Hovenier: ShBA-ja, e gatshme ta këshillojë Kosovën për statutin e Asociacionit

Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ka thënë të mërkurën se Shtetet e Bashkuara janë të gatshme ta këshillojnë Kosovën në hartimin e statutit për Asociacionin e komunave me shumicë serbe.

Megjithatë, ai e ka përmendur që në fund, kjo çështje është në duart e Bashkimit Evropian, si ndërmjetësuese e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë.

Në një bashkëbisedim me gazetarët në ambasadë, Hovenier ka thënë se SHBA-ja do ta mirëpresë secilin propozim të Kosovës në këtë temë, që do të jetë “kredibil dhe i arsyeshëm”.

“Në fund, kjo çështje do t’i përkasë dialogut të ndërmjetësuar nga BE-ja. Mirëpo, nëse Kosova dëshiron të konsultohet me ne, ose të tjerët, se si të çojë diçka përpara në mënyrë më të mirë, ne jemi të gatshëm ta këshillojmë”.

Ky është reagimi i parë i ambasadorit Hovenier për këtë çështje, pas deklaratës së presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani ditë më parë se Kosova duhet ta përgatisë draft-statutin për Asociacionin e komunave me shumicë serbe bashkë me Shtetet e Bashkuara.

Kosova dhe Serbia kanë arritur marrëveshje për Asociacionin më 2013 dhe më pas më 2015 mbi parimet për themelimin e tij.

Po më 2015, Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka gjetur se marrëveshja nuk është në harmoni të plotë me Kushtetutën.

Serbia kërkon që Kosova të zbatojë marrëveshjet e arritura, por Qeveria e Kosovës është deklaruar kundër një asociacioni njëetnik.

Së fundi, komuniteti ndërkombëtar e ka rritur presionin ndaj Kosovës duhet e kërkuar formimin e Asociacionit sa më shpejt.

Diplomatët amerikanë e kanë përsëritur disa herë se Shtetet e Bashkuara besojnë se Asociacioni duhet të jetë plotësisht në përputhje me Kushtetutën e Kosovës./REL /KultPlus.com

Hovenier u dha lamtumirën ushtarëve ukrainas, shprehu mirënjohjen për angazhimin e tyre në misionin e NATO-s në Kosovë

Është zhvilluar një takim lamtumirës mes oficerit të lartë ukrainas të NATO-s në Kosovë dhe ambasadorit amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier, shkruan KultPlus.

Hovenier u dha lamtumirën ushtarëve ukrainas dhe shprehu mirënjohjen për angazhimin e tyre në misionin e NATO-s në Kosovë.

“I uroj atyre më të mirën, ndërsa shkojnë në shtëpi për të mbrojtur vendin e tyre nga lufta brutale e Kremlinit. #QëndroniMeUkrainë”, ka shkruar Hovenier.

Që nga fillimi i konfliktit në Ukrainë, ka pasur diskutime për tërheqjen e trupave ukrainase nga Kosova për të luftuar me ushtrinë ukrainase kundër pushtimit rus. /KultPlus.com

Ambasadori Hovenier takon gruan simbol të eksodit të Kosovës: Sherifja, fytyra e një lufte brutale

Ishte marsi i vitit 1999, periudhë kjo e cila për popullin e Kosovës ishte tejet e rëndë.

Kolona të gjata njerëzish, të rinj me çanta në duar, fëmijë që qanin, të moshuar që mezi ecnin, ia kishin mësyrë një rruge që nuk e kishin idenë se ku do t’i çonte.

Të frikësuar në çdo hap që bënin nuk e dini as nga po shkonin, vetëm dëshironin të iknin sa më larg paramilitarëve serbë të cilët gjatë viteve 1998-99, vrisnin civil e të pafajshëm, dhe digjnin çdo gjë që kishin përpara.

Fotografi boshnjak Damir Sagolj, i cili punon për Reuters, gjatë periudhës së luftës në Kosovë, kishte shkrepur fotografi të cilat pasqyronin gjendjen reale të luftës dhe terrorin që po përjetonin popullata.

Në fotografinë e bërë nga Sagolj, shihet një kolonë e gjatë banorësh të Kaçanikut por që në fokus ka një grua me një shami të bardhë në kokë, ndërsa mbante në gjirin e saj një foshnje. Në fytyrën e saj shihet frika dhe zemërimi.

Kjo grua quhet Sherife Luta e cila i kishte mbijetuar shumë mirë asaj kohe, ndërsa foshnja që mbante në duar, thënë më mirë vajza e saj, tani është rritur dhe ndonëse atë kohë nuk kishte ditur asgjë se çfarë ishte duke ndodhur.

