë jeshile troket kutia e akullit nga lëvizjet tona prej kënaqësisë dhe unë kam filmat në sytë e mi dhe ti ke vezët në tunelin tënd dhe kemi luajtur me çarcafë, me çarçafë, me çarçafë tërë ditën, dhe në vaskë si lunatikë. Por sot e lashë shtratin në flakë dhe tymi mbushi dhomën. Aq nxehtë u bë sa muret u shkrinë dhe kutia e akullit u shkri dhe një dhëmb i bardhë që e kisha të ngjitur.
Unë vë një maskë për të shkruar fjalët e fundit që janë për ty dhe i vendos në kutinë e akullit ku lemë vodkën dhe domatet. Dhe ndoshta janë vërtet fjalët e fundit. Qeni s’duket gjëkundi. Gjurmët e tij janë zhdukur. Letrat e vjetra janë kthyer në një bletë të zezë fustanet e natës janë grirë e bërë letra; të verdha, të kuqe, të purpurta shtrati duket kaq i bukur, çarcafët janë kthyer në ar- në ar të forte, të fortë dhe dysheku po puthet me një gur.
Sa për mua, i dashur Foxx vjershat e mia për ty, edhe mbërrijnë, edhe s’mbërrijnë te kutia e akullit. Dhe shpresa për një përjetësi divine a është e mjaftueshme për ty? Po emri yt krahas emrit tim për të drejtat e autorit? Në qofte se gishtat e mi s’të ngrenë dot unë do të tregoj tërë historitë- jo vetëm historinë e çarçafëve po dhe historinë e bizhusë në kërthizë dhe historinë qepallave të lyera të wiskit-thartuckave- historinë e thithkave të gjinjve- ta marrin me lopatë dashurinë tonë dhe ta flakin atje ku i takon.
Pavarësisht dorezave të mia prej asbesti nga kollitjet e shpeshta më mbushen mushkëritë me pluhur të kuq dhe të zi arka jonë e vogël zbret poshtë e më poshtë publikisht sa, pa kuptuar asgje, ju do te shikoni, në një akt solo krematoriumin e dashurisë. Ne, përkundrazi, na duket se po zbresim në një rrugë në Rusi flakët nxjerrin fshikullima kamzhikësh mbi kuaj kamzhikësh që rrahin e rrahin e ngjallin admirim të triumfit njerëzor ndersa mizat presin, plima plima vijnë drejt e nga United Fruit, Inc./KultPlus.com
Pazari i vjetër në Shkodër në kohën e lulëzimit të tij, u bë vërtetë një qytet i madh tregtar midis pjesës së vjetër dhe asaj të re të qytetit, i shtrirë në 1.8 km. gjatësi, ku vlonte tregtia dhe ku madhësia e tij lejonte të punonin dhe të blinin aty mbi 10000 njerëz.
Ndërsa në ditët e pazarit, ditët e diela apo të mërkura, aty mund të ishin prezentë më shumë se 30 mijë vetë, çka e tregonte edhe fakti se shkodranët e kanë pasur traditë dhe janë vlerësuar si “mjeshtërit” më të shkëlqyer në tregti.
Aso kohe në breg të Liqenit dhe lumit Buna ankoroheshin dhjetëra anije të vogla e të mëdha deri te avulloret 1000 tonelata, si dhe kishte edhe një pazar anijesh që ishte në “garë” me “Pazarin e Madh” por që ishte edhe si vazhdim i tij. Aty ishin ngritur magazina të mëdha për hyrje – dalje mallrash, kishte zyra të mëdha doganore si edhe banka dhe afër 1500 dyqane të pa përsëritshme, sot e kësaj dite.
Në të djathtë të Urës së Bunës ka qenë Zyra Doganore, ku kryheshin të gjitha veprimet financiare për import eksportet e mallrave në Shkodër, shkruan “Faktor.al”.
Dyqanet ishin vendosur në mbi 30 sokakët (rrugët) e pazarit, të cilat ishin ndarë sipas zanateve (zejeve) e ku punonin disa qindra zanatçinj e çirakë që mësonin e punonin çdo ditë. Brenda Pazarit të Vjetër kishte rregull dhe disiplinë të veçantë si edhe kryheshin shërbime kafeje, berberhaneje, hekurosje etj.
Në të djathtë të Urës së Bunës ka qenë Zyra Doganore, ku kryheshin të gjitha veprimet financiare për import eksportet e mallrave në Shkodër, shkruan “Faktor.al”.
