Armend Rexhepagiqi vjen edhe me një bashkëpunim (FOTO)

Artisti i njohur shqiptar Armend Rexhepagiqi si duket po kthehet fuqishëm në skenën kosovare, pasi që një bashkëpunim me një artist tjetër pritet të prezantohet së shpejti, shkruan KultPlus.

Pas paraqitjes së tij me këngëtaren Tuna, Armend Rexhepagiqi pritet të prezantohet edhe me një bashkëpunim tjetër.

Bëhet fjalë për këngëtarin Mentor Haziri, i cili vet ka paralajmëruar që së shpejti do të vjen një bashkëpunim mes tij dhe Rexhepagiq.

Nëse bëhet fjalë për ndonjë paraqitje të përbashkët, apo për ndonjë kompozim, mbetet të shihet./KultPlus.com

Cila është kënga më e mirë në albumin e ri të Tunës?

Këngëtarja Altuna Sejdiu – Tuna mbrëmë ka nxjerrë në Youtube albumin e saj të ri të vizualizuar, me të gjitha krijimet e saj.

Bashkëpunimet e Tunës erdhën me Yll Limanin, me Armend Rexhepagiqin, ndërsa për tekste është përkujdesur Aida Baraku dhe Ylli në disa raste.

Komentuesit mbrëmë janë gëzuar me rikthimin e Tunës, madje në një formë tjetër dhe me këngë më ndryshe se herët e kaluara.

Ka nisur me “Tani mke zemër” dhe ka vazhduar me bashkëpunimin me Armend Rexhepagiqin – Harrova, ndërsa janë në Youtube tanimë edhe këngët tjera nga albumi FORTUNA, përfshirë këtu ‘Plagë’ dhe ‘Dreqi e marrtë’.

Të shumta janë komentet pozitive për rikthimin e Tunës në skenë me këtë frekuencë muzikore, dhe me këtë stil që duket një Tuna më e qetë dhe më pak rebele se herëve tjera. / KultPlus.com

‘Sa shumë të pasna dasht, sa shumë pasna përbi’

Kënga u lansua vetëm dje dhe ka gati 800 mijë shikime në Youtube.

Është kthyer në hitin më të madh momentalisht, dhe duket se është rikthimi i fuqishëm i Elvanës pas dramës që e përcolli së fundmi.

“Tavolina e mërzisë” e sjellë Elvanën më të relaksuar dhe prapë, në estradën shqiptare.

Po e sjellim këtu këngën e Elvana Gjatës, bashkëpunim me Armend Rexhepagiqin e Aida Barakun. / KultPlus.com

Kënga më e re nga Armend Rexhepagiqi dhe Aida Baraku (VIDEO)

Elvana Gjata  i është rikthyer përsëri muzikës, ajo ka publikuar sot  baladën me titull “Tavolina e mërzisë”, shkruan KultPlus.

Këtë këngë këngëtarja shqiptare ia ka besuar dy emrave të mëdhenj të muzikës shqiptare. Ata janë Armend Rexhepagiqi  i cili ka kompozuar muzikën e kësaj kënge dhe Aida Baraku që ka shkruar tekstin e saj.

Aida Baraku dhe Armend Rexhepagiqi për një kohë të gjatë nuk kanë sjell ndonjë projekt të tyre, ndërsa publiku vazhdon të mbetet besnik i këngëve të tyre më të vjetra.

Kënga “Tavolina e mërzisë” e rikthen Elvanen përsëri në ekranin shqiptarë, ku për herë të fundit me videoklip erdhi përmes hitit veror “Mike”./ KultPlus.com

Jehona Sopi këndon ‘Dashurinë ku e kam’ nga Armend Rexhepagiqi

Ka kohë që Jehona Sopin nuk e kemi parë me projekt të sajin personal muzikor.

Megjithatë, këngët që ajo i ka sjellë ndër vite janë secila e veçantë dhe secila e ka gjetur audiencën e saj.

