Kalaja e Beratit, nënshkruhet marrëveshja për përmirësimin e infrastrukturës kulturore e turistike

Në Berat u nënshkrua sot marrëveshja për përgatitjen e planit të menaxhimit dhe projektit për ngritjen dhe përmirësimin e infrastrukturës kulturore dhe turistike të Kalasë.

Marrëveshja u nënshkrua nga ministrja e Kulturës Elva Margariti, ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor Arbjan Mazniku, drejtuesit e Fondacionit Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim, Martin Mata dhe Aleksandër Sarapuli, si dhe kryetari të bashkisë Berat, Ervin Demo.

Kryebashkiaku Demo tha se “plani i menaxhimit të Kalasë dhe projektet teknike të infrastrukturës do t’u përgjigjen zhvillimeve të fundit të fluksit turistik në këtë monument kulture”.

Të pranishëm në takim ishin gjithashtu dhe banorë që kanë përfituar nga bonusi i rijetëzimit, të cilët iu bashkuan tryezës së diskutimit për menaxhimin e Kalasë, si një nga destinacionet kryesore turistike në Shqipëri

Kalaja e Beratit është ndër të paktat kala mesjetare me një jetë intensive brenda mureve të saj. Ajo është një nga monumentet më të mëdha historike të Ballkanit, një fortesë e madhe që sundon mbi lumin Osum. Kalaja është ngritur sipas një plani në formë trekëndëshi. Kjo kala, po të shihet nga poshtë, duket si pjesë e kodrës.

Kulla e hyrjes së brendshme është e bërë nga blloqe guri, që u përkasin fortifikimeve ilire, të cilat janë ndërtuar në shekujt IV-II para Krishtit. Maja e kodrës është e rrethuar me një mur të jashtëm periferik me 24 kulla. Në brendësi të kësaj kalaje ndodhen rreth 14 kisha, të cilat e kanë bërë mjaft të dëgjuar atë./atsh/KultPlus.com

Ndërhyrje restauruese në Kalanë e Beratit

Instituti Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore njoftoi se ka nisur ndërhyrja restauruese në Kalanë e Beratit.

Aktualisht janë duke u bërë punime në kullat 11, 12 dhe 13 si dhe në kurtinat midis tyre, të cilat po i nënshtrohen punimeve restauruese.

Me investim të Buxhetit të Shtetit, nën mbikqyrjen e IKTK, ndërhyrjet restauruese në to përfshijnë konsolidimin e muraturës, përmes injektimit të llaçit hidraulik, si edhe konsolidimin e kreut të muraturës. Gjithashtu po plotësohen edhe zgavrat e krijuara nga shkëputja e gurëve në mure. Edhe mjedisi përreth po pastrohet e sistemohet.

Kalaja e Beratit qëndron që prej shekullit IV para Krishtit, majë një kodre, po aq madhështore sa edhe delikate, duke qenë si një kurorë e qytetit të lashtë. Nga oborri i fortifikuar i kalasë shihet i gjithë qyteti i Beratit, lumi Osum dhe ura e vjetër e Goricës. Një udhëtim në Berat nuk do të kishte kuptim pa vrojtimin e peizazhit nga lartësia e kalasë. E qarkuar me mure prej guri, me 24 kulla vrojtimi, Kalaja e Beratit është nga më të bukurat në Shqipëri. Nga romakët, ajo u quajt Fortesa e Arbërve ndërsa, në vitin 216 p.e.s, ajo u përmend me emrin e lashtë Antipatrea./KultPlus.com

“Bonusi i Rijetësimit”, nis restaurimi i banesës Mbrica në Kalanë e Beratit

Drejtoria Rajonale e Trashëgimisë Kulturore Berat njoftoi se ka nisur puna për restaurimin dhe rijetësimin e banesës së familjes Mbrica. Banesa Mbrica gjendet në lagjen Kala të qytetit të Beratit dhe ka përfituar nga programi i Ministrisë së Kulturës, “Bonusi i Rijetësimit”.

