Letra e fundit e Steve Jobs: Dashuria mund të udhëtojë mijëra kilometra

Më 5 shtator të vitit 2011 vdiq Steve Jobs, njeriu që botës ia dha kthesën më të madhe. Jobs njihet si një ndër biznesmenët më me ndikim, ishte themelues i kompanisë ‘Apple’, shkruan KultPlus.

Ndërkaq, sot KultPlus ju sjell letrën e fundit të Jobs.

“Në këtë moment, i shtrirë në shtrat i sëmurë, ndërsa reflektoj për jetën time, kuptoj se e gjithë fama dhe pasuria që i kushtova kaq shumë kohë, janë zbehur dhe duken të pakuptimta përballë vdekjes së afërt.

Në errësirë, shoh dritat jeshile që vijnë nga pajisjet dhe dëgjoj zërat e aparaturave, mund ta ndjej frymën e zotit të vdekjes që afrohet. Tani e di, kur kemi siguruar mjaftueshëm pasuri sa për të shtyrë gjithë jetën, duhet të merremi me të tjera çështje, që nuk lidhen me pasurinë. Duhet të merremi me diçka më të rëndësishme. Mbase me marrëdhëniet me njerëzit, mbase me art, mbase me ëndrrat për ditët e rinisë.

Ndjekja non-stop e pasurisë, do t’ju shndërrojë në një qenie të ndrydhur, ashtu si mua. Zoti na dha shqisat për të ndjerë dashurinë në zemrat e njerëzve, jo për të ndjerë iluzionet që sjell pasuria.

Pasurinë që kam fituar gjatë jetës time, nuk mund ta marr me vete. Çfarë mund të marr janë vetëm kujtimet e dashurisë. Ajo është pasuria e vërtetë që do t’ju ndjekë, do t’ju shoqërojë dhe do t’ju japë forcë e ndriçim për të vazhduar. Dashuria mund të udhëtojë mijëra kilometra. Jeta nuk ka limit. Shko ku të duash. Arriji lartësitë që do të arrish. Eshtë e gjitha në zemrat dhe duart tuaja. Cili është shtrati më i shtrenjtë në botë? – “Shtrati i vdekjes”.

Mund të punësosh dikë të ngasë makinën për ty, të fitojë para për ty, por s’mund të punësosh dikë që të përballojë sëmundjen tënde, për ty. Të mirat materiale mund të gjenden sërish edhe pasi kanë humbur, por ekziston diçka që nuk mund ta gjesh kurrë pasi e ke humbur – “Jeta”… Kujdesu për veten. Vlerësoji të tjerët”./ KultPlus.com

Fjalët e fundit në shtratin e vdekjes të Steve Jobs, atij që i dhuroi botës mollën e kafshuar të pasionit

Nga Albert Vataj

Ai ndërtoi një prej perandorive më të fuqishme të teknologjisë, duke u shndërruar në një ikonë të kurajës dhe sipërmarrjes. “Apple” nuk mund të kuptohet pa Steve Jobs dhe Steve Jobs nuk mund të identifikohet pa “Apple”. Ata janë sinonim i njëri-tjetrit, dhe e sotmja është afeksion i kësaj realeje që dhuron përtej imagjinatives. Kafshimi i mollës së kafshuar të Steve Jobs, është një kafshim pasioni.

Steve Jobs, babai i iPhone, iPod, iPad dhe bashkëthemeluesi i Apple Inc, humbi betejën e tij të gjatë kundër një forme të rrallë e kancerit në pankreas dhe ndërroi jetë më 5 tetor 2011 në moshën 56-vjeçare.

Steve Jobs, i cilësuar si Leonardo Da Vinci i kohëve moderne, do të mbahet mend në fushën e teknologjisë së komunikimit për risitë që solli, veçanërisht me iPhone dhe iPad, dy krijesa që shumë shpejt pushtuan tregjet botërore.

Pra se të shuhej, në shtratin e vdekjes ai la fjalët e të fundit si testament për gjeneratën:

“Arrita majat e suksesit në botën e biznesit. Në sytë e të tjerëve jeta ime ishte mishërim i suksesit. Sidoqoftë, përpos punës, unë kam pak gëzime. Në fund, pasuria është vetëm një fakt i jetës me të cilin unë jam mësuar.

Në këtë moment, i shtrirë në shtrat i sëmurë, ndërsa reflektoj për jetën time, kuptoj se e gjithë fama dhe pasuria që i kushtova kaq shumë kohë, janë zbehur dhe duken të pakuptimta përballë vdekjes së afërt. Në errësirë, shoh dritat jeshile që vijnë nga pajisjet dhe dëgjoj zërat e aparaturave, mund ta ndjej frymën e zotit të vdekjes që afrohet.

Tani e di, kur kemi siguruar mjaftueshëm pasuri sa për të shtyrë gjithë jetën, duhet të merremi me të tjera çështje, që nuk lidhen me pasurinë. Duhet të merremi me diçka më të rëndësishme. Mbase me marrëdhëniet me njerëzit, mbase me art, mbase me ëndrrat për ditët e rinisë.

Ndjekja non-stop e pasurisë, do t’ju shndërrojë në një qenie të ndrydhur, ashtu si mua. Zoti na dha shqisat për të ndjerë dashurinë në zemrat e njerëzve, jo për të ndjerë iluzionet që sjell pasuria. Pasurinë që kam fituar gjatë jetës time, nuk mund ta marr me vete. Çfarë mund të marr janë vetëm kujtimet e dashurisë. Ajo është pasuria e vërtetë që do t’ju ndjekë, do t’ju shoqërojë dhe do t’ju japë forcë e ndriçim për të vazhduar.

Dashuria mund të udhëtojë mijëra kilometra. Jeta nuk ka limit. Shko ku të duash. Arrij lartësitë që do të arrish. Është e gjitha në zemrat dhe duart tuaja. Cili është shtrati më i shtrenjtë në botë? – “Shtrati i vdekjes”…

Mund të punësosh dikë të ngasë makinën për ty, të fitojë para për ty, por s’mund të punësosh dikë që të përballojë sëmundjen tënde, për ty. Të mirat materiale mund të gjenden sërish edhe pasi kanë humbur, por ekziston diçka që nuk mund ta gjesh kurrë pasi e ke humbur – “Jeta”.

Kur një njeri shkon në sallën e operacionit, do të kuptojë se ekziston një libër që duhet të përfundojë së lexuari – “Libri i jetës së shëndetshme”. Në çfarëdo faze të jetës që mund të jemi tani, herët ose vonë do të përballemi me momentin final të ‘mbylljes së perdeve’.

Ruaj si gjënë më të çmuar dashurinë për familjen, dashurinë për bashkëshortin/en, dashurinë për miqtë… / KultPlus.com

Fjalimi i famshëm i Steve Jobs në Universitetin e Stanford: Pushimi nga puna në Apple ishte gjëja më e mirë që më ka ndodhur

Jam i nderuar të jem me ju sot, në fillimin tuaj në një nga universitetet më mirë në botë. Unë kurrë nuk u diplomova nga kolegji. Me thënë të vërtetën, kjo është e para herë që jam në një diplomim kolegji. Sot unë dua të them tri histori nga jeta ime. Kjo është e tëra. Jo ndonjë gjë e madhe. Vetëm tri tregime.

  1. Historia e parë është për lidhjen e pikave

Unë u largova nga Reed College, pas 6 mujorit të parë, por pastaj qëndrova si një frekuentues i herëpashershëm 18 muaj apo më shumë përpara se të largohesha përfundimisht. Pra, pse unë e braktisa kolegjin? Kjo filloi para se të lindja. Nëna ime biologjike ishte një studente e re e diplomuar kolegji, dhe ajo vendosi të më jepte mua për adoptim. Ajo ndjeu shumë fuqishëm që unë duhej të adoptohesha nga prindër të diplomuar në kolegj, kështu që çdo gjë ishte gati për mua që të adoptohem në lindje nga një jurist dhe gruaja e tij. Përveç se kur unë dola në këtë botë, ata vendosën në minutën e fundit se në të vërtetë kishin dashur të kisha qenë vajzë. Kështu prindërit e mi adoptues, të cilët ishin në listën e pritjes, morën një telefonatë në mes të natës duke i pyetur: “Ne kemi një foshnjë që nuk kishim pritur të ishte djalë; A e doni atë?” Ata thanë: “Sigurisht.” Nëna ime biologjike gjeti më vonë se nëna ime adoptuese nuk ishte diplomuar nga kolegji dhe se babai im nuk e kishte mbaruar shkollën e mesme. Ajo refuzoi të nënshkruajë dokumentet përfundimtare të adoptimit. Ajo u zbut vetëm disa muaj më vonë, kur prindërit e mi adoptues premtuan se një ditë unë do të shkoj në kolegj.

Dhe 17 vjet më vonë unë shkova në kolegj. Por me naivitet zgjodha një kolegj që ishte pothuajse aq i shtrenjtë sa Stanfordi, dhe të gjitha kursimet e prindërve punëtorë do të shpenzoheshin për shkollimin tim në kolegj. Pas gjashtë muajsh, unë nuk munda të shoh se ia vlente kjo gjë. Nuk kisha asnjë ide se çfarë doja të bëja me jetën time dhe nuk kisha ide se si kolegji do të më ndihmonte ta kuptoja atë. Dhe po shpenzoja të gjitha paratë që prindërit e mi kishin kursyer gjithë jetën e tyre. Kështu që unë vendosa të braktis kolegjin dhe besova se gjithçka do të shkonte mirë. Ishte shumë e frikshme në atë kohë, por duke shikuar prapa, ai ishte një nga vendimet më të mira që kam marrë. Minutën që u largova, unë nuk do të vazhdoja më të merrja mësimet që nuk më interesonin, dhe do të filloja të mendoja për ato gjëra që më dukeshin interesante.

Nuk ishte e gjitha romantike. Unë nuk kisha një dhomë fjetjeje, kështu që flija në dysheme në dhomat e miqve, mblidhja shishe boshe kokakole për 5 cent secilën që të blija ushqime, dhe do të ecja 7 kilometra nëpër qytet çdo natë të dielën për të marrë një vakt të mirë në javë në tempullin Hare Krishna. E dashuroja atë. Dhe shumëçka nga ajo ku unë zhytesha duke ndjekur kuriozitetin dhe intuitën time doli të jetë tepër e çmuar më vonë. Më lejoni t’ju jap një shembull:

Reed College në atë kohë jepte ndoshta mësimet më të mira në kaligrafi në gjithë vendin. Përgjatë gjithë qytezës së konviktorëve çdo poster, çdo etiketë në çdo sirtar, ishte bukurshkruar mrekullisht me dorë. Ngaqë e kisha braktisur shkollën dhe nuk kisha për të marrë mësime normale, vendosa të marrë mësime në kaligrafi. Kam mësuar për llojet e shkronjave serif dhe san serif, rreth sasive të ndryshime të hapësirave midis kombinimeve të ndryshme të shkronjave, rreth asaj që e bën tipografinë e mirëfilltë tipografi të rëndësishme. Ishte një mënyrë delikate e bukur, historike, artistike të cilën shkenca nuk mund ta kapte, dhe atë e kam gjetur interesante.

Asnjë nga këto nuk kishte as edhe një shpresë për ndonjë aplikim praktik në jetën time. Por, dhjetë vjet më vonë, kur ishim duke dizajnuar kompjuterin Macintosh, e gjitha u rikthye tek unë. Dhe ne i dizajnuam të gjitha në Mac. Ai ishte kompjuteri i parë me tipografi të bukur. Nëse unë nuk do ta kisha braktisur atë kursin në kolegj, Mac nuk do t’i kishte pasur kurrë ato lloje të shumëfishta shkronjash apo ato seri shkronjash të hapësinuara aq përpjesëtimisht. Dhe gjersa Windows thjesht kopjoi Mac, ka të ngjarë të mos ketë kompjuter personal pa ato. Nëse unë nuk do ta kisha braktisur kolegjin, kurrë nuk do të kisha hyrë në këtë kurs kaligrafie, dhe kompjuterët personalë nuk mund të kishin tipografinë e mrekullueshme që kanë. Sigurisht ishte e pamundur të lidhja pikat kur isha në kolegj. Por kjo ishte shumë, shumë e qartë kur shikoja prapa dhjetë vjet më vonë.

Përsëri, ju nuk mund të lidhni pikat që ju presin; ju mund të lidhni ato vetëm duke shikuar prapa. Kështu që duhet të besoni se pikat do të lidhen në një farë mënyre në të ardhmen tuaj. Ju duhet të besoni në diçka -, në guximin, fatin, jetën karmën, çfarëdo tuajën. Kjo qasje nuk më ka lënë kurrë të bie poshtë, dhe e ka shënuar gjithë ndryshimin në jetën time.

