Kur Esat Pasha tentoi të falsifikonte dokumentin e dorëheqjes së tij

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 11 Janar 2020

“Excelsior” ka botuar, të hënën e 16 shkurtit 1914, në faqen n°2, një shkrim në lidhje me një veprim të çuditshëm të Esat Pashë Toptanit ndaj delegatëve të Komisionit Ndërkombëtar të Kontrollit, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :

Në Shqipëri

Esat Pasha kishte falsifikuar një dokument

Ai kishte shtrembëruar përkthimin e tekstit frëngjisht me të cilin dha dorëheqjen.

Romë, 15 Shkurt (Nga korrespondenti ynë i veçantë). – Esat Pasha qëllimisht tregohet besnik ndaj Princ Vidit që kur ka ardhur në Romë. A është kjo besnikëri… besnike ? Sovrani i ardhshëm i Shqipërisë do të bënte mirë që t’i besojë me një kujdes më të madh. 

Sepse arti i lojës së dyfishtë duket i lindur te gjenerali që e ktheu Shkodrën te Malazezët në kushtet që ne i dimë. Dëshmon kjo anekdotë pikante, ekskluzive, vërtetësia e së cilës sfidon çdo përgënjeshtrim.

Kur Komisioni Ndërkombëtar i Kontrollit shkoi në Durrës kohët e fundit për t’i kërkuar Esat Pashës që të jepte dorëheqjen si President i Senatit shqiptar, delegatëve iu desht të shtonin përpjekjet për të arritur qëllimin e tyre. Më në fund ata ia arritën : Esat Pasha premtoi të nënshkruajë dorëheqjen e tij.

E shkruajtën menjëherë dokumentin, teksti frëngjisht i të cilit përafërsisht ishte si më poshtë :

“Unë, ESAT PASHA, deklaroj të jap dorëheqjen time dhe të marr përsipër të largohem sa më shpejt nga Durrësi.”

Para nënshkrimit të këtij dokumenti, Esati kërkoi që t’i lejohej të shkruante një kopje të dytë, të përkthyer në turqisht, për përdorimin e tij personal; ai dhe delegatët gjithashtu duhej të nënshkruanin këtë kopje të dytë.

Meqë nuk flet frëngjisht, kërkesa e tij u duk e natyrshme. Një sekretar i Esat Pashës bëri përkthimin. Të dy dokumentet, frëngjisht dhe turqisht, u vendosën në një tryezë për nënshkrim kolektiv. Delegatët ishin gati të nënshkruanin përkthimin në turqisht, kur njëri prej tyre, ndërroi mendje dhe e përktheu atë tek një njeri që kishte besim.

O befasi ! Fjalia thelbësore u shtrembërua  si më poshtë :

“Unë, ESAT PASHA, deklaroj se marr përsipër të jap dorëheqjen kur të largohem nga Shqipëria.”

Ndryshimi ra në sy, dhe me siguri, pashai i shkëlqyer i rezervonte vetes t’u vërtetonte një ditë anëtarëve të komisionit, dokumentin e nënshkruar nga dora e tyre, se ai kurrë nuk kishte dhënë dorëheqjen, meqë ishte gjithmonë në Shqipëri !

Më siguruan se kur u zbulua ky mashtrim, delegati anglez ishte aq i indinjuar sa që,  me një gjest nervozizmi, grisi kapelën e tij.

Ndërsa Esati, thjesht buzëqeshi. Dhe, si një fatalist i mirë oriental, ai nuk kundërshtoi nënshkrimin e një dokumenti të ri të korrigjuar siç duhej. Sepse, me siguri mendoi ai, se, këtë herë të paktën, komisioni nuk do të binte në grackën e tij. — LÉON CONSEIL. / KultPlus.com

https://www.darsiani.com/la-gazette/excelsior-1914-kur-esat-pasha-tentoi-te-falsifikonte-dokumentin-e-doreheqjes-se-tij/?fbclid=IwAR3US_32YCTXFnc8eHobrGwYs8RVFWvTO8KmqfVPfj7_na-asIrRmS-SweU

36 vjet nga rënia e dëshmorëve Rexhep Mala e Nuhi Berisha

Ndërmjet 11 e 12 janarit të vitit 1984, Rexhep Mala e Nuhi Berisha ranë heroikisht gjatë përleshjes me forcat policore serbe në Kodrën e Trimave në Prishtinë.

Me prejardhje nga Komuna e Kamenicës, si student me iniciativën e Rexhep Malës dhe të bashkëveprimtarëve të tjerë formohet Komiteti i Studentëve në kuadër të Grupit Revolucionar, i cili do ti shërbejë Lëvizjes çlirimtare të shqiptarëve si bërthamë e parë për lëvizën e pranverës studentore të vitit  1981.

Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha provuan të vihen në themelet e një organizimi të lëvizjes çlirimtare, që vepronte në vazhdimësi, kurse në vitin 1973 filluan veprimtarinë e tyre në botimin e gazetës “Zëri i Kosovës”. Rexhep Mala e Nuhi Berisha shquhen ndër figurat më të ndritura të qëndresës dhe sakrificës sonë kombëtare.

Sot për veprën patriotike të Rexhep Malës me plot krenari flasin bashkëpunëtorët, bashkëluftëtarët, bashkëfshatarët dhe mbarë Kosova, ndonëse emrin e Rexhep Malës e Nuhi Berishës e hasim në shumë rrugë të cilat me nder e krenari mbajnë emrin e tij, e hasim në shumë sheshe e vatra edukativo-arsimore, kazerma e qytetit në Gjilan me krenari mban emrin e bërthamës së UÇK-së – Rexhep Mala e Nuhi Berisha.

Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha kishin vizion të qartë për të ardhmen e Kosovës dhe guximin e duhur për të vepruar kundër regjimit të atëhershëm, shkruan KP. Rexhepi e Nuhiu vlerësohen si dy nga figurat qendrore të rezistencës dhe përpjekjeve të popullit shqiptar të Kosovës për liri e pavarësi, dhe janë çmuar për trimërinë, sakrificën e lartë dhe aftësitë organizative. / KultPlus.com

Qendra kulturore “Vatra” në Belgjikë promovon kulturën shqiptare

Është bërë e ditur se Qendra Kulturore “Vatra” në Belgjikë ka promovuar kulturën shqiptare si për komunitetin shqiptar, ashtu edhe për atë vendas, duke u bërë pjesë në organizime të ndryshme kulturore: koncerte, shfaqje, mbledhje, konferenca.

Shkolla e saj “Vatra” organizon mësimin plotësues në gjuhën shqipe për fëmijët shqiptarë nga 6 deri 17 vjeç dhe grupi i valleve “Vatra” edukon brezat e rinj me vallet tradicionale të të gjitha trevave.

Kujtojmë se Qendra kulturore Vatra është pjesë e shoqatës Albabel e themeluar në Belgjikë që në 2007-tën nga Ahmet Gjanaj.

Qendra kulturore Vatra ka si qëllim që të promovojë kulturën shqiptare si për pjesëtarët e komunitetit shqiptar ashtu dhe për belgët dhe komunitetet e tjera në Belgjikë.

Për të arritur këtë qëllim, Vatra organizon aktivitete të ndryshme si në lokalet e veta ashtu, në lokalet e komunës Molenbeek dhe në vende publike.

Vatra bashkpunon me një sërë shoqatash shqiptare dhe belge dhe ka një partneritet me Rrjetin e bizneseve shqiptare në Beneluks që kontribuon gjithashtu në mbarëvajten e këtyre aktiviteteve./albinfo/ KultPlus.com

Dhjetë filmat më frymëzues të të gjitha kohërave

Nuk mund të them se unë e kam kohën e mjaftueshme për t’u ulur përpara televizorit e për të parë filma. Por sa herë që kam pak kohë të lirë, më pëlqen të shoh filma frymëzues. 

Një histori motivuese është mënyra më e mirë për të motivuar njerëzit që nuk ndihen aq të sigurtë se mund t’ia dalin mbanë. Disa nga filmat e përfshirë në listën e mëposhtme janë të bazuar në histori të vërteta, gjë që i bën ata akoma dhe më të veçantë.

Pursuit of Happiness (Në kërkim të lumturisë).

Në film trajtohet historia e Chris Gardner, një baba beqar që përditë haset me vështirësitë e të rritur të djalit të tij Christopher. Ai përballet shpesh me mungesën e strehimit, deri në momentin që punësohet në një firmë të madhe.

Never Back Down (Kurrë mos u dorëzo).

