Sot, përmes monedhës përkujtimore kushtuar “Nënë Terezës”, Banka e Shqipërisë përkujtojnë shenjtërimin e Anjezë Gonxhe Bojaxhiu, e njohur nga të gjithë si Nënë Tereza.
Në vitin 2012, Banka e Shqipërisë, emetoi monedhën përkujtimore kushtuar Nënë Terezës.
Në pamjen kryesore, në qendër të monedhës qëndron një pëllumb i stilizuar në fluturim, si simbol i paqes. Ngjyra e pëllumbit dhe ajo e shiritave harkorë e harmonikë, që mbyllin formën rrethore të monedhës, është e njëjtë me atë të shamisë, në pamjen pas të monedhës. Në pjesën e poshtme, shkruhet vlera emërore, 200 Lekë. Në hark sipër, në formë simetrike, dy degë ulliri, si simbol i paqes që Nënë Tereza përcolli midis njerëzve.
Në pamjen e pasme, në qendër të monedhës është vendosur portreti i Nënë Terezës. Mbi portret shkruhet “NËNË TEREZA” dhe vitet e lindjes e të vdekjes. Poshtë portretit shkruhet emri i lindjes “Anjezë Gonxhe Bojaxhiu” dhe në hark poshtë “SHQIPËRI – ALBANIA 2012”
Nënë Tereza lindi më 26 gusht 1910, në Shkup, në një familje katolike. Në sajë të përkushtimit dhe dashurisë së pakufishme që ajo diti t’u dhurojë komuniteteve në nevojë, Nënë Tereza mbetet një nga gratë më të admiruara në botë.
“Të duash do të thotë të bësh gjëra të vogla me dashuri të madhe”, mbetet një nga shprehjet më frymëzuese të gruas, e cila në vitin 1979, u nderua me Çmimin Nobel për Paqen.
Më 4 shtator 2016, Papa Françesku e shpalli atë shenjtore në një ceremoni madhështore në sheshin “Shën Pjetër”, ku merrnin pjesë mijëra besimtarë nga e gjithë bota. 5 shtatori shënon Ditën e Shenjtores shqiptare, Shën Tereza e Kalkutës/ atsh / KultPlus.com
Organizata “7 Arte” po vazhdon me aktivitetet e saj me një projekt të ri. Shkrimi i dramës për paqen është njëra nga pikat e projektit të tyre, për të cilin po kërkojnë edhe njerëz të rinj.
“Ne po kërkojmë të rinj kreativë për të udhëhequr një punëtori “Playwriting for Peace” dhe njëherit po ofrojmë një grant prej 300 EUR për aplikantin fitues. Shkrimi i dramës për paqen është një ndërhyrje e bazuar në paqe që frymëzon të rinjtë të shprehen në mënyrë krijuese”.
“Ne patëm rastin të udhëheqim seminare inauguruese në Prishtinë këtë verë, dhe duam të sponsorizojmë një puntori tjetër kreative e cila duhet udhëhequr” \KultPlus.com
Kjo është letra që presidenti amerikan Abraham Lincoln i drejtoi mësuesit
të djalit të tij në fillim të shkollës. Një letër që duhet lexuar për të
kuptuar jetën dhe mësimet që janë të rëndësishme tek fëmijët.
Letra e plotë:
Mësues i nderuar.
Djali im sot e fillon shkollën.
Pas pak, gjithçka do të
jetë për të e re dhe e çuditshme, prandaj do të doja ta trajtonit butësisht.
Është një aventurë që ai do ta marrë me vete nëpër të gjitha kontinentet. Të
tilla aventura që ndoshta mund të përfshijnë luftëra, tragjedi dhe fatkeqësi.
Ta jetosh këtë jetë, të duhet besim, dashuri dhe kurajo.
Për këtë, i dashur mësues, do t’ju lutesha ta merrnit përdore e t’i mësoni
gjëra që do t’i duhen t’i dijë, mësojeni atë, por butësisht, nëse mundeni.
Mësojeni se për çdo armik, ekziston një mik.
Atij do t’i duhet të
mësojë se jo të gjithë njerëzit janë të drejtë, dhe jo të gjithë njerëzit janë
të sinqertë.
Megjithatë mësojeni se
për çdo faqezi ka një hero dhe se për çdo politikan egoist, jeton një lider i
përkushtuar.
Mësojeni nëse mundeni se
10 centë të fituar kanë shumë më tepër vlerë se një dollar i gjetur. Në
shkollë, mësues, është shumë më e ndershme të dështosh se të mashtrosh.
Mësojeni atë si të humbë
hijshëm, dhe si t’i gëzohet fitores kur ai fiton.
Mësojeni të jetë i mirë,
me njerëzit e mirë, dhe i ashpër me njerëzit e ashpër. Mundohuni t’i qëndrojë
sa më larg zilisë, nëse do të mundeni dhe mësojani sekretin e një buzëqeshjeje
të çiltër.
Mësojeni po të jetë e
mundur, si të qeshë kur të jetë i trishtuar, dhe se të derdhësh lotë nuk është
aspak turp.
Mësojeni ti përqeshë cinikët.
Mësojeni nëse mundeni të
zbulojë mrekullinë e leximit të librave, por gjithashtu i jepni edhe kohën e
mjaftueshme për të kundruar misterin e përjetshëm të fluturimit të zogjve në
qiell, të bletëve në diell e të luleve mbi një kodër të gjelbëruar.
Mësojeni të ketë besim
në idetë e tij edhe nëse të gjithë do ti thonë se janë të gabuara.
Mundohuni t’i mësoni
birit tim forcën për mos e ndjekur turmën edhe kur të gjithë vrapojnë pas
fitimtarit.
Mësojeni të dëgjojë me
vëmendje çdo njeri, por gjithashtu të shoshisë të gjithë atë që dëgjonte në
sitën e së vërtetës dhe të marrë veç të mirën.
Mësojani atij se si të
shesë talentin dhe zgjuarsinë e tij tek ofertuesi më i lartë, por mos të
pranojë kurrë asnjë lloj çmimi për shpirtin e zemrën.
Lejojeni të ketë kurajo
për të qenë i padurueshëm. Lejojeni të ketë durimin për të qenë trim.
Mësojeni atë të ketë
besim sublim te vetvetja, sepse atëherë ai do të ketë gjithmonë besim sublim në
njerëzimin dhe në ZOTIN. Këto janë kërkesat, mësues, por ju bëni
më të mirën që mundeni. Ai është fëmijë i vogël dhe i mire DHE ËSHTË BIRI IM
Me respekt
Abraham Lincoln
Kush ishte Abraham
Lincoln:
Abraham Lincoln lindi më 12 shkurt të vitit 1809 në Hodgenville, dhe u vra më 15 prill të vitit 1865 në Washington, Ai ishte presidenti i16-të i SHBA-ve. Lincoln udhëhoqi Shtetet e Bashkuara gjatë Luftës Civile, lufta e përgjakshme dhe e moralit të madh, si dhe në krizën e saj më të madhe politike. Në këtë mënyrë, ai e ruajti bashkim, hoqi skllavërinë, forcoi qeverinë federale, dhe modernizoi ekonominë. I zgjedhur në Shtetet e Bashkuara në Dhomën e Përfaqësuesve të vitit 1846, Lincoln promovoi modernizimin e shpejtë të ekonomisë nëpërmjet bankave, tarifave, dhe hekurudhave. Lincoln është renditur si një nga tre presidentët amerikanë më të mëdhenj. Lincoln u vra nga John Wilkes Booth në një shfaqje teatri. / KultPlus.com
Global Women si një platfomë globale ka filluar me aktivitete edhe në Tiranë. Kjo platformë ka qëllime të ndryshme varësisht nga vendet ku funksionon por në Shqipëri ka për qëllim fuqizimin ekonomik dhe shoqëror të grave, përcjellë KultPlus.com
“Mirela Sula, e cila jeton prej shumë vitesh në Londër dhe është themeluese e Global Women, zhvilloi aktivitetin e radhës në Tiranë. Global Women është një platformë globale që synon bashkimin dhe fuqizimin socio-ekonomik të grave në botë” /KultPlus.com
Në vitin 2015, UNESCO i kishte dhënë për restaurim Kalanë e Novobërdës kompanisë KOTO nga Beogradi.
Pas një pune 3 vjeçare e cila ka kosto mbi 1 milion euro, kalaja fillon të shkatërrohet gradualisht.
