Gjithë frustrimin e dhimbjen që shkaktoi pandemia, Justin Bieber e shndërron në videoklip

Justin Bieber zbuloi një vështrim në prapaskenat e krijimit të videoklipit të tij për këngën “Holy”.

Përgjatë klipit, super ylli ulet e shpjegon qëllimin prapa videoklipit ambicioz dhe kinematografik të drejtuar nga Colin Tilley.

“Colin dhe unë, të dy zemrat tona qëndrojnë në këtë klip, të dy nga fakti që e dimë që po ndodh shumë në botë tani. Shumë dhimbje, shumë zhgënjim, shumë njerëz që humbin vendin e punës”, thotë ai teksa shihet i veshur si një punëtor i një pike karburanti.

“Në thelb tregon se si një akt dhembshurie mund të ndryshojë me të vërtetë trajektoren e jetës ose ditës së dikujt. Dhe thjesht të kesh ndjeshmëri për njerëzit,” thotë ai. “Ky është qëllimi ynë me këtë projekt, është thjesht të frymëzojmë, të sjellim shpresë në këtë lloj kohe të pasigurt, të brishtë”.

Videoja e prapaskenave të videoklipit më poshtë. /Insajderi.com / KultPlus.com

Grande dhe Bieber lansojnë këngën e parë së bashku, fitimet shkojnë për të prekurit me COVID-19

Ariana Grande dhe Justin Bieber kanë lansuar sot këngën e parë të përbashkët, të quajtur “Stuck with U”, dhe të gjitha fitimet do t’u shkojnë fëmijëve të punonjësve në vijën e parë të luftës ndaj pandemisë COVID-19, ka raportuar revista Female First, transmeton KultPlus.

Ariana tha se është shumë e lumtur që kënga e parë e përbashkët me Bieberin shkon për një kauzë të tillë.

Vetëm disa orë para lansimit të këngës, ajo shkroi në faqen e saj në Instagram: “Nuk mund të shprehem se sa e lumtur jam, kemi pritur aq gjatë për ta bërë këtë këngë. Ky moment është shumë domethënës dhe jam e lumtur se kemi mundur të japim zërin tonë për një projekt të tillë dhe bashkëpunimi ka qenë aq përmbushësh, dhe e dua këtë këngë aq shumë. E kam zemrën plot dhe ju dua shumë” ka shkruar ajo.

E pas lansimit të këngës, u deklarua edhe Justin.

“Kënga dhe video ‘Stuck with U’ janë publikuar sot, me mikeshën time të mrekullueshme Ariana Grande. Të gjitha fitimet do të shkojnë për një kauzë të mirë. Araina je e mrekullueshme. Jam i lumtur që më në fund e bëmë”, ka shkruar Bieber në rrjetet sociale.

Pop yjet herën e fundit që punuan bashkë ishte gjatë performancës së Arianas në Coachella, vitin e kaluar.

Gjithashtu ata patën një duet në hitin “Sorry” të Justinit, në vitin 2015. / KultPlus.com

Justin Bieber thyen rekordin e Elvis Presleyt

Albumi i shtatë i Justin Bieberit, “Changes”, ka debutuar në maje të toplistës amerikane “Billboard”, duke e mundur rekordin e vendosur nga Elvis Presley para 59 vjetësh.

Këngëtari kanadez tani është solo artisti më i ri në moshë që i ka shtatë albume të pozicionuara në vendin e parë të kësaj topliste, duke e arritur këtë sukses në moshën vetëm 25-vjeçare, transmeton Koha.net.

Presley ishte 26-vjeçar ku e shënoi rekordin e artistit me shtatë albume të pozicionuara në vendin e parë, me albumin e vitit 1961 “Blue Hawaii”.

“Changes”, që është albumi i parë i Bieberit në katër vjetët e fundit, i ka shitur 231.000 kopje javën e kaluar, duke arritur ta zërë vendin e parë në toplistat muzikore, si në Amerikë ashtu edhe në Britani të Madhe.

Në këtë incizim, pop ylli problematik Bieber i këndon jetës sfiduese si yll tinejxher, hyrjen në moshë madhore dhe martesës me modelen dhe aktoren, Hailey Baldwin.

Toplista “Billboard” e ka konfirmuar lajmin se Bieber e ka thyer rekordin e mbretit të muzikës “Rock ‘n’ Roll”, Elvis Presley, por ka shtuar se, nëse grupet do të merreshin parasysh në këtë garë, atëherë të katër anëtarët e bendit “The Beatles” do të konsideroheshin triumfues, kjo ngase që të gjithë ishin më të ri të Bieberi kur e kanë lansuar albumin e shtatë muzikorë të pozicionuar në vendin e parë të toplistave.

