Gjuha shqipe përfshihet në programin mësimor në Hamburg

Në qytetin e Hamburgut në Gjermani është arritur marrëveshja që mësimi i gjuhës shqipe të jetë pjesë e programit mësimor në këtë zonë.

“Në qytetin e Hamburgut ekziston mundësia që mësimi i gjuhës së prejardhjes të përkrahet nga Drejtoria e Arsimit. Mirëpo paraprakisht duhet të plotësohen disa kushte dhe të bëhet kërkesa. Unë së bashku me kolegun tim Muhamet Idrizi jemi angazhuar që nga viti 2018 në këtë drejtim dhe tani edhe gjuha shqipe figuron si mundësi në planprogramet e mësimit në Hamburg”, tregon për “Diaspora Shqiptare” mësuese Nadire Rexhepi, transmeton KultPlus.

“Këtu në Hamburg ekzistojnë 4 lloj tipesh për mësimin e një gjuhe të huaj:

  1. si gjuhë e prejardhjes ( për nxënës me prejardhje të asaj gjuhe),

2 si lëndë e detyrueshme zgjedhorje ( për të gjitha kombësit)

  1. si gjuhe e 2 apo 3 e huaj krahas gjuhës frënge, spanjolle, latine etj.

4 si gjuhë në mësimin bilingual.

Në rastin e gjuhës shqipe tani për tani fuksion tipi 1dhe 2”, tregon më tej Rexhepi.

Ajo shprehet se lejen e kanë edhe për tipin 3, por duhet së pari personel dhe pershtatje e kurikulës.

Për momentin kjo gjë është bërë e mundur në shkollën “Maretstraße”, Hambur dhe mund të regjistrohen të gjithë nxënësit e shkollave të tjera. /diasporashqiptare/ KultPlus.com

Elbenita Kajtazi rikthehet në skenën e Operës së Hamburgut

Është bërë e ditur se sopranoja e mirënjohur shqiptare Elbenita Kajtazi, e cila jeton dhe ushtron karrierën artistike në Gjermani, rikthehet në skenën e Operës së Hamburgut që pas fillimit të pandemisë, shkruan KultPlus.

Ajo do të interpretojë në koncertin e së dielës, këngën “Die Lorelei” të kompozitorit Franz Liszt.

“Duke u përgatitur për koncertin e së dielës, hera e parë që do këndoj këngën Die Lorelei kompozuar nga kompozitori Franz Liszt, shumë e lumtur që do ngjitem në skenën e Staatsoper Hamburg mbas më shumë se shtatë muaj pushim të detyrueshëm” ka shkruar Kajtazi në llogarinë e saj./ KultPlus.com

Preparing for the concert on Sunday, first time singing Liszt – Die Lorelei , very excited and very happy to sing on the…

Gepostet von Elbenita Kajtazi am Freitag, 2. Oktober 2020

Puna e artistit Shuk Orani do të prezantohet në Hamburg

Më datën 29 shkurt nga ora 18 e 30 në qytetin e Hamburgut starton ekspozita “Norbert Jäger Skulpturen”, shkruan KultPlus.

Krahas artistit të njohur gjerman, do të prezantohet edhe Shuk Orani me skulpturat e tij.

Gjatë kësaj ekspozite do të marrë pjesë skulptori i njohur Norbert Jäger, laureat i Çmimit Federal për Skultplurë në vitin 1985. Ai është i përfaqësuar ndërkombëtarisht me skulpturat e tij, ku spikat ajo e Elton Johnit, po ashtu ato në muze dhe hapësira publike.

Kur flet për Shuk Oranin, Dr. Volker Probst shprehet: “Shuk Orani është kritik i çorientimit të njeriut dhe mungesës së vullnetit, ndjenjave dhe intuitës për t’ju kushtuar vëmendje konteksteve të mëdha.

Orani studion se si një materia me ngjyrë mund të pasurojë dhe ndryshojë realitetin e mëngët përmes mundësive të reja të perceptimit. Në veprat e tij me format të madh, zbulon ngjyrën blu të pasur që është shpeshherë e mbuluar nga ngjyra e bardhë. Në pikturat e tij, ngjyrat e mundshme janë të ndërthurura dhe të mbivendosura që të arrijnë të ofrojnë një strukturë imagjinare”. /KultPlus.com

Hava Bekteshi me çifteli në koncertin e madh në Gjermani

Instrumentistja shqiptare Hava Bekteshi e cila po zhvillon karrierë në arenën ndërkombëtare, ka arritur të jetë pjesë e një koncerti të madh në Gjermani, shkruan KultPlus.