Pas këtij skandali rifillon restaurimi i cili ka qenë i mbikëqyrur nga IKMM. Ky institucion duke parë këtë skandal të rrënimit të mureve me eskavator nga kompania serbe, me vendim ka ndërprerë të gjitha punimet.
Përkundër kësaj punimet vazhdojnë ende duke mos respektuar vendimin e IKMM. / KultPlus.com
Si sot tre vite më parë, më 5 shtator 2016, botës i shtua një shenjtor, ajo është Nënë Tereza, sot Shenjta Terezë.
Sot është dita e shenjtërimit të saj, ku në një ceremoni madhështore në Sheshin “Shën Pjetri” në Vatikan, Papa Françesku, njohu dy mrekullitë e saj, të shërimit të të sëmurëve pas vdekjes së saj më 1997.
“Me gjak, unë jam shqiptare. Me shtetësi, jam indiane. Me besim, unë jam një murgeshë Katolike. Sipas profesionit tim, unë i përkas botës. Për nga zemra ime, unë i përkas plotësisht Zemrës së Jezusit”, janë fjalët e thëna nga Nënë Tereza, që jetën e saj ia përkushtoi të varfërve.
Anjezë Gonxhe Bojaxhiu, që më vonë e ndryshoi emrin në Nënë Tereza, lindi me 1910 nga prindër shqiptarë. Ajo i mori mësimet e para në një shkollë në qytetin e Shkupit dhe në moshën 18 vjeçare u dorëzua murgeshë. Pasi u specializua në Irlandë u vendos në Indi, ku në vitin 1950 themeloi urdhërin e saj të murgeshave të quajtur Misionarët e Bamirësisë.
Nga ky moment Nenë Tereza do të bëhej nënë e të gjithëve dhe jetën e saj do t’ia dedikonte tërësisht të varfërve. Urdhëri i Nënë Terezës numëron mbi 4000 misionarë dhe është shtrirë në mbi 100 vende të botës. Nëne Tereza nuk e pranoi asnjëherë famën. Ajo ka thënë se gjithçka e bënte për hir të dashurisë së Zotit.
Nënë Tereza udhëtonte për të kryer misionin e saj me një automjet gjysmë të shkatërruar. Kur Papa Pavli VI kryente një vizitë në Indi në 1964 i dhuroi asaj limuzinën e tij. Ajo e shiti atë për të siguruar fonde për koloninë e lebrozëve, të cilët i ndihmonte.
Liderë nga e gjithë bota e kanë vizituar atë. Ish-kryeministri i Indisë, Indira Gandi, pas takimit u shpreh se: “Të takosh Nënë Terezën do të thotë të përjetosh ndjenjën e inferioritetit dhe atë të pushtetit të madh të mirësisë dhe të fuqisë së dashurisë”.
Ajo vazhdoi me vetmohim të predikonte mesazhin e saj të dinjitetit njerëzor dhe respektit për çdo qenie njerëzore të lindur apo jo.
Kur mori çmimin Nobel për Paqe në vitin 1979 ajo bëri këtë apel: “Shkatërrimtari më i madh i paqes së sotme është thirrja e një fëmije të pafajshëm ende të palindur. Nëse një nënë vret fëmijën që mban në barkun e saj, atëherë çfarë mbetet për ty dhe mua?
Nënë Tereza ka shtëpinë e të parëve të saj në Tiranë. Një shtëpi dykatëshe, e rrethuar me kopësht, ndërtuar bri Kishës Katolike në kryeqytet, për më tepër se 17 vjet ka qenë selia e nënës, motrës dhe vëllait të Nënë Terezës.
Me kalimin e viteve, ajo nga Gonxhe u bë Madre Tereza, e njohur në të gjithë botën dhe e dhënë për të gjithë botën. /KultPlus.com
Këngëtarja Malda Susuri dhe kuratorja Rudina Voca do të mbajnë një ekspozitë në Prizren që për qëllim ka nxitjen e debatit për objektifikimin e grave pavrësisht identiteteve të tyre.
Për këtë inciativë ka shkruar edhe ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, e cila e ka vlerësuar lartë këtë ekspozitë.
“Një iniciativë shumë e mirë e artistes Malda Susuri dhe kuratores Rudina Voca që synon të hapë debatin mbi objektifikimin e grave që jetojnë në Kosovë pa dallim moshe, etniciteti, statusi, besimi apo orientimi seksual. Shpresoj të shihemi në ekspozitën “Molla”, ka shkruar Jahjaga në Facebook. / KultPlus.com
Sivjet, në 40 – vjetorin e Shpërblimit Nobel për Paqe të Nënës Tereze, në festën e saj, do ta shqyrtojmë, vlerësojmë, mundësisht edhe imitojmë atë në këto këndvështrime: paqja me Zotin, me të tjerët dhe me vetveten, si burim dhe fryt jete dhe dashuri, sipas shembullit dhe dëshmisë së saj ndër ne dhe në botë.
Nga Don Lush Gjergji
NËNA E JETËS
Nëna Tereze e ka çmuar, nderuar, dashur dhe përkrahur jetën e njeriut në çdo kënd dhe vend të botës, prej ngjizjes deri te ofshama e fundit para kalimit në amshim, duke e mbrojtur nga kërcënimet dhe rrezikimet e ndryshme, me parimin e njohur të saj: “Kudo që jeta është në rrezik, aty duhet të jemi ne”.
Rreziku i parë i jetës është mospranimi dhe shkatërrimi i jetës së fëmijëve ende të palindur, aborti apo dështimi. Tradita jonë e mirë shqiptare mbështetet në pranimin e jetës dhe të familjes, në kujdes për fëmijë dhe për pleq. “S’ka shtëpi pa pleq dhe pa fëmijë” dhe “Mjerë ajo shtëpi që nuk ka pleq dhe fëmijë”.
Këtë parim ungjillor dhe fryt të traditës sonë ilire, arbërore dhe shqiptare, Nëna Tereze e ka shpallur dhe mbrojtur vendosmërisht nga “Katedra e Paqes” në ditën e marrjes së Shpërblimit Nobel për Paqe (10 dhjetor 1979). Ajo para gjithë botës,me guxim, bindje, përkushtim dhe dashuri kathënë kështu: “Shkatërruesi më i madh i paqes sot është vaji i fëmijëve të pafajshëm të palindur. Sepse, nëse një nënë mund ta vras fëmijën në kraharorin e saj, çfarë na ndal ty dhe mua që të vrasim njëri-tjetrin? … Për mua kombet që kanë legalizuar abortin, janë kombet më të varfra. Ata kanë frikë nga një fëmijë, ata janë të frikësuat nga fëmijët e palindur dhe ata duhet të vriten, sepse ata nuk donë ta ushqejnë një fëmijë më shumë, ta edukojnë një fëmijë më shumë, dhe fëmija duhet të vdes… Aborti është fillimi i të gjitha të ligave në botë”.
Kështu Shenjtëresha jonë ka dëshmuar kulturën e jetës dhe qytetërimin e dashurisë, si përgjigje më të mirë ndaj frikës së jetës së re, fëmijës, dhe braktisjes së të moshuarve, duke i “varrosur” ata për së gjalli, edhe para vdekjes. Kjo dukuri është vetëshkatërrimi i të ashtuquajturës botës së të pasurve material, pra, kultura e vdekjes, varfëria dhe të mjerimi shpirtëror i botës së sotme.
Jeta është e rrezikuar edhe nga varfëria, sëmundjet, mungesa e shkollimit dhe kulturës, mospërfilljeve, sidomos sot nga egoizmi, materializmi, konsumizmi, hedonizmi dhe ateizmi praktik, që njeriun e trajton më shumë si gjësend, objekt,vegël pune dhe përfitimi, se subjekt, person, qenie njerëzore, edhe më pak vëlla apo motër.
Mu për këtë Nëna Tereze ka thënë: “Sëmundja më e rëndë nuk është gërbula apo kanceri, por mungesa e kujdesit dhe dashurisë, vetmia… Nëse vejmë në veprim dashurinë, nëse jetojmë dhe bëjmë çdo gjë për Jezusin, atëherë jeta jonë bëhet shërbim për Zotin dhe për vëllezërit tanë”.
