Konkurs online i zërave të muzikës klasike

TKOB fton të gjithë artistët e talentuar të muzikës klasike të bëhen pjesë e Edicionit të IV të Konkursit të parë Online të Zërave Klasikë “SOI scuola dell’Opera”, ku anëtare e jurisë do të jetë dhe Drejtoresha e Përgjithshme e TKOB-së, Abigeila Voshtina.

Ky konkurs do të ofrojë çmime mbi 80 000 euro dhe shumë kontrata të ofruara nga regjisorë të njohur.

Do të jenë pjesëmarrëse 9 agjencitë më të mira të Operës në botë dhe 90 anëtarë jurie profesionistë në këtë sektor, duke bashkëpunuar me 25 teatro dhe orkestrat më të mirënjohura si dhe Teatro Lirico di Cagliari.

Teatri Kombëtar i Operas dhe Baletit njofton artistët se regjistrimet mbyllen më 18 shkurt. / KultPlus.com

Jeta nuk është një simfoni e zakonshme

Një trekëndësh midis një dirigjenteje plot karakter (Cate Blanchett) në një botë të dominuar nga burrat, dashuria e saj lezbike për partneren dhe njëmarrëdhënie e vështirë me asistenten e saj. Sipas fjalëve të protagonistëve të “Tár”, sfondi i këtij filmi është vendosur në botën e muzikës klasike. 

Një film që mund të kandidojë për çmimin Oscar.Lydia Tár është dirigjente e njërës prej orkestrave simfonike më të mëdha gjermane, dhe po përgatit shfaqjen e Simfonisë së Pestë tejet të vështirë tëkompozitorit Gustav Mahler. Kështu nis filmi “Tár”, i prezantuar në Festivalin e fundit të Filmit në Venecia, në prag të nominimit për Oscar, dhe që do të dalë në kinema nga data 9 shkurt.

Një film novator duke filluar nga skenari i regjisorit Todd Field, që shpenzoi disa vite për realizimin e njëfilmi, në qendër të të cilit është një Cate Blanchettmadhështore në rolin e Lydia Tár, e mbështetur nga dy aktore të njohura të shkëlqyera Nina Hoss, partnerja e saj në film, dhe Noémie Merlant, asistentja e tij personale. 

Dy femra të dashuruara ndryshe me Lydia-n, rreth së cilës krijohet një trekëndësh plottension. Risia e filmit është se Blanchett zë jo vetëm një pozicion me pushtet, por një rol qëtradicionalisht është irezervuar për burrat:në podiumin e një orkestre simfonike (dhe jo orkestre dosido, por e Filarmonisë së Berlinit). 

Filmi rrëfen vetëm 3 javë të jetës së dirigjentes, por ato mjaftojnë për të kuptuar stresin e madh psiko–fizik që kërkon ngjitja në majë. Dhe sa e vështirë është të qëndrosh atje. E shpjegon vetë Blanchett, e veshur me një fustan që ka të njëjtën ngjyrë blu të akullt si sytë e saj. 

“Lydia është në Olimp si një artiste. Por si njeri, ajo e di se pas arritjes së majës ka vetëm zbritje. Dhe përballja me të kërkon shumë guxim. Personazhi i saj torturohet psikologjikisht, nga e kaluara dhe nga një njeri. Në këtë aspekt, ishte magjepsëse të punojapër këtë film”– thotë aktorja.

“Tár” është një film mbi transformimin, për diçka që ndodh dhe që sjell situata, të cilat nuk do t’i kishim imagjinuar kurrë. “Një aspekt themelor në çdo marrëdhënie krijuese është besimi”- vazhdon më tejdy herë fituesja e çmimit Oscar, e cila për këtë rol ka studiuar gjestet e Claudio Abbado, Carlos Kleiberdhe Emmanuelle Haïm. 

“Unë mendoj se Lydia ka qenë objekt i bullizmit, dhe besimi tek njerëzit është për të një temë e vështirë, ashtu si falja e tyre. E dija që në rrokjen e parë të skenari se ajo ishte një personazh shumë kompleks. Evoluon dhe ndryshon, por ajo që nuk ndryshonështë ajo vetë, që nuk mund ta kuptojë veten. Dhe për t;i përjetuar këto kontradikta s’ka nevojë të jesh dirigjenti i orkestrës më të madhe në botë”-thotëBlanchett.

Nina Hoss është cilësuar shpesh si “Cate Blanchettgjermane”. Përpara se t’i jepte rolin, regjisori e kishte parë punën e saj si violiniste në filmin “Audicioni” të Ina Weisse. “Unë nuk vij nga bota e muzikës, por mund të luaj në piano. Kam studiuar për violinë dhe kjo më ka ndihmuar. Para xhirimit të filmit kemi punuar me Filarmoninë e Drezdenit për të kuptuar mjedisin dhe për të hyrë në rol. Ata ishin shumë të hapur dhe na ndihmuan”– shprehet ajo.

Noémie Merlant është një aktore dhe regjisore shumë e vlerësuar në Francë dhe më gjerë. “Unë nuk e njihja këtë botë disi të çmendur dhe tejet mashkullore. Ishte një përvojë shumë

e fortë. Personazhi im, Francesca, dëshiron të bëhet si Lydia. U përpoqa ta interpretoja shikimin e kësaj gruaje që është ndihmësja e dirigjentes. Ajo qëndron në hije dhe është e duruar. Nuk është e qartë nëse është një heroinë apo një personazh negativ, pasi ajo e kontrollon Lydia-n. Si aktorë ne jemi vetë vegla. Unë e vura re se si Cate krijontepersonazhin e Lydia-s përpara meje. E pashë teksa transformohej, dhe në të njëjtën kohë Francesca e shihte Lydia-n në film”– thotë ajo.

Blanchett kishte luajtur tashmë një histori dashurie femërore në filmin “Carol”. Por sot komuniteti LGBT është shumë më tepër në qendër të vëmendjes sesa atëherë, sidomos nëSHBA. “Përpara ‘Carol’ nuk kishte filma të tillë. Gruaja ose vriste veten osefshihej tek dashuria e një burri. 

Sot publiku ka një ndjeshmëri të ndryshme dhe më të pjekur mbi këtë temë. Si specie njerëzore, ne jemi tashmë mjaftueshëm të evoluar për të parë “Tár”, pa e bërë gjininë apo seksin si aspektin më të rëndësishëm. Vetëm kur përfunduam xhirimet dhe filluam të promovonim filmin, e kuptuam se kasti ishte pothuajse tërësisht femëror. 

Regjisori na tha se në realitet nuk ka asnjë orkestër gjermane të drejtuar nga një grua. Kjoështë një botë ende patriarkale. Nëse ndodh ky ndryshim, vetë arti do të normalizohet. Në fillim të xhirimeve nuk e kisha menduar këtë aspekt”- thekson Blanchett.

Blanchett (me origjinë australiane) ka një përvojë të dorës së parë në lidhje me dinamikën epushtetit midis burrave dhe grave. “Që kur kam filluar të punoj, ambienti ka ndryshuar shumë. Dikur mëthoshin:Shijo 5 vitet e ardhshme, pasi gjërat nuk do të jenë më njësoj…”Karriera e një aktorejepërfundonte shpejt. Megjithatë, sot kemi shumë lidhje me kushërinjtë tanë në Hollywood, që në këtë fushë janë më përpara”– deklaron ajo.

Merlant nuk beson se “Tár” është një film feminist. “Përkundrazi, synimi i tij është të ngrejë pyetje në lidhje me dinamikën e pushtetit, dhe çfarë do të thotë të jesh në një pozicion kaq të lartë, ku si grua duhet të luftosh shumë më tepër se burrat. Për më tepër, filmi tregon se çfarë ndodh kur ëndrra bëhet realitet – në këtë rast dirigjimi i një simfonie tëMahler – dhe ku duhet të merresh me procesin krijues. Mund të të konsumojë shumë”.

Ndërkohë Nina Hoss e zgjeron më tej analizën. “Vizioni i një gruaje në pushtet, nuk të lejon të arrish në përfundime të lehta, siç do të ndodhte nëse protagonisti do të ishte një burrë. Nëkëtë rast duhet më shumë kohë për të gjykuar. Lydia Tár arrin në majë, sepse është një artiste e mrekullueshme. Por në një moment, ajo perceptohet si një person tjetër. Bota rreth saj fillon ta gjykojë në një mënyrë negative”- thekson ajo.

Në film Hoss është Sharon, partnerja e protagonistes. Në film, marrëdhënia e tyre lezbike nuk është problem për shoqërinë përreth tyre. “Kjo do të thotë se në mjedise të caktuara, si ai artistik, klima është sot më tolerante. Fatkeqësisht në botën me të cilën Lydia përballet jashtë ka ende shumë për të bërë”– shton aktorja.

Zakonisht Hoss luan në role protagoniste. Nëse e pyet përse pranoi një rol më periferik, ajo përgjigjet:“Në këtë rast është ndryshe. Pranova të marr pjesësepse protagoniste ishte Cate. Personazhi im, Sharon, nuk është vetëm një grua e pafajshme dhe xheloze. Ajo e do Lydia-npër gjenialitetin që ka. 

Dhe ka fuqinë që një çift i tillë zotëron zakonisht në atë botë. Pra ajo di ta manipulojë, di të jetë si një shkëmb për të, dhe i njeh pasiguritë e partneres. Unë u përpoqa të përfitoja sa më shumë nga këto nuanca. Një arsye tjetër, jo më pak e rëndësishme, është se në film unë kam luajtur muzikë. 

Duke kaluar disa javë me një orkestër të vërtetë, mësova të kisha respekt për ata profesionistë, të njihja pjesët muzikore, të dija se çfarë po bëja. Kjo rrugë krijoi një dinamikë shumë të re:ne e rikrijuam muzikën e Mahler dhe për këtë na u desh shumë punë. Por mendoj se shikuesi do ta vërë re punën e madhe që është bërë”– tha Hoss. / variety/ KultPlus.com

Muzika klasike gjatë shekujve: Një udhëtim nëpër kohë dhe kulturë

Muzika klasike ka pasur një ndikim të rëndësishëm në kulturën perëndimore dhe ka ndikuar në shumë zhanre të tjera muzikore gjatë shekujve.

