Dua Lipa nuk e kishte vënë re ngjashmërinë mes këngës “Break My Heart” dhe hitit të dikurshëm “Need You Tonight”

Këngëtarja 24-vjeçare, Dua Lipa, e kishte kuptuar se kënga “Break My Heart” nga albumi “Future Nostalgia”, kishte ngjashmëri me hitin e grupit “INXS” me titull “Need You Tonight”, vetëm pas realizimit të saj.

Kështu, Lipa ka vendosur t’i jap merita grupit të njohur Australian në albumin e saj, ngase nuk ka dashur të paditet për plagjiaturë, transmeton Koha.

Ajo gjithashtu ka thënë se ngjashmëria mes melodisë së këngëve nuk ka qenë e qëllimshme.

E pyetur nëse këngëtarja i ka dhënë merita grupit në albumin e saj, Lipa tha: “Kur ishin në studio duke incizuar nuk kemi vënë ngjashmëri të melodisë së ‘Break My Hart’ me ndonjë këngë tjetër. Thjeshtë na pëlqyen ata tinguj, dhe duke qenë se ndiheshim tejet të entuziazmuar ishim fokusuar vetëm në punën tonë dhe realizmin e këngës. Por, pasi e dëgjuam atë e vërejtëm një ngjashmëri me dy këngëve. Njerëzit të cilët e mbikëqyrin muzikën e grupit ‘INXS’ ishin shumë të sjellshëm, dhe atyre iu pëlqeu shumë kënga jonë kështu që arritëm lehtë marrëveshje për t’i ndarë merita bendit në këtë projekt. Gjithashtu nuk donim të paditeshim për plagjiaturë. Por në të njëjtën kohë, tingujt e ‘Break My Heart’ të sjellin një lloj nostalgjie për muzikën e së kaluarës, dhe ky ka qenë qëllimi ynë nga fillimi.”

Kur vjen puna te përzgjedhja e këngëve që do t’i përfshinte në albumin e dytë muzikor, Dua Lipa, ka thënë se i ka zgjedhur këngët të cilat ka mundur ta imagjinojë veten duke i performuar live, nëpër koncerte dhe festivale të ndryshme.

Artistët bëhen bashkë për një këngë bamirësie

Dua Lipa, Chris Martin nga grupi Coldplay dhe Rita Ora janë ndër yjet e muzikës që do të ‘huazojnë zërat e tyre’ për një këngë bamirësie në Radio 1 Live Lounge.

Ata dhe 20 të tjerë kanë incizuar një version të hitit të vitit 20013 “Times Like These” nga Foo Fighters.

Të ardhurat nga ky projekt do të shkojnë tek bamirësitë “Children in Need” dhe “Comic Relief”.

Yje të tjera të përfshira në këtë këngë janë Anne-Marie, Bastille, Ellie Goulding, Jess Glynne, Paloma Faith dhe Rag ‘N’ Bone Man.

Kënga “Stay Home Live Lounge” do të publikohet në mesdite më 23 Prill.

“Stay Home Live Lounge” do të incizohet dhe filmohet nga artistë nëpër shtëpitë e tyre dhe do të prodhohet nga Fraser T Smith.

Dua Lipa nudo, mbulon me një kitare trupin e zhveshur

E bukur, elegante, manjetike dhe këngëtarja më e dëgjuar në këtë moment. Dua Lipa shfaqet nudo dhe mbulon me një kitarë trupin e saj të zhveshur, në setin e fundit fotografik për Elle Usa dhe tregon periudhen e saj të publikimit te këëges. Këngëtarja me origjinë shqiptare flet për karantinën e saj me të fejuarin Anëar Hadid dhe për pas pandemisë.

Fituesja e një Grammy në moshën 24 vjeçare Dua Lipa, është në krye të klasifikimeve me albumin ‘Future Nostalgia’, duke fituar titullin e artistes më të dëgjuar në botë me 150 milion streaming global në javën e debutimit. Albumi në të vërtetë do duhet të dilte në 3 prill, por dikush ka arritur të vjedhë këngët dhe ajo i ka publikuar në rrjet shumë më përpara. Për ketë këngëtarja flet edhe në intervistën e Elle Usa:’Mendoj që disa hackera kanë ndihmuar zgjedhjen time dhe e kanë nxjerrë albumin tim. Kam reaguar me një ‘ok’, sepse kështu duhet të ishte. Jam e kënaqur për muzikën time. Pas daljes së përshpejtuar ylli i pop-it kishte thënë në Instagram mes lotësh:’Kjo është një periudhë e vështirë për të gjithë, dua t’ju bëj të këndoni dhe të kërceni. Për këtë arsye albumi im do të jetë i disponueshëm në 27 mars.

Në shumë vende europiane dhe në botë, mes të cilëve edhe në Amerikë, kënga ‘Don’t start now’, është kënga më e dëgjuar në radio prej 6 javësh. Edhe pse në karantinë Dua Lipa nuk ndalet dhe në një postim në Instagram njofton këngën e re ‘Break My Heart’, disa ditë më parë. /KultPlus.com

Dua Lipa mendon se fati i mirë ka luajtur rol kyç në suksesin e karrierës së saj

Këngëtarja 24-vjeçare, Dua Lipa, ishte zhvendosur nga Kosova për në Londër kur ishte e vogël, dhe tani e pranon se kjo shpërngulje kishte qenë një vendim i cili ia ka ndryshuar jetën përgjithmonë.

