Vjollca Robelli Mripa ka mbajtur koncert në njërën nga qendrat më unike të artit në Londër, ku është prezantuar me projektin ‘Besa’, shkruan KultPlus.
‘Rich Mix’, skena ku ka performuar Mripa, njihet si një nga qendrat më dinamike e më të famshme të artit në qytetin e Londrës.
Mripa ka ndarë emocionet e kësaj nate me ndjekësit e saj në rrjetin social Facebook, ku shprehet të jetë shumë e lumtur me emocionet që ka arritur t’i ngjallë tek publiku.
Një interpretim që emocioni të gjithë të pranishmit, me këngë e tekste që trajtonin natyrën dhe vlerat e shqiptarëve.
‘Mbrëmë në mes të Londrës, u ndjeva shumë krenare të ndogjoja kushërirën time Vjollca, që mbajti koncert me muzikën e bukur shqipe. Zëri i saj ka një ciltërsi që e shpreh shumë bukur fuqinë dhe emocionin. Energjia e saj të mbërthen dhe të deporton në në një muzikë sa të ndërthurur edhe aq të thjeshtë, origjinale dhe e vërtetë’, shprehej Eliana Penn.
Mripa ndër të tjera është shprehur e privilegjuar që ka pasur rastin të performoj në një nga vendet më pretigjioze të artit në Londër, njëherit edhe vendi i preferuar i saj.
‘Kënaqesi që kemi mund me i sjell storiet e vendlindjes pranë audiencës se ndryshme në Londër’, është shprehur Mripa në statusin e saj në Facebook. / KultPlus.com
Vjollca Robelli Mripa e cila njihet për hitin e saj të mëhershëm ”Ajo”, tashmë duke u bërë ky edhe pseudonimi i saj artistik, do të mbajë koncert në njërën nga qendrat më unike të artit në Londër, shkruan KultPlus.
”Rich Mix”, skena ku do të performoj Mripa, njihet si një nga qendrat më dinamike dhe më të njohura të artit në qytetin e Londrës.
Ndërkaq koncerti pritet të mbahet më datën 21 shkurt të këtij viti.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë këngëtarja përmes një statusi në llogarinë e saj personale në Facebook.
Më poshtë mund të lexoni statusin e plotë të këngëtares.
”E lumtur t’ju njoftoj se do të mbaj koncert në njërën nga qendrat më unike dhe më dinamike të artit në Londër, Rich Mix. Koncerti do të mbahet me 21 shkurt nga ora 8pm me ftesën e organizatës Arts Canteen e cila kuron dhe prodhon shumë evenimente, ekspozita dhe festivale te muzikës duke mbeshtetur artistë të njohur dhe të rinj nga bota lindore dhe regjionet përreth duke sjellë punën e tyre tek publiku i Mbretërisë së Bashkuar dhe më tej.” / KultPlus.com
Kënga “Baresha” është ripërpunuar nga artistë të ndryshëm por kjo asnjëherë nuk ka shterur mundësitë e ripërpunimeve të reja. Fuqia e kësaj kënge ka marrë me vete edhe këngëtaren Vjollca Robelli Mripa e njohur si “AJO” e cila e ka sjellë një version krejt ndryshe të kësaj këngë, shkruan KultPlus.
Kjo
këngë është pjesë e albumit të saj më të ri “Besa” i cili po vazhdon të
shpaloset për publikun.
Miksimin e kësaj kënge e ka bërë Andrew Phillips, derisa masterizimi nga “1sonicproduction”. / KultPlus.com
Muzika si çdo art tjetër, funksionon dhe transmetohet tek të tjerët përmes ndjenjave dhe atmosferës që përçon.
Mbrëmë,
Vjolla Robelli- AJO, arriti që përmes performancës së saj, që zuri vend në Kino
Armata, të argëtoj publikun duke i dhuruar një emocion të fuqishëm përmes këngëve
të realizuara nga ajo, shkruan KultPlus
Dikur e njohur për muzikën dhe stilin e saj të veçantë, Vjollca Robelli- Mripa tani me emrin artistik AJO, është kthyer në skenë me shumë risi e muzikë të re
AJO, pas një
pauze u rikthye me albumin ‘’Besa’’, që gjithsej përmban gjashtë këngë.
