Simone de Beauvoir është ikonë e feminizmit. Ajo nuk ka shkruar vetëm libra për feminizmin, por ka shkruar “The Second Sex/Gjinia e dytë”.
Ajo ishte një intelektuale e angazhuar, e cila ndërthurte filozofinë dhe prodhimtarinë letrare me veprime të vërteta politike që kanë përftuar ndryshime legjislative.
Jeta e saj ka frymëzuar shumë breza të grave në kërkim të pavarësisë, dhe kjo i atribuohej edhe lidhjes se saj jotradicionale me filozofin Jean-Paul Sartre, që shihej si një dashuri që nuk kishte ardhur në këmbim të lirisë së saj apo suksesit profesional.
Pasioni për burrin
Mirëpo dekada më vonë pas vdekjes së Beauvoir në vitin 1986, valë letrash, ditarësh e dorëshkrimesh më parë të panjohura kanë tronditur lexuesit të cilët kanë menduar se e njihnin atë. Letra e saj për të dashurin amerikan Nelson Algren, tregon pasionin e thellë të saj për një burrë tjetër.
Letra e saj për Sartrein ka zbuluar se ajo jo vetëm që ka pasur lidhje me gra, por që të dashurat e saj ishin të reja dhe studente. Nuk ka dyshim se ajo ka fshehur edhe suksesin e rëndësishëm profesional dhe rëniet serioze të e moralit nga historitë që ka treguar në jetëshkrimin e saj. Pra çfarë duhet të bëjmë me autoren e “Gjinisë së dytë”, 70 vite pas publikimit të saj? Në dritën e asaj çfarë ajo nuk ka treguar, a ishte ajo aq feministe sa e mendonim?
Përgjigjja e shkurtër? Varet se çfarë nënkupton të qenit feministe dhe cilën Beauvoir keni në mendje (Përgjigjja e gjatë solli një libër). Mirëpo tani është e qartë që momentet më të luhatshme të jetës së saj kanë pasur rol të rëndësishëm në shndërrimin e bindjeve të saj; që ajo dënoi veprimet e veta dhe hoqi dorë nga filozofia që mbështeti disa nga sjelljet më famëkëqija të saj dhe Sartreit; dhe që ajo u bë feministe disa llojesh përgjatë karrierës së saj. Ka histori nga kapitujt e jetës së Beauvoirit që lexohen më pak si seks i çliruar e më shumë si raste të studimit në seksizëm – por kishte edhe raste kur ajo vendoste ta thërriste atë, edhe kur kjo do të thoshte akuzim ndaj saj. /KultPlus.com
Restaurimi i një objekti për të është një formulë kimie ose fizike. Me orë të tëra për të kërkuar një zgjidhje, e cila mes shumë alternativash duhet të jetë e duhura, përndryshe dëmi do të jetë i pakthyeshëm.
Mund të thuash pa frikë që Frederik Stamati ka një jetë që merret me restaurimin, aq sa duket sikur ky i fundit nuk do të kuptohej pa një personalitet si ai, që ka kaluar nëpër duar mijëra objekte të trashëgimisë kulturore dhe ka kthyer në jetë shumë syresh, të cilat mendoheshin se kishin humbur përgjithmonë.
Monedha, shpata, flamuj, amfora, objekte druri e tekstili kanë kaluar nga laboratori i Arkeometrisë, ku Frederiku ka punuar që prej viteve ’70.
Sot laboratori nuk ekziston më, por ai nuk ka reshtur për asnjë moment së punuari në këtë sektor shpëtimi.
Në një intervistë për “Sekrete mjeshtërie”, Frederik Stamati na zbulon pak nga puna e tij mes objekteve të trashëgimisë kulturore.
Kur nisët të merreshit me restaurim?
Pasi kreva studimet, si fillim u emërova në fushën e arkeometrisë, pra studimin e arkeologjisë me ndihmën e shkencave natyrore, kimi, fizikë etj. Disa ditë më vonë më thërrasin e më thonë, se ç’mund të bëhej edhe për objektet e etnografisë, sepse do të na humbisnin objektet, do na i gërryenin insektet, pavarësisht se emërimin e kisha te arkeologjia, ndërkohë u ndërtua laboratori i parë shkencor. Pas një viti e gjysmë, Myzafer Korkuti, që asokohe ishte përgjegjës i arkeologjisë, më thotë: “Frederik, vërtetë ne do të bëjmë analizat, por ne nuk do të kemi objekte, ato po shkatërrohen, duhet parë se ç’mund të bëjmë për to”. Kështu qëlloi që të ndahesha në tri “copa”: në fushën e arkeometrisë, të restaurimit të objekteve të arkeologjisë dhe të etnografisë. Këto ishin kërkesa normale, sepse në të vërtetë ne do të arrinim të realizonim analiza, por nuk do të kishim objektet, të cilat do të rrënoheshin për shkak të mos ndërhyrjes konservuese. Në fushën e arkeometrisë zgjodha rrugën e bashkëpunimit me institutet shkencore të universiteteve apo të Akademisë së Shkencës, një bashkëpunim që eci mirë. Ndërsa sa i takon konservimit të objekteve arkeologjike, ajo u përqendrua në laboratorin tonë, i cili mori një zhvillim më të madh.
Kur është ngritur laboratori?
Puna për restaurimin e objekteve arkeologjike në Shqipëri ka nisur nga Ugolini, ndërsa pas çlirimit, u vijua nga ekspeditat arkeologjike sovjetike në vitin 1959, për të vazhduar nga Namik Bodinaku që është restauratori i parë në Shqipëri, por edhe nga punonjës të tjerë më vonë si Violeta Llavda, Muharrem Turkeshi, Sotir Kosta, etj. Në fund të vitit 1970 filloi ngritja e Laboratorit shkencor, i cili së pari u vendos në ambientet e Muzeut Arkeologjik e më pas në hapësirat e një prej ndërtesave të Toptanëve.
E mbani mend objektin e parë që keni restauruar?
Nga ato etnografike ka qenë “Potiri i Jakovit”. Ishte koha kur po përgatitej ekspozita “Arti shqiptar në shekuj”, që do të hapej në Paris dhe u kërkua trajtimi i objekteve kishtare. Ndërsa objektet e para arkeologjike kanë qenë disa monedha që ishin zbuluar në Apoloni.
Ju keni restauruar objekte nga më të ndryshmet, që nga monedhat, te shpatat, te flamujt, që kërkojnë teknika të ndryshme, si keni arritur të aftësoheni për të gjitha këto?
Unë isha punonjës shkencor dhe kisha mundësinë për të studiuar, për të eksperimentuar, për të punuar. Kam punuar çdo ditë nga ora 07:00 e mëngjesit, deri në 10:00 të darkës. Çdo ditë në laborator, duke punuar, duke përkthyer materiale, nuk kam bërë asnjë ditë pushim, veç ditës së Vitit të Ri. Pra ka qenë një përkushtim dhe ngarkesë shumë e madhe për mua, për të arritur të aftësohesha në të gjitha fushat. Dhe duhet të them me jo pak kënaqësi që në laborator kemi arritur të realizojmë punë, në të njëjtin nivel si në laboratorët e Evropës. Ne kemi kryer ndërhyrje me një nivel garancie deri në 95%, madje edhe në ato raste kur paraqiteshin problematika nga kripa, si në Durrës apo Finiq. Në një ndërhyrje të dytë kemi arritur në 99%. Pavarësisht se kushtet ku ruhen objektet nuk janë edhe aq të favorshme për shkak të mungesës së kondicionimit, ato nuk paraqesin asnjë lloj problemi. Është bërë një punë shkencore, falë edhe cilësisë së aparaturave që ishin të krahasueshme me ato të vendeve të tjera.
Sa objekte mund të keni restauruar?
Mund të kem restauruar rreth 20 mijë objekte, duke përfshirë edhe monedhat.
A ka ndonjë objekt, që ju bën veçanërisht krenar që e keni restauruar?
Objekti më i vështirë për t’u restauruar në të gjithë Shqipërinë, është mburoja e zbuluar në Apoloni, e cila ishte e ndarë në 8123 copa. Nuk kuptohej asgjë, askush nuk mund të më thoshte se si kishte qenë, deri sa përmes studimeve, konsultimeve, vizitave të shumta që kam bërë, arrita që në 20 vjet, me një kosto prej 100 milionë lekësh të vjetra, ta restauroja. Kënaqësia më e madhe nuk ishte vetëm restaurimi dhe ekspozimi i kësaj mburoje, por kur disa vjet më parë isha për një vizitë në Selanik, në Laboratorin e Muzeut, u tregova për mburojën dhe pasi e panë më thanë që “ne mendonim se kishte vetëm dy në botë, një në Luvër dhe një te ne, por kjo qenka e treta në botë”. Ishin 20 vite zgjidhje problemi. Kam eksperimentuar 760 rrugë se si do të realizohej. Çdo gabim mund të ishte fatal.
Shumë zhurmë ka bërë edhe një tjetër objekt që keni restauruar ju, shpata e Sulltan Bajazitit…
Shpatën e Sulltan Bajazitit II, ishte Frederik De Yong që e lexoi dhe identifikoi. Ne nuk e dinim se çfarë kishim. Unë e kam restauruar, por nuk paraqiste ndonjë problematikë të madhe. Veç mburojës së Apolonisë, përgjegjësia më e madhe ishte te Epitafi i Gllavenicës, një objekt që është vlerësuar shumë, edhe gjatë ekspozimit në Paris, si një ndër tre objektet e rralla të këtij lloji dhe të kësaj epoke.