Bëhet fjalë për koncertin “Stadtlied” në Elbphilharmoninë e Hamburgut, në të cilin ajo ka marrë pjesë si instrumentiste e çiftelisë dhe si këngëtare. Bekteshi gjatë workshopit që u mbajt aty, u admirua nga stafi pasi performoj një pjesë me çifteli, po ashtu Milaim Islami e shkroi një tekst për të në të cilin përshkruhet e kaluara e saj që nga mërgimi e deri te arritjet në muzikë.

Ai këtë këngë e emëroi “Tingëllon teli i çiftelisë” nën kompozimin e melodisë nga Fatmir Makolli. Teksti është përkthyer në gjuhën gjermane dhe i njëjti tani gjendet në mediatekën e Elbphilharmonisë të Hamburgut.

Përveç këngës që e ka performuar ajo, ka kënduar edhe këngë tjera, e madje ka luajtur edhe në instrumentin e kitarës. Instrumentistja shqiptare pati vëmendje pas performancës me çifteli, andaj edhe u zgjedh nga stafi i njërit prej televizioneve më të shquara gjermane “RTL-Nord” si protagonistja kryesore, ndërsa më pas asaj i është bërë edhe një portret për pjesëmarrjen e saj me instrumentin e çiftelisë.

Në koncert kanë qenë 100 pjesëmarrës, dhe jo të gjithë pjesëmarrësve u dha mundësia të performojnë aty. Duhet theksuar se ky koncert është i madh në Gjermani, aty ka pasur ushtrime përmbi gjysmë viti me të gjithë pjesëmarrësit. Koncerti shquhet për programin e pasur që ka, ku hyn edhe muzika klasike.

Instrumentistja Hava Bekteshi po vazhdon të jetë e suksesshme në arenën ndërkombëtare, me lojën e saj në instrumentin e çiftelisë të cilin po e bën të njohur në botë, sikurse kulturën tonë në përgjithësi. Ajo do të marrë pjesë edhe në koncerte tjera të mëdha. /KultPlus.com

https://www.facebook.com/eva.isetbek/videos/10221623984287732/UzpfSTExOTc0MDQwODY6MzA2MDYxMTI5NDk5NDE0OjEwOjA6MTU4MDU0Mzk5OTo0ODIyNjMyNjc3MDEyNTE2MDI5/

“EIDOS21”, ekspozita e radhës e Shuk Oranit në Hamburg

Më 6 dhjetor në Hamburg hapet ekspozita personale e radhës e Shuk Oranit. “EIDOS21” mban titullin kjo ekspozitë e artistit të shquar dhe shumë aktiv nga Kosova me qëndrim në Hamburg të Gjermanisë, përcjellë KultPlus.

Në vazhdim, teksti i historianes gjermane të artit,  Julia Eckhardt lidhur me këtë ekspozitë.

Vetëkonceptet, të cilat i japin formë rrugës jetësore, si pasojë e zhvillimeve nga jashtë, ngatërrohen me lëndët. Personaliteti në ndryshim të vazhdueshëm i zë rrugën vullnetit për qartësi. Nga mimika e pasur me modele të ndryshme e gjallesave tjera, shfaqja jonë përpara vetes sonë dallohet për synimin e saj të pangjyrë drejt llogarive. Por idetë e llojeve të ndryshme të tonaliteteve ushtrojnë fuqi tërheqëse mbi ne. Sot këto, nesër të tjerat. A po bëhemi më të pasigurt? Apo shfrytëzohet kjo? A përfiton para dikush nga kjo?

Edhe po të jetë kjo e paparashikueshme, ia vlen që thjesht, të zhytemi në zhurmërimën e botës.

Në ekspozitën e re të Shuk Oranit, format njerëzore shpërfaqen të shumëfishuara në lojën e ngjyrave të sipërfaqes së pikturës. Konturet e tyre “ngrejnë kokën” nga shtresat e pikturës, shfaqen të tejdukshme ose trashen në penelatat vargore përgjatë gjymtyrëve.

Imazhet e tij të trupave nuk mund të qëndrojnë vetë, thotë artisti, sepse ata vetëm në shpërfaqjet e tyre të dyfishta e të trefishta janë në lartësinë e ndryshimit të vazhdueshëm të identitetit të tyre.

(Teksti: Julia Eckhardt M.A. History of Art). Nga gjermanishtja në shqip përktheu dhe përshtati Blerim Shabani – Gazetar.

