UNESCO mbështet të rinjtë që të rrisin angazhimin për mbrojtjen e monumenteve

Qendra e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s po mbështet të rinj nga Europa Juglindore që të rrisin angazhimin për mbrojtjen e Monumenteve Kulturore të rrezikuara.

Në Gjirokastër, të rinjtë po nxisin diskutime bazuar në skenarë të ndryshëm rreziku për monumentet, siç janë zjarret, apo tërmetet.

Përfaqësues nga Mali i Zi, Kosova, Maqedonia dhe Shqipëria vlerësojnë nevojën e bashkëpunimit mes ekspertëve në hapësirën shqiptare në rajon, për të kuruar mjaft probleme që ka trashëgimia kulturore në këto vende./ KultPlus.com

Flamuri i Kosovës ishte i ndaluar në stadiumet e Rusisë

Pas shumë vjet përpjekjesh, Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) më në fund e mori atë që dëshironte me çdo kusht kur dy vjet më parë u bë anëtare e plotë e FIFA-s, duke u mirëpritur në këtë organizatë që numëron më shumë se 200 vende anëtare.

Anëtarësimi në FIFA nënkuptoi se Kosova, që ende po lufton për njohje nga Kombet e Bashkuara dhjetë vjet pas shpalljes së pavarësisë, mundi të konkurronte për një vend në Kampionatin Botëror, që përfundoi dje dhe u mbajt në Rusi, shkruan sot “Koha Ditore”.

Përderisa Përfaqësuesja e Kosovës do të ishte e mirëpritur në këtë turne në rast se do të siguronte kualifikimin nëpërmjet eliminatoreve, e njëjta gjë nuk mund të thuhet edhe për flamurin e saj. Kjo për shkak se flamuri i Kosovës nuk ishte i dëshiruar në Rusi gjatë kohës së botërorit (14 qershor – 15 korrik).

Flamuri – që bart hartën ngjyrë ari të Kosovës nën gjashtë yj të bardhë në një sfond të kaltër – është një prej disa flamujve të ndaluar në stadiumet ku u mbajtën ndeshjet e botërorit nga organizatori i kësaj ngjarjeje. Në fakt, flamuri i Kosovës është i vetmi i një anëtareje të FIFA-s që nuk u lejua të shfaqet në 12 stadiumet në Rusi. Flamujt e tjerë të ndaluar nuk janë të vendeve anëtare të FIFA-s.

Ai i Kosovës është listuar si flamur i ndaluar në një dokument prej shtatë faqesh, përkrah flamujve që përfaqësojnë territoret e panjohura ndërkombëtarisht dhe organizatat e lëvizjeve separatiste. / KultPlus.com

“Mjaft ndoqe nga pas personin e gabuar, personi i duhur nuk ka për të ikur kurrë nga ty”

“Jeta e çdo njeriu përfundon në të njëjtën mënyrë. Janë detajet se si ai njeri jetoi dhe se si vdiq që dallojnë njërin person nga tjetri”.

“Mënyra më e mirë për të kuptuar, nëse e beson dikë, është duke i besuar atij/asaj”.

“Përpara se të flasësh për jetën, së pari duhet ta jetosh atë”.

“Gjëja më e dhimbshme është të humbasësh veten duke e dashur shumë dikë tjetër dhe të harrosh se edhe ti vetë je e veçantë”.

“Asnjë mik nuk është aq besnik sa një libër”

“Lumturia tek njerëzit inteligjentë është gjëja më e rrallë që shoh”.

“Mjaft ndoqe nga pas personin e gabuar. Personi i duhur nuk ka për ikur kurrë nga ty”.

“Është me rëndësi që të arrish në fund të një udhëtimi, por gjëja më me rëndësi, është vetë udhëtimi”.

“Vetëm ata që janë të përgatitur për të shkuar shumë larg, mund ta dijn se sa larg mund të shkohet.”

– Ernest Hemingway

Afrohu

Poezi e shkruar nga Ervin Hatibi.

Dua ti harroj sot fjalët
le te flasin vetë vështrimet,
lë të flasë dora që dridhet,
këtu mbi kitarën time.

Se kur erret bie nata
një drite ndizet brenda meje,
njerëzit fytyrat fiken,
asgjë tjetër s’ndjej veç teje.