Jehona Sopi u paraqit së fundmi në xhirimet e Vitit të Ri duke sjellë pikërisht një këngë të Armend Rexhepagiqit, për një prej televizioneve tona.

“Dashurinë ku e kam” është këngë e Armendit por që iu besua Jehonës në këtë projekt – ‘Kartolinë nga Kosova’.

Jehona ka bashkëpunuar në disa këngë të saja me Armendin dhe me Aidën, duke përfshirë këtu “O tradhtar” dhe “Do t’i laj këmishat tua’. / KultPlus.com

Një Vit i Ri i Armend Rexhepagiqit (VIDEO)

2018-ta po merr fund sonte, por jo edhe këngët e Armend Rexhepagiqit dhe vargjet e mahnitshme brenda këtyre këngëve.

Këtë mëngjes të 31 dhjetorit po e sjellim një këngë që lidhë dashurinë dhe festën.

“Një Vit i Ri” e Armend Rexhepagiqit është këngë e para dy dekadave, por gjithmonë aktuale në këtë ditë kur reflektohet mbi dashuritë e humbura dhe mundësitë e së ardhmes.

Poshtë po e sjellim këngë, një incizim të sajin të moçëm dhe tekstin e këngës së Armendit, duke e nisur këtë ditë me nostalgji. / KultPlus.com

https://www.youtube.com/watch?v=Oru4s827jik

Një milion yje shkëlqejnë, ecim ngadalë, ti më shikon
ky vit që kalojë ne na ndau e na largojë,
dhe nuk e di ç’të them tani,
për ne të dy s’ka ardhmëri
lotët të shkëlqejnë…Të dua

Përshpëris ato ditët tona,
fluturuan drejtë harrimit.
Të lodhur të frikësuar
të lënduar nga dënimi.
E ti po shkon…

Një vit i ri, një dashuri e madhe pa kufi
Një vit i ri, mbeti një lot buzëqeshje në fotografi
Unë do të gjejë do të krijojë në ndonjë tjetër vit të ri
Me ty do t’vallëzojë e di, me ty unë do t’vallëzojë

Të dua…

Një vit i ri, një dashuri e madhe pa kufi
Një vit i ri, mbeti një lot buzëqeshje në fotografi
Unë do të gjejë do të krijojë në ndonjë tjetër vit të ri
Me ty do t’vallëzojë e di, me ty unë do t’vallëzojë

‘Betohem me këngë, në dy sytë e mi’ (VIDEO)

Ka kaluar kohë qëkur një këngë shqiptare ka pasur një tekst me domethënie dhe të përjetuar.

Këngët e Armend Rexhepagiqit megjithatë janë një referencë dhe një mësim në këtë aspekt.

“Betohem me këngë” është këngë e njohur e Armendit e para shumë vitesh e cila ia vlen të dëgjohet edhe sot.

Do shumë pak koment kënga, teksti, melodia dhe zëri që e ka vetëm Armendi. / KultPlus.com

Teksti: 

Asgje nuk kam pos ketij kujtimi t’hidhur n’ty
e me duhesh sikur uji me duhesh si liria.

A ka dikush qe dashurine edhe si ti e lendoi?
A ka dikush ne kete qytet qe dashurine si ti shqelmoi?
E une kur flas per dashuri vetem per ty di te flas,
xhelozi e thelle kur fati ju buzeqesh ca njerezve tjere.
Asgje nuk kam, asgje s’ka mbete,
lagjja jone ende flet per ne, nena ime tenden pershendet,
por asgje s’ka mbete vetem kjo barre qe e mbaj,
tere boten mbi shpine thuaj se e kam, i lodhur jam.
Dhe do te bie une ne mend nje dite kur fati ty te le,
por do t’jete vone dhe nese vuan pranë me kurr s’do te me kesh.

Ne emer te kujtimeve, ne emer te dashurise sone
te dikurshme shko, shko nga dhembja ime pergjithmone.

