Shpëtim Selmani, një prej finalistëve për Çmimin Kadare

Juria e çmimit Kadare, e cila çdo vit ndahet nga Instituti Europian Pashko në bashkëpunim me Universitetin Europian të Tiranës është mbledhur sot për të seleksionuarit 10 autorët që do të kalojnë në fazën finale. “Juria e çmimit Kadare u mblodh sot për të vendosur 10 autorët që do të garojnë për çmimin e madh. Pas një diskutimi mbi autorët dhe veprat konkurruese u vendos që vetëm 10 prej tyre të garojnë për çmimin e madh”, tha Alda Bardhyli, koordinatore e çmimit Kadare. Sipas saj, në përzgjedhjen e 10-të autorëve juria ka qene pothuajse unanime, duke i parë si veprat që mbartin gjithë elementët e duhura që duhet të ketë një vepër letrare.

“Tashmë konkursi Kadare ka hyrë në një fazë tjetër. Juria do të mblidhet sërish ditën e martë më 22 maj për të vendosur 5 finalistet, e këtij çmimi”, thotë Bardhyli. Juria e çmimit Kadare këtë vit kryesohet nga Kim Mehmeti një emër i njohur i letrave shqipe dhe në përbërje janë emra të njohur të letrave si Genciana Abazi, Ledia Dushi, Agim Baçi dhe Eni Vasili. “Ky konkurs i rëndësishëm për letërsinë shqipe kulmon me Ditët Letrare të Razmës (25-27 maj), një aktivitet që bën bashkë shkrimtarë, përkthyes, kritikë të cilët këtë vit do ti bashkohen një konference shkencore me titull “Gjergj Kastrioti Skënderbeu mes historisë dhe letërsisë”, një temë e zgjedhur me rastin e Vitit të Skënderbeut shpallur nga qeveria shqiptare. Kritika dhe studimet shqipe nuk e kanë shtjelluar ende dimensionin letrar që kjo figurë e historisë sonë ka pasur në librat e shumë shkrimtarëve të huaj, që kanë gjetur tek ai shpesh personazhin më interesant për veprat e tyre”,- thotë Bardhyli.

Çmimi letrar “Kadare” është një prej çmimeve më të mëdha letrare që ndahet çdo vit për një autorë shqiptar. Çmimi ka një vlerë prej 10 mijë euro dhe vepra fituese botohet nga Mapo Edition. Ky është edicioni i katërt i këtij çmimi i cili është kthyer në një nga ngjarjet më të rëndësishme kulturore në hapësirën shqiptare. Vjet me këtë çmim u nderua shkrimtari Musa Ramadani ndërsa më parë janë vlerësuar autorët Shkëlqim Çela dhe Rudolf Marku.

Vera Bekteshi – Një rrugë e gjatë pa krye roman
Zija Cela – Dialli komik roman
Virgjil Muci – Piramida e shpirtrave roman
Gazmend Krasniqi – Triologjia e Shkodrës roman
Sokol Thana – Guvernatori i shtëpisë së vogël roman
Rudina Cupi – Shenjat e pikësimit roman
Thanas Dino – Prishja ose Ndërrimi dhe ndalimi roman
Alion Çaçi – Tregime të Rinisë tregime
Bashkim Hoxha – Një ditë si Skëndërbeu roman
Shpëtim Selmani – Libërthi i dashurisë roman.

Kitara e verdhë e Prince shitet për 225 mijë dollarë

Disa gjësende të këngëtarit Prince i cili ka vdekur në vitin 2016 kanë dalë në ankand në New York, të premten.

Në mesin e tyre është shitur edhe një kitare e verdhë për 225 mijë dollarë.

Në mesin e gjërave të tjera të cilat po ashtu janë shitur është një kostum i kaltërt i cili është shitur për më shumë se 100 mijë dollarë. Këngëtari këtë kostum e pati veshur gjatë performancës së tij për natën e viti të ri në New York, në vitin 1999 së bashku me Lenny Kravitz.

https://www.youtube.com/watch?v=shzcdCVdgOc

Shitjet të cilat kapin vlerën rreth 2 million dollarë siç raporton culturebox, kanë përfshirë edhe aksesorë të artistit.

Pritet që këto gjësende të kushtojnë edhe më shumë në të ardhmen siç ka qenë rasti me gjësendet e këngëtarit Michael Jackson, nëntë vite pas vdekjes së tij apo 40 vite pas vdekjes se këngëtarit Elvis. / KultPlus.com

Hapet POLIP, për një Republikë të Lirë Letrare në vendin që kërkon viza

Alberina Haxhijaj

Mbrëmë ka filluar edicioni i 8-të i Festivalit Ndërkombëtar të Letërsisë POLIP, i cili për tri ditë do të sjellë aktivitete të ndryshme të cilat në fokus kanë letërsinë. Festivali, motoja e të cilit këtë vit është “Republika e Lirë e Letërsisë”, hapjen e bëri duke kujtuar shkrimtarin Kujtim Paçaku.

Një festival i cili i kushtohet letërsisë, e që brenda këtij edicioni përmban emra të njohur të kësaj fushe, nuk kishte si të mos nderonte gjurmët e pashlyeshme që la poeti Kujtim Paçaku. Me të filluar festivali të gjithë të pranishmit mbajtën një minutë heshtje për të kujtuar mikun e tyre, shkrimtarin Kujtim Paçaku i cili ndërroi jetë ditë më parë.

Pas kësaj filloi zbulimi i detajeve që ka ky edicion duke vënë në pah moton e tij, duke kërkuar gjendje më të mirë kulturore dhe duke thumbuar gjendjen politike në Kosovë. Kështu në hapje u bë e ditur se festivali dhe zona e tij e ndikimit mund të shihen si një Republikë e Lirë e Letërsisë, ku Princi i Makiavelit, Shteti i Platonit, Mësuesja e Panos së Elfride Jelinkut dhe Lutjet e Chernobylit të Svetlana Alexievich takohen si në tregimin e Ray Bradberit.

Në mungesë të Sasha Iliq i cili së bashku me Jeton Neziraj e Alida Bremer janë bashkëdrejtorë të festivalit, fjalën e mori Svetlana Rakoçeviq. Ajo lexoi në anglisht fjalët e Sashës, duke kërkuar që ky festival të shërbejë jo vetëm për shkëmbime letrare por edhe të ideve si dhe të shërbejë që njerëzit të njihen më mirë me njeri-tjetrin.
Pas saj fjalën e mori udhëheqësi i Qendrës “Multimedia”, Jeton Neziraj i cili thumbonte gjendjen politike ndërsa e këshillonte Svetlana Rakoçeviq që të fliste edhe në serbisht që të mos diskriminohet askush dhe të arsyetohen donacionet që kanë marrë.

Por këshillat i tij nuk u ndalën aty. Dramaturgu Neziraj iu kthye publikut duke ju thënë që të mos shpresojnë se zgjedhja “Evropiani i vitit” do të ju ofrojë avantazh. Sipas tij ky çmim thjeshtë dëshmon paradoksalitetin dhe dyfytyrësinë që kanë ndërkombëtarët. Këshillën e tij ai e lidhi me faktin se i është dashur të anulojë pjesëmarrjen në Festivalin Ndërkombëtar të Teatrit në Timisoara në Rumani për shkak të komplikimeve me viza.