Dyqanet ishin vendosur në mbi 30 sokakët (rrugët) e pazarit, të cilat ishin ndarë sipas zanateve (zejeve) e ku punonin disa qindra zanatçinj e çirakë që mësonin e punonin çdo ditë. Brenda Pazarit të Vjetër kishte rregull dhe disiplinë të veçantë si edhe kryheshin shërbime kafeje, berberhaneje, hekurosje etj.
Gjatë kohës së punës, tregtarët për nevojat e tyre komunikonin njëri me tjetrin me anë dritaresh të vogla dhe në fund të ditës së punës, dyqanet mbylleshin me taraba, qepena, si dhe siguroheshin me roje dhe elemente të tjerë sigurie.
Vlen të informojmë lexuesit se Pazari i Vjetër përveç anës ndërtimore, ka qenë i sistemuar edhe në pjesën nëntokësore, e konkretisht ka pasur 5 kanale të tillë, të cilët largonin ujin nga pazari dhe ishin afër 1.8 metër të thellë. Kanali i parë mblidhte ujin e kodrave, i dyti përshkonte “sokakun e pemëshitësve”, një i tretë kalonte “skelën e peshkut”, i katërti përshkonte “sokakun e kasapëve” dhe i pesti kalonte përmes “Pazarit të madh”, por që të pesë këto kanale ujin e mbledhur e derdhnin në Bunë. Sigurisht që kanalet pastroheshin çdo vit nga punëtorë të veçantë. Pra, që në atë kohë sistemimit të pazarit i është dhënë një rëndësi e madhe si në anën ndërtimore ashtu edhe në relacion me funksionimin e plotë të tij për zhvillimin e tregtisë e të zejtarisë.
Kështu shumë shpejt Pazari i Vjetër u bë qendra më e madhe tregtare e trevave Shqiptare e më gjerë në eksport – importin e mallrave nga Kosova, Mali i Zi, Serbia, Manastiri, Bullgaria dhe anasjelltas, pra në gjithë Rumelinë e asaj kohe. Në planin tregtar dhe financiar, Pazari i Madh në Shkodër është vlerësuar nga të tjerët si “Hipermarketi” më i madh i asaj kohe në Ballkan, si dhe ka qenë i pakonkurrueshëm për nga madhësia, pasuritë që kishte brenda dhe kapacitetet përpunuese të mallrave, i krahasuar me pazaret e tjerë të fqinjëve tanë, çka vërteton se Shkodra ka qenë Metropoli i Arbërisë. / KultPlus.com
O moj Shqypni, e mjera Shqypni, Kush te ka qitë me krye n’hi? Ti ke pas kenë një zojë e randë, Burrat e dheut të thirrshin nanë.
Ke pasë shumë t’mira e begati, Me varza t’bukura e me djelm t’ri, Gja e vend shumë, ara e bashtina, Me armë të bardha, me pushkë ltina,
Me burra trima, me gra të dlira; Ti ndër gjith shoqet ke kenë ma e mira. Kur kriste pushka si me shkrep moti, Zogu i shqyptarit gjithmonë i zoti Ka kenë për luftë e n’luftë ka dekun E dhunë mbrapa kurr s’i mbetun. Kur ka lidhë besën burri i Shqypnisë, I ka shti dridhën gjithë Rumelisë; Ndër lufta t’rrebta gjithëkund ka ra, Me faqe t’bardhë gjithmonë asht da. Por sot, Shqypni, pa m’thuej si je? Po sikur lisi i rrxuem përdhe, Shkon bota sipri, me kambë, të shklet E nji fjalë t’ambël askush s’ta flet. Si mal me borë, si fushë me lule Ke pas qenë veshun, sot je me crule, E s’të ka mbetun as em’n as besë; Vet e ke prishun për faqe t’zezë. Shqyptar’, me vllazën jeni tuj u vra, Ndër nji qind ceta jeni shpërnda; Ca thone kam fè ca thonë kam din; Njeni:”jam turk”, tjetri:”latin” Do thonë: “Jam grek”, “shkje”-disa tjerë, Por jemi vllazën t’gjith more t’mjerë! Priftnit e hoxhët ju kanë hutue, Për me ju damun me ju vorfnue! Vjen njeri i huej e ju rri n’votër, Me ju turpnue me grue e motër,
E për sa pare qi do t’fitoni, Besën e t’parëve t’gjith e harroni, Baheni robt e njerit t’huej, Qi nuk ka gjuhën dhe gjakun tuej. Qani ju shpata e ju dyfeqe, Shqiptari u zu si zog ndër leqe! Qani ju trima bashkë me ne, Se ra Shqypnia me faqe n’dhe! E s’i ka mbetun as bukë as mish, As zjarm në votër, as dritë, as pishë; As gjak në faqe, as nder ndër shokë, Por asht rrëxue e bamun trokë! Mblidhniu ju varza, mblidhniu ju gra, M’ata sy t’bukur q’dini me qa, Eni t’vajtojmë Shqypninë e mjerë, Qi mbet’ e shkretë pa em’n, pa nder; Ka mbet e vejë si grue pa burrë, Ka mbet si nanë, qi s’pat djalë kurrë! Kujt i ban zemra m’e e lan’ me dekë Kët farë trimneshe, qi sot asht mekë?
