“Vera andrron detin” hap ‘PriFest’, shpaloset rrëfimi i Verës, gruaja që lufton patriarkatin e pamëshirshëm rural

Era Berisha

Një histori e pazakontë, krejtësisht e rrallë por e veçantë në llojin e vetë, ka qenë njëra ndër pikat kryesore që ka kulmuar mbrëmë në hapjen e Festivalit Ndërkombëtar të Filmit në Prishtinë, ‘PriFest’, me rastin e premierës së filmit kosovar, tashmë të suksesshëm “Vera andrron detin” nën regjinë e Kaltrina Krasniqit. ‘PriFest’ sivjet shënon edicionin e katërmbëdhjetë por për herë të parë pa drejtoreshën e festivalit, Vjosa Berisha e cila vdiq më 23 qershor të këtij viti. Andaj, ky edicion do të jetë në kujtim dhe nderim të saj, shkruan KultPlus.

Pak para se ora të shënonte 20:00, ishte pamja para objektit të Kino Armatës ajo që po tërhiqte vëmendjen e të gjithë atyre që kalonin pranë. Tapeti i kuq i shtruar, reflektorët në ngjyra të ndryshme që ngjasonin me ngjyrat e sivjetshme të festivalit, muzika live që buronte lehtazi nëpër atmoferë, ishin vetëm disa nga copëzat e shumta që kryeqytetit po i sjellin një frymë të shumëpritur. Artdashës të shumtë mbushën vendin dalëngadalë, teksa hapësira u mbush pothuajse qosh më qosh. Ndërkaq, premiera e filmit “Vera andrron detin” u bë e mundur që të shijohej në dy hapësira; në Kino Armatë dhe Kino ABC.

Pas shumë përqafimeve, buzëqeshjeve, shkrepjeve të fotografive në ambientin e jashtëm, kishte ardhur koha që filmi të jetësohej në Prishtinë. Salla në Kino Armatë u mbush plot dhe të gjithë zunë vendin e tyre nëpër ulëse. Pas ca momenteve, në skenë doli aktori Armend Smjali i cili në rolin e moderatorit, bëri hapjen zyrtare të këtij edicioni. Ai nuk la pa e përmendur edhe lumturinë që e posedonte për prezencën e drejtoreshës së “Odesa Film Festival”, Anna Machukh, të cilën e përshëndeti dhe i tha në emër të popullit të Kosovës, që “ne qëndrojmë me Ukrainën, jemi me ta dhe njerëzit e tyre, si dhe jemi të lumtur që ajo sonte ndodhet me ne.”

Tutje, një performancë që zuri vend brenda hapësirës, qe pjesa më e ndjeshme që emocioni të pranishmit. Nga reflektorët e llojllojshëm që portretizonin ngjyrat e këtij edicioni të festivalit, dhe që mrekullueshëm binin direkt mbi personazhet në skenë, interpretimi i aktorit Armend Smajli, i cili shoqërohej këndshëm nga violinisti Visar Kuçi dhe kitaristja Tringa Sadiku, solli momente poetike që rezultoi në rrëqethjen e audiencës. Audiencë kjo që tashmë veçse ishte rrethuar me kujtimin për Vjosa Berishën, fotografitë e së cilës përshkonin muret në sallë, teksa buzëqeshja e saj plot rrezatim që ëmbëlsisht portretizohej, ngjalli ndjenja të panumërta. Kujtimi dhe nderimi për të, vazhdonte të rrjedhë njashtu si lumi në shtratin e tij të vrullshëm, plot mallëngjim por asnjëherë në mbarim.

Gjithashtu, një pikë tjetër e kësaj nate ishte edhe pjesëmarrja e korit të njohur “Siparantum” që me vokalin e gjithsecilit në skenë, pushtuan atmosferën me një vijë melodike që erdhi aq butësisht por në një mënyrë tejet të veçantë. Të veshur në të zeza, ata arritën që njëzëri të nderojnë figurën e Vjosa Berishës, e cila në ato momente padyshim që do të ishte krenare për punën e palodhshme të secilit pjesëmarrës.

Në anën tjetër, nuk kanë munguar as edhe fjalimet në nderim të saj por edhe në kuadër të hapjes së edicionit të 14-të të Festivalit Ndërkombëtar të Filmit në Prishtinë, ‘PriFest’.

Kryetari i Komunës së Prishtinës Përparim Rama, ka thënë se ‘Prishtina Film Festival’ e shndërron qytetin e Prishtinës në një parajsë të vërtetë.

“Kënaqësi dhe moment shumë emocional me qenë sonte këtu pa Vjosën. Unë jam rrit me Vjosën, afër Vjosës dhe kam lind në një ndërtesë me të. Kam shumë momente që i kujtoj prej vegjëlisë. Vjosa, gruaja e jashtëzakonshme që krijoi e zhvilloi ‘PriFilmFest’, këtë festival të mrekullueshëm të filmit që na e nderon kryeqytetin tash e katërmbëdhjetë edicione. Përgjatë edicioneve të mëparshme, festivali ka pruar filmat më cilësorë nga vende të ndryshme si dhe kineastë, regjisorë e aktorë të famshëm nga vende si Amerika, Australia, Britania, e po ashtu edhe nga rajoni ynë”, thotë Rama.

Sipas tij, sivjet, me nismën e Vjosës, festivali ka shkuar edhe një hap tutje, në kuadër të ‘Odesa Film Festival’ që po e hap edicionin këtu në Prishtinë.

“Sonte jemi të nderuar nga prania e ukrainasve në këtë edicion të përbashkët. Si kryetar, mund të them që këto festivale të mahnitshme po ndihmojnë që të shfaqin imazhin tonë më së miri. Ajo që e bënë këtë festival kaq madhështor është që nuk kufizohet vetëm me projektimin e filmave por ofron edhe trajnime, ligjërata, punëtori. ‘PriFilmFest’ na e kthen qytetin në një parajsë të vërtetë për të gjithë adhuruesit e artit të shtatë”, përfundon ai.

Kurse, ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku është shprehur tejet i lumtur që festivali po nis rrëfimin e katërmbëdhjetë me radhë.

“U bënë plot katërmbëdhjetë vite me ‘PriFilmFest’ dhe tre muaj pa Vjosa Berishën. Është një prej festivaleve më të suksesshme nis rrëfimin e katërmbëdhjetë sonte pa personin që e bëri atë një nga ngjarjet më të mira kulturore në vend. ‘PriFest’ është tregimi për energjinë dhe punën e madhe të kineastëve tanë dhe takimin me botën. Është edhe tregimi për aktivisten e palodhshme kulturore. Në momente si këto, fjalët dinë të jenë të varfër andaj nuk do ta zgjasë. Po e mbylli një dedikim për Vjosën por këtë dua ta bëj duke e përgëzuar Fatosin që na mblodhi sonte këtu në hapjen e edicionit të 14-të. Kjo besoj është mënyra më e mirë për ta kujtuar e falënderuar Vjosën, për gjithë kontributin e saj për kulturën e vendit tonë. Qoftë i përjetshëm kujtimi për jetën dhe veprën e Vjosa Berishës. Qoftë jetëgjatë ‘PriFest’”, ka thënë Çeku.

Figurën e Vjosa Berishës, e nderuan edhe kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj si dhe drejtoresha ekzekutive e bankës ‘Raiffeisen’, Anita Kovacic.

Ndërkaq, fiks kur ora shënoi 21:18, nisi edhe premiera e filmit “Vera andrron detin”. Errësira mbizotëroi vendin, teksa pamja e parë gjeti vendin në ekran. Një peizazh që bashkon detin dhe qiellin në një horizont që duket i pakufishëm, përthekoi të pranishmit brenda një qetësie dhe ndjenjës së paqes.

Personazhi kryesor, Vera, (Teuta Ajdini-Jegeni) është një përkthyese e gjuhës së shenjave, burri i të cilës është një gjykatës i njohur. Ajo është një nënë e një vajze të vetme dhe një gjyshe e dashur për mbesën. Papritmas jeta e saj merr një kahje tjetër kur burri i saj, Fatmir Gashi (Xhevat Qorraj), bën vetëvrasje, akt ky që shoqërohet me pikëpyetje të vazhdueshme. Qysh në fillim, fshehja e veprimit të tillë synohet nga Basria (Refet Abazi), avokati i familjes si dhe mik i ngushtë i Fatmirit. Reputacioni i Fatmirit kësisoj mbetet i palëkundshëm.