2. Historia ime e dytë ka të bëjë me dashurinë dhe humbjen

Unë kam qenë me fat – e gjeta atë që kam dashur të bëj herët në fillim të jetës. Woz dhe unë filluam Apple në garazhin e prindërve të mi kur isha 20 vjeç. Ne punuam shumë, dhe në 10 vite Apple u rrit nga vetëm ne të dy duke filluar nga një garazh tek një kompani me pasuri 2 miliardë $ e me mbi 4000 të punësuar. Ne sapo kishim hedhur në treg krijimin tonë më të mirë – Macintosh – një vit më parë, dhe unë sapo isha bërë 30 vjeç. Dhe pastaj më pushuan. Si mund të pushohesh nga një kompani që ti vetë e ke filluar? E pra, teksa Apple rritej ne punësuam dikë që unë mendova se ishte shumë i talentuar për të drejtuar kompaninë me mua, dhe në vitet e para gjërat shkuan mirë. Por pastaj vizionet tona për të ardhmen filluan të devijohen dhe përfundimisht patëm një rënie. Kur erdhi deri këtu, bordi ynë i drejtorëve mori anën e tij. Pra, në moshën 30 vjeç unë u pushova nga puna. Dhe shumë publikisht. Ajo e cila kishte qenë në fokus tërë jetën time si i rritur ishte zhdukur, dhe kjo ishte shkatërruese.

Unë me të vërtetë nuk dija se çfarë të bëja për disa muaj. Ndjeva se e kisha lënë gjeneratën e mëparshme të sipërmarrësve prapa – e ndjeva se stafeta do të binte prapë në duart e mia. U takova me David Packard e Bob Noyce dhe u përpoqa t’u kërkoja falje pse po iu qepesha aq keq. Unë isha një dështim shumë publik, dhe madje po mendoja për largimin tim nga Silicon Valley. Por diçka ngadalë filloi të agojë në mua – unë ende dashuroja atë çfarë kisha bërë. Zhvillimi i ngjarjeve në Apple nuk e kish ndryshuar atë gjë aspak. Unë kisha qenë i refuzuar, por unë isha ende në dashuri. Dhe kështu që vendosa të filloj përsëri.

Unë nuk e kuptova këtë atëherë, por doli se pushimi nga Apple ishte gjëja më e mirë që mund të më ketë ndodhur ndonjëherë. Shurdhimi nga të qenët i suksesshëm u zëvendësua me butësinë e të qenit një fillestar përsëri, më pak i sigurt për çdo gjë. Kjo më çliroi mua për të hyrë në një nga periudhat më krijuese të jetës sime.

Gjatë pesë viteve të pastajme, unë fillova një kompani të quajtur NeXT, një kompani tjetër me emrin Pixar, dhe rashë në dashuri me një femër të mahnitshme që do të bëhej gruaja ime. Pixar krijoi filmin e parë artistik të animuar në kompjuter në botë, Toy Story, dhe tani është studioja më e suksesshme e animacionit në botë. Në një kthesë të madhe të ngjarjeve, Apple bleu NeXT, unë u ktheva në Apple, dhe teknologjia që ne zhvilluam në NeXT është në zemër të rilindjes aktuale të Apple. Dhe Laurene e unë kemi një familje të mrekullueshme së bashku.

Unë jam goxha i sigurt se kjo nuk do të kishte ndodhur sikur të mos isha pushuar nga Apple. Ky ishte një ilaç provë i tmerrshëm, por unë mendoj se për pacientin ishte i nevojshëm. Ndonjëherë jeta ju godet në kokë me një tullë. Mos e humbni besimin. Unë jam i bindur se e vetmja gjë që më mbajti mua do ishte se unë e kam dashur atë që kam bërë. Ju duhet të gjeni atë që doni. Dhe kjo është po aq e vërtetë për punën tuaj sikurse është për dashnorët tuaj. Puna juaj ka për të mbushur një pjesë të madhe të jetës tuaj, dhe mënyra e vetme që të jeni me të vërtetë të kënaqur është të bëni atë që ju besoni se është punë e madhe. Dhe mënyra e vetme për të bërë punë të madhe është të duash atë që punë ju keni. Nëse ju nuk e keni gjetur ende, vazhdoni të jeni në kërkim. Mos u dorëzoni. Si me të gjitha çështjet e zemrës, ju do ta kuptoni, kur ju ta gjeni atë. Dhe, si çdo marrëdhënie e madhe, ajo thjesht shkon më mirë e më të mirë teksa vitet rrjedhin. Pra, vazhdoni të kërkoni derisa ju ta gjeni atë. Mos u dorëzoni.

3. Historia ime e tretë është për vdekjen

Kur isha 17 vjeç, kam lexuar një thënie pakashumë të tillë: “Nëse ti e jeton çdo ditë sikur të ishte dita jote e fundit, një ditë patjetër do të arrish synimin tënd.” Kjo më bëri shumë përshtypje, dhe që atëherë, për 33 vitet e fundit, unë kam shikuar në pasqyrë veten çdo mëngjes dhe e kam pyetur: “Nëse sot është dita e fundit e jetës sime, do të doja të bëj atë që unë jam gati të bëj sot? ” Dhe sa herë që përgjigja ka qenë “Jo” për shumë e shumë ditë në vijim, unë e dija se duhej të ndryshoja diçka.

Vetëdija se unë do të vdes shpejt është mjeti më i rëndësishëm që kam hasur ndonjëherë për të më ndihmuar që të bëj zgjedhje të mëdha në jetë. Sepse pothuajse çdo gjë – të gjitha pritjet e jashtme, e gjithë krenaria, e gjithë frika nga turpi apo dështimi – këto gjëra veniten përballë vdekjes, duke lënë vetëm atë që është me të vërtetë e rëndësishme. Vetëdija se ju do të vdisni është mënyra më e mirë që unë di për të shmangur kurthin e të menduarit se ke diçka për të humbur. Ti je tashmë i zhveshur. Nuk ka asnjë arsye për të mos ndjekur zemrën tënde.

Rreth një vit më parë unë u diagnostikova me kancer. Unë kisha një skanim në 7:30 në mëngjes, dhe ky në mënyrë të qartë tregoi një tumor në pankreasin tim. Unë nuk e dija madje se çfarë ishte pankreasi. Mjekët më thanë pothuajse me siguri se ishte një lloj kanceri i pashërueshëm, dhe se unë nuk duhej të prisja të jetoja më shumë se tre deri gjashtë muaj. Mjeku im më këshilloi të shkoj në shtëpi dhe të merrem me punët e mia, një mënyrë, që është kodi i mjekut për t’i përgatitur pacientët të vdesin. Kjo do të thotë të përpiqeni t’ju tregoni fëmijëve tuaj brenda disa muajve gjithçka që kishit menduar t’jua tregonit në 10 vitet e ardhshme. Kjo do të thotë t’i siguroni që gjithçka ka mbaruar, çka do të jetë më lehtësuese për familjen tuaj. Kjo do të thotë të jepni lamtumirët tuaja.

Jetova me këtë diagnozë gjatë gjithë ditës. Më vonë atë mbrëmje kisha një biopsi, ku ata mbërthyen një endoskop poshtë fytit tim, nëpër stomakun tim dhe në zorrët e mia, vunë një gjilpërë në pankreasin tim dhe morën disa qeliza nga tumori. Unë isha me narkozë, por gruaja ime, e cila ishte atje, më tha se kur t’i shikuan qelizat në një mikroskop mjekët filluan të qanin, sepse doli të jetë një formë shumë e rrallë e kancerit të pankreasit që është e shërueshme me kirurgji. Pata operacionin dhe unë jam mirë tani.

Kjo ishte përballja ime më e afërt me vdekjen, dhe unë shpresoj se kjo afërsi të shkojë për disa dekada më shumë. Duke pasë jetuar me këtë, unë tani mund ta them këtë për ju me pak më shumë siguri se kur vdekja ishte një koncept i dobishëm, por thjesht intelektual:

Askush nuk dëshiron të vdesë. Edhe njerëzit të cilët duan të shkojnë në parajsë, nuk duan të vdesin për të arritur atje. Dhe ende vdekja është destinacioni të cilin ne të gjithë e kemi. Askush nuk i ka ikur kurrë asaj. Dhe kjo është si duhet të jetë, sepse vdekja ka shumë gjasa të jetë shpikja e vetme e mirë e jetës. Ajo është agjente e ndryshimit të jetës. Ajo pastron nga e vjetra që të hapë rrugën për të renë. Tani për tani e reja jeni ju, por një ditë jo shumë larg nga tani, ju do të bëheni gradualisht të vjetër dhe do të keni radhën për t’u pastruar. Na vjen keq të jetë kaq dramatike, por është mjaft e vërtetë.

Koha juaj është e kufizuar, prandaj mos e humbni atë duke jetuar jetën e dikujt tjetër, mos u bllokoni nga dogma – e cila thotë të jetoni me rezultatet e të menduarit të njerëzve të tjerë. Mos lejoni zhurmën e mendimeve të të tjerëve që të mbytë zërin tuaj të brendshëm. Dhe më e rëndësishme, të keni guximin për të ndjekur zemrën tuaj dhe intuitën tuaj. Ata disi tashmë e dinë atë që ju me të vërtetë dëshironi të bëheni. Çdo gjë tjetër është dytësore.

Kur isha i ri, ka pasur një botim të mahnitshëm të quajtur The Whole Earth Catalog (Katalogu i Tërë Dheut), i cili ishte një nga Biblat e brezit tim. Ai ishte krijuar nga një shoku im i quajtur Stewart Brand jo shumë larg nga këtu në Menlo Park, dhe ai e solli atë në jetë me ndjesinë e tij poetike. Kjo ishte në fund të viteve 1960, para se të vinin kompjuterat personalë dhe botueset desktop, kështu që i gjithi u bë me makina shkrimi, gërshërë, dhe kamera Polaroid. Ai ishte si Google me kapak të hollë, 35 vjet përpara se të vinte Google: ai ishte botim idealist, dhe i tejmbushur me mjete të rregullta dhe nocione të mëdha.

Stewart dhe ekipi i tij bënë disa botime të Katalogu i Tërë Dheut, dhe pastaj kur ai kishte kryer detyrën e tij, ata bënë një botim përfundimtar. Ishte mesi i viteve 1970, dhe unë isha në moshën tuaj. Në kopertinën e pasme të botimit të tyre të fundit ishte një fotografi e një rruge të vendit herët në mëngjes, ku ju mund të gjeni veten duke u vërdallosur kuturu në qoftë se keni qenë kaq aventureskë. Nën të ishin fjalët: “Ji i uritur. Ji budallë.” Ai ishte mesazhi lamtumirës i tyre i nënshkruar nga ata vetë. Ji i uritur. Ji budallë. Dhe unë kam dëshiruar gjithmonë atë për veten time. Dhe tani, teksa diplomoni për të filluar një jetë të re, do të dëshiroja atë për ju. / KultPlus.com

Çmim marramendës për mausin e parë që frymëzoi Steve Jobs

Mausi që frymëzoi Steve Jobs është shitur në ankand për më shumë se 178 mijë dollarë. Ai ishte pjesë e koleksionit “Steve Jobs and the Apple Computer Revolution”, një nga mauset e parë të shpikur nga inxhinieri amerikan, Douglas Engelbart.

I ndërtuar në Institutin e Kërkimeve Stanford, ai ishte i përbërë nga një bllok druri që lëvizte nëpër dy rrota metalike, një horizontale dhe një vertikale, duke lejuar që një tregues të lëvizte saktësisht në një bosht kartezian.

Mausi është një nga modelet e përdorura për demonstrimin e famshëm të Engelbart në vitin 1968 në Konferencën e Përbashkët të Kompjuterit në San Francisko dhe i njohur si nëna e të gjitha demonstrimeve, pasi kishte hedhur themelet për përdorimin e drejtimit dhe shkrimit të kompjuterit modern.

Së bashku me sistemin e treguesve të vitit 1964, agjencia RR Auction shiti gjithashtu një kompjuter Apple Lisa dhe një iPhone të gjeneratës së parë.

Apple e bleu në vitin 1983 licencën për të përdorur patentën e mausit të Engelbart, duke i besuar krijuesve të kompanisë Ideo detyrën e krijimit të një pajisjeje të thjeshtë dhe të menjëhershme, të përkthyer në mausin kompjuterik Lisa në të njëjtit vit dhe të Macintosh-it në vitin 1984.

Iphone i gjeneratës së parë është shitur në ankand si pjesë e grupit të parë të telefonave inteligjentë të Apple nga viti 2007 dhe është marrë nga një punonjës i gjigantit të teknologjisë Cupertino, i cili nuk e kishte hapur kurrë. / a2cnn / KultPlus.com

Letra e fundit e Steve Jobs: Dashuria mund të udhëtojë mijëra kilometra

Më 24 shkurt të vitit 1955 lindi Steve Jobs, njeriu që botës ia dha kthesën më të madhe. Jobs njihet si një ndër biznesmenët më me ndikim, ishte themelues i kompanisë ‘Apple’, shkruan KultPlus.

Ndërkaq, sot KultPlus ju sjell letrën e fundit të Jobs.

“Në këtë moment, i shtrirë në shtrat i sëmurë, ndërsa reflektoj për jetën time, kuptoj se e gjithë fama dhe pasuria që i kushtova kaq shumë kohë, janë zbehur dhe duken të pakuptimta përballë vdekjes së afërt.

