Shkolla Verore si Shkollë hapë thirrjen për aplikim

Programi i Shkolla Verore si Shkollë 2019 do të zhvillohet me reth 14 kurse, ligjërata, konferenca, performance, programin e film, DJ sesionet dhe ekspozitat nga artistët, shkrimtarët dhe studiuesit, duke përfshirë: Julieta Aranda, Inke Arns, Franc Ashiku, Zdenka Badovinac, Margot Bouman, Sezgin Boynik, Eva Birkenstock, Boris Buden, DJ Tahira, Keti Chukhrov, Charles Esche, Patricia Falguières, Lek M. Gjeloshi, Tone Hansen, Koh Nguang How, Hristina Ivanovska, Ana Janevski, Sami Khatib, Elzbieta Matynia, Ari Benjamin Meyers, Suzana Milevska, Nebojsa Milikić, Miran Mohar, Cesare Pietroiusti, Renaud Proch, Petrit Pula, Armina Pilav, Bernhard Rüdiger, Anri Sala, Renata Salecl, Gáspár Miklós Tamás, Marina Otero Verzier, Jelena Vesić dhe Gëzim Visoka, ndër të tjerë.

Me Shkollën Verore si Shkollë, Stacion – Qendra për Art Bashkëkohor Prishtinë dhe institucionet partnere kanë krijuar një platformë unike të bashkëpunimit rajonal dhe ndërkombëtar, të stacionuar në Prishtinë, duke zhvilluar një planprogram ndërdisiplinar, duke angazhuar profesionistë të zgjedhur për të përhapë dije dhe shkëmbyer ekpertizën e tyre në Prishtinë me studentë ndërkombëtarë dhe me publikun.

Fillimisht e frymëzuar nga rasti i Kosovës, ku sistemi arsimor ishte strukturuar në mes të viteteve të 70-ta të shekullit të kaluar, Shkolla Verore si Shkollë është e dizajnuar për të bashkuar dhe për të përhapur dijen dhe për të trajtuar sfidat e ditëve të sotme, duke zbatuar modele të reja dhe mundësi në arsimimin artistik dhe bashkëpunimin arsimor dhe artistik.

Aktualisht, Shkolla Verore si Shkollë është platformë udhëheqëse në bashkëpunim rajonale në art dhe prodhim të diskursit, dhe model që ndërlidhë kapacitetin e rajonit të Evropës Jug-Lindore, profesionistët e angazhuar ndërkombëtar dhe institucionet partnere për të prodhuar dhe shpërndarë një model ndër-disiplinorë të edukimit dhe bashkëpunimit artistik.

Pas suksesit të arritur në këto vite të kaluara, Shkolla Verore si Shkollë këtë vit e ndërton agjendën e saj duke u mbështetur në perspektiva të ndryshme dhe përvoja që në teori dhe praktikë reflektojnë dhe sfidojnë historinë rajonale dhe lidhjen me artit, në kontekstin më të gjërë, me zhvillimet politike dhe shoqërore.

Nëpërmes situatave që i tejkalojnë kufijt normal, Stacion – Qendra për Art Bashkëkohor Prishtinë me Shkolla Verore si Shkollë tenton të ndërlidhë dijenin dhe (ri)pozicionojë kapacitetin e vendit dhe rajonit të Evropës Jug-Lindore në raport me koordinatat e saja ndërkombëtare dhe globale.

Udhëheqësit e Shkollës Verore si Shkollë 2019 kanë përpiluar një program sfidues dhe frymëzues, të organizuar nga 5 – 21 Gusht, 2019 duke kombinuar klasë të bazuara në teori dhe produksion.

Kursi 1: Fatëkeqësia si dizajn: Akte të zotit, akte të njeriut

Kurs nga Julieta Aranda

5 – 10 gusht, 2019

Kursi 2: Arkitektura e ekspozitave dhe politikat e të përkohshmes

Kurs nga Marina Otero Verzier

5 – 8 gusht, 2019

Kursi 3: Mendimet jofunksionale

Kurs nga Cesare Pietroiusti

5 – 7 gusht, 2019

Kursi 4: Kurimi si formë e organizimit të eksperincës: Ku, si, pse dhe me kë pas përfundimit të vëmendjes?

