Bislim Bislimi emërohet sekretar i përgjithshëm në MKRS-së

Bislim Bislimi është emëruar sekretar i përgjithshëm në Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit.

Propozimi për të u bë nga Zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Blerim Gashani. Kundërkandidati kryesor i Bislimit ishte Arian Ahmeti.

“Për pozitën sekretar i përgjithshëm kanë aplikuar 8 kandidatë, ndërsa 3 prej tyre kanë hyrë në listë të ngushtë, pasi i kanë plotësuar kriteret e përcaktuara me konkurs. Pas vlerësimit profesional nga komisioni shtetëror i pranimit përmes testit me shkrim dhe intervistës, kandidatët fitues që janë vlerësuar mbi pragun 70% të pikëve janë Bislim Bislimi dhe Arian Ahmeti”, tha Gashani.

“Në pajtim me dispozitat ligjore dhe pas përzgjedhjes nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, propozojmë emërimin e z. Bislim Bislimi për pozitën sekretar i përgjithshëm në Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit për një mandat katër vjeçar”, shtoi ai./21Media

Gazetarja e RTK-së merr çmim letrar nga Akademia Evropiane e Arteve

Gazetarja dhe prezantuesja e Radiotelevizionit të Kosovës, Alketa Gashi – Fazliu po vazhdon të jetë aktive në jetën letrare dhe publicistike.

Së fundmi kontributi i saj letrar është shpërblyer me çmim letrar nga Akademia Evropiane e Shkencave dhe Arteve me seli në Torino të Italisë.

“Të dashur miq, Akademia Evropiane e Shkencave dhe Arteve, më ndau çmimin prestigjioz letrar evropian. Paturpësisht jam shumë e lumtur”, ka shkruar ajo në Facebook./rtk/Kultplus.com

Java e Kulturës Hungareze mbyllet me një mbrëmje gala magjike në qytetin e Durrësit

Koncerti Grand Gala “Liszt 212 Vjet” në Durrës nuk ishte thjesht një ngjarje muzikore, por një urë kulturore që lidh Shqipërinë me Hungarinë, kulminacioni i merituar i “Hungarissimo 2023”, Javës Kulturore Hungareze që përfshiu Shqipërinë.

Hapësira e shenjtë e teatrit u pushtua nga kompozimet e fuqishme të Franz Liszt, teksa performuesit, me çdo goditje të harkut dhe çdo notë të luajtur, sollën për publikun shqiptar pasionin dhe vrullin e klasikut të madh hungarez.

Teatri “Aleksandër Moisiu” u gjallërua nga jehona e kompozimeve të Franz Liszt, teksa Orkestra Simfonike e RTSH performonte para një publiku të mahnitur. Interpretimet e pianistes së mirënjohur Almira Emiri u pritën me duartrokitje entuziaste, duke mishëruar frymën dhe kompleksitetin e kompozimeve të Liszt. Ndërkohë, udhëheqja mjeshtërore e dirigjentit Oleg Arapi dhe drejtimi artistik i Liman Malokut siguruan një përvojë gjithëpërfshirëse që elektrizoi të pranishmit.

Përzgjedhja e programit të mbrëmjes ishte e kuruar me kujdes dhe solli pjesë që luheshin për herë të parë në vendin tonë. “Rapsodi Hungareze Nr. 2”, me melodinë e saj të njohur, paraqiti një pamje të gjallë të shpirtit hungarez, ndërsa forca orkestrale pas “Les Preludes” pikturoi një peizazh zanor me përmasa epike. Dramaticiteti dhe veçanësia e “Totentanz” ishin gjithaq drithëruese për dëgjuesit. Këto pjesë, të përjetshme në bukurinë dhe kompleksitetin e tyre, jo vetëm u interpretuan, por erdhën me një frymë të re në skenën shqiptare, duke rezonuar me një publik që ishte i etur për një udhëtim muzikor në zemrën e romantizmit hungarez.

Jo vetëm kaq, por bukuria e mbrëmjes u shtua dhe nga një dhuratë e posaçme për teatrin e Durrësit, i cili përgjatë 15-viteve të fundit nuk ka pasur një piano për performuesit e ndryshëm. Nisur nga ky fakt, “Hungarissimo”, në bashkëpunim me Ambasadën e Hungarisë në Shqipëri, mundësuan riparimin dhe risjelljen në skenë të një instrumenti funksional, që do u shërbejë jo vetëm pianistëve të afirmuar, por edhe gjithë talenteve të reja durrsake që do të marrin përsipër peshën e performimit në skenën e teatrit “Aleksandër Moisiu”.

Kujtojmë që “Hungarissimo” e këtij viti ishte veçanërisht domethënëse pasi shënoi gjithashtu 200 vjetorin e poetit kombëtar të Hungarisë Sándor Petőfi. Ndikimi i tij dhe festimi i jetës dhe veprave të tij kanë qenë një fenomen global dhe Java e Kulturës Hungareze në Shqipëri kontribuoi në këtë përkujtim ndërkombëtar.

Seria e ngjarjeve në të gjithë Shqipërinë, duke filluar nga Tirana, duke kaluar nëpër Vlorë, Pogradec, Korçë, e më në fund duke kulmuar në Durrës, ishin më shumë se një vitrinë e kulturës hungareze. Ato ishin një dëshmi e fuqisë së shkëmbimit kulturor dhe promovimit të mirëkuptimit dhe respektit të ndërsjellë midis kombeve. Suksesi i Javës Kulturore Hungareze mund të matet jo vetëm në pjesëmarrjen dhe duartrokitjet, por edhe me ndikimin e qëndrueshëm që ka pasur në nxitjen e dialogut ndërkulturor. Në fakt, eventi u përqafua jo vetëm brenda Shqipërisë, por u celebrua edhe nga miqtë e shumtë hungarezë në Hungari dhe jo vetëm. Entuziazmi dhe vlerësimet e larta nga pjesëmarrësit dhe audienca nënkuptojnë se eventi arriti qëllimin e tij për të festuar dhe thelluar lidhjet kulturore që ndajnë Hungaria dhe Shqipëria. Për këtë arsye, grupi organizator i Festival Academy është thellësisht mirënjohës për të gjithë ata që na u bashkuan në këtë rrugëtim.Java e Kulturës Hungareze ka lënë gjurmë të pashlyeshme në peizazhin kulturor të Shqipërisë, duke u dëshmuar si një histori e pabesueshme suksesi. Gama e gjerë e ngjarjeve, me muzikë, art dhe letërsi, jo vetëm që nderoi trashëgiminë hungareze, por gjithashtu hapi rrugën për bashkëpunime të ardhshme dhe përpjekje kulturore midis dy vendeve. Pashmangshmërisht, kjo festë ka vendosur një standard të lartë për ngjarje të ngjashme në të ardhmen. / atsh / KultPlus.com

Leonardo de Martino, mësuesi i parë i Fishtës

Poeti arbëresh Leonardo De Martino lindi në fshatin arbëresh Greçi, të provincës së Avelinos (Itali) 182 vite më parë. Famullitari i Troshanit (dhe i fshatit Fishtë), ai e pagëzoi Zefin në ditët e para të jetës dhe ka vlerësuar zgjuarsinë dhe zhdërvjelltësinë e zadrimorit të vogël, që do të ishte Fishta i madh e letrave shqipe.

Më 1865 u dërgua si meshtar në Shqipërinë e Veriut, ku mori pjesë në lëvizjen kulturore patriotike. Shkroi vjersha dhe ndonjë pjesë dramatike, të cilat i botoi në përmbledhjen “L’arpa d’un italo-albanese” (“Harpa e një arbëreshi”, Venedik, 1881). Në krijimet e tij më të mira i këndoi me nota romantike dashurisë për Shqipërinë, evokoi figurën e Skënderbeut etj. Krijimtaria e tij ushtroi ndikim te Fishta, Mjeda, kur ishin në hapat e parë si poetë. De Martinos i takon edhe merita për vënien në skenë të dramës së parë shqipe.

