Uta Ibrahimi e vendos Kosovën edhe në këtë maje

Uta Ibrahimi, gruaja shqiptare që bëri historinë pasi u ngjit në Everest e në Manaslu, tashmë ka marrë një rrugëtim tjetër, për të përmbushur misionin e saj të ngjitjes në 14 maje të larta të Himalajeve, shkruan KultPlus.

Në fillim të kësaj jave më 5 dhe 6 gusht 2018, ajo ka realizuar ngjitjen alpine në malin ‘Mount Rainer 4392m, Washington State, USA / Southëest – via Kautz Glacier Route’ dhe kthimin në ‘DC Route’
Ajo përmes një postimi në Facebook, ka shpjeguar gjithë eksperiencën e kësaj ngjitje.

Nisja me datë 5 Gusht në ora 06.30, 1120m Shtegu fillimisht rrugë pylli, deri te Ujvara ‘Comet’ e gjatë rreth 100 metra. Pastaj, ngjitje pa shteg dhe nëpër gurë dhe akull deri në vend kampimin. Arritem në kamp rreth orës 12, në lartësi 2800m.Mbledhja e kampit dhe nisja drejt majës u bë në mesnatë, në ora 00.30. Ngjitja ishte teknike, fillimisht akull dhe gurë dhe pastaj vetëm akull. Shtegu ishte me plot qarje te akullnajave – cravasa të mëdhaja, që na e bëri rrugën dhe më të gjatë për shkak të kalimit të tyre. Gjithashtu, shtegu ishte i pjerrët dhe terren shumë i vështirë për ngjitje për shkak të ‘snoë penitentes’ (akull që krijohet në altitudë në formën e gishtave)”, ka treguar alpinistja Ibrahimi duke thënë se shtegu konsiderohet si shteg i vështirësisë 3, AI2-3, sipas organizatës për mbikqyrjen e parkut dhe kompanive të tjera që organizojnë guida në këtë mal.

Uta thotë se këtë ngjitje e cilëson si një eksperiencë shumë të bukur dhe si një përgatitje për sfidat e reja në Himalajë, ndërsa ka uruar Kosovën e Shqipërinë që iu bashkuan vendeve nga mbarë bota alpinistët e të cilëve janë ngjitur në këtë maje.

Arritja në maje në 08.50 ( 8.20) dhe kthimi në shtegun bazë ose shtegun DC, ku pastaj takuam dhe shumë ekipe të tjera. Eksperiencë shumë e bukur, përgatitje fizike e teknike për sfidat e tjera në Himalaya. Faleminderit Mount Rainer dhe Casey Grom. Urime Kosovë dhe Shqipëri. Shteti jonë i vogël i madh, për herë të parë u bë pjesë e listës së gjatë të alpinistëve nga gjithë bota që e ngjesin ketë mal”, ka shkruar Uta Ibrahimi ne postimin e saj./ KultPlus.com

“Curveless Line” nga Donjeta Hyseni reflekton rreth abortit në Kosovë

Alberina Haxhijaj – Prizren

Jeta e disa të rinjve të cilët përballen me situata të ndryshme në Prishtinë, është në fokus të filmit më të ri të realizuar nga regjisorja Donjeta Hyseni, shkruan KultPlus.

Sara dhe Shkurta janë dy vajza të reja të cilat njihen aksidentalisht në rrugë dhe vendosin që ta mbështesin njëra tjetrën.

Sara është një studente dhe ajo është në një marrëdhënie dashurie me një djalë i cili është pjesë e përkrahësve të klubit ”Plisat” si dhe punon në market. Sara mbetet shtatzënë me të por ai kërkon nga ajo që ta abortojë fëmijën. Por, Sara një studente e cila banon në konvikt e vendosur që ta mbajë fëmijën fillon e vetme rrugëtimin si prind.

Në anën tjetër Shkura është një aktore. Ajo luan së bashku me të dashurin e saj, i cili për të fituar të holla punon si Drag Queen, në një film. Në një moment ai bëhet xheloz gjatë xhirimeve dhe të dy humbasin rolet e tyre. Ajo është jashtë në rrugë, pa para dhe pa asgjë.

Edhe në këtë film si në shumicën e atyre ku Donjeta Hyseni është regjisore, trajtohen temat sociale në shoqëri.

“Skenarin dhe regjinë e filmit e kam bërë unë vet. Të gjitha temat që i shkruaj janë kryesisht drama sociale pasi që zakonisht kërkoj reagim nga shoqëria për tema të ndryshme. Unë mendoj që duhet si shoqëri të reagojmë më shumë kundër aborteve dhe braktisjes së fëmijëve”, tregoi ajo për KultPlus.

Sipas saj arsyeja prapa situatave të ndryshme që hasim në film ka lidhshmëri të madhe me atë që po kalon shoqëria në Kosovë.

“Jemi në një vend ku ka shumë pak punësim të të rinjve ndërsa paret të duhen për me jetu edhe me i bë gjërat që t’i dëshiron. Prandaj, në një formë apo tjetrën të rinjtë duhet me i gjet këto të holla. E në anën tjetër të rinjtë po ashtu duhet që të marrin më shumë përgjegjësi për veprimet e tyre”, u shpreh ajo.

Në kastën e aktorëve të këtij filmi janë studentët nga Akademia e Arteve- Dega Aktrim: Florist Bajgora, Vlora Dervishi, Edon Shileku dhe Arbesa Hysenaj.