Kurs nga Jelena Vesić

5 – 10 gusht, 2019

Kursi 5: Hapësira dhe Shoqëria Post-traumatike: Observime radikale dhe transormimi i dhunës

Kurs nga Renata Salecl and Armina Pilav

5 – 10 gusht, 2019

Kursi 6: DUET (Versioni për punëtori): “Dëshironi të këndoni me mua?”

Kurs nga Ari Benjamin Meyers and Eva Birkenstock

12 – 15 Gusht, 2019

Kursi 7: Teoria, pse? Kritika si produkt

Kurs nga Sami Khatib

12 – 15 gusht, 2019

Kursi 8: Hapësirë e lirë ku gjërat mund të bashkohen: A është ky një kurs për skulpturë?

Kurs nga Bernhard Rüdiger

12 – 17 gusht, 2019

Kursi 9: Arti i pa përbrendsuar dhe gjuha e çuditshme e artit

Kurs nga Boris Buden

12 – 15 gusht, 2019

Kursi 10: Brenda gjuhës: Arti dhe fjalët

Kurs nga Sezgin Boynik

14 – 21 gusht, 2019

Kursi 11: Çka dreqin është uji?

Kurs nga Lek M. Gjeloshi

14 – 21 gusht, 2019

Kursi 12: Ndërmjet shpresës dhe Dëshprimit – Tri dimensione për politikat demokratike dhe artin

Kurs nga Elzbieta Matynia

16 – 18 gusht, 2019

Kursi 13: Çdo artist është arkivist? Ta bëjmë nje arkivë të artit!

Kurs nga Koh Nguang How

16 – 21 gusht 2019

Kursi 14: Instituti i Artit në kushtet e 3 esencializimave: Kibernetik, de-kolonial, pop performativ

Kurs nga Keti Chukhrov

19 – 21 gusht, 2019

140 aplikues do të përzgjidhen për të marrë pjesë në kurset e Shkolla Verore si Shkollë 2019.

Për çdo kurs do të përzgjidhen dhjetë aplikues. Aplikuesit mund të regjistrojnë më shumë se një kurs.

Gjuha e mësimit dhe ligjeratave është gjuha angleze.

Partnerët kryesorë të Stacion – Qendra për Art Bashkëkohor Prishtinë për Shkolla Verore si Shkollë 2019 janë IRWIN group, Cultural Center Rex / Fund b92, Beograd, Pres to Exit Project Space, Shkup, Art House, Shkodër, Institute for Contemporary Art, Podgorica, Sonemus Association, Sarajevë dhe Independent Curators International – ICI, Nju Jork.

Afati i fundit për aplikim për pjesëmarrje është 15 qershor, 2019, kurse rezultatet do të shpallen jo më larg se 18 qershor, 2019./KultPlus.com

Prezantohen punimet e fituesve të YVAA në Shkolla Verore si Shkollë

Sot më 23 korrik, në Klubin e Boksit në kuadër të “Shkolla Verore si Shkollë”, prezantohen punimet nga artistët Brigita Antoni, Meriton Maloku, Remijon Pronja, Zorica Zafirovska, shkruan KultPlus.

Ky panel i cili moderohet nga Donjetë Murati, nis me fillim nga ora 20:00 ndërsa Brigita Antoni, Meriton Maloku, Remijon Pronja, Zorica Zafirovska janë fituesit dhe finalistët e çmimeve për artistët e rinj pamor – YVAA (Young Visual Artists Awards) nga Shqipëria, Kosova, Maqedoni dhe Mali i Zi.

Paneli tenton të hulumtoj, përmes prezantimeve të zgjedhura të artistëve, dhe të diskutimit, idetë për shoqëri civile dhe marrëdhëniet me art si element tregues i ekzistencës së shoqërisë së lirë. Paneli vepron si një ushtrim hulumtues për marrëdhëniet mes ambientin aktual dhe artistëve, politika në formë të potencialit dhe pengesave për të prodhuar punë. Diskutimi po ashtu vepron dhe do të përqendrohet edhe në tejkalimin e kufijve kombëtar si diçka që pritet nga sfera e artit.

Në një mënyrë, diskutimi tenton qëllimisht të njoh dhe të luaj me marrëdhëniet mes proceseve makro, shtetërore, dhe interakcion shoqëror. Në reflektim dhe njohje të marrëdhënieve që qëndrojnë në vazhdimësi.

