Koleksionohen më shumë se 800 murale dedikuar George Floyd-it

Një grua po ruan muralet e realizuara që janë vendosur në Twin Cities, regjion në Minnesota të SHBA-së pas vdekjes së George Floyd, vitin e kaluar.

Më shumë se 800 punime tani janë duke u ruajtur në depo. Leesa Kelly me “Save the Bords to Memorialize the Movement” (Ruani punimet për të përkujtuar Lëvizjen) dëshironte të ruante punime e bëra në kompensatë e që ishin vendosur nëpër biznese në regjionin Twin Cities.

“Thjesht më ishte thyer zemra dhe isha duke përjetuar shumë trauma dhe më duhej të bëja diçka”, ka shpjeguar ajo, transmeton KultPlus.

Murale që kapin emocionet e një komuniteti gjatë dhembjes për vdekjen e Floydit.

“E gjitha nisi kur muralet filluan të flisnin me mua”, ka thënë Kelly. “Kisha një ndjesi të veçantë emocionale kurdo që kaloja me makinë dhe i shihja në ndërtesa dhe unë thjesht pyesja veten se çfarë do të ndodhte me to pasi që do të hiqeshin”, ka thënë ajo.

Në vend që të kalonte para tyre, Kelly shkonte nga biznesi në biznes duke u kërkuar leje për të ruajtur muralet.

“Kur shikoni përreth kësaj dhome dhe shihni muralet e realizuara në kompensatë, ju merrni historinë e plotë të asaj që ka ndodhur me të vërtetë”.

Ndërsa Kelly thotë se ky është një projekt i pafund, ajo e sheh këtë si një punë dashurie që do të ruajë këtë moment në histori edhe në vitet që vijnë pas.

“Është si një lloj transportimi i njerëzve përsëri në verën e vitit 2020 dhe duke kujtuar kryengritjen, duke kujtuar ato ndjenjat e vështira me të cilat ne të gjithë duhet të pajtoheshim dhe t’i procesonin, në mënyrë që të mos shohim diçka të tillë duke ndodhur përsëri”, ka thënë ajo.

Vdekja e Floydit, gjatë majit të vitit të kaluar, bashkë me xhirimin e këtij afro-amerikani që thoshte se nuk po mundet të marrë frymë dhe kalimtarëve që i bërtisnin me zemërim policit të bardhë që ta lëshonte, kishin nxitur protesta në gjithë botën. Videoja, që sipas prokurorëve dëshmon përdorimin e tepërt të forcës, kishte tmerruar njerëzit në tërë botën dhe kishte qenë sebep për njërën prej lëvizjeve më të mëdha protestuese në SHBA të dekadave të fundit. Shumica i janë referuar vdekjes së Floydit si shembull brutaliteti që përdoret në mënyrë rutinore nga policët amerikanë ndaj njerëzve me ngjyrë.

Derek Chauvini, polici 45-vjeçar, i cili menjëherë pas rastit është shkarkuar nga detyra, përballet me akuza për vrasje dhe vrasje pa paramendim dhe mund të dënohet deri në 40 vjet burgim. Kurse tre policët e tjerë të pranishëm në incident do të gjykohen po ashtu gjatë këtij viti. /news4sa/ KultPlus.com

Raporti i ri bën thirrje për zhvarrosjen e trupit të Whitney Houston

Shkaku i vdekjes së Whitney Houston po vihet në pikëpyetje nga një raport i ri këtë javë. Një raportim thotë se ka vetëm arsye për zhvarrosjen e trupit të këngëtarit të ndjerë për të hetuar më tej.

Sipas Globe, këngëtarja është “në shënjestër për zhvarrosje” nga “hetuesit që dyshojnë se e vërteta [për vdekjen] ishte varrosur me trupin e saj”, transmeton KultPlus.

Media tregon teorinë nga një “sy i lartë privat” i cili mendon se “prova të reja” do të provojnë Nick Gordon, i dashuri i vajzës së ndjerë të Houston, Bobbi Kristina, si vrasës.

“Nick Gordon kishte motivin, mjetet dhe mundësinë – të gjitha këto janë shumë të rëndësishme për një vrasje”, thotë hetuesi.

Whitney Houston performs in 1988.

Globe thotë se të dashurit dhe të afërmit tani po “bëjnë thirrje për një hetim të ri policor” dhe autopsi shtesë për të hetuar teorinë, veçanërisht duke pasur parasysh faktin se Gordon u gjet përgjegjës për vdekjen e Bobbi Kristina’s në gjykatë pasi ajo vdiq në një mënyrë të ngjashme si mamaja e saj.

“Rastësisht, Gordon ishte gjithashtu i pranishëm kur Whitney u zhduk,” shton media. Revista thotë gjithashtu se të dy gratë “u gjetën të mavijosura keq” në vaska dhe u gjet drogë në sistemin e tyre. “Mavijosjet dhe dëmtimet e tmerrshme në trupin e saj tregojnë se ajo ishte rrahur me egërsi”, propozojnë hetuesit.

