“Gëzuar ditëlindjen dashuria ime”, urimi i Dukagjin Lipës për Duan

Dua Lipa feston sot ditëlindjen.

Super ylli botëror me origjinë nga Prishtina, ka lindur në vitin 1995, ajo mbush sot 27 vjeç.

Në ditën e ditëlindjen ajo po qëndron në Jugun e Shqipërisë, ku edhe po i kalon pushimet në bregdetin shqiptar.

Ndërkaq, sot ajo ka marrë një urim edhe nga babai i saj, Dukagjin Lipa.

“Gëzuar ditëlindjen dashuria ime.
Vazhdoni të jesh e guzimshme, e lumtur dhe e dashur siç je gjithmonë.
Për më shumë udhëtime të tjera si ky rreth diellit.
Të Dua”,
ka shkruar Lipa./ KultPlus.com

Dukagjin Lipa fton qytetarët që të ngrenë zërin për liberalizimin e vizave për Kosovën

Dukagjin Lipa ka ftuar qytetarët që të thënë me zë të lartë “Visa Free Kosovo”, shkruan KultPlus.

Përmes një postimi në rrejte sociale, Lipa ka thënë se njëmbëdhjetë vjet përmes një procesi të ngecur integrimi, Kosova është vendi i vetëm që nuk ka viza.

Postimi i tij i plotë:

“Sunny Hill Festival ju fton të bërtisni me zë të lartë #SETMEFREE për një #VisaFreeKosovo! Njëmbëdhjetë vjet përmes një procesi të ngecur integrimi, ne jemi të vetmit që nuk mund të kalojmë lirisht kufijtë pa viza. Por ndërsa BE vendos kufij rreth lirisë sonë, ne do të mbajmë imagjinatat tona të gjalla për t’u VENDOSUR TË LIRË. #SETMEFREE FOL ME ZË TË LARTË. EJANI TË BASHKUAR. BASHKOHUNI THIRRJES!”, thuhet në postimin e Dukagjinit.

Një nga festivalet më të mëdha në rajon, Sunny Hill, ka qenë i fokusuar që të ngre zërin për liberalizimin e vizave për Kosovën, duke vendosur një reklamë të madhe me mbishkrimin: SET ME FREE apo “më lërni të lirë”. /KultPlus.com

Kufizimi i lirisë dhe mundësitë e pakta, Sunny Hill dhe ‘Musikmakarna’ me ndihmë ndaj talenteve nga Kosova

Uranik Emini

Në mesin e shumë sukseseve dhe gjërave pozitive që “Sunny Hill” ka sjellë në Kosovë, ata janë munduar edhe të ndihmojnë sa më shumë të rinjtë në Kosovë, të cilët për shkak të mungesës së liberalizimit shpeshherë janë të kufizuar në mundësitë që ofron arena ndërkombëtare, shkruan KultPlus.

Musikmakarna – Akademia e Kantautorëve të Suedisë së bashku me drejtoreshën Ulla Sjöström, përgjatë tre ditëve sa është zhvilluar festivali, kanë punuar me disa të rinj nga Kosova, duke i ndihmuar atyre që të zhvillohen profesionalisht.

Në një intervistë për KultPlus, Sjöström ka bërë të ditur se kishte biseduar me Dukagjin Lipën për të bërë diçka për talentet e rinj në Kosovë.

Sipas saj, Suedia është një nga vendet më të mira në botë sa i përket këngëve “pop”.

Shkolla që ajo drejton tani është themeluar më shumë se 20 vjet më parë dhe ka një reputacion të madh në botë, madje “Forbes” ka shkruar për madhështinë e tyre. Ata kanë arritur shumë në karrierën e tyre, duke punuar vetëm me shumë mund dhe përkushtim.

Musikmakarna synon të zhvillojë kantautorë të ardhshëm në Suedi, si dhe ndërkombëtarisht. Me një përvojë shumëvjeçare si edukator, ata sot bashkëpunojnë me botuesit më të njohur të muzikës në mbarë botën.

“Duke qenë se mundësitë për talentë këtu në Kosovë janë të pakta, ne kemi vendosur të bëjmë diçka për ta, 3 talentëve nga Kosova i kemi premtuar që do t’i dërgojmë në Los Angeles, ku ka edhe një shkollë tjetër sikurse e jonja, në të cilën unë jam anëtare e bordit”, thotë ajo.

Së bashku me kompozitorin Florent Boshnjaku, ata punuan për tre ditë me të rinj të ndryshëm, duke organizuar punëtori të ndryshme me ta.

“Punëtoritë kaluan mbi pritjet tona! Të rinjtë që kishim pjesëmarrës ishin vërtet të interesuar, punëtor, të zgjuar dhe të lehtë për t’u adoptuar. Ne u habitëm gjithashtu që të gjithë flasin aq mirë anglisht! Pjesëmarrësja më e vogël ishte vetëm 12 vjeçe dhe e menaxhonte gjuhën në mënyrë perfekte, si të tjerët. Kështu që komunikimi me grupet ishte i lehtë! Ata krijuan 2 këngë e gjysmë gjatë këtyre pak ditëve, gjë që është shumë e mirë, veçanërisht duke pasur parasysh që shumica prej tyre nuk kanë shkruar këngë të tilla më parë”, tha drejtoresha.

Sa të suksesshme kanë qenë gjatë këtyre tri ditëve ka bërë të ditur edhe Dua Lipa në një postim në “Instagram”, duke thënë se ishte shumë e emocionuar prej tyre.

“SunnyHillFoundation është bashkuar me Musikmakarna, akademinë e kantautorëve në Suedi për të krijuar një program të ri për kantautorët e rinj të talentuar në Kosovë. Unë zbrita në studio sot për të parë se çfarë kanë bërë ata dhe u mahnita plotësisht nga talenti dhe produktiviteti i seancave brenda vetëm disa ditësh nga fillimi. U ndjeva vërtet e frymëzuar dhe jam shumë e emocionuar që ne vazhdojmë të punojmë së bashku për të parë këtë program të rritet në diçka vërtet të bukur”, thuhet në postimin e saj.