Kreu shërbimin meshtarak kryesisht në Troshan, në dioqezën e Zadrimës dhe në fshatrat e Lezhës. Për një farë kohe shërbeu si sekretar i Prenk Pashës, princ i Mirditës dhe si kujdestar i të birit të Pashës, Prenk Bibë Dodës (1858-1920). Por nxënësi i tij më i shquar qe katundari i vogël, Zekë Ndoci, të cilin duart e tij të mësuara e shndërruan në Atë Gjergj Fishtë, në Poetin i cili do ta ngrinte traditën e poezisë së Shqipërisë veriore, në majat më të larta. E kjo mund të konsiderohet edhe kryevepra e fratit de Martino.

Atë Leonardi u largua nga Shqipëria në fund të shekullit XIX. Në historitë e letërsisë shqipe thuhet se doli në pension, duke harruar se ai ishte rregulltar katolik e meshtar e se rregulltarët nuk e dinë ç’është pensioni, sepse i shërbejnë Zotit deri sa mbyllin sytë për dritën e kësaj bote. E De Martino i mbylli sytë në moshën nëntëdhjetetre vjeç në kuvendin e Sarnos në Itali, më 12 korrik 1923.

I la trashëgim kulturës shqiptare pasurinë që mblodhi gjatë dyzet vjetëve të shërbimit në provincën françeskane: veprat, të përkthyera e origjinale, shkruar në dialektin gegë. Filologu i shquar, Justin Rrota, autor i tekstit “Letratyra shqype për shkollat e mjesme” (1925), shprehet: Leonardo de Martino është “poet prej natyre, shkroi e botoi shumë kangë, sa kje pa ardhë në Shqypni, në gjuhë italishte. Këtu mandej, si e theu dialektin e vet n’atë të Gegnis, ia muer doren e shkroi me aq mjeshtri..

Ndërmjet tyre kujtojmë: ‘Vaji i hapses’, variant shqip i ‘Il lamento della prigionera’ të poetit dhe romancierit milanez, Tomaso Grosi (Tommasso Grossi, 1790-1853), të cilën ia kushtoi Dora d’Istrias më 1868; ‘Munnimi i Jezu Krishtit’ (1875), përkthim i veprës ‘Passione di Gesù Cristo’ të Pietro Metastasios (1698-1782) e, sidomos, veprën origjinale lirike ‘L’Arpa di un italo-albanese, (Harpa e një arbëreshi), Venedik 1888. Është një përmbledhje e vëllimshme 442 faqesh e poezisë më të pjekur e më të përpunuar të De Martinos në italisht e në shqip, shkruar me finesë e pasuri metrike të pazakontë për letrat shqipe të kohës. Njihet edhe për pjesën teatrore të shkurtër ‘Nata e Këshnellavet’, Shkodër 1880, e para në llojin e vet në shqipe.

Një tjetër vepër e Atë Leonardo De-Martino është: “Breve compendio dell avita e delle gesta di GIOGRIO CASTRIOTA SKANDERBEG, principe dell’Epiro e dell’Albania”, botuar në Greci më 1882. (Përmbledhje e shkurtër e jetës dhe veprave të GJERGJ KASTRIOTIT SKANDERBEUT, princit të Epirit e të Shqipërisë).

Emri i tij lidhet ngushtë edhe me shpalljen e Zojës së Këshillit të Mirë ‘Pajtore e Shqiptarëve’. Pamfleti poetik, që qarkulloi me këtë rast të jashtëzakonshëm festiv, kushtuar Zojës së Bekuar, është një ndër krijimet e tij më të frymëzuara./Hejza / KultPlus.com

Historike: Katër shqiptarë fitojnë në zgjedhjet e përgjithshme speciale në SHBA

Bëhet e ditur se katër shqiptarë kanë fituar në Zgjedhjet e përgjithshme speciale në Nju-Jork dhe Nju-Xhersi, duke bërë histori në emigracionin shqiptar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Theksohet se Violeta Berisha nga Puka, Vedat Gashi nga Kosova, Edita Shkreli nga Shkodra dhe Emiljana Ulaj nga Tirana janë fitues në Zgjedhjet e përgjithshme në Nju-Jork dhe Nju- Xhersi, të mbajtura dje, më 7 nëntor 2023.

Ka qenë ish- anëtarërja e Këshillit të Bashkisë së qytetit Fairview në New Jersey, shqiptaro – amerikanja Violetta Berisha, e cila u shpall fituese mbasi kandidati republikan u tërhoq nga gara.

Vlen të cekët se Violeta Berisha nga Puka prej sot do të jetë gruaja e parë në 129 vjetët të minibashkisë së qytetit Fairview në New Jersey, qytetit të 15 mijë banorëve, me një buxhet vjetor 22 miljonë dollarë, kryebashkiake.

Nga ana tjetër, Edit Shkreli nga Partia Demokratike fitoi zgjedhjet dhe u bë gjyqtare në Gjykatën Civile të Nju-Jorkut, Qarkut të parë të Gjykatës Komunale të Qarkut Bronx, transmeton tutje albinfo.ch.

Të martën, më 7 nëntor 2023, në Zgjedhjet e përgjithshme speciale për Gjykatën Civile të Nju-Jorkut të Qarkut të Parë të Gjykatës Komunale të Bronx konkurruan dy kandidate, Carol Malcolm dhe Edit Shkreli.

Vedat Gashi i cili ishte një ligjvënës i Westchester County, mbasi i përfundoi mandati konkurroi për një mandat të dytë dhe fitoi atë mbrëmë me 56.9 për qind kundrejt 43 për qind të republikanit Daniel J. Branda.

Westchester County Legislature District 4

Candidate Total Votes

Vedat Gashi (D) (D)*

4,675

56.9%

Daniel J. Branda (R)

3,539

43%

Një ligjvënëse lokale në këto zgjedhje, në Westchester, por zonë tjetër elektorale, nga Partia Demokratike të Shtetit të Nju-Jorkut për Distriktin e 9-të ishte shqiptaro-amerikania Emiljana Ulaj, e cila erdhi me familjen e saj pasi u larguan nga Shqipëria në vitin 1997 në mes të një lufte civile.

Emiljana Ulaj nga Partia Demokrate mori 1,552, 65.2%, kundrejt Laurie Abbate-Ryan (R) e cila mori 827,

34.8%

Westchester County Legislature District 9

Candidate Total Votes %

Emiljana Ulaj (D, WF) (D)

1,552

65.2%

Laurie Abbate-Ryan (R)) (R)

827

34.8% /Albinfo.ch / KultPlus.com

Universiteti i Prishtinës merr dy çmime në Kampionatin e 8-të Botëror Ndëruniversitar, Parisi 2023

Kampionati i 8-të Botëror Ndëruniversitar, Parisi 2023 që u mbajt nga data 1 deri më 5 nëntor 2023, Universiteti i Prishtinës mori pjesë me ekipin e femrave dhe meshkujve në futsall.

Në konkurrencën e futsallit për femra të udhëhequra nga Dekani Prof. Musa Selimi, ekipi i Universitetit të Prishtinës fitoi vendin e parë. Ky është një sukses shumë i madh dhe një arsye për të qenë krenar për talentin dhe përkushtimin e ekipit.

Ekipi i meshkujve të Universitetit të Prishtinës të udhëhequra nga Profesori Prof. Malsor Gjonbalaj arriti të siguronte vendin e dytë në kategorinë e futsall për meshkuj. Ky është një sukses i jashtëzakonshme dhe një tregues i aftësive të tyre në sport.

Kurse Qëndresa Krasniqi mori çmimin lojtarja më e mirë në futsall në kategorinë e femrave.

Ky sukses i madh në kampionatin 8-të botëror ndëruniversitar- Parisi 2023, është një dëshmi e përpjekjeve dhe talentit të sportistëve dhe të angazhimit të stafit të Fakultetit të Edukimit Fizik dhe Sportit i Universiteti i Prishtinës. / KultPlus.com

Muzeu Kombëtar “Shtëpia me gjethe” fiton çmimin “Zgjedhja e udhëtarëve 2023” nga Tripadvisor

Muzeu Kombëtar i Përgjimeve “Shtëpia me gjethe” është “Zgjedhja e Udhëtarëve” edhe për vitin 2023 në Tripadvisor.