Duke folur për revistën “NME”, bukuroshja kosovare e cila shquhet si një prej artistëve më të suksesshme në botë, tha: “Jam shumë fatlume. Supozoj kam qenë me fat dhe pa fat, për faktin se prindërit e mi ishin detyruar të zhvendoseshin në Londër nga Prishtina, duke më lejuar të rritem këtu dhe ta ndjekë karrierën time muzikore, të cilën gjithnjë e kisha ëndërruar. Mendoj së më shumë fëmijë të botës duhet të kenë mundësi të këtilla në jetë.”

Pop ylli që vazhdon t’i dominonë toplistat muzikore në botë, në të kaluarën kishte deklaruar se shumë pak prej artistëve të cilët e kanë inspiruar në jetë, e vizitonin Kosovën kur ajo ishte fëmijë.

Ylli i hitit “Break My Heart”, shpjegoi: “Do të dëshiroja shumë që kur isha e vogël dhe jetoja në Kosovë, të kisha mundësi t’i ndiqja koncertet e disa prej artisteve të mia të preferuara si, Pink dhe Nelly Furtado… Por, atëkohë artistë të këtillë nuk vinin në Kosovë.”

Sidoqoftë, me qëllim të ndryshimit të këtij fakti, Dua Lipa dhe babai i saj e kanë krijuar festivalin muzikor, “Sunny Hill”, i cili e mundëson sjelljen e muzikantëve të njohur në Prishtinë, të tillë si: Miley Cyrus, Martin Garrix, Action Bronson, Gashi dhe vet Dua Lipa, transmeton Koha. / KultPlus.com

Dua Lipa mund të punojë rreth albumit të tretë gjatë periudhës së vetizolimit

Ylli i hitit “Don’t Start Now”, Dua Lipa, vetëm para pak javësh e ka lansuar albumin e dytë me titull, “Future Nostalgia”, por si pasojë e pandemisë së koronavirusit duket se këngëtarja do të duhet të kthehet në studio incizuese para koha.

Duke folur me prezantuesin e radios, Will Manning, në emisionin e tij “Official Big Top 40”, Lipa tha: “Për momentin nuk po mendoj rreth albumit të tretë. Planet ishin që në fund të muajit prill ta filloja turneun muzikor, i cili është shtyrë për shkak të kësaj situate të krijuar nga koronavirusi. Prandaj, gjasat janë të mëdha që do të më duhet të filloj të shkruar këngë për albumin e tretë, më herët se që e kisha menduar. Kjo ngase do të kem më shumë kohë të shkoj në studio për të incizuar.”

Ndërkohë, këngëtarja me prejardhje kosovare në të kaluarën e kishte pranuar se është ndjerë tejet e emocionuar me lansimin e albumit të ri, si dhe e ka pranuar se ka qenë një periudhë e vështirë për të për shkak se nuk ka qenë e sigurt nëse kjo ishte koha e duhur për të lansuar muzikë, marrë parasysh viktimat që koronavirusi po i shënon anembanë botës.

Megjithatë, Dua Lipa është fokusuar ta bëjë albumin “Future Nostalgia” sa më argëtues, dhe kështu e ka larguar ankthin që realizimi i albumit të dytë ia ka shkaktuar, si dhe i ka sjellë tinguj energjik dhe pozitiv të gjithë personave gjatë kësaj periudhe të vetizolimit.

Ylli i muzikës aktualisht po e shijon suksesin e albumit i cili është radhitur në vendin e parë të toplistës së albumeve më të mira në Britani të Madhe, dhe tri këngë të këtij incizimi, “Don’t Start Now”, “Physical” dhe “Break My Heart”, kanë arritur të pozicionohen në top dhjetëshen e këngëve më të mira.

Gjithashtu, “Future Nostalgia” ka marrë kritika tejet pozitive edhe nga ekspertët e muzikës, të cilët po e konsiderojnë atë një prej albumeve më të mira të vitit 2020. /Koha.net / KultPlus.com

Albumi i Dua Lipës më i dëgjuari në Mbretërinë e Bashkuar

Që kur publikoi këngën e parë nga albumi ‘Dont start now’, ‘Future Nostalgia’ u cilësua si një nga albumet më të mira të vitit 2020 nga tabloidet e ndryshme.

E kështu po del të jetë, albumi i dytë nga Dua Lipa po shënon sukses të hatashëm, sipas matjeve të fundit nga ‘Official charts’, ‘Future Nostalgia’ është albumi më i dëgjuar në Britani.

Dhe për këtë është shumë e lumtur këngëtarja, pasi pas vete ka lënë artistë të mëdhenj të cilët po ashtu po shijojnë sukses të jashtëzakonshëm me projektet e tyre. / KultPlus.com

https://www.instagram.com/p/B-y_GsxBSNl/

Ushqimet më të preferuara gjatë karantinës

Dua me albumin e ri ia arriti qëllimit

Dua Lipa ia hoqi sytë kamerës dhe e mbuloi fytyrën me njërën dorë.

“Nuk doja ta bëja këtë”, psherëtiu ajo. Nuk mund t’i fshihte lotët. Ishte fiks pas orës 10:00 të një të hëne marsi. Nuk ishte rrugës për New York për prova, para paraqitjes së planifikuar në emisionin “Saturday Night Live”. Nuk ishte as për sesion fotografish, siç rëndom bën një artist para albumit të dytë të shumëpritur.