Këtë nanë të dashtun a do ta lamë, Qi njeri i huej ta shklasë me kambë? Nuk, nuk! Këtë marrè askush s’e do Këtë faqe t’zezë gjithkush e dro!
Para se t’hupet kështu Shqypnia, Me pushkë n’dorë le t’desë trimnia! Coniu, shqyptarë, prej gjumit çoniu, Të gjithë si vllazën n’nji besë shtërngoniu,
E mos shikoni kisha e xhamia: Feja e shqyptarit asht shqyptaria! Qysh prej Tivarit deri n’Prevezë, Gjithkund lshon dielli vap’edhe rrezë,
Asht tok’ e jona, prind na e kanë lanë Kush mos na e preki, se desim t’tanë Të desim si burrat që vdiqnë motit Edhe mos marrohna përpara zotit. / KultPlus.com
Stamboll, korrik 1891. Mëngjes me fllad të freskët që vinte nga Bosfori aty pranë. Një grup vajzash zbritën shkallëve të konviktit të “Robert College”, të veshura me përparëse të zeza e jaka të bardha, nëpër një rrugicë të ngushtë të shtruar me kalldrëm me gurë të zezë. Në të dy anët e rrugicës, trëndafilat shumë ngjyrësh stolisnin atë parajsë të vogël, për të cilën kujdeseshin këto vajza që ecnin qetë si flutura, drejt godinës së shkollës impozante të tyre. Dalloheshin qartë shkronjat latine “Robert College”. Bisedonin me zë të ulët e hera herës përqafonin njëra-tjetrën. Drejtoria e kolegjit organizonte një takim lamtumire me këto nxënëse, që mbaruan këtë kolegj amerikan, e do të shpërndaheshin në vendet e tyre.
Midis tyre dallohej një vashë me trup mesatar e bëshme, fytyrëqeshur, me hundë si qiri, syzezë e vetullzezë, me flokë të rregulluara pas kokës si topuz. Herë-herë shpejtonte hapat para shoqeve si thëllëzë, e pastaj ndalonte duke kthyer fytyrën nga shoqet e ashtu duke buzëqeshur, dukej si sorkadhe mali. Fytyra i shndriste nga dielli korrikut që ngrihej mbi qiellin blu e me atë pamje, dukej si peri e zbritur nga parajsa e zotit. Nuk mbante në duar byzylyk, as varëse floriri a argjendi, vetëm dy vathë të vegjël me gurë rubini ngjyrë blu, ashtu si të gjitha shoqet e sajë. Ishte shqiptarja Sevasti Qiriazi.
Vajzat iu afruan shkollës dhe emocionet u shtuan. Drejtori kolegjit dhe pedagogët, kishin dalë në oborr e bisedonin ulët me njeri tjetrin. Vajzat lexonin në fytyrat e tyre brengën e ndarjes dhe filluan të përloten. Do të ndaheshin përjetë nga ata edukatore e edukatorë të dashur, që katër vjet luftonin krahë për krahë, në luftën e vështirë të dijes e do të shkonin në vise të largëta të perandorisë, për të mos u parë më me. Por, drejtori Eliot Spencer, duke parë dëshpërimin e të gjithëve e duke e mposhtur atë, tha me buzëqeshje:
– Afrohuni t’ju përqafojmë pëllumbesha, se ju na keni nderuar ne dhe ne prandaj ju duam shumë.
