‘Ajo ecën qetë dhe koha s’e prek’ (VIDEO)

Vjollca Robelli- Mripa për më shumë se një dekadë është larguar nga Kosova për në Londër, por zëri i saj është mishëruar me gjithë publikun këtu përmes këngës “Ajo”, me të cilën vazhdon të identifikohet personaliteti i saj artistik.

Para disa vitesh, ajo u kthye me një koncert në Prishtinë në kuadër të festivalit ‘Femart’,  përmes së  cili kishte bindur publikun se Robelli kishte lenë një zbrazëti në skenën muzikore shqiptare.

Këngëtarja Vjollca Robelli-Mripa po vazhdon karrierën e saj në Londër duke bashkëpunuar me instrumentistë ndërkombëtarë ndërsa në krijimet e saj gjithnjë ka gjetur lidhjen mes muzikës jazz me  muzikën folklorike shqiptare. Ajo pritet që këtë vit të publikojë albumin e saj më të ri.

KultPlus ju rikujton sot këtë këngë të krijuar në vitin 2002 dhe që atëherë arriti të prek majat e top-listave shqiptare.

Ajo, ecen qete dhe koha se prek

Ajo, I kthen buzeqeshjen edhe pse ndjek

Ajo e mban per dore fort dhe se lshon, dhe

Nuk e leshon

Ajo ec me flladin qe e perkedhel

Ajo daten e te sotmes nuk e ndjen

Ajo eshte shpetimi qe ne e kerkojme,

qe ne e kerkojme

Ref 2x: E ne vazhdojme,

brenda kater mureve me neon.

Me mikroskop e gjithe bota shikimin e drejton

E ajo ecen qe dhe koha dot nuk e preke,

Nuk mundet ta preke

Ajo, ecen qete dhe koha se prek

Ajo, I kthen buzeqeshjen edhe pse ndjek

Ajo e mban per dore fort dhe se lshon, dhe

Nuk e leshon

Ajo ec me flladin qe e perkedhel

Ajo daten e te sotmes nuk e ndjen

Ajo eshte shpetimi qe ne e kerkojme,

qe ne e kerkojme

Ref 2x: E ne vazhdojme,

brenda kater mureve me neon.

Me mikroskop e gjithe bota shikimin e drejton

E ajo ecen qe dhe koha dot nuk e preke,

Nuk mundet ta preke./ KultPlus.com

Këngëtarja kosovare bën thirrje për rrëzimin e presidentit Thaçi

Këngëtarja kosovare Vjollca Robelli -Mripa ka reaguar përmes një statusi në Facebook pas zhvillimeve të fundit politike në vendin tonë, shkruan KultPlus.

Ajo prej kohësh jeton në Londër, por dëshira e madhe që të shoh vendin e saj me zhvillime pozitive e ngacmon kudo që është.

Përmes këtij statusi ajo ka kërkuar rrëzimin e presidentit Thaçi dhe bojkotimin e secilës konferencë që vjen nga ana e tij.

Postimi i plotë i Vjollca Robelli – Mripa:

Popull i dashun osht koha me Rrzu presidentin !!!!! Mos te ankohem..
Gazetarë bojkotoni konferencat qesharake te nje krimineli që do me shit Kosoves në kohen ma te keqe!!!! Nuk muj me kuptu qysh nje qytetar kosovar mundet me votu e perkrah nje person si ky 🤮
#poshtthaci
#nekarantineprapagrilave

Ne e kemi fuqine… / KultPlus.com

‘Ajo’ mban koncert në Londër, prezantoi vlerat e popullit shqiptar përmes tingujve të Jazz-it

Vjollca Robelli Mripa ka mbajtur koncert në njërën nga qendrat më unike të artit në Londër, ku është prezantuar me projektin ‘Besa’, shkruan KultPlus.

‘Rich Mix’, skena ku ka performuar Mripa, njihet si një nga qendrat më dinamike e më të famshme të artit në qytetin e Londrës.

Mripa ka ndarë emocionet e kësaj nate me ndjekësit e saj në rrjetin social Facebook, ku shprehet të jetë shumë e lumtur me emocionet që ka arritur t’i ngjallë tek publiku.