Nëpër javë rrjedh trishtimi
cigaren prapë kam filluar
nuk je ndryshe nga të tjerat
vetëm unë kam ndryshuar.

E terhqeh imazhin tënd,
dhe veten nëpër gjumë
jemi bashkë, por në agim,
i vetëm mbetem unë.

Të shoh më qarte kur ti je larg,
afrohu të të dua
dhe nëse kjo është loje
nuk me pëlqen të luaj.

Diçka mirë e kam ditur
vajzat vdesin porsi lulet
një petal qe me solli vjeshta
përmbi flokë vjen e me ulet.
Të shoh më qartë kur ti je larg…

Pse besimi fetar i arbëreshëve është unik

Komuniteti i shqiptarëve të Italisë, që emigruan në gadishullin Apenin në vitet e para pas vdekjes së Skënderbeut, e të cilët njihen si “arbëreshë” meqë u larguan nga vendi i tyre kur ende quheshin “arbër”, paraqesin një komunitet etnokulturor shumë të veçantë.

Përveç që kanë ruajtur identitetin e tyre kombëtar dhe gjuhën arkaike shqipe, arbëreshët kanë një besim fetar që i bën ata krejt të veçantë në historinë e krishterimit.

Megjithëse nuk janë uniatë, pasi që ata shkuan në Itali gjysmë shekulli pas bashkimit të kishave në Koncilin e Firences më 1437, arbëreshët e Italisë, janë të krishterë që e njohin autoritetin e Papës, por që në liturgji ruajnë ritin bizantin.

Profesori arbëresh Domenico Morelli, ka shpjeguar për emisionin COSMO të Kohavision-it, historinë e kësaj marrëdhënie të pazakontë, në një edicion special për marrëdhëniet e shqiptarëve me Vatikanin.

Will Smith ka një porosi për Era Istrefin

Aktori amerikan Will Smith pas përfundimit të Kampionatit Botëror, ka falënderuar këngëtarin Nick Jam për ftesën që ia bëri që të realizonin himnin e Botërorit, “Live It Up”.

Në një postim në Instagram, Will Smith ka falënderuar atë dhe këngëtaren nga Kosova, Era Istrefi, pasi së bashku mbyllën ceremoninë e finales së Botërorit, transmeton Koha.net.

“Era Istrefi, ti je e bukur dhe shpirt delikat. Të çmoj. Vazhdo të buzëqeshësh”, ka shkruar Will Smith për yllin nga Kosova./KultPlus.com

‘Edhe një herë, o veç edhe një herë’ (VIDEO)

E shtuna kërkon muzikë të mirë.

Dhe muzikë e mirë është ajo që ka mbetur prej Armend Rexhepagiqit. Një prej këngëtarëve më të mirë shqiptarë ndër vite, Armendin e nisim me një këngë por nuk ndalojmë kaq lehtë së dëgjuarit këngët e tij.

Armendi, kompozitor e tekstshkrues dhe këngëtar me zë kristal, nuk ka krahasim.

Sot po e sjellim një baladë të Armendit e cila i mbijeton kohës, dhe duket se do ti mbijetojë edhe për shumë kohë.

“Edhe një herë” është këngë e realizuar shumë kohë më parë por e përjetuar si sot. Një tekst dashurie, si shumë tekste tjera të Armendit, balada çon nëpër emocione të lehta e deri te shpërthimet për një dashuri të pamundur. / KultPlus.com

Racizmi ynë idiot

Nezir Kraki / Facebook

Sonte e keni rastin me pa sa racistë e sa jonjerëzorë janë një numer i madh i shqiptarëve.

Foto-montazhe, statuse, komente raciste dhe të padinjitetshme i pushtuan muret injorante të mendimtarëve fejsbukorë që botën e kanë 2km katror.

E çka është më e keqja, shqiptari kur është racist, është racist idiot. I pavetdijshem, çnjerëzor.

Lojtarët me ngjyrë në ekipin e Francës janë Franca e vërtetë. Gjyshërit e tyre kanë luftu për Francën qysh në Luften e Parë boterore. Këta janë shumica gjenerata e tretë dhe e katërt që lindin këtu. Janë persona që përmes sportit kanë arritë ta thyejnë murin e padukshem të ndarjes klasore që ende është realitet në shumë vende evropiane. Fiks sikur lojtarët shqiptarë të Zvicres apo vendeve tjera.
Ju me këtë racizem primttiv dhe idiot jeni në vijë me rrymat fashiste dhe neonaziste eveopiane që janë duke ju izolu atje ku jeni.