“I lutëm disa ambasada po nuk funksionoi edhe gjithçka dështoi. Kjo puna e çmimit nuk ish kurgjo, mos u mashtroni. Ajo që deshta me tregu është se po e përmend këtë shembull me kallxu paradoksalitetin dhe dyfytyrësinë që zyrtarët ndërkombëtarë shpesh e kanë ndaj artistëve kosovarë dhe jo vetëm. Streha e vetme e sigurt po mbetet kjo Republika e jonë e Letërsisë”, theksoi ai duke mos përkthyer fjalët e tij pastaj në anglisht me arsyen se aty gjenden edhe ndërkombëtarë, duke i thumbuar kështu ata përsëri.

Tutje Alida Bremer tha se ky festival do të shërbejë si vendtakim i yjeve të letërsisë të cilët përveç që do të lexojnë shkrimet e tyre do të jenë pjesë edhe e debateve që kanë tema mjaftë interesante që lidhen me çështje të rëndësishme politike, sociale dhe letrare.

Dragan Velikić (SRB), ishte shkrimtari i parë i cili solli një pjesë nga libri i tij “Dritarja ruse”, libër ky i përkthyer edhe në gjuhën shqipe. Ndërsa nga moderatorja e mbrëmjes Lura Limani iu kërkoa që të bëhej ambasador i Republikës së Polipit në Serbi.

Mbrëmja vazhdoi me leximet nga shkrimtarët: Bashkim Shehu (ALB/ES), Evelyn Schalk (AT), Antoine Jaccoud (CH), Edi Matić (CRO), Miruna Vlada (RO), Gonca Özmen (TR), Nikola Madžirov (MK). Mbrëmja u përmbyll me muzikë nga Nita Latifi.

Këtë vit rreth tridhjetë shkrimtarë të njohur të letërsisë botërore do të jenë pjesë e festivalit më të madh kushtuar letërsisë në Kosovë. Ndërsa edicioni i 8-të i “Polipi”-it është i veçantë edhe për faktin se për dallim nga vitet e tjera festivali përveç aktiviteteve të tij në Prishtinë do të shtrihet edhe në Prizren dhe Ferizaj.

Këtu mund të zbuloni më shumë rreth programit për dy ditët e mbetura të këtij festivali. / KultPlus.com

Hoti: Kadare më dha një porosi të veçantë që t’ia përcjell kryeministrit Haradinaj

Në kuadër të takimeve që ka zhvilluar zëvendësministri Rexhep Hoti në Shqipëri, pati një të tillë edhe me shkrimtarin e njohur Ismail Kadare, me të cilin diskutoi për kulturën dhe arsimin këndej dhe andej Drinave.

Kadare e Hoti biseduan edhe për mundësinë e avancimit të projekteve madhore në shërbim të trungut të përbashkët kulturor dhe veçmas në kujdesin e vazhdueshëm ndaj gjuhës shqipe.

Zëvendësministri i Kulturës, Rexhep Hoti, e informoi shkrimtarin shqiptar me famë botërore, Kadare, për politikat dhe aktivitetet që ndërmerr MKRS-ja në raport me librin, botimin dhe shpërndarjen e tij si dhe të revistave letrare dhe në anën tjetër të përkrahjes së bibliotekarisë fuqizimit të rrjetit bibliotekar në Kosovë.

Ndërkaq, nga ana e tij, shkrimtari Kadare, ndër të tjera u shpreh se nevojitet botim dhe qarkullim më i madh i librit në shqip qofshin ata autorë shqiptarë apo të huaj. Kadare i tha zëvendësministrit Hoti që t’ia përcjellë si porosi edhe kryeministrit të Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, që bashkërisht me kryeministrin shqiptar, Edi Rama, të bëjnë lehtësimin e politikave ndaj librit ashtu që ai të lëviz pa barriera këndej dhe andej Drinave. / KultPlus.com

Shkëlzen Doli sot prezanton Ansamblin e tij

Violinisti i njohur dhe anëtari i Filarmonisë së Vjenës, Shkëlzen Doli, sot në Pallatin e Kulturës “Asim Vokshi” në Gjakovë do të prezantohet për herë të parë me ansamblin me emrin e tij të cilin e themeloi së fundmi.

Doli tha se ansambli i tij bazën do ta ketë në Gjakovë, ndërsa në përbërje synon të mbledhë instrumentistë nga të gjitha trojet shqiptare. Sipas tij, ansambli do të luajë vetëm muzikë autoktone shqiptare.

“Koncerti mbahet për të festuar themelimin e këtij ansambli. Momentalisht janë angazhuar instrumentistë dhe janë ftuar këngëtarë të cilët kanë dhënë një kontribut për muzikën shqiptare. Kësaj here nuk do të valltarë. Ne do të përçojmë vetëm muzikë shqiptare të të gjitha trevave, jo vetëm popullore, por edhe të zhanreve të tjera”, deklaroi Doli.

Ansambli “Shkëlzen Doli” pritet të marrë formë në shtator të këtij viti, pas audicionit që do të hapet për të plotësuar nevojat e tij. Po ashtu, pritet edhe të publikohet kalendari njëvjeçar artistik i këtij ansambli.

Drejtori artistik i Ansamblit “Shkëlzen Doli”, Ruzhdi Sadiku, u shpreh i bindur në jetëgjatësinë dhe suksesin e krijesës më të re të Dolit. Ai foli edhe për përmbajtjen e koncertit të së shtunës.

Në koncertin që nis në ora 20:00 do të marrin pjesë edhe këngëtarët Ismet Peja, Edi Furra, Gentian Gojani, Vesa Smolica, grupi Polifonik nga Himara, grupi Ashikët, Rroni Sadiku dhe të tjerë. / KultPlus.com

Beteja e librit si ajo e Skënderbeut

Ilnisa Agolli

E nis me një teori të shkurtër të xhaxha Frojdit. Fantazma e tij këto #ditënetë bëhet shkak për të rikujtuar se ç’thosh dikur diku kundrejt njeriut: ” Njeriu nuk është kurrë i mirë nga natyra e tij. Ai është agresiv kundrejt të afërmit të tij, synon gjithmonë të shfrytëzojë punën e tij pa e ç’dëmtuar të vetën. Ta përdorë atë edhe seksualisht pa i marrë pëlqimin, pra, shkurtimisht për ti shkaktuar dhimbje.” I lakmoj këto mjete shprehëse!

Tingëllojnë kaq sipërore, saqë Klik Ekspo Group duket se paska një intuitë që me siguri nuk është e mirë po të ndodhë gjithë kohën. Dhe këtë vetëm Krishti , mund ta kuptonte. Ne, jo. Ne nuk sakrifikojmë! Në këtë kuptim, stimulimi që shpall përmes kësaj nisme Luan Muhametaj , presidenti i Klik-ut vjen shumë i pasur për rezonancat që e rrethojnë këtë panair të parë pranveror në këtë kohë që mbytet qoftë edhe prej një fjale të vetme; ndaj vlen për t’u përgëzuar e gjitha që këto ditë netë priren të lexohen dhe të jenë mjaft të gëzueshme për qytetin tonë cinik. Të cilin Elona Agolli , drejtore e festivalit duket se çdo ditë e do më shumë se dje.