“Unë si njëri dhe si një artiste jam kundër aborti të bebeve. Shume femra që ndodhen në situatë te ngjashme me Sarën në film detyrohen që të abortojnë beben e tyre pasi qe nuk kanë përkrahje financiare dhe morale nga shoqëria ku edhe paragjykohen”, theksoi për fund regjisorja Donjeta Hyseni.

Filmi “Curveless Line” do të shfaqet edhe nesër në kuadër të DokuFesti-it duke filluar nga ora 22:00 në Kino n’lum./ KultPlus.com

Dua Lipa: Urojmë një jetë të gjatë së bashku për përparimin e artit, kulturës dhe rinisë së Kosovës

Fondacioni Sunny Hill mbrëmë ka ndarë 100 mijë euro për organizata dhe festivale të ndryshme në Kosovë dhe të gjithë ata që kanë përkrahur fondacinin dhe festivalin “Sunny Hill”, shkruan KultPlus.

Shtatë organizata që punojnë me persona me aftësi të veçanta – përfshirë këtu Doën Syndrome Kosova, Hendikos, Atomi dhe Shoqata e Autizmit, janë në mesin e organizatave që kanë përfituar nga Fondacioni Sunny Hill, i formuar pas koncertit të para dy vitesh të këngëtares Dua Lipa.

Dua Lipa e cila bëri ndarjen e këtyre fonde, sot ka postuar fotografi nga konferenca e mbrëmshme me media ndërsa ka falënderuar të gjithë ata që kanë përkrahur Fondacionin dhe festivalin “Sunny Hill”.

“Faleminderit të gjithëve për perkrahjen e Sunny Hill Foundation dhe Sunny Hill Festivalit. Sunny Hill Foundation ka shpernda €100,000 për bamiresi, evente kulturore dhe shkolla të Muzikës në Kosovë. Ju falemnderojmë përzemersisht për ndihmën e juaj dhe urojmë një jete te gjate se bashku për përparimin e artit, kultures dhe rinise te Kosovë”, ka shkruar Dua Lipa në postimin e saj në instagram.

Faleminderit të gjithëve për perkrahjen e Sunny Hill Foundation dhe Sunny Hill Festivalit. Sunny Hill Foundation ka shpernda €100,000 për bamiresi, evente kulturore dhe shkolla të Muzikes në Kosovë. Ju falemnderojmë përzemersisht për ndihmen e juaj dhe urojmë një jete te gjate se bashku per perparimin e artit, kultures dhe rinise te Kosoves. ——— Thank you to everyone for their support towards Sunny Hill Foundation and Sunny Hill Festival. To date Sunny Hill Foundation has raised €100,000 and we have chosen to give it all out to charities close to our heart , cultural organisations and music schools in Kosovo. Thank you from the bottom of our heart for all of your help and I hope that this is the beginning of a very long lived establishment that works towards the future of art, culture and the youth of Kosova.

A post shared by DUA LIPA (@dualipa) on

Fonde kanë marrë edhe DamFest, ChopinFest, Teatri Dodona e Siparantum Choir ndërsa këtu përshihen edhe pesë shkolla të muzikës në qytete të ndryshme të Kosovës.

Qëllimi i Fondacionit Sunny Hill është dhurimi i parave për ndihmë në artin dhe kulturën dhe mirëqenien në Kosovë./ KultPlus.com

Gërmime në kështjellat romake të zbuluara në Shqipëri

Përfundoi koha e gërmimeve për 2018 të kryera nga Universiteti i Maceratës, në bashkëpunim me Institutin Arkeologjik të Tiranës, në projektet e Ministrisë së Punëve të Jashtme në jug të Shqipërisë, të cilat kanë përfshirë Kalanë e Paleokaster dhe Melan dhe zbulim dhe sondazhe topografike dhe sondazhe të vendbanimeve helenistike në luginën e Drinos.

Gërmimet e Paleokastrës, janë përqendruar në portën perëndimore, hyrja kryesore për në kala romake, që daton nga fillim të shekullit të katërt pas Krishtit, dhe kisha brenda kështjellës e ndërtuar ndoshta në shekullin e pestë pas Krishtit.

Ekipi nga Universiteti i Camerinos regjistroi informacione gjeofizike brenda fortifikimit. Në Melan, gërmimet kanë lejuar të nxjerrin në dritë struktura mbresëlënëse të fortifikuara, të epokës helenistike dhe bizantine.

Një ekip i Universitetit Politeknik të Marche ka krijuar reliefs 3D në qytet romak teatër Adrianopolisit , për më shumë se një dekadë në qendër të ekipit Maceratese dhe të fortifikimit të Paleokastrës. Studentët e Unimcit nga Universiteti i Salentos, La Sapienza i Romës dhe Universiteti i Tiranës morën pjesë në këto kërkime./ KultPlus.com

Edicioni i nëntë i Anibar vjen me një program të spikatur në kërkim të barazisë gjinore

Gili Hoxhaj

Së shpejti, Peja do të jetë nikoqire edhe e këtij edicioni të Festivalit të Animacionit- Anibar që pritet të jetë i spikatur sa i përket aktiviteteve, ndërsa në fokus të tij këtë vit është tema e pabarazisë gjinore si një thirrje në kërkim të ngritjes së numrit të grave në animacion. 50/50 është slogani që do të shoqërojë Anibarin në pothuajse secilin aktivitet të tij, ku do të përfshihen edhe panele diskutimi të fokusuara në këtë temë.

Vullnet Sanaja nga Anibar tha se këtë vit është një numër i madh i filmave që do të shfaqen në katër kinema. Filmat do te shfaqen në ekranet e kinemave Jusuf Gërvalla, Teatrin Istref Begolli, Kinema Liqeni, dhe Kinema Kubat.