Një interpretim që emocioni të gjithë të pranishmit, me këngë e tekste që trajtonin natyrën dhe vlerat e shqiptarëve.

‘Mbrëmë në mes të Londrës, u ndjeva shumë krenare të ndogjoja kushërirën time Vjollca, që mbajti koncert me muzikën e bukur shqipe. Zëri i saj ka një ciltërsi që e shpreh shumë bukur fuqinë dhe emocionin. Energjia e saj të mbërthen dhe të deporton në në një muzikë sa të ndërthurur edhe aq të thjeshtë, origjinale dhe e vërtetë’, shprehej Eliana Penn.

Mripa ndër të tjera është shprehur e privilegjuar që ka pasur rastin të performoj në një nga vendet më pretigjioze të artit në Londër, njëherit edhe vendi i preferuar i saj.

‘Kënaqesi që kemi mund me i sjell storiet e vendlindjes pranë audiencës se ndryshme në Londër’, është shprehur Mripa në statusin e saj në Facebook. / KultPlus.com

”Ajo” me koncert në Rich Mix, qendra më unike e artit në Londër

Vjollca Robelli Mripa e cila njihet për hitin e saj të mëhershëm ”Ajo”, tashmë duke u bërë ky edhe pseudonimi i saj artistik, do të mbajë koncert në njërën nga qendrat më unike të artit në Londër, shkruan KultPlus.

”Rich Mix”, skena ku do të performoj Mripa, njihet si një nga qendrat më dinamike dhe më të njohura të artit në qytetin e Londrës.

Ndërkaq koncerti pritet të mbahet më datën 21 shkurt të këtij viti.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë këngëtarja përmes një statusi në llogarinë e saj personale në Facebook.

Më poshtë mund të lexoni statusin e plotë të këngëtares.

”E lumtur t’ju njoftoj se do të mbaj koncert në njërën nga qendrat më unike dhe më dinamike të artit në Londër, Rich Mix. Koncerti do të mbahet me 21 shkurt nga ora 8pm me ftesën e organizatës Arts Canteen e cila kuron dhe prodhon shumë evenimente, ekspozita dhe festivale te muzikës duke mbeshtetur artistë të njohur dhe të rinj nga bota lindore dhe regjionet përreth duke sjellë punën e tyre tek publiku i Mbretërisë së Bashkuar dhe më tej.” / KultPlus.com

AJO rikthehet fuqishëm me ‘’Besa’’, ku traditën dhe nostalgjinë i solli përmes artit të bukur të Jazz-it

Muzika si çdo art tjetër, funksionon dhe transmetohet tek të tjerët përmes ndjenjave dhe atmosferës që përçon.

Mbrëmë, Vjolla Robelli- AJO, arriti që përmes performancës së saj, që zuri vend në Kino Armata, të argëtoj publikun duke i dhuruar një emocion të fuqishëm përmes këngëve të realizuara nga ajo, shkruan KultPlus

Dikur e njohur për muzikën dhe stilin e saj të veçantë, Vjollca Robelli- Mripa tani me emrin artistik AJO, është kthyer në skenë me shumë risi e muzikë të re

AJO, pas një pauze u rikthye me albumin ‘’Besa’’, që gjithsej përmban gjashtë këngë. Tematika që trajtohet në këto këngë është kryesisht ajo shqiptare që përcillet edhe me një nostalgji, mirëpo këngëtarja ka shkruar edhe kënduar edhe për jetën dhe përvojën personale.

Koncerti filloi me këngën ‘’AJO’’, duke u ndjekur më pas me këngët tjera të albumit, tri prej të cilave ishin të aranzhuara si ‘’Baresha’’, ‘’Zare’’ dhe ‘’Zogo’’. Kurse tri të tjerat ishin të shkruara nga vetë këngëtarja, e cila tha se është ndikuar nga jeta e saj private dhe jo vetëm. Kënga ‘’Burrnesha’’, trajtonte fatin e një gruaje që prindërit e kishin fejuar qysh në djep, e që këngëtarja pohoi që kënga të jetë e bazuar në ngjarje të vërtetë. Këngën ‘’Nëna’’, këngëtarja deklaroi ta ketë shkruar gjatë shtatzanisë së saj. ‘’Kam dashur të tregoj se cfarë ndjen një nënë gjatë periudhës së shtatzanisë, kësaj periudhe magjike’’, u shpreh këngëtarja për publikun. Ndërsa, kënga ‘’Besa’’, flistë për traditën tonë si komb, për atë që ishim e nuk jemi më.