KultPlus iu sjellë një përmbledhje kronologjike të disa prej mënyrave kryesore në të cilat muzika klasike ka ndikuar në shoqëri dhe kulturë:

Qytetërimet e lashta: Muzika klasike mund të gjurmohet në qytetërimet e lashta si grekët, të cilët e përdornin muzikën si një formë argëtimi dhe si një mënyrë për të treguar histori dhe për të përcjellë emocione.

Mesjeta: Gjatë Mesjetës, muzika klasike ishte kryesisht në natyrë fetare dhe interpretohej në kisha dhe manastire. Zhvillimi i muzikës polifonike, e cila përmbante melodi të shumta të luajtura njëkohësisht, ishte një arritje e rëndësishme e kësaj periudhe.

Rilindja: Rilindja pa shfaqjen e muzikës klasike laike, si dhe zhvillimin e operës dhe lindjen e muzikës instrumentale. Kompozitorë si Johann Sebastian Bach dhe Wolfgang Amadeus Mozart dhanë kontribut të rëndësishëm në muzikën klasike gjatë kësaj kohe.

Epoka romantike: Kjo epokë zgjati nga fundi i shekullit të 18-të deri në fillim të shekullit të 19-të, prezantoi shfaqjen e muzikës më emocionale dhe ekspresive, me theks në individualizmin dhe krijimtarinë. Kompozitorë si Ludwig van Beethoven dhe Franz Schubert dhanë kontribut të rëndësishëm në muzikën klasike gjatë kësaj kohe.

Shekulli i 20-të: Muzika klasike vazhdoi të evoluojë në shekullin e 20-të, me shfaqjen e stileve dhe lëvizjeve të reja si minimalizmi dhe neoklasicizmi. Kompozitorë si Igor Stravinsky dhe John Williams kanë dhënë kontribut të rëndësishëm në muzikën klasike në shekujt 20 dhe 21.

Në përgjithësi, muzika klasike ka pasur një ndikim të qëndrueshëm në kulturën perëndimore dhe ka ndikuar në shumë zhanre dhe stile të tjera muzikore. Ajo vazhdon të jetë një formë arti e rëndësishme dhe me ndikim edhe sot. /KultPlus.com

Puna dhe përkushtimi si “dirigjues” të suksesit, Kelmendi: Gjithmonë kemi dashur t’i sjellim fitoren vendit tonë

Uranik Emini

Një punë ekipore dhe patjetër e ndërsjellë, mes dirigjentëve dhe muzikantëve që e ndjekin atë, e ka arritur me sukses kori “Siparantum” i drejtuar nga dirigjenti Memli Kelmendi. Edhe pse arti i dirigjimit ekziston prej shekujsh, në Kosovë nuk vlerësohet dhe diskutohet për të sa duhet. Dirigjimi përpos përgjegjësisë fillimisht, është një punë që në radhë të parë kërkon besim, inteligjencë dhe aftësi të shkëlqyera si njerëzore ashtu edhe muzikore. Kosova është ngritur në majat më të larta në botë sa i përket muzikës klasike përmes korit “Siparantum”, të udhëhequr nga Kelmendi, shkruan KultPlus.

Dirigjenti Memli Kelmendi ka arritur që të korr suksese të mëdha me korin që ai udhëheq dhe realisht, suksesi ishte gjëja për të cilën ai kishte punuar më së shumti.

I rritur në një familje muzikantësh, Kelmendi rrëfen për KultPlus se muzikën e ka të trashëguar nga babai i tij, Xhevat Kelmendi (kantautor), i cili mes tjerash ishte edhe kritiku më i madh në këtë fushë, derisa ai flet edhe për jetën e tij në fëmijëri, studimet në fushën e muzikës, punën e tij të parë, puna si një profesor dhe sukseset e jashtëzakonshme që ka arritur.

KultPlus: Memli, ju jeni një dirigjent i suksesshëm, i pëlqyer nga publiku dhe keni fituar çmime të shumta, a do të thotë kjo se edhe në kohën e fëmijerisë jeni shquar për muzikë?

Memli Kelmendi: Muzikën e kam trashëgim nga babai im, Xhevat Kelmendi (kantautor). Me muzikë jam rritur, babai im ka qenë çdoherë kritikuesi më i madh (në kuptimin pozitiv). Daja im i ndjerë, Refik Çakolli ka qenë këngëtar poashtu. Si fëmijë kam qenë pjesëmarrës në festivale të ndryshme, kjo ka bërë që unë të vazhdoj pikërisht muzikën. Dashuria për muzikën lindi që nga fëmijëria.

KultPlus: Cili mendoni se ka qenë momenti kyç kur ju keni filluar që të merreni me muzikë dhe realisht edhe ta studioni si lemi?

Memli Kelmendi: Siç e potencova më lartë, unë që në fëmijëri jam rritur nën ndikimin e muzikës së së bukur shqipe, serenatave korçare, këngëve arbëreshe, muzikës së lehtë. Muzikën klasike e kam pelqyer dhe kjo është dëgjuar në shtëpinë tonë, ndonëse në familjen time askush nuk ka studiuar për muzikën klasike. Regjistrova fakultetin e muzikës dhe muzika gjithnjë e më shumë bëhej pjesë e jetës.

KultPlus: A janë sfiduese studimet në fushën e muzikës?

Memli Kelmendi:  Mendoj që po, veçanërisht këtu në vendin tonë. Kur isha student mendoja krejtësisht ndryshe, sot sigurisht që mendoj edhe më ndryshe. Ndoshta përvoja e ka bërë të veten apo kontakti me njerëz të fushës profesionale. Unë shpesh bisedoj me nxënësit apo me studentët për tema të tilla dhe të ndryshme të cilat lidhen me sfidat studimore. Pavarësisht jetës studentore, ne duhet të kërkojmë rrugë, rrugë të cilat na shpien drejt suksesit. Ato janë të shumëta!

KultPlus: Kur keni diplomuar, në atë kohë Kosova ishte e re si shtet dhe realisht mundësitë që të kyceshit në punë ishin më ndryshe. Kur dhe ku keni filluar punën tuaj të parë?

Memli Kelmendi: Pasi përfundova fakultetin, unë u punësova në Shkollën e mesme të muzikës “Halit Kasapolli” (2010) në Pejë. Në fillim ligjërova lëndët Teknologji muzikore dhe Lexim partiturave pastaj më vonë më është dhënë këndimi koral. Natyrisht që 12 vite më parë kishte më pak të diplomuar prandaj mundësia e punësimit ishte më afër.

KultPlus: Ka vite që tanimë po udhëhiqni korin “Siparantum”, por si ka qenë karriera juaj përpara këtij kori, çfarë keni bërë në profesion konkretisht?

Memli Kelmendi: Kori i shkollës së mesme të muzikës “Halit Kasapolli” ka luajtur një rol kyç në zhvillimin e muzikës korale në Pejë. Janë mbajtur 7 edicione të muzikës korale, koncerte me vepra stilistike të periudhave të ndryshme, që nga renesanca deri tek muzika bashkëkohore. Çdo herë kam qenë insistues në përzgjedhjen e repertorit, stileve të ndryshme të repertorit koral botëror. Në vitin 2014 u nis një iniciativë vulletare në formimin e korit “Peja” (2014) , një frymë e re artistike për qytetin e Pejës. Me përkrahjen e Qendres Rinore “Atë Lorenc Mazreku” dhe Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport, menjëherë kori bëri lëvizjen e parë duke prekuar “Basilica di San Marco” Venecia, që ndryshe njihet si Pasuria e Njerëzimit, pastaj një koncert tjetër në “Mestre” dhe “San Lio” në Venezia. Në vitin 2017, u formua Kori Siparantum, gjithnjë duke u bazar në formë vullnetare me ide të promovimit të kulturës dhe muzikës korale shqiptare në vende të ndryshme të botës. Ide e cila rezultoi me shumë sukses.

KultPlus: A mund të na tregoni ndonjë rast vështirësie ose veçantie qe lidhet me punen tuaj si dirigjent? Njerëzit që merren me muzikë në Kosove kryesisht përballen me situata të vështira, a ju ka ndodhur juve që të përballeni me ndonjë situatë të veshtire ose diçka të ngjashme?

Memli Kelmendi: Hmmm, vështirëssitë janë të ndryshme, të natyrave të ndryshme. Profesioni i dirigjentit në vendin tonë është vërtetë i vështirë. Kërkon punë, sakrificë dhe sigurisht që është sfiduese. Kushtet dhe rrethanat që ne rrethohemi si shoqëri, sigurisht që është vështirë. Nganjëherë është më vështirë të dëpërtosh këtu (në Kosovë) se kudo tjetër në botë. Puna është se ne jetojmë të rrethuar me gjëra të vogla ndërsa bota është vërtetë e madhe. Sigurisht që ballafaqohem me sfida të ndryshme. Fokusi im/ynë është që duke e ditur që ky profesion kërkon përkushtim dhe sfidë, ne duhet punuar maksimalisht pavarësisht problemeve të cilat mund të paraqiten gjatë rrugëtimit me qëllim të promovimit, zhvillimit të kulturës sonë në vende të ndryshme të Evropës. E përmenda më lartë, jeta e artistit në Kosovë është vërtetë e vështirë. Duhet punuar disa punë, disa projekte për të bërë një jetë solide. Mbi të gjitha rëndësi ka që shpirtësisht jeta e artistit është e pasur, me ide për të sjell dicka të bukur për shoqërinë tonë.

KultPlus: Ju keni arritur që të fitoni shumë çmime nëpër festivale të ndryshme nëpër Evropë dhe jo vetëm, a keni menduar se do ta arrini gjithe këtë sukses ndonjë ditë?

Memli Kelmendi: Me punë, sakrificë dhe përkushtim arrihet çdo gjë. Unë besoja në suksesin, puna sjell sukses. Nuk do të besoja që brenda një periudhe kaq të shkurtër do të prekim suksese të tilla sepse problemet me të cilat rrethohemi shpeshherë vështirësojnë rrugëtimin e suksesit, që nga procesi i vizave deri tek gjëra të tjera. Ky rrugëtim nuk ka qenë aspak i lehtë. Kemi punuar vërtetë shumë, shumë, shumë! Pjesëmarrja e korit në festivale të ndryshme ka ndikuar vërtetë shumë (për të mirë), kemi mësuar shumë nga kjo përvojë përgjatë këtyre viteve, megjithatë ne ende jemi të rinj.