“Artistët e së Nesërmes”, organizohet në Kosovë nga Stacion – Qendra për Art Bashkëkohor Prishtinë, “Çmimi Ardhje” organizohet në Shqipëri nga ZETA Qendra për Art Bashkëkohor, “Çmimi Dnes”, organizohet në Maqedoni nga Qendra për Art Bashkëkohor & FRU, dhe “Milič” në Mal i Zi nga ISU – Instituti për Art Bashkëkohor janë pjesë e pjesë e programit të çmimeve për artistët e rinj pamor – YVAA (Young Visual Artists Awards) – që është një rrjet i dhjetë çmimeve të ngjashme nga Evropa Qendrore dhe Lindore, dhe i cili u themelua në vitin 1989 në Çekosllovaki nga Kryetari Vaclav Havel, Wendy Luers dhe artistët disidentë, që kishin për qëllim përkrahjen e ngritjes dhe zhvillimit të artit bashkëkohor dhe shoqërisë civile.

Stacion – Qendra për Art Bashkëkohor me këtë panel tenton të bëjë ndërlidhje me punën e institucioneve bashkëpunuese të rajonit dhe të artistëve, të fitueseve pjesë e YVAA, me Shkolla Verore si Shkollë dhe me PLATFORM A4, të inicuar nga Stacion – Qendra për Art Bashkëkohor Prishtina dhe Rrjeti i Institucioneve të Pavarura të Artit dhe Kulturës – RRIPAK, që ka për qëllim gjenerimin e strategjive të reja rajonale, reformën e politikave publike, dhe të nisë bashkëpunim për mekanizma të përkrahjes për art dhe kulturë, duke ndikuar në zhvillimet shoqërore dhe ekonomike në rajon, në fokus të katër shtete pjesë e PLATFORM 4. / KultPlus.com

Stacion sonte sjellë “Diskutim mbi një vepër arti” në kuadër të Shkollës Verore si Shkollë

Stacion – Qendra për Art Bashkëkohor Prishtina sonte do të prezantoj “Sesion Publik të Kursit të 7-të si “Diskutim mbi një vepër arti” me Milica Tomić dhe Branimir Stojanović dhe artisten e zgjedhur Qëndresë Deda, si pjesë e Programit Publik të Shkolla Verore si Shkollë 2018, shkruan KultPlus.

“Diskutim mbi një vepër arti”, i strukturuar si Kursi 7 i Shkollës Verore si Shkollë, merret me historinë dhe pasojat nga viti 2000 “Diskutimi për një punë arti” (DAA), organizuar në Beograd nga Miliza Tomić dhe Branimir Stojanović. DAA është inspiruar nga vizita e Tomić në Budapest me 2000 për një bisedë me artist të organizuar nga kolektivi artistik “Little Ëarsaë” (Andras Galik dhe Balint Havas), Budapest. “Little Warsaw” ka ftuar artistët të prezentojnë dhe të diskutojnë punën e tyre në mënyrë që të rishqyrtojnë dhe zhvillojnë “mendim jo-formal dhe jo-institucional” në prodhimin e artit bashkëkohor. Të frymëzuar nga ky model, DAA në Beograd është përpjekë që të prodhoj një hapësirë për diskutime të hapura, kritike dhe të angazhuara që kanë analizuar prodhimin në art, politikat e ekspozimit, dhe intepretimin e kontekstit socio-politik, ekonomik dhe ideologjik në fund të luftërave Jugosllave si dhe ideologjinë e pajtimit si form neo-liberale. Ka vënë në pyetje skenën e artit në Serbi, që është shfaq përmes një kornize të artit jo zyrtar, dhe e cila ka pasë mundësi të vazhdoj në një sistem të implikuar në prodhimin dhe në përjetësimin e luftës, dhunës dhe terrorit, duke gdhend sferën publike të riprodhimit të diskursit dominant; DAA ka shikuar me vëmendje mënyrat se si këto janë reflektuar në vetë punët e artit. DAA shpejt është shndërruar në një rrugëtim kolektiv ku artistët e ndryshëm kanë organizuar dhe zhvilluar projekte më tutje që kanë ndjekuar rregulla të caktuara: një projekt, një diskutim, pa moderator dhe pa dokumentim kështu duke lejuar projektin të shpaloset vet, në mënyrë të pa parashikueshme.