Feja dhe dashuria e frymëzonin dhe aftësonin Nënën Tereze për dashuri flijuese dhe dhuruese, pa asnjë dallim dhe përjashtim, si Nënë universale. “Nuk ka asnjë sëmundje që mund ta shëmtojë njeriun aq, saqë unë në të mos ta njoh Njeriun, Vëlla apo Motër, edhe më tepër vetë Jezusin. Unë jam më e lumtura në botë sepse, 24 orë në ditë jetoj me Jezusin dhe për Jezusin… Ai për mua është çdo gjë që unë jam dhe kam. Ai është zemra dhe jeta ime, buka e jetës. Atë unë e shoh, njoh, dua dhe shërbej në çdo njeri, sidomos në të varfër ndër më të varfër, në të gërbulur, në ata që janë në buzë të vdekjes…”
NËNA E DASHURISË
Jeta ka kuptim, shije, bukuri, lumturi vetëm në dashuri. Burimi i jetës dhe dashurisë, për ne të krishterët, në veçanti për Nënën Tereze, është Zoti – Dashuri, që na ndihmon, udhëzon, aftëson për takim, afrim dhe bashkim me Vëllain apo Motrën Njeri.
Sipas Nënës Tereze, feja pa dashuri është si kandili pa vaj, si trupi pa shpirt, si jeta pa frymëmarrje. “Sekreti im është Jezusi, dashuria e tij për ne… Çdo gjë për Jezusin, apo ungjilli në pesë gishta: Ç’do të bëj sot për Zotin?” .
Ajo me dorën dhe zemrën e saj na ka shkruar dhe dhuruar këtë porosi: “Dashnija fillon n’familje Dhe familja qi lutet bashk, mbetet bashk”.
NËNA E PAQES
Porosia e saj për të gjithë ne është kjo: “Pa dashuri dhe flijim, jeta s’ka kuptim. Vetëm dashuria do ta shpëtojë botën. Veprat e dashurisë janë vepra të paqes”.
Në këto tri shtylla mbështet e tërë jeta dhe vepra e Shën Nënës Tereze, edhe më mirë, jeta dhe vepra e Jezu Krishtit nëpërmjet saj, si “ungjilli i pestë”, që aq bindshëm ka dëshmuar në mbarë botën nëpërmjet jetës, dashurisë dhe paqes.
Porositë e Shën Nënës Tereze për paqe mund të përmblidhen në këto qëndrime dhe parime:
“Për ta mbajtur që ndezur një llambë, duhet vazhdimisht të shtojmë vajin”.
“Nëse gjykon dikë, nuk ke kohë për ta dashur”.
“Në këtë botë mund të bëjmë shumë pak. Atëherë të bëjmë vepra të vogla me dashuri të madhe”.
“Një buzëqeshje e vogël është fillimi i paqes”.
“Mos të përdorim armë për ta fituar luftën. Arma jonë është mirëkuptimi dhe dashuria”.
“Buzëqeshu së paku pesë herë në ditë. Dikush ka nevojë për ty dhe për buzëqeshjen tënde”.
“Nëse nuk e gjejmë paqen, kemi harruar që jemi bijtë e Hyjit, pra, vëllezër apo motra me njëri-tjetrin”.
“Të tjerët dalin nëpër sheshe në manifestime për paqe. Unë lutëm dhe jetoj për Paqe. Paqja ime është Jezusi, Eukaristia”.
“Dikush më pyeti: “Çka mund të bëj unë për Paqe? I thashë kështu: “Shko në shtëpi dhe duaje familjen tënde”.
“Paqja fillon në mua dhe në ty, në ne. Me Zotin Dashuri dhe Vëllain apo Motrën Njeri, ne jetojmë në paqe dhe jemi bartësit, dëshmitarët e Paqes”.
“Dashuria është përgjigjja e vetme për vetmi”.
“Njerëzia fillon me shenjtëri”.
“Gëzimi është dashuri. Gëzimi është uratë. Gëzimi është fuqi”.
“Sa e dhimbshme është jeta pa Zotin”.
Deri tash ndoshta ne e kemi njohur, nderuar dhe dashur Bijën, Motrën, Nënën, Shenjtëreshën tonë Terezen si emër, si shqiptare, si përfaqësuese të Kishës dhe Popullit tonë shqiptar. Tash, pas shenjtërimit të saj, në praninë e gjakut – reliktit të gjakut këtu në Shenjtërore dhe Katedrale, ajo na thërret, pret dhe frymëzon për jetë me Zotin dhe me të afërmin, për dashuri dhe paqe, që buron nga ndërgjegjja dhe zemra e pastër, me ndihmën e Zotit dhe përkrahjen vëllazërore.
Shën Nëna Tereze, lutu për ne, për Kishën dhe Popullin tonë!/drita.info / KultPlus.com
Albert Kamy është njëri ndër filozofët më të njohur që i takon filozofisë franceze. Kamy është i njohur ndryshe edhe si filozofi i absurdit, teksa një pjesë të madhe të angazhimit të tij intelektual ia ka kushtuar edhe vetëvrasjes, të cilën e konsideronte si problemin më të madh filozofik, shkruan KultPlus.com
Këtu kemi zgjdhur disa nga thëniet më të njohura të autorit francez, Albert Kamy.
“Njoh edhe një të vërtetë tjetër: ajo më thotë se njeriu është i vdekshëm”
“Një njeri i pashpresë dhe i ndërgjegjshëm për ketë gjë, nuk i përket më së ardhmes”
“Asgjë tjetër për çastin, përveç indiferencës për të ardhmen dhe pasionit për të shterruar gjithçka që ekziston”
“Ka vetëm një problem filozofik vërtet serioz: vetëvrasja”
“Dua të me shpjegohet gjithçka ose asgjë”
“Kam venë re se shumë njerëz i japin fund jetës, sepse mendojnë që nuk ia vlen të jetohet. Kam parë të tjerë, që paradoksalisht vriten për idetë ose iluzionet, të cilat i japin kuptim jetës se tyre”
“Të jetosh, natyrisht, nuk është kurrë e lehtë. Njerëzit vazhdojnë të bëjnë veprime që u’a imponon ekzistenca për shumë arsye, nga të cilat e para është zakoni. Të vdesësh me dashje parakupton që e ke zbuluar qoftë edhe instinktivisht, karakterin qesharak të këtij zakoni, mungesën e çdo arsye të thellë për të jetuar, karakterin absurd të veprimtarisë së përditshme dhe kotësinë e vuajtjes”
“Përkundrazi, ata që vrasin veten, ndodh shpesh që të kenë rrokur kuptimin e jetës”
“Të kërkosh të dish nëse njeriu është i lirë, të detyron të dish nëse ai mund të ketë një zotëri”
Posta Mbretërore e publikoi një seri pullash për nder të karrierës së Elton John, të cilat janë në dispozicion tani.
Seti i pullave i përmban tetë kopertina albumesh të zgjedhura nga vetë John – Honky Chateau, Goodbye Yellow Brick Road, Caribou, Captain Fantastic dhe Brown Dirt Cowboy, Sleeping With the Past, The One, Made in England dhe Songs From West Coast. Një koleksion shtesë prej katër miniaturash tregojnë skena koncertesh që i përfshijnë pesë dekada.
John është solo artisti i parë i gjallë që është nderuar me një set të pullave – i vetmi solo këngëtar që është nderuar kështu është David Bowie, karriera e të cilit u shënua në vitin 2017 pas vdekjes së tij, shkruan KOHA Ditore.
“Të them se u befasova kur Posta Mbretërore më kontaktoi është një nënvlerësim,” tha John. “Kurrë nuk kam menduar se do të shfaqesha në një pullë!”
“Eltoni është një nga solo artistët më të suksesshëm britanikë të të gjitha kohërave”, shtoi zëdhënësi i Postës Mbretërore, Philip Parker. “Ai i ka regjistruar disa nga këngët më të njohura në historinë e popit, si ‘Candle in the Wind’ dhe ‘Rocket Man.’ Pullat tona i shfaqin disa prej albumeve të tij më ikonike dhe e festojnë kontributin e tij fantastik muzikor”.
Pullat janë në shitje në formate të ndryshme. Së bashku me edicionet e ndara, një pako prezantuese koleksioni, kopertinat e ditës së parë dhe sete me kornizë, ofrohen gjithashtu printime me korniza me edicion të kufizuar dhe një pako suveniresh të Stadiumit Dodger ku përfshihen një palë syze në formën e yllit.