E pyetur se sa është dakord me Dua Lipën në këtë drejtim, Sjöström thotë se ata i kanë marrë një pjesë të zemrës.

“Unë mund vetëm të pajtohem me Dua Lipën, ata ishin fantastikë si persona dhe si studentë të seminarit në shkrime dhe prodhime krijuese! Ata thjesht donin të mësonin më shumë dhe dukej se nuk lodheshin kurrë. Nxënësit e mi nga Suedia, producentja Vilma Sunding dhe kantautorja Elise Hedengren, patën të njëjtën përshtypje. Ata na morën një pjesë të zemrës!”.

Sunny Hill Foundation dhe Musikmakarna kujdesen për talentët e rinj nga Kosova

“Sunny Hill dëshiron të organizojë më shumë punëtori, ndoshta në tema të ndryshme, por edhe në shkrimin e këngëve krijuese, dhe të përfshijë më shumë pjesëmarrës të rinj, vitin e ardhshëm në Sunny hill Festival. Ata me të vërtetë kujdesen për talentet e rinj dhe duan t’u japin atyre mundësi për t’u zhvilluar. Me sa kuptoj, më shumë është planifikuar dhe më shumë do të vijnë”.

Kurse intensive, qëllimi kryesor = suksesi

“Përveç kësaj, ata janë duke punuar me shkollën Oak’s Institute of Arts & Innovation në Westlake, Los Angeles, për të përgatitur një kurs intensiv gjatë një muaji pranverën e ardhshme, për tre talentë nga Kosova. Kjo do të jetë një përvojë e shkëlqyer për të zgjedhurit!”

E ardhmja e ndritur

“Ne mendojmë se duhet të bëjmë më shumë për të rinjtë e Kosovës, do të donim ta bënim këtë! Dhe ne kemi ide! Pra, le të shohim se çfarë sjell e ardhmja!”, përfundon ajo. /KultPlus.com

Dua Lipa: Sado që të jetë e madhe ëndrra e juaj, ju mund të realizoni atë në qoftë se përkushtoheni për të

Sot është mbajtur konferenca për media e SunnyHill Festival, ku është diskutuar mes tjerash numri i vizitorëve, mesazhi i Dua Lipës dhe shumëçka tjetër, shkruan KultPlus.

Në një sallë të mbushur, hyrja e Dua Lipës u përcoll me shumë dashuri nga i gjithë publiku dhe të gjithë po e shikonin me ngazëllim atë.

Dukagjin Lipa, falënderoi të gjithë për mbështetjen dhe përkrahjen, pa të cilën edhe nuk do të mund të organizohej ky festival.

“Ju falënderoj për përkrahjen e juaj, pa të cilën nuk do mund ta organizonim gjithë këtë festival. E falënderoj Kryetarin e Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, e gjithëve që keni ardhur këtu. Siç e dimë në të gjithë botën e patëm një ndalesë të madhe, atë të COVID-19, por pas dy viteve tani po organizojmë festivalin më të madh në rajon, organizojmë festival në vendin ku e gjithë bota nuk e pret. Organizojmë në një vend që ka pasur trazira të shumta dhe vazhdon me pas trazira të tilla. Me vite me dekada e gjenerata, na kanë përcjellur probleme pak me fajin e fqinjëve, pak me fajin tonë por ne po ia dalim që të mbështetemi në gjërat pozitive”, thotë Dukagjin Lipa mes tjerash.

Ndërkaq, Dua Lipa u shpreh shumë e lumtur për këtë festival dhe ndjehet shumë krenare të performojë në vendlindjen e saj.

“Faleminderit për suportin, për ndihmën dhe dashurinë që po na jepni çdo ditë që ne ta bëjmë një festival të tillë. Ndihem shumë krenare që jam këtu, që kam mundësi me e sjell performancën. Kemi me u kënaq shumë sonte. Faleminderit shumë, po ndihem shumë mirë që në shtëpinë dhe vendin time me e bë një gjë të tillë”, tha këngëtarja me famë botërore.

Në anën tjetër, Përparim Rama falënderoi nga zemra Dua Lipën për dashurinë e saj ndaj Kosovës.

“Përmes këtij festivali do të promovohen edhe shumë të rinj të tjerë. Ne si kryqytet do të bëjmë çmos që të ndihmojmë gjithë këtë proces. Kam kënaqësinë e madhe që të njoftoj se kemi vizitu zonën e re, e cila në fakt është e vjetër, dhe është mbetur mbrapa me dekada të tana. Tani do të aktivizohet si rezultat i Sunny Hill Foundation. Kemi qenë aty me Dugin dhe kemi bisedu që t’i transformojmë disa pjesë, ku Sunny Hill do ta ketë mundësinë që të trajtojë një numër të madh të talentëve të rinj, sikurse në produksion, në këndim, në scrap-writing e shumë gjëra të tjera. Ajo pjesë do të jetë për talentët tanë, e me eksperta botërorë të kenë qasje të drejtpërdrejt në zhvillimin e talentit të tyre”.

Në mesin e shumë mediave të huaja dhe vendore në dhomën e konferencës, në një pyetje nga gazetarët, Dukagjin Lipa vazhdoi të insistojë se i gjithë SunnyHill Festival synon që të promovojë talentët e rinj.

“Derisa ne po mundohemi që të bëjmë çdo gjë që të sjellim evente kulturore në gjithë vendin, ne kemi një numër të madh të njerëzish në Kosovë që nuk e kanë të mundur udhëtimin jashtë, pa viza. Po fillojmë nga sot edhe kampanjën tonë për liberalizimin e vizave, që do ta promovojmë në atë nivel që të jetë një trend global. Do ta shihni sapo të jeni aty”.

E pyetur nga gazetarët se si ndjehet për faktin që ajo idollizohet nga shumë të rinj në Kosovë dhe vetë presidentja Vjosa Osmani.

“Jam shumë e lumtur me njerëzit në vendin tim. Ndjehem jashtëzakonisht e emocionuar dhe shumë e privilgjuar për këtë fakt”.