Milica Tomić është artiste dhe udhëheqëse e IZK-Insituti Për Art Bashkëkohor (TU Graz). Ajo është anëtare themeluese e grupit artistik për teori dhe studime Jugosllave “Grupa Spomenik” [Monument Group, 2002]; ajo ka nisë projektin ndër-disiplinar “Four Faces of Omarska” [2010]. Ekspozitat e saj përfshijnë ato në Shtëpinë e Kulturave të Botës, Berlin, Muzeu i Artit Amerikan Ëhitney, Kunsthalle Vienna; MUMOK Vjenë; KIASMA Helsinki; Bienalja e Venedikut; Bienalja në Sidnej; Bienalja Ndërkombëtare e Stambollit dhe të tjera.

Branimir Stojanoviq (1958) jeton dhe punon në Beograd. Në punën e tij midis filozofisë, psikoanalizës dhe artit, ai merret me praktikat e shkrimit dhe ndërhyrjet konceptuale-politike në kontekste institucionale të filozofisë, artit dhe psikoanalizës. Themelues dhe ligjërues në Shkollën për Historinë dhe Teorinë e Artit (1999-2003), anëtar i Shoqatës Psikoanalitike të Beogradit (2010-2015), anëtar i Grupit Artistik të Monumenteve (2004-2013), themelues dhe ligjërues në Shkollën për Teori dhe Histori të Artit (2002). Që prej vitit 1980 ka botuar ese në fushën e filozofisë, psikoanalizës teorike, kritikave të ideologjisë dhe teorisë së artit.

Orari i plotë i ligjëratave dhe prezantimeve publike në Shkolla Verore si Shkollë 2018 mund të gjindet në:

http://www.stacion.org/en/Public-Program-2018

Anri Sala “mori kontrollin” në Shkollën Verore si Shkollë

Alberina Haxhijaj

“Take Over” është vepra e Anri Salës të cilën artisti e ka realizuar në vitin 2017, por që akoma vazhdon të ketë vëmendjen e publikut. Pikërisht “Take Over” tërhoqi edhe vëmendjen e qytetarëve në Prishtinë të cilët u mblodhën mbrëmë në Klubin e Boksit, për të diskutuar së bashku me artistin, shkruan KultPlus.

Artisti shqiptar Anri Shala, i cili është bërë i njohur në botën e artit bashkëkohorë dhe është fitues i disa çmimeve ndërkombëtare, ka ardhur edhe në Kosovë për të zbuluar më shumë rreth punës së tij. I ftuar nga Qendra për Art Bashkëkohor në Prishtinë ai u paraqit në kuadër të Shkollës Verore si Shkollë.

Publiku i cili ishte i shumtë duke përfshirë këtu edhe vetë pjesëmarrësit e Shkollës Verore si Shkollë patën rastin që të shohin veprën e artistit “Take Over” si dhe të diskutojnë më shumë për të.

Take Over (2017) është një instalacion-video dhe zë i përbërë nga dy filma, i cili trajton tematikat kryesore në veprën e Anri Salës, duke eksploruar marrëdhëniet midis muzikës dhe rrëfimit, arkitekturës e filmit dhe cilësitë e ndërsjella të mediumeve të ndryshme, duke shkrirë kufijtë e tyre përkatës.

Pikënisjet konceptuale të “Take Over” janë dy vepra muzikore të njohura, të lidhura me kompleksitetin e historisë politike dhe kulturore, La Marseillaise dhe Internationale. Vepra këto të cilat sipas artistit në një mënyrë ishin të lidhura që nga fillimin dhe që e plotësojnë njëra-tjetrën shumë mirë.

“Herën e parë e dëgjoni pianistin duke luajtur ‘La Marseillaise’ ndërsa pianoja luan ‘Internationale’ dhe mundohet që ta marrë kontrollin ndërsa në pjesën e dyte është e kundërta. Sigurisht që kur këta dy filma luhen së bashku si një i vetëm i dëgjoni gjatë gjithë kohës të dy këngët dhe jo si këtu njëherë njërën dhe njëherë tjetrën”, sqaron ai duke treguar se njëkohësish ishte i interesuar edhe për lidhjen në mes të makinerisë dhe njeriut.

Kujtojmë se për të kompozuar këtë punë artisti ka bashkëpunuar me dy muzikantë për të bërë aranzhimin e këtyre dy këngëve.