Hapet në Hamburg ekspozita “25“ e artistit shqiptar Mentor Ejupi

Në lokacionet e Bankës së njohur të Hamburgut është hapur ekspozita „HASPA“ e artistit shqiptar Mentor Ejupit, i lindur në Prishtinë por që jeton dhe vepron nga dhjetori i vitit 1993 në metropolen europiane të Hamburgut.

Në bashkëpunim me bankën e njohur të qytetit – Port të Hamburgut, ku ne mesin e qindra artistëve u përzgjodh pikërisht artisti nga Prishtina e si arsye është merita e punës 25 vjeçare në këtë qytet. Puna e cila u paraqit sonte para artdashësve në korporatën e njohur është e gjitha e koncipuar nga Ejup – Toro në jetën e tij gjatë këtyre 25 viteve në Hamburg. Dashuria – Vuajtjet dhe shqetësimet tjera – janë motoja e kësaj ekspozite e cila përmbledhë gjithsej 25- së piktura të punuara në teknikën e vajit në kanavec.

25 është numri i pikturave të ekspozuara nga Ejupi si dhe janë 25 vite pune dhe aktivitete artistike të autorit në këtë qytet. Ekspozita ka të ndara dy cikle nga jeta e artistit, njëra është e bazuar në tingujt e albumit „Sarabande“ të gjenisë së pianos të muzikës Rok – Jon Lord ( Deep Purpel ) e komponuar dhe realizuar në vitin 1974 më orkestrën simfonike të Budapestit. E bazuar në muzikën e barokut ( Vallëzimi Sarabande i ndaluar nga Mbreti Philipp II në Spanjë në vitin 1583, ngase vallëzimi përmbante elemente të epshit dhe eksercizmit ). Suita e barokut ishte motivimi i Jon Lord si dhe kompozicionet e Bach, porse në rastin e Mentor Ejupi-Toro albumi „Sarabande“ luan një rolë krejt tjetër, atë të vetmin rol që ka është kujtimet dhe momentet nga më të ndryshmet nga adoleshenca dhe nga mosha rinore e tij që kishte kaluar në Prishtinë. Nga liqeni i Batllavës e deri tek demonstratat e studentëve.

Në ciklin e dytë është paraqitur një seri me një abstraksion konkret ( siç e quan autori i tekstit të katalogut Albert Böhl ) , vlerësim ky nga autori i kritikës i bazuar në përcjelljen e procesit të realizimit të pikturave , më tutje Böhl: „ Mund të shihet qartë se forma përfundimtare nuk është projektuar paraprakisht. Piktura u zhvillua në mënyrë të suksesshme, në mënyrë aktive të shoqëruar nga artisti. Sapo zbatohet ngjyra ajo provokon piktorin në lëvizjet ardhshëm të brushës. Formati i vendosur i ngjyrave, dinamika e brendshme e tij, veprimet e tij ishin analoge me proceset natyrore. Zonat e lyera me ngjyrë u kaluan, përsëri të kufizohen, për t’u pikturuar përsëri mbi kufijtë. Rastësia e punës dhe konceptit e ngiste atë.”

Ekspozita është hapur sonte në HASPA, Hamburg dhe do të jetë e hapur deri më 28.09.2018, kurse pesë punime do të jenë pjesë e korporatës të ekspozuara deri ne vitin 2028./KultPlus.com

Mentor Ejupi Toro së shpejti hapë ekspozitën “25”, punimet e tij pjesë e bankës më të madhe të Hamburgut

“25” është titulluar ekspozita e radhës e artistit nga Kosova që jeton dhe vepron në Hamburgu të Gjermanisë Mentor A. Ejupi Toro, shkruan KultPlus.

Kjo paraqitje e punës së artistit erdhi si kërkesë e bankës më të madhe të Hamburgut HASPA me rastin e renovimit të bankës të tyre. Punët e Mentorit do të jenë të prezantuara për dhjetë vitet e ardhshme në hapësirat e kësaj banke prestigjioze gjermane, si shenjë dhe si njohje e punës 25 vjeçare në këtë qytet të artistit Mentor A. Ejupi Toro.

“25” ka titulluar artisti ekspozitën e tij që do të hapet me 24 shtator në qendrën e bankës HASPA Hamburg. Pikturat janë të punuara në mediumin vaj në kanavec dhe tregojnë udhëtimin e tij gjatë këtyre 25 viteve të fundit.