Klik Ekspo Group, më bën të shprehem pa ngritur pyetje – një lloj sigurie nëpërmjet këtyre fjalive, e, duke më sjellë stendave të shtëpive botuese apo ekspozitave të laboratoreve të grafikës të profesor Mikel Temos, konkurseve të ilustrimit bazuar mbi poezi të caktuara të Dritëro Agollit të David Kryemadhit ( me çmime dhe dëshirë të lirë në pjesëmarrje) ; më sjell në mend shumë shkrimtarë e filozofë. Një lloj refleksioni që mungon Tiranës. Madje deri artist të rilindjes kur je në katin e dytë të Ardian Isufit dhe sheh sa bukur përputhet dhe kopsitet e gjitha kjo magji kulture sapo ngjitesh, e, vë re profesor Altin Likën me gjithë mbështetjen e madhe teknike vënë në shërbim të festivalit.

Është kaq e bukur dhe e vlerë çdo hapësirë këtu, aq sa kordinata vendore në muze më bën të thërrasë : bingo, me një zë të ndjerë pa kurrfarë pse. Duket, se vendos diçka mbi të njëjtën diçka , pa parë se çfarë rezultati mund të dalë; njëjtë si strategjia moderniste prototip – e vendosjes anash të një diçkaje tjetër. Natyrisht, nëse do të qe eksperiment nuk do të vlente për t’u përgëzuar. Por, nëse në këtë vend të vogël do të dëshirojmë mos tipizohemi prej ajrit negativ që në fakt na bën mos kalojmë qendrës, është e kotë.

Të gjitha rrugët të çojnë në betejë. Ditën apo natën, nuk ka rëndësi. Ne duhet të bashkohemi! Në jo për vete për librin. Duhet të pushtojmë. Ne duhet të fitojmë! Nuk kanë kaluar shumë ditë prej shkrimit të Çapajev Gjokutaj, ku thotë : ” Mungon kritika, por a kemi? Mirë leximin individual nuk e gjykojmë dot se nuk e masim, por , pse e kemi aq të mekët leximin publik? Nuk i predikojmë fare grupet apo klubet e leximit.

Mungon kritika, por a ekzistojnë lexuesit e kualifikuar dhe artikuluar? ” Mendoj, është rasti. Asgjë nuk mungon. Seriozisht! Ti vetëm zgjohu. Nuk ka rëndësi është ditë a natë, rëndësi ka teoria që çdo shqiptar kupton në fund. Atëherë kur muzeu i vë çelësin dyerve dhe atriumi i tij shfaq filma e dokumentarë , për ty; duke na treguar se kjo teori është ajo e transformimit, e pëpunuar në atë nivel të mekanizmit që na shpjegon evolucionin.

Fitoren! A nuk është i bukur ky festival? Po, është. Shih si vjen ngadalë,ngjashëm si misteri. Dhe atë mundet ta zbulojmë. Na kanë mbetur ende disa ditë. Ndonjëherë origjina e informacionit, nuk është një problem pa kredo dhe ky festival e rrëfen atë në çdo orë, përmes gjithçkasë që ofron në aktivitete që të largojnë edhe pafuqinë. Një beteje dashurie kjo mes vetes tone që kuptohet veç nëse kalon sheshit të librit, për të cilin jemi të sigurt se është i vetmi realitet. Dhe rastis fundjavë! A e di që po të pret?

RTSH hap thirrjen për Festivalin e 57-të të Këngës

Është hapur konkursi për këngët pjesëmarrëse në Festivalin e fundvitit në Radio Televizionin Shqiptar.

Thirrja është hapur dhe këngët pritet të dorëzohen pranë RTSH-së deri me 10 shtator 2018.

Asnjëherë më parë nuk ka ndodhur që thirrja për këngë të hapet kaq herët, marrë paraysh se festivali mbahet në dhjetor të këtij viti.

Triumfi i këtij festivali shkon më pas në Eurovizion për Shqipërinë në vitin 2019-të.

https://www.youtube.com/watch?v=1a8TUm0WcuQ

Shqipëria ka debutuar në Eurovizion në vitin 2004 ndërsa dy rezultatet më të mira i kanë marrë Rona Nishliu dhe Anjeza Shahini, shkruan KultPlus.

Festivali i TVSH-së këtë vit mbanë edicionin e 57-të të tij.

Për informata më shumë klikoni në këtë link. / KultPlus.com

Edhe Kancelarja Merkel, fanse e shqiptares Eleni Foureira

Kënga “Fuego” e shqiptares Eleni Foureira e cila përfaqësoi Qipron në Eurovision, po korr sukses në të gjithë botë. Pavarësisht se u rendit në vend të dytë në Eurovision, shumë zëra thonë se ajo do të duhej të ishte fituese.

Megjithatë, performanca e këngëtares shqiptare dhe kënga ritmike, është kthyer në hitin e momentin. Fanse e Elenit duket se është edhe Kancelarja gjermane Angela Merkel. Në samitin e djeshëm të BE-së me Ballkanin Perëndimor, Angela Merkel tha duke qeshur se preferon këngën Fuego.

Edhe Presidenti i Francës, Macron, kishte të njëjtin mendim. Nuk mungoi falenderimi në Twitter nga Eleni Foureira për Kancelaren gjermane.

U varros Kujtim Paçaku, asnjë deputet shqiptar në varrim

Familjarë, miq e kolegë janë mbledhur për ta nderuar deputetin tashmë të ndjerë, Kujtim Paçaku.
Atë e kujtojnë me dhimbje, lot e krenari.

Edhe ata që punuan me të e kujtojnë si shembull e premtojnë se do ta ndjekin rrugën e tij.

Në këtë mbledhje koomemorative nuk u pa asnjë deputet shqiptar; ish kolegë të Pacakut, që një ditë më herët e vajtuan shumë.

Të njëjtit nuk u panë as në ceremoninë e varrimit e cila u mbajt pasdite në Prizren, shkruan Gazeta Express.

Por të shumtë ishin qytetarët që i dhanë lamtumirën e fundit; njërit prej intelektualve më te njohur të komunitetit rom.

Paçaku që la pas vetës vetes gruan dhe tre djem prehet në varrezat e qytetit të Prizrenit.

Për Kujtim Paçakun që nuk kemi të drejtë ta kujtojmë!