Ky është një nga filmat që unë do ta shihja sa herë të ndihesha i mërzitur, apo të isha duke kërkuar për motivim. Asnjëherë nuk më mërzitet. Filmi ka në qendër një adoleshent, Jake Tyler, i cili ndihet përgjegjës për vdekjen e të atit që ishte duke drejtuar automjetin i pirë. Jake përfshihet në ndeshjet e MMA ku humbet me një shok të shkollës së tij, por kjo gjë e shtyn atë t’i futet palestrës dhe të mësojë më shumë mbi artet marciale që e ndihmojnë atë fizikisht dhe mendërisht.

Rocky.

Të gjithë i duam këto filma, apo jo? Rocky Balboa i luajtur nga Sylvester Stalone është një boksier që të gjithë e tallin dhe përbuzin për gjërat që bën. Askush nuk e merr atë seriozisht. Ai më pas i futet rrugës së boksit dhe shndërrohet në një profesionist, duke i treguar të gjithëve se ai nuk ishte një dështak. Duhet t’i shihni këto filma!

Ali.

Si shumë nga filmat e kësaj liste, edhe filmi Ali është i bazuar në një histori të vërtetë, në jetën e Muhammad Ali. Aktori kryesor është Will Smith dhe ai aktron mbi jetën e Muhammad Ali në ring dhe jashtë tij, duke na treguar edhe mënyrën se si ai u bë një kampion.

Get rich or die trying (Pasurohu ose vdis duke u përpjekur).

Ndoshta ky film nuk është aq paqësor në të treguarit e motivimit, por është një film i paharrueshëm. Filmi tregon mbi jetën e të famshmit 50 Cent. Të ëmën ia kanë vrarë kur ai ishte një fëmijë dhe ai kurrë nuk e njohu të atin. Ai nisi të shiste drogë në rininë e tij për të mbuluar shpenzimet e nevojshme të jetesës, por gjithnjë e kishte ëndërr të bëhej një reper i famshëm. U qëllua 9 herë nga disa persona që nuk e pëlqenin atë që ai bënte. Mbijetesa e tij ndaj 9 plumbave dhe fama që ai ka në ditët e sotme është vërtet një frymëzim.

8 mile.

Filmi ka si protagonist këngëtarin e famshëm Eminem, i cili në film jeton me të ëmën dhe bën një punë të kotë në Detroit. Në kohën e lirë ai performonte në betejat e repit, në të cilat ishte i vetmi performues i bardhë. Ai nisi të shkruante këngë dhe të mblidhte lekë për të hapur një studio muzikore të vetën. Është një film frymëzues, pasi na tregon se si një njeri shumë i varfër arrin të pasurohet duke punuar fort për të dalë në krye.

Forrest Gump.

Filmi trajton jetën e një njeriu të thjeshtë, jo shumë inteligjent, por që përherë ka qëllime të mira. Forrest kalon nëpër një sërë peripecish në jetën e tij, fiton medalje për shërbimet në Vietnam, bëhet një profesionist në ping pong, nis një biznes të vetin etj.

Coach Carter.

Coach Carter është një film i bazuar në një histori të vërtetë, ku Ken Carter fillon punë si instructor basketbolli në ish shkollën e tij të mesme. Shumë nga lojtarët kishin vese të ndryshme, ndaj ai vendos rregulla të forta për t’i kthyer ata në rrugën e duhur.

The Bucket List.

Ky film trajton jetët e dy personave që janë komplet të ndryshëm nga njëri-tjetri, por që të dy zbulojnë se vuajnë nga kanceri. Njëri nga ata është një pasanik dhe pronar i një kompanie të madhe, kurse tjetri një mekanik i thjeshtë, por që të dy vendosin të mos e mendojnë se kanë kancer dhe të bëjnë çdo gjë që duan përpara se të vdesin. Është filmi i duhur për të gjithë ata që mendojnë se është shumë vonë për të ndjekur ëndrrat e tyre.

Yes, man!

“Yes, man” ka të bëjë me jetën e një djali të quajtur Carl Allen që ka një koncept të gabuar për jetën. Ai merr një këshillë nga një koleg për të ndjekur një seminar që do ta mësojë se si ta kapërcejë negativitetin që e karakterizon atë si person. Ai seminar duket sikur e ndryshon atë. Është një film motivues për këdo që ka një mendim pesimist mbi jetën, ashtu si Carli, ose është duke vuajtur nga mendime negative. /bota.al/ KultPlus.com

Gjuhëtari Gjovalin Shkurtaj kërkon që deputetët t`i nënshtrohen provimit në gjuhën shqipe

Akademia e Shkencave ka kërkuar që të krijohet një fjalor i plotë për gjuhën shqipe dhe një ligj që ta mbrojë atë. Gjuhëtari Gjovalin Shkurtaj është i mendimit se duhet t’u japim votën politikanëve duke i vlerësuar edhe nga ana e të shkruarit e të folurit të shqipes.

“Madje para se të marrin mandatin ata duhet ti nënshtrohen provimit të gjuhës shqipe dhe ata duhet të marrin notë mbi 8-të që të kalojnë. Por kjo nuk vlen vetëm për politikanët por për të gjithë administratën publike”, ka thënë Shkurtaj.

Ai ka thënë se duke i parë fjalimet e deputetëve në Parlamentin e Shqipërisë, vërehet mungesë e theksuar e njohurive elementare lidhur me gjuhën shqipe.

Që në kohën kur u themelua shteti shqiptar, në Fletoren Zyrtare u botua vendimi që të gjithë nëpunësit të jepnin provim gjuhën shqipe, një praktikë e cila më nuk zbatohet. /tch/ KultPlus.com

Prindërit e varur nga teknologjia ndikojnë shumë në zhvillimin e fëmijëve

Sa orë në ditë e përdorni telefonin?

Jini të sinqertë. Sa kohë kaloni në rrjete sociale, shikoni video interesante, lexoni artikuj, kontrolloni motin, luani lojëra, apo kërkoni diçka interesante në Google? Sa shpesh e mbani telefonin në duar përderisa pritni në radhë, thjesht për ta kaluar kohën ose për shkak të shprehisë?

Teknologjia është gjithkund. E ka ndryshuar botën tonë dhe do të jetë këtu përgjithmonë. Me vetëm majën e gishtërinjëve mund të kemi çasje në pafund informacione. Ne pothuajse nuk kemi nevojë të dalim nga shtëpia fare nëse nuk duam. Mund të bëjmë gjithçka me telefon.

Është e zakonshme të drejtojmë gishtin tek gjeneratat e reja pse janë të varur nga teknologjia, por të jemi të sinqertë, gjeneratat më të vjetra, përfshirë edhe gjyshërit janë të njejtë. Dallimi i vetëm është se gjeneratat më të vjetra i mbajnë mend kohërat para telefonëve të mençur, madje edhe para internetit.

A keni menduar ndonjëherë si na ka ndikuar teknologjia? Si e ndikon shëndetin dhe zhvillimin tonë mendor? Si i ndikon fëmijët? Ata nuk njohin një botë pa telefona të mençur, tabletë dhe laptopë.

Shumë kohë e kaluar para ekranit shkakton probleme të sjelljes tek fëmijët
Të kaluarit e orëve të tëra në internet dhe duke përdorur teknologjinë ka ndikim negativ në shëndetin fizik dhe mendor të të rriturve. Fëmijët që ngjiten para ekranit e kanë edhe më keq. Një studim i ri nga Universiteti i Miçiganit ka treguar se koha para ekranit mund të ketë ndikime serioze negative në shëndetin dhe zhvillimin e fëmijëve.

Rezulton që, kjo varet shumë nga prindërit. Prindërit që kalojnë shumë kohë në telefonat e tyre, laptopë apo pajisje tjera teknologjike, duke përfshirë televizorin, tentojnë të kenë marrëdhënie më pak kuptimplote dhe jo të përmbushura me fëmijët. Për pasojë, fëmijët ndihen të parëndësishëm ose të frustruar. Ata mund të sillen në mënyra me të cilat tentojnë të marrin vëmendje.

Studimi paralajmëron për lidhjen mes përdorimit të teknologjisë nga prindërit dhe sjelljes së fëmijëve.

Studimi është bërë duke ekzaminuar 170 familje dyprindërshe me fëmijë të moshës 3 vjeçe, në SHBA. Prindërit u janë përgjigjur pyetjeve rreth shprehive të tyre të përdorimit të teknologjië. Sa shpesh, sa gjatë dhe si e përdorin teknologjinë. Studimi është përqëndruar në kohën e penguar të familjes, si dërgimi i mesazheve apo të qenit online gjatë lojës ose vakteve të ushqimit.

