kur e mendoj shkumjen tande i kthehem dy gotave që i pim’ aty e gjej vetën, ty, e neve. n’dy gota na flet e ardhmja jonë por ti ik e gjeje veten, fluturo, ç’mallu, shlirou’ e përjeto, merre për dore ndjenjën që bashkë na bani mu e ty! kur e mendoj shkumjen tande të jem i njejti dua prap’ jo se m’mbeti ambël por i ambël ishte përjetimi i parë kur në sy të pashë! mu duk të njihja dy jetë, në dy gota flet e ardhmja jonë në të tretën ti ke vdekë, sot rri vetëm, duhan, pak kafe e muzikë vaji i burrit thonë kanga e në secilën kangë po më vjen ti, ik gjeje veten, fluturo ç’mallu, shlirou’ e përjeto merre për dore ndjenjën që bashkë na bani mu e ty. se unë sot rri vetëm duhan, vaj e muzikë në dy buzë kafeje më vjen ti sakaq edhe më ikë. /KultPlus.com
Dhimitër P. Pasko, i njohur ndryshe me pseudonimin e tij letrar si “Mitrush Kuteli” është padyshim një nga shkrimtarët, intelektualët, mendimtarët më të ndritur të Shqipërisë. Kuteli vdiq më 4 maj 1967, duke lënë pas admirimin dhe mirënjohjen për fuqinë e penës dhe forcën e shembullit përmes së cilave i fali letërsisë shqipe të shek. XX një grumbull xhevahiresh të mrekullueshme.
Ekonomist e specialist i sistemit bankar dhe i prirur për studimin e këtyre disiplinave, ai gjeti tek letërsia një dashuri hyjnore, të cilës i fali pa kursim vlerat e shpirtit të tij.
Autor që dha kontribut në çdo lëmi letrare, ai ka lënë mbi të gjitha një “ligjërim mbi etikën” e mendimtarit aty ku Descartes e la një të tillë për metodën. Cilësia dhe serioziteti i kritikes letrare të Dhimitrit arriti në atë pikë katarsisi sa iu përvesh vetë krijimtarisë së Mitrushit, si në rastin e përshtatjes në shqip të veprës së Emineskut.
Në përmbledhjen pak të njohur “Shënime letrare”, kritika e tij ngriti një problemi të madh shqiptar.
“Është fort e rëndë të thuash se në këtë kuadër shqiptar kaq të vrazhdët, qoftë edhe në botën e shkrimtarëve (dhe veçanërisht në këtë bote!) ku autori vë dorën në kobure ose të ndjek “administrativisht”, ose, të paktën, të rri me kokë me nj’anë, sepse nuk e lavdërove sa desh ay vetë. Në këtë kuadër të vrazhdët, them, ku je i detyruar të pranosh – duke heshtur! – që një thes me kashte të quhet poet klasik ose filozof e një bostan-tavasi, poet, sociolog a s’di ç’tjetër batërdi”.
Në kujtim të poetit, sot po e sjellim poezinë “Elegji”
Po të vdes në dhé të huaj, – Shortë mërgimtari – Të m’ a bëni varrin t’ im Ku do bjé së pari.
Pa një grusht nga toka jonë, – Balt nga balt’ e vetë – Të m’ a sillni e t’ a vini Drejt ne zembr’ e shkretë.
Se kjo balt’ e Vendit t’ onë Mallet do m’ i shuaj, S’ do më duket fort i rêndë Moj, ky dheu i huaj.
E të vini të m’ i thoni Asaj Nënës s’ ime: Zi mos qajë, zi mos mbajë Po asnjë thërrime.
Se m’ i lumtur jam i fjetur Se sa i mërguar, Mot pas moti aratije, – Zembër copëtuar . . .