Merita Miftari / Facebook

Per Kujtim Pacakun qe nuk kemi te drejte ta kujtojme!
Kujtimi e di qe ju qe po thurni vargje melankolie jeni ne mase te madhe, tu e bo per credits! Kujtimi e ka pa kete perqeshje publike, sikurse ne kete video, qe i eshte bere atij dhe gjithe komunitetit jo-shumice ne Kosove. Perqeshja publike ishte transmetuar ne njeren prej televizioneve tona nacionale ne naten festive te Vitit te Ri, 2004 ose 2005. Kjo perqeshje publike ishte mundesuar- sponzorizuar nga drejtuesit e ketij mediumi, producenti aka cerkuzi, Naim Krasniqi dhe pehrihja e te gjitha koherave ne Kosove, DIVA, Adelina Ismaili. Ti qe e ke pa kete video, shiko edhe nje here. E, ti qe se ke pa kete video e degjuar kete kenge, degjoje sidomos nga min 3.38 vargjet ‘kasandra bre shtrigo mos rri ne vetmi eee, mos kofsha Sahit biciklla pa ti ba 10 fmi eee’….
Eeeeee…Kujtimi, une, ti edhe nja 200 veta e dijme qe aktivizimi politik, civil e qytetar ne Kosove eshte pune koti sa per te vjele para. Keshtu qe, mos!
#Mosbre

Çdo grua ka brenda një luftëtare që nuk dorëzohet kurrë

Çdo grua ka brenda vetes një luftëtare, që nuk dorëzohet kurrë, që lufton me vështirësitë, që lufton për ëndrrat e veta, që ecën para me hapa të sigurtë, që nuk lejon të shembet përtokë prej goditjeve të fatit, dhe që nuk gjunjëzohet para vështirësive të jetës.

Një grua që ka brenda vetes një luftëtare është një grua që e di se përherë mund të mbështetet tek vetja, që i pranon anët e veta të errëta, që është e vetëdijshme për botën që e rrethon, që kuptohet, që nuk ka brenda vetes një ngjyrë të vetme, por një ylber.

Luftëtarja

Asnjë grua nuk duhet të heqë dorë nga vetja, sepse nuk ka luftëtar në botë që të shuajë dritën e saj. Shumë shpesh harrojmë të nderojmë luftën tonë dhe nënvlerësojmë përpjekjet tona.

E megjithatë, nëse ndalojmë dhe reflektojmë, kemi arsye të pafundme për të shastisur veten. Pikërisht për këtë arsye, nuk duhet t’i injorojmë interesat tona dhe gjithmonë duhet t’i dëgjojmë zërat tanë, për të treguar të vërtetën tonë.

Sepse nganjëherë e plagosim luftëtarin brenda nesh: kur nuk themi se çfarë mendojmë, kur e braktisim veten nga dhimbja, kur lëmë atë që na lëndon ose na zemëron, që të ketë më shumë pushtet mbi ne. A thua duam të dënojmë vetveten, sikur të ishte një hakmarrje e brendshme.

Për këtë, duhet ta lëmë shpirtin tonë prej luftëtareje dhe të largohemi nga njerëzit që përpiqen ta nënshtrojnë atë.

Kur të arrijmë të çlirohemi nga shumica e mbeturinave emocionale që errësojnë luftëtaren brenda nesh, do të ndihemi më në fund të pushtuara nga bukuria e dashurisë sonë, nga një energji rijetësuese, që do e bëjë shpirtin tonë të buzëqeshë.

Forca e ndjenjës femërore

Një grua nuk ka nevojë të kompletohet nga askush, thjesht mund t’i pëlqejë të ketë në krah dikë që e pranon për atë që është. Nëse ia del vetë, është një luftëtare e pagabueshme, me objektiva të pavarura, që nuk pranojnë nënshtrimin.

Për këtë arsye, forca e ndjenjës femërore kërkon të eleminojë më në fund barrierat dhe imponimet e një shoqërie, që ia ka dalë të sëmurë një pjesë të identitetit femëror. / bota.al / KultPlus.com

Mirush Kabashi sjellë në Berat ‘Zoti Ibrahim dhe Lulet e Kuranit’

Erjola Azizolli

“Zoti Ibrahim dhe Lulet e Kuranit”, novela e dramaturgut të famshëm francez Eric Emmanuel Schmitt, ka mbërritur për publikun beratas mbrëmjen e djeshme nëpërmjet mjeshtërisë së Mirush Kabashit, i cili e ka përshtatur si pjesë teatrale.

Nëpërmjet monodramës së realizuar me mjeshtëri të lartë interpretative, Kabashi mbajti të mbërthyer publikun beratas që kishte mbushur sallën e Qendrës së Kulturës.

“Mesazhet e bashkëjetesës dhe tolerancës mes komuniteteve të ndryshme fetare, që transmetohen nga kjo monodramë, janë kaq shumë të nevojshme për shoqërinë tonë, e cila po kalon këto momente të vështira”, u shpreh Mirush Kabashi pak përpara nisjes së shfaqjes në një konferencë.

Si një teatër të madh e ka cilësuar qytetin e Beratit aktori i madh i skenës dhe teatrit shqiptar Kabashi, i cili është gati të interpretojë mbi urën shekullore të “Goricës” Apologjinë e Sokratit.

Po nga ky qytet Kabashi u shpreh dhe në lidhje me çështjen e prishjes së godinës së Teatrit Kombëtar, për të cilën tha se “jo vetëm që nuk jam dakord, por ka nevojë për të ndryshuar një ligj të deformuar, i cili është më i keq se në kohën e diktaturës”.

Shfaqja e kësaj monodrame në Berat u mundësua nga Bashkia e Qytetit dhe fondacioni “Gazmend Toska”, dhe pasi ka prekur disa nga skenat e qyteteve kryesore në vend, mbërriti në qytetin muze. / KultPlus.com

Vendim për Botimin e Librave dhe Revistave Letrare për Publikim në Web e MKRS-së

Republika e Kosoves
Republika Kosova-Republic of Kosovo
Qeveria-Vlada-Government
Ministria e Kultures, Rinise dhe Sportit/Ministarstvo za kulturu, omladinu i sport
Ministry of Culture, Youth and Sports

Nr Shtepia Botuese Autori Titulliivepres

…..,
Q
Ei-

1 ARMAGEDONI RagipSylaj Leterengjellittimmbrojtes 1000 €
2 ARMAGEDONI BedriZyberaj Vdekjemetemirenukdua 1000 €
3 ARMAGEDONI HaqifMulliqi Teatri,dramadheidentitetikulturorneKosove 2,000€
(pjesaedyte)
4 ARMAGEDONI JordanPlevnesh Mrekulliaeteteboterore 2,000€

5 ARMAGEDONI ArdianKycyku Drame dhestudimperteater 1,000€

6 ARMAGEDON FahredinShehu Arratia 1,500€

.
7 ARMAGEDONI BeratDakaj DramateQosjes 2,000€


8 ARMAGEDONI KimeteKasumi PoeziaeNolit 1,500 €

9 ARMAGEDONI ArifMolliqi Sikripendashttekam 1,000€

10 ARMAGEDONI EnisRecica Kufijteenjevalixheje 2,000€

11 ARMAGEDONI PerparimBlakaj Nenshtatedryre 1,200 €

12 ARMAGEDONI NuhiBytyqi LibriiLuftes 4,000€

13 PARNAS TvezdanTodorov Hyrjenepoetike 2,900€

14 ARTINI RoberElsie Kosova-Njehistoridokumentare-ngalufterat 3,000€
ballkaniketeluftaedyteboterore

15 ARTINI DaleCarnegie AbrahamLinkolniipanjohur 2,500€

16 NazibizdavanceKuce/ MersijaOmerovic VerlivSvet 1,000€
Berati
17 OLYM P Mete N imani Mallkimi I epsheve te gjak ut 2,200€