“Këtë vit kemi një numër të madh të filmave që do të shfaqen në katër kinema, dy prej tyre të mbyllura dhe dy të hapura, këta filma janë përzgjedhur prej 1059 filmave që kanë aplikuar për të qenë pjesë e programit të këtij viti. Prej tyre janë përzgjedhur rreth 215 filma që do të shfaqen në kinema”, u shpreh Sanaja. Ai tutje tha se do të kemi një numër edhe të animatorëve nga Kosova që do të prezantohen këtë vit për herë të parë dhe do të mësojnë nga studentë të animacionit dhe profesionistë.

Popullariteti i animacionit vazhdon të rritet si në Kosovë dhe në të gjithë botën. Mirëpo, pjesëmarrja e grave në studime për animacion, animatore por edhe shikuese është rritur, por gjithashtu ka ekspozuar shumë pabarazi. Sipas organizatës Woman in Animation, “Gratë përbëjnë 60% të studentëve të animacionit, por vetëm 20% e animatoreve janë gra.” Kjo ka bërë që gratë të jenë të nënpërfaqësuara në industrinë e animacionit veçanërisht si skenariste, regjisore dhe producente.

Prandaj, Anibar përmes edicionit të nëntë të festivalit do të bëjë një ndryshim duke inspiruar gratë dhe burrat në botën e animacionit për ti adresuar çështjet gjinore. Një proces më gjithëpërfshirës, kreativ dhe teknik, do të përmirësojë punën e burrave dhe të grave duke krijuar mundësi për ta shpërndarë filmin e animuar në të gjithë botën.

Zana Cimili- kordinatore e këtij festivali u shpreh sot ne një konceferncë për media se Anibar ka vendosur ta nxjerrë në pah pabarazinë gjinore në industrinë e filmit, gjegjqësisht të animacionit dhe krejt kjo vjen për t’i inkurajuar ato që të merren me këtë industri.

“Pabarazia gjinore është shumë e shprehur në botë pasi që industria e filmit është shumë më e shprehur në botë se sa tek ne. Ideja është që nëse po fillojmë me industrinë e animacionit, të fillojmë sic duhet, t’i inkurajojmë gratë që të merren me animacion dhe të mos dekurajohen nga burrat të cilët e mbizotërojnë këtë fushë të filmit”, u shpreh Camili , duke shtuar se festivalet më të mëdha në botë kanë trajtuar tema të ngjashme të pabarazisë.

Këtë vit Anibar do të përfshijë edhe një program të ri pasi që do të hapë edhe akademitë e filmit në Pejë e Prishtinë, ku një pjesë e madhe e pjesëmarrësve do të jenë vajza, në mënyrë që ato të vazhdojnë këtë rrugëtim. Akademia e Animacionit Anibar ka për qëllim ofrimin e një programi të edukimit për ndërtimin e gjeneratës së re të animatorëve nga Kosova, duke i ekspozuar të rinjtë ndaj filmit të animuar si një formë e artit.

Thomas Johnson Volda, Ivana Bosnjak Volda, Lisa LaBracio, Tiziano Berber, Karine Miralles, Andrea Oberosler dhe Letizia Depedri janë disa nga emrat që do ligjërojnë në Anibar. Ky festival i cili do të mbahet më 13 deri 19 gusht në qytetin e Pejës dos sjellë edhe regjisorjen Amy Winfrey dhe animatorin Peter Merryman i cili është pjesë e serialit të Netflix – “BoJack Horseman”. E pranishme do të jetë edhe regjisorja Luce Grosejan nga Franca, e cila do të flas mbi temën “Vizioni i femrës për seksin në animacion”.

Pjesa argëtuese e festivalit është e vendosur në Parkun “Karagaq”, ku pritet të vijnë emra të muzikës si DrenAbazi e Elina Duni, për të krijuar mbrëmje të paharruara në Pejë.

Anibar do të ti bashkohet lëvizjes së Women in Animation duke nënshkruar zotimin për reprezentim të grave në animacion për të arritur 50/50 deri në vitin 2025.

Ky mesazh inkurajimi do të kurohet nga një ekip kreativ që do të prodhojë art në hapësira publike, do të ndërtoj kinema të hapura, shfaqje filmash, organizim të koncerteve dhe instalim të kinemave të hapura në parqe dhe në qendra të qyteteve. / KultPlus.com

“Në Pritje”, një dhimbje e dyfishtë e nënave kosovare (VIDEO)

Alberina Haxhijaj – Prizren

Laura Kajtazi Testa e cila është regjisore por edhe psikologe ka ndërlidhur më së miri dy profesionet e saj në dokumentarin e titulluar “Në Pritje”, i cili pati premierën në kuadër të DokuFest-it, shkruan KultPlus.

Dhembja të cilën e ndjenjë nënat që kanë humbur fëmijët e tyre gjatë luftës, nuk duhet që ta harrojmë asnjëherë, kjo pasi që humbja e tyre konsiderohet një humbje e dyfishtë.

Këtë ka dashur që ta sjellë edhe regjisorja Laura Kajtazi Testa në filmin e saj të parë si regjisore përmes dokumentimit të historive të 5 grave, të cilat i kanë humbur anëtarët meshkuj të familjeve të tyre gjatë luftës në Kosovë dhe kanë vuajtur me vite kërkimin me ankth për eshtrat e tyre.

Ajo në një intervistë për KutPlus, tregoi se shumë faktorë kanë ndikuar në realizimin e këtij dokumentari i cili në një formë ka ardhur si rezultat i punës së mëhershme që ajo ka bërë.

