Sokol Murataj i ka humbur këmbët në një aksident, niset vullnetar për të ndihmuar në Durrës

Sokol Murataj nuk mund të ecë. Një aksident ia ka marrë këmbët. Por kjo nuk e ndalon të ofrohet i pari si vullnetar me furgonin e tij, me shpenzimet e tij për të transportuar ndihmat për në Durrës.

Sikurse shumë kosovarë që kanë shprehë gatishmërinë për të ndihmuar qytetarët e Shqipërisë, pas goditjes së madhe të tërmetit, edhe Sokol Murataj tashm ia ka mësyer Shqipërisë. Ndihmat nga kosovarët janë duke ardhë në forma të ndryshme, qoftë me donacione, më strehim por edhe më shërbime vullnetare./KultPlus.com

Mobilizohet diaspora: Deri tani ka mbledhur rreth 350 mijë dollarë për tërmetin në Shqipëri

Pas tragjedisë që ka ndodhur sot në Shqipëri, ka filluar një frymë e solidarizimit gjithandej ku jetojnë shqiptarët. Gjatë ditës janë paraqitur qindra persona që kanë kontribuar në forma të ndryshme për ta tejkaluar këtë tragjedi. Në vazhdën e këtij solidarizimi disa persona nga diaspora kanë hapur llogari të ndryshme bankare në faqen “Grofund”, shkruan KultPlus.com

Njoftohet se vetëm në njërin nga fondet e hapura është mbledhur një fond me rreth 303,494$ dhe se edhe fondet tjera të hapura në mënyrë të veçantë për këtë tragjedi kanë shënuar një sukses në këtë drejtim. / KultPlus.com

“Ankimi nuk është kurrë i mirë për asgjë, ai vjen nga dobësia”

“Atëherë kur anarkisti, si një zëdhënës i disa shtresave në rënie të shoqërisë, insiston në të ‘drejtën’, ‘drejtësinë’, ‘të drejtat e barabarta’, me një indinjatë të bukur, ai thjeshtë është duke aktruar nën presionin e mungesës së kulturës, e cila nuk mund ta kuptoj se përse ai është duke vuajtur, se përse ai është i varfër.

Një shtysë për të gjetur kauza është shumë e fuqishme brenda tij; dikush duhet të jetë fajtor që ai po ndihet keq… Madje edhe indinjata e tij e bukur i bënë mirë atij: të gjithë të këqinjtë e ngratë kanë qejf të ankohen – kjo u jep atyre një ndjenjë të fuqisë. Ekziston një dozë delikate e hakmarrjes në secilin ankim;

Ai i fajëson të tjerët që janë ndryshe për atë që ai ndjehet keq, dhe në rrethana të caktuara, këtë e sheh edhe si një privilegj të ndaluar. ‘Nëse unë jam i mjerë, i tillë duhet të jesh edhe ti’. Mbi këtë logjikë, ndërtohen revolucionet.

Ankimi nuk është kurrë i mirë për asgjë. Ai vjen nga dobësia.”

– Friedrich Nietzsche, “Perëdimi i idhujve”

Isa Boletini: “Unë jam mirë kur asht mirë Shqypnia”

Isa Boletini është një nga emrat më të njohur në rrafshin historik për gjithë kombin shqiptar. Ai ishte organizatori kryesor i mobilizimit të shqiptarëve të Kosovës në vitin 1912, në prag të shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë. Ai ishte bërë shpesh temë e nxehtë në Kosovë meqë Kulla e Isa Boletinit gjendet në Mitrovicë si një qytet problematik politik mes Kosovës dhe Serbisë.

Isa Boletini është një prej patriotëve më të mëdhenj që ka jetuar në trojet shqiptare. Ai ka udhëhequr luftën për liri të shqiptarëve prej vitesh të tëra.

“Unë jam mirë kur asht mirë Shqypnia” është një nga thëniet më të mira dhe më domethënëse që vë në pah atdhedashurinë dhe lidhjet kombëtare mes Kosovës dhe Shqipërisë. /KultPlus.com


Asnjë rezultat në ditën e parë të kërkimeve për eshtra në kampusin e UP-së

Pak minuta pas orës 9:00 në mëngjesin e së martës, ekskavatori filloi me gërmimet në kampusin e Universitetit të Prishtinës.