18 ROZAFA Atdhe Gashi 10 Drama dhe nje skena r

I
2,000 € ‘I

19 ROZAFA Pren d Buzhala Poetika e Kureshtjes 1,100€

20 ROZAFA Ibrahim Kadriu Njeri un me Pelerin 1,000€
I
I
21 ROZAFA Avd i Shala Shtepia ne qiell 1,000€ I
I

22 ROZAFA Dr. Faik Shkodra Kritike Letra re

1,000€ ”


I

23 ROZAFA Ajete Zogaj Dija si art dhe arti si dije 1,170€ I
I

24 ROZAFA Flora Peci N e lendinen e endrrave

520 € ‘



25 BUZU KU J.M.G. .J,e Clezio Historia e kembes dhe fantazi tje ra 2,500 € 1
” ‘ ”

26 Ymer Elshani Vepra Letrare 1-10 6,000€

27 M ESHARi Izet Shala Rrefime ne koh e lufte 1,000€

28 OLYMP Ramadan Thaqi Grate e Na polit 1,500€

29 PEMA Lorik Sylej mani Sallate dhe Calldisje 1,000€

30 OLYM P Bejtulla h Destani Monumenti i Skenderbet1t ne Rome 4,000€

31 FIDAN I Osman Goranci Zonja me maske 1,000 €

32 FAIK KON ICA Anton N ike Berisha Estetika dhe Estetika e letersise 2,000 €

33 EMBETA N evrije Bislimi- ismajl i Poetika e kenges epike historike 2,000 €

34 EMBETA Merxhan Avdyli Autologji 1,500€

35 MUL’f IM EDIA Leeis Lipsitz Poezi 1,000€

36 OM Feride Papleka Rexhep Qosja : bisede e pa mbaruar 2,500€

37 OM Ernesto Sabata

Para fundit 2,000€

38 Libri Shkollor Prof.Dr.Ad em Zej nullahu Kriji me Alegorike ne prozen popullore 918 €

39 BEQIR MUSLIU N exhat rexha Shfletime dhe kundrine 1,2 00€

40 PENA Sabit Gashi Vitet e lavd ise I, II, III 4,000€

41 SHEFKAT Bajra m I. Rogovali Liir4ik S. Antolojisi 1,200€

42 NSH “FAD” N exhat Halimi Demi i terbuar 1,200€

43 NSH “FAD” Rrustem Berisha Libri matane lumi 1,000€

44 NSH “FAD” Shaip Grabovci Banketi 1,200€

45 IMZA PUBLICATION Agim Rifat Gulelim Bari 1,500€
46 PEN QENDRA E KOSOVES Rose Eilder Lane Zbulimi i lirise 2000€
47 PEN QENDRA E KOSOVES Binak Kelmen di Rruga 66 1,500€
48 PA Arthur Schnitzler Loja ne agim 1,000€
49 ShOQATA E TE
BURGOSURVE TE KOSOVES Meriman Braha Goli Otoku 5,000€
so JAKUP CERAJA •• ..
Eillima Karllos Eilliam Poezi te zgjed hura 1,200€
51 JAKUP CERAJA Xhafer B Peci Leonardo Da Vinci 1,900€
52 FAIK KONICA Sali Bytyqi Gju njet 1,000€
53 NAI M FRASH ER! Reshat Sahitaj Gani Xhafolli, Princi i poezise per femije 3,965€

Fifi sjellë në Top Show këngën fituese të Eurovizionit (VIDEO)

Këngëtarja kosovare Filloreta Raçi – FIFI , ka kënduar në Top Show në Shqipëri versionin e saj të këngës fituese të Eurovizionit për këtë vit.

Kënga “Toy” po merr vëmendjen e duhur edhe nga shqiptarët dhe FIFI e solli në një mënyrë të veçantë në emisionin e njohur shqiptar, këngën e kënduar nga izraelitja Netta Barzilai.

“Toy” është shndërruar tanimë në një hit dhe pritet që vera e këtij viti të jetë e Nettës dhe krijimit me të cilin ajo fitoi zemrat e evropianëve dhe fitoi Eurovizionin duke përfaqësuar shtetin e saj.

Ky është interpretimi i Fifit me këngën ‘Toy’ nga Netta. / KultPlus.com

Lista per financimin e revistave letrare

Republika e Kosoves
Republika Kosova-Republic of Kosovo
Qeveria-Vlada-Government
Ministria e Kultures, Rinise dhe Sportit/Ministarstvo za kulturu, omladinu i sport
Ministry of Culture, Youth and Sports


Lista per financimin e revistave letrare, sipas konkursit 26.01.2018

Nr Shte • is Botuese Autori Titulli i revistes Totali
1 N.SH”Zog Mengjesi-Mollekuqja” Labinot Kelmendi Mollekuqja 1,500€
,
` Ars Clubi”Beqir Musliu Sabit Sabit Rrustemi Agmia 1,000€
OJQ QTSHRK Tanseli Rogova Soz Koprusu (Ura e fja les) 1,000€
4 Shoqata kulturore„Ymer Prizreni” Bedri Halimi SHARRI 2,000€
5 SH.SH.M„Jakup Ceraja” Riza Haziri Fjale e Vale 3,000€
6 L.SH.K Flora Brovin Metafora 6,000€
7 N.SH„OM” Xhemajl Avdyli Symbol 6.000€
8 BKSH”Perspektiva” Sevdail Hyseni Perspektiva 1,500€
9 N.SH Revistat Rilindja Dee TopaIli Jeta e Re 11,000€
10 D.SH”Imza Publications” Agim Rifat Kosova Imza 1,000€
11 Allcoa Impex Qemajl Jabllanica “Yekhipe” – Bashkimi 1,000€

Totali 35,000 euro

Muzeu i Kosovës shënon Ditën Ndërkombëtare të Muzeve duke përcjellë mesazhin për paqe

Alberina Haxhijaj

Dita Ndërkombëtare e Muzeve e cila shënohet sot në gjithë botën, në më shumë se 35 mijë muze dhe në 157 vende të botës është shënuar edhe në Muzeun e Kosovës.

Për të shënuar këtë ditë të parët që vizituan muzeun ishin fëmijët të cilët mësuan më shumë për teknikat e kaligrafisë, ikonografisë dhe manuskripteve, diçka që është e veçantë për Kosovën pasi fëmijët jo çdo herë kanë mundësinë që të shohin sesi punohet me fleta të arit.

Alisa Gojani-Berisha nga Muzeu i Kosovës tha se ideja e promovimit të muzeve ka të bëjë me faktin që gjeneratat e reja të inspirohen me vlerat e trashëgimisë kulturore dhe ta përcjellin këtë edhe në gjeneratat tjera.

