Shkodra nderon aktoren e madhe të kinematografisë, Mirjam Bruceti

Aktorja shkodrane, Mirjam Bruceti, nderohet me titullin “Mirënjohja e qytetit”, duke vlerësuar kështu kontributin qe ajo dha në artin shqiptar, me rolet e pafundme në skenën e teatrit dhe kinematografisë.

“Përse erdhe ti në këtë dasmë, si të bënë këmbët që erdhe? A nuk e kupton që je i tepërt këtu, je i mallkuar? Ti e kupton që je i tepërt!”

Janë vargje që na kthejnë pas në kohë, plot 30 vite më parë, në 1989. Asokohe ishte në lulëzimin e karrierës së saj, ndërsa sot në “shtëpinë” ku u rrit artistikisht, aktorja e njohur shkodrane Mirjam Bruçeti na dhuron po të njëjtin emocion, përtej 70 viteve mbi supe.

Eshtë një ditë e shënuar për të, këshilli bashkiak i Shkodrës i akordoi titullin “Mirënjohja e qytetit”, duke vlerësuar kontributin qe ajo dha në artin shqiptar, me rolet e pafundme në skenën e teatrit dhe kinematografisë.

Aktorja që ndan jetën mes Francës dhe Shqipërisë ka pafund emocione dhe shprehet se ndjehet borxhlie ndaj Shkodrës.

Mirjam Bruceti: Kudo që të jeni, kudo që të jem, mendoj se kam dhënë diçka për Shkodrën, asnjë gjë nuk kam dhënë. Kudo që të jem, Shkodra më ka dhënë shumë më tepër sesa unë mundem me i dhënë.

Pjesë e krijimtarisë së Mirjam Bruceti janë dhe filmat në kinostudion “Shqipëria e Re”, si “Dëshmorët e monumenteve”, “Midis dy dasmave”, “Thesari”, ” Mysafir i paftuar”, “Flutura në kabinën time”, “Flaka e maleve”, Rruga e lirisë, “Militanti” etj.

Poeti

Poezi nga Rainer Maria Rilke

Ti largohesh prej meje, ti orë.
Plagë më hap rrahja e flatrave të tua.
Vetëm: ç’më duhet e imja gojë?
Nata ime, dita ime ç’më duhen mua?

Unë s’kam të dashur, as zgjua,
s’kam shtëpi ku të vdes e të tretem
gjithçkaje i falem, gjithçkaje i jepem
pasurohet, e pastaj paguan me mua.

KultPlus.com

Egjipti tregon Tutankhamunin e praruar

Në Egjipt, u shfaq ditën e diel, arkivoli i praruar i faraonit Tutankhamun, pas restaurimit për herë të parë që kur u zbulua varri i mbretit, në vitin 1922. Procesi i restaurimit filloi në mesin e muajit korrik, pasi arkivoli me tre nivele u transferua në Muzeun e ri të Madh Egjiptian, në Kajro, nga Lugina e Mbretërve në Luxor.

“Po ju tregojmë një art unik në histori, jo vetëm për Egjiptin, por për mbarë botën”- është shprehur Ministri i Antikiteteve, Khaled el-Enany, në një konferencë shtypi në muzeun e ri, i cili përfaqëson mbikëqyrjen e piramidave të famshme në Giza.

Arkivoli i artë i mbretit, do të shfaqet së bashku me artefakte të tjera të Tutankhamunit, në fund të vitit të ardhshëm, kur megamuzeu i ri i Egjiptit do të hapet për publikun. Restaurimi pritet të zgjasë rreth tetë muaj.

Arkivoli i jashtëm i praruar i drurit është 2.23 metra i gjatë dhe i zbukuruar me një përshkrim të mbretit, që mban simbolet faraonike, sipas ministrisë.

Në shekullin e kaluar, arkivoli “ka pësuar plasaritje në shtresat e suvasë, veçanërisht ato të kapakut dhe bazës”. Arkeologu i njohur britanik Howard Carter, zbuloi varrin e mbretit të dinastisë së 18-të, në Luxor, në vitin 1922.

Njoftimi i të dielës, vjen pas polemikave, kur një artikull 3 000-vjeçar i faraonit Tutankhamun, u shit në Londër, për 6 milion dollarë.

Autoritetet egjiptiane e dënuan aktin, duke i kërkuar agjencisë ndërkombëtare të policisë “Interpol”, të gjurmonte artefaktin që konsideron si pronë që i përket Egjiptit.

Berat, kthehet në identitet një tjetër banesë monument kulture

Bashkëpunimi i DRKK- Berat me CHWB-Albania dha rezultatet e para me përfundimin e restaurimit të fasadës në banesën e Vasil Shyti monument kulture kat e II në lagjen Goricë.

Ndërhyrja u krye nga praktikantët e rinj në drejtimin e mjeshtrave sipas teknikës tradicionale të restaurimit.

Ndërhyrja konsistoi në restaurimin e fasadës, duke ruajtur vlerën dhe mënyrën tradicionale të ndërtimit.

Banesat beratase janë një dëshmi e vyer e diversitetit urbanistik dhe arkitektonik, karakteristikë e Beratit.

Ministria e Kulturës, Instituti i Monumenteve të Kulturës dhe Drejtoritë Rajonale të Kulturës Kombëtare në të gjithë vendin, po punojnë çdo ditë në mbrojtje të trashëgimisë kulturore.

Fshati që quhej… Nju Jork!

Nju Jorku, sot një nga vendet më të zhvilluara, ku ngrihen kulla nga më të lartat në botë, shumë vite më parë, ka qenë thjesht tokë bujqësore ku ngriheshin disa ferma.

Muzeu i koleksionit online të qytetit të Nju Jorkut, zbulon një sërë fotosh që tregojnë sesi dukej qyteti në atë kohë.

Galeria me fotografi përmban ilustrime dhe fotografi të kodrave përreth, që më vonë u rrafshuan për të krijuar atë që është sot:

Nannerli, motra gjeniale e Mozartit

Maria Anna Mozart, motra e madhe e Wolfgang Amadeus Mozartit, do të kishte qenë një emër tjetër i madh i muzikës, nëse nuk do të ishte për pengesat që koha i vinte një gruaje në karrierë. Edhe pse e talentuar, Maria u detyrua ta linte muzikën, që të mësonte të gatuante dhe të martohej.

Në rininë e hershme, vëlla e motër luanin së bashku nëpër Evropë dhe shpesh ishte “Nannerl” (pseudonimi i Maria Annas) ajo që merrte vëmendjen më të madhe të kritikëve.

Por, më pas, familja vendosi ta sakrifikojë talentin e saj për të përqendruar gjithçka te djali, Wolfgang.

Paratë nuk ishin të mjaftueshme për të financuar turnetë evropiane të të dyve dhe, për këtë arsye, në moshën 18-vjeçare karriera e Maria Annas u ndërpre. Fati i saj ishte një tjetër: të martohej me një baron të pasur, të bëhej një grua e mirë dhe një nënë e mirë.

