Instalacioni i artistit shqiptar Sislej Xhafa, në Majorka të Spanjës

“Blue blossom” një vepër e re nga artisti i vlerësuar ndërkombëtarisht, Sislej Xhafa, u shfaq në “La Residenca – A Belmond Hotel” në Spanjë. Eventi artistik vjen si rezultat i rezidencës së tij artistike në Mallorca, program i Galerisë “Continua”.

Sislej kësaj here ka vendosur në vend të një ekrani, poshtë logos së ATM-ve, një fole zogjsh, duke krijuar me mjetet e tij, një ekuilibër midis natyrës dhe kulturës popullore, ekuilibër i cili bëhet thellësisht i dukshëm si një fole familjare, që përfaqëson sigurinë, kujdesin dhe vlerën.

Për më tepër, instalacioni eksploron migrimin e zogjve si një simbol i lirisë, aventurës dhe dëshirës për të kërkuar përvoja të reja.

Qëllimi i artistit është të krijojë një vepër që ngre pyetje dhe inkurajon mendimin kritik për çështje si ndryshimi i klimës dhe ndikimi njerëzor në mjedis.

Sislej Xhafa lindi në Pejë, në 1970-ën. Aktualisht jeton dhe punon në Nju Jork. Ai ka prezantuar punimet e tij në ekspozita të shumta në vende të ndryshme të botës, si: Kaliforni, Itali, Gjermani, Izrael, Kanada, Slloveni, Kubë, Turqi e shumë të tjera. Për punën e tij artistike ai është shpërblyer me çmime të shumta mes të  cilëve edhe  “Onufri” në Tiranë. Më herët, Xhafa ka përfaqësuar Kosovën në Bienalen e Venecias, si dhe ka marrë pjesë në Manifesta 14, ekspozita e lëvizshme e cila u zhvillua në Prishtinë 1 vit më parë.

Xhafa njihet për hulumtimin e tij artistik në realitetet sociale, ekonomike dhe politike të lidhura me kompleksitetet e ndryshme të shoqërisë moderne. Duke praktikuar në mënyrë indiferente një gamë të gjerë mediesh, nga skulptura te vizatimi, nga performanca te fotografia, Xhafa po vazhdon parreshtur të prezantojë plot dinjitet artin kosovar nëpër botë./ atsh / KultPlus.com

Arti i Sislej Xhafës sonte në Spanjë

“Blue blossom” një vepër e re artistike nga Sislej Xhafa, e krijuar si rezultat i rezidencës së tij artistike në Mallorca, program i Galerisë “Continua”, do të shfaqet sonte në “La Residenca – A Belmond Hotel” në Spanjë.

Në vend të një ekrani, poshtë logos së ATM-ve, ka një fole zogjsh. Një ekuilibër midis natyrës dhe kulturës bëhet thellësisht i dukshëm si një fole familjare, që përfaqëson sigurinë, kujdesin dhe vlerën. Për më tepër, instalacioni eksploron migrimin përmes zogjve si një simbol i lirisë, aventurës dhe dëshirës për të kërkuar përvoja të reja.

Qëllimi i artistit është të krijojë një vepër që ngre pyetje dhe inkurajon mendimin kritik për çështje si ndryshimi i klimës dhe ndikimi njerëzor në mjedis.

Xhafa njihet për hulumtimin e tij artistik në realitetet sociale, ekonomike dhe politike të lidhura me kompleksitetet e ndryshme të shoqërisë moderne. Duke praktikuar në mënyrë indiferente një gamë të gjerë mediash, nga skulptura te vizatimi, nga performanca te fotografia, Xhafa po vazhdon parreshtur të prezantojë plot dinjitet artin kosovar nëpër botë./ KultPlus.com

Hapet Instituti i Artit Bashkëkohor ARKIV, ministri Çeku pritet nga themeluesi Sislej Xhafa

Objekti i SHFMU ”Vaso Pashë Shkodrani” në Pejë, tash do të ketë një tjetër funksion.

Kjo hapësirë është shndërruar në institucionin më të ri të artit në Kosovë, Institutin e Artit Bashkëkohor ARKIV.

Hapja u bë me ekspozitën e Artan Hajrullahut ”Silence Took a Hold of the Rooms”.

Ministri Çeku vizitoi ARKIV-in bashkë me kryetarin e Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri, ku u pritën nga artisti Sislej Xhafa, njëkohësisht edhe themeluesi i këtij institucioni.

ARKIV, Instituti i Artit Bashkëkohor është institucioni i parë publik i dedikuar artit bashkëkohor në rajonin e Pejës. Duke bashkuar artistë vendas dhe

ndërkombëtarë në të gjithë disiplinat, do të jetë një qendër e krijuar për kërkime të avancuara, të menduarit kritik, eksperimentim dhe dialog. / KultPlus.com

Sislej Xhafa shpallet Akademik Nderi nga Akademia e Arteve në Firencë

Akademia e Arteve të Bukura e Firences ka inauguruar vitin e saj të 238-të akademik. Në ceremoni morën pjesë Presidenti Carlo Sisi, mësueset Serena Conti dhe Susanna Ragionieri, studentja Ilaria Moscardi dhe – nga distanca – drejtori Claudio Rocca.

Ambasadorja e Republikës së Kosovës Lendita Haxhitasimi ndërhyri për ta nderuar artistin, bashkatdhetarin e saj, Sislej Xhafa, i cili sot mori emërimin Akademik Nderi së bashku me profesor Salvatore Settis, artisten Kiki Smith dhe Stefania Ippoliti nga Toscana Film Commission. I pranishëm për një përshëndetje të shkurtër ishte edhe Presidenti i Rajonit të Toskanës, Eugenio Giani, transmeton KultPlus.

“Njëzet e dy vjet më parë – tha ambasadorja e Republikës së Kosovës, Lendita Haxhitasimi – pata rastin të studioj në Itali, falë përkushtimit dhe mikpritjes së italianëve dhe bujarisë së komunitetit tonë historik arbëresh. Sfidat e dy viteve të fundit me luftën kundër pandemisë dhe kompleksiteti i zhvillimeve të fundit në lidhje me luftën në Ukrainë, nxjerrin në pah edhe më shumë rëndësinë e së drejtës për arsimim, një parim themelor për trashëgiminë e çdo shoqërie dhe të të gjithë. botë. “.

Për të hapur ditën përshëndetjet e Presidentit Carlo Sisi, në mandatin e tij të dytë, i cili në fjalimin inaugurues iu drejtua një mendimi për atë që po ndodh në kufijtë e Evropës, duke kujtuar se prania e ambasadorit të Kosovës na kujton po aq sa popullatat e ai shtet – i cili vetëm 14 vjet më parë shpalli pavarësinë e tij – duhej të vuante për shkak të një lufte.

Për garantimin e të drejtës së studimit edhe në rast konflikti, foli edhe ministrja e Universitetit dhe Kërkimit, Maria Cristina Messa, e cila në mesazhin dërguar Akademisë nënvizoi angazhimin e Ministrisë për mirëseardhjen e më shumë studentëve, mësuesve. dhe studiuesit që ikin nga lufta.

“Po jetojmë në një moment shumë të veçantë – shkruan Ministrja Mass – por një mesazh bashkimi, paqeje dhe ndërmjetësimi ndriçues po vjen nga Akademitë e Arteve të Bukura dhe nga bota e kulturës, kërkimit dhe formimit”. Duke kujtuar figurën e artistit Taras Ševčenko, për të cilin Biblioteka Oblate strehon një monument për kujtimin e saj, ajo shkruan: “Artet e kanë këtë fuqi: ata bashkojnë njerëzit, shprehin idealet, pasionet dhe frikën e tyre. Shpresoj që viti i ri akademik të sjellë, veçanërisht te të rinjtë tanë, një ndërgjegjësim të fortë se sa arti ka një vlerë të jashtëzakonshme shoqërore dhe është një mjet për ndryshim, për hapjen e mendjeve dhe për të mbështetur forcën e ideve. “/ KultPlus.com

Sislej Xhafa prezantohet në Tiranë me instalacionin ‘bleta’

Këtë të enjte në Tiranë do të inaugurohet vepra publike ‘bleta’ nga artisti, Sislej Xhafa dhe kuruar nga Ajola Xoxa, shkruan KultPlus.

Inaugurimi do të zhvillohet me datën 1 korrik duke filluar nga ora 18:30 te ‘Landfilli i Tiranës’ në Tiranë.

‘bleta’ është vepra e katërt që instalohet në Tiranë në kuadër të projektit ‘Free Art’ të Platformës së Artit Bashkëkohor Harabel, pas instalimit të veprave të Adrian Pacit, Alban Mujës dhe Sadik Spahisë.

Përmes këtij projekti Harabel synon afrimin e publikut me artin bashkëkohor, përmes instalimit të veprave të artit në hapësira publike, pa nevojën e hyrjes në galeri apo muze, si përforcim i qëndrimit të konsoliduar të Harabel se arti është një mjet edukues dhe formues i individit, rritës i mendimit intelektual, mendimit kritik dhe imagjinatës, e jo thjesht dekorues./ KultPlus.com

Sislej Xhafa me “trëndafili i bardhë” i jep shpirt njërës prej lagjeve më të vjetra të Prishtinës

“trëndafili i bardhë” ka gjete një hapësirë të veçantë në kryeqytetin e Prishtinës, duke synuar që një pjesë të këtij qyteti ta rifunksionalizojë, pikërisht nëpërmjet shpirtit të këtij trëndafili, shkruan KultPlus.

Në një ambient modest, artisti i përmasave të mëdha Sislej Xhafa ka inauguruar veprën e tij “trëndafili i bardhë”, që kishte gjet pikërisht një ambient ku kujdesen për pëllumbat, atë të Shoqatës për Kultivimin dhe Mbrojtjen e Pëllumbave.

Dhe vet artisti Xhafa ka thënë para të pranishmëve se kjo vepër nuk do të ishte komplet, sikur mos të kishte këtë ambient se ku është vendosur, për dyqanet e vogla përreth dhe njerëzit që frekuentojnë këtë pjesë që ofron ngrohtësi.

“Ne bëjmë pyetje por unë nuk kam përgjigje, po ta kisha pas përgjigjen nuk do të kisha bërë art, kështu që vepra me të vërtetë është një pyetje”, u shpreh Sislej Xhafa, i cili veprën “trëndafili i bardhë”, e inauguroi në praninë e shumë miqve, artistëve, dhe në prani të drejtoreshës së Drejtorisë për Kulturë në Komunën e Prishtinës, Blerta Basholli, të cilët edhe ishin mbështetës të këtij projekti.