Pa fytyr’ e saj e tretur – Që e kam ikonë, – Lart mbi varr do më qëndrojë Sot e gjithmonë. / KultPlus.com
Asgjë nuk krahasohet me vdekjen Nëse e marrim gjithmonë me vete Ta shëtisim në kopshtin e parajsës Buzë lumenjve të amshimit Nëpër shtatë palë qiej me yje Kur çdo gjë pendohet përnjëherë Fytyra e ndërlikuar e vetmisë Epilogu pa fitues i mëshirës Butësia e tharjes së fjalëve Zbutja e frikës me ujë të ftohtë Dëshmia e pritjes së tradhtuar Zbulimi i dashurive të fshehta Legjenda për gjarpërinjtë e shtëpisë Asgjë nuk krahasohet me vdekjen Ku ajo çdo ditë luan me piano Pa e pyetur askush traumën e zemrës As kur i mbyllim sytë As kur i hapim plagët Asgjë nuk krahasohet me vdekjen Edhe kur vjen befas Pas përqafimit të njerëzve të dashur Edhe kur largohet Pas shpërthimit të ndjenjave të fundit Edhe kur çdo gjë përsëritet Në heshtje nga fillimi Edhe kur kthehet prapë Me protestën e lotve Edhe kur bëhet shpallja e dashurisë Me shikim të parë Edhe kur vyshket Koleksioni i ëndrrave të bukura Edhe kur lidhet me pranga Vetëm për një çast Në të njëjtën udhëkryq të harruar
Trembëdhjetë minuta larg dhimbjes Sipas orarit të ri të kujtimeve Sipas grindjes së dy shpirtrave Sipas pak gjërave të pathëna Vdekja vjen Edhe me zjarrin e shikimeve Të ndezura një nga një në pasqyrë Edhe me adhurimin e çmendur Të ngjyrave të bardha Edhe me fluturimin e mijëra zogjve Edhe me prekjen e gishtërinjve të lëmuar Kur dalëngadalë shkrihet Largësia e buzëve Ndonëse një mbrëmje e harrojmë Në rrugën pa emër Deri në ditën tjetër Kur i del afati Të gjitha mëkateve të shpirtit Asgjë nuk krahasohet me vdekjen
Nesër nuk do të shkruaj poezi për luftën Të gjitha fjalët i ka marrë era Nëse për luftën thuhet se fiton më i forti Këtu nuk vdiset si dikur As për dorëshkrimet e djegura nuk do të shkruaj Nuk mjafton vetëm ndjesia e përkujtimit Sot poetët nuk veshen me të bardha Sot gratë e Dukagjinit veshen me të zeza Në secilën shtëpi jeton nga një dhimbje Nesër nuk do të shkruaj poezi për luftën Ndoshta më askush nuk i dëgjon engjëjt As kur fillon as kur përfundon pikëllimi Ëndrra qenka më e dashur se sytë e ballit Kur çdo ditë pika i bie trishtimit Të pagjumët nuk e duan më natën As hëna nuk i duron më yjet në qiell Nuk ka vend për zogjtë e përmallimit As për fluturat e lumtura Këtu nuk vdiset si dikur Mbas shtegtimit vjen një zjarr tjetër Derisa protestojnë edhe epitafet për mungesën e varreve Kur i hapim sytë i mbyllim portat e frikës Secili i kujton etjet për një pikë ujë Si dridhjet e klithmave të rrëzuara Pa e njohur kurrë fundin e ikjes Në udhëtimin e hijeve të nëmura Ekspozohen fotografitë e tmerrit Këtu nuk vdiset si dikur Nesër nuk do të shkruaj poezi për eksodin Ofshama e nënave shndërrohet në shpirtra të gjallë Më lehtë është të vdesësh se t’i harrosh të pagjeturit Për jetën luftojnë të gjitha gjallesat Edhe gjarpërinjtë nën gurë Nesër nuk do të shkruaj poezi për luftën
Çdo ditë më merr malli Për zërat e paharruar të Bashotëve Më kujtohet si pagëzohej dashuria Me ninullat më të bukura të fëmijërisë Si i lidhnim kujtimet duke i numëruar hapat e dremitur Pastaj iknin kukuvajkat nga kulmi i shtëpisë Ndërsa shpirtrat bënin gjumë të ëmbël Më vonë i palonim në heshtje të gjitha dallgët e jetës Për t’i gëzuar buzëqeshjet pa brenga Çdo ditë më merr malli Për zërat e paharruar të Bashotëve Si thurej nostalgjia me pëshpëritjet e mëngjesit Nëpër thellësitë e përndritura të kujtesës Kur i gdhendnim gurët e durimit Për të ndërtuar shtëpi me pamje kah dielli Pastaj vraponim fushave të blerta Bashkë me aromën e zambakëve të lulëzuar Ashtu vinte e lumtur buzëmbrëmja Sepse aty kurrë nuk trembeshin shqiponjat As fjala s’e humbte besimin e vet Edhe pse qielli mbulohej me re të zeza Edhe pse toka gjëmonte në të katër anët Edhe pse zjarri përpinte të gjitha legjendat Çdo ditë më merr malli Për zërat e paharruar të Bashotëve Aty nuk mungonte asnjë pjesë e dhimbjes Secila përshëndetje ishte më e ngrohtë se tjetra Ndërsa rrudhat e ballit ngjanin me vrullin e stuhisë Secili plis i bardhë kishte krenarinë e vet Dhe vdekja ikte nga hija e gjarpërinjve Çdo ditë më merr malli Për zërat e paharruar të Bashotëve Pikërisht aty bekohej çasti i lumturisë Dhe zgjohej ofshama e zemrës Në formën e krahëve të dallëndyshes Ndërsa imazhi më i përmallshëm Mbështillej me lotët e mërgimtarëve Nëpër librat e historisë së patreguar Sa herë në lisin e gjakut skalitej liria Çdo ditë më merr malli Për zërat e paharruar të Bashotëve
Jam lindur pranë lumit Në një tendë të vogël Dhe porsi lumi, që atëherë Kam lëvizur.