Historinë e motrës së harruar të Wolfgang Amadeus Mozartit, gati dy shekuj pas kohës kur jetoi, e risjell vepra teatrale e shkruar nga Sylvia Milo, “Mozarti tjetër”. Duke përdorur dokumente dhe letra që i përkisnin familjes Mozart, Milo ka vendosur t’i japë zë Nannerlit, gruas dhe artistes, muzikantes që ishte dhe asaj që mund të bëhej.

Kështu shkruante babai i saj, Leopold: “Në moshën 12-vjeçare, vajza ime e vogël është ndër pianistët më të mirë në Evropë”.

Wolfgang vetë ishte i qartë në lidhje me talentin e motrës së tij: “Unë jam i habitur, unë nuk e dija se ishe në gjendje të kompozoje kaq bukur. Të lutem, bëj më shpesh gjëra si këto”.

Për fat të keq, gjërat shkuan ndryshe dhe fundi ishte i parashikueshëm. Në atë kohë, në të vërtetë, vetëm familjet shumë të pasura mund të kishin mundësi të investonin te një pianist.

Megjithatë – shpjegon Milo, në një intervistë me “Huffington Post” – përgjigja e kritikëve të kohës është e qartë: “Nannerl madje dukej më mirë se Wolfgang. Shpesh, duke e parë historinë nga pikëpamja e grave, kuptojmë që nuk kemi një fotografi të plotë të saj”. /TemA TV/

Pashë në ëndërr gjenezën time

Poezi nga Dylan Thomas

Pashë në ëndër gjenezën time nën djersët e gjumit, duke çpuar
Lëvoren që rrotullohej, të fortë si muskuli
I një motori në trapano, duke u transportuar
Te shëmbëllimi dhe te trari i nervit.

Prej gjymtyrësh të bëra me përmasa krimbi, i hequr qafe
Prej mishit kryeneç, i limuar
Nga të gjitha veglat e barit, metal
Prej diejsh në natën që njerëzit shkrin.

Trashëgimtar i venave ku valon pika e dashurisë,
E shtrenjtë në kockat e mia një qenie, unë
Bëra xhiron e globit të trashëgimisë sime, udhëtim
Në klasë të parë, te njeriu që u ingranua gjatë natës.

Pash në ëndër gjenezën time dhe prapë vdiqa, shrapnel
I ngulur në zemrën në lëvizje, e grisur
Në plagën e qepur dhe erë e mpiksur, vdekje
Me maskë në gojën që gëlltiti gazin.

Esnaf në vdekjen time të dytë dallova lartësitë,
Vjelje thikash dhe bimësh helmuese, ndryshk
Gjaku im mbi të vdekurit e temperuar, duke forcuar
Luftën time të dytë për tu shkëputur nga bari.

Dhe në lindjen time ishte infektues pushteti, i dyti
Rresureksion i skeletit dhe
Veshje e re për shpirtin lakuriq. Virilitet
Rrodhi nga e dhimbshmja dhimbje.

Pashë në ëndër gjenezën time nën djersët e vdekjes, i rënë
Dy herë në detin që ushqen, jo më i freskët
Në ujin e kripur të Adamit derisa, shëmbëllim
I një force të reje njerëzore, unë të kërkoj diellin.

KultPlus.com

Odhise Paskali duke i dhënë dorën e fundit “Skënderbeut”

Një fotografi bardhezi është realizuar në vitin 1966. Subjekt është Skënderbeu i përjetësuar në skulpturë. Aty është mjeshtri i skulpturës shqiptare, Odhise Paskali, teksa i jep jep dorën e fundit monumentit.

Portreti më i hershëm i Skënderbeut supozohet se është bërë sipas një skice të piktorit venecian Xhentile Benini, ku Skënderbeu paraqitet i moshuar, e që ndoshta ka pozuar gjatë udhëtimit të tij të fundit në Itali në vitin 1466.

Ndërsa, e para skulpturë me imazhin e tij ishte ajo skulptorit dhe poetit Murat Toptani (1917). Më pas, bustet për këtë hero u përhapën në shumë qytete të Shqipërisë dhe botës.

Monumentin e Skënderbeut në Tiranë e realizuan Odhise Paskali, Andrea Mano dhe Janaq Paço.

Ndikimi i mjedisit mësimor në zhvillimin e nxënësve

Një hulumtim i bërë nga Universiteti i Karolinë-s së Lindjes ka nxjerrë rezultate që “Fëmijët që marrin pjesë në periudha të shkurtra të aktivitetit fizik brenda klasës janë më të angazhuar dhe fleksibil në mësim, dhe tregojnë përmirësime dukshëm më produktive se sa nxënësit që nuk kanë  akitivizim fizik gjate orës mësimore.”

Ekziston një arsye mjaft e fortë pse tavolinat e mësimit në Shkollën Finlandeze janë të krijuara secila në formë të pjesëzave të mozaikut.”Flexible Seating” është filozofi e re që promovon praktikat më të mira për të mbështetur stilet e të mësuarit të nxënësve, veçanërisht nxënësve të klasave të para. Ajo inkurajon lirinë që studentët të ulen, të mësojnë dhe të punojnë në një mënyrë që është më komode dhe më e suksesshme për ta.
Një mjedis pozitiv shkollor përkufizohet si një shkollë që ka objekte adekuate, klasa të mirë-menaxhuara, mbështetje shëndetësore në dispozicion dhe një politikë të qartë me mjete disciplinore.

Laboratorët shkencor të: kimisë, fizikës, biologjisë, robotikës, kabineti i gjuhëve të huaja, të muzikës, artit e bëjnë kampusin dhe ambientin shkollor optimal për arritjen e rezultateve maksimale ku ndërthurren paralelisht teoria me praktikën.

Shkolla Finlandeze është gjithmonë në përpjekje për të krijuar kushte sa më të mira për nxënësit e saj, duke u permiresuar vazhdimisht ne hap me kohen dhe duke instaluar ne kurrikulen e vet metodat me bashkekohore dhe efikase te te mesuarit te njohura boterisht, duke besuar se një ambient atraktiv ndikon direkt në produktivitetin e nxenesve.

Me sistemin numër 1 në botë për edukim; me mësuesit më të mirë në botë, ata finlandez; me teknologjinë më të avancuar dhe iPad edukativ për secilin nxënës; me mësimin e bazuar në fenomene e lojra, e jo lëndë; dhe me qasjen krejt ndryshe të të mësuarit dhe zhvillimit të shkathtësive të shekullit 21 tek fëmijët tanë, Shkolla Finlandeze në Kosovë po shihet si një revolucion në sistemin arsimor të Kosovës. Shkolla posedon kampusin inovativ tek rrethi i QMI-se, ndërsa për më shumë informata mund të kontaktoni në:

Numrin kontaktues: 045 235 650

Web faqen: www.shkollafinlandeze.com apo

Facebook: www.facebook.com/ShkollaFinlandeze.

Tri Haiku në gjuhën shqipe

Alba – nga Ezera Pound

E freskët posi gjethe të qullura
muzgjesh
Ajo shtrihet pranë meje në agim.

Kurrkund – Mizuta Masahide

Çatia u dogj:
tani
mund të sodis hënën.