Tematika që trajtohet në këto këngë është kryesisht ajo shqiptare që përcillet edhe
me një nostalgji, mirëpo këngëtarja ka shkruar edhe kënduar edhe për jetën dhe
përvojën personale.
Koncerti filloi me këngën ‘’AJO’’, duke u ndjekur më pas me këngët tjera të albumit, tri prej të cilave ishin të aranzhuara si ‘’Baresha’’, ‘’Zare’’ dhe ‘’Zogo’’. Kurse tri të tjerat ishin të shkruara nga vetë këngëtarja, e cila tha se është ndikuar nga jeta e saj private dhe jo vetëm. Kënga ‘’Burrnesha’’, trajtonte fatin e një gruaje që prindërit e kishin fejuar qysh në djep, e që këngëtarja pohoi që kënga të jetë e bazuar në ngjarje të vërtetë. Këngën ‘’Nëna’’, këngëtarja deklaroi ta ketë shkruar gjatë shtatzanisë së saj. ‘’Kam dashur të tregoj se cfarë ndjen një nënë gjatë periudhës së shtatzanisë, kësaj periudhe magjike’’, u shpreh këngëtarja për publikun. Ndërsa, kënga ‘’Besa’’, flistë për traditën tonë si komb, për atë që ishim e nuk jemi më.
Publiku si për
të shfaqur mallin për muzikën dhe mungesën e AJO-së, nuk u kursyen me duartrokitje, herë në fillim
të performancës, herë në fund të saj e shumë shpesh përcillin performancën me
duartrokitje, me këndim e entuziasëm.
Artistja për KultPlus, tregoi
se inspirimi kryesor i albumit, është prejardhja e saj dhe në përgjithësi
kultura dhe traditat shqiptare që thotë se dëshiron të ia tregoj botës.
Edhe pse një këngëtare shqiptare që jeton dhe vepron në Londër, rrënjët shqiptare janë shumë të theksuara në muzikën e saj. Këngëtarja tenton që traditën, historinë dhe muzikën tonë ta inkuadroj në stilin dhe artin e saj, kështu duke realizuar një kryevepër muzikore në historinë e muzikës së saj./KultPlus.com
Dikur e njohur për muzikën dhe stilin e saj të veçantë, Vjollca Robelli- Mripa tani me emrin artistik AJO, është kthyer në skenë me shumë risi e muzikë të re, shkruan KultPlus.
Ajo tashmë po vjen me albumin e saj më të ri. Lajmin e ka konfirmuar vetë këngëtarja përmes llogarisë së saj në Facebook, ku ka thënë:
”Te dashur miq, Kam knaqesine te iu njoftoj se pas nje pune 2 vjeçare me nje ekip fantastik, muajin tjeter do te promovoj albumin tim te pare “Besa” permes dy koncerteve: 13 Shtator 2019 – Kino Lumbardhi, Prizren, 21:00 14 Shtator 2019 – Kino Armata, Prishtine, 20:00 Ruani datat! AJO”
Këngëtarja që të gjithë e kujtojnë më së shumti për hitin e saj “Ajo” të vitit 2002, ka kohë që është larguar nga Kosova dhe jeton në Londër por për KultPlus tregon se kjo pikërisht i ka ndihmuar të zbuloj e hulumtoj zhanre të reja të muzikës në këto vite sa nuk ka qenë aktive në skenë.
Artistja për KultPlus, tregon se inspirimi kryesor i albumit, është prejardhja e saj dhe në përgjithësi kultura dhe traditat shqiptare që thotë se dëshiron të ia tregoj botës. /KultPlus.com
Dikur e njohur për muzikën dhe stilin e saj të veçantë, Vjollca Robelli- Mripa tani me emrin artistik AJO, është kthyer në skenë me shumë risi e muzikë të re, shkruan KultPlus.