Publiku si për të shfaqur mallin për muzikën dhe mungesën e AJO-së,  nuk u kursyen me duartrokitje, herë në fillim të performancës, herë në fund të saj e shumë shpesh përcillin performancën me duartrokitje, me këndim e entuziasëm.

Artistja për KultPlus, tregoi se inspirimi kryesor i albumit, është prejardhja e saj dhe në përgjithësi kultura dhe traditat shqiptare që thotë se dëshiron të ia tregoj botës.

Edhe pse një këngëtare shqiptare që jeton dhe vepron në Londër, rrënjët shqiptare janë shumë të theksuara në muzikën e saj. Këngëtarja tenton që traditën, historinë dhe muzikën tonë ta inkuadroj në stilin dhe artin e saj, kështu duke realizuar një kryevepër muzikore në historinë e muzikës së saj./KultPlus.com

AJO sapo lansoi këngën dhe klipin ‘Besa’ (VIDEO)

Vjollca Robelli- Mripa tani me emrin AJO është rikthyer në skenen muzikore me një stil krejtësisht tjetër duke përfaqësuar traditën shqiptare përmes muzikës së saj, AJO synin tregun ndërkombëtarë, shkruan KultPlus.

Sipas informacionit të publikuar në rrjetin social Facebook, ajo tregon se sonte në orën 12:00 do të publikohet kënga e saj më e re bashkë klipin.

Është rikthyer në skenen muzikore me një stil krejtësisht tjetër duke përfaqësuar traditën shqiptare përmes muzikës së saj, AJO synon tregun ndërkombëtarë.

Sapo u publikua kënga dhe klipi më i ri i titulluar BESA të cilën të gjithë mund ta shikojnë në kanalin Youtube.

Gjithashtu, më ndiqni nesër në Wake Up në Top Channel nga ora 8.25am./KultPlus.com

AJO gërmon në rrënjët shqiptare, sjell albumin me temat më të thella të kombit

Jeta Zymberi

Dikur e njohur për muzikën dhe stilin e saj të veçantë, Vjollca Robelli- Mripa tani me emrin artistik AJO, është kthyer në skenë me shumë risi e muzikë të re, shkruan KultPlus.

Këngëtarja që të gjithë e kujtojnë më së shumti për hitin e saj “Ajo” të vitit 2002, ka kohë që është larguar nga Kosova dhe jeton në Londër por për KultPlus tregon se kjo pikërisht i ka ndihmuar të zbuloj e hulumtoj zhanre të reja të muzikës në këto vite sa nuk ka qenë aktive në skenë.

“Njerëzit më njohin si Vjollca Robelli- Mripa, por meqë ky projekt është menduar të publikohet në vende të ndryshme të botës dhe që kultura jonë të promovohet në nivel ndërkombëtar, atëherë emri ishte shumë i gjatë dhe bashkëshorti më propozoj që të marrë si emër artistik AJO meqë edhe të gjithë më njohin me këtë këngë”, tregon AJO për KultPlus.

Bashkë me emrin, AJO ka ndryshuar edhe stilin e muzikës. Nga stili alternativ i fillimit të karrierës së saj, AJO tani do të sjell për publikun një zhanër të veçantë të muzikës. Albumi i ri i saj, në të cilin është ende duke punuar është pjesë e muzikës world, e ka edhe elemente të jazz muzikës dhe asaj elektronike. I gjithë albumi i saj, EP, përmban 6 këngë në të cilat tregon se ka punuar shumë vite por puna më e madhe dhe intensive është bërë në dy vitet e fundit.

Kënga i parë nga ky album është “Besa”, e që bashkë me video vjen premierë këtë të premte.