Situata të padëshirueshme sa vijnë e shtohen, teksa misteret fusin kokën në sipërfaqe. Krejt çka Vera ka në vlerë tash është veç një shtëpi në fshat, pronësia e së cilës vihet në një pretendim. Familjarët e afërt, në veçanti Ahmeti (Astrit Kabashi) me doemos kërkon që ajo shtëpi të vihet në emër të tij, ngaqë sipas tij dhe gjithë burrave të fshatit, fjala e të ndjerit, Fatmir Gashit, ka qenë se shtëpia i takon Ahmetit dhe se ajo fjalë duhet të respektohet.

Por se çka fshihet pas sekreteve dhe deklaratave pa dëshmi, Vera është e vendosur që ta zbulojë. Një botë krimi është ajo që del nga fshehtësia dhe ndjek pas Verën, rrezikon jetën e vajzës së saj, Sarës, e njëkohësisht ndikon edhe në jetën e mbesës, Hanës. Fati i tyre bie në pëllëmbën e dorës së saj. E vetme dhe e frikësuar, Vera tash duhet të përballet me realitetin e vrazhdë ku pabarazia gjinore i ka futur thellë rrënjët në shoqëri.

Lufta për të siguruar pjesën e trashëgimisë që i takon vajzës së saj, qe e kotë. Duke u përballur me kufijtë e këtij fenomeni, ajo humb të drejtat e pronësisë. Është një histori që prek shumicën e historive të familjeve në shoqërinë tonë dhe besimi se gratë do të mbeten përjetësisht të varura ekonomikisht nga burrat, është tejet i dukshëm edhe në ditët e sotme. Regjisorja Kaltrina Krasniqi vë në pah rrëfimin e një karakteri që nuk shtypet lehtazi, nuk dorëzohet por mban kokën lart e lufton kundër shoqërisë së pasluftës. Një shoqëri ku gratë nuk kanë të drejtë mbi fjalën e burrit, nuk mund të kërkojnë të drejta për diçka që i përket atyre por mbi të gjitha, një shoqëri e cila gruan e sheh si një qenie që në përditshmëri ka vetëm ca detyra të caktuara brenda katër mureve të shtëpisë.

Nënshtrimi i Verës pason kur ajo zbulon se sa thellë ka futur duart korrupsioni dhe se sa e rëndë është pesha e patriarkatit shtypës dhe kërcënues mbi supet e saj. Fuqia e aktores Teuta Ajdini-Jegeni në një ndërlidhje me skenarin nga Doruntina Basha, thjesht është sa magjepsëse aq edhe reale. Midis modernitetit dhe traditës, filmi qëndron në këmbë dhe arrin të shpalos portretin e një gruaje që mundohet të gjejë balancën midis dy qosheve drastike.

Në anën tjetër, përgjatë gjithë situatave të tensionuara në film, meloditë e violinës nga Petrit Çeku janë të mahnitshme. Tingujt janë ato që të shpojnë në shpirt e të rrëmbejnë pas ekranit, si dhe të bëjnë që akoma më shumë të ndjesh sharrimin e Verës drejt një nënshtrimi të detyrueshëm. Ndërkohë, kuadrot e gjera, të ngrohta e herë të ftohta, në të shumtën e rasteve fiksojnë Verën dhe rrethanat e saj. Pavarësisht përballimeve të cilat ajo i has përgjatë rrugëtimit, ajo arrin që me zgjuarsi të zhvillojë një bisedë me avokatin e familjes, në një kafene ku prezentë janë vetëm personat e shurdhër, me ç’rast arrin t’i bëjë ballë gënjeshtrave të vazhdueshme, me vetëm një incizim në dorën e saj që ndërron komplet rrjedhën dhe na ofron një fund ndryshe nga e zakonshmja.

Pas shfaqjes së filmit, ishin duartrokitjet dhe brohoritjet në publik ato që zhurmuan sallën në Kino Armatë. E në mesin e tyre ishte edhe ekipi i filmit ‘Vera andrron detin’, anëtarët e të cilit ngadalë dolën në skenë.

“Ka qenë shumë bukur me pa që qyteti ku unë jam rritë, ka ardhur sonte. Unë jam çik e Prishtinës dhe e kam emrin Kaltrinë. Kjo është kinemaja ku unë e kam pa filmin e parë në jetën time kur isha gjashtë vjeç dhe më ka pruar shkolla ime në atë kohë. Më kujtohet që e kam parë një film rus të animuar dhe ka qenë shumë magjik. E sot i kam katërdhjetë vjet dhe po kthehem në këtë kinema prapë. “Vera andrron detin” e ka pas premierën tash e një vjet në festivalin e Venedikut, dhe jam shumë e lumtur që më në fund po e ndaj me publikun e qytetit tim. Natyrisht që jam shumë e emocionuar. Ne kemi udhëtuar në krejt botën dhe po vazhdojmë të udhëtojmë, por është shumë bukur që e ndaj sonte me ju”, thotë regjisorja Krasniqi.

Ajo tregon se e pranishme në sallë është edhe nëna e saj, Vera, e cila filmin e ka parë për herë të parë.

“Gjëja më e bukur është që me mua është edhe ekipi që ka qenë me mua aq afër meje dhe aq të dashur për shtatë vjet sepse nuk është shumë e popullarizuar që të tregohet një tregim për një grua që i ka gjashtëdhjetë vjet por ata më besuan që ky tregim është shumë me rëndësi dhe më kanë shtyrë për shtatë vjet. Po ashtu, Vjosa Berisha i ka bërë disa gjëra të cilat janë shumë të rëndësishme për skenën tonë. Ajo i ka themeluar disa themele që janë të vlefshme jo vetëm për filmin por për krejt skenën artistike, sepse Vjosa ka qenë gjithmonë një menaxhere shumë e mirë kulturore. Andaj, ne prej këtij viti e tutje ia kemi borxh Vjosës që ky festival të jetojë. Qyteti jonë e meriton me qenë në hartën e qyteteve më të bukura të kinemasë”, përfundon Krasniqi.

Kurse, sot në një konferencë për media për të treguar më shumë rreth rrugëtimit të filmit ‘Vera andrron detin’, të pranishëm ishin regjisorja Kaltrina Krasniqi, aktorët Teuta Ajdini-Jegeni dhe Refet Abazi, si dhe producenti Shkumbin Istrefi.

“Ka qenë shumë me rëndësi për mua për të parë një rrëfim të treguar nga një person në të gjashtëdhjetat. Nuk është një perspektivë që është shqyrtuar nga shumë regjisorë, andaj dhe ka qenë një nga aspektet kryesore që më ka shtyrë e motivuar që unë të vazhdoj ta bëj.” – Kaltrina Krasniqi

“Ky udhëtim ka qenë sa i lehtë aq edhe i vështirë, dhe anasjelltas. Vera është një personazh nga i cili kam marrë shumë por unë si Teutë edhe Verës i kam dhënë aq njëjtë. Është një personazh e cila ka shumë të përbashkëta me shumë gra në të gjithë botën dhe mund të them se që në fillim kur mu nda roli, e ndjeva shumë të afërt dhe në shumë pjesë të skenarit, e gjeta edhe veten time. Prandaj them se vështirësi nuk kam pasur për ta përjetuar, thjesht e luajta ashtu siç e ndjeva dhe së bashku me Kaltrinën, e gjetëm një gjuhë të përbashkët.” – Teuta Ajdini-Jegeni

“Ky film, është një film i çikave. Ky film është një ndër përvojat më të mira të miat dhe unë jam ndjerë jashtëzakonisht bukur gjatë xhirimit, pikësëpari për arsye se ne aktorët dëshirojmë që të takojmë shpesh regjisorë që e dinë se çfarë kërkojnë dhe duan. Kaltrina është një nga regjisoret që nuk jep urdhra si zakonisht, ajo thjesht magjeps me mënyrën e tregimit që ajo dëshiron të rrëfejë. Ajo të bënë bashkautor në rrëfimin e saj dhe të respekton autonominë krijuese si aktor. Po ashtu, ka pasur edhe një energji të jashtëzakonshme përgjatë xhirimit.” – Refet Abazi

