Besnik Krapi, i ftuari i radhës i Akademisë Europiane të Filmit

Producenti dhe aktori kosovar Besnik Krapi është i ftuari i radhës i Akademisë Europiane të Filmit. Kontributi i tij në fushën e kinematografisë si producent dhe aktor është mjaft i njohur në rajon dhe më gjerë, përcjellë KultPlus.

Akademia Europiane e Filmit është themeluar në vitin 1989 me drejtorin e parë Ingmar Bergman bashkë me anëtarët tjerë themelues si Pedro Almodovar, Lindsay Anderson, Bernardo Bertolucci, Sir Ben Kingsley, Andrzej Wajda, Wim Wenders etj.

Me këtë anëtarësim Kosova e rritë në 24 numrin e anëtarëve në këtë institucion prestigjioz. / KultPlus.com

Kanë përfunduar xhirimet e filmit “Në kërkim të Venerës”

Filmi i metrazhit të gjatë artisitik “Në kërkim të Venerës” i cili vjen me skenar dhe regji nga Norik Sefa si dhe producent Besnik Krapin, tashmë ka përfunduar xhirimet. Këtë e kanë bërë të ditur Qendra Kinematografike e Kosovës, shkruan KultPlus.

“Në kërkim të Venerës” është një film që përcjellë përjetimin e Venerës, një vajzë e re dhe e ndrojtur, e cila fillon një rrugëtim të ri në jetën e saj pasi takon shoqen e saj të re Dorinën. Ky përjetim e bën atë të marr guximin dhe t’i revoltohet familjes së saj tradicionale.

Në këtë film luajnë aktorët si: Kosovare Krasniqi, Erjona Kakeli , që vijnë në rolet kryesore, ndërsa në rolet tjera: Basri Lushtaku, Rozafa Çelaj, Tristan Halilaj, Shend Miftari, Ajan Zharku, Ermal Bilalli, Anisa Ismaili, Sheqerie Buqaj, dhe Bleon Monolli.

Xhirimet e filmit janë realizuar kryesisht në Komunën e Kaçanikut dhe kanë zgjatur 30 ditë.

“Në kërkim të Venerës” është subvencionuar nga Qendra Kinematografike e Kosovës dhe Qendra Kombëtare e Kinematografisë e Shqipërisë. Filmi poashtu është mbështetur edhe nga Komuna e Kaçanikut. / KultPlus.com