Galeria ‘Ambigu’ në Kanada ekspozon pikturat e artistëve shqiptarë

Është bërë e ditur se Galeria Ambigu në Montreal, Kanada, ka çelur një ekspozitë me piktura ku marrin pjesë edhe disa artistë të njohur shqiptarë, transmeton KulPlus.

Në këtë ekspozitë marrin pjesë me kompozimet e tyre dhe disa artistë shqiptarë, si Eline Lako, Entela Konomi, Gent Bejko, Kastriot Dervishi, të cilët janë pjesëmarrësit me origjinë shqiptare./albinfo/ KultPlus.com

Artistët e mirënjohur shqiptarë në Europë hapin festivalin “Different Trains 2020”

Artistët e mirënjohur shqiptarë që jetojnë në vende të ndryshme të Europës çelën mbrëmjen e djeshme festivalin “Different Trains 2020” me një koncert në kuartet harqesh në lulishten përpara Kryeministrisë së Shqipërisë, transmeton KultPlus.

Artistët Kristi Gjezi, Arben Spahiu, Liza Soppi dhe Vlorent Xhafaj u duartrokitën gjatë nga publiku, në këtë takim të parë muzikor pas kësaj periudhe të vështirë.

Koncerti u organizua me mbështetjen e koncertit për bashkinë Tiranë, Ministrisë e Kulturës, COD, si dhe Ambasadën Franceze në Tiranë.

Nga viti në vit, festivalit “Different Trains” po i shtohen emra të tjerë artistësh shqiptarë, të cilët po ndërtojnë një karrierë të suksesshme në skenat botërore, fitues çmimesh në konkurse të rëndësishme dhe ndër interpretuesit më të mirë të muzikës së dhomës. Por, pavarësisht suksesit, ëndrra e të gjithëve është të kthehen në vendin ku hodhën hapat e parë e të interpretojnë përpara spektatorit shqiptar.

Festivali Different Trains do të vijojë me disa koncerte deri më 13 tetor 2020. Ndërsa takimi i radhës me muzikën do të vijojë në 4 tetor në orën 19.30 në Tarracën e Pallatit të Kulturës, Tunnel Terrace, me recitalin e violonçelistit Eric- Maria Couturier. /atsh/ KultPlus.com

Çmimi i ‘Meritës’ për dy artistet shqiptare në ekspozitën ndërkombëtare në Çeki

Artistet shqiptare kanë përfaqësuar Shqipërinë në ekspozitën ndërkombëtare të arteve të bukura në Lidice – Çeki, përcjellë KultPlus.

Dy artistet e reja, Adelajda Agushi, 15 vjeç dhe Ersi Pashollari, 12 vjeç përfaqësuan denjësisht Shqipërinë në edicionit të 46-të të Ekspozitës Ndërkombëtare të Fëmijëve të Arteve të Bukura, që u organizua në Lidice – Çeki, bën të ditur ambasada e Shqipërisë në Pragë.

Artisteve shqiptarë iu akordua Çmimi i `Meritës`./ata

Inva Mula bashkë me artistë e famshëm shqiptar, mrekulluan mbrëmë publikun vjenez (FOTO)

Inva Mula ishte mbrëmë ajo që i parapriu koncertit të mbajtur në Vjenë të Austrisë, ndërsa pjesë e këtij koncerti ishin edhe artistë të rëndësishëm shqiptarë si: Genc Tukici, Eno Peci, Olen Cezari e Gëzim Myshketa, shkruan KultPlus.

Ky koncert u mbajt në shenjë të marrëdhënies diplomatike mes Shqipërisë dhe Austrisë ndërsa kjo ngjarje artistike është mbështetur nga Ambasada e Shqipërisë në Vjenë dhe Ambasada e Austrisë në Tiranë.

Koncerti u mbajt në Konzerthaus të Vjenës, në Mozart- Saal, ndërsa në të ishte i pranishëm edhe presidenti i Shqipërisë Ilir Meta dhe kryetari i Tiranës, Erion Veliaj. / KultPlus.com

Aurela Gaçe rrëfen takimin me ikonën e skenës Vaçe Zela: Një kujtim i shtrenjtë

“Unë mund të them pa asnjë lëkundje se Vaçe Zela, si artiste e madhe, hapi një epokë të re në të kënduarin e këngës shqiptare dhe u bë nismëtare e një kulture moderne në këtë fushë”, ishte shprehur shkrimtari Dritëro Agolli për këtë artiste shqiptare, shkruan KultPlus.

Por, figurën e saj, e kujtojnë e vlerësojnë të gjithë ata që e njohën, dëgjuan e jetuan me muzikën e saj.

Vaçe Zela, e cila ka ndërruar jetë vite më parë, do të qëndrojë gjithmonë në memorien e publikut me hitet e saj të pavdekshme si ‘Rrjedh në këngë e ligjërime’, ‘Lemza’, ‘Vals i lumturisë’, ‘Moj e bukura Shqipëri’ etj.

Por, për takimin me ikonën e muzikës shqipe ka rrëfyer edhe këngëtarja Aurela Gace, e cila ka treguar rreth emocioneve që ka ndierë në ato momente.

“Një kujtim i shtrenjtë. U hutova aq shumë kur e takova . Emocionet ishin aq të forta sa nuk haja dot asnjë copë nga keku që më ofroi…. Vaçe Zela, dëgjoj zërin e saj dhe them “sa me fat jemi që e kishim një zë-shpirt-art-magji-si i saji” . Mund të ishte artiste e një kombi tjetër , por ja që është e jona. Histori. Krenari. Sigurisht nuk ishte thjesht zëri i saj që e bëri të pavdekshme. Një zë i veshur me shpirt, me zgjuarsi, me ndjenjë, me vizion të qartë në atë që thoshte e këndonte …fuqia e magjia që kishte për të të rrënqethur, ishte dhe është e njëjtë”, ka shkruar Aurela Gace në Instagram. / KultPlus.com

“Nëntori” i Arilenës arrinë edhe një tjetër sukses (VIDEO)

Arilena Ara rrëmben edhe një trofe në një festival ndërkombëtar.

Kënga “Nëntori” e cila u punua për festivalin “Kënga magjike”, e Arilena Arës, befasishëm kaloi kufijtë shqiptarë duke u renditur në vendet e para të toplistave disa vende të Evropës.

Arilena performoi edhe në “Evropa Plus” në Rusi, aty ku kënduan emra të njohur të muzikës. E “Nëntori”, i Arilenës po shënon edhe një sukses tjetër. Këngëtarja nesër do të marrë pjesë në festivalin më të madh të Kazakistanit “The Voice of Astana”, i cili është festival i rëndësishëm ndërkombëtar që mbledh artistë më të suksesshëm nga mbarë bota, shkruan 21. Arilena do të këndojë krahas Willy William, Eva Simons, Arash.

Gjithashtu pas performancës ajo do të marrë edhe trofeun e këngës më të dëgjuar të vitit në skenën e stadiumit të qytetit, nesër me 27 gusht.

Pavarësisht se pati sukses edhe në shqip “Nëntori” u realizua edhe në gjuhën angleze, për të qenë e kuptueshme edhe për të huajt. “I’m sorry”, erdhi edhe me videoklip i cili u publikua para dy ditëve. / KultPlus.com