Video e këngës “Besa” është drejtuar nga Astrid Steiner, ndërsa për veshjet e artistes është përkujdesur disenjatorja e njohur kosovare Besa Rugova, stylingu nga Arjeta Grapci, Laurent Azemi – fotograf, Farah Maakel – valltarët e videoklipit dhe producentë Urim Mripa e Vjollca Robelli Mripa.

Artistja tregon se kënga dhe sidomos mesazhi janë të veçanta për të dhe e sheh si porosi për gjithë shqiptarët në këtë kohë. 

“Besa është zakon veç tek shqiptarët dhe është virtyt që na ka karakterizuar ndër vite si popull. Por, besa është duke u harruar dhe unë dua të promovoj anët pozitive të besës, atë se si ne si popull kemi qenë të fjalës dhe kjo është për tu vlerësuar”, thotë AJO.

Por, jo vetëm kjo. Artistja tregon se inspirimi kryesor i albumit, është prejardhja e saj dhe në përgjithësi kultura dhe traditat shqiptare që thotë se dëshiron të ia tregoj botës.

“Është edhe mikpritja jonë me të cilën duhet të krenohemi e që përmendet gjithashtu në këngën “Besa”. E çmoj këtë virtyt që e kemi, i ofrojmë njerëzit, i ftojmë në shtëpi, iu ofrojmë bukë e zemër, i respektojmë njerëzit kur i kemi në shtëpi dhe këtë në formën siç është tek shqiptarët, nuk e gjen askund në botë”, shprehet artistja, e që përmes muzikës së saj dëshiron të promovojë këto vlera në skenën ndërkombëtare por edhe shton se janë këngë që secili kur i dëgjon të ndjehet krenarë për shumë virtyte që kanë shqiptarët, e që kanë filluar të harrohen ndër vite.

Kënga “Besa” vjen si mesazh për popullin kosovar që të bashkohen e të lënë anash inatet e ndarjet mes vete.  

Atë por edhe dy këngë tjera, ‘Nana’ dhe ‘Burrneshat’, AJO i ka shkruar dhe komponuar vetë, e që janë pjesë e albumit.

AJO tregon se kënga ‘Nana’ është e veçantë dhe personale për të e përmes saj tregon se ka dashur të tregoj madhështinë e gruas.

“Nana” është këngë që e kam shkruar kur kam qenë shtatzënë me djalin e vogël. Atëherë isha duke u bërë nënë për herë të katërt dhe gjithë ato ndjenjat si nënë i kam shpreh përmes këngës. Atë kohë isha shumë e lodhur por e lumtur pafund që po vjen një fëmijë tjetër në jetë, por frika se a do të ia dal, lodhja, ndryshimet në trup të cilat i përjetojnë gratë gjatë kësaj periudhe, mundimet, pagjumësia e të gjitha këto gjëra do të vijnë përmes kësaj kënge. Është një këngë shumë prekëse sepse në përgjithësi çmohet e tregohet roli i nanës”, është shprehur AJO për KultPlus teksa pohon se kjo këngë pritet të publikohet para muajit shtator.

Pjesë tjetër e albumit janë edhe tri këngë të cilat janë ripërpunime të këngëve të vjetra shqiptare. “Baresha” është njëra prej tyre. Ndonëse kjo këngë është ripërpunuar edhe më herët nga artistë të ndryshëm, AJO premton se ky ripërpunim është krejt ndryshe dhe tejet i veçantë.

“Kur kam filluar ta punoj këtë këngë inspirimi më ka ardhur prej handpan, instrument që ka filluar të përdoret fillimisht në Zvicër dhe kur e kam dëgjuar një bend duke luajtur, aty më ka ardhur inspirimi për ta punuar ‘Bareshën’. Mandej kam kontaktuar muzicientë që luajnë handpan dhe kemi punuar bashkë për të risjellë këtë këngë në një mënyrë krejt ndryshe. Mënyra qysh tash është përpunu është shumë më e rrjedhshme dhe e lehtë për ta dëgjuar. Kënga tjetër është “Zare” dhe e fundit është “Zogo”, këngë me të cilat unë jam rrit”, tregoi tutje AJO.