Hapësira që zakonisht shfrytëzohet për parking nga stafi i Fakultetit të Arteve, u gërmua me urdhër të Prokurorisë Speciale, nën dyshimet se aty, gjatë kohës së luftës, ishin varrosur trupa njerëzish, raporton KTV.

Punimet ngjallën interesin edhe të studentëve të Fakultetit të Arteve, ndër ta edhe të Leonitës, 18-vjeçare.

Ajo as nuk ishte e lindur në kohën kur supozohet të jetë tentuar të fshihen krimet në këtë pjesë, prillin e vitit 1999, por, pavarësisht kësaj, ngjarja i duket e një rëndësie të veçantë.

Edhe dekani i Fakultetit të Arteve, Agim Selimi, thotë se studentët, pavarësisht se nuk është gjë e këndshme, duhet të ballafaqohen me ngjarje të tilla.

Gërmimet kanë përfunduar afër orës 16:00, pa ndonjë rezultat në lokacionin e parë.

Me ekipet e mjekësisë ligjore dhe zyrtarë të tjerë, gjatë tërë ditës, ka qëndruar edhe Jahja Lluka, këshilltar i kryeministrit për çështjen e pagjeturve, që ka ngritur sërish çështjen e mosbashkëpunimit nga shteti i Serbisë për këtë temë.

Gërmimet pritet që të vazhdojnë edhe të mërkurën në lokacionin e dytë të shënjuar, pak metra larg të parit.

‘Ani moj Shqipni mos thu’j se marova, ani se djemt tu hala janë gjallë’ (VIDEO)

Ani moj Shqipni mos thu’j se marova!
Ani se djemt tu hala janë gjallë.

O n’komë’ jan çu’ rrept o Kosova
E bajnë luftën ballë o për ballë-e.
More ishin ditët ma të vshtira
Me njëmijenantqintedhet-e.
Kur n’Kosovë ra egërsina
Don me zhbi çdo bimë mbi dhe!
More se n’Prishtinë, aty pik s’pari
More krisi topi o me duhi.
O aty gjaku i shqiptarit
Ra në tokë me bi përs’ri./KultPlus.com

https://www.youtube.com/watch?v=vggfQjmn-N8

Filmi i animuar edukativ, si të reagojmë gjatë tërmetit (VIDEO)

Pas tragjedisë që ndodhi sot në Shqipëri ku nga një tërmet i fuqishëm në orët e hershme të mëngjesit të sotëm kanë mbetur 20 persona të vdekur dhe qindra të lënduar, kanë filluar edhe shpërndarjet e videove të ndryshme që japin udhëzime si të reagojmë gjatë tërmetit, shkruan KultPlus.com

Një video me një film të animuar edukativ është edhe ky si vijon:

Rita Ora në datëlindjen e saj: Lutjet e mia janë me ju Shqipëri, dhuroni për këtë krizë

Ylli botëror nga Kosova, Rita Ora, ka reaguar rreth tragjedisë që ka ndodhur sot në Shqipëri ku kanë humbur jetën disa persona dhe qindra të tjerë janë lënduar, shkruan KultPlus.com

Ora ka e ka quajtur ditë shkatërruese për Shqipërinë atë çfarë ka ndodhur sot teksa ka bërë thirrje për të dhuruar për këtë krizë.

“Ky është një lajm i tmerrshëm dhe një ditë shumë e rëndë për Shqipërinë. 16 të vdekur deri më tani dhe mbi 600 të plagosur. Unë kam familje dhe miq në Shqipëri, kështu që për ditëlindjen time po ju bëj thirrje të gjithëve që të dhurojnë në këtë krizë”, ka shkruar Ora në llogarinë e saj në Facebook.