Një burim anonim shton, “Nick ishte atje kur Whitney u gjet në një vaskë, e mbuluar me të nxira”. Nëse Houston do të zhvarroset, artikulli përfundon, “drejtësia mund të vihet në vend”.

Në anën tjetër, Gordon u gjet me të vërtetë përgjegjës për vdekjen e Bobbi Kristina në një çështje civile, por asnjë hetim i vërtetë nuk e ka lidhur atë me vdekjen e Whitney Houston dhe asnjë urdhër për zhvarrosjen e kufomës së saj nuk janë përmendur ose paraqitur në sistemin ligjor. / KultPlus.com

Vrasësi i John Lennon i kërkon falje gruas së këngëtarit pas 40 vitesh

Vrasësi i yllit John Lennon, Mark Chapman i ka kërkuar falje gruas së tij 40 vite pas krimit.

Atij i është refuzuar për të parën herë lirimin me kusht dhe për përsëritjen e kërkesës do të duhet të presë tani edhe dy vite të tjera. Gjatë seancës dëgjimore, ai tha se e vrau 40-vjeçarin që të fitonte famë dhe shtoi se meritonte dënimin me vdekje.

“E vrava për të fituar famë, ishte një veprim egoist dhe i neveritshëm. Dua të theksoj se më vjen keq për krimin që kam kryer dhe për dhimbjen që kam shkaktuar. Ai ishte njeri familjar, ishte ikonë, ishte jashtëzakonisht i famshëm. Më vjen keq për dhimbjen që i kam shkaktuar gruas së tij. Më rri mendja aty gjatë gjithë kohës”, tha Chapman.

Ai e vrau yllin e “The Beatles” kur ishte 25 vjeç, ndërsa sot është 65 vjeç. Kujtojmë që më 8 dhjetor 1980, Chapman qëlloi me 4 plumba Lennon jashtë apartamentit të tij në New York./tch/ KultPlus.com

24 vite e gjysmë burg, kaq vlerë pati në Kosovë jeta e Valbonës dhe e Klarës

Në një maratonë gjykimi e rigjykimi, vrasësi i tyre, Pjetër Nrecaj përfundimisht u dënua me vetëm 24 vite e gjysmë për vrasjen me paramendim të ish-bashkëshortes dhe vajzës së tij, pra përafërsisht nga 12 vite për një jetë të marrë.

Kjo është thirrje e ftesë tunduese për të gjithë dhunuesit e kriminelët që në baza ditore ushtrojnë dhunë ndaj familjareve të tyre, shpeshherë me paramendim edhe vrasjen.

Pra, kaq vlerë kanë jetët e vajzave e grave në Kosovë, për një fjalë të padëgjuar, për një shërbim të pakryer, për një kundërshtim, për një fjalë, për një frymëmarrje, ato vriten, e vrasësit e tyre thuajse falen.

Mos qofsh vajzë e grua në Kosovë, sepse drejtësia mban anën e vrasësve.

Ps: qëllimshëm fytyrë e asnjërës viktimë nuk është fshehur. Këto dy fytyra nuk duhet t’i harrojmë kurrë, e përpara duhet t’u dalin edhe atyre që dhanë këtë vendim qesharak. /albfem/ KultPlus.com

19 vjet nga vrasja e Bajram Kelmendit

Sot bëhen 19 vjet që nga vrasje e avokatit të shquar shqiptar Bajram Kelmendi, si dhe dy djemve të tij, Kastriotit dhe Kushtrimit.

Avokati Kelmendi, së bashku me dy djemtë e tij ishin marrë nga forcat serbe më 24 mars, ditën që NATO-ja kishte nisur bombardimet në Kosovë ndaj caqeve serbe.
Lajmin për vendndodhjen e kufomave të tyre, Nekibe Kelmendi, tashmë e ndjerë, e kishte marrë më 26 mars.

Kufomat ishin gjendur afër një distributori gazi në rrugën Prishtinë-Fushë Kosovë.

Kelmendi, si avokat, kishte proceduar një dosje për krimet e regjimit të Millosheviqit në Kosovë, të cilën do ta dorëzonte në Hagë.
Kelmendi ishte edhe aktivist në Këshillin për Mbrojtjen e të Drejtave e Lirive të Njeriut./ KultPlus.com

Kujtohet në 19-vjetorin e vrasjes nga forcat serbe, piktori Kadri Kadriu

Familjarë, poetë, artistë të profileve të ndryshme, si dhe qytetarë, kanë marrë pjesë sot në 19 vjetorin e vrasjes të artistit dhe poetit të mirënjohur mitrovicas Kadri Kadriu, i cili u ekzekutua nga forcat serbe më 1999 gjatë luftës në Kosovë.

