‘Nëntori, ma mori mua dashurinë e parë’ (VIDEO)

Arilena Ara është këngëtarja e re që arriti të depërtojë shpejtë në skenën muzikore, ndërsa hovin e suksesit e arriti pikërisht me këngën “Nëntori”, me të cilën u paraqit në festivalin “Kënga magjike”, shkruan KultPlus.

Kënga që në çdo tingull e fjalë shpalosë ndjenjën e këngëtares, arriti të prek shpejtë publikun veçmas ata që ky muaj u ka lënë një boshllëk. Këtë baladë këngëtarja Ara ia kushtoi babait të saj. Pasi që kënga u mirëprit nga publiku, këngëtarja Arilena Ara shumë shpejtë e realizoi një version edhe në gjuhën angleze ndërsa kënga e saj arriti shumë shpejtë të depërtojë edhe jashtë Kosovës.

Muzika dhe produksioni i kësaj këngë është punuar nga Darko Dimitrov kurse teksti është shkruar nga Lindon Berisha.

Arilena Ara është fituese e edicionit të dytë i “X Factor Albania”.

Më poshtë ju rikujtojmë këtë këngë me interpretimin fantastik të këngëtares Arilena Ara. / KultPlus.com

“Mallkuar qoftë ky muaj që më la të vetme përgjithmonë” (VIDEO)

Arilena Ara është këngëtarja e re që arriti të depërtojë shpejtë në skenën muzikore, ndërsa hovin e suksesit e arriti pikërisht me këngën “Nëntori”, me të cilën u paraqit në festivalin “Kënga magjike”, shkruan KultPlus.

Kënga që në çdo tingull e fjalë shpalosë ndjenjën e këngëtares, arriti të prek shpejtë publikun veçmas ata që ky muaj u ka lënë një boshllëk. Këtë baladë këngëtarja Ara ia kushtoi babait të saj. Pasi që kënga u mirëprit nga publiku, këngëtarja Arilena Ara shumë shpejtë e realizoi një version edhe në gjuhën angleze ndërsa kënga e saj arriti shumë shpejtë të depërtojë edhe jashtë Kosovës.

Muzika dhe produksioni i kësaj këngë është punuar nga Darko Dimitrov kurse teksti është shkruar nga Lindon Berisha.

Arilena Ara është fituese e edicionit të dytë i “X Factor Albania”.

Më poshtë ju rikujtojmë këtë këngë me interpretimin fantastik të këngëtares Arilena Ara.

Lotët më janë tharë
Buza mu bë varr
Dielli nuk më ngroh
Dielli nuk më ngroh

Dhimbje sa një mal
Zemra nuk ma fal
Ty më nuk të shoh
Ty më nuk të njoh

(Ref) Mallkuar qoftë ky muaj që më la të vetme përgjithmonë
Nëntori , ma mori mua dashurinë e parë!
Nuk e dua këtë muaj më në kalendar!
Nëntori , ma mori , u shua dhe ky zjarr , nëntoriiiii..

Ishin plot me zjarr
Muajt n’kalendar
Kur ishim ne bashkë , sa ishim ne bashkë

E lumtur duke qarë
Pas teje si e marrë
Gjithëve ua thashë , për ne të dy ua thashë

(Ref) Mallkuar qoftë ky muaj që më la të vetme përgjithmonë
Nëntori , ma mori mua dashurinë e parë
Nuk e dua këtë muaj më në kalendar
Nëntori , ma mori , u shua dhe ky zjarr

Nuk e dua më ktë muaj, nuk e dua më ktë muaj, nëntori, nëntori, nëntoriiiii..

(Bridge) Vitin më t’bukur shkatërroi
Vulën e hidhur shkaktoi
Ky muaj i gjori, t’gjitha mi mori
Në djall le të shkoi
Nëntoriiiiiii…..!

(Ref) Nuk e dua këtë muaj, nuk e dua këtë muaj, nëntori ,ma mori, nëntori..
Mallkuar qoftë ky muaj që më la të vetme përgjithmonë
Nëntori, ma mori mua dashurinë e parë
Nuk e dua këtë muaj, nuk e dua më ktë muaj
Nëntori, nëntori, nëntoriiiiii.. / KultPlus.com

Shqiptarja e dytë që do të performojë në Botëror nderohet nga Presidenti i Bjellorusisë

Në ceremoninë përmbyllëse të Botërorit, përveç Era Istrefit, do të performojë edhe këngëtarja tjetër shqiptare, Arilena Ara.