Vajzat e trupi pedagogjik u bënë një dhe përqafoheshin, siç përqafohen fëmijët me prindërit e tyre të dashur. Ashtu së bashku u futën në sallën e madhe të shfaqjeve teatrale, që ishte përgatitur për festë nga drejtoria e kolegjit. Zëvendësia e drejtorit, Anna Triks, u ngjit në skenën e teatrit me perde mëndafshi të kuqe, që ndrinin nga llambadarët e vendosur në të dy anët. Me emocion ju drejtua të gjithë pjesëmarrësve me këto fjalë:
– Të dashura vajza! Të nderuar kolegë! Jam shumë e emocionuar, po do t’ju flas me fjalë zemre. Fjalimin e lashë në çantë, se mu duk i thatë me fjalët që zgjodha për ju. Ju meritoni shumë më shumë respekt e mirënjohje nxënëse e pedagogë. Lum si ju moj vajza, që mbaruat të gjitha suksesshëm kolegjin e na nderuat ne, familjet tuaja e vendet tuaja. Lum si ne për ju të dashura nxënëse. Ne, pedagoget tuaj ndjejmë krenari që puna jonë me ju, arriti këtë fitore si bekim nga zoti. Ju urojmë njëzëri shëndet e suksese në vendet tuaja për përhapjen e diturisë. Ju tashmë jeni të lira për të bërë ç’do gjë, që ju pëlqen se kini zgjuarsinë për të dëgjuar, gjykimin për të dalluar, shpirtin për të ndier, ndërgjegjen për të peshuar çdo gjë. Ju tashmë e dini se çdo e keqe është e ndaluar. Veset e veprimet e padrejta, mos besnikëritë, dinakëritë janë të botës së ndyrë. Mos i afroni ato. Largojini nga ju e familjarët tuaj dhe pastroni shoqërinë e kombeve tuaj prej tyre. Jini misionare tani. Zoti qoftë me ju!
Emocione pafund për të gjithë. Sevastia jonë shikonte turbull mësuesen e gjuhës angleze, që zbriste shkallët e skenës, sepse sytë i kishte plot me lot. Vazhdoi koktej rreth dy orë e drejtori Spencer tha se në orën gjashtë mbas dite do të bëhej në atë sallë ndarja e diplomave.
Sevastia mori liri-dalje nga konvikti e doli në stacionin e pajtoneve. Vendosi të takonte në Ministrinë e Arsimit, Naim beun. Priti pak në stacion, sa erdhi pajtoni i xha Jasharit nga Erindi i Gjirokastrës. Vetëm me atë ajo shkonte për vizitë në shtëpinë e Naim beut. Hipi në pajton dhe kërkoi që xha Jashari ta zbriste tek Ministria e Arsimit, pranë Topkapi-sarait. Ecën rrugës buzë detit, deri afër xhamisë Sulltan Ahmetit e Ajasofjes.
Aty rruga qe bllokuar. Xha Jashari i tha se sulltan Hamidi II-të vizitonte varrin e së ëmës Tirimuje. Varri i saj nga pajtoni dukej si një vazo reçeli e madhe prej porcelani, me ca viza të ndryshme horizontale. Xha Jashari i tha:
– Moj vajzë xhani. Këta mbretërit e vezirët, kur dalën në krye, u duket vetja e madhe e bota e vogël. Vjedhin e vrasin fukaranë, por kur u vjen fundi, vdekja, bëhen besimtare. Po është vonë se atëherë populli të humbet nam e nishan. Ti do rrosh e do më kujtosh.
Xha Jashari ndërroi drejtim dhe në një rrugicë të dytë, arriti në Ministrinë e Arsimit. Priti sa doli Naim beu në oborrin gjithë lule e pemë zbukuruese e u largua për të ardhur prapë pas një ore aty.
Si u takua me shumë mall me mentorin e saj, Naimin, shkuan në një kafene aty afër dhe filluan bisedën përzemërsisht, si babai me bijën. Si e falenderoi Naimin, për gjithçka kishte bërë për futjen në atë kolegj e kujdesin e veçantë gjatë viteve për të, Sevastia e ftoi që si prind ai të merrte pjesë në ceremoninë e marrjes së diplomës. Por, Naimi, si e falënderoi, i dha lajmin e gëzuar që ai do të vinte aty si i ftuar, përfaqësueses i Ministrisë së Arsimit.
Sevastia e njoftoi se së bashku me vëllanë e sajë, Gjerasimin, kishin vendosur që në Korçë, të hapnin Shkollën e vashave. Naimi i entuziazmuar i tha:
– Motër, punë më të mirë e më të vyer nuk mund të bësh për Shqipërinë e mjerë, se sa kini vendosur të bëni bashkë me vëllanë, për emancipimin e grave të vendit tonë të shkretë. Detyrat e tua tani fillojnë dhe po të jesh besnike, këmbëngulëse dhe e vullnetshme do arrish të kryesh vepra të mëdha për kombin. (Sevasti Qiriazi, Kujtime për Naim beun)
Sevastia i tha Naimit se dëshironte shumë të vizitonte në burg Koto Hoxhin e madh. Mendueshëm për moshën e sajë të re, Naimi i tha:
– Kjo tregon se je xhevahir për kombin, por duhet ta mendojmë mirë.
