Letra prekëse e Kafkës, për të atin që nuk e deshi kurrë

I dashur baba…
Isha fëmijë frikacak; por edhe kokëfortë, siç janë fëmijët. Padyshim, mamaja m’i plotësonte tekat, por nuk mund ta besoj se kam qenë aq i azdisur, s’mund ta besoj se një fjalë e ngrohtë, një vështrim i përdëllyer, duke më marrë qetësisht për dore, të mos e platitnin qenien time dhe të arrije çka dëshëroje. Dhe ti, në thelb, je njeri babaxhan dhe i dhembshur (ato çka po them nuk bien në kundërshti, flas për përshtypjem që kisha krijuar për ty në vogëli), por jo të gjithë fëmijët janë aq këmbëngulës dhe të guximshëm që të rendin kaq gjatë pas dashurisë, derisa të gjejnë atë. Ti di ta trajtosh një fëmijë vetëm sipas midesë sate, gjithë forcë, rrapëllimë e nerva të cingërisura dhe, në rastin tim, kjo të duket kaq e qëlluar, pasi doje të shihje tek unë një djalosh të fortë e guximplotë.

Sot, është e qartë, arrij t’i përshkruaj vetëm tërthorazi metodat edukative që përdorje në hapat e parët ë jetës sime, por, sidoqoftë, arrij t’i ravijëzoj sërish në mendje, duke pasur parasysh periudhat e mëvonshme dhe mënyrën se si sillesh me Feliksin. Veç kësaj, duhet mbajtur parasysh se atëherë ishe mjaft më i ri, pra më i fuqishëm, më energjik, më i shpërqendruar, ishe më pak i kujdesshëm nga ç’je tani dhe i përpirë nga puna jote; mezi të shihja një herë në ditë dhe përshtypja që ngjallje tek unë ishte e thellë dhe kurrë nuk u nemit e s’u bë monotone.

Nga vitet e para të jetës ndërmendësohej vetëm një ndodhi. Ndoshta e kujton edhe ti. Një natë qarravitesha paprerë, sepse doja ujë, sigurisht jo për shkak të etjes, por ndoshta për të të bezdisur dhe për t’u zbavitur. Meqë kanosjet fjalërënda s’kishin bërë punë, më ngrite nga shtrati, më nxore në ballkon, mbylle derën dhe më le aty, për pak çaste, vetëm, në fill të këmishës. S’dua të them se nuk veprove drejt; ndoshta atë natë, me të vërtetë, s’ia dilje dot ndryshe që të preheshe në paqe; desha vetëm të të përshkruaj mënyrat e tua edukative dhe vragat që lanë mbi mua.

Ai ndëshkim, sigurisht, më bëri më kokulur, por më trallisi në thellësi të shpirtit. Kurrë nuk arrita të vë në kandar ujin që kërkoja, kokëngjeshur si mushkë, dhe frikën pa anë e fund që ndieja teksa gjendesha jashtë. Edhe vite më vonë më kallte datën fantazia brejtëse sikur burri i stërmadh, im atë, vendi i fundit ku mund të përplasja kokën, mund të vinte natën, pa kurrfarë shkaku dhe të më nxirrte vrikthi, nga shtrati në ballkon; pra, për të, s’isha veçse një zero me xhufkë./KultPlus.com

Revista studentore “Fryma” përsëri në Fakultetin Filologjik

Në Fakultetin e Filologjisë, një grup i studentëve të Letërsisë Shqipe, këto ditë kanë botuar revistën studentore, të ashtuquajtur më parë “Fryma”, shkruan KultPlus.

‘Fryma” ishte themeluar në vitet 90-të, nga disa studentë të këtij fakulteti, tani ligjërues po në këtë fakultet, ndër ta (Rrahman Paçarizi, Nysret Krasniqi, Xhavit Beqiri, etj), por që për shkak të rrethanve të kohës në vitin 1999, ka pushuar së ekzistuari.
Tani, ri-themeluesit e saj, anëtarët e redaksisë, në krye me: Leonora Shatri, Donart Rexhbogaj, Jehona Gashi dhe Shpresa Qeriqi, theksojnë se janë mjaft të gëzuar, që fakulteti i tyre, hapi një dritare të re letrare e kulturore, një frymë më të fuqishme për artdashësit, ku nëpërmjet shkrimeve të tyre, do arrijnë të krijojnë mes vete një komunikim dhe përvojë të re kulturore, një urë lidhëse, ku takohen e ballafaqohen debatet për afinitetin, kreativitetin, intelegjencën, mos frikën dhe guximin, për të artikuluar zëshëm, talentin, dëshirat dhe pakënaqësitë e tyre.”
“…Ri-krijimi i kësaj reviste, është nder dhe kënaqësi e palodhshme për mua, për fakultetin tim, dhe tërë Albanologjinë…” thekson, redaktori D. Rexhbogaj!
Mes tjerash, vlen të potencohet se kjo revistë, është projeksion dhe përbërje ekskluzivisht vetëm për studentët, ata janë të lirë të përzgjedhin dhe shqyrtojnë prurjet e tyre më të arrira, duke mos pasur ndërhyrje nga jashtë, por që, natyrisht ajo do të jetë e hapur, dhe e ekspozuar për të gjithë stafin akademik, në ambientet e Fakultetit të Filologjisë.
Sa i përket përmbajtjes së revistës, numri i parë i kushtohet, gjuhëtarit, studiuesit, alabanologut, tashmë të ndjerë; Akademik Idriz Ajetit (1917-2O1O). Duke vazhduar me rubrikat tjera, si Intervistë; me studentin e Letërsisë dhe shkrimtarin e ri Azem Deliun. Tutje shkrime diskursive, ne fushën e Recensioneve, Krijimtari( poezi, prozë), dhe Përkthimeve. /KultPlus.com

‘Me zemrën e saj unë këndoja, me sytë e saj larg udhëtoja’

Janë të rrallë artistët shqiptarë të cilët sjellin emocion të mishëruar në çdo notë që del prej zërit të tyre.

Një prej tyre është Vlashent Sata. Djali simpatik ka plot këngë në repertorin e tij, dhe prej fytyrës e performancave të tij mund ta vëresh se ai përçon maksimalisht çdo notë të këngëve të tij.

Vlashenti aktivisht ka krijuar muzikë, por sot po e sjellim një prej këngëve të tij më të vjetra, këngë që hyn në baladat më të mira shqipe.

“Ëmbël” nuk do shumë fjalë, më shumë është këngë e cila duhet dëgjuar e përjetuar. Vlashenti me këtë këngë para disa vitesh ka marrë pjesë në një prej festivaleve muzikore në Shqipëri. / KultPlus.com

Anna Frank: Madhështia e njeriut nuk bazohet në pasuri dhe forcë, por në karakter dhe mirësi

Vërtetë është për tu habitur se si nuk kam hequr dorë nga të gjitha idealet e mia sepse duken shumë absurd dhe të pamundur për ti realizuar. Megjithatë nuk tërhiqem nga ato, përkundër të gjithave edhe më tutje besoj se njerëzit janë të mirë.