KultPlus: Kori “Siparantum”, po vazhdon që t’i sjell Kosovës çmime të ndryshme, a keni marrë mbështetje të mjaftueshme nga Qeveritë e Kosovës ndër vite?

Memli Kelmendi: Do të thoja që tani është më mirë se herave të tjera. Qasja ndaj korit është shumë më mirë, njerëzit kanë kuptuar rëndësinë e punës që ne bëjmë, në formë vullnetare. Kori Siparantum tashmë ka hyrë në rrjetin e koreve evropiane, botërore. Për të realizuar një projekt jashtë vendit, duke marrë parasysh që në korin tonë janë mbi 45 persona, atëherë vërtetë kjo kërkon fonde të mëdha. Falë përkrahjes institutionale dhe duke mos harruar sponzorëve dhe artdashësve, ne po arrijmë që ëndërrat tona t’i bëjmë realitet.

KultPlus: Cili është çmimi më i madh që e keni fituar të cilin ju e veçoni dhe nuk do ta harroni asnjëherë?

Memli Kelmendi: Ndonëse ne kemi dal të paret me pikët maksimale në festivalin “Zlatna Lipa Tuhlja” në Kroaci në mesin e 16 koreve pjesëmarrëse, së fundi në Europian Festival for Young People – EMJ në Neerpelt ne kemi fituar Kategoritë (vendin e parë) G dhe F (kategoria më e vështirë), për neve çmimi më emocional dhe më i rëndësishëm mbetet fitorja në kategorinë “Musica Contemporanea” në WORLD CHOIR GAMES 2021. Sigurisht, vet pjesëmarrja qe një rezultat i madh për ne, muzikën korale dhe shtetin tonë. Ishim tejet të lumtur që për herë të parë në historinë e muzikës korale ne arritëm të vendosim shtetin tonë përbrenda garës më të madhe korale në botë. Të gjithë e donim suksesin, kjo vërehej në fytyrën e secilit anëtarë të korit. Ne donim që vendit tonë t’i sjellim fitore, kështu ndodhi. Jam tejet i lumtur që puna jonë është vlerësuar shumë nga kritikë të shumtë të muzikës që ishin nga mbarë bota, kjo tregonte rëndësinë e punës që ne po bëjmë. Kemi punuar gjatë, e në fund ezultuam me suksese. Ne kemi hyrë në Top 1000 best choirs of the world të INTERKULTUR dhe akutalisht ne renditemi në pozitën 460. Vërtetë ky është një sukses tepër i madh për vendin tonë! Duhet cekur poashtu rëndësinë e pjesëmarrjes së Korit Siparantum muajin e kaluar në sallën më të njohur me akustikën më të mirë në botë, Berlin Philharmonie e cila konsiderohet ëndërr e çdo artisti. Jemi tejet të lumtur që arritëm të prekim njëren prej skenave më të rëndësishme të muzikës, skenë në të cilën kanë kalaur artistët më të mëdhenj botërorë.

KultPlus: Në korin “Siparantum” ka anëtarë të shumtë dhe performancat e juaja gjithnjë sjellin dicka të re, e energji të madhe te publiku, sa është e veshtirë që të punosh me shumë njerëz dhe si e vlerëson suksesin e këtij kori?

Memli Kelmendi: Me formimin e korit Siparantum, ideja ishte që të bëjmë diçka më ndryshe, diçka që do të ngacmonte audiencën. Kjo ka funksionuar. Kori tashmë identifikohet me levizje koreografike, gjëra të papritura të cilat ndodhin gjatë përformancës. Muzika në fakt duhe të prek emocionin, nese këtë e arrijmë të bëjmë përmes tingullit atëherë mendoj që kemi arritur sukses. Programi ynë është laramani stilesh të ndryshme, ne duam që të gjithë të marrin dicka nga paraqitja jonë. Kështu në këtë formë ne aplikojmë edhe kur jemi në festivale garuese, ne tashmë kemi ndërtuar stilin tonë. Për korin kjo pjesë është vërtetë e lodhshme sepse fokusi nuk është vetëm vokali, por koristët këtë e bëjnë me shumë dashuri.

KultPlus: Tutje, përpos punës suaj si një dirigjent, ju jeni edhe profesor në universitetin AAB, si është të edukosh kolegët e tu të ardhshëm?

Memli Kelmendi: Ne u referohemi literaturave, hulumtimeve të ndryshme por gjithnjë ne diskutojmë dhe analizojmë edhe përvojat tona këtu. Puna me studentë është vërtetë impresionuese. Për mua është një përgjegjësi sepse profesioni i të qenurit dirigjent është vërtetë dicka komplekse, prandaj unë cdoherë mundohem maksimalisht që të bazohem në praktika të ndryshme me qëllim që studentët të përfitojnë prej këndvështirmeve të ndryshme. Sot kemi vërtetë gjenerata të mira, por ajo që unë insistoj është që atyre të ju japim shpresë dhe t’u tregojmë që sukseset kulminante mund të prekën edhe nga këtu, vetëm duhet punë!

KultPlus: A mendon se shkollat e muzikës po sjellin kuadro mjaftueshëm të kualifikuar në Kosovë?

Memli Kelmendi: Unë mendoj që shkollat e muzikës duhet të punojnë më shumë në zhvillimin e muzikës korale dhe vecanërisht krijimin e orkestrave dhe kuadrove të reja të cilat janë në nevojë. Çdo qytet potencialisht do të duhej të ketë një orkestër, asnjëherë nuk është vonë. Unë e di që në shkollat e muzikës punohet maksimalisht por mendoj që fokus kryesor do të ishte zhvillimi i kuadrove në nevojë, drejtime të reja të cilat janë në mungesë në vendin, e qytetin tonë.

KultPlus: Në fund, por jo nga rëndësia, cilat janë planet e tua të ardhshme që mund t’i ndash me lexuesit e KultPlus, çfarëdo qoftë edhe nga koncertet e radhes apo edhe karriera jote?

Memli Kelmendi: Me datën 18 qershor në Pejë ne kemi koncertin që shenon 5 vjetorin e themelimit të Korit Siparantum. Jemi duke punuar shumë dhe gjatë për këtë koncert. Pastaj, në fillim të muajit të ardhshem do të jemi në Prishtinë, në fillim të muajit korrik.

Dirigjentët janë profesionistë që nuk lavdërohen kurrë siç duhet për punën që bëjnë. Në hap me muzikantët, dirigjentët jo vetëm veprojnë si udhërrëfyes, por edhe zgjedhin punën që bëjnë këta të fundit. Lajmet si “Kori Siparantum nga Kosova merr çmimin e parë/kryesor” në festivale të ndryshme prej kohësh tradicionalisht janë bërë të pranishme muaj pas muaji e festival pas festivali nëpër portalet e vendit, e gjithë kjo falë punës dhe suksesit të madh që ky kor ka arritur dhe po arrin ndër vite. Në anën tjetër, promovimi i vlerave kulturore të Kosovës në skenat më të mëdha botërore, mbetet misioni kryesor i tyre. /KultPlus.com

225 vjet nga lindja e gjeniut të muzikës klasike, Franz Schubert

Franz Schubert, gjeniu i muzikës klasike, i cili la gjurmë të mëdha në historinë e muzikës botërore, duke u përjetësuar përmes kompozimeve të tij, shkruan KultPlus.

Sot, në 225 vjetorin e lindjes së tij, KultPlus ju sjell një pasyqrë të jetës dhe veprës së tij.

Schuberti ishte një kompozitor austriak, i cili shkroi rreth 600 melodi, nënë simfoni duke përfshirë të famshmen ‘’Simfonia e papërfunduar’’, muzikë liturgjike, opera etj.

Schubert ka lindur në një familje muzikantësh, dhe ka marrë trajnim formal muzikor në fëmijërinë e tij. Ndërsa Schubert kishte një rreth i ngushtë i shokëve dhe bashkëpunëtorëve të cilët admiruar puna e tij (në mesin e tyre të shquar këngëtari Michael Johan Vogl), vlerësimi muzikës së tij gjatë jetës së tij ishte i kufizuar. Ai nuk ishte në gjendje për të siguruar punë adekuate të përhershme, dhe për shumicën e karrierës së tij ai u mbështet tek miqtë dhe familja. Ai bëri disa të holla prej veprave të publikuara, dhe herë pas here dha mësim privat muzikorë.

Ndërkohë, aftësitë gjeniale te tij filloi ti tregojë në kompozimet e tij. Schubert ishte lejuar herë pas here për të udhëhequr orkestra në Stadtkonvikt, dhe Salieri vendosi për ta stërvitur atë privatisht për kompozime dhe teori në këto vite. Kjo ishte fillesë e parë për atë orkestër amatore për të cilën, vite më vonë, shumë kompozime të tij ishin shkruar. Gjatë pjesës tjetër të qëndrimit të tij në Stadtkonvikt ai shkroi një pjesë të mirë të muzikës kamertale, këngë të ndryshme, disa pjesë të ndryshme për piano etj.

Në fund të vitit 1813 ai u largua nga Stadtkonvikt, dhe u kthye në shtëpi për studime në Normalhaupshule për të trajnuar si një mësues. Në vitin 1814 ai hyri në shkollën e atit të tij si mësues i nxënësve ri. Për më shumë se dy vjet qëndroi në këtë punë të rëndë, të cilën ai e kreu me sukses.Ai vazhdoi të marrë mësime private në përbërje nga Salieri, i cili bëri më shumë për trajnime muzikore të Schubertit sesa ndonjë prej mësuesëve të tij të tjerë.

Viti më pjellor i Schubertit ishte ndoshta në vitin 1815. Ai kompozoi mbi 20.000 masa muzikore, më shumë se gjysma e të cilave ishte për orkestër, përfshirë nëntë vepra të kishës, një simfoni, dhe rreth 140 melodi.

Në atë vit ai u prezantua edhe për Anselmi Hüttenbrenner dhe Franz von Schober, të cilët i bëri miqtë e tij të përjetshëm. Një tjetër mik i tij, Johann Mayrhofer, u prezantua atij nga Spaun në 1814. / KultPlus.com

MKRS vazhdon diskutimet, në rend fusha e muzikës klasike

Ministria e Kulturës po vazhdon serinë e diskutimeve të hapura mbi kulturën, përmes bashkëbisedimit në mes të Ministrit Hajrulla Çeku dhe komuniteteve artistike.