Pjesa e tanishme e turneut lamtumirës të Johnit është duke u mbajtur në Amerikën e Veriut deri më 16 nëntor, ndërsa koncertet do të vijojnë në Australi, Evropë dhe Britani. Data e fundit e planifikuar e koncertit është në O2 të Londrës më 16 dhjetor 2020. / KultPlus.com
Zogj të bukur këndojnë me hare,
Po zëmra do më plasë mua në gji.
I helmuar e shkoj jetën te ky dhe:
Mërzitem në katund, në vetëmi.
Tërë shkëlqim m’hapet përpara deti,
Që zgjon te trutë e mi mendime shumë,
Zëmra m’u shqerr nga tmerri mua të shkretit,
Aq sa vetëm pushoj kur bje në gjumë.
Arbria matanë detit, na kujton
Se ne të huaj jemi te ky dhe!
Sa vjet shkuan! E zëmra nuk harron
Që ne turku na la pa Mëmëdhe…
Hakmarrja na jep shpresë e na ndriçon,
Por fryn era dhe akulli më zë,
Se ç’ka qenë Arbëreshi po harron:
Dhe s’i vjen turp aspak, po rri e flë.
(Një reagim letrar ndaj sjelljes neveritëse të disa intelektualëve në raport me politikën ditore).Tregim nga përmbledhja “Jeta lakuriqe”, 2009
Lexuesi i zellshëm i Shopenhauerit, me veprën e të cilit që prej dyzet e sa vjetësh ishte ushqyer shpirtërisht dhe thuajse kishte kaluar kohën më të madhe në mundimin se ç´paraqet në të vërtetë bota si vullnet e përfytyrim dhe si pasqyrohet ajo në vetëdijen tonë individuale dhe shoqërore, kishte zënë të bashkëbisedonte me të rreth ndjenjës së neverisë dhevetëneverisë, që ai e kishte zënë ngoje kur vlerësonte realitetet nëpër të cilat kalonte…Natyrisht se për lexuesin e zellshëm, bashkëbisedimi i vonshëm me filozofin e dashur dhe thuajse të vetëm, me të cilin pareshtur merrej, sikur me përpikëri ndiqte rrugën e ngritjes dhe të dëshpërimit shpirtëror të vetë autorit, nëpër të cilën ai kishte kaluar, nga shpjegimi se çfarë paraqet bota si vullnet dhe përfytyrim, e deri tek sqarimi se ky kuptim dhe vetëkuptim përfundon me një dëshpërim, që do ta përmbyllë me vlerësimin e pashmangshëm të pranimit të ndjenjës së neverisë dhe të vetëneverisë…Por, ai nuk dëshironte të pajtohej me ndjenjën e neverisë dhe të vetëneverisë, edhe pse kishte bindjen se mësimet e filozofit nuk i luante as topi. Sepse, druante se ashtu do t’i shembej besimi në atë që më së shumti e kishte ushqyer shpirtërisht dhe e kishte mbrojtur nga trysnia e jashtësisë së zhveshur nga vlerat e qëndrueshme.Në atë mundim me filozofin, një ditë madje do t’i bëhej se ai do t’i shfaqej dhe me të do të bisedojë – pse neveritej, të cilën ai ia kishte pranuar si çështje të njohjes së vetënjohjes së veçantë.”Mos ka të bëjë kjo me atë të pritshmen, që mund të jetë edhe e papritshme e pritshme,Njëherësh, kur ideali zëvendësohet me mashtrimin?…” – i ishte drejtuar filozofit.- Pikërisht për këtë bëhet fjalë…“Po nëse thuhet se edhe e papritshmja është e pritshme, siç është, në disa rrethana, edhe e pamundshmja e mundshme, atëherë ku është këtu kuptimi i keqkuptimit?…”– Tek sjellja e papërgjegjshme e të përgjegjshmit, e atij që duhet të bëjë dallimin midis të lejueshmes dhe të palejueshmes dhe këtë ta shprehë haptas, por si qëndrim të prerë, që duhet të konstatohet pa hezitim…“Mbase, kjo ka të bëjë me thënien: Nganjëherë edhe heshtja flet vetë, se ashtu shfaq mosmiratim dhe protestë, që mund të lidhet edhe me thënien tjetër që përjashton indiferentizmin: Kush nuk është me mua, është kundër meje… “– Këtu zaten i kanë rrënjët edhe ato përdorimet dhe keqpërdorimet e njohura, të cilat lidhen me shpjegimin se heshtja paraqet njëfarë miratimi, se ajo madje vihet në mbrojtje të diçkajes, e të tjera e të tjera, që shfrytëzohen shpesh…“Ju, megjithatë, dikur flisnit për heshtjen si virtyt, apo jo?…”-Kjo vlen vetëm për moskundërshtimin e të mirës, të vlerës dhe të ngjashme, e jo për pranimin e të kundërtës…“Por, si të bëhet dallimi midis njërës (si vlerë) dhe tjetrës (si jovlerë), kur ato varen nga fuqia e ushtrimit të pushtetit?…– Fare thjesht. Kur bëhet dallimi midis një ndërtimi dhe një rrënimi. Njëra nënkupton mbështetjen në sistemin e caktuar të vlerave, ndërsa tjetra të kundërtën…“A nuk duket kjo si njëfarë kundërthënie e pashmangshme, ngaqë edhe ajo që quhet rrënim dhe ndërtim, varet nga këndvështrimi i perceptimit të vetë çështjes dhe natyrës së saj, kur për dikë ndërtimi nënkupton rrënimin, ndërsa për tjetrin të kundërtën, gjë që mund të arsyetohet me faktin se nuk mund të ketë vlerësim pa zhvlerësim dhe anasjelltas, që pastaj e gjitha të shpjegohet me domosdoshmërinë e ndryshimit?…”-Domosdoja e ndryshimit nuk do të thotë rrënim. Përkundrazi, rëndësia, por edhe nevoja për të ka të bëjë me ruajtjen, po edhe me plotësimin e vlerave dhe të vlefshmes. Në të kundërtën, kthehen në rrënime…“Thuhet se e reja nuk vjen ndryshe?…”– Po të ishte fjala për të reja, që çojnë përpara, pra kur të vlefshmen e bëjnë edhe më të vlefshme, kjo do të ishte e pranueshme. Në të vërtetë, absolutizimi i së resë si zhvillim, jashtë asaj që është vlerë, pa ndodhur që me çkado qoftë të ruhet sistemi i saj, s’është veçse larje hesapesh me diçka, së cilës që më parë i është përcaktuar armiqësia, nga shkaku i vetëm se brendapërbrenda saj nuk ka qenë e mundur të shtrihet pushteti i caktuar i mbikëqyrjes, ku përvetësimi me çdo kusht do ta zëvendësonte idealin e vendosjes së më të mirës…“Dhe, kjo paraqet arsyen për neverinë?…”– Edhe më shumë se kaq…Për vetëneverinë, madje…“Po pse ashtu, or?…”– Sepse, edhe unë jam qenie njerëzore dhe neveritja para neverisë pashmangshëm më bën të dyshoj se u takoj qenieve të mjera, që me vullnet pajtohen me mjerimin, si gjendje përulëse…“Duket se kështu pranohet disfata e idealit të vendosjes së pushtetit të më të mirës në dobi të pushtetit të së ligës?…”– Ndoshta?…” Ndoshta?…”-Por, megjithatë, duhet thënë se vetëm vetëneria dhe pranimi i saj është në gjendje ta mundë neverinë…/KultPlus.com
Nxënësit kanë filluar protestën e tyre në shenjë pakënaqësie për vendimin e Drejtorisë së Arsimit, që ky gjimnaz të mbyllet.
Nxënësit e
Gjimnazit të Shkencave Shoqërore “Ahmet Gashi” më Prishtinë, kanë filluar
protestën e tyre në shenjë pakënaqësie për vendimin e Drejtorisë së Arsimit, që
ky gjimnaz të mbyllet.
”Ne kemi nevojë për më shumë dije e arsim, jo për rrënim! Këshilli jonë thërret që të bashkohemi kundër interesave personale të individëve të caktuar që kanë qëllim vetëm të mirën personale/private dhe jo atë të përgjithshme/publike. Këshilli jonë kërkon garanci që shkolla jonë të rindërtohet, jo të shuhet”, është thënë në një njoftim të bërë dje nga Këshilli i nxënësve të këtij gjimnazi. / KultPlus.com
Galeria e Arteve në Ferizaj ka hapur konkursin për Bienalin e katërt të Vizatimit, thuhet në postimin e tyre në Facebook. Ata kanë dhënë të gjitha detajet rreth të kushteve të aplikimit si dhe rreth procesit të përzgjedhjet.