Njerëzit mund të të thonë mbylle gojën, por kjo nuk të ndalon e as nuk të pengon që të kesh mendimin tënd.

Sa mirë është ajo kur askush nuk duhet pritur asnjë çast për ta bërë botën më të mirë.

Në shtigje të gjata, arma më e mprehtë nga të gjitha është shpirtmirësia dhe ndjeshmëria.

Kujto të gjitha bukuritë rreth teje dhe bëhu i lumtur.

Fati meritohet duke bërë vepra të mira dhe duke punuar, duke mos spekuluar dhe duke mos qenë i mërzitshëm e i bezdisshëm.

Madhështia e njeriut nuk bazohet në pasuri dhe forcë, por në karakter dhe mirësi. Njerëzit janë vetëm njerëz dhe të gjithë njerëzit kanë mangësi dhe veti, por të gjithë ne lindim të mirë.

Mund të jesh i vetmuar madje edhe atëherë kur shumë njerëz të duan, nëse për askënd nuk je një dhe i vetëm.

Të gjithë jetojmë me dëshirë që të jemi fatlum dhe të lumtur. Jetët tona janë të ndryshme, por përsëri të njëjta.

Thellë në vetvete, të rinjtë janë më të vetmuar se të moshuarit.

Pse disa njerëz duhet të durojnë urie, përderisa ne viset tjera të botës ka tepricë? Oh, pse njerëzit janë ashtu të çmendur.

Nuk dua të jetoj kot, si shumica e njerëzve. Dua të jem e dobishme dhe t’u sjellë kënaqësi të gjithë njerëzve, madje edhe atyre të cilët kurrë nuk i kam njohur. Dua të vazhdoj të jetoj edhe pas vdekjes.

Kam kuptuar se bukuria gjithmonë diku ekziston-në natyrë, në rrezet e Diellit, në liri, në ty; e gjithë kjo mund të të ndihmojë.

Prindërit mund të japin këshillë të mirë ose ta orientojnë fëmijën në rrugë të drejtë, por përfundimisht formimi i karakterit të ndokujt qëndron në duart e tij.

Është vetëm një rregull që duhet mbajtur në mend: qeshu për gjithçka dhe harro të gjitha të tjerat! Tingëllon shumë egoiste, por ky është ilaçi i vetëm kundër vetëkeqardhjes (dëshpërimit).

Megjithëse jam 14 vjeçe, e di mjaft mirë se çfarë dua, e di çfarë është e drejta dhe çfarë është e gabuara.

Kam opinionet e mia, idetë e mia dhe pariemt e mia, dhe megjithëse mund të duket çmenduri për një adoleshente, ndihem më shumë përson se sa fëmijë, ndihem më e pavarur se çdokush.

Secili që është i lumtur do ti bëjë edhe të tjerët të lumtur.

Pavarësisht gjithçkaje unë besoj akoma që njerëzit kanë një zemër të mirë.

Nuk e mendoj kurrë mjerimin, por bukurinë që ka ngelur ende. /shkollaesuksesit/KultPlus.com

Zbulohet shpella ku jetoi albanologu dom Nikollë Gazulli

Artan Shkreli, zv.ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë dhe një i apasionuar pas zbulimeve ka postuar në rrjetin e tij social vendin ku ka jetuar një vit albanologu i madh dom Nikollë Gazulli, i vrarë më 1946.


Përmes fotove ai paraqet shpellën ku ka jetuar një vit albanalogu i shquar, mjetet rrethanore të cilat albanologu i ka përdorur ai për të jetuar.
Posti i plotë i Shkrelit:
”Martiri i shndritshëm!
Dje Artur Jaku dhe Niko Sheldia na bënë me dije se, pas vitesh kërkimi, u zbulua shpella ku jetoi një vit, deri ne ditën e mbrame, albanologu i madh dom Nikolle Gazulli.
U pat vrarë aty gjate represionit të marsit të 1946-ës.
Mjafton zbulimi i kësaj shpelle, a vrime në shkëmbin gëlqeror, për të kuptuar se si dhuna dhe egërsia komuniste, të barazueshme vetëm me antinjerëzinë naziste, goditi Malësine e Madhe, klerin e angazhuar (për shpëtimin e gjindjes së vet) dhe mendimin më të lartë humanist të kohës.
Në këtë çarje të thellë të tokës në Vrith (tregoheshin shumë legjenda, e askush nuk e dinte më ku ndodhej) u gjetën tepricat e kalbura të shtratit të tij të improvizuar, shkalla e shembur dhe mjete elementare për mbijetesë; një kovë uji e ndonjë enë e vogël.
Historia e dom Nikollë Gazullit është vetë golgota disa shekullore e Shqipërisë, që kulmoi me cka do ndodhte pas përfundimit të LIIB.
Varri i tij nuk dihet…”/kohajonë/ KultPlus.com

‘..sepse n’fund të ditës krejt jemi njisoj n’mrendi…’

Xhejlane Tërbunja

Veshi teshat ma t’bukra që i ki n’dollap zemër,
Qite parfumin ma t’shtrejt’ që e ru’n për rastet e veçanta,
Por n’fund të ditës faqen kur e takon me jastëk e qerpik’t t’palohen, ki me fjet’ qashtu si çdo lypsar.
Qite gishtin n’hartë e thuj ku po don me shku,
Shëtite krejt botën zemër.
Por n’fund të ditës sytë e tu kanë me dasht me i pa veç pamjet që ta majn’ ngrohtë shpirtin.
Ha ushqimet ma t’shëndetshmet, ma interesantet , ma t’shtrejtat, ma t’shijshmet e ato që nuk e din as qysh shqiptohen e çka janë, zemër.
E , n’fund t’ditës e kupton që e ke m’ush barkun, por dhimbjen e shpirtit bosh ki me e n’i nisoj si ata që barkun that’ e kanë.
Flej n’hotelet me numrin ma t’madh t’yjeve ku kanë fjet’ “t’pavdekshmit” e k’saj bote, zemër. 
Por rahatinë e andrrave nuk e gjen n’krejt puplat e patave ma t’bukra t’botës… 
Prandaj t’du njeri, 
sepse n’fund të ditës krejt jemi njisoj n’mrendi.