– E mendova gjerë e gjatë gjithë këto kohë, Naim bej! Do të vishem si djalë e do të shkoj.
– Të bekoftë Zoti moj vajzë! Të shkosh, të shkosh …
Pas një ore takimi të këndshëm me Naimin, Sevastia shkoi përsëri në konvikt me pajtonin e xha Jasharit. Në orën e caktuar për shpërndarjen e diplomave, mbërriti në kohë Naim beu. Sevastia u lumturua sa e pa dhe zemra i rrihte fort. Kishte fatin se do të merrte nga ajo dorë e bekuar që drejtonte penën që shkroi ato mijëra vargje në gjuhën e ëmbël shqipe, diplomën, e do ta bënte krenare gjithë jetën e sajë, në shërbim të kombit.
Pas ceremonisë diplomave, ajo shkoi në shtëpinë e Naimit ku do të kalonte një darkë, si në shtëpinë e saj që e kujtonte gjithë jetën. Të nesërmen shkoi tek shoqet e pedagogët, ku u nda përfundimisht për të vazhduar detyrën e misionares së arsimit shqiptar.
Si e siguroi Naimi lejen nga drejtori burgut (një shqiptar nga Kosova) dhe mori garancinë e tij, shqiptarja Sevasti Qiriazi shkoi në burgun Jedi-Kule të katër bodrumeve. Ishte veshur si djalë e festën e kishte ngjeshur në kokë, që i mbulonte të gjithë flokët. Po, si e gjeti martirin e pavdekshëm Koto Hoxhi heroina jonë: “Një vrimë e ndyrë. Një brez i dritës nga një shteg lart më ndihmoi të dalloj një figurë të varfër. Mjerisht nuk mund të mendoja nëse ai qe njeri. Një pllakë prej guri që ka shërbyer për shtrat, e një grumbull leckash ku qe ulur. Ky qe Koto! E gjithë figura e tij intelektuale qe e shuar. Unë pyeta veten: Është e mundur kjo që në atë mjerim e ftohtësi trupi të jetojë shpirti i Kotos, i të madhit udhërrëfyes shqiptar”?
– Tungjatjeta Koto!
Unë përfundimisht guxova të mërmëritjeje. Në mekje, por me forcë, i dëgjova zërin që ai pyeti:
– Kush është ai që më flet mua?! Ai mund të jetë zë prej qielli, dërguar prej Zotit, të më flas ndonjë fjalë në zemrën time të plagosur’!
Ai kishte fytyrë të mjerë me të cilën unë u preka, sa që rrëketë e nxehta me shkuan poshtë mjekrës sime. Flokët e tij qenë të gjata. Mjekra e tij e gjatë i arrinte poshtë në mes. Rrobat e tije ishin vetëm lecka. Unë i fola me zë gati të bllokuar:
– Unë erdha, i dashur at, të të sjell ty fjalën për kurajo e të të them ty, se edhe pse ata ju kanë hedhur ju për të vuajtur këtë dënim mizor, fara që ju keni mbjellë po jep frute të mirë. Shpirti juaj jeton ne zemrën e popullit tënd.
Figura e rreckosur përgjigjet:
– Po! Ata kanë lidhur me zinxhirë trupin tim, por shpirti im është i lire. Ai është i lirë e s’ka torturë që mund të më pengojë që të bërtasë. Jo! Shqipëria nuk do të prishet! Ajo do të jetë e bashkuar, e pavarur dhe e gëzuar. Koto – me tha Sulltani – a nuk e di ti se koka jote është në dorën time? Po madhëri, koka ime është në duar të Madhërisë Tuaj, por shpirti i takon Perëndisë, mirëpo nderi është imi – ju gjegja unë. Po si erdhe e me gjete këtu moj lule Shqipërie, moj vitore pëllumbeshë! Me dhe forcë e me dhe shpresë. Më gëzove shume o ylli mëngjesit që sjell dritën.
Ndenji pak dhe tha vargjet:
O ju djem, do më kujtoni kur të ngjallet liria! Po ç’të be a unë i mjeri, që mu errën sytë e mia!