Haiku – ErollVeliu

Më kot grumbulloni pasuri,

Varri është i thellë.

Qefini nuk ka xhepa!

KultPlus.com

Poezia metrike dhe meditative Haiku

Ndonëse modernizmi dhe postmodernizmi nuk e duron poezinë metrike, ka një foormë të poezisë metrike që kurrë nuk bëhet monotone, është Haiku japonez, shkruan KultPlus.

Poezia metrike Haiku është poezi me njëvarg të vetëm. I ndërtuar prej tre rreshtave të vetëm përmban një fuqi të madhe poetike.

Haiku ndërtohet nga një pesërrokësh, një shtatërrokësh dhe një pesërrokësh tjetër.

Ndonjëse është formë e poezisë, sidomos në lindje, është adaptuar shumë shpesh edhe nga poetë perendimorë.

Rasti më i mirë është Ezra Pound, i cili e njihte dhe e adhuronte këtë formë të poezisë më shumë se gjithçka tjetër.

Haiku ndryshe njihet si “Poezia gjëegjëzë” pasi brenda atyre tri vargjeve të vetme që ka ndërthurë çështjet më komplekse të jetës njerëzore.

Ky lloj i poezisë është konsideruar si poezi meditative dhe filozofike nga shkrimtarë dhe kritikë të njohur.

Poetët më të famshëm japonez që kanë shkruar Haiku janë: Yosa Buson, Matsuo Bashō, Kobayashi Issa, Fukuda Chiyo-ni, Uejima Onitsura e shumë e shumë të tjerë./KultPlus.com

Nis restaurimi i sarkofagut të faraonit egjiptian

Sarkofagu i artë i mbretit egjiptian, Tutankamun, është prezantuar për herë të parë jashtë varrit. Prezantimi i sarkofagut të lashtë është bërë si pjesë e punës për restaurimin e tij që do të zgjasë tetë muaj.

Gjendja e sarkofagut është shumë e dobët pasi asnjëherë deri më tani nuk është restauruar. Ky sarkofag është pjesë e tre sarkofagëve që janë gjetur në Luginën e Mbretërve në Luksor.

Këta tre sarkofagë nuk janë restauruar që kur u zbuluan para gati 100 vjetësh.

Sarkofagu dhe koleksioni i thesareve të faraonit Tutankahmun, pritet të jenë pjesët më të vlefshme të Muzeut të Madh egjiptian që ky shtet do ta hapë vitin e ardhshëm në afërsi të Piramidave të Gizës.

Arkeologu britanik Howard Carter zbuloi varrin e mbretit të dinastisë së 18 në Luginën e Mbretërve në vitin 1922. Varri ishte i paprekur dhe kishte 5 mijë artefakte. Ministria e antikiteteve të Egjiptit ka njoftuar se sarkofagu është transferuar në muze gjatë muajit korrik.

Muzeu më i madh i Egjiptit është duke u ndërtuar për 15 vjet dhe pjesërisht është financuar nga Japonia.

Ky muze do të hapet në fund të vitit 2020. /KultPlus.com

Gazmend Pallaska, zëri i ëmbël i këngëve të paharruara

Nuk mund të kujtohet periudha e artë e muzikës shqipe pa e kujtuar Gazmend Pallaskën.

I lindur në Prishtinë, Pallaska është një prej këngëtarëve më të mirë shqiptarë. Ai mori pjesë katër herë në Festivalin e njohur Jugovizija dhe ishte ndër këngëtarët shqiptarë të cilët njiheshin edhe jashtë trojeve shqipfolëse të Jugosllavisë.

Plot këngë kanë mbetur nga bagazhi i gjerë muzikor i Pallaskës, një këngëtar të cilin edhe sot e dëgjojnë plot gjenerata.

Sot po e sjellim një video nga viti 1978, nga arkiva e Radio Televizionit të Prishtinës. Megjithatë, secila këngë e Pallaskës është mjeshtri në vete dhe një kujtim i bukur i një kohe tjetër / KultPlus.com

Valentina Sampaio, modelja e parë transgjinore e Victoria’s Secret

Marka e famshme amerikane e të brendshmeve ka vendosur që të përfshijë në sfilatë për herë të parë një modele transgjinore. Siç raportohet, Valentina Sampaio është modelja e parë transgjinore pjesë e ‘Victoria’s Secret’.

Ajo është 22 vjeçe dhe është braziliane, modele dhe aktore, e lindur mashkull. Në vitin 2017, ajo ishte e para modele transeksuale që doli në revistën ‘Vogue’, në versionin francez, brazilian dhe gjerman.

Së fundmi, biondja ka publikuar imazhe nga prapaskenat e xhirimeve për ‘VS Pink’, linjë kjo që mban firmën e Victoria’s Secret.

Në ndërkohë, në një postim tjetër Valentina ka shkruar: “Kurrë mos pusho së ëndërruari”.

Theksojmë që Sampaio është po ashtu edhe modelja e parë transgjinore që pozoi për ‘Vogue Paris’ në shkurt të vitit 2017. /KultPlus.com

Muzikë barok dhe klasike në koncertet e radhës të Bienales

Muzika baroke dhe ajo klasike ishin kryefjala e dy koncerteve të fundit në Bienalen “Netët e Muzikës Klasike” që po zhvillohet në Durrës. Bashkë me ansamblet interpretuese, të pranishmit kanë shijuar edhe verërat e kantinave lokale dhe të huaja, që janë bërë pjesë e këtij edicioni me temë “Muzika dhe Vena, një harmoni e përkryer”.

Orkestra rinore e Durrësit (ORD) në mbrëmjen e muzikës baroke solli për dëgjuesit “Musique de Table” dhe “Suite 1707” nga Zhan Baptist Luli (1632-1687). Nën drejtimin e dirigjentit Florian Vlashi interpretët e rinj vijuan koncertin me disa pjesë nga Zhan Filip Ramo (1683-1764), duke fituar edhe duartrokitjet e publikut të pranishëm në sallën e hotel “Adriatikut” në plazhin e Durrësit. Violonçelisti 15-vjeçar Martin Vlashi, së bashku me orkestrën ishte protagonist i “Këngëve” nga Xhirolamo Freskobaldi (1583-1643).

Solistët Laura Llozi dhe Florian Vlashi e mbyllën me sukses mbrëmjen e kaluar, duke interpretuar në koncertin për dy violin nga Antonio Vivaldi (1678-1741).

Një atmosferë tjetër artistike u ndje në koncertin pasardhës të muzikës klasike, ku u luajtën vepra nga Haydn, Mozart dhe Beethoven.

Daniel Vlashi (violinë) që studjon në Francë dhe Gjermani, Juliana Laska (violonçel) profesore në Francë dhe Zamir Kabo (piano) që punon në Gjermani interpretuan si duete dhe trio disa nga veprat e kolosëve të muzikës klasike.