Performanca e sotme, veshje speciale për Dua Lipën

Lipa njoftoi se për këtë mbrëmje do të ketë një veshje speciale, derisa paraqitja e saj pritet që të përcillet me shumë dashuri nga i gjithë publiku.

“Ndjenjë shumë e mirë me ardhë me përformu në Prishtinë. Mezi po pres me i ndje emocionet përpara se me dalë në skenë”.

Më shumë se 25 mijë vizitorë

Dukagjin Lipa tregoi se në këtë festival pritet që të ketë më shumë se 20 mijë pjesëmarrës nga vende të ndryshme, përpos qytetarëve të Kosovës.

“Kemi planifikuar që të mbahet fillimisht në lokacionin e parë me 40 mijë pjesëmarrës, por tani mund të konfirmoj, jo saktësisht me shifra, por ky do të jetë edicioni më i madh i Sunny Hill ndonjëherë, me line-upin më të mirë”.

Mesazhi i Dua Lipës për rininë e Kosovës

“Dua që të them se sado që të jetë e madhe ëndrra e juaj, ju mund të realizoni atë në qoftë se përkushtoheni për të. E besoj fuqishëm këtë. Mendoj që mundësitë tona mund të arrihen në të gjithë botën. Dhe shpresoj që së shpejti të kemi edhe liberalizimin e vizave që të vazhdojmë edhe më tutje në Evropë. Vazhdoni të ëndërroni, gjithçka është e mundur, unë jam këtu të ju mbështes në çfarëdo forme”.

SunnyHill Festival veçse ka filluar, derisa performanca e Dua Lipës në Parkun e Gërmisë pritet që të fillojë pas mesnate. /KultPlus.com

Billboard për “Sunny Hill”: I ka sjellë Kosovës publicitet tepër të çmuar

Qeveria e Kosovës dhe autoritetet në Prishtinë bashkuan forcat të hënën (20 qershor) për të sjellë në shtëpi një festival ndërkombëtar muzikor të themeluar nga babai i kantautores Dua Lipa , i cili ishte zhvendosur pas një mosmarrëveshjeje me organizatorët e tij, shkruan Billboard.

Tutje portali vijon se një javë më parë, Sunny Hill Festival njoftoi se po zhvendosej në Shqipërinë fqinje pasi një mosmarrëveshje politike midis partisë në pushtet të Kosovës dhe partisë në pushtet në Prishtinë që pengoi organizatorët të merrnin lejen për të mbajtur festivalin, i cili ka një kapacitet ditor prej 15,000 persona, përcjell rtv21.tv

Dukagjin Lipa, babai dhe menaxheri i këngëtares, i cili ka lindur në Kosovë, tha se ai kishte marrë një vendim “të vështirë por të nevojshëm” për të organizuar eventin e 4-7 gushtit në kryeqytetin e Shqipërisë, Tiranë.

Organizatorët kanë kërkuar nga autoritetet kosovare për tre vjet që t’i lejojnë ata të menaxhojnë një sipërfaqe prej 42 hektarësh të parkut ku ata thonë se do të ndërtojnë infrastrukturën e duhur për festivalin vjetor dhe gjithashtu do ta lënë atë të përdoret lirisht për pjesën tjetër të vitit.

Një deklaratë e përbashkët nga Ministria e Kulturës dhe Komuna e Prishtinës të hënën tha se ata kanë rënë dakord që edicionin e këtij viti ta mbajnë në një lokacion në Prishtinë — “ku i takon” — dhe gjithashtu të vazhdojnë të diskutojnë për mbajtjen e festivalit në vendin e tij të zakonshëm duke filluar nga viti i ardhshëm.

Një edicion special me një formacion ndryshe artistësh do të mbahet në kryeqytetin shqiptar, Tiranë, nga data 26-28 gusht.
Organizatorët thanë se artistët e këtij viti do të përfshijnë Diplo , Skepta , DJ Regard , AJ Tracey , Mahmood dhe interpretues shqiptarë, dhe gjithashtu do të përfshijnë “dy artistë të mëdhenj botërorë” që ende nuk janë zbuluar.

Festivali Sunny Hill bëri debutimin e tij në kryeqytetin e Kosovës, Prishtinë, në vitin 2018 dhe u zhvillua sërish në vitin 2019, duke tërhequr artistë ndërkombëtarë, përfshirë Dua Lipa.

Festivali i ka sjellë Kosovës publicitet tepër të çmuar. Ngjarja u pezullua në 2020 dhe 2021 për shkak të pandemisë së koronavirusit./21Media / KultPlus.com

‘The Independent’: Festivali i themeluar nga babai i Dua Lipës, largohet nga Kosova

Media britanike ‘The Independent’ së fundmi ka krijuar një artikull rreth zhevndosjes së festivalit ‘Sunny Hill’ në Tiranë.

Ky është shkrimi i plotë i përkthyer pa ndërhyrje:

Një festival ndërkombëtar muzikor i themeluar nga babai i yllit Dua Lipa për të promovuar vendlindjen e tij Kosovën, ka çuar në akuza për vendin e vogël evropian pasi humbi ngjarjen ndaj Shqipërisë fqinje.

Festivali Sunny Hill bëri debutimin e tij në kryeqytetin e Kosovës, Prishtinë, në vitin 2018 dhe u zhvillua sërish në vitin 2019, duke sjellë artistë si Miley Cyrus, Calvin Harris, Martin Garrix dhe Action Bronson në një nga vendet më të reja dhe më të varfra të Evropës.

Dua Lipa me origjinë britanike ishte gjithashtu një kryesuese e njohur. Dukagjin Lipa, babai dhe menaxheri i këngëtares, tha se festivali i solli Kosovës publicitet të paçmuar, duke përfshirë mbulimin në më shumë se 500 media ndërkombëtare. Ngjarja u pezullua në 2020 dhe 2021 për shkak të pandemisë së koronavirusit.

Është vendosur të rikthehet këtë verë, por Lipa tha të martën vonë se “pas një pritjeje të gjatë, shumë përpjekjeve, kërkesave”, ai kishte marrë “një vendim të vështirë por të nevojshëm” për të organizuar ngjarjen më 4-7 gusht në kryeqytetin e Shqipërisë, Tiranë.

