”Armiqësia nuk merr fund me armiqësi, armiqësia merr fund me miqësi”- kjo qëndron në themel të mësimeve të Budës. Kështu nuk flet morali por fiziologjia.
Mëria e lindur nga dobësia, për asnjë nuk është më shumë e dëmshme sesa për vetë të dobëtin. Nga ana tjetër, për atë që supozojmë se ka një natyrë të pasur, ajo është një ndjenjë e tepërt, dominimi ndaj së cilës është po thuaj prova e pasurisë. Kush e njeh seriozitetin me të cilin filozofia ime ka luftuar kundër ndjenjave të hakmarrjes dhe mërisë, duke i ndjekur deri në sulmin ndaj doktrinës së ” gjykatësit të lirë”, do ta kuptojë përse unë këtu nxjerr në dritë pikërisht qëndrimin tim personal, sigurinë timie instiktive në praktikë.
Në kohët e dekadencës sime unë ia ndalova vetes si të dëmshme këto ndjenja; sapo jeta u bë përsëri mjaft e pasu e krenare, unë ia ndalova ato përsëri vetes sikur t’i kisha gjetur brenda meje. Ky “fatalizëm” rus për të cilin fola u manifestua te mua nëpërmjet faktit se unë për vite me radhë iu përmbajta me ngulm situatave pothuajse të padurueshme, vendeve qëndrimeve, shoqërive që më ofronte rastësia.
Ishte më mirë t’u përshtateshe sesa t’i ndryshoje, të ndieje se duhet t’i ndryshoje, të rebeloheshe ndaj tyre… E merrja atëhere mjaft për keq të shqetësohesha në këtë fatalizëm, të zgjohesha me forcë: në të vërtetë kjo ishte për mua çdo herë e rrezikshme për vdekje. Ta konsiderosh veten si një të paracaktuar, të mos e dëshirosh atë “ndryshe”:- për raste të tilla kjo është një urtësi e madhe. /KultPlus.com
Filozofi Fernando Savater pyet se cili nga këto llojet e budallenjve është më i rrezikshëm, duke dhënë tre alternativa:
1- Budalla është ai që do gjithçka – gjënë e parë që i del përpara dhe të kundërtën e saj- të ikë dhe të rrijë, të vallëzojë dhe të qëndrojë ulur, të hajë hudhër dhe të japë puthje të zjarrta, të gjitha këto njëherësh.
2- Budalla është ai që nuk e di se çfarë do dhe nuk merr mundimin ta kuptojë. Imiton dëshirat e atij që ka pranë ose thotë të kundërtën “sepse ashtu” dhe gjithçka bën, e bën i detyruar nga opinioni i shumicës së atyre që ka rrotull: është konformist pa reflektuar ose rebel pa shkak.
3- Budalla është ai që e do diçka, e di atë që do, e di përse e do, por nuk ka energji, është frikacak ose i dobët. Në fund e gjen veten duke bërë atë që nuk do dhe e shtyn për nesër atë që do, me shpresë se mund të bindet dhe ca më tepër për atë që do. /tiranapost/ KultPlus.com
Më kujto kur ndjen mendimet të tundojnë, dhe mbrëmja shket ngadalë. Kur retë dhe shiu bëhen një , ashtu si loti me dhimbjen, kur ke mall…
Më kërko në trokitjen e shiut mbi xham, kur retina reflekton dritë errësirës. E çuditëshme jam për ty e pakuptueshme, pēr botën që frymon mugëtirës.
E humbur në ëndrra do të vi, rrugicave të botës sime të shëtisim , atje ku ngjyrat kanë ndryshuar. Do të doja më pas flokët në krahët e mi.. tē shpupurisësh.. Por… Ngadalë unë jam duke ikur, po kthehem në vetmin e vjetër. Vetëm me të flas, më kupton, si askush tjetêr..
Dielli lindi përsëri të zbardh nuk harroi .
Ah ! Koha kjo e pritjes mbaroi është vonë.. Po largohem nga kjo ëndërr … përgjithmonë…/ KultPlus.com
Hapet ekspozita e cila prezanton rreth 60 lloje të zogjve në Parkun e Gërmisë
“Shpendët e Parkut Gërmia” mban emrin ekspozita e cila do të hapet më 30 gusht.
Pas plotë shtatë muajsh rrugëtimi, fotografi i botës së egër, Albert Krasniqi dhe “Gërmia Park Wildlife”, do të prezantojnë fotografitë e rreth 60 lloje të zogjve të cilët jetojnë në Parkun e Gërmisë.
Data e organizimit të ekspozitës do të jetë vikendi i këtij muaji, konkretisht mes datave 30 gusht dhe 1 shtator.
Sipas njoftimit të tyre përmes kësaj ekspozite do të informohen qytetarët për numrin dhe llojet e shpezëve gjithashtu do të shërbej për vetëdijesimin e tyre për rëndësinë e botës së egër.
“Pas 7 muaj punë kemi arritur t’i identifikojmë rreth 60 lloje të zogjve në Parkun e Gërmisë (të dokumentuara me fotografi). Ky numër është mbresëlënës dhe mjaft me rëndësi për biodiversitetin e Parkut të Gërmisë, për të cilin nuk kemi pasur njohuri më herët. Ne besojmë që numri i madh i zogjve dhe puna e bërë nga ne dhe më pas e finalizuar me një ekspozitë do të ketë një efekt shumë me rëndësi për komunitetin dhe shoqërinë tonë”, thuhet në njoftimin e tyre në Facebook./koha.net/ KultPlus.com
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook ka shkruar se, edhe Ilire Vinca, aktorja nga Kosova është pro ndërtimit të teatrit të ri. Kurse, aktorja nga Kosova Ilire Vinca, përmes një komenti ka shfaqur mospajtimin e saj, duke mohuar të ketë thënë një gjë të tillë rreth cështjes së teatrit, shkruan KultPlus.
Postimi i plotë i Edi Ramës
“Ilire Vinca, aktore dhe regjizore, me një sërë produksionesh të suksesshme dhe anëtare e Këshillit Drejtues të Teatrit Kombëtar të Kosovës, ka këtë opinion për Teatrin Kombëtar ILIRE VINCA : Po të kishte mundësi të ndërtohej një teatër i ri në vendin ekzistues do të ishte mrekulli. Teatri është zhvilluar shumë në vendet tjera për nga ana teknike, çka iu mundëson artistëve të sjellin në jetë kreativitetin e tyre, madje edhe i frymëzon për gjetje të reja. Përveç kësaj, një teatër i ri do të krijonte mundësi edhe teknike për punëtorët e teatrit dhe organizimin e shfaqjeve. Nga ana tjetër, edhe për audiencën do të ishte një freski. Uroj të bëhet sa më shpejt!”