Sa për kujtesë e njohuri:
Franca e Evropa kanë dy shekuj që thithin çdo pasuri nëntokësore afrikane. Çdo afrikan konsiderohet sot moralisht bashkpronar i çdo gjëje evropiane. 90% e uraniumit që e prodhon 70% të rrymes evropiane vjen nga Afrika. Por a dini çka? 75% e afrikaneve janë pa rrymë edhe sot. Nga viti 2030 sipas te gjitha studimeve serioze, emigrimi do ndrrojë kahje. Kontinentet tjera do i versulen Afrikes si tokë e re ku gjithçka duhet të ndërtohet dhe sistemohet, sikur
n’Evropën e vitit 1945. Vetem n’Afrikë do ketë ngritje ekonomile dyshifrore në 50 vitet e ardhshme.

Dhe t’ju them të drejtën, për mua çdo afrikan që arrin n’Evropë i gjallë është hero i vërtetë. Kujtojeni rastin e atij që u ngjit për 25 sekonda në katin e 4 per ta shpetu një francez të bardhe derisa me dhjetra francezë e evropianë shikonin si spektakel në pritje të aktit final tragjik.

Tash merreni telefonin e googloni pak histori mos na ndotni fejsbukun me idiotsira. Dhe mos harroni që kolektivisht jeni duke prit me u shendrru në refugjatë sapo t’ju jepet rasti. Kështu që mos u tallni me refugjatë ose ish refugjatë që sot janë yje, qofshin ata të zi, të bardhë apo të verdhë.

/nk/

Durrësi i 1984-ës në sytë e italianit që ka fotografuar Monica Belluccin

Ferdinando Scianna ka fotografuar Jorge Luis Borges, Monica Bellucci, Dolce & Gabbana, Martin Scorsese, etj etj… por edhe Durrësin.

Ai fotografoi shqiptarët që pushuan në plazhin e Durrësit në verën e vitii 1984.

Ja imazhet nga vizita e italianit në Shqipërinë komuniste.

Erdogan mbyllë teatrot shtetërore

Rexhep Tayyip Erdogan ka urdhëruar mbylljen e përkohshme të Teatrit Shtetëror dhe atij të Operas dhe Baletit.

Dekreti presidencial u heq këtyre dy teatrove financimin shtetëror, u konfiskon ndërtesat dhe i pezullon kontratat me artistët. Qeveria e Turqisë argumenton se vendimi ka të bëjë me rikonstrukturimin dhe përshtatjen e këtyre institucioneve me nevojat e kohës.

Ndërsa kritikët mendojnë se kjo mund të interpretohet si një luftë e hapur e Erdoganit ndaj sekularizmit dhe kulturës së orientuar nga Perëndimi, pasi këto teatro njihen për vënien në skenë të veprave të mëdha botërore.

Dy institucionet e lartpërmendura janë themeluar rreth 1 shekull më parë.

Ardian Kozniku, shqiptari në formacionin e Kroacisë në Kupën e Botës ’98 (VIDEO)

Sonte Kroacia tregoi kulturën dhe disciplinën sportive, formën e saj më të mirë në dekada.

Edhepse humbi në duelin me Francën, kësisoj shumë afër fitores së Kampionatit Botëror të Futbollit – Rusia 2018, Kroacia i dha shumë edhe sonte sportit botëror.

Kur e përmendim Kroacinë, shumëkujt i kujtohet emri Ardian Kozniku.

Me origjinë shqiptare, Kozniku ishte pjesë e ekipit kroat në Kupën e Botës të vitit 1998, edhe pse nuk u angazhua në asnjë lojë. Po këtë vit, Kroacia morri vendin e tretë në këtë Kampionat.

Kozniku luajti për Kosovën në lojë miqësore me Shqipërinë në vitin 1993 dhe më pas në vitin 2002.

Nga viti 1990 deri në vitin 1994 ai luajti për Hajduk Split të Kroacisë ndërsa në vitin 1998 nënshkroi me Dinamon e Zagrebit.