Tripadvisor jep çmimin “Zgjedhja e udhëtarëve” për akomodimet, atraksionet dhe restorantet që fitojnë vazhdimisht vlerësime të shkëlqyera nga udhëtarët dhe renditen në 10% më të mirë të destinacioneve turistike në Tripadvisor.

Muzeu “Shtëpia me gjethe”, i hapur më 23 maj 2017, është një nga muzetë më të veçantë në Shqipëri, që përpiqet t’u rrëfejë të rinjve dhe të huajve një nga periudhat më të errëta të historisë së vendit.

Është quajtur “Shtëpia me gjethe” për shkak të bimës kacavjerrëse që mbulonte fasadën e saj. I pozicionuar në qendër të Tiranës, ndërtesa që strehoi për pak kohë Gestapon gjatë pushtimit të vendit në Luftën e Dytë Botërore, ka qenë Selia Qendrore e Përgjimeve të Shërbimit Sekret nga viti 1944 – 1991.

Ashtu si vetë historia e Shqipërisë nën diktaturën komuniste, që u instalua me mbarimin e Luftës së Dytë Botërore dhe vazhdoi pothuajse një gjysmë shekulli, edhe “Shtëpia me gjethe” për një kohë të gjatë ka qenë e mbështjellë me gjithfarë legjendash dhe përbënte një mister.

E konceptuar në 9 seksione, muzeu përbëhet nga 31 dhoma të lidhura me koherencë mes tyre dhe çdo dhomë ka një funksion  të veçantë. / atsh / KultPlus.com

Një hap para drejt qasjes publike në Lokalitetin Arkeologjik të Dresnikut

Në mbledhjen e sotme të Qeverisë së Republikës së Kosovës është miratuar vendimi i dytë i shpronësimit të parcelave për realizimin e Projektit për Mbrojtjen dhe Menaxhimin e Lokalitetit Arkeologjik të Dresnikut.

“Po ndërmarrim hapa konkret për mbrojtjen dhe promovimin e këtij lokaliteti, përmes mbështetjes financiare, ekspertizës shkencore profesionale, planit të menaxhimit dhe bashkëpunimit të ngushtë me partnerët ndërkombëtarë”, thuhet në njoftimin e MKRS-së të cilët tutje kanë falenderuar Ministrinë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës për bashkëpunim dhe mbështetje përgjatë procesit. / KultPlus.com

Hapet konferenca “Arkeologjia shqiptare në 75-vjetorin e krijimit të saj: arritje, risi dhe perspektiva”

Sot në sallën “Aleks Buda” në Akademinë e Shkencave të Shqipërisë u çel Konferenca Arkeologjia shqiptare në 75-vjetorin e krijimit të saj: arritje, risi dhe perspektiva organizuar nga nga Akademia e Shkencave të  Shqipërisë dhe Akademia e Shkencave dhe e Arteve të Kosovës.

Konferencën e çeli Prof. Gëzim Hoxha, Kryetari i Seksionit të Shkencave Shoqërore Albanologjike në Akademinë e Shkencave së Shqipërisë, i cili u uroi mirëseardhjen të pranishmëve. Më andej Kryetari i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, akad. Skënder Gjinushi mbajti fjalën përshëndetëse. Pasi ju uroj mirëseardhjen të gjithë të pranishmëve, ai vuri në dukje lidhjet e hershme të arkeologjisë me humanizmin në territoret shqiptare, fazat e zhvillimit të interesit arkeologjik në oborrin e  Ali pashë Tepelenës, të interesit arkeologjik të  shkollës italiane të arkeologjisë, me Luigi Ugolinin e Domenico Mustilli-n; shkollës franceze, me Leon Rey-n; shkollës austriake me Karl Patch-in, Camillo Praschniker-in dhe me baronin Franz Nopsca si dhe fillimi i gërmimit sistematik për zbulimin e kulturës materiale në sitet kryesore që lidheshin me periudhën prehistorike parailire, si kulturat e Maliqit dhe Matit; me periudhën e qytetërimit ilir si qytetet Amantia, Bylis, Lissus, Shkodra etj nga arkeologët shqiptarë.

Arkeologjia shqiptare –theksoi akad.Gjinushi-u institucionalizua si kërkim i specializuar me mbështetje shtetërore në vitin 1948, me ngritjen e të parit muze arkeologjik të vendit, që shenjon edhe kthimin e saj në vendin e vet. Me këtë vendim arkeologjia shqiptare u shndërrua në një shkencë të vërtetë dhe brenda dy dekadash u kapërcyen si romantizmi shkencor nga njëra anë, ashtu dhe shfrytëzimi i nëntokës shqiptare për të pasuruar muzet e vendeve të mëdha, siç kishte ndodhur më parë me kulturën greke, egjiptiane, hebreje dhe hetite. Mbështetja e interesimi për institucionalizimin e kërkimeve arkeologjike u rrit më tej me ngritjen e institutit, bashkimin e institutive të albanologjisë e formimin e Akademisë së Shkencave . Më andej akad. Gjinushi foli për brezat e studiuesve të njohur arkeologë në Shqipëri. Brezi i parë i ndritur i themeluesve të arkeologjisë shqiptare,-theksoi akad.Gjinushi- me Hasan Cekën, Selim Islamin, Frano Prendin e Skënder Anamalin, ka meritën historike që jo vetëm e mori në duart e veta zbulimin e qytetërimeve të lashta, por, siç u vlerësua prej studiuesve të huaj të ftuar në konferencën e dytë albanologjike kushtuar 500-vjetorit të Gjergj Kastriotit (1968), me arritjet e veta, bëri që arkeologjia shqiptare të hynte në shkencën arkeologjike europiane nga porta e madhe.  Ndërsa Eqrem Çabej, në Kuvendin I të Studimeve Ilire (1972), do të pohonte se arritja më e madhe e atij kuvendi ishte që u provua se arkeologjia e re shqiptare po ofronte me sukses argumente bindëse në favor të vërtetimit të tezave të mbrojtura në gjuhësi për lashtësinë e shqipes, burimin ilir të saj dhe vazhdimësinë historike-territoriale të pandërprerë këtu ku jemi. Brezi i dytë i arkeologëve,-vazhdoi akad.Gjinushi- me personalitete të tillë si Muzafer Korkuti, Bep Jubani, Neritan Ceka, Aleksandra Mano, Aleksandër Dhima, Apollon Baçe e Aleksandër Meksi, ka meritën që jo vetëm e lartësoi me tej arkeologjinë si dije, si shkencë konkurruese me albanologjinë që zhvillohej në Botë, e njëherësh si promovuese të vlerave të qytetërimit iliro-shqiptar jashtë vendit në një kohë izolimi, por, edhe, që ia ndërroi vendin e rolin arkeologjisë në kuadër të disiplinave të tjera albanologjike. Tashmë arkeologjia nuk është thjesht një mbështetëse e tezave me bazë gjuhësore për etnogjenezën e shqiptarëve e identitetin e tyre apo një argumentuese e rolit dhënës të kulturës së tyre, por ka shkuar qartazi në drejtimin e ndryshimit të hierarkisë mes tyre, duke marre edhe rol pararendës, pasi arkeologjia shkon shpesh edhe atje ku gjuha nuk arrin të shkojë. Duke vlerësuar arkeolgët aktualë, akad Gjinushi vuri në dukje se një brez i tretë i arkeologëve shqiptar, i formuar e i vetëformuar me kërkesa akademike europiane, me lidhje të jashtme bashkëpunimi me jashtë dhe me teknologji të reja zbulimi, është duke e shpërfaqur në mënyrë të argumentuar në tërësi hartën arkeologjike të vendit, duke e shndërruar gjithnjë e më shumë hinterlandin, deri vonë disi të harruar, në përparësi të kërkimit. Këta tre breza, që përbëjnë historinë e arkeologjisë, do të nderohen në çdo jubile, sot e në të ardhmen, do të nderohen edhe prej brezave që vijnë, të cilëve do t’u duhet më shumë vullnet e formim për të kapërcyer arritjet e tyre.