Vendosja e një vepre të artit bashkëkohor në hapësira publike, për artistin e madh Xhafa që vepra të mëdha ka në shumë vende të botës, është një mundësi që tu falin përvojë artistike edhe njerëzve të thjeshtë.

Kurse drejtoresha për Kulturë, Rini dhe Sport në kuadër të Komunës së Prishtinës, Blerta Basholli u shpreh se ky lloj arti iu afrohet qytetarëve, vizitorëve dhe të tjerëve që dëshirojnë të shijojnë artin.

Kurse piktorja Zake Prelvukaj artistin Xhafa e ka vlerësuar si një artist që ushqen komunitetin me performancat dhe veprat e tij.

“Një vepër e Sislej Xhafës, për mua është një përfaqësim shumë i mirë i një artisti i cili është me përmasa botërore”, ka thënë Prelvukaj.

E për kryetarin e Shoqatës për Kultivimin dhe Mbrojtjen e Pëllumbave Mustafë Berisha, ky moment është shumë i veçantë, sepse inaugurimi i një vepre arti të një artisti kaq të njohur, pranë shoqatës së tyre, tash e tutje i jep një dimension tjetër kësaj hapësire të kryeqytetit.

“Kjo vepër artistike do të mbetet kujtim përgjithmonë, është trashëgimi, sepse do të vijnë gjenerata e gjenerata dhe do ta shohin këtë vepër.

E Arta Agani, ish drejtoresha e Galerisë Kombëtare të Arteve të Kosovës ka thënë se ndjehet e fascinuar me veprën, por edhe me vendin se ku është vendosur kjo vepër.

“Pozita ku gjendet kjo vepër është paksa e çuditshme,  por unë e kuptoj atë si një riaktualizim të njërës prej lagjeve më të vjetra të Prishtinës, që ka shumë rëndësi për qytetin”, tha Agani.

Vepra “trëndafili i bardhë” e trajton unitetin, diversitetin dhe kompleksitetin e gjendjes njerëzore dhe hulumton se si bota jonë mund të shfaqë ironi dhe realitet të fortë. Ajo është një skulpturë që krijon një fërkim mendor për shikuesin, duke ngritur pyetje të rëndësishme ndërsa krijon harmoni midis pranisë njerëzore dhe identitetit të saj si hapësirë për artin. Njëkohësisht, paraqet edhe gjendjen e fuqishme psikologjike të melankolisë dhe lehtësisë. “trëndafili i bardhë” është një nderim për bukurinë e popullit tonë, tokës, komunitetit të rrethuar nga përmbysjet globale, për njerëzit e saj dhe unitetin e të cilët e përfaqësojnë.

“trëndafil i bardhë” është vepra e parë e projektit “Art në Hapësirë Publike” financuar nga Komuna e Prishtinës, e cila sot është vendosur në rrugën “Andrea Gropa”, te “Shoqata për Kultivimin dhe Mbrojtjen e Pëllumbave./KultPlus.com

“trëndafili i bardhë” nga Sislej Xhafa e bën Prishtinën me vepër të artit bashkëkohorë

“Është një politikë ndërprerjeje, duke prishur konfigurimin e forcave që përcaktojnë se çfarë është e dukshme dhe çfarë nuk është, cilat forma të të folurit kuptohen si të drejta dhe të cilat janë të perceptueshme vetëm si zhurmë, kush përcaktohet si një subjekt që flet dhe me të cilin flitet thjeshtë.”

Komuna e Prishtinës do të prezantojë veprën e parë të artit bashkëkohor specifik për qytetin e Prishtinës. Me këtë prezantim, Komuna e Prishtinës hap një dimension të ri vizual për qytetin dhe komunitetin duke investuar në artin bashkëkohor në hapësirën publike.

Komuna e Prishtinës ju fton në prezentimin e artistit të parë të komisionuar Sislej Xhafa, duke ekspozuar veprën artistike të titulluar “trëndafili i bardhë”.

Vepra “trëndafili i bardhë” e trajton unitetin, diversitetin dhe kompleksitetin e gjendjes njerëzore dhe hulumton se si bota jonë mund të shfaqë ironi dhe realitet të fortë.

Vepra “trëndafili i bardhë” do të ekspozohet në Prishtinë, të Premten, më 25 Shtator 2020, në orën 12:00, tek “Klubi i Pëllumbave” (rruga “Andrea Gropa”).

Kur kuajt vdesin, ata marrin frymë
Kur bari vdes, ajo thahet,
Kur dielli vdes, ajo shuhet,
Kur njerëzit vdesin, ata këndojnë këngë.
Velimir Khlebnikov (1912)

“trëndafili i bardhë” nga Sislej Xhafa paraqet një skulpturë që krijon një fërkim mendor për shikuesin, duke ngritur pyetje të rëndësishme ndërsa krijon harmoni midis pranisë njerëzore dhe identitetit të saj si hapësirë për artin.

“trëndafili i bardhë” nënvizon gjendjen e fuqishme psikologjike të melankolisë dhe lehtësisë, dy aspekte që karakterizojnë punën e artistit Sislej Xhafa. Ai gjithashtu glorifikon heroizmin në përditshmërinë tonë. E mbushur me ironi, vepra e Xhafës posedon një ritëm të ditur por të fshehtë. Duke trajtuar aspektin psikologjik, kjo vepër pasqyron ekuilibrin e thellë midis dimensioneve të brendshme dhe të jashtme të shoqërisë sonë.

“trëndafili i bardhë” është një nderim për bukurinë e popullit tonë, tokës, komunitetit të rrethuar nga përmbysjet globale, për njerëzit e saj dhe unitetin e të cilët e përfaqësojnë.

Sislej Xhafa, i lindur në vitin 1970 në Pejë dhe tani me vendbanim në Neë York, ShBA, është i njohur për hetimet e tij artistike në realitetet shoqërore, ekonomike dhe politike që lidhen me ndërlikimet e shoqërisë moderne, si turizmi global dhe paligjshmëria e detyruar.

Punimet e Xhafës janë minimale dhe subversive derisa sfidojnë shikuesit të njohin ndërrimet dhe çarjet në shoqërinë bashkëkohore globale. Ai operon në media të ndryshme, nga skulptura dhe vizatimi te performance dhe fotografia.

Xhafa ka ekspozuar punën e tij në arenën ndërkombëtare në Bienale të Venedikut, Venedik, Itali (1997,1999, 2005, 2013, 2017); Museo Nacional de Bellas Artes de Cuba Rosa Azul, Havana, Cuba (2018); GAK Galeria Kombëtare Kosovë, Prishtine, Kosove (2018); Galleria Continua, Les Moulins, France, and San Gimignano, Italy, (2012, 2016); ZAC, Palermo (2017); MAXXI Museum, Rome, Italy (2016); BËA Sokol Gallery of contemporary art, Noëy Sacz, Poland (2016); Centro de arte contemporáneo Ëifredo Lam, Havana, Cuba (2015); the François Pinault Foundation, Palazzo Grassi, Venice, Italy (2011); Hardau Park, Zurich, Sëitzerland (2009); The Poëer Plant Contemporary Art Gallery, Toronto, Canada (2011); PRISM Misericordia, Ëest Hollyëood, California (2010); GAMeC, Bergamo, Italy (2010); Modern and Contemporary Art Museum of Trento and Rovereto, Italy (2008); PAC Padiglione d’Arte Contemporanea, Milan, Italy (2010); Museum of Contemporary Art MADRE, Naples, Italy (2011); Havana Biennial, Havana, Cuba (2009); Modern art Oxford, Oxford, England (2009); MOCAD, Detroit Museum of Contemporary Art, Michigan (2008); Schirn Kunsthalle, Frankfurt, Germany (2008); Istanbul Museum of Modern Art, Istanbul, Turkey (2001); International Contemporary Art Biennial of Gothenburg, Gothenburg, Sëeden (2007); Mori Art Museum, Tokyo, Japan (2007); PERFORMA05, Performance biennial, Neë York, Neë York (2005); I Seville Biennial of Contemporary Art, BIACS Foundation, Monastery of the Cartuja of Santa María de las Cuevas, Seville, Spain (2004); Museum of Contemporary Art, Saint Louis, Missouri (2016); Tate Modern, London, England (2014); Stedelijk Museum, Amsterdam, the Netherlands (2004); North Dakota Art Museum, Grand Forks, North Dakota (2004); La Caixa Foundation, Espai Montcada, Barcelona, Spain (2004); Haifa Art Museum, Haifa, Israel (2004), Palais de Tokyo, Paris, France (2003), Gëangju Biennale, Gëangju, South Korea (2002); Istanbul Biennial, Istanbul, Turkey (2001); S.M.A.K., Gent, Belgium (2000); MoMA PS1, Neë York, Neë York (2001); Manifesta III, Ljubljana, Slovenia (2000); Fondazione Olivetti, Rome, Italy (2000), ndër të tjera.

Shkëputje nga intervista e realizuar nga Hans-Ulrich Obrist në Romë, 2016

– […] Cilat janë rrugët e pandërtuara të Sislej Xhafa, cila është Utopia e juaj?
– Utopia ime është dashuria. Sepse dashuria nuk ka kohë dhe hapësirë, ky është një projekt i parealizuar. / KultPlus.com

Sislej Xhafa: Gjithmonë kemi jetuar me maska

Edhe në kohë të vështira si kjo e pandemisë, artisti duhet të tregojë rezistencë e të mos bjerë në fatalitet. Parashuta e shpëtimit nga trysnia e izolimit, nga vakumi, për Sislej Xhafën është kreativiteti të cilin nuk e shikon të shkëputur nga esenca e ekzistencës, marrëdhëniet njerëzore dhe dashuria. Rikthimi nga Nju-Jorku në Kosovë, për artistin me famë ndërkombëtare nuk do të ishte i plotë pa u ndalur në Shqipëri.

“Unë kam ardhur nga Nju-Jorku prej dy javësh. Kam ardhur në Kosovë për shkak të prindërve. Ne gjithmonë kemi jetuar me maska. Por, tashmë maskat janë fakt. Pandemia, izolomi kanë krijuar një tragjedi globale, të pamohueshëm, por kanë krijuar”, shprehet Sislej Xhafa.