Nënë Shqipëri

Nga Dritëro Agolli

Më lër të bie në preherin tënd të ngrohtë
O hallemadhja ime shekullore!
Të puth duart e tua , më të mirat në botë,
I ngazellyer të hesht me heshtje foshnjore;
Duart e tua që u rregjen nga puna
Dhe gishterinjtë që zunë kallo nga këmbëzat e dyfekeve,
Dhe supet që u varen nga xhokja e nga guna,
Dhe mesin që u hollua nga gjerdanët e fishekëve,
Dhe ballin që rrudh e u lërua nga mendimi,
Dhe beben e syrit që u mpreh nga shënjestra,
Dhe këmbet që u zmadhuan nga ecja e mundimi
Dhe qerpiket që u dogjen nga baruti në shkrepa…

Ti sytë lan në mëngjes me ujin e krojeve të maleve
Ti lleret lemon në mëngjes me shkumën e deteve,
Ti faqet fshin me peshqirin e madh të livadheve,
Ti floket lyen me lëngun e luleve te bjeshkeve…
Dhe çdo mëngjes behesh më e re dhe përze zhubra e
rudha
Ne rrimë në prehrin tënd e dorën na shkon në flokë
Thinjët na fshin kur gjunjët na dhëmbin nga udha,
Lodhjen na heq kur zgjuar na tretesh mbi kokë…

Qëndroj para teje,
Ja tek më ke,
Në krahët e tua,
Mua,
Birin tend, shembëllimin e qenies tënde,
Atë që tha sa hapi sytë
Në djep:
“Te dua!”
Dhe fjalën e peshës së rënde e ruajten malet e rënde..

Gjithë dashuritë për nënat që janë e do vijnë
Në prehrin tënd të madh i kam vëne,
Gjithë dashuritë për gratë, për shokët e miqtë
T’i kam sjelle t’i ngrohesh o nënë!
Jeton dashuria per ty, se birin tend s’e thau
civilizimi .

S’e thau shekulli i atomit dhe i zbritjes në hënë;
Në buzët e plasura s’iu vyshk belbëzimi,
Belbëzimi i foshnjes që përgjerohet për nënë.

Biri yt di te ulet në sofrën që shtrojnë fshatarët
në oborr,
Sic ulet në banketet që shtrojnë kryeministrat;
Biri yt di te hyje në laboratorin termobërthamor,
Siç hyn në arën ku zgjatin mustaqet misrat…
Çdo gjë që më dhe trashëgim e kam mbajtur
Kudo që kam shkuar ,
Kudo që kam vajtur.

Pjesë nga libri “Arratisja nga Liria”

“Njeriu ka ndërtuar botën e tij; ai ka ndërtuar fabrika dhe shtëpi, ai prodhon makina dhe veshje, ai rrit grurin dhe frutat. Por ai është tjetërsuar prej produktit të duarve të tij, ai nuk është më zot i botës që ai ka ndërtuar; përkundrazi, kjo botë e ndërtuar nga njeriu është kthyer në Zotin e tij, përpara të cilit ai përulet, të cilin ai përpiqet ose ta qetësoj ose ta manipulojë si të mundet. Puna e vetë duarve të tij është kthyer në Zotin e tij.

Në pamje të jashtme, ai duket se shtyhet nga interesi vetiak, por në realitet, Uni i tij i përgjithshëm, me të gjitha potencialet e tij konkrete, është kthyer në një instrument për arritjen e qëllimeve të vetë makinës që duart e tij e kanë ndërtuar. Ai ushqen iluzionin se është në qendër të botës e megjithatë ai tejshpohet nga një ndjesi e thellë pafuqie dhe mungese rëndësie ndaj vetes, gjendje të cilën, të parët e tij e përjetonin me vetëdije kur përballeshin me Zotin.” /KultPlus.com

– Erich Fromm, “Arratisja nga liria”

Gazetarja shqiptare: Oj Kosovë, oj loçkë, të du me shpirt, se shpirtit të kombit po di t’i japësh frymë

Gazetarja shqiptare, Sonila Meço, ka zgjedhur që përmes disa fjalëve prekëse të falënderojë Kosovën për krejt mbështetjen që po ia jep Shqipërisë – pas tërmetit shkatërrues.

“Oj Kosovë, oj loçkë! Të du me shpirt, se shpirtit të kombit po di t’i japësh frymë! Mendjes së kombit mend”!

“E duam edhe njëri-tjetrin më shumë kur ti na do kaq bukur”, ka shkruar Meço në profilin e saj në Facebook, transmeton Insajderi.