Më andej akad.Gjinushi foli për ndërthurjen disiplinare të arkeologjisë me antripogjenetikën dhe analizat e ADN-së, filogjenetikën dhe inteligjencë artificiale që synojnë të shkojnë deri në burim të qytetërimeve, gjuhëve dhe kulturave; vlerësimi i kësaj përvoje, përvetësimi i saj dhe përditësimi me dijet bashkëkohore, është kusht për të mos mbetur prapa. Kjo konferencë me siguri do të parashtrojë pyetje e zgjidhje edhe për këtë realitet të ri.

Përmbledhtas,-përfundoi akad. Gjinushi- pavarësisht nga problemet që ka pasur e ka kërkimi shkencor tek ne, qoftë prej kufizimeve ideologjike apo nga labirinthet e tranzicionit, në këtë 75-vjetor mund të themi me bindje të plotë se ky kontribut dhjetëravjeçar i Institutit të Arkeologjisë e i arkeologëve të të gjitha brezave, në bashkëpunim edhe me qendra nga më të njohurat dhe specialistë po aq të vlerësuar të arkeologjisë europiane, ka bërë që shkenca shqiptare jo thjesht të dëshirojë e të pohojë vjetërsinë e lashtësinë mijëravjeçare të origjinës së popullit shqiptar, por t’i bazojë e vërtetojë ato me fakte e artifakte shkencore, në vend të afirmimeve entuziaste e amplifikuese amatoreske; ka bërë që të dominojnë argumentet shkencore të bazuara mbi gjetjet shumëvjeçare arkeologjike për tërë periudhat: që nga ato prehistorike; për vazhdimësinë e lidhjet midis tyre që nga parailirët, ilirët e arbërit deri tek shqiptarët; duke i kthyer në argumente të pakontestuara e të pranuara gjithnjë e më gjerë nga albanologjia botërore. Janë këto arritje, veçanërisht ato përgjatë 10-vjeçarëve të fundit, që përbëjnë burimin e risive shkencore, njëherësh dhe shkakun e nevojën për hartimin e një historie të sintetizuar të shqiptarëve nga Akademia e Shkencave, në bashkëpunim të ngushtë me institutet e albanologjisë e departamentet e shkollave të larta.

Konferencën e përshëndëti dhe Kryetari i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës, akad. Mehmet Kraja. Pasi përshendeti të pranishmit-akad.Mehmet Kraja uroi përvjetorin e fillimit institucional të arkeologjisë shqiptare, që lidhet me themelimin e institutit përkatës, një nga institucionet më të vlefshme të trashëgimisë kulturore të Shqipërisë. Kosova-vazhdoi akad.Kraja, në këtë rast Akademia, por arkeologët e Kosovës në rend të parë, janë bashkuar me ju, për ta njohur punën institucionale në fushën e arkeologjisë si një nga punët më të vyera që ka bërë shteti shqiptar, duke i dhënë vlerë dhe argumente shkencore tezave dhe hipotezave që deri vonë rrinin pezull, jo vetëm në dijen shqiptare dhe ballkanike, por edhe në atë botërore. Më shumë se çdokujt tjetër,-theksoi akad.Kraja,  neve shqiptarëve na është dashur që të vërtetat tona t’i nxjerrim nga dheu. Këtë e ka bërë tashmë arkeologjia shqiptare. Respekt për të gjithë ata që në çfarëdo mënyre kanë zbuluar se në këtë hapësirë, edhe përkundër furtunave dhe erozioneve të mëdha, toka flet shqip!

Më andej akad.Kraja u ndal në përshkrimin e arkeologjisë në Kosovë, ku sipas tij ajo ka kaluar periudha të errëta, periudha kur dëshmia për vazhdimësinë ilire-shqiptare ndëshkohej herë me plumba, si në rastin e Gjeçovit, ose me helmim, si në rastin e antropologu hungarez Nemeshkeri, i cili supozohet se u helmua, pasi dërgoi një raport paraprak se Nekropoli Mesjetar i Vërmicës që dëshmonte për një popullsi josllave, me vazhdimësi nga shekulli II para epokës së re, V dhe VI në mesjetën e hershme dhe më vonë në shekujt IX-XI. Kjo vazhdimësi ilire-shqiptare në ish-Jugosllavi konsiderohej armiqësore, aq sa që mund të ndëshkohej edhe me vdekje.

Më andej akad.Kraja u ndal në kontributin e At Shtjefën Gjeçovit, themeluesit të arkeologjisë shqiptare. Prifti françeskan Shtjefën Gjeçovi,-theksoi akad.Kraja, sikundër e dini, ka lindur në Janjevë, ku më pas, gjatë kohës që unë mbaj mend, jetonte një komunitet i krishterë katolik. Shtëpia e tij e lindjes gjendet atje edhe sot, vetëm se pushteti jugosllav, ku ishin të përfshirë edhe një numër kosovarësh, nuk e desh Shtjefën Gjeçovin, të cilin jo vetëm që e vrau më 1929, por nuk i bëri as nderet që i takonin një burri mendjendritur, i cili la trashëgimi dy monumente të pavdekshme: themeloi arkeologjinë shqiptare dhe kodifikoi veprën më të rëndësishme të trashëgimisë zakonore shqiptare, Kanunin e Lekë Dukagjinit. Nga kjo foltore dua të falënderoj komunën e Lipjanit, e cila pas luftës së vitit 1999 shtëpinë e shkatërruar dhe të lënë në harresë të atë Shtjefën Gjeçovit në Janjevë e meremetoi, e rinovoi dhe shpalli shtëpi-muze.

Po nga kjo foltore dua t’ju bëj me dije se Akademia e Kosovës do të kërkojë zyrtarisht nga institucionet e Kosovës, që viti 2024, i cili bie në 150 vjetorin e lindjes së Shtjefën Gjeçovit, të shpallet zyrtarisht si “Viti i Gjeçovit”. Tashmë ne e kemi përfshirë në programin e pujës sonë një konferencë shkencore për Shtjefën Gjeçovin, në tetor të vitit të ardhshëm, që i bie me qenë muaji i lindjes dhe i vdekjes së Shtjefën Gjeçovit.  Kjo është më e pakta që mund të bëjmë në respekt të atij që i pari ndër shqiptarët dëgjoi zërat nga thellësia tokës sonë që flet.

Konferenca do të vazhdojë punimet për dy ditë me radhë, ku arkeologë, studiues të trashëgimisë kulturore do të flasin për arritjet, risitë dhe perspektivat e arkeologjisë shqiptare. Në konferencë ligjërojnë akademikë dhe profesorët të shquar nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut  e të huaj si Muzafer Korkuti, Adem Bunguri, Neritan Ceka, Apollon Baçe, Gëzim Hoxha, Skënder Muçaj, Belisa Muka, Arben Hajdari, Sha Gashi, Milot Berisha, Kemajl Luçi, Luan Përzhita, Rovena Kurti, Muhamet Bela, Skënder Aliu, Ervin Kujtila, Brikena Shkodra-Rrugia, Eduard Shehi, omas Maurer, Elvana Metalla, Olgita Ceka, Jamarbër Buzo, Roberto Perna, Sabina Veseli, bana Meta, Julian Bogdani, Jean-Luc Lamboley, Elisabeth Deniaux, Dhimitër Çondi, David Hernandez, Kriledjan Çipa, Mariglen Meshini, Olsi Lafe, Errikos Maniotis, Skënder Bushi, Lida Miraj, Damian Komata, Suela Xhyheri, Skënder Muçaj, Era Xhaferaj, Tomor Kastrati, Shafi Gashi, Arianit Buçinca, Premtim Alaj, Sedat Baraliu, Burim Rexhepi, Ilir Culaj, Mixhahit Pollozhani, Jelldëz Asani.  / KultPlus.com

Dhe thuaj më të dashurës se unë një ditë do të kthehem në atdhe (VIDEO)

Një ndër këngët nga artisti i madh i muzikës shqipe, Agron Berisha është “Ëndërr”, shkruan KultPlus.