Këtu keni postimin e tyre të plotë:
“KONKURS Bienali i katërt i Vizatimit 2019
Galeria e Arteve Ferizaj në bashkëpunim me SHAF “Zef Kolombi” ka
kënaqësinë të shpall të hapur Konkursin për Bienalin e katërt të Vizatimit.
Bienali ka karakter ndërkombëtar dhe të drejtë konkurimi kanë të gjithë
artistët nga të gjitha vendet e Botës.
Kushtet e aplikimit:
• Punimet duhet të jenë vizatime në teknika të ndryshme;
• Tema është e lirë dhe një autor mund të aplikoj me më shumë se një punim;
• Punimet duhet të dorëzohen pa kornizë;
• Dimensionet e punimit nuk janë të kufizuara.
Procesi i Aplikimit
Punimet mund të dorëzohen çdo ditë pune (e hënë – e premte) prej orës
09:00-15:00, në Galerinë e Arteve në Ferizaj.
Në punim nuk duhet të shënohet emri dhe mbiemri, apo inicialet e autorit sepse
punimet do të kodifikohen nga organizatorët e Bienalit për të ruajtur
transparencën në përzgjedhjen e vizatimeve.
Afati kohor:
Konkursi është i hapur nga data 04 Shtator deri më 10 Tetor 2019
Përzgjedhja e punimeve: 11 dhe 12 Tetor 2019
Vizatimet do t’i nënshtrohen vlerësimit dhe përzgjedhjes nga juria profesionale;
Tri punime do të shpërblehen me tri çmimet e Bienalit (I, II, III).
Tërheqja e punimeve të bëhet jo më larg se dy javë pas mbylljes
së ekspozitës, dhe pas këtij afati kohor Galeria e Arteve nuk mban përgjegjësi
për punimet.
Nëse autorët nuk i tërheqin punimet e tyre brenda dy viteve, punimet do të
bëhen pjesë e Fondit të Koleksionit ose Fondit të Shitjes të organizatorit të
Bienalit.
Adresa /Address:
Rr. “Ramadan Rexhepi” Pn. Galeria e Arteve, 70 000 Ferizaj, Kosovë
Bienali është realizuar me mbështetje financiare nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve dhe Drejtoria e Kulturës Rinisë dhe Sportit – Ferizaj”. /KultPlus.com
Sot bëhen 22 vjet nga vdekja e humanistes shqiptare, nobelistes dhe të bekuarës së Vatikanit, Shën Nënë Tereza.
Nënë Tereza, emri i plotë i së cilës, është Anjezë Gonxhe Bojaxhiu, ka lindur më 26 gusht të vitit 1910, në Shkup.
Ishte humaniste e njohur shqiptare, fituese e çmimit Nobel për Paqen, kurse me 19 tetor të vitit 2003 u shpall e bekuar nga Vatikani.
Ajo ishte nënë kujdestare e 7,500 fëmijëve në 60 shkolla, ishte nënë që mjekonte 960,000 të sëmurë në 213 dispanseri, ishte e vetmja në botë qe trajtonte 47,000 viktima të lebrozes në 54 klinika, kujdesej për 3,400 pleq të braktisur e të lënë rrugëve, në 20 shtëpi pleqsh, kishte birësuar 160 fëmijë ilegjitim e bonjakë.
Këto janë shifrat e mesit të viteve të 80-ta, dhe deri sa Nënë Tereza ishte gjallë dhe sot e kësaj dite shifrat kanë ndryshuar shumë.
Ajo ka ndërruar jetë më 5 shtator të vitit 1997 në Kalkutë të Indisë dhe janë shkruar e shkruhen edhe sot e kësaj dite me qindra vepra për të Lumën Nëna Terezë. /KultPlus.com
Arthur Schopenhauer ishte një nga filozofët gjerman më të njohur të shekullit të XIX. Ai karakterizohej nga pesimizmi, kundërshtimi që i bënte rregullave dhe normave, si dhe nga kurajo për të ngritur zërin.
Për të mos e zgjatur më tej, më poshtë po ju paraqesim disa thënie pikante, të cilat flasin shumë më tepër për të.
Thënie nga Arthur Schopenhauer
1. “Ai që shkruan për budallenjtë, audiencën e lartë e ka të sigurtë.”
2. “Kur e blini një libër, ju në mënyrë optimiste mendoni se po blini edhe kohën për ta lexuar atë.”
3. “Njerëzit e mëdhenj janë si shqiponjat; ata i ndërtojnë folet e tyre në lartësitë e vetmuara.”
4. “Një njeri mund të jetë vetja, veç për aq kohë, sa ai është vetëm.”
5. “Urrejtja është një çështje e zemrës; përbuzja është një çështje e kokës.”
6. “Ata që duhen dhe që kanë lindur për njëri-tjetrin, takohen lehtë. Shpirtrat e ngjashëm e ndjejnë përshëndetjen edhe nga distancat.”
7. “Nder ka kuptimin se një njeri nuk është i jashtëzakonshëm; famë ka kuptimin se është i jashtëzakonshëm. Fama është diçka që duhet fituar, nderi është diçka që nuk duhet të humbasë.”
8. “Në pjesën tonë monogame të botës, të martohesh do të thotë të përgjysmojmë të drejtat dhe të dyfishojmë detyrat e dikujt.”
9. “Pasuria është si uji i kripur, sa më shumë të pish, aq më i etur je. Kjo vlen edhe për lavdinë.”
10. “Burrat janë nga natyra thjesht indiferent ndaj njëri-tjetrit; por gratë nga natyra janë armike.”
11. “Secila dashuri, sado qiellore të duket, rrënjët e saj i ka në instiktin seksual.”
12. “Zakonisht është humbja ajo që na bën të dimë vlerën e gjërave.”
13. “Doktori sheh të gjithë dobësinë e njeriut, gjykatësi sheh të gjithë ligësinë dhe teologu të gjithë budallallëkun e tij.”
14. “Talenti e godet shënjestrën, të cilën askush nuk mund ta godasë. Gjeniu e godet shënjestrën, të cilën askush nuk mund ta shohë.”
15. “Ne rrallë mendojmë për atë që kemi, ndërsa shpesh për atë që na mungon.”
16. “Çdo komb përqesh kombet e tjera, dhe të gjithë kanë të drejtë.”
17. “Njerëzit e zakonshëm thjesht mendojnë se si duhet ta shpenzojnë kohën e tyre; I talentuari tenton ta përdorë atë.”
18. “Mëshira është baza e moralit.”
19. “Ne humbim tri të katërtat e vetes, në mënyrë që të jemi si njerëzit e tjerë.”
20. “Leximi është njësoj si të mendosh me kokën e dikujt tjetër në vend se të mendosh me kokën tënde”.
21. “Të gjitha të vërtetat e mëdha kalojnë nëpër tre faza: fillimisht ato përqeshen, pastaj ato kundërshtohen dhunshëm dhe në fund ato pranohen si evidente.”
22. “Vështirësia është që të përpiqemi të mësojmë turmën se diçka mund të jetë e vërtetë dhe e pavërtetë në të njëjtën kohë”.
23. “Martirizimi është e vetmja mënyrë, që një njeri mund të bëhet i famshëm pa pasur ndonjë aftësi.” /KultPlus.com
Pasi që shijoi pushimet verore, aktorja e Hollywoodit Charlize Theron ka filluar me xhirimet e vazhdimit të ri, të nëntë, të franshizës filmike Fast and Furious, ku do ta përsërisë rolin e saj si Cipher.
Aktorja ia ka dhuruar armatës së fansave të saj në Instagram fotot e para nga seti filmik në imixhin e ri.
Gjatë karrierës së saj të gjatë filmike, bukuroshja e Afrikës së Jugut shpesh ka eksperimentuar me modelet dhe ngjyrat e flokëve, por këtë herë ajo vendosi të shkojë një hap më tej.
Pamjen më moderne të këtij modeli ikonik të flokëve nga fëmijëria Charlize e ka arritur me fije me ngjyrë mjalti, por për ndjekësit e saj në rrjetet sociale ende është e paqartë nëse bëhet fjalë vërtetë për flokët e saj apo thjesht ndonjë parukë e mirë për nevoja të filmit “Fast and Furious” i cili do të duhej të shfaqet në kinema nga maji i vitit të ardhshëm. /KultPlus.com
Bebe Rexha kishte frikë se “do të përdhunohej” nga një producent dhe miqtë e tij gjatë një seance regjistrimi në një studio muzikore. Pop ylli 30-vjeçar foli rreth anës së errët të industrisë së muzikës në një intervistë për revistën “Cosmopolitan”.