Image result for sonila meco

Rama: Familjet pa çati do të vendosen në hotelet e Durrësit, Kavajës dhe Vlorës

Shumë familje shqiptare kanë mbetë pa kulm mbi kokë si pasojë e tërmeti të madh që ka goditë Shqipërinë, shkruan KultPlus.

Këto familje tashmë janë vendosë në tenda, por kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka paralajmëruar për një zgjidhje për këtë dimër.

Ai ka njoftuar se do të bëjë një marrëveshje me hotelet e Durrësit, Kavajës e Vlorës, ku edhe do të vendosen familjet pa kulm mbi kokë.

Më poshtë po sjellim statusin e plotë të Edi Ramës.

Dimri nuk kalohet dot as nën qiell të hapur e as në tenda, prandaj qeveria do të nënshkruajë një marrëveshje me strukturat hoteliere të Durrësit, Kavajës dhe edhe Vlorës po të jetë nevoja, që të gjitha familjet e mbetura pa çati, të strehohen në kushte optimale, të shërbehen në kushte optimale, t’i kalojnë edhe festat e fundvitit në kushte optimale bashkë me fëmijët e tyre, ndërsa këta të fundit jo vetëm të mos jenë të detyruar të braktisin shkollën asnjë ditë, po edhe të mësojnë në kushte optimal./KultPlus.com

‘All I Want for Christmas is You’, me tri rekorde në librin e rekordeve Guinness

Mariah Carey ka thyer jo një, por tri rekorde të Librit të Rekordeve Guinness.

 “All I Want for Christmas is You”, kënga hit e çdo fundviti krishtlindjes nga Carey, është kënga që ka qëndruar më së gjati në toplistat muzikore dhe që është këngë festive.

Kënga poashtu është kënga më e transmetuar në Spotify në 24 orë, gjithsej 10.8 milion herë, dhe mbetet kënga festive që ka qëndruar më së gjati në toplistën Top Chart 10 në Angli.

Mariah Carey Christmas Show Nov 23 2019 GBOWR Photos By Denise Truscello

Të gjitha këto tri rekorde do të përfshihen në librin e Guinness World Records 2020 Edition.

“All I Want for Christmas is You” është shndërruar në këngë hit dhe senzacion që prej lansimit të saj me 24 tetor 1994, si pjesë e albumit “Merry Christmas” nga Mariah Carey.

Kënga çdo vit rikthehet në toplista dhe mbetet ndër ato këngë të pavdekshme në të cilën Mariah Carey e ka shkrirë zërin e saj përgjithmonë. Këtë vit kënga do të rikthehet në toplista për të 13-tin vit me radhë. / KultPlus.com

Nuk e morën seriozisht, Ilir Meta paralajmëroi për tërmetin apokaliptik që në korrik

Paniku që përjetuam sot nga dy lëkundje të forta nuk ishte një situatë e pa paralajmëruar. Ishte 29 korriku i këtij viti kur Presidenti Ilir Meta dha alarmin për një tërmet apokaliptik që mund të godiste Ballkanin dhe si rrjedhojë edhe vendin tonë.

Alarmi ishte dhënë në Greqi për mundësinë e një tërmeti mbi 6 ballë.

Kjo vuri në lëvizje dhe Presidentin shqiptar. Në një shkresë dërguar Ministrisë së Mbrojtjes Ilir Meta, referuar deklaratës së sizmologut Akis Tselentis kërkoi të dijë nëse është marrë kontakt me të apo me institucionet e tjera të rajonit.

Një tjetër pyetje Presidenti ngre dhe për kapacitetet që ka Shqipëria në përballimin e ngjarjeve të tilla dhe masat që mund të jenë marrë nga Ministria e Mbrojtjes për të minimizuar pasojat nëse do të ketë një tërmet të tillë.

Në përfundim të shkresës Presidenti shprehet i gatshëm edhe të mbledhë Këshillin e Sigurisë qoftë edhe vetëm për këtë çështje.