Këngëtarja që të gjithë e kujtojnë më së shumti për hitin e
saj “Ajo” të vitit 2002, ka kohë që është larguar nga Kosova dhe jeton në Londër
por për KultPlus tregon se kjo pikërisht i ka ndihmuar të zbuloj e hulumtoj
zhanre të reja të muzikës në këto vite sa nuk ka qenë aktive në skenë.
“Njerëzit më njohin si Vjollca Robelli- Mripa, por meqë ky
projekt është menduar të publikohet në vende të ndryshme të botës dhe që
kultura jonë të promovohet në nivel ndërkombëtar, atëherë emri ishte shumë i
gjatë dhe bashkëshorti më propozoj që të marrë si emër artistik AJO meqë edhe
të gjithë më njohin me këtë këngë”, tregon AJO për KultPlus.
Bashkë me emrin, AJO ka ndryshuar edhe stilin e muzikës. Nga
stili alternativ i fillimit të karrierës së saj, AJO tani do të sjell për
publikun një zhanër të veçantë të muzikës. Albumi i ri i saj, në të cilin është
ende duke punuar është pjesë e muzikës world, e ka edhe elemente të jazz muzikës
dhe asaj elektronike. I gjithë albumi i saj, EP, përmban 6 këngë në të cilat
tregon se ka punuar shumë vite por puna më e madhe dhe intensive është bërë në
dy vitet e fundit.
Kënga i parë nga ky album është “Besa”, e që bashkë me video vjen premierë këtë të premte.
Video e këngës “Besa” është drejtuar nga Astrid Steiner, ndërsa
për veshjet e artistes është përkujdesur disenjatorja e njohur kosovare Besa Rugova,
stylingu nga Arjeta Grapci, Laurent Azemi – fotograf, Farah Maakel – valltarët
e videoklipit dhe producentë Urim Mripa e Vjollca Robelli Mripa.
Artistja tregon se kënga dhe sidomos mesazhi janë të veçanta
për të dhe e sheh si porosi për gjithë shqiptarët në këtë kohë.
“Besa është zakon veç tek shqiptarët dhe është virtyt që na
ka karakterizuar ndër vite si popull. Por, besa është duke u harruar dhe unë
dua të promovoj anët pozitive të besës, atë se si ne si popull kemi qenë të
fjalës dhe kjo është për tu vlerësuar”, thotë AJO.
Por, jo vetëm kjo. Artistja tregon se inspirimi kryesor i
albumit, është prejardhja e saj dhe në përgjithësi kultura dhe traditat
shqiptare që thotë se dëshiron të ia tregoj botës.
“Është edhe mikpritja jonë me të cilën duhet të krenohemi e që përmendet gjithashtu në këngën “Besa”. E çmoj këtë virtyt që e kemi, i ofrojmë njerëzit, i ftojmë në shtëpi, iu ofrojmë bukë e zemër, i respektojmë njerëzit kur i kemi në shtëpi dhe këtë në formën siç është tek shqiptarët, nuk e gjen askund në botë”, shprehet artistja, e që përmes muzikës së saj dëshiron të promovojë këto vlera në skenën ndërkombëtare por edhe shton se janë këngë që secili kur i dëgjon të ndjehet krenarë për shumë virtyte që kanë shqiptarët, e që kanë filluar të harrohen ndër vite.
Kënga “Besa” vjen si mesazh për popullin kosovar që të
bashkohen e të lënë anash inatet e ndarjet mes vete.
Atë por edhe dy këngë tjera, ‘Nana’ dhe ‘Burrneshat’, AJO i
ka shkruar dhe komponuar vetë, e që janë pjesë e albumit.
AJO tregon se kënga ‘Nana’ është e veçantë dhe personale për
të e përmes saj tregon se ka dashur të tregoj madhështinë e gruas.