Ndërhyrjet që do të realizojnë specialistët e DRTK Berat, përfshijnë rindërtimin në gjurmën e konfiguracionin origjinal të një shkalle guri të jashtme me qemer, e cila është rrëzuar. Do të bëhet gjithashtu pastrimi nga bimësia e inertet, nivelim e sistemim si dhe ngritjen e një pjergullate druri, dhe sistemimin e verandës për të shërbyer mëngjes.

Berati si qytet i mbrojtur nga UNESCO, është një nga përfituesit më të mëdhenj nga “Bonusi i Rijetësimit”, në kuadër të të cilit, në të gjithë vendin kanë nisur restaurime dhe rijetësime banesash me vlerë për trashëgiminë kulturore. /atsh / KultPlus.com

Përfundon Festivali Kombëtar i Teatrit për Fëmijë në kalanë e Beratit

Mbyllet Festivali Kombëtar i Teatrit për Fëmijë i cili për gati një javë, pra nga data 26 qershor deri më 1 korrik mbajti të mbërthyer jo vetëm fëmijët e vegjël por edhe spektatorët e rritur.

Festivali u organizua me mbështetjen e bashkisë Berat dhe shfaqjet u dhanë për publikun në hapësirat e kalasë së Beratit.

Në këtë festival morën pjesë trupa të ndryshme nga bashkitë e tjera si Durrës, Vlorë, Elbasan, Gjirokastër, Korçë dhe Berat. Juria që ndau edhe çmimet për këtë festival ishte e përbërë nga figura të mirënjohura të artit shqiptar si aktori Ndriçim Xhepa, aktoret Luiza Xhuvani dhe Rajmonda Bulku.

Ky festival pati një vëmendje dhe audiencë të konsiderueshme çka edhe është bërë shkak që të merret vendimi që ky festival të kthehet në një traditë duke vazhduar çdo vit me edicionet e radhës. /atsh/ KultPlus.com

Kalaja e Beratit e ndriçuar si kurrë më parë, rifiton madhështinë (FOTO)

Kalaja e Beratit, një nga monumentet më të mëdha historike të Ballkanit, është ndriçuar sot duke rifituar madhështinë që ka ky monument nën mbrojtjen e UNESCO-s.

Ministrja e Kulturës, Elva Margariti, publikoi sot disa fotografi me pamje nga kalaja e Beratit, nën efektin e ndriçimit të ri që nxjerrin më në pah madhështinë e saj në orët e mbrëmjes.

“Kalaja e Beratit e ndriçuar si kurrë më parë, ka rifituar madhështinë që ka ky monument nën mbrojtjen e UNESCO-s. Falë projektit të ndriçimit, ‘qyteti i një mbi një dritareve’, sot duket edhe më i bukur dhe në pritje të më shumë vizitorëve”, tha Margariti.

Kalaja është ngritur sipas një plani në formë trekëndëshi. Kjo kala, po të shihet nga poshtë, duket si pjesë e kodrës.

Kulla e hyrjes së brendshme është e bërë nga blloqe guri, që u përkasin fortifikimeve ilire, të cilat janë ndërtuar në shekujt IV-II para Krishtit. Maja e kodrës është e rrethuar me një mur të jashtëm periferik me 24 kulla. Në brendësi të kësaj kalaje ndodhen rreth 14 kisha, të cilat e kanë bërë mjaft të dëgjuar atë./atsh/ KultPlus.com

Kalaja e Beratit, destinacion i përhershëm turistik edhe në pandemi

Kalaja e Beratit, një nga monumentet më të mëdha historike të Ballkanit, gjatë 2020 tërhoqi sërish një numër të lartë vizitorësh vendas e të huaj.