“Sivjet tema e festimit ka qenë “Muzetë e ndërlidhur, qasje të reja, publik i ri” dhe ne kemi shfrytëzuar rastin që pasi po dëshirojmë që të ndërrojmë konceptin e prezantimit në Muzeun e Kosovës, të sjellim aktivitete të ndryshme. Pra jo vetëm përmes ekspozitave por edhe përmes aktiviteteve në mënyrë që grupmoshat e ndryshme të mësojnë më shumë për trashëgiminë e Kosovës”, tha ajo për KultPlus.

Tutje Alisa tregon se aktivitetet të cilat po ndodhin sot janë të lidhura edhe me projektin “Qytetet e Paqes” e që udhëhiqet nga Elllen Frenk. Ajo është duke realizuar një pikturë e cila përmban hartën e Prishtinës mbi të cilën janë duke u bërë punime të cilat janë bazuar në punimet nga filigrani. Kështu sipas saj bazuar në faktin që projekti “Qytetet e Paqes” po zhvillohet në Muze, Muzeu ka vendosur që në këtë ditë të promovojë edukimin përmes paqes.

Ellen Frank tregoi për KultPlus se është shumë e lumtur që i është dhënë mundësia që të gjithë fëmijët dhe të rriturit që do të jenë sot pjesë e aktiviteteve të lënë gjurmët e tyre në punimin e saj.

“Sot jam shumë e lumtur pasintë gjithë që po marrin pjesë në aktivitetet e muzeut po ashtu po lënë gjurmët e tyre edhe në pikturën time. Ajo që më bëri sot më shumë të lumtur është fakti se pati shumë fëmijë dhe të gjithë ngjitën disa copëza ngjyrë argjendi e copëza ngjyrë ari në punimin tim”, u shpreh ajo për KultPlus.

Artistja Ellen Frank është duke bërë një punim të veçantë i cili shpalosë kulturën e Kosovës, punim i cili më pas do të prezantohet edhe në Amerikë në kuadër të projektit “Qytetet e Paqes”.

Sot gjatë gjithë ditës për të shënuar Ditën Ndërkombëtare të Muzeve në këtë muze në Prishtinë do të ketë aktivitete të ndryshme. / KultPlus.com

Shkëlzen Doli themelon Ansambël me emër të tij, nesër koncert në Gjakovë

I njohur Shkelzen Doli, sot në Gjakovë në një konferencë për media ka bërë të ditur se nga nostalgjia për Gjakovën, i kthehet asaj por edhe Kosovës dhe më gjërë, pasi ka vendosur që të themeloj një ansambël muzikor me emrin e tij.

Shkelzen Doli, që ka bërë emër në Filarmoninë e njohur të Vjenës, i lindur në Shqipëri e familja e tij me prejardhje gjakovare, këtë herë erdhi në mesin e gjakovarëve dhe hapi zemër për të kumtuar lajmin se nga sot ai e themelon ansamblin muzikor të cilit i dha edhe emrin e vet.

Për këtë hap që ndërmori violinisti i famshëm, në një konferencë për medie folën miqtë e Dolit, gazetari Skënder Gola dhe instrumentisti i njohur Ruzhdi Sadiku. Ata bënë të ditur se ansambli muzikor po nis me qëllim që ta begatoj muzikën shqipe dhe si i tillë do të jetë vend që do t’ i tuboj këngëtarët dhe instrumentistët e më vonë edhe vallëtarëtmë në zë të trevave shqiptare, këndej dhe matan Drinit, siç do të thoshte Dritëro Agolli i njohur.

Ansambli i posathemeluar Shkelzen Doli, do të jap nesër mbrëma koncertin e parë mu para gjakovarëve në Pallatin e Kulturës “AsimVokshi” me fillim nga ora 20.00./KultPlus.com

KONCERTI I ANSAMBLIT FILARMONIK I VJENES – Violinisti Shkelzen Doli, duke performuar gjate nje koncerti me Ansamblin Filarmonik te Vjenes, me rastin e Vitit te Ri, ne Pallatin e Kongreseve./r/n/r/nCONCERT OF VIENNA PHILHARMONIC ENSEMBLE – Albanian Violinist Shkelzen Doli, performing during a concert with the Vienna Philharmonic Ensemble, on the occasion of the New Year, at the Palace of Congresses.

Publiku prishtinas përjetoi versionin shqip të radiodramës së shumë dëgjuar në BBC “Në fushë të Kosovës”

Qendra “Multimedia” ishte nikoqire e një radio drame tashmë me nam. “Në fushën e Kosovës”, është shkruar nga Fin Kennedy dhe është krijuar nga këngët e PJ Harvey gjatë udhëtimit të saj në Kosovë. Mbrëmë në Prishtinë erdhi me regji të Kushtrim Koliqit.TamashaTheatre Company (UK) e INTENT New Theatre (KS-UK), të mbështetur nga Arts Council England dhe British Council, e sollën mbrëmë pranë publikut prishtinas, versionin shqip të kësaj drame që tashmë numëron edhe çmime.

Gili Hoxhaj

Mary Martin, drejtoreshë ekzekutive e Intent New Theatre, para se të filloj leximi skenik tregoi se kjo seri prej pesë episodesh është prodhuar dhe transmetuar në BBC Radio 4 dhe ka arritur mbi 2 milion dëgjues për çdo ditë. Para atyre që ishin në sallë, ajo tregoi për procesin e realizimit të kësaj radiodrame.

“ “Në fushën e Kosovës” është një tekst në pesë episode i ndarë në radiodramë i cili flet për dy njerëz që janë në kërkim të historisë dhe identitetit. Ideja ka filluar pikërisht këtu, dy vite më parë. Fin Kennedy që është shkrimtar nga Tamasha është kontaktuar nga BBC që të shkruaj për Kosovën dhe ata janë inspiruar prej PJ Harvey, i cili po ashtu ishte inspiruar prej Kosovës”, u shpreh Martin, e cila shtoi se Kennedy kishte ardhë në Kosovë për të hulumtuar për shkrimin e tij dhe ka mbajtur një punëtori interesante për radiodramë.

Drita ndriçonte zbehtë fytyrat e aktorëve Maylinda Kosumovic, Shkëlzen Veseli, Labinot Raci, Qëndresa Jashari, Shpëtim Selmani, Allmir Suhodolli. Ata herë ulur e herë në këmbë sollën në shqip dy episode të kësaj radiodrame, që brenda vetëm një dite ka kapur rreth 2 mijë dëgjues të BBC Radio.