Gjatë bisedës emocionale, Bebe e detajoi keqtrajtimin e saj të pretenduar në duart e disa producentëve të paemëruar, duke e përfshirë një natë kur ajo e thirri një taksi për ta shmangur një sulm të mundshëm seksual.
“Ishte një natë,” tha ylli. “Unë isha vetëm në studio dhe një producent e kishte sjellë një grup prej pesë ose gjashtë meshkujsh me të. Kisha dëgjuar gjëra rreth tij nga e kaluara e tij dhe thjesht nuk mund ta përballoja më. Ndihesha sikur do të dhunohesha. Në heshtje e thirra një taksi nga kabina e regjistrimit, e cila ishte e mbyllur, dhe ika nga atje. Ishte nata më e keqe ndonjëherë”.
Krijuesja e hitit “In the Name of Love” zbuloi gjithashtu se në një rast tjetër një producent “me të vërtetë i famshëm” kishte këmbëngulur t’i bënte asaj masazh në këmbë dhe u përpoq ta prekte në mënyrë të pahijshme, shkruan KOHA Ditore.
“Ishte një producent që do të hynte në studio dhe do të m’i masazhonte këmbët,” shpjegoi ajo. “Një herë ai u përpoq të shkonte lart mbi gjunjë dhe po bëhej disi i ashpër, kështu që i tërhoqa këmbët. Ai tha” “Do ta bëj atë që dua”. Por unë jam rritur që kurrë të mos e lejoj askënd të ma prekë trupin nëse nuk e dua këtë.”
Bebe tha se nëna e Ke$has, Pebe Sebert, e kishte ndihmuar atë rreth aspekteve negative të industrisë së muzikës dhe e kishte këshilluar atë të mos punonte me Lukasz ‘Dr. Luke’ Gottwald, të cilin e bija e Pebe e ka akuzuar për abuzim seksual dhe psikologjik.
Krijuesja e hitit “Tik Tok” dhe Dr. Luke u përfshinë në një betejë të gjatë ligjore për pretendimet e saj, të cilat ai i mohon, dhe të cilat u hodhën poshtë nga gjykatësi në New York pasi binin jashtë statutit të kufizimeve në vitin 2016. /KultPlus.com
Filmi i fundit i John Travoltas ka pësuar fiasko pas debutimit gjatë fundjavës në SHBA, raporton “The Hollywood Reporter”.
“The Fanatic” fitoi vetëm 3153 dollarë gjatë shfaqjes në 52 kinematë amerikane dhe ende është në pritje të fitimeve përfundimtare, pasi filmi do të transmetohet gjatë kësaj fundjave.
Në këtë film, Travolta luan tifozin e fiksuar të yllit të filmit dhe shënon filmin e katërt me radhë që shkoi keq. Regjisori i këtij filmi është nënshkruar nga frontmeni, Limp Bizkit, Fred Durst.
Më konkretisht, Travolta luan rolin e Mooset, një njeri i fiksuar me heroin e filmave aksion, Hunter Dunbar. Kur ajo vjen për të përmbushur idhullin e saj, veprimet e Moose fillojnë të marrin një kthesë të rrezikshme.
“Moose është një nga rolet e mia më të mira. Fred Durst është jashtëzakonisht i talentuar si regjisor dhe si qenie njerëzore, në gjendje të komunikojë ndryshe nga kushdo tjetër”, tha John Travolta për BBC. /KultPlus.com
Me rastin e 3-vjetorit të shenjtërimit të Gonxhe Bojaxhiut – Shën Tereza, Muzeu Historik Kombëtar organizon një ekspozitë me foto.
Në këtë ekspozitë përmes fotografive do të përshkruhet rrugëtimi i jetës së Nënë Terezës që nga fëmijëria, rinia, përkushtimi ndaj të varfërve e deri në vitet e fundit të jetës.
“Ju mirëpresim ditën e premte, datë 06 Shtator 2019, ora 17.00 në sallën e pullave në katin e dytë të Muzeut Historik Kombëtar!”, thuhet në lajmërim. /KultPlus.com
Dëmi më i madh nuk i është bërë Kosovës me vjedhje dhe skandale (siç pretendohet), por nga përjashtimi i njerëzve të ditur dhe zëvendësimi i tyre me çdo gjë përpos meritokracisë. Instalimi i njerëzve jomeritor në vende me përgjegjësi të lartë, është dëm i pariparueshëm. E gjitha është bërë për interesa partiake, që udhëhiqen nga individ që i kanë rezistuar skandaleve, aferave, gjykimeve, kohës…
Rrethanat me të cilat u trajtua meritokracija, bënë që të humbiste njerëzorja. Në mungesë të njerëzores, njeriu i sotëm u tjetërsua. Pasuria e individit, u shndërua në njësi matëse autoritative. Për pasojë, pasurimi individual u shndërrua në qëllim. Pasuria me çdo kusht, u shndërruar në kauzë. Mënyra më e shpejtë e pasurimit në masë sigurohet lehtësisht përmes politikës. Prandaj, ky fakt, e ka bërë garën për pushtet, të frikshme. Për të fituar, kandidatët garojnë në premtimin e mrekullirave nga më imagjinativet.
Edhe pse
fushatë elektorale tek ne bëhet çdo orë, çdo ditë dhe gjithe vitin, tani në
prag të zgjedhjeve, në të gjitha kanalet televizive zhvillohen debate të
përnatshme mes kandidatëve të partive dhe analistëve. Debatet karakterizohen
nga joserioziteti i skajshëm me të cilën i qasen debatit, si përfaqësuesit
politik ashtu edhe analistët politik. Në të vërtet, aty vetëm politikë nuk ka. Aty
ka vetëm premtime dhe lëvdata. Epilogu i së cilave gjeneron me shumë mburrje
nga kandidatët, për të arriturat e së
shkuarës, që nuk përkon me realitetin; njëzet vjet më parë, mëse një milion shqiptarë
u rikthyen në shtëpitë e tyre që ditën e çlirimit, ndërsa sot, edhe pse të lirë,
dhe me qeveri legjitime, mëse një milion shqiptarë duan të ikin edhe me më
nxitim sesa që u kthyen njëzet vjet më parë.
Shumica e popullatës nuk voton bazuar në përmbajtjen e programeve partiake. Partitë
e shumta partiake, tani më të etabluara, duke e ditur këtë fakt, i ndërtojnë
programet e tyre partiake duke ua përshtatur dëshirave të qytetarëve. Programet
e tyre janë po aq jo serioze sa edhe vetë përbërjet brendapartiake. Programet e
tyre ofrojnë premtime magjike. Ashtu sikur cirqet dikur, që na premtonin
mrekulli për shfaqjet e tyre, pasi mblidhnin inkasimet, linin pas erën e pakëndshme
të vendqëndrimit dhe llomet e shumta që vinin nga posteret e grisur gjithandej
qytetit.
Çdo dy vjet votojmë (asnjë qeveri nuk e ka përfunduar asnjë mandat katervjeçar)
nga pakënaqësitë që marrim.Një makiato shoqëri si kjo e jona, shoqëri kjo
intelektuale dhe me dije superiore, që në gjirin e saj ka me mijëra e dhjetëra
mijëra magjistra e doktorë shkencash, këtë fat meriton. Është e turpshme kur
dëgjon popullin të gjykojë të zgjedhurit e saj. Zgjedh përfaqesuesit e saj me
votë, që pastaj të ankohet nga përfaqësuesit e vet legjitim. Këtë marri, as nuk
e kam kuptuar ndonjëherë dhe as nuk kam për t’a kuptuar; të ankohesh nga
liderët e vetëvotuar, është hipokrizi.
Ky popull, e ka mundësinë që çdo natë, në çdo kanal televiziv, të shikoj dhe
vlërsojë se si asnjë përfaqësues politik nuk dallon nga tjeteri. Të shikoj kandidatët
partiak se si e kanë perfeksionuar gënjeshtrën. Se si ankohen për jetën asketike
që bëjnë në shërbim të popullit. Se si përfaqësuesit politik na fyejnë
intelegjencën në baza ditore. Mjer ky popull me nivelin e tij dhe ofërtën
zgjedhjore që ka.