Ai tha se një mosmarrëveshje politike midis partisë në pushtet të Kosovës dhe asaj në pushtet në Prishtinë i pengoi organizatorët të merrnin lejen për të mbajtur festivalin. Ai dhe drejtorët e tjerë të festivalit kishin kaluar tre vjet duke u përpjekur të bindnin qeverinë kombëtare që t’i lejonte ata të menaxhonin një sipërfaqe prej 17 hektarësh (42 hektarë) parku dhe të ndërtonin infrastrukturën e duhur për festivalin vjetor. Nuk kanë marrë leje as për festivalin e gushtit.

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama favorizoi mbajtjen e festivalit muzikor. Ai akuzoi qeverinë kombëtare, e cila drejtohet nga Lëvizja Vetëvendosje, se ka vonuar vendimin dhe ka tentuar të ndryshojë vendimin e këshillit bashkiak. Ministri i kulturës i Kosovës Hajrulla Çeku, tha se pengesa erdhi nga organizatorët e festivalit që kërkonin një qira 99-vjeçare. Qeveria nuk mund të nxitonte në një marrëveshje të tillë dhe “procesi i vendimmarrjes kërkon kohë që të jetë i plotë dhe jo i gabuar apo abuziv”, tha Çeku.

Megjithatë, Lipa ia atribuoi vonesën një lufte për pushtet midis Lëvizjes Vetëvendosje në pushtet dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës erdhi “në kurriz të festivalit dhe dobisë që krijon për imazhin e shtetit dhe vlerat që përfaqëson shoqëria e tij”.

Sido që të jetë, lëvizja e festivalit nuk u ka pëlqyer njerëzve në Kosovë. Një parti tjetër opozitare, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, kërkoi dorëheqjen e qeverisë që “humbi një festival që do të promovonte Kosovën”, tha Besnik Tahiri, një lider i lartë i partisë.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erjon Veliaj tha për Associated Press se qeveria e tij ofroi menjëherë kryeqytetin e Shqipërisë “si një zëvendësim në një përpjekje për të mbajtur festivalin ndërkombëtar në një qytet të madh shqiptar.”

Shqiptarët etnikë përbëjnë shumicën e popullsisë së Kosovës.

Si provë se Festivali Sunny Hill është në vendin e duhur, kryebashkiaku vuri në dukje se për këtë Bashkimi Evropian emëroi Tiranën si kryeqytetin rinor të BE-së.

Ai përmendi edhe disa VIP-a me rrënjë shqiptare, nga humoristi i ndjerë Gjon Belushi e deri te e ndjera Nënë Tereza, e njohur tashmë si Shën Tereza e Kalkutës. “Dua Lipa dhe festivali i saj bëjnë po aq, nëse jo më shumë, në promovimin e një kombi që godet me grusht mbi peshën e tij”, tha Veliaj.

https://www.independent.co.uk/news/kosovo-ap-dua-lipa-albania-pristina-b2102007.html /Express/ KultPlus.com

Copyright 2016 The Associated Press. All rights reserved.





MAPL: Jemi në proces të shqyrtimit të këtij akti dhe se nuk bëhet fjalë për anulim të ‘Sunny Hill’

Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal ka reaguar pas tërheqjes së festivalit “Sunny Hill” nga Prishtina dhe zhvendosjes në Tiranë. Ata kanë demantuar organizatorin e këtij festivali Dukagjin Lipën, i cili kishte thënë se zhvendosja po bëhet si pasojë e neglizhencës nga Qeveria.

MAPL në reagim thotë se ka kërkuar dokumente shtesë dhe sqarime për dhënien afatgjatë të pronës komunale në shfrytëzim. Tutje MAPL tregon pse ka kërkuar sqarime shtesë nga komuna.

Reagimi i plotë i  MAPL-së:

Sqarim lidhur me procesin e vlerësimit të vendimit lidhur me dhënien në shfrytëzim të pronës komunale “The Sunny Hill”

Lidhur me dhënien e pronës komunale në shfrytëzim sqarojmë se, Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal nga momenti i parë ka trajtuar me kujdes maksimal Vendimin e Komunës së Prishtinës për dhënien afatgjatë të pronës komunale në shfrytëzim. Po ashtu njoftojmë opinionin publik se MAPL nuk e ka anuluar apo rikthyer në rishqyrtim këtë vendim, por ka kërkuar sqarim dhe dokumente shtesë të cilat mungojnë.

Nisur nga fakti se instiucionet lokale janë konstituuar me vonesë për shkak të procesit zgjedhor, MAPL në fillim të këtij viti ju ka mundësuar të gjitha komunave, përfshirë këtu edhe Prishtinën, shpalljen e listës së pronave që do të jepnin në shfrytëzim deri me 31 mars 2022. Në anën tjetër, vendimi për dhënien në shfrytëzim të pronës komunale për “The Sunny Hill”, me procedurat e negocimit të Kryetarit të Komunës, është aprovuar nga Kuvendi i Komunës së Prishtinës me 10.05.2022, ndërsa për shqyrtim të ligjshmërisë në Ministri është pranuar me datë 16.05.2022.

Anipse lënda nuk ka qenë e kompletuar, duke vlerësuar edhe rëndësinë e një veprimtarie të tillë, MAPL në përputhje me kompetencat sipas Ligjit për Vetëqeverisje Lokale për shqyrtimin administrativ të akteve të komunave ka kërkuar sqarime shtesë në lidhje me vendimin e Komunës së Prishtinës me theks të veçantë për kohëzgjatjen e dhënies në shfrytëzim dhe pjesën e parcelës prej 17 hektarësh, sa ishte kërkuar në shfrytëzim, një pjesë e së cilës ka statusin e tokës bujqësore. Përveç kësaj lënda kishte disa dokumente esenciale që mungonin në aplikacion për të cilat kërkuam po ashtu sqarime shtesë:

a) Projekti i paraqitur nga investitori dhe plani dinamik i realizimit të investimit;

b) Qarkullimin bankar për vitin paraprak, ashtu siç është paraparë me nenin 23 të Rregullorës (qrk) nr. 09/2020 për përcaktimin e procedurave të dhënies në shfrytëzim dhe këmbimin e pronës së paluajtshme të komunës.