Shpëtim Selmani qëndron gjatë gjithë kohës i ulur dhe lexon çdo detaj të veprimeve të personazheve.Rebeka (Qëndresa Jashari) dhe Dardani (Allmir Suhodolli) janë në qendër të radiodramës. Dardani ka qenë vetëm 3 vjeçar e Rebeka vetëm 5 vjeçare në kohën kur u dërguan në Mançester si të mitur të pashoqëruar gjatë konfliktit në 1999. Në kërkim të trashëgimisë së humbur, të rritur pa familje, ata kthehen pas shumë vitesh në një udhëtim në Kosovë. Dardani donte fort që të vinte e të mësonte për të kaluarën e familjes së tij, e Rebeka thirrej në atë që kishte ardhur vetëm për ta shoqëruar të vëllain. Në Prishtinë do të qëndrojnë në tri bare vetëm në natën e parë të ardhjes, në shoqërim të tyre janë Rroni (Labinot Raci) dikur aktivist që i kishte hedh ngjyrë të kuqe rektorit teksa ai fliste në podium e sot një gazetar që kërkonte vetëm stabilitet dhe Venera (Maylinda Kasumovic), e cila edhe pse në muajin e fundit të shtatzënisë, nuk ndalet se kundërshtuari këtë sistem, ajo nuk e kursen veten as nga protesta. Ajo në çdo fjalë nxirrte zërin e saj protestues kundër komandantëve që sot janë shndërruar në njerëz “të paprekshëm” e të korruptuar. Biseda me këta të dy, bën që ata të njihen me situatën aktuale në këtë vend derisa bredhin rreth Prishtinës, pranë ndërtesës së qeverisë e kishës ortodokse që qëndron pa dritare, e pa shfrytëzuar.

Dardani dhe Rebeka kanë vetëm një fotografi, por kanë shpresa që do të gjejnë gjurmët e familjes. Arsyeja përse ata janë kthyer është sepse një varrezë masive është gjetur pranë fshatit të tyre të vjetër dhe ata duhet të japin një mostër të ADN-së për të parë nëse diçka nga mbetjet u përkasin prindërve. Ata takojnë xhaxhain e Rronit, Luanin (Shkëlzen Veseli), sot një nëpunës civil e dikur ushtar i UCK-së. Mes pijesh, e bisedash ai mbron ushtarët e UCK-së e thotë se “lufta i ndryshoi ata”, përpiqet t’u tregoi historinë e Kosovës, e thotë se me këtë histori më së miri mund të njoftohen nëse shkojnë në memorialin e Jasharëve. Rebeka e cila ishe 5 vjeçare kur ka ikur, kujtimet shpejt i përfytyrojnë të kaluarën. Edhe tek ajo ngjallen shkëndijat e urrejtjes. E vetmja gjë që kërkon që të ik nga këto kujtime, është kërkesa që të largohet nga ky vend.

Pas leximit skenik të aktorëve, të pranishmit shijuan episodin e tretë të kësaj radio drame, mirëpo jo përmes leximit skenik por përmes dëgjimit në versionin origjinal të saj. Publiku ishte gati se në errësirë, e vëmendja ishte e fokusuar tek zërat e zhurma që dëgjohej. Ky version të jepte ndjesinë e të qenit në vendin ku po zhvillohej radio drama, një mundësi që publiku vet ta vizualizoj gjithë ngjarjen. Në këtë episod Dardani e Rebeka janë udhës për tek përmendoret e Jasharave, ku ndalen në muzeun afër tyre. Dardani ngrit pyetje e dilema, të cilat do ta nevrikosin kuratorin e muzeut. Gjatë kohës sa zëri i tij shpjegon historinë e Jasharajve, ndeshen me gjërat e tyre personale e lodrat e fëmijëve tëJasharajve. Gjatë dëgjimit të kësaj pjese jo dhe pak nga publiku do t’u rrëshqasin lotët.
Pas kësaj, rruga e tyre vazhdon për tek Malet e Sharrit, në fshatin e tyre të vjetër. Në rrugë hasin banorë, shkrepin fotografi e dëgjojnë këngët e tyre në rrugë. I pyesin për Bukurijen, të vetmit emër që e njohin dhe që duhet ta gjejnë. Bukurija ka ruajtur një zingjir çelësash të shtëpisë së vjetër, e u mëson që prindërit ishin nga qyteti i ndarë i Mitrovicës e jo nga fshati. “Çdo çelës ka një histori”, u drejtohet Bukurija atyre, derisa nisen për në shtëpinë e vjetër të fshatit.

Debo Adebayo, producent i Fin Kennedymori mori fjalën menjëherë pas përfundimit të radiodramës ndërsa tha se shpreson që do të gjejnë bashkëpunim mes artistëve, kompani e kompozitorë të ndryshëm, në mënyrë që ta sjellin edhe versionin shqip të kësaj radiodrame në radiot e Kosoës. Ai po ashtu tha se synimet e tyre janë që ta sjellin një Festival të Radio dramës në Kosovë.

“Ajo çfarë ne dëshirojmë të bëjmë është të krijojmë një festival të radiodramave duke shpresuar që ato radiodrama do të jenë të inspiruara jo vetëm nga kjo çfarë ka bërë Fin Kennedy por edhe nga rrëfimet e kaluara dhe të tashme të Kosovës. Ideja e këtyre radiodramave është që të angazhohen autorë kosovar e aktorë kosovar që t’i prodhojnë këto radiodrama”, u shpreh Adebay
Regjisori Kushtrim Koliqi kishte qenë njëri nga të kontaktuarit e Kennedy, i cili është porositur nga BBC që ta bëj këtë radiodramë në Kosovë. Pas punës së tij hulumtuese, Kennedy ishte kthyer me draftin e parë. Më pas ai ishte konsultuar me Koliqin lidhur me përmbajtjen e tekstit, në mënyrë që konteksti i ngjarjes të jetë i qartë dhe i saktë.Koliqi i cili është njëri nga themeluesit e INTENT NewTheatre u shpreh se beson se Kosova ka market për radiodramat.

“Për ta prodhuar një radiodramë duhet shumë më shumë investim se sa gjërat që prodhojnë radiot, duhet më shumë angazhim dhe ne i dijmë mundësitë që i kanë radiot këtu. Ne jemi duke tentuar që të prodhojmë radiodrama edhe pse jemi ende në fillim, unë e kam bërë regjinë e këtij leximi skenik pasi e kam njohur këtë radiodramë dhe jemi munduar t’i sjellim edhe komunitetin e radiove që potencialisht do të mund të punojmë me ta”, tregoi Koliqi për KultPlus.
Radio drama “Në fushën e Kosovës” fitoi drama produksioni më të mirë në BBC RADIO & MUSIC AWARD 2018./ KultPlus.com

Sislej Xhafa me instalacionin “J” në Firencë të Italisë (FOTO)

Artisti Sislej Xhafa do të sjellë instalacionin e tij të ri të titulluar “J” në Firencë më 21 maj, shkruan KultPlus.

Sislej Xhafa do të inaugurojë një instalim të ri të titulluar “J” në Palazzo Di Giustizia të Firencës me mbështetjen e Galerisë Continua, të hënën më 21 maj.

Duke punuar në një shumëllojshmëri të mediave që nga piktura e vizatimi në skulpturë, Sislej Xhafa ka krijuar disa instalime me madhësi të mëdha përgjatë karrierës së tij si punimi “Sivlio” i paraqitur në hapësirën e Galerisë Continua të Les Moulins.

