Selena Gomez i dërgon mesazh Mark Zuckerberg në lidhje me urrejtjen dhe racizmin

Ylli botëror Selena Gomez ka publikuar mesazhin dërguar Mark Zuckeberg.

Gomez ka postuar mesazhin e saj në InstaStory, duke i bërë lutje për ndalimin e njerëzve për përhapjen e dezinformatave dhe promovimin e racizmit.

“Ne kemi një problem serioz. Facebook dhe Instagram janë duke u përdorur për të përhapur urrejtje, dezinformim, racizëm dhe fanatizëm”, shkroi ajo, dy ditë pasi yjet si Kim Kardashian, Jamie Foxx, Kerry washington, Sacha Baron Cohen, Mark Ruffalo, Dwyane Wade dhe Katy Perry promovuan #StopHateforProfit në rrjetet e tyre sociale.

Selena u ka bërë thirrje Zuckerberg dhe Sandberg që të bllokohen grupet dhe përdoruesit e përqendruar në përhapjen e gjuhës së urrejtjes, dhunës dhe keqinformimit.

“E ardhmja jonë varet nga ajo. Ky është një vit zgjedhjesh. Ne nuk kemi mundësi të kemi dezinformata në lidhje me votimin. Duhet të ketë kontroll të fakteve dhe llogaridhënie”, theksoi ajo./ KultPlus.com

Selena Gomez do të mbledhë fonde për shërbimet e shëndetit mendor

Këngëtarja e njohur së bashku me kompaninë e saj për kozmetikë “Rare Beauty” është zotuar se do të mbledhë 100 milionë dollarë për të përkrahur ata të cilët kanë nevojë për shërbime të shëndetit mendor.

“Jam shumë e lumtur që jam e rrethuar nga një ekip i cili më ka ndihmuar që të themeloj Fondin Rare Impact” tha Gomez në një deklaratë. “Që nga nisja e këtij brendi, kemi dashur të gjejmë mënyra se si t’ia kthejmë komunitetin të mirat dhe të përkrahim njerëzit që kanë nevojë për shërbimet e shëndetit mendor, shërbime të cilat kanë pasur ndikim të madh në jetën time”, ka shtuar ajo.

Ajo ka thënë se Rare Beauty dëshiron të ndihmojë njerëzit që të ndihen më të lidhur me njëri-tjetrin dhe më pak të vetmuar në botë. “Fondi Rare Impact do të ndikojë në shumë jetë, dhe përfundimisht do të bëjë ndryshim për të mirë në botë. Mburrem me punën që kemi filluar të bëjmë me partnerët tanë në mënyrë që t’ju ofrojmë këto shërbime çdo kujt që ka nevojë”, shkruan NME.

Një deklaratë e postuar në faqen e Instagramit të Rare Beauty thuhet: “Qëllimi ynë me Rare Impact Fund është të mbledhim 100 milionë dollarë brenda 10 viteve të ardhshme në mënyrë që të kemi më shumë burime të ndihmës në shëndetin mendor. 1% i shitjeve vjetore të Rare Beauty do të shkojnë në Fondin Rare Impact. Pos kësaj, do të rrisim fondet me shumë partnerë filantropë për të arritur qëllimin tonë”, transmeton KOHA.

Posti përfundoi duke cekur: “Së bashku, jemi më të mirë, sepse e dimë që nuk mund ta bëjmë këtë të vetëm. Andaj e kemi themeluar Këshillin për Shëndet mendor të Rare Beauty që përbëhet nga ekspertë dhe profesionalë që do të na ndihmojnë në punën tonë”. /KultPlus.com

Dua Lipa përkrah Selena Gomez (FOTO)

Dua Lipa së fundmi është paraqitur në një fotografi ku shihet në mesin e yjeve më të njohura botërore, shkruan KultPlus.

Përderisa sot qarkulloi gjatë tërë ditës fotografia ku Lipa shihet përkrahë aktores Jessica Alba, Jennifer Lopez dhe Sofia Vergara, tashmë KultPlus ju sjellë një tjetër fotografi ku Lipa shihet përkrahë këngëtares dhe aktores së njohur botërore Selena Gomez dhe Raquelle Stevens. /KultPlus.com

Hiti i Selena Gomezit u krijua për Rita Orën

Këngëtarja Rita Ora ka performuar në Coachella dhe dalja në skenë për të kishte një rëndësi të cilën të pranishmit nuk e kuptuan.

Ylli me prejardhje nga Kosova në vend të hiteve të saj këndoi këngën “It Ain’t Me”, e cila është realizuar në bashkëpunim të Kygos me këngëtaren Selena Gomez.

Rita ka treguar se kënga që ka arritur 450 milionë klikime në YouTube ishte e shkruar për të, prandaj nuk e kishte të vështirë që ta këndonte edhe në Coachella.

“Kemi punuar së bashku për një kohë dhe kur ai [Kygo] më telefonoi, nuk mund ta refuzoja”, ka thënë Rita Ora, transmeton Koha.net.

“Ai më pyeti nëse mund t’ia bëja një të mirë dhe ta këndoja këngën. Më pëlqeu ajo këngë. Ishte i shkruar nga ekipi im, prandaj e dija. Ishte e lehtë [ta këndoja]”, ka shtuar ajo.

Kënga jo vetëm që ishte shkruar nga i dashuri i Rita Orës, Andrew Watt, por tema e hitit të Selena Gomezit ishte për lidhjen e këngëtares shqiptare me producentin Watt.

