Shakira në maj me album të ri

Padyshim se është njëra prej këngëtareve më të njohura në botë. Bëhet fjalë për këngëtaren kolumbiane Shakira.

Ajo së fundmi ka një lajm të mirë për të gjithë fansat e saj. Këngëtarja kolumbiane ka njoftuar rreth 45 milionë ndjekësit e saj në “Twitter” se më 26 maj do të nxjerrë albumin e ri të saj, “El Dorado”.

Ky është albumi i njëmbëdhjetë i këngëtares 40-vjeçare, që njëherësh është njëra prej artisteve latine që ka shitur më shumë disqe. Titulli i këtij albumi të ri i referohet qytetit mitik, që eksploruesit e parë spanjollë tentuan ta zbulonin shekuj më parë, në vendlindjen e saj në Kolumbi. Përpara publikimit të këtij albumi, Shakira nxori një nga këngët që i përkasin këtij albumi “Chantaje”, një duet me këngëtarin kolumbian Maluma.

Klipi i kësaj kënge ka arritur 100 milionë shikime në Vevo. Muajin e shkruar, ajo lansoi edhe një këngë tjetër “Me Enamore”, ku ajo flet për lidhjen e saj me futbollistin spanjoll Gerard Piqué, me të cilin ka dy fëmijë. Albumi i saj i fundit është publikuar më 2014. Ai titullohet “Shakira” dhe flet për mëmësinë e saj. Shakira dhe Pique ishin takuar gjatë turneut për xhirimin e videos së këngës “Waka Waka”, kënga zyrtare e Kupës Botërore të Futbollit në Afrikën e Jugut më 2010, e fituar nga ekipi i Spanjës, ku bënte pjesë edhe Piqué. /koha/ KultPlus.com

Nënshkruhet peticion ankese për performancën e Jennifer Lopez dhe Shakirës në Superbowl

Jo të gjithë e kanë pëlqyer shfaqjen e Jennifer Lopez dhe Shakirës në pushimin e pjesëve në “Superbowl”, madje FCC (Komisioni Federal i Komunikimit) në SHBA, ka marrë 1322 ankesa për të.

Jennifer dhe Shakira kënduan dhe kërcyen me super koreografi hitet e tyre më të njohura e pavarëssisht se morën komplimenta nga publiku nga të katër anët e globit, pati dhe nga ata që menduan se shfaqja ishte e papërshtatshme.

Një prej personave që plotësoi një ankesë zyrtare pranë FCC tha se ajo çka kishte parë në ekran ishte “shumë e papërshtatshme” dhe “tepër ofensive”. Ndërkohë të tjerë kanë vënë theksin se ishin një shfaqje e papërshtatshme për fëmijët dhe se të paktën duhet të ishte vendosur një paralajmërim në ekran që të mos ndiqej me familjen. Pati dhe nga ata që e krahasuan me “pornografi”.

Sido që të jetë, performance e J.Lo dhe Shakirës u kosnsiderua një sukses i vërtetë dhe ka marrë më shumë se 135 milionë shikime në Yotube. Shfaaja u konsiderua si një tribut i këngëtareve për rrënjët e tyre latine dhe pati një të ftuar speciale në skenë, pikërisht vajzën e Jennifer, Emma-n. Edhe në rrjetet sociale pati kritika për koreografitë dhe lëvizjet e artisteve, megjitahtë ishin në pakicë të dukshme. /KultPlus.com

Shakira dhe J.Lo me performancë të mahnitshme mbrëmë në Super Bowl (VIDEO)

Kur dy divat e muzikës botërore bëhen bashkë, spektakli është i sigurt, shkruan KultPlus.

Shakira dhe J.Lo kanë performuar mbrëmë në shfaqjen Super Bowl.

Kjo shfaqje është pritur me entuziazëm të madh nga fansat të cilët në asnjë mënyrë nuk janë ndarë të zhgënjyer mbrëmë.