‘Jemi rritur duke mësuar se Marin Barleti është i pari që shkroi biografinë e Skënderbeut, në fakt e vërteta është ndryshe’

Blerim Latifi / Facebook

SKËNDERBEU DHE KOSOVA

”Jemi rritur duke mësuar në shkolla se Marin Barleti është i pari që shkroi biografinë e Skënderbeut. Në fakt e vërteta është ndryshe! Njeriu i parë që shkroi një tekst biografik mbi jetën e Skënderbeut është një shqiptar nga Kosova, Martin Segoni, i lindur në Novobërdë dhe i doktoruar në jurisprudencë në Padova të Italisë, vetëm pak vite pas vdekjes së Skënderbeut. 
Është mahnitëse kur e sheh se qysh në atë kohë, në Kosovë, kishte dijetarë të cilët e kishin nivelin intelektual të barabartë me kolegët e tyre në Europë! 
Kush e di edhe sa të tjerë si Martin Segoni qëndrojnë të fshehur në arkivat e pluhurosura të botës, në pritje për të dalë në dritë, e për të na dëshmuar se kjo tokë kishte dhe ka identitet e vlera civilizuese!”/ KultPlus.com

Besnik Bisha: Amaneti i Gjergj Xhuvanit për filmin shqiptar

Ishin të paktë ata si Gjergj Xhuvani, që i çelën rrugën kinemasë bashkëkohore shqiptare. Një rrugë plot sfida, pasion dhe sakrifica të mëdha ka qenë ajo e regjisorit pas vitit 1991, kur ish kinostudioja “Shqipëria e re” u la në mëshirë të fatit nga institucionet e tranzicionit dhe nisi shpejt degradimi i saj. Kineastë të njohur, regjisorë dhe aktorë me emër të madh, u demoralizuan dhe nuk e patën të lehtë të përshtateshin menjëherë me zhvillimet e kinemasë moderne, rrëfen regjisori Besnik Bisha në intervistë. Besnik Bisha flet më tej për rolin e madh të regjisorit Gjergj Xhuvani në modernizimin e kinemasë shqiptare, duke u shprehur në mënyrë figurative se “vepra dhe ëndrrat e Gjergj Xhuvanit për zhvillimin e filmit kinemanë shqiptare janë edhe amaneti që ka lënë pas…”

Nëse e kujtojmë një pjesë të karrierës së regjisorit Gjergj Xhuvani, që nga vitet ‘92-’93, kur ish Kinostudioja “Shqipëria e re” po shpërbehej, mendoni se ai ishte një nga të paktët prej brezit tuaj të kineastëve, që e bëri të rezistojë filmin shqiptar?

Janë disa nga ata që rezistuan në atë kohë. Sigurisht që ishte Gjergj Xhuvani, ishte Fatmir Koçi , Artan Minarolli e Petrit Ruka, apo edhe Kujtim Çashku, si dhe unë që pata bërë filmin “Zemra e nënës”. Ju kujtoj më parë se Gjergj Xhuvani pati bërë filmin “Shtëpia e humbur”, Fatmir Koçi pati bërë filmin “Nekrologji”. Dhe kështu vijuan më pas me filmin “Plumba prej plasteline”, që e bëri Artan Minarolli me Petrit Rukën si bashkautorë. Këto prodhime filmike, bënë që të rezistojë fillimisht kinostudioja, e pastaj të rezistojë vazhdimësia e filmit, edhe kur kinostudio nuk ishte më. Gjergj Xhuvani riktheu besimin edhe të shtetit, edhe të institucioneve shtetërore dhe të shoqërisë, që kinemaja mund të vazhdojë jetën dhe nuk mund të shkatërrohet, siç u shkatërrua një kinostudio. Kineastët që nuk ishin shumë të vjetër në atë kohë, pasi ishin lodhur dhe u gjendën të papërgatitur se çfarë kërkonte kinemaja e kohës , nuk mundën të vazhdonin. Mbetëm ne, që ishim në vrullin për të bërë filma, dhe kështu krijuam një lloj hapësire të tillë, që si ta quash, na e krijuan ata këtë hapësirë dhe neve nuk e lamë bosh.

A ka në kuptimin simbolik një amanet të nënkuptuar apo një ëndërr të lënë në mes të mikut dhe kolegut tuaj Gjergj Xhuvani për filmin shqiptar?

Amaneti i tij i parë është vepra. Është dëshira e tij për të mos u mbyllur kinemaja, është dëshira e tij e madhe që të bëhej një shkollë e kinemasë me parametra. Ne që më 1905-n nisëm të punonim si pedagogët e parë të kinemasë. Gjergji u jepte mësim studentëve Analizë Filmi dhe Regji dhe unë jepja gjithashtu Regji Filmi. Pra, ishte një koincidencë, që njohja jonë ka qenë paralele në krijimtari dhe në pedagogji. Ne kemi qenë miq, shokë në festival, por gjithnjë kemi qenë prezent në kinemanë e kohës sonë, por Gjergj Xhuvani kishte një gjë që unë nuk e kam…Ai ka një aktivitet më të shpeshtë. Ka më tepër filma se mua. Kishte plot ëndrra. Në ditët e fundit më ka treguar se do të ikte në Itali për ta mbyllur filmin “Liqeni im”, sepse ishte i pakënaqur, siç më thoshte për disa elementë si muzika, etj. Por, po më thoshte se ndihej shumë i lodhur. “Mezi pres ta mbyll këtë film e të çlodhem pak”, më tha.

Realizimi i filmave, ka qenë një pasion që e ka shoqëruar që në fillim Gjergj Xhuvanin apo është nxitur në fillimet e tij nga i ati, skenarist dhe shkrimtar i njohur?

Dëgjo, ne nuk vijmë nga hiçi dhe shkojmë nga hiçi. Historia e filmit shqiptar pa diskutim ka pasur mbështetjen e paraardhësve. Dhimitër Xhuvani ka qenë një mbështetje e fuqishme, por ai merrte parasysh edhe konsultat që bënte ai me personalitetet e tjera të kinemasë apo me aktorë të njohur. Për Xhuvanin, diskutimi dhe bashkëpunimi me një artist të vërtetë ishte një favor për të. Por Gjergji, edhe përpara bashkëpunimit me babanë, kishte nisur të shkruante vet skenar nga dora e tij, dhe ka 30 vjet që e ushtron këtë profesion, falë talentit që pati. Unë nuk jam një studiues i saktë i kinemasë, por po flas për fakte që sjell sot në ditën e lamtumirës së tij në memorien time, them atë se çfarë mbaj mend nga udhëtimi i Gjergj Xhuvanit në botën e filmit. Ai në fillimet e tij ka bërë filmin “Dashuria e fundit”, që ishte edhe filmi i tij i parë me metrazh të gjatë. /KultPlus.com

“Duke folur më shumë për vlerat e luftës, i kemi vyshkur vlerat e lirisë”

Ndue Ukaj

Tash e njëzet vite, protagonistët e luftës, të veshur me uniforma politike dhe pushtet politik, bashkë me media të shumta shërbyese, e kanë orientuar opinion publik kah vlerat e luftës dhe kësisoj kanë pamundësuar që populli i Kosovës të ushqehet me dashurinë për lirinë, që është thelbi i ekzistencës njerëzore dhe për ç’ gjë bëhet lufta. Duke operuar në këtë fushë, këto dy kategori tok të bashkuara, kanë ngulfatur opinionin publik dhe gjuhën politike, duke e reduktuar në dy a tri tema rreth të cilave sillemi si të marrë. 
Duke u grindur si gjelat, duke parë debate shterpe përditë, për politikën dhe të kaluarën, është krijuar përshtypja- dhe te një pjesë e popullsisë bindja- se ky është tavani përmbi të cilin nuk mund të lëvizim. E kjo me siguri, u ka konvenuar atyre që dokrrat duan t’i kthejnë në vlera politike. 
Në të vërtetë, vlerat e luftës nuk kanë kurrfarë kuptimi nëse ato nuk kthehen në vlera të lirisë, sepse lufta bëhet për të fituar lirinë, që është vlera më sublime njerëzore, për të cilën, përgjatë gjithë historisë njerëzore është sakrifikuar pafund.