Betohem me kenge ne dy syte e mi,
kur jep dashuri me dashuri s’te kthehet s’ka aty drejtesi,
asgje n’mes nesh, asgje e shenjte,
ure me nuk ka, gremine e thelle neve na ndane.
Betohem me kenge, ne krenari,
loti nga guri do te rrjedh me pare se do t’rrjedh nga syt e mi,
hena si diell do te na djege,
deti pa kripe do te mbete shume me pare se qe do t’kthehem tek ti.

Ne emer te kujtimeve, ne emer te dashurise sone
te dikurshme shko, shko nga dhembja ime pergjithmone.

Betohem me kenge ne dy syte e mi,
kur jep dashuri me dashuri s’te kthehet s’ka aty drejtesi,
asgje n’mes nesh, asgje e shenjte,
ure me nuk ka, gremine e thelle neve na ndane.
Betohem ne kenge, ne krenari,
loti nga guri do te rrjedh me pare se do t’rrjedh nga syt e mi,
hena si diell do te na djege,
deti pa kripe do te mbete shume me pare se qe do t’kthehem tek ti.

Asgje nuk kam pos ketij kujtimi t’hidhur n’ty
e me duhesh sikur uji me duhesh si liria.

‘Shkel dhe vetëm shkel, asnjë fjalë nuk do të del’ (VIDEO)

Cilësohet si kryevepra e Armend Rexhepagiqit.

Një prej shumë këngëve të Armendit që i mbesin muzikë shqipe si perla është edhe “Shkel”. E vjetër më shumë se dhjetë vite, kur e dëgjon sot këtë këngë ke përshtypje se është lansuar së fundi, me magjinë e zërit të Armendit.

Në kohën kur kënga “Shkel” doli me videoklip, ishte hit. Edhe sot është një nga ato këngët e melankolisë dhe ndjenjës së kaluar.

Rexhepagiqi, i cili u largua nga muzika por jo edhe nga aktivitetet e ndryshme muzikore, këngën “Shkel” e ka më të vonshme në krahasim me të tjerat krijime të bukura që i ka sjellë në muzikë.

Sot më së miri shkon me “Shkel” të Armend Rexhepagiqit, një poezi e cila këndohet dhe nuk bëhet monoton asnjëherë. / KultPlus.com

https://www.youtube.com/watch?v=yBq-tlex7pA

Armend Rexhepagiqi rikthehet në ekran përsëri

Ka nisur zyrtarisht festivali i njohur i muzikës “Kënga Magjike 2018”. Faza e parë e këtij festivali prezantohet në spektaklin javor “E diela shqiptare”, ku në çdo javë prezantohen këngë të reja pjesëmarrëse. Edhe këtë vit është konfirmuar se nuk do të mungojnë emra të njohur si: Yll Limani, Mentor Haziri, Jonida Maliqi, Ronela Hajati, Endri dhe Stefi, Aurela Gaçe, Eli Fara etj.

Faza “Best New Artist” është gjithashtu një pjesë e rëndësishme e festivalit, e cila seleksionon këngët e artistëve të rinj, se kush duhet të paraqitet në netët finale e kush jo.

Pjesë e kësaj jurie këtë vit janë emra të njohur si: Orinda Huta, Manjola Nallbani, Orgesa Zaimi, Arben Skënderi dhe Armend Rexhepagiqi.

Ky i fundit, rikthehet në ekran pas një mungese të gjatë, kjo pasi prej vitesh është tërhequr nga muzika, ndërsa u ka munguar në masë të madhe art-dashësve të tij.

Hera e fundit që Rexhepagiqi u paraqit në një spektakël ishte “Albanians Got Talent” në vitin 2010, si pjesëtar i jurisë./insajderi.com/KultPlus.com

‘Kujt do t’ia shpreh pikëllimin tim’, hiti tjetër i Armendit (VIDEO)

Para se ta nisim javën e re, ta nisim mbrëmjen e së dielës me muzikë.

Një këngë që pikëllon por edhe sjellë nostalgji, “Kujt do t`ia shpreh pikëllimin tim” është një nga baladat tjera që Armend Rexhepagiqi realizoi në kohën e famës së tij më të madhe.