Këto takime kanë për qëllim adresimin e sfidave të përbashkëta dhe fuqizimin e rolit të komuniteteve në zhvillimin e politikave.

Diskutimi i tretë do të fokusohet në fushën e muzikës klasike dhe mbahet me datë 10.12.2021, ora 16:00, në Teatrin Oda, Prishtinë.

Në njoftim gjithnjë e më tepër theksohet se për shkak të masave anti – Covid ju duhet të keni çertifikatën e vaksinimit. /KultPlus.com

Bernstein, rilindasi i muzikës klasike amerikane

Viti 1957 simbolizon, “West Side Story”, një shfaqje muzikore me muzikë të Leonard Bernstein, dhe i cila u shfaq në “Winter Garden Theatre” në Broadway. Por, muzikanti Bernstein pati sukses të  madh saqë shumë njerëz e festojnë arritjen e tij të madhe si kompozitor.

Sidoqoftë, edhe pa triumfin e “West Side Story”, vendi i Bernstein në historinë muzikore ishte vendosur. Përveç punës së tij si kompozitor, “Njeriu i Rilindjes së Muzikës” shquhej si dirigjent, si një pianist koncerti, dhe si një mësues që nxori muzikën klasike edhe më shumë në pah.

©Discogs

Lindur në Lawrence, Massachusetts, më 1918, Bernstein filloi mësimet e pianos me insistimin e tij kur ishte vetëm 10 vjeç. Ai menjëherë tregoi një talent instiktiv për muzikë, dhe në moshën 12 vjeç ai po studionte muzikë në New England.

Bernstein studioi për dirigjent me Fritz Reiner dhe Serge Koussevitzky, dhe më 1943 u punësua si ndihmës dirigjent në Filarmoninë e Nju Jorkut. Në historinë e orkestrës, asnjë ndihmës nuk ishte thirrur për dirigjim, por më 14 nëntor fati buzëqeshi për Bernstein, kur dirigjenti i ftuar Bruno Walter u sëmur.

©Brandeis

Një natë më parë, Bernstein kishte dëgjuar një këngëtar të interpretojë një nga kompozimet e tij, kishte qëndruar deri vonë duke pirë dhe duke luajtur piano në festën pas recitalit; shprehi tipike e tij.

Me tri orë gjumë dhe pa prova, Bernstein u kërkua të zhvillonte një program kompleks të Schumann, Strauss, Rosza dhe Wagner që do të transmetonte nga Carnegie Hall në të gjithë vendin nga radio CBS. Koncerti ishte një sukses i bujshëm, me ç’rast, “The New York Times” botoi një artikull në faqen e parë të nesërmen, duke njoftuar ardhjen e një talenti të ri të mrekullueshëm dirigjent.

Mandatory Credit: Photo by George Talbot/ANL/REX/Shutterstock (1988066a) Leonard Bernstein Composer In Action 1963. Leonard Bernstein Composer In Action 1963.

Për pjesën tjetër të jetës së tij, Bernstein ishte një dirigjent i kërkuar ndërkombëtarisht. Ai bëri turne nëpër botë shumë herë, dhe më 1953 u bë amerikani i parë që drejtoi në La Scala në Milano, në teatrin kryesor të Italisë.

Një pianist i respektuar klasik, i cili nganjëherë dirigjoi nga stoli i pianos. Bernstein ishte një idhull popullor i njohur për njerëzit që kurrë nuk dëgjuan muzikë klasike.

Duke refuzuar të kufizohej në dirigjim, ai kompozoi simfoni dhe opera të vlerësuara. Ai gjithashtu ishte thellësisht i interesuar në muzikën popullore amerikane dhe ndikimet e xhazit mund të gjenden në shumë prej pjesëve të tij klasike. Punimet e tij më të njohura ishin për Broadway, dhe disa prej kompozimeve të tij janë: “On the Town” (1944), “Wonderful Town” (1953), “Candide” (1956) dhe “West Side Story” (1957).

©WQRX

Për West Side Story, një ri interpretim i “Romeo and Juliet” i William Shakespeare të zhvendosur në New York, Bernstein punoi me koreografin e shkëlqyer Jerome Robbins, dhe tekstshkruesin Stephen Sondheim.

“West Side Story” tregon historinë e një lidhje dashurie gati të pamundur, midis Tonit, i cili është polako-amerikan dhe Marisë, një portorikane.

Leonard Bernstein ishte gjithashtu një arsimtar i talentuar që mësoi Amerikën për muzikën klasike me programet televizive “Omnibus” dhe “Young People’s Concerts”. Më 1973, ai u ftua në Harward për të dhënë leksione mbi gjuhësinë dhe muzikën. Ai vdiq në vitin 1990 në moshën 72 vjeç. / cbc.al / KultPlus.com

©WRTI

Antonio Vivaldi, prifti që u bë mbret i barokut në muzikën klasike

Antonio Vivaldi, magjistari i ndjenjave delikate, ngadhnjimtari i shpirtit estetik, vigan i barokut në muzikë. Ai cilësohet si një nga personazhet sa të rëndësishëm, aq edhe dominues në historinë e muzikës botërore. Emri dhe vepra e tij janë pjesë e panteonit. Krijmtaria që pasuroi vlerat dhe shtoi larminë me ngjyrat e çelura dhe emocionet delikate. Ai është padyshim një personalitet i spikatur i muzikës italiane, një tokësor që predikoi fjalën e shenjtë dhe kungoi vullnesën hyjnore në shpirtin e gjithë atyre që besuan se muzika është i vetmi vullnet që ka zbritur nga qielli në tokë për të mrekulluar jetën e njeriut.

Nëpërmjet muzikës së tij, Vivaldi ka prek puhizshëm shpërthimin magjepsës të pranverave, gufimin e një sythi e syprinën dehëse të një lumi, valën lojcake të bregdetit e vetminë e hapave të një hutimi, prarimin e një pafajësie e adhën e perëndimeve që kridhen në kurmin dalldisës të dëshirave shpuese. Kremtimi i tij muzikor lidhet ngushtaz me shpirtin e një dëshiruesi të thekur të së bukurës, të të perëndishmes, të vetë jetës. Ndjeshmëria, delikatesa, larmia e trajtesave dhe koloriteve, shëmbëllejnë jo vetëm atë që kumtimi i tij estetik u qas të regëtinte, por shënoi njiherësh dhe barokun në aktin e krijimit muzikor. Varfëria dhe fama jetuan me të, atëherë kur ngjizej në kujtesën e historisë së muzikës, kur drojshëm hidhte hapin drejt përjetësisë. Ndërsa synonte Vjenën skamja e shtyu atë të shiste disa nga kryeveprat e tij, të cilat ne sot i njohim me tjetër emër autorsie. Gjithqysh, kësisoj u mbrujt ky emër i muzikës, kjo vepër e mbamendjes së barokut.

Antonio Lucio Vivaldi u lind më 4 mars 1678, në Venecia, Itali, në qytetin e magjishëm, në kryeqendrën e gëlimeve të stuhishme të personazheve dhe korifejve të artit dhe jo vetëm. Mësoi violinën nga babai i tij Giovanni Battista që punonte asokohe si berber. Pas një kapërthimi të mundimshëm nëpër muret e larta të sendërtimit të tij si muzikant, at e bir bënë një turne rreth Venecias. Mbamendet se në atëkohje, Vivaldi kishte një problem shëndetësor, të cilin e vetëquante “ngushtim të kraharorit”. Bëhej fjalë për astmë. Me gjithë zoritjet dhe keqkandjet që e sëmbonte atë një frymëmarrje hekakeqe, kurrqysh ai nuk u step së mësuari dhe kompozuari të muzikës, së kumturi të hyjnores në këtë kremtim . Ishte 14 vjeç kur ai nisi të studionte në një shkollë biblike. Në vitin 1703, përfundoi studimet dhe u emërua prift, me emrin fetar “Prifti i Kuq,” për shkak të ngjyrës së flokëve, nofkë e cila i shkoi nga pas për gjithë jetën. Në motmotin e vitit 1704, shëndeti i lig do t’i privonin Vivaldit të drejtojë meshën e Ujit të Shenjtë. Ky ishte dhe fundi i tij si predikues. Ai hoqi mantelin e priftit duke veshur atë të mjeshtrit. Sëmundja mbase do të ishte oguri i tij i mirë. Ikja prej kumtit të shërbestarit e behu atë në kungimin e një virtuozi. Dy vjet më vonë, u bë profesor violine në një jetimore vajzash, “Pio Spitali i Mëshirës”, në Venecia. Në jetimore ai kishte shumë përgjegjësi për detyra të ndryshme. Shume shpejt, pasi ishte bërë mësues, jetimët patën sukses. Puna e mjeshtrit do të përkundte talentet e tyre duke ngjizur kështu famën. Vivaldi ka shkruar për ta shumicën e simfonive, kantatave dhe muzikave kishtare. Në 1705 u publikua përmbledhja e parë me punët e tij, e titulluar “Raccolta”. Në 1707 u njoh me Ana Xhiraudin (Anna Giraud), të cilën e konsideronte si muza frymëzimi. Në vitin 1713, Vivaldi u bë përgjegjës për aktivitetet muzikore të institutit. Vivaldi u emërua “maestro de’ concerti’ në vitin 1716. Gjatë këtyre viteve, ai shkroi pjesën më të madhe të veprave muzikore, ku përfshihen disa opereta dhe koncerte, vepra muzikore për violinë.

Gjatë viteve 1723 – 1729, Vivaldi kishte kompozuar 140 koncerte. Një fakt i rëndësishëm është rizbulimi i pjesës më të madhe të repertorit të tij, në fillim të shekullit XX, në Torino dhe Gjenovë. Muzika e Vivaldit është inovatore, pasi ka thyer traditën në mënyrën e të kompozuarit. Ai përmirsoi strukturën e koncerteve, ku kërkonte kontraste harmonike, duke krijuar melodi dhe skema të reja interpretimi. Vivaldi ishte në gjendje të kompozonte dhe muzikë jo-akademike, e cila pëlqehej nga pjesa më e madhe e publikut. Ky popullaritet e bëri të njohur edhe në shtete si Franca gjatë asaj periudhe e njohur si liberale ne shijet muzikore. Vivaldi njihet si një prej artistëve që solli muzikën Baroke. Bahu u ndikua jashtë thelbësisht prej muzikës së këtij mjeshtri të madh. Mbamendet se Bahu transkriptoi një sërë koncertesh për piano dhe një sërë pjesësh muzikore për orkestër ku përfshihet “Koncerti i Famshëm për Katër Violina dhe Violinçelë”. Megjithatë, jo të gjithë muzikantët shfaqën të njëjtin mendim kundrejt Vivaldit. megjithatë asgjë e ndryshtë nuk mëton kjo kundërshti në vetvete. Konservatorët e akuzonin për shkallmues të rregullave, liberalët e vështronin vengër, të friguar prej shkëlqimit të këtij ylli. Kësisoj u gatu ky talent, në këtë terren u desh të ecte kjo magji estetike, ballas këty ndikesave u vu vepra e tij titanike.