Autori Keneth Minogue, në parathënien për botimin në gjuhën shqipe të librit të tij “Pushtete e huaja” (të përkthyer në shqip nga Arsim Canolli), shkruan: “sunduesit ideologjikë gjithmonë sundojnë gjatë”.
Nëse e analizojmë historinë e zhvillimeve politike të tri dekadave të fundit në Kosovë, sidomos të luftës dhe të pas luftës, në përkim me këtë që thotë Minogue, atëherë mund të thuhet se ligjërimi i publik i protagonistëve të luftës, gjuha dhe temat që janë rrahur cektë nga ta dhe sejmenët e tyre, kanë pasur vetëm një synim: sundimin, pra pushtetin. 
Dhe si pasojë e këtij pushteti ideologjik- as krejt nacionalist e as krejt kozmopolit, dhe ligjërimit të cektë që ka prodhuar ai, sot është shpërfytyruar rendi i vlerave në shoqërinë tonë. Dhe, për njëzet vjet, pak kush është kujdesur për frytet e lirisë; pak kush i ka ushqyer ato, prandaj sot duken të vyshkura.

Për njëzet vite rresht, pak kush ka folur për vlerat e demokracisë dhe vlerat e saj janë rrëmbyer nga pehlivanë, të tillë që shoqëria e njeh si të fortit e vendit. 
Për njëzet vite rresht, patriotizmi i vërtetë, që lidhet me koncepte zhvillimore e diturore nuk është zhvilluar aspak. Në të kundërtën, patriotizmi ynë ka mbetur në batakun primitiv të llafologjive, ku dija, interpretimet e vlerësimet patriotike kanë pasur ngjyra të kameleonëve, të tillëve që brenda natës bëhen patriotë e tradhtarë, siç thoshte Noli.

Protagonistët e luftës, vlerat e luftës i kanë përdorë dhe vazhdojnë t’i përdorin për të zgjatuar pushtetin e tyre politik, pra sundimin, siç thotë Mionogue dhe kurrsesi për t’i kthyer ato vlera në vlera të paqes dhe të lirisë. Sepse, sikur vërtet të donin të bënin një gjë të tillë, ata do të krijonin kushte ku njerëzit do të ushqenin dashuri për paqen dhe lirinë, dhe këto vlera do t’i kthenin në terma zhvillimorë për vendin e tyre dhe nuk do të ofshanin natë e ditë për shtetin e tyre të deformuar e të degraduar pamasë. 
Sikur të flisnim e angazhoheshim për vlerat e lirisë, frytet e tyre do të shiheshin në përparimin dhe mirëqenin tonë dhe paqen e brendshme.

Të shihesh sot si përqurren protagonistët e luftës që kanë funksione politike për historitë e para njëzet viteve, përnjëmend është neveritëse. E po aq neveritëse janë ligjërimet e tyre të cektë politike për katandisjen e Kosovës, në të cilën ata kanë dorë vetë.

Përsa kohë këta merren me këto dokrra, në anën e kundërt, në Kosovë, përditë dëgjon familje, profesionistë të shumtë, të rinj e të vjetër, që të vetmen gjë që duan është, të braktisin vendin e tyre dhe t’i lënë këta të përqurren pafund në dalldinë dhe lavdinë e tyre.

Se Kosova është katandisë në një batak të thellë, këtë tani kanë filluar ta thonë edhe ata që janë protagonistë të kësaj të keqe. 
Por, nga ky batak nuk na nxjerrin vlerat e luftës, aftësitë për t’i treguar muskujt, as historitë e bujshme që i dëgjojmë për natë nëpër televizione apo i lexojmë në rrejte sociale, por vetëm urtësia dhe një klasë politikanësh të urtë e intelektualë që janë të zotët t’ i ushqejnë vlerat e lirisë dhe të flasin me respekt për dinjitetin e njeriut, në përkim me aksiomën se nuk është bërë njeriu për shtetin, por shteti për njeriun.

Vlerat politike të një klase politike lidhen me punët e vërteta që ata bëjnë në kohën kur ushtrojnë pushtet dhe jo me të kaluarat e tyre, çfarëdo qofshin ato. E, udhëheqësit që bëjnë punë të vërteta dhe janë të vërtetë, nuk bëjnë ekskursione politike në histori dhe as nuk krekosen për të kaluarën. Ata nuk sponsorizojnë lajmet e tyre në rrjetet sociale, nuk ndiejnë nevojë të bredhin nga një media në tjetrën, sepse ata e dinë se punët e vërteta e çajnë çdo errësirë informacioni dhe propagande. / KultPlus.com

Aktori Jeton Zogiani i bashkohet AAK-së

Aktori Jeton Zogiani sot i është bashkuar AAK-së.

Këtë e ka bërë të ditur përmes një postimi në Facebook kryeministri i dorëhequr, Ramush Haradinaj.

“Prej sot AAK-së i është bashkuar njëri prej aktorëve më popullor të skenës, Jeton Zogiani. Kënaqësi t’i uroja mirëseardhje në familjen tonë politike. Një zë që e rritë fuqinë tonë për 100% Kosova”, ka shkruar Haradinaj. / Koha.net / KultPlus.com

Fotot e djaloshit nga Kosova me sindromën Down shfaqen në Time Square

Ben Godeni dhe Fjolla Rraci do të shfaqen në Time Square për t`i treguar botës lidhjen e tyre të veçantë.

Më 14 shtator në zemër të New York-ut, në njërin prej ekraneve të Time Square-it, si pjesë e video prezantimit të “National Down Syndrome Society” do të shfaqen shumë foto të personave me sindromën Down duke punuar, luajtur, mësuar apo pranë më të dashurve të tyre. Siç transmeton rtk, për herë të parë këtë vit do të paraqitet edhe një fëmijë nga Kosova.

Djaloshi kosovar, Ben Godeni do të paraqitet përkrah Fjolla Rracit, vajzës që e do shumë. Fjolla e konfirmon që Beni ia ka ndryshuar jetën dhe që ai e meriton të shihet nga e gjithë bota për arritjen e tij më të madhe njerëzore – dashurinë.

Çdo vit ‘National Down Syndrome Society’ ia kujton botës në mënyrën më madhore të mundshme se personat me sindromën Down janë pjesë e rëndësishme e shoqërisë, duke shfaqur imazhet e tyre në Time Square.

Fjolla thotë që mezi po pret 14 shtatorin, qe ta festojë ekzistencën e Benit, e bota ta njohë shokun e saj te vogël që i jep dashuri të madhe. / KultPlus.com

Andrra

Poezi nga Lulzim Tafa

(Palimpsest kozmik)

Mos u dëshpëro e dashur
As mos u zhgënje
Sapo e mora vesh
Unë fare nuk ekzistoj
As ti
E tëra është një anderr

Askush nuk ekziston
Më e keqja
As bota
Asgjë që mendojmë se është
Nuk është

Nuk ekzistojnë malet, detet, oqeanet
As qiejt
Nuk ekzistojnë Planetet
Dielli Toka e Hana
Hana hiq se hiq

(Logjikë), diçka kaq e bukur
S’mund të ekzistoj

Ashtu siç nuk ekzistojnë
vitet e dritës
Kashta e Kumtrit,
Atmosfera, hidrosfera

Biosferë nuk ka
As që ka pasë
As që do të ketë
Harroje
PIKË.