Ishte në karantinë, në Londër. Nga Instagrami po fliste me fansat për vetëm herën e dytë.

“Kam qenë në një konflikt për publikimin e albumit dhe e dini nëse është gjëja e duhur gjatë kësaj kohe, sepse shumë njerëz po vuajnë”, sqaroi Dua me lot në sy. Albumi do të publikohej pas 11 ditësh. Dua e mblodhi veten dhe foli për shmangien e përqendrimit në presionin që vjen troç me realizimin e albumit të dytë që mund të përcaktojë fatin e këngëtares.

Ama albumi e bëri të ndihej mirë. Ajo shpresonte se albumi “Future Nostalgia” do të sillte gëzim te fansat e saj në kohë paqartësie. Lansimet e pop-albumeve janë si fishekzjarrët e 4 korrikut: me shumë koreografi dhe pjesë të menduara mirë që kërcënojnë të shpërthejnë në çdo moment.

Për një artiste të re e të fuqishme si Dua, albumi i ekzekutuar me mjeshtëri mund të vendosë nëse do të shkojë hapave të yjeve si Katy Perry e Lady Gaga, apo t’u bashkohet shpresëdhënësve që u rrëshqiti fama, raporton NYT, transmeton KOHA.

Pasi bëri bashkë “Future Nostalgia” – të ndërtuar në suksesin e albumit debutues të vitit 2017, me gjashtë këngë fort të suksesshme në toplista dhe me qindra performanca nëpër botë – Lipa dhe ekipi i saj krejt papritur e morën vesh se disa topa ia kishin huqur cakut; dhe krejt anija e tyre ishte në rrezik të fundosej. / KultPlus.com

Dua Lipa po e vazhdon promovimin e albumit të ri përmes intervistave online

Këngëtarja me prejardhje kosovare, Dua Lipa, e cila para pak javësh e lansoi albumin e ri muzikor me titull, “Future Nostalgia”, e ka pasur një eksperiencë shumë më ndryshe të promovimit të këtij incizimi krahasuar me albumin e saj debutues. Kjo për shkak se “Future Nostalgia” vjen për publikun mbarëbotëror, në kohë të pandemisë së koronavirusit.

Kjo gjë ia ka vështirësuar Lipës promovimin e këtij projekti në formën tradicionale, por kjo nuk do të thotë se këngëtarja nuk ka gjetur mënyra tjera kreative për ta promovuar albumin te adhuruesit e saj.

Se fundmi, yllin e muzikës pop e kemi parë duke realizuar lidhje direkte në rrjetet sociale si dhe paraqitje online në emisione të famshme amerikane, transmeton Koha.

Paraqitja e saj e fundit ishte në emisionin, “The Tonight Show: At Home Edition”, ku Lipa bashkëbisedoi me prezantuesin e këtij shou, Jimmy Fallon, rreth lansimit të parakohshëm të albumit, pritjes që publiku ia ka bërë këtij incizimi në këtë kohë të vetizolimit si dhe përkushtimin e saj në fushën e bamirësisë.

Si ambasadore e UNICEF-it për çështjet e refugjatëve, Lipa ka zgjedhur që në këtë kohë pandemie, fokusin ta drejtoj tek refugjatët të cilët janë më të rrezikuarit për t’u prekur nga koronavirusi, për shkak të kushteve në të cilat jetojnë. Ajo tregoi se përkrahjen e refugjatëve e ka shumë për zemër për shkak të historisë personale të prindërve të saj, Dukagjini dhe Anesa, të cilët kishin jetuar si refugjat për një kohë në Londër.

Ndër të tjera në këtë intervistë, Jimmy Fallon e informoi Lipën për një sukses të radhës që ajo e ka arritur, duke u bërë këngëtarja e parë britanike me tri këngë të pozicionuara në top dhjetëshen e toplistave muzikore në Britani të Madhe, që nga viti 1955.

Por vëmendjen më të madhe në këtë emision të realizuar online, e mori performanca e pop yllit e cila e interpretoi live hitin e saj të fundit, “Break My Heart”.

Edhe një herë, Dua Lipa, e vërtetoi se është një artiste me një zë të fuqishëm dhe talent të jashtëzakonshëm. / KultPlus.com

Dua Lipa shprehu dëshirën për të luajtur në serinë “American Horror Story”

Këngëtarja me prejardhje kosovare, Dua Lipa, do të dëshironte shumë të luaj në serinë e njohur televizive, “American Horror Story”.

Ylli 24-vjeçar tashmë njihet si një prej muzikanteve më fitimprurëse në botë, por Lipa së fundmi e ka zbuluar lajmin se do të dëshironte shumë që një ditë, të luaj në serinë e famshme të zhanrit horror, transmeton Koha.

Duke folur rreth ambicieve të saj në emisonin “Ask Anything Chat” në IHeartRadio, bukuroshja me famë ndërkombëtare tha: “Vërtetë do të më pëlqente shumë të luaj në serinë ‘American Horror Story’ sepse gjithmonë më kanë pëlqyer personazhet e këtij shou, dhe fakti se në çdo sezonë të serisë ata mund të luajnë role aq të ndryshme nga njëri-tjetri. Thjesht më pëlqejn temat që shtjellohen dhe gjithmonë kam qenë një adhuruese e këtij projekti televiziv.”

Por në planet afatshkurtra, Dua Lipa është e fokusuar në promovimin e albumit të saj të ri, “Future Nostalgia”.