Edhe pse kishte statusin fetar, Vivaldi u kredh në aventura dashurishë, njëra prej të cilave, ndoshta jo më e stuhishmja, por më sqimatarja mbamendet të ketë qenë me këngëtaren operistike veneciane, Anna Giraud, më të cilën ai do të punonte materiale prej operës së vjetër veneciane, duke ia përshtatur vokalit të këngëtares. Sidoqoftë, nuk gjenden fakte konkrete që mund të vërtetojë ndonjë lidhje romantike të Vivaldit. Jeta e tij, si dhe e shumë kompozitorëve të tjerë të asaj periudhe, ishte e zhytur në varfëri. Për të siguruar të ardhurat, për tu shpërngulur në Vjenë, Vivaldi u detyrua të shiste një pjesë të madhe të veprave të tij. Arsyet e largimit të tij prej Venecias nuk janë shumë të qarta, por mendohet se dëshironte të takonte Karlin e VI-të, i cili i adhuronte kompozimet e tij. Në vitin 1727, Vivaldi i kushtoi Karlit të VI-të, veprën muzikore “La Cetra” e cila i siguroi Vivaldit postin “kompozitor mbretëror”. Pak pas mbërritjes së Vivaldit në Vjenë, Karli vdiq. Kjo humbje tragjike e la kompozitorin pa mbrojtje mbretërore. Vivaldi u detyrua të shiste më shumë dorëshkrime të veprave të tij muzikore dhe në vitin 1741 ai u nda nga jeta. Vivaldi u varros në një varr të thjeshtë, vendndodhja e të cilit është në Kishën e Karlit në Vjenë. Pas vdekjes së tij veprat e Vivaldit mbetën në errësirë deri ne fillim te shekullit XX. Shtepia ku Vivaldi jetoi në Vjenë është shembur, sidoqoftë për Vivaldin janë vendosur pllakatë përkujtimore në Miljen e Muzikes Vjeneze si dhe në Sheshin Ruzvelt (Roosevelt Square). Vivaldi është pa dyshim një nga kompozitorët më të mëdhenj italianë dhe në kurrikulumin e tij rezultojnë mbi 500 koncerte, 210 prej të cilave ishin për violinë ose violonçel, 46 opera, sinfoni, 73 sonata, muzikë dhome, disa sonata për fyell, si dhe Muzikë të Shenjtë. Vepra e tij më e famshme është “Katër Stinët”, kompozuar në vitin 1723. Në thelb, ajo ishte si një poemë për natyrën, ku ai u mundua të realizonte tingujt e katër stinevë. Pranvera është një pjesë, që shpesh përdoret për ceremoni të rëndësishme dhe vazhdon të konsiderohet një nga perlat e muzikës klasike. “Scanderbeg” është një opera, ndër të rëndësishmet e këtij muzikanti të njohur dhe me të cilën shqiptarët lidhen me Antonio Vivaldin, këtë prift që astma e hoqi mantelin e predikuesit, duke i veshur shkëlqimin e një Hy të muzikës.

Natë e kapërcyellit të 27/28 korrikut të vitit 1741, një nga të mëdhenjt e muzikës klasike shuhet në moshën 63-vjeçare nga një infeksion i brenshëm. Funerali Vivaldit u zhvillua në St. Katedralja Stefanit. Një përcjellje të korifeut të muzikës pa asnjë notë muzikore veç kumbimit të kambanave dhe ligjërimit kishtar të lamtumirës, kjo pasi nuk disponohej një muzikë e dedikuar për ceremoni të tilla. Antonio Vivaldi u varros më 28 korrik në një varrezë të thjeshtë që ishte në disponim të spitalit publik. Një ndarje pa shumë lavdi e këtij mjeshtri të madh, por ai iku për të mbetur përgjithmonë një i andshëm dhe ngulmues i fuqishëm i normave estetike./albertvataj/ KultPlus.com

Të fshehtat e Beethoven-it që mbeten larg vëmendjes së njerëzve për shumë kohë

Si çdo gjeni tjetër i artit, edhe jeta e Ludwig van Beethoven është e mbushur me sekrete, të panjohura, të vërteta të aluduara dhe mite, të cilat nuk e komprometojnë krijimtarinë e tij, as nuk e zbehin shkëlqimin e yjësisë ku ata shndrisin përgjithmonshmërinë.

Por thjeshtë, na japin mundësi të kuptojmë se çdonjëri nga ne, veçanërisht, të zgjedhurit të lindin të “pavdekshëm”, janë tokësor aq sa janë edhe qiellor. Shpesh fama dhe gjenialiteti i tyre ka shërbyer si një koracë mbrojtëse e padepërtueshme dhe kjo i ka lënë ata të qetë në gjumin e përjetësisë. Por vjen koha kur njeriu i zakonshëm kërkon të ngjashmen e tyre edhe tek njerëzit e jashtëzakonshëm, qofshin këta artistë, borrështetas, ushtarakë, eksploratorë apo edhe pretendues të froneve hyjnore.

Por kur lindi ai, Ludwig van Beethoven?

Ludwig van Beethoven ka lindur në Bon më 15, 16 apo 17 Dhjetor? Burime të ndryshme nuk ofrojnë sigurinë e datës së saktë, kur u lind kompozitori i madh. Por bien dakord për 17 dhjetorin 1770, datën e pagëzimit. Fëmija çudibërës, i’u nënshtrua një disipline të rreptë, e cila, siç ndodh shpesh me mrekullitë e fëmijëve, i kushtëzoi moshën dhe tërë jetën.

Përbindësh i talentit … dhe jo vetëm .

Ludwig van Beethoven arriti të vendoste veten si një nga artistët më të mëdhenj të kohërave,  pavarësisht të metave të tij të karakterit. Ai kurrë nuk kishte qenë një bukurosh. Në fëmijëri atë e quanin Der Spagnol (Spanjisht), për shkak të fytyrës së tij të ullinjtë. Ishte shtatshkurtër, jo më shumë se një e gjashtëdhjetë e pesë metra i gjatë, i gjerë në shpatulla, me kokë të madhe dhe flokë të rrëmujshëm, dhëmbë të dalë, një hundë të vogël të rrumbullakosur, gjithashtu pështynte kudo. I ngathët në lëvizjet e tij, ai vazhdimisht rrëzohej dhe thyente objektet që prekte. Kurrë nuk mësoi të kërcejë, dhe gjithmonë e priste veten gjatë rruajtjes.

Kalitja

Ai ishte i zymtë dhe i dyshimtë, i ndjeshëm, mizantrop dhe i fiksuar në atë se të gjithë donin ta mashtronin. Shquhej për një sjellje jo të mirë dhe ishte aspak tërheqës. Ai gjithmonë harronte gjithçka. Kishte zemërime të pakuptimta dhe nganjëherë kishte marrëdhënie korrektësie të dyshimtë me botuesit. Një beqar i përjetshëm. Jetoi në një konfuzion të papërshkrueshëm, veçanërisht pasi nuk kishte asnjë shërbëtor të gatshëm të toleronte nervozizmin e tij.

Muzika i dilte nga zemra

Gjithmonë është spekuluar për sëmundjet e shumta që kompozitori kishte vuajtur që në rini, nga astma në sindromën e zorrëve të irrituar, nga sëmundja e veshkave deri te ciroza e mëlçisë. Dhe historianët kanë pyetur gjithashtu se si sëmundjet fizike të muzikantit, mund të kishin ndikuar në artin e tij. Hipoteza e 3 studiuesve është se ritmet e disa prej kompozimeve të tij më të famshme dhe prekëse, do të ndikoheshin thellësisht nga aritmitë kardiake, nga të cilat ndoshta vuante kompozitori.

Ai ishte vërtet i shurdhër?

Tashmë në të tridhjetat, ai deklaroi se kishte vështirësi të kuptonte fjalët e një personi që fliste me zë të ulët. Për të dëgjuar aktorët në teatër, ai u detyrua të afrohej me orkestrën. Megjithatë, shurdhimi në rritje, e degdisi atë në një gjendje të thellë depresive, e cila në vitin 1802 e çoi në një tentativë për vetëvrasje. Për shkak të problemeve të dëgjimit, Beethoven u izolua në mënyrë progresive nga njerëzit përreth tij, duke kompromentuar shumë marrëdhënie shoqërore dhe emocionale. Në vitin 1819, tetë vjet para vdekjes së tij, ai ishte plotësisht i shurdhër. Pavarësisht kësaj, Beethoven vazhdoi të kompozonte: E famshja Simfonia e Nëntë me Odën e Gëzimit, u shkruan në vitin 1824, duke sjellë jo një muzikë dëgjimi se sa një shpërthim shpirti.

Gjeniu dhe rregullsia

Gazetari amerikan, Mason Midnight Currey mblodhi detaje biografike të 168 artistëve, duke treguar se të gjithë, madje edhe ata që konsideroheshin të pabindur dhe instiktivë, ndoqën një program specifik. Stili i jetës së Ludwig van Beethoven, veçanërisht vitet e fundit, ishte shumë i rregullt. Por në periudha të tjera, Beethoven kompozonte madje deri në dy të mëngjesit. Gjithmonë duke ndjekur një orar të rreptë.

Gjeni falë sifilizit?

Sipas studiuesit, Deborah Hayden, sifiliz, prej të cilit shumë personazhe në histori ishin prekur ndoshta, nga Abraham Lincoln te Friedrich Nietzsche dhe Oscar Wilde, mund të shpjegonte gjenialitetin ose çmendurinë e tyre. Euforia sifilitike mund të ketë amplifikuar gjenialitetin krijues të Ludwig van Beethoven dhe të shumë personazheve të tjerë të cilët, si ai, ishin prekur nga e ashtuquajtura sëmundje franceze. Teza, e përfshirë në një libër nga Hayden, nuk është konfirmuar kurrë. Sidoqoftë, studime të tjera tregojnë se Beethoven vuante nga çrregullimi bipolar .