Astronautët kanë gënjyer edhe pse
As ata nuk ekzistojnë
Mos beso më në galaktika,
Big bangu anderr ka qenë
Si andrrat ma,
Të trishta të bukura
Plot zjarr

Lindja e vdekja
Ferri e parajsa
Andrra janë

Mos u dëshpëro
As rruga e qumështit
As gjithësia

Më vjen keq e dashur
Nuk ekziston
As dashuria

Edhe pse të dua

As Prindërit tanë kurrë nuk kanë ekzistuar
(ku janë pra?)

Veç për Zotin e di
Ai është diku,
Mbase është i vetmi që mohohet
Mbase është ai
“Që po na sheh në anderr”

Se Zoti
Është një fëmijë i vogël
Që luan me yje.

Trefishoni pagën tuaj! Kompania lidere e telemarketingut hap konkurs pune në Ferizaj dhe Gjakovë




Telemarketingu është bërë gjithnjë e më i popullarizuar kohët e fundit, por pak njerëz i dinë përgjegjësitë dhe përfitimet që rrjedhin nga një punë e tillë. Sa i përket aftësive të nevojshme që nevojiten për shitje të suksesshme, elementi më i rëndësishëm është shkalla e besimit në aftësitë e tij të shitjes dhe në cilësinë e produkteve që do ta promovojmë.

Puna në Telemarketing nuk ofron vetëm përfitime financiare, por edhe mundësi të rritjes nga pikëpamja profesionale. Në vijim po cekim disa nga avantazhet dhe përfitimet e të qenit i punësuar në sektorin e TelemarketingutSi agjentë telemarketingu ju do të kuptoni thellësisht produktet dhe shërbimet që ju ofroni, kjo lidhje e fortë me markat do t’ju lejojë të mësoni më shumë mbi  modelet e ndryshme të bizneseve dhe format e marketingut.

Avantazh tjetër mjaftë i rëndësishëm është që në varësi të rezultateve, ju keni mundësinë të dyfishoni ose trefishoni pagën tuaj falë bonuseve në bazë të performancës. Dhe e fundit nuk ka asgjë më të rëndësishme në një vend pune sesa mundësia për tu rritur profesionalisht në vazhdimësi e kjo arrihet përmes trajnimeve të ndryshme për kujdesin ndaj klienteve dhe komunikimin në përgjithësi. 

A jeni gati të dëshmoni veten? Kompania lidere e Telemarketingut UniTel ka hap konkurs për Agjent të thirrjeve në Gjuhë Gjermane në qytetet Ferizaj dhe Gjakovë. Të gjithë punonjësit përfitojnë kontratë të rregullt pune500 euro pagë fiksemundësi të ngritjes në pozita menaxhuese dhe bonuse në bazë të produktivitetit. Aplikimi bëhet përmes këtij linku https://bit.ly/2yZbX0E deri me 31 Gusht 2019.  

Për informata shtese kontakto kompaninë në +383 44 275 916 apo email [email protected]  

(Shkrim i sponsorizuar nga Kolegji Universum) / KultPlus.com

Çdo natë jam me ty

Poezi nga Kaltrina Pacolli.

Çdo natë jam me ty,
Në gjumin tim
Me andrra plot
E ndjenja bosh!

Çdo natë jam me ty
Në shtratin tim
Me andrra shumë..
E zemrën bosh!

Çdo natë vjen te unë
Në andrrat e mia,
Ma puth ballin,
M’i prek flokët,
Ma mban dorën..
Më flet.. unë ta dëgjoj zanin!

Çdo natë në andrra t’mija,
Ti s’më mungon..
Ti ma shun’ mallin!

Si arriti të fitojë bursë për 3 vjet dhe të punësohet në kompani zvicerane studenti nga Kaçaniku



Studenti nga Kaçaniku Bleron Spahiu aktualisht po studion Shkenca Kompjuterike në Kolegjin Universum me bursë të plotë për 3 vjet dhe ka arrit të punësohet që nga viti i parë i studimeve në kompaninë zvicerane Vision Agency.

Bleroni po punon për tregun global që nga viti i parë i studimeve falë projektit të Kolegjit Universum për ndërlidhje të Akademisë dhe Industrisë përmes bashkëpunimit me kompani të njohura vendore dhe ndërkombëtare. 

Si Bleroni kanë përfituar edhe 20 maturantë të tjerë nga viti i kaluar në këtë projekt të bursave dhe punësimit. Ndërsa këtë vit është rritur numri i bursave, 40 bursa 100% janë në dispozicion për maturantë dhe punësim i garantuar që nga viti i parë. Apliko këtu https://bit.ly/2ZIxjLD 

Afati i fundit 6 Shtator 2019, për më shumë informata ndiqni Kolegjin Universum në facebook & instagram, kontaktoni në [email protected] apo  telefononi në +383 44 144 062.  

(Shkrim i sponsorizuar nga Kolegji Universum.) / KultPlus.com



Akademia muzikore ESMA përmes aktiviteteve synon të promovojë dhe fuqizojë nivelin artistik




Akademia Muzikore Verore Evropiane (ESMA) në një konferencë për shtyp të mbajtur sot ka dhënë të gjitha detajet në lidhje me edicionin e sivjetmë, shkruan KultPlus.

ESMA synon që çdo vit në një periudhë të caktuar kohore të mbledh në Kosovë të rinjë të talentuar që përmes kurseve të ndryshme muzikore, koncerteve dhe aktiviteteve tjera të promovojë dhe fuqizojë nivelin artistik dhe profesional.

Drejtori artistik i ESMA-s 2019, Desar Sulejmani, pasi falënderoj të pranishmit ai ka bërë të ditur se risia e këtij edicioni të ESMA-së është zgjerimi gjeografik i aktiviteteve.

“Në vitin e tetë ESMA është zgjeruar gjeografikisht në Kosovë duke përfshirë katër qytete të Kosovës: Mitrovicën, Prishtinën, Pejën dhe Gjakovën. Ndërkohë që vitin e kaluar  ne kemi qenë të fokusuar në një qytet apo dy e shumta, por këtë vit e kemi shtrirë aktivitetin tonë në katër qytete”.


Tutje, ai ka njoftuar edhe për numrin e pjesëmarrësve,  fillimin e aktiviteteve të tyre në Mitrovicë në muajin korrik si dhe për koncertet që do të mbahen në Pejë, Gjakovë, dhe në Prishtinë.

“Kemi pasur rreth 85 lajmërime online për pjesëmarrje nga vendet e ndryshme kryesisht nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe nga vendet europiane si Franca dhe Gjermania dhe presim që nga nesër të fillojmë me kurse”.