Në errësirë, shoh dritat jeshile që vijnë nga pajisjet dhe dëgjoj zërat e aparaturave, mund ta ndjej frymën e zotit të vdekjes që afrohet. Tani e di, kur kemi siguruar mjaftueshëm pasuri sa për të shtyrë gjithë jetën, duhet të merremi me të tjera çështje, që nuk lidhen me pasurinë. Duhet të merremi me diçka më të rëndësishme. Mbase me marrëdhëniet me njerëzit, mbase me art, mbase me ëndrrat për ditët e rinisë.

Ndjekja non-stop e pasurisë, do t’ju shndërrojë në një qenie të ndrydhur, ashtu si mua. Zoti na dha shqisat për të ndjerë dashurinë në zemrat e njerëzve, jo për të ndjerë iluzionet që sjell pasuria.

Pasurinë që kam fituar gjatë jetës time, nuk mund ta marr me vete. Çfarë mund të marr janë vetëm kujtimet e dashurisë. Ajo është pasuria e vërtetë që do t’ju ndjekë, do t’ju shoqërojë dhe do t’ju japë forcë e ndriçim për të vazhduar. Dashuria mund të udhëtojë mijëra kilometra. Jeta nuk ka limit. Shko ku të duash. Arriji lartësitë që do të arrish. Eshtë e gjitha në zemrat dhe duart tuaja. Cili është shtrati më i shtrenjtë në botë? – “Shtrati i vdekjes”.

Mund të punësosh dikë të ngasë makinën për ty, të fitojë para për ty, por s’mund të punësosh dikë që të përballojë sëmundjen tënde, për ty. Të mirat materiale mund të gjenden sërish edhe pasi kanë humbur, por ekziston diçka që nuk mund ta gjesh kurrë pasi e ke humbur – “Jeta”… Kujdesu për veten. Vlerësoji të tjerët”./ KultPlus.com

Steve Jobs, ai që shndërroi kurajon dhe krijimin në erë të re besimi te zotërimi i dritës

Secili nga ne mban në duar pak nga të gjallët e tij të derdhur në themelet e përjetësisë. Gjithçka e jona që na lidh me teknologjinë e komunikimit, me qasjen e ethshme të sundimit të botës përmes forcës së dritës, është çfarë mbetet mirënjohje për atë forcë të kijametshme pasioni dhe përkushtimi, për Steve Jobs. Ashtu si edhe gjenitë e tjerë, ai erdhi në jetë me një mision, përmbushja e të cilit e shpërfaq para syve dhe ëndjes tonë si vullnet shpërblyes.

Steve Jobs ndërtoi një prej perandorive më të fuqishme të teknologjisë, duke u shndërruar në një ikonë të kurajës dhe sipërmarrjes. “Apple” nuk mund të kuptohet pa Steve Jobs dhe Steve Jobs nuk mund të identifikohet pa “Apple”. Ata janë sinonim i njëri-tjetrit dhe e sotmja është afeksion i kësaj realeje që dhuron përtej imagjinatives. Kafshimi i mollës së kafshuar të Steve Jobs është një kafshim pasioni.

Steve Jobs, babai i iPhone, iPod, iPad dhe bashkëthemeluesi i Apple Inc, humbi betejën e tij të gjatë kundër një forme të rrallë e kancerit në pankreas dhe ndërroi jetë më 5 tetor 2011 në moshën 56-vjeçare. Steve Jobs, i cilësuar si Leonardo Da Vinci i kohëve moderne do të mbahet mend në fushën e teknologjisë së komunikimit për risitë që solli, veçanërisht me iPhone dhe iPad, dy krijesa që shumë shpejt pushtuan tregjet botërore. Pra se të shuhej, në shtratin e vdekjes ai la fjalët e të fundit si testament për gjeneratën:

“Arrita majat e suksesit në botën e biznesit. Në sytë e të tjerëve jeta ime ishte mishërim i suksesit. Sidoqoftë, përpos punës, unë kam pak gëzime. Në fund, pasuria është vetëm një fakt i jetës me të cilin unë jam mësuar.

Në këtë moment, i shtrirë në shtrat i sëmurë, ndërsa reflektoj për jetën time, kuptoj se e gjithë fama dhe pasuria që i kushtova kaq shumë kohë, janë zbehur dhe duken të pakuptimta përballë vdekjes së afërt. Në errësirë, shoh dritat jeshile që vijnë nga pajisjet dhe dëgjoj zërat e aparaturave, mund ta ndjej frymën e zotit të vdekjes që afrohet. Tani e di, kur kemi siguruar mjaftueshëm pasuri sa për të shtyrë gjithë jetën, duhet të merremi me të tjera çështje, që nuk lidhen me pasurinë. Duhet të merremi me diçka më të rëndësishme. Mbase me marrëdhëniet me njerëzit, mbase me art, mbase me ëndrrat për ditët e rinisë.

Ndjekja non-stop e pasurisë, do t’ju shndërrojë në një qenie të ndrydhur, ashtu si mua. Zoti na dha shqisat për të ndjerë dashurinë në zemrat e njerëzve, jo për të ndjerë iluzionet që sjell pasuria. Pasurinë që kam fituar gjatë jetës time, nuk mund ta marr me vete. Çfarë mund të marr janë vetëm kujtimet e dashurisë. Ajo është pasuria e vërtetë që do t’ju ndjekë, do t’ju shoqërojë dhe do t’ju japë forcë e ndriçim për të vazhduar. Dashuria mund të udhëtojë mijëra kilometra. Jeta nuk ka limit. Shko ku të duash. Arrij lartësitë që do të arrish. Është e gjitha në zemrat dhe duart tuaja. Cili është shtrati më i shtrenjtë në botë? – “Shtrati i vdekjes”… Mund të punësosh dikë të ngasë makinën për ty, të fitojë para për ty, por s’mund të punësosh dikë që të përballojë sëmundjen tënde, për ty. Të mirat materiale mund të gjenden sërish edhe pasi kanë humbur, por ekziston diçka që nuk mund ta gjesh kurrë pasi e ke humbur – “Jeta”.

Kur një njeri shkon në sallën e operacionit, do të kuptojë se ekziston një libër që duhet të përfundojë së lexuari – “Libri i jetës së shëndetshme”. Në çfarëdo faze të jetës që mund të jemi tani, herët ose vonë do të përballemi me momentin final të “mbylljes së perdeve”. Ruaj si gjënë më të çmuar dashurinë për familjen, dashurinë për bashkëshortin/en, dashurinë për miqtë… Kujdesu për veten. Vlerësoji të tjerët.”

… Dhe… ai u shua, iku doke lënë pas shembullin më të përsosur të forcës së pasionit, të besimit të themeltë tek ëndrra, ajo ëndërr që u shndërrua në një nga gjeneratorët e fuqishëm të prodhimit të energjisë së teknologjisë. Ai, Steve Jobs, jetoi dhe vdiq si një rast i veçuar i asaj bote, së cilës ai i la peng shpirtin e tij krijues, atë eter transformimesh të mëdha. Kujtesa për këtë gjeni të pashoq të modernitetit, është më e larta përulje mirënjoheje që i kemi ne një revolucionari të kurajos dhe besimit. Ai ishte njeri si ne, por zgjodhi të bënte atë vepër që meriton një vend të privilegjuar. Steve Jobs iku për të mbetur te secili nga ne, iPhone, iPod, iPad, iku dhe la një urë komunikimi, gjurmë drite. / Albert Vataj / KultPlus.com

68 vjet nga lindja e Steve Jobs, njeriut që pati ndikim të jashtëzakonshëm në zhvillimin e teknologjisë

Sot shënohet 68-vjetori i lindjes së njeriut që pati një ndikim të madh në zhvillimin e teknologjisë në botë, Steve Jobs.

Në 68-vjetorin e lindjes së Steve Jobs, KultPlus ua risjell letrën e fundit të tij:

“Në këtë moment, i shtrirë në shtrat i sëmurë, ndërsa reflektoj për jetën time, kuptoj se e gjithë fama dhe pasuria që i kushtova kaq shumë kohë, janë zbehur dhe duken të pakuptimta përballë vdekjes së afërt.

Në errësirë, shoh dritat jeshile që vijnë nga pajisjet dhe dëgjoj zërat e aparaturave, mund ta ndjej frymën e zotit të vdekjes që afrohet. Tani e di, kur kemi siguruar mjaftueshëm pasuri sa për të shtyrë gjithë jetën, duhet të merremi me të tjera çështje, që nuk lidhen me pasurinë. Duhet të merremi me diçka më të rëndësishme.

Mbase me marrëdhëniet me njerëzit, mbase me art, mbase me ëndrrat për ditët e rinisë. Ndjekja non-stop e pasurisë, do t’ju shndërrojë në një qenie të ndrydhur, ashtu si mua. Zoti na dha shqisat për të ndjerë dashurinë në zemrat e njerëzve, jo për të ndjerë iluzionet që sjell pasuria.

Pasurinë që kam fituar gjatë jetës time, nuk mund ta marr me vete. Çfarë mund të marr janë vetëm kujtimet e dashurisë. Ajo është pasuria e vërtetë që do t’ju ndjekë, do t’ju shoqërojë dhe do t’ju japë forcë e ndriçim për të vazhduar. Dashuria mund të udhëtojë mijëra kilometra. Jeta nuk ka limit. Shko ku të duash. Arriji lartësitë që do të arrish. Eshtë e gjitha në zemrat dhe duart tuaja. Cili është shtrati më i shtrenjtë në botë? – “Shtrati i vdekjes”.

Mund të punësosh dikë të ngasë makinën për ty, të fitojë para për ty, por s’mund të punësosh dikë që të përballojë sëmundjen tënde, për ty.

Të mirat materiale mund të gjenden sërish edhe pasi kanë humbur, por ekziston diçka që nuk mund ta gjesh kurrë pasi e ke humbur – “Jeta”… Kujdesu për veten. Vlerësoji të tjerët”. / KultPlus.com 

“Vdekja është një hap larg”, fjalimi prekës i Steve Jobs

Steve Jobs, një ndër ndërmarrësit më të suksesshëm në botë shpalosi disa tregime të jetës së tij në Universitetin e Stanford disa vite më parë e një ndër to, ajo për vdekjen, ku la disa këshilla se si të vazhdojmë përpara me të gjitha forcat, edhe nëse e gjithë bota ju është vënë kundër.

“Kur isha 17 vjeç lexova një thënie qe thoshte: Nëse do jetosh çdo ditë sikur të ishte e fundit, një-ditë do të kesh të drejtë”.

Kjo shprehje si duket la ndikim të madh tek ai, pasi Steve Jobs kishte fituar shprehi ta zbatonte çdo mëngjes pranë pasqyrës, “nëse sot do të ishte dita ime e fundit, a do të bëja atë që kisha planifikuar të bëj sot”? E sa herë që përgjigja ishte jo, diçka duhej ndryshuar.

Disa nga vendimet më të mëdha të jetës së tij ai i mori duke u kujtuar çdo herë qe vdekja mund të jetë një hap larg, dhe më nuk ke çfarë të humbasësh atëherë e gjithë frika e dështimit venitet pranë fytyrës së vdekjes dhe pastaj mbetët vetëm çka është me të vërtetë e rëndësishme.

“Para një viti u diagnostikova me kancer. Kisha një skanim në 7:30 të mëngjesit, që qartë tregonte tumorin në pankreasin tim. Unë nuk e dija as çfarë ishte pankreasi. Mjekët më informuan se ishte një lloj kanceri i pashëruar dhe të mos prisja më shumë se tre deri ne gjashtë muaj jetë. Një ndër ta më këshilloi të shkoja në shtëpi dhe të rehatoja punët e pakryera, që është gjuhë e mjekëve për: shumë shpejtë do të vdesësh. Do të thotë t’ju tregosh fëmijëve të tu çdo gjë që e kishe menduar për t’ju thënë në vitet e ardhshme, për vetëm disa muaj. Do të thotë të bëhesh gati të thuash lamtumirat. Më vonë atë ditë kisha një biopsi, ku mjekët morën dhe shikuan qelizat e kancerit me një mikroskop dhe doli se ishte një lloj kanceri pankreatik shumë i rrallë por i shëruar me ndërhyrje kirurgjike. Unë bëra operacionin dhe tani jam mirë. Ky ishte momenti im më i afërt me vdekjen deri tani dhe shpresoj të mbetet kështu për një kohë të gjatë “.

Askush nuk dëshiron të vdesë. Edhe njerëzit që duan të shkojnë në parajsë, nuk duan të vdesin për të arritur atje. Dhe prapë së prapë, vdekja është destinacioni që ne të gjithë ndajmë së bashku. Askush nuk i ka ikur asaj. Koha jote është e limituar, prandaj mos e harxho atë dukë jetuar jetën e dikujt tjetër. Mos u kap në grackë nga dogmat, dhe mos lejo zhurmat e tjerëve të nxjerrin zërin tuaj të brendshëm. Ke guxim të ndjekësh zemrën dhe intuitën tuaj. Këto dyja vetëm kanë zbuluar se çfarë ju dëshironi të jeni. Të tjerat janë të gjitha sekondare.