“Është shumë vështirë të prodhohet një film sepse rruga asnjëherë nuk përfundon në prodhimin e tij, por është në distribuimin nëpër shfaqje. Kemi pasur punë intensive në financimin, përgatitjen dhe xhirimin e këtij projekti. Projekti ka filluar në vitin 2014, në vitin 2015 jemi financuar nga QKK-ja, pjesërisht, dhe kam pasur fatin të gjejë ko-producent shumë të mirë që e kanë dashur projektin e kanë dhënë gjithçka nga vetja. Mirëpo, filmi nga momenti që pati premierën në Venedik, ka shëtitur në gjithë botën dhe kemi marrë shumë çmime e që na e japin një kënaqësi për gjithë këtë punë që e kemi bërë.” – Shkumbin Istrefi

Kujtojmë se ”Vera Andrron Detin” pati premierën botërore në Festivalin e Venedikut, ku u bë filmi i parë kosovar i metrazhit të gjatë që u paraqit në këtë festival, me ç’rast ka rrëmbyer dy çmime.

Në film luajnë: Teuta Ajdini-Jegeni, Alketa Syla, Refet Abazi, Astrit Kabashi, Arona Zyberi, Aurita Agushi, Ilire Vinca, Xhevat Qorraj, Ernest Malazogu, Selman Jusufi, Armend Baloku, etj. Drejtoreshë e fotografisë: Sevdije Kastrati; Producent: Shkumbin Istrefi.

Vera andrron detin’ është bashkëprodhim në mes të Kosovës (Puntoria Kreative Isstra, Vera Films), Maqedonisë së Veriut (Dream Factory) dhe Shqipërisë (Papadhimitri Productions) i mbështetur nga Qendra Kinematografike e Kosovës, Agjencia e Filmit e Maqedonisë së Veriut dhe Qendra Kombëtare e Kinematografisë – Shqipëri. / KultPlus.com

“Ota” dhe “Odesa” = binomi i PriFest 2022

Festivali Ndërkombëtar i Filmit në Prishtinë “PriFest” është duke bërë përgatitjet e fundit para hapjes madhështore, e cila do të bëhet sot me filmin “Vera Andrron Detin”, shkruan KultPlus.

Ky edicion, ndryshe nga herët e tjera, do të finalizojë punën e përvitshme pa shpirtin e skuadrës, Vjosa Berisha, e cila vdiq këtë vit.

Së fundmi, një nga themeluesit e këtij festivali, Fatos Berisha, ka shpërndarë një foto në rrjetet sociale, duke shkruar: “Na mungon Ota”, duke përfshirë një foto me trofeun “PriFest”, flamurin e Ukrainës dhe Vjosës.

Në shenjë mbështetjeje dhe solidariteti, PriFest – Festivali Ndërkombëtar i Filmit në Prishtinë do të jetë nikoqir i OIFF – Festivalit Ndërkombëtar të Filmit në Odesa (Ukrainë).

Pra, sivjet do të mbahet një edicion të përbashkët, i 14-i i PriFest-it dhe edicioni i 13-të i OIFF-së, në Prishtinë.

“Vera Andrron Detin”, filmi i regjisores Kaltrina Krasniqi, i cili ka udhëtuar në shumë vende të botës, do të debutojë edhe në Prishtinë sot me fillim nga ora 21:00. /KultPlus.com

Fatos Berisha: Vjosa Berisha ishte motor, lokomotivë e festivalit, 40-të burra po tentojmë të vazhdojmë punën e saj

PriFest është gati për edicionin e sivjetmë, më të ndjeshmin në historinë e këtij festivali, pasi që për herë të parë po organizohet pa prezencën fizike të themelueses së këtij festivali, Vjosa Berishës, e cila vdiq  më 23 qershor të këtij viti, shkruan KultPlus.

Por vetëm prania fizike e Vjosës do të mungojë në këtë edicion dhe edicionet që do të vijnë, pasi që emri i saj tashmë është pjesë e pandashme e këtij festivali, e prej këtij viti emri Vjosa Berisha do të rri edhe më fuqishëm në disa formate.

Fatos Berisha, drejtor i festivalit dhe njëherit bashkëshort i Vjosa Berisha ka thënë për KultPlus se ky edicion ka edhe dedikimin për Vjosa Berishën, dhe krejt ky edicion do të bëhet me moton “For Her”, sikurse që ky edicion ka pas për moto të përvitshëm “Miqësi përgjithmonë”, nga ky vit do të jetë “Vjosa përgjithmonë”.

“Por për të kujtuar dashninë, pasionin dhe vullnetin e Vjosa Berishës që e ka ndërtuar këtë festival prej edicionit të parë e deri tashti, ne nga ky vit do të ndajmë edhe çmimin kryesor të festivalit “Çmimi Vjosa Berisha”, çmim i cili do të jepet për producentë, pasi që edhe Vjosa ishte producente”, ka thënë Berisha.

Dhe për këtë edicion që do të sjell 45 filma premierë për Kosovë, konferenca të shumta shtypi, punëtori, prezantime dhe shumë takime mes kineastëve, Fatos Berishën e ka gjetë të dërrmuar edhe emocionalisht dhe fizikisht, pasi që, punët që Vjosa Berisha kishte mbi supe, sipas Fatosit po duhet ti kryejnë mbi 40 burra dhe mezi po ja dalin.

“Ka lënë shumë zbrastësi, s’po flas vetëm për anën emocionale, por edhe asaj profesionale. Vjosa Berisha ka qenë motor, lokomotivë e këtij festivali. Jemi mbledhë mbi 40-të burra për organizimin e këtij edicioni, dhe mezi po ja dalim”, ka thënë Berisha, i cili në të njëjtën kohë falënderon miqtë e shumtë, që janë edhe nga komuniteti artistik të cilët kanë shprehë gatishmërinë për të ndihmuar që të realizojnë këtë edicion, i cili ka lëvizë edhe datat, si pasojë e humbjes së Vjosa Berishës.

Edicioni i 14-të i Festivalit të Filmit artistik të metrazhit të shkurtë dhe të gjatë “PriFest” fillon me filmin “Vera andrron detin” me skenar të Doruntina Bashës e regji të Kaltrina Krasniqit, kurse do të përfundojë po me një film shqip “ “Virgjëresha Shqiptare” me regji të Bujar Alimanit. Hapja e ceremonisë do të mbahet sonte, në Kino Armata./ KultPlus.com

PriFest nis sonte me filmin ‘‘Vera Andrron Detin’’

Sonte nis edicionin e tij të 14-të Festivali i Filmit “PriFest”. Hapjen e festivalit do ta bëjë filmi “Vera Andrron Detin”, shkruan KultPlus.

Përveç që tashmë janë të ditur edhe filmat që do të garojnë për çmimet kryesore, gjithashtu është njoftuar se çmimi kryesor “Hyjnesha e Kuqe” do të mbajë emrin “Vjosa Berisha” dhe do të nisë të ndahet nga ky edicion.

Edicioni i 14-të i “PriFest”-it mbahet nga 20 deri më 25 shtator 2022 dhe i dedikohet drejtoreshës së ndjerë, Vjosa Berisha. 

“Jemi të lumtur që sikurse edhe hapja e PriFest-it, me filmin ‘‘Vera Andrron Detin’’, edhe në mbyllje do të kemi film në gjuhën shqipe, ’’Virgjëresha Shqiptare’’,  për më shumë edhe me pjesëmarrje të madhe të filmbërësve nga Kosova. E kemi thënë shumë herë, promovimi dhe përkrahja e filmave vendor dhe filmbërësve tanë është një nga objektivat kryesore të festivalit”, ka thënë Fatos Berisha, bashkëthemelues i festivalit.