“Master klasat e kitarës kanë përfunduar në korrik, atje kemi pasur tre profesorët e nderuar Xhevdet Sahaqija, Erhan Mujka dhe Darko Bagesti nga Maqedonia  e Veriut me 14 pjesëmarrës dhe me koncerte të ndryshme dhe them se e kemi nisur një histori të mirë artistike në Mitrovicë me instrumentin e kitarës”.

“Siç e thash koncerte do të kemi në çdo qytet, dy koncerte janë në Pejë me datë 28 dhe 30, më pas janë katër koncerte në Gjakovë, dy koncerte me studentë që studiojnë jashtë shtetit dhe koncerti përfundimtar është këtu në Bibliotekën Kombëtare, me aktivitetin “Opera Night of ESMA 2019” ku klasa e solo këndimit do të ketë një koncert me veshje, një shfaqje operistike skenike ku do përmblidhen numrat më të mirë të master klasave të solo këndimit dhe master klasave nga qytetet e tjera të ESMA-së në gusht nga Peja dhe Gjakova”.

Koordinatori i kurseve të kitarës së ESMA 2019, Erhan Mujka,  është shprehur i kënaqur me kurset e kitarës që janë mbajtur në Mitrovicë dhe ka uruar për mbarëvajtje të mirë edhe në qytetet tjera.

“Në Mitrovicë është mbajtur edicioni i dytë i kurseve të kitarës në kuadër të ESMA 2019, këtë vit kemi pasur nga 15 deri 21 korrik kursin e kitarës me 14 pjesëmarrës dhe me tre profesorë, gjithashtu kemi pas edhe koncerte të ndryshme. Është një nismë shumë e mirë për Mitrovicën dhe për ESMA-në dhe është shumë shpresëdhënëse sepse në raport me vitin e kaluar numri i pjesëmarrësve është dyfishuar dhe ky është një sinjal shumë i mirë për interesimin e të rinjve nga Kosova dhe nga jashtë”. 

“Kemi pasur pjesëmarrës nga Kosova, Shqipëria Greqia, Bullgaria dhe kështu kemi bërë një “Union Evropian” të muzikantëve. Unë jam shumë i kënaqur me ecurinë e përgjithshme të ESMA-ës në Mitrovicë dhe shpresoj që të shkojmë mirë edhe në pjesë të tjera të ESMA-së 2019”.

Ardita Statovci, profesoresha e pianos në ESMA 2019, ka folur për rëndësinë e këtij organizimi edhe pjesëmarrësit.

“Mendoj që për të rinjtë nga rajonet tona Kosova, Shqipëria, Maqedonia dhe Mali i Zi, master klasat janë jashtëzakonisht të rëndësishme për zhvillimin e nivelit të tyre, zhvillimin artistik dhe profesional por do të thoja edhe njerëzor natyrisht sepse muzika ka të bëjë me emocion, me pasion, me dashuri dhe kjo është një urëlidhëse mes njerëzve pa marrë parasysh se nga cili vend vinë ata, nga cila shkollë, pra është një simbiozë që ngërthen të gjitha këto elemente në vete”.

Presidenti i Shoqatës Artium Eudora, Pierr Veba, ka treguar më shumë sesi shoqata që ai drejton ka dhënë kontribut që ESMA të mbahet çdo vit pasi shoqata në fjalë ka ndërtuar siç është shprehur ai “shtëpi të përhershme” për këtë akademi muzikore.

“Nga viti 2015 ishte radha e Ambasada e Luksemburgut që ta merr përsipër realizimin e edicionit të katërt të ESMA-së dhe ishte përnjëmend një përvojë e këndshme dhe e pasur, më pas kemi menduar se patjetër duhet një shtëpi e përhershme për ESMA-në, sepse organizatorët në fillim ishin një ambasadë pas tjetrës, pastaj disa ojq që e kishin marrë këtë si një kontratë pune dhe më pas ne themeluam Shoqatën “Artium Eudora” me mision që ESMA të mbahet çdo vit dhe që muzika dhe artet tjera të përforcohen dhe inkurajohen në Kosovë”, përfundoi ai. / Qendrim Badalli / KultPlus.com




Tryezë kushtuar Pjetër Bogdanit, vlerësohet si mjeshtër i formave të ligjërimit

Bujar Meholli

Sot, në ditën e tretë të Seminarit për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare u mbajt tryeza kushtuar figurës së Pjetër Bogdanit, shkruan KultPlus.

Drejtuesi i kësaj tryeze shkencore prof. Osman Gashi foli në pika të shkurtra për biografinë e Bogdanit dhe formimin e tij derisa më pas prezantoi panelistët.

Prof. Kujtim Shala, prof. Evalda Paci dhe Dom Lush Gjergji ishin panelistët e tryezës së sotme të mbajtur në sallën “Idriz Ajeti” të Fakultetit të Filologjisë.

Kumtesa e parë me titull “Libri i Bogdanit” u lexua nga prof. Kujtim Shala i cili u fokusua te vepra madhore e Pjetër Bogdanit “Cuneus prophetarum”. Shala e quajti Bogdanin mjeshtër të formave të ligjërimit dhe vëri pyetjen se a është aktual Bogdani?

“Bogdani lexohet edhe sot ndërsa leximi është provë klasiciteti. Një vepër e kryer, kryerjen e ka në idetë e saj, ndërsa përkryerjen në diskurs. Të lidhura bashkë dhe të prera për nga saktësia idetë dhe format janë shenjat tipike të veprës së Bogdanit”, tha Shala.

Më tej ai foli për statusin e autorit në kohën e Bogdanit.

“Komentatori dhe auktori ishin autoritetet e retorikës së literaturës kishtare. Retorika religjioze jep mësimin e virtytit me të gjitha shenjat e diskursit bindës” shpjegoi ai.

“Veprat e tilla strukturohen duke pasur parasysh predikumin. Ligjëratat e Bogdanit janë morale, dhe ato shënjojnë strukturën retorike që na çojnë te sistemi logjik”. Tutje ai foli për rrugën, jetën dhe të vërtetën në veprën e Bogdanit. “Libri i Bogdanit na çon te virtyti për të kërkuar shpëtimin te Krishti Zot — ‘Zot na shpëto, mbaruam’. Vepra e kryer e Bogdanit është rezultat i punës së gjatë”, potencoi Shala.

Profesoresha Paci në kumtesën e saj trajtoi shërbimin e Bogdanit për dijen dhe atdhesinë.

“Vepra e Bogdanit është realizim kompleks si nga përmbajtja dhe vëllimi dhe ndërthurja e krerëve përbërëse la gjurmë të ndjeshme në personalitetin e këtij autori”, theksoi ajo. Dom Lush Gjergji në kumtesën e tij me titull “Imzot Pjetër Bogdani njeri i fesë, kombit dhe kulturës”, tha se vepra e tij nuk mund të kuptohet pa dimensionin e fesë dhe besimit. Ai tha sa Bogdani kishte përgatitje filozofike, teologjike, shpirtërore dhe kulturore në nivelin më të lartë.