Në kampionatin e EURO UEFA 1996 ai shënoi një gol për Kroacinë. / KultPlus.com

Walker në mes të Washingtonit e dëgjon këngën e Reçakut (VIDEO)

Ish-shefi i misionit vëzhgues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William Walker, në mes të Washingtonit po i dëgjon tingujt e këngës së Reçakut e kënduar nga vëllezërit Isufi.

Ish-shefi i misionit vëzhgues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William Walker, e pati cilësuar masakrën e Reçakut si krim kundër njerëzimit.

Më 15 janar 1999, në fshatin Reçak u vranë e u masakruan barbarisht 45 shqiptarë të paarmatosur. Në orët e hershme të mëngjesit të 15 janarit Reçaku u zgjua i rrethuar.


Sipas dëshmitarëve, aty rreth orës 6:30 forcat serbe me artileri të rëndë kanë filluar të bombardojnë fshatin. Pas ndërprerjes së bombardimeve, forcat serbe janë futur në fshat dhe kanë filluar bastisjet.

Masakra e Reçakut tmerroi botën dhe zgjoi ndërgjegjen e diplomacisë botërore duke u mobilizuar për Kosovën. Tmerret e shkaktuara në fshatin Reçak sollën në vëmendje gjithë botën e civilizuar dhe shpalosi të vërtetën rreth planit gjenocid të ish-kriminelit Sllobodan Millosheviq.

Era Istrefi largon fotografinë me shqiponjë

Pak minuta pas publikimit të fotografisë me shqiponjë në stadiumin e Kampionatit Botëror, këngëtarja Era Istrefi e ka larguar atë fotografi nga Instagrami, shkruan KultPlus.

Minuta më parë , këngëtarja nga Kosova Era Istrefi e kishte vendosur këtë fotografi ndërsa kishte veshur veshje me ngjyrat e flamurit të Kosovës. Tani më kjo fotografi nuk ekziston në llogarinë e saj, ndërsa nuk dihen arsyet që e kanë shtyrë këngëtaren nga Kosova drejt këtij veprimi.

Era Istrefi ka interpretuar sot para ndeshjes se finales mes Kroacisë e Francës. Ajo është ngjitur në skenë së bashku me Will Smith e Nicky Jam për të interpretuar himnin e këtij kampionati ‘Live it Up’. / / KultPlus.com

‘Francë, gjysma e ekipit tënd janë myslimanë, prandaj…’

Një profesor i Juridikut nga Detroit, sot ka ndarë një status në Twitter kur ka kuptuar për fitoren e Francës në Kampionatin Botëror në Rusi.

Kësisoj ka shkruar Khaled Beydoun:

“E nderuar Francë,
Urime për fitoren në Kupën e Botës.
80 % e ekipit tënd janë nga Afrika – prandaj ndërpreje racizmin dhe ksenofobinë
50 % e ekipit tënd janë myslimanë, prandaj mjaft me islamofobi
Afrikanët dhe myslimanët sot ta sollën Kupën Botërore të dytë me radhë, prandaj ti angazhohu që ata të kenë drejtësi”

Franca sot fitoi 4-2 kundër Kroacisë. / KultPlus.com

“Nëse nuk luftoni për atë që doni, mos qani kur ta humbisni”, 17 thënie nga Will Smith

Will Smith ka një histori suksesi. Ai është një nga të paktët artistë që ka patur një sukses të madh në tri fusha të ndryshme argëtuese: TV, muzikë dhe filma.

Në vitet ‘80, ai filloi si një reper nën emrin “Princi i freskët” me një sukses modest, por fama e tij u rrit shpejt pasi mori rolin kryesor në serinë televizive The Fresh Prince of Bel-Air. Kur seritë përfunduan, Will Smith u zhvendos në filma të tjerë me role kryesore.

Smith ka luajtur në disa nga filmat më të suksesshëm të Hollywood-it si Men In Black, iRobot, The Pursuit of Happyness, Ali, Bad Boys, etj. Ai është i vetmi aktor me 8 filma të njëpasnjëshëm, ku ka fituar më shumë se 100 milion dollarë vetëm nga biletat e shitura.

Përmes filmave, dashurisë për jetën dhe fjalimeve të tij, ai është bërë një frymëzim për miliona njerëz në mbarë botën.