J.LO dhe Shakira kanë mrekulluar publikun me performancat e tyre. Për më tepër KultPlus ju sjell videon nga kjo mbrëmje e zjarrtë. / KultPlus.com

Shakira thotë se problemet me zërin e kishin çuar në depresion

Shakira është hapur për trajtimin e çështjeve të shëndetit mendor pasi pësoi një dëmtim kërcënues për karrierën dy vjet më parë.

“Unë nuk isha pozitive. Por isha shumë pesimiste”, tha ajo për Guardian.

Në vitin 2017, Shakira pësoi një hemoragji të kordonit vokal. Si rezultat, asaj i është dashur të shtyjë një pjesë të turneut botëror “El Dorado”.

“Unë gjithmonë kam menduar se do të ketë gjëra në jetën time që do të largoheshin, si bukuria, rinia, të gjitha ato gjëra, por kurrë nuk kam menduar që zëri im do të më linte, sepse është kaq e natyrshme për natyrën time. Ishte identiteti im”.

Këngëtarja “Hips Don’t Lie” tha që paaftësia e saj për të kënduar ishte “e padurueshme”.

“Ka pasur raste që unë as nuk mund të dilja nga shtrati – isha aq e dëshpëruar”.

Ylli i popit, e cila është i martuar me futbollistin profesionist Gerard Piqué, tha që burri i saj e shihte “më të keqen” gjatë kësaj kohe të vështirë.

Shakira tha që vizitoi mjekët për të ndihmuar në rregullimin e kordave të saj të dëmtuara, por gjithashtu mbështetej në metoda alternative si meditimi, hipnozë dhe “ndërhyrje hyjnore” nga uji i shenjtë.

Kur zëri i saj u kthye, ajo tha se ndjeu si “një lloj përvoje fetare”.

Turneu “El Dorado” i Shakira rifilloi në verën e vitit 2018. Ajo është vendosur të performojë së bashku me Jennifer Lopez në Super Bowl 2020. Klan Kosova / KultPlus.com

Shakira dhe J.Lo do të interpretojnë në Super Bowl

Kur dy divat të muzikës botërore bëhen bashkë, spektakli është i sigurt.

Shakira dhe J.Lo do të performojnë në shfaqjen Super Bowl të këtij viti.

Lopez ka njoftuar fansat e saj në Twitter se nuk do të jetë e vetme dhe bashkë me të do të jetë edhe ylli latin Shakira.

Shfaqja do të mbahet më 20.02.2020 dhe po pritet me entuziazëm nga fansat.

J.LO dhe Shakira dallojnë për shfaqjet e mrekullueshme në koncertet dhe tani do të keni një arsye më shumë për të ndjekur futbollin amerikan. / KultPlus.com

https://www.instagram.com/p/B24wP5cJ7Jp/

Spanja ngre padi ndaj Shakiras për evazion fiskal

Këngëtarja e famshme kolumbiane, Shakira, pritet të akuzohet brenda disa ditësh për 13 milionë funte evazion fiskal.

Ylli kolumbian, 41 vjeç, që ka dy fëmijë me futbollistin e Barcelonës, Gerard Pique, e kalon pjesën më të madhe të kohës së saj në Spanjë. Ligji spanjoll thotë se, njerëzit që kalojnë më shumë se 183 ditë të vitit në Spanjë duhet t’i paguajnë shtetit spanjoll taksë mbi të ardhurat e tyre, edhe kur i fitojnë ato jashtë shtetit, transmeton tch. Zyrtarë, të cilët janë marrë me hetimin e të ardhurave të Shakiras, kanë ngritur akuzën se, këngëtarja pretendon se jeton në Bahamas pikërisht për të shmangur detyrimet financiare ndaj shtetit spanjoll.

Por, Shakira këmbëngul se nuk i ka shkelur rregullat, duke thënë se ka ndjekur me rigorozitet udhëzimet e këshilltarëve të saj financiarë. Avokatët e saj ndërkohë janë duke u marrë me përpilimin e mbrojtjes, kur Shakira të paraqitet së shpejti në sallën e gjyqit./KultPlus.com