Ju keni drejtuar për shumë vite Laboratorin e Arkeometrisë dhe Konservimit, pse u mbyll?
Laboratori ngrihej në një objekt privat dhe të zotët, në rrugë ligjore e kanë marrë atë. Por tani është koha që ne të ndërtojmë një laborator qendror restaurimi, për të gjithë sektorët, arkeologji, etnografi, analiza, etj.
Nga se “vuan” restaurimi në Shqipëri?
Restaurimi duhet të lidhet më shumë me shkencën. Duhet të jemi të qartë që ruajtja e objekteve të trashëgimisë kulturore është shkencë kimie dhe fizike. Janë këto primare dhe kanë në dorë fatin e objekteve. Nëse do të marrim shembullin e ndriçimit të muzeumeve, me to nuk duhet të merret elektricisti, por inxhinierë specialistë, që merren vetëm me këtë lëm. Të ndriçosh një muzeum duhet ta vlerësosh atë maksimalisht. Ka llamba të ndryshme, të cilat emetojnë gjatësi valësh të ndryshme. Ato mund të ndryshojnë ngjyrën e objektit dhe nuk kap ngjyrën origjinale, mund të zbardhin ngjyrat e tekstileve. Gjithçka zhvillohet në nivelet e fizikës dhe kimisë. /KultPlus.com
Nis edicioni i dytë i festës së “Teto Ollgës” në fshatin turistit të Tushemishtit. Një fshat i njohur i Pogradecit që mori emër edhe nga xhirimi atje i filmave ”Zonja nga qyteti” dhe ”Shoqja nga fshati” e kujton me nderim Teto Ollgën.
Jo vetëm me imazhin e saj në skulpturë në qendër të fshatit por edhe me një aktivitet festiv. Për organizatoren Zana Sina kjo festë është kthyer në një atraksion për turistët ndërsa panairi i punimeve artizanale përbën një mundesi për sigurimin e të ardhurave për zonën
Bashkia e Pogradecit si organizatore e festës fton sa më shumë miq në festën e ”Teto Ollgës” së famshme. Në këtë qytet janë xhiruar më shumë se 12 filma. I pranishëm në festë Ishte edhe Ministri Eduard Shalsi, i cili shprehu mbështetje maksimale, duke thënë se çdo vit ky organizim do të sjellë risi
Festa do të vijojë tre ditë me radhë, duke krijuar atmosferë për turistët dhe vizitorët nën tingujt e valleve dhe këngëvë tradicionale pogradecarë si dhe gatimet e tyre. Tushemishti është përfshirë në paketën e 100 fshatrave turistikë dhe po investohet në disa drejtime për ta zhvilluar destinacionin e tij. /KultPlus.com
Sapo ta mbarosh atë afresk do të jemi bashkë përgjithmonë, një herë e përgjithmonë, pa kurrfarë argumenti apo ndonjë gjë tjetër, sall dashuri do të kemi për njëri-tjetrin.
Eja dhe bëj gjithçka që do t’ju thotë Emi Lu*.
Unë të adhuroj më shumë se kurrë më parë.
Vogëlushja jote, Frida!
————
*Artiste kaliforniane e pikturës dhe muraleve. Mike e ngushtë e Fridas dhe Diegos.
Takimi me Diego
Riveran
Pikturat që Frida bënte në shtëpi ia dërgoi Diegos, që ishte një
ndër personalitetet e shquara të artit pamor. Arti i saj i bëri aq shumë përshtypje
saqë ai vendosi ta bëjë pjesë të skenës politike dhe kulturore në Meksikë.
Ajo u dashurua në Diegon. U martuan më pas, por Kahlo qe e vetëdijshme se ai i bënte tradhti. Megjithatë, edhe ajo më vonë pati shumë marrëdhënie jashtëmartesore. /KultPlus.com
Ylli amerikan, Scarlett Johansson, e njohur si ”Vejusha e zezë” mbetet aktorja më e mirëpaguar në botë, për të dytin vit radhazi, sipas klasifikimit vjetor të revistës ”Forbes” publikuar sot.
Nëse aktorët që bëjnë pjesë në 10 vendet e para të top listës kanë fituar të gjithë më shumë se 20 milionë dollarë, pabarazitë në paga ka qenë gjithnjë të pranishme në Hollyvud. Megjithatë me 56 milionë dollarët e fituar, Scarlett Johansson është renditur e teta në klasifikim për të gjithë aktorët, burra dhe gra.
Aktorja 34-vjeçare ka fituar 15,5 milionë më shumë se në vitin 2018, kryesisht në sajë të suksesit botëror të sagës ”Avengers: Endgame”, që i ka vlejtur një çek prej rreth 35 millionë dollarësh. Në krahasim Robert Downey Jr, që mishëron Iron Man përkrah saj në sagën Marvel, është paguar rreth 55 milionë dollarë për rolin e tij në të njëjtin film.
Sipas klasifikimit të “Forbes” aktorët meshkuj më të mirëpaguar, Robert Downey Jr. u rendit në vendin e tretë me 66 milionë dollarë në total pas Dwayne Johnson (89,4 milionë) dhe kolegut të tij Chris Hemsworth (76,4 milionë). Në vendin e dytë për femra ndodhet Sofia Vergara, ylli i serialit televiziv “Modern Family”, me 44,1 milionë dollarë. /KultPlus.com
Në studimet tona nuk na bie shpesh të kemi vepra krahasuese, të cilat na shpien në një lexim paralel, apo më më mirë të thuhet, në një lexim integrues, ku njëri paragraf i njërit libër të dërgon në një libër tjetër dhe anasjelltas. Për më shumë këta paragraf nuk të dërgojnë vetëm në një adresë, por në të vërtetë në një hapësirë krejt tjetër të dy botërave, në shikim të parë të kundërta, por që në esencë ato lidhen me një fije të padukshme.
Pikërisht kjo fije e padukshme në mes hapësirës krijuese dramatike të vepres “Shakespeare dhe Kanunit të Lekë Dukagjinit”, është kapur , është tjerrë dhe është zbërthyer nga autori Bekim Lumi. Duke qenë një pasionant me një shije filigraneske, duke poseduar një kulturë të gjërë në shumë fusha si në letërsi, dramaturgji dhe në regji, pastaj duke qenë një njohës shumë i mirë i trashëgimisë kulturore shqiptare, autori Lumi ka arritë që mes metodave sa analizuese po aq sintetike, të krijojë një paralele sa dinamike dhe aq integruese në mes të jo vetëm këtyre dy autorëve, por në esencë në mes të dy kulturave; asaj të shkruar të letërsisë angleze si dhe asaj të folmes tek shqiptarët, të formësuar nëpërmjet Kodit zakonor.
Andaj ky studim krahasues na merr me vete dhe na fut në Kodin etik, i cili qoftë tek dramat e Shakespeare-it apo tek Kanuni flet me të njejtën fuqi dhe me të njejtin rend njerëzor, duke nxjerr në pah një vlerë njerëzore në dy rrafshe të ndryshme.
Një projektim të tillë të fuqishëm të kësaj ndërlidhjeje, regjisori Lumi, e pat shfaqur nëpërmjet inskenimit të dramës “Këmisha e gjakut”. Por gjatë përpunimit të saj, si duket Lumit iu kanë shfaqë ide dhe refeleksione të reja, për të gjetur dhe analizuar edhe shumë pikëtakime në mes këtyre dy Kodeve; Kodit dramatik të veprave të Shakespeare si dhe Kodit jetësor të shqiptarëve. Edhe pse në shikim të parë këto dy Kode zhvillohen në rrafshe të ndryshme; njeri në atë letrar, kurse tjetri në rrafshin jetësor, autori Lumi e gjenë emruesin e përbashkët të tyre tek drama njerëzore, duke u nisur nga fakti i fuqishëm se dramat e Shakespeare-it kanë pasqyruar Kodin moral të kohës, ku ai i vendosë personazhet e tija.
Nëpërmjet këtij studimi autori Bekim Lumi kultin e Mikëpritjes, të Besës, të Mikut si cilësime etnopsikologjike të botës shqiptare i nxjerr nga cfarëdo arkaizmi paragjykues, duke i vendosur si vlera që korrespondojnë me vlerat më të larta etike të qytetrimit evropian, të përfaqësuara aq me mjeshtëri artistike në veprat e Shakespeare-it.
Duke ndërlidhur fatet, situatat dhe dilemat në dramat “Makbethi”, “Rikadi III” e “Hamleti”, me shpjegimet, vlersimet dhe gjykimet tek “Kanunit të Lekë Dukagjinit”, e posacerisht duke u përqendruar në krahasimet në mes të tragjedisë “Makbethi” dhe kryeveprës së etnokulturës zakonore shqiptare “Kanuni i Lekë Dukagjinit”, autori Lumi sa e veshë veprën e Shakespear-it me petkun Kanunor shqiptar, po aq Kanunin e Lekë Dukagjinit e veshë me petkun artistik të kryeveprës letrare të mbarë njerëzimit.