Drejtori i Drejtorisë Rajonale të Kulturës Kombëtare Berat, Eugen Kallfani tha sot për ATSH-në se “që prej janarit deri në dhjetor  kalaja e Beratit u vizitua nga 24.050 vizitorëve nga të cilët  4891 ishin të huaj”.

Sipas tij, këto janë shifra goxha më të ulëta në krahasim me vitet e tjera.

“Për vitin 2020 situata e pandemisë së COVID-19 ka bërë që vizitorët të jenë shumë herë më pak se vitet e kaluara dhe përgjithësisht të jenë vizitorë ditorë, por gjithsesi në krahasim me sitet e trashëgimisë dhe kalatë e tjera, kalaja e Beratit ka pasur një frekuentim më të madh”, – theksoi Kallfani.

Drejtori Kallfani u shpreh se “shpresojmë që në 2020 të kemi sërish një numër të lartë turistësh nga e gjithë bota, që të vizitojnë Beratin dhe monumentet kulturore të tij, ku në pjesën më të madhe kemi kryer edhe restaurime të rëndësishme”.

Në të gjithë qarkun e Beratit numërohen rreth 486 monumente kulture dhe kjo ka një impakt të jashtëzakonshëm, sidomos në rritjen e fluksit të turizmit kulturor sidomos vitet e fundit.

Kalaja e Beratit është një nga monumentet më të mëdha historike të Ballkanit, një fortesë e madhe që sundon mbi lumin Osum. Kalaja është ngritur sipas një plani në formë trekëndëshi. Kjo kala, po të shihet nga poshtë, duket si pjesë e kodrës.

Kulla e hyrjes së brendshme është e bërë nga blloqe guri, që u përkasin fortifikimeve ilire, të cilat janë ndërtuar në shekujt IV-II para Krishtit. Maja e kodrës është e rrethuar me një mur të jashtëm periferik me 24 kulla. Në brendësi të kësaj kalaje ndodhen rreth 14 kisha, të cilat e kanë bërë mjaft të dëgjuar atë. /atsh/ KultPlus.com

Kisha e “Shën Mitrit” në Kala të Beratit, tjetër monument i shpëtuar

“Kisha e “Shën Mitrit”, në lagjen Kala të Beratit është një tjetër monument kulture i shpëtuar falë ndërhyrjeve restauruese.

Lajmin e bëri të ditur ministrja e Kulturës Elva Margariti, sipas së cilës sapo u u përmbyll një proces i gjatë e jo i lehtë ndërhyrjesh restauruese.

“Pas dekadash harrese, specialistët e DRTK Berat, kanë kryer një sërë punimesh, që i sigurojnë jetëgjatësinë këtij monumenti”, u shpreh Margariti.

Sipas saj, ky është një lajm i jashtëzakonshëm për monumentin e kulturës se kategorisë së parë. “Ky është një objekt postbizantin i shekullit te XVII brenda territorit të kalasë së beratit. Tashmë ky objekt është jashtë rrezikut të degradimit i cili kishte filluar prej kohësh”, u shpreh Margariti.

Kisha ndodhet në pjesën lindore të kalasë midis shtëpive të banuara. Pjesa e naosit në qendër Më përpara rrethohej nga një hajat në krahun verior, perëndimor dhe jugor, ndërtim ky që në fakt i përkiste një periudhe edhe më të vonë nga ndërtimi i vetë kishës. /atsh/ KultPlus.com

Kalaja e Beratit, atraksion i përhershëm turistik

Kalaja e Beratit, një nga monumentet më të mëdha historike të Ballkanit, një fortesë e madhe që sundon mbi lumin Osum tërhoqi sërish një numër të lartë vizitorësh vendas e të huaj gjatë 2020.

Drejtori i Drejtorisë Rajonale të Kulturës Kombëtare Berat, Eugen Kallfani tha sot për ATSH-në se “që prej janarit deri tani kalaja e Beratit u vizitua nga 16.700 vizitorëve nga të cilët 3532 ishin të huaj”.