Prindërve u është kërkuar edhe t’u përgjigjen pyetjeve rreth sjelljes së fëmijëve të tyre, nëse ata janë të irrituar, ankohen, të hidhëruar, apo nëse janë sjellë keq gjatë dy muajve para studimit. Studiuesit kanë marrë parasysh faktorë si të ardhurat e familjes, arsimimi, stresi, ankthi edhe faktorë të tjerë të mundshëm jashta teknologjisë, pastaj e kanë ekzaminuar marrëdhënien mes pengesave në kohën e kaluar me familjen dhe sjelljes së fëmijëve.

Megjithëse janë të nevojshme hulumtime të mëtejshme për të parë nëse ka lidhje të drejtëpërdrejtë mes përdorimit të teknologjisë nga prindërit dhe sjelljes së fëmijëve, studimi ka treguar se një lidhje e tillë ekziston me siguri. Përdorimi i teknologjisë nga nëna është veçanërisht i rëndësishëm kur bëhet fjalë për sjelljen.

Efektet tjera shëndetore të kohës para ekranit

Të kaluarit shumë kohë para ekranit dhe në një botë virtuale mund të ketë shumë ndikime tjera negative krahas “sjelljes së keqe”.

Disa nga këto ndikime negative përfshijnë:

Probleme me shikimin dhe shëndetin e syve

Depresion dhe probleme tjera të shëndetit mendor

Vështirësi në zhvillimin e trurit dhe mësim

Probleme me qafën, shpinën dhe probleme tjera muskuloro-skeletore si rezultat i qëndrimit të keq

Probleme të shëndetit kardiovaskular

Rrezik nga diabeti

Probleme me mungesë të vëmendjes

Probleme me gjumin

Obezitet dhe mbipeshë

Krahas ndikimeve negative, teknologjia megjithatë ka dobi të shumta për ne personalisht dhe për botën. Nuk mund ta ndalojmë atë krejtësisht. Pyetja është se si ta përdorim pa rrezik, t’i mbrojmë fëmijët tanë dhe të krijojmë një familje dhe shtëpi të lumtur e të shëndetshme.

Si të mbroni veten dhe familjen nga efektet negative të teknologjisë
Kufizojeni kohën para ekranit për të gjithë. Po, kjo përfshin edhe të rriturit. Vendosni rregulla dhe përmbajuni atyre. Sigurohuni të kaloni kohë cilësore me fëmijët tuaj, të pandërprerë nga teknologjia.

Jo telefona në tavolinën e bukës. As në mëngjes, as në drekë, as në darkë. Jo telefona gjatë vakteve të ushqimit, pikë. Kaloni kohë sëbashku. Shijojeni ushqimin. Mos nxitoni. Bisedoni, lidhuni, dhe qeshni.

Zgjedhni aktivitete në vend të filmave. Netflix është argëtues. T’i bësh fëmijët të shohin një film vizatimor ndihmon. Një natë filmi me familjen është mënyrë argëtuese për të kaluar kohë sëbashku. Por zgjedhja e aktiviteteve që ju lejojnë ndërveprim, krijon një lidhje më të mirë mes jush. Luani lojëra, ngjyrosni..

Dilni jashtë. Të kaluarit kohë në natyrë është e mirë për shëndetin. Edhe nëse jetoni në një qytet të madh, ju bën mirë të dilni në xhunglën urbane. Dalja nga shtëpia nuk duhet me patjetër të jetë jashtë. Shkoni në muze, teatër, shkoni në bouling. Fikni telefonat dhe jini të pranishëm me njëri-tjetrin.

Mbajeni telefonin në “funksion aeroplani”. Nuk e keni patjetër të shihni menjëherë çdo mesazh, çdo postim në rrjete sociale, çdo lajm. Fikni ato cingërimat e vazhdueshme të telefonit, veçanërisht në mbrëmje, gjatë kohës së gjumit ose kohës së detyrave të shtëpisë për fëmijët.

Këto këshilla mund t’ju ndihmojnë të rrini të lidhur me familjen dhe ta shmangni ose ta zvogëloni ndikimin negativ të teknologjisë./supergrate.net/ KultPlus.com

Zuckerberg: Ne do të kemi teknologjinë për t’u ndjerë plotësisht në prani të dikujt tjetër, pavarësisht se ku ndodhet ai apo ajo

Ekzekutivi i Facebook, Mark Zuckerberg, paraqiti vizionin e tij për shoqërinë e vitit 2030, ku do të mbizotërojë realiteti i shtuar, një revolucion në shkëmbime sipas tij, për të cilin rrjeti social do të kontribuojë në masë.

“Këtë dhjetëvjeçar do të përqendrohem në planin afatgjatë. Në vend që t’i vija vetes sfida njëvjeçare, u përpoqa të mendoj se çfarë shpresoj që bota dhe jeta ime të duken në vitin 2030, për t’u siguruar që t’ia kushtoj tërë vëmendjen time kësaj sfide”, shkroi Zuckerberg në Facebook.

Për themeluesin e Facebook-ut, deri në fund të dekadës, njerëzit do të kenë braktisur celularin në favor të syzeve të realitetit të shtuar dhe do të përdorin kryesisht realitetin virtual.

“Ne do të kemi teknologjinë për t’u ndjerë plotësisht në prani të një personi tjetër, pavarësisht se ku ndodhet ai apo ajo dhe hulumtimet shkencore dp të na ndihmojnë të shërojmë e parandalojmë sëmundje, për të zgjatur me 2,5 vite pritshmërinë tonë të jetës”, shtoi ai.

Sipas tij, ngritja në fuqi e realitetit virtual do të ndryshojë natyrën e rrjetit social. Nëse deri tani interneti u ka mundësuar miliarda njerëzve që të lidhen kur dhe ku dëshirojnë, rrjeti social i së ardhmes do të përqendrohet në ndërveprimet private dhe do të na ndihmojë të ndërtojmë ato bashkësi të vogla për të cilat kemi të gjithë nevojë në jetë./gazetaexpress/ KultPlus.com

Si e përshkroi Barleti heroizmin e shkodranëve dhe dyndjen në Itali

Më 10 janar 1504 në Venedik u botua latinisht vepra e Marin Barletit, “De obsidione Scodrensi”- “Rrethimi i Shkodrës”, një nga veprat më të njohura historike që bëri të njohur luftën e shqiptarëve kundër perandorisë osmane në mesjetë.

I mbështetur në kujtimet e veta, si dhe të pjesëmarrësve të tjerë në ngjarjet që rrëfen, Barleti ia kushton librin jetës politike e ushtarake gjatë rrethimit të dytë të Shkodrës, më 1478.

Vepra “De obsidione Scodrensi”- “Rrethimi i Shkodrës“, është e ndarë në tre kapituj, aspo siç quheshin pas zakonit të shkrimtarëve antikë, në tre libra. Në librin e parë kemi parathënien, kushtuar dukës së Venedikut Leonard Loredano, ndërsa më pas bën fjalë për prejardhjen e turqve, deri me pushtimin e Konstantinopojës me 1453 dhe mbaron me shënimet historike rreth Shkodrës dhe përshkrimin e pozitës së saj.

Libri i dytë është më voluminozi apo më mirë të themi pjesa qendrore, mbi rrethimin e Shkodrës në vitin 1474 dhe 1478, ku përshkruhen operacionet e rrethimit, sulmet, dhe mbrojtja heroike e Kalasë nga shqiptarët. Ndërsa në fund, në librin e tretë, prezantohen në formë të sintezës ngjarjet e rrethimit të Shkodrës, si dhe dorëzimin e saj nga ana e venedikasve përfaqësuesve të Perandorisë Osmane./Konica.al

Duke lexuar veprën “De obsidione Scodrensi” – “Rrethimi i Shkodrës”, del qartë se autori ka marrë shënime në formë ditari, edhe pse si i tillë nuk na paraqitet në libër.

Por, nëse në rrethimin e parë ishte dëshmitarë okular, në ate të dytin merr pjesë aktive si bashkëluftëtar në mbrojtjen e saj. Si e tillë kjo vepër është përgatitur për një kohë të gjatë, si vëzhgues okular, por edhe në saje të kujtimeve të bashkëvendasve të tij pasi u vendosen në Venedik, ku përfundimisht u botua në vitin 1504.

Edhe pse autori ishte prift, ai na rrëfen ngjarjet e rrethimit të Shkodrës, si rrallë kush deri më tash. Madje, ky botim është informacioni i vetëm dhe autentik i këtyre ngjarjeve deri më tash. Në libër prezantohen të dhëna të mjaftueshme për rrethimin e këtij qyteti nga Perandoria Osmane, municionet e përdorura, luftimet, vrasjet, krimet dhe heroizmin e shkodraneve në mbrojtje të Kalasë së Rozafatit.