Me rastin e shënimit të 23-vjetorit të çlirimit të Kosovës, ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Kosovë, Jeff Hovenier, përmes një postimi në Twitter ka bërë të ditur se ka takuar Sherife Lutën.

“Ishte kënaqësi që takova sot Sherife Lutën dhe familjen e saj në festën e Ditës së Paqes. 23 vjet më parë, Sherifja u bë fytyra e një lufte brutale pasi ajo dhe fëmija i saj u larguan nga Kosova. Sot ata janë të sigurt dhe të shëndetshëm”, ka shkruar Hovenier derisa në krah të djathtë të tij është Sherife Luta.

Hovenier takohet me Mendi Mengjiqin: I dha zë pavarësisë dhe sovranitetit të Kosovës

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Kosovë, Jeffrey Hovenier, është takuar me kompozitorin e njohur nga Kosova, Mendi Mengjiqin.

Hovenier përmes një postimi në Facebook, e ka quajtur Mengjiqin një kompozitor i cili e përdori “talentin e tij muzikor për t’i dhënë zë pavarësisë dhe sovranitetit të Kosovës”.

“Pasi përdori talentin e tij muzikor për t’i dhënë zë pavarësisë dhe sovranitetit të Kosovës,  kompozimet e tij të reja “Symphonic Pain” dhe “To Breathe Again”, sjellin vëmendjen ndaj çështjeve të përbashkëta mjedisore, duke përfshirë ngrohjen globale”, ka shkruar tutje Hovenier.

Hovenier shtoi gjithashtu se kishte kënaqësinë që të ndiqte performancën premierë “To Breathe Again” e cila u interpretua nga Orkestra Filarmonike e Kosovës në shkurt 2022. /KultPlus.com

Presidentja Osmani priti në takim ambasadorin amerikan, Jeffrey Hovenier

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani sot ka pritur në takim të rregullt ambasadorin amerikan Jeffrey Hovenier.

Në takim është diskutuar për zhvillimet e fundit në vend dhe rajon, si dhe thellimin e bashkëpunimit në mes Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës në fushën e sigurisë.

Osmani diskutoi me ambasadorin Hovenier realizimin e projekteve zhvillimore ne fushën e energjetikës në Kosovë me mbështetje nga Shtetet e Bashkuara te Amerikës.

Me tej, Presidentja Osmani dhe Ambasadori Hovenier biseduan edhe për agjendën e takimeve ndërkombëtare te Presidentes në vende të ndryshme të botës. /KultPlus.com

Kryetari Rama pret ambasadorin Hovenier në takim, diskutohet rreth “Manifesta 2022”

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka pritur sot në komunë ambasadorin e SHBA në Kosovë, Jeffrey M. Hovenier, shkruan KultPlus.

Në këtë takim është bërë e ditur se u diskutuan tema mbi mundësitë e ndryshme të bashkëpunimit me fokus në transformimin e Prishtinës.

Më poshtë KultPlus ua sjell postimin e plotë të tij:

“Për herë të parë në Komunën e Prishtinës mirëpritëm ambasadorin e SHBA në Kosovë, z. Jeffrey M. Hovenier, me të cilin me kënaqësi diskutuam mbi mundësitë e ndryshme të bashkëpunimit me fokus në transformimin e Prishtinës.

Bienalja “Manifesta” që do të mbahet sivjet në Prishtinë ishte një nga temat e veçanta.

E vlerësojmë jashtë mase përkrahjen e vazhdueshme të SHBA për vendin tonë dhe mirëpresim çdo nismë të përbashkët për të realizuar projektin transformues ‘Prishtina për të gjithë’. / KultPlus.com

Konfirmohet ambasadori i ri i SHBA-së në Kosovë

Jeffrey Hovenier do të jetë ambasadori i ri i Shteteve të Bashkuara në Kosovë, ku do të trashëgojë punën e bërë nga Philip Kosnett, shkruan KultPlus.

Mandati i Kosnett përfundon në fund të vitit dhe qysh nga viti 2022, Kosova do të jetë me një ambasador të ri nga SHBA-ja.

Shteti më i fuqishëm në botë, është konfirmuar nga Senati amerikan, i cili ka një karrierë të shërbimit të jashtëm amerikan.

Presidenti Joe Biden dhe miqësia e tij me Kosovën daton qysh moti, e ky i fundit edhe ka propozuar emrin e Hovenier si ambasador të shtetit më të ri në Evropë. /KultPlus.com