Duam po ashtu të theksojmë se për këtë akt dhe mënyrën e dhënies së pronës në shfrytëzim për 99 vite ne kemi pranuar reagime edhe nga organizata të shoqërisë civile të cilat kanë tërhequr vërejtjen pikërisht për mënyrën se si ishte proceduar me këtë proces. Megjithatë ne kemi qenë dhe vazhdojmë të jemi të përkushtuar të trajtojmë me interes dhe seriozitet aktin në fjalë. Aktualisht Ministria jonë është në pritje të përgjigjes në pyetjet që i kemi dërguar Kryetarit të Komunës së Prishtinës, z. Përparim Rama.

Duke e ditur rëndësinë e cilitdo investim madhor dhe nevojës për projekte serioze dhe gjithnjë përmes procedurave siç parashohin ligjet dhe rregulloret, por edhe në përputhje me interesin dhe mënyrën e shfrytëzimit të pronës publike ju njoftojmë se jemi në proces të shqyrtimit të këtij akti dhe se nuk bëhet fjalë për anulim nga ana e ministrisë. / KultPlus.com

Në nëntor fillon edicioni i dytë i festivalit “Prishtina Music Conference”

Kryeqytetit të Kosovës do t’i kthehet sërish festivali “Prishtina Music Conference”. Ky është edicioni i dytë, i cili do të mbahet nga 4 deri në 5 nëntor.

Nga ky festival kanë deklaruar se temë kryesore e këtij viti mund të jetë “dancefloor”-i.

Edicioni i parë i festivalit ishte mbajtur në dhjetor të vitit 2021 dhe në Kosovë kishte sjellë artistë si Dukagjin Lipa, Daniel Nordgaard, Hedon Blakaj. / KultPlus.com

Dukagjin Lipa ka një pyetje për adhuruesit e SunnyHill: A jeni gati?

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, ka dhënë një lajm të rëndësishëm për Sunny Hill Festival, shkruan KultPlus.

Ky festival që nuk është mbajt viteve të fundit si pasojë e pandemisë, këtë vit do të rikthehet në Prishtinë.

Dukagjin Lipa, babai i Dua Lipës ka njoftuar nëpërmjet rrjeteve sociale se Sunny Hill Festival po rikthehet në Kosovë, duke iu referuar një interviste të Dua Lipës për medie të huaja, ku ka dhënë detaje për këtë festival.

Përmes një postimi në llogarinë e saj zyrtare në Instagram, Lipa ka postuar disa foto me mbishkrimin “Ndjenja e veçantë e festivalit. A jeni gati?” /KultPlus.com

Dua Lipa i uron babait të saj ditëlindjen: Urime për binjakun tim

Dua Lipa e cila tashmë po shijon sukseset e saj të panumërta, është bërë ndër figurat më të përfolura në skenën e muzikës ndërkombëtare, shkruan KultPlus.

Dua Lipa sot ka uruar babain e saj, Dukagjin Lipën, për ditëlindjen e tij. Ai feston ditëlindjen e 53-të, ndërsa urimi i veçantë nga artistja nuk do të mungonte assesi.

“Urime ditëlindja për binjakun tim”, ka shkruar Lipa në “Instagram”. /KultPlus.com

Fillon turneu i “Future Nostalgia”, Dukagjin Lipa: Jam shumë krenar për Dua Lipën time


Ajo humbi një paraqitje në Brit Awards 2022 për shkak të faktit së turneu i saj po fillon në ShBA, por megjithatë arriti të fitojë një nga çmimet e mbrëmjes, shkruan KultPlus.

Të martën në mbrëmje, Dua u dërgoi një video-mesazh shikuesve të Brit Awards teksa pranoi çmimin “Artistja më e mirë e zhanrit Pop/R&B”.

Ndërsa, sot babai i saj, Dukagjin Lipa ka ndarë disa fotografi me Duan për të treguar se turneu i saj tashmë ka filluar.

“Mbrëmë filloi turneu i albumit ”Future Nostalgia” me plot zhurmë.

Shumë krenarë për @dualipa-n time dhe gjithë ekipin i cili krijoi një shfaqje kaq të pabesueshme.

Të gjithë ata që do të jenë
në një nga shfaqjet, do të bëhen pjesë e një kënaqësie të madhe”, ka shkruar ai në rrjetet sociale. / KultPlus.com

Dukagjin Lipa i uron shumë fat ekipit të ‘Zgjoit’ për Oscars: Shihemi në tapetin e kuq

Dukagjin Lipa ka shprehur përkrahjen e tij për filmin shumë të sukesshëm kosovar, “Zgjoi”, i cili është duke pritur për një nominim në “Oscars”, shkruan KultPlus.

Përmes një postimi në llogarinë zyrtare në “Twitter”, Lipa, ka shprehur përkrahjen e tij duke i uruar shumë fat, Blerta Bashollit.

“Koha e nominimeve për Oscars. Uroj fatin më të mirë për miken time Blerta Bashollin dhe gjithë ekipin e “Zgjoi”. Shihemi në tapetin e kuq”, shkroi ai.

Anëtarët e jurisë së Akademisë së Filmit nga 27 janari kanë filluar votimet e tyre për nominimet e çmimeve ‘Oscars’ dhe do të vazhdojnë deri më 1 shkurt. /KultPlus.com

Image

E inkurajuar nga një mësuese në Kosovë, Dua Lipa arriti majat e suksesit

Me zërin e saj unik, Dua Lipa, ka arritur që të bëjë njerëzit nga e gjithë bota të bien në dashuri me të dhe së fundmi ajo është paraqitur edhe si ylli i kopertinës dixhitale të revistës “Wall Street Journal”, e këta të fundit zhvilluan edhe një intervistë me yllin e muzikës pop, shkruan KultPlus.