Pas koncertit spektatorët ndoqën në video përshëndetjen e këngëtarit të mirënjohur italian Albano Carrisi, i cili kishte sjellë në Bienale verë të prodhuar nga vreshtat e tij. Njohja dhe shijimi i verërave franceze, italiane dhe austriake shoqëruar me shpjegimet e somelierit Dashamir Elezi mbyllën pjesën zyrtare të koncerteve. /KultPlus.com

Elvana Gjata ndezi skenën e festivalit ‘Sunny Hill’

Elvana gjata është një ndër këngëtaret tona më të njohura dhe së fundmi nuk ka ngurruar edhe në publikimin e hiteve të reja në 2 bashkëpunime të njëpasnjëshme, një me Capital T, dhe këngën më të fundit me Ardian Bujupin, ‘Mein Liebe’.

Këtë rradhë Elvana ka qenë e ftuar në Sunny Hill Festival, ku është ftuar nga Dua Lipa.

Elvana nuk ka nguruar të falenderojë publikun për duartrokitjet që i kanë dhuruar dhe është shprehur se realisht ato duhet t’i kalojnë Duas dhe babait të saj Dukagjin Lipës që bënë një veprim të mrekullueshëm me këtë festival.

Elvana ka ndarë edhe disa momente nga festivali me foto dhe video që tregojnë atmosferën. /KultPlus.com

Bebe Rexha dhe shumë yje tjera bëjnë thirrje kundër vrasjeve në Amerikë

Sulmet e armatosura në El Paso të Teksasit dhe Dayton të Ohios që ndodhën në fundjavë e ku mbetën 29 të vrarë e shumë të tjerë të lënduar, kanë nxitur reagimin edhe të yjeve të showbizit.

Ndër to ishte edhe këngëtarja shqiptare në Amerikë, Bebe Rexha, dëshiron të bëhet më shumë se veç ndarje e dhimbjes me të tjerët.
Ajo ka dashur t’u ofrojë të gjithëve informata se si mund të ndërmarrin masa duke thirrur autoritetet, shkruan “popcrush”.

Po ashtu, bashkë me yjet tjera, Rexha ka nisur postimin me “@Everytown”, që është “lëvizje e amerikanëve që punojnë bashkë për t’i dhënë fund dhunës me armë dhe për të krijuar komunitete më të sigurta”, që nisi më 2011.

Reperja Cardi B ka kërkuar nga autoritetet ndërmarrjen e masave më të mira ndaj sulmeve të tilla.

Khalid, Reese Witherspoon, Chris Evans, Alyssa Milano e shumë yje të tjera po ashtu reaguan kundër sulmeve të tilla në rrjete sociale. /KultPlus.com



Edhe këtë vit, Kolegji Universum mbetet zgjedhja e parë e maturantëve për studime

I cilësuar si institucioni më inovativ në vend, i rankuar në top 3% të shkollave më të mira në botë nga Agjencioni prestigjoz EdUniversalKolegji Universum edhe këtë vit mbetet zgjedhja e parë e maturantëve për studime. 
Për shkak të këtij interesimi të jashtëzakonshëm të maturantëve për regjistrim, këtë vit Kolegji Universum ka hapur edhe kampusin e katërt më inovativ në vend, objekt ky i cili dukshëm do të ndikojë në përmirësimin e standardit studentor dhe do të rris kapacitetet e Kolegjit Universum për pranimin e studentëve të rinjë. Apliko këtu https://bit.ly/2HuMame
Përveq kampusit të ri modern, Kolegji Universum këtë vit ka shtuar programe të reja studimi dhe numrin e bashkëpunimeve me Universitetet Evropiane duke e ngritur në 395 numrin e BURSAVE Ndërkombëtare që do të ofrohen për këtë vit për studentë për shkëmbim në 22 shtete të BE-së dhe Turqi. 
Aplikimet kanë filluar, Eksploro Evropën gjatë studime, studio një semester në Evropë me të gjitha shpenzimet e mbuluara. Apliko këtu https://bit.ly/2HuMame

108 studentë të Kolegjit Universum deri tani kanë përfituar shkëmbim semestral në 22 shtete të BE-së. Kliko këtu, shiko fotot e studentëve përfitues të këtyre bursave. Informohu më shumë për programet e reja dhe për BURSAT ndërkombëtare që i ofron Kolegji Universum.
Apliko këtu https://bit.ly/2HuMame apo kontakto [email protected], 044 144 062 apo na ndiqni në rrjete sociale në facebook & instagram.

I ndjeri Arian Daci edhe më tej figuron si zëvendësministër

Arian Daci, ish zëvendësministër në Ministrinë e Diasporës kishte humbur jetën në fillim të këtij viti, përderisa ishte me pushime në Brezovicë, shkruan KultPlus.

Daci kishte humbur jetën pasi që ishte mbuluar nga një ortek bore.

Por, edhe pse kanë kaluar mbi shtatë muaj nga vdekja e Dacit, Ministria e Diasporës nuk ka marë mundin që të përditësoj të dhënat në faqen zyrtare të këtij institucioni.

Në këtë faqe, Arian Daci edhe më tej figuron si zëvendësministër, dhe po sipas këtyre të dhënave, asistente e tij vazhdon të jetë Mejreme Salihu.

Vdekja e Arian Dacit ka qenë një ndër ngjarjet më të komentuara në fillim vit, për të cilin është mbajtë edhe një mbledhje komemorative, kurse Qeveria e Kosovës pat ndarë 15 mijë euro për familjen e të ndjerit./KultPlus.com

Ed Sheeran then rekord me shitjen e biletave të turneut

Ka thyer çdo rekord, duke lënë pas edhe të famshmit  U2. Ed Sheeran me turneun e tij me titull “Divide tour” bëhet zyrtarisht kampion i fitimeve prej shitjes së biletave.

Artisti britanik, me anë të turneut të tij nëpër botë, tashmë prej dy vjetësh e gjysmë, me performancën në Hannover (koncerti i 246-të) në Gjermani, do arrijë kuotën e 736,7 milionë dollarëve të fituar nga shitja e biletave, duke thyer edhe rekordin e deri tanishëm të  735,4 milionëve, mbajtur nga Bono dhe shokët e tij.

Lajmi bëhet i ditur nga revista “Pollstar”, e specializuar në industrinë e koncerteve.

Vetë Sheeran shkruan në rrjetet e tij sociale zyrtare: “Falenderoj një për një të gjithë ata që erdhën në koncertet e mia”, komentoi kantautori.

Deri në përfundim të turneut janë edhe 12 data. /KultPlus.com

Letërsia shqipe në gjuhën malazeze

Bisedë me Jovan Nikolaidis, shkrimtarin, përkthyesin dhe botuesin malazez (ballkanas), të lindur në Ulqin të Malit të Zi

Bisedoi: Mimoza Hasani Pllana

Mimoza Hasani Pllana: I nderuar z. Nikolaidis,  keni lindur në një qytet të bukur mediteran, në Ulqin, të banuar me shumicë shqiptare dhe të vizituar shumë nga shqiptarët gjithashtu. A mund të jetë kjo arsyeja që mësuat shqipen dhe vazhduat të mos e harroni këtë gjuhë, jo vetëm për komunikim por edhe për zhvillim kulturor?