Waiting Still Trailer (short documentary film) from waitingstill.com on Vimeo.

“Së pari gjatë luftës dhe pas saj, unë kam punuar me shumë gazetarë ndërkombëtar ku kam pas rastin të shoh shumë trauma nëpër të cilat kanë kaluar shumë nëna, vajza e motra. Këto pothuajse ishin viktima të cilat vuanin në heshtje për arsye të ndryshme. Kjo më shtyu që pas luftës dhe si pjesw e hulumtimeve master të bisedoj me shumë nëna të cilat kanë humbur fëmijët e tyre gjatë luftës në Kosovë”, u shpreh ajo.

Rezultatet e hulumtimit të realizuara nga Laura Kajtazi Tresta janë botuar në fillim të këtij viti edhe në: http://journals.sagepub.com/eprint/q3A2QCmMenFudt8ziedD/full .

E në mesin e të gjeturave, diçka që reflektohet edhe në film është ankthi që përjetojnë këto nëna në baza ditore.

“Gjatë këtij hulumtimi kam parë se në mungesë të provave absolute, gjetja e mbetjeve mortore te të dashurve të tyre bëhet preokupim kryesor ku rezultatet sugjeruan se këto nëna jetojnë në gjendje të përhershme të ankthit psikologjik. Kështu vendosëm që të mundohemi të dokumentojmë këtë ankth të cilin këto nëna e përjetojnë pothuajse në baza ditore në kohën ku shumica prej nesh jemi rimëkëmbur nga pasojat e luftës”, theksoi ajo.

Ky projekt ka qenë i pavarur dhe i vetëfinancuar duke e bërë për regjisoren sfiduese realizimin e tij. Xhirimet janë bërë në Kosovë dhe në Amerikë kurse post produksioni dhe editimi është bërë në Kanada nga Afrim Maloku.

Filmi vë në pah se nënat pas rrëmbimit të anëtarëve të familjes së tyre, kanë vazhduar një kërkim intensiv. Ato vazhdimisht presin lajme për anëtarët e familjeve të tyre, për t’i dhënë fund kësaj pasigurie dhe përgjigje dhjetëra pyetjeve që ngrihen në mendjen e tyre në lidhje me ekzistencën dhe gjendjen e fëmijëve të tyre.

“Të dëgjosh të gjitha këto përvoja dhe pamundësia që të ndihmosh në ndonjë mënyrë ka qenë mjaft e vështirë për mua”, ka theksuar regjisorja.

“Në Pritje” sigurisht i ndërlidhur edhe me temën e sivjetshme të DokuFest-it kërkon që shikuesit të reflektojnë mbi gjithë atë që është paraqitur. Për regjisoren diçka që duhet reflektuar gjatë shikimit të këtij dokumentari është që të mos harrohet e kaluara.

“Si reflektim personal për mua është që shoqëria duhet të ec përpara mirëpo duke shikuar përpara në asnjë moment nuk guxon ta harroj të kaluarën dhe nuk guxon të lejë gjerat të mbesin të pazgjedhura sepse siç edhe thotë Paulline Boss në fund të dokumentarit, ‘Çdoherë kur ndodh gjenocidi kudo në botë dhe për atë arsye njerëzit rrëmbehen apo zhduken, shoqëria dobësohet dhe gjenerata e ardhshme mbetet e dobësuar””, u shpreh regjisorja për KultPlus.

Në dokumentar janë përfshirë: Nesrete Kumnova, Ferdeze Efendija, Fatime Qerkini, Tahire Aruqi, Ferdonije Qerkezi dhe Dr. Pauline Boss. / KultPlus.com

Mentor Ejupi Toro së shpejti hapë ekspozitën “25”, punimet e tij pjesë e bankës më të madhe të Hamburgut

“25” është titulluar ekspozita e radhës e artistit nga Kosova që jeton dhe vepron në Hamburgu të Gjermanisë Mentor A. Ejupi Toro, shkruan KultPlus.

Kjo paraqitje e punës së artistit erdhi si kërkesë e bankës më të madhe të Hamburgut HASPA me rastin e renovimit të bankës të tyre. Punët e Mentorit do të jenë të prezantuara për dhjetë vitet e ardhshme në hapësirat e kësaj banke prestigjioze gjermane, si shenjë dhe si njohje e punës 25 vjeçare në këtë qytet të artistit Mentor A. Ejupi Toro.

“25” ka titulluar artisti ekspozitën e tij që do të hapet me 24 shtator në qendrën e bankës HASPA Hamburg. Pikturat janë të punuara në mediumin vaj në kanavec dhe tregojnë udhëtimin e tij gjatë këtyre 25 viteve të fundit.

“Gjatë punës time të fundit unë ndjeva nevojën për të sfiduar botën e korporatave. Riprodhimi i serive të hershme të pikturave të mia është një reagim i radhës, koleksionisti është konsumatori i përditshëm, por kurrë nuk është ekskluziv. Korporata u bë forca më e fuqishme e manipulimit me vendimet tona të jetës. Andaj unë pranova të bashkëpunoj me këtë korporatë gjigande duke mos u koncentruar në jetën e përditshme porse unë jam i përqendruar që punën time ta shohin të gjithë, si dhe udhëheqësit e korporatave”, ka thënë artisti.