Pjesë e koleksionit të baladave të Armendit, me titullin “Tragjikomedia”, edhe kjo këngë është e veçantë dhe sjellë një njeri të paplotësuar në jetë, mes tjerash edhe në aspektin e dashurisë, një njeri të vetmuar.

Sot po e sjellim këtë këngë jo për të sjellë pikëllim, por nostalgji për vitet e kaluara dhe për reflektim duke dëgjuar zërin e dashur të Armendit. / KultPlus.com

‘Edhe një herë, o veç edhe një herë’ (VIDEO)

E shtuna kërkon muzikë të mirë.

Dhe muzikë e mirë është ajo që ka mbetur prej Armend Rexhepagiqit. Një prej këngëtarëve më të mirë shqiptarë ndër vite, Armendin e nisim me një këngë por nuk ndalojmë kaq lehtë së dëgjuarit këngët e tij.

Armendi, kompozitor e tekstshkrues dhe këngëtar me zë kristal, nuk ka krahasim.

Sot po e sjellim një baladë të Armendit e cila i mbijeton kohës, dhe duket se do ti mbijetojë edhe për shumë kohë.

“Edhe një herë” është këngë e realizuar shumë kohë më parë por e përjetuar si sot. Një tekst dashurie, si shumë tekste tjera të Armendit, balada çon nëpër emocione të lehta e deri te shpërthimet për një dashuri të pamundur. / KultPlus.com

“Perëndo përgjithmonë o diell, thaju lule në pranverë” (VIDEO)

Çdo këngë që mban vulën e emrit të Armend Rexhepagiqit, duket sikur ka marrë edhe një vulë të përjetshme të suksesit. Këngët të cilat ai i ka interpretuar përçojnë emocion të rrallë për shkak edhe të përjetimit të çdo fjale që vjen përmes zërit të tij.

E tillë është dhe kënga “Dashurinë o ku e kam”, vlerën artistike të së cilës nuk e ka zbehur as koha e pothuajse një dekade që nga realizimi. Që nga melodia e fillimit të këngës e deri tek interpretimi i tekstit, Armend Rexhepagiqi të merr me vete me dhimbjen, nën mëshirën e fatit për ta ri gjetur dashurinë e parë, tashmë kur as rrezet e diellit, as lulet e pranverës e zëri i bilbilit s’kanë më kuptim.

KultPlus sot ju rikujton këtë këngë më interpretimin e këngëtarit të pazëvendësueshëm, Armend Rexhepagiqi. Po ashtu këtu mund ta lexoni edhe tekstin e fuqishëm të kësaj kënge.

Vjen një ditë e do të kthehem
Rrugës s’ime do t ‘kaloj
Nga dritare e shtëpisë sate
Sy të huaj do t’me shikojnë
Do t ‘shtrëngon diçka në zemër
E s’do t’lë as fryme te marr
Dashuria ime e parë

Njerëzit shkojnë e njerëzit kthehen
Kujt t’i kthehem unë nuk kam
Mysafir si i paftuar
N ‘zemër te secilit jam
Frynë veriu frynë rreth meje
Ne mëshirë te fatit jam
Dashurinë o ku e kam

Krejt çka dua tjetër kujt i ndodh
e secila m ‘duket se të ngjanë,
A A A
Perëndo përgjithmonë o diell
Thaju lule ne pranvere
Dashurinë o më se kam,
O O O
Shtjeru zë i bilbilit
Thehu shpatë në dorë të trimit
Dashurië o më se kam

Njerëzit shkojnë e njerezit kthehen
Kujt t’i kthehem unë nuk kam
Mysafir si i paftuar
N ‘zemër te secilit jam
Fryn veriu fryn rreth meje
Në mëshirë të fatit jam
Dashurin’ o ku e kam

Krejt çka dua tjetër kujt i ndodh
e secila m ‘duket se të ngjanë,
A A A
Perëndo përgjithmonë o diell
Thaju lule në pranvere
Dashurin o më se kam,
O O O
Shtjerru zë i bilbilit
Thehu shpate ne dore te trimit
Dashurin’ o më se kam

Tri këngë më pak të dëgjuara nga Armend Rexhepagiqi (VIDEO)

Ndoshta secila këngë e Armend Rexhepagiqit është e njohur dhe e kënduar, edhe pse një pjesë e tyre tanimë të shkruara, kompozuara e kënduara në një kohë tjetër.