Këngëtarja e pranoi se është ndjerë më e sigurt në realizimin e këtij incizimi, krahasuar me albumin e saj debutues i cili ishte lansuar në vitin 2017.

Ndër të tjera, Lipa ka bërë të ditur se në këtë periudhë vetizoluese si pasojë e pandemisë së koronavirusit, ajo ka zbuluar mënyra të reja për të qëndruar në kontakt me fansat e saj anembanë botës. / KultPlus.com

‘Break my heart’- hit i ri i Dua Lipa-së (VIDEO)

Super ylli botëror nga Peja, Dua Lipa, ka kohë që këngët e saj të realizuara janë bërë hite gjithandej botës, shkruan KultPlus.com

“New Rules”, “Physical”, “IDGAF”, “Don’t Start Now”, janë disa nga hitet më të njohura të saj me të cilat ajo ka prirë në top-lista të ndryshme si dhe ka marrë çmime të ndryshme muzikore.

“Break my heart” është kënga e saj më e fundit e cila ka marrë me mijëra kilkime për një kohë të shkurtër.

KultPlus këtu ka sjellur tekstin dhe videon e kësaj kënge:

I’ve always been the one to say the first goodbye
Had to love and lose a hundred million times
Had to get it wrong to know just what I like
Now I’m falling

You say my name like I have never heard before
I’m indecisive, but this time I know for sure
I hope I’m not the only one that feels it all
Are you falling?

Centre of attention
You know you can get whatever you want from me
Whenever you want it, baby
It’s you in my reflection
I’m afraid of all the things it could do to me
If I woulda known it, baby

I would’ve stayed at home
‘Cause I was doing better alone
But when you said, “Hello”
I knew that was the end of it all
I should’ve stayed at home
‘Cause now there ain’t no letting you go
Am I falling in love with the one that could break my heart?

Oh no, I was doing better alone
But when you said, “Hello”
I knew that was the end of it all
I should’ve stayed at home
‘Cause now there ain’t no letting you go
Am I falling in love with the one that could break my heart?

I wonder, when you go, if I stay on your mind
Two can play that game, but you win me every time
Everyone before you was a waste of time
Yeah, you got me

Centre of attention
You know you can get whatever you want from me
Whenever you want it, baby
It’s you in my reflection
I’m afraid of all the things it could do to me
If I woulda known it, baby

I would’ve stayed at home
‘Cause I was doing better alone
But when you said, “Hello”
I knew that was the end of it all
I should’ve stayed at home
‘Cause now there ain’t no letting you go
Am I falling in love with the one that could break my heart?

Oh no, I was doing better alone
But when you said, “Hello”
I knew that was the end of it all
I should’ve stayed at home
‘Cause now there ain’t no letting you go
Am I falling in love with the one that could break my heart?

Ooh, break my heart
Ooh, break my heart
Ooh
Am I falling in love with the one that could break my heart?

I would’ve stayed at home
‘Cause I was doing better alone
But when you said, “Hello”
I knew that was the end of it all
I should’ve stayed at home (I would’ve stayed at home ‘cause I)
‘Cause now there ain’t no letting you go
Am I falling in love with the one that could break my heart?

Oh no (Oh no), I was doing better alone
But when you said, “Hello”
I knew that was the end of it all
I should’ve stayed at home
‘Cause now there ain’t no letting you go
Am I falling in love with the one that could break my heart?

Tri këngët e Dua Lipës në top 10-she në Britani

Ylli botëror nga Kosova, Dua Lipa, e cila jeton dhe vepron në Mbretërinë e Bashkuar, me tri këngët e saj tashmë është pjesë e top 10-shes në Britani, shkruan KultPlus.com

“Don’t start now”, “Physical” dhe “Break my heart”, janë tri këngët e saj që janë pjesë e top 10-shes më të dëgjuar në Londër.

“Tri këngët në top 10-she, faleminderit”, ka shkruar Lipa në Facebook.

Dua me këmbëngulësinë shqiptare drejt majave të muzikës

Katër javë më parë Dua Lipa u kthye në Londër pas koncertit Mardi Gras në Sydney. E mori vesh se banesa i ishte vërshuar.

Këngëtarja me famë botërore mori me qira një tjetër banesë derisa po kryheshin rinovimet, por tani ka mbetur e ngujuar së bashku me të dashurin shkaku i izolimit.

“Po kënaqem në këtë periudhë. Po bëj gjëra që zakonisht nuk kisha mundësi t’i bëja. Po fle dhe po lexoj. Pastaj po shikoj emisione televizive”, ka thënë Dua Lipa në një intervistë telefonike me BBC-në.

Vetëm gjumi nuk ishte në agjendën e saj këtë muaj. Albumi i dytë i saj “Future Nostalgia” pritej të publikohej në fillim të prillit. Agjenda e saj e angazhimeve ishte e mbushur plotësisht për sivjet, duke filluar me turneun botëror, paraqitjen në Glastonbury dhe në emisionet e njohura televizive. Por kur artistët si Lady Gaga, Sam Smith dhe Haim vendosën t’i shtynin albumet shkaku i koronavirusit, Dua e bëri krejt të kundërtën.

