Nëse do të jesh pjesë e dokumentarit botëror, ata po presin për thirrjen tuaj

Në bashkëpunim me disa prej regjisorëve më të talentuar të botës, nga shtete si: Gjermania, Kanada, ShBA, Brazili, Franca e Kolumbia, po krijohet një dokumentar që ka për qëllim të përshkruajë njerëzimin në këtë kohë izolimi, pjesë tyre është edhe regjisorja kosovare Norika Sefa, shkruan KultPlus.

Norika Sefa ka thënë për KultPlus se qëllimi është ta dokumentojë këtë pandemi duke qenë sa më afër njerëzve dhe rrëfimeve të tyre.

“Ky dokumentar titullohet “Më trego”, apo “Tell me”, ku fiksohet voicemail në secilin prej shteteve të përmendura. Nëpërmes të një telefonate të thjeshtë anonime, ju mund të lini mendimet, rrëfimet, ndjenjat, ose çfarëdo tjetër, …edhe një këngë…. që do të përshkruante se si po ia dilni në këto ditë të izolimit. Zëri është plotësisht anonim. Ideja jonë është të përdorim pjesë të këtyre thirrjeve, tregimeve tuaja dhe të bëjmë një film qe ka për qellim me portretizu njerëzimit në izolim, nga perspektiva e shumë njerëzve, e në shumë vende të ndryshme të botës”, ka thënë Sefa.

Sefa më pas ka njoftuar se numri ku qytetarët e Kosovës mund të telefonojnë është +38346185635 (viber, whatsapp).

“Ju mund të thirrni ose edhe dërgoni voice-mesazhin e gjiruar paraprakisht. Gjithçka do të mbetet anonime. Ne nuk pranojmë mesazhin e shkruar, ngase për ne ka rëndësi ta kemi zërin si dëshminë më të sinqertë të ngjarjes që na ofrohet”, ka thënë Sefa për këtë dokumentar që futë Kosovën në mesin e shteteve më të fuqishme të botës. / KultPlus.com

“Në kërkim të Venerës” e regjisores Norika Sefa mbështetet nga SEE Cinema Network

Në takimin e asamblesë gjenerale të SEE Cinema Network që u mbajt këtë javë në Tiranë u vendos që të mbështeten 8 projekte nga vendet anëtare të rrjetit, e nga Kosova projekti fitues ishte ai i regjisores Sefa.

Filmi flet për Venerën (17), një vajzë e re dhe e ndrojtur, e cila fillon të përjetojë një rrugëtim të ri në jetën e saj pasi njofton Dorinen (17), shoqen e saj të re. Ky përjetim e shtyn që nga një vajzë e ndrojtur të kthehet në një revolte ndaj familjes së saj tradicionale”.

Ky është viti i parë që Kosova merr pjesë në këtë rrjet në të cilin është anëtarësuar vitin e kaluar në Selanik.

SEE Cinema Network e themeluar në vitin 2000, është rrjet i shteteve të Evropës Juglindore që synon zhvillimin e bashkëpunimit mes profesionistëve të filmit dhe shteteve anëtare të saj duke mbështetur zhvillimin e koproduksioneve ndërkombëtare dhe prodhimin e filmave të shkurtër./KultPlus.com