Gjatë gjithë kohës së leximit në mënyrë po ashtu paralele, stili i të shkruarit të Lumit i lejon lexuesit me lehtësi të kalon nga një teatër jetësor i hapësirës shqiptare, në një teatër Shakespeare-ian. Loja tragjike është po ajo, e njejta, fati i njejtë tragjik i njeriut; qoftë ai personazh i letërsisë angleze, i nxjerrur nga jeta e Mbretërive apo një njeri që ecë me pushkën në krah maleve shqiptare. Kjo qasje e Lumit krijon frymë interdisciplinare aq e nevojshme për të thyer klishetë tona të studimeve dhe për të krijuar një diskurs të qasjes evropiane të trashëgimisë kulturore shqiptare.
(Ky shkrim u lexua ne EtnoFest, gjatë promovimit të librit të Bekim Lumit, “Shakespeare-i dhe Kanunit të Lekë Dukagjinit”) /KultPlus.com
Arkeologjia shqiptare është vënë në “lupën” e francezëve dhe italianëve. Prej disa ditësh misione arkeologjike nga Franca dhe Italia kanë nisur gërmimet në Apoloni dhe Rubik për të ndihmuar në zbulimet e reja që do të hedhin dritë në studimin e qytetit antik.
Në fakt, që nga viti 1992 ekspeditat janë një bashkëpunim shqiptaro-francez, të cilat kanë në fokus zonën e Akropolit dhe pjesën e sipërme të agorasë së qytetit të Apolonisë. Lidhur me këto misione gërmimi ka reaguar edhe ambasada e Italisë ditën e djeshme.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, ambasada italiane ka shpërndarë foto nga puna e ekspertëve që po japin kontributin e tyre. Sipas ambasadës, grupi i ekspertëve italianë është i përqendruar tek zona e Rubikut për të nxjerrë në pah pasuritë minerare të asaj zone. “Projekti “Të dhëna arkeologjike dhe të teledetektuara për studimin e peizazheve minerare në Shqipëri”, financuar nga Ministria e Jashtme Italiane do të përqendrohet veçanërisht në zonën e Rubikut me qëllim njohjen e pasurisë minerare shqiptare dhe stimulimin e interesit kundrejt pikave më të rëndësishme.
Grupi i punës përbëhet nga arkeologë, topografë dhe gjeologë me përvojë, të koordinuar nga Dr. Pasquale Merola, drejtues i misionit dhe aero-topograf i CNR. Udhëtimi i parë i punës drejt Shqipërisë parashikohet në data 1-5 tetor 2019”, thuhet në reagimin e ambasadës italiane. Pak ditë më parë gërmimet në parkun arkeologjik të Apolonisë nxorën në sipërfaqe një granatë dore që mendohet se i përket Luftës së Parë Botërore. I gjithë territori u rrethua me perimetër sigurie dhe pranë vendit ku është gjetur granata shkuan edhe forcat policor. Në vendin e ngjarjes ishte edhe ekspedita franceze e cila po gërmonte në atë zonë.
Gërmimet e para
Gërmimet e para në Apoloni filluan nga arkeologu austriak Camilo Praschniker në vitin 1916-1918. Arkeologu francez Leon Rey, i filloi gërmimet në vitin 1924 deri më 1938 në qendrën monumentale të Apolonisë. Gërmimet sistematike filluan nga shqiptarët në 1947 nga arkeologu Hasan Ceka, pjesë e Institutit të Arkeologjisë në Tiranë. Gërmimet u realizuan dhe vazhduan me një bashkëpunim shqiptaro-rusë nga 1958-1960, me arkeologët Selim Islami, Hasan Ceka dhe V. Blavatski.
Pas vitit 1961 gërmimet u realizuan nga Instituti i Arkeologjisë në Tiranë me një sërë arkeologësh si: Hasan Ceka, Aleksandra Mano, Burhan Dauti,Vangjel Dimo, Bashkim Vrekaj, Lami Koco etj.. Që nga viti 1992 ekspeditat janë një bashkëpunim shqiptaro-francezë të cilat kanë në fokus zonën e Akropolit dhe pjesën e sipërme të agorasë së qytetit të Apolonisë.
Më herët në parkun arkeologjik të Apolonisë, në Fir nisi ekspedita arkeologjike shqiptaro-franceze, e cila i përqendroi gërmimet tek banesat romake të shekullit të III pas Krishtit, ku është zbuluar busti i një atleti dhe busti në bronz i një femre. Arkeologu shqiptar, Lami Koçi u shpreh pak kohë më parë se në parkun arkeologjik të Apolonisë ka ende për të gërmuar, pasi pjesa më e madhe e saj është ende e pazbuluar. Po arkeologu ngriti si shqetësim faktin se për të kryer të tilla gërmimesh nevojitet një buxhet i lartë. “Por për të kryer gërmime të shumta kërkohen investime dhe mbështetje financiare më të mëdha”, u shpreh arkeologu Lami Koçi. /sot.com/KultPlus.com
Ekzistojnë shumë mendime për raportin e njeriut me muzikën. Shumica e njerëzve janë të pajtimit se muzika e qetëson shpirtin, të relakson dhe të çlodh në mendime. Në shumë forma ajo ulë stresin apo shton format e argëtimit.
Shkencëtarët kanë hulumtuar efektin që mund të jap muzika tek njerëzit në mënyra të ndryshme. Sipas hulumtimeve të bëra nga “University of Phoenix”, truri juaj mund të ketë vështirësi në kryerjen e detyrave shkollore/universitare, nëse dëgjoni muzikë që përmbajnë tekst.
Në përmbajtje, procesi llogaritet sikur punë e dyfishtë e trurit, që natyrisht ka një ndikim negativ në trurin e njeriut. Por, e kundërta ndodh nëse dëgjoni muzikë klasike dhe gjatë asaj kohe studionin apo kryeni detyrat e shtëpisë. Ja cilat janë pesë arsyet pse duhet të dëgjoni muzikë klasike:
Qetësimi
Muzika klasike ka një motiv relaksues dhe nëse dëgjoni muzikë të tillë gjatë studimit atëherë ajo do t’iu mundësoj të keni një mendje më të qartë dhe të mësoni njëkohësisht. Në varësi të shijeve kulturore ajo me plot gojën të mbush dhe të çlodh, është një variant për të mbushur ditën kur ndihesh bosh apo kur do që të jesh vetëm për vetëm me muzikën.
“Efekti i Mozartit”
Kjo në të vërtet ekziston si term edhe pse natyrisht nuk funksionon për të gjithë. Tingujt e muzikës jo për gjithë kë mund të ngrejnë nivelin e të mësuarit më mirë, por mund të lejojnë që truri juaj të thithë më lehtë informatat. Pra truri funksionon më qartë dhe më mirë kur ka një muzikë klasike. Muzika e duhur në kohë të duhur në të vërtet ekziston dhe duhet të gjeni muzikën që truri juaj e pranon më lehtë. Te jesh në formë (komod) Të mësosh shpeshherë mund të ndodhë që të ndikoj negativisht në humorin tuaj, por siç duket muzika klasike mund të rikthej disponimin e mirë. Ti ndiesh komod kur dëgjon atë dhe të çliron.
Është e mirë për gjakun
Në rastet kur qarkullimi i gjakut ka një aktivitet të rënduar nga punët e shumta dhe veprimtaria e ditës muzika mund të na ndihmojë në uljen e shtypjes së gjakut dhe të reduktoj nivelin e stresit.Stresi ka antistres të fuqishëm këtë ilaç të përkryer, muzikën klasike.
Fokusimi në të mirën
Besojeni apo jo, Beethoven dhe Mozart kanë mundësinë që të fokusojnë mendjen tuaj në gjërat pozitive. Relaksimi dhe angazhimi i trurit lejon që mendja të aktivizohet drejt këtyre proceseve.
Muzika mund të trajtojë “dhembjen” dhe të sjellë kënaqësi. Nëse ndjeheni i/e lodhur pas një dite të gjatë, një kompozim i mirë i muzikës klasike mund t’ua.
Më parë mendohesh se edhe kafshët kishin produktivitet të madh kur u vihesh muzikë në sfond. Gjithë këto të mira duhet të bëjnë që njerëzit duhet të kthejnë vëmendjen nga muzika klasike dhe ta dëgjojnë më shpesh atë për të qënë më në formë dhe më pozitiv me veten, është një mënyrë më e mirë për të jetuar bashkë me të./konica.al/ KultPlus.com
Besimi për shpirtrat e “xhindëve” është gjerësisht i përhapur. Xhind është trajta shqiptare e fjalës arabe “xhini”. Fshatarët kanë frikë që të udhëtojnë natën për shkak të tyre.
Deri dyzet ditë pas lindjes së gruas asnjë burrë nuk duhet të hyjë në shtëpinë e kësaj lehone pasi bie mbrëmja, për të mos u ndjellë shpirti i djallit, në rast se derdhet ujë apo diçka tjetër që besohet se i sjell keq fëmijës.
Thuhet se xhindët banojnë në veri të Pogonit të Vjetër në një shkrep thikë të lartë të quajtur Kezenek, poshtë të cilit ka një guvë nga vërshon uji i zi. Këtu xhindët quhen Nereida, dhe barinjtë që flenë jashtë me bagëtitë, gjatë natës dëgjojnë zërat e tyre.
Një herë e një kohë, një burrë ndjeu në mesnatë zërat e tyre duke kënduar këngë dasme. Ai u çmend, dhe për tre muaj rresht banonte midis ujit të zi të guvës. Natpërnatë flinte me të një femër që nuk ia thosh kurrë emrin sesi quhej. Ajo i rrëfente historinë e familjes së saj.