Fjalimin e përmbylli me fjalët “Qëndroni të pamend, qëndroni të uritur”, duke ju drejtuar kështu studentëve të sapodiplomuar./ KultPlus.com

Steve Jobs, ai që shndërroi kurajon dhe krijimin në erë të re besimi te zotërimi i dritës

Secili nga ne mban në duar pak nga të gjallët e tij të derdhur në themelet e përjetësisë. Gjithçka e jona që na lidh me teknologjinë e komunikimit, me qasjen e ethshme të sundimit të botës përmes forcës së dritës, është çfarë mbetet mirënjohje për atë forcë të kijametshme pasioni dhe përkushtimi, për Steve Jobs. Ashtu si edhe gjenitë e tjerë, ai erdhi në jetë me një mision, përmbushja e të cilit e shpërfaq para syve dhe ëndjes tonë si vullnet shpërblyes.

Steve Jobs ndërtoi një prej perandorive më të fuqishme të teknologjisë, duke u shndërruar në një ikonë të kurajës dhe sipërmarrjes. “Apple” nuk mund të kuptohet pa Steve Jobs dhe Steve Jobs nuk mund të identifikohet pa “Apple”. Ata janë sinonim i njëri-tjetrit dhe e sotmja është afeksion i kësaj realeje që dhuron përtej imagjinatives. Kafshimi i mollës së kafshuar të Steve Jobs është një kafshim pasioni.

Steve Jobs, babai i iPhone, iPod, iPad dhe bashkëthemeluesi i Apple Inc, humbi betejën e tij të gjatë kundër një forme të rrallë e kancerit në pankreas dhe ndërroi jetë më 5 tetor 2011 në moshën 56-vjeçare. Steve Jobs, i cilësuar si Leonardo Da Vinci i kohëve moderne do të mbahet mend në fushën e teknologjisë së komunikimit për risitë që solli, veçanërisht me iPhone dhe iPad, dy krijesa që shumë shpejt pushtuan tregjet botërore. Pra se të shuhej, në shtratin e vdekjes ai la fjalët e të fundit si testament për gjeneratën:

“Arrita majat e suksesit në botën e biznesit. Në sytë e të tjerëve jeta ime ishte mishërim i suksesit. Sidoqoftë, përpos punës, unë kam pak gëzime. Në fund, pasuria është vetëm një fakt i jetës me të cilin unë jam mësuar.

Në këtë moment, i shtrirë në shtrat i sëmurë, ndërsa reflektoj për jetën time, kuptoj se e gjithë fama dhe pasuria që i kushtova kaq shumë kohë, janë zbehur dhe duken të pakuptimta përballë vdekjes së afërt. Në errësirë, shoh dritat jeshile që vijnë nga pajisjet dhe dëgjoj zërat e aparaturave, mund ta ndjej frymën e zotit të vdekjes që afrohet. Tani e di, kur kemi siguruar mjaftueshëm pasuri sa për të shtyrë gjithë jetën, duhet të merremi me të tjera çështje, që nuk lidhen me pasurinë. Duhet të merremi me diçka më të rëndësishme. Mbase me marrëdhëniet me njerëzit, mbase me art, mbase me ëndrrat për ditët e rinisë.

Ndjekja non-stop e pasurisë, do t’ju shndërrojë në një qenie të ndrydhur, ashtu si mua. Zoti na dha shqisat për të ndjerë dashurinë në zemrat e njerëzve, jo për të ndjerë iluzionet që sjell pasuria. Pasurinë që kam fituar gjatë jetës time, nuk mund ta marr me vete. Çfarë mund të marr janë vetëm kujtimet e dashurisë. Ajo është pasuria e vërtetë që do t’ju ndjekë, do t’ju shoqërojë dhe do t’ju japë forcë e ndriçim për të vazhduar. Dashuria mund të udhëtojë mijëra kilometra. Jeta nuk ka limit. Shko ku të duash. Arrij lartësitë që do të arrish. Është e gjitha në zemrat dhe duart tuaja. Cili është shtrati më i shtrenjtë në botë? – “Shtrati i vdekjes”… Mund të punësosh dikë të ngasë makinën për ty, të fitojë para për ty, por s’mund të punësosh dikë që të përballojë sëmundjen tënde, për ty. Të mirat materiale mund të gjenden sërish edhe pasi kanë humbur, por ekziston diçka që nuk mund ta gjesh kurrë pasi e ke humbur – “Jeta”.

Kur një njeri shkon në sallën e operacionit, do të kuptojë se ekziston një libër që duhet të përfundojë së lexuari – “Libri i jetës së shëndetshme”. Në çfarëdo faze të jetës që mund të jemi tani, herët ose vonë do të përballemi me momentin final të “mbylljes së perdeve”. Ruaj si gjënë më të çmuar dashurinë për familjen, dashurinë për bashkëshortin/en, dashurinë për miqtë… Kujdesu për veten. Vlerësoji të tjerët.”

… Dhe… ai u shua, iku doke lënë pas shembullin më të përsosur të forcës së pasionit, të besimit të themeltë tek ëndrra, ajo ëndërr që u shndërrua në një nga gjeneratorët e fuqishëm të prodhimit të energjisë së teknologjisë. Ai, Steve Jobs, jetoi dhe vdiq si një rast i veçuar i asaj bote, së cilës ai i la peng shpirtin e tij krijues, atë eter transformimesh të mëdha. Kujtesa për këtë gjeni të pashoq të modernitetit, është më e larta përulje mirënjoheje që i kemi ne një revolucionari të kurajos dhe besimit. Ai ishte njeri si ne, por zgjodhi të bënte atë vepër që meriton një vend të privilegjuar. Steve Jobs iku për të mbetur te secili nga ne, iPhone, iPod, iPad, iku dhe la një urë komunikimi, gjurmë drite. / Albert Vataj / KultPlus.com

“Dhimbjet janë të përkohshme, njashtu edhe brengat”

Çdo njeri dëshiron të bëhet i suksesshëm në jetë, por vetëm pak e mbledhin kurajën dhe bëjnë atë çfarë është e nevojshme për ta arritur suksesin.

Ekziston një vijë mes jetës së zakonshme dhe jashtëzakonshme, ndërkaq për ta kapërcyer atë vijë kërkohet dashuri, gatishmëri për t’u shfaqur në punë dhe për ta bërë këtë tërë kohën pa u ndalur.

Nëse ua analizojmë të kaluarën shumicës së njerëzve të suksesshëm, e shohim se të gjithë ata e kanë pasur këtë të përbashkët.

Ata e kanë dashur punën e tyre dhe e kanë bërë këtë vazhdimisht pa u brengosur për rezultatet.

Nelson Mandela respektohet në tërë botën si “lider” i kohërave moderne.

Të suksesshmit si Bill Gates, Jack Ma, Jeff Bezof, Mark Zuckerberg dhe Steve Jobs kanë qenë tejet të përkushtuar në punën e tyre sepse e kanë dashur më së shumti.

Madje, Bill Gates kishte deklaruar se në ditët e hershme të Microsoft nuk kishte pushuar fare sepse dëshironte të punonte shumë për ta ndërtuar të ardhmen dhe për të bërë ndryshim në botë.

Nëse e marrim këtë mësim nga njerëzit e suksesshëm dhe fillojmë të shfaqemi në punë, pavarësisht kohës që mund të nevojitet, eventualisht ne do të bëhemi të suksesshëm dhe do ta kapërcejmë atë vijë mes të zakonshmes dhe jashtëzakonshmes.

Ndiqeni pasionin tuaj rregullisht. Mos e lini t’ju ikë asnjë ditë.

Flini duke menduar për punën e së nesërmes dhe zgjohuni të emocionuar e të mbushur me energji.

Vazhdoni të lëvizni, shënoni progres dhe asnjëherë mos u ndalni.

Dhimbjet janë të përkohshme, njashtu edhe brengat. Këto janë dobësi që ju shiten juve nga “frika”.

Asnjëherë mos u ndalni. Ky është çelësi drejt suksesit./ KultPlus.com

Dalin në ankand artikuj të rrallë të Steve Jobs

Artikujt nga lindja e Apple, kompjuteri në shtëpi dhe video – lojërat janë në shitje në një ankand, i cili do të përfundojë më 17 mars, transmeton KultPlus.

Artikulli kryesor nga ankandi “Revolucioni i Steve Jobs: Engelbart, Atari dhe Apple” është një çek i korrikut 1976 për të paguar 3,430 dollarë për pjesët për kompjuterin Apple 1, i nënshkruar nga themeluesit e Apple, Steve Jobs dhe Steve Wozniak.

“Kjo është përpara se të kishin ndonjë investitor,” shpjegoi Bobby Livingston, nënkryetar ekzekutiv në RR Auction, i cili po kryen shitjen. “Arsyeja pse është nënshkruar nga të dy është në statutin e tyre. Çdo shpenzim mbi 1000 dollarë, ata të dy duhet të bien dakord dhe ja provat.”.

Ankandi përfshin shumë artikuj që lidhen me Jobs, duke përfshirë fotot e shkollës së mesme dhe një aplikim që ai kishte plotësuar për një punë në Atari, i cili do të vijë gjithashtu si një NFT.

“Steve nuk firmosi shumë gjëra. Ai nuk i pëlqente të firmoste objekte. Kështu që nënshkrimi i tij është shumë i rrallë. Është në fakt një nga nënshkrimet më të rralla për të cilat interesohen koleksionistët. Pra, sa herë që del diçka me nënshkrimin e Steve në të, shkon për shumë para”, tha Steven Levy, redaktor i gjerë për revistën Wired, e cila fokusohet në teknologjitë në zhvillim.

Shtëpia e ankandeve tha se artikujt, duke përfshirë një të katërtën e marrë nga një nga makineritë e para të lojërave video Atari Pong dhe një mi Douglas Engelbart të viteve 1960, ndihmojnë në tregimin e historisë së kompjuterit.

“Ajo që i bën këta kompjuterë dhe video lojëra kaq të veçanta është se ata janë prototipe dhe janë modele shumë të hershme që janë të vështira për t’u gjetur. Këto artikuj po na dërgohen nga njerëz nga Silicon Valley që ishin atje kur filloi i gjithë revolucioni kompjuterik. ”, tha Livingston./ KultPlus.com

Ana e errët e Steve Jobs, sekretet e rrëfyera prej vajzës së madhe të gjeniut

Meskiniteti dhe dashakeqësia e Steve Jobs-it si kompleksitet i gjenialiteti dhe aftësisë së tij drejtuese janë të njohura që me biografinë e Walter Isaacson-it deri tek filmi me Danny Boyle; që nga autobiografia e Steve Wozniak deri tek intervista e humbur me Robert X. Cringely.

Shumë dëshmi janë dokumentuar, por kujtimet e vajzës së tij të parë, Lisa Brennan-Jobs, të cilat sapo kanë dalë e detajojnë atë në një kontekst më njerëzor. Nuk shfaqet si një ikonë e Silicon Valley-t, nuk flitet për Apple-n ose për iPhone-nin.

Përkundrazi del një baba që nuk ka dashur të jetë i tillë, si një konfirmim se ajo që nuk përdoret hidhet, por që në fund nuk mundi. Rrëfimet e para të “Small Fry” (një shprehje që aludon si fëmijët ashtu edhe peshkun e skuqur, apo edhe si diçka pa rëndësi e vlerë) përqendrohen tek kritika për papërgjegjshmërinë e Jobs-it kur mohoi atësinë, mungesën e dashurisë për të bijën, koprracërinë kur ishte milioner, komentet dhe manifestimet mbi seksin, të papërshtatshme para një vajze. Brennan – Jobs vetëm përshkruan në pjesën më të madhe të rasteve pa divulguar atë që duhet të ishte.

Një përzierje e kuriozitetit dhe pranimit e shoqërojnë këtë rrëfim që nga skena hyrëse me një baba që po vdes deri tek skena përfundimtare në të njëjtin vend. Silicon Valley nuk është më vendi i kundërkulturave dhe i hipive, por shndrrohet në një motor kapitalist të industrisë së teknologjisë. Steve, një nga ikonat e transformimit largohet dhe afrohet dhe largohet, themelon Apple-n dhe e humb, krijon NeXT-in dhe Pixar dhe martohet dhe bën fëmijë, të cilët i trajton si të tillë, kthehet tek Apple-i dhe transformon kominikimin me iPhone. Ja disa prej fragmenteve të këtij libri:

Kur po ndahej me Jobs-in, e dashura e tij Chrisann Brennan mbeti shtatzanë:

I tha tim eti ditën e nesërme kur e kishte marrë vesh, ndërsa po qëndronin në mes të dhomës. Nuk kishte shumë mobilje, vetëm një tapet. Kur ia tha ai u inatos, shtrëngoi nofullën dhe doli i tërbuar nga dera, të cilën e goditi. U largua me makinë. Ajo mendoi se ai  kishte shkuar të fliste me ndonjë avokat, i cili i kishte thënë të mos fliste me të dhe pas kësaj ai nuk i foli më asnjë fjalë.

Lisa lindi në një fermë të një miku të Chrisann, Robertit në Oregon në 1978.

Im atë mbërriti disa ditë më vonë. “Nuk është fëmija im”, – kështu u thoshte të gjithëve në fermë, por që kishte ardhur për të më njohur. Unë kisha flokë të zinj dhe hundë të madhe dhe Roberti i tha: “Në të vërtetë të ngjan ty”.