Ajo u mbrojt me dinjitet, sakrificë e ndjenjë fetare dhe kombëtare. Ajo ishte kështjellë e pamposhtuar e krenarisë kombëtare, ku nuk mundi ta pushtojë as sulltani ma famëkeq i kohës më ushtrinë dhe artilerinë ma të madhe të kohës. Ajo iu dorëzua Perandorisë nga ana e Venedikut në sajë të marrëveshjes së arritur në janar të vitit 1479.

Pasojat e dorëzimit të Shkodrës, janë të njohura për opinionin, sepse me dorëzimin e saj së bashku me venedikasit u largua edhe paria e Shkodrës, ku llogaritet se në drejtim të Venedikut shkoj edhe pjesa dërrmuese e popullsisë së qytetit.

Me heroizmin e treguar Shkodra mbeti lavdia e shqiptarëve dhe pengesa e osmanlinjve në drejtim të Perëndimit. Lufta që zhvilluan shkodranet nuk ishte vetëm një luftë e shqiptarëve kundër pushtuesve të huaj, por kishte përmasat më të gjëra sepse ajo njëherit ishte një luftë e krishterëve kundër turqve myslimanë.

Marin Barleti, prift katolik, historian, shkrimtar e patriot shqiptar i kohës së humanizmit, botës kulturore i ka dhuruar një vepër më vlerë të jashtëzakonshme për historinë e popullit shqiptar në njërën prej kohëve më të vështira e të errëta të historisë që ka përjetuar.

Së bashku me kujtimin e luftës heroike në mbrojtje të Shkodrës, vepra e tij është dëshmi autentike e luftës heroike të popullit shqiptar për liri dhe si e tillë është vepër tejet e rëndësishme e historiografisë shqiptare në shek. XV.

E kujtojmë se vepra “Rrethimi i Shkodrës” e Marin Barletit, është shkruar në latinisht (De obsidione Scodrensi) dhe u botua për herë të parë në Venedik më 1504, pothuajse 100 vjet pas lindjes së Gjergj Kastriot Skënderbeut.

Veprën e përktheu në shqip për herë të parë studiuesi i shquar Henrik Lacaj më 1962, në përvjetorin e 50-të të Pavarësisë së Shqipërisë. Më vonë është ribotuar në gjuhën shqipe shtëpia botuese Onfuri më 2012, duke u mundësuar lexuesve shqiptarë për ta njohur përmes saj historinë e vendit e vlerat e kombit shqiptar.

Mbi librin

Është viti 1478. Evropa po sulmohet. Dhjetë vjet pas vdekjes së Skënderbeut, shqiptarët dhe venedikasit vazhdojnë t’u rezistojnë osmanëve, duke mbrojtur atdheun e tyre dhe duke i dhënë kohë Evropës Perëndimore për t’u përgatitur për sulmin e pashmangshëm. Historia botërore e ka anashkaluar mjaft heroizmin e shqiptarëve dhe faktin që ata u bënë pengesë dhe i vonuan osmanët në synimin e tyre për të pushtuar gjithë Europën. Marin Barleti i jep, pra, botës një rrëfim të drejtpërdrejtë heroizmi përballë një pushtimi mizor: burra të thjeshtë e gra që luftojnë për familjet, për tokën dhe besimin e tyre.

Shikoni nga bedenat e kështjellës hordhitë osmane që zbardhin fushat përreth me çadra e ushtarë. Mësoni se si ishin përgatitur jeniçerët e se si topat bombardues u futën në historinë e luftërave. Mrekullohuni duke lexuar se si një grusht luftëtarësh i thyen sulmet e egra të qindra e mijëra ushtarëve turq.

Sulltani i mundur detyrohet të tërhiqet, por Shkodrën e mban të rrethuar derisa në fund, senati venedikas ia dorëzon atij si një ultimatum paqeje. Atëherë, shkodranët, të zhgënjyer, zgjedhin mërgimin, për të mos u dorëzuar dhe lundrojnë përmes Adriatikutm për në portet e sigurta të Venedikut.

Marin Barletit, siç mund të kuptohet lehtë, i duhej të shkruante në latinisht, sepse vepra duhej të qarkullonte dhe të njihej nëpër Europë. Ashtu siç edhe ndodhi, pasi pas botimit më 1504 në Venedik, u rishtyp disa herë në Zvicër (1556), Gjermani (1578 dhe 1596). Pas botimeve në latinisht do të vijnë përkthimet në italisht (1565), polonisht (1569), frëngjisht (1576).

Mbi autorin

Dom Marin Barleti (rreth 1450 – 1512), i njohur edhe si Dom Marinus Barletius, çmohet si historiani i parë shqiptar. Prift katolik dhe qytetar i Shkodrës, ai qe dëshmitar e luftëtar në dy rrethime osmane të këtij qyteti. Kur Venediku, së fundmi, ua dorëzoi Shkodrën osmanëve, si shumë bashkatdhetarë të tjerë të rinj, ai emigroi në Itali. U vendos në Padova e në këtë dioqezë kishtare, Dom Marin Barleti, apo Barleci, shërbeu i prift famullitarë e më vonë, si rektor i Kishës së Shën Shtjefnit.

Megjithëse “Rrethimi i Shkodrës” ishte vepra e tij e parë, ai njihet më shumë për veprën e tij të dytë “Historia e Skënderbeut”. Barleti tërhoqi vëmendjen e lexuesit europian të shekullit XVI, i cili me turqit në portat e Vjenës më 1529, po shqetësohej gjithnjë e më shumë për mundësinë e pushtimit të të gjithë Europës Perëndimore nga osmanët./drita.info/ KultPlus.com

Publikohet lista e parë e interpretuesve në ceremoninë e 62-të të “Grammy Awards”

Akademia Amerikane për artin dhe shkencën diskografike e publikoi listën e parë të interpretuesve në ceremoninë e 62-të të “Grammy Awards”.

Billie Eilish dhe Melissa Viviane Jefferson e njohur më mirë si Lizzo do të performojnë për herë të parë në skenën e “Grammy”, ndërsa nga ana tjetër çifti i dashuruar Blake Shelton dhe Gwen Stefani do të performojnë për herë të parë në duet.

Image

CBS ende nuk e ka publikuar përzgjedhjen e këngëve, megjithatë, spekulohet se Blake Shelton dhe Gwen Stefani do ta këndojnë duetin “Nobody But You”.

Image

Çmimi “MusiCares Person” i vitit në ndarjen e çmimeve të sivjetme të “Grammy” do t’i jepet rok-bendit amerikan Aerosmith, i cili do ta performojë një miks të hiteve të tyre më të mëdha, ndërsa së shpejti do të dihen edhe emrat e shumë interpretuesve të tjerë.

Image

Nata më e madhe e muzikës, ceremonia e “Grammy Awards” 2020, do të mbahet më 26 janar. Këngëtarja Alicia Keys do ta udhëheqë programin. /koha.net/ KultPlus.com

Analizë psikologjike e filmit ‘Joker’

Shkruan Rron Kastrati

Nëpër kinematë e ndryshme të botës shfaqen filma të shumtë dramatik, fantastiko-shkencor, aksion, triller, krim, romancë etj.

Në të gjitha këto filma që nxisin kureshtjen e secilit prej nesh, në çdo sekuencë dhe akt ekziston një shpjegim i ndërlidhur psikologjik, sepse e gjithë jeta jonë dinamike përbëhet nga psikologjia individuale dhe kolegtive që ballafaqohet, përplaset, harmonizohet, revolucionohet nga pikëpamjet e qasjes sistematike të shoqërisë në përgjithësi.

Por tani shumë më thellë se kaq, studiuesit e fushave sociale, psikologjike, sociologjike, filozofike, janë të prirur t’i analizojnë sipas pozicionit të tyre profesional nënkuptimet dhe përmbajtjet konceptuale të filmave, dhe sipas një metode krahasimore që stimulohen dhe nxiten nga teoritë e literaturave të shumta të fushave sociale, janë të gatshëm t’i trajtojnë të gjitha konceptet e analizuara të filmave që shpesh herë faktikisht kanë lidhje të ngushta me jetën tone përsonale.

Poashtu mos harroni se kureshtja na shtyn të thellohemi në hetimin e argumenteve që nëse do të shfaqen me shumë mistere, ateherë do të ngacmonin te ne një interes shqyrtues dhe analizues.