Ndërsa tregon veten në ditë pandemie, ai nuk qëndron indiferent as ndaj situatave politike në Shqipëri, e veçmas në Kosovë. Artisti rrëfen nevojën për ndryshim, e qasje dashamirëse ndaj të resë përballë një klase të sprovuar.

“Individëve të rinj nuk ju ofrohet hapësirë; nuk kanë një dritare, që të kenë ajër të freskët”, shprehet ai, duke kritikuar qëndrimin e ftohtë të Evropës, që lë të vetmuara, e të mbyllura shtete në zhvillim si Shqipëria e Kosova, që në këtë situatë të jashtëzakonshme kanë nevojë për të ndjerë solidarizimin. /Shqiptarja /KultPlus.com

“Revolucioni jemi ne”, tema e konferencës së sotme në Autostrada Biennale

Autostrada Bienale, në ambientin e Hamamit të vjetër të Prizrenit ka mbajtur konferencën me temë “Revolucioni jemi ne” ku u fol për revolucionin si art, e poashtu edhe për revolucionin në art, përcjell KultPlus.

Konferencën e hapi organizatori i festivalit, për t’ia dhënë fjalën më pas disa prej artistëve panelistë. Sot u fol për revolucionin si art, e poashtu edhe për revolucionin në art.

Artistët shprehën mendimet e tyre se cka është revolucioni për ta, si e shprehin ata revolucionin në art dhe si duhet të realizohet ai në jetë.

I pari qe mori fjalën ishte kuratori i festivalit, Giacinto Di Pietrantonio, sipas të cilit revolucioni funksionin atëherë kur ne vendosim t’i shohim gjërat në aspekte apo këndvështrime tjera. Sislej Xhafa, revulucionin e shihte si vetë ekzistencë të qenies. Yehuda Safran, artin në përgjithësi e konsideronte si dicka që na falë çlirim nga konsporacioni dhe na lejon të lidhemi me atë që është përtej nesh. Secili është i lindur të flas një gjuhë që askush nuk e kupton, detyra e cdo artisti është që ta paraqesë gjuhën e vetë para të tjerëve.

Dhe si çdoherë kur mbledhen artistat, edhe për diskutime serioze, prapë se prapë arti zë vend. Klod Dedja mori fjalën me nja cantë të vendosur mbi kokë dhe duke përsëritur disa herë radhazi “Revolucioni jam unë. Revolucioni je ti. Revolucioni është ai. Revolucioni jemi ne. Revoulcioni jeni ju. Revolucioni janë ata”. Klod Dedja e shihte revolucionin si mbijetesë. Deklaroi se “Pa revolucion jemi asgjë”. Dhe në fund për Tomasso Pincio-n, revolucioni fillon nga vetja. “Kapeni karrigen apo ulësen që gjendet në shtëpine e juaj, dilni në rrugë. Revoltohuni me gjërat e juaja./ KultPlus.com

Vepra është emri, emri është mbiemri

Në kërkim të rrënjëve 

“Sislej ishte një fëmijë shumë i qetë dhe i bukur. Ai gjithmonë kishte sjellje të mirë dhe i ndiqte të gjitha rregullat, si në shtëpi, ashtu edhe në shkollë. Ai shkonte në gjumë çdo natë në kohë dhe dhëmbët e tij ishin të bardhë si bora. Ai luante bukur në piano dhe në flaut. Në fundjavë e çonim për kalërim përpara aktiviteteve të tij të skautit. Ai gjithashtu shfaqte interes të madh për gjuhën frënge. Sislej gjithmonë ishte shumë i dobishëm për të tjerët. Përderisa shokët e tij dilnin të luanin jashtë pas shkollës, Sisleji kishte vendosur që kohën e tij pas shkollës ta falte për t’i ndihmuar të moshuarit në punët e tyre shtëpiake. Shpërblimi i tij vjetor ishte që gjithmonë në dimër të shkonte për ski me prindërit, vëllezërit dhe motrat e tij” – Nëna. 

Që t’i qasem më korrekt veprës se Sislej Xhafës, desha të zbuloj diçka më tepër në rrënjët e tij, në po ato rrënjë që metaforikisht i ka paraqitur përmes pemës së ullirit gjatë ekspozitës së tij në Berlin në vitin 2017, ku megjithatë e tërhiqte vërejtjen “Don’t touchme”! Atë biografi që ma ofroi galeria GALLERIACONTINUA, të cilën ai e përfaqësonte, ishte kryekëput për veprën e Sislejt si artist. Atë që kërkoja ishte e thurur me shumë modesti në letrën e nënës, të cilën Sislej e lexoj para audiencës së Muzeut Metropolitan në vend që të fliste për veprën e tij, për çka në fakt ishte edhe i ftuar, shkruan albinfo.ch. 

Vetmiovale me “v” të vogël 

Vepra e Sislejt, me të cilën ai u paraqit në Art Basel 2019, ovoid solitude (vetmiovale), si edhe veprat e tij të tjera, pa dyshim që është shumështresore, si për nga mënyra se si ajo ofrohet, po ashtu edhe nga ajo se si vepra perceptohet dhe konsumohet.Shumështresshmëria e kësaj vepre manifestohet edhe në vështirësinë për ta kategorizuar atë, duke filluar nga kuptimi më i gjerë si vepër artistike, deri te përkufizimi i saj si një instalim performativ. Si shikues, gjendesh përpara një shitore shumë të madh dhe pa dritare, e tëra e bërë nga fletë të mëdha metali të hullizuara dhe të ngjyrosura në të bardhë, mu si muret e shtëpive të vjetra të gëlqerosura. Në mes të gjithë kësaj hapësire të bardhë gjendet një derë, ku qëndron i ulur qetë kubanezi ngjyrë-errët Raul. I qetë dhe pa ndonjë emocion të veçantë, Rauli, me një pjesë të trupit në dritë dhe tjetrës në errësirë, i përngjan dikujt që shëtit lirshëm mes botëve: asaj që shohim përjashta dhe asaj që pjesërisht shihet mbrapa tij. Nuk ka titull, po as ndonjë indikacion, që bën fjalë për ndonjë performans, instalim performativ, pikturë të gjallë ose, thjesht, se bëhet fjalë – në fakt – për një shitore të vezëve. Në të shumtën e rasteve vizitorët, mes tjerash, e përshkruanin veprën si shumëdimensionale, por edhe provokuese. Sisleji, në anën tjetër, pyetjes se a është vepra e tij provokuese, ai përgjigjet: “Arti nuk është provokues. Korrupsioni, padrejtësia, racizmi janë provokime. Arti është i bukur. Arti krijon dimensione të përvojës së jashtëzakonshme, ku krijohet një mundësi për pyetje. Literatura, filmi dhe arti, në përgjithësi, nuk janë provokime, por janë vetëm një përvojë magjike, personale, unike”, përcjell albinfo.ch.  

Unlimited 

Nuk është e rastit që vepra artistike e Sislejt të gjendet në hapësirën Unlimited të këtij manifestimi, sepse aty ishte artisti, ai i cili duhej t’ia vendos kufijtë asaj që ai ose ajo dëshiron ta prezantojë. Këtu Sislej Xhafa, si një ilegal i përkushtuar që është, i kalon kufijtë dhe përkufizimet tematike, kategorizuese, doktrinore, kohore dhe hapësinore, duke aluduar në artin si një prej mjeteve të vetme të civilizimit të sotëm, që denjësisht përfaqëson demokracinë, duke u shprehur: “Arti është si një mjet i jashtëzakonshëm i demokracisë. Ai lë hapësirë të pjesëmarrjes dhe, po ashtu, lë hapësirë të një dimensioni të një përvoje unike. Arti është e vetmja demokraci që ekziston në këtë shoqëri, në këtë civilizim. Për mua është shumë me rëndësi perceptimi, si dhe aspekti i pjesëmarrjes individuale. Kur flasim për demokraci, flasim për një akt praktik të pjesëmarrjes edhe të ndjenjave personale. Arti mund ta ofrojë këtë mundësi.” 

Vepra është emri, emri është mbiemri 

“Titulli është një element, një faktor shumë i rëndësishëm sa edhe vepra e artit…”. Kështu e filloi shpjegimin Sislej kur e pyeta se mos ndoshta heqja e titullit nga cilado vepër e artit do të linte më tepër hapësirë për shikuesin që të ndërmarrë rrugëtimin individual, pa shenja, drejt përjetimit të veprës artistike, që ai të vazhdojë më tutje: “Kur e krijon një titull, ai është një intensitet, krijon një hapësirë konceptuale edhe ofron një mundësi të perceptimit. Unë gjithnjë i qasem kësaj si momenti kur fëmijët lindin; ata e kanë një emër dhe një mbiemër. Për mua titulli është shumë i rëndësishëm për reflektimin e ndjenjave të mia ndaj veprës dhe kohës”.  

Mes ujit dhe impresionizmit 

Duhet ta pranoj se emri Sislej për mua ishte mjaft intrigues. Përpjekjet e pasuksesshme për ta gjetur kuptimin, rrënjën e emrit, u transformuan në pyetje konkrete: “Prej nga ky emër? Si ky emër? Kuptimi?”. Dhe, rrëfimi filloi: “Fillimisht babai ka dashur të ma vërë emrin Ujë!” Vetëm e paramendova sa i jashtëzakonshëm dhe njëkohësisht sa ordiner do të ishte një emër i këtillë. Po të mos ishte gjyshja, ndoshta unë sot do të bashkëbisedoja me Ujin. “Ajo ka insistuar që të mos ma vërë emrin Ujë”, e vazhdon rrëfimin Sislej “nga frika që mos ndoshta sa herë të kërkojë dikush ujë, unë të kthehem duke menduar se më thërrasin mua”. Këtu rrëfimi merr drejtim impresionist dhe babai vendos t’ia vërë mbiemrin e impresionistit Alfred Sisley-it, me ndryshim të shkronjës y në j, duke na sjellë përsëri te konkluzioni i përbashkët se vepra është emri, ndërsa emri është mbiemri. /albinfo.ch

Hapet “Art Basel”, panairi më i madh i artit, merr pjesë edhe Sislej Xhafa

Art Basel, panairi më i madh ndërkombëtar i artit, është vendi ku koleksionistët e pasur mblidhen çdo vit. Ai i ka hapur dyert të enjten në Bazel të Zvicrës, në një klimë disi të paqartë pavarësisht shitjeve spektakolare të kohëve të fundit.

Për edicionin e tij të pestë, organizatorët kanë i kanë rezervuar vendin e nderit artistëve pjesëmarrës, në pjesën e panairit që i rezervohet veprave monumentale që blihen nga muze ose nga koleksionistë privatë shumë të mëdhenj.