Në intervistën e saj të fundit në Wall Street Journal, Lipa ndanë rrëfime nga jeta e saj personale dhe si arriti të bëhej një “brend” në industrinë e muzikës

Babai i Duas, Dukagjin Lipa, ishte këngëtar i një grupi rock në Kosovë. Por ndërsa tensionet u rritën në Ballkan gjatë viteve ’90, ai dhe nëna e Duas, Anesa, u transferuan në Londër, ku ajo lindi. 

Duke u rritur, ajo kultivoi muzikën e artistëve të preferuar të babait të saj – Radiohead, Paul Weller, The Doors, Sting – ndërsa ishte e fiksuar pas muzikës pop që dëgjonte në radio. 

Ajo ndoqi shkollën e teatrit Sylvia Young deri në moshën 11-vjeçare, kur ajo dhe familja e saj u kthyen në Kosovë. Në atë kohë lufta kishte mbaruar dhe vendi vazhdoi të shpallte pavarësinë nga Serbia në vitin 2008. 

E inkurajuar nga një mësuese në Kosovë, e cila e kërkoi të performonte hitet e Alicia Keys dhe Toni Braxton në shkollë, Lipa filloi ta merrte më seriozisht ëndrrën e saj në këndin e lojërave për të kënduar dhe i bindi prindërit e saj që ta linin të kthehej në Londër kur ajo ishte 15 vjeç. Duke jetuar me miqtë, ajo ia doli të kalonte shkollën e mesme, por dështoi në vitin e parë të A Levels pasi ndjekja e festave me miqtë e saj kishin përparësi përpara shkollës.

E turpëruar për t’u thënë miqve të saj, Lipa tha se gjeti një program intensiv studimi njëvjeçar, u drejtua në As dhe u pranua në katër universitete. Në vend që të qëndronte në shkollë, ajo filloi të punonte në një restorant në Londër, ndërsa regjistronte këngë të ndryshme dhe i postonte në rrjetet sociale. Ndërsa përpiqej të gjente rrugën e saj në biznesin e muzikës, ajo mori punë shtesë në modelim, duke përfshirë një paraqitje në një reklamë për The X Factor. Pasi kjo tërhoqi vëmendjen e dikujt në ekipin e Mawson (që punonte me kantautoren amerikane Lana Del Rey), ajo la punën e saj në restorant. “Ajo sigurisht që nuk ishte formuar plotësisht si artiste”, thotë Mawson.

“Ajo kishte një zë shumë të mirë, por këngët nuk ishin aty. Por ajo e përmendi Madonën si një person për t’u imituar, dhe mendova se ky ishte lloji i ambicies sime.”U desh pak kohë për të goditur hapin e saj; këngët e saj të para dolën mirë në Evropë, por asgjë nuk klikoi me të vërtetë derisa shpërtheu me këngën e saj të titulluar “New Rules” sfiduese në verën e 2017.

Videoja e këngës arriti një miliard shikime në YouTube dhe albumi i Dua Lipa përfundimisht kaloi pesë milionë shitje në mbarë botën .

Lipa ka ruajtur një lidhje të fortë me trashëgiminë e saj kosovare, duke organizuar një festival (ku ka paraqitur artistë të tillë si Miley Cyrus dhe Calvin Harris) për të mbledhur para për bamirësi lokale. Përpjekja u njoh me një çelës për kryeqytetin e Prishtinës.

Përpos gjithave, 26 vjeçarja ka arritur që të përfshihet edhe në botën e modelizimit, e për këtë gjë rrëfehet edhe pronarja e kompanisë së njohur, Donatella Versace, e cila e sheh stilin e Lipës që nuk mundohet shumë, por është gjithnjë e lezetshme.

“Ecja në një pasarelë nuk është aq e thjeshtë sa duket nëse nuk jeni mësuar me të dhe nëse të gjithë pas jush kanë ecur me qindra prej tyre”, thotë ajo. “[Dua] më dha një vështrim tjetër në etikën e saj të punës. Mënyra se si ajo e zotëroi atë moment është vetëm një shembull tjetër i talentit të saj dhe, në fakt, mund të themi me siguri se ajo e vrau atë me atë syrin para fotografëve.”

Lipa aktualisht është thellë në realizimin e albumit të saj të radhës. “Kam bërë një pjesë të madhe të shkrimit: Ka filluar të marrë formë; Unë kam shumë të regjistruara”, thotë ajo.

“Ka një vizion. Ajo ka një emër, mendoj – tani për tani. Ka qenë thjesht argëtuese duke eksperimentuar. Unë gjithmonë do të bëj muzikë pop, por ajo ka tingullin e vet unik, i cili është emocionues dhe diçka që ndihet si një lëvizje nga Nostalgjia e së Ardhmes. Albumi i ri është ende në formën e foshnjës, kështu që ne do të shohim se si përparon”, thotë ajo në fund.

Dua Lipa është shndërruar nga një fëmijë i “zakonshëm” në një yll të vërtet, duke përmendur gjithmonë faktin se puna me përkushtim ju sjellë detyrimisht suksesin. /KultPlus.com

Dua Lipa: Askush nuk mund ta mohojë identitetin tim, i di jetët e humbura në Kosovë

Kritikat e vazhdueshme në rrjetet sociale rreth prejardhjes së saj, nuk e kanë penguar asnjëherë Dua Lipën që të shfaq rrënjët e saj të vërtetata dhe kësisoj të paraqitet në publik si një shqiptare nga Kosova, shkruan KultPlus.

Me zërin e saj unik, Dua Lipa, ka arritur që të bëjë njerëzit nga e gjithë bota të bien në dashuri me të dhe së fundmi ajo është paraqitur edhe si ylli i kopertinës dixhitale të revistës “Wall Street Journal”, e këta të fundit zhvilluan edhe një intervistë me yllin e muzikës pop.

Postimet e saj të hapura për pavarësinë e Kosovës, e cila mbetet një çështje e diskutueshme nëpër botë, janë përballur me kritika, ashtu si edhe deklaratat e saj pro-palestineze.