E tani fillojmë në filmin “Joker” ekzistojnë një sërë shpjegimesh, analizash, trajtimesh, e krahasimesh njëra pas tjetrës, e derisa në fakt ikona e tij cilësohet si një keqbërës ikonik e poashtu i papërfillshëm nga shoqëria, në shumë kuptime psikologjike edhe psikanaliza frojdiane i vë theksin disa situatave dhe ngjarjeve ndërlidhëse të cilat në vështrimin analitik të kompleksivitetit që kanë, prodhojnë ide hipotetike e të cilat mund të jenë mundësi studimi e analize në të ardhmen.

Cilat mund të jenë këto situata dhe ngjarje që kanë korelacion ekzistues me veprimtaritë, përjetimet, dhe sjelljet e Arthur Fleck (Joker) në film ?

Ne do të shkojmë paralelisht me sekuencat dhe momentet e seleksionuara të filmit përgjatë minutazheve e deri në fund, duke ju referuar një teorie që bazohet nga veprat e psikanalistit të shquar Zigmund Frojd.

Frojdi vuri theksin nga tri esetë mbi teorinë e seksualitetit, psikanalizën fëminore, dhe psikanalizën e zgjeruar klasike dhe moderne mbi disa çështje që ndoshta për veshët moralist të asaj kohe e deri më sot kanë tingëlluar të zhurmshëm dhe bezdisës e stresant.

Pra, konkretisht para se të fillojmë me detajet e analizës së filmit, paraprakisht do ta sqarojmë një teori Frojdiane që është epiqendra e përkufizimeve dhe analizave tjera në këtë dimension psikologjik mjaft bërthamor dhe tërësor.

Kompleksi i Edipit, në teorinë psikoanalitike, është një dëshirë e impulsioneve të ndrydhura seksuale me prindin e seksit të kundërt dhe i përcjellur nga një sens shoqërues mes një rivaliteti me prindin e të njëjtit seks. Kjo fazë është vendimtare në procesin normal të zhvillimit. Faza zakonisht mbaronte kur fëmija identifikohej me prindin e të njëjtit seks dhe shtypte instinktet seksuale.

Nëse marrëdhëniet e mëparshme me prindërit ishin relativisht të dashura dhe jotraumatike, dhe nëse qëndrimet e prindërve nuk ishin as tepër të ndalueshme dhe as stimuluese (të tepërta), faza kalon në mënyrë harmonike.

Sidoqoftë, në prani të traumës, ndodh një “neurozë infantile” që është një pararendës i rëndësishëm i reaksioneve të ngjashme gjatë jetës së rritur të fëmijës.

Superego, faktori moral që mbizotëron në mendjen e vetëdijshme të të rriturve, gjithashtu ka origjinën e tij në procesin e kapërcimit të kompleksit të Edipit. Mos ta harrojmë një fakt se reagimet kundër kompleksit të Edipit janë arritjet më të rëndësishme sociale të mendjes njerëzore.

Vijojmë më tutje përmes një fokusi qëndror psikanalitik ndaj filmit “Joker” ku dhe do të mundohemi t’i përmbledhim disa nga elementet Edipiane ndoshta mjaft të çuditshme por që janë logjike dhe asocuese njëra me tjetrën.

-Fillojmë me analizën psikanalitike nga një sërë këndvështrimesh teorike e të asocuara me ngjarjet dhe situatat interesante të filmit.

Fillimisht e qeshura e tij e pakontrolluar në kushtet e një problemi neurologjik me origjinë nga një dëmtim trunor(që në fakt nderlidhet me neurozën infnatile-traumatike) gjatë kohës kur ka qenë fëmijë i keqtrajtuar, dhe i abuzuar nga nëna e tij.

Tani në vazhdim në minutën e 04:51 të filmit gjatë kohës kur bashëbisedonte me punëtoren sociale(të shërbimeve të ofruara) në departamentin e punëve sociale të qytetit (Gotham) ai tha :

“Me duket mua, apo çmenduria po shtohet” ?
(Një çrregullim psikosocial me emocione dhe probleme intrakonfliktuoze me veten, derisa vetëperceptimi i tij ndryshon plotësisht në raport me të tjerët, duke marrë parasysh edhe pozicionin e tij si komedian mjaft kontravers po aq impulsiv dhe anksioz).

Arturi kishte një libër të shënimeve ku në të gjendeshin të përmbledhura ngjarjet, shakatë e përbëra me elemente sarkazmike por edhe qesharake e mjaft interesante. Ai e quante këtë ditar edhe si bllok shënimesh. (Mendime gallatë, vërejtje etj).

Pra një komedian solist. Njëra nga thëniet e tij në bllokun e shënimeve thoshte: “Uroj që vdekja ime të ketë më shumë kuptim se jeta” (Këtu në këtë thënie tipik neurotike dhe thelbësisht dëshperuese, Artur shpërfaqte problemin e tij të turbullt me jetën dhe njerëzit, spektaktlin e një zënke të pareshtur të një burimi averziv ndaj Unit të tij plotë dhimbje, dhe në anën tjetër nënvlershmerisht botën ironike, cinike, armiqësore nga jashtë që në tëresi nënkuptohej si kriza më sociale e nje Egocentrimi të turmës (shtresa e pasur) ndaj shumë njerëzve të pambrojtur e të shkelur padrejtësisht.

Artur ndjehej shumë më mirë me shërbimet sociale teksa ishte i lirë të shprehej sesa kur ka qenë i mbyllur në spital. (Në analizën esenciale të kësaj pikëpamje, ai e shihte botën perceptivisht si të çmendur por në kushtet ekzistenciale të tij ai nuk ndihej i çmendur, sepse derisa ndihej i lirë e i qetë në ofrimin e shërbimeve sociale problemi i tij karakterizohej fillimisht me simptomatologji të prekshmërive të theksuara psikoneurotike). Por në këtë rast vihet në dukje pasiguria e tij anksioze, në varësi të një nevoje konsumuese medikamentoze (mjekuese) derisa i konsumonte shtatë ilaqe të ndryshme, pra nuk dëshironte të ndjehej më keq se kaq.

Në vazhdim, po i rikthehemi të qeshurës së tij të pakontrolluar që për ne është një mundësi faktike në kushtet e një terreni analitik për t’u shqyrtuar.

“E qeshura e tij është një gjendje mjekësore që shkakton një të qeshur të papritur, të shpeshtë, të pakontrollueshme që nuk përputhet me atë qe ndien”.
E qeshura e tij duket se mund t’i ndodh njerëzve me dëmtim truri ose në kushte të caktuara neurologjike.

Përmes psikanalizës deri në momentet finale të filmit ne do të kemi mundesinë t’i shqyrtojmë shumë detaje metanalitike, por nga njohuritë që kemi përmes filmit e qeshura e tij e pakontrolluar e shpeshtë dhe e “papritur” madje nuk perputhet me atë që ndien, dyshohet se është kontradiktë dhe aspak proporcionale me rrethanat dhe momentet kur dhe shfaqet.

Nje dyshim si ky, duhet të gjej mbështetje argumentuese, korelacionale, dhe logjike përmes dy pikëpamjeve të rëndesishme për ne :

Nëse situatat kur shfaqet, ato kanë reaksion, pra dmth nëse një situatë sado e çuditshme mund të jetë, aty dhe ndodh shpërthimi i së qeshurës, e që për ne nënkuptohet një “mekanizëm i pavetëdijshem” infantil (fëminor) gati si duket përmes një britme të përzier(heterogjene) e qeshur e qarje (i referohemi mënyrës fizionomike, mimikave, dhe një të qeshure që përmes indikatorëve; Traumë -dëmtim trunor, poashtu në kushtet neurologjike dhe psikologjike të shtypjes së saj kanë gjetur sublimim dhe ndërlidhje të përbashkët të ketij karakteri të formësuar.

Tani në vijim nga minuta e 11:06 ku dhe nga kjo sekuencë, nëna e Arturit i thotë atij se çdo letër e imja në adresë të Tomas Uejn nuk i shkojnë.( Tomas Uejn do te jetë njëri nga përsonazhet kryesore në psikanalizën tonë detalizuese).

Dyshimet tona të këtij studimi përbëhen nga formacionet konstruktive të psikanalizës që nga qëndrimi ynë skeptik, orientimi precizues i këtij studimi është pikësynimi ynë analizues i Artur si përsonalitet, nëna e tij, pastaj Tomas Uejn , dhe veprimet (sjelljet, mendimet, reagimet, dhe situatat e këtyre tre personazheve) në këtë film interesant.

E tani, nëna e tij ishte e fiksuar pas Tomas Uejn, Artur nuk qëndronte inferior dhe i rezervuar ndaj ketij fiksimi që kishte nëna e tij.