Letra e plotë:

Nëpërmjet medies ndërkombëtare dhe kombëtare jam informuar mbi paralajmërimin për një tërmet apokaliptik që pritet të godasë Ballkanin. Paralajmërimi ka ardhur nga sizmologu i njohur zoti Akis Tselentis, drejtor I institutit gjeodinamik observatori  kombëtar i Athinës. Sizmologu Tselentis ka paralajmëruar për një tërmet apokaliptik që pritet të godasë Ballkanin që mund të jetë 30 herë më i fuqishëm se ai që goditi para disa ditësh rajonin e Athinës

Për shkak të karakteristikave të veta sizmike vendi unë është një nga vendet me sizmicitetin më të lartë në Evropë. Prandaj Shqipëria është një vend I kërcënuar nga kjo dukuri natyrore.

Për sa më sipër kërkoj nga ana juaj të informohem mbi:

Institucionet përgjegjëse a kanë kontaktuar me sizmologun Tselentis dhe institucionet homologe të rajonit lidhur me të dhënat e tyre për paralajmërime të tilla?

Cilat janë kapacitetet tona për përballimin dhe masat e marra nga ana juaj, nëse vendi ynë do të goditet nga një tërmet I përmasave të tilla.

Çfarë masash janë marrë apo do të merren për të reaguar në kohë dhe për të minimizuar pasojat e mundshme në nivel qendror dhe vendor?

Nëse e gjykoni të domosdoshme jam I gatshëm të mbledh këshillin e sigurisë kombëtare qoftë edhe vetëm për këtë çështje, pasi çdo nënvlerësim I situatës mund të jetë me pasoja tragjike për jetën e qytetarët në radhë të parë.

Pezullohet mësimi për nesër në gjithë Shqipërinë

Ministrja e Arsimit në Shqipëri, Besa Shahini, ka njoftuar se është pezulluar mësimi edhe për nesër në të gjithë Shqipërinë për shkak të tërmeteve.

“Kemi vendosur që të pezullojmë mësimin në të gjitha shkollat, kopshtet dhe çerdhet e vendit (përfshirë jo-publiket) edhe ditën e nesërme (datë 27 Nëntor, 2019) në mënyrë që familjet të qëndrojnë së bashku dhe ta përballojnë situatën duke u solidarizuar me ata që u prekën më së shumti nga kjo tragjedi”, ka shkruar ajo në Facebook.

Shahini ka ngushëlluar të gjithë familjet që humbën të afërmit e tyre nga tërmeti dhe ka uruar shërim për të lënduarit.

“Jam e tronditur nga humbja e jetëve dhe lëndimet trupore që kanë pësuar qytetarët si pasojë e tërmetit, siç besoj është edhe e gjithë Shqipëria. Bëj me dije se ekipet tona po vijojnë ndërkohë me evidentimin e dëmeve materiale dhe hartimin e planit të masave për shkollat e dëmtuara. Gjej rastin të përcjell ngushëllimet më të sinqerta ndaj të gjitha familjeve që kanë humbur njerëzit e tyre të dashur, si dhe t’i uroj shërim sa më të shpejtë të gjithë të lënduarve!”. Klan Kosova /KultPlus.com

Dolly Parton do të realizojë film për hitin “I Will Always Love You”

Ylli i muzikës kantri, 73 vjeçarja Dolly Parton, ka një plan shumë të rëndësishëm sa i përket projekteve të saja. Ajo do të realizojë film për hitin “I Will Always Love You”. Këtë këngëtarja e bëri të ditur në “Late Night with Seth Meyers”.

Pra, kjo këngëtare e tekstshkruese, tha se për këtë hit të cilin e realizoi në vitin 1973 e të cilin më vonë e popullarizuan edhe Whitney Houston e Elvis Presley, do të bëjë një punë të madhe, që sipas saj vlen shumë.

Parton tha se versioni i Houston u publikua në filmin “The Bodyguard” dy dekada pas publikimit të origjinalit, dhe ai u bë njëri prej më të shiturve të të gjitha kohërave.

Ajo po ashtu tha se ato vite është ndjerë shumë e nderuar që ky version arriti të kryesojë toplistat e këngëve, ku edhe u vlerësua për dhjetë javë radhazi. Sa i përket origjinalit të këngës “I Will Always Love You”, Parton atë ia dedikoi ish partnerit të saj prej shtatë vjetësh, Porter Wagoner, pasi që Parton vendosi të vazhdojë karrierën si solo-këngëtare.