Para Macintosh-it Job-si krijoi një kompjuter të quajtur Lisa, fati i të cilit duket se i parapriu marrëdhënies me të bijën.

Ndërsa nëna ime ishte shtatzanë, im atë filloi të punonte mbi një kompjuter që më vonë e quajti Lisa. Ishte paraardhësi i Macintosh-it, kompjuteri i parë për tregun masiv me një maus të jashtëm, mausi ishte kaq i madh sa një copë djathë që përfshinte software, disketa me emra LisaCalc dhe LisaWrite, por ishte shumë i kushtueshëm për tregun, një dështim i plotë. Linja e kompjuterave Lisa u ndërpre dhe 3000 njësitë që ishin shitur u groposën në plehrat e Logan-it në Utah.

Më vonë ai do ta mohonte që e kishte quajtur Lisa për emrin e së bijës.

Nëna më tregoi se si e kishin zgjedhur emrin tim së bashku, sesi ai kishte refuzuar të gjithë të tjerët, derisa kishte menduar për Lisa-n.  “Ai të do, – më tha ajo, – veçse ai nuk e di se të do”.

Nxitoi për ta njohur para se Apple-i të kuotizohej në bursë për t’i paguar më pak për shpenzimet e mirërritjes.

Në vitin 1980 kur isha 2 vjeçe zyra e prokurorit të San Mateos në Kaliforni ngriti padi kundër tim eti që të paguante për rritjen e vogëlushes. Shteti kërkonte që ai të paguante për mirërritjen dhe që të kthente pagesat e sigurimit social që kishte marrë nëna. Im atë u përgjigj duke mohuar atësinë dhe u betua në një dëshmi zyrtare se ai ishte steril. U kërkua një analizë ADN-je. Mundësitë që kishim lidhje ishin më të lartat me 94,4%. Çështja u mbyll në 8 dhjetor 1980 me këmbënguljen e avokatëve të tim eti për ta mbyllur, pa e lënë nënën time të kuptonte se pse një çështje që kishte zgjatur muaj tani po shkonte drejt një fundi të përshpjetuar. 4 ditë më vonë Apple-i filloi të kuotizohej në bursë dhe nga nata në mëngjes im atë vlente më shumë se 200 milionë dollarë.

U shpreh për ‘Time” se shumë burra mund të ishin etërit e vërtetë.

Ko ndodhi gjatë një shpërnguljeje kur doli në dritë një shkrim “Makina e vitit” mbi tim atë dhe kompjuterat në revistën “Time” në qershor të 1983. Unë isha 4 vjeçe dhe ai la të nënkuptohej se nëna ime kishte fjetur me shumë meshkuj dhe se e kishte gënjyer. Aty ai foli për mua: “28% e popullatës mashkullore në Amerikë mund të jenë babai i saj”, ndoshta bazuar nga një manipulim i rezultateve. Kur e lexoi artikullin nëna ima lëvizi ngadalë, i reflektoheshin muskujt e fytyrës, gatoi me drita të fikura, përveç njërës poshtë kabinetit. Megjithatë në pak ditë e rifitoi humorin dhe i dërgoi tim eti një foto timen të ulur mbi një karrige në shtëpinë tonë me syze maskë të Groucho Marx dhe me hundë të madhe plastike si dhe me mustaqe falso. “Besoj se është vajza jote”, – shkroi ajo pas fotos. Ai mbante mustaqe ato kohë dhe syze si dhe kishte hundën e madhe.

Ishte i pasur, por kishte vrima në xhinse, ishte i famshëm por mezi fliste, figura e tij ishte e hijshme dhe elegante, por ishte i ngathët dhe i komplikuar, ishte i famshëm, por dukej i humbur dhe i vetmuar, shpiku një kompjuter, i vuri emrin tim, por nuk më shihte dhe unë nuk e përmendja. Ishin bashkë në një makinë dhe ndërsa e ngiste në errësirë për në shtëpinë e Woodside-it kishte veshur një xhaketë lëkure të zezë që i shkonte me ngjyrën e flokëve dhe që i jete një pamje elegante.  U ndjeva e guximshme dhe i thashë: A mund ta mbaj kur të mos e duash? – Çfarë mund të mbash? -Këtë makinë. Porshin tënd, – pyesja ku i çonte të tjerët. -Sigurisht që jo, – më tha me një zë të thartë dhe kafshues, saqë e kuptova se kisha bërë një gabim. Nuk ishte bujar me paratë, me ushqimin por as edhe me fjalët. Para se të zbrisja u kthye dhe më pa fort. -Ty nuk të takon asgjë, – më tha.- Më kupton? Nuk të takon asgjë. E kishte fjalën për makinën, apo për diçka më të madhe? Nuk di ta them, zëri i tij më lëndoi në gjoks.

Dietë ekstreme dhe sjellje tiranike.

Ai kishte zgjedhur restorantin. Mbërriti vonë. Gjithmonë ishte me vonesë. Kur hyri e ndjeva që nuk ishte në humor; ndoshta nuk kishte patur një ditë të mirë në punë. Nëna ime porositi sallatë romane; unë linguini me karkaleca. Tregonim kujdes kur ishim me të. Atij nuk i pëlqente mishi. Kodi i tij nuk kishte të bënte me kujdesin e kafshëve, por me estetikën dhe pastërtinë e trupit. Një fill ndante qytetarinë e tij nga mizoria. E dija se nuk i pëlqente ideja e karkalecave dhe e dija se çfarë do të ndodhte, por kisha harruar të njoftoja Sarën (kushërira e autores). – Dua hamburger, – tha me zë shumë të lartë. –Ç’dreqin ke? – e pyeti ai Sarën. – Çfarë? – pyeti ajo. Ajo po përtypte një copë mish. Jo, – tha, -me të vërtetë? Zëri i tij u bë akut dhe kumbues. – As që mund të flasësh, – tha, – as që mund të hash. Po ha shpifësira. Ajo e vështroi dhe u duk se po përpiqej të mos qante.

I vuri kushte për ta pritur në shtëpi. 

-Nëse zgjedh të jetosh me ne, do të më pëlqente dhe të më premtoje që nuk do ta takosh nënën tënde për 6 muaj. Duhet të përpiqesh me të vërtetë. Ai kishte vendosur që një ndërpreje e plotë do të ishte më korrekte. Nëna ime nuk ishte aspak dakord, por këto ishin kushtet e tij. – Në të kundërt, – tha ia, – e tërheq ofertën. – Po dua të jetoj me ty, – u shpreha me një siguri që nuk e ndieja. – Ke marrë një vendim shumë të rëndësishëm, – më tha hijerëndë. Është një nga ato momente të jetës, një nga ato momente për të rritur.

Jetonte në një pjesë të shtëpisë pa ngrohje.

Natën kur ata (Steve dhe Laurene) shkonin për të fjetur ndihesha e vetme dhe qaja derisa më zinte gjumi. Kisha ftohtë. Më pas zbulova se ngrohja në pjesën time të shtëpisë nuk funksiononte. –Kam patur ftohtë, – i thashë tim eti në mëngjes. – Mund ta rregullosh ngrohjen? Nxori një lëng molle nga frigoriferi. – Jo. Jo derisa të rinovojmë kuzhinën. Nuk mendonim ta rregullonim aq shpejt.

Shfaqte sjellje seksuale në sy të së bijës.

Në një fundjavë në mbrëmje, ndërsa vëllai im flinte, im atë, Laurene dhe unë u ulëm në tavolinë. Ajo preu shalqin dhe solli një pjatë. Ndërsa hante copën e fërkonte tek buzët duke i njomur me lëngun. Im atë ishte ulur përbri duke e vështruar teksa lagte buzët. E kapi për shpatullash dhe e afroi. Të dy formonin një kuadro; ai e tërhoqi për ta puthuar, lëvizi duart rreth gjoksit dhe drejt pjesës së këmbëve aty ku mbaronte fundi. Kishte bërë të njëjtën gjë edhe me Tinën, të dashurën para Laurenës. Fillova të ngrihem dhe iu afrova derës. – Lis! – tha. – Qëndro aty! Po ndanim një moment në familje. Është e rëndësishme që të përpiqesh të integrohesh në këtë familje. U ula, e heshtur. Hodha shikimin nga ana tjetër. Nuk e kisha të qartë sa do të zgjaste. Shihja barin e oborrit, lulet e mollës që rriteshin përgjatë ngushticës me tulla.

I kërkoi të falur Lisës në shtratin e vdekjes.

-Gëzohem që je këtu, – u shpreh. Ngrohtësia e tij më çarmatosi. Lotët binin faqeve. Para se të sëmurej e kisha parë të qante vetëm dy herë: në varrimin e të atit dhe një herë në kinema për fundin e “Cinema Paradiso” dhe mendoja se po dridhej. –Është hera e fundit që do të më shohësh, – më tha. – Duhet të më lesh të iki. – Ok, – i thashë, por nuk e besova plotësisht dhe nuk e besoja se do të vdiste muajin e ardhshëm. – Nuk kalova kohë me ty kur ishe e vogël, – më tha. – Do të doja të kishim më shumë kohë. –S’ka gjë, – u përgjigja. Ishte i dobët dhe i brishtë. U shtriva përbri krevatit duke e parë. – Jo nuk është mirë, – vazhdoi ai. Nuk kalova kohë të mjaftueshme me ty. Duhej të kisha kaluar më shumë kohë. Tani është tepër vonë. –Supozoj se tempizmi ynë nuk është shumë i mirë, – iu përgjigja pa qenë shumë e bindur, ndërsa e thoja. Më pa në sy dhe u përlot. – Të kam një borxh! Nuk dija çtë mendoja për atë frazë. E përsërita vazhdimisht. Ajo që doja unë, ajo që unë ndjeva se më detyrohej ishte një vend i përcaktuar qartë në hierarkinë e atyre që ai donte. -Më vjen keq, Lis! – Qante dhe tundte kokën. Ishte i ulur me kokën mes duarsh dhe meqë kishte humbur peshë duart e tij dukeshin jashtëzakonisht të mëdha. –Do të doja të kthehesha, të ndryshoja, por është shumë vonë. Çfarë duhet të bëj tani? Është tepër vonë, thjeshtë vonë! – Qante dhe trupi i tij dridhej. – Mirë, jam këtu, – i thashë. – Ndoshta nëse ka një herë tjetër, mund të jemi miq? – Ishte një thikë e butë; vetëm miq. Në të vërtetë gjatë javëve në vazhdim dhe kjo vizitë, si dhe pas vdekjes ajo që më vjen keq ishte mundësia jonë e humbur e miqësisë. – Në rregull, – tha ai. – Por më vjen keq! Të kam një borxh.

Ai hamendësoi që do të shkruaja një libër.

Një natë hyra në dhomën e tij në katin sipër, ndërsa ai po shihte “Law & Order”. Papritmas më pyeti: – A do të shkruash për mua? – Jo! – iu përgjigja. –Mirë, -më tha dhe u kthye nga televizori. /bota.al/ KultPlus.com

микрозайм онлайн на карту без проверок

67 vjet nga lindja e Steve Jobs

Sot shënohet 67-vjetori i lindjes së njeriut që pati një ndikim të madh në zhvillimin e teknologjisë në botë, Steve Jobs.

Në 67-vjetorin e lindjes së Steve Jobs, KultPlus ua risjell letrën e fundit të tij:

“Në këtë moment, i shtrirë në shtrat i sëmurë, ndërsa reflektoj për jetën time, kuptoj se e gjithë fama dhe pasuria që i kushtova kaq shumë kohë, janë zbehur dhe duken të pakuptimta përballë vdekjes së afërt.

Në errësirë, shoh dritat jeshile që vijnë nga pajisjet dhe dëgjoj zërat e aparaturave, mund ta ndjej frymën e zotit të vdekjes që afrohet. Tani e di, kur kemi siguruar mjaftueshëm pasuri sa për të shtyrë gjithë jetën, duhet të merremi me të tjera çështje, që nuk lidhen me pasurinë. Duhet të merremi me diçka më të rëndësishme.

Mbase me marrëdhëniet me njerëzit, mbase me art, mbase me ëndrrat për ditët e rinisë.Ndjekja non-stop e pasurisë, do t’ju shndërrojë në një qenie të ndrydhur, ashtu si mua. Zoti na dha shqisat për të ndjerë dashurinë në zemrat e njerëzve, jo për të ndjerë iluzionet që sjell pasuria.

Pasurinë që kam fituar gjatë jetës time, nuk mund ta marr me vete. Çfarë mund të marr janë vetëm kujtimet e dashurisë. Ajo është pasuria e vërtetë që do t’ju ndjekë, do t’ju shoqërojë dhe do t’ju japë forcë e ndriçim për të vazhduar. Dashuria mund të udhëtojë mijëra kilometra. Jeta nuk ka limit. Shko ku të duash. Arriji lartësitë që do të arrish. Eshtë e gjitha në zemrat dhe duart tuaja. Cili është shtrati më i shtrenjtë në botë? – “Shtrati i vdekjes”.

Mund të punësosh dikë të ngasë makinën për ty, të fitojë para për ty, por s’mund të punësosh dikë që të përballojë sëmundjen tënde, për ty.