“I nderuar Kryeministër Rama, më vjen shumë keq, por me duhet ‘ju informoj që këtë mendim, nuk e kam dhënë për Teatrin Kombëtar. Është hera e dytë qe po ndodh ky keqkuptim, ndaj më duhet të sqarohem. Ju falemnderit”, shprehet përmes komentit Ilire Vinca. /KultPlus.com
Pas, thuajse gjashtë dekadash tradite, “Mbrëmjet strugane të poezisë” folën shqip. Për herë të parë, poezia “T’ga za jug” u lexua edhe në gjuhën shqipe. Në hapjen e festivalit mbrëmjen e djehsme, veç gjuhës maqedonase dhe asaj angleze, sikurse ka është hasur në praktikën e deritanishme, mund të dëgjohej edhe gjuha shqipe.
Më pas, drejtori i festivalit foli në gjuhën maqedonase dhe përkthimi në shqip, për pjesëmarrësit përcillej në formë të shkruar në video-bim. Në të njëjtën mënyrë, gjuha shqipe u përdor në leximin e mesazhit poetik. Ministri i Kulturës, nga ana tjetër foli në shqip, maqedonisht dhe anglisht.
“Poetët veprojnë përmes fjalës së tyre, pasi fjalët e tyre janë tashmë vepra. Aktet poetike përmes të cilave e vërteta dhe kuptimi janë mishëruar në bukurinë para të cilës magjepsemi”, – deklaroi Todorçe Tasevski, drejtor i festivalit “Mbrëmjet strugane të poezisë”.
Ndërkohë, fituese e “Kurorës së artë” në festivalin “Mbrëmjet strugane të poezisë”, në edicionin e 58-të, është poetesha rumune./konica.al/ KultPlus.com
Prej disa vitesh, 23 gushti për Evropën është dita në të cilën përkujtohen viktimat e rregjimeve totalitare, mes të cilëve sigurisht, vend të rëndësishëm zë edhe ai komunist.
Shqipëria, për vite të tëra mbajti mbi shpatullat e molisura barrën e rëndë të një utopie absurde ndërtuar mbi parime të kalbura ku të gjithë ishin të barabratë, por drejtoheshin nga disa të tjerë “pak më të barabartë” sikurse shprehet Orwell. Sot lutjet shkojnë për miliona njerëz të cilët vdiqën ndër kampe pune, u pushkatuan pse i ranë ndesh vijës së partisë, u vranë pasi ashtu duhej apo vuajtën pafund, jo pse ishin fajtorë.
Ndërsa unë, kam dëshirë të ndaj me ju një viktimë pak ma ndryshe. Kur ligji famëkeq i 1967 synoi me i dhanë fund shejtnisë së “shtatë mbretneshave të Shkodrës” sikurse i quan martiri dom Mikel Beltoja kishat e qytetit, Katedralja Katolike më e madhe në Ballkan u kthye në Pallat Sporti. Për të dëshmuar grykësinë përballë pjatës me përbërje djallëzore, komunizmi vendosi që të shtatin kongres të grave ta mbante pikërisht aty, sikurse tregojnë fotot e mëposhtme të cilat z. Kastriot Dervishi pati mirësinë t’i ndante me mua. Është sa ironik, aq edhe patetik e mbi të gjitha, paradoksal fakti që në vendin ku ka qëndruar krenar Elteri në të cilin kremtohej mesha, flasin sipas radhës shoqja Nexhmie Hoxha pas krahëve të së cilës qëndron ai, i madhi Enver dhe shoku Mehmet Shehu, armiku i të gjithëve!
Përballë, aty ku dikur dhe sot asambleja lutej e lutet me meshtarin, janë qindra gra të cilat duartrokasin mekanikisht duke u kthyer në imazhin e shëmtuar të viktimave që pranojnë t’u shtypet dinjiteti nga rregjimi.
Katedralja e Shkodrës mund të jetë i vetmi objekt kulti në botë ku para të njëjtve duartrokitës, disa burra kanë meshuar e pastaj janë anatemuar, në çaste të ndryshme brenda një harku të shkurtër kohor, prandaj ai vend duhet kujtuar sot, aq sa viktimat e tjera që i mbijetuan rregjimit, si dëshmi që përjetoi thënien epike të Atë Zef Pllumit: “Nuk e di si nji popull kaq i vogël mund të nxjerrin kaq shumë njerëz të ndytë!”/KultPlus.com
Me rastin e 40-të vjetorit të Çmimit Nobel për Paqe dhe të ditëlindjes së Nënës Terezë, qendra “BogdaniPolis”, organizon akademi përkujtimore, shkruan KultPlus.
Në këtë akademi, do të mbahen disa aktivitete, ku në kuadër të tij do të promovohet edhe libri i Don Lush Gjergjit “E kam në zemër popullim tem Shqiptar. Bisedime me Shën Nënën Tereze”. Eventi mbahet në datën 26 të këtij muaji, nga ora 19:30. Ku pjesë e programit do të jenë poezitë: “Unë e kam në zemër Popullin tem shqiptar”, “Vendi im” (që do të lexohen nga aktorja Arijeta Ajeti.)
Pastaj, për të performuar këngën “Nënës së mire – Porosia”, do të interpretojnë Lule Brahimi dhe Kori i studentëve. Duke vazhduar më pas me leximin e disa poezive të zgjedhura që trajtojnë temën e jetës dhe veprës së Nënës Terezë. Xhavit Beqiri, do të vijë me një kumtesë të titulluar: “Nënë Tereza – Nobelistja e Çmimit Nobel për Paqe”
Kjo akademi përkujtimore do të mbyllet me fjalimin përmbyllës të Don Lush Gjergjit, që mban titullin“Pse ky libër i ri për Nënë Terezën”. Mysafirët dhe pjesëmarrësit, pas përfundimit të eventit do të kenë mundësinë të vazhdojnë me një koktej rasti që do të mbahet në pjesëën e qendrës “Agora”/ KultPLus.com
Një kupë e artë bizantine e cila është gjetur në Shqipëri në vitin 1901, ekziston qysh moti në Muzeun Metropolitan të New York, përcjellë KultPlus.