“Është edhe pjesa ku pianisti mundohet që të marrë kontrollin dhe ta bëjë pianon që të luajë sipas tij, por pianoja nuk pranon pra është një si lojë ping-pong”, tregon artisti duke shtuar se i mbetet publikut për të vendosur se cili sipas tyre është fitues, pasi që kjo më shumë sipas tij është një lojë ndjekje.

Anri Sala për veprën “Take Over” ka punuar qe vet tingulli të përcaktojë filmimin pasi që ndryshimi i fokusit të kamerës në film është i lidhur me tonalitetet muzikore dhe lëvizjen e çelësave që e prodhojnë muzikën – edhe nëse sfondi i këtij sistemi mbetet i pakapshëm.

“Gjithë historinë e cila fshihet prapa llojshmërive të këtyre dy veprave sigurisht që nuk kam mundur ta shpalos mirëpo ky film hap një derë për këtë diskutim”, shprehet artisti i cili beson që shpesh herë nuk ka të bëjë vetëm më atë që thua por më kuptim që ka ajo që thua duke përfshirë këtu edhe kuptimin politik që mund të ketë.

Pikërisht këtu artisti zbulon edhe elementet e punës së tij që janë tingujt por edhe gjuha dhe konteksti që kanë fjalët, duke treguar sesi i ka integruar këto elemente në punët e tij të mëparshme.

“Ajo që është shumë e dukshme në punën time është dëshira për të kombinuar dy gjëra të pamundura, kontrollin por edhe lirin në të njëjtën kohë”, theksoi artisti.

Të dy filmat janë konceptuar fillimisht për t’u shfaqur njëkohësisht, me qëllim konkurrimin e njëkohshëm të tingujve të tyre përkatëse. Për këtë prezantim, filmat u shfaqen njëri pas tjetrit./ KultPlus.com

Anri Sala me “Take Over” sonte në Prishtinë

Me fillim nga ora 20:00, sonte në Klubin e Boksit në Prishtinë në kuadër të Shkollës Verore si Shkollë, vjen artisti Anri Sala, shkruan KultPlus.

Stacion – Qendra për Art Bashkëkohor Prishtina do të prezantojë “Take Over” nga Anri Sala, që është pjesë e Shkolla Verore si Shkollë 2018 të Programit Publik.

Take Over (2017) është një instalacion-video dhe zë i përbërë nga dy filma, i cili trajton tematikat kryesore në veprën e Anri Salës, duke eksploruar marrëdhëniet midis muzikës dhe rrëfimit, arkitekturës e filmit dhe cilësitë e ndërsjella të mediumeve të ndryshme, duke shkrirë kufijtë e tyre përkatës.

Pikënisja konceptuale e Take Over janë dy vepra muzikore të njohura, të lidhura me kompleksitetin e historisë politike dhe kulturore, La Marseillaise dhe Internationale. Kompozuar në vitin 1792, Marseillaise ishte e lidhur ngushtë me Revolucionin Francez, por shpejt u përhap në vende të tjera ku u bë simbol i përmbysjes së regjimeve shtypëse. Kështu, teksti i shkruar në 1871-in për Internationale fillimisht u përcaktua në vijën melodike të Marseillaise-s, deri në vitin 1888 kur muzika e saj origjinale u kompozua dhe kënga u bë himni standard i lëvizjes socialiste. Të dyja himnet kanë pësuar ndryshime të mëdha në kuptimet e tyre politike: nga revolucioni, restaurimi, socializmi, rezistenca dhe patriotizmi, në shoqatat lidhur me kolonizimin dhe shtypjen në gjysmën e dytë të shekullit të njëzetë (si himne kombëtare përkatësisht të Francës dhe Bashkimit Sovjetik). Take Over e bën të dëgjueshme marrëdhënien e ngushtë të këtyre dy himneve dhe gërmon lidhjen muzikore në gjurmët e këtij ndryshimi simbolik. Është vetë tingulli ai që e përcakton filmin: ndryshimi i fokusit në film është i lidhur me tonalitetet muzikore dhe lëvizjen e çelësave që e prodhojnë muzikën – edhe nëse sfondi i këtij sistemi mbetet i pakapshëm.

Të dy filmat janë konceptuar fillimisht për t’u shfaqur njëkohësisht, me qëllim konkurrimin e njëkohshëm të tingujve të tyre përkatëse. Për këtë prezantim, filmat do të shfaqen njëri pas tjetrit.