– Humba sytë në këtë bodrum, moj engjëllore dhe mendjen e kam tek Shqipëria, tek Lunxhëria, nga Labova e Kryqit në Lekë.
U ndava me lotë e dëshpërim nga ai martir i kombit, me betim ne zemër se edhe unë sa te kisha frymën gjallë do ta shkrija jetën për Shqipërinë”.
“Mësuesi i Popullit”, Thoma Papapano, këmbëngulte se për këtë takim historik te “Mësueses së Popullit”, Sevasti Qiriazi me “Mësuesin e Popullit”, Koto Hoxhi, shkon kënga e mëposhtme:
“Moj kokë e qenit moj qene, Pse s’dite për veten tende? Nga bodrumi pse s’u trembe? Bodrum nate e bodrum dite. Me prishi kandili sytë. Ç”haber me ke sjell, moj vite? – Hap bodrum e ngreu e ike”! /Memorie.al/ KultPlus.com
Platforma inovative https://routes4culture.com/ e zhvilluar nga programin EU4Culture, mbështetur nga qeveria shqiptare dhe BE, fton vizitorët vendas dhe të huaj në eksplorimin e monumenteve kulturore dhe natyrore në Shqipëri, që janë kthyer tashmë në vlerë të shtuar për turizmin.
Platforma ofron një guid të vërtetë që të udhëheq drejt itinerareve të përsosur që bartin bukuri dhe vlera të veçanta që zgjojnë interes tek vizitorët për eksploruar më tej vendin tonë.
“Pavarësisht nëse jeni një kërkues aventurash, një entuziast i natyrës ose një njohës i kulturës, “Routes 4 Culture” do t’ju sigurojë një përvojë të paharrueshme të përshtatur vetëm për ju. Eksploroni mrekullitë e Shqipërisë dhe nisni një udhëtim që do t’ju lërë mbresa për gjithë jetën”, shprehen zbatues të projektit.
Gjatë 10 muajve të fundit, organizatorë të këtij projekti kanë bashkëpunuar me ekspertë të turizmit për të krijuar katër itenerare magjepsëse që tërheqin vizitorët të eksplorojnë monumentet e pasura kulturore dhe natyrore të Kavajës dhe Rrogozhinës.
Këto rrugë jo vetëm që ofrojnë përvoja gjithëpërfshirëse, por gjithashtu kontribuojnë në ekonominë lokale duke angazhuar aktivisht gra artizane, të rinj dhe shoqatat e tyre në zhvillimin e aktiviteteve të reja ekonomike. /ATSH / KultPlus.com
Një koncert i veçantë në përkujtim të 101-vjetorit të lindjes së kompozitores Dhora Leka është mbajtur në teatrin “Andon Zako Çajupi” të Korçës. Aktiviteti kulturor përkon dhe me 80 vjetorin e çlirimit të qytetit.
Pjesë nga krijimtaria e kompozitores së madhe korçare Dhora Leka u luajtën nga solistët e Orkestrës Simfonike të Forcave të Armatosura, Juljana Agolli, Erio Daja, Igli Zeqiri, Arbi Pelushaj, Klejdi Qose, Raina Dimo, Gesarda Sulollari nën dirigjimin e Laert Qazimit dhe Harlen Nikollit.
Dirigjenti Laert Qazimi tha se publiku i Korçës na pret me ovacione të shumta dhe me një interes tejet të madh kundrejt artit dhe muzikës. Ai shton se është një kënaqësi dhe përgjegjësi e madhe për të sjellë veprat e Dhora Lekës në kualitetin e duhur.
Gjithashtu Solisti Julian Agolli tha se për Orkestrën Simfonike të FA-së nuk është hera e parë që ngjiten në skenën e Korçës, por gjithmonë kjo skenë suprizon. Ndërsa për veprat e Dhora Lekës, ai tha se janë të vështira për t’u sjellë por kjo orkestër ja ka dalë të sjellë veprat në mënyrën e duhur.
Përpos koncertit artdashësit patën mundësi të shohin dhe ekspozitën kushtuar jetes se vepres së kompozitores korcare. Ajo lindi në Korce në 1923 dhe vdiq në 2006. Disa nga veprat më të njohura të Dhora Lekës ishin “Rini, Rini”, “Kushtrimi” “Marshi i Brigades se Pare Sulmuese”. Kompozitorja ka pasur një jete të vështirë, e dënuar dhe internuar në komunizëm si “agjente e Rusisë”. /KultPlus.com
Bashkia e Elbasanit i ka dhënë një rëndësi të veçantë trashëgimisë kulturore me qëllim nxitjen më tej të zhvillimit të turizmit.