10 fotografitë më të pëlqyera të Instagramit për këtë vit përfshijnë vetëm tre emra (FOTO)

Postimi më i pëlqyer në Instagram-it gjatë vitit 2017 ishte konfirmimi i Beyoncé-it për shtatzëninë e saj, i cili mblodhi 11.2 milionë pëlqime dhe u dha miliona njerëzve frymëzim për kostumet e tyre të Halloween, shkruan Vogue, përcjellë KultPlus.

Duket befasuese pasi që 10 fotot më të pëlqyeshme të vitit 2017 lidhen me tre emra të njohur: Beyoncé, Cristiano Ronaldo dhe Selena Gomez (e cila në vitin 2016 pati fotografinë më të pëlqyer në këtë rrjet social). Katër postime të Ronaldos dhe Gomez, përfshihen në këtë listë, secila fotografi e tyre ka grumbulluar nga 7.3 milion pëlqime deri në 11.1 milion pëlqime.

Ronaldo mori shumë vëmendje dhe pëlqime me postimet që ishin të lidhura me familjen dhe foshnjat e tij, me përjashtim të një fotoje futbolli . Nga ana tjetër, postimrt më të pëlqyera nga Gomez përfshinin paraqitjen e saj me The Weeknd, dhe një fotografi kur ajo u shfaq me flokët e saj bionde. Posti i saj më i pëlqyeri, numër tre në listë, ishte shpjegimi i saj i gjatë për mungesën e saj në mediat sociale. Në këtë fotografi ajo paraqitet pasi kishte bërë transplantin e veshkës./KutPlus.com


Selena Gomez mes lotëve i dedikon çmimin “Gruaja e vitit”, mikes që i dhuroj veshkën e saj (VIDEO)

Selena Gomez u nderua mbrëmë me çmimin “ Woman Of The Year” në eventin vjetor të Billboard Women in Music, por këngëtarja nuk mund t’i përmbante lotët derisa pranoi çmimin nga Billboard mbrëmë, përcjellë KultPlus.

Këngëtarja 25-vjeçare mbajti një fjalim shumë emocional në skenë derisa falënderoi miken e saj më të mirë France Raisa duke i dhuruar asaj trofeun e çmimit “Billboard Women Of The Year” që u mbajt në Los Anxheles ketë të enjte.

“Të jem e sinqertë, mendoj se Franca do duhej ta marrë këtë çmim për shkak se ajo ma shpëtoi jetën “, tha mes lotëve Gomez për aktoren France Raisa, e cila i dhuroi veshkën e saj Selenas në shtator të këtij viti”.

Selena kishte kyrer transplantin e veshkës me 14 shtator ku edhe e kishte publikuar një fotografi në Instagram në të cilën shihej së bashku me miken e saj Francen në veshjet e tyre spitalore duke shtrënguar duart e tyre për 128 milionë ndjekësit e Instagram-it./KultPlus.com

Aktori shqiptar në sheshxhirim me Selena Gomez (FOTO)

Aktori me prejardhje shqiptare, që po prek tashmë majat e Hollivudit, Marko Caka, është pjesë e filmit ‘Shi në muze’ me regji të Woody Allen, shkruan KultPlus.

Ky projekt i madh filmik i cili pritet të dalë ne vitin 2018-të, ka mbledhë rreth vetës një kastë aktorësh si: Selena Gomez, Jude Law, Elle Fanning… ndër ta është edhe aktori Marko Caka.

Një gjë të tillë e tregoi nëpërmjet rrjetit social Facebook, vetë Marko Caka, i cili poashtu ka publikuar edhe fotografi nga sheshxhirimi.


“On set with Woody Allen and Selene Gomez..
Nje falenderim special per regjizorin e madh Woody Allen qe me dha mundesine brenda 8 aktoreve, te jem pjese e vetem nje skene speciale te Selene Gomez “Shi ne muzeum” ne projektin e madh te tij filmik e te Amazon Studio per vitin 2018 me nje numer te yjesh, Jude Law, Elle Fanning
Megjithese kemi filluar xhirimet ne 3 te mengjesit, por ja vlen kur shikon gjithnje buzeqeshjen e Gomez duke na folur te gjitheve duke harruar shiun improvizus qe binte.. Nuk thuhet kot se Ëoody Allen ben vetem mrekullira ne sheshxhirim, qe duhet te jesh me fat ta perjetosh nga afer”, ka shkrua Caka./ KultPlus.com

Selena Gomez i rikthehet aktrimit, bashkëpunon me regjisorin Woody Allen

Këngëtarja njohur amerikane dhe ish ylli i Disney, Selena Gomez, ka vendosur zyrtarisht t’i rikthehet aktrimit, duke luajtur në filmin ardhshëm të fimbërësit të njohur amerikan Woody Allen, shkruan ‘Variety’, përcjellë KultPlus.

Krijuesja e hitit ‘Fetish’ lajmin për rikthimin e saj në aktrim e bëri të ditur gjatë një paraqitjeje për ‘iHeartRadio’, por pa dhënë shumë detaje mbi filmin.

‘Ka diçka lidhur me aktrimin, por nuk jam e lejuar të flas më shumë. Nuk mund të them as po as jo’, tha Gomez pasi u pyet për rolin e ri.

Ende nuk dihet titulli i filmit të ri të Woody Allen. Deri më tani është raportuar për vetëm për aktorët e këtij filmi, ku përveç Selena Gomez do të luajnëw edhe aktorët e njohur amerikanë Timoteu Chalamet dhe Elle Fanning.

Hera e fundit kur Selena Gomez ka luajtur në një film ka qenë në vitin 2012 në filmin ‘Spring Breakers’ të regjisorit të njohur amerikan, Harmony Korine. /KultPlus.com