Kupa e artë bizantine u gjet bashkë me shumë gjëra të tjera nga katër fshataret që punonin tokën në fshatin Vrap në Shqipëri, në vitin 1901. Më vonë i gjithë thesari u ble nga austriakët për një shumë të vogël, ku bëhej fjalë për 5.6 kg ari të pastër dhe 1.5kg argjend
Kupa bizantine, e cila i përket shekullit të VI-VII pas Krishtit, kaloi nëpër duart e koleksionistëve të ndryshëm, deri kur u bë pjesë e Muzeut Metropolitan të New York qysh nga viti 1917.
Kjo kupë bizantine u vendos në New York nga J. Pierpont Morgan, që e kishte blerë me ndërmjetësinë e konsullit te pergjithshëm të Austro-Hungarisë në Durrës para Luftës së Parë Botërore. /gazetametro/ KultPlus.com
Dhe unë pyes veten: kush pa ëndërr? Kush e pa në ëndërr këtë histori? Kush e imagjinoi? Ajo? Ai? Të dy? Secili pa në ëndërr tjetrin? Dhe që nga cili çast, jeta e tyre e vërtetë u shndërrua në këtë fantazi të mbrapshtë?
Një hotel në një qytet të vogël buzëdetit të Normandisë, që ata e kishin gjetur rastësisht në një udhërrëfyes. Shantali mbërriti të premten në mbrëmje për të kaluar aty natën vetëm, pa Zhan-Markun, i cili duhet të vinte ta takonte të nesërmen, afër mesditës.
Ajo la një valixhe të vogël në dhomë, doli, dhe pasi bëri një shëtitje të shkurtër në rrugët e panjohura, u kthye në restorantin e hotelit. Në orën shtatë e gjysmë të darkës, salla ishte ende bosh. U ul në një tryezë dhe priti që ta vinin re. Në anën tjetër, pranë derës së kuzhinës, dy kameriere ia kishin krisur bisedës.
Ngaqë e urrente ngritjen e zërit, Shantali u çua, i ra përmes sallës dhe u ndal pranë tyre; porse ato i kishte rrëmbyer tema e bisedës: “Po të them që kam dhjetë vjet që i njoh. Dhe është e tmerrshme. Asnjë gjurmë. Asnjë. Ka dalë dhe në televizor.” Tjetra: “Ç’mund t’i ketë ndodhur vallë?” “Po as që mund të imagjinohet.
Këtu qëndron edhe tmerri…” “Ta kenë vrarë?” “Nuk lanë vend pa kërkuar në rrethina.” “Ta kenë rrëmbyer?” “Po kush? Dhe përse? Nuk ishte as i pasur dhe as i rëndësishëm. I nxorën në TV. Fëmijët dhe të shoqen. Çfarë hidhërimi. E merr dot me mend?”
… duhen ujitur kujtimet si lulet në saksi dhe kjo ujitje kërkon një kontakt të rregullt me dëshmitarët e së kaluarës, domethënë me miqtë. Ata janë pasqyra jonë; kujtesa jonë; nuk kërkojmë prej tyre veçse ta përndrisin këtë pasqyrë, që të mund të shihemi në të. (Shkëputur nga vepra ”Identiteti” e Milan Kunderës) /KultPlus.com
Në një ceremoni të organizuar nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, në bashkëpunim me Postën e Kosovës, përkatësisht Filatelinë e Postës, u lansua Pulla Postare në nderim dhe vlerësim të figurës së shquar, ikonës së muzikës shqiptare, Nexhmije Pagarusha.
Me iniciativë të ministrit Kujtim Gashi, Posta e Kosovës i dedikon legjendës së gjallë më muzikës shqipe Nexhmije Pagarushës Pullë Postare.
Më këtë rast, Gashi tha se sot është një ditë shumë e rëndësishme për të gjithë pasi u lansua pulla postare në nderim të Nexhmije Pagarushës,
Ai më tej deklaroi se me angazhimin e tij dhe të stafit të MKRS-së, është marrë iniciativa për pension shtetëror i përmuajshëm për Nexhmije Pagarushën.
MKRS-ja së shpejti do të botojë një monografi për mbretëreshën e këngës shqipe, ‘Bilbilin e Kosovës’, si dhe në vendlindjen e saj në Pagarushë të Malishevës do të ndërtohet qendra e kulturës për nder të saj.
Mbesa e Nexhmije Pagarushës e cila pranoi plaketën e emisionit të ri të pullave postare, në emër të familjes e vlerësoi si mirënjohjen më të mirë, vendosjen e figurës së Nexhmije Pagarushës nëpër pulla postare.
Ajo përcolli falënderimet e Nexhmije Pagarusha për ministrin për iniciativën e marrë, duke shprehur mirënjohjen për kujdesin e treguar institucional të treguar ndaj saj.
Ndërsa përfaqësuesi i Postës së Kosovës u shpreh se përmes pullës postare në nderim të figurës së Nexhmije Pagarushës ndjehet e privilegjuar dhe e nderuar edhe Posta e Kosovës sepse kontributi i këngëtares është jashtëzakonisht i çmuar dhe ka përçuar vlera nëpër gjenerata të tëra./klankosova/ KultPlus.com
Adolf Hitler dhe Josef Stalin e konsideronin njeri-tjetrin si kryearmik. E megjithatё tё dy diktatorёt mё 1939 ranё dakord pёr njё pakt mos-sulmimi dhe e ndanё Europёn Lindore mes tyre. Pasojat ndihen edhe sot.
Ishte njё kalkulim cinik e kjo llogari nё fillim ia vlejti pёr tё dyja palёt. Pёr planin e tij pёr tё sulmuar Poloninё, Hitleri siguroi neutralitetin e Bashkimit Sovjetik. Meqёnёse fuqitё garantuese tё Polonisё, Britania e Madhe dhe Franca do tё viheshin nё lёvizje prej kёtij plani, ai pёrkohёsisht e shmangu luftёn nё dy fronte. Pёrveç kёsaj – me njё marrёveshje tregtare tё nёnshkruar njёkohёsisht tё dy diktatorёt ranё dakord pёr shkёmbimin e furnizimeve – lёndё tё para sovjetike kundrejt makinerive gjermane.