Ndryshe nga bienalja e Venecias, ku disa koleksionistë shkojnë zakonisht pas ndalimit në Bazel, art Bazel është mbi të gjitha një event komercial.

Në hapësirën e rezervuar për galeritë, që mirëpret koleksionistët e pasur dy ditë para hapjes për publikun, veprat më të bukura gjejnë zakonisht pronarët e rinj në vetëm pak orë. Janë 290 galeri që përfaqësojnë rreth 4 mijë artistë në panairin e Bazelit që do të qëndrojë i hapur deri më 16 qershor.

Artisti Sislej Xhafa po merr pjesë me punën e tij të radhës artistike në Panairin Art Basel.

“Ovoid Solitude” fokusohet në një 80 vjeçar në Kubë, i cili shet vezë, dhe i cili brenda panairit do të punojë në një hapësirë që është identike me dyqanin e tij në Havana.

Shitëri i vezëve, me ndihmën e Sislejit ka marrë vizën dhe të gjitha dokumentet e nevojshme për të dalë jashtë Kubës, për herë të parë. Emri i tij është Raúl Postillo Zamá.

“Projekti fokusohet në çështjet e ndarjeve, mureve, kufinjve” tregon Lorenzo Fiaschi – drejtori i Galleria Continua e cila edhe e përfaqëson Xhafën si artist, shkruan KultPlus.

Xhafa është aktiv në jetën artistike të Evropës, ndërsa është vetëm njëri nga pjesëmarrësit e këtij edicioni të Art Basel në Zvicër, në kuadër të ekspozitës UNLIMITED.

UNLIMITED vizitohet çdo vit 95 mijë njerëz nga mbarë bota, pasi ofron artistët më në zë të momentit dhe punët e tyre thumbuese.

Ka qenë gjithmonë Sislej Xhafa ai që ka ditur të ngacmojë me artin e tij, dhe këtë po e bën edhe tash në ART BASEL – panair i respektuar i artit.

Siç përshkruhet në konceptin e punës, asgjë afër personazhit nuk shkruan se ai është artistik apo se kjo është një performancë. A është arti më i madh se jeta? A janë në barazim? A krahasohet arti me realitetin? Këto janë disa pyetje që dalin prej punës. / KultPlus.com

Sislej Xhafa dhe kubanezi i cili shet vezë, bashkë në Art Basel

Artisti Sislej Xhafa po merr pjesë me punën e tij të radhës artistike në Panairin Art Basel.

“Ovoid Solitude” fokusohet në një 80 vjeçar në Kubë, i cili shet vezë, dhe i cili brenda panairit do të punojë në një hapësirë që është identike me dyqanin e tij në Havana.

Shitëri i vezëve, me ndihmën e Sislejit ka marrë vizën dhe të gjitha dokumentet e nevojshme për të dalë jashtë Kubës, për herë të parë. Emri i tij është Raúl Postillo Zamá.

“Projekti fokusohet në çështjet e ndarjeve, mureve, kufinjve” tregon Lorenzo Fiaschi – drejtori i Galleria Continua e cila edhe e përfaqëson Xhafën si artist, shkruan KultPlus.

Xhafa është aktiv në jetën artistike të Evropës, ndërsa është vetëm njëri nga pjesëmarrësit e këtij edicioni të Art Basel në Zvicër, në kuadër të ekspozitës UNLIMITED.

UNLIMITED vizitohet çdo vit 95 mijë njerëz nga mbarë bota, pasi ofron artistët më në zë të momentit dhe punët e tyre thumbuese.

Ka qenë gjithmonë Sislej Xhafa ai që ka ditur të ngacmojë me artin e tij, dhe këtë po e bën edhe tash në ART BASEL – panair i respektuar i artit.

Siç përshkruhet në konceptin e punës, asgjë afër personazhit nuk shkruan se ai është artistik apo se kjo është një performancë. A është arti më i madh se jeta? A janë në barazim? A krahasohet arti me realitetin? Këto janë disa pyetje që dalin prej punës. / KultPlus.com

‘Rosa Azul’, do të hapet ekspozita e Sislej Xhafës në Kubë

Artisti Sislej Xhafa po e bën gati ekspozitën e tij të radhës.

Xhafa, një prej emrave më të mirë të artit bashkëkohor ndër shqiptarë, me 19 të këtij muaji në Havana do të hapë ekspozitën e radhës personale.

“Rosa Azul” do të hapet me një performancë me titullin “Again and Again”, ndërsa po të njëjtën natë do të performojë edhe Orkestra ‘Solistas de la Habana’.

Xhafa kësaj radhe do të pushtojë Muzeun Kombëtar të Arteve të Bukura në Havana – në Universal Art Building.
Ekspozita e parë gjigante e Xhafës në Kubë ka punë artistike të Xhafës në retrospektivë por edhe punë të krijuara enkas për ekspozitën.

“Rosa Azul” është një dedikim për bukurinë e ishullit Havana rrethuar nga trazirat globale dhe për njerëzit e veçantë të kësaj pjese të botës.

Kurator i ekspozitës është Jorge Fernandez Torres. Sipas tij, ekspozita e sjellë me vete dramën e tokës së Sislej Xhafës dhe kujtimet e tij nga konflikti në Ballkan.
“Puna e Xhafës është një elegji për rezistencën nga perspektiva e krijuesit që provon të vëzhdojë të gjitha metodat tona për mbijetesë. Sislej ka ndërtuar një karrierë prej nomadizmit që e karakterizon, duke udhëtuar në vende të ndryshme: Angli, Itali e Amerikë. Megjithatë, sjellja e tij nuk është ushqimi i stereotipit të artistit etnograf që kultivon marrëdhënie sipërfaqësore në vendet ku ai shkon” thotë kuratori i ekspozitës në konceptin e tij kuratorial, shkruan KultPlus.

Sislej Xhafa para pak muajsh hapi në Prishtinë ekspozitën në Galerinë e Arteve të Kosovës. Ai ka prezantuar Kosovën, Shqipërinë dhe Italinë në Bienalen e Venecias në Itali ndërsa ka ekspozuar në Manifesta në Ljublanë, në MoMA, në Suedi, në MAXXI Museum në Itali, në Prism Misericordia në Kaliforni dhe në galeri të tjera prestigjioze. / KultPlus.com

Tre shqiptarë pjesë e ekspozitës ndërkombëtare të artit bashkëkohor në Armeni

Me rastin e 100-vjetorit të themelimit të Republikës së Armenisë, Yerevan do të hapë dyert për të mirëpritur ekspozitën ndërkombëtare të artit bashkëkohor, shkruan KultPlus.

Pjesë e kësaj ekspozite në të cilën do të ekspozohet puna e më shumë së 70-të artistëve ndërkombëtarë do të jenë edhe artistët shqiptarë Sislej Xhafa, Anri Sala dhe Adrian Paci.

Kjo ekspozitë do të mbahet më 25 shtator deri më 25 tetor si dhe do të zhvillohet në qendër të qytetit, në shtatë lokacione të ndryshme.

Kjo ngjarje përfshin një numër të madh të aktiviteteve si punëtori dhe diskutime me personalitet ndërkombëtare të fushës së artit.
Kjo është njëkohësisht edhe ekspozita e parë e artit bashkëkohor në Yerevan, brenda të cilës qëndrojnë të kombinuara piktura, skulptura, fotografi, video, instilacione e të tjera. Për më shumë informata klikoni këtu./ KultPlus.com

2.500 vizitorë për ekspozitën e Sisjel Xhafës që nxiti shumë reagime

Ekspozita personale e artistit Sislej Xhafa, “Të dua pa e ditur”, del të jetë më e vizituara së paku në dy vjetët e fundit.

Ani pse Galeria Kombëtare e Kosovës nuk shet bileta, sipas numërimit që u është bërë atyre që në dy muajt e fundit – sa ishte e hapur ekspozita e Xhafës – që kanë frekuentuar sallat e institucionit, është 2609. Sipas menaxhmentit të GKK-së, në krahasim me ekspozitat paraprake, “Të dua pa e ditur” – e cila nxiti edhe protesta – është trefish më e vizituar.

Për këtë radhiten disa arsye: nami botëror që gëzon artisti Xhafa, audienca që kohëve të fundit është rritur në ekspozitat e artit konceptual e provokimi me tetë lopë në një stallë të improvizuar ku zinte vend vepra “Dheu i thurur”.

“Mund të them se në dy vjetët e fundit është ekspozita më e vizituar. Është sa trefishi i ndonjë ekspozite tjetër. Mendoj se ka ndikuar emri i artistit, por edhe natyra e ekspozitës. Projekti me lopët ka bërë shumë bujë”, ka thënë drejtoresha e GKK-së, Arta Agani për Koha Ditore./ KultPlus.com

Kuratorja italiane flet për veprën e Sislej Xhafës

Kuratorja e nohur italiane Cristiana Colli ka folur për mediet italiane për instalacionin më të fundit të Sislej Xhafës.

Ajo është shprehur se “obbobobbobo dul peshku’ me të cilën artisti u prezantua në “Demanio Marittimo Km-278”, në Itali, është një “instalacion site specifik” që flet për Kosovën, e cila bëhet një fjalë që përshkruan të zezën në hapësirën e detit që është një rrugëtim, një kapërcim, një platformë, një autostradë likuide. “Artisti matet me komunitetin: atë që jeton në këtë bregdet me rast të eventit”. Bëhet fjalë për një maratonë në plazh dedikuar artit, arkitekturës dhe dizajnit, që zgjati për 12 orë dhe u kurua nga Colli. Ndërkohë që ajo rrëfen se artisti shqiptar është njohur me bregdetin e “Marzocca di Senigallia” një vit më parë gjatë edicionit të shtatë të “Demanio Marittimo Km-278”, duke bërë një farë leximi të peizazhit.

“Në një farë mënyre Sislej ka kapur sensin poetik të kësaj panorame”, është shprehur ajo për instalacionin e inauguruar në 21 korrik të vitit 2018. Sislej Xhafa me këtë instalacion të pazakontë ka kapur shpirtin e vendit duke e lidhur me shpirtin e kohës, në një dialog ideal midis komuniteteve që gjenden mes Adriatikut dhe Kosovës. Instalacioni është realizuar falë zhvillimit teknologjik të një software-i. “Një monument tingujsh në transit që pret dhe redukton, përfshin, mirëpret, lidh dhe shoqëron njerëzit, komunitetin, format dhe ekzigjencën. Treni që kalon paralelisht me linjën e detit vizaton peizazhe, mundësi, limite, përkatësi të përkohshme. Vizaton magjinë dhe nevojën, prek lehtë ujin e kripur, hyn në tokë, takon SS16, vëzhgon A14, ecën drejt Jugut, Mesdheut. Dhe shikon Lindjen”, shprehet kuratorja italiane.