“Janë shifra goxha më të ulëta në krahasim me vitet e tjera, por gjithsesi në krahasim me sitet e trashëgimisë dhe kalatë e tjera, kalaja e Beratit ka pasur një frekuentim më të madh”, – tha Kallfani.

Sipas tij, në të gjithë qarkun e Beratit numërohen rreth 486 monumente kulture dhe kjo ka një impakt të jashtëzakonshëm, sidomos në rritjen e fluksit të turizmit kulturor sidomos vitet e fundit.

Kalaja e Beratit është një nga monumentet më të mëdha historike të Ballkanit, një fortesë e madhe që sundon mbi lumin Osum. Kalaja është ngritur sipas një plani në formë trekëndëshi. Kjo kala, po të shihet nga poshtë, duket si pjesë e kodrës.

Kulla e hyrjes së brendshme është e bërë nga blloqe guri, që u përkasin fortifikimeve ilire, të cilat janë ndërtuar në shekujt IV-II p.e.r. Maja e kodrës është e rrethuar me një mur të jashtëm periferik me 24 kulla. Në brendësi të kësaj kalaje ndodhen rreth 14 kisha, të cilat e kanë bërë mjaft të dëgjuar atë./atsh/ KultPlus.com

Bucketlistly: Vizitoni Beratin e arkitekturave të panumërta

Berati, ose siç njihet ndryshe ”qyteti i një mbi një dritareve”, është një qytet simpatik i UNESCO-s, plot shtëpi të epokës otomane, struktura mbresëlënëse të kështjellës dhe kishave mistike dhe xhamive, të vendosura në krah të kodrave dhe maleve që kanë në mes lumin Osum, shkruan faqja e njohur turistike, bucketlistly.blog.

Berati është një qytet që nuk duhet ta humbisni kur vizitoni Shqipërinë.

Eksploroni Kalanë e Beratit

Kalaja e Beratit është një nga atraksionet më piktoreske në zonë. Kjo kështjellë e epokës romake ulet sipër një kodre shkëmbore në bregun e majtë të lumit Osum me pamje nga qyteti i Beratit. Kalaja është më e madhe se sa duket nga qyteti. Mund të kaloni disa orë duke zbuluar të gjitha kishat bizantine dhe xhamitë osmane brenda kështjellës. Rruga deri në kështjellë nga qyteti është mjaft e pjerrët dhe në mes të nxehtit të verës së Shqipërisë mund të jetë mjaft e padurueshme të ngjitesh në kështjellë gjatë ditës, kështu që shkoni më mirë pasdite atje. Duke parë peizazhin përreth, do të vini re dy male në të dy anët e lumit Osum. Ata janë Tomori dhe Shpiragu. Legjenda thotë ka se këto dy male ishin dikur gjigantët që luftuan me njëri-tjetrin për të fituar zemrën e një gruaje në Berat.

Admironi Kishën e Trinisë së Shenjtë

Brenda mureve të kalasë së Beratit, ndodhet një kishë e jashtëzakonshme, Kisha e Trinisë së Shenjtë. Kjo kishë është një vizitë e domosdoshme nëse jeni të interesuar të shihni një shembull të shkëlqyeshëm të ndikimit të madh të Perandorisë Bizantine të lënë në këtë zonë. Kjo kishë bizantine mesjetare u ndërtua diku midis shekullit XIII dhe XIV.

Vizitoni xhamitë dhe kishat e tjera në Berat

Shumë civilizime kanë arritur të bashkëjetojnë në Berat për shekuj dhe ju mund ta shihni atë nga të gjitha xhamitë dhe kishat që do të gjeni atje. Ka edhe disa kisha dhe katedrale të tjera që duhet t’i shikoni. Aty ndodhen Kisha e Shën Teodorit dhe Kisha e Shën Mërisë si edhe Katedralja e Shën Dhimitrit, e vendosur në skajin lindor të bulevardit ”Republika”. Për xhamitë, ju do të gjeni Xhaminë e Plumbit jo shumë larg nga Katedralja e Shën Dhimitrit si edhe Xhaminë Mbret.