“Ju burrat jeni të verbër”, thoshte ajo. “Nganjëherë ju na shkelni mbi djepe dhe na i lëndoni foshnjet, pastaj na grabisni kopshtijet. E dimë që s’e bëni me qëllim të keq, prandaj nuk po të lëndojmë; por ju s’keni sy të shihni shtëpitë tona me tufën e deleve dhe mirësitë e tjera. Tashti, ktheu në fshatin tënd në Malishovë dhe thuaju fshatarëve; se të kam trajtuar mirë, se natën s’ke ndjerë kurrë të ftohtë, dhe t’i thuash babait dhe nënës që të mos kenë frikë, pasi kujdesem unë për ty”.
Kur kthehet në shtëpi ai u bë shëndoshë e mirë dhe s’dukej i çmendur si përpara. Por sapo e çoi në vned porosinë, u çmend përsëri dhe iku nga shtëpia te guva me ujin e zi.
Për sa kohë që ndjejti atje, Nereidat vazhduan t’i qortonin burrat për zakonet e tyre dhe shpallën se guva me ujin e zi ishte vendi më i mirë, tamam një pallat i vërtetë. Aty ai rrinte në këtë shoqëri të këndëshme ku përçdo natë Neraidat këndonin, dhe këndonin.
Kur erdhi dimri, burri iku nga guva dhe jetonte në majë të malit, flinte pa u mbuluar fare dhe as e ndjente të ftohtin dhe as u sëmur. Nereidat e bindën që të rrinte bashkë me to; kështu ai u martua me njërën prej tyre dhe jetoi i lumtur për një muaj. Pastaj Nereidat u zunë ndërmjet tyre.
Burri u frikësua, vrapoi në shtëpinë e tij dhe u tregoi fshatarëve për ato që kishte kaluar. Bujtësi i Klarkut ishte takuar me këtë njeri në vitin 1914, dhe asokohe atë e kishte kapur dalldia prapë që të ikte nga shtëpia, por iu kthjellua mendja.
Zakone dasmash
Në jug të Zagorisë ndodhet një grup fshatrash greqishtfolësish të krishterë, më i madhi ndër ta është Poliçani. Kjo komunë njihet si Paleo-Pogoni, pra “Pogoni i Vjetër”, përkundër Pogonit të Parë, që shtrihet më tutje në jug, në anën greke të kufirit.
Populli i Paleo-Pogonit banon në një grykë edhe më të lartë te masivi shkëmbor i Nemerçkës. Rrugëkalimi i vetëm për në Pogon merr përpjetë Drinit, nëpër një luginë të ngushtë që është formuar nga degëzimet e Drinit.
Megjithë territorin e tyre më të thellë, pogonasit janë më të qytetëruar sesa fqinjët në luginën e Drinit; sepse varfëria e skajshme e rrafshinës shmëbore ku mbarështrojnë dhentë, i ka detyruar shumë prej tyre të mërgojnë drejt Amerikës, Stambollit (Konstantinopolisit) dhe Athinës.
Pasi zakoni për t’u martuar ndërvedi në këto fshatra, është i fortë, të ikurit jashtë shtetit, rikthehen në shtëpitë e tyre për të krijuar familjen. Pastaj ikin përsëri jashtë.
Nëse kanë mundësi, ata e marrin nusen me vete; por në të shumtën e rasteve e lenë nusen shtatzënë në shtëpi, dërgojnë para për ta mbajtur, dhe kthehen afërsisht një herë në pesë vjet për të shtuar numrin e familjes.
Kjo mënyrë jetese afrohet me zonat malore greke të Maqedonisë, si në rastin e “fshatrave të gështenjave” (Kastanokhoria) dhe, me Zagorinë e Epirit Grek. Për shkak të këtij zakoni, në këto fshatra ka më shumë gra se burra, dhe puna e krahut e grave të Pogonit është më e rëndë se gjithkund tjetër në Epir. Shtëpitë në Poliçan ndërtohen me gurë dhe me traversa të trasha druri.
Çatitë janë prej guri, rrasat mbulojnë njëra tjetrën dhe shërbejnë për t’u qëndruar stuhive. Falë marrëdhënieve me botën e jashtëme, shtëpitë janë të pajisura sipas modës. Këta fshatarë përdorin takëme dhe mbulesa tryeze, madje një herë, provova luksin e rrallë që të flija me çarçafë. Kurse në shumicën e fshatrave, kur i zoti i shtëpisë më lutej për t’u larë, do kërrusesha kokëposhtë dhe e shoqja do ma shprazte ujin e ftohtë në zverk.
Por njëherë, në Pogonin e Vjetër, më nxorën një legen me ujë të ngrohtë dhe një copë sapun. Por modernia në përgjithësi krijon një përshtypje të rreme, sepse zakonet dhe traditat primitive kanë krijuar lidhje të thella në këtë bashkësi. S.S. Klarku ka kryer një studim mbi fshatrat e Pogonit të Vjetër.
Ky ishte një studiues që vdiq i ri në një aksident me jaht në Gjirin e Korintit. Ai kaloi disa javë në fshatrat e Pogonit të Vjetër nga dhjetori i vitit 1921 në janar të 1922-it dhe vëzhgimet e tij i ka përmbledhur në një ditar të pabotuar.
Një martesë në Poliçan
Ai përcolli një martesë në fshatin e Hlomos, gjë që e përshkruan gjerë e gjatë. Në mëngjes, dhëndërri duhej rruar prej dikujt që i kishte gjallë të dy prindët. Procesioni ishte “shpirti i festës”. Ky duhej të ndiqte gjithmonë krahun djathtas.
Në krye, qëndronte një djalë me një flamur në dorë (në këtë rast flamuri ishte shqiptar, por në ndonjë rast ishte edhe grek, sipas shijeve) bashkë me ahengçitë. Fillimisht, këta shtonin në kishë dhe më pas në shtëpinë e dhëndrrit. Pranë dhëndrit viheshin në radhë krushqit, pastaj ky i mbrojtur nga një çadër hipte në një hamshor të bardhë që mbahej nga i jati, ndërsa në fund rrinin krushkat po nga dhëndëri. Sapo procesioni nisej nga shtëpia e dhëndrrit për te shtëpia e nuses, fillonte muzika.
Te shtëpia e nuses, meshkujt e familjes së saj zinin vendin në procesion. Pastaj, hipur në një mushkë të bardhë mashkull, vinte nusja e mbrojtur nga një çadër dielli. Më pas e kishin rradhën krushkat nga nusja. Në fund fare, vinte një mushkë e ngarkuar me sënduk dhe qilima (që duhet të mjaftonin për një vit).
Mushka drejtohej nga një femër nga krushqia e dhëndrit. Dhëndëri hynte në kishë së bashku me mikun e tij më të ngushtë. Në krah të majtë mbante mikun dhe babain djathtas. Brenda, në kishë, dhëndëri dhe nusja shkëmbejnë kurorat tri herë; dhe i vijnë rrotull tri herë altarit; pastaj marrin tri herë kungimin e shenjtë.
Pas dasmës, dhëndëri dhe nusja kanë “kullure” (bukë në formë unaze) te shtëpitë e njëri tjetrit, ndërsa kumbara e fut gishtin e ngjyer me mjaltë në gojët e të dyve, dhe lëpin gishtin. Gjatë ritualit, baballarët ngrenë dolli me njëri tjetrin duke kryqëzuar gotat; mamaja e dhëndrit i hedh nuses oriz, ndërsa nusja shpërndan ëmbëlsira, portokalle dhe mollë; ndërsa nuses, i ngjitin në shalën e mushkës tri vogëlushë për ta puthur.
Kur rituali i dasmës bëhet gati të shpërndahet në të dyja shtëpitë, krushqia e dhëndrrit rrethojnë nusen dhe i japin dhuratat, ndërsa ajo i jep dhuratat dhëndrit.
Natën e parë, te dhëndëri, shtrohet dreka për krushqinë dhe miqtë e tij, ndërsa natën e dytë shtrohet për krushqinë e nuses, në të dy rastet ngrihet dolli për dhëndërin me urimin “u bashkofshim për gëzime të tjera” (“na prokovoun stereomena”). Kur nusja shkon në shtëpinë e burrit, shoqërohet nga krushqit e saj që duhet të jenë me numër tek.
Në hyrje të shtëpisë kumbari ia jep dhuratat nuses përpara se të zbresë nga mushka. Te dera e shtëpisë ajo i ngjyen katër gishtat në një filxhan me mjaltë tri herë dhe ja jep mjaltin kumbarës, me qëllim që të largojë zënkat.
Në prag të derës rreshtohen monedha ari dhe argjendi dhe nusja e kapërcen pragun e ndihmuar nga dhëndëri, i cili e çon hopa. Sapo nusja futet brenda në shtëpinë e dhëndrit, vajzat e shtëpisë nisin këngën.
Dy-tri ditët e para nusja është kaq e ndrojtur sa nuk flet me askënd, as me vetë burrin, përveç të afërmve të saj. Çifti i sapo martuar, javën e parë pushon, dhe bashkë me afro tridhjetë krushq nga të dyja familjet, janë të ftuar nëpër shtëpitë e krushqisë.