Zhurma e një treni që kalon, pasohet me aktivizimin e një duartrokitjeje, e cila është regjistruar në një teatër të Prishtinës gjatë muajit qershor të këtij viti. “Janë shumë të rëndësishme, në fillim deti, treni dhe pastaj vendi, plazhi i zakonshëm, i thjeshtë, modest, pa eskluzivitet. Inkluzivitet…” shprehet vetë Sislej, ndërsa në sfond të instalacionit dëgjohet zhurma e detit dhe treni pritet të kaloj përsëri. “Në Luftën e Kosovës, trenat janë përdorur për dëbimin masiv të njerëzve, ndërsa gjatë komunizmit në Shqipëri njerëzit nuk janë lejuar të peshkojnë. Shteti nuk e lejonte një gjë të tillë”, shprehet artisti. Duartrokitjet dhe treni përsërisin ciklin e tyre. “Por trenat kanë qenë gjithashtu si një sinjal progresi, një dëshirë për liri si peshkimi. Kur njerëzit shikonin peshqit nuk mund t’i preknin dhe ndaj bërtisnin ‘obbobobbobo dul peshku”’, shpjegon Xhafa./ KultPlus.com

Lopët e Sislej Xhafës, lopët e Zvicrës dhe lopët e protestuesve të Kosovës

“Love you without knowing” ka përfshirë gjithë këtë “rrëmujë” mediatike që në shqip do të thotë “Ju dua pa e ditur”, që në fakt, Sislej Xhafa e di saktë që na do duke e ditur.

Shkruan: Ardianë Pajaziti

“Lopët e para zvicerane fluturuan në Kosovë”, ky ishte njëri ndër titujt e shumtë të artikujve në mediet zvicerane për kampanjën “Lopët për Kosovën” në shtatorin e vitit 1999, kur zviceranët ndihmuan Kosovën me rritjen e bagëtisë së shkatërruar nga lufta, dhe në të njëjtën kohë të furnizonin popullatën me qumsht. Zvicra në atë kohë për këtë kampanjë kishte ndarë 2 milionë franga për lopët zvicerane, të cilat për në Kosovë ishin sjellë me aeroplanë.

500 krerë lopë ishin përcjellë me vëmendje të madhe nga mediet zvicerane, ku udhëtimi i tyre me aeroplanë ishte në vëmendjen e institucioneve qysh nga koha e ngarkimit të lopëve në aeroplanë, e deri te aterimi në Kosovë, udhëtim që kishte zgjatur për dy orë.

Dhe qysh në vitin 1999, furnizimi i Kosovës me lopë të Zvicrës kishte ngacmuar edhe artistin Sislej Xhafa, i cili për gati njëzetë vite kishte punuar që të bëjë një vepër arti me lopët.

Që të bënte një vepër arti me lopë, zemra i rrihte që ta realizonte me Zvicrën, me vendin që i fali Kosovës 500 krerë lopë. Gati 20 vite më parë, kishin udhëtuar 500 lopë në drejtim të Kosovës, kurse tashti, ai dëshironte që tetë sosh ti dërgonte në drejtim të Zvicrës. “Lopët e Kosovës do ti takonin të afërmit e tyre në Zvicër”, ishte njëri nga shpjegimet e Xhafës, në një takim të hapur në Kosovë.
Mirëpo, dërgimi i lopëve të Kosovës nuk kishte thelbin që ato lopë ti takonin lopët e Zvicrës, por mesazhi i Sislej Xhafës ishte te falenderimi, që si një artist kosovar të falenderonte Zvicrën, pikërisht nëpërmjet këtij projekti artistik, që ky shtet helvetik ndihmoi vendin e tij të shkatërruar nga lufta.

Kostoja e lartë e udhëtimit të lopëve të Kosovës në drejtim të Zvicrës ka bërë që ky projekt mos të aprovohet si i plotë, pasi që, zviceranët kërkuan që lopët të huazoheshin nga ndonjë fermë e Zvicrës. Por Sislej nuk e konsideroi këtë projekt të kompletuar nëse lopët do të vinin nga një vend tjetër dhe jo nga Kosova, zemra e tij nuk ishte e plotë që projekti i tij “Love you without knowing” të bëhej pa lopët e Kosovës. Se vetëm me lopët e Kosovës do ti tregonte botës se si kosovarët janë kujdesur kaq mirë për këto kafshë.

Dhe tetë lopë Kosove, ka disa javë që janë vendosur në Galerinë Kombëtare të Kosovës, të cilat janë pjesë e projektit të Sislej Xhafa, vepër artistike që është përcjellë me shumë zhurmë në Kosovë.
Aktivistë për mbrojtjen e të drejtave të kafshëve tashmë kanë mbajtur edhe një protestë, me mendimin se lopët janë duke u keqtrajtuar dhe disa nga pankartat që kanë përdorur në këtë protestë ishin ‘Vuajtja nuk është ART’, ‘ Galeria e Ahrit’, ‘Kafshët nuk i durojnë zhurmat e qytetit’ sikurse që kanë deklaruar edhe atë se: Ne nuk jemi kritikë të artit, nuk na intereson arti dhe as shija e Xhafës apo artistëve tjerë.

Të gjitha këto reagime kanë ardhur si rezultat i asaj se sipas tyre lopët nuk kanë kushte të mira brenda Galerisë Kombëtare të Kosovës.

Dhe, përderisa dashuria ndaj kafshëve në Kosovë dihet që është mjaftë e vonuar, mbrojtësit e të drejtave të kafshëve në Kosovë po dalin që i duan kafshët më shumë se sa zviceranët, të cilët, për të ndihmuar këtë vend, për të ushqyer këtë vend, për ta rimëkëmbë këtë vend, sakrifikuan 500 krerë lopë të Zvicrës dhe i futën në aeroplan, i “terrorizuan” me zhurmën e aeroplanit, me aterimin dhe me sjelljen e 500 lopëve në një vend të shkatërruar nga lufta, pa ushqim të mirë për nejrëzit e lëre më për kafshët, pa mirëmabtje e pa kujdesë të mirë, për t’ia sjellë Kosovës (të cilët, disa prej tyre nuk i kanë ruajtur por i kanë prerë për mish) , për të rritur gjenerata të shumta, prej të cilëve, sot dalin edhe protestojnë për lopët, të cilat kanë këtë ndërlidhje kohore, pothujase 20 vite më parë, e që ka vetëm një mesazh, falënderues për shtetet që e bënë Kosovën.

Dhe këta protestues do të faleshin nëse nuk e njohin artin, sepse jo të gjithë janë artistë, por nuk mund të falen që të njëjtit të mos dinë tmerret e luftës, që me ndihmën e këtyre lopëve, me erën e bajgave dhe të ahurit, sot arrijnë të pispillosur deri edhe te një ekspozitë. Sepse, Sislej Xhafa me këtë ekspozitë na kujtoi ku ishim para 20 viteve, me mënyrën se si u ushqyem, se si mbijetuam dhe se nuk harrojmë të jemi falenderues. Sepse, Sislej Xhafa gjithmonë kthehet te rrënjët.

Dhe këtë ekpzoitë e solli në mënyrë solmene, po aq solemne sikurse para pothuaj 20 viteve kur ateruan 500 lopët zvicerane në Kosovë, vetëm se tashti dallimi është shumë i madh. Si të uritur që ishim në vitin 1999, lopët janë mirëpritur shumë mirë për shtimin e bagëtive për familjet në nevojë, kurse tashti, si elegantë që jemi, na pengon era e bajgave në Galerinë Kombëtare të Kosovës.

Sislej Xhafa është i njohur për shkaktimin e rrëmujave. Ekspozita e tij është hapur tash e disa javë dhe zhurma mbi këtë ekspozitë po vazhdon ende, nëse do të ishte ndryshe, nuk do ti pëlqente as Sislej Xhafës. Sislej Xhafa një rrëmujë të tillë kishte shkaktuar edhe në Bienalen e Venedikut. Në vitin 1997, atëherë kur Shqipëria nuk kishte Pavijon në Bienalen e Venedikut, artisti kosovar kishte krijuar “Pavijonin Klandestin”, i cili me një fanellë të kuqe e me një top, kundërshtonte qasjen e Bienales për artistët e “botës së tretë”.

E përderisa vazhdon kjo zhurmë për lopët, për keqtrajtimin e tyre, për erën e bajgave në Galerinë Kombëtare të Kosovës, për koston e lartë të këtij projekti artistik, Sislej Xhafa po brenda projektit “Love you without knowing” arriti të fusë maskat brenda Parlamentit të Kosovës. Ai këtë performancë e ka përshkruar më shumë me kujtimin e paraqitjes së parë të UÇK-së, mbi të cilën edhe i është dhënë leja që të futej në Parlament, se ndryshe leja nuk do ti ipej për mesazhin e vërtetë të kësaj performance. Maskat kishin një adresim tjetër, pikërisht institucionin brenda të cilit u mbajt edhe kjo performancë. “Love you without knowing” ka përfshirë gjithë këtë “rrëmujë” mediatike që në shqip do të thotë “Ju dua pa e ditur”, që në fakt, Sislej Xhafa e di saktë që na do duke e ditur./KultPlus.com

Ka filluar protesta kundër trajtimit të lopëve nga artisti Sislej Xhafa (FOTO)

Është paralajmëruar që sot në ora 16:30 të mbahet protestë para Galerisë Kombëtare të Kosovës nga aktivistët për të drejtat e kafshëve – United for Animals – UFA.

Kjo protestë po vjen pas hapjes së ekspozitës së artistit kosovar të njohur ndërkombëtarisht Sislej Xhafa, i cili në ekspozitën e titulluar “Të dua pa e ditur”, përveç të tjerash ka edhe veprën “Eight Kosovo Coës”, ku në oborrin e Galerisë Kombëtare të Kosovës, është ndërtuar një ahur në të cilin janë gjithsej tetë lopë që qëndrojnë dhe do të qëndrojnë aty përgjatë 1 muaji, shkruan KultPlus.