Një ndër to, është edhe Kalaja e Menglit, e cila përfaqëson një ndërtim ushtarak të realizuar në kohën e sundimit të perandorit Justinian.
Kryetari i bashkisë Elbasan, Gledian Llatja e ka cilësuar një xhevahir këtë kala në kodër të Menglit, ku edhe nga kjo lartësi kontrolloheshin plotësisht lëvizjet në rrugën Egnatia që kalonte në fundin e kodrës.
Nisur nga pozicionimi gjeografik, synohet që kalaja të shërbejë për forcimin e pikave turistike kudo ku ndodhen në Elbasan, me qëllim që turistët të njihen edhe me trashëgiminë kulturore të kalave të qytetit jo vetëm në fushë, por edhe në kodrina.
“Me krijimin e Agjencisë së re të Turizmit dhe Kulturës në bashki, nisëm t’i japim një rëndësi edhe të forcojmë pikat tona turistike. Xhevahiri më i ri që po i shtohet guidave tona turistike në Elbasan është Kalaja e Menglit, një nga më të vjetrat që ne kemi në Labinot-Fushë”, u shpreh Llatja.
Në këtë kuadër, ai theksoi se bashkia bashkë me Agjencinë e Turizmit dhe Kulturës ka ndërmarrë një nismë ku aktualisht punonjësit e ndërmarrjes së shërbimeve publike po punojnë për pastrimin dhe sistemimin e të gjithë vegjetacionit që rrethon këtë xhevahir të kulturës por edhe të arkeologjisë shqiptare, për ta vënë atë edhe në përdorim të turizmit.
Sipas tij “shumë shpejt kjo kala do të bëhet e aksesueshme për të gjithë turistët, si edhe ata që pëlqejnë ecjen, pasi ndodhet vetëm 25 minuta nga rruga kryesore”.
Kalaja e Mengëlit ngrihet mbi luginën e lumit Shkumbin në një lartësi prej 300 metra, dhe është e rrethuar nga kodra dhe male të Labinotit.
“Ne i kemi kushtuar një vëmendje të veçantë destinacioneve tona turistike, patjetër kalaja fushore në qendër të qytetit është një nga destinacionet kryesore, por nuk i kemi lënë pas dore edhe destinacionet e tjera turistike, siç është “Ad Cuintum”, si edhe shumë të tjera për ta bërë guidën e Elbasanit të plotë”, pohoi Llatja.
Kalaja e Menglit përfaqëson një ndërtim tipik të arkitekturës bizantine të shek. V e.s. Në formën e një shumëkëndëshi kjo kala përforcohet nga 8 kulla, që ndodhen në largësi të ndryshme nga njëra-tjetra në varësi të terrenit.
Prania e 8 kullave kushtëzohet nga fakti që ajo ndodhej pranë rrugës Egnatia, arteria kryesore për të kaluar në perëndim. /atsh/KultPus.com
Një kafshë grabitqare është pikasur nga qytetarët që po pinin kafe në zonën e Teatrit të Operas dhe Baletit.
Çakalli është vendosur përkohësisht në një kafaz nga punonjës të ZooPark Tirana, shkruan euronews.al.
Ai u kap nga punëtori i Drejtorisë se Përgjithshme të Kopshtit Zoologjik. Punëtori është kafshuar nga gjitari në momentin e kapjes, i njëjti është dërguar në spital.
Nuk dihet ende sesi kafsha e egër përfundoi në qendër të Tiranës.
Dy vite nga fillimi i sulmit rus ndaj Ukrainës, qytetarët e Tiranës zhvilluan këtë të shtunë një manifestim në kryeqytet, pas ftesës së kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, në mbështetje të qëndresës heroike të popullit ukrainas.
Në fjalën e tij, kryebashkiaku Veliaj tha se shpreson që ky të jetë përvjetori i fundit që qytetarët takohen në këto rrethana dhe që lufta në Ukrainë të marrë fund sa më parë.
Ai theksoi se është i lumtur që Bashkia e Tiranës po ndihmon në rindërtimin e shkollave në Ukrainë.
“Jam krenar që sot BE, SHBA, vendet anëtare të NATO-s, gjithë kolegët që janë këtu, i janë bashkuar edhe një pjesë e jashtëzakonshme e komunitetit të qytetarëve të Tiranës, për të cilët jam shumë mirënjohës. Sepse besoj që kjo nuk është një punë e atyre që merren me politikë dhe diplomaci. Kjo është puna dhe një detyrim moral i çdo qytetari evropian, çdo njeriu që nuk i ka të largëta kujtimet kur ne kemi qenë në një agresion të tillë, as të kohës së komunizmit, as të luftës në Kosovë”, tha ai.