“Ai kishte qëllim mbrojtjen e popullit shqiptar nga ndikimet dhe sundimet e të huajve, zhvillimin fetar kulturor dhe shpirtëror dhe shlirimin nga robëria dhe injoranca nëpërmjet zgjimit fetar dhe kombëtar si parakusht për vetëdijesim nga sundimi shekullor turko-otoman”, tha mes tjerash Dom Lush Gjergji në këtë tryezë kushtuar Bogdanit me rastin e 330-vjetorit të vdekjes së tij.

Në ditën aktivitetet e Seminarit do të vazhdojnë në Fakultetin e Filologjisë, me kurse të gjuhës dhe ligjërata. /KultPlus.com

“Kalëruese e dhembjeve jam” nga Kimete Ternava, përkthehet në gjermanisht

Është përkthyer dhe botuar nga gjuha shqipe në gjuhën gjermane libri i Kimete Ternavës, “Kalëruese e dhembjeve jam” (“Reiterin der schmerzen bin ich”), nga përkthyesi Salajdin Gashi.

Sipas redaktorit të këtij libri, Adem Gashi, poetja Ternava “është një kalorëse këmbëngulëse, e durueshme dhe e ekuilibruar e dhembjes. Përtej këtij mëtimi ajo na bindi se ndjek itinerarin e shkronjave gjatë të cilit formon trajtat dhe përmbajtjet estetike të ndjenjave, temave e motiveve.

Në kontekstin e pozicionit krijues ajo si duket është e zgjedhura e fatit të mërgimtares, e fatit të gruas, e fatit të reagimit të mençur që shpërfill tundimet dhe joshjet e botës gri.

Sot, në botë e këtu, ka lëvizje të shumta, shoqata e ojq që me butafori shurdhojnë dynjanë  sikur u plasi për femrën, gruan e barazinë gjinore. Kimetja ka zgjedhur mjetin e saj, fjalën e bukur dhe vargun poetik për zëdhënës të shqetësimeve, trysnive e shtrëngesave të tjera të jetës. Duke qëmtuar çastet nga tërësia e ditëve ajo vetidentifikohet me subjektet lirike dhe shqipton protestën artistike krejtësisht autentike.

Vargjet dhe poezitë e këtij libri më vijnë shumë shpresëdhënëse për zhvillimin e saj brenda gjirit të poeteshave shqiptare”. /Epokaere/ KultPlus.com

Kori i vajzave të Liceut Artistik “Jordan Misja” performon në Berlin

Dyzet vajza nga Liceu Artistik “Jordan Misja” kanë performuar në “Takimin Ndërkombëtar të Koreve” në Berlin duke promovuar vlerat kulturore, artistike, qytetare dhe europiane në kryeqytetin gjerman.

Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Besa Shahini thotë se vajzat shqiptare kanë përjetuar një eksperiencë unike duke performuar bashkë me Korin e Vajzave të Berlinit dhe duke bashkëpunuar njëkohësisht me dirigjentë të mirënjohur ndërkombëtarë.

“Për herë të dytë tashmë, kori i 40 vajzave të liceut ka kënduar duke promovuar vlerat kulturore, artistike, qytetare dhe europiane në kryeqytetin gjerman. Vajzat shqiptare kanë përjetuar një eksperiencë unike duke performuar bashkë me Korin e Vajzave të Berlinit dhe duke bashkëpunuar njëkohësisht me dirigjentë të mirënjohur ndërkombëtarë”, -thotë ministrja.

Grupi shqiptar është bërë pjesë gjithashtu e një sërë aktiviteteve të tjera të përbashkëta si workshop-et, provat, vizitat pranë familjeve gjermane, ato turistike, kulturore etj.

Pas pjesëmarrjes në evente të shumta ndërkombëtare, ky është edhe bashkëpunimi i dytë me Korin e Vajzave të Berlinit, pas atij të 2017-tës. / atsh / KultPlus.com

Pas shtëpisë ikonë të Kadaresë, përfundon kinemaja historike e Maks Velos

Bashkia e Tiranës ka përfunduar rikonstruksionin e plotë të kinemasë së Laprakës, e cila ndryshe njihet edhe si kinemaja e Maks Velos.

Godina e vjetër emblematike që është projektuar nga Maks Velo, është rikonstruktuar totalisht dhe tashmë është gati ti shërbejë 60 mijë banorëve të kësaj njësie si një kinema, qendër për aktivitete kulturore dhe artistike, shfaqje, konventa, seminare, promovime librash, teatër, etj. Gjithashtu, mjediset e reja do t’i vijnë në ndihmë edhe nxënësve, që studiojnë në shkollat në Laprakë, për organizimin e aktiviteteve të ndryshme kulturore, duke përmirësuar në këtë mënyrë edhe jetën artistike të zonës, e cila deri pak vite më parë ishte lënë në harresë.

Kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj thotë se pas shtëpisë ikonë të Kadaresë, shumë shpejt është gati kinemaja e Laprakës ose ndryshe kinemaja historike e Maks Velos.

“Një kinema e re në qytet? Pas shtëpisë ikonë të Kadaresë, shumë shpejt është gati kinemaja e Laprakës ose ndryshe kinemaja historike e Maks Velos”, -tha Veliaj.

Po kështu, specialistët e njësisë administrative nr.11 në Tiranë thonë se “kur historia e qytetit gërmohet, rijetëzohet dhe zhvillohet nga “pallati kubik” i Kadaresë, tek piramida, teatri e kinematë në çdo lagje të Tiranës! Kinemaja e Laprakës po bëhet gati të flasë nëpërmjet artit arkitekturorë të Maks Velos, i cili kaloi jo pak sfida të regjimit për shkak të prirjeve të tij moderniste”. / atsh / KultPlus.com

Media gjermane realizon reportazh për turizmin kulinar të Shqipërisë




“Shqipëria po shndërrohet në një destinacion të turizmit kulinar”, kështu fillon reportazhi i medias gjermane për turizmin kulinar të Shqipërisë, që nga ta po vlerësohet si shumë unik.

KultPlus më poshtë ju sjellë disa nga pjesët më interesantë të përshkrimit në këtë reportazh.

“Pallate të bardha të ndritshme me shtylla prej guri dhe shqiponja të arta mbi çati, shtëpi me fasada tërheqëse, kafene të populluara mbi tarraca, struktura me kupolë të stërmadhe e Katedrales moderne “Ngjallja e Krishtit”. Një udhëtim me taksi nëpër kryeqytetin e Shqipërisë është si një turne nëpër ndalesat kryesore të historisë shqiptare – dhe pse jo një pjesë e pazbuluar e Europës”.

“Vendi nuk është akoma i mbipopulluar, ndonëse shquhet për pushime në bregdetin e Adriatikut, me fshatra origjinale, çmime të arsyeshme, njerëz mikpritës dhe, mbi të gjitha, kuzhinën e shkëlqyer tradicionale. Ky vend ishte harruar prej kohësh. Shqipëria zë një sipërfaqe të vogël dhe ka arritur të ruajë shumë mirë traditën e saj të kulinarisë”.

“Kuzhina tradicionale e Shqipërisë po modernizohet

Pjesa e parë e udhëtimit kulinar nëpër kuzhinën orientale-mesdhetare të Shqipërisë na çon në skajin e Parkut të Madh me liqenin e krijuar nga dora e njeriut, ku gjendet edhe një shatërvan tepër i këndshëm. Një ndërtesë e viteve ’70, fasada me elementë në ngjyrë portokalli”.