Madje, për fansat e saj albumin e publikoi një javë para periudhës së planifikuar. Nuk ishte vendim i lehtë. Me lot në sy e dha lajmin për album, shto këtu faktin se projekti u publikua në internet (situatë të cilën më vonë e përshkroi si dhimbje fort të madhe). Krejt në fund ajo mendon se ishte më mirë që albumi u publikua lirshëm pa u brengosur për strategjinë e përkryer të publikimit. “Albumin e realizova për të ikur nga presioni dhe nga mendimet e ndryshme nga bota e jashtme”, ka thënë ajo. “Po, u mendua që të lëshohej nëpër klube dhe festivale, por në të njëjtën kohë doja që njerëzit të jenë të lumtur në këtë periudhë të vështirë dhe që nuk do t’u duhet të mendojnë se çfarë po ndodh, por vetëm të vallëzojnë”, ka shtuar krijuesja e hitit “Last Dance”, shkruan Koha Ditore.

Sukses i menjëhershëm

“Future Nostalgia” është në krye të toplistës britanike. Deri më tani është albumi më i vlerësuar i vitit 2020 me një vlerësim prej 88 pikësh në sistemin e vlerësimeve “Metacritic”. Siç e thotë edhe titulli, albumi duket si një rikujtim nga viti 2050 – melodia shpërthyese pop e përzier me basin e zhanrit funk dhe ritmet e diskos. Dua ka ëndërruar për një koncept të tillë që prej vitit 2018, kur po shëtiste nëpër rrugët e Las Vegasit. “Veçse kisha filluar të punoja në këngën dhe e dija se doja të ishte reflektim i ndikimeve të mia të fëmijërisë, mirëpo nuk e kisha zbuluar se në çfarë drejtimi do të shkoja”, ka kujtuar Dua Lipa. “Kisha kufjet dhe po ecja për ta kthjelluar kokën, papritur thashë: ‘Oh, më ra ndërmend, ‘Future Nostalgia’ mund të funksionojë’”, ka sqaruar ajo. Pastaj telefonova menaxherin tim dhe i thashë: ‘E kemi titullin, do të filloj të punoj për albumin’”. Kënga e parë që shtjellon esencën e kësaj ideje është “Levitating”. Një këngë e ëmbël po aq sa klasikja “Night Fever” e grupit “Bee Gees”. “Ishte këngë që i dha formë albumit”, ka thënë Dua, që ishte shumë e lumtur me fillimin e punëve në studio. “Kemi ngrënë shumë gjevrekë sa na zuri sheqeri”, ka thënë këngëtarja kosovare në një intervistë të shkurtër me fansat në rrjetet sociale.

“Njerëzit ju shohin si fabrikë”

Për dallim prej albumit të parë që e titulloi me emër, ajo i ka meritat për secilin tekst të këngëve. Si rezultat, e keni një panoramë të personalitetit të Duas: e mençur, punëtore, me pasion dhe dëshirë të madhe për vallëzim. “Në albumin e parë isha me fat që realizova këngët si ‘New Rules’ dhe ‘Be The One’, të cilat nuk i shkrova unë, por janë pjesë e rëndësishme e karrierës sime. “Por e ndjeva se kisha shumë punë për të bërë në këtë aspekt”. “Për një pop-artiste njerëzit ju shohin si fabrikë, por për këngët që kam shkruar unë isha në prova dhe ato janë përvoja personale. Këtë doja ta përmendja në secilën intervistë”, ka thënë Dua.

Kësaj here Dua ka thënë se nuk donte të refuzonte këngët e të tjerëve, por doli se ishte aq e frymëzuar sa e dinte se çfarë donte të thoshte me këngët e saj. Kjo është e qartë me dy këngë të albumit. Me të dyja që analizoj aspektet e ndryshme të feminizmit, njëra prej tyre ka një tekst kështu: “E di se ti nuk je mësuar me një grua alfa”. “Nuk po them se kënga tregon se çfarë jam. Por kur e këndon këtë këngë, e dini se doni të jeni e fuqishme”, ka thënë Dua. Mbyllja e albumit reflekton me këngën “Boys Will Be Boys” që ngre zërin e frikës që gratë kanë çdo ditë, por që burrat nuk e mendojnë shpesh – të jeni e injoruar dhe e trajtuar si inferiore ndaj kërcënimit për dhunë. Një varg proteste është edhe në këtë këngë, të bazuar në përvojën e vërtetë. “Më kujtohet kur po ecja për në shtëpi, ishte dimër, sapo zbrita nga autobusi dhe u tmerrova nga djemtë me biçikleta që endeshin pranë banesës”, ka kujtuar Dua. Këtë rresht e përfshiu që të përçonte mesazhin te fansat se të gjithë përjetojnë të njëjtat gjëra.

Ngritja e madhe

Kënga është përshkrim i çdo gjëje që Dua ka tentuar ta thotë për feminizmin, që prej hitit “New Rules” që ia dha një shtytje të madhe botërore tre vjet më parë. Ajo ka folur për të drejtat e abortit dhe kritikoi trajtimin e grave në Arabinë Saudite. Madje prezantoi një plan pesëpikësh për evoluimin e industrisë muzikore në Cambridge Union. Edhe në Grammy ngriti zërin. Në ceremoninë që e fitoi çmimin “Artisti më i mirë i vitit 2019”, ajo përdori kohën e saj për ta kritikuar ish-kryetarin e Recording Academy, Neil Portnow, që kishte thënë se gratë duhet të shtojnë punën nëse duan përfaqësim të drejtë në ceremonitë shpërblyese. “Mora shumë kritika për ato që thasë, por janë gjëra që vënë në pah pasionin tim”, ka thënë ajo. Shumë yje botërore do ta kafshonin gjuhën ose do të refuzonin një konfrontim të tillë.