Ritet e martesës
Martesa në Poliçan në përgjithësi, shfaq disa variacione të së njëjtës temë. Bujtësi, ja kishte shpjeguar Klarkut ceremoninë e vet të dasmës, në vitin 1890. Festimet vazhdonin dhjetë ditë, gjatë kësaj kohe shpenzimet llogariteshin në 95 kokë bagëti, 600 okë verë dhe 600 gjerdanë me fishekë, por atëhere ai kishte për të mbajtur 34 kushërinj të parë, pa futur në hesap ata të nuses.
Asokohe mashkulli më i afërt i nuses, flinte me të natën e parë, ndërsa dhëndëri flinte me nusen atë natë që mbaronin festimet. Bujtësi i Klarkut, e kishte konsumuar martesën e vet, vetëm nëntë ditë pas dasmë. Pozita e gruas është e tillë që t’i bindet krejtësisht të shoqit. Ajo s’mund të flejë pa lejen e të shoqit (këtë zakon e zbatojnë të gjitha gratë e shtëpisë).
Nusja duhet të sillet me përunjësi. Kur i shoqi s’është në shtëpi, ajo mund të dalë prej andej vetëm kur shoqërohet nga një grua e martuar. Gruas së martuar i përket një burim në fshat, që s’mundet ta përdorë askush tjetër.
Pozita e gruas është e ndryshme nga pozita e vajzave. Vajza gëzon më tepër liri, dhe madje mund të sillet në mënyrë të pahijshme para të atit.
Gjyshja nuk mund të urdhërohet nga i biri, prandaj nipat këshillohen me gjyshen ashtu si me të ëmën./konica.al/ KultPlus.com
Portali nga Singapori “Indipendent” ka renditur Shqipërinë mes destinacioneve origjinale që duhen vizituar si Bolivia, Haiti apo Madagaskari.
Malet e thepisura, rrënoja historike mbresëlënëse dhe ujëra blu janë vetëm disa prej gjërave që Shqipëria mund të ofrojë.
Ndërkohë që Europa është një destinacion turistik popullor, Shqipëria vetëm kohët e fundit i është hapur vizitorëve të huaj. Nëse ju shijon të ngjisni majat, pamjet panoramike që të lënë pa frymë, kështjella të vjetar dhe zona arkitekturore, ia vlen të vizitohet ky vend relativisht me pak turistë.
Madje shumë nuk e dinë që Shqipëria është shtëpia e një zone të shpallur trashëgimi të UNESCO, qyteti i mrekullueshëm i Butrintit, ku gjenden rrënoja greke dhe romake. Disa prej zonave më të mrekullueshme që mund të bëni në Shqipëri është një udhëtim nëpër Alpe, të cilët mbajnë edhe emërtimin e mistershëm Bjeshkët e Namuna.
Vizitoni fshatrat e Valbonës dhe të Thethit, ku banorët e zonës mund t’ju lejojnë të qëndroni dhe të hani me ata. Për të shijuar flladin e detit dhe ujëra blu, vizitoni brigjet shqiptare të Adriatikut si dhe shëtisni nëpër plazhet fantastike të Sarandës dhe Vlorës. /zhurnal/ KultPlus.com
Arti ka jetuar pothuajse aq gjatë sa ka jetuar edhe njerëzimi. E që një vepër arti të ketë jetë të gjatë, ku më mirë të ruhet se në muze e galeri. KultPlus sjell 15 muzetë e galeritë më të famshmë në botë.
Muzeu i Luvrit, Paris
Muzeu Kombëtar i Kinës, Pekin Muzeu Metropolitan i Artit, New York Muzeu i Vatikanit, Vatikan Tate Modern, Londër Muzeu britanik, Londër Galeria Kombëtare, Londër Muzeu i Historisë, Londër Muzeu amerikan i Historisë, New York Muzeu Kombëtar i Historisë, Washington Muzeu Kombëtar i Ajrit dhe Hapësirës, Washington Muzeu i Kinës për Shkencë dhe Tekonologji, PekinGaleria Nacionale e Artit, Washington Zhejiang Museum, Kinë Hermitage Museum, Rusi
Nadifa Mohamed dhe Aleksandar Hemon janë dy autorë me të kaluar të zhvendosurish. Mohamed, noveliste somalezo-britanike, u lind në Hargerisa (tani pjesë e Republikës së Somalilandës) dhe si fëmijë u zhvendos në Angli, duke vendosur të qëndronte përherë pas shpërthimit të luftës në Somali.
Ajo është autore e “Black Mamba Boy” dhe “The Orchard of Los Souls”. Hemon u largua nga Bosnja më 1992, para se të plaste lufta, duke u vendosur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku jeton prej atëherë.
Veprat e tij janë “Nowhere Man”, “Projekti Lazarus” (botuar në shqip nga Botimet KOHA, v.j.), dhe “My Parents: An Introduction/This Does Not Belong to You”.
Më poshtë ju sjellim pjesën e parë të bashkëbisedimit të gjatë të dy shkrimtarëve botuar në uebfaqen “lithub.com”.
Mohamed: A mund t’ju shtroj një pyetje, Aleksandar? A ndiheni i zhvendosur?
Hemon: Po, por po mësohem ta marr shtruar dhe ta kthej në diçka produktive dhe, ma merr mendja, po mësohem të mos traumatizohem prej zhvendosjes së vazhdueshme. E rëndësishme në krejt këtë ekuacion është mundësia se ndjenja e zhvendosjes është e rrënjosur në njëfarë përvoje që është përherë traumatike. Kjo duket sheshit në mesin e refugjatëve të luftës, por mendoj se edhe në rastin e emigrimit vullnetar – kur njerëzit zgjohen, shesin pronat dhe zhvendosen në një vend të ri – edhe ai emigrim ngërthen një dozë traume.
Trauma është e pandashme kur shpërngulesh: ka shkallë dhe intensitete të ndryshme, dhe natyrisht se kur bëhet fjalë për refugjatët e luftës, trauma është e nivelit më të lartë të mundshëm. Mua nuk më kanë nxjerrë nga shtëpia, andaj dhuna, dhuna e drejtpërdrejtë, nuk është pjesë e zhvendosjes time – unë përnjëmend në njëfarë forme asnjëherë nuk isha refugjat. Mund të tejkalohet trauma dikur dhe për mua ishte relativisht lehtë ta kaloja. Andaj, unë jam i zhvendosur, por kam gjetur forma dhe mënyra, përfshirë të shkruarit, në fakt së pari të shkruarit, nëpërmjet të të cilave ajo zhvendosje është kthyer në produktive dhe nuk ka mbetur përjetësisht traumatike.
Mohamed: Ju jeni nisur në një udhëtim të aranzhuar më parë për në Shtetet e Bashkuara para se të plaste lufta, apo jo?
Hemon: Korrekte, po ashtu ka qenë.
Mohamed: Ngjashëm, familja im u largua nga Somalia dy vjet para luftës që t’i bashkohej babait i cili tashmë kishte kohë që jetonte në Mbretërinë e Bashkuar. Andaj, ajo ideja nëse unë jam refugjate “e vërtetë” apo jo është diçka që flitet rregullisht – njerëzit duan që të jem refugjate nganjëherë, sepse sjell njëfarë romantizmi në historinë e jetës sime. Por unë jam goxha ngulmuese që të përshkruhem si emigrante, megjithëse isha katër vjeçe kur u zhvendosëm dhe kështu nuk është se kisha dorë në këtë punë, por po bashkoheshim me babanë, i cili tashmë ishte emigrant ekonomik.
Mendoj se kjo prerje është e rëndësishme. Megjithatë, ju largoheni prej një vendi duke menduar se do të jetë aty kur të ktheheni, dhe kjo ishte çfarë kam besuar fuqimisht si fëmijë. Mendoja se ndodheshim në Mbretërinë e Bashkuar vetëm për njëfarë kohe dhe pastaj më 1988, pa u mbushur dy vjet prej se ishim larguar, nuk kish vend ku mund të ktheheshe, dhe ma merr mendja se ngjashëm ka qenë edhe në rastin tuaj me Jugosllavinë.
Hemon: Ah, po, kështu ishte. Ndryshimi ndërmjet të qenit emigrantë dhe refugjatë, sipas mendimit tim, është te shkalla e përfaqësimit të asaj historie. Arsyeja pse unë nuk mund të pretendoja statusin e refugjatit është për shkak se vendosa të mos kthehesha, ndava mendjen të qëndroja, sikur se, nën rrethana të ndryshme, kisha vendosur të largohesha. /KultPlus.com
“Sa herë që një mik ka sukses, një pjesë e vogël e imja vdes,” thoshte Gore Vidal, mbase duke luajtur me një citat që i atribuohet zakonisht Somerset Maughamit: “Suksesi nuk është i mjaftueshëm. Të tjerët duhet të dështojnë”.
Por një studim magjepsës i publikuar kohët e fundit sugjeron që thjesht mundësia e suksesit të një miku, mund të jetë edhe më e keqe: studiuesit kanë zbuluar se ne jemi më shumë ziliqarë për gjërat që të tjerët do të kenë në të ardhmen – ngritje në detyrë, pushime ëndrrash, partnerë ëndrrash – se sa për ato që i kanë tashmë. Në jetën reale, natyrisht, kjo është pjesërisht për shkak të faktit se përvoja rezulton të jetë zhgënjyese.
Megjithatë, në këtë rast, arsyeja është thjesht se nuk vendoset më në të ardhmen: pasi pushimet në detin e Karaibeve kanë mbaruar ose është arritur promovimi në detyrë, njerëzve që dridheshin nga inati para se të ndodhte, tani nuk u bëhet më vonë (dhe ndoshta menjëherë nisin të kenë zili, ata që do të shkojnë me pushime muajin tjetër).