Protestuesit tashmë kanë filluar të mblidhen para Galerisë Kombëtare ku edhe po vendosin pankarta me mbishkrime të ndryshme kundër kësaj ekspozite. Ata potencojnë se nuk janë kundër artit po kundër trajtimit që po ju bëhet lopëve.

Ndërsa, sot gjatë ditës, ende pa filluar protesta, udhëheqësit e Galerisë Kombëtare të Kosovës, kanë thirrur konferencë për media ku u bë e ditur e gjithë mirëmbajtja e lopëve. Në konferencë të pranishëm ishin drejtoresha e galerisë Arta Agani, përfaqësuesi i Këshillit Drejtues të galerisë Driton Axhami dhe pronari i lopëve Arben Avdiu.

Si fillim Arta Agani, tha se është e dhembshme që detyrohet të diskutojë çështje të cilat sipas saj duhet të jenë të nënkuptuara dhe të bazuara në kredibilitetin e institucionit të cilin ajo drejton dhe MKRS.

Ndërsa, sa i përket krejt kësaj ‘zhurme’ që është krijuar rreth kësaj ekspozite, vetë artisti Sislej Xhafa është deklaruar vetëm me një fjalë të cilën ia kishte dërguar drejtoreshës së GKK-së, për ta lexuar.
“Unë jam vegjetarian, ju dua pa e ditur”, ka thënë Xhafa./KultPlus.com

Sislej Xhafa për protestën që mbahet sot nga UFA: Unë jam vegjetarian, ju dua pa e ditur

Sarandë Selimi

Sot më 24 korrik, është paralajmëruar protestë para Galerisë Kombëtare të Kosovës nga aktivistët për të drejtat e kafshëve – United for Animals – UFA.

Krejt kjo, ka ardhë pas hapjes së ekspozitës së artistit kosovar të njohur ndërkombëtarisht Sislej Xhafa, i cili në ekspozitën e titulluar “Të dua pa e ditur”, përveç të tjerash ka edhe veprën “Eight Kosovo Cows”, ku në oborrin e Galerisë Kombëtare të Kosovës, është ndërtuar një ahur në të cilin janë gjithsej tetë lopë që qëndrojnë dhe do të qëndrojnë aty përgjatë 1 muaji, shkruan KultPlus.

Kësisoj, pak orë para se të nisë protesta e thirrur ditë më parë, udhëheqësit e Galerisë Kombëtare të Kosovës, kanë thirrur konferencë për media ku u bë e ditur e gjithë mirëmbajtja e lopëve. Në konferencë të pranishëm ishin drejtoresha e galerisë Arta Agani, përfaqësuesi i Këshillit Drejtues të galerisë Driton Axhami dhe pronari i lopëve Arben Avdiu.

Si fillim Arta Agani, tha se është e dhembshme që detyrohet të diskutojë çështje të cilat sipas saj duhet të jenë të nënkuptuara dhe të bazuara në kredibilitetin e institucionit të cilin ajo drejton dhe MKRS.

“Është e dhembshme që një artist i përmasave botërore, dhe institucioni kryesor për art vizual në Kosovë, vihen në pyetje për çështje teknike, derisa qëndron e hapur një ekspozitë origjinale, gjeniale që në formë shumë unike, i referohet çështjeve të ekzistencës, mbijetesës, migrimit, identitetit të Kosovës dhe historisë së saj”, tha ajo duke vazhduar të thotë se të gjitha ato që janë thënë janë spekulime.

“Sipas disa spekulimeve, ne i paskemi izoluar në një “ahur të improvizuar” dhe po “trajtojmë mizorisht” lopët në GKK, kinse edhe ua paskemi shkelur te drejtat lopëve. Ne kemi qenë maksimalisht transparent gjatë rrjedhës së organizimit të ekspozitës së Sislej Xhafës, “Love you without knowing” dhe qëndrojmë pas çdo veprimi dhe çdo vendimi që është marrë për të realizuar këtë ekspozitë. Askush nuk është dëmtuar e aq më pak kafshët për të cilat, disa individë në emër të mbrojtjes së kafshëve po trumbetojnë se ua kemi shkelur te drejtat”, tha Arta Agani.

Gjatë konferencës fjalën e mori edhe pronari i lopëve Arben Avdiu, i cili tha se lopët janë të fermës, nuk janë lopë të natyrës. Ai theksoi se lopët në GKK, kanë trajtim më të mirë se sa në fermën e tij.

“Unë vetë në shtëpi i mbajë brenda në fermë, po sikur të kishin qenë të natyrës, këto nuk kishin mundur të rrinë brenda. Kushtet i kanë shumë të mira, që të gjitha i kanë, kujdesje kanë 24 orë, që unë në shtëpi time natën nuk rri t’i ruaj, a këtu e kanë përkujdesjen 24 orë”, theksoi Avdiu.

Ndërsa, sa i përket krejt kësaj ‘zhurme’ që është krijuar rreth kësaj ekspozite, vetë artisti Sislej Xhafa është deklaruar vetëm me një fjalë të cilën ia kishte dërguar drejtoreshës së GKK-së, për ta lexuar.

“Unë jam vegjetarian, ju dua pa e ditur”, ka thënë Xhafa.

Ndërkohë, protesta do të mbahet sot më 24 korrik, para Galerisë Kombëtare të Kosovës, me fillim nga ora 16:30.

Në vijim po sjellim të plotë listën me gjërat e detajuara të cilat u servohen lopëve në GKK, e krejt këto, sipas rekomandimeve të Ministrisë së Bujqësisë:

Sipas rekomandimit nga Ministria e Bujqesise të cilën e kemi marrë me datën 25 Prill 2018, ndërsa e kemi përditësuar dje, për shkak të spekulimeve të lartpërmendura, këto janë kushtet të cilat duhen përmbushur dhe konform të cilave ne e kemi ndërtuar objektin.

Kafshëve gjatë gjithë kohës së ekspozimit u sigurohet ujë i pastër për pirje dhe baza ushqyese për plotësimin e kushteve fiziologjike dhe kërkesave sipas prodhimtarisë: ushqimit voluminoz (sane apo silazhë), ushqimi i koncentruar për kategorinë përkatëse ( psh për lope qumështore apo për majmëri). Uji dhe ushqimit duhet të jenë të mjaftueshëm gjatë gjithë ditës ( ab limitum);

Në rast se janë në fazën e prodhimtarisë së qumështit bëhet mjelja e tyre së paku 2 (dy) here në ditë. Në rast se kafshët janë në fazën e mëmëzimit ( të vogjlit që janë në fazën e thithjes së qumështit) duhet të mos pengohet mëmëzimi;

Hapësira ka shtrojë të thatë që i mundëson qëndrim komod në vend të thatë (pa lagështi). Për shtrojë zakonisht përdoret kashta, ku ne kemi shtruar beton dhe kashtë.

Hapësira është mjaftueshme për qëndrim. Sipas standardeve zooteknike kërkohet që për gjedhe të ketë të paktën 4 m² për krerë në hapësirë të mbyllur dhe 8 metra katrorë në të hapur. Objekti ynë i ka 120 metra katrorë, pjesërisht të mbuluar, që do të thotë se janë 15 metra katrorë për kokë, tri herë më shumë se hapësira e rekomanduar për brenda dhe dy herë më shumë se hapësira e rekomanduar për jashtë.

Hapësira është e ndriçuar mirë, në mungesë të ndriçimit natyral ka ndriçim të mjaftueshëm artificial ( elektrik);
Lagështia është 75-80% maksimum ndërsa temperatura mbahet nën kontroll.

Gjatë ekspozimit kafshët janë nën mbikëqyrje, ku vetë pronari kujdeset për to dhe ka përgjegjësi të plotë.

Largimi i jashtëqitjeve fiziologjike është i rregullt dhe i vazhdueshëm meqë është instaluar kanalizimi me gropë septike.

Rekomandohet që kafshët të jenë në lëvizje së paku 1 orë në ditë, ku ne brenda objektit e kemi hapësirën në të cilën ato mund të lëvizin lirshëm. Po ashtu, pronari ka mundësi që të nxjerrë ato jashtë objektit, kurdo që e ndien të nevojshme./ KultPlus.com

Ministri Gashi takon artistin shqiptar me famë botërore, Sislej Xhafa

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, ka pritur sot në takim në kabinetin e tij, artistin e njohur Sislej Xhafa.

Në këtë takim, ministri Gashi shprehu mirënjohje për Xhafën dhe tha: “Jam i nderuar që sot pres në takim artistin e njohur Sislej Xhafa. Duke marrë pjesë në ekspozita dhe bienale të ndryshme ndërkombëtare, Xhafa e vendosi Kosovën në hartën ndërkombëtare të artit bashkëkohorë”.

Gjatë këtij takimi përveç tjerash u bisedua edhe rreth artit dhe arkitekturës së vendit tonë dhe rreth artistëve të vendit të cilët me punën e tyre kanë arritur suksese edhe jashtë vendit.

Ministri Gashi, në shenjë falënderimi dhe mirënjohjeje për punën dhe aktivitetin e tij, gjatë këtij takimi i dhuroi Sislej Xhafës simbolin e “Hyjneshës në Fron”.

Ndërkaq, artisti Xhafa tha se ndihet i lumtur që ndodhet këtu. Ai falënderoi ministrin Gashi për pritjen e tij dhe theksoi se është i gatshëm që të bashkëpunojë edhe në të ardhmen./ KultPlus.com

Çfarë thonë artistikisht lopët e Xhafës!

Nga Naser Shatrolli

Stalla e Lopëve, ekspozitë e artistit kosovar Sislej Xhafa, në Galerinë Kombëtare të Kosovës, përkatësisht, në truallin e Kampusit Universitar – Intelektual «Hasan Prishtina», aty ku u sendërtuan themelet e dijes në vitin 1974.

U quajt ngjarje kulturore ekspozita e Sislej Xhafës (artist kosovar me nam konceptual ndërkombëtar) e cila po qëndron e hapur në truallin e Kampusit Universitar, pranë Bibliotekës Kombëtare të Kosovës, njëherësh pranë Akademisë së Arteve të Bukura – aty ku kanë ligjëruar emra të shquar me peshë brushe në histori si; Xhevdet Xhafa (babai i Sislej Xhafës) dhe të tjerë.

Mos të më keqkuptoj dikush meqë do parashtroj disa pyetje, ku jo domosdoshmërish, duhet përgjigjur dikush pyetjeve të mia, meqë është vullnet i lirë qytetar parasegjithash!!