Aq shumë ka
degraduar gjendja, sa që një perspektivë optimiste është e largët. Gjendja
reale e ka detyruar votuesin shumicë, ta pranoj degradimin. Rritja e vështirësive
dhe lakmive, bënë që shqiptarët të vazhdojnë të ndjekin instiktin e interestit,
të votojnë të njëjtat gabime. Rritja e votës degraduese është rritur frikshëm. Fatkeqësisht,
sa më e turpshme partia, aq më shumë votues ka. Prandaj, në Kosovë fitojnë
bindshëm partitë e korruptuara deri në palcë, sepse aty, tek ato parti, votuesi
ka shpresë për t’u pasuruar. Ndërsa në anarki, gjenë mundësinë për t’u pasuruar
pa pasoja. Prandaj, ky popull nuk meriton më shumë dhe më mirë se kaq. Prandaj,
ankesat e popullit që vazhdimisht kërkon të ikë nga republika e tyre e pavarur,
nuk kanë bazë.
Edhe në këto zgjedhje, si çdo herë, do të fitojnë gënjeshtarët më të mëdhenjë partiak. Unë nuk e fajësoj asnjë nga politikanët, deputët, ministrat, kryeministrat (dhe nuk e mar këtë të drejtë). E drejta për të gjykuar i takon prokurorisë. Por, një gjë e di me siguri, se në politikën shqiptare, fatkeqësisht, do të vazhdojnë të zgjidhen ata që e meritojnë./KultPlus.com
Sallatë dhe Çalldisje është libër i nisur diku para gjashtëmbëdhjetë vitesh nga koncertet e përcjellura gjithandej Evropës. Janë përjetime personale. Secila nga to e ka tregimin dhe përjetimin e veçantë. Fillet e saj nisin me koncertin e Bryan Ferryt and Roxy Music në vitin 2003, ndërsa përfundon me The Cure në vitin 2019.
Nga shumë koncerte të përcjellura, janë veçuar disa sosh të cilat janë në libër nën kapitullin Sallatë, të titulluar ashtu shkaku i shumëllojshmërisë së zhanreve muzikore, ndërsa është edhe një pjesë ku janë shkruar në mënyrë eseistike pjesët për David Bowien – me rastin e vdekjes, Gjurmët dhe bendin slloven, Laibach. Megithatë, libri përmbyllet me pjesën Çalldisje, që në të vërtetë është një përmbledhje e koncerteve nën titullin Ta jetosh Glastonburyn.
Në
Sallatë dhe Çalldisje, ndër të
tjerash shkruhet për: The Rolling Stones, Gang of Four, U2, The Residents, Gillespie,
Bob Dylan, Amy Winehouse, Depeche Mode, Rita Oren, Norah Jones, Lady Gagga,
Radiohead, The Ting Tings, Florence and the Machine etj.
Kur
është shkruar për këto bende dhe festivalin e Glastonburyt, nuk ka qenë ide të
bëhet analizë muzikore dhe profesionale për nivelin e muzikimit, qëllimi ka qenë
të ofrohet për publikun një përjetim, atmosferë, disponimi i publikut, pjesa
formale dhe joformale rreth koncerteve.
Libri në pjesën e sajë të fundit përmban edhe një përmbledhje fotosh të bëra gjatë koncerteve dhe të cilat janë si pjesë e ndare e shtypur ne ngjyra. /KultPlus.com
Muza që ka inspiruar një prej këngëve më të bukura të dashurisë ‘Ky marak’ nga Pjetër Gaci, ishte një prej femrave më të bukura shkodrane, në vitet ’70 të shekullit të kaluar.
Por, kjo ‘dashuri’ që ngjan me ‘Elegjinë e Marienbadit’ të Gëtes vlerë e lartë njerëzore dhe aspak të përlyer prej banaliteteve të përditshme’ shpërfaq kulturën dhe humanizmin shqiptar që po tretet.
Pjetër Gaci veç e ka parë muzën në rrugë ‘Kur kalon rrugës me naze si lule zambak ndalu pak e hidhma synin se kam zanë marak’, ndërsa nuk e ka publikuar këngën pa e marrë lejen e burrit të muzës me të cilin po ashtu nuk ka ndenjur kurrë.
Për ta kuptuar këtë ndjesi dhe historinë prapa këngës, lexojeni një pjesë të rrëfimit profesorit, dramaturgut dhe shkrimtarit Stefan Çapaliku, nga vepra ‘Secili çmendet simbas mënyrës së vet’!
Nuk e nxirrte që nuk e nxirrte zotni Pjetri këngën në publik, pa ia treguar më së pari të shoqit të asaj zonje e pa marrë leje prej tij, edhe pse askund në këngë nuk permendej emri i saj.
– Unë jam Pjetër Gaci, – i doli përpara një mëngjes të shoqit të muzës së vet, – dhe unë e di se kush jeni.
– Unë, e di se kush jeni ju, – iu përgjigj zotëria.
Atëherë Pjetri i kërkoi vetëm pesë minuta për të kthyer së bashku te shtëpia e vet. U ul në piano dhe ia këndoi këngën.
– Ja, këtë desha me ta tregue, – i tha, – dhe ti je i pari që e dëgjon. Këtë kangë e kam shkrue për gruen tande e në qoftë se ti thue mos me e nxjerrë, unë tash e fshij e të kërkoj të falun për guximin.
Duhet të ketë ndejë me kryet ulë ai farë burri. Ndoshta edhe ai tjetri. Por jo.
Pauza nuk kish zgjatë shumë.
-Unë po ndjehem i nderuem, mor zotni Pjetër, për këto fjalë e këtë muzikë të bukur që ia paske kushtue sime shoqe. Të falemnderës, – i ka zgjatë dorën dhe ka dalë’. /KultPlus.com
Kosova, tashmë si një vend i lirë çdo vit pret turistë nga e gjithë bota. Ata vijnë për ta shuar kureshtjen e tyre për shtetin e ri me shumë bukuri. Dikush vjen dhe viziton Kalanë e Prizrenit, të tjerët malet e mrekullueshme të Pejës, por Terese Backlund ka ardhur për një arsye tjetër: ajo po qëndron në Kosovë për të përfunduar një praktikë në një organizatë në vendin tonë.
Për eksperiencën e saj në Kosovë, gjithçka që i ka bërë përshtypje për vendin tonë, ajo ka treguar qartë, thjeshtë dhe shkurt në intervistën për KulPlus. Terese Backlund është 28 vjeçe dhe studion në Finlandë për Politikat Sociale.
KultPlus: Cila ishte përvoja juaj në ditën e parë në Kosovë? Terese Backlund: Dita ime e parë ishte një surprizë pozitive. Unë kurrë më parë nuk kam qenë në Kosovë dhe s’mund ta besoja sa moderne dhe e zhvilluar është Prishtina. Menjëherë fillova ta dua apartamentin dhe hapësirën ku unë jetoj, në qytet ndihem e sigurt dhe e mirëpritur. Meqë vij nga një qytet i vogël në Finlandë, ishte shumë mirë të shoh se edhe Prishtina nuk është shumë e madhe dhe unë mund të ndihem shumë shpejt si në shtëpinë time.
KultPlus: Si ishte java juaj e parë? Terese Backlund: Stafi i organizatës ku unë jam duke e bërë punën praktike në Prishtinë më ka ndihmuar lidhur me çdo gjë. Para se të vija në Kosovë unë kam marrë informacione rreth Kosovës, rreth vendit të punës, apartamentit, si të qarkulloj në qytet… Isha shumë mirë e përgatitur, dhe kur takova kolegët e mi këtu, ata më shëtitën nëpër qytet dhe unë u ndjeva më të vërtetë shumë e mirëpritur, ata ishin shumë të sjellshëm dhe ndihmues. Duke i falënderuar ata, unë mësova shpejt si ta përdori trafikun urban, ku të blej gjëra ushqimore, dhe u regjistrova në fitnes gjithashtu. Më janë dashur 2 javë në maksimum të adaptohem dhe të ndihem si në shtëpinë time, duke i falënderuar miqtë e mi dhe të gjithë njerëzit e tjerë që më ndihmuan kudo. Kjo është përshtypja ime e parë dhe më e madhja në Kosovë; sa të shoqërueshëm dhe ndihmues janë njerëzit në këtë vend.