Shëtisni natën në bulevardin ”Republika” dhe përjetoni një xhiro fantastike

Pas perëndimit të diellit, sigurohuni që të shëtisni përgjatë bulevardit ”Republika” dhe të provoni ”xhiron”, një traditë shqiptare pasi bie dielli, ku i gjithë qyteti do të mblidhet së bashku në një bulevard dhe do të ecë lart e poshtë rrugës duke u shoqëruar me njëri-tjetrin. Me njerëz jashtë, duke luajtur shah në natyrë, duke folur me njëri-tjetrin ndërsa ecin lart e poshtë, na duhet të themi se nuk kemi parë kurrë një traditë si kjo. Ajo që jo shumë njerëz e dinë është se bulevardi ”Republika” është gjithashtu vendi më i mirë për të bërë një foto të Beratit.

Vizitoni Muzeun Etnografik

Muzeu Etnografik është një vend i shkëlqyeshëm për të vizituar nëse dëshiron të mësosh për historinë e Beratit dhe kulturën shqiptare. Pamja është gjithashtu e mahnitshme nga ballkoni i muzeut, me pamje nga qyteti. Është një vend i shkëlqyeshëm për të ndaluar për një orë pasi të keni zbritur nga kështjella.

Kanionet e Osumit

Nëse keni një ditë tjetër për të pushuar, ju rekomandojmë ta kaloni atë ditë në natyrë dhe të eksploroni peizazhin përreth të Beratit. Kanioni i Osumit është kanioni më i madh në Shqipëri. Është gjithashtu një shans për ju që të pushoni dhe të notoni në kanion. /atsh/ KultPlus.com

Përmirësohen mundësitë për të vizituar kalanë e Beratit

Në kalanë e lashtë mbi kodër të banuar edhe sot rrugët dhe rrugicat presin mijëra vizitorë në të gjitha stinët e vitit.

Berati, qyteti unik në listën e pasurive të trashëgimisë botërore të UNESCO-s, i ngritur buzë lumit Osum, rreth 2400 vjet më parë, është një nga destinacionet turistike kryesore në vend.

Gurgdhendësit e Beratit kanë skalitur rrugë e rrugica të kalasë që shëmbëllejnë me sixhadetë dekorative të punuara me dorë..

Fondi Shqiptar i Zhvillimit bën të ditur se me rritjen e fluksit të grupeve turistike ka lindur nevoja e përmirësimit të gjeometrisë së rrugës “Muzak Topia”, punimet për rikonstruksionin e së cilës kanë filluar.

Sipas FSHZH-së, punimet do të përqendrohen në zgjerimin e rrugës për të përballuar trafikun e vizitorëve që frekuentojnë Kalanë e Beratit.

“Ndërhyrjet e projektit konsistojnë në zgjerimin e trupit të rrugës ku përfshihen edhe trotuarët me shtrim me pllaka guri, për ndriçimin e rrugës; punime për kanalizimet e ujërave të bardha, për rikonstruksionin e sheshit të lapidarit me kalldrëm, për krijimin e hapësirës së parkimit për automjetet/autobusat e turistëve, si dhe punime për gjelbërimin e të gjithë segmentit”, – thekson FSHZH.

Fondi Shqiptar i Zhvillimit shprehet se një sërë ndërhyrjesh të reja po fillojnë “të marrin jetë”, në Shqipëri nga veriu në jug.

Projekte të cilat kanë qëllim primar të jenë në shërbim të komunitetit dhe të mbulojnë një sërë drejtimesh kryesore në vend si: infrastrukturë, turizëm, ekonomi lokale dhe kombëtare, partnership, zhvillim urban dhe përfitime sociale.