PriFest shënon edicionin e 14-të këtë vit dhe për herë të parë do të mbahet pa drejtoreshën e festivalit Vjosa Berisha e cila vdiq më 23 qershor të këtij viti. Ky edicion do të jetë në kujtim dhe nderim të saj.  KultPlus.com

PriFest prezanton jurinë e programit kryesor, Balkan Films Competition

Nesër nis edicioni i 14-të i Festivalit të Filmit “PriFest”. Deri më tani, nga festivali kanë zbuluar juritë e pothuajse të gjitha programeve. Ndërsa sot është zbuluar juria e programit kryesor, ajo e Balkan Films Competition, shkruan KultPlus.

Pjesë e jurisë është: John Mathieson, kinematograf anglez dhe regjisor komercial. Ai është një nga një grup filmabërësish që dolën nga industria e videove muzikore të fundit të viteve 1980 dhe 1990. Ai është një bashkëpunëtor i shpeshtë me regjisorin Ridley Scott, duke ushtruar si drejtor fotografie në shumicën e filmave të tij duke filluar me Gladiator (2000), për të cilin ai fitoi çmimin BAFTA dhe u nominua për çmimin e Akademisë për Kinematografinë më të mirë. Ai ka punuar me regjisorë si Joel Schumacher, Rowan Joffé, Matthew Vaughn, Guy Ritchie, James Mangold, dhe Rob Letterman. Filmat e tjerë të shquar të tij përfshijnë Hannibal, Mbretëria e Qiellit, Robin Hood, Fantom of the Opera dhe shumë të tjerë.

Anna Machukh – Drejtoreshë Menaxhuese e Festivalit Ndërkombëtar të Filmit Odesa nga viti 2020.

Gjatë viteve 2011 – 2016, Anna ka punuar si Drejtoreshë Marketingu e OIFF, në vitin 2017 ka qenë Drejtoreshë e Tregut të Filmit OIFF, ndërsa nga viti 20018 deri 2020 ka mbajtur pozitën e Drejtoreshës së Zhvillimit Strate Anna Machukh është gjithashtu Drejtore Ekzekutive e Akademisë së Filmit të Ukrainës dhe bashkëthemeluese e platformës online për sektorin audiovizual DzygaMDB.

I treti me radhë, pjesë e jurisë së programit kryesor, është EDVINASI RRAH Vilniusin, Lituani.

Një programues, gjuetar filmash & përzgjedhës, ekspert industrie, konsulent & juror, anëtar i Akademisë Europiane të Filmit, dhe gjithmonë kurioz cinefile. Aktualisht ai shikon dhe skauton shumëllojshmëri filmash për Festivalin e Filmit BLACK NIGHTS në Tallinn (nga 2018) & këshillon eventin e industrisë MEETING POINT VILNIUS në projektet e ardhshme.

Edvinas programoi dhe punoi për Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Vilnius për 15 vjet deri në verën e vitit 2018. Më pas ai u ftua si Ekspert i Pavarur për t’u bashkuar për 3 vite rresht në Komitetin e Përzgjedhjes së Çmimeve Evropiane të Filmit. First Cut Lab i besoi atij tre ftesa si Ekspert i Industrisë për të ndarë opinione për filmat ende të papërfunduar nga Helsinki (2019), Karlovy Vary (2021) dhe Trieste (2022).

PriFest 14, nis nesër me datë 20 dhe zgjatë deri më 25 Shtator 2022. / KultPlus.com

PriFest prezanton jurinë e programit Global – International Feature Film Competition

Festivali i Filmi “PriFest” ka prezantuar jurinë programit Global – International Feature Film Competition, shkruan KultPlus.

Iris Elezi është një kineast, pedagoge dhe arkiviste shqiptare. Ajo studioi studimet e prodhimit të filmit në NYU dhe themeloi Kinematekën Shqiptare në vitin 2016. Ajo ka kuruar retrospektiva filmash dhe ka zhvilluar masterklasa me Francis Ford Coppola, Mohsen Makhmalbaf, Ben Rivers dhe Mark Cousins ​​për të përmendur disa. Iris Elezi ishte drejtoreshë e Arkivit Kombëtar të Filmit Shqiptar dhe anëtare e Komitetit Ekzekutiv të FIAF-it. Filmi i saj i mirënjohur debutues artistik, BOTA (2014), u bë filmi përfaqësues i Shqipërisë për Çmimet e Akademisë 2016 dhe u rendit në listat e filmave më të mirë të vitit 2018 në ‘Sight & Sound’ të BFI-së.

Adem Karaga është aktor nga Maqedonia e Veriut, i njohur për filmat “Pankot ne e mrtov”, “Koha e kometës”, “Do balcak”, “Vrba”, “Sofija”, “Toka”. Ai është drejtor i Teatrit Shqiptar në Shkup, Maqedonia e Veriut.

Luàna Bajrami është një aktore dhe regjisore franceze-kosovare. Ajo njihet për rolet e saj në filmat Portreti i një zonje në zjarr (2019) dhe School’s Out (2018). Ajo bëri debutimin e saj regjisorial me The Hill Where Lionesses Roar (2020) që u shfaq premierë në Festivalin e Filmit në Kanë, Directors Fortnight. Filmi fitoi disa çmime, duke përfshirë çmimin e aktores më të mirë në FF të Sarajevës dhe çmimet e regjisorit dhe aktores më të mirë në PriFest 2021.

Edicioni i 14-të i PriFest, mbahet nga 20-25 shtator 2022. /KultPlus.com

PriFest prezanton jurinë e programit të filmave dokumentarë “PriDox”

Edicioni i 14-të i Festivalit të Filmit “PriFest” është shumë afër, derisa sot u prezantua edhe juria e programit të filmave dokumentarë, “PriDox”, shkruan KultPlus.

Më poshtë KultPlus ua sjell jurinë e PriDox – programi i filmave dokumentarë:

Jana Wolff studioi Komunikim në Kontekste Sociale dhe Ekonomike (M.A.) në Universitetin e Arteve të Berlinit. Që nga fundi i viteve ’90 ajo punon për Berlinale dhe EFM si dhe shumë festivale të tjera kombëtare dhe ndërkombëtare të filmit, si Sarajeva FF, Nordic Film Days Lübeck, Duisburg Documentary FF, IDFA, Duhok IFF, Oldenburg IFF, Motovun IF, Pr iFest, Durban FilmMart, Afera e Filmit në Helsinki, Riga IFF, Cinelatino Toulouse, Malaga IFF, BAM, El Gouna IFF dhe JCC Carthage, duke kontribuar me ekspertizën e saj dhe duke ndarë njohuritë e saj për industrinë e filmit. Ajo ishte Drejtuese e PR & Festival Distribution në Akademinë Gjermane të Filmit dhe Televizionit (dffb), Shefe e Acquisition & Shitjeve në Pluton Film dhe tani është përgjegjëse për Marketingun Europian të Filmit, ku është edhe përgjegjëse për Vendin në Foc programi ynë.

Alban Nimani, artist, dizajner grafik, kantautor dhe interpretues i njohur, si dhe profesor i intermedias. Mbi një dekadë punon si profesor i Mediave të Reja në Fakultetin e Arteve në Prishtinë ku ishte edhe Shef i Departamentit të Arteve të Aplikuara. Nimani u trajnua në Institutin e Arteve në Bournemouth, Britani e Madhe dhe gjithashtu Herberger Institute of Arts and Design në ASU, SHBA. Ai ka një karrierë të mirënjohur muzikore si udhëheqës i grupit alternativ Asgje Sikur Dielli, i cili publikoi 4 albume muzikore dhe shumë video muzikore. Ai gjithashtu prodhoi një performancë solo ndërmjetmedia e cila u shfaq në Galeritë dhe Institucionet e Artit në Kosovë, Shqipëri, Itali, Meksikë dhe Afrikën e Jugut.

Aktualisht është i përfshirë në menaxhimin e artit dhe promovimin si drejtor i Tulla – Culture Center, në Tiranë, ku drejton artet pamore, programet edukative jo-formale të qendrës. Nimani është edhe anëtar i bordit të Qendrës Kinematografike të Kosovës.

Orhan Kerkezi është filmbërës dokumentarësh me përvojë dhe ka punuar në stacione të ndryshme televizive për prodhimin e dokumentarëve.