Jovan Nikolaidis : E nderuar Mimoza! Po, jam lindur pranë bregdetit, kam shtëpinë tek ullishtet, jam i rrethuar me fqinjë shqiptarë dhe kjo është një prej rrethanave të lumtura në jetën time. Tani, në moshë të shtyer, e falënderoj Zotin që e kam kaluar jetën me njerëz të mirë dhe të qetë. Gjuhën shqipe nuk e kam mësuar për shkak të turizmit, më së paku për shkak të turizmit. Gjuha shqipe, krahas gjuhës malazeze në të cilën shkruaj, ka qenë dhe mbetet gjuhë edhe e familjes sime. I jam mirënjohëse nënës malazeze sepse ka insistuar, që përvec gjuhës amëtare, më duhet ta mësoj edhe gjuhën e fqinjve dhe të miqve. Le të jetë e bekuar nëna ime e meçme dhe bujare!

Gjuha shqipe është e bukur, melodike dhe me shumë mundësi që ta plotësojë dhe fuqizojë misionin. Ajo është gjuhë e shpirtit dhe proverbave. Me të edhe melodia rrjedh pa ndalë, fjalët dhe tonet janë në përputhje. Kjo gjuhë më ka ndihmuar ta njohë Shqipërinë, vend të cilin e kam vizituar shpeshëherë, vend të cilin e dua, me njerëzit e së cilës ndajë fryte të shëndetshme të miqësisë së sinqertë. Shqiptarët e duan bisedën dhe këngën!

Mimoza Hasani Pllana: Duke qenë se jeni djalë e nip i një familje të përbërë nga kombësi e kultura të ndryshme ballkanike, se jetoni në Ulqin, keni jetuar disa vite në Saravejë dhe jeni botues i njohur në vendet sllave, a mund të bisedojmë me ju për njohjen e letërsisë shqipe në kontekstin ballkanik, në veçanti nga lexuesi malazez, boshnjak, serb dhe maqedonas, sa është e njohur letërsia shqipe nga këto vende ballkanike?

Jovan Nikolaidis: Po, në gjakun tim janë të ndërthurura gjene malazeze, greke, shqiptare dhe vllehe. E falënderoj Zotin që nuk jam i përbërë vetëm prej njërit! Ballkani e ka paguar dhe vazhdon ta paguajë shtrenjtë garën e të qenurit autokton dhe autentik, Ballkani lëngon nga sëmundja e rëndë fisnore e egoizmit, gjithë kjo e rëndon të ardhmen e tij. Ballkanasit duhet ta dinë se kush janë dhe nga janë, është e rëndësishme të dihet prejardhja. Por, për mua gjithmonë më e rëndësishme ka qenë të jem Ballkanas sesa vetëm shqiptar apo malazez. Gënjejnë ata që thonë se në Ballkan ekzistojnë popuj me gjenezë të pastër etnike. Nga pellazgët e deri tek popujt e sotshëm të Balkanit kanë kaluar shtrëngata të panumërta, janë krijuar labirinte etnike, është budallallëk të thuhet se je i pastër – atëherë do të jesh më i papastërti. Çfarëdo insistimi në atë qëndrim fuqizon nacizmin dhe fashizmin. Shovinizmi është sëmundje e rëndë. Nuk i duhet Ballkanit një rrezik i tillë. Ruaj tënden, por mos e vendos aty ku nuk e ka vendin, kështu bëjnë ideologët rrugeçër. Më e bukur është dhe ka aromë më të këndshme tufa me lule të ndryshme, sesa me vetëm një lule. Në kopshtin e quajtur Ballkan rriten lule të llojllojshme, por edhe Zoti e pëlqen një përzierje të tillë. Kjo është ajo që do të insistojë deri në fund të jetës. Të pres që ballkanasit të pajtohen, bashkohen dhe si të tillë ta kthejnë drejtë Europës fytyrën e vet të bukur dhe të shëndoshë. Kush mendon ndryshe ndjell katastrofë dhe shkatërrim. Në Sarajevë kam mbajtur këtë qëndrim: të jem i ndryshëm por i njëjtë – njëlloj mysliman, katolik dhe i krishterë. Më së shumti Qytetar. Është e mundur që të pritet paqja dhe të gjinden vlera në jetesën e përbashkët. Për këtë arsye më vjen keq që popujtë sllavë të Ballkanit pak i njohin zakonet e shqiptarëve. Duhet ti njohin, në diversitetin e tyre ka vend për secilin njeri.

Mimoza Hasani Pllana: Sa lexohet dhe pranohet letërsia shqipe nga kritika letrare dhe lexuesit sllavofolës?

Jovan Nikolaidis: Pak, për keqardhje pak! Në librin tim “Shqiptarët dhe unë” (lexojeni kapitullin e katërt “Mbrëmje në Petrelë”) në një mbrëmje mistike kur isha në shoqëri të vëllezërve për nga idetë, shumë qartë e kam vënë theksin në këtë mangësi. Është shumë keq të mos njihet fqiu. Nëse nuk e don fqiun, nuk do ta duash as vëllaun, sepse fqiu është përkrah jush për t’ua shtrirë dorën ndërsa vëllau nganjëherë mund të jetë më larg. Babai im thoshte: “Zot, më jep fqiun, më largo nga kushërinjtë. Fqiu nuk i peshon gjërat në kandar, kushëriu gjithcka peshon në kandar”. Unë jam rritur dhe jetoj i rrethuar me shqiptarë, asnjëherë nuk më ka rastis të humbas nga fqinjësia me ta. 

Mimoza Hasani Pllana: Sipas mendimit tuaj, a është e vështirë të përkthehet letërsia shqipe në gjuhët sllave?

Jovan Nikolaidis :Është e vështirë që të përkthehet autori shqiptar. Gjuha shqipe është e bukur, por në të njëjtën kohë komplekse. Tani, kur jam në një moshë që nuk premton shumë, vetëm tani shoh sesa kohë më tepër më duhet që ta mësoj gjuhën e fqiut tim. Megjithatë, nuk ndalem. Mësoj. Në veçanti e kanë vështirë ta mësojnë popujt sllav. Paragjykime dhe keqkuptime. Gjuha shqipe ka ndërtim linguistik ndryshe nga gjuhët sllave – është e kundërt me to. Por, kjo nuk është arsyeja pse të gjithë në Ballkan nuk e njohim njëri tjetrin. Ndërsa, kjo arrihet më së miri përmes gjuhës dhe shkëmbimit kulturor.

Mimoza Hasani Pllana: Ballkani, njihet si një vatër e Evropës që gjithmonë qëndron e nxehtë, e gatshme për t`u ndezuar, sipas mendimit tuaj,  Ballkani, a është “vullkanik”, apo ofron mundësi jetesë në paqe dhe tolerancë ndërkulturore?