Në vitin 1961 Berati u shpall zyrtarisht qytet-muze. Sot Berati trashëgon 210 objekte muzeale, nga të cilat 150 janë objekte në këmbë. Prej tyre 60 janë monumente të kategorisë së parë dhe të tjerat të kategorisë së dytë.

Midis këtyre vlerave, nga më të spikaturat janë: Kështjella, ose kalaja, siç quhet nga beratasit, është ndërtuar mbi kodrën shkëmbore në formë trekëndëshi, me perimetër të mureve 1440 m, me 24 kulla e me dy porta. /KultPlus.com

Kalaja e Beratit mirëpret edicionin e gashtë të festivalit multikulturor

Të enjten në mbrëmje u hapë festivali multikulturor në Berat, që zhvillon edicionin e tij të gjashtë.

Organizatori Mario Guralumi tha në hapje të festivalit se janë tre ditë të plota me muzikë dhe me shfaqje të filmave kryesisht mbi trashëgiminë kulturore.

“E veçanta e këtij festivali është që aktiviteti është përqendruar në kalanë e qytetit tonë që është një krenari e Beratit dhe një atraksion që duhet promovuar gjithnjë e më shumë. Kjo është arsyeja e fortë përse e kemi zhvendosur këtu, edicionin e gjashtë.”

Më pas fjalën e mori nënkryetarja e bashkisë së Beratit, Hafize Skendo e cila theksoi që bashkia Berat ka qenë mbështetës kryesor i këtij eventi që gjashtë vite.

“Organizimi i eventeve të tilla është sfidë për ne, dhe aq më tepër organizimi në qendrën historike në kala duke e promovuar atë dhe lagjet muzeale, të cilat janë vlerë jo vetëm për qytetin tonë por sot njihen si vlerë për Shqipërinë dhe Europën.

Më pas aktiviteti në natën e tij të parë vijoi me koncertin e grupit austriak “Leyya”.

Ky koncert u ndoq nga artdashës, banor të kalasë por dhe nga turistë të huaj të cilët kishin ardhur për të vizituar kalanë e qytetit.

Edicioni i 6 do të zhvillohet nga data 18 deri në 20 korrik 2019. / atsh / KultPlus.com

Kalaja e Beratit, mbi 128 mijë vizitorë zbuluan historinë mbresëlënëse

Kalaja e Beratit është një nga atraksionet turistike më të vizituara ku çdo vit e më shumë tërheq vëmendjen e turistëve të huaj dhe shqiptar.

Ajo mirëpriti 128216 vizitorë të cilët erdhën dhe zbuluan historinë e papërsëritshme të një qyteti mbresëlënës për periudhën janar-nëntor 2018.

Kalaja e Beratit është një nga monumentet më të mëdha historike të Ballkanit, një fortesë e madhe që sundon mbi lumin Osum. Kalaja është ngritur sipas një plani në formë trekëndëshi. Kjo kala, po të shihet nga poshtë, duket si pjesë e kodrës. Kulla e hyrjes së brendshme është e bërë nga blloqe guri, që u përkasin fortifikimeve ilire, të cilat janë ndërtuar në shekujt IV-II p.e.r. Maja e kodrës është e rrethuar me një mur të jashtëm periferik me 24 kulla. Në brendësi të kësaj kalaje ndodhen rreth 14 kisha, të cilat e kanë bërë mjaft të dëgjuar atë.

Disa prej tyre janë: Kisha e Shën Triadhës, e cila i përket fundit të shek. XIII dhe fillimit të shek. XIV. Në brendësi të saj ka afreske mjaft interesante. Pas kishës së Shën Todrit gjenden kishat e Shën Kollit, Shën Kostandinit, Shën Helenës, Shën Mërisë Vllaherna etj.

