Historia e katedrales tetë shekullore që u dëmtua nga tërmeti në Zagreb

Mëngjesin e së dielës Kroacia u godit nga një tërmet i fuqishëm 5.3 ballësh me epiqendër 7 kilometra në veri të Zagrebit.

Tërmeti shkaktoi dëme në shumë ndërtesa të kryeqytetit kroat, Zagrebit, e në mesin e objekteve të dëmtuara është edhe katedralja ikonike e Zagrebit, me ç’rast njëra nga kupolat e kullave u rrëzua.

Katedralja e Zagrebit që, gjendet në Kaptol është një institucion i Kishës Katolike dhe është objekti më i lartë në Kroaci, 108 metra. Ajo reprezanton objektin më monumental fetar të stilit gotik në juglindje të Alpeve.

Katedralja është tipike Gotike, aq sa është fetare, e që është një vlerë e madhe arkitekturale.

Katedralja është ndërtuar në vitin 1217 dhe u shenjtërua nga mbreti Andrew II i Hungarisë. Ajo u shkatërrua nga mongolët në vitin 1242 për tu rindërtuar disa vite më vonë nga peshkopi Timotej.

Kjo katedrale ishte dëmtuar edhe një herë tjetër nga tërmeti në vitin 1880, pjesa kryesore ishte rrëzuar dhe kulla ishte dëmtuar përtej riparimit. Riparimi  saj pastaj në stilin Neo-Gotik u udhëheq nga Hermann Bolle, duke e sjellur katedralen në dukjen e saj të deritanishme./Ndertimi.info

Elbenita Kajtazi dhe Alberta Troni me koncert në Zagreb për nderë të 12 vjetorit të pavarësisë

Pёr nder tё 12 vjetorit tё Pavarësisë sё Kosovёs, nё vend dhe jashtë tij u shënuan aktivitete tё shumta kulturore, përcjellë KultPlus.

Me kёtё rast Kёshilli i pakicёs Kombёtare Shqiptare tё qytetit tё Zagrebit dhe Ambasada e Republikёs sё Kosovёs nё Kroaci, organizuan koncert artistik me sopranon Elbenita Kajtazi, shoqëruar në piano nga Alberta Troni.

Koncerti u mbajt nё Muzej Mimara në Zagreb. Ky koncert ju dedikua pёrvjetorit tё shpalljes sё Pavarёsisё sё Kosovёs, ku sopranoja e njohur Elbenita Kajtazi e cila pёr vite me radhë ka prekur dhe kënduar nё operat dhe skenat e njohura europiane dhe botёrore, dhe aktualisht ёshtё pjesё rezidente e ansamblit tё Operёs Shtetёrore tё Hamburgut nё bashkёpunim me pianistёn dhe profesoreshёn e mirёnjohur Alberta Troni, sollën njё program tё bukur artistik, nё njё koncert tё veçantë dhe mbresёlёnёs për publiku artdashës nё Zagreb.

Programi i koncertit ishte i larmishёm me vepra vokale dhe instrumentale si arie te njohura nga W. A. Mozart, G. Puccini, R. Strauss, J. Massenet, si dhe vepra solo pёr piano nga F. Chopin dhe F. Liszt.

Koncerti u përmbyll me Agimet Shqiptare nga Avni Mula. / KultPlus.com

Dy artiste nga Kosova në ‘Ditët e Mbretëreshës Teuta’ në Kroaci (FOTO)

Përfaqësues nga e mbarë bota kanë marrë pjesë në organizimin e 12 të “Ditët e Mbretëreshës Teuta” në Zagreb të Kroacisë.

Ky aktivitet, i cili organizohet nga Klubi i Femrave Shqiptare të Kroacisë mbështetet nga kryetari i Zagrebit dhe ambasada e Kosovës dhe Shqipërisë në Kroaci. Në këtë aktivitet u prezantuan edhe dy artiste shqiptare të cilat prezantuan artin dhe kulturën shqiptare.

Ekspozita “Hyjnesha dhe Veshja” nga etnografja, Erodita Qorkadiu – Haxhiu dhe skulptorja, Arijetë Miftari është një nga sensacionet e këtij edicioni, shkruan rtv21.tv Përfaqësueset e Kosovës gjatë këtij evenimenti mbanin të veshura kostumet tradicionale, të cilat zgjuan kureshtje te të gjithë të ftuarit. Përndryshe, etnografja Erodita Qorkadiu – Haxhiu është anëtarja më e re e bordit mbarëkombëtar të “Mbretëreshës Teutë”.

Artistët nga Kosova u pritën në Kroaci nga ambasadori i Kosovës në këtë shtet, Gëzim Kasapolli. Në Zagreb, për ditët e “Mbretëreshës Teutë” morën pjesë edhe mysafirë nga Italia, Gjermania, Kanada dhe shumë vende të tjera të botës./ KultPlus.com