Kjo këngë u bë hit dhe kryesoi në Billboard Hot Country Songs dy herë, në vitin 1974 dhe në vitin 1982. E versioni i Houston-it, theu rekordin për shitjen e më së shumti incizimeve në kategorinë e këngëtareve. Veç Houston-it e Presley-t, versione të këngës “I Will Always Love You” realizuan edhe artistë të tjerë, si Linda Ronstadt, John Doe dhe Leann Rimes. Rtv21 / KultPlus.com

Konfirmohet edhe vdekja e gjilanasit tjetër në Durrës

Pas kërkimeve nga ekipet e shpëtimit, nga gërmadhat e një hoteli në Durrës, është nxjerrë trupi i pajetë i 24-vjeçarit nga Kosova, Isa Abazit. Ndërkaq është konfirmuar tashmë se ka vdekur edhe vëllai i tij, Shemsedini. Në rrënojat e objektit po vazhdojnë përpjekjet për të nxjerrë trupin e pajetë të tij

Gjatë ditës së sotme është raportuar se dy vëllezërit nga Kosova, Isa e Shemsedin Abazi janë ngujuar nën rrënojat e një hoteli në Durrës si pasojë e tërmeteve që goditën Shqipërinë nga orët e para të së martës.

Ndërkaq, deri më tani ekipet e shpëtimit kanë arritur ta nxjerrin trupin e pajetë të Isa Abazit, derisa po vazhdojnë kërkimet për vëllain tjetër, Shemsedinin.

Vdekjen e dy kosovarëve e ka konfirmuar ambasadori i Kosovës në Shqipëri, Nait Hasani.

“Të dytë e kanë humbur jetën. Isën e kanë nxjerrë, e pritet edhe Shemsiu që të nxjerrët nga rrënojat jam në vendin e ngjarjes”, deklaroi ambasadori Hasani për lajmi.net.

Express mëson se të dy vëllezërit kosovarë gjendeshin në Durrës tash e pesë ditë, ku kishin shkuar për të punuar. Express/ KultPlus.com

Fillon mbledhjen Këshilli Bashkiak i Tiranës për të miratuar dëmshpërblimin e 500 familjeve të prekura nga tërmeti

Këshilli Bashkiak i Tiranës ka filluar një mbledhje ku pritet të miratohet dëmshpërblimi i 500 familjeve të para të prekura nga tërmeti i sotëm i cili la 18 të vdekur dhe qindra të lënduar, shkruan KultPlus.com

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, në lidhjen e tij direkte në Facebook ka shkruar se shtëpitë e dëmtuara nga tërmeti do të bëhen nga e para.

NATO ka ulur në gjysmë shtizë flamujt e Shqipërisë dhe Francës

NATO ka ulur në shenjë respekti flamujt e Francës dhe Shqipërisë, pas tragjedisë që ka ndodhur sot në orët e hershme të mëngjesit, shkruan KultPlus.com

“Flamujt e Aleatëve tanë Shqipërisë dhe Francës janë në gjysmë shtizë jashtë Selisë së NATO-s, pas tërmetit në Shqipëri dhe për të nderuar ushtarët francezë të rënë në Mali. – në Selinë e NATO-s”, shkruan në njoftimin e tyre në Twitter.

Top Channel

‘Kur dridhesh ti, ne s’bajmë gjumë Shqipni’

Shqipnisë sime t’luhatun

Nga Çun Lajçi

Kur dridhesh ti
Ne s’bajmë gjumë Shqipni
Se tutemi po vdes
E rrajë jetimash mbesim
Të duem edhe kur vërshohesh
Ujnash
Edhe kur digjesh
Zjarresh
Edhe kur mallkohesh nesh
Kur luhatesh
Dridhesh e përkundesh
Tërmetesh
Si zogj t’futemi n’gji
E lutemi
Vetëm ti t’mos vdes
Ne
S’bajmë gjumë kur ti dridhesh
Se veç Ty t’kemi Shqipni

Ansambli “Shota” anulon të gjitha aktivitetet e parapara për festat e nëntorit

Ansambli “Shota” ka pezulluar të gjitha aktivitetet e parapara për festat e nëntorit në shenjë nderimi ndaj viktimave pas tërmetit në Shqipëri, shkruan KultPlus.com

Përmes një postimi në Facebook, Shefqet Gjocaj e ka bërë publik vendimi si dhe ku edhe ka shprehur keqardhjen për atë se çfarë ka ndodhur.