Ai nuk është një romantik

Beethoven ishte mendimtari më i frikshëm muzikor. Shumë kanë dashur të shohin tek ai urën midis periudhave klasike dhe romantike, por është vetëm një etiketë e përshtatshme, dhe jo shumë e saktë. Në realitet, ka shumë pak romantik në muzikën e tij. “Beethoven nuk fliste gjuhën e romantikëve”, shkroi Harold C. Schonberg . “Ai filloi të kompozonte në traditën klasike dhe më pas shkoi përtej kohës dhe hapësirës, ​​duke përdorur një gjuhë që ai vetë e kishte falsifikuar. Një gjuhë e ngjeshur, enigmatike dhe shpërthyese, e shprehur në forma të sajuara prej tij”.

Revolucionar

Karakteristikë që e dallonte Beethoven nga të gjithë muzikantët e tjerë që i paraprinë, përveç gjenialitetit dhe forcës së tij të pakonkurrueshme, ishte ajo që ai e konsideronte veten artist dhe mbronte të drejtat e tij si artist. Ai ishte një artist, një krijues, dhe për këtë arsye ishte superior ndaj mbretërve dhe fisnikëve. Ai kishte një konceptim revolucionar të shoqërisë dhe ide romantike rreth muzikës. “Ajo që kam në zemrën time duhet të dalë dhe kështu e shkruaj”, i tha ai dishepullit Carl Czerny. Mozart nuk do ta kishte ëndërruar kurrë të thoshte një gjë të tillë, as Haydn apo Bach.

Vdiq nga plumbi?

Në të vërtetë jo. Për disa ishte faji i një vaji të njomur, pas një operacioni kirurgjikal. Për të tjerët, nga një kupë prej së cilës piu kompozitori. Cilado qoftë, përqendrimi i lartë i plumbit që gjendet në trupin e Beethoven shpesh është përmendur si shkaku kryesor i vdekjes së tij në moshën 56-vjeçare. Për të ushqyer edhe më shumë teorinë e vdekjes nga plumbi në gjak, u aludua se përqindja e lartë e këtij vrasësi i shkaktoi atij nervozizëm. Për studiuesit nuk ishte as e re as e panjohur, nervozizmi dhe temperamenti shpërthyes i kompozitorit, bllokimi i veshkave dhe mëlçisë, simptoma që iu shfaqën gjithnjë e më agresive, duke i dëmtuar cilësinë e jetës muzikantit në fundin e jetës. Sidoqoftë, kërkimet nga shkolla e mjekësisë, Mount Sinai në New York, i kanë hedhur poshtë këto hipoteza. Analiza e niveleve të plumbit në kockat e kompozitorit, gjeti një përqendrim shumë të ulët, që të ishte shkaktari i helmimt me pasojë vdekjeje të gjeniut të muzikës. /focus/ KultPlus.com

Anila Aliu, rrugëtimi i pianistes nga Kosova drejt skenave më prestigjioze në botë

Xhemile Hysenaj

Talenti i saj në njërin nga artet më të bukura, atë të muzikës, u hetua qysh kur ishte fëmijë. Ishte vetëm 8 vjeçe kur për herë të parë filloi të merrej me piano. Bëhet fjalë për Anila Aliun, vajza nga Gjilani që edhe pse në një moshë të re, ka arritur të jetë pjesëmarrëse edhe në skena të njohura ndërkombëtare. Në një intervistë për KultPlus, Aliu ka shpalosur më detajisht për rrugëtimin e saj i cili edhe pse mjaft i suksesshëm, për të është vetëm fillimi i një karriere me potencial të madh.

Ishte gara ‘Pianisti i Ri’ ajo e cila Anila Aliut i hapi dyert për të parën herë drejt skenave ndërkombëtare. ‘Nuk ka rëndësi se ku jetojmë, arritja e suksesit bëhet vetëm me vendosshmëri, punë, vullnet, diciplinë e sakrifica të shumëta. Por janë vullneti dhe dashuria e madhe dy gjerat kryesore, të cilat arrijnë të mposhtin çdo pengesë që e hasim gjatë rrugëtimit në ndërtimin e çfarëdo karriere’, thekson Aliu për KultPlus.

Gara internacione në Itali, 2010

Anila tregon se nevoja për ndihmë dhe përkrahje ka qenë dhe vazhdon të jetë e domosdoshme në karrierën e saj prej pianisteje, pasi siç shprehet ajo, ky është një profesion tejet i kushtueshëm.

‘Ne e dijmë se në çfarë kushte ështe shteti jonë dhe përballja me sfidat e ndryshme është gjithmonë e pranishme, duke filluar nga mungesa e një salle koncentrale, mungesa e pianove, vendeve e hapësriave. Mirëpo, krahas të gjitha këtyre vështirësive, përkrahja e familjes, shoqërisë, shkollës së Muzikës në Gjilan dhe disa institucioneve përkatëse, nuk më ka munguar’, deklaron tutje Aliu.

Anila Aliu është fituese e shumë çmimeve të para, absolute dhe e çmimeve speciale në gara, masterklase e akademi të ndryshme, si në Kosovë po ashtu edhe vende tjera si në Shqipëri, Maqedoni, Itali, Gjermani, Luksemburg, Lituani, Francë e Amerikë. Ndër çmimet më të rëndësishme që ajo ka fituar ka qenë ‘Solist-interpret me Orkestrën e Filharmonisë së Kosovën’, çmimi në pjesëmarrjen në garat ndërkombëtare në Kaunas të Lituanisë, ku Kosova rangohet së bashku me Rusinë dhe Estoninë si tri shtetet finaliste. Çmimi ‘Solist me Orkestrën Ballkanike’ në Itali, ‘Pjesëmarrje në Masterklase pianistike në Luksembug’, ‘Çmimi Special’ në Chopin Piano Fest’, ‘Çmimi Special’ në San Dona di Pave’ në Venecia të Italisë si dhe ‘Çmimi i parë’ dhe ftesa për performancë në ‘Carneige Hall’ në New York.

Ndërkaq, ndër koncertet më të rëndësishme ku Anila Aliu ka marrë pjesë, kanë qenë Koncerti me Filharmoninë e Kosovës në vitin 2012, koncertet me Orkestrën Ballkanike të realizuara në Forli dhe Santa Sofia të Italisë në vitin 2017, Koncerti Solistik për një grup artistësh nga Singapori në vitin 2018, Koncerti Recital në Prishtinë poashtu në vitin 2018, Koncerti Recital në Bonn të Gjermanië në vitin 2019, performancat në shtëpinë e kompozitorëve gjerman si Beethoven dhe Robert Schumann si dhe koncertet në Aachen dhe Königswinter të Gjermanisë në vitin 2020.

Koncerti me Filharmoninë e Kosovës

‘Muzika është diçka që ka jetuar gjithmonë në mua, diçka pa të cilën nuk mund të jetoj. Performimi në skenë, komunikimi përmes muzikës duke shprehur ndjenjat që i përjetoj vetëm me anë të notave, është diçka tejet e veçantë që më bën jashtëzakonisht të lumtur. Ndjej se qysh fëmijë kam qenë e destinuar për të ndjekur rrugën e pianistes. Pas çdo performance mezi prisja atë të radhës dhe kështu e kuptova që nuk jetoja dot pa këtë art’, potencon Aliu.

Dihet se muzika klasike në vendin tonë, pati zhvillim të vonshëm krahas shteteve tjera. Mirëpo, sipas Anilës, falë festivaleve dhe artistëve të ndryshëm që përfaqësojnë Kosovën brenda dhe jashtë vendit, muzika klasike ka filluar të zë një vend të veçantë edhe tek ne. ‘Muzika klasike është një tregues i madh i zhvillimit të kulturës së një shteti dhe dëshirë e imja është që të kem një rol në ngritjen e saj kudo në botë’, vazhdon tutje Aliu.

Anila është shumë entuziaste si karakter dhe ajo çfarë spikatet më shumë në personalitetin e saj është dashuria e pafundme për të mësuar dhe për t’i bërë ballë të gjitha sfidave që vijnë me këtë profesion. Ajo tregon për KultPlus se ndjen kënaqësi të madhe jo vetëm tek rezultati dhe çmimet që fiton por edhe tek vetë procesi që e shpie deri atje. Falë pasionit dhe ambicieve të mëdha që ajo ka, puna e saj në piano nuk është ndalur asnjëherë. Edhe pas sukseseve të mëdha, Anila, taman si një artiste e vërtetë, nuk është kurrë plotësisht e kënaqur, ajo kërkon gjithmonë diçka më shumë nga vetja.

Ndër qëllimet e saj kryesore, siç tregon ajo, është që të arrij ta prezantojë Kosovën në Evropë dhe më gjerë. Ajo me një këmbëngulje të madhe aspiron në ngirjten e vetëdijësimit për rolin e muzikës klasike në vendin tonë. ‘Një ndër qëllimet e mija është edhe ngritja në skenat prestigjioze botërore e kjo dalëngadalë po realikzohet. Së fundi kam arritur që të koncertoj në një ndër sallat më të rëndëishme të muzikës klasike, në atë të ‘Carnegie Hall’ në New York’, potencon Aliu për KultPlus.

Ndër performancat më të rëndëishme për Anilën, mbeten ajo me Filharmoninë e Kosovës në vitin 2012, koncert ky i realizuar kur ajo ishte vetëm 11 vjeçe dhe Koncerti Recital në Bonn të Gjermanisë në vitin 2012, një koncert ky që rezultoi me një suksees të jashtëzakonshëm dhe kritika prej më të mirave nga gazetat e portalet e njohura gjermane. Pas këtij koncerti, Aliu u ftua edhe për shumë peformanca të tjera në shtetin gjerman, performanca këto që pritet të organizohen në një të ardhme të afërt.