Jetë paralele
Duket e çuditshme, sepse, në fund të fundit, a nuk është thelbi i zilisë të dëshiruarit e asaj çfarë kanë të tjerët, në vend të asaj që do të kenë? Por ky zbulim nxjerr në pah, një të vërtetë më të përgjithshme psikologjike, dhe kjo është se shpesh e ardhmja na mundon më shumë se e kaluara, pikërisht sepse është e hapur. Kjo është më e dukshme në rastin e shqetësimit: ngjarjet e ardhshme që na shqetësojnë, kur më pas ndodhin nuk na sjellin aq shumë ankth, dhe më tej askujt nuk i bëhet vonë për to.
Për zilinë është e njëjta gjë: mundësia që libri i ri i mikut tim të bëhet një bestseller botëror, lejon që fantazia ime të mendojë për të gjitha pasojat e mundshme, por pasi të jetë bërë realitet – edhe nëse është vërtet spektakolar – tashmë është gjë e përfunduar dhe konkrete. Mund të mësohem me idenë, mbase edhe të jem i lumtur për të (thashë mbase).
Ajo që bie në sy, është se shpesh në jetë problemi nuk është vetë problemi, por mungesa e qartësisë, mungesa e skajeve të mprehta që na pengojnë ta rrokim atë. Kjo është arsyeja pse është çliruese për ne, kur të ngarkuar me një mijë gjëra si jemi, nisim e bëjmë një listë, qoftë edhe përpara se të përfundojmë pikën e parë të saj.
Eshtë gjithashtu arsyeja pse thuhet se pendohemi më shumë për gjërat që nuk kemi bërë, sesa për ato që kemi bërë: ne mund të ngushëllojmë veten për marrëdhëniet e gabuara ose gabimet e bëra gjatë karrierës sonë, por jo për humbjen e numrit të pafund të jetëve paralele që mund të kishim jetuar, po të kishim shfrytëzuar më shumë mundësi.
Kjo është arsyeja pse “bllokimi i shkrimtarit” shpesh varet nga fakti që ne nuk kemi ide të qarta rreth asaj që duam të themi, sesa nga vështirësia për ta thënë atë.
Një pyetje e dobishme
Eshtë gjithashtu arsyeja pse praktikisht të gjithë gurutë e financave personale na këshillojnë, si hap të parë, që të kemi një pamje të qartë të të ardhurave dhe shpenzimeve tona, pasurive tona dhe borxheve tona, edhe nëse kjo fillimisht nënkupton tejkalimin e një frike, sepse ne mund të menaxhojmë më mirë një situatë reale, sesa një gjendje krejtësisht hipotetike.
E gjithë kjo na sugjeron një pyetje të dobishme për t’ia bërë vetes kur përballemi me një problem stresues. A jemi të sigurt se e dimë se cili është problemi? Apo është ai stres pjesërisht për shkak të frikës, apo refuzimit psikologjik për t’u përballur me realitetin? Sepse, sado që realiteti të jetë i tmerrshëm – dhe në muajt dhe vitet e ardhshme do të bënit mirë ta mbani në mendje këtë kur lexoni lajmet – për definicion ai nuk mund të jetë pafundësisht i tmerrshëm, siç ju i trembeshit. /KultPlus.com
Ajet Leci, i cili ishte emëruar drejt i Muzeut Kombëtar nga ana e Këshillit të Muzeut, ka reaguar pas vendimit të MKRS-së për të shkarkuar Këshillin dhe njëherësh për t’ia mohuar të drejtën që Leci të udhëheqë me Muzeun.
Përmes një komunikate për media ai thotë se informatat që kanë dalë për arsyen e anulimit të konkursit, janë shqetësuese, sepse kinse në emër të luftimit të nepotizmit, po vritet mundësia për të qenë i barabartë për një vend pune.
Ai ka thënë se i ka plotësuar të gjitha kriteret dhe se ka konkurruar sipas rregullave.
Më poshtë mund ta lexoni reagimin e tij të plotë, pa ndërhyrje:
Të ndëruar familjarë, miq dhe media,
Në 48 orët e fundit jam personi më i përfolur në media dhe në shoqërinë tonë, në lidhje me konkurimin tim për drejtor të Muzeut Kombëtar të Kosovës. Po e thëm me konkurimin tim, pasi për tërë procesin që është zhvilluar në lidhje me këtë, unë jam njoftuar vetëm nga mediat, si të gjithë qytetarët. Nga mediat kam kuptuar se jam zgjedhur drejtor dhe po ashtu përmes mediave kam kuptuar për shkarkimin e Këshillit Derejtues të Muzeut, për kinse “luftimin e korrupsionit dhe nepotizmit dhe që ky proces është kthyer në zero”.
Unë Ajet Leci dhe familja ime, as sot dhe as në të kaluarën, nuk kemi të bëjmë as me korrupsion dhe as me nepotizëm, jemi munduar si pak familje në Kosovë ta ruajmë nderin dhe gjakun e familjërëve tanë dëshmorë, të cilët u flijuan për një Kosovë të lirë dhe për një Kosovë me të drejta të barabarta për të gjithë.
Deri më tani nuk kam folur kurrë për historinë e familjes sime. Stërgjyshi im, Lec Gradica i Parë, ishte pjesëmarrës në shpalljen e Pavarsisë së Shqipërisë në Vlorë, i cili u shpall Dëshmorë i Atdheut nga Republika e Shqipërisë, sepse pas pushtimit të Kosovës nga pushtuesi serb, së bashku më dy vëllezerit e tij ranë në luftime kundër forcave armike, si bashkëluftëtar të Hasan Prishtinës dhe Azem Bejtës. Milazimi, familjari ynë ra dëshmor si luftëtar i Mehmet Gradicës dhe Shaban Polluzhes, në luftime kundër forcave armike që u zhvilluan në Drenicë. Kurse në luftën e fundit, luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, vëllau ynë, Doktor Lec Gradica, ra dëshmor për lirinë e atdheut.
Ne nuk jetojmë nga bizneset, sepse nuk kemi bërë biznese, nuk jemi marrë me korrupsion, sepse nuk jemi të korruptuar, nuk jemi marr me nepotizëm, sepse nepotizmi ëshët kundër idealeve dhe punës sonë.
Dua ta falënderoj Këshillin Drejtues për vlerësimin real që me kanë bërë. Por informatat që kanë dalur në media, për arsyejën e anulimit të konkursit, janë shqetësuese, sepse kinse në emër të luftimit të nepotizmit, po vritet mundësia për të qenë i barabartë për një vend pune.
Unë i kam plotësuar të gjitha kriteret dhe kam konkuruar. Kam të mbaruar Fakultetin e Historisë dhe kam mbaruar studimet posdiplomike në Histori po ashtu kam përvojën që është kërkuar në konkurs. Unë nuk e kam fshehur në asnjë moment aktivitetin tim politik, jam anëtar i kryesisë së PDK-së në Drenas dhe aktivist i kësaj partie që nga themelimi i saj. Por nuk pranoj në asnjë moment, që të fyhet emri im dhe i familjës sime me të paverteta, nga cilido person dhe çfarë do pozite që ka ai. Por më e rëndë është, kur kjo bëhet nga përsonat që i kam përkrahur unë dhe familja ime pa kushte dhe pa asnjë interes, duke mos përfituar kurrë asgjë.
I falënderoj të gjithë familjarët dhe miqtë që më kanë besuar dhe përkrahur më parë, por edhe në këto momente të padrejta ndaj meje.
U kërkoj falje gazetarëve që nuk kam mundur t’u përgjigjem në pyetjet e tyre, sepse nuk kam pasur asnjë njoftim zyrtar në lidhje me procesin që është zhvilluar për pozitën e drejtorit të Muzeut të Kosovës. Andaj nuk kam ditur as çfarë t’u them.