Këmbëngulja shqiptare

Ama, këmbënguljen e ka në gjak. E lindur në Londër, prindërit kosovarë e kthyen në Kosovë në moshën 13-vjeçare. Qëndrimi i saj zgjati vetëm dy vjet, kur e vetme u kthye në Londër për të ndjekur ëndrrën që të bëhej këngëtare. “Nuk e ndieja se kisha mundësi të mjaftueshme ta bëja këtë nga Kosova. Prandaj kur u ktheva në Londër, ende isha në shkollë, por mendova t’i përdorja rrjetet sociale dhe koverët t’i publikoja. Në thellësi e kisha një efekt të Justin Bieberit ku njerëzit do më gjenin në YouTube”, ka thënë Dua Lipa. Për të fituar para për muzikën, nisi të punonte në restorante dhe klube. Pastaj do të siguronte një kontratë incizimi në moshën 18-vjeçare. Albumi debutues iu shty tri herë pasi dështoi të merrte vëmendjen në toplista, por në shkurtin e vitit 2017, tri këngë të saja ishin në top-15 këngët më të mira. Atë verë kënga “New Rules” e çoi karrierën e saj lart në qiell. Mesazhi shumëngjyrësh i klipit dhe vajzat duke u mbështetur në njëra-tjetrën, kristalizoi çdo gjë që e bëri Dua Lipën unike. Përvoja i ndihmoi që ajo të përcaktohej se çfarë artiste donte të bëhej. “E ndiej se vë në pah me atë që jam. Kam një ide të qartë se çfarë po bëj dhe çfarë dua të them. Gjëra të cilave nuk ua kam frikën”, ka thënë krijuesja e hitit “Break my heart”. Ky vetëbesim i dha ngjyrë albumit “Future Nostalgia”. Ajo ia vuri pikën albumit, e ngriu atë për t’u përqendruar në pamjen e tij dhe vuri në punë koreografinë e saj. “Në albumin e parë po mësoja gjithçka që përjetova. Them se tri koncertet e para të çdo turneu janë ditë të provave, duke tentuar të krijoj një listë këngësh, se si të performoj apo çfarë të flas me audiencën”, ka thënë ajo.

“Më e mira e mundshme”

“Kësaj here e dija se duhej ta përfundoja albumin e pastaj të merresha me anën pamore. U sigurova se kisha kohë të mjaftueshme për prova dhe të bëja unike secilën performancë. E dija se duhej të isha në më të mirën time të mundshme dhe këtë e arrita duke krijuar kohë për vete”, ka thënë Dua. Ndryshimi ishte i dukshëm me këngën “Don’t Start Now”. Fansat që e tallnin me qëndrimin e saj në skenë ndërruan mendje me lëvizjet e vallëzimit dhe qëndrimin krejt tjetër. “Ishte hera e parë që zbrita nga skena dhe isha krenare me veten”, ka thënë ajo. Nga ky moment çdo gjë shkoi në plan deri në shfaqjen e koronavirusit. Prandaj është e zhgënjyer që krejt planet e verës janë bllokuar. “Jam e zhgënjyer, por ky është një çmim i vogël që duhet paguar”, ka thënë Dua. “Qëllimi ynë është që albumi të ketë këngë që do të jetojnë për një kohë të gjatë. Prandaj pasi të përfundojë kriza, shpresoj të jem në festivale dhe t’i këndoj këto këngë. Dhe nëse Dua Lipa dëshiron të ndodhë diçka, është e garantuar se do të ndodhë”. / KultPlus.com

Dua Lipa performon nga shtëpia: Dashuri nga shtëpitë tona, drejt tuajave (VIDEO)

Dua Lipa ka performuar së bashku me bandën e saj këngë nga shtëpia, si një nga nismat e marra nga artistët në mbarë botën, për të sjellë art nga shtëpitë e tyre drejt artdashësve. 

Këngëtarja me origjinë shqiptare nëpërmjet kësaj video dërgon mesazhin për dashuri dhe shëndet. / KultPlus.com

https://www.instagram.com/p/B-ZMX3vhmwH/

Këtë javë Dua Lipa publikon albumin e saj të ri

Me datë 3 prill, këngëtarja e njohur me origjinë nga Kosova, Dua Lipa është paraparë të publikojë albumin e ri, të dytin në karrierë.

‘Future Nostalgia’ mban emrin ky album i cili është rezultat i një pune kolosale rreth dy vjeçare.

Albumi do ketë 11 këngë por i tëri ka rrjedhur dy javë përpara publikimit zyrtar.

Marrë parasysh këto rrethana dhe sa shumë dëm ka shkaktuar publikimi ilegal i albumit Dua Lipa ka zhvendosur datë e publikimit të albumit të saj të ri. Nga data 3 Prill siç ishte parashikuar tani albumi do të publikohet me 27 Mars këtë të premte.