Këto janë disa nga thëniet më frymëzuese të Will Smith që do t’iu inkurajojnë të vini në punë të gjithë potencialin tuaj.

Thëniet:

1- Hapi i parë është të thoni, se ju mundeni.

2- Shumë njerëz shpenzojnë para të cilat nuk i kanë fituar vetë, për të blerë gjëra që nuk i duan, për t’i bërë përshtypje njerëzve të cilët ata nuk i pëlqejnë.

3- Unë zgjohem çdo mëngjes duke besuar, se sot do të jetë më mirë se dje.

4- Jeta nuk matet nga çastet kur merr frymë, por nga momentet që të lënë pa frymë.

5- Frika nuk është e vërtetë.

6- I vetmi vend ku mund të ekzistojë frika është në mendimet tona për të ardhmen.

7- Është një produkt i imagjinatës tonë, duke na frikësuar për gjëra që nuk janë të pranishme dhe që nuk ekzistojnë. Mos më keqkuptoni rreziku është i vërtetë, por frika është një zgjedhje.

8- Paratë dhe suksesi nuk i ndryshojnë njerëzit; ato thjesht plotësojnë diçka që ka qenë gjithmonë aty.

9- Nuk ju nevojitet një plan B, sepse ai ju shpërqendron nga plani A.

10- Nëse ju nuk luftoni për atë që doni, atëherë mos qani për ato që do të humbisni.

11- Të jesh realist është rruga më e thjesht që të çon drejt mediokritetit.

12- Nëse ti nuk je i pranishëm gjatë vështirësive të mia mos prit që të jesh aty gjatë suksesit tim.

13- Nëse ju nuk jeni duke e bërë jetën e dikujt tjetër më të mirë, atëherë ju po humbisni kohën tuaj. Jeta juaj përmirësohet kur e bëni jetën e njerëzve të tjerë më të mirë.

14- Mos i ndiq njerëzit. Ji vetvetja, bëj gjërat e tua dhe puno shumë.

Njerëzit e vërtetë – ata që përkasin në jetën tuaj – do të vijnë vet tek ty. Dhe do të qëndrojnë përgjithmonë.

15- Ndarja e talentit dhe aftësisë është një nga konceptet më të keqkuptuara për njerëzit të cilët janë duke u përpjekur të shkëlqejnë, të cilët kanë ëndrra dhe duan të arrijnë shumë.

Talenti është i natyrshëm. Aftësia zhvillohet vetëm me orë dhe orë dhe orë për të përmirësuar zanatin tuaj..

16– Unë asnjëherë nuk e kam parë veten si një talent të veçantë. Aty ku unë shkëlqejë etika e punës është qesharake, e neveritshme. Duhet të dini se, kur të tjerët flenë, unë jam duke punuar.

17– Unë nuk e di cili është misioni im, por dua të jem këtu për një arsye të madhe. Unë përpiqem të jem si njerëzit më të mrekullueshëm që kanë jetuar në këtë botë.

Era Istrefi me ngjyrat e flamurit të Kosovës e shqiponjë në Rusi (FOTO)

“Pranojini të gjithë, dashuri për të gjitha kombet” është mesazhi i Era Istrefit nga Rusia, pas përformancës së saj në skenën e madhe të Kampionatit Botëror, shkruan KultPlus.

Ajo sapo ka publikuar një fotografi në stadiumin e Luzhinskit, aty ku është mbajtur sonte finalja e madhe e Kampionatit Botëror. Era Istrefi ka ngritur dy duart në formësimin e shqiponjës, si shenjë mirënjohje për përkrahjen e dhënë. Po ashtu ajo në këtë fotografi është e veshur me veshje ngjyrë të verdhë dhe ngjyrë të kaltër, ngjyra që përfaqësojnë flamurin e Kosovës.

Era Istrefi ka shumë hite të dëgjuara nga publiku shqiptarë, ndërsa për botën u bë e njohur me këngën e saj “Bon bon”, ndërsa Era Istrefi arriti edhe një herë të kap vëmendjen e botës duke qenë pjesë e himnit të kampionatit botëror, përkrah Will Smith e Nicky Jam. Ky sukses e fut Era Istrefin në mesin e artistëve më të njohura si Shakira, Jennifer Lopez, Anastacia e Jason Derulo./ KultPlus.com

Era Istrefi bën shqiponjën në mes të Rusisë (FOTO)

Era Istrefi pas performancës së saj të mahnitshme para Kampionatit Botëror, ka dhe një mesazh për gjithë shqiptarët që e përkrahen në këtë rrugëtim, shkruan KultPlus.