“Nana” është këngë që e kam shkruar kur kam qenë shtatzënë
me djalin e vogël. Atëherë isha duke u bërë nënë për herë të katërt dhe gjithë
ato ndjenjat si nënë i kam shpreh përmes këngës. Atë kohë isha shumë e lodhur
por e lumtur pafund që po vjen një fëmijë tjetër në jetë, por frika se a do të
ia dal, lodhja, ndryshimet në trup të cilat i përjetojnë gratë gjatë kësaj
periudhe, mundimet, pagjumësia e të gjitha këto gjëra do të vijnë përmes kësaj
kënge. Është një këngë shumë prekëse sepse në përgjithësi çmohet e tregohet
roli i nanës”, është shprehur AJO për KultPlus teksa pohon se kjo këngë pritet
të publikohet para muajit shtator.
Pjesë tjetër e albumit janë edhe tri këngë të cilat janë ripërpunime
të këngëve të vjetra shqiptare. “Baresha” është njëra prej tyre. Ndonëse kjo këngë
është ripërpunuar edhe më herët nga artistë të ndryshëm, AJO premton se ky ripërpunim
është krejt ndryshe dhe tejet i veçantë.
“Kur kam filluar ta punoj këtë këngë inspirimi më ka ardhur prej
handpan, instrument që ka filluar të përdoret fillimisht në Zvicër dhe kur e
kam dëgjuar një bend duke luajtur, aty më ka ardhur inspirimi për ta punuar ‘Bareshën’.
Mandej kam kontaktuar muzicientë që luajnë handpan dhe kemi punuar bashkë për të
risjellë këtë këngë në një mënyrë krejt ndryshe. Mënyra qysh tash është përpunu
është shumë më e rrjedhshme dhe e lehtë për ta dëgjuar. Kënga tjetër është
“Zare” dhe e fundit është “Zogo”, këngë me të cilat unë jam rrit”, tregoi tutje
AJO.
Muzikantët që kanë punuar në këtë album janë të vendeve të
ndryshme, nga Italia, Portugalia, Austria e Anglia dhe secili prej tyre ka
sjell gjëra të veçanta në komponimet e artistes kosovare. Miksi i këtyre këngëve
është bërë nga kompozitori dhe producenti shumë i njohur Andrew Phillips i cili
është nominuar për Emmy dhe Oscar.
“Ai kur e ka dëgjuar albumin i ka pëlqyer shumë, sidomos zëri për të cilin ka thënë se është shumë unik dhe mënyra e këndimit është shumë e veçantë. Temat që i kam trajtu në këtë projekt, ritmi i muzikës, mënyra qysh është komponu, për atë ka qenë diçka shumë e re dhe është fascinuar. Jam shumë e lumtur që ai ka bërë këtë miksim. Ka qenë nder i madh për mua që ai e ka vlerësuar në këtë mënyrë albumin tim”, tregon artistja për përvojën me producentin e njohur.
Megjithëse AJO muzikën e saj do ta prezantojë kryesisht në
botë, të gjitha këngët e albumit janë në gjuhën shqipe.
Por, AJO planifikon që projekti i saj megjithatë të dëgjohet
fillimisht në trojet shqiptare, duke nisur me një koncert në Prishtinë dhe
pastaj edhe në qytete e vende tjera të rajonit.
Pas publikimit të këngës së parë, ‘Besa’, këtë të premte,
AJO pritet që të gjithë albumin ta sjell në një koncert në kryeqytet në muajin
shtator. Bashkë me të pritet të vijnë edhe muzikantë të njohur botëror që tanimë
janë pjesë e projektit.
Pas kësaj, AJO pritet të mbaj një koncert në Londër, ku edhe
jeton e pastaj ka plane ta prezantojë muzikën e saj në vende të ndryshme të
botës.
AJO për këtë projekt ka bashkëpunuar me artistë ndërkombëtarë e vendës: Aram Zarikian – bateri, Danny Rico – piano, William Collier – bass kitarë, Alessio Marzo – handpan, Xhemil Gjini – perkusione, Andreë Phillips – miksimin e albumit – EP, Max Gilkes – master – 1sonicproduction.