Ai është bashkëthemelues i Dokufest dhe PriFest. Ai është gjithashtu ligjërues i regjisë dhe prodhimit.

PriFest “14” do të mbahet nga data 20-25 Shtator 2022 dhe i kushtohet drejtoreshës së ndjerë, Vjosa Berisha. / KultPlus.com

PriFest prezanton jurinë për filmat me metrazh të mesëm

Edicioni i 14-të i Festivalit të Filmit “PriFest” është shumë afër, derisa sot u prezantua edhe juria e filmave të metrazhit të mesëm, shkruan KultPlus.

Velibor Topić është një aktor boshnjak dhe britanik. Ai është i njohur për rolet e tij në Snatch (2000), Kingdom of Heaven (2005), Robin Hood (2010), The Counselor (2013), Kingsman: The Secret Service (2014), si dhe për punën e tij në dramat televizive britanike si Sharpe’s Peril (2002), The Bill (2002), Prime Sus pect seria 6 (2003), dhe Ambasadorët (2013).

Gjatë gjithë karrierës së tij, Topić ka punuar tre herë me Ridley Scott si dhe regjisorë të tjerë të njohur si Guy Ritchie, Tom Hooper, Matthew Vaughn, Anthony Minghella dhe William Monahan.

May-Linda Kosumoviq është lindur dhe rritur në Kanada. Që në moshë të re prindërit e saj vendosën të shpërngulen përsëri në vendin e tyre të lindjes, Kosovë, ku ajo do të diplomohej në Akademinë e Arteve. Që atëherë, ajo ka qenë kryesuese në shumë filma të vlerësuar kritik, të cilët kanë udhëtuar në festivale të mëdha ndërkombëtare të filmit. Ajo paralelisht ka performuar në skenë për shfaqje të ndryshme në Teatrin Kombëtar të Kosovës, ku ka qenë banore nga viti 2015. Për më tepër, ajo ka 5 çmime kombëtare dhe ndërkombëtare për shfaqje filmike dhe teatrore. Kosumovic u hodh gjithashtu për një pjesë dominuese në serialin origjinal të HBO Europe “Welcome to Utmark” me regji të regjisorit të shquar islandez Dagur Kári, i cili është shfaqur premierë në prill 2021. Kohët e fundit, May-Linda është përgatitur për disa filma të ardhshëm artistikë të cilët do të fillojnë në të ardhmen shumë të afërt.

Marcel Maïga ka lindur në Berlin. Pas shkollës së mesme ai studioi në Gjermani nga viti 1987-1989 në vendin e tij të origjinës Mali, në Universitetin e Berlinit. Nga viti 1995 punon në festivalet e filmit në Gjermani (Berlinale, Cottbus, DOK Leipzig) dhe vende të tjera si koordinator programi, këshilltar programi dhe kurator. Në vitin 2019 ai filloi të punojë në Filmat Gjerman si Përfaqësues i saj i Evropës Lindore.

PriFest “14” do të mbahet nga data 20-25 Shtator 2022 dhe i kushtohet drejtoreshës së ndjerë, Vjosa Berisha. /KultPlus.com

PriFest prezanton jurinë e konkursit të Filmave të Shkurtër

PriFest kanë prezantuar sot Jurinë e Konkursit të Filmave të Shkurtër për edicionin e 14- të i cili pritet të mbahet në data 20-25 shtator 2022, përcjellë KultPlus.

Pjesë e jurisë janë: Rona Kastrioti – Kompozitore moderne klasike, teatrore dhe filmike. Puna e fundit përfshin pjesën e prodhimit dhe reagimit për përshtatjen teatrale të Jamie Lloyds të ‘The Pulëbardha’ të Anton Chekhov me yllin e Game of Thrones Emilia Clarke; EMERGE, duke u shfaqur në West Ends Harold Pinter Theatre në Londër.

Dritan Huqi – lindur në Tiranë, Shqipëri. Ai është i diplomuar në Albanian Economic University and University of Juridik. President i “Shoqatës së Producentëve dhe Filmakers Association” Anëtar i Akademisë Europiane të Filmit në vitin 2011 është përzgjedhur për “Producers On The Move” në Cann Film uropian. Ai është producent i On Film Production një kompani prodhuese shqiptare. Ai ka prodhuar titujt e mëposhtëm: The latest film produced is “Luna Park” by Florenc Papas, “Zana” by Antoneta Kastrati , “My Lake” by Gjergj Xhuvani, “Sirin” by Senad Sahmanovic
“Gjirokastra” by Yurie Arabov, “The eise and fall of comrade Zylo” by Fatmir Koci, “The sea is heaven” by Enkelejd Luca. Në zhvillim “Pas errësirës” nga Erenik Beqiri and “Consequences of freedom” by Lorin Terezi.

Filma të tjerë; “Distant Angels” by Gjergj Xhuvani; “The Albanian” by Johannes Naber; “Alarm für Cobra 11″by Nico Zavelberg; “Kanun” by Jérémie Guez; “The Fine Line” By Tuna Kaptan, “Amsterdam Express” by Fatmir Koci; “Amaneti” by Namik Ajazi; “Honey Moons” by Goran Paskaljevic; “Alive” by Artan Minarolli; “Lenin and us ” by Saimir Kumbaro.

Ai gjithashtu ka prodhuar më shumë se 10 dokumentarë (rreth 50 episode) dhe 3 seri televizive (me 10 episode secila) dhe më shumë se 45 filma të shkurtër.

Pjesëtari i tretë i jurisë është Mitko Panov, regjisor, skenarist dhe producent filmi. 1983-88 Regjia e studimeve në shkollën e filmit Lodz. 1988-2004 Jeton në SHBA. 1992-95 Asistent Profesor i regjisë së filmit në Tisch School of the Arts, New York. 1992 anëtar themelues i Akademisë së Filmit në Nju Jork dhe degës së saj në Paris në 1998. 1995-99 Profesor në vizitë në HFF (Hochschule für Fernsehen und Film) Mynih. 1998-2008 Profesor i Asociuar, prodhim dhe regji filmash, Universiteti i Teksasit në Austin. Fituesi i Palme d’Or – Filmi më i mirë i shkurtër (1991). / KultPlus.com

Çmimi kryesor në PriFest do të mbajë emrin “Vjosa Berisha”

Këtë vit do të mbahet edicioni i 14-të i Festivalit të Filmit “PriFest”, shkruan KultPlus.

Kur janë prezantuar edhe filmat që do të garojnë për çmimet kryesore, është prezantuar edhe një risi e re.

Tashmë çmimi kryesor “Hyjnesha e Kuqe” do të mbajë emrin “Vjosa Berisha” dhe do të nisë të ndahet nga ky edicion.

Edicioni i 14-të i “PriFest”-it mbahet nga 20 deri më 25 shtator 2022 dhe i dedikohet drejtoreshës së ndjerë, Vjosa Berisha. /KultPlus.com

PriFest publikon programin kryesor garues – kategorinë e filmave të Ballkanit

Në vijim të maratonës së publikimit të line up-it të filmave që do shfaqen përgjatë edicionit të 14-të të PriFest, shpaloset kategoria e filmave ballkanik të metrazhit të gjatë, si kategori kryesore e festivalit. Pesë filma do të  garojnë për çmime dhe janë të gjitha premiera Kosovare.

 Filmat konkurues:  

1. Vera Andrron Detin nga Kaltrina Krasniqi – Kosovë, Maqedoni e Veriut, Shqipëri / PremierëKosovare 83 min;

2. Virgjëresha Shqiptare nga Bujar Alimani – Gjermani, Shqipëri, Belgjikë, Kosovë / Premierë Kosovare 120 min;

3. Working Class Heroes nga Miloš Pušić – Serbi / Premierë Kosovare 85 min;

4. Deset u Pola nga Danis Tanović – Bosnja dhe Hercegovina / Premierë Kosovare 95 min;

5. Sisterhood nga Dina Duma – Maqedoni e Veriut, Kosovë, Mali i Zi / Premierë Kosovare 90 min.

Cmimi kryesore i cili do të ndahet prej këtij viti do ta mbaj emrin “Vjosa Berisha”.

