Çakalli sillet rrugëve të Tiranës, kapet nga punonjës të kopshtit zoologjik

Një kafshë grabitqare është pikasur nga qytetarët që po pinin kafe në zonën e Teatrit të Operas dhe Baletit.

Çakalli është vendosur përkohësisht në një kafaz nga punonjës të ZooPark Tirana, shkruan euronews.al.

Ai u kap nga punëtori i Drejtorisë se Përgjithshme të Kopshtit Zoologjik. Punëtori është kafshuar nga gjitari në momentin e kapjes, i njëjti është dërguar në spital.

Nuk dihet ende sesi kafsha e egër përfundoi në qendër të Tiranës.