Nё kёtё mёnyrё Hitleri donte t’i bёnte ballё efektit tё njё bllokade tё mundshme detare tё britanikёve, qё nё Luftёn e Parё Botёrore ndikoi nё humbjen e Gjermanisё. Stalini nga ana e tij besonte, se Rajhu Gjerman nuk do tё pёrzihej nё njё luftё tё gjatё me fuqitё perёndimore. Nё afat tё gjatё ai e konsideronte tё pashmangshme njё luftё kundёr Rajhut Gjerman dhe donte ta shfrytёzonte kёtё periudhё pёr armatime tё mёtejshme.
Ajo qё ishte vendimtare nuk ishte pёrfshirё nё marrёveshjen zyrtare, por nё njё protokoll sekret shtesё: Ajo i ndante nё zona influence vendet mes Rajhut Gjerman dhe Bashkimit Sovjetik nё rast tё njё “rikompozimi territorial-politik”. Kёsisoj p.sh. Estonia, Letoni, pjesa lindore e Polonisё dhe Besarabia rumune ishin pёrkacktuar si “sfera tё influencёs” sё Bashkimit Sovjetik, ndёrsa pjesa perёndimore e Polonisё nёn influencёn e Rajhut Gjerman.
Njё kalvar i pafund
Mё 1 shtator 1939 Vermahti gjerman sulmoi Poloninё. Dy javё mё pas Ushtria e Kuqe marshoi nё Poloni dhe pushtoi njёra pas tjetrёs territoret e pёrcaktuara nё sferёn e influencёs sovjetike. Ndarja e Europёs Lindore u realizua nё dy javёt e para tё Luftёs sё Dytё Botёrore qё po niste. Ushtarakёt gjermanё dhe ata sovjetikё, shёrbimet sekrete dhe nёpunёsit e administratёs bashkёpunonin ngushtё mes tyre.
Polonia u zhduk sёrish nga harta politike. Shtetet Baltike, qё po ashtu si Polonia e fituan pavarёsinё e tyre pas Luftёs sё Parё Botёrore mё 1919, u shndёrruan nё republika sovjetike. Besarabia rumune iu aneksua Republikёs Sovjetike tё Ukrainёs. Kёsisoj Rumania praktikisht mbeti “nёn kontrollin e Gjermanisё naziste”, shpjegon historiani rumun Cosmin Popa.
Pёr njerёzit nё tё dyja anёt e vijёs ndarёse nisi njё kalvar vuajtjesh tё pafundme: Hitleri zbatonte nё hapёsirёn e tij dhe nё territoret e pushtuara ideologjinё raciste duke vrarё miliona njerёz, ndёrsa nё pjesёn sovjetike u dёbuan pjesё tё mёdha tё popullsisё dhe shumё tё afёrm tё elitave tё vjetra u vranё ose u deportuan nё kampet e punёs sё detyruar.
Pakti Hitler-Stalin rezistoi gati dy vjet. Nё qershor 1941, kur Hitleri vuri nёn kontroll gjysmёn e Europёs Perёndimore, ai ndihej mjaft i fortё dhe sulmoi edhe partnerёt e aleancёs. Ky ishte njё mbivlerёsim i vetes qё do tё ishte vendimtar pёr zhvillimet e mёtejshme. Qysh nё dimrin qё pasoi nё aspketin ushtarak situata mori kthesё. Por pavarёisht pёr popujt e „sferave tё influencёs” kjo nёnkuptonte edhe mё shumё vite lufte pёrmes mjerimit, dёbimeve dhe miliona vdekjeve.
Trauma mbetet
Trauma e bashkёpunimit gjermano-rus mbi kurrizin e tё tjerёve ёshtё e pranishme nё vendet e prekura. Nё Poloni pakti Hitler-Stalin edhe sot e kёsaj dite konsiderohet si njё shembull i marrёveshjeve sekrete tё dy fqinjёve tё mёdhenj nё disavantazh tё saj. Nё vitin 2006 ish-ministri i Jashtёm i Polonisё, Radosłav Sikorski, linjёn gazsjellёse Nord-Stream e krahasoi me paktin Hitler-Stalin-Pakt, gjё qё shkaktkoi indinjatё tek tё dyja palёt.
Nё shkrimin e historisё polake ky pakt konsiderohet si “ndarja e katёrt e vendit – njё referim ndaj tri ndarjeve nё shekullin e 18-tё kur Polonia u nda prej Rusisё, Prusisё dhe Austrisё dhe pёr mё shumё se njё shekull u fshi nga harta.
Nё Luftёn e Dytё Botёrore marshimi sovjetik u shoqёrua edhe me arrestimin e gati 22.000 oficerёve dhe policёve polakё, tё cilёt nё pranverёn 1940 u ekzekutuan prej shёrbimit sekret sovjetik NKWD nё Katyn dhe vende tё tjera duke u qёlluar me plumb nё qafё.
Edhe pёr Rumaninё pasojat janё ende sot tё mёdha, thotё historiani Popa. Ekzistenca e Republikёs sё Moldavisё ёshtё pasoja direkte e paktit. “Ai s’ishte gjё tjetёr veҁse shprehje e totalitarizmit tё aplikuar nё politikёn e jashtme. Ishte njё pretendim i qartё pushteti i dy totalitarizmave, komunist dhe atij nacionalsocialist.”
Stalini rehabilitohet nё Rusi
Pakti pati pasoja pёrtej luftёs: Meqёnёse BRSS bёnte pjesё ndёr fuqitё fituese, fuqitё perёndimore nuk mundёn ta ndalojnё, „qё territoret, qё kishte marrё Bashkimi Sovjetik pёrmes paktit Hitler-Stalin, nё fund tё Luftёs sё Dytё Botёrore tё mbeteshin nёn BRSS”, thotё historiani Jörg Ganzenmüller. Vetёm nё fillim tё viteve 1990-tё shtetet baltike rifituan pavarёsinё e tyre.
Pakti Hitler-Stalin pas luftёs pёr shumё vite u mbulua prrej harresёs. Nё Lindje gjatё Luftёs sё Ftohtё ai u tabuizua. Nё Republikёn Federale tё Gjermanisё ai nuk luante mё asnjё rol nё zbardhjen e historisё sё pasluftёs. Vetёm pas kthesёs mё 1989 nё Europё ai u risoll nё vёmendje nё diskutimin publik.