Ka kaluar shumë Shumë kohë e gjatë, por e di Ndryshimi do të vijë Po, do të vijë.
Është bërë e vështirë jetesa Ama frikësohem të vdes Se nuk e di ç’ka atje Qiellit përmes.
Shkoj në kinema Dhe zbres në qytet Dikush vazhdon të më thotë: “Mos u sorollat!”.
Pastaj shkoj te vëllau im I them: “Më ndihmo të lutem, vëlla” Por, nuk i intereson Më godet Dhe në dy gjunj më rrëzon. Ka kohë që kam menduar Se shumë gjatë s’mund të duroj Por, tash jam i kalitur Të vazhdoj.
Ka kaluar shumë Shumë kohë e gjatë, por e di Ndryshimi do të vijë Po, do të vijë. / KultPlus.com
Mos e hap derën Brenda është frika Gjithçka mund të ndodh Për një fije floku Me një fije shkrepëse Pas pak digjet Xhelozia e ëndrrave të bukura Ndonjë pëshpëritje zilie Në veshin e djathtë Për çudi mahnitemi Nga ai zjarr i madh Pa filluar ende mrekullia Për më shumë fantazi Mos e hap derën Asnjë shenjë tjetër Nuk krahasohet me heshtjen Si zakonisht fjala e parë Thuhet në vend të fjalës së fundit Në çdo mëngjes të pazakonshëm Sa herë nis rrëfimi për vetveten Pse në këtë botë ekzistojnë ngjyrat Për ta pikturuar amshimin E bardha si këmisha e lotve E zeza si mëkati E kuqja si buzët e lumtura E verdha si trëndafilat e tharë E kaltra si sytë e mi Mjaftojnë vetëm këto Dhe thellësia e admirimit Ndoshta prapë mahnitemi Deri në çastet e fundit Pa mbaruar kurrë pendimi
Ky qiell i prillit pa ty është i vjetër. shkon një trishtim e ja ku vjen një tjetër. Në mallin tënd ky karafil i egër,- Ti do të më dashurosh patjetër!
Në sytë e tu diej të vegjël e ndezën natën dhe ditën e ndezën. Mirë sot, po si durohet pa ty nesër?- Ti do t’më dashurosh patjetër.