Jovan Nikolaidis :Nuk është Ballkani vatër e gatshme për tu ndezur. Nëse është ashtu siç thuani, atëherë fajin për këtë e ka Europa më shumë sesa vetë Ballkanasit. Europa është shpesh e ashpër, e pasinqertë dhe arrogante. Por ajo e din shumë mirë që ne jemi e ardhmja e saj. Ballkani është shpresa e Europës. Gjithmonë na kanë vështruar si njerëz jomikpritës, neve na mveshet përkufizimi mitologjik për banorë të errët dhe barbar, njerëz të cilët sillen me bagazh (kufera), presin drunjë, pastrojnë mutëra europian. Dhe heshtin, të hedhur nëpër geto të Europës, duke ëndërruar vendlindjen e largët dhe familjen e varfër në kodrat malore. Mendimi i Europës për ne është një gënjeshtër e vjetër shumëshekullore. Pozicioni i Ballkanit nuk është më fatlumi: është në udhëkryq ndërmjet Lindjes dhe Perëndimit. Dhe gjithmonë i ka shërbyer edhe njërit edhe tjetrit për ti realizuar planet e tyre ekspansioniste, për ti shëruar frustrimet e tyre imperiale. Nuk ekziston në planet kolonizator më i madh se Europa! Për këtë arsye Ballkani i reziston okupimit. Ne dëshirojmë të jemi në Europë, ne jemi europian, por jo më si shërbëtor, por si partnerë të mirë. Për paqe dhe tolerancë, për vlera të përbashkëta njerëzore. Ballkani nuk do të skllavërohet më. Fatkeqësisht, Ballkani më së shumti është skllav i vetvetes, ne grindemi me njëri tjetrin. Në secilën grindje më së shumti ka budallallëk. Për këtë insistoj në misionin tim privat për tolerancë, bashkëjetësë dhe afërsi. Detyra ime intelektuale është e vogël, por numri i atyre që mendojnë si unë është duke u rritur, duke u forcuar. Ndaluni njerëz! Qetësojeni zemrën, qetësojini nervat! Aq të ngjashëm jemi saqë për këtë arsye edhe grindemi me njëri tjetrin. Ta shiqojmë njëri-tjetrin përballë, pas shpinës nuk mund ta shikojmë sesa të ngjashëm jemi. 

M.:Kontrastet e jetës ballkanike janë motivet kyqe të krjimtarisë tuaj letrare, poezisë dhe prozës, pastaj keni mendime interesante edhe për simbolet kombëtare të popujve ballkanik, a mund të na thoni cilat janë kontrastet dhe simbolet e mëdha të këtij regjioni multikulturor dhe fetar të cilat kanë mundur të jenë motivet e veprës tuaj letrare?

J.N.:Pyetja është e vështirë, nuk mund të ipet përgjigja me disa fjalë. Por, unë do të përgjigjem me lehtësi në këtë pyetje….

Analizojeni sesi sot Mali i Zi është duke udhëhequr politikën e saj të të brendshme dhe të jashtme dhe do ta gjeni receptin për tërë Ballkanin. Shiqojeni sesa mirë bashkëpunojnë Kosova, Mali i Zi dhe Shqipëria dhe gjithçka do ta keni të qartë. Për atë shkruaj unë: për miqësinë ndërmjet popujve në Ballkan, për ngjashmëritë të cilat i  kemi shumë, por edhe për dallimet të cilat mund t’i tejkalojmë. Për bukurinë e njerëzve tanë, për virtytet e fshehura, mundësitë e mëdha të këtij territori, arritjen madhështore të Ballkanit në hartën e botës së civilizuar. Për shpresën që njëherë të ndalemi në në një stacion më të mirë të njerëzimit.

M.:Në këtë qendër kulturash të përziera, shqiptarët jetojnë në katër shtete, ku kanë qendrat më të mëdha kulturore (Shqipëri, Kosovë, Maqedoni e Veriut dhe Mal i Zi). Si mendoni, cilët janë autorët me përfaqësues të shqiptarëve në hapësirën ballkanike, por edhe evropiane?

J.N.:Nuk e njoh mjaftueshëm kulturën tuaj në mënyrë që të japë mendim. Por e di që gjithmonë keni pasur ndjesi për të bukurën: në tregime, muzikë, lojë dhe aktrim. Gjatë përkthimit të librit të së nderuarës Edi Shukriu kam vërejtur sesa i madh është kontributi i femrës suaj për kulturën e Ballkanit. Me çfarë respekti shenjtëror shqiptarët i duan nënat, motrat dhe bashkëshortet e tyre. Populli i cili i vlerëson femrat, ka ndjeshmëri të fuqishme për të bukurën…

Njoh shumë mirë veprën letrare të Ismail Kadaresë. Ai është një shkrimtar i shkëlqyeshëm. Por – ai nuk është shkrimtari më i madh ndër shqiptarë. Ka më të mirë se ai. Kadare ka pasur më shumë fat politik.

M.:Nëpërmjet veprës tuaj keni kontribuar në njohjen e letërsisë shqipe (në përgjithësi) ndër popujtë sllavofolës dhe madje keni kontribuar edhe për njohjen e elementeve të traditës kulturore shqiptare, duke përfshirë lidhjen tuaj me shqiptarët dhe madje keni shkruar edhe për gratë e shquara shqiptare. Sipas kësaj, çfarë i bënë shqiptarët të veçantë neë Ballkan?

J.N.: Shqiptarët janë martirët më të mëdhenj të Ballkanit. Asnjë popull nuk do të mund të duronte aq shumë telashe dhe dhimbje, e të mos humbasë gjuhën e as krenarinë kombëtare. Asnjë popull i Ballkanit me aq shumë ndjeshmëri dhe fuqi në etnosin e vet nuk ka mundur ta ruajë trashëgiminë religjioze (islami, ortodokcizmi dhe katolicizmi kanë bashkëjetuar në harmoni me njëra tjetrën: keni qenë dhe keni mbetur – shqiptar). Gjithçka tjetër është më pak e rëndësishme. Të ardhmen e keni të shëndritshme.

Mimoza Hasani Pllana: Së fundi, shtëpia botuese “Koha”, botoi libri tuaj, “Shqiptarët dhe unë”, a mund të na thoni cilat janë lidhjet tuaja me shqiptarët?

Jovan Nikolaidis :Në Shkodër, Tiranë dhe Korçë kam kushërinj, në Shqipëri dhe Kosovë miq të mirë. Këto lidhje janë të gjera dhe të thella. Këto miqësi më përcjellin në mplakjen time. Shqiptarët e ruajnë miqësinë, ata i duan dhe i ruajnë me bujari miqtë.

Mimoza Hasani Pllana: Keni përkthyer librin “Gra të shquara shqiptare”, të autores nga Kosova, Edi Shukriu. Si u prit libri, sa kishte interesime për njohjen e kontributit të grave shqiptare nga lexuesi malazez?

Jovan Nikolaidis :Kam pasur disa promovime të këtij libri në Mal të Zi dhe Kroaci. Në Split dhe Zagreb ky libër ka ngjallë interesimin më të madh. Ka pasur edhe reagime: pse disa prej atyre grave janë radhitur në mesin e grave shqiptare? Përgjigja ime ka qenë e qartë: për shkak se ato gra janë shqiptare, dhe jo serbe, greke apo maqedonase. Me këtë përgjigja në këtë temë mori epilog.

Mimoza Hasani Pllana: Aktualisht, cfarë jeni duke punuar nga letërsia shqipe në kontekstin ballkanik?