Pavarësisht kësaj arritjeje të madhe në karrierën e tij, Justin Bieber, duket se nuk do të qëndrojë gjatë në pozitën e parë të toplistës së albumeve më të mira.

Pop grupi nga Korea Jugore, “BTS”, e ka lansuar albumin e ri “Map of the Soul: 7” të premten e kaluar, dhe ka arritur t’i shes më shumë se 4 milionë kopje të para-porositura anembanë botës. Kështu ka bërë të ditur kompania e tyre incizuese “Big Hit”.

Falë këtij suksesi, incizimi i ri i “BTS” bëhet albumi me shitjen më të madhe në botë, pas atij “Divide” nga Ed Sheeran i cili u publikuar në vitin 2017. / KultPlus.com

Justin Bieber dhe Quavo sjellin një videoklip të veçantë të këngës “Intentions”

Ylli i muzikë pop Bieber, e ka publikuar videoklipin e këngës së tij të fundit “Intentions”, e cila e përfshinë edhe reperin Quavo. Por ky projekt vjen pak më ndryshe dhe më i veçantë.

Klipi e paraqet historinë e tri femrave të mbështetura nga “Alexandria House”, një strehimore për femra me bazë në Los Angeles, transmeton Koha.net.

Justin dhe Quavo, po ashtu përfshihen në videoklipin e ri të këngës, ku në një moment e shohim këngëtarin kanadez Bieber, duke ia dhuruar një veturë njërës prej protagonisteve të këtij projekti.

Ndërkaq në fund të videoklipit shfaqet një mesazh, i cili i bënë thirrje publikut të dhurojnë të holla për një fondacion bamirës të themeluar nga dyshja, Justin dhe Quavo, të cilët tashmë kanë kontribuar me 200.000 dollarë për këtë kauzë.

Këngëtari 25-vjeçar, Bieber, vjetëve të fundit ka postuar mesazhe të shumta në rrjetet sociale, ku ka treguar për betejën e tij me depresionin, drogat dhe famën, ndërsa detajet rreth sfidave të jetës së tij, ai i ndau me publikun përmes dokumentarit disa pjesësh të publikuar në YouTube, “Justin Bieber: Seasons”.

Kënga “Intentions” është pjesë e albumit të ardhshëm të Bieberit, “Changes”, i cili do të dal në shitje më 14 shkurt dhe do të përcillet me një turne të pop këngëtarit nëpër Amerikën Veriore. Po ashtu, Justin dhe Quavo, e interpretuan hitin e tyre të ri këtë fundjavë në emisionin “Saturday Night Live”.


Kosovari realizon videoklipin e këngës më të re të Justin Bieber-it

Viti 2020 ka filluar mirë për shqiptarët e zellshëm të cilët me punën e tyre po depërtojnë nëpër botë.

Një gjë të tillë e ka arritur edhe kosovari, Arben Vllasaliu, puna e të cilit tanimë mund të shihet në videoklipin e fundit të këngëtarit të njohur botëror Justin Bieber, shkruan Reporteri.net.

Kreativitetit artistik i kësaj video është bërë falë punës së Arben Vllasaliut, i cili ka përgatitur animacionin që ju do ta shihni në videon në vijim.

Arbeni ka thënë se nuk do të ndalet dhe se shumë gjëra të reja dhe të mira do të vijnë në muajt në vijim.

“Unë e kam përmendur se  gjëra të reja dhe emocionuese po vijnë në vitin 2020, dhe ju nuk u desh të prisnit shumë gjatë!

Ky është vetëm një nga animacionet që kam bërë për Justin Bieber dhe  ky është vetëm fillimi. Shumë gjëra të tjera po vijnë. Qëndroni me ne!”, ka shkruar Arbeni. / KultPlus.com

Ed Sheeran dhe Justin Bieber të premten publikojnë këngën e re

Thashethemet janë të vërteta – Ed Sheeran dhe Justin Bieber po bashkohen përsëri për një këngë të re.

Kanë kaluar pothuajse katër vite që nga bashkëpunimi i tyre në projektin “Love Yourself”, ndërsa tani të premten lansojnë këngën e re.

“Kënga ime me Justin Bieber do të dalë të premten”, ka shkruar Sheeran në postimin e tij në Instagram.

Fansat kanë spekuluar për një projekt mes 28 vjeçarit dhe 25 vjeçarit që nga muaji i kaluar dhe që kjo doli të jetë e vërtetë.

Bashkëshortja e Bieber, Hailey ka postuar një fotografi të bashkëshortit të saj me përshkrimin: “Ju më keni bërë njeri më të mirë dhe më ke bërë më të lumtur siç kam qenë, të dua më shumë se gjithçka”.

Kujtojmë që Justin Bieber bëri një rikthim befasues në skenë gjatë setit të Ariana Grandes në Coachella të dielën. /Telegrafi.com/

  • E