Çmimet që do të ndahen në këtë kategori janë: 

Hyjnesha e kuqe për filmin më të mirë (Çmimi Vjosa Berisha);

Hyjnesha e Artë për regjisorin më të mirë;

Hyjnesha e Artë për aktoren më të mirë;

Hyjnesha Artë për çmimin e aktorit më të mirë.

Edicioni i 14-të i “PriFest”-it mbahet nga 20 deri më 25 shtator 2022 dhe i dedikohet drejtoreshës së ndjerë Vjosa Berisha. /KultPlus.com

PriFest publikon programin e filmave në kategorinë ‘Let It Be’

PriFest’-i publikon programin e filmave në kategorinë ‘Let It Be’, përcjell KultPlus.

Festivali Ndërkombëtar i Filmit në Prishtinë, (PriFest) ka prezantuar programin “Let It Be”, kategori kjo dedikuar filmave me tematikë për komunitetin LGBTIQ.

Lista e plotë e programit “Let It Be”:

1. Imperial nga Stéphane Gowl, Zvicër / Premierë Kosovare (22min)

2. Budapest, Closed City nga Máté Konkol, Hungari / Premierë Regjionale (13min)

3. Hear My Voice nga Daniele Guerra, Britani e Madhe / Premierë Kosovare (12min)

Edicioni i 14-të i PriFest i dedikohet drejtoreshës së ndjerë Vjosa Berisha.

Festivali mbahet nga 20 deri më 25 shtator 2022.

 Vjosa. Forever. PriFest.

#ForHer / KultPlus.com

Hapet thirrja për vullnetarë në PriFest

Festivali i filmit PriFest ka hapur thirrjen për vullnetarë, shkruan KultPlus.

THIRRJE PËR VULLNETARË

  • Nëse je entuziast i filmave dhe dëshiron të marrësh pjesë në shumë aktivitete shoqërore
  • Nëse ke aftësi të mira organizative, komunikuese dhe shoqërore ose dëshiron t’i zhvillosh këto aftësi më shumë
  • Nëse dëshiron që të takosh njerëz të rinjë dhe të zgjerosh rrjetin e shoqërisë
  • Nëse dëshiron ta zgjerosh rrjetin profesional për të zhvilluar të ardhmën tënde profesionale
  • Nëse dëshiron të përfitosh përvojë pune në festivalin më prestigjioz në vend dhe t’i kalosh ditët e shtatorit në ndejat ma të mira në qytet me shoqërinë e PriFest…
    Atëherë kjo thirrje është për ty dhe krejt çka duhet të bësh është të plotësosh një aplikacion me disa pyetje shumë të thjeshta.
    Për të aplikuar, klikoni tek linku këtu

Edicioni i 14-të i PriFest mbahet nga 20-25 shtator dhe i dedikohet drejtoreshës së ndjerë Vjosa Berisha.

Vjosa. Forever. PriFest.

#ForHer / KultPlus.com

Shpaloset kategoria garuese e filmave dokumentarë në PriFest

Shpaloset kategoria garuese e filmave dokumentarë në PriFest, përcjell KultPlus.

PriFest shpalos programin e filmave dokumentarë, ku këtë vit do të jenë prezente tri premiera kosovare dhe një regjionale.

Si gjithmonë, të gjithë këta filma do të jenë premierë në Kosovë.

Lista e plotë garuese e programit garues të filmave dokumentarë:

1.     Amuka – The Awakening  nga Antonio Spanò , Belgjikë 71 min

2.     Come on Time nga Chris Vernon UK/USA 40 min

3.     One More Step West Is the Sea: ruth weiss nga Thomas Antonic, Austri 91 min

4.     Australia My Home: An Albanian Migration  nga Dritan Arbana, Australi, 81 min

Edicioni i 14-të i PriFest mbahet nga 20-25 shtator dhe i dedikohet drejtoreshës së ndjerë Vjosa Berisha.

Vjosa. Forever. PriFest.

#ForHer / KultPlus.com

Shpaloset lista garuese e filmave të metrazhit të gjatë “GLOBAL”

Kategoria garuese e filmave ndërkombëtar të metrazhit të gjatë ‘GLOBAL’ që shfaq filmat e ri, inovativ dhe unik nga gjithë bota, këtë herë vjen me katër filma nga gjashtë shtete, përcjell KultPlus.

Prezenca e kineastëve kosovarë si dhe rajonal nuk do të mungojë edhe në këtë kategori. Filmi DRITA vjen me Arta Dobroshin dhe Genc Jakupin ndërsa filmi GEBORGTES WEISS me Florist Bajgorën.

DARKROOM me kastën e aktorëve boshnjak ndërsa KLONDIKE koproduksioni Ukrainas/Turk vjen me bagazh të çmimeve nga Sundance Film Festival dhe Sarajevo Film Festival.

Si gjithmonë, të gjithë këta filma do të jenë premierë në Kosovë.

Lista e plotë garuese e programit garues të filmave të metrazhit të gjatë – GLOBAL:

KLONDIKE nga Maryna Er Gorbach, Ukrainë/Turqi 100 min;

DRITA nga Daniel Kruglikov, SHBA/Kosovë 83 min;

DARKROOM nga Lukas Maier, Kanadë 95 min;

GEBORGTES WEISS nga Sebastian Ko, Gjermani 100 min.

Edicioni i 14-të i PriFest mbahet nga 20-25 shtator dhe i dedikohet drejtoreshës së ndjerë Vjosa Berisha.

Vjosa. Forever. PriFest / KultPlus.com

PriFest publikon kategorinë garuese të filmave të shkurtër

Dhjetë filma nga nëntë shtete të ndryshme nga mbarë globi, me një diversitet të mrekullueshëm në stil, do të garojnë këtë vit në PriFest. Disa nga këta filma kanë pasur shumë suksese në festivale të rëndësishme, disa nga ta nisin rrugëtimin e tyre në PriFest. Të gjithë këta filma do të jenë premierë në Kosovë, ndërsa dy janë premiera Evropiane dhe një Regjonale.

Lista e plotë garuese e programit të filmave të shkurtë:

1. TITAN nga Valery Carnoy, Francë/Belgjikë, 18 min

Premierë Kosovare;

2. NORTH POLE nga Marija Apcevska, Maqedoni e Veriut/Serbi, 15 min

Premierë Kosovare;

3. TO VANCOUVER nga Artemis Anastasiadou, Greqi, 24 min

Premierë Kosovare;

4. SAFE nga Ian Barling, USA, 16 min

Premierë Kosovare;

5. HAIR TIE, EGG, HOMEWORK BOOKS nga Runxiao Luo, Kinë, 15 min

Premierë Kosovare;

6. RED DAY/DITË E KUQE nga Besim Ugzmajli, Kosovë, 15 min

Premierë Kosovare;

7. MOTHER/NANË nga Val Jashari, Kosovë, 20 min

Premierë Europiane;

8. VUJA DE nga Viktor Ivanov, Francë, 7 min

Premierë Europiane;

9. CEMILE nga Belkıs Bayrak, Turqi, 11 min

Premierë Regjionale;

10. THE TABLE OF GRAVE/SOFRA E VARRIT nga Mirak Zymberaj, Kosovë, 15 min

Premierë Kosovare.

Edicioni i 14-të i PriFest mbahet nga 20-25 shtator dhe i dedikohet drejtoreshës së ndjerë Vjosa Berisha.

PriFest shpalos programin e parë, projektet e përzgjedhura në garën ‘Best Pitch’

Edicioni i katërmbëdhjetë i PriFest-it vazhdon traditën e organizimit të një mundësie unike për projektet filmike që janë në fazën e para-produksionit. Kjo mundësi vjen në kuadër të PriFORUM – Prishtina Film Forum, platforma rajonale e industrisë filmike e festivalit PriFest.

Një numër i madh i projekteve ambicioze filmike nga regjioni (Kosovë, Shqipëri, Maqedoni e Veriut, Kroaci, Mal i Zi dhe Turqi) kanë aplikuar me projektet e tyre filmike në këtë garë, ku do të kenë mundësi të garojnë për çmime të ndryshme, përfshi ate kryesorin ‘Vanessa Redgrave Award for Best Pitch’. 