Jovan Nikolaidis :Pothuajse gjatë tërë dekadës kam punuar në një kronikë mbi familjen time. Vitin e kaluar është publikuar romani i parë i trilogjisë “Roman o Nikoli” (Roman për Nikolën). Quhet “Naši su životi bjekstva” (Jetët tona janë jetë ikjeje). Në këtë roman (të cilin e shkruaj nën pseudonimin Joanis Arvanitas) mund të lexoni sesa Shqipëri ka në Jovan Nikolaidisin. Në proces të shtypit është pjesa e dytë e kësaj trilogjie me titull “Nemoj plakati” (Mos qaj). Në të merrem me historinë e re të Shqipërisë, ashtu si e sheh shkrimtari dhe jo historiani. Romanin e tretë (titulli punues: ““Tišina kiše” – Qetësia e shiut) tani jam duke e shkruar, duke shpresuar se nuk do të vdes para se ta kryej amanetin të cilin ua kam dhënë të parëve të mi. Të gjithë i kanë respektuar shqiptarët.

Fotografi me miqtë në Shqipëri: Besnik Bakiu, Xhevahir Spahiu, Jovan Nikolaidis, Saimir Strati, Arian Leka.

Jovan NIKOLAIDIS: u lind më 1950, në Ulqin të Malit të Zi. Është i njohur si aktivist kulturor malazes, shkrimtar, përkthyes dhe botues. Mbi dhjetë vjet punoi si gazetar në mediat e shkruara në Sarajevë dhe më pas u kthye në Ulqin ku jeton edhe tani. Nikolaidis drejton shoqatën kulturore ‘Plima’, përmes së cilës ka për qëllim të promovoj vlerat multikulturore të Ballkanit. Po ashtu, është i angazhuar edhe për zhvillimin e dialogut kulturor të shkrimtarëve të Malit të Zi dhe vendeve fqinje, si: Bosnjë dhe Hercegovinë, Kroaci dhe Shqipëri. Ka publikuar disa libra kryesisht në prozë dhe pjesërisht studime politike, si dhe disa librat të përkthyer. Së fundi ka publikuar librin eseistik “Shqiptarët dhe unë”. /KultPlus.com

Filmi për berberin shqiptar nga Zvicra, shfaqet në DokuFest

“Bashkimi United” hyn në kategorinë e filmave kombëtarë, por këtë herë nuk do të jetë në këtë garë, meqenëse është prodhuar nga një regjisor i huaj.

Platoja e Dokukinos ishte e mbushur me adhurues të filmave, aktorë, regjisorë e producentë shqiptarë dhe të huaj, shkruan albinfo.ch.

Ata ishin mbledhur për ta parë programin e filmave kombëtarë në DokuFest, program të cilin e hapi “Bashkimi United”, film i prodhuar në Zvicër nga regjisori Lasse Linder.

Megjithëse nga një regjisor i huaj, filmi ka si protagonist kryesor një berber shqiptar, apo një berber shumëdimensional, siç e quan veten Bashkimi – personazhi i filmit.

Në këtë film, Bashkimi, duke kënduar “Oh liri”, në lokalin e tij ndan brengat e jetës me klientët e vet, dhe mbi të gjitha, tregon dëshirën për realizuar një film.

“Një film brenda filmit”

Përgjatë 10 minutave, shfaqja e filmit u përcoll me të qeshura nga publiku, si rezultat i skenave komike që paraqiste berberi shqiptar në film.

Sidomos, publikut i la përshtypje pjesa gjatë së cilës Bashkimi shfaqte ëndrrën e tij për të xhiruar një film, ku ai luante rolin e një kauboji që shpëtonte njerëzit duke ua prerë flokët që ua mbulonin gjithë fytyrën.

Por përpos se berber, aktor e regjisor, Bashkimit i vinë për doresh edhe punë të tjera, me një fjalë, çdo gjë që lidhet me të mirën e njerëzve.

Pas filmit, në skenë doli edhe regjisori Lasse Linder, i cili tregoi se ideja për këtë film erdhi rastësisht.

“Banoja 50 metra larg nga salloni i tij, dhe isha i vetëm në atë qytet, sepse sa isha vendosur, dhe po kërkoja një floktar”, tha Linder.

Më pas, kishte filluar shi, dhe Lasse ishte futur në lokalin e tij, dhe aty kishte filluar bisedën e parë me Bashkimin.

Atij i kishte lënë përshtypje se si Bashkimi kishte vendosur dy ekrane pranë sallonit, ku paraqiste fotografi para dhe pas prerjes së flokëve.

“Pastaj ai tha se gjithmonë kishte dashur që të kishte një film apo reklamë që do të mund ta shfaqte aty, dhe pastaj e kuptova se ky person dëshiron ta realizojë një film”, tregoi Linder.

Dhe pjesa tjetër dihet, ata  bashkuan idetë dhe talentet, dhe i sollën publikut dokumentarin 10 minutësh për mërgimtarin ëndërrimtar e shumdimensional.

“Bashkimi United” hyn në kategorinë e filmave kombëtarë, por këtë herë nuk do të jetë në këtë garë, meqenëse është prodhuar nga një regjisor i huaj.

Trailerin e filmit mund ta shihni duke klikuar në këtë vegëz, kurse filmi do të shfaqet edhe sot, në Solar Cinema në kuadër të DokuFest-it, nga ora 20:00. Këtë herë, hyrja është pa bileta dhe falas, përcjell albinfo.ch.

Po ashtu, në kuadër të këtij programi, dje janë shfaqur edhe filmat “Larg”, “Decision”, “Nëpër mendje” dhe “Toni and Bleri”.

‘Njeriu fluturues’ kalon La Manshin me Flyboard

Frank Zapata ja ka dalë. Pas një tentative të dështuar në 25 korrik, 40-vjeçari nga Marseja, ish kampioni botëror i jet ski, ka arritur të kalojë me fluturim English Channel (Kanlin e La Manshit), me Flyboardin e tij.

’Njeriu fluturues’ është ngjitur në fluturim të dielën në mëngjes nga plazhi i Sangatte, pranë Calais dhe është ulur pas 20 minutash në bregun e St Margaret’s në Cliffes, në Dover. Francezi i kishte premtuar vetes që pas dështimit të korrikut, kur përfundoi në ujë menjëherë pas ngritjes, do të tentonte sërish dhe këtë herë me sukses.

E pajisur me 5 turbina të vogla, Flyboard mund të arrijë shpejtësinë deri 190km/orë.

I vetmi kufi, është koha pas 10 minutash e serbatorit, që Zapata mban në shpinë dhe duhet ta furnizojë, duke manovruar gjithçka me një levë.

Kalimi i La Manshit është bërë i mundur në 23 minuta, pas një ndalese të shkurtër në gjysmë të rrugës, mbi një barkë, për tu furnizuar me karburant.