Ata bënë homazhe tek varri i piktorit, ndërsa kanë vizituar edhe familjarët e tij në kullat e familjes Kadriu te ‘Kroi i Vitakut’ në veri të Mitrovicës. Drejtori i Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport në Mitrovicë, Tafil Peci, bëri të ditur para familjarëve të të ndjerit se është aprovuar kërkesa e tij e drejtuar para një viti e gjysmë Ministrisë përkatëse, për shndërrimin e katit të tretë të shtëpisë së të ndjerit në një galeri, ku do të ekspozohen veprat e piktorit të ndjerë Kadri Kadriut.

“Sot pikërisht jemi këtu për me ju kumtuar lajmin se është aprovuar në Kuvend dhe janë ndarë mjetet, ndërsa shumë shpejtë do të fillojnë investimet në rregullimin e galerisë. Besoj se kjo galeri përpos që do t’i ruan veprat e piktorit, do të jap mundësinë që edhe komuniteti dhe piktorët tjerë të ekspozojnë e të mbajnë aktivitete”, tha Peci.

Duke kujtuar jetën dhe veprën e të ndjerit, miku i tij, piktori Ali Bejta, veç tjerash ka potencuar edhe aftësitë e shkëlqyeshme prej organizatorit të piktor Kadriut, të cilat mundësuan mbajtjen gjallë të kulturës dhe artit në ato kohëra të vështira.

“Ai e gjente rrugën dhe mënyrën e vërtetë të organizimit të grumbullimit të njerëzve, të ardhjes së tyre, dhe kësisoj kultura në atë periudhë është organizuar në frymën më të mirë të mundshme të asaj kohe”, theksoi Bejta.

Edhe profesori i artit Sejdi Zeka, ka evokuar kujtime për jetën dhe veprën e piktor Kadriut, duke thënë se kontributi i tij ka qenë i jashtëzakonshëm. Sipas tij, Kadriu mbetet pano prijëse për gjeneratat e reja. “Nuk po e lavdërojmë Kadriun se është njeriu i parë shqiptar, por Kadriu është një pano prijëse që secili i ri i asaj moshe mund të mësojë. Ai e ka pasur atëherë më vështirë sesa ju sot, mirëpo tash ju e keni më vështirë sesa ai atëherë”, tha mes tjerash Zeka.

Në anën tjetër, Ali Kadriu, vëllai i të ndjerit, ka falënderuar në emër të familjes qeverinë, për mundësinë e krijimit të një galerie në shtëpinë e tyre, që siç u shpreh ai, do të shërbejë për ruajtjen e veprave të të ndjerit, por edhe ekspozimin e veprave të ndryshme të komunitetit artistik. Ai kërkoi nga institucionet që të bëjnë më shumë për ata të cilët dhanë jetën e tyre për çlirimin e vendit.

“Institucionet të bëjnë më shumë për gjakun e dëshmorëve, për njerëzit që kanë rënë për këtë tokë. Ne të gjallët kemi obligim moral që të bëjmë më shumë për ta” tha Kadriu./ KultPlus.com

‘So Long, Bobby’: Ekspozita e re që do të kthej pamjet e funeralit të Robert Kennedy

Muzetë shpesh organizojnë ekspozita që festojnë përvjetorin e lindjes ose vdekjes së artistëve të mëdhenj. Muzeu i Artit Modern të San Franciskos po merr përsipër një organizim paksa të ndryshëm në pranverën e ardhshme.

Për të shënuar vrasjen e Robert F. Kennedy, 50 vjet më parë, muzeu ka organizuar ekspozitën “Treni: Udhëtimi i fundit i RFK-së”, duke sjellë një përzierje të pazakontë e fotografive historike dhe projekteve të fundit, shkruan The New York Times, përcjellë KultPlus.

Më 17 mars 2018, muzeu do të paraqesë portofolin që përbehet nga 26 fotografi të mëdha me ngjyra të marra nga një fotograf i Magnum, Paul Fusco, tani 87 vjeçar. Më 8 qershor 1968, duke punuar për revistën “Look”, Fusco udhëhoqi trenin që mbartte trupin e Kennedy nga qyteti i New York-ut, ku kishte qëndruar në katedralen e Shën Patrikut, në Uashington.

Udhëtimi mes dy qyteteve, zakonisht katër orë, mori tetë orë pasi që mijëra burra, gra dhe fëmijë të shqetësuar dhe të mërzitur, shumë prej të cilëve mbanin flamuj dhe simbole amerikane ku shkruhej “Shumë gjatë, Bobi”. Fusco shkrepi më shumë se 1.000 fotografi të kësaj ngjarje.

Disa vjet më parë, kur Rein Jelle Terpstra, një fotograf holandez, vuri re se shumë njerëz në fotografitë e Fusco mbanin kamera dhe ai vendosi t’i gjente disa prej tyre. Pas kërkimeve në Facebook, si dhe pasi kishte kontaktuar kishat lokale dhe qendrat e komunitetit, ai gjeti dhjetëra njerëz që ende kishin album me copa fotografish të ngjitura dhe filmat amatorë gjatë parakalimit të trenit për në funeral./KultPlus.com