Muzeu i Ikonave Onufri: Ndodhet në lagjen Kala dhe përmban disa nga shembujt më të bukur të artit fetar në Shqipëri. Muzeu u hap në vitin 1986, emrin e ka marrë prej piktorit të madh të shek. XVI të shkollës shqiptare, Onufrit. Me mbi 210 objekte muzeale, 60 prej të cilave të shpallura si monumente të kategorisë së parë, Berati konsiderohet si një nga qytetet me trashëgiminë më të pasur kulturore, jo vetëm në Shqipëri, por edhe në rajon./A.T.SH/ KultPlus.com

Kalaja e Beratit, mbi 128 mijë vizitorë zbuluan historinë mbresëlënëse

Kalaja e Beratit është një nga atraksionet turistike më të vizituara ku çdo vit e më shumë tërheq vëmendjen e turistëve të huaj dhe shqiptarë.

Ajo mirëpriti 128,216 vizitorë të cilët erdhën dhe zbuluan historinë e papërsëritshme të një qyteti mbresëlënës për periudhën janar-nëntor 2018.

Kalaja e Beratit është një nga monumentet më të mëdha historike të Ballkanit, një fortesë e madhe që sundon mbi lumin Osum. Kalaja është ngritur sipas një plani në formë trekëndëshi. Kjo kala, po të shihet nga poshtë, duket si pjesë e kodrës. Kulla e hyrjes së brendshme është e bërë nga blloqe guri, që u përkasin fortifikimeve ilire, të cilat janë ndërtuar në shekujt IV-II p.e.r. Maja e kodrës është e rrethuar me një mur të jashtëm periferik me 24 kulla. Në brendësi të kësaj kalaje ndodhen rreth 14 kisha, të cilat e kanë bërë mjaft të dëgjuar atë, shkruan ata.

Disa prej tyre janë: Kisha e Shën Triadhës, e cila i përket fundit të shek. XIII dhe fillimit të shek. XIV. Në brendësi të saj ka afreske mjaft interesante. Pas kishës së Shën Todrit gjenden kishat e Shën Kollit, Shën Kostandinit, Shën Helenës, Shën Mërisë Vllaherna etj.

Muzeu i Ikonave Onufri: Ndodhet në lagjen Kala dhe përmban disa nga shembujt më të bukur të artit fetar në Shqipëri. Muzeu u hap në vitin 1986, emrin e ka marrë prej piktorit të madh të shek. XVI të shkollës shqiptare, Onufrit. Me mbi 210 objekte muzeale, 60 prej të cilave të shpallura si monumente të kategorisë së parë, Berati konsiderohet si një nga qytetet me trashëgiminë më të pasur kulturore, jo vetëm në Shqipëri, por edhe në rajon.

Pamje e re për kalanë e Beratit, atraksioni turistik i qytetit

Mirëmbajtja e monumenteve të kulturës, ashtu si në fillim të sezonit turistik, por edhe tani që është në prag të përfundimit të tij, vazhdon të jetë në vëmendjen e institucioneve përgjegjëse.

Drejtoria Rajonale e Kulturës Kombëtare Berat bën të ditur sot se po vijojnë punimet e pastrimit, konservimit dhe restaurimit të kullave dhe mureve të kalasë së Beratit.

Sipas DRKK-së, janë bërë pastrime nga bimësitë dhe hedhurinat (mbetje të materialeve të ndryshme ndërtimore), konsolidime në krye të mureve dhe kullave.

Pjesë e punimeve janë edhe restaurimet në muraturat e gurit, si dhe plotësime të zgavrimeve në to.