Sidoqoftё plagёt nuk u shёruan, pёrkundrazi. Para dhjetё vjetёsh, me rastin e 70 vjetorit, presidenti i Rusisё Vladimir Putin nё njё „letёr drejtuar polakёve” e cilёsoi paktin si tё pamoralshёm. Por ky deklarim u zhvleftёsua po prej tij. Pak muaj mё vonё pas aneksimit rus tё Krimesё nё Ukrainё, Putin e mbrojti paktin, duke argumentuar se nga kёndvёshtrimi i asaj kohe ai ishte i domosdoshёm. Nё ceremonitё pёrkujtimore sivjet me rastin e 80 vjetorit tё fillimit tё Luftёs sё Dytё Botёrore Putin nuk do tё jetё i pranishёm. Nё Rusinё e sotme edhe Josef Stalin ёshtё rehabilituar. Nё njё sondazh gjatё kёtij viti 70 pёrqind e rusёve shprehen pozitivisht pёr rolin e Stalinit pёr vendin e tyre.
Frikёra tё reja dhe tё vjetra
Kёsisoj nё Poloni dhe nё shtetet baltike sёrish shtohet frika, se ato mund tё bien pёrsёri viktimё e njё politike, pёrmes sё cilёs Gjermania dhe Rusia mund tё bien dakord mbi kurrizin e kёtyre vendeve. Ndёrtimi i linjёs direkte gazsjellёse Nord Stream 2 nga Rusia pёrmes Detit Balltik nё Gjermani duke iu shmangur vendeve tё tranzitit ёshtё kthyer nё njё simbol tё kёsaj frike. Nё kёtё grindje Polonia sё fundi ka angazhuar nё anёn e vet SHBA-nё, sepse lidhur me kёtё ҁёshtje ajo e ndjen se fqinjёt nuk e vlerёsojnё me seriozitet.
“Analogji historike nuk mund tё bёsh”, thotё studiuesi Ganzenmüller lidhur me kёtё. Frika ёshtё e ekzagjeruar: “Polonia dhe shtetet balltike janё shumё mё pranё Gjermanisё se sa Rusia.” Pёr kёtё flet edhe antarёsia e pёrbashkёt nё BE dhe nё NATO. “Megjithatё politika e jashtme gjermane ndoshta ndjek me pakujdesi interesat e saj nё politikёn e jashtme, duke mos i marrё nё konsideratё kёto frikёra dhe me kёtё ngjall irritime.” Ndaj historiani kёshillon pёr qeverinё gjermane, qё tё marrё mё fort parasysh kёto shqetёsime qё burojnё nga e kaluara. /shekulli.com/ KultPlus.com
Milaim Zeka, në llogarinë e tij në Facebook, ka publikuar një mesazh që i është dërguar na një nxënës kosovar, në lidhje me pranimin në Universitetin e Prishtinës, shkruan KultPlus
Milaim Zeka në publikim e këtij mesazhi, ka potencuar së kjo është arsyeja kryesore pse i është futur politikës.
Mesazhi i plotë: “Milaim pot shkruj ty se besoj se interesohesh per rini. E kom perfundu shkollen e mesme me sukses 5.0 ne Kosov aplikova ne fakulltet te Mjekesise qe 2 vjet msoj qaty me hi smujta me u pranu qka ndodhi qysh tek nuk e di sme pranun. Meniher ne korrik i dergova letrat ne Göthe Universität ne Frankfurt te Gjermanis nuk kom prit 2 dit me kan kthy pergjigje me kan than se je i Pranum nese osht qeky suksesi yt edhe plus ki drejt me apliku per burs kur vjen ktu. Shtet i huj per ta jom i panjofshem ne baz te suksesit pa pas nevoj per test pranus me pranun. Po e lo baben e nanen, vllaun e motren, me shpresen se kur shkoj atje kom me bo diqka daja po garanton per mu veq me shku me u shkollu. “Shteti” jon mi lypen 15,000 euro mem shti ne fakulltet masi jom nxons i mir e parameno ti tash ne qfar gjendje jemi kur edhe arsimin e ki te korruptun ku po dojm me mrri sidomos tu e pa se Kosova osht ne ni gjendje ekstreme ku mjeksia nuk po perparon edhe osht ne mangesi nuk pranojn nxansa siq duhet po pranojn te njofshem. Rasti Liridona Gashi… Euromed qe prej 2007-2008 osht ne kome se mjeku i ka jep injeksion gabim… Me qet mjeksi don me vazhdu ne Europ a ? Me qet intelekt te njoftesis don me vazhdu a… Shteti jon i Dashur Kosova te shkruva ty se te kom percjell ton kohen prej se jom i vogel e di shum per ty edhe kom ndi shum amo skom shpres per ket vend asni pik. Hala sjom 18 vjet edhe mka hup shpresa me jetu ktu. E qka me ba baba jem qe me ni rrog minimale 300 euro i mban 6 antar. 1 ne shkoll te mesme e tash un ne “Fakulltet”. Nese e poston ose e shprendan tlutem anonim amo nese mrrin ne Pozit tlutna bile per te ardhmen e qetyne studentave te Kosoves mos lejo Korrupsion ose Njoftesi se ni Kosov po jau sheh sherrin. Me respekt ni 17 vjeqar pa shpres per Kosove.” /KultPlus.com
Multietniciteti do të promovohet edhe përmes kulturës, këngëve dhe valleve në Prizren. Kështu është bërë e ditur përmes një postimi në Facebook nga Qendra Multimedia, shkruan KultPlus.com
Këtu keni postimin e plotë:
“Sot në fshatin Gërnçar afër Prizrenit fillon Festivali Multietnik i Kulturës dhe Traditës. Në këtë ngjarje që organizohet nga Plejada do të performohen këngë dhe valle tradicionale nga komunitetet që jetojnë në rajonin e Prizrenit. Ky projekt u mbështetet nga programi “Kultura për ndryshim” që financohet e menaxhohet nga Bashkimi Evropian ndërsa implementohet nga Qendra Multimedia e Goethe Institut”. / KultPlus.com
Kalaja e Ali Pashës dhe Vasiliqisë në Porto Palermo është një atraksion i veçantë për turistët e huaj që në Shqipëri nuk vijnë vetëm për plazhet. Ata bëhen kuriozë në mënyrë të veçantë për historinë, por nuk kanë një cicëron që t’u japë përgjigje.
Në Porto Palermo, turistët nuk shkojnë vetëm për të shijuar natyrën dhe detin e pastër por për tu njohur edhe me historinë.
Kalaja në formë trekëndore ndodhet 30 larg bregut të detit, çka i jep asaj një pamje magjepsëse. Turistët interesohen për historinë, arkitekturën e veçantë dhe në veçanti për jetën intime të Ali Pashës.