E interpretuar me zërin e fuqishëm të Berishës, ajo është një këngë dashurie, e gërshetuar me mallin ndaj gruas dhe atdheut.

KultPlus ua sjell tekstin dhe videoklipin e këngës “Ëndërr”

Sonte në natë të errët të kujtoj
i trazoj ëndrrat e këtij qyteti
të qytetit ku jam
a m’beson
unë i thërras në argëtim

Ëndërr, o ëndërr
dëshiren ti qoja asaj
dhe thuaj më të dashurës
se unë një ditë do të kthehem në atdhe

Sonte në natë të errët të kujtoj
i trazoj unë ëndrrat e këtij qyteti
të qytetit ku jam a m’beson
unë i thërras në argëtim

Ndonëse jam ndjerë i vetmuar
në atdhe kam dëshirë për të takuar
a m’beson a m’beson
unë të thrras në argëtim

Ref. 2

Ëndërr, o ëndërr
dëshirën ti qoja asaj
dhe thuaj më të dashurës
se unë një ditë do të kthehem në atdhe

E dashur këtu jam i vetmuar në qytet të huaj larg prej teje
larg prej dëshirës por zemrat bashkohen pres me mall që të kthehem në atdhe

Ref. 2

Ënderr, o ëndërr
dëshirën ti qoja asaj
dhe thuaj më të dashurës
se unë një ditë do të kthehem në atdhe / KultPlus.com

Shokon Lady Gaga në dokumentarin e saj, tregon si u bë pjesë e ‘Iluminatit’

Këngëtarja e njohur Lady Gaga si rrallë herë ka rrëfyer historinë e jetës së saj dhe thashethemeve që qarkullojnë se ajo është anëtare e grupit ‘Iluminati’. Në dokumentarin që pritet të dalë së shpejti dhe titullohet ‘Gaga: Five Foot Two’, ajo ka thënë se është penduar që e ka ‘shitur shpirtin e saj te forcat e errëta të Iluminatit’.

Gaga gjithashtu tregon se vuan nga një sëmundje e rëndë muskulore e njohur si ‘Fibromialgia’, për të cilën beson se i është shfaqur për shkak se ka lejuar ‘djallin’ të hyjë në shpirtin e saj përmes organizatës sekrete të Iluminatit.

Sipas saj gjithçka nisi në vitin 2006 në New York, teksa pas një performance i ishte afruar një person i moshuar që i kishte thënë se ishte perfekte për t’u bërë e famshme në favor të disa kushteve.

“Ishte një shfaqje e bukur dhe mora shumë duartrokitje. Isha duke pirë cigare dhe mendoja se doja përsëri kokainë, ose më mirë, doja më shumë nga gjithçka, kur erdhi një burrë i moshuar me kostum, dhe më pyeti: ‘Mendoj se ti ke gjithçka që duhet. A e do ti këtë?’. Unë e pyeta për çfarë e kishte fjalën. Ai buzëqeshi dhe tha: ‘Gjithçka, suksesin, famën, pushtetin, paratë. A dëshiron gjithçka?’ Unë fillimisht nuk e kuptoja por pasi u binda që ishte shumë i fuqishëm, u ula në gjunjë dhe e pyeta se kë duhet të adhuroj. E pashë në sy dhe i thashë se doja të kisha gjithçka, se do të bëja gjithçka për ta pasur”, ka treguar ajo.

Ajo më tej shton se është penduar për kontratën e saj duke thënë se kërkon të ndërgjegjësojë të tjerë të mos bien nën këtë tundim. / KultPlus.com

Apliko Tani! Vendet e fundit për regjistrime në programet Master në UNI – Universum International College – Powered By Arizona State University

UNI – Universum International College fuqizuar nga Arizona State University nga SHBA, konkursin për regjistrimet e studentëve të rinj të nivelit Master për vitin akademik 2023/2024 mbetet i hapur deri me 10.11.2023 , në drejtimet: 

·  MA në Menaxhment

·  MSc. në Shkencë e të Dhënave dhe

·  MSc. në Zhvillimi i Qëndrueshëm i Sistemit të Prodhimit të Ushqimit

Ndjek lëndë direkt nga Thunderbird School of Global ManagementShkolla #1 në botë për ‘Global International Trade‘.

#INFORMOHU KËTUhttps://universum-ks.org/kerko-info/

#UNI – Universum International College fuqizohet dhe menaxhohet nga Arizona State University, universiteti më i madh publik në SHBA dhe #1 për inovacion (para MIT, Stanford dhe Harvard)🥇🇽🇰 🇺🇸 Mëso më shumë rreth këtij partneriteti: https://universum-ks.org/powered-by-asu/ 

#Studio në UNI – Universum International College dhe merr diplomë të fuqizuar nga Arizona State University🥇Studio Master në UNI – Universum International College, shih planprogramin.

Studentët e nivelit MASTER përfitojnë: 

✔️ Diplomë të Fuqizuar nga Arizona State University

✔️ Diplomë të njohur ndërkombëtarisht

✔️ Sistem modular, ligjerata fizikisht apo online

✔️ Orar fleksibil, ligjërata në mbrëmje dhe gjatë vikendeve

🌍 Eksploro Evropën gjatë studimeve dhe përfitoni BURSË të plotë për studime në njërin nga 221 Universitetet partnere të Evropës.

Për më shumë informata rreth programit kontakto +38344144062, [email protected] ose ndiqni UNI në facebook dhe instagram

Bebe Rexha nominohet për tri çmimet dhe ftohet të performojë në ‘Billboard Music Awards 2023’

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, do të jetë pjesë e mbrëmjes së madhe të ndarjes së çmimeve, Billboard Music Awards 2023.

Ajo është nominuar në këtë event në tri kategori: “Bashkëpunimi më i mirë”, “Top Billboard Global Song” dhe “Kënga më e mirë ritmike/elektronike” për hitin “I’m Good (Blue)” me David Guettan.

Krahas shpresës për të fituar njërën nga këto çmime, 34-vjeçarja do të jetë në ngjarjen e madhe edhe për të performuar.

Në një postim të bërë nga Billboard Music Awards në Instagram, këngëtarja shqiptare është paraqitur si pjesë e listës së artistëve që do të performojnë.

Ajo do të këndojë live këngën e saj më të fundit “One in a milion”, shoqëruar nga DJ David Guetta.

Billboard Music Awards 2023 do të mbahet të dielën e 19 nëntorit në ‘Arena Paradise’ në Nevada të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Bebe Rexha këtë vit ka qenë e nominuar edhe për çmimet e rëndësishme: “Grammy” dhe MTV Video Music Awards. / KultPlus.com

Dua Lipa promovon personalisht “Houdini”, në rrugët e Londrës

Dua Lipa ka zgjedhur një mënyrë të pazakontë për të promovuar këngën e saj të ardhshme. 28-vjeçarja superyll ndërkombëtar është parë në rrugët e Londrës duke i lejuar “fansat” të dëgjojnë pak nga prodhimi i saj më i ri, i titulluar “Houdini”.

Këngëtarja ju afrua personalisht njerëzve që gjendeshin në rrugë duke u ofruar atyre një dëgjim ekskluziv. Ajo është argëtuar edhe vetë duke bashkëbiseduar me adhurues e duke luajtur, me pankarta dhe topa diskoje. Në pankartën e vendosur në rrugë ishte shkruar “Urime, ju jeni personi i parë që dëgjoni këngën më të re të Dua Lipës”.

Këngëtarja e “Future Nostalgia” fillimisht u argëtua me shoqëruesit e saj, duke ngrënë mëngjes dhe duke nxjerrë sytë nga një gazetë e prerë, për të vëzhguar sheshin ku gjendej. Më vonë u rrethua nga ndihmësit e saj që valëvisnin flamuj. Duket se bashkëpunëtorë të këtij promovimi të pazakontë kanë qenë punonjës të BBC Radio 1.