Muzikantët që kanë punuar në këtë album janë të vendeve të ndryshme, nga Italia, Portugalia, Austria e Anglia dhe secili prej tyre ka sjell gjëra të veçanta në komponimet e artistes kosovare. Miksi i këtyre këngëve është bërë nga kompozitori dhe producenti shumë i njohur Andrew Phillips i cili është nominuar për Emmy dhe Oscar.

“Ai kur e ka dëgjuar albumin i ka pëlqyer shumë, sidomos zëri për të cilin ka thënë se është shumë unik dhe mënyra e këndimit është shumë e veçantë. Temat që i kam trajtu në këtë projekt, ritmi i muzikës, mënyra qysh është komponu, për atë ka qenë diçka shumë e re dhe është fascinuar. Jam shumë e lumtur që ai ka bërë këtë miksim. Ka qenë nder i madh për mua që ai e ka vlerësuar në këtë mënyrë albumin tim”, tregon artistja për përvojën me producentin e njohur.

Megjithëse AJO muzikën e saj do ta prezantojë kryesisht në botë, të gjitha këngët e albumit janë në gjuhën shqipe.

Por, AJO planifikon që projekti i saj megjithatë të dëgjohet fillimisht në trojet shqiptare, duke nisur me një koncert në Prishtinë dhe pastaj edhe në qytete e vende tjera të rajonit.

Pas publikimit të këngës së parë, ‘Besa’, këtë të premte, AJO pritet që të gjithë albumin ta sjell në një koncert në kryeqytet në muajin shtator. Bashkë me të pritet të vijnë edhe muzikantë të njohur botëror që tanimë janë pjesë e projektit.

Pas kësaj, AJO pritet të mbaj një koncert në Londër, ku edhe jeton e pastaj ka plane ta prezantojë muzikën e saj në vende të ndryshme të botës.

AJO për këtë projekt ka bashkëpunuar me artistë ndërkombëtarë e vendës: Aram Zarikian – bateri, Danny Rico – piano, William Collier – bass kitarë, Alessio Marzo – handpan, Xhemil Gjini – perkusione, Andreë Phillips – miksimin e albumit – EP, Max Gilkes – master – 1sonicproduction.

Për më të rejat nga artistja AJO do të mund të informoheni në rrjetet e saj sociale si: https://www.facebook.com/vjollca.mripa
https://www.instagram.com/vjollcarobelli/?hl=en / KultPlus.com

Fotografitë nga Laurent Azemi

Vjollca Robelli Mripa rikthehet në skenë me “AJO”

Vjollca Robelli Mripa e cila njihet për hitin e saj më të hershëm “Ajo”, tashmë ka vendosë që atë këngë ta ketë edhe si shenjë identifikuese të karrierës artistike, shkruan KultPlus.

Ajo nëpërmjet faqes zyrtare ka njoftuar se do të sjellë albumin e saj, kurse gjatë këtij muaji do të lansojë këngën “Besa”.

Më poshtë sjellim njoftimin e saj të plotë.

Të dashtun miq,

Jam shumë e lumtur ta ndaj me t’gjithë lajmin që po kthehem në skenë si AJO, pas dy vitesh pune në albumin tim.

Duke jetu larg vendlindjes për së paku 15 vjet, kam arrit me e çmu ma shumë prejardhjen time dhe kjo më ka ndihmu e inspiru që të krijoj muzikë bazu në kulturën dhe traditën tonë.

Meqenëse jam ba nanë e 4 fëmijëve, dua që trashëgiminë time fillimisht me ua përcjellë atyre e pastaj edhe botës, e ku ka mënyrë më të mirë se përmes muzikës …

Më vonë gjatë këtij muaji, 20 vjet pas luftës, do të sjell për juve, kangën time BESA.

Ma shumë lajme për kangën por edhe muzikën time në përgjithësi, do të ketë së shpejti.

Dashni,

AJO./KultPlus.com

‘Ajo ecën qetë dhe koha s’e prek’ (VIDEO)

Vjollca Robelli- Mripa për më shumë se një dekadë është larguar nga Kosova për në Londër, por zëri i saj është mishëruar me gjithë publikun këtu përmes këngës “Ajo”, me të cilën vazhdon të identifikohet personaliteti i saj artistik.