Por për ta ndjehet mungesa e një cicëroni që mund tu jepte përgjigje për pyetjet që kanë.
“Unë kisha lexuar diçka në guidë rreth historisë së kalasë, por nuk ishte aq e saktë sa mësova prej jush. Une mendoj se është magjepsëse të jesh këtu, dhe gjithashtu pamja nga veranda ku Aliu dhe gruaja e tij kane jetuar është shume e bukur, por disa pjesë të kalasë me trazuan sepse shumë njerëz kanë vdekur atje, janë vrarë.”
Kalaja e Porto Palermos ose e Vasiliqis siç quhet ndryshe është e vizitueshme gjithë vitin.
Turistët vijnë nga e gjithë bota. Por këtë verë kanë mbizotëruar italianët.
Shumica thonë se do të rikthehen dhe do ta rekomandojnë Shqipërinë si destinacion edhe pas skandalit të dhunimit të turistëve spanjollë nga biznesmeni i arrestuar Mihal Kokëdhima.
“Po do të rikthehem dhe madje dua tu tregoj disa miqve të mi italianë që të vijnë të shohin kalanë”.
“Shqiptarët janë njerëz të këndshëm, por rrugët janë shumë të këqija. Kur ti i jep makinës në Shqipëri do përplasesh si një top futbolli”.
“Po është hera jonë e parë, ndoshta kthehemi sërish. Kemi ardhur këtu dy ditë më parë dhe nuk kemi parë shumë”.
Kalaja e Ali Pashës në Porto Palermo, por dhe shumë destinacione të tjera historike, janë një potencial i rëndësishëm për vendin në zhvillimin e një turizmi të qëndrueshëm./oranews
Komisioni Qeveritar për Persona të Pagjetur po i bënë organizimet për të shënuar 30 gushtin, Ditën Ndërkombëtare për të Pagjeturit.
Është formuar një këshill organizativ, bashkë me familjarët e personave të pagjetur, të cilët organizimet do t’i nisin me një marsh në kryeqytet që do të mbahet më 30 gusht, nën moton “20 vjet pritje, dhimbje dhe krenari”.
Ani pse Qeveria është dorëhequr, dhe Kuvendi është shpërndarë, institucionet do të bashkohet për një prej çështjeve më të ndjeshme në vend, e cila është plagë e hapur tash e dy dekada, ajo për personat e pagjetur.
Komisioni Qeveritar për Persona të Pagjetur ka filluar përgatitjet për të shënuar Ditën Ndërkombëtare.
Udhëheqësi i këshillit koordinues, Jahja Lluka tha se më 30 gusht do të marshojnë nga sheshi “Zahir Pajaziti” deri të obelisku i personave të pagjetur, ku përfaqësuesit e institucioneve, dhe familjarët, do të vënë kurora me lule në obelisk, transmeton rtk.
Ai bëri të ditur që sivjet do të shënojnë këtë ditë me moton “20 vjet pritje, dhimbje dhe krenari”.
Sipas tij, organizimet këtë vit do të jenë më ndryshe, meqë do të fokusohen më shumë nëpër qendra.
“Këtë vit e kemi ndryshuar pak agjendën do të ketë edhe shumë aktivitete nëpër qendra, e fillojmë me thirrjen e një tryeze për bisedimet për të zhdukurit, që do të mbahet në Gjakovë, me thirrjen e shoqatës “Thirrjet e Nënave”, pastaj një tryezë tjetër në Drenas, ku komuna e Drenasit dhe Skenderajt e bëjnë bashkërisht një tryezë, gjithashtu më 27 do të mbahet një tryezë në qendrën burimore, ku do të jenë përfaqësues të të gjitha institucioneve, edhe ndërkombëtarë, ambasadorë që kanë ndihmuar në këtë çështje”, tha ai.
Lluka tha se fatkeqësisht, as sivjet nuk kanë ndonjë lajm që do t’i gëzonte familjarët, por shpresojnë që punët të ecin më shpejtë, në mënyrë që të ndriçohet fati i më të dashurve të tyre.
“Ndoshta për dikë nuk është kushedi çfarë pune, por të kesh punë në organizime dhe të jesh vazhdimisht me familjarët të cilët presin tani 20 vjet një lajm, është shumë e vështirë, dhe shumë sensitive, sepse ata çdo herë kanë të drejtë, derisa nuk e kanë të afërmin e vet ose një informatë për të afërmin e vet, dhimbja e tyre, ankthi i tyre nuk mund të shpjegohet me fjalë. Ne politikanët nuk e besoj që kemi shumë të drejtë të flasim, po e them si vet-kritikë, ndoshta nuk e kemi bërë gjithë atë që është dashtë me bë”, tha ai.
Gjithashtu, për të shënuar Ditën Ndërkombëtare për Persona të Pagjetur, më 29 gusht në Etno Fest, në fshatin Kukaj, do të shfaqet një dramë për të pagjeturit.
E edhe në Krushë pritet të mbahet tubim me familjarë.
20 vjet pas luftës, vazhdojnë të jenë të zhdukur mbi 1500 persona, fati i të cilëve nuk është ndriçuar ende.
Politikanët kosovarë kanë dështuar të zgjidhin çështjen e të pagjeturve, dhe Serbia vazhdon mos të jap asnjë informatë për vend-ndodhjen e tyre.
Tema e të pagjeturve nuk arriti të shtrohet asnjëherë as në tavolinën e bisedimeve Kosovë-Serbi në Bruksel, përveç përmendjes së saj ndonjëherë në bisedimet teknike. / Koha.net / KultPlus.com
Sot është Dita Ndërkombëtare e Kujtesës për Viktimat e Diktaturës Komuniste dhe ndër shumë viktimat është përkujtuar edhe shkrimtarja e parë antifashiste dhe themeluesja e Partisë Socialdemokratike të Shqipërisë, Musine Kokalari, shkruan KultPlus.com
Këtu keni postimin e plotë të Shqiptar Osekut përmes së cilit ai e ka kujtuar dhe vlerësuar veprën e Musine Kokalarit.
”Ju po me denoni sot per idealet e mia”
Sot ne diten nderkombetare te kujteses per viktimat e diktatures
komuniste dua te nderoj vecmas gjinokastriten Musine Kokalari (1917-1983),
shqipfolesin e pare qe studioi letersine moderne, doktorande e fakultetit La
Sapienza ne Rome, shkrimtaren e pare shqiptare, antifashisten e hershme, e
themeluesen e Partise Socialdemokratike te Shqiperise me 1943.