Të mirat materiale mund të gjenden sërish edhe pasi kanë humbur, por ekziston diçka që nuk mund ta gjesh kurrë pasi e ke humbur – “Jeta”… Kujdesu për veten. Vlerësoji të tjerët”. / KultPlus.com 

15 vjet më parë Steve Jobs bën publik ‘iPhone’

Njëri ndër gjenitë e mëdha të kohës, Steve Jobs, lansoi produktin e tij, “iPhone”, para 15 viteve, përcjell KultPlus.

I projektuar për “dështim”, iPhone në fund rezulton të jetë një nga telefonat më të mençur në botë.

Me një dizajn unik, iPhone arriti që viteve të fundit të ketë një zhvillim të madh në botë.

Apple së fundmi u bë kompania e parë që arriti një vlerë prej 3 trilion dollarësh në tregun e aksioneve, përpara se të përfundonte ditën një fije floku nën atë moment historik, pasi investitorët vënë bast se prodhuesi i iPhone do të vazhdojë të lançojë produktet më të shitura ndërsa eksploron tregje të reja si makinat e automatizuara dhe realiteti virtual. /KultPlus.com

Nga Zuckerberg, tek Jobs: Librat që u ndryshuan jetën, më të pasurve të botës

Jeni i ri, pa punë, pa drejtim. Me shkollën s’po dilni kund. Praktikisht asgjë në jetë s’po funksionon. Gjëkundi duhet të përplasesh, të gjesh frymëzim e rrugën që do të ndjekësh. Në të njëjtën situatë janë gjendur një herë edhe më të pasurit e botës, ata që ndryshuan shoqërinë me idetë e tyre.

Ata dolën nga kjo gjëndre kllapie përmes librave dhe më poshtë është një listë me disa nga personat më me ndikim në botë dhe veprat që u ndryshuan jetët.

Mark Zuckerberg – The New Jim Crow, Michelle Alexander

CEO i Facebook, Mark Zuckerberg u bë një mbështetës i fuqishëm i reformimit të sistemit gjyqësor pasi lexoi veprën e avokates së të drejtave civile, Michelle Alexander. Libri i saj flet për burgosjet në masë dhe se si kjo është rruga e gabuar për rehabilitimin e një shoqërie. Në një postim, në 2015, Zuckerberg tha se libri e frymëzoi të vizitonte burgun e San Quentin.

“Do të mësoj më tepër rreth kësaj çështjeje, por disa gjëra i kam të qarta që tani. Nuk mund të përfitojmë një shoqëri të drejtë duke burgosur shumicën. Sistemi i tanishëm nuk funksionon.”

Më pas, ai dhe gruaja e tij Dr. Priscilla Chan, dhuruan $6.5 milion për një projekt që nxjerr në pah padrejtësitë e sistemit gjyqësor.

Bill Gates – The Better Angels of Our Nature, Steven Pinker

Në një postim në Twitter në maj, Gates e quajti librin e mësipërm “librin më frymëzues që ka lexuar ndonjëherë”.

Vepra e Pinker shpjegon se dhuna është pakësuar me kalimin e kohës dhe kjo tregon se “bota po përmirësohet.

“Nuk do të thotë se po injorojmë problemet që kemi tani. Do të thotë që besojmë se mund të zgjidhen,” tha Gates.

Steve Jobs – Autobiography of a Yogi, Paramahansa Yogananda

Udhëtimi i Jobs-it në Indi para se të themelonte Apple është një detaj i rëndësishëm për të ardhmen e kompanisë që ai nisi.

Pas vdekjes së Jobs në 2011, miqve dhe familjarëve iu dha nga një kopje e “Autobiography of a Yogi”, shkruar nga një guru indian, i cili u prezantoi meditimin kulturave perëndimore.. /bota.al/ KultPlus.com

Letra e fundit e Jobs: Pasurinë që kam nuk mund ta marr me vete, po marrë vetëm kujtimet e dashurisë

Sot shënohet dhjetë vjetori i vdekjes së njeriut që pati një ndikim të madh në zhvillimin e teknologjisë në botë, Steve Jobs, shkruan KultPlus.

Ndërkaq, më poshtë mund të lexoni letrën e fundit të Steve Jobs.

“Në këtë moment, i shtrirë në shtrat i sëmurë, ndërsa reflektoj për jetën time, kuptoj se e gjithë fama dhe pasuria që i kushtova kaq shumë kohë, janë zbehur dhe duken të pakuptimta përballë vdekjes së afërt.

Në errësirë, shoh dritat jeshile që vijnë nga pajisjet dhe dëgjoj zërat e aparaturave, mund ta ndjej frymën e zotit të vdekjes që afrohet. Tani e di, kur kemi siguruar mjaftueshëm pasuri sa për të shtyrë gjithë jetën, duhet të merremi me të tjera çështje, që nuk lidhen me pasurinë. Duhet të merremi me diçka më të rëndësishme. Mbase me marrëdhëniet me njerëzit, mbase me art, mbase me ëndrrat për ditët e rinisë.

Ndjekja non-stop e pasurisë, do t’ju shndërrojë në një qenie të ndrydhur, ashtu si mua. Zoti na dha shqisat për të ndjerë dashurinë në zemrat e njerëzve, jo për të ndjerë iluzionet që sjell pasuria.

Pasurinë që kam fituar gjatë jetës time, nuk mund ta marr me vete. Çfarë mund të marr janë vetëm kujtimet e dashurisë. Ajo është pasuria e vërtetë që do t’ju ndjekë, do t’ju shoqërojë dhe do t’ju japë forcë e ndriçim për të vazhduar. Dashuria mund të udhëtojë mijëra kilometra. Jeta nuk ka limit. Shko ku të duash. Arriji lartësitë që do të arrish. Eshtë e gjitha në zemrat dhe duart tuaja. Cili është shtrati më i shtrenjtë në botë? – “Shtrati i vdekjes”.

Mund të punësosh dikë të ngasë makinën për ty, të fitojë para për ty, por s’mund të punësosh dikë që të përballojë sëmundjen tënde, për ty. Të mirat materiale mund të gjenden sërish edhe pasi kanë humbur, por ekziston diçka që nuk mund ta gjesh kurrë pasi e ke humbur – “Jeta”… Kujdesu për veten. Vlerësoji të tjerët”. / KultPlus.com

10 vjetori i vdekjes së Steve Jobs

Sot shënohet 10-vjetori i vdekjes së njeriut që pati një ndikim të madh në zhvillimin e teknologjisë në botë, Steve Jobs.

Në 10-vjetorin e vdekjes së Steve Jobs, KultPlus ua risjell letrën e fundit të tij:

“Në këtë moment, i shtrirë në shtrat i sëmurë, ndërsa reflektoj për jetën time, kuptoj se e gjithë fama dhe pasuria që i kushtova kaq shumë kohë, janë zbehur dhe duken të pakuptimta përballë vdekjes së afërt.

Në errësirë, shoh dritat jeshile që vijnë nga pajisjet dhe dëgjoj zërat e aparaturave, mund ta ndjej frymën e zotit të vdekjes që afrohet. Tani e di, kur kemi siguruar mjaftueshëm pasuri sa për të shtyrë gjithë jetën, duhet të merremi me të tjera çështje, që nuk lidhen me pasurinë. Duhet të merremi me diçka më të rëndësishme. Mbase me marrëdhëniet me njerëzit, mbase me art, mbase me ëndrrat për ditët e rinisë.

Ndjekja non-stop e pasurisë, do t’ju shndërrojë në një qenie të ndrydhur, ashtu si mua. Zoti na dha shqisat për të ndjerë dashurinë në zemrat e njerëzve, jo për të ndjerë iluzionet që sjell pasuria.

Pasurinë që kam fituar gjatë jetës time, nuk mund ta marr me vete. Çfarë mund të marr janë vetëm kujtimet e dashurisë. Ajo është pasuria e vërtetë që do t’ju ndjekë, do t’ju shoqërojë dhe do t’ju japë forcë e ndriçim për të vazhduar. Dashuria mund të udhëtojë mijëra kilometra. Jeta nuk ka limit. Shko ku të duash. Arriji lartësitë që do të arrish. Eshtë e gjitha në zemrat dhe duart tuaja. Cili është shtrati më i shtrenjtë në botë? – “Shtrati i vdekjes”.

Mund të punësosh dikë të ngasë makinën për ty, të fitojë para për ty, por s’mund të punësosh dikë që të përballojë sëmundjen tënde, për ty. Të mirat materiale mund të gjenden sërish edhe pasi kanë humbur, por ekziston diçka që nuk mund ta gjesh kurrë pasi e ke humbur – “Jeta”… Kujdesu për veten. Vlerësoji të tjerët”. / KultPlus.com

Shitje rekord për manualin Apple II të nënshkruar nga Steve Jobs

Manuali historik i “Apple II”, kompjuterit Apple të prodhuar 41 vjet më parë dhe i firmosur nga Steve Jobs, u shit në ankand për 800 000 dollarë.

Blerësi është Jim Irsay, pronar i Indianapolis Colts, një ekip profesionist futbolli i Ligës Kombëtare të Futbollit.

Manuali me 196 faqe ka qenë i nënshkruar nga Jobs dhe CEO i dytë i kompanisë, Mike Markkula, dhe daton tre vjet pas lëshimit të pajisjes në 1977.

“Julian, brezi yt është i pari që rritet me kompjuterë. Shko ndrysho botën! Steven Jobs, 1980″, shkroi themeluesi i ndjerë i gjigantit amerikan, në moshën 25 vjeç.

Juliani në fjalë është Julian Brewer, djali i një ish-shpërndarësi të produkteve të Apple, i cili u vizitua nga Jobs dhe Markkula gjatë një fushate promovimi në vend.

Apple II rezultoi të ishte një produkt shumë i rëndësishëm për tregun e kompjuterëve, pasi ishte ndër të parët që synonte konsumatorët tradicionalë dhe jo vetëm kompanitë.

Ndërsa Apple I ishte kryesisht për hobistin, me më pak se 200 njësi të prodhuara, Apple II me të vërtetë” ndryshoi botën “duke i dhënë rreth 6 milion shtëpive dhe bizneseve shijen e tyre të parë të kompjuterëve personalë.

Të ardhurat e Apple II i lejuan kompanisë në ato vite të fluturonte në bursë. / atsh / KultPlus.com

Letra e fundit e Steve Jobs: Dashuria mund të udhëtojë mijëra kilometra

Më 24 shkurt të vitit 1955 lindi Steve Jobs, njeriu që botës ia dha kthesën më të madhe. Jobs njihet si një ndër biznesmenët më me ndikim, ishte themelues i kompanisë ‘Apple’, shkruan KultPlus.

Ndërkaq, sot KultPlus ju sjell letrën e fundit të Jobs.

“Në këtë moment, i shtrirë në shtrat i sëmurë, ndërsa reflektoj për jetën time, kuptoj se e gjithë fama dhe pasuria që i kushtova kaq shumë kohë, janë zbehur dhe duken të pakuptimta përballë vdekjes së afërt.

Në errësirë, shoh dritat jeshile që vijnë nga pajisjet dhe dëgjoj zërat e aparaturave, mund ta ndjej frymën e zotit të vdekjes që afrohet. Tani e di, kur kemi siguruar mjaftueshëm pasuri sa për të shtyrë gjithë jetën, duhet të merremi me të tjera çështje, që nuk lidhen me pasurinë. Duhet të merremi me diçka më të rëndësishme. Mbase me marrëdhëniet me njerëzit, mbase me art, mbase me ëndrrat për ditët e rinisë.

Ndjekja non-stop e pasurisë, do t’ju shndërrojë në një qenie të ndrydhur, ashtu si mua. Zoti na dha shqisat për të ndjerë dashurinë në zemrat e njerëzve, jo për të ndjerë iluzionet që sjell pasuria.

Pasurinë që kam fituar gjatë jetës time, nuk mund ta marr me vete. Çfarë mund të marr janë vetëm kujtimet e dashurisë. Ajo është pasuria e vërtetë që do t’ju ndjekë, do t’ju shoqërojë dhe do t’ju japë forcë e ndriçim për të vazhduar. Dashuria mund të udhëtojë mijëra kilometra. Jeta nuk ka limit. Shko ku të duash. Arriji lartësitë që do të arrish. Eshtë e gjitha në zemrat dhe duart tuaja. Cili është shtrati më i shtrenjtë në botë? – “Shtrati i vdekjes”.

Mund të punësosh dikë të ngasë makinën për ty, të fitojë para për ty, por s’mund të punësosh dikë që të përballojë sëmundjen tënde, për ty. Të mirat materiale mund të gjenden sërish edhe pasi kanë humbur, por ekziston diçka që nuk mund ta gjesh kurrë pasi e ke humbur – “Jeta”… Kujdesu për veten. Vlerësoji të tjerët”./ KultPlus.com

Letra e fundit e Steve Jobs: Pasurinë që kam nuk mund ta marr me vete, po marrë vetëm kujtimet e dashurisë

Sot shënohet nëntë vjetori i vdekjes së njeriut që pati një ndikim të madh në zhvillimin e teknologjisë në botë, Steve Jobs, shkruan KultPlus.

Ndërkaq, më poshtë mund të lexoni letrën e fundit të Steve Jobs.