Pjesa e ngjarjes konceptuale artistike në Parlamentin e Kosovës, apo ajo brenda Galerisë Kombëtare, kishte një suzhe, një ide dhe një koncepcion global gjersa ashpër dhe mirë, krijojnë përfytyrime provokative karshi vokacionit ideoestetik dhe mesazhit që përcjellin ato (meqë ky lloj tretmani ideoestetik bazën e ka në koncept) – thënë troç, ato pamje flisnin mjaftueshëm.

Varka si subjekt, e thurur me këpucë, do të ishte roman më vete, gjersa flet për njerëzimin këtu e në botë, të cilët, i ka përbi fati i keq – lufta, balta, uji për një jetë më të mirë, ndërsa, si dëshmi do të ngeleshin këpucët e tyre – Oqeania e pamëshirës globale sot karshi varfërisë globale është bërë pikëpyetje universi më vete!!

Kolltuku në formë prapanice që determinon «secili sot po mendon për “bythën” e vet – luftë për të rehatuar bythën» ishte gjetje e qëndrueshme!
Por çka mund të thuhet konkretisht për lopët e gjalla në një Galeri Arti – A ka të bëjë me efekte mediale gjetja e artistit – për të thënë se qytetarët nuk e kanë vendin këtu, ose, qyteti është shndërruar në stallë plehurinash – nisur me artin, kulturën, shkencën, politikën dhe se a duhet bërë diçka apo duhet ngelur kështu..!!!

Pse lopët në Galeri?!
Vizitorët mezi po prisnin për të parë nga brenda lopët e Xhafës.
A fshihet sherri i konceptit të Xhafës këtu – për të futë me vetëdije ajkën kulturore dhe politike e qytetare në stallë? për të shijuar aromën e bajgave të lopës? a do të ishte e mjaftueshme kjo si ide..!!!

Çka i ofron një fëmiu modern nga Prishtina kjo stallë? çka do të mësonte ai nga kjo – a do ti mjaftonte vetëm me pa në televizor Lopën..!!!???
A do të ishte kurdisje e qëndrueshme sikur lopët do të liheshin të lira të lëviznin brenda galerisë, që të byryteshin me brirë nëpër muret e saj për të dhënë një mesazh të fort!!!

A do të ishte intriguese nëse një vizitor do të futej me këpuca të reja në bajga për të shijuar ekspozitën? a do të përcillte mesazhe konkrete në aspektin intutiv – vetëdijesues!!!!

Çfarë thonë lopët e Xhafës artistikisht!?
A do të marr status të veçantë Lopa në momentin që hynë në stallën e Xhafës!?
Pse në Kosovë Lopa krahasohet me vetëdijen qytetare!
P.sh. «Oj lopë», «spakse dy «koçe» mend, «oj lopë e shehrit», madje Lopa është përdorur si sharje ndaj femrës në Parlament!!!

Çfarë fshihej pas dërrasave të Xhafës!?
Përse kishte futur 8 lopë në stallë dhe nuk ishte vetëm një!?
A është plehurinë artistike arti kosovar? a është në nivel të lopës arsimi në Prishtinë? a është në shkallë të stallës vetëdija e përgjithshme në një qytet ku frekuentojnë gjithë bota studentore? A është aromë plehurine qyteti ku ne jetojmë sot!?

Kush i solli lopët në Prishtinë, ishte lopar ai? fukara që ka nevojë për para? A ua ka lëshuar me qira lopët për dy muaj, që të mbahen të mbyllura për përfitime materiale!!!

A është mesazh i qartë për Artistët e sodit që derdhin ngjyrat e shpirtit brenda pëlhurës së kësaj kulture dhe kësaj shtëpie arti, se, ata nuk e kanë vendin brenda kësaj oaze!!!!

Çka fshihet pas stallës së Xhafës!!
A i ka shkuar nëpër mend Xhafës se poshtë galerisë është Biblioteka Kombëtare, në raftet e së cilës qëndron universi i vlerave njerëzore, duke nisur me njeriun e parë prej nga vjen dhe ai. Mjafton me kthy kokën kah kupola e saj. Është pyetje!!??
«Fëmijët nëse e shikojnë lopën në galeri përmes televizorit, a do të mjaftonte kjo sipas idesë autoriale të artistit»!!!

A do të ishte më e qëndrueshme vepra nëse Autori do të kursehej që të shpjegoj suzheun konceptual – në principin e domenit profesional!?
A është analizuar mirë stalla në oborrin e Galerisë – Si do të reagonin kalimtarët?
A do të ishte qëllim era e bajgave që të depërtoj në hapësirën e përgjithshme të Kampusit Universitar!?

Çfarë fshihet pas stallës së Xhafës!?
Nëse do të fuste Lopët në Kishën Ortodokse, gjersa ajo qëndron në truallin e Shkencës, Dijes dhe Artit, a do të merrte kuptim bazik Lopa!?

Cili është statusi i Lopës!?
Lopa ka një status – Është LOPË në fshat – a do të ndryshonte statusi i saj me ardhjen e saj në qytet!!!!
A do të ndryshojnë qytetarët e Kosovës në aspektin e zhvillimit, emancipimit apo do të ngelen brenda logjikës së kësaj stalle – pyetje është?!
Lopa vlerësohet si strehë e mizave gjersa ato jetojnë nën bishtin e saj!! A është mision e vizion i shoqërisë kosovare për të ngelur të përbuzur brenda kësaj logjike karshi manifestit kulturor global..!!!

Po të kishin gojë Lopët, çfarë do të thonin ato..!!!! / KultPlus.com

Sislej Xhafa: Veprat e mia nuk më takojnë mua, mbaj distancë prej tyre

Alberina Haxhijaj

Sislej Xhafa përmbylli projektin e tij “Të dua pa e ditur” duke shpalosur detaje të këtij projekti, projekteve të mëparshme por edhe detaje të projekteve që tashmë janë në realizim e sipër, shkruan KultPlus.

Sislej Xhafa gjatë tërë ditës dje ka prezantuar në lokacione të ndryshme projektin e tij të titulluar “Të dua pa e ditur” e që përbëhej nga “Bazeni më dymbëdhjetë kitrra”, “Bilbili” dhe “Lepuri i bardhë”, projekt i cili u përmbyll sot me pjesën “Lepuri i Zi”, në Kino Armata.

“Lepuri i zi” ishte në fakt një bashkëbisedim në mes të kuratorit Jerome Sans dhe artistit, por edhe të pranishmeve, rreth gjithë krijimtarisë së artisti duke u fokusuar te projekti “Të dua pa e ditur”.

Artistit ka filluar projektin e tij të quajtur “Të dua pa e ditur” në Pejë, prandaj fillimisht bisedoi për vendlindjen e tij dhe për veprën “Lost and Found”.

“Pikërisht këtë veprën e kam vendosur në atë lokacion pasi që njerëzit duhet që të ecin dhe të ngjitën nëpër Shtegun e Shëndetit dhe pas një ecje të gjatë e të bukur në mes të asgjëje gjejnë veprën ‘E humbur dhe e gjetur’”, theksoi artisti.

Gjatë ecjes mund ta humbësh vetën apo ta gjesh dhe siç thotë edhe artisti në këtë rast natyra dhe vepra së bashku bëjnë një kombinim të përkryer.

Por, Peja dhe pikërisht vendi afër Bazenit krijon edhe një lidhshmëri me fëmijërinë e artistit i cili pikërisht aty kujton momente nga fëmijëria e tij duke u larë në ujin e Lumëbardhit.

“Vepra që kam zgjedhur “Lost and found” është një pjesë kyqe pasi që thekson kompleksitetin, sidomos tragjedinë në të kaluarën dhe tranzicionin e tashëm, si dhe mundësin për tu rishëruar dhe ecur përpara edhe pas humbjeve që kemi pasur gjatë luftës. Njerëzit nga Kosova duhet që të shohin paqe”, thekson artisti i cili shpreh se veprën e ka vendosur në mes të natyrës pasi që pikërisht natyra i jep asaj edhe dimension të ri.

Mirëpo përderisa vepra “Lost and Found” është mishëruar me natyrën në Pejë dhe me pamjen e maleve të Rugovës, në Prishtinë artisti ka bërë të kundërtën. Ai ka sjellë natyrën në qytet, saktësisht në Galerinë Kombëtare të Kosovës, duke thyer murin dhe duke ju ofruar të pranishmëve që të shohin disa lopë brenda një hambari.

“Kur kam filluar që të punoj për herë të parë për këtë projekt ka ndodhur para se të flas me Artën (drejtoreshën e galerisë së Kosovës), për një ekspozitë në Zvicër ku zgjedhën disa projekte dhe unë fillova që të mendoj se çfarë të dërgojë. Pas vitit 1999 ka pasur katastrofa njerëzore por edhe në agro-kulturë, pasi që ne jemi edhe një shoqëri që në thelb ka agro-kulturën. Sidoqoftë, projekti im konsistonte në atë që pasi Zvicra dhe Gjermania e ndihmuan Kosovën aq shumë në agro-kulturë të dërgoj disa lopë nga Kosova në Zvicër për të vizituar të afërmit e tyre”, u shpreh ai.

Tutje ai theksoi se një ndër sfidat më të mëdha ishte dërgimi i lopëve nga Kosova në Zvicër e që kërkonte procedura të shumta dhe kontrolle.

“Pas disa kohëve kuptuam se projekti për shkak të vështirësive në realizim, pasi që unë këmbëngulja që lopët të ishin nga Kosova, nuk funksionoi. Meqenëse lopët vinin nga Kosova dhe kishin mbetur në Kosovë ishte shumë e rëndësishme që ta bëjë këtë pjesë dhe t’ia paraqisja audiencës në Kosovë”, shprehet artisti.

Duke biseduar për këtë projekt ai vazhdon tutje: “Kjo pjesë është për ata që nuk janë nëpër institucione por për të tjerët, për një fëmijë i cili mbase do e shoh veprën përmes televizorit dhe do i thotë babit të tij “unë i kam parë lopët”, dhe nëse e kam arritur këtë kjo më bënë të lumtur”.

E për faktin se puna e tij në një mënyrë apo tjetrën ngjallë pyetje për vendlindjen e artistit apo lidhet me të, sikur një lloj melodie që e përcjellë pas, artisti thotë: “Nuk kam si t’i shmangëm”.