Per kete akt te fundit te sfides se pashembullt kunder
diktatures, pra themelim te nje partie rivale
majtiste, Musine Kokalari u nxorr para gjyqit. Aty ajo e vetme midis burrash te
thyer mbajti nje qendrim heroik. Fjala e saj para gjyqit nuk qe fjale e
mbrojtjes, po akuze e rende kunder ideologjise se dhunshme te diktatures.
Citati qe nis kete postim eshte shkeputur nga fjalimi i saj para gjyqit.
Musine Kokalari, nje gjeni i rralle, e nder filizat e pare te
emancipimit qytetar, u denua ne ate gjyq me 20 vjet burg per ideale
socialdemokratike. Vdiq e vetmuar ne kamp te internimit ne Rrëshen. Diktatura
nuk e lejoi me te shkruante kurre, e ia dogji te gjitha shkrimet qe arriti t’ia
gjente. Midis tjerash edhe fjalorin e pare shqip-italisht, me autor Musine
Kokalarin, i cili s’eshte gjetur me kurre.
Perkulem me nderim e pietet te thelle para emrit te saj”. / KultPlus.com
Është shkarkuar sot Këshilli Drejtues i Muzeut të Kosovës, këtë e ka bërë me dije ministri i kulturës në largim, Kujtim Gashi i cili ka njoftuar se ky proces nuk ka qenë transparent ndaj edhe është anuluar, shkruan KultPlus.
Për këtë vendim të Gashit ka shkruar edhe Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, i cili ka thënë se nuk do të lejojë korrupsion dhe nepotizmin nën udhëheqjen e tij.
“Shkarkimi i Komisionit Përzgjedhës për drejtorin e ri të Muzeut të Kosovës
nga ministri Kujtim Gashi dhe anulimi i tërë këtij procesi është dëshmi se nën
udhëheqjen time nuk do të lejoj korrupsion dhe nepotizëm. Korrupsioni dhe
nepotizmi po na dëmtojnë në të gjitha fushat e jetës dhe ne do ta luftojmë atë
në të gjitha drejtimet, jo me fjalë, por me vepra konkrete.
Lufta kundër korrupsionit dhe nepotizmit nuk përfundon për një ditë, por
kërkon vendime të guximshme, sikurse vendimi i sotëm i Ministrit të Kulturës,
Rinisë dhe Sportit.
Ne duhet t’u japim sa më shumë mundësi të rinjve, siç kemi filluar ta bëjmë
në PDK dhe siç do të vazhdojmë ta bëjmë. Duke e luftuar korrupsionin dhe
nepotizmin, sikurse ministri Kujtim Gashi, ne do të mund të investojmë edhe më
shumë tek të rinjtë dhe ta ndalojmë largimin e tyre”, ka shkruar Veseli
Ndërsa, ministri Kujtim Gashi ka thënë se korrupsioni nuk luftohet me
koktej molotovi dhe me gaz lotsjellës.
“Rastet sikurse ky tregojnë që korrupsioni nuk luftohet me koktej molotovi dhe me gaz lotsjellës. Partitë tjera nuk kanë bërë asgjë kundër korrupsionit dhe nepotizmit, por ato vetëm po na shikojnë neve. Ata po vazhdojnë të rekrutojnë fatkeqësisht njerëz që kanë problem me ligjin”, u shpreh Gashi, bëhet e ditur përmes një njoftimi për media. / KultPlus.com
Profesori universitar Ibrahim Berisha si dhe Kryetari i Vetëvendosjes Albin Kurti sot kanë kujtuar ish-politikanin dhe gazetarin e njohur, Xhemajl Mustafën, i cili ishte vrarë pas luftës dhe që sot shënon 66-vjetorin e lindjes së tij.
Përndryshe, Mustafa ka qenë një ndër këshilltarët kryesor të presidentit Ibrahim Rugova dhe një emër eminent në fushën e gazetarisë, i njohur për virtyte të larta kombëtare dhe njerëzore brenda qarqeve intelektuale të kohës së tij, shkruan KultPlus.com
Profesori universitar dhe njëkohësisht edhe ish-bashkëpunëtori i tij, Ibrahim Berisha, shkruan për gjendjen e tij në rrethanat të jashtëzakonshme në Kosovë gjatë bombardimeve.
“Edhe në atë trazim të madh zotëronin debatet kulturore. Fare pak fliste për politikë. Ai nuk preferonte të bisedojë për politikë dhe as për njerëz të politikës. Gjatë bombardimeve dhe tmerrit në Prishtinë dhe Kosovë, unë nuk e dija se ai kishte mbetur me Besianin dhe Bahrien në Prishtinë. Lajme për të nuk kishte”, shkruan Berisha në postimin e tij në Facebook.
“Isha shumë i tronditur, por i gëzuar kur për herë të parë munda në korrik të vitit 1999 të flisja me të në telefon nga Strasburgu. Ishte po ai zë i plotë, i qetë. “Mbetem gjallë!, më tha. E mbijetoi presionin e tmerrshëm me një Lutje të Madhe për Prishtinën, për Kosovën dhe për shqiptarët fatkeqë. Lutja e tij gjithmonë ka qenë e njëjtë: paqe dhe liri”, vazhdon Berisha tutje.
Ndërsa, Kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti, ka shkruar për moszbardhjen e vrasjes së tij si dhe për një takim me të.
“Një vit e gjysmë pas luftës e kanë vrarë mizorisht para banesës së tij në lagjen ‘Dardania’. Askush nuk u gjykua e dënua për këtë krim. E kam takuar disa herë në fundvitet e ’90-a. Gjithmonë i dashur dhe i qetë, përherë i kredhur në mendime dhe i prajshëm në komunikim. Burrë i mirë, siç themi ne shqiptarët”, ka shkruar Kurti në Facebook. / KultPlus.com
Grupi joformal i hisedarëve të Qendrës Historike të Prizrenit (QHP), në një takim të hapur të mbajtur në hapësirat e Kino Lumbardhit të shtunën me 17 gusht, në prani të banorëve, pronarëve të bizneseve, asamblistëve, organizatave joqeveritare, përfaqësuesve të Policisë së Kosovës, diskutoi për problemet e QHP në raport me sundimin e ligjit në veçanti për zhurmën dhe lirinë e lëvizjes.