Ekspozita do të qëndrojë e hapur deri në fund të shtatorit 2018, kurse në pesë hapësira të bankave do të jenë të prezantuara punimet e Mentorit për dhjetë vitet e ardhshme./ KultPlus.com

Vjen teaseri i dytë i “Diamantit” (VIDEO)

Me skenar të Besart Sllamnikut dhe Lulzim Bucollit e regji të Genc Berishës, nga nëntori i viti 2017-të e deri në mars të vitit 2018-të, është xhiruar filmi “Diamanti”, vazhdim i filmit “Zonjusha”, shkruan KultPlus.

Tashmë është publikuar edhe teaseri i dytë i këtij filmi i cili ka mbledhë rreth vetës aktorë të njohur të kinematografisë së Kosovës si Armend Baloku, Besart Sllamniku, Muhamed Arifi, Ylber Bardhi, Dukagjin Podrimaj, Luan Jaha, Lulzim Bucolli, Edona Reshitaj, Irena Cahani, Ilir Prapashtica, Anila Krasniqi, Agan Asllani, Driada Matoshi…

Tek “Diamanti”, protagonistet kryesor, Vuca, Bulli dhe Zagi detyrohen të vjedhin një Diamant i cili është kusht për jetën e tyre./ KultPlus.com

Ekspozita “Unë jam shqiptar” nesër prezantohet në Muzeun e Kosovës

Ekspozita “Unë jam shqiptar” këtë të premte do të pozicionohet në Muzeun e Kosovës ndërsa vjen në kuadër të kalendarit të përbashkët kulturor Shqipëri-Kosovë dhe Vitit Mbarëkombëtar të Gjergj Kastriotit Skënderbeut, shkruan KultPlus.

Kjo ekspozitë, ideuar dhe organizuar nga Ministri i Shtetit për Diasporën dhe Muzeu Historik Kombëtar në muajin dhjetor 2017, do të qëndrojë e hapur në datat 10 – 31 gusht 2018 në ambientet e Muzeut të Kosovës.

Në këtë ekspozitë përfshihen materiale fotografike mbi diasporën shqiptare ndër shekuj.
Ekspozita fillon në mënyrë kronologjike me fotografinë e Heroit Kombëtar, Gjergj Kastriotit Skënderbeut, si përfaqësues i epokës më të lavdishme të shqiptarëve por dhe kohës kur filluan valët e para të emigrimit shqiptar.

Ekspozita përmban foto të arbëreshëve të parë me ngulimet e tyre në Italinë e Jugut, foto të arvanitasve dhe rilindësve shqiptarë.

Fotoja e emigrantit të parë në SHBA është moment i rëndësishëm në ekspozitë, duke vijuar më fotografi të shoqërive të para patriotike në Sofje, Bukuresht, Kajro, Stamboll e Vjenë.

Pjesa tjetër e ekspozitës, por jo më pak e rëndësishme, prezantohet nëpërmjet fotografive nga personalitetet e suksesshme shqiptarë në vendet e emigrimit të tyre./ KultPlus.com

Action Bronson zbulon imazhin e stërgjyshit (FOTO)

Reperi i njohur shqiptar-amerikan, Action Bronson, ka arritur para dy ditëve në Prishtinë ndërsa po atë ditë është paraqitur në konferencën e parë për media, para koncertit që pritet të mbajë në kuadër të Sunny Hill Festival, që do të fillojë nesër, shkruan KultPlus.

Reperi Bronson ditët e qëndrimit këtu duket se i ka të mbushura me plot aktivitete ndërsa ditën e djeshme është takuar edhe me Kryetarin e Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmetin.

Ai gjatë qëndrimit të tij duket sikur po mëson edhe më shumë për rrënjët e tij, pasi që ka postuar një fotografi të stërgjyshit të tij ndërsa në kokë mbanë një kapele. Ai tregon se fotoja është shkrepur para rreth 100 vitesh./ KultPlus.com

MY GREAT GRANDFATHER WITH THE WAVE CAP OVER 100 YEARS AGO. 🇦🇱

A post shared by Action Bronson (@bambambaklava) on

Rama: Financial Times vlerëson sezonin fantastik turistik të Shqipërisë

Revista prestigjioze “Financial Times” vlerëson se “Shqipëria po përjeton një nga sezonet më të mira turistike“.

Kryeministri Edi Rama uron mirëmëngjesi ndjekësit në facebook me foton e veçantë të Bizës, përzgjedhur nga Financial Times si foto dite.

“MIRËMËNGJES , dhe me këtë foto të veçantë të Bizës, përzgjedhur nga Financial Times si foto dite, përmes së cilës vlerësohet sezoni fantastik turistik i Shqipërisë këtë vit si në bregdet ashtu dhe në zonat e mrekullueshme malore, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.

Financial Times thekson se Shqipëria po përjeton një nga sezonet më të mira turistike, me turistë që u drejtohen jo vetëm plazheve të Adriatikut dhe të Jonit, por edhe turizmit të aventurës në zonat e paprekura malore.

Vlerësimi i revistës prestigjioze është vlerësimi i radhës nga mediat e huaja për turizmin në Shqipëri.

Qeveria shqiptare ka ndjekur këtë vit një politikë fiskale nxitëse për turizmin elitar dhe agroturizmin për të nxitur turizmin alternativ si një mbështetje e fortë për turizmin klasik të detit. /KultPlus.com

Në këngën e re të Sinan Vllasaliut paralajmërohet vrasja e grave (VIDEO)

Teksa vrasja e një gruaje 40-vjeçare dhe bijës së saj nga bashkëshorti në Gjakovë ka ngjallur reagime të mëdha në Kosovë në mbrojtje të të drejtave të grave, këngëtari i muzikës folk Sinan Vllasaliu dhe reperi Ghulo thërrasin për vrasjen e grave.