Gjatë ditës së sotme në një lidhje telefonike nga Bjellorusia, moderatoret e “Chaud Patate” komunikuan me menaxherin e këngëtares, Popi Kola, për më shumë detaje.

“Ne kemi ardhur para dy ditësh në Bjellorusi për një koncert live. Këtu bëhet një festival i përvitshëm që zhvillohet në Europë, “I Love Festival”. Mbrëmë ishim në shesh, kurse pas darkës ishim në një show tjetër që zhvillohet për artistët më të mirë të vlerësuar nga Bjellorusia, ku Arilena mori çmimin nga presidenti Alexander Lukashenko” -tregoi menaxheri i saj duke shtuar se: “Sot do të jemi gjithashtu në Arena po në Bjellorusi, por në VIP-Best.”

Ndërkohë po përflitej se Arilena do të performonte në Fun Zone Club në FIFA dhe në datën 15 në World Cup.

“Kjo është plotësisht e vërtetë” ,thotë Popi, “Sigurisht ne jemi nesër në Fun Zone Sochi dhe më pas do të nisemi për Moskë në Kampionatin e madh.”

Nëse jeni kuriozë të dini se për kë bën tifo Arilena, menaxheri i saj tha me shaka se i vinte keq që skuadara e saj kishte shkuar në shtëpi me kohë…

Ndërsa për planet e saj pas Botërorit, Popi zbuloi se tashmë janë gati dy klipet e reja. Njëra për “Last Train to Paris” në bashkëpunim me një reper të huaj realizuar nga Universal Music.

Projekti tjetër veror do të vijë shumë shpejt dhe kënga do të jetë vetëm anglisht. /KultPlus.com

Audicioni me këngën e njohur shqipe në ‘The Voice’ të Ukrainës (VIDEO)

Në sezonin e 8’të të Voice of Ukraine, një kandidate ka zgjedhur që në paraqitjen e parë kur edhe bëhet përzgjedhja nga ‘trajnerët’, të paraqitet me këngë shqipe.

Madiya Bodnaruk ka zgjedhur që rrugëtimin e saj në The Voice of Ukraine ta fillojë me këngën “Nëntori” nga Arilena Ara.

Edhe pse u pëlqente paraqitja, profesionistët në juri vazhdimisht pyesin se në cilën gjuhën po këndonte vajza simpatike dhe me vokal unik. Pjesë e jurisë është edhe Jamala – fituesja e Eurovizionit me këngën “1944”, shkruan KultPlus.

“Nëntori” nga Arilena Ara mbetet një këngë e njohur tanimë në estradën shqiptare. / KultPlus.com

Arilena Ara këndon “Nëntori” shqip në Rumani (VIDEO)

Mbrëmjen e kaluar është mbajtur finalja e madhe e kompeticionit, The Voice of Romania, ku është shpallur zëri më i mirë i Rumanisë.

E ftuar në këtë event ishte edhe këngëtarja shqiptare, Arilena Ara, e cila ka korrur mjaft sukses në Europën Lindore me “Nëntori”. Për t’i thënë mirupafshim nëntorit për këtë vit e për të prezantuar denjësisht Shqipërinë, Arilena ka dhënë një performancë që ia vlen për t’u komplimentuar.
Veshur me të bardha, e shoqëruar nga balerinë në sfond dhe duke kënduar në shqip, Arilena na dha të njëjtën energji që patëm gjatë festivalit “Kënga Magjike”. Nuk jemi të vetmi që jemi impresionuar nga Arilena dhe performanca e saj, por edhe anëtarët e jurisë duket se nuk kanë pasur asgjë tjetër veçse për t’i dhënë duartrokitje në këmbë këngëtares shqiptare.

I ftuar në finalen e mbrëmshme, ishte edhe këngëtari i njohur italian, Alessandro Safina, i cili këndoi me një prej finalistëve, shkruan Blitz.al. Ne tashmë presim vetëm dhuratën e Arilenës për ne, të cilat nuk janë pak, por 5 këngë për Krishtlindje dhe festa. / KultPlus.com

“Nëntori” i Arilenës interpretohet në gjuhën rumune nën tingujt e violinës (VIDEO)

Diana Serban e njohur si Serena, ka sjellë versionin e saj të këngës “Nëntori” nga këngëtarja shqiptare Arilena Ara.

Kënga është realizuar nën tingujt e violinës dhe në gjuhën rumune.

Kënga “Nëntori” e cila u punua për festivalin “Kënga magjike”, e Arilena Arës, befasishëm kaloi kufijtë shqiptarë duke u renditur në vendet e para të toplistave disa vende të Evropës. / KultPlus.com