“Gjatë punës time të fundit unë ndjeva nevojën për të sfiduar botën e korporatave. Riprodhimi i serive të hershme të pikturave të mia është një reagim i radhës, koleksionisti është konsumatori i përditshëm, por kurrë nuk është ekskluziv. Korporata u bë forca më e fuqishme e manipulimit me vendimet tona të jetës. Andaj unë pranova të bashkëpunoj me këtë korporatë gjigande duke mos u koncentruar në jetën e përditshme porse unë jam i përqendruar që punën time ta shohin të gjithë, si dhe udhëheqësit e korporatave”, ka thënë artisti.

Ekspozita do të qëndrojë e hapur deri në fund të shtatorit 2018, kurse në pesë hapësira të bankave do të jenë të prezantuara punimet e Mentorit për dhjetë vitet e ardhshme./ KultPlus.com

Hamburgu, qyteti më i mirë në botë për jetë nate

Hamburgu është renditur si qyteti më i mirë në botë sa i përket jetës së natës, duke mposhtur qytetet si New York apo Dublin.

Një studim i ri ka renditur 41 qytete të mëdha në 27 vende, duke u bazuar në pesë kategori: cilësia e jetës së natës, mirësjellja e banorëve vendas, siguria, transporti dhe kosto. Banorët vendas janë pyetur për gjitha këto kategori, raporton Daily Mail.

Qyteti i dytë më i madh i Gjermanisë ( Hamburgu ) ka plotësuar gjitha normat e duhura në anketë dhe ka pasur vlerësim shumë më të lartë se qytetet tjera, shkruan IndeksOnline.

Hamburgu del që ka njerëz të hapur dhe miqësorë, transport të shkëlqyer, cilësia e natës poashtu është lavdëruar shumë, duke u bazuar në aktivitetet e natës dhe kënaqësinë e përgjithshme të njerëzve.

Qytete tjera me vlerësim të lartë përfshijnë Kopenhagën, e cila renditet në vendin e dytë, Berlini ( i treti ) , Dublini ( i katërti ) dhe Amsterdami ( i pesti ).

Pjesa tjetër në TOP 10 përbëhet nga San Francisco, Gothenburg, Pragë, ëarsaë dhe Neë York.

Hamburgu ka marrur pikët maksimale, pasiqë shihet si qytet më kompakt, i përshtatshëm dhe koheziv për një natë të vetme, duke lejuar qytetarët të gëzojnë një sërë aktivitetesh pa pasur nevojë të udhëtojnë në të gjithë qytetin.

Njujorkezët thonë se kanë natën më të mirë kur dalin. Brenda kategorive, njujorkezët e vlerësojnë qytetin e tyre shumë lartë për ushqim dhe pije, dhe mjaft për një shëtitje, por nën-mesatare për sigurinë dhe shoqërinë e njerëzve, shkruan IndeksOnline.

Marek Mossakoëski, shefi i Global Brand të Hostelëorld, ka thënë: rezultatet e këtij studimi kanë qenë interesante, sidomos performancat e qyteteve më të vogla – më së shumti me Hamburgun, duke marrë vendin e parë mbi Berlinin.

Flaka Goranci interpreton me orkestrën simfonike të Hamburgut

Vetëm një ditë para fillimit të provave për rolin e Carmen në festivalin e operës në Obersaxen në Zvicer, Flaka Goranci është ftuar nga orkestra simfonike e Hamburgut të interpretoj në natën „A la Francaise“ ariet dhe duetet e dy roleve kryesore për Mezzo-soprano, atë të Charlotte nga opera „Werther“ e kompozitorit Jules Massenet dhe atë të Carmen nga opera „Carmen“ e kompozitorit poashtu francez George Bizet.

Orkestra simfonike e Hamburg-ut është një orkestër prestigjioze që luan me emrat më në zë të skenës klasike dhe asaj operistike, shkruan KultPlus.

Koncerti do të mbahet më datë 9 korrik duke filluar nga ora 19:00, në oborrin e brendshëm të komunes së Hamburgut (Innenhof des Rathaus).

Përkrahë Flakes do të interpretoj edhe tenori Hany Abdelzaher. Kurse orkestra simfonike do të drejtohet nga dirigjenti Ulrich Windfuhr. Më pas mezzo-sopranoja kosovare do të vazhdoj drejt Zvicrës për të realizuar rolin e Carmen me premierë në datën 27 korrik e deri më 11 gusht për të përmbyllur shfaqjen e nëntë me radhë dhe të fundit për këtë festival. /KultPlus.com