‘Prindërit e mi kanë qenë ata që kanë pasur ndikimin më të madh tek unë. Ama më mësuan të përkushtohem e tëra në karrierën time si pianiste: me kohë, talent dhe mbi të gjitha me dashuri. Mirënjohëse jam edhe ndaj të gjithë profesorëve të mi, si ata kosovarë poashtu edhe ata evropianë të cilët më rritën dhe formësuan profesionalisht. Në veçanti mësuesi im Visar Osmani me të cilin punova për tetë vite radhazi dhe me profesoreshën time në klasën e të cilës po studioj aktualisht, Valbona Pula Petrovci’, përfundon Anila, e cila nuk harron kurrë njerëzit që ndikuan dhe e përkrahën atë në zhvillimin e saj si pianiste. / KultPlus.com

Bëhet e ditur data e ngjarjes më të madhe të muzikës klasike në botë

Data e 1 janarit, në orën 11:15 për të gjithë adhuruesit e muzikës klasike të botës është rezervuar Koncerti tradicional vjenez i Vitit të Ri

Çdo vit në Sallën e artë të Musikverein-it Filharmonia e Vjenës organizon këtë ngjarje, transmeton KultPlus.

Këtë herë nuk do të ketë një audiencë të brendshme për Koncertin e Vitit të Ri, dashamirët e muzikës klasike në të gjithë globin do të jenë akoma në gjendje ta përjetojnë atë – dhe të duartrokasin muzikantët – së bashku.

Shikuesit në më shumë se 90 vende, mund të regjistrohen në internet për të ndarë vlerësimin e tyre përmes pajisjeve elektronike.

Programi i koncertit të Vitit të Ri përfshin tradicionalisht kompozime të dinastisë Strauss dhe bashkëkohësve të tyre, interpretime kulmore të valseve, polkave dhe marshimeve.

Përveç muzikës ka edhe kërcime, nga balerinët e Operës së Shtetit, kryer në ambientet e brendshme dhe të jashtme të pallateve historike prestigjioze të Vjenës.

Po, dirigjenti? Ajo që është e sigurt është se do të ketë një koncert dhe se Riccardo Muti do të jetë pas pultit të dirigjentit për herë të gjashtë. / KultPlus.com

342 vjet nga lindja e Antonio Vivaldit, kompozitori i perlave të muzikës klasike

Antonio Lucio Vivaldi lindi më 4 mars 1678 në Venecia, Itali. Mësoi violinën nga babai i tij Xhovani Batista (Giovanni Battista) që punonte si berber. Pas një periudhe mësimi, at e bir bënë një turne rreth Venecias. Vivaldi kishte një problem shëndetësor, të cilin e quante ngushtim të kraharorit. Bëhej fjalë për astmë që me gjithë shqetësimet në frymëmarrje nuk e pengoi të mësonte të luante në violinë, të kompozonte dhe të merrte pjesë në aktivitete muzikore. Në moshën 14 vjeçare, nisi të studionte në një shkollë biblike. Në vitin 1703, përfundoi studimet dhe u emërua prift, me emrin fetar “Prifti i Kuq,” për shkak të ngjyrës së flokëve.

Më 1704, për shkak të shëndetit të tij, Vivaldi nuk mundi të drejtojë meshën e Ujit të Shenjtë dhe dy vjet më vonë, u bë profesor violine në Jetimoren për vajza, Pio Spitali i Mëshirës, në Venecia. Në jetimore ai kishte shumë përgjegjësi për detyra të ndryshme. Shume shpejt, pasi ishte bërë mësues, jetimët patën sukses edhe jashtë shtetit. Vivaldi ka shkruar për ta shumicën e simfonive, kantatave dhe muzikave kishtare. Në 1705 u publikua përmbledhja e parë me punët e tij, e titulluar “Raccolta”. Në 1707 u njoh me Ana Xhiraudin (Anna Giraud), të cilën e konsideronte si muza frymëzimi. Në vitin 1713, Vivaldi u bë përgjegjës për aktivitetet muzikore të institutit.

Vivaldi u emërua ‘maestro de’ concerti’ në vitin 1716. Gjatë këtyre viteve, ai shkroi pjesën më të madhe të veprave muzikore, ku përfshihen disa opereta dhe koncerte (vepra muzikore për violinë). Gjatë viteve 1723 – 1729, Vivaldi kishte kompozuar 140 koncerte. Një fakt i rëndësishëm është rizbulimi i pjesës më të madhe të repertorit të tij, në fillim të shekullit XX, në Torino dhe Gjenovë. Muzika e Vivaldit është inovatore, pasi ka thyer traditën në mënyrën e të kompozuarit. Ai përmirësoi strukturën e koncerteve, ku kërkonte kontraste harmonike, duke krijuar melodi dhe skema të reja interpretimi. Vivaldi ishte në gjendje të kompozonte dhe muzikë jo-akademike, e cila pëlqehej nga pjesa më e madhe e publikut. Ky popullaritet e bëri të njohur edhe në shtete si Franca gjatë asaj periudhe e njohur si liberale ne shijet muzikore.

Vivaldi njihet si një prej artistëve që solli muzikën Baroke. BAHU, u ndikua jashtë mase prej muzikës së Vivaldit. Bahu transkriptoi një sërë koncertesh për piano dhe një sërë pjesësh muzikore për orkestër ku përfshihet ‘Koncerti i Famshëm për Katër Violina dhe Violinçelë’. Megjithatë, jo të gjithë muzikantët shfaqën të njëjtin mendim kundrejt Vivaldit.

Edhe pse kishte statusin fetar, Vivaldi mund të ketë pasur lidhje dashurie, njëra prej të cilave mendohet të ketë qenë me këngëtaren operistike veneciane Ana Xhiraud (Anna Giraud), më të cilën ai do të punonte materiale prej operës së vjetër veneciane, duke ia përshtati vokalit të këngëtares. Sidoqoftë, nuk gjenden fakte konkrete që mund të vërtetojë ndonjë lidhje romantike të Vivaldit. Jeta e tij, si dhe e shumë kompozitorëve të tjerë të asaj periudhe, ishte e zhytur në varfëri. Për të siguruar të ardhurat, për tu shpërngulur në Vjenë, Vivaldi u detyrua të shiste një pjesë të madhe të veprave të tij. Arsyet e largimit të tij prej Venecias nuk janë shumë të qarta, por mendohet se dëshironte të takonte Karlin e VI-të, i cili i adhuronte kompozimet e tij. Në vitin 1727, Vivaldi i kushtoi Karlit të VI-të, veprën muzikore ‘La Cetra’ e cila i siguroi Vivaldit postin “kompozitor mbretëror”.

Pak pas mbërritjes së Vivaldit në Vjenë, Karli vdiq. Kjo humbje tragjike e la kompozitorin pa mbrojtje mbretërore. Vivaldi u detyrua të shiste më shumë dorëshkrime të veprave të tij muzikore dhe në vitin 1741 ai u nda nga jeta. Vivaldi u varros në një varr të thjeshtë, vendndodhja e të cilit është në Kishën e Karlit në Vjenë. Pas vdekjes së tij veprat e Vivaldit mbetën në errësirë deri në fillim te shekullit XX. Shtëpia ku Vivaldi jetoi në Vjenë është shembur, sidoqoftë për Vivaldin janë vendosur plakatë përkujtimore në Miljen e Muzikës Vjeneze si dhe në Sheshin Ruzvelt (Roosevelt Square).

Vivaldi është pa dyshim një nga kompozitorët më të mëdhenj italianë dhe në kurrikulumin e tij rezultojnë mbi 500 koncerte (210 prej të cilave ishin për violinë ose violonçel) 46 opera, sinfoni, 73 sonata, muzikë dhome ( disa sonata për fyell) si dhe Muzikë të Shenjtë. Vepra e tij më e famshme është “Katër Stinët”, kompozuar në vitin 1723. Në thelb, ajo ishte si një poemë për natyrën, ku ai u mundua të realizonte tingujt e katër stinevë. Pranvera është një pjesë, që shpesh përdoret për ceremoni të rëndësishme dhe vazhdon të konsiderohet një nga perlat e muzikës klasike. / KultPlus.com

5 arsyet pse duhet të dëgjoni muzikë klasike

Ekzistojnë shumë mendime për raportin e njeriut me muzikën. Shumica e njerëzve janë të pajtimit se muzika e qetëson shpirtin, të relakson dhe të çlodh në mendime. Në shumë forma ajo ulë stresin apo shton format e argëtimit.


Shkencëtarët kanë hulumtuar efektin që mund të jap muzika tek njerëzit në mënyra të ndryshme. Sipas hulumtimeve të bëra nga “University of Phoenix”, truri juaj mund të ketë vështirësi në kryerjen e detyrave shkollore/universitare, nëse dëgjoni muzikë që përmbajnë tekst.

Në përmbajtje, procesi llogaritet sikur punë e dyfishtë e trurit, që natyrisht ka një ndikim negativ në trurin e njeriut. Por, e kundërta ndodh nëse dëgjoni muzikë klasike dhe gjatë asaj kohe studionin apo kryeni detyrat e shtëpisë.
Ja cilat janë pesë arsyet pse duhet të dëgjoni muzikë klasike:

Qetësimi

Muzika klasike ka një motiv relaksues dhe nëse dëgjoni muzikë të tillë gjatë studimit atëherë ajo do t’iu mundësoj të keni një mendje më të qartë dhe të mësoni njëkohësisht.
Në varësi të shijeve kulturore ajo me plot gojën të mbush dhe të çlodh, është një variant për të mbushur ditën kur ndihesh bosh apo kur do që të jesh vetëm për vetëm me muzikën.

“Efekti i Mozartit”

Kjo në të vërtet ekziston si term edhe pse natyrisht nuk funksionon për të gjithë. Tingujt e muzikës jo për gjithë kë mund të ngrejnë nivelin e të mësuarit më mirë, por mund të lejojnë që truri juaj të thithë më lehtë informatat. Pra truri funksionon më qartë dhe më mirë kur ka një muzikë klasike.
Muzika e duhur në kohë të duhur në të vërtet ekziston dhe duhet të gjeni muzikën që truri juaj e pranon më lehtë.
Te jesh në formë (komod)
Të mësosh shpeshherë mund të ndodhë që të ndikoj negativisht në humorin tuaj, por siç duket muzika klasike mund të rikthej disponimin e mirë. Ti ndiesh komod kur dëgjon atë dhe të çliron.

Është e mirë për gjakun

Në rastet kur qarkullimi i gjakut ka një aktivitet të rënduar nga punët e shumta dhe veprimtaria e ditës muzika mund të na ndihmojë në uljen e shtypjes së gjakut dhe të reduktoj nivelin e stresit.Stresi ka antistres të fuqishëm këtë ilaç të përkryer, muzikën klasike.