“Në këtë moment, i shtrirë në shtrat i sëmurë, ndërsa reflektoj për jetën time, kuptoj se e gjithë fama dhe pasuria që i kushtova kaq shumë kohë, janë zbehur dhe duken të pakuptimta përballë vdekjes së afërt.

Në errësirë, shoh dritat jeshile që vijnë nga pajisjet dhe dëgjoj zërat e aparaturave, mund ta ndjej frymën e zotit të vdekjes që afrohet. Tani e di, kur kemi siguruar mjaftueshëm pasuri sa për të shtyrë gjithë jetën, duhet të merremi me të tjera çështje, që nuk lidhen me pasurinë. Duhet të merremi me diçka më të rëndësishme. Mbase me marrëdhëniet me njerëzit, mbase me art, mbase me ëndrrat për ditët e rinisë.

Ndjekja non-stop e pasurisë, do t’ju shndërrojë në një qenie të ndrydhur, ashtu si mua. Zoti na dha shqisat për të ndjerë dashurinë në zemrat e njerëzve, jo për të ndjerë iluzionet që sjell pasuria.

Pasurinë që kam fituar gjatë jetës time, nuk mund ta marr me vete. Çfarë mund të marr janë vetëm kujtimet e dashurisë. Ajo është pasuria e vërtetë që do t’ju ndjekë, do t’ju shoqërojë dhe do t’ju japë forcë e ndriçim për të vazhduar. Dashuria mund të udhëtojë mijëra kilometra. Jeta nuk ka limit. Shko ku të duash. Arriji lartësitë që do të arrish. Eshtë e gjitha në zemrat dhe duart tuaja. Cili është shtrati më i shtrenjtë në botë? – “Shtrati i vdekjes”.

Mund të punësosh dikë të ngasë makinën për ty, të fitojë para për ty, por s’mund të punësosh dikë që të përballojë sëmundjen tënde, për ty. Të mirat materiale mund të gjenden sërish edhe pasi kanë humbur, por ekziston diçka që nuk mund ta gjesh kurrë pasi e ke humbur – “Jeta”… Kujdesu për veten. Vlerësoji të tjerët”. / KultPlus.com

“Mos kërko famë, ruaj si thesar familjen dhe duaj miqtë”

Steve Jobs ishte bashkë-themeluesi i Apple (së bashku me Steve Wozniak dhe Ronald Wayne), kryetar i bordit, dhe shef ekzekutiv i Apple-it, shkruan KultPlus.

Përmes Apple-it ai u bë i njohur si një nga pionerët karizmatike te revolucionit në kompjuterët personal dhe për karrierën e tij në fushën e kompjuterit dhe teknologjisë. Jobs gjithashtu ishte bashkëthemelues në Kompanine e Animacionit PIXAR dhe anëtar i bordit drejtues në kompaninë DISNEY. Pas luftës për pushtet me bordin e drejtorëve në vitin 1985, Jobs u largua Apple dhe themeloi kompanine NEXT, platformë kompjuterike e specializuarë në tregjet e arsimit të lartë dhe biznesit.

Ai shërbeu si CEO dhe aksioneri kryesor deri në blerjen e Pixar nga Disney në vitin 2006. Jobs ishte ndër të parët për të parë potencialin komercial të mouse-shtyrë ndërfaqe fotokopje Parc e përdoruesit grafik, që çoi në krijimin e Lisa Apple dhe, një vit më vonë, Macintosh. Ai gjithashtu ka luajtur një rol në futjen e LaserWriter, një nga e para printera lazer gjerësisht në dispozicion, për të tregut.

Jobs ndër të tjera u bë i njohur me thëniet e tij motivuese që ndikuan tek shumë njerëz. Më poshtë, po e sjellim njërën nga to.

“Mos kërko famë, ruaj si thesar familjen dhe duaj miqtë”. /KultPlus.com

Ana e errët e Steve Jobs-it, sekretet e rrëfyera prej vajzës së madhe të gjeniut

Meskiniteti dhe dashakeqësia e Steve Jobs-it si kompleksitet i gjenialiteti dhe aftësisë së tij drejtuese janë të njohura që me biografinë e Walter Isaacson-it deri tek filmi me Danny Boyle; që nga autobiografia e Steve Wozniak deri tek intervista e humbur me Robert X. Cringely.

Shumë dëshmi janë dokumentuar, por kujtimet e vajzës së tij të parë, Lisa Brennan-Jobs, të cilat sapo kanë dalë e detajojnë atë në një kontekst më njerëzor. Nuk shfaqet si një ikonë e Silicon Valley-t, nuk flitet për Apple-n ose për iPhone-nin.

Përkundrazi del një baba që nuk ka dashur të jetë i tillë, si një konfirmim se ajo që nuk përdoret hidhet, por që në fund nuk mundi. Rrëfimet e para të “Small Fry” (një shprehje që aludon si fëmijët ashtu edhe peshkun e skuqur, apo edhe si diçka pa rëndësi e vlerë) përqendrohen tek kritika për papërgjegjshmërinë e Jobs-it kur mohoi atësinë, mungesën e dashurisë për të bijën, koprracërinë kur ishte milioner, komentet dhe manifestimet mbi seksin, të papërshtatshme para një vajze. Brennan – Jobs vetëm përshkruan në pjesën më të madhe të rasteve pa divulguar atë që duhet të ishte.

Një përzierje e kuriozitetit dhe pranimit e shoqërojnë këtë rrëfim që nga skena hyrëse me një baba që po vdes deri tek skena përfundimtare në të njëjtin vend. Silicon Valley nuk është më vendi i kundërkulturave dhe i hipive, por shndrrohet në një motor kapitalist të industrisë së teknologjisë. Steve, një nga ikonat e transformimit largohet dhe afrohet dhe largohet, themelon Apple-n dhe e humb, krijon NeXT-in dhe Pixar dhe martohet dhe bën fëmijë, të cilët i trajton si të tillë, kthehet tek Apple-i dhe transformon kominikimin me iPhone. Ja disa prej fragmenteve të këtij libri:

Kur po ndahej me Jobs-in, e dashura e tij Chrisann Brennan mbeti shtatzanë:

I tha tim eti ditën e nesërme kur e kishte marrë vesh, ndërsa po qëndronin në mes të dhomës. Nuk kishte shumë mobilje, vetëm një tapet. Kur ia tha ai u inatos, shtrëngoi nofullën dhe doli i tërbuar nga dera, të cilën e goditi. U largua me makinë. Ajo mendoi se ai  kishte shkuar të fliste me ndonjë avokat, i cili i kishte thënë të mos fliste me të dhe pas kësaj ai nuk i foli më asnjë fjalë.

Lisa lindi në një fermë të një miku të Chrisann, Robertit në Oregon në 1978.

Im atë mbërriti disa ditë më vonë. “Nuk është fëmija im”, – kështu u thoshte të gjithëve në fermë, por që kishte ardhur për të më njohur. Unë kisha flokë të zinj dhe hundë të madhe dhe Roberti i tha: “Në të vërtetë të ngjan ty”.

Para Macintosh-it Job-si krijoi një kompjuter të quajtur Lisa, fati i të cilit duket se i parapriu marrëdhënies me të bijën.

Ndërsa nëna ime ishte shtatzanë, im atë filloi të punonte mbi një kompjuter që më vonë e quajti Lisa. Ishte paraardhësi i Macintosh-it, kompjuteri i parë për tregun masiv me një maus të jashtëm, mausi ishte kaq i madh sa një copë djathë që përfshinte software, disketa me emra LisaCalc dhe LisaWrite, por ishte shumë i kushtueshëm për tregun, një dështim i plotë. Linja e kompjuterave Lisa u ndërpre dhe 3000 njësitë që ishin shitur u groposën në plehrat e Logan-it në Utah.

Më vonë ai do ta mohonte që e kishte quajtur Lisa për emrin e së bijës.

Nëna më tregoi se si e kishin zgjedhur emrin tim së bashku, sesi ai kishte refuzuar të gjithë të tjerët, derisa kishte menduar për Lisa-n.  “Ai të do, – më tha ajo, – veçse ai nuk e di se të do”.

Nxitoi për ta njohur para se Apple-i të kuotizohej në bursë për t’i paguar më pak për shpenzimet e mirërritjes.

Në vitin 1980 kur isha 2 vjeçe zyra e prokurorit të San Mateos në Kaliforni ngriti padi kundër tim eti që të paguante për rritjen e vogëlushes. Shteti kërkonte që ai të paguante për mirërritjen dhe që të kthente pagesat e sigurimit social që kishte marrë nëna. Im atë u përgjigj duke mohuar atësinë dhe u betua në një dëshmi zyrtare se ai ishte steril. U kërkua një analizë ADN-je. Mundësitë që kishim lidhje ishin më të lartat me 94,4%. Çështja u mbyll në 8 dhjetor 1980 me këmbënguljen e avokatëve të tim eti për ta mbyllur, pa e lënë nënën time të kuptonte se pse një çështje që kishte zgjatur muaj tani po shkonte drejt një fundi të përshpjetuar. 4 ditë më vonë Apple-i filloi të kuotizohej në bursë dhe nga nata në mëngjes im atë vlente më shumë se 200 milionë dollarë.

U shpreh për ‘Time” se shumë burra mund të ishin etërit e vërtetë.

Ko ndodhi gjatë një shpërnguljeje kur doli në dritë një shkrim “Makina e vitit” mbi tim atë dhe kompjuterat në revistën “Time” në qershor të 1983. Unë isha 4 vjeçe dhe ai la të nënkuptohej se nëna ime kishte fjetur me shumë meshkuj dhe se e kishte gënjyer. Aty ai foli për mua: “28% e popullatës mashkullore në Amerikë mund të jenë babai i saj”, ndoshta bazuar nga një manipulim i rezultateve. Kur e lexoi artikullin nëna ima lëvizi ngadalë, i reflektoheshin muskujt e fytyrës, gatoi me drita të fikura, përveç njërës poshtë kabinetit. Megjithatë në pak ditë e rifitoi humorin dhe i dërgoi tim eti një foto timen të ulur mbi një karrige në shtëpinë tonë me syze maskë të Groucho Marx dhe me hundë të madhe plastike si dhe me mustaqe falso. “Besoj se është vajza jote”, – shkroi ajo pas fotos. Ai mbante mustaqe ato kohë dhe syze si dhe kishte hundën e madhe.

Ishte i pasur, por kishte vrima në xhinse, ishte i famshëm por mezi fliste, figura e tij ishte e hijshme dhe elegante, por ishte i ngathët dhe i komplikuar, ishte i famshëm, por dukej i humbur dhe i vetmuar, shpiku një kompjuter, i vuri emrin tim, por nuk më shihte dhe unë nuk e përmendja. Ishin bashkë në një makinë dhe ndërsa e ngiste në errësirë për në shtëpinë e Woodside-it kishte veshur një xhaketë lëkure të zezë që i shkonte me ngjyrën e flokëve dhe që i jete një pamje elegante.  U ndjeva e guximshme dhe i thashë: A mund ta mbaj kur të mos e duash? – Çfarë mund të mbash? -Këtë makinë. Porshin tënd, – pyesja ku i çonte të tjerët. -Sigurisht që jo, – më tha me një zë të thartë dhe kafshues, saqë e kuptova se kisha bërë një gabim. Nuk ishte bujar me paratë, me ushqimin por as edhe me fjalët. Para se të zbrisja u kthye dhe më pa fort. -Ty nuk të takon asgjë, – më tha.- Më kupton? Nuk të takon asgjë. E kishte fjalën për makinën, apo për diçka më të madhe? Nuk di ta them, zëri i tij më lëndoi në gjoks.

Dietë ekstreme dhe sjellje tiranike.

Ai kishte zgjedhur restorantin. Mbërriti vonë. Gjithmonë ishte me vonesë. Kur hyri e ndjeva që nuk ishte në humor; ndoshta nuk kishte patur një ditë të mirë në punë. Nëna ime porositi sallatë romane; unë linguini me karkaleca. Tregonim kujdes kur ishim me të. Atij nuk i pëlqente mishi. Kodi i tij nuk kishte të bënte me kujdesin e kafshëve, por me estetikën dhe pastërtinë e trupit. Një fill ndante qytetarinë e tij nga mizoria. E dija se nuk i pëlqente ideja e karkalecave dhe e dija se çfarë do të ndodhte, por kisha harruar të njoftoja Sarën (kushërira e autores). – Dua hamburger, – tha me zë shumë të lartë. –Ç’dreqin ke? – e pyeti ai Sarën. – Çfarë? – pyeti ajo. Ajo po përtypte një copë mish. Jo, – tha, -me të vërtetë? Zëri i tij u bë akut dhe kumbues. – As që mund të flasësh, – tha, – as që mund të hash. Po ha shpifësira. Ajo e vështroi dhe u duk se po përpiqej të mos qante.

I vuri kushte për ta pritur në shtëpi.  

-Nëse zgjedh të jetosh me ne, do të më pëlqente dhe të më premtoje që nuk do ta takosh nënën tënde për 6 muaj. Duhet të përpiqesh me të vërtetë. Ai kishte vendosur që një ndërpreje e plotë do të ishte më korrekte. Nëna ime nuk ishte aspak dakord, por këto ishin kushtet e tij. – Në të kundërt, – tha ia, – e tërheq ofertën. – Po dua të jetoj me ty, – u shpreha me një siguri që nuk e ndieja. – Ke marrë një vendim shumë të rëndësishëm, – më tha hijerëndë. Është një nga ato momente të jetës, një nga ato momente për të rritur.