Përkundër kornizës së avancuar ligjore, mosimplementimi i ligjit dhe pandëshkueshmëria lidhur me respektimin e orarit të punës, nivelin dhe orarin e zhurmës, llojin e veprimtarive të lejuara sipas Ligjit për Qendër Historike, shfrytëzimin e hapësirës publike, si dhe qarkullimin dhe parkimin e veturave, janë duke e degraduar cilësinë e jetës, cenuar liritë bazike qytetare si dhe ndikuar negativisht në eksperiencën e vizitorëve në Komunën e Prizrenit dhe veçanti qendrën historike”, thuhet në njoftimin e tyre, transmeton KultPlus.com.
Ky grup pas diskutimeve u është drejtuar institucioneve relevante me disa rekomandime:
“1. Të merren të gjitha masat e duhura urgjente që të respektohet ligji për zhurmën – të ndalet zhurma!
2. Të
fillon monitorimi me kamera i parkingjeve dhe hapësirave të QHP-së
3. Të
ndalohen veprimtaritë afariste të kundërligjshme sipas Ligjit për QHP
4. Të
konsiderohet hapja e qasjes me vetura nga Qafa e Kishës për banorët e zonës
përreth
5. Të
konsiderohet vendosja e patrullës policore tek “Ura e Gani Tadës”
6. Te
bëhet kategorizimi i lejeve të qarkullimit sipas vendit të hyrjes në zonë, duke
u ndarë në dy kategori: ata që kanë vendparkim dhe ata që kanë vetëm leje
qarkullimi në këtë zonë
7. Të
hartohet plani i mobilitetit me synim të shkarkimit të trafikut të tepërt në
Qendrën Historike të Prizrenit dhe standardizimit të sistemit të parkingjeve
8. Të
ngritën kapacitetet njerëzore të inspektoratit dhe policisë, përmes patrullave
të rregullta dhe praktikimit të gjobave konsekuente për zë joadekuat dhe zhurmë
pas orës 23:00
9. Të
organizohen kampanja vetëdijesimi dhe komunikimi për ligjet, rolet e
institucioneve dhe kufizimet e QHP, me adresë tek banoret, bizneset dhe akterët
tjerë
10. Të thirret një takim me hisedarët, përfshi përfaqësuesit e bizneseve, parkingjeve, zejtarëve dhe drejtorive relevante”. / KultPlus.com
Pas marrëveshjes së nënshkruar nga universiteti gjerman Ludwigshafen University of Business and Society dhe Kolegji Universum tani studentët kosovarë kanë mundësi ti fillojnë studimet Master në Biznes Ndërkombëtar dhe të marrin diplomë të dyfishtë gjermane.
Programi
përbëhet nga dhjetë module prej të cilave një pjesë ofrohen në Kolegjin
Universum, disa në Universitetin Ludwigshafen dhe disa së bashku nga
dy universitetet. Aplikimi për regjistrim në këtë program bëhet
përmes këtij linku https://bit.ly/2wqZnpQ. Me
përfundimin e studimeve në këtë program, studentët do të pajisen
me diplomë gjermane MBA në Menaxhment të Biznesit
Ndërkombëtar nga Universiteti Ludwigshafen dhe me diplomë të dytë Master i
Arteve në Menaxhment nga Kolegji Universum.
Përveç
studimeve, përfitimi kryesor i studentëve të këtij programi është PUNËSIMI
NË GJERMANI, ku Universiteti Ludwigshafen do të lehtësojë procesin e gjetjes së
punës praktike për studentët kosovarë. Paga minimale për punën praktike është
750 euro në muaj, e mjaftueshme për të mbuluar shpenzimet e qëndrimit mujor në
Gjermani. Regjistrohu https://bit.ly/2wqZnpQ
Pjesë e
programit mund të bëhen edhe studentët nga institucionet e tjera, të
cilët i transferojnë studimet në Kolegjin Universum. Transfero
të gjitha provimet nga institucioni paraprak dhe vazhdo studimet në
Gjermani, merr diplomë të dyfishtë gjermane!!
Në qytetin e Sarandës ka startuar edicioni i 8-të i Panairit të Suvenireve Turistike me qasje mjedisore.
Kryetari i bashkisë së Sarandës, Adrian Gurma ishte i pranishëm në hapjen e panairit i shoqëruar nga dy nënkryetarët Ramiz Hysi e Jorgo Mitro.
Panairi synon promovimin turistik të resurseve të traditës së artizanëve shqiptarë në fushën e punimeve të dorës, me realizime të artikujve në lloje të ndryshme materiali si, punime në qëndisje, në material leshi, druri, guri, guaska deti, lëkurë, qeramikë, metal, etj.
Artizanët shqiptarë sjellin pranë njëri-tjetrit në këtë event kombëtar traditën e punëve të dorës. Panairi përfshin qëndistarinë me dorë dhe punët në tezgjah, punime në material druri, në lesh, me shtiza, në filigram, në bizhuteri dhe veshje kombëtare, në guaska të qëmtuara nga brigjet e Jonit përmes një larmie teknikash aplikative, etj.
Panair Kombëtar i Suvenireve pritet të përcillet nga shumë vizitorë shqiptarë dhe të huaj, të cilët ashtu si edhe në vitet e mëparshme, kanë blerë kujtimet e pushimeve të tyre nga Saranda në këtë panair. /atsh / KultPlus.com
“Le Petit Journal” ka botuar, të hënën e
23 shkurtit 1931, në faqen
n°3, fjalët e para të mbretit Zog pas
atentatit të Vjenës, të botuara në gazetën austriake “Neue Freie Presse”, të
cilat, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos),
Mat – Albania”, i ka sjellë për publikun shqiptar
:
Pas atentatit
të Vjenës
“Unë erdha
këtu në mënyrë private”, deklaroi mbreti Zog
Vjenë, 23 shkurt — Neue
Freie Presse e këtij mëngjesi ka publikuar deklaratat e mëposhtme të mbretit
Zog :
“—Kam ardhur në
Vjenë në mënyrë private dhe për të përfituar nga shkenca dhe aftësia e
padiskutueshme e stafit mjekësor të kryeqytetit austriak.
Unë jam thellësisht i zemëruar që gjenden këtu
njerëz që, për fat të keq, e quajnë veten shqiptarë, dhe sjellin në tokën
austriake, në mënyrën më kriminale, grindjet (mosmarrëveshjet) politike.
Më lejoni, më në fund, të shpreh keqardhjen për vdekjen e mikut tim besnik, komandant Topallajt, i cili ra në krye të detyrës nën plumbat e vrasësve.”