Fokusimi në të mirën

Besojeni apo jo, Beethoven dhe Mozart kanë mundësinë që të fokusojnë mendjen tuaj në gjërat pozitive. Relaksimi dhe angazhimi i trurit lejon që mendja të aktivizohet drejt këtyre proceseve.

Muzika mund të trajtojë “dhembjen” dhe të sjellë kënaqësi. Nëse ndjeheni i/e lodhur pas një dite të gjatë, një kompozim i mirë i muzikës klasike mund t’ua.

Më parë mendohesh se edhe kafshët kishin produktivitet të madh kur u vihesh muzikë në sfond.
Gjithë këto të mira duhet të bëjnë që njerëzit duhet të kthejnë vëmendjen nga muzika klasike dhe ta dëgjojnë më shpesh atë për të qënë më në formë dhe më pozitiv me veten, është një mënyrë më e mirë për të jetuar bashkë me të./konica.al/ KultPlus.com

Visar Kuçi: Njerëzit këtu kanë filluar ta humbasin besimin në BE, sepse kaq shumë është premtuar dhe kaq pak ka ndodhur

Kosova është vendi i fundit në Europë, shtetasit e të cilit nuk u lejohet të udhëtojnë në zonën Shengen, pa vizë turistike. Vendi shpreson në Konferencën e Ballkanit Perëndimor.



Vendlindja e tij është si një burg, thotë Visar Kuçi. “Ndjehesh si një kriminel i cili duhet të kalojë nëpër një kontroll të detajuar. Dhe pastaj humb një kohë të gjatë për të na marrë një vizë”. Nëse fare e merr një të tillë.

Visar Kuçi nuk është kriminel, ai është mjeshtër koncertesh i Filarmonisë së Kosovës. Ai jeton në Prishtinë, kryeqytetin e Kosovës – ose siç thotë ai: “Në mes të Europës, në vitin 2019 dhe jemi të izoluar, nuk mund ta kuptoj”. Shteti i vogël i ri, është edhe më tej i vetmi vend në Europë, shtetasit e të cilit në zonën Shengen të BE-së lejohen të udhëtojnë vetëm me një vizë turistike.

Kur të premten të zhvillohet Konferenca e Ballkanit Perëndimor në Poznan, do të debatohet gjithashtu edhe për heqjen e mundshme të vizave për Kosovën. Në verën e vitit 2016, Komisioni Europian vendosi që vendi të përmbushë të gjitha kriteret për një regjim pa viza – por deri më tani asgjë nuk ka ndryshuar. “Kjo po zgjat shumë kohë”, thotë Visar Kuçi. “Në ndërkohë, njerëzit këtu kanë filluar ta humbasin besimin në BE, sepse kaq shumë është premtuar dhe kaq pak ka ndodhur”.

Nuk mund të merret aq lehtë një vizë

Visar Kuçi e di që është shumë e vështirë për të marrë një vizë si kosovar apo kosovare. Ai udhëton shumë si muzicient. “Për mua është shumë e rëndësishme të udhëtoj në BE, në Gjermani, Austri, Francë – në vendlindjen e muzikës klasike”. Ai shpesh mban koncerte me kolegët europianë. Një herë është dashur ta anulojë një koncert për shkak se ai nuk kishte marrë termin në zyrë dhe për këtë arsye nuk ishte pajisur me vizë, megjithëse ai kishte aplikuar katër muaj më parë, shkruan “ZDF”.

Nuk ka termine – vetëm njëra nga shumë pengesat që duhet të tejkalosh në Kosovë, nëse doni të merrni një vizë: Duhet pasur një sasi relativisht të madhe parash në llogari. Gjithashtu nevojitet edhe mjaft kohë për të kaluar nëpër procesin e lodhshëm burokratik. Dhe duhet pasur parasysh se mund edhe të mos merret viza, edhe nëse plotësohen të gjitha kriteret. Ndodh shumë shpesh që shtetet e synuara po ua mohojnë vizat të rinjve – për shkak të frikës se nuk do të kthehen.

“Unë do të punoja më mirë në Kosovë sesa në Gjermani”

Visar Kuçi beson se shumica e njerëzve në fakt duan të qëndrojnë në Kosovë – të paktën nëse kanë të njëjtat të drejta si europianët e tjerë. “Por, nëse kjo nuk ndodhë, do të jetë një katastrofë e madhe, pasi shumica do të përpiqen të largohen ilegalisht”, thotë ai. Dhe: “Unë më me dëshirë do të punoja në Kosovë, sesa në Gjermani apo kudo tjetër në Europë”.

Konferenca e Ballkanit Perëndimor kthehet në iniciativën e Gjermanisë – të ashtuquajtur procesi i Berlinit. Çdo vit që nga viti 2014, dhjetë vende të BE-së janë takuar me vendet e Ballkanit Perëndimor për të nxitur zhvillimin e rajonit dhe për të mbështetur pranimin në BE. Ballkani Perëndimor përfshin Serbinë, Malin e Zi, Shqipërinë, Maqedoninë e Veriut, Kosovën dhe Bosnje-Hercegovinën. Në procesin e pranimit në BE, Serbia dhe Mali i Zi janë më të avancuara dhe negociatat janë në vazhdim. Megjithatë, rajoni që u shkatërrua në shtete individuale pas rënies së Jugosllavisë në fillim të viteve 1990, është konsideruar si pikë qendrore e Europës. Mosmarrëveshjet etnike, territoriale dhe ekonomike nuk lënë vetëm Ballkanin Perëndimor./Zëri/ KultPlus.com

“Different Trains Festival”, udhëton në qytetet e Pogradecit, Beratit dhe Tiranës

“Different Trains Festival”, me pjesëmarrjen e artisteve në violë dhe violinë Samika Honda, nga Japonia dhe Angele Pateau, nga Franca dhe vilonçelistit shqiptar, Vlorent Xhafaj, do të nisë nga sot udhëtimin në tre qytete të Shqipërisë, Pogradec, Berat dhe Tiranë.

Artistët Honda, Pateau dhe Xhafaj do të interpretojnë mbrëmjen e sotme në Kishën e Vjetër në Pogradec, një vend i mahnitshëm që hapet për herë për një koncert muzikor.

Në program midis veprave të tjera, nga kompozitorë të njohur ndërkombëtarë si Bach, Mozart, Purcell, Elgar e Dohnanyi artistët do të eksplorojnë kryeveprat e Ludwig van Beethoven, me Trion op. 9 n. 2 të autorit.

Më pas më 16 korrik, me rastin e 10 vjetorit të hyrjes në Unesco të qytetit të një mbi një dritareve, në sallën e Muzeut “Onufri”, me muzikën e interpretuar prej tyre artisët do të priten nga publiku i Beratit.

Koncerti i tyre do të vijojë më 17 korrik Tiranë, në Muzeun Historik Kombëtar, duke përmbyllur kështu koncertet në kuadër të “Different Festival”.

“Different Festival”, organizohet nga vilonçelisti shqiptar Xhafaj, ku edicioni i VII i këtij viti u zhvillua nga data 30 prill deri më 7 maj.

Vilonistja Samika Honda ka lindur në Kochi, Japoni, u rrit në Angli dhe që nga viti 2000 ka jetuar në Paris. Ajo studioi me Gérard Poulet dhe Olivier Charlier në Konservatorin e Parisit (CNSM) ku mori diplomat në Violinë, Quartet String, Muzikën e Dhomës, si dhe Master i shkallës së 2 në Violin. Fituese e çmimeve në garat kombëtare dhe ndërkombëtare në violinë dhe muzikën e dhomës, ajo themeloi Quartet Ise dhe Ansambl Monsolo (ish Quintet Monsolo).

Ajo ka performuar në shumë festivale si Festivali i Kasaleve në Prades, Festivali i Pashkëve i Deauville, Amis de Mozart dhe Musicales of Baous (Francë). Ajo ka luajtur si soliste me Orkestrën e Dhomës Angleze, Orkestrën Simfonike të Yamagatës, Orkestrën Filarmonike të Loëer Silsesiaa dhe në sallat prestigjioze duke përfshirë Sallën e Madhe të Musikverein në Vjenë.

Violinistja Angele Pateau, jeton në Francë. Ka studiuar violinë që në moshën 5 vjeçare në Konservatorin e St Maur des Fossés nën drejtimin e Catherine Courtois, me të cilën ka punuar deri në moshën 17 vjeçare. Pateau është pjesë e Orkestrës Filarmonike të Strasburgut.

Vilonçelisti shqiptar Vlorent Xhafaj filloi violonçelin në moshën 6-vjeçare. Ka studiuar me prof. Gj. Lazri. Në moshën 16 vjeçare shkon për të studiuar në Francë. Ai ka marrë këshilla dhe ka studiuar me personalitete të tilla muzikore si Alban Berg Kuartet, Philippe Muller, Enrico Dindo, Tilmann ëick, ëenn Sin Yang, Mario Brunello, Anner Bylsma, Miklos Perenyi.

Ka studiuar në Konservatorët Superiore të Paris-it dhe Lyon-it. Në vitin 2004 ai zuri vendin e parë në Conservatoire National Superieur de Musique et de Danse de Lyon, në klasën e Anne Gastinel, ku u cilësua dhe si studenti më i mirë i huaj i Konservatorit. Përfundoi studimet me një diplomë master në violonçel dhe me çmimin e parë të muzikës së dhomës.
Ka qenë anëtar i disa prej orkestrave më të mira për të rinj në botë, të tilla si Pacific Symphony Orchestra, Schlesëig-Holstein Festival Orchestra, Mahler Jugendorchester apo Luzern Festival Academy Orchestra, solist në vitin 2005 dhe 2008, duke luajtur me dirigjentë si Valery Gergiev, Pierre Boulez, Vassily Sinaisky, Alexander Vedernikov, Jakub Hrusa, Neeme Jarvi, Kirill Petrenko etj.

Xhafaj është ftuar rregullisht nga Ensemble Intercontemporain, Orchestre de l’Opera de Lyon, Orchestre de la Suisse Romande, Orchestre National de Belgique, Sydney Symphony Orchestra, Oslo Philarmonic, Odense Synfonieorkester, Royal Philarmonic Orchestra , Orchestre Philarmonique de Strasbourg. /KultPlus.com