Jetonte në një pjesë të shtëpisë pa ngrohje.

Natën kur ata (Steve dhe Laurene) shkonin për të fjetur ndihesha e vetme dhe qaja derisa më zinte gjumi. Kisha ftohtë. Më pas zbulova se ngrohja në pjesën time të shtëpisë nuk funksiononte. –Kam patur ftohtë, – i thashë tim eti në mëngjes. – Mund ta rregullosh ngrohjen? Nxori një lëng molle nga frigoriferi. – Jo. Jo derisa të rinovojmë kuzhinën. Nuk mendonim ta rregullonim aq shpejt.

Shfaqte sjellje seksuale në sy të së bijës.

Në një fundjavë në mbrëmje, ndërsa vëllai im flinte, im atë, Laurene dhe unë u ulëm në tavolinë. Ajo preu shalqin dhe solli një pjatë. Ndërsa hante copën e fërkonte tek buzët duke i njomur me lëngun. Im atë ishte ulur përbri duke e vështruar teksa lagte buzët. E kapi për shpatullash dhe e afroi. Të dy formonin një kuadro; ai e tërhoqi për ta puthuar, lëvizi duart rreth gjoksit dhe drejt pjesës së këmbëve aty ku mbaronte fundi. Kishte bërë të njëjtën gjë edhe me Tinën, të dashurën para Laurenës. Fillova të ngrihem dhe iu afrova derës. – Lis! – tha. – Qëndro aty! Po ndanim një moment në familje. Është e rëndësishme që të përpiqesh të integrohesh në këtë familje. U ula, e heshtur. Hodha shikimin nga ana tjetër. Nuk e kisha të qartë sa do të zgjaste. Shihja barin e oborrit, lulet e mollës që rriteshin përgjatë ngushticës me tulla.

I kërkoi të falur Lisës në shtratin e vdekjes.

-Gëzohem që je këtu, – u shpreh. Ngrohtësia e tij më çarmatosi. Lotët binin faqeve. Para se të sëmurej e kisha parë të qante vetëm dy herë: në varrimin e të atit dhe një herë në kinema për fundin e “Cinema Paradiso” dhe mendoja se po dridhej. –Është hera e fundit që do të më shohësh, – më tha. – Duhet të më lesh të iki. – Ok, – i thashë, por nuk e besova plotësisht dhe nuk e besoja se do të vdiste muajin e ardhshëm. – Nuk kalova kohë me ty kur ishe e vogël, – më tha. – Do të doja të kishim më shumë kohë. –S’ka gjë, – u përgjigja. Ishte i dobët dhe i brishtë. U shtriva përbri krevatit duke e parë. – Jo nuk është mirë, – vazhdoi ai. Nuk kalova kohë të mjaftueshme me ty. Duhej të kisha kaluar më shumë kohë. Tani është tepër vonë. –Supozoj se tempizmi ynë nuk është shumë i mirë, – iu përgjigja pa qenë shumë e bindur, ndërsa e thoja. Më pa në sy dhe u përlot. – Të kam një borxh! Nuk dija çtë mendoja për atë frazë. E përsërita vazhdimisht. Ajo që doja unë, ajo që unë ndjeva se më detyrohej ishte një vend i përcaktuar qartë në hierarkinë e atyre që ai donte. -Më vjen keq, Lis! – Qante dhe tundte kokën. Ishte i ulur me kokën mes duarsh dhe meqë kishte humbur peshë duart e tij dukeshin jashtëzakonisht të mëdha. –Do të doja të kthehesha, të ndryshoja, por është shumë vonë. Çfarë duhet të bëj tani? Është tepër vonë, thjeshtë vonë! – Qante dhe trupi i tij dridhej. – Mirë, jam këtu, – i thashë. – Ndoshta nëse ka një herë tjetër, mund të jemi miq? – Ishte një thikë e butë; vetëm miq. Në të vërtetë gjatë javëve në vazhdim dhe kjo vizitë, si dhe pas vdekjes ajo që më vjen keq ishte mundësia jonë e humbur e miqësisë. – Në rregull, – tha ai. – Por më vjen keq! Të kam një borxh.

Ai hamendësoi që do të shkruaja një libër.

Një natë hyra në dhomën e tij në katin sipër, ndërsa ai po shihte “Law & Order”. Papritmas më pyeti: – A do të shkruash për mua? – Jo! – iu përgjigja. –Mirë, -më tha dhe u kthye nga televizori. /bota.al/ KultPlus.com

“Vdekja është një hap larg” – Fjalimi prekës nga Steve Jobs

Steve Jobs, një ndër ndërmarrësit më të suksesshëm në botë shpalosi disa tregime të jetës së tij në Universitetin e Stanford disa vite më parë e një ndër to, ajo për vdekjen, ku la disa këshilla se si të vazhdojmë përpara me të gjitha forcat, edhe nëse e gjithë bota ju është vënë kundër.

“Kur isha 17 vjeç lexova një thënie qe thoshte: Nëse do jetosh çdo ditë sikur të ishte e fundit, një-ditë do të kesh të drejtë”.
Kjo shprehje si duket la ndikim të madh tek ai, pasi Steve Jobs kishte fituar shprehi ta zbatonte çdo mëngjes pranë pasqyrës, “nëse sot do të ishte dita ime e fundit, a do të bëja atë që kisha planifikuar të bëj sot”? E sa herë që përgjigja ishte jo, diçka duhej ndryshuar.

Disa nga vendimet më të mëdha të jetës së tij ai i mori duke u kujtuar çdo herë qe vdekja mund të jetë një hap larg, dhe më nuk ke çfarë të humbasësh atëherë e gjithë frika e dështimit venitet pranë fytyrës së vdekjes dhe pastaj mbetët vetëm çka është me të vërtetë e rëndësishme.

“Para një viti u diagnostikova me kancer. Kisha një skanim në 7:30 të mëngjesit, që qartë tregonte tumorin në pankreasin tim. Unë nuk e dija as çfarë ishte pankreasi. Mjekët më informuan se ishte një lloj kanceri i pashëruar dhe të mos prisja më shumë se tre deri ne gjashtë muaj jetë. Një ndër ta më këshilloi të shkoja në shtëpi dhe të rehatoja punët e pakryera, që është gjuhë e mjekëve për: shumë shpejtë do të vdesësh. Do të thotë t’ju tregosh fëmijëve të tu çdo gjë që e kishe menduar për t’ju thënë në vitet e ardhshme, për vetëm disa muaj. Do të thotë të bëhesh gati të thuash lamtumirat. Më vonë atë ditë kisha një biopsi, ku mjekët morën dhe shikuan qelizat e kancerit me një mikroskop dhe doli se ishte një lloj kanceri pankreatik shumë i rrallë por i shëruar me ndërhyrje kirurgjike. Unë bëra operacionin dhe tani jam mirë. Ky ishte momenti im më i afërt me vdekjen deri tani dhe shpresoj të mbetet kështu për një kohë të gjatë “.

Askush nuk dëshiron të vdesë. Edhe njerëzit që duan të shkojnë në parajsë, nuk duan të vdesin për të arritur atje. Dhe prapë së prapë, vdekja është destinacioni që ne të gjithë ndajmë së bashku. Askush nuk i ka ikur asaj. Koha jote është e limituar, prandaj mos e harxho atë dukë jetuar jetën e dikujt tjetër. Mos u kap në grackë nga dogmat, dhe mos lejo zhurmat e tjerëve të nxjerrin zërin tuaj të brendshëm. Ke guxim të ndjekësh zemrën dhe intuitën tuaj. Këto dyja vetëm kanë zbuluar se çfarë ju dëshironi të jeni. Të tjerat janë të gjitha sekondare.
Fjalimin e përmbylli me fjalët “Qëndroni të pamend, qëndroni të uritur”, duke ju drejtuar kështu studentëve të sapodiplomuar./KultPlus.com

“Ndiq pasionin, dhe bota është e jotja”

 1

Carmine Gallo

Në vitin 1997, Steve Jobs u rikthye tek Apple, pas një mungese 12-vjeçare. Kompanisë që ai kishte bashkëthemeluar po i mbaronin paratë dhe ishte pranë falimentimit. Jobs mbajti një mbledhje të stafit dhe shpjegoi rolin që pasioni do të luante në rigjallërimin e markës:

“Apple nuk është vetëm prodhim kutish me të cilat njerëzit të kryejnë punët e tyre, ndonëse edhe këtë ne e bëjmë shumë mirë. Apple është më shumë se kaq. Vlera e saj qëndron në faktin se ne besojmë që njerëzit që kanë pasion, mund ta ndryshojnë botë, për ta bërë më të mirë”.

Thjeshtë fraza – “njerëzit me pasion mund ta ndryshojnë botën” – përmban sekretin e suksesit në sipërmarrje. Pothuajse një dekadë më vonë, në vitin 2005, Jobs iu rikthye kësaj teme në fjalimin e tij të famshëm, përpara studentëve të Universitetit të Stanfordit.

“Duhet të gjesh atë që do të bësh”, tha Jobs. “E vetmja mënyrë për të bërë punë të mëdha, është të duash atë që bën. Nëse nuk e keni gjetur ende, vazhdoni kërkoni. Mos rrini. Ashtu si me të gjithë gjërat që kanë të bëjnë me zemrën, do ta kuptoni kur ta keni gjetur”.

Pasioni është gjithçka. Ndjekja e pasionit është sekreti për të kapërcyer pengesat që ndeshin të gjithë sipërmarrësit, dhe për të ndërtuar rezistencë kundër nihilistëve të pashmangshëm, që do të vënë gjithmonë në dyshim vizionin tënd. Është gjithashtu një përbërës thelbësor në komunikimin e suksesshëm. Nëse nuk je ti pasionant për idetë që ke, askush tjetër nuk do të jetë.

Sipërmarrësit e suksesshëm e kanë pasionin me bollëk – por jo domosdoshmërisht për produktin. Ata janë pasionantë për misionin e tyre. Ata janë pasionantë, për domethënien që produkti ose shërbimi i tyre, ka në jetët e klientëve të tyre. Ata janë pasionantë për të ndryshuar botën.

Për shembull, Jobs nuk ishte pasionant për kompjuterët. Ai kishte për pasion ndërtimin e mjeteve që do të ndihmonin njerëzit të çlironin krijueshmërinë e tyre personale.

Kur intervistova CE)-në e Starbucks, Houard Schultz, ne folëm për më shumë se një orë, dhe ai nuk e përmendi asnjëherë fjalën “kafe”.

“Kafeja është produkti, por nuk është biznesi ku jemi ne”, më tha ai.

Schultzi ndërtoi një perandori të tërë nga hiçi, pikërisht sepse ai nuk ishte aq pasionant për produktin, se sa ishte për “krijimin e një vendi të tretë, mes punës dhe shtëpisë”. Çdokush mund ta shesë një filxhan kafe. Duhet një inovator i vërtetë për të krijuar një eksperiencë.

“Kushdo që është pasionant, zhytet i tëri në një fushë të caktuar. Dëshiron të dijë gjithçka për të”, thotë Maxine Clark, themeluese e “Build-a-Bear”.

Gjatë një bisede të kohëve të fundit, Clark më rrëfeu se sa shumë admironte Steve Jobsin, si një njeri që ndoqi pasionet e tij, kudo ku ata e çuan.

“Ai ishte kurioz. Kishte studiuar kaligrafinë, artin, muzikën dhe i bashkoi të gjitha bashkë, për ne të tjerët”, thotë ajo.

Clark nuk është më CEO e kompanisë që vetë e krijoi dhe tani po investon në kompanitë që ndodhen në faza të hershme, si dhe si mentore sipërmarrësish. Ajo thotë se pasioni është një tipar themelor, të cilin ajo e kërkon kur duhet të vendosë se kë të mbështesë dhe këtë mësojë. Ajo dëgjon me vëmendje fjalët që përdorin njerëzit. Për shembull, nëse dikush dëshiron që “thjeshtë të bëhet i pasur”, dhe nuk ka pasion për atë ide të caktuar, Clarku e anashkalon. “Nuk më mjafton. Nuk ka nxitim për të krijuar një biznes, për të cilin nuk ke pasion”, thotë ajo. “Në terma afatgjatë nuk do të funksionojë. Duhet të vësh zemrën. Është zemra që do të të udhëheqë pastaj, për të fituar para”.

Shumë investitorë u kanë bërë jehonë vëzhgimeve të Clarkut. Kohët e fundit më ndodhi të takoj Doug Leonen e Sequoia Capital. Investitori legjendar ka mbështetur Google, AirBnB, whatsApp dhe qindra kompani të tjera.

“Cila është cilësia që e kanë të gjithë sipërmarrësit e suksesshëm?”,- e pyeti një pjesëtar i audiencës. “Nuk e bëjnë për paratë”, u përgjigj atypëraty Leone. “Kanë pasion për misionin e tyre”.

Ndiq pasionin, dhe bëj diferencën. /KultPlus.com