Lajmin e kishte bërë të ditur pas një ‘live’ në Instagram e që më pas e ka postuar edhe në llogarinë e saj Twitter. Klan Kosova / KultPlus.com

Mandatory Credit: Photo by DAN HIMBRECHTS/EPA-EFE/Shutterstock (10486324af) Dua Lipa arrives at the 33rd Annual ARIA Music Awards at The Star in Sydney, Australia, 27 November 2019. 33rd ARIA Music Awards, Sydney, Australia – 27 Nov 2019

Dua Lipa nesër me bashkëbisedim me ndjekësit e saj në Instagram

Ylii botëror nga Peja, Dua Lipa, do të ketë një lidhje me ndjekësit e saj në llogarinë në Instagram, shkruan KultPlus.com

Lipa përmes një njoftimi në rrjetet sociale ka shkruar se do të flas rreth albumit të saj të ri si dhe rreth turneut poashtu. Ajo ka shtuar se është e gatshme të pres pyetjet e ndjekësve të saj.

“Nesër do të kem një lidhje live në Instagram në orën 2PM GMT për të folur rreth albumit dhe turneut. Më ndjekni nesër dhe më dërgoni pyetjet tuaja poashtu”, ka shkruar Lipa në Facebook duke vendosur edhe linkun e Instagramit poashtu. / KultPlus.com

Vargjet e këngës së Dua Lipës bëhen hit, si një thirrje kundër koronavirusit

Vargjet e këngës së Dua Lipës, “Don’t Start Now” janë bërë hit nepër rrjetet sociale për shkak të përmbajtjes se tyre.

Duket se producentët e Dua Lipës kanë bërë një parashikim kur kanë prodhuar këngën “Don’t Start Now” të këngëtares.

Vargjet “Don’t show up, Don’t Come Out, Don’t start caring about me now, Walk Away, you know how, Don’t Start caring about me now”, janë bërë hit dhe po përdoren që njerëzit të vetizolohen dhe të mos dalin jashtë gjatë pandemisë së koronavirusit.

Në shqip këto vargje përkthehen pak a shumë kështu: “Mos u shfaqni, mos dilni, mos filloni tani të kujdeseni për mua, largohu, e di pse, mos fillo tani të kujdesesh për mua”.

Pasi ky varg është shpërndarë, ka qenë edhe vet Dua Lipa që i ka shpërndarë ata duke shkruar: “Nuk i bëj unë rregullat”.

Kujtimet se kënga “Don’t Start Now” ka më shumë se 180 milionë klikime në rrjetet sociale për momentin. /GazetaExpress/ KultPlus.com

Dua Lipa në mesin e yjeve që do të performojnë në Glastonbury

Dua Lipa është në mesin e yjeve të muzikës që do të performojë në “Glastonbury Festival” në verë, raporton BBC.

Përkundër koronavirusit, nuk është paralajmëruar se do të do anulohet festivali, transmeton Koha.net.

Më shumë se 90 yje të muzikës do të performojnë në edicionin e 50-të të Glastonburyt që është paraparë të mbahet më 24 qershor në Somerset.

Taylor Sëift, Kendrick Lamar, Lana Del Rey e Sir Paul McCartney janë disa prej yjeve të tjerë që pritet të performojnë.

Kujtojmë se koronavirusi deri më tani ka prekur disa festivale e ngjarje kulturore, duke bërë që shumica prej tyre të shtyhen.

Raportohet se për edicionin e 50-të të Glastonburyt janë shitur mbi 175 mijë bileta. / KultPlus.com

Dua Lipa pozicionohet e treta në toplistën e 100 këngëve më të mira në SHBA

Ylli i muzikës pop Dua Lipa, me shumë gëzim dhe emocion e ka ndarë me fansat e saj lajmin, se për herë të parë në karrierën muzikore ka arritur të pozicionohet në vendin e tretë të toplistës “Billboard” të 100 këngëve më të mira në Amerikë.

Këngëtarja me prejardhje shqiptare e ka arritur këtë sukses me hitin “Don’t Start Now”, që është pjesë e albumit të saj të ardhshëm “Future Nostalgia”.

Ky triumf i Lipës, po e vërteton se albumi i cili pritet të lansohet për publikun më 3 prill të këtij viti, e ka të siguruar suksesin në tregun amerikan të muzikës, transmeton Koha.

Ndërkaq, renditja e këngëve në toplistën “Billboard” bazohet në shitjet, transmetimin në radio dhe shkarkimet e këngëve online në SHBA.

Dua Lipa kishte arritur edhe më parë të përfshihet në toplistën “Billboard” të 100 këngëve më të mira, me hitet “New Rules”, “Scared to be Lonely” dhe “Blow Your Mind”.

Kënga “Don’t Start Now” e cila ka katër muaj që është lansuar, deri më tani i numëron rreth 170 milionë klikime në platformën muzikore YouTube. /KultPlus.com

Dua Lipa do të performojë live në “SNL”


Këngëtarja shumë e dashur për publikun, Dua Lipa, do të jetë mysafire muzikore në edicionin e ardhshëm të emisionit “Saturday Night Live”.

Lajmin e ka bërë të ditur bukuroshja Lipa përmes një postimi në Instagram, ku tregon se do të jetë pjesë e emisionit komik shumë të ndjekur në Amerikës, me datën 28 mars.

Krahas këngëtares e cila do të performojë live në këtë skenë, emisioni atë ditë do të prezantohet nga aktori dhe regjisori i njohur, John Krasinski.