“Specialitetet në Qytetin e Trashëgimisë Botërore në Berat.

Udhëtimi të çon në drejtim të kundërt. “Të gjithë gjermanët shkojnë në Berat”, thotë taksisti në Tiranë me shaka. Vizitorët e apasionuar pas turizmit kulturor shkojnë në qytetin e vogël rreth 120 kilometra në jug të Tiranës për t’u njohur me arkitekturën osmane: pallatet e bardhë në kafe që ngrihen sipër njëra-tjetrës deri në kështjellën mbi kodër – Trashëgimia Botërore e UNESCO-s në Shqipëri”.

“Por nëse largohesh nga qendra historike dhe ecën përgjatë Rrugës Antipatrea, është si të udhëtosh mbrapa në kohë drejt komunizmit, sepse ka kaq shumë fasada të pangjyrosura ose të çimentuara si për të thënë. Dyqanet e vogla ushqimore ofrojnë të njëjtën pamje si në Tiranë: ushqim vendas, birrë shqiptare, ujë nga kompanitë lokale në vend të korporatave ndërkombëtare”.

“Edhe bajamet e pjekura në shtëpi dhe reçeli prej mandarine i përgatitur në kushte shtëpie janë produktet në shitje – shumë pronarë po fitojnë të ardhura shtesë falë këtij biznesi. Ndihet aroma e kafesë së sapobluar. Asnjë Starbucks dhe McDonald nuk duket në horizont. Në ditët e sotme, nuk ia vlen që korporatat globale të zgjerohen në vende relativisht të vogla dhe të varfra. Frutat dhe perimet në shitje vijnë nga zonat rurale më në brendësi të vendit”.

“Kthehuni në Tiranë ku nuk duhet të humbisni një vizitë në “Fishop”, një restorant i vogël, kuzhina e të cilit është e dukshme përmes një paneli xhami. Edhe në orët e vona të pasdites, dhoma e ftuarve është e mbushur plot e përplot”.

“Një vend i cili nuk tund kokën. Nuk ke pse të hysh në një bisedë për Flinë, peshkun e freskët dhe verën vendase, për të vizituar Shqipërinë”.  / KultPlus.com


Mbretëresha Geraldinë: Unë dëshiroj të kujdesem mbi të gjitha për gratë dhe fëmijët e vendit tim të ri

Nga Aurenc Bebja

“Paris-Midi” ka botuar, të martën e 26 prillit 1938, në ballinë, intervistën ekskluzive të korrespondetit të saj me mbretëreshën e ardhshme të Shqipërisë, të cilën, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar:

 “Unë dëshiroj të kujdesem mbi të gjitha për gratë dhe fëmijët e vendit tim të ri”… na rrëfen kontesha Apponyi, Mbretëresha e ardhshme e Shqipërisë. 

Tiranë, 26 Prill.

Në shoqërinë e gazetarëve hungarezë, të vetmit që ishin lejuar ta vizitonin atë, unë u prita nga kontesha Apponyi, e cila, nesër, do të jetë mbretëresha e shqiptarëve. Z. Libohova, Ministër i Punëve të Jashtme, mori pjesë në këtë takim.

 Jashtë, para një turme fëmijësh piktoreskë, qindra ushtarë po bënin ushtrime, duke përgatitur kështu paradën e madhe ushtarake që do t’i paraprijë ceremonisë së martesës.

Ja një riprodhim i kartolinës botuar në Shqipëri me rastin e dasmës mbretërore – Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

Përpara vilës simpatike ku banon kontesha, ushtarë të tjerë qëndronin roje. Mbretëresha e ardhshme na priti në një sallon të ndriçuar nga rrezet e diellit, me muret ngjyrë bezhë, ku kolltuqet e mbuluara nga një pëlhurë e errët blu, ishin të stilit puro anglez.

Me një qasje të lehtë, flokët platin, e qeshur dhe e freskët, pavarësisht lodhjes dhe tensionit të ditëve të fundit – përgatitjet për ceremoninë e dasmës, provat, vizitat, leximi i një sasie të madhe korrieri – kontesha shfaqet :

“— Unë jam e lumtur për simpatinë që më kanë manifestuar; populli shqiptar, me të vërtetë, më bën të ndihem mirë; por ajo që më pëlqen më së shumti është të shoh se sa i ngjan popullit hungarez. E njoh historinë e tij shumë mirë…

Puna ime e re si mbretëreshë ? Nuk më frikëson aspak, madje as të gjitha detyrimet që ajo përfshin dhe për të cilat tani jam e përgatitur mirë : dua të punoj për lumturinë e popullit që më mirëpriti me kaq dashuri. Por veprimtaria e një mbretëreshë duhet të jetë veçanërisht femërore : më së shumti dua të kujdesem për gratë dhe fëmijët e vendit tim të ri ; Me pak fjalë, dua të jem për popullin shqiptar, ashtu siç ishte mbretëresha Elizabet për popullin hungarez.” — Aigner

https://ëëë.darsiani.com/la-gazette/intervista-ekskluzive-e-mbretereshes-geraldine-per-paris-midi-1938-une-deshiroj-te-kujdesem-mbi-te-gjitha-per-grate-dhe-femijet-e-vendit-tim-te-ri/.

“No Time To Die”, titulli i kapitullit të 25-të të James Bond

Filmi i 25-të i aventurave të agjentit të famshëm të mbretëreshës, James Bond do të titullohet “No Time To Die” (S’ka kohë për të vdekur), njoftoi të premten në “Twitter” ekipi i prodhimit.

“Ai do të shfaqet nëpër sallat e kinemave më 3 prill në Britani të Madhe dhe 8 prill në SHBA”, theksoi produksioni.

Për këtë episod të 25-të të realizuar nga regjisori amerikan Cary Fukunaga, britaniku Daniel Craig vesh sërish kostumin e agjentit 007 ndërkohë që aktori amerikan që ka fituar Oscar,  Rami Malek do të luajë rolin e të keqit. Aktoret, Naomie Harris dhe Lea Seydoux do të jenë gjithashtu bashkë me Ben Whishaw. /KultPlus.com

Pamje nga shkatërrimi i lokalit të Mihal Kokëdhimës, biznesmeni që sulmoi turistët spanjollë

Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka nisur që prej orës 07:00 të ditës së sotme prishjen e lokalit te Mihal Kokëdhima në Porto Palermo.

Kokëdhima u bë i njohur pas skandalit me sulmin ndaj turistëve spanjollë dhe tashmë aktualisht po qëndron në burg.

Gjatë kontrolleve që autoritetet shqiptare bënë në lokalin e Kokëdhimës u konstatua se restoranti në një sipërfaqe prej 2 mijë metra katrorë i vendosur buzëdetit ishte pa leje.

Forca të shumta policie shkuan në mbështetje të Inspektorati Kombëtar gjatë këtij aksioni ku për momentin nuk është shënuar asnjë incident./gazetametro.net/ KultPlus.com