Ne kontinuitet, në minutën e 13:11 vihet në dukje paraftyrimi i Arturit si nevojë imediate e trilluar në mendjen e tij ( sepse e imagjinonte vetën duke qenë pjesë e emisionit të Murry’it emision ky më i shikueshmi në qytetin e Gothamit.
Por tani çka mund të nënkuptojmë nga ky paraftyrim trillues dhe imagjinativ ?

Ne ketë skenë imagjinative brenda emisionit, Artur si spektator i vecuar nga Murry shfaqet emocional dhe shprehimisht i ekspozuar para një publiku ku ndjehej i nevojshëm për t’u vleresuar.
Nevojat tjera primare të cilat plotësohen nga kjo imagjinatë janë :

Dashuria pasionante ndaj nënës (i perkujdesur e inkurajues ndaj saj), gjithashtu gjatë kësaj sekuence imagjinata e tij irealiste (e eksituar) dominohej nga e qeshura dhe gëzimi, vetëvleresimi, dhe qellimi për të shperndarë shumë të qeshura, fjalë këto që lidheshin psikologjikisht me sensualitetin dashuror të nënës në raport me të.

Me përpikmëri dhe vëmendje maksimale në minutën e 14:35 të filmit Artur në mendjen e tij mega imagjinative (në mënyrë të pavetëdijshme por me karakter dëshiror) e plotësoi nevojën për baba përmes një projeksioni identifikues, një baba që ta mbështeste, ta donte, dhe ta përqafonte ashtu sikundër pikërisht në këtë sekuencë Murry (autori i emisionit) e përqafoi Arturin dhe i tha: “Më pëlqyen shumë fjalët që i the, më zbukurove ditën” Poashtu citojmë Murry tha “ I sheh këto dritat, shfaqjen, publikun, të gjitha këto ? Do të hiqja dorë sa hap e mbyll sytë vetëm të kisha një djalë si ti”
(Pas këtyre fjalëve pasoi përqafimi i ngrohtë i Arturit me Murry -autorin e emisionit).

Tani vini re, i gjithë ky skenar paraftyrues para TV- në mendjen e Artur na shpjerë në disa dyshime dhe analiza domethënëse.

-Dashuria pasionante ndaj nënës së tij (Kujdesi për të) të qeshurat, dhe nevojat për atashim, dhe vlerësimi inkurajues.

-Nevoja për një “baba” paqedashës, aspak autoritativ, optimist, dhe gojë ëmbël.

Si duket, niveli i eksituar i imagjinatës së Artur ishte në harmoni të plotë me nevojat dhe dëshirat konkrete të psikës së tij të dekurajuar e të zymtë. E ndërsa insajti i tij kognitiv ndeshej me një realitet të çmendur social e të padrejtë në cdo rrethanë.

Në studimin tonë psikoanalitik ne induktojmë dhe deduktojmë sipas rastit, sepse dyshimet tona deri më tani janë të përfaqesuara nga një sërë elementesh me burim të vetëm :

“Elemente Edipiane që si fillim nuk dukën të armiqësuara por kompromisuese dhe të qeta e fillestare, kjo nga fakti se të funksionojë shumë më reaktivisht ky kompleks, Artur nga kjo imagjinatë prototipizohet dhe identifikohet me një “baba” si Murry që e vlerëson ngrohtësisht, e ndërsa përmes këtij projeksioni sentimental ai ndjehet i plotësuar nga dy tipare : Një burrë shtëpie që kujdeset për nënën, poashtu një baba që burrëron i vetmi dhe i duhuri për nënën e tij, e që deri tani ka treguar kujdes të shtuar ndaj saj.

E ritheksojmë potencialisht se e qeshura e tij e “pakontrolluar” saktësisht në minutën e 17:12 nxitet në menyrë të vetëdijshme nga batuta e kolegut të tij të punës, dhe në kontinuitet ashtu siq edhe shihet si një e qeshur “shpërthyese” kontrollohet me mjaft mjeshtëri deri në minutën e 17:23. Pra matematikisht janë vetëm 11 sekonda të qeshurash që nuk duken se në ato momente mund të kenë një impakt të kushteve neurologjike të dëmtimit trunor.

Në një analizë koherente ky moment përkufizohet nga dyshimi se Artur ka probleme të humorit bipolar, dhe disa nga simptomat e një personaliteti të luhatur hiperndjeshmërisht në raport me situatat që e rrethojnë. Përplasjet e tij me botën dinamike (sociale) me njerezit që nuk ndjejnë meshirë dhe afilacion nuk kanë të ndalur.

Po nga minuta e 21:06 çfarë ndodhë nënkuptimisht me kureshtjen e Arturit të percjellur me xhelozi gati të padukshme, teksa nëna e tij i thotë se :
“Ndoshta postieri po i flak” ndërsa Artur ja kthen : “ Mami, pse kanë rendësi për ty këto letrat?
Pse Tomas Uejn do të na ndihmonte” ?
E kurse nëna ja kthen : “Ai është njeri i mirë”.

Artur i thotë : Nuk ke nevojë të brengosesh për paratë, sepse shfaqjet e mija janë gati për ekran. (Nëna e tij shfaqet skeptike ndaj Arturit).
Arturi pasionant ndaj vallëzimit, ritmet melodike të këngeve klasike, në fillim nuk duket se është një keqbërës ikonik, por një viktimë e një abuzimi në femijëri (retrospektivë) pa qenë në dijeni ende për të kaluarën e tij kur ishte femijë.

Në studimin tonë analitik gjatë minutës 23:57 kush është gruaja me vajzën e saj që shfaqet në jetën e tij ?
E ndjek pas, dhe me gjasë ushqen dëshira të pavetëdijshme (të shtypura) në proces të paravetëdijes me stimulacion imagjinativ, por gjatë tërë kohës nën presion tundues ?

Mos vallë, ai i riprodhonte këto skena imagjinative në koken e tij në menyrë që t’i zëvendesojë impulset e tij sensuale dhe libidoze nga nëna tek gruaja që e ndjen të nevojshme ta njoh dhe të shoqërohet me të ?
Tani për ne është i rëndesishëm studimi i mprehtë i këtij zëvendësimi.
Derisa komplekset e tij të cilat ndeshen me një realitet sfidues dhe intorelant, ato nuk zhduken, mund të ndryshojnë vetëpermbajtje dhe të projeksionojnë për pak kohë (imagjinativisht) te dikush tjetër e në këtë kontekst Artur nga inferioriteti i nënës së tij, distancohet si një i pafuqishëm motivacionalisht nga ajo nën presionin e superegos persekutuese, dhe drejt një imagjinatë të eksituar shumë më tepër se kaq, nivelet e intensiteteve të elementit Edipian kanë filluar të afektizohen gradualisht përmes tundimit instiktiv të idit e nga imagjinata fantastike e mendjës së tij ai gjen një rrugë të përbashkët mirëkuptimi me Unin e tij, duke e nivelizuar tensionin e Superegos se Arturit.

Në minutën e 26:02 Artur në bllokun e tij të shënimeve shkruan :
“Gjëja më e keqe e sëmundjes mendore është që njerëzit presin të sillesh sikur nuk e ke”
Por për çfarë sëmundje mendore e kishte fjalën Arturi ?
Të qeshurat e “pakontrolluara” ?
Neurozën e tij ndaj botës që e rrethon ?
Apo vetëperceptimi i tij i shtrembërruar për vetën ?
Ndoshta dhe keqpërshtatja e tij komediane prej kllouni në rrugëtimin e tij prej humoristi tragjik ?
Pyetjeve te cilat do t’i pergjigjemi paralelisht nga situatat në vazhdim të filmit.

Gjendja e tij psikologjike ndjeshmërisht pësoi ndryshim të përshpejtuar që nga momenti kur u pushua nga puna, impulset, dëshirat, emocionet, mendimet, dhe në tërësi kognicioni i tij prej komediani morri një drejtim tjetër ( Të agresionuar, afektiv, dhe vrastar).

Ne minutën e 40 :57 në diskutimet terapeutike me punëtoren sociale ai tha që :
“çdo herë kam mendime negative, unë vetëm mendime negative kam “.
“Gjithë jeten time, nuk e kam ditur a kam ekzistuar me të vërtetë. Por ekzistoj, dhe njerëzit kanë filluar ta vënë re”.

Vrasja e trefishtë në Metro e fuqizoi atë psikologjikisht ndaj njerëzve përreth, dhe se faktori i inferioritetit dhe mosmirnjohës i nënës së tij e zhvendosi në një situatë krize, pasiqë nëna e tij vazhdoi të ishte e fiksuar pas Tomas Ueyn, rivaliteti xhelozak dita ditës po rritej, dhe elementet Edipiane kompleksive kishin filluar vallë ta udhëheqnin jetën e tij ?