“Nys o nys, me të pa me tjetër unë të mbys”, thotë reperi nga Prishtina Ajet Bejiqi – i njohur me nofkën Ghulo, në këngën e publikuar sot që titullohet “Vet më the të dua”.

Projekti është ‘remake’ i këngës “Vet më the të dua” të cilën e kishte kënduar Sinan Vllasaliu disa vite më parë. Por për të sjell ‘remake’-n e këngës, Vllasaliu ka bashkëpunuar me reperin Ghulo, i cili stimulon vrasjet e grave.

Teksti i këngës është shkruar pikërisht nga Ghulo, ndërkaq muzikën dhe kompozimin e ka realizuar Nurteel.

Këto thirrje për vrasje të grave në projektin e publikuar sot nga Sinan Vllasaliu vijnë në momentin kur në Kosovë është ngjallur debat i madh lidhur me vrasjen e 40-vjeçares nga Tropoja, Valbonë Nrecaj, e cila ishte e martuar dhe jetonte prej disa vitesh në fshatin Brekoc të Gjakovës.

Nrecaj u vra të martën nga bashkëshorti i saj, i cili e vrau edhe vajzën e tij 9-vjeçare.

Për këtë ngjarje kanë reaguar sot organizatat për mbrojtjen e të drejtave të grave, ministri i Drejtësisë, kryeministri e presidenti i vendit dhe shumë aktivistë për të drejtat e grave. Rasti në fjalë dëshmon për pozitën aspak të favorshme të gruas në shoqërinë kosovare. /KultPlus.com

Dua Lipa këndon hitin e famshëm “Kaçurrelja” (VIDEO)

Ylli botëror Dua Lipa sot ka ardhur në Prishtinë, ndërsa para mediave ka mbajtur edhe konferencën e cila i paraprin koncertit që vjen të premten në kuadër të “Sunny Hill Festival”, shkruan KultPlus.

Derisa po qëndron këtu, ajo së bashku me shoqet e saj nga Prishtina e familjarët, duket se po e shijon çdo minutë të qëndrimit në Kosovë. Hitin e famshëm “Kaçurrelja”, duket se e di në cdo fjalë edhe këngëtarja e njohur botërisht, Dua Lipa.

Ajo orë më parë ka publikuar pamje derisa po këndon këtë këngë të famshme. Dua Lipa do të interpretoj këtë të premte në kuadër të festivalit “Sunny Hill”, që do të mbahet nga e premtja deri të dielën në Prishtinë.

Kjo është hera e dytë që Dua Lipa interpreton para publikut të Prishtinës. / KultPlus.com


https://www.instagram.com/stories/dualipa/
https://www.instagram.com/dualipa/

Oskar me kategori të re dhe me kohëzgjatje të shkurtuar

Çmimi më prestigjioz i filmave, “Oskar”, tashmë do të ndahet edhe për një kategori tjetër të filmave, atë të filmave të popullarizuar.

Po ashtu, ceremonia e ndarjes së çmimeve do të zgjasë më shkurt se herëve të tjera, vetëm tri orë, dhe më 2020 do të mbahet më herët sesa ishte e planifikuar.

John Bailey, presidenti i rizgjedhur i Akademisë së Kinematografisë, Arteve dhe Shkencave, u tha anëtarëve përmes një e-mail-i, të mërkurën, se Bordi i Guvernatorëve i miratoi tri ndryshime të mëdha të kësaj ceremonie.

Shikueshmëria për edicionin e 90-të të ndarjes së këtyre çmimeve ra dukshëm në 26.5 milionë shikues, 19% më pak se vitin e kaluar.

Që nga viti 2008, kjo është hera e parë që ceremonia e Oskar pati më pak se 30 milionë shikues.

Gjithashtu, ajo zgjati gati 4 orë dhe ishte më e gjata në më shumë se një dekadë.

Më 2019, Oskarët do të ndahen më 24 shkurt ndërsa më 2020 më 9 shkurt./KultPlus.com

Fakte interesante mbi Coco Channel

Është një nga ikonat më të mëdha të shekullit të 20- të, dizajnerja e Coco Chanel.

Nje zonjë franceze jo vetëm që dinte të vishte një grua, por nisi një revolucion të tërë që do ta bënte modën më të lehtë për gratë.

Emri i saj i vërtetë nuk është Coco

Dhe ajo nuk ka lindur në familje të pasur. Emri i vërtet i saj është Gabrielle Bonheur Chanel, familja e saj ishte një familje e varfër, në një qytet të vogël francez dhe pas vdekjes së nënës së saj, ajo është dërguar në një jetimore bashkë me motrën e saj. Emri i saj “Coco” vjen nga dy këngë që ajo bëri edhe audience e identifikoi me këtë emër.

Ajo fillimisht filloi si “Hat Maker”

Coco kupton se karriera e saj si këngëtare nuk ishte për të, ajo shkoi në Moulins ku takohet me dashurinë e saj të parë “Etienne Balsan”. Ajo bëhet mësuese e tij dhe fillon të jetojë një jetë magjepsëse falë pasurisë së tij. Etienne ishte admiruesi i parë i Coco-s që e ndihmoi të fillonte biznesin e vet të modës.

Solli revolucionin e modës

Coco mendonte se moda në fillim të viteve 1900 ishte me të vërtetë duke i bërë gratë të ndiheshin të pakëndshme dhe nuk ofron asgjë të re. Ajo padyshim kishte vizion të ndryshëm kur ishte fjala për shijen popullore të asaj kohe. Coco bëri një revolucion duke u bërë zonja e parë që mbante pantallona në publik.