Projektet e përzgjedhura rajonale për këtë vit janë:

1. EMBRYO – Producer: Marija Perovic, Director:Masa SarovicMontenegro;

2. HERON FLIES NORTH – Producer: Bojan Kanjera, Director: Zvonimir MunivranaCroatia;

3. THE SWEDISH CLUB – Producer: Enea Gramo, Director: Iris EleziAlbania;

4. FOUR FUNERALS AND A WEDDING – Producer: Maja Kecojevic, Director: Nikola MijovicMontenegro;

5. DAUGHTER – Producer: Eki Rrahmani, Script: Jeton KulinxhaKosovo;

6. SHE WHO REMAINS – Prod/Director: Kostadin Bonev, Script: Irena IvanovaBullgaria;

7. LAST EXIT – Producer: Mumin Jashari,Director: Bekim GuriKosovo;

8. THE SKIN OF A DOG – Producer: Agim Halili, Director: Redi TreniAlbania;

9. BATTLE OF THE HEDGEHOGS – Producer: Ftesa Hazrolli, Director: Tayfur Aydin, Turkey;

10. THE SECRET OF BARE HILL – Producer: Bogdan Jonchevski, Director: Igor AleksovNorth Macedonia.

Besnik Krapi, bashkëdrejtues i PriForum-it me këtë rast tha: ’’Këtë vit interesimi për pjesmarrje në garën Best Pitch të PriForum-it ka qenë jashtëzakonisht i madh. Janë përzgjedhur 10 projekte, që mendoj se kanë një potencial të madh që në të ardhmen të shfaqen si filma nëpër festivale të ndryshme gjithandej botës’’.  

Gjithashtu, në këtë edicion do të jenë edhe tetë projekte per Best Pitch nga Odesa Film Festival – Ukrainë, në kuadër të bashkëpunimit të festivaleve Odesa dhe PriFest. Edicioni i përbashkët i dy festivalave i titulliar ‘Odesa përtej kurfijve. Odesa në PriFest ishte iniciativë e drejtoreshës së ndjerë të PriFest, Vjosa Berisha, dhe ky edicion i dedikohet kujtimit dhe nderimit për të.

Best Pitch është vetëm një nga disa aktivitete që në PriFest organizohen si pjesë e PriFORUM-it, që është një platformë rajonale e zhvillimit të industrisë së filmit.

PriFORUM është komponentë përbërëse e PriFest dhe këtë vit do të mbahet në datat 22-24 shtator, ndërkohë që PriFest do të mbahet me 20-25 shtator. Të gjitha aktivitetet do të mbahen në mënyrë fizike.

Vjosa. Forever. PriFest. /KultPlus.com

‘For Her’, PriFest me sllogan të ri, ia dedikon Vjosa Berishës

Prishtina International Film Festival publikon slloganin e ri të edicionit 14: FOR HER (PËR TË) duke dediikuar edicionin e ri të festivalit në kujtim dhe nderim të drejtoreshës së ndjerë Vjosa Berisha.

Poashtu, ndryshon edhe moto e përgjithshme e festivalit që ishte që nga edicioni i dytë, nga Friendship Forever PriFest, në: Vjosa. Forever. PriFest.

Edicioni i 14-të i PriFest mbahet nga 20-25 shtator në Prishtinë./ KultPlus.com

PriFest 14-të do të hapet me ‘‘Vera Andrron Detin’’ dhe do të mbyllet me “Virgjëresha Shqiptare”

“Jemi të lumtur që sikurse edhe hapja e PriFest-it, me filmin ‘‘Vera Andrron Detin’’, edhe në mbyllje do të kemi film në gjuhën shqipe, ’’Virgjëresha Shqiptare’’,  për më shumë edhe me pjesëmarrje të madhe të filmbërësve nga Kosova. E kemi thënë shumë herë, promovimi dhe përkrahja e filmave vendor dhe filmbërësve tanë është një nga objektivat kryesore të festivalit” tha Fatos Berisha, bashkëthemelues i festivalit, dhe i njëjti ka njoftuar se ky festival do të mbyllet me filmin ’’Virgjëresha Shqiptare’’, apo ‘Albanian Virgin’ i cili pati premierën botërore vitin e kaluar në Festivalin Ndërkombëtar të filmit në Varshavë ku fitoi edhe dy çmime.

Ngjarja e filmit është e vendosur në Shqipërinë e vitit 1958: Luana është një grua me vullnet të fortë dhe rebele dhe e bija e një burri të respektuar. Një martesë e aranzhuar e detyron atë të mohojë dashurinë e saj për Agimin. Luana, e cila pati fatin të mësonte të lexonte, gjen një mënyrë për të udhëhequr luftën e saj për liri duke ndjekur kodin e fshatit, por çmimi personal është i lartë.

Filmi ‘Virgjëresha Shqiptare’ është bashkëprodhim mes Shqipërisë, Gjermanisë, Belgjikës dhe Kosovës.

Regjia: Bujar Alimani, skenariste: Katja Kittendorf,  producentë: Anita Elsani, Lesley Bruce-Neary,

Tefta BejkoPeter De MaegdTom HameeuëBesnik Krapi.
Aktorët: Rina Krasniqi, Shkurte Sylejmani, Nik Xhelilaj, Alban Ukaj, Astrit Kabashi, Kasem Hoxha, Gresa Pallaska, Jonida Vokshi, Çun Lajçi, Igli Zarka, Viktor Zhusti, Lum Veseli, Lulzim Zeqja, Blerta Syla, Aurita Agushi, Mimoza Azemi, Erion Hodo, Fatlume Bunjaku, Valmir Krasniqi, Blend Sadiku, Gëzim Rudi, Lurni Krasniqi.

PriFest shënon edicionin e 14-të këtë vit  ne data 20-25 shtator, dhe për herë të parë pa drejtoreshën e festivalit Vjosa Berisha e cila ndërroi jetë me 23 qershor të këtij viti. Ky edicion do të jetë në kujtim dhe nderim të saj.
Vjosa. Forever. PriFest

Traileri i filmit: www.bit.ly/3zCOSzN

Iniciativa ‘Odesa përtej kufijve – Odesa në PriFest’, Prishtina do të jetë nikoqir i kineastëve ukrainas

Në shenjë mbështetjeje dhe solidariteti, PriFest – Festivali Ndërkombëtar i Filmit në Prishtinë do të jetë nikoqir i OIFF – Festivalit Ndërkombëtar të Filmit në Odesa (Ukrainë). Pra, sivjet do të mbahet një edicion të përbashkët, i 14-i i PriFest-it dhe edicioni i 13-të i OIFF-së, në Prishtinë, Kosovë, përcjell KultPlus.

Me moton “Odesa IFF përtej kufijve: Odesa në PriFest”, Prishtina International Film Festival do të mundësoj hapësirën që OIFF të mbajë një pjesë të programit në Prishtinë, gjatë kohës së edicionit të sivjem të PriFest.

Dy festivalet gjithmonë janë përputhur me terminet në fund të korrikut, si dhe shpesh kanë ndarë mysafirët ndërkombëtarë që kanë udhëtuar nga njëri festival në tjetrin. Edhe këtë vit ishte paraparë ashtu, por fatkeqësisht për shkak të luftës në Ukrainë, festivali i Odesës u anulua.

Më poshtë sjellim postimin e plotë të PriFest:

Falënderojmë Kuvendin e Komunës së Prishtinës në përkrahje të PriFest, gjegjësisht projektit të bashkëpunimit mes festivaleve ndërkombëtare të filmit Odesa (Ukrainë) dhe PriFest (Prishtinë, Kosovë).

Falënderojmë të gjitha grupet parlamentare në Kuvendin e Prishtinës që njëzëri përkrahën këtë iniciativë.

Gjithashtu, falenderojmë Kryetarin e Prishtinës z.Përparim Rama dhe Drejtoreshën e Kulturës së Prishtinës znj.Arta Balaj.