KultPlus: Çfarë mendoni rreth ushqimit, cili është ushqimi juaj i preferuar këtu? Terese Backlund: Kjo është njëra ndër gjërat më të mira në Prishtinë, ushqimi dhe mundësia për të zgjedhur ushqime të ndryshme me shije të llojllojshme. Qyteti është i mbushur me restaurante dhe kafene të mira dhe me njerëz që qëndrojnë jashtë, dhe këtë e dua shumë sa i takon kulturës këtu, që njerëzit takohen shpesh për të pirë një ekspreso dhe qëndrojnë bashkë. Të shkosh dhe të hash ushqim tradicional shqiptar, kjo është gjëja më e mirë. Pikërisht se e dua ushqimin tradicional shqiptar unë shkoj shpesh në “Tiffanys” (restaurant me ushqime tradicionale) i cili është vendi im i preferuar këtu kur bëhet fjalë për gastronomi.
Unë vizitova edhe miqtë e mi që janë me origjinë nga Kosova dhe që kanë ardhur në Kosovë për pushime verore. Unë takova edhe të afërmit e tyre këtu në Kosovë dhe më pëlqeu shumë kur ne u ulëm për të pirë kafe turke dhe për të ngrënë ëmbëlsira. Bakllava dhe bombica tani janë ëmbëlsirat e mia të preferuara që i shijova këtë verë këtu. Kjo është njëra ndër gjërat më mbresëlënëse që kam për t’i mbajtur në mend nga vera këtu; sa miqësor janë njerëzit këtu, dhe për ftesa që ua bëjnë të tjerëve për t’u ulur në shtëpitë e tyre, biseduar dhe pirë kafe së bashku.
KultPlus: Në anën tjetër, si do t’i përshkruani qytetet në Kosovë, në veçanti nga aspekti gjeografik? Terese Backlund: E dua Prishtinën. Ndihem e sigurt dhe e lumtur këtu, gjithmonë ke çfarë të bësh këtu. Ju mund të dilni për darkë, apo për të pirë ndonjë kafe në shumë vende të mira këtu. Fitneset janë shumë të mira, “Albi Mall” , Katedralja e “Nënës Terezë” që është ndër pikat turistike më të pëlqyera nga unë sepse është shumë e bukur. Në Prishtinë është shumë lehtë të sillesh nëpër qytet meqë nuk është qytet shumë i madh.
Unë kam qenë gjithashtu edhe në Ferizaj, Prizren, Mitrovicë, Vushtrri dhe Gjakovë. Unë s’kam qëndruar shumë nëpër ato qytete, për aq kohë sa kam qëndruar Prizreni është shumë i bukur. Të ecësh rrugës për në “Kala” ju mund të keni mundësi të shihni pamje të mrekullueshme nga lart qytetit.
Kur e vizitova Mitrovicën, u takova me disa miq dhe ata më shëtitën nëpër qytet, unë isha edhe në shtëpitë e tyre. Ndryshe nga Prishtina, ishte një ndjenjë tjetër të isha në atë qytet. Sidomos kur pashë urën dhe pengesat. Si një e huaj unë vetëm mund të dëgjoj dhe lexoj për historinë e Kosovës, por të shohësh vet zonën ku ende mund të ketë tensione ishte një mundësi e mirë për ta parë realitetin.
Unë kam vizituar edhe Junikun meqë organizata ku unë punoj ka një kamp të të rinjve atje. Ishte një eksperiencë e mirë për mua që të jem poshtë maleve dhe të organizojmë një kamp së bashku. Është vështirë t’i krahasosh qytetet mes vete sepse secili qytet e ka hijeshinë e vet. Ju mund të shihni natyrë të bukur me male dhe lumenj por ju mund të shihni edhe xhamia dhe monumente historike. Sidoqoftë mua me të vërtetë më pëlqejnë ato qytete dhe për mua ishte shumë argëtuese të takoj njerëz të ndryshëm dhe të vizitoj vende të ndryshme këtu.
KultPlus: Cfarë mendoni për mënyrën e të jetuarit këtu në të gjitha aspektet, a jemi ne “Europianët e Rinj” siç mendojmë se jemi? Terese Backlund: Unë nuk mund të flas për të gjithë vendin meqë pjesën më të madhe të verës e kam kaluar në Prishtinë. Të rinjtë që i kam takuar këtu nuk duken apo nuk veprojnë shumë ndryshe nga, ta zëmë, të rinjtë në Suedi ose Finlandë. Qyteti është i zhvilluar dhe ju mund të bëni shumë gjëra të ngjashme si në çdo vend të Europës kur është fjala tek shoppingu, kinemaja, të shkuarit në fitnes etj. Ne jemi duke i përdorur të njëjtat aplikacione, rrjetet sociale, shikojmë të njëjtat filma, kështu unë nuk mund të shoh dallim të madh mes të rinjve që jetojnë në Prishtinë dhe vendit tim kur është puna tek mënyra e të jetuarit në aspektin shoqëror. Sidoqoftë, unë mund ta shoh dallimin kur vije puna tek edukimi. Unë vetë jam studente dhe kur dëgjoj se sa vështirë është të gjesh një punë këtu pasi të diplomosh atëherë unë e shoh dallimin midis të njëjtëve njerëz, të së njëjtës moshë, të të njëjtit nivel të shkollimit. Natyrisht që këtu ka ndryshim dhe shpresoj të jetë edhe më lehtë në të ardhmen sepse këtu ka shumë të rinj të zgjuar, punëtorë, dhe të motivuar që duan të shkollohen dhe të punësohen këtu.
KultPlus: Çka do t’ju thuash miqve të tu në Finlandë për njerëzit e Kosovës? Terese Backlund: Kjo është gjëja e parë që do t’ju tregoj të tjerëve kur të më pyesin për Kosovën. Unë gjithmonë do të ju them “Kosova është e mbushur me njerëz të sjellshëm, ndihmues dhe që pranojnë njëri-tjetrin, ata dinë si ta kenë me prioritet edhe jetën familjare”. Askush nuk po më trajton ndryshe nga të tjerët apo në ndonjë mënyrë të keqe. Unë më të vërtetë po ndihem sikur të gjithë njerëzit që i takoj janë të zgjuar dhe shumë të sjellshëm. Unë këtë nuk e dija para se të vija këtu dhe kam menduar se do ta kem shumë të vështirë të adaptohem me njerëzit dhe me jetën këtu por tani po e shoh se kam qenë gabim. Me të vërtetë do të më mungojnë njerëzit këtu dhe kur të kthehem në vendin tim, unë do të provoj me gjithë zemër që të vij dhe t’i vizitoj miqtë e mi të ri në Kosovë.
KultPlus: Në fund, duke ju falënderuar për kohën tuaj, a ka ndonjë gjë që do të dëshironit ta ndryshonit në shoqërinë tonë, nëse po, a mund të na tregoni çfarë? Terese Backlund: Ky është një vend që ka pasur luftë vetëm njëzet vite më parë, ju po zhvilloheni dhe po përpiqeni të përmirësoheni gjithmonë. Natyrisht, duhen shumë ndryshime për ta ndërtuar një shoqëri dhe një vend. Kështu, kemi shumë çështje që duhet diskutuar, si barazia gjinore, të drejtat e njeriut, ekonomia, sistemi arsimor, etj. Por unë shpresoj që procesi i të ndërtuarit një shtet të fortë dhe të pavarur do të jetë i suksesshëm. Jam shumë falënderuese për vizitën time këtë verë këtu dhe për të gjithë njerëzit që i kam takuar. Personalisht, kam mësuar në Kosovë se njerëzit tregojnë shumë respekt për të tjerët. Edhe në vendin tim tregojmë respekt për njëri-tjetrin por këtu ju mund të qëndroni dhe të keni një shtrëngim duarsh kur ju takoni ndonjë person dhe ka shumë shprehje të këndshme – “Përshëndetje, si jeni a jeni mirë, më vjen mirë që u takuam” në vend të vetëm një “Hello”. Më pëlqen shumë këtu të shoh se si njerëzit e trajtojnë njëri-tjetrin dhe kjo flet vetëm për sjellje të mira. Unë gjithashtu kam mësuar sesi të ndash kohë për tu ulur dhe pirë një ekspreso bashkë me shokë dhe shoqe dhe jo të jem gjithmonë në nxitim dhe në mendim se çfarë duhet të bëj gjatë gjithë kohës. / KultPlus.com