E duke marrë parasysh se këto këngë ka disa vite e dekada që janë krijuar, sot ato i përkasin këngëve që nuk i fshin historia dhe as ardhja e trendeve të reja muzikore.
Armendi ka krijuar shumë edhe për këngëtarët tjerë, por kryeveprat i ka lënë për veten e tij. Sot i zgjodhëm tri këngë të cilat i këndon Armendi dhe të cilat nuk janë në mesin e atyre këngëve që secilit na kujtohen kur përmendet ky kantautor dhe një zë i kristaltë i estradës shqiptare, shkruan KultPlus.


QAFORJA –

Këngës “Qaforja” nuk i është realizuar asnjëherë një videoklip dhe kjo ndoshta ka bërë që kënga të ketë më pak jehonë. Kënga e ka një tekst që mund të jetë lexuar me plot shpirt edhe vetëm si poezi, nën vargjet e një kitare e cila e hapë sekondën e parë të këngës. “Qaforja” është poashtu një ndër këngët që Armendi i ka realizuar më vonë në karrierën e tij.


ÇKA DO TË NDODHË ME NE –

Balada “Çka do të ndodhë me ne” dikur është dëgjuar shumë, në kohën e produksioneve dhe kasetave të formatit televiziv, ndërsa me kalimin e kohës ka mbetur në mendjen e vetëm atyre të cilët u lidhën emocionalisht me këngën. Një tekst për ndarjen, një tekst për të mos u ndarë e për të mos vazhduar si të tillë, kuptohet, për dy të dashuruar, e bën këtë këngë të veçantë dhe aspak më pak të rëndësishme nga karriera e Armend Rexhepagiqit.


I VETMUAR SONTE –

Kënga është e mishëruar me zërin e Armendit dhe me një tekst të dhimbshëm për atë në cka kalon ndoshta secili prej nesh në një periudhë a tjetër të jetës. Vetmia, shpesh di të jetë vrastare dhe e dhimbshme. “Nuk është kjo jetë, por hall i madh” dëgjohet diku në refrenin e këngës e cila flet për dhimbje, transmeton dhimbje, që tek e fundit është ndjenjë njerëzore. / KultPlus.com

“Ende pres tek Furra e Qerimit, vendi jonë i takimit” (VIDEO)

Furra e Qerimit në Prishtinë dikur ka qenë vendtakim për qytetarët.

Furra e Qerimit, e cila edhe sot funksionon në Prishtinë ndonëse në më pak lokacione dhe më pak e zëshme ndër popull se dikur, dikur ka qenë një vend në formën e një nën-kulture në Kosovë.

Armend Rexhepagiqi, në vitin 1998 ia kushton kësaj Furre të famshme një këngë e cila edhe sot dëgjohet me ëndje.

Refreni “o ende pres tek Furra e Qerimit, vendi jonë i takimit” dëgjohet shpesh në radio por edhe nga dëshira kureshtare e dëgjuesve shqiptarë.
Armendi këtë këngë e ka kënduar për vite me radhë, dhe po ta sillte edhe sot do të dukej sikur këngë e re dhe shumë aktuale.

Furra e Qerimit është njohur gjithmonë si furrë e bukës prej së cilës nuk harrohen lehtë jo vetëm byrekët, por edhe ushqimet tjera. Produktet e bukës gjithmonë janë kërkuar për herë të parë në Furrën e Qerimit, ndërsa fakti që një artist si Armendi e ka inkuadruar këtë furrë në një prej këngëve të tij flet më shumë për rëndësinë e kësaj furre dhe një gjeneratë që është takuar afër kësaj Furre. / KultPlus.com