Sislej Xhafa i cili jeton në New York, u shpreh se këtë e bënë për shkak të ndërtesave të larta dhe pamjes që ka qielli atje ku çdo gjë është e madhe dhe të bënë të ndihesh i vogël, lehtë për tu fshehur dhe për të humbur.

Pikërisht këtë, të fshihet, e kërkon edhe artisti i cili zgjohet shumë herët për të krijuar projekte të reja, të cilat i krijon në zyrën e tij, e që është brenda dollapit të rrobave.

Një studio e cila është shumë intime për të e që nuk e kanë parë as kuratorët të cilët për vite kanë punuar më artistin. Kështu përgjatë viteve studio e artistit është shndërruar çdo hotel, çdo stacion treni apo çdo vend tjetër, në të cilin ai ka ftuar njerëz të ndryshëm për të diskutuar për punë.

“Unë dëshiroj të bëjë të kundërtën, nuk kam asgjë kundër artistëve të cilët janë të dhënë pas shkëlqimit apo dritave por unë bëjë të kundërtën. Mendoj që është shumë më mirë që të investoj në veten time, të jem i padukshëm dhe kur të kem diçka, ta vë atë në pah dhe të kthehem përsëri në strehën time”, u shpreh ai.

Për veten e tij ai shprehet se është artist i cili i takon “Renesancës së shëmtisë”. Gjithë kjo pasi që bota po kalon nëpër momente të cilat janë të shëmtuara, e ndaj të cilave artisti nuk mund të jetë indiferent pasi që sipas tij të jesh indiferent dhe të veprosh si hipokrit ndaj asaj që ndodh nuk është zgjedhje. Prandaj ai është çdo herë duke sfiduar veten dhe duke vënë në pyetje realitetin.

“Gjithmonë përpiqem ta sfidoj vetën time dhe kur mendoj për veprat e mia asnjëherë nuk jam i lumtur dhe më pëlqen të distancohem nga ato. Veprat e mia më nuk me takojnë mua por i takojnë publikut dhe dëshirojë që të mbajë distancë prej tyre”, shprehet ai.

Sislej Xhafa po ashtu theksoi se për të ka rëndësi shumë hapësira dhe shfrytëzimi i hapësirës, diçka që mundohet ta bëjë çdo herë. Por kur vjen puna te politika, “Unë nuk jam politikan”, thekson artisti i cili beson se politika është arti i të folurit dhe arti është një politikë e eksperiencave.

E tillë, ndoshta mund të konsiderohet edhe vepra “Again and Again” të cilën artisti tregon që filloi ta mendoj gjatë kohës sa ishte në Kosovë, vite më parë.

“Vepra flet për fuqinë ndërsa muzika është melankolike dhe është e kundërt me pamjen çka sjellë bilancin e përkryer. Jam shumë i lumtur që më është mundësuar të prezantohet në Kuvend dhe është një veprim shumë i guximshëm nga qeveria pasi që është një pjesë shumë e fuqishme në të cilën besoj”, u shpreh ai.

Artisti diskutoi edhe për veprat e tij të tjerat të cilat në një mënyrë apo tjetrën sikur kanë mbishkrimin “Made in Kosovo”, prapa tyre. Duke përfshirë edhe veprën e tij të ardhshme “Ooo booo booo doli peshku”.

Në të artisti ka përfshirë edhe një incizim të realizuar pikërisht në Kino Armata, nga një grup studentesh. Incizim në të cilin dëgjohen duartrokitjet e tyre. / KultPlus.com

Sislej Xhafa vjen në Prishtinë me ekspozitën si nderim për rrënjët tona

Arbër Selmani

Në hyrje të ekspozitës janë disa lopë, për të cilat është thyer muri i Galerisë Kombëtare të Arteve në Prishtinë. Ato kësisoj shihen, janë pjesë e oborrit por jo nga jashtë, veç nga brenda.

Lopët janë të Kosovës. Era vjen Kosovë. Sisleji është vetë kosovar, me rrënjë kosovare, me erë kosovari, me historinë e tij prej kosovari, pa marrë parasysh në çfarë vendi jeton e ku gëzon më shumë famë.

Sislej Xhafa i solli kësisoj mbrëmë në Prishtinë veprat e tij të renditura e të gatshme për audiencën e cila do të reflektojë e analizojë mbi to. Një ombrellë me rroba varur poshtë saj, një anije e realizuar me mbathje refugjatësh, zemra e madhe me tela dysheku, vepra të tjera të Sislejit kanë ardhur në një ekspozitë që potencohet gjithmonë se nuk është retrospektive por introspektive, me Sislejin si kryefjalën e krijuesin e të gjitha punëve artistike ndër vite.

“Kjo ekspozitë është një tribut për dashurinë. Ndihem tejet i nderuar që Sisleji ka ardhur me një ekspozitë në Prishtinë, nuk më besohet që po ndodhë kjo këtu. Kjo është një ekspozitë për të vlerësuar rrënjët, aty prej nga vijmë” ka thënë mes tjerash kuratori i ekspozitës, Jerome Sans në hapje të ekspozitës. Ky burrë nga viti 1999 deri në vitin 2006 ishte drejtor artistik i Palais De Tokyo në Paris, një prej hapësirave më të mira të artit bashkëkohor në Evropë dhe më gjerë.

“love you without knowing” është ekspozita e parë e Sislej Xhafës, artistit kosovar të njohur ndërkombëtarisht, në atdheun e tij. I lindur në vitin 1970, në Pejë, Xhafa ka jetuar ekzistencë nomade që prej largimit nga Kosova në vitet e para të të 1990-ave. Si një udhëtim introspektiv nëpërmes universit të tij unik, kjo retrospektivë madhore është shprehje e dashurisë së artistit ndaj atdheut – brishtësisë, fuqisë, gjallërisë dhe dhunës së tij.
Nënshkrimi i Sislejit dhe thënia “Love you without knowing” të shoqëronin të parat në katin e dytë të ekspozitës, në të njëjtin kat ku vijnë edhe punët ‘Landscape L’ e vitit 2013-të dhe ‘Rocket Ship’ e vitit 2011-të, midis punëve tjera.

Me qasje ironike dhe subversive e cila përdor mediume të ndryshme nga piktura dhe vizatimi deri tek skulptura dhe instalacioni, Xhafa me subtilitet dhe konsistencë tërheq vëmendjen për sistemet e padukshme dhe shpesh të padrejta të cilat i strukturojnë jetët tona.

‘Benvenuto’ ishte e vetmja përshëndetje e një Sisleji të brishtë në hapjen e ekspozitës, kjo për të treguar edhe njëherë sa fjalëpak është artisti kur krahasohet me punët e tij artistike.

Arta Agani, drejtoreshë e Galerisë Kombëtare të Kosovës ka mirëpritur mbrëmë në hapje të gjithë mysafirët dhe shikuesit duke shprehur respektin e saj dhe rëndësinë për ardhjen e Sislej Xhafës në këtë formë në Kosovë, në një shpalosje disapalëshe me punët e tij para një publiku që dukshëm ka interesim për punët e tij.

Edhe Kujtim Gashi – Ministër i Kulturës, ka treguar sa e lumtur është kjo Ministri ta përkrahë ardhjen e Sislej Xhafës në Kosovë me ekspozitën e tij por edhe me aktivitetet tjera që e shoqërojnë këtë ardhje.
“Jemi të nderuar ta kemi Sislejin në Kosovë me këtë ekspozitë, prandaj duhet ta shijojmë secilën pjesë të ekspozitës” tha mes tjerash Ministri Gashi.

Karriera e Sislej përfshin harkun kohor nga të 1990-at deri në të tashmen, prandaj ekspozita përbëhet prej rreth 15 veprave ikonike dhe krijimeve të reja që janë mjaftueshëm fleksibile t’iu përshtatur mundësive të rikrijimit. Ky proces i rigjallërimit të veprave bëhet në nivel lokal duke i krijuar ato atypëraty me njerëz të Kosovës dhe me artistin.

Sislejin duhet ta kujtojmë qëkur u fut në Bienalen e Venecias pa leje, për një ndërhyrje artistike me top futbolli, e deri në ardhjen e tij në këtë Bienale më pas në një përfaqësim ‘legal’ për Italinë, për Shqipërinë e për Kosovën.
“E kemi menduar së bashku një projekt me Sislejin gati tash e dy dekada, dhe së bashku kemi pasur aventura të ndryshme në pjesë të ndryshme të botës. Por ai më ka bërë sot dhuratën më të bukur, duke më ftuar në ekspozitën në vendin e tij të prejardhjes. Kultura është i vetmi element që mund ta ndajmë mes njëri tjetrit kudo ku jemi, nën të njëjtin qiell” ka vazhduar kuratori Sans për ekspozitën e Sislej Xhafës e cila u hap mbrëmë me numër të madh audience, siç nuk mbahet mend në këtë Galeri.

Deri me 25 gusht në këtë Galeri mund të udhëtoni nëpër ekspozitën introspektive të Sislej Xhafës duke zbuluar botën e brendshme të artistit i cili ka më shumë se 20-të vide karrierë artistike. Xhafa përfaqëohet sot nga disa galeri; Galleria Continua, San Gimignano / Beijing / Le Moulin dhe BlainSouthern. / KultPlus.com

Kadri Veseli veçon performancën e Sislej Xhafës në Kuvend nga “performancat e subjekteve politike”

Në Kuvendin e Republikës së Kosovës u mbajt performancë artistike e artistit të njohur, Sislej Xhafa, në kuadër të ekspozitës së parë historike të tij në Kosovë, i ftuar nga Galeria Kombëtare e Kosovës.

Vepra “Again and Again” është krijuar në vitin 2000, me qëllim të theksimit të kompleksitetit, unitetit dhe diversitetit të shoqërisë bashkëkohore.

Kjo vepër për herë të parë u performua në Antwerp të Belgjikës në vitin 2000, ndërsa për herë të fundit u performua në muzeun MAXXI në Romë, me rastin e ekspozitës individuale ”Benvenuto“ të Sislej Xhafes atje.

Këtë performancë, Kryetari i Kuvendit të Kosovës e veçoi nga ‘performancat e subjekteve politike’.

“Është e vërtetë që shpesh në Kuvend kemi pasur performansa nga subjektet politike. Por, një e veçantë ndodhi sot në sallën e seancave. Artisti Sislej Xhafa solli një atmosferë të jashtëzakonshme me veprën e tij. Kuvendi, para së gjithash, është i të gjithë qytetarëve. Edhe i artistëve”, shkroi Veseli. / KultPlus.com