Së shpejti vjen leximi skenik i dramës ‘Jam unë ajo’ së Valmira Thaqit dhe Dituri Nezirajt

Së shpejti në skenën e vogël të Teatrit Kombëtar të Kosovës do të mbahet leximi skenik i dramës “Jam unë ajo” së Valmira Thaqit dhe Dituri Nezirajt, përcjell KultPlus.

Të martën me fillim nga ora 12:00, “Jam unë ajo”, do ta lexojnë aktoret si: Valmira Hoti dhe Fitore Broqi.

Dija dhe Vesa janë dy portagonistet e dramës përmes të cilave vjen rrëfimi për gjendjen emocionale dhe psikolgjike të grave lehona dhe periudhën e rimëkëmbjes pas lindjes. Midis luftës së brendshme dhe asaj të jashtme, ato gjejnë veten në një botë të pakuptimt, të errët fajtore për sjelljen në jetë të një krijese aq delikate dhe të pastër. Të paafta për këtë mision aq të vështirë, ato shpesh vdekjen e tyre e gjejnë si shpëtim. Të gjitha këto peripeci, vijnë nga depresioni i paslindjes, i cili nuk flitet, nuk ndihmohet dhe nuk trajtohet klinikisht, siç duhet. Kjo temë fatkeqësisht është ende tabu, si pasojë e mentalitetit tradicional.

Kjo ngjarje mbështetet nga Minstria e Kulturës Rinisë dhe Sportit. / KultPlus.com

Nesër në TKK mbahet leximi skenik i dramës “Era” së autores Albana Muja

Nesër në skenën e vogël të Teatrit Kombëtar të Kosovës do të mbahet leximi skenik i dramës “Era” së autores Albana Muja, përcjell KultPlus.

Me fillim nga ora 14:00, “Erën” do ta lexojnë aktorët si: Fatlume Bunjaku, Labinot Lajçi, Mirsad Ferati dhe Ekrem Sopi.

“Era” është njëra nga fitueset e vitit të kaluar në “Konkursin për Dramë Origjinale Shqipe Katarina Josipi”.

Ky event është mbështetur nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve. / KultPlus.com

Trupa rezidente e Qendrës Artpolis sjell leximin skenik “Lojëra në Oborrin e Pasmë”

Sonte, trupa rezidente e Qendrës Artpolis sjell leximin skenik “Lojëra në Oborrin e Pasmë”, me autore Edna Mazyac të shqipëruar nga Artur Lena dhe nën regjinë e Zana Hoxhës, në Parkun e Qytetit në Prishtinë, shkruan KultPlus.

Ngjarja zë vend në vitet 1988-91 në këndin e lojërave të qytetit Kibuts të Izraelit, në të cilën trajtohet dukuria e ngacmimeve seksuale, një dukuri kaq prezente edhe në shoqërinë tonë.

Në qendër të kësaj vepre është përdhunimi i një vajze 15 vjeçare nga katër djem të rinj në oborrin e pasmë, por mbi të gjitha gjyqi publik që i bëhet viktimës, e cila pëson edhe një dhunim të dytë ligjor, pasi “ishte ajo që e nxiti dhunimin”.

Këtë lexim skenik para publikut do ta prezantojë trupa artistike rezidente e Qendrës Artpolis me aktorët si: Zhaneta Xhemajli, Mikel Markaj, Edlir Gashi, Ismail Kasumi, Blerta Gubetini dhe Art Pasha, duke filluar nga ora 20:00.

Ky lexim skenik përkrahet nga KCSF dhe CFD. / KultPlus.com

“Tana art” realizon sot lexim skenik të dramave shqipe nën regjinë e Iliriana Arifit

Oranizata për kulturë dhe teatër “Tana art” realizon sot leximin skenik të dramave të shkruara nga dramaturgët që janë ndër më të rëndësishmit të letërsisë shqipe në Kosovë. Leximi skenik do të bëhet nën regjinë e regjisores së teatrit, Iliriana Arifi.

Bashkëpunëtorët profesionalë të “Tana art”, në koordinim me regjisoren Iliriana Arifi, për lexim skenik i kanë përzgjedhur këto drama: “Molla e Adamit”- Fadil Hysaj, “Përralla klaustrofobike”- Haqif Mulliqi, “Vorbulla”- Besim Rexhaj, “Poetika e turpit”- Jeton Neziraj, “Ifgjenia kukull”- Arian Krasniqi, “N’dry”- Arta Arifi dhe “Shkumësi”- Naser Shatrolli.

Gjatë këtij eventi do të lexohen dramat e shkruara nga emra dramaturgësh, që janë ndër më të rëndësishmit në letërsinë e sotme shqipe që shkruhet dhe botohet në Kosovë.

Ndërkaq, leximi artistik dhe skenik do të bëhet nga aktorët mjeshtërorë të skenës sonë teatrore, siç janë: Melihate Qena, Aurita Agushi, Afrim Muçaj dhe Artan Gecaj.

Eventi do të mbahet sot (26/11/2020), ora 16:00, në KultPlus Caffe Gallery që ndodhet në lagjen Ulpiana të Prishtinës (Rr. “Isa Boletini”, Soliteri 3/2-1, te fontana në Ulpianë)

Organizata për kulturë dhe teatër “Tana art” dhe regjisorja Iliriana Arifi ju urojnë mirëseardhje në këtë aktivitet kulturor! / KultPlus.com