Kundërshtimi nuk e ka bërë atë të shqetësohet për adresimin e çështjeve politike. “Është një pjesë e madhe e asaj që jam,” thotë ajo. “Duke pasur parasysh prindërit e mi dhe mënyrën se si ata erdhën në Mbretërinë e Bashkuar, [situata e refugjatëve] ka qenë gjithmonë diçka që më është shumë afër zemrës.

Lipa tregon me vështirësitë të cilat ajo është përballur për shtetin e Kosovës dhe komentet e ndryshme që ka marrë gjatë rrugëtimit të saj në industrinë e muzikës.

“Kam lexuar komente nga shumë njerëz që më thonë se nuk kam shtet, nuk kam identitet, Kosova nuk ekziston. Kam jetuar në Kosovë, i di jetët që kanë humbur. Pra, që dikush të më mohojë identitetin dhe përvojën time, është e vështirë për mua të qëndroj prapa dhe të mos flas për këtë. Kështu që kjo është diçka që unë do ta bëj gjithmonë.”

Nëntorin e kaluar, ajo u nderua në Uashington, DC, nga Këshilli Atlantik, një institut kërkimor për çështjet ndërkombëtare, për angazhimin e saj për të “fuqizuar gjeneratën e ardhshme të liderëve dhe muzikantëve ballkanikë”. /KultPlus.com

Kryetari Rama pret Dukagjin Lipën në takim: Festivalet luajnë rol tejet të rëndësishëm

Takimet mes kryetarëve të komunave dhe komunitetit artistik janë bërë diçka e zakonshme në Kosovë, shkruan KultPlus.

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka pritur sot në komunë në një takim organizatorin e festivalit Sunny Hill, Dukagjin Lipën.

Rama në këtë takim është shprehur se në programin e tij për Prishtinën, organizimet kulturore dhe festivalet luajnë rol tejet të rëndësishëm.

“Në programin tonë për Prishtinën e përjetimeve, organizimet kulturore dhe festivalet luajnë rol tejet të rëndësishëm.
Sot u takuam me organizatorët e festivalit Sunny Hill, me të vetmin qëllim të përbashkët që Prishtinën ta kthejmë në qytet me karakter unik në botë”, ka shkruar Rama në rrjetet sociale. / KultPlus.com

Dukagjin Lipa takohet me Di Caprion: Një nga djemtë më të mirë në botë

Dukagjin Lipa është takuar me njërin ndër aktorët më të famshëm në botë, Leonardo di Caprio, me të cilin edhe ka shkrepur një fotografi, shkruan KultPlus.

Babai i këngëtares shqiptare, Dua Lipa, ka vlerësuar Di Caprion si një nga djemtë më të mirë në botë.

“Duke festuar vitin 2022 me njërin nga djemtë më të mirë në botë”, ka shkruar ai në “Instagram”.

Familja Lipa është parë duke festuar me shumë atmosferë festat e fundvitit, derisa ata kanë ndarë edhe fotografi e video nga stolisja e pemës së krishtlindjeve vitin e kaluar. /KultPlus.com

Kryetari i Bashkisë së Tiranës fton Dukagjin Lipën dhe Lorik Canën, paralajmëron nje plan fantastik

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Velijaj ka pritur sot në takim Dukagjin Lipën dhe Lorik Canën, përcjell KultPlus.

Këtë takim Velijaj e ka bërë me rastin e Ditës së Rinisë.

Përmes një njoftimi në Facebook, Velijaj thotë se mezi presin t’i ndajnë planet që i kanë për muzikën dhe sportin.

KultPlus ua sjell postimin e plotë të tij:

Tre muskëtierët!

Super kënaqësi të kisha në Tiranë Dukagjin Lipa dhe Lorik Cana për Ditën e Rinisë! 🎠

Mezi pres t’ju tregojmë çfarë planesh fantastike kemi për muzikën e sportin gjatë vitit të ri, kur Tirana do të jetë Kryeqyteti Europian i Rinisë!./KultPlus.com

Lipa për filmin ‘Zgjoi’: Film i mrekullueshëm, i bazuar në histori të vërtetë

Filmi kosovar, “Zgjoi”, me skenar e regji të Blerta Bashollit, prej disa ditësh ka filluar të shfaqet edhe në kinematë amerikane.

I pranishëm në premierën e këtij filmi në Washington DC ka qenë, Dukagjin Lipa, babai i këngëtares shqiptare me fame botërore, Dua Lipa, së bashku me familjen e tij.

Ai ka publikuar disa nga momentet më të lumtura përgjatë shfaqjes, derisa ka pozuar edhe përkrah presidentes të shtetit, Vjosa Osmanit si dhe protagonisteve të filmit.

“Filmi “Hive” fitoi tri çmime kryesore në Festivalin e Filmit në Sundance. Është një film i mrekullueshëm i bazuar në një histori të vërtetë që tregon se sa të forta janë nënat, motrat dhe vajzat tona”, ka shkruar Dukagjin Lipa në faqen zyrtare “Instagram”.

“Oscars, ne po vijmë”, ka vazhduar ai duke dëshiruar që të fitoj edhe ndonjë “Oscar”./KultPlus.com

Dukagjin Lipa takohet me Presidenten Osmanin: Një vizitë e veçantë me një zonjë shumë të veçantë

Anëtari i grupit ODA, njëherësh organizatori i festivalit “Sunny Hill” në Kosovë, Dukagjin Lipa, ditë më parë është takuar me Presidenten e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmanin, përcjell KultPlus.

Presidentja Osmani ndodhet në takim zyrtar në Berlin të Gjermanisë, por që para se të nisej për atje, ka mirëpritur në takim organizatorët e festivalit “Sunny Hill”.

Ka qenë Dukagjin Lipa ai i cili përmes një fotografie të publikuar në rrjetin social Instagram ka falënderuar Osmanin për mikpritjen në këtë takim.