Kalaja e Beratit është një nga atraksionet turistike më të vizituara ku çdo vit e më shumë tërheq vëmendjen e turistëve të huaj dhe shqiptar, ku vetëm për muajin shtator të këtij viti arriti shifrën prej 15.548 vizitore duke e çuar numrin e vizitorëve për periudhën janar – shtator 2018 në 110.481 vizitorë vendas dhe të huaj, statistikë kjo e cila shpreh më së miri interesin në rritje për turizmin dhe trashëgiminë kulturore, shkruan ata./ KultPlus.com

Kalaja e Beratit, 27,468 turistë në katër muajt e parë të 2018

Monumentet e kulturës në Shqipëri çdo ditë e më shumë po tërheqin vëmendjen e turistëve e sidomos atyre të huaj gjatë kësaj periudhe, e cila përkon dhe me çeljen e sezonit të ri turistik.

Berati është një ndër qytetet më interesantë dhe tërheqës, i cili çdo vit e më shumë po tërheq turistë të huaj dhe vëmendjen e mediave të huaja, ku ky qytet është i pranishëm në shkrimet që bëhen për Shqipërinë, kjo edhe për faktin se është trashëgimi botërore e UNESCO-s.

Kalaja e Beratit është një ndër pikat turistike e cila ka një numër vizitorësh që vjen gjithnjë në rritje. Ajo përbën një nga atraksionet turistike më të preferuara në Shqipëri për turistët e huaj dhe ata vendas.

Këtë e bën të ditur edhe Drejtoria Rajonale Kombëtare Kulturore Berat, e cila na tregon me anë të statistikave se sa shumë është rritur numri i vizitorëve për periudhën janar-prill të këtij viti, krahasuar me të njëjtën periudhë të tre viteve të fundit.

Nga statistikat shohim shifra premtuese dhe shumë pozitive në pragun e çeljes së sezonit turistik, ku turizmi kulturor do të jetë motori i zhvillimit të ekonomisë lokale.

Po të bëjmë një krahasim për periudhën janar-prill 2017 kemi rreth 15,487 vizitorë, po në të njëjtën periudhë për këtë vit numri i turistëve është rritur duke shkuar në 27,468 vizitorë, pra 12 mijë vizitorë më shumë për vitin 2018.

Kalaja e Beratit

Kalaja e Beratit është një nga monumentet më të mëdha historike të Ballkanit, një fortesë e madhe që sundon mbi lumin Osum, shkruan “kultplus”. Kalaja është ngritur sipas një plani në formë trekëndëshi. Kjo kala, po të shihet nga poshtë, duket si pjesë e kodrës. Kulla e hyrjes së brendshme është e bërë nga blloqe guri, që u përkasin fortifikimeve ilire, të cilat janë ndërtuar në shekujt IV-II p.e.r. Maja e kodrës është e rrethuar me një mur të jashtëm periferik me 24 kulla. Në brendësi të kësaj kalaje ndodhen rreth 14 kisha, të cilat e kanë bërë mjaft të dëgjuar atë. Disa prej tyre janë: Kisha e Shën Triadhës, e cila i përket fundit të shek. XIII dhe fillimit të shek. XIV. Në brendësi të saj ka afreske mjaft interesante. Pas kishës së Shën Todrit gjenden kishat e Shën Kollit, Shën Kostandinit, Shën Helenës, Shën Mërisë Vllaherna etj.

Muzeu i Ikonave Onufri: Ndodhet në lagjen Kala dhe përmban disa nga shembujt më të bukur të artit fetar në Shqipëri. Muzeu u hap në vitin 1986, emrin e ka marrë prej piktorit të madh të shek. XVI të shkollës shqiptare Onufrit. Ka gjithsej tri salla në të cilat janë vendosur ikona të shumta të shenjtorëve, si dhe tekstile e sende të vogla prej metali, objekte të punuara për përdorim gjatë liturgjisë, kapakë të biblës të bërë në Berat nga mjeshtri Agathangjel Mbrica etj. Me mbi 210 objekte muzeale, 60 prej të cilave të shpallura si monumente të kategorisë së parë, Berati konsiderohet si një nga qytetet me trashëgiminë më të pasur kulturore, jo vetëm në Shqipëri, por edhe në rajon. /Ata