Dua u shfaq në Londër e veshur një këmishë polo me vija, një pallto lëkure Supreme Schott dhe këpucë Versace.

Kënga pritet të shfaqet premierë të enjten, 9 nëntor. Ky është publikimi i parë nga Dua Lipa, që pas kolonës zanore të Barbie, “Dance the Night Away” dhe pas albumit të vitit 2020, “Future Nostalgia”, i cili ofroi hite si “Don’t Start Now”, “Physical”, “Levitating” dhe “Hallucinate”. / atsh / KultPlus.com

Komuna e Prishtinës jep tenderin për dekorimin e kryeqytetit për festat e fundvitit, kaq do t’i kushtojë

Kuvendi i Komunës së Prishtinës e ka nënshkruar kontratën për dekorimin e kryeqytetit për festat e fundvitit.

Sipas njoftimit të publikuar në e-Prokurimi, kjo do t’I kushtojë komunës 35 mijë e 400 euro. Tenderi i është dhënë kompanisë “Finesë Design SH.P.K”, raporton Express.

Kohëzgjatja e kësaj kontrate është 70 ditë dhe parasheh dekorimin e shesheve të kryeqytetit.

Aty përfshihet edhe dekorimi i shtëpizave në bulevardin “Xhorxh Bush”.

Kontrata është nënshkruar më 6 nëntor, derisa për këtë tender ishin paraparë 50 mijë euro.

“Dekorimi i shtepizave te Tregut Dimeror, te Komunes se Prishtines në bulevardin Xhorxh Bush, me ndricim led dhe simbolin e Tregut Dimeror. Logo e Vere N’Dimer ne shtepiza, nga materiali forex me dimenzione 30cm x 60cm, e mveshur me ndricim dekorativ. Vërejtje: Në çmim duhet të llogaritet dekorimi me ndricim led dhe poashtu simboli – Logo e Tregut dimeror ne baze te dizajnit te propozuar nga OE fitues“, thuhet në dosje. / KultPlus.com

Presidentja Osmani takohet me presidentin e Singaporit, diskutim për thellimin e marrëdhënieve mes dy shteteve

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani po qëndron për vizitë pune në Singapor, ku sëfundmi është takuar edhe me presidentin e Singaporit, Tharman Shanmugaratnam.

Presidentja është shprehur se kanë pasur një diskutim përmbajtësor për thellimin e marrëdhënieve në mes të dy shteteve, sidomos në fushën ekonomike.

“Falënderoj Presidentin e Singaporit, Tharman Shanmugaratnam për pritjen e ngrohtë!

Presidentin Shanmugaratnam e urova për marrjen e detyrës dhe njëkohësisht patëm diskutim përmbajtësor për thellimin e marrëdhënieve në mes të dy shteteve tona, sidomos në fushën e bashkëpunimit ekonomik”, shkruan Osmani. / KultPlus.com

Sot, 562 vjet më parë u shkrua dokumenti i parë shqip, “Formula e pagëzimit” e Pal Engjëllit

Më 8 nëntor 1462, u shkrua dokumenti i parë në shqip, Formula e Pagëzimit.

Formula është shkruar prej kryeipeshkvit të Durrësit, imzot Pal Engjëllit, në gjuhën kishtare të kohës, në latinisht.

Dokumenti ruhet në bibliotekën Laurentiane të Firencës dhe për herë të parë është gjetur në vitin 1915 nga historiani rumun, Nicolae Jorga. Dokumenti është fryt i vizitës baritore, që kryeipeshkvi shqiptar imzot Pal Engjëlli, bëri si udhëheqës shpirtëror nëpër kishat famullitare e viset e kryedioqezës së Durrësit të kohës.

Në mbarim të kësaj vizite baritore, imzot Pal Engjëlli pasi përballet me vështirësitë që i kanoseshin popullsisë shqiptare, u lë porosi priftërinjve të pagëzonin foshnjat, në rast rreziku vdekjeje, me fjalët e Formulës së Pagëzimit: “Unë po të pagëzoj në emër të Atit, e të Birit e të Shpirtit Shenjt”.

Në kryeveprën e tij kushtuar Skënderbeut, Marin Barleti shkruan se Pal Engjëlli ishte burrë i ditur, me zotësi të rrallë në oratori, të cilin Skënderbeu e mbajti afër vetes për kulturën dhe maturinë e tij. / KultPlus.com

Dua Lipa në rrugën e duhur për t’u bërë miliardere

Këngëtarja Dua Lipa, është në rrugën e duhur për t’u bërë ylli më i pasur femër i popit në Britani pasi bleu të drejtat për publikimin e gjithë punës së saj të deritashme.

Sipas “The Sun”, ajo këtë biznes e nisi me babanë e saj.

Dua ka krijuar një kompani, “Radical 22 Publishing Limited”, në pronësi të përbashkët të saj dhe babait të saj, Dukagjinit, i njohur si Dugi, për të menaxhuar të gjitha asetet e saj komerciale.

Kjo informatë vjen vetëm disa ditë pasi ajo njoftoi se do të ndërpresë të gjitha lidhjet me ish-kompaninë menaxhuese TaP, raporton “The Sun”, transmeton Klankosova.tv.

Një burim tha: “Është një lëvizje tepër e guximshme dhe një deklaratë e madhe e qëllimit për Dua Inc. Dua dëshiron të rimarrë kontrollin e karrierës së saj dhe Dugi është shumë praktik”.

“Ai ndjeu sikur ajo po jepte një përqindje shumë të lartë të të ardhurave të saj dhe pasi u bë menaxheri i saj, ai ndjeu se hapi tjetër logjik ishte të hynte si një partner zyrtar biznesi”.

“Ashtu si kur një futbollist i Premier League përdor vëllain e tij si agjent, ka të bëjë me mbajtjen e familjes afër dhe mbajtjen e kontrollit”.

“Disa njerëz në industri po bëjnë krahasime me Britney Spears dhe babanë e saj Jamie – Dugi është padyshim shumë kategorik – por absolutisht ai ka në zemër interesat e saj më të mira”, shtoi burimi.

Edhe pse Dua e bëri këtë veprim për arsye të ndryshme, megjithatë na bën të kujtojmë grindjen e gjatë të Taylor Swift me Scooter Braun pasi firma e tij bleu regjistrimet kryesore të gjashtë albumeve të saj të parë në 2019 – kohë kur ajo ka ri-regjistruar të gjashtët për të rimarrë pronësinë e këngëve.

Burimi tha për strategjinë e re të Duas: “Në thelb, ky veprim rezonon te Taylor Swift – një yll i madh femër pop që rishkruan narrativën dhe fiton para sipas kushteve të saj”.

“Derisa të mbushë 40-vjeç, ajo do të bëhet miliardere”.

Nesër ajo rikthehet me një këngë të re shumë të përfolur, Houdini, që do të lansohet njëkohësisht në Londër, Tokio dhe Los Anxhelos.

Albumi i saj i tretë do të publikohet vitin e ardhshëm dhe vjen pas një turneu të shitur me 91 shfaqje në ShBA dhe Australi, me të ardhura prej më shumë se 80 milionë funte. /Klankosova.tv / KultPlus.com

Finalistët e garave ArsKosova 2023 vijnë me koncert në kuadër të Kosova KamerFest

Po vazhdojnë koncertet e radhës të edicionit të XXII të festivalit Kosova KamerFest 2023.

Më datë 10 nëntor, në ora 19:00 në Amfiteatrin e Bibliotekës Qendrore të Universitetit të Prishtinës do të mbahet koncerti me Finalistët e Garave ArsKosova 2023.

Diell Pasha, Ledion Halitaj, Elisa Fusha, Sibora Resyli, Ajas Vitaku, Bleta Martinaj, Vesa Shala, Erika Sinani, Ledian Shala, Eriona Krasniqi dhe Urim Maliqi, janë artistët që do të performojnë në këtë koncert i cili po pritet me padurim edhe nga drejtoresha artistike e festivalit, Sihana Badivuku.