Interpretimet e artistëve në “SNL” janë shumë të mirëpritura nga publiku mbarëbotëror, dhe vetëm artistët e arritur tashmë, ftohen për të performuar në këtë skenë. Ndër yjet të cilët kanë qenë mysafir muzikor të emisionit janë: Pink, Cardi B, Miley Cyrus, Billie Eilish, Justin Bieber, The Weeknd dhe të tjerë. / KultPlus.com

Dua Lipa lansoi versionin e ‘Physical’ për ushtrime

Dua Lipa, e cila vetëm para pak javës e publikoi videoprojektin e ri muzikor me titull ‘Physical’, sot publikoi një version të ri të këngës në formatin “360 Reality Audio” si dhe të krijuar enkas për ushtrime.

Projektin, Lipa e ka shoqëruar dhe me videoklip, ku ajo së bashku me disa shoqërues shfaqet duke ushtruar e vallëzuar, transmeton KultPlus.

Lipa i ka sugjeruar adhuruesit që këtë version të këngës ta dëgjojë me kufje. Për shkak të formatit të njohur si “360 Reality Audio”, dëgjuesit falë kësaj teknologjie të re mund ta kenë një eksperiencë më të veçantë, që mund të ndikojë dhe në procesion e kryerjes së ushtrimeve.

“Dua Lipa – Let’s Get Physical Work Out Video” tashmë gjendet në platformën muzikore YouTube.

Dua Lipa nderohet me çmimin “Global Awards”

Këngëtarja me famë botërore, Dua Lipa triumfoi edhe në një ceremoni të radhës shpërblyese.

Para pak orësh, këngëtarja me prejardhje kosovare u nderua me çmimin “Best Britisht Act”, në edicionin e sivjetmë të ndarjes së shpërblimeve “Global Awards” e cila mbahet në Londër.

Megjithëse mbi qilimin e kuq bukuroshja Lipa parakaloi e vetme, në këtë ngjarje ajo shoqërohej nga i dashuri, Anwar Hadid dhe familja e saj, babai Dukagjini, e ëma Anesa si dhe motra dhe vëllai i saj i vogël, Rina dhe Gjini.

Këngëtarja e cila shkëlqente me fustanin e elegant të markës “Mugler” që i shfaqte vetëm njërën anë të këmbës, doli në skenë e emocionuar për ta pranuar çmimin, me ç’rast i falënderoi fansat për përkrahjen e madhe që ja japin çdo ditë e më shumë, si dhe nuk harroi t’ia urojë ditëlindjen babait të saj, Dukagjin Lipa.

Shpërblimet “Global Awards” ndahen nga të gjitha radio stacionet muzikore, duke u bazuar në suksesin e artistëve gjatë gjithë vitit. /KultPlus.com

Dua Lipa uron babain për ditëlindje me fotografi nga fëmijëria

Sot është një ditë e veçantë për familjen Lipa. Kjo pasi Dukagjini feston ditëlindjen e tij të 51-të dhe nuk kanë pasur se si të mungojnë urimet e shumta për të, sidomos ai i vajzës së tij Duas e cila ka zgjedhur fjalët më të mira për ta uruar edhe publikisht.

Këtë e bëri me publikimin e disa fotografive të shkëputura nga arkiva.

“Një tjetër xhiro rreth diellit. Gëzuar ditëlindjen sirena ime e preferuar. Të duam shumë. Faleminderit për gjithë dashurinë, mbështetjen, udhëzimet që ti na jep neve çdo ditë. Jemi shumë me fat”, ka shkruar Dua pranë postimit.

Dua Lipa mbështet publikisht Bernie Sanders për të parin e ShBA-së

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, edhe kësaj radhe tregoi haptas përkrahjen për një politikan, këtë herë në ShBA, shkruan KultPlus.com

Dua Lipa, me anë të një postimi në Facebook, ka bërë thirrje që të votohet Bernie Sanders, kandidati demokrat në garë për të parin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Këngëtarja publikoi një fotografi të Sanders, të shkrepur gjatë fushatës, ndërsa theksoi se e gjithë bota ka nevojë për një udhëheqje më të butë dhe gjithpërfshirëse.

“Ju lutem votoni për presidentin që ju të gjithë e meritoni”, ka shkruar ndër të tjera Dua.

Dua Lipa lanson koleksionin e ri për “Pepe Jeans” (FOTO)

Dua Lipa ka një bashkëpunim të suksesshëm me markën e njohur të veshjeve “Pepe Jeans”, shkruan KultPlus.

Përmes një postimi në rrjetin social Instagram, këngëtarja me prejardhje shqiptare, Dua Lipa ka lajmëruar për lansimin e koleksionit të ri “pranverë/verë 2020”.

Ajo ka ndarë me ndjekësit e saj disa fotografi nga fushata reklamuese si dhe një video reklamuese.

Ky bashkëpunim mes Dua Lipës dhe “Pepe Jeans” ka qenë shumë i suksesshëm qysh në fillim dhe po vazhdon të mbajë këtë ritëm.

https://www.instagram.com/p/B9Q5au1h40j/

Koleksionet e kaluara #DUAFORPEPE përmbanin veshje më glamuroze dhe për mbrëmje, ndërsa koleksioni i ri përbëhet më shumë nga bluza, pantallona dhe fustane me ngjyra të lehta, të përshtatshme për veshje ditore dhe për stinët e pranverës dhe verës.

Koleksioni tashmë ka dalë në shitje, dhe gjithë të interesuarit mund t’i bëjnë porositë e tyre.

Ky është vetëm njëri nga bashkëpunimet e suksesshme që Lipa ka me marka të njohura botërore, madje ajo po cilësohet edhe si ikonë e modës. / KultPlus.com

https://www.instagram.com/p/B9Q4vWVBv1v/