Para dy vitesh, ajo u kthye me një koncert në Prishtinë në kuadër të festivalit ‘Femart’,  përmes së  cili kishte bindur publikun se Robelli kishte lenë një zbrazëti në skenën muzikore shqiptare.

Këngëtarja Vjollca Robelli-Mripa po vazhdon karrierën e saj në Londër duke bashkëpunuar me instrumentistë ndërkombëtarë ndërsa në krijimet e saj gjithnjë ka gjetur lidhjen mes muzikës jazz me  muzikën folklorike shqiptare. Ajo pritet që këtë vit të publikojë albumin e saj më të ri.

KultPlus ju rikujton sot këtë këngë të krijuar në vitin 2002 dhe që atëherë arriti të prek majat e top-listave shqiptare.

Ajo, ecen qete dhe koha se prek

Ajo, I kthen buzeqeshjen edhe pse ndjek

Ajo e mban per dore fort dhe se lshon, dhe

Nuk e leshon

Ajo ec me flladin qe e perkedhel

Ajo daten e te sotmes nuk e ndjen

Ajo eshte shpetimi qe ne e kerkojme,

qe ne e kerkojme

Ref 2x: E ne vazhdojme,

brenda kater mureve me neon.

Me mikroskop e gjithe bota shikimin e drejton

E ajo ecen qe dhe koha dot nuk e preke,

Nuk mundet ta preke

Ajo, ecen qete dhe koha se prek

Ajo, I kthen buzeqeshjen edhe pse ndjek

Ajo e mban per dore fort dhe se lshon, dhe

Nuk e leshon

Ajo ec me flladin qe e perkedhel

Ajo daten e te sotmes nuk e ndjen

Ajo eshte shpetimi qe ne e kerkojme,

qe ne e kerkojme

Ref 2x: E ne vazhdojme,

brenda kater mureve me neon.

Me mikroskop e gjithe bota shikimin e drejton

E ajo ecen qe dhe koha dot nuk e preke,

Nuk mundet ta preke

Vjollca Robelli- Mripa dhe Mariela Cingo do të performojnë në Teatrin “Brent Civic Centre”

Këngëtarja e njohur nga Kosova, Vjollca Robelli- Mripa së bashku me pianisten e njohur shqiptare Mariela Cingo do të performojnë në skenën e Teatrin Brent Civic Centre, shkruan KultPlus.

Robelli- Mripa ka njoftuar se në këtë ngjarje janë ftuar nga Ambasada e Shqipërisë, Kosovës dhe Komunitetit Shqiptar ne Britaninë e Madhe. Ky koncert do te drejtohet nga producenti Shqiptar Tomorr Kokona Choreographer me rastin e “Javës së Kulturës Shqiptare”.

Koncerti do të mbahet më 25 nëntor duke filluar nga ora 17:00. Hyrja është falas. / KultPlus.com

Autorja amerikane me librin ‘Jazz musicians around the World’ përfshihet edhe këngëtarja Vjollca Robelli Mripa

Debbie Burke është në përgatitje të librit ‘Jazz musicians around the World”, libër i cili pritet të publikohet përgjatë vitit 2018, ku janë përfshirë shumë jazz muzicientë botërorë, shkruan KultPlus.

Në këtë libër të autores amerikane, e cila tashmë ka të publikuar dy libra për muzikën jazz, është përfshirë edhe këngëtarja shqiptare Vjollca Robelli Mripa, e cila së fundi është prezantuar me disa këngë jazz, këngë këto të cilat janë realizuar në bashkëpunim me instrumentistë ndërkombëtarë.

Vjollca Robelli Mripa ka thënë për KultPlus se ajo tashmë ka dhënë një intervistë për këtë autore, e cila është edhe kolumniste në disa jazz website, por edhe në blogje, e cila ka folur për kulturën, traditat dhe muzikën unike shqiptare.

Vjollca poashtu është shprehur të jetë e lumtur që tashmë është e përfshirë në librin e saj më të ri, që do të publikohet në vitin 2018./KultPlus.com