Temat e hulumtuara nga artisti përfshijnë proceset e turizmit, ilegalitetin e detyruar, dekonstruktimin e mitologjive, konceptin e kombësisë dhe mohimin e të drejtës për të votuar. Punimet e Xhafës përdorin një gjuhë konceptuale dhe në të njëjtën kohë janë ironike, humoristike dhe subversive.
Të hënën, më 21 maj, artisti do të përurojë instilacionin e ri “J” së bashku me veprat e katër artistëve të tjerë e që po ashtu ishin fitues të konkursit ndërkombëtar të artit bashkëkohor, që ka filluar në gusht të vitit 2015, organizuar nga qyteti i Firences./KultPlus.com

Era Istrefi, zëri i himnit të Kampionatit Botëror 2018-të

Ajo është një super vajzë, e cila sapo ka dhënë një super lajm për karrierën e saj.

U rrit në rrugët e Prishtinës, por talenti, zëri i saj e muzika, nuk u shijuan vetëm prej kosovarëve. Era Istrefi, është e vetmja këngëtare shqiptare, e rritur në Kosovë që pati “boom” ndërkombëtar me këngën Bon Bon të punuar nga producenti kosovar Big Bang, së shpejti ajo do të ketë edhe një tjetër hov në karrierë.

Por kjo s’është as fillimi i asaj që pritet të bëjë Era në ditët në vazhdim. Prive zbulon ekskluzivisht, se këngëtarja do të jetë pjesë e këngës që do dëgjohet ngado në botë përgjatë një muaji të tërë.

“Era Istrefi do ta bëjë këngën e Kampionatit Botëror te futbollit. Aktori e këngëtari i famshëm Will Smith do të këndojë me Erën në këtë projekt në të cilin producent është i famshmi DJ Deeplo, e xhirimet e spotit fillojnë nesër”, kanë thënë burime të afërta të këngëtares për Prive.

Era Istrefi, definitivisht po shkruan histori në botë.

Kampionati Botëror i Futbollit, që mbahet çdo katër vjet këtë vit do zhvillohet nga datat 14 qershor deri me 15-të korrik në Rusi, ndërsa kjo është njëra ndër ngjarjet më të ndjekura në botë, që mbledh me miliarda shikues, qofshin ose jo adhurues të futbollit.

Kosovarja Era Istrefi, vetëm 23 vjeçare, do të jetë zëri i këtij kampionati botëror, duke bashkëpunuar me një artist ndërkombëtarisht të njohur si Will Smith, e duke u renditur në mesin e artistëve si Shakira, Jennifer Lopez, Anastacia e Jason Derulo.

Përderisa bota do jetë duke parë futboll e duke bërë tifo për shtetet e tyre, Kosova edhe pse jo në garë, do jetë prezente me zërin e Era Istrefit në HIMNIN E KAMPIONATIT BOTËROR 2018-të. / KultPlus.com

Rama: Europa është feja e shqiptarëve

“Shqiptarët janë mbështetës entuziastë të BE-së dhe Europa është feja jonë”. Kështu deklaroi Kryeministri Edi Rama në një intervistë për gazetën gjermane Frankfurter Allgemeine Zeitung, ku foli për procesin e integrimit europian të Shqipërisë.

Me anëtarësimin në BE, theksoi Rama, “ne do të ndërtojmë një urë mes të kaluarës dhe të ardhmes sonë”.
Duke folur për rëndësinë që ka për Shqipërinë integrimi në Bashkimin Europian, Rama tha se “për ne dhe vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor është çështje për jetë a vdekje”.

“Pas aq shumë e shumë vitesh dhimbjeje dhe ankthi, Europa përcakton të ardhmen tonë. Siç mund të jeni në dijeni, Shqipëria ka patur regjimin më të frikshëm komunist në Europë dhe jo shumë larg në kohë, ne kemi përjetuar disa prej luftrave më të përgjakshme në Europë gjatë shpërbërjes së ish-Jugosllavisë ose në Kosovë”, tha Rama.

“Shoqëritë tuaja nuk kanë përjetuar luftra prej tre brezash. Shoqëritë tuaja janë në njëfarë mënyre të shkëputura nga realitetet e ashpra të botës përtej BE-së. Nga këndvështrimi ekonomik, shoqëritë tuaja janë në gjendje të mirë dhe kjo ndoshta mund të jetë arsyeja përse europianët harrojnë se sa me fat janë”, tha Rama.

Ky është traileri i filmit “Bohemian Rhapsody”

Është publikuar traileri i filmit biografik të bendit legjendar Queen, dhe kjo video ka marrë mbi tetë milionë vizita që në ditët e para.

Ky film, që mban titullin e këngës ikonike të grupit britanik “Bohemian Rhapsody”, kishte pasur telashe të vazhdueshme me produksion.
Është publikuar traileri i filmit biografik të bendit legjendar Queen, dhe kjo video ka marrë mbi tetë milionë vizita që në ditët e para.

Ky film, që mban titullin e këngës ikonike të grupit britanik “Bohemian Rhapsody”, kishte pasur telashe të vazhdueshme me produksion.

Së pari ishte larguar aktori Sacha Baron Cohen të cilit i ishte dhënë roli i Freddie Mercury-t, por që mosmarrëveshjet e tij me kitaristin Brian May kishin bërë që ai të hiqte dorë.

Më pas kishte ardhur largimi i regjisorit Tom Hooper, i cili u zëvendësua nga Dexter Fletcher.

Së pari ishte larguar aktori Sacha Baron Cohen të cilit i ishte dhënë roli i Freddie Mercury-t, por që mosmarrëveshjet e tij me kitaristin Brian May kishin bërë që ai të hiqte dorë.

Më pas kishte ardhur largimi i regjisorit Tom Hooper, i cili u zëvendësua nga Dexter Fletcher.

Ndërkaq, në vend të Cohen, rolin e vokalistit të paharrueshëm e luan aktori Rami Malek, i njohur për serinë Mr. Robot.

Konica: Është një vend në faqe të dheut, ku katilin e kanë për njeri të nderuar

Është një vend në faqe të dheut ku katilin e kanë për njeri të nderuar; hapen që t’i bëjnë udhë kur kalon; e fshehin nga i vetë-thëni gjyq, në iu tektë së vetë-thënës polici të bëjë sikur e kërkon; edhe në daltë ndonjë i çmendur për të marrë anën e kanunit [ligjit], e shajnë edhe e fëlliqin me një zell të çuditshëm. Dhe prandaj ai vend ka fituar një famë shumë të shëmtuar në botë…
Për cilin vend po flas, do ta kuptoni menjëherë kur t’ju them që nuk ndodhet në mes të Afrikës, po në Evropë.
Faik Konica (Vepra 3, f. 169).

Fansi e quan të vjetër, Pink i kthen përgjigjjen e duhur

Një person e quajti “plakë” në Twitter këngëtaren Pink, por ajo diti t’i kthente përgjigjjen e duhur këtij personi.

“Ka pak njerëz në botë që zgjedhin të plaken natyrshëm dhe unë e kam fituar çdo minutë të 38 viteve të mia”, shkroi Pink.

Këngëtarja e famshme shtoi në rrjetin social: “Unë jam e mendimit se është një bekim të plakesh. Nëse fytyra juaj ka rrudha rreth syve dhe gojës, kjo do të thotë që keni qeshur shumë. Lutem që të dukem më e vjetër pas 10 vitesh sepse kjo do të thotë se unë jam gjallë”.