Ndërkohë që paralelisht me këto situata bota jashtë tij sapo kishte filluar ta privonte e ta paragjykonte padrejtësisht. Përgjatë studimit tonë do të jemi dëshmitarë të një konflikti intrakompleksiv Edipian të Artur dhe psikës së tij të polarizuar të ndikuar nga IDI-EGO-SUPEREGO.

Vini re, në minutën e 43:29 sapo fillon e qeshura e tij e parë para një publiku spektatoresh që prisnin t’i degjonin shakatë e Arturit.

E në këtë moment e qeshura e tij e “pakontrolluar” ndonëse automatike nisi të nxitej nga supozimi se mendimet e para në mendjen e tij ishin ( Ai e kishte të qartë se nga t’ja fillonte, ti kundërpërgjigjej nënës së tij përmes publikut dhe para publikut dhe gruas të cilën e imagjinonte të shoqëruar me të e cila ishte në ato çaste, zëvendesimi më i qelluar relaksues e motivues që ky përformim i Arturit prej shakaxhiu para publikut të performonte shkëlqyeshëm me duatrokitjet e shumta nga të pranishmit.

“E kam urryer shkollën kur isha fëmijë, por mamaja më thoshte : Duhet ta kesh qejf. Një ditë duhet të punosh për të fituar bukën” ( Jo Mama, unë do të bëhem komedian).

Studim : Nëna e tij nuk i qëndronte besueshëm dhe perkrah vetëbesimit të Artur për t’u bërë një komedian i zoti. Relacioni sapo kishte filluar, gruaja që e shoqëronte dhe e furnizonte drejt këtij qëllimi edhe pse Artur ende nuk ishte në dijeni për ngjarjet në vazhdim.

(Psika e tij ka arritur t’i kapërcej të gjitha mekanizmat interferues dhe censurues te Superegos, derisa Libidoja e tij ka filluar ta furnizojë me energji dhe adrenalinë drejtë përmbysjes së kësaj shoqërie makiaveliste, të pamëshirshme, e toksike.)

Nuk duhet t’i shmangemi faktit se të tjerët Arturin e vuren në grackë dhe e përjashtuan nga puna padrejtësisht nga bota e tërbuar e shoqerisë egoiste e shtypëse. Të qeshurat e tij të pakontrolluara i nxit edhe situatat e papëlqyeshme dhe aspak të pafavorshme për të. Veçmas sikurse shembulli në Metro, vrasja e trefishtë ndaj atyre njerëzve që e provokonin deri në një sulm fizik mbi Arturin. Arturi, eskaloi psikologjikisht dhe u zhvesh tërësisht nga censurat dhe kontrolli i tij i menzi përmbajtur.

Në studimin tonë të detajizuar në këtë rast, Artur përmes një vallëzimi ritmik e melodik (nga mendja e tij plot fantazi) e kapërceu për pak kohë ndjenjën e fajesisë dhe të persekutimit për aktin vrastar të cilin përmes një vallëzimi “Slow motion” i reduktonte mendimet e tij ndjesore, kjo ngjan praktikisht sikurse kompulsionet e obsesioneve thumbuese ku në këtë situatë vallëzimi ishte një kompulsion i ngadalësuar veprimthi përmes metodës së vallëzimit ritmik. Artur ishte zhvendosur nga konturet e një konsistence përsonale – sociale deri në një Artur që nga elementet e injektuara edipiane filloi të fokusohej shumë më shumë në situatat alaramante të qytetit që ishin ndikuar nga vrasja e trefishtë në Metro.

Perveq një rivaliteti të fshehtë Edipian ( xhelozak) ndaj Tomas Uejn si një i preferuari i nënës së tij, e sidomos në deklaratat e Tomas Uejn për kllounet si krijesa nevojtare të mbetura të shoqerisë.

Ne minutën e 48:23 ku Artur lexoi letrën që nëna i kishte shkruar Tomas Uejn. Në letër thuhej se sipas nënës së tij Artur është djali i Tomasit.
Fillimisht kjo ishte një befasi për Arturin, dhe së dyti Artur u nevrikos skajshmërisht deri në një situatë ku dhe nga nëna e tij të cilën e donte shumë, kërkoji shpjegime të detalizuara. Tani po i referohemi përmes busullës orientuese dhe fokusale të psikanalizes nga dyshimet tona mbi këtë studim :
Artur i inatosur me nënën e tij, meqenëse e kuptoi se ajo perveqëse ishte e fiksuar poashtu e dashuruar pas Tomasit, tani na doli që ky na qenka babai i supozuar i Arturit (Sipas nënës së Arturit).

Arturi nisi të interesohej për të, ku jetonte, kush ishte, dhe a ishte me të vërtet babai i tij ?
Nëse Tomas Uejn është babai i tij, çfarë do të ndodhte me Arturin a do të lumturohej apo mbase në të kundertën sipas teorise klasike të kompleksit të Edipit ( ai do ta eleminonte atë përgjithmonë në çfardo mënyre nga jeta, dhe mendja e nënës së tij) ?

Cilat predispozita mund të na shpjerin në këtë paramendim ? Rivaliteti, armiqësia ose mbase ky ishte Arturi i vetmi mashkull që duhej të perkujdesej për nënën e tij, sepse ishte burrë shtëpie. !
Tërbimi sa vazhdon e rritet, veçmas në minutën e 54:30 kur ai nga truproja i Tomas Uejnit (kanditat për kryetar të qytetit të Gothamit) morri një informacion surprizues se nëna e tij nuk e ka një të kaluar dhe as histori bashkë me Tomasin. Ndonëse sipas truprojes së Tomasit nëna e Arturit kishte çrregullime deluzive. Artur këmbngulte para tij që Tomas Uejn ishte babai i tij.

Në këto rrethana Artur i morri dy akuza të renda ndaj nënës së tij që e donte shumë, fillimisht ajo kishte deluzione, dhe që ishte e sëmurë, e trilluese e gjithë kësaj historie).
Ka ardhur koha që të ndalemi për pak, dhe t’i parashtrojmë disa pyetje duke procesuar një analizë kërkimore (gjurmuese) si mëposhtë :

-Artur mos vallë dyshonte se Tomas Uejn donte ta mbante këtë të fshehtë, qe mos ta dinte askush se Artur ishte i biri i tij dhe më keq se kaq, ky i fundit tani na doli që paska qenë i braktisur nga Tomasi ?

A ishin keto tentativat që Artur ta njihte babain e tij si babai i tij real e që t’i hakmirrej përfundimisht për shkak gjoja të asaj braktisjeje në fëmijeri duke e shfrytëzuar kështu mundesinë e terthortë të eliminimit të tij nga jeta e tij dhe mendja e nënës së tij ( dyshohet se këto janë shenjat e impulsioneve karakteriopatike të Edipit).

Apo mundësia tjetër : Artur donte ta kapërcente me sukses këtë ngërq kompleksiv Edipian duke u harmonizuar plotësisht me babain e tij e kështu duke ndjekur pa ndonjë pengesë rrugëtimin e tij prej komediani ?

Shumë më thellë se kaq, analiza jonë studimore po vazhdon të “bymehet” dhe zgjerohet në thelb.

Ne minutën e 55:32 Artur pas fjalëve dëshpëruese nga truproja i Tomas Uejn u thellua në mendime shumë më dyshuese ndaj situatës se krijuar.

Papritmas gjërsa shkonte në shtepi u shokua kur shikoi se nëna e tij ishte e shtrirë në një gjendje të rrezikshme shëndëtësore dhe po e merrte ambulanta urgjente për në spital.

Në këto rrethana të befasishme për Arturin elementet karakteriopatike kishin filluar të ngjizeshin në një sferë të qarkuar me perplot emocione anksioze. Tek ai u instalua frika e humbjës së nënës nga jeta e tij, i vetmi përson të cilën e donte shumë).

Por nga racionaliteti ynë studimor, sipas një modeli të dykuptimesisë psikanalitike, nga rishqyrtimet e shumta të rasteve paraprake të filmit, Artur kishte filluar të zhytej në një perplasje(betejë) të përgjakshme të Idit -Egos-Superegos. (Mekanizmat e një regresioni të papërmbajtur përmes projeksioenve ultra-deluzive (imagjinative-ireale-shtrembërruese) në mendjen e tij, këto i kishin krijuar një skeme mendore në mes të një “rrethi vicioz” ku tani shanci i vetëm ishte vetëm një rrugë :

T’i shpartallonte nga mendja e tij e persekutuar ngacmimet e atyre që kanë vepruar ndaj tij me banalitete, steriotipizime, kurthe, dhe përqmime nga më të ndryshmet. Nga qasjet tona psikanalitike ky mekanizëm i intestifikimit të afekteve mund të nxitet edhe nga shumë ndikime të tjera që ushtron turma e botës së peshtirë jashtë tij. Në sekuencat në vazhdim nga dedektivët e rastit (vrasjes në Metro) vinin në dyshim “ të qeshurën” e tij si punë klounesh asgjë më shumë !