Ajo sapo ka publikuar një fotografi në stadiumin e Luzhinskit, aty ku është mbajtur sonte finalja e madhe e Kampionatit Botëror. Era Istrefi ka ngritur dy duart në formësimin e shqiponjës, si shenjë mirënjohje për përkrahjen e dhënë. Po ashtu ajo në këtë fotografi është e veshur me veshje ngjyrë të verdhë dhe ngjyrë të kaltër.

“Pranojini të gjithë, dashuri për të gjitha kombet” ka shkruar Era Istrefi.

Era Istrefi ka shumë hite të dëgjuara nga publiku shqiptarë, ndërsa për botën u bë e njohur me këngën e saj “Bon bon”, ndërsa po prek kulmin e suksesit me himnin e Kampionatit Botëror të këtij viti. /KultPlus.com

‘Këndoi e zhveshur në Kishën Serbe, tash këndon në Botëror’

Mediat serbe gjithmonë janë aktive në shkrimet e tyre kur bëhet fjalë për performancat e shqiptarëve nëpër botë.
Kësaj radhe, Era Istrefi ka shokuar, dhe madje edhe titulli i serbes Blic është i tillë.

“Shqiptarja shokon. Këndoi në Kishën Serbe, tash këndon në Botëror’ është titulli i tekstit që sjellë performancën e Erës në finalen e Kampionatit Botëror që sonte u fitua nga Franca.

“Era para disa vitesh xhiroi një videoklip në një prej Kishave Serbe në Kosovë. Megjithatë, performance e saj sot në Rusi nuk është aq provokative” ka shkruar Blic.rs

Era sonte e hapi finalen e Kampionatit Botëror derisa kënga e saj në bashkëpunim me Will Smith dhe Nicky Jam ishte kënga zyrtare e këtij Kampionati, e cila u dëgjua e u bë hit për disa muaj nëpër tërë botën.

Në rastin e Kishës Serbe, Era xhiroi videoklipin e saj “E dehun jam” në një prej Kishave Serbe në Kosovë, në vitin 2014-të. / KultPlus.com

Era Istrefi i përgjigjet përkrahjes së Dua Lipës

Këngëtarja e njohur botërore nga Kosova, Dua Lipa nuk i ka kursyer sot përgëzimet për këngëtaren tjetër nga Kosova, Era Istrefi që performoi sonte himnin e Kampionatit Botëror në Rusi.

Derisa Dua Lipa e kishte përgëzuar me fjalët “Bravo Era”, Era i është përgjigjur me falënderime e dashuri.
“Faleminderit Dua Lipa, Te DUA”, është përgjigja e Era Istrefit, e cila për momentin ndodhet në Rusi. /KultPlus.com

The Sun: Era Istrefi, vajza e një këngëtareje dhe një gazetari

Duke u bërë zëri i himnit të Botërorit dhe duke performuar pranë Will Smith dhe Nicky Jam, emri i saj ka arritur të dëgjohet kudo akoma më shumë dhe suskeset e saj tani pritet të zgjërohen akoma më shumë.

Për të tani po shkruajnë mediat ndërkombëtare për të dytën herë pasi Era Istrefi e njohur nëpër botë ishte edhe me suksesin e këngës ‘Bon bon’.

Era Istrefi shpërtheu në skenën ndërkombëtare pata dy vitesh dhe ylli në ngritje do të bëjë performancën më të madhe në karrierë deri më tani – e nis The Sun shkrimin për këngëtaren shqiptare. 24-vjeçarja u bë e njohur ndërkombëtarisht me këngën e saj “BonBon”, suksesi i të cilës bëri që ajo të nënshkruante me Sony dhe Ultra Music brenda një muaji, u tha ndër të tjera në artikullin në fjalë.
Në shkrimin e tyre poashtu është përmendur se këngëtarja kosovare ka lindur në Prishtinë dhe është vajza e këngëtaret Syzana Tahirsylaj dhe gazetarit Nezir Istrefi, transmeton lajmi.net.

Ndryshe Era bëri një performancë të mahnitshme në finalen e Botërorit ku aktualisht po zhvillohet ndeshja finale ndërmet përfaqësueses së Francës dhe asaj të Kroacisë dhe aktualisht rezultati ësht 1:1./KultPlus.com

Ragimi i Dua Lipës për performancën e Era Istrefit (FOTO)

Era Istrefi, ylli nga Kosova minuta më parë shprehi emocionet e saj për performancën në Kampionatin Botëror në Rusi, shkruan KultPlus.

Ylli tjetër botëror nga Kosova, Dua Lipa e ka përgëzuar Era Istrefin për performancën e sotme. Në postimin e Erës, Dua Lipa e ka përgëzuar duke i shkruar “Bravo Era”, me një simbol të zemrës të vendosur pranë. /KultPlus.com

Era Istrefi, kampionia e Kosovës

Derisa po vazhdon ndeshja e finales mes Kroacisë e Francës, me një epërsi nga Franca, shqiptarët sot i kishin sytë tek performance e himnit të Kampionatit Botëror.

Era Istrefi ka ngjallur emocione të shumta tek shqiptarët, me performancën e saj në Rusi sonte. Kënga e saj në bashkëpunim me Will Smith dhe Nicky Jam, është stërdëgjuar në mbarë botës ndërsa sonte erdhi edhe më e fuqishme duke i paraprirë ndeshjes kulminante të këtij kampionati, shkruan KultPlus.

Shumë nga reagimet sontme në Facebook, e kanë nxjerrë atë si “Kampione të Kosovës”, duke shpërfaqur ndjenjat e krenarisë për të. / KultPlus.com

Reagimi i Era Istrefit pas performancës (FOTO)

Nuk ka shumë kohë që ylli nga Kosova, Era Istrefi ka mahnitur me performancën e saj përkrahë Will Smith e Nicky Jam në finalen e madhe të Kampionatit Botëror në Rusi, shkruan KultPlus.

Ajo atje ka interpretuar himnin e kampionatit “Live it Up”. Pas kësaj ajo minuta më parë ka reaguar me anë të një postimi duke e cilësuar këtë si moment të jashtëzakonshëm.

Era Istrefi, këngëtare nga Kosova e njohur për vendasit e saj pothuajse me të gjitha këngët e publikuara, për publikun ndërkombëtar u bë e njohur me këngën “BonBon”.

Që nga lansimi i kësaj kënge, Era Istrefi u ftua të performojë në vende të ndryshme, ndërsa një ftesë që la gojëhapur të gjithë, ishte ajo që iu bë për të kënduar Himnin e Kampionatit Botërorë 2018-të./ KultPlus.com

Halil Matoshi: Skenografia në Rusi, gjatë performimit të Era Istrefit, ishte si flamuri i Republikës së Kosovës

Pas performancës së Era Istrefit në finalen e Kampionatit Botëror në Rusi, vetëm se kanë filluar reagimet e shumta dhe ndjenjat e krenarisë për yllin nga Kosova.

Ajo përformoi në Rusi, himnin e kampionatit “Live it Up”, ndërsa skenografia e skenës ishte veshur me ngjyrat ku dominonin e verdha dhe e kaltërta. Lidhur me këtë ka reaguar zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Halil Matoshi, i cili anë të një postimi në Facebook, ka shkruar se nëse kjo mund të cilësohet si provokim i Rusisë ndaj Serbisë ndërsa ka ngritur një pikëpyetje se “A do të reagojë FIFA?” për këtë.

“Provokohet Serbia – kësaj herë nga Rusia!? Skenografia në stadionin Lužniki të Moskës, gjatë performimit të Era Istrefit, ishte konceptuar si flamuri i Republikës së Kosovës!
Ngjyrat dhe përmbajtja. Ishte kjo skenografi e menduar qëlimshëm api koincidencë rasti, kjo nuk dihet, por nëse Serbia âsht ndi e provokueme nga festimi i golave me shqiponjë duarsh, nga futbollistët me origjinë kosovare të kombëtares zvicerane, atëherë edhe Rusia duket se është kthyer kundër Serbisë!? A do të reagojë FIFA?”, shkruhet në postimin e Matoshit.