“Një vizitë e veçantë me zonjën shumë të veçantë. Faleminderit Zonja Presidente Vjosa Osmani për përfaqësimin tuaj të mahnitshëm të vendit tonë. Krenar që jam pjesë e ekipit tuaj të fushatës zgjedhore”, ka shkruar Lipa në Instagram. / KultPlus.com

Dua Lipa jep lajmin se ‘Sunny Hill Festival’ tashmë e ka Prishtinën si adresë të përhershme

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, ka dhënë një lajm të rëndësishëm për Sunny Hill Festival, shkruan KultPlus.

Ajo dhe babai i saj Dukagjin Lipa kanë organizuar tash e dy vite ‘Sunny Hill Festival’  i cili është një festival ndërkombëtar i muzikës në Kosovë që u zhvillua në Gusht 2018 dhe 2019 në kryeqytetin Prishtinë.

Dua dhe Dukagjin Lipa sot dhanë lajmin se ‘Sunny Hill Festival’ tashmë ka një adresë të përhershme në qytetin e Prishtinës.

Dua ndau një Instastory ku tha se ajo është aq krenare për atë që kanë arritur deri tani.

“Festivali ynë Sunny Hill Festival tashmë ka një adresë të përhershme në Prishtinë, Kosovë. Jemi kaq krenarë me arritjen e këtij rrugëtimi deri tani dhe mezi presim që të rritemi më shumë dhe të bëhemi edhe me një lokacion të ri! Ju faleminderit për të gjithë dashurinë dhe përkrahjen. Do të shihemi së shpejti”, shkroi Dua në fotografinë të cilën e postoi në Instastory./KultPlus.com

Erion Veliaj takohet me prindërit e Dua Lipës, paralajmëron një befasi

Dukagjin Lipa dhe Anesa Lipa, prindërit e këngëtares shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, janë takuar sot me Kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliajn, përcjell KultPlus.

Lajmi u bë i ditur nga i pari i Tiranës, përmes një fotografie të postuar në rrjetin social Facebook.

”Diçka po gatuhet në Tiranë me Dukagjin Lipa dhe Anesa Lipa – bëhuni gati #EuropeanYouthCapital2022”, ka shkruar Veliaj në Facebook.

Mirëpo, se për çfarë befasie bëhet fjalë, akoma nuk është bërë publike. / KultPlus.com

Daily Mail: Gjyshërit e Rita Orës dhe Dua Lipës janë parë duke shijuar një pije në Kosovë në vitin 1960

Gjyshërit e Rita Ora dhe Dua Lipa mund të shihen duke shijuar një pije në Kosovë në vitet 1960 me një imazh që po qarkullon në rrjete sociale.

Të njëjtën e ka postuar Dukagjin Lipa, derisa gjyshi i Ritës, Besim Sahatçiu, një regjisor filmi dhe gjyshi i Duas, Seit Lita, një historian dhe intelektual, ulen së bashku duke pirë, shkruan Daily Mail, transmeton KultPlus.

Yjet e muzikës pop, përkatësisht me moshën 30 dhe 25 vjeç, janë të dyja me origjinë shqiptare.

Fansat duke bërë krahasime mes tyre, u mahnitën me ngjashmëritë që ato kanë me gjyshërit e tyre.

“Babai im, Seit Lipa dhe z. Besim Sahatçiu. Gjyshërit e Dua Lipës dhe Rita Orës duke pirë një pije në qytetin e viteve 1960 në Pejë”, ka shkruar tutje Lipa.

Besim, i cili vdiq në vitin 2005, ishte shumë i respektuar në fushën e tij dhe në 2018, Ministria e Kulturës e nderoi pas vdekjes me një Çmim për Arritjet e Jetës për Kinematografi. Atë vit, një rrugë në qytetin e Prishtinës u emërua pas tij.

Seit në anën tjetër ndërroi jetë në vitin 1999 dhe ishte i njohur në fushën e tij, duke vepruar si udhëheqës i Institutit Kosovar të Historisë nga 1990 deri në 1995.

Rita lindi në Prishtinë, nga prindër shqiptarë. Nëna e saj, Vera, psikiatre dhe babai i saj, Besnik Sahatçiu, është një pronar pubi, i cili ka studiuar ekonomi.

Dua ka lindur në Londër dhe është fëmija i madh i prindërve shqiptarë të Kosovës. Nga ana e gjyshes së saj nga nëna, ajo është me origjinë boshnjake./telegrafi/ KultPlus.com

Dukagjin Lipa për Duan: Jam shumë krenar, tre herë fituese e ‘Grammy’

Këngëtarja kosovare, Dua Lipa është nderuar me çmimin ‘Grammy’ në kategorinë për albumin më të mirë në zhanrin pop, me ‘Future Nostalgia’, në ceremoninë e mbajtur mbrëmë, shkruan KultPlus.

E pas këtij suksesi ka reaguar edhe babai i saj, Dukagjin Lipa i cili në një postim në Instagram ka shprehur krenarinë për arritjen e Duas.

“Jam shumë krenarë. Dua, fituesja e çmimit për albumin më të mirë pop. Tre herë fituese e ‘Grammy’”, ka shkruar Lipa, ku dhe ka bashkangjitur fotot e Duas gjatë ceremonisë.

Lipa krahas rrëmbimit të këtij çmimi shkëlqeu edhe me performancën e saj. Ajo u shfaq me një fustan glamuroz ngjyrë rozë, para se të shoqërohej në skenë nga reperi DaBaby për interpretimin e hitit “Levitating”./ KultPlus.com

Me fotografi nga fëmijëria, Dua Lipa uron ditëlindjen e babait të saj

Dua Lipa e cila tashmë po shijon sukseset e saj të panumërta, është bërë ndër figurat më të përfolura në skenën e muzikës ndërkombëtare, shkruan KultPlus.

Dua Lipa sot ka uruar babain e saj, Dukagjin Lipën, për ditëlindjen e tij. Ai feston ditëlindjen e 52-të, ndërsa urimi i veçantë nga artistja nuk do të mungonte assesi.

Me disa imazhe nga fëmijëria, ku pothuajse në secilën prej tyre shiheshin duke u përqafuar, ajo bashkëngjiti edhe disa fjalë të ëmbla.

“Urime ditëlindjen babi, të dua”, ka shkruar ajo në përshkrim. / KultPlus.com