Këtu keni postimin e tij të plotë:

“Te nderuar miq,
Në shenjë solidarizimi me viktimat e tërmetit ne Shqipëri, Ansambli “Shota” i pezullon aktivitetet e parapara për nderë te festave të Nëntorit! Me këtë nënkuptojmë anulimin e Koncertit premierë, të paraparë te mbahet nesër (27.11.2019) dhe pjesëmarrjen e paraparë ne aktivitetin qe ishte planifikuar te mbahet ne Drenas (28.11.2019), me rastin e përurimit te shtatoreve te Heronjve te Kombit Shaban, Adem dhe Hamëz Jashari!

Bashkë ndjejmë thellësisht me vëllezërit dhe motrat tona qe humben jetën ne tërmetin shkatërrues ne Republikën e Shqipërisë dhe familjet e tyre, e njëherazi shprehim gatishmërinë tonë qe t’u dalim ne ndihmë familjeve ne nevojë, me të gjitha mundësitë tona”, ka shkruar në Facebook Shefqet Gjocaj. /KultPlus.com

Presidenti Thaçi shpall të mërkurën ditë zie

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka shpallur të mërkurën, 27 nëntor 2019, ditë zie në Kosovë, në nderim të viktimave që humbën jetën nga tërmeti në Republikën e Shqipërisë.

“Në shenjë respekti shtetëror dhe qytetar, dita e mërkurë, 27 nëntor 2019, shpallet ditë zie shtetërore në Republikën e Kosovës, pas tërmetit në Shqipëri, i cili la dhjetëra persona të vdekur dhe shumë të lënduar”, thuhet ndër të tjera në vendimin e presidentit Thaçi.

Me vendim të presidentit Thaçi, flamujt shtetëror ngrihen në gjysmështizë në të gjitha objektet shtetërore të Republikës së Kosovës, brenda dhe jashtë vendit. /KultPlus.com

epa05792927 President of the Republic of Kosovo Hashim Thaci during his meeting with Norwegian Minister of Foreign Affairs Brende Borge (not pictured) in Pristina, Kosovo, 14 February 2017. Borge is one-day official visit to Kosovo. EPA/VALDRIN XHEMAJ

Ramë Lahaj: Ju keni një shtëpi që u rindërtua hiç më larg se 20 vjet më parë dhe ju mirëpret në çdo sekondë

Me familjet e prekura nga tërmeti në Shqipëri po solidarizohen të gjithë duke ju ardhur në ndihmë në forma të ndryshme, shkruan KultPlus.

Artistët gjithashtu po shprehen të prekur nga kjo tragjedi. Tenori i njohur, Ramë Lahaj përmes një statusi në Facebook është shprehur se të gjithë të prekurit e kanë një shtëpi që u rindërtua 20 vjet më parë, duke aluduar në Kosovën, qytetarët e secilës Shqipëria i strehoi gjatë kohës së luftës në Kosovë.

“Gjithmonë e në çdo frymëmarrje do të jemi me ju, sikur që ju shenjtërisht ishit me ne, në kohët më të vështira! Të gjithë duhet ta dini se keni një shtëpi që u rindërtua, hiç më larg se 20 vjet më parë dhe ju mirëpret në çdo sekondë derisa tuajën ta rindërtojmë së bashku. Tashme, ia kemi marrë dorën ne të mjerët, gjithmonë të shkatërruar ose nga ndonjë regjim barbar ose ndonjë politikë e gabuar, dhe herë pas here, na përplas edhe vet Zoti, sikur pak të kemi vuajtur ne shqiptarët! Por të fuqishëm do të qëndrojmë, deri në frymën e fundit. Me shpirt jeni me ju, gjithmonë!”, ka shkruar Lahaj në Facebook. / KultPlus.com