Ndërsa, koncerti i fundit i këtij edicioni, do të mbahet më datë 13 nëntor, ora 20:00, në Amfiteatrin e Bibliotekës Qendrore të Universitetit të Prishtinës.

Në këtë koncert do të prezantohen artistët eminent austriak, violinistin Johannes Fleischmann dhe pianistin Philipp Scheucher.

Ky koncert mbështetet nga Ambasada Austriake në Prishtinë. / KultPlus.com

“Prishtina e Artit dhe Kulturës” sjell sot PEN Qendrën e Kosovës me mbrëmjen e dytë me radhë

PEN Qendra e Kosovës ka filluar organizimin e mbrëmjeve njëjavore me titull “Prishtina e Artit dhe Kulturës”. Kjo javë kulturore e cila nisi më datë 6 nëntor do të zgjatë deri më 10 nëntor në KultPlus Caffe Gallery.

Gjatë këtyre mbrëmjeve kulturore po shpalosen trajtesa të ndryshme mbi kryeqytetin.

Sot, gjithashtu do të trajtohen tri tema me interes për opinionin.

Me kumtesa do të paraqiten: Ibrahim Berisha – Prishtina ndërmjet kujtesës dhe harresës, Dije Demiri-Frangu – Prishtina e poetëve dhe Osman Gashi – Tri vepra dhe tri variacione të Prishtinës në letërsi.

Mbrëmja fillon në orën 17:00 dhe mbahet në  KultPlus Caffe Gallery.

Kujtojmë se kjo javë kulturore është mbështetur nga Drejtoria e Kulturës e Komunës së Prishtinës. / KultPlus.com

“Travel off Path”: Shqipëria, destinacioni evropian me rritjen më të shpejtë të turizmit

Kur mendoni për vendet më të bukura evropiane për të kaluar pushimet, ndoshta mendoni për vende si Franca, Italia dhe Greqia. Shqipëria, e cila regjistroi një rritje rekord në sektorin e turizmit, ndoshta do t’ju befasojë, shkruan gazetarja Tor Brierley në një artikull të botuar në revistën e udhëtimeve “Travel off Path”.

Numri i turistëve në Shqipëri u rrit me 56% këtë vit, krahasuar me vitin 2019.  Shqipëria u rendit në krye të listës duke lënë pas destinacionet më të njohura evropiane si Kroacia, Franca, Greqia dhe Spanja.

Ja pse Shqipëria është destinacioni me rritjen më të shpejtë të turizmit në Evropë.

Një histori e pasur
Historia e Shqipërisë është po aq e pasur sa ajo e Greqisë dhe Italisë fqinje.

Për pesë shekuj Shqipëria u sundua nga Perandoria Osmane përpara se të shpallte pavarësinë në 1912. Më pas, pas Luftës së Dytë Botërore, Shqipëria u bë një shtet stalinist.

Kryeqyteti i Tiranës krenohet me arkitekturën mahnitëse dhe një ofertë të madhe muzeumesh dhe galerish. Në Berat do të gjeni një kështjellë të shekullit të XIII.

Udhëtarë nga e gjithë bota vizitojnë sitin e trashëgimisë botërore të UNESCO-s, Butrintin.

Katër vende të ndryshme në Shqipëri janë përfshirë në listën e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s në Shqipëri, ndërsa katër vende të tjera janë aktualisht në listën shqyrtimeve të organizatës.

Adhuruesit e historisë tërhiqen nga Shqipëria për shkak të gamës së gjerë dhe të larmishme të ngjarjeve historike që mund të eksplorojnë këtu.

Ashtu si vendet e tjera të Mesdheut, Shqipëria ka verë të ngrohtë dhe të thatë të ndjekur nga një dimër i butë dhe i lagësht. Kjo do të thotë se muajt e dimrit ofrojnë një klimë të shkëlqyer për të vizituar dhe eksploruar vendin.

Bregdeti i bukur
Shqipëria konsiderohet shpesh një perlë e fshehur e Mesdheut. Ajo ndodhet në pjesën juglindore të Adriatikut dhe në pjesën verilindore të detit Jon.

Shqipëria krenohet me ujërat e saj bruz dhe plazhet me rërë të artë. Ajo ndodhet midis Italisë dhe Greqisë dhe ofron vendpushimeve idilike të plazhit.

Me një vijë bregdetare mahnitëse prej 280 miljesh, disa nga plazhet më të mira në Shqipëri përfshijnë plazhin e Dhërmiut me guralecë dhe qytetin e zhurmshëm të plazhit të Himarës. Riviera shqiptare është shtëpia e lagunave dhe plazheve me rërë.

Peizazhe të mahnitshme
Nëse nuk jeni të interesuar për pushime në plazh, atëherë ka shumë arsye pse duhet të vizitoni Shqipërinë. Peizazhet e Shqipërisë janë të ndryshme dhe mahnitëse.

Veriu i vendit është i egër dhe i paeksploruar, duke e bërë destinacionin perfekt për adhuruesit e aventurave. Eksploruesit e natyrës mund të shijojnë parqet kombëtare mahnitëse të Thethit dhe Llogarasë. Këto janë pika turistike të shkëlqyera për shëtitje në verë dhe për ski ose për shëtitje në dimër.

Gjatë muajve të dimrit, majat e mbuluara me dëborë të Alpeve Shqiptare janë një vend i mrekullueshëm për sportet dimërore dhe një vend shumë më i përballueshëm krahasuar me Alpet e Francës apo Italisë.

Një destinacion turistik përgjatë gjithë vitit
Megjithëse muajt e verës konsiderohen si kulmi i sezonit në Shqipëri, vendi është një destinacion turistik përgjatë gjithë vitit. Në fakt, shumë udhëtarë besojnë se koha ideale për të zbuluar Shqipërinë është në muajt jashtë sezonit.

Numri i turistëve në vend është më i ulët, që do të thotë se shumë nga atraksionet do t’i keni për vete. Kjo është koha ideale për të eksploruar natyrën autentike të vendit.

Muajt midis shtatorit dhe nëntorit janë koha më e mirë për të vizituar Shqipërinë nëse doni të shijoni ecjet, çiklizmin, vizitat turistike dhe sportet ujore.

Pavarësisht se në cilën kohë të vitit vizitoni Shqipërinë, vendi mbetet një nga destinacionet më të përballueshme në Evropë. /atsh / KultPlus.com

Pen Qendra e Kosovës nis javën kulturore ‘Prishtina e Artit dhe Kulturës’ me diskutime të frytshme mbi historinë e kryeqendrës

Vjollca Duraku

Një diskutim i frytshëm, është realizuar mbrëmë në nisje të javës kulturore “Prishtina e Artit dhe Kulturës”, nga panelistët Jusuf Osmani, Florina Jerliu dhe Artan Krasniqi, mbi disa tema që lidhen me qytetin dhe historinë e kryeqendrës, shkruan KultPlus.

Në ambientet e KultPlus CaffeGallery, Pen Qendra e Kosovës filloi zhvillimin e kësaj jave kulturore nën moderimin e Ibrahim Berishës, i cili fillimisht i falënderoi të pranishmit për pjesëmarrje, për të vazhduar më pas me arsyet e realizimit të kësaj ngjarjeje, duke thënë që Prishtina historikisht ka qenë një qendër e Arit dhe e Kulturës dhe si e tillë konsiderohet një lloj identiteti i kulturor i shqiptarëve.

“Ka shumë tema të cilat i përkasin kësaj fushe por bazuar në monografitë e deritashme, qasjet që janë bërë nuk kanë qenë përmbledhëse, dhe do të duhet sigurisht edhe shumë punë për të parë Prishtinën drejt në shumë aspekte, nisur nga aspekti historik, urban, arkitektonik, artistik, letrar, muzikor, teatror, komunikues, administrativ etj. Temat kryesisht fokusohen në këto aspekte të cilat ndoshta do të ndriçojnë, apo do të krijojnë një hap të ri, për të vazhduar për një ndriçim ende më të madh të vlerave, të kulturës dhe artit në Prishtinë”, ka thënë Berisha.