Anri Sala, artist që punon në Berlin, lindi më 1974 në Tiranë, Shqipëri. Ekspozitat e tij të fundit përfshijnë Anri Sala, Marian Goodman Gallery, Neë York (2018), Anri Sala, Museo Tamayo, Mexico City, Mexico (2017), The Last Resort, Kaldor Public Art Projects, Sydney, Australia (2017) Anri Sala: Ansëer Me, Neë Museum, New York, NY (2016), Anri Sala, Galleria Alfonso Artiaco, Naples, Italy (2015), “The Present Moment (in D)”, Haus der Kunst, Mynih, Gjermani (2014); “Anri Sala: Two Films”, Museum of Contemporary Art, Detroit, Michigan (2012); Louisiana Museum of Modern Art, Humlebaek, Danimarkë (2012); Centre Pompidou, Paris, Francë (2012); “1395 Days Without Red”, Irish Museum of Modern Art, Dublin, Irlandë (2012); National Museum of Art, Osaka, Japoni (2011); Serpentine Gallery, Londër, Angli (2011) dhe Musée d’Art Contemporain, Montreal, Quebec (2011).

Sala fitoi çmimin Gilles Dusein në vitin 2000; Çmimin Artist i Ri në Bienalen e Venedikut më 2001, dhe Absolut Art Award, Stokholm, Suedi, më 2011. Në vitin 2013 u zgjodh të përfaqësoj Francës në Bienalen e 55-të të Venedikut me “Ravel Ravel Unravel” dhe së fundi Sala pranoi çmimin Vincent, Hagë, Holandë (2014)./ KultPlus.com

Albert Heta prezanton sonte programin e Shkolla Verore si Shkollë në Sarajevë

Sonte më 25 qershor me fillim nga ora 18:00 në Akademinë e Arteve të Bukura në Sarajevë, bëhet prezantimi i programit të Shkolla Verore si shkollë, shkruan KultPlus.

“Akademia e Arteve të bukura në Sarajevë dhe Sonemus ftojnë të gjithë të interesuarit të marrin pjesë në prezantimin e programit të Shkolla Verore si Shkollë 2018 – platformës ndërdisiplinore, edukative me qendër në Prishtinë”, thuhet në njoftim.

Fillimisht e inspiruar nga rasti i Kosovës, ku sistemi arsimor ishte strukturuar në mes të viteve të 70-ta të shekullit të kaluar, Shkolla Verore si Shkollë është e dizajnuar për të bashkuar dhe për të përhapur dijen dhe për të trajtuar sfidat e ditëve të sotme, duke zbatuar modele të reja dhe krijuar mundësi në arsimimin artistik dhe bashkëpunimin arsimor dhe artistik.

Prezantimi dhe diskutimi në perspektivat e arsimimit në fushën më të gjerë të artit bashkëkohor bëhet me: Albert Hetën, drejtor artistik i Stacion – Qendra për Art Bashkëkohor Prishtinë; Donjetë Murati, hulumtuese dhe koordinatore e programit në Stacion – Qendra për Art Bashkëkohor Prishtinë; Anja Bogojevic, kuratore/historiane e artit, asistente në Akademinë e Arteve, Universiteti në Sarajevë, bashkëthemeluese e Qendrës për Art Bashkëkohor Abart, Mostar; Admir Mujkic, artist/asistent në Akademinë e Arteve, Universiteti në Sarajevë; Amila Ramovic, kuratore/muziciente, asistente në Akademinë e Muzikës dhe Akademinë e Arteve Skenike në Universitetin e Sarajevës; Ališer Sijarić, kompozitor, profesor në Akademinë e Muzikës në Universitetin e Sarajevës dhe drejtor artistik i Organizatës Sonemus.

Programi i Shkolla Verore si Shkollë 2018 mbahet më 16 korrik – 2 gusht, 2018.

Stacion – Qendra për Art Bashkëkohor Prishtinë ka shpallur thirrjen e dytë për aplikim në kurse. Afati i fundit për aplikim është më 25 qershor, 2018.

Udhëheqësit e Shkollës Verore si Shkollë 2018 kanë përpiluar një program sfidues dhe inspirues duke kombinuar klasë të bazuara në teori dhe produksion, ligjërata dhe prezantime publike, ekspozita, perfomanca dhe program filmi. / KultPlus.com