40-vjeçari është nisur në orën 8:15 minuta të mëngjesit të sotëm nga plazhi Sangatte (Pas-de-Calais), me një zhurmë shurdhuese dhe nën sytë e qindra kureshtarëve, dhjetë ditë pas dështimit të tentativës së parë. /KultPlus.com

Njëzet fotografitë e javës, sipas “The Guardian”

Mission, Texas, Një agjent i patrullave kufitare në SH.B.A. kap një migrant që kaloi ilegalisht Rio Grande dhe u përpoq të shmangte kapjen pranë Misionit. Fotografia: Loren Elliott / Reuters

Hong Kong Një protestues hedh përsëri një bombolë targash drejt policisë së rebelimeve gjatë një demonstrate kundër projekt-ligjit të diskutueshëm të ekstradimit në Hong Kong. Dhjetëra mijëra protestues pro-demokracisë kundërshtuan autoritetet për të zhvilluar një marshim të paanshëm nëpër Hong Kong, një ditë pasi policia e rebelimeve gjuajti plumba gome dhe teargas për të shpërndarë një tjetër tubim të paligjshëm, duke zhytur qendrën financiare më thellë në krizë. Fotografia: Miguel Candela / SOPA / Rex / Shutterstock

Moskë, Rusi Oficerët e policisë ndalojnë një grua gjatë një mitingu pa pretendime në qendër të Moskës. Policia ruse arrestoi qindra gjatë protestës duke kërkuar që kandidatët e opozitës të lejohen të kandidojnë për këshillin e qytetit të Moskës. Fotografia: Pavel Golovkin/AP

Whaley Bridge, Angli Mjegulla shihet në luginat para lindjes së diellit ndërsa një helikopter Chinook përgatitet të hedhë bagazhe rëre në murin e digës në rezervuarin Toddbrook pas një dështimi të fortë strukturor pas shiut të madh në Ura Whaley. 6.500 njerëzit e qytetit u detyruan të linin shtëpitë e tyre pas një shembjeje të pjesshëm të digës, pasi inxhinierët pompuan ujë nga rezervuari për të ulur nivelin e ujit. Fotografia: Leon Neal / Getty Images

Varshavë, Poloni Njerëzit ndezin drita ndërsa vëzhgojnë një minutë heshtje për të shënuar 75 vjetorin e Kryengritjes së Varshavës kundër okupatorëve nazistë të kryeqytetit polak gjatë luftës së dytë botërore. Fotografia: Czarek Sokołowski / A

Sicili, Itali Lava dhe pllaka tymi shpërthejnë nga Mount Etna, vullkani më i lartë dhe më aktiv i Evropës. Fotografia: Antonio Parrinello / Reuters

Ciudad Juarez, Meksikë Mërgimtarët që kaluan në mënyrë të paligjshme në El Paso, Teksas, për t’u kthyer brenda për të kërkuar azil, qëndrojnë prapa gardhit kufitar. Fotografia: José Luis González / Reuters

Sanaa, Jemen Një burrë përpiqet të kapë karkaleca ndërsa qëndron në një çati, ndërsa ata përshkojnë qytetin e Sanaa të mbajtur nga rebelët Huthi. Fotografia: Mohamed Huwais / AFP / Getty Images

Lima, Peru Një ekran tregon një përsëritje të një ndeshjeje rugbi, midis Kanadasë dhe Brazilit gjatë Lojërave Pan Amerikane në Lima. Fotografia: Moisés Castillo / AP

Ishulli Henderson Dy këpucë maskuar ecin midis mbeturinave në shenjën e valës së lartë në një plazh në ishullin Henderson, një arkipelag i pabanuar i Ishujve Pitcairn në Paqësorin e Jugut. Mbeturinat plastike lundruese kanë shkatërruar ishullin e largët të Paqësorit që dikur konsiderohej si një xhevahir mjedisor dhe shkencëtarët thonë se mund të bëhet pak për ta shpëtuar. Fotografia: Iain Mcgregor / AFP / Getty Images

Dakar, Senegal Modou Fall, kreu i shoqatës Senegal Propre (Senegal i pastër), ecën nëpër një treg në periferi të Dakarit të mbuluar me gota plastike dhe çanta për të rritur ndërgjegjësimin për dëmet në mjedisin e shkaktuar nga mbeturinat plastike. Fotografia: Zohra Bensemra / Reuters

Litang, Kinë, Një kalorës bën kalorësi gjatë një festivali garash. Fotografia: Jiang Hongjing / Xinhua / Barcroft Media

Chichester, Angli Khadijah Mellah, 18, nga Peckham feston me nënën e saj Selma pasi fitoi me kalin e saj Haverland në Kupën e Magnolia në Goodwood. Fotografia: Dan Kitwood / Getty Images

Zhengzhou Kinë Feng Xiuling kryen operacione tek një pacient me Aids në Spitalin e Sëmundjeve Infektive Henan në Zhengzhou. Xiuling është mjeku i parë që kryen operacione për pacientët me Aids në Henan. Që nga viti 2002, Feng ka kryer më shumë se 3000 operacione mbi pacientët me AIDS, në të cilat ai ka qenë në rrezik të ekspozimit ndaj infeksionit HIV 4 herë. Fotografia: Li An / Xinhua / Barcroft Media

Baltimore, SH.B.A. Të rinjtë ngasin biçikletat e tyre pranë një makine policie në një parking në Baltimore. Fotografia: Stephanie Keith / Reuters

Monterey Bay, California Një luan deti është kapur aksidentalisht në gojën e një balene kurrizi në gjirin e Monterey. Fotografia: Chase Dekker / AFP / Getty Images

Paris Pakoja udhëton nëpër oborrin e muzeut të Luvrit gjatë fazës 21 dhe të fundit të Tour de France. Egan Bernal u bë i pari kolumbian që fitoi Tour de France, duke vulosur fitoren ndërsa errësira ra në Paris të Dielën. Fotografia: Rafael Yaghobzadeh / AP

Ghagriyal, Indi Një grua vajton pranë trupit të burrit të saj, Krishan Lal, një ushtar indian i ushtrisë që u vra në fshatin Ghagriyal në anën Pakistanit në kufirin e Kashmir. Fotografi: Channi Anand / AP

Addis Ababa, Etiopi Vajzat marrin pjesë në një makinë kombëtare të mbjelljes së pemëve në Addis Ababa. Etiopia planifikon të mbjellë katër miliardë pemë si pjesë e një lëvizjeje globale për të rivendosur pyjet për të ndihmuar në luftimin e ndryshimit të klimës dhe mbrojtjen e burimeve. Etiopia ka mbjellë gati tre miliardë pemë që nga maji. Fotografia: Michael Tewelde / AFP / Getty Images


Moskë, Rusi Policia e Moskës qëndron pranë, pasi Olga Misik, 17 vjeç, bllokon rrugën e tyre ndërsa mban një kopje të kushtetutës Ruse. Imazhi ka dalë viral që kur u mor të shtunën e kaluar, kur i riu u bë një nga më shumë se 1.000 njerëz të arrestuar gjatë protestave në përgjigje të kandidatëve anti-Vladimir Putin që u ndalua nga zgjedhjet e qytetit të Moskës muajin e ardhshëm. Fotografia: Alexei Abanin/PA. /KultPlus.com