Ai më tutje shprehu shqetësimin e tij për mungesën e një Monografie të mirëfilltë të kryeqytetit dhe mizore i quajti informacionet mbi Prishtinën, në enciklopeditë e ish- Jugosllavisë si dhe përfaqësimin e kulturës dhe artit të Prishtinës në to.

“Është e habitshme se si sot në vitin 2023, një shtet si Kosova të mos ketë monografi për kryeqytetin. Kam hulumtuar të gjitha monografitë dhe enciklopeditë në ish-Jugosllavi për Prishtinën, dhe është mizore përfaqësimi i kulturës dhe artit në Prishtinë. Dominojnë 4-5 objekte, Graqanica, Tyrbja e Sulltan Muratit, hapësira e Betejës së Kosovës etj.”, ka thënë më tutje Berisha, për t’i lënë radhë panelistes Florina Jerliut me temën “Prishtina-Arkitektura e qytetit”.

Florina Jerliu për të pranishmit, të cilët dëgjonin me shumë kuriozitet dha një kronologji të ndërtimit të qytetit të Prishtinës në periudha të ndryshme historike, në varësi të të cilave edhe rrodhën konotacionet Prishtinë Osmane , Arkitekturë Islame, Arkitekturë Evropiane etj.

Në fakt Prishtina është një rrëfim i shkëlqyer në kuptimin e Diversitetit të Arkitekturës që ka, pa marrë parasysh nëse kemi të bëjmë me numra të vegjël të ndërtesave, të stileve të caktuara që kanë mbijetuar në vend. Për shembull, Prishtina përgjatë historisë ka krijuar disa atribute identitare që ishte dashur të na informojnë neve sot kur mendojmë për të planifikuar qytetin. P.sh Prishtina dikur ka qenë qytet i kopshteve. Udhëpërshkruesit flasin për oborre, kopshte të gjera, pemishte me bollëk, shtëpi të bukura, me arkitekturë  të qytetit dhe tipologji urbane që ndjek trendin e kohës dhe që është shtrirë në gjeografinë ballkanike, në atë kohë natyrisht të ndikuara nga kultura Osmane e shekullit XVI e këtej”, ka thënë ajo.

Panelistja Jerliu, më tej tregoi se Prishtina ka qenë qytet i dy lumenjëve dhe 50 shatërvanëve me një sistem të fisnikëruar të çesmeve, që me pretekstin e ndërtimit sistemi socialist, kishte vendosur të formonte arkitekturën e re të qytetit socialist, duke varrosur qytetin e lumenjëve në qytet të thatë.

Pushtimet e njëpasnjëshme dhe prezenca e sundimtarëve dhe mbretërve të ndryshëm në këtë rajon ka bërë që arkitektura dhe stili i jetës të ndryshoj, mirëpo gjithmonë në dëm të Prishtinës dhe qytetarëve të saj.

“Pas ikjes së Osmanëve, erdh mbretëria SKS e ish-Jugosllavisë, e cila e rikthen rëndësinë në periferi, shkon prapa. Qyteti riaktivizohet në periferi, themelon kishat dhe fillon krijimin e vendbanimeve të reja, të tipit Novosellë. Rëndësia e këtij qyteti vjen deri në pikën që Graçanica të bëhet kryeqytet, e Prishtina në atë kohë të ishte nën Graçanicë”, ka thënë Jerliu.

Ajo në fund tha se restaurimi i objekteve që llogariten pjesë e trashëgimisë së qytetetit nuk është efektiv, pa ndërtimin e narrativave të drejta mbi historinë e tyre, të cilat pushtuesit e ndryshëm edhe i kanë shtrembëruar.

Ndërsa, panelisti tjetër Jusuf Osmani, prezantoi temën Prishtina, qendër administrative kulturore”, i cili tha se ekzistojnë burime të pabesueshme administrative për Kosovën në shtetin e Turqisë, me të cilat mund të bëhej një Monografi shumë e pasur e Prishtinës.

“Për Prishtinën ka shumë burime. Aq shumë kemi gjetur burime në Turqi, sa është e pabesueshme sa burime ka. Tash është lehtë të hulumtosh në arkiva të Turqisë sepse janë të digjitalizuara. Ka shumë projekte, skica të vendbanimeve, qyteteve por edhe të minierave. Unë s’kam ditur që në Korishë ka pasur minierë të Kromit”, ka thënë ai.

Në bazë të atyre dokumenteve që janë rreth 10 mijë sosh, të dhuruara nga arkiva e Ankarasë, qyteti i Prishtinës ka tapitë e qyteteve të Kosovës nga vitet 1847-1910.

“Në 1477 sipas defterit osman Prishtina i kishte 9 lagje. Më vonë këto lagje rriten dhe sipas një dokumenti të vitit 1844 Prishtina i kishte këto lagje: Jararqeribashi, Pirinazi, Alaudin, Hasan Bej, Xhamia Sagir (Xhamia e Vogël) Hasan Emini, Hatunije, Jusuf Çelebi, Mehmet Beu Ramazanije, Jusuf Efend, Xhamia Kebir (Xhamia e Madhe), Romëve, Lagja e Jarar Qerashit, Lagja e Varoshit, Lagjja e Hasanbeut, të krishterët nëpër lagje të ndryshme, Hebrenjtë në Prishtinë dhe Romët e Krishterë”, ka thënë ai.

Ndërsa Artan Krasniqi me temën “Kultura zejtare e qytetit”, vuri në dukje shuarjen e zejeve ekzistuese në kryeqytet përgjatë viteve, sipas të cilit ndryshimi i rrethanave shoqërore, politike e kulturore të cilat e kanë bërë të panevojshëm produktin e zejtarit, rrjedhimisht e kanë bërë edhe shuarjen e zejes.

Me kalimin e kohës disa zeje janë shuar sepse nuk mund të funksionojnë më si p.sh përpunuesi i hashashit ose prodhuesi i armëve etj.  Makisma ta rrënojmë të vjetrën ta ndërtojmë të renë, ka bërë që shteti tash i shpallë luftë zejtarëve,në njëfarë mënyre do të thotë që mekanizmi është shumë më i fortë se sa nevoja për ato zeje. Është shteti ai që i shpallë luftë zejeve dhe zejtarëve, duke i quajtur si të prapambetura, si mbetje të një kohe tjetër, tash i jep valë industrisë së prodhimit industrial”, potencoi panelisti Krasniqi.

Ai, më tutje tha se edhe pse në Prishtinë ka një bashkëjetesë ku kryhen shumë shërbime, ekzistenca e zanateve është në krizë.

“Edhe pse ato mund të ruhen artificialisht, nëse nuk ka nevojë për zeje ato nuk do të ruhen, nëse mbërrijmë me e përmbysë narracionin nuk besoj që mund ta sforcojmë prodhimin e një njeriu që do të bënte  një zeje që nuk është në shërbim më. Vetëzhvillimi i Prishtinës ka bërë që zejet në Prishtinë mos të kenë një qendër si në Gjakovë, Prizren ose Pejë deri diku. Kjo është e shkapërderdhur dhe zejtarët nuk e kanë një status të veçantë, por janë të shpërndarë nëpër Prishtinë dhe rrjedhimisht nuk kanë një qendër që kish mundur të realizohej”  ka përfundurar Kraniqi për t’i lënë radhë edhe një diskutimi me pjesëmarrësit tjerë./KultPlus.com

‘Pa lirinë e fjalës do të ishte vështirë të dalloheshin budallenjtë’

Guiseppe Prezzolini ishte kritik letrar italian, redaktor dhe shkrimtar, i cili më vonë u bë qytetar amerikan.

Ai njihet si themelues i revistës “Leonardo” ku ishte redaktor. Më pas ai themeloi edhe revistën “La Voce” me të cilën arriti të ketë mjaft ndikim.

Në Amerikë mbajti ligjërata në Nju-Jork. Ka qenë autor i shumë librave me ese filozofike, kritike e historike.

Më poshtë po sjellim një thënie të tij që duket mjaft aktuale:

“Pa lirinë e fjalës do të ishte vështirë të dalloheshin budallenjtë”. /KultPlus.com