Si duket kazani i pavetëdijes së Arturit ka filluar të shperfaqet mbi det, dhe tani vetëdija e tij prej komediani nuk do mund dot t’i perballoj rolet e shumfishta sjellore e agresive te Libidos dhe instikteve frustruese e mllefosëse të idit.

Të perpiqemi ta kuptimizojmë edhe më shumë situaten e artikuluar përmes njohurive tona nga psikanaliza dhe qasjet tjera teorike që lidhen me psikanalizën e thellë analitike.

Mendojeni, në minutën e 58:48 pse vallë po i qëndronte afër në spital gruaja që banonte në apartamentin ku banonte Arturi dhe nëna e tij, (imagjinativisht ose realisht) jemi të konfuzuar nga ky pikëkendvështrim sepse sekuencat filmike mbesin të shumfishta në rolet e ndërveprimeve situatore.

Dyshimet tona psikanalitike qëndrojnë në funksionet kompensuese dhe zëvendësuese të elementeve Edipiane që si duket deri më tani kanë qenë të pasigurta dhe të fasaduara e të frenuara në shumicën e kohës nga brumosja dhe përsonaliteti i tij prej komediani, apo mbase nivelet e larta të introvertizmit krahas ekstravertizmit reduktonin impulsionet e tij të brendshme.

Po na lindin shumë pyetje nga kjo situatë apo jo ? Pse kaq i eksituar, pastaj i mbyllur në vete, ndonjëherë i zjarrtë (eksploziv) jo konseguent, e i pavendosur ?

Dyshojmë konklusivisht se raporti afektiv me turmën po i shkaktonin Arturit mospërputhjet psikike të formimit ekstrem të kompleksit tanimë anksioz-Edipian.
Shpeshë herë psikologjia e turmave, ajo sociale, dhe fusha e sociologjisë ndeshet fuqishëm me psikanalizën.
Megjithatë nga studimi ynë psikanalitik, revolucioni (protestat) e klouneve në qytetin Gotham ndaj Tomas Uejn ishin të nxitura nga qellimi i fshehur thellë në pavetedijen e tij të dëshires për permbysjen e Tomasit, duke marrë parasysh edhe vrasjen e trefishtë në metro, skenaret tjera vijuese, e deri në këtë moment kur ende dyshohet se Tomas Uejn mund të jetë babai i tij ?

Situata po akumulohet në një kolaps shpërthimi revolucionar (social) në Gotham, e kurse Artur tanimë është i tendosur nga kjo situatë “plagosëse” dhe psikotraumatike e induktuar nga situatat e befasishme ndaj tij.

Ne minutën 1 :05 :15 – Artur përballë Tomas Uejn tani dhe çasti i shumëpritur për të që mbase do ta çeikulibronte jetën tëresore të tij deri te akti final i paramenduar. Tomas Uejn e mohoi idenë se ai është babai i tij, por Artur këmbngulte doemos se ai është babai i tij, sipas shkrimit postar dhe bisedës që e kishte bërë me nënën e tij.

Tomas Uejn i tha : Është e pamundur, nëna jote të birësoi, dhe unë nuk kam fjetur kurrë me nënën tënde. Pastaj derisa kishte punuar tek ne atë e kishin arrestuar, dhe e kishin shtruar në spitalin “Arkham” kur Artur ishte fëmijë. (Mosha e papërcaktuar e Arturit). Pastaj Tomasi i tha se nëna e Arturit ishte e çmendur. E ndërkohë Artur shpërtheu me të qeshurën e tij ( ndonëse të pakontrolluar dhe me shkaqe neurologjike).
Cfarë po ndodh ?

I birësuar, nënën e sëmurë psikike, Tomas Uejn nuk ishte babai i tij, po tani si do tëe rrjedhnin gjërat?
Si duket kompleksi Edipian (anksioz) po kthehej në një situatë “apokaliptike” për jetën e Arturit.
Pasi morri telefonatë nga përgjegjësit e emisionit “Murry” që të ishte mysafir i këtij emisioni, nga dyshimet tona psikanalitike është se Artur do t’i kundërpërgjigjej fillimisht përmes një skeme plani “Murryt” për banalitetet dhe ironitë e tij, e sikundër njëkohësisht ta vriste atë në emision, e si rrjedhojë duke e ngritur një kauzë klounesh për ta përmbysur Tomas Uejn dhe të pasurit e paskrupulltë si ai.

Por jo vetëm kaq, Artur këtë revolocion klounësh në Gotham po e përdorte pas “Shkurreve” përmes një mekanizmi kontrollues dhe mbrojtës (justifikues- një arsyje të fshehtë stimulacioni) Edipian, po si ?
Tomas Uejn e kishte lënduar emocionalisht “nënën” e dashur të tij, tanimë jobiologjike të Arturit, por në anën tjetër u shperfaqë nga presionet agresive të Idit libidinoz e instiktiv psikopatizmi i tij deluziv ndaj turmës së pamëshirshme, dyshohet se në një homosuicidal vrastar ndaj njerëzve që e kishin privuar e provokuar në çdo rrethanë e që në këtë rast impulsionet e ketij reaksioni nxorrën në pah tentakulat kontrolluese (direktive) mbi mendjën e Arturit, e që vrasjet, dhe tanimë vrasja ndaj nënës së tij jobiologjike që te Arturi kishte prodhuar urrejtje, dëshperim, mungesë ndjeshmërie, faji, dhe shpërbërje të atyre lidhjeve emocionale mes tij dhe nënës së tij tashmë jobiologjike, nga një dashuri pasionante, fiksime, imagjinatë e eksituar, pastaj xhelozira, rivalitete, braktisje, raporte te shkëputshme e të tmerrshme me Tomas Uejn.

Arturit i interesonte nga ajo pak “racio” që i kishte mbetur aktive : Mbretëria, triumfi, lidershipi, një vrasës i përgenjështrimit, abuzimit, mashtrimit, shtypjes, padrejtesisë, e tërbimit individual e social etj.

Por meqenëse e bëmë një përmbledhje strukturore gjithëpërfshirëse, në vijim edhe disa nga sekuencat tjera, do i lëmë hapësirë për sqarim psikanalitik deri te një përfundim konkluziv mes shumë pyetjesh akoma më kërkimore dhe hipotetike dhe zbërthyese.

Ne minutën e 1:10:16 të filmit (Shkuarja e tij në repartin psikiatrik të Gothamit e vërtetoi se gjendet dosja psikiatrike e nënës së tij jobiologjike (Artur ende në dyshime nga fjalët e Tomasit).

Ndërkohë e zbulon dhe i fakton fjalët e thëna nga Tomasi, se nëna e tij sipas dosjes psikiatrike të diagnostifikuar nga Dr. Benxhamin Stoner, Peni Fleck (nëna jobiologjike e Arturit, që e kishte birësuar atë) vuante nga : “Psikoza deluzionale dhe nga çrregullimi narcistik i përsonalitetit”.

Pra po e sqarojmë për lexuesit se psikoza deluzive është një gjendje e çrregullt e mendjes që rezulton në vështirësi të dallimit të asaj që është e vërtetë nga ajo që nuk është . Simptomat mund të përfshijnë besime të rreme dhe të shohësh ose të dëgjosh gjëra që të tjerët nuk shohin apo dëgjojnë. E kurse, çrregullimi narcistik i personalitetit eshte është një çrregullim personaliteti në të cilin një person është tepër i preokupuar me përshtatshmërinë, pushtetin, prestigjin dhe pamjen personale, të paaftë mendërisht për të parë dëmin shkatërrues që janë duke shkaktuar për veten e tyre dhe shpesh për të tjerët.

Në vijim Artur nga ajo dosje zbuloi se nëna e tij (jobiologjike) kishtë bërë kërkesë për birësimin e tij dhe pastaj qenka shpallur e rrezikshme ndaj mirqenies së femijës së saj (të birësuar).

Në raport thuhet : Departamenti i Shëndetit mendor, Gotham “Divizioni psikiatrik”

Peni Fleck – e cuditshme, dhe abuzuese fizike, poashtu parashtrimi i kërkesës për birësim.

Nga kjo situatë e tensionuar, Artur përfitoi nga forca e madhe e hipërndjeshmerisë situatore, sepse arkiva