Iniciativa ‘Odesa përtej kufijve – Odesa në PriFest’ do të jetë e shënuar përgjithmonë si dorë e zgjatur e jona drejtuar miqve në nevojë, dhe Prishtina do të jetë nikoqir i mrekullueshëm i kineastëve Ukrainas.

Krejt në fund, por e rëndësisë së veçantë për PriFest-in dhe komunitetin artistik-filmik të Prishtinës e Kosovës, faleminderit Kuvendit të Kryeqytetit për minutën e heshjtes në nderim të drejtoreshës sonë, Vjosa Berisha. / KultPlus.com

PriFest me ndryshime, i zhvendos datat në 23-28 gusht

Një nga festivalet më të mëdha të filmit në Kosovë dhe jo vetëm, PriFest Film, ka njoftuar se do të mbahet në gusht dhe jo në korrik siç ishte paraparë më herët, shkruan KultPlus.

PriFest ka njoftuar se për shkak të ngjarjeve të shumta të artit dhe kulturës, janë zhvendsour edhe datat nga korriku në gusht.

“Për shkak të një numri të madh të ngjarjeve të artit dhe kulturës që ndodhin në korrik, në nivel ndërkombëtar dhe lokal, PriFest ka vendosur që edicionin e tij të 14-të ta zhvendosë në datat 23-28 gusht!”, thuhet në njoftimin e tyre.

Festivali ka bërë thirrje që të rezervoni vizitën tuaj, të promovoni punën e juaj dhe të shikoni kinemanë e madhe ballkanike dhe botërore. /KultPlus.com

PriFest në Gjakovë do të shfaqë 4 filma të regjisorëve të suksesshëm nga Kosova

Festivali Ndërkombëtar i Filmit në Prishtinë, i njohur gjithashtu si Festivali i Filmit në Prishtinë dhe PriFilmFest, ka prezantuar projektin e tyre të radhës, shkruan KultPlus.

Përmes një postimi në llogarinë zyrtare në “Facebook”, PriFest ka njoftuar se përmes projektit “Moving Cinema” me datë 21.05.2022 nga ora 09:30 PriFest sjell në Gjakovë në Kino HYRIJE HANA, 4 filma të metrazhit të shkurtë nga regjisorë të suksesshëm nga Kosova.

Filmat “Rruga”, “Sea by the River and River by the Sea”, “Adelina” dhe “Vlora” do të jenë filmat që do të prezantohen në Gjakovë.

Pas shfaqjes së filmave do të ketë diskutime me pjesmarrës nga ekipi i filmave. /KultPlus.com

PriFest hapet me premierën e ‘Vera andrron detin’

Filmi Kosovar ‘Vera andrron detin’ në regji të Kaltrina Krasniqit është filmi që do të hap edicionin e 14-të të PriFest.

‘Vera andrron detin’ pati premierën botërore vitin e kaluar në Festivalin Ndërkombëtar të Venedikut, dhe është shfaqur me sukses tanimë në 20 festivale në mbarë botën në konkurrencë zyrtare dhe ka fituar 6 shpërblime të rëndësishme, nga të cilat edhe çmimin filmi më i mirë në festivalin prestigjioz të Tokios.

“Është bërë traditë tanimë që PriFest-in t’a hapim me një premiere të filmit nga Kosova. Na gëzon fakti që filmi të cilin e promovuam në edicionin e vitit të kaluar teksa po pregatitej për Venedik dhe I cili ka qenë pjesë e best pitch, do ta sjellim për publikun Kosovarë në PriFest. Promovimi dhe përkrahja e filmave vendor dhe filmbërësve tanë është një nga objektivat kryesore të festivalit, prandaj jemi shumë të lumtur që përsëri këtë vit kemi një premierë të filmit nga Kosova, aq më shumë të një regjisore debutante Kosovare, si Kaltrina Krasniqi. Vala e Re e kinemasë kosovare po vazhdon, dhe ne jemi mbështetës krenar të saj”, tha Vjosa Berisha, drejtore e PriFest-it.

Filmi ‘Vera andrron detin’ shtjellon një temë shumë të rëndësishme lidhur me pronën dhe të drejtat e grave në pronë.

Vera është një grua në moshë mesatare që punon si përkthyese e gjuhës së shenjave, e cila ka një jetë të mirëstrukturuar: është bashkëshorte e një gjykatësi të mirënjohur, nënë mbështetëse, dhe gjyshe e dashur. Qetësia e saj prishet nga vetëvrasja e papritur e bashkëshortit të saj, e cila pasohet nga një paradë e padëshiruar dhe kërcënuese e familjarëve me pretendime për pronësi mbi shtëpine e familjes së tyre në fshat. Kur fillojnë të shfaqen fijet e një skemës së nëntokës, bota e Verës do të ballafaqohet me rrezik dhe do të duket qe është pranë kolapsit. Frika dhe mosbesimi do ta detyrojnë Verën ta merr fatin e familjes në duart e saj. E zhytur në një atmosferë kërcënuese, VERA ANDRRON DETIN është një portretizim intim por universal i një gruaje që duhet të ballafaqohet me realitetin e kundërshtimit të çështjeve gjinore me rrënjë të thella të cilat mbizotërojnë në kohët tona.

Filmi ‘Vera andrron detin’ është bashkëprodhim mes Kosovës, Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë. Regjia: Kaltrina Krasniqi, skenari: Doruntina Basha, producent: Shkumbin Istrefi, ko-producentë: Ognen Antov, Dionis Papadhimitri, Kaltrina Krasniqi. Drejtore e fotografisë: Sevdije Kastrati. Montazhi: Vladimir Pavlovski, Kaltrina Krasniqi. Muzika: Petrit Ceku, Genc Salihu. Në rolet kryesore: Teuta Jegeni Ajdini, Alketa Sylaj, Refet Abazi, Astrit Kabashi.

PriFest shënon edicionin e 14-të këtë vit dhe do të mbahet në data 26-31 korrik. / KultPlus.com

PriFest hapë thirrjen për projekte filmike për ‘BEST PITCH 2022’

PriFest sot ka hapur thirrjen për projektet filmike për garën Best Pitch.

BEST PITCH” është një cikël trajnimesh zhvillimore dhe garë e projekteve filmike e cila zhvillohet çdo vit në PriFest.

Mundësi aplikimi kanë projektet filmike të mentrazhit të gjatë që janë në fazë zhvillimi dhe financimi dhe që janë projekt i parë apo i dytë i një filmbërësi (regjisori-e apo producenti-e) nga rajoni i Ballkanit.

Apliko dhe përfito nga rasti mundësinë e pjesëmarrjes në trajnim me ekspertë prestigjioz Europian nga kompani dhe rrjete filmbërësish të njohura në Europë.

Përfito mundësinë për seancë në zhvillim skenari, apo seancë kokë më kokë me eksperten e financave dhe koproduksionit me një përvojë shumë vjecare në këtë fushë;

Tako distributorët dhe agjentët e shitjes së filmit nga kompanitë më të rëndësishme në Europë në Prishtina Rendezvous!

Fito një nga çmimet që do të ndahen në Best Pitch garë e vlerësuar nga Juria Ndërkombëtare.

Producentë, distributorë, përfaqësues të marketeve të filmit, kompani dhe agjent shitjeje, fonde filmi nga regjioni, profesionist filmi nga Europa si dhe përfaqësues të festivaleve të rëndësishme të filmit pritet të marrin pjesë si çdo vit në PriFest. Puna e PriFORUM dhe PriFest vleresohet jashtë mase nga filmbërësit vendorë dhe Shoqata e Producentëve të Kosovës si mundësi e mirë për të përfituar nga aktivitetet e shumta brenda festivalit dhe PriFORUM-it.

PriFest ka planifikuar që edicioni i 14të i PriFest të mbahet në datat 26-31 korrik 2022.

Data e fundit për dorëzimin e projekteve është 25 Maj 2022.

Për aplikim kliko në këtë link* dhe plotëso të dhënat.

*Nëse linku më lartë nuk funksionon, aplikacionin për Best Pitch mund ta gjeni në këtë link që do ta kopjoni dhe hapni në faqen tuaj të internetit:

https://forms.gle/bfiKi5ii3YKKDQQa6 / KultPlus.com