Dhe krejt në fund kam vetëm një pyetje për të gjithë, qytetarë dhe pushtetarë. A kam të drejtë të konkuroj në një pozitë për t’u punësuar në mënyrë të ndershme?/KultPlus.com
Me kohën kupton dallimin e mezidukshëm të mbajtjes për dore dhe burgosjes së shpirtit; mëson se dashuria s’barazohet me seksin dhe se të jesh me dikë, s’do të thotë të jesh i sigurt. Dhe fillon të mësosh se… puthjet s’janë kontrata e dhuratat s’janë premtime. Dhe fillon të pranosh mposhtjen me kokën lart e syrin pishë. Dhe mëson t’i shtrosh gjithë rrugët mbi të sotmen, sepse trualli i së nesërmes është fort i dyshimtë për plane, se e di vetë e ardhmja si të shembet ashtu përgjysmë. Dhe mëson se nëse vjen me tepri, edhe vaktësia e diellit djeg. Ndaj e mbjell vetë bahçen tënde, vetë e stolis shpirtin tënd, në vend të presësh të të sjellin lule. Dhe mëson se mjerimi durohet, se ti je vërtet i fortë, se ti vlen vërtet dhe mëson e mëson… e kështu shkon çdo ditë. Me kohën mëson se të rrish me dikë, sepse të jep një të ardhme të mirë, do të thotë se herët a vonë do të rrekesh të kthehesh në të shkuarën. Me kohën mëson se vetëm ai njeri që arrin të të dojë me gjithë cenet e s’synon të të ndryshojë mund të të sjellë lumturi. Me kohën mëson se nëse rri me dikë, që të përmbushësh vetminë tënde, do të përfundosh të mos duash ta shohësh me sy e askush s’mund ta ndreqë këtë. Me kohën mëson se miqtë e vërtetë janë fare pak dhe kush nuk lufton për ta, herët a vonë, gjen rreth veç miq të rremë. Me kohën mëson se fjalët e thëna në zemërim e sipër lëndojnë gjithë jetën. Me kohën mëson se kushdo mund të kërkojë ndjesë, por ndjesën e ndjejnë vetëm shpirtrat e mëdhenj. Me kohën mëson se nëse e ke lënduar keq një mik, me shumë gjasë, miqësia juaj s’do të jetë më e njëjtë. Me kohën mëson se sado të lumtur të jenë miqtë, të qan shpirti për ata që i lë të shkojnë. Me kohën kupton se çdo përvojë që ke jetuar, me këdo, nuk përsëritet më. Me kohën kupton se kushdo që poshtëron ose përbuz një tjetër qenie njerëzore, herët a vonë do ta vuajë atë poshtërim a përbuzje dhjetëfish më fort. Me kohën mëson t’i shtrosh rrugët mbi të sotmen, se shtegu i së nesërmes nuk ekziston. Me kohën mëson se të ngutesh të bësh diçka a ta bësh pahiri, ka një tjetër fund, nga ai që prisje. Me kohën kupton se më e mira s’fshihej në të ardhmen, po në kohën që po jetoje në atë çast. Me kohën kupton se edhe kur je i lumtur me ata që ke rrotull, do të të djegë malli për ata që kanë ikur. Me kohën mëson të falësh ose të kërkosh ndjesë, të thuash që dashuron, të thuash që ke mall, të thuash se ke nevojë, të thuash se do të jesh mik, që para se të shkosh në varr, se pastaj s’do të ketë më kuptim. Por, fatkeqësisht, vetëm me kohën… /KultPlus.com
Mehmeti lindi në një familje shqiptare në Kavala gjatë sundimit të perandorisë Osmane në Ballkan, më 4 mars 1769.
Për 43 vite ai ishte njeriu që qeveriste Egjiptin, nga 1805 deri më 1848. Gjatë qeverisjes së tij në Egjipt si i dërguari special nga Perandoria Osmane, ai e shtriu influencën e tij nga Egjipti i Sipërm deri në disa pjesë të Arabisë. Modernizimi që ai solli me influencën e tij politike në ushtri, ekonomi dhe në kulturë, mbahen edhe në ditët e sotme si disa prej lëvizjeve më brilante në sferën e liderve të mëdhenj të historisë.
Më vonë Ali Pasha do të rebelohej edhe kundër Perandorisë Osmane duke kërkuar pavarësinë e Egjiptit dhe Azisë Perëndimore, kjo solli një sërë konfliktesh dhe betejash midis Ali Pashait dhe Perandorisë Osmane, por me ndërhyrjen e europianëve, kryesisht Rusisë, Ali Pashai bëri një hap pas duke pranuar një pakt paqeje më 1840 duke reduktuar ushtrinë e tij për të mos qenë më rrezik për europën dhe Perandorinë Osmane por duke shijuar pushtetin e plotë në Egjipt dhe Sudan edhe për brezat që do ti vinin pas. /untoldstoriesofalbania/KultPlus.com
Këngëtarja e njohur Adelina Ismaili, e famshme për këngën kushtuar presidentit Rugova, ka treguar për herë të parë për takimin që ka pasur me Presidentin historik të Kosovës dhe çfarë ai mendonte për atë këngë, shkruan KultPlus
Në një intervistë për emisionin “Pressing” të TV7 në Kosovë, Adelina Ismajli tha se në kohën kur ishte 14 vjeçe, ishte bërë “trend” që të takoheshe me Ibrahim Rugovën. “Ne kemi caktuar takim dhe kam shkuar vetëm për ta takuar” tha ajo duke shtuar se “e luta mamin, unë e motra, hajde, ta shohim si duket”. Ajo shtoi se nëna e saj kishte arritur që të caktonte një takim dhe e gjithë familja kishte shkuar ta takonte.
“Mami kishte kontaktuar dikë tek Shoqata e Shkrimtarëve dhe kishte caktuar takim. E gjithë familja shkoi e takoi, pavarësisht se unë isha shumë skeptike për të. Kur je adoleshente dhe prindërit e tu “kallen” pas dikujt, je më skeptik” tha Ismailji. Mirëpo, më pas, ndodhi e kundërta, pasi ajo ishte mahnitur nga sjellja e tij. “E kundërta ndodhi. Unë u mahnita, ishte shumë ‘cool’, na duronte, ajo ishte me rëndësi. Tre fëmijë në zyre, t’i durosh gjatë kohës…” tha ajo.
Më tej, Adelina Ismaili tha se dëshiron ta quajë veten “rugoviste” dhe se e ka shkruar vetë tekstin e këngës ku i këndonte një ushtrie shqiptare, që do të udhëhiqej nga Ibrahim Rugova. Sipas këngëtares, kënga nuk i kishte pëlqyer edhe aq shumë presidentit. Në pyetjen se a i ka pëlqyer presidentit kënga, ajo tha: “Jo shumë. I ka pëlqyer që ishte “rock”. “ Po futem në borxh të madh, se po më këndon për së gjalli”. I thashë: President, në rastin tënd guxoj ta bëj këtë!/syri.net/ KultPlus.com
“Journal des débats politiques et littéraires” ka botuar, të dielën e 20 janarit 1929, një shkrim në lidhje me udhëzimet e mbretit Zog për zbatimin e programit të ri qeveritar, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar Tiranë, 29 Janar.
Zyra e shtypit shqiptar publikon informacionin e mëposhtëm :
“Në transmetimin e dekretit që emëron ministrat e rinj tek Presidenti i Këshillit (Koço Kota), Mbreti dërgoi një letër në të cilën përcakton udhëzimet e përgjithshme për zbatimin e programit qeveritar. Pikat kryesore të programit të mëparshëm të kabinetit mbeten në përmbajtjen e programit të ri. Zyrtarët e paaftë do të zëvendësohen me ata kompetentë. Këta duhet të jenë shërbëtorët e popullit sovran. Kompanitë e huaja që dëshirojnë të punojnë në Shqipëri do të gjejnë lehtësitë e nevojshme.
Kodi Civil së shpejti do të hyjë në zbatim. Një kod tregtar (komercial) është në përgatitje e sipër. Ministria e Arsimit Publik do të dërgojë studentë jashtë vendit. Universiteti do të duhet të merret me arsimimin e grave. Në një vend aq pjellor sa Shqipëria, nuk duhet të jetë e nevojshme të blihet bukë jashtë vendit, kështu që reforma agrare nuk mund të vonohet. Do të ndërtohen kanalet e ujitjes. Taksa doganore për makineri do të ulet.
Populli që paguan taksat pret nga ekzekutimi i punëve publike një shpërblim për sakrificat e tij. Të gjithë shqiptarët do të kuptojnë se interesi i kombit vjen së pari. (Havas).”/darsiani.com/ KultPlus.com
Jeta e njeriut është shumë e shkurtër por elita jonë politike përkujdeset që ajo të duket shumë e gjatë Liderëve tanë që janë rritur me gjizë apo me vezë do të duhej t’u vinte turp t’i shikojnë lopët a pulat në sy e lëre më njerëzit atyre të njëjtëve që për të satën herë gjatë zgjedhjeve u premtojnë se me pështymë do t’ua ngjesin copët e thyera të shpirtit ëndrrat e tyre të thyera se fëmijët e tyre të ikur nëpër botë do t’ i kthejnë dhe se me pështymë do t’i ngjesin për atdhe
I lumtur është populli që i ka këta politikanë edhe më i lumtur do të ishte sikur të kishte diçka për të ngrënë po nejse nuk mund t’i kenë edhe njërën edhe tjetrën /KultPlus.com
Shkatërrimi i bibliotekës së madhe të Aleksandrisë, është konsideruar si një nga humbjet më të mëdha të botës së lashtë. Gati 1 milion dokumente nga mbarë Asiria, Greqia e Lashtë, Persia, Egjipti, India dhe shumë qyteterime të tjera të fuqishme të kohës, u zhdukën nën rrënojat e saj. Nuk është arritur të gjendet kurrë ndonjë gjurmë e bibliotekës, por të dhënat historike flasin për humbjen e saj tragjike.
Ngritja e Aleksandrisë
Aleksandria, një nga qytetet më të mëdha të botës së lashtë, u themelua nga Aleksandri i Madh i Maqedonisë, pas pushtimit të Egjiptit në vitin 332 Para Krishtit. Pas vdekjes së Aleksandrit në Babiloni, në vitin 323 Para Krishtit, Egjipti ra në sundimin e njërit prej gjeneralëve të tij, Ptolemeut.
Pikërisht nën Ptolemeun, Aleksandria e sapo-themeluar zëvendësoi qytetin antik të Memfisit si kryeqyteti i Egjiptit. Kjo shënoi fillimin e ngritjes së Aleksandrisë. Megjithatë, asnjë dinasti nuk mund të mbijetojë për shumë kohë pa mbështetjen e qytetarëve të saj, dhe Ptolemeu ishte shumë i vetëdijshëm për këtë.