Kapërcej ty e kapërceva veten, dhe përtej vetes kapërceva jetën, dhe përtej jetës kapërceva vdekjen,- I hapa krahët të pushtoj ty vetëm:
Librat do të shtrenjtohen E dashur Sapo fola me një botues Me parat e honorarit Do ta blej një jaht Një avion
Jemi të parët që do të fitojmë nga Poezia (Eh, kjo veç është e bukur) Nëse nuk kam parë ëndërr
Librin më nuk do ta falim injorantët nuk do t’i presin më thonjtë mbi libra tanë
Prostitutat s’do ta flladitin ballin
Shitësit në shesh më nuk do t’i mbështjellin me poezi kikirikët, farat, gështenjat
Farmacitë barnat, pesticidet, helmet
Librat do të shtrenjtohen
pa hy në borxh askush nuk do të mund të blej libër me Poezi HARROJE pa i lënë fëmijët pa bukë
Njerëzit do të presin në radhë për të blerë libra
Poezia do të lexohet në zyrën ovale në foreign office, n’Kremlin
Nuk desha ta them të fundit fjalë Poezi do të lexojnë miliarderët
Ministrat, biznesmenët, Të dashurave do t’ju blejnë libra me Poezi në vend të diamanteve Ato do të gëzohen Nuk pritet t’ua përplasin për fytyre
Ne do të vazhdojmë kështu siç jemi Do të lundrojmë Në ujëra të thella, t’paqta lotësh do të fluturojmë me avionin tonë lart më lart se fluturat se zogjtë te yjet
Pastaj do të aterojmë në një livadh të gjelbër dhe do të ulemi si dikur E do ti lexojmë Barit Poezi /KultPlus.com
Pas një nate në tokën ku vazhdojnë të çelin lulet e fëmijërisë ku vazhdojnë të kalben ëndrrat mes lisave të përgjumur fillojnë të zgjohen sorrat dhe dielli i një qielli tjetër (nën të cilin kuptohet se ka shumë më tepër mënyra për të vrarë sesa për të bërë dashuri) Një burrë derisa po kthehej në shtëpi nga turni i natës ndeshet në park me një prostitutë lakuriq të vdekur që kishte të tatuazhuar në kërdhokull emrin e një shqiptari nga Kosova E gjora nuk i kishte dy javë që kishte dalë nga përralla / KultPlus.com
Para se të vish Sillmë tre trëndafil të kuq Para se të vish Sillmë një Gishtëz të madh Sepse duhet të qep zemrën E më sill një qetësi të gjatë Të madhe si një Telajo dashurie Para se të vish Jepi një shqelm murit përball Sepse aty brenda është një spiun Që ka parë në fytyrë dashurinë time Para se të vish Mbylle lehtë derën Dhe nëse unë jam duke qarë thërrit Violinat më të mira Para se të vish Thuamë që tashmë ke ikur Sepse unë do të trembesha Dhe para se të ikësh rresht së përshëndeturi Sepse unë shumë gjatë nuk do të jetoj…. / KultPlus.com
Në tavolinën afër xhamit të thyer Të dy ulen me buzë në gaz Ajo shikon akrepat e orës Ai tund kokën Çdo hollësi tjetër është e tepërt
Në tavolinën përballë Dy të dashuruar cakërrojnë gotat Dhe ia ngulin sytë njëri-tjetrit Derisa mbaron rituali I shtrydhjes së buzëve
Diku afër banakut Një poet reciton poezi për kafshët Në dorën e djathtë mban çelësin Trëndafilin e kaltër në dorën e majtë Çdo krahasim tjetër është si nata
Imazhet luajnë me vetveten Asgjë më nuk është e dehur Pas pak këputet filli i ëndrrës Nga hutimi i syve Merr fund akti i zilisë
(Akti i frymëzimit: San Diego, korrik 2005. Shkruar më 8 prill 2022) / KultPlus.com
Merre një grusht marrëzi, shto ca pika racizmi, budallakije e patriarkalizmi, e pak patriotizëm fallc e t’harxhun, pak gurë të përmendoreve dhe beton, pak gjelbërim që e merr n’Serbi, pak aromë t‘premtimeve të politikanëve, Në fund i shton egoizëm dhe i hedh ca gënjeshtra përsipër dhe e le të piqet nën tingujt e muzikës tallava deri sa t’na thotë Amerika: u pjekë.
Inspiruar nga poezia “Si bëhet kënga rome” e Kujtim Paçaku, e kthyer në satirë. / KultPlus.com
Te huaj jemi ne prej kohesh, C’ish per t’u thene eshte thene, Si guret qe zene vend ne toke, Ne jete vend ne kemi zene. Drejt njeri-tjetrit kemi mbyllur Te gjitha rruget edhe shtigjet, Si dy qytete mesjetare Me mure, heshta dhe me pirgje. Por naten, kur i lodhuri truri, Portat i mbyll me qetesi, Ti gjen nje shteg dhe futesh brenda, Nje shteg qe vetem ti e di. Pastaj si ne rrugica parqesh, Shetit mes cirkovolucionesh, Hyn neper endrra e shkujdesur, Fanitesh, qesh, ma ben me dore. Pok kur mengjesi ze afrohet, Nis shqetesohesh befas ti, Dhe heshturazi del perjashta Nga shtegu, qe del vec ti E dita vjen. Rrjedh prape jeta. Dhe ne te dy si dhe me pare Te ftohte rrime e te pamposhtur Si dy qytete mesjetare. /KultPlus.com