“Kombi për secilin prej nesh fillon te shtëpia e vet. Ndaj, më vjen mirë që e ne e kemi bërë atë tonën modeste. Jam i lumtur që Bashkia e Tiranës ndërton shkollën nr 5 në Kharkiv dhe jam i sigurt që do të bëjmë më shumë në një rrjet qytetesh EuroCity, për të çiftuar sa më shumë qytete të Europës me qytete të Ukrainës, ashtu siç ishte edhe porosia e Presidentit Zelensky kur ishim në Ukrainë në gusht 2022, për të gjetur sa më shumë qytete që mund të bëheshin binjake, por për të bërë një punë konkrete sidomos për rindërtimin. Më vjen mirë që jemi duke punuar në Irpin dhe Bucha për atë aftësi që ne kemi, të paktën në arkitekturë dhe urbanistikë për rindërtimin. Të ndërtojmë më mirë dhe më fort, jo për inat të pushtuesit, por për nder dhe respekt të betejës dhe për t’u siguruar që ngrihemi shumë më të fortë se sa u rrëzuan para dy vitesh”, tha ai.
Veliaj bëri me dije se javën tjetër Tirana do të mikpresë presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ndërsa theksoi se bujaria shqiptare do të reflektohet në pritjen e organizuar për të.
“Tirana do të përgatitet për të mikpritur presidentin, Volodymyr Zelensky, që do të jetë këtu për samitin javën tjetër. Kështu që jo vetëm një rrugë që quhet nga Bashkia e Tiranës “Ukraina e lirë”, por e gjithë Tirana do të ndihet si ky toponim, një Ukrainë e Lirë. Shpresoj që të jetë një vizitë e suksesshme. Bujaria shqiptare të reflektohet edhe në pritjen që kemi rezervuar për presidentin Zelenskyy”, tha Veliaj.
Manifestimit iu bashkuan ambasadori i BE-së, Silvio Gonzato, ambasadori i Ukrainës, Volodymyr Shkurov, i ngarkuari me punë i ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri, David Wisner, ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali, etj. /ATSH /KultPlus.com
“Një vrasje e vogël aksidentale” komedia e Jean Pierre Martinez u ngjit në skenën e teatrit të Gjirokastrës nën interpretimin e teatrit të Mitrovicës nën regjinë e Marigona Bekteshit.
Shfaqja, një komedi e pastër e bazuar në marrëdhëniet e komplikuara të dashurisë mund të shihet edhe si një eksplorim humoristik i fuqisë së gjuhës. Gënjeshtra të vogla por të shumta që shkaktojnë ngjarje me pasoja shkatërruese. Regjisorja e shfaqjes u shpreh shumë e kënaqur me mikpritjen e shfaqjes.
Komedia që pati ritëm dhe dinamikë interesante solli situata plot humor brenda një çifti ku gënjeshtrat e njërit zbulojnë sekretet e tjetrit. Vepra njëherazi një tragjedie qesharake – ose një komedi dramatike ka të bëjë me fuqinë e rrezikshme që kanë deklaratat e vërteta dhe të rreme për të ndryshuar realitetin, herë për mirë e herë për keq. Një shaka e vogël e pafajshme i tërheq personazhet e kësaj drame në mënyrë të pakontrollueshme duke i çuar ata nga një mbrëmje e qetë në shtëpi në një situatë surreale dhe shumë të rrezikshme.
Shfaqja ka udhëtuar më parë në Vlorë dhe trupa pritet të interpretojë edhe në disa qytete të tjera. Ky ishte shkëmbimi i dytë mes teatrove të Gjirokastrës dhe Mitrovicës./topchanel/KultPlus.com
Sot, më 24 shkurt 2024 do t’i mbushte 61 vjet veprimtari i shquar, Heroi i Kosovës, Fahri Fazliu.
Me 2 nëntor 1989 Lagjja Bregu i Diellit në Prishtinë rrethohen nga forcat serbe drejtuesit e LPRK-së, Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu. Pas luftës 10-orëshe bien heroikisht Afrimi së bashku me Fahri Fazliun. Qëndresa e këtyre dëshmorëve ishte inkuraim dhe ngritje e moralit për të rinjët kosovarë dhe për shumë prej tyre ishin idolë dhe shembull si të mbrohej atëdheu./KultPlus.com