Kështu, mbretërit e hershëm që erdhën pas tij, u përpoqën të legjitimonin sundimin e tyre përmes mënyrave të ndryshme, duke përfshirë marrjen e rolit të faraonit, apo themeluar kultin greko-romak të Serapis, dhe duke u bërë padronë të dijes (një mënyrë e mirë për të treguar mirëqenien). Ishte ky lloj patronazhi, që çoi në krijimin e Bibliotekës së Madhe të Aleksandrisë, nga ana e Ptolemeut.
Përgjatë shekujve, Biblioteka e Aleksandrisë, u bë një nga bibliotekat më të mëdha dhe më të rëndësishme në botën e lashtë. Mendimtarët e mëdhenj, shkencëtarët, matematikanët, poetët e epokës, shkonin nga të gjitha qytetërimet aty, për të studiuar dhe shkëmbyer ide.
Deri në 700.000 pergamenë mbushnin raftet e saj. Sidoqoftë, në një nga tragjeditë më të mëdha të botës akademike, biblioteka nëpër histori dhe studiuesit, nuk bien ende sot në një mendje se si u shkatërrua ajo.
Teoria nr.1: E shkatërroi perandori romak Jul Çezari
Ndoshta një nga dëshmitë më interesante mbi shkatërrimin i saj, vjen nga kronikat e shkrimtarëve romakë. Sipas disa autorëve, Biblioteka e Aleksandrisë, u shkatërrua aksidentalisht nga perandori romak Jul Çezari, gjatë rrethimit të Aleksandrisë në vitin 48 Para Krishtit. Për shembull, Plutarku shprehet:Kur armiku u përpoq të shkatërronte flotën e tij, Jul Çezari u detyrua të zmbrapste rrezikun, duke përdorur zjarrin, që u përhap aksidentalisht nga oborri, dhe e shkatërroi bibliotekën e madhe.
Kjo dëshmi është e dyshimtë, meqë Muzeu i Aleksandrisë, që ndodhej pranë bibliotekës, mbeti i padëmtuar, një fakt që konfirmohet nga gjeografi grek Straboni, rreth 30 vjet pas rrethimit të Aleksandrisë nga Çezari. Megjithatë, Straboni nuk përmend vetëm Bibliotekën e Aleksandrisë, duke mbështetur kështu pohimin, se Çezari ishte përgjegjës për djegien e saj.
Sidoqoftë, meqë Biblioteka ishte e bashkangjitur me Muzeumin, dhe Straboni përmend këtë të fundit, ka gjasa që biblioteka të ekzistonte edhe gjatë kohës së Strabonit. Mospërmendja e bibliotekës, mund t’i atribuohet ndoshta ose mundësisë që Straboni të mos ketë pasur nevojë ta përmendë atë, siç kishte përmendur Muzeumin, ose që biblioteka nuk ishte më qendra e dijes si dikur (ideja e “shkurtimeve të buxhetit” duket gjithnjë e më e mundshme). Përveç kësaj, është sugjeruar se nuk ishte biblioteka, por depot pranë portit, ato që ruanin dorëshkrimet, dhe që u shkatërruan nga zjarri që shkaktoi Çezari.
Teoria nr.2: Të krishterët
Përgjegjësit e mundshëm mund të kenë qenë të krishterët e shekullit IV Pas Krishtit. Në vitin 391, Perandori Teodos firmosi një dekret që nxorri zyrtarisht jashtë ligjit praktikat pagane. Kështu, Serapeumi ose Tempulli i Serapisit në Aleksandri u shkatërrua, dhe u shndërrua në një Kishë të krishterë. Shumë dokumente mendohet se janë shkatërruar gjatë asaj kohe.
Megjithatë, ajo nuk ishte Biblioteka e Aleksandrisë, apo ndonjë bibliotekë e çdo lloji, edhe pse besohet se përmbante rreth 10 % të bibliotekës së Aleksandrisë. Asnjë burim i lashtë, nuk përmend shkatërrimin e ndonjë biblioteke, gjatë kësaj periudhe të caktuar kohore. Prandaj s’ka asnjë dëshmi, që të krishterët e shekullit IV e shkatërruan Bibliotekën e Aleksandrisë.
Teoria 3: Myslimanët
Autori i fundit i mundshëm i këtij krimi, mendohet se mund të ketë qenë kalifi mysliman, Omar. Sipas kësaj historie, një farë Xhon Gramatikus (490-570) i kërkon Amrit, gjeneralit mysliman fitimtar, librat e bibliotekës mbretërore. Amri i shkruan Omarit se si të veprojë, dhe ky i fundit i përgjigjet: ”Nëse ata libra janë në pajtim me Kur’anin, ne kemi nevojë për to; por nëse janë kundër tij, shkatërrojini”. Në këtë histori, ka të paktën 2 probleme: Së pari, nuk përmendet në asnjë rast fjala bibliotekë, por vetëm libra. Së dyti, kjo është shkruar nga një shkrimtar i krishterë sirian, dhe mund të ketë qenë shpikur për të prishur imazhin e Omarit.
Misteri mbetet
Mjerisht, arkeologjia nuk ka qenë në gjendje të kontribuojë shumë në këtë mister. Së pari, papiri gjendej rrallë në Aleksandri, ndoshta për shkak të gjendjes klimatike, që është e pafavorshme për ruajtjen e materialit organik. Së dyti, rrënojat e Bibliotekës së Aleksandrisë nuk janë zbuluar.
Kjo sepse Aleksandria banohet ende sot, dhe nga arkeologët lejohen të kryhen gërmime të kufizuara.
Ndonëse mund të jetë e përshtatshme të fajësohet një njeri apo një grup njerëzish për shkatërrimin e asaj që shumëkush e konsideron bibliotekën më të madhe në botën e lashtë, kjo mund të jetë një mbi-thjeshtëzim i çështjes.
Biblioteka mund të mos jetë përfshirë fare nga flakët, por mund të jetë braktisur gradualisht me kalimin e kohës. Nëse Biblioteka u ngrit si një shenjë e fuqisë së Ptolemeut, atëherë rënia e saj mund të ketë qenë e lidhur me një rënie ekonomike.
Teksa Egkipti polemik nisi të perëndojë gradualisht me kalimin e shekujve, kjo mund të ketë ndikuar gjithashtu në gjendjen e Bibliotekës së Aleksandrisë. Nëse Biblioteka, i mbijetoi shekujve të parë pas Krishtit, ditët e saj të arta i përkisnin tashmë së shkuarës, pasi qendra e re e botës u bë Roma. / bota.al/ KultPlus.com
Zëri i Vasfije Krasniqi-Goodman dhe 20 000 viktimave të tjera do të dëgjohet edhe në parlamentin suedez, përcjellë KultPlus
Me moton ’’ Be my voice’’ apo ’’Bëhu zëri im’’, ’’ Kosovos tystade kvinnor vill höras’’, ’’ Gratë e heshtura të Kosovës duan të dëgjohen’’, Lidhja Shqiptare-Suedeze (SAN) në bashkëpunim me Humanisterna, Femrat shqiptare ne Suedi ’’ SAB’’ dhe GAPF në shtator do të mbajnë leksione të hapura në Malmö dhe Stockholm me temën , ’’Gratë e dhunuara gjatë luftës në Kosovë situata e tyre dhe vështirësitë me të cilat ato përballen sot’’, njofton Nobel Press.
E veçanta e këtij organizimi është se Vasfije Krasniqi-Godmnan, gjatë qëndrimit të saj në Stockholm, do t’i drejtohet edhe parlamentit suedez. Për dhunën seksuale të ushtruar ndaj , Krasniqit-Goodman dhe 20 000 viktimave të tjera gjatë luftës në Kosovë do të njoftohet edhe ky vend skandinav.
Kujtojm se, Vasfije Krasniqi Goodman, është gruaja e parë e cila foli publikisht për dhunën seksuale që është ushtruar ndaj saj nga policia serbe, gjatë luftës në Kosovë. Për të bëmat ndaj, Vasfijes dhe 20.000 viktimave të tjera nga policia dhe paramilitarët serb, një kanal suedez, do të bëjë edhe një dokumentar, përcjell Nobel Press .
Ky projekt do të përkrahet edhe nga Ambasada e Kosovës në Stockholm
SAN, përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ka bërë të ditur se edhe Ambasadorja e Kosovës në Stockholm, Shkendije Geci-Rushiti, do jetë si bashkëorganizatore e këtij projekti.
Përveç Vasfijes, në këtë organizim nga Kosova, do të marrin pjesë edhe Saranda Bogujevci, Lirije Kajtazi, Kadire Tahiraj si dhe Feride Rushiti./nobelpress/ KultPlus.com
”Nuk mendohemi se po mbytet kombi, por shikojmë se mos i lagen çorapet. Nuk shikojmë të ndreqim gjuhën, por shikojmë se me ç`shkronja lipset shkruar. Nuk shikojmë se do të na zaptojnë të huajt vendin, po çajmë kokën si e si t`i gjejmë një emër të bukur sipas gramatikës.
E mjera Shqipëri, po dergjet e po vdes dhe ne të mallkuarit nuk shikojmë ta shërojmë, po mundohemi ta pagëzojmë se mos na vdesë pa emër, pastajza si do ta njohë Shën Pjetri që mban hapset e parajsës?” ~ Fan S. Noli 1906 /KultPlus.com