Coco solli veshjen me ngjyrë të zezë

Ju e dini se si të gjithë thonë se veshja e zezë është një domosdoshmëri? E pra, të gjithë ne duhet të falënderojmë Coco Chanel. Ajo erdhi me idenë e veshjes së zezë në vitet ’20 dhe një fotografi e krijimit të saj u botua në Vogue në vitin 1926. Revista e modës e quajti atë “Ford Chanel”.

Ashtu si me pantallonat, veshjet më të shkurtra dhe detajet e modës mashkullore në krijimet e saj, Coco mendonte se gratë kanë nevojë për një lloj uniforme të re. Në vitin 1925 ajo paraqiti kostumin e famshëm, klasik Chanel që adhurohet nga shumë gra edhe sot.

Çanta me rrip ishte krijimi i saj

Ajo ishte e para që solli çantat me rrip ku u frymëzua nga çantat e ushtarëve dhe shiritat e hollë që mbanin për të lidhur thesin. Koleksioni i parë i saj u prezantua në fund të viteve 1920. Çanta klasike sot njihet si 2.55, një emër që erdhi pas datës kur Coco lëshoi versionin e përditësuar të çantave në shkurt të 1955.

Rrjeti i Grave të hënën proteston në Gjakovë kundër vrasjes së grave

Të hënën në Gjakovë do të protestohet nën sloganin “Mjaft më me Vrasjen e Vajzave dhe Grave”.

Kjo protestë është paralajmëruar nga Rrjeti i Grave të Kosovës, pas vrasjes së një gruaje dhe të bijës së saj në Gjakovë. Vrasja e cila dyshohet të jetë kryer nga bashkëshorti i 40 vjeçares.

Gjeni të plotë njoftimin për protestën:

Më 13 gusht në bashkëpunim me RrGK-në (Rrjetin e Grave të Kosovës), në ora 12:00 marshojmë prej Stacionit të Policisë së Gjakovës e deri te Gjykata në Gjakovë për të kundërshtuar vrasjen e gruas 40 vjeçare dhe vajzës së saj në Berkoc të Gjakovës, dhe për të kërkuar përgjegjësi nga institucionet e Kosovës për këtë dhe shumë raste të tjera të dhunës në Kosovë.

Individ e aktivistë/e nga shoqëria civile, të bashkuar/a kërkojmë t’i japim fund dhunës dhe t’u themi të gjitha institucioneve në Kosovë dhe shoqërisë kosovare kundërshtimin tonë me një fjali të vetme: Mjaft më me arsyetime!

Kjo protestë është organizuar si reagim kundër vrasjes së dyfishtë si pasojë e dhunës në familje, në Komunën e Gjakovës. Më shumë për këtë rast mund të lexoni këtu:

Dhuna në familje është krim, dhe si e tillë duhet trajtuar. Dështimi në ofrim të mbrojtjes për gratë dhe vajzat që raportojnë dhunën në qon deri tek vrasja e tyre nga ushtruesit e dhunës./KultPlus.com

‘Your story is my story’ nesër në Prizren

Gati dy dekada pas përfundimit formal të konfliktit në Kosovë, tregimet e torturës dhe abuzimit seksual po mbahen të heshtura dhe jashtë metanarracionit të luftës dhe diskursit publik. Për më shumë, të mbijetuarat(it) e dhunës seksuale dhe të torturës në luftë i nënshtrohen stigmës shoqërore, përjashtimit dhe politikave jokonsistente institucionale.

“Your story is my story” mëton sensibilizimin dhe ngritjen e vetëdijes së qytetarëve mbi ngjarjet të cilat i kanë përjetuar gratë dhe burrat e Kosovës si të mbijetuar të torturës gjatë konfliktit të fundit në Kosovë.

Lexues në këtë performancë do të jenë: Melihate Qena, Gresa Pallaska, Jeta Krasniqi, Arben Ahmeti, Jeta Berisha dhe Xhejlane Terbunja, dhe do jetë nën regji të Besim Ugzmajli.

Kjo performancë leximi organizohet nga OJQ THY në bashkëpunim me Forum ZFD, Integra, UN Women dhe Dokufest.
Performanca mbahet nesër, e enjte, me fillim prej orës 15:30 në Prizren, te Ura e Arastës. / KultPlus.com

Fondacioni Sunny Hill ndanë të holla për artin dhe kulturën në Kosovë

Fondacioni Sunny Hill sot ka ndarë 100 mijë euro për organizata dhe festivale të ndryshme në Kosovë.

Shtatë organizata që punojnë me persona me aftësi të veçanta – përfshirë këtu Doën Syndrome Kosova, Hendikos, Atomi dhe Shoqata e Autizmit, janë në mesin e organizatave që kanë përfituar nga Fondacioni Sunny Hill, i formuar pas koncertit të para dy vitesh të këngëtares Dua Lipa.

Sot, në një konferencë për media, Dukagjin Lipa nga Sunny Hill Foundation ka treguar se 100 mijë euro do të ndahen në këtë herë të parë të ndarjes së parave.

Fonde kanë marrë edhe DamFest, ChopinFest, Teatri Dodona e Siparantum Choir ndërsa këtu përshihen edhe pesë shkolla të muzikës në qytete të ndryshme të Kosovës.

Qëllimi i Fondacionit Sunny Hill është dhurimi i parave për ndihmë në artin dhe kulturën dhe mirëqenien në Kosovë.

Të gjithë përfituesit ishin sonte të pranishëm në ceremoni, aty ku ishte edhe Dua Lipa nën patronazhin e së cilës ekziston ky Fondacion. / KultPlus.com

Veshjet kombëtare ekspozohen në Etno Fest

Etno Fest 2018 që është duke u mbajtur në Kukaj të Prishtinës edhe në këtë edicion nuk kanë munguar ekspozimi i veshjeve kombëtare shqiptare.

Në Ditën e Diasporës janë ekspozuar veshjet kombëtare të etnografes, Erodita Qorkadiu, transmeton Koha.net.

Ekspozita “Veshja tradicionale dhe moderniteti”, të kësaj autore, është hapur në ambientet e Etno Teatrit më 5 gusht, kurse një ditë më vonë ishte bërë edhe një sfilatë.

Mysafirë special në këtë edicion ishin Arbëreshët e Italisë, të cilët kanë bërë edhe një performancë.

Qorkadiu bën të ditur se këto veshje kombëtare më parë ishin ekspozuar në Belgjikë, Francë, Bullgari, Kroaci, Maqedoni e Shqipëri.

“E kam sjell në Kukaj për shkak se ishin Ditët e Diasporës, e kam ftes që ta dërgoj edhe në Slloveni, Itali, Gjermani dhe Amerikë”, ka thënë ajo.

Dua Lipa: Do të vishem kuq e zi në festivalin në Prishtinë

“Ky është veç fillimi i karrierës sime” ka thënë sot mes tjerash në konferencën në Prishtinë këngëtarja shqiptare Dua Lipa.

Lipa po qëndron në Prishtinë për koncertin e datës 10,11 dhe 12 gusht, në kuadër të Sunny Hill Festival.

Ajo është pyetur në një pikë se a ka ndonjë befasi për koncertin e saj në Prishtinë.

“Do të vishem kuq e zi” ka thënë Dua, edhepse në shaka e kjo pritet të shihet nëse do të jetë e vërtetë në koncertin e radhës, shkruan KultPlus.

Dua Lipa tregoi se shumë shpejtë do të lansohet edhe kënga e saj e re, një bashkëpunim kësaj radhe.

Sunny Hill Festival do të mbahet në Parkun e Gërmisë. / KultPlus.com

Dua Lipa: Do ta doja edhe Rita Orën, Bebe Rexhën e Era Istrefin në festival

Dua Lipa sot në konferencën për media në Prishtinë ka përmendur edhe koleget e saja tjera shqiptare të cilat ajo ka dashur të jenë në Sunny Hill Festival.

Edhepse për shumë kohë u fol për një antipati mes Duas dhe Rita Orës, Dua e ka përmendur Ritën.

“Kemi pas qef me i pasë plot artista tjerë, bile edhe Rita Orën, Era Istrefin, Bebe Rexhën. Për mua sa më shumë femra është mirë të jenë pjesë e festivalit” ka treguar Dua Lipa në konferencë.

Konferenca e Dua Lipës po vazhdon edhe tash në Prishtinë. / KultPlus.com

Konferenca e Dua Lipës në Prishtinë (LIVE)

Po mbahet momentalisht konferenca për media e këngëtares Dua Lipa.

Sot Dua erdhi në Prishtinë gjatë ditës ndërsa pas pak ditësh do të performojë në Parkun e Gërmisë, në kuadër të Sunny Hill Festival.

Konferenca e sotme vjen pas asaj dje ku foli Action Bronson, i ftuar në këtë festival.

Dua Lipa i bashkohet kësisoj edicionit të parë të festivalit Sunny Hill Festival krahas emrave të tjerë si Bronson e Martin Garrix, përfshirë këtu edhe këngëtarët e njohur shqiptarë. / KultPlus.com

Rita Ora i bashkohet Agjencisë “Kate Moss”

Këngëtarja shqiptare, Rita Ora nga sot është pjesë e Agjencisë “Kate Moss”.

Ajo përmes një postimi në Instagram ka konfirmuar se i është bashkuar agjencisë së modeles britanike Kate Moss, që mbështet talentët për të zhvilluar karrierën brenda industrisë së mediave globale, transmeton Koha.net.

“Ekipi i ëndrrave. E emocionuar konfirmoj se tani jam pjesë e Agjencisë Kate Moss”, ka shkruar shkurt Ora.

Kate Moss më parë rreth Agjencisë së saj kishte deklaruar se, “dua të përqendrohem në menaxhimin e karrierave të njerëzve, jo vetëm në udhëheqjen e një agjencie”.

‘Sarabande’, sonte te Kino Lumbardhi

Filmi dokumentar “Sarabande” i regjisores Kaltrina Krasniqi do të shfaqet në festivalin e Filmit Dokumentar dhe të Shkurtër DokuFest të Merkurën me 8 Gusht në orën 20:00.

SARABANDE filloi si një dokumentar personal mbi virtuozin e muzikës klasike, Petrit Çekun, që në vitin 2014, në Spanjë, do t’i regjistronte Suitat për Viollonçello nga J.S. Bach. Por, rrugës, filmi u shëndrrua në një ‘road movie’ mbi kufinjtë dhe ilegalitetin, që më pas të paketohet si rrugëtim i dy shokëve nëpër idetë e shpikura mbi Orientin dhe Oksidentin, të shkuarën dhe të ardhmen.

Filmi do të shfaqet në Kinemanë Lumbardhi, ndërsa biletat mund të validohen në pikën e shitjes DokuShop në Sheshin Shadërvan.

Sarabande është prodhuar nga shtëpia filmike Vera Films në vitin 2018 dhe është mbështetur nga Ministria e Punëve të Jashtme, Komuna e Prishtinës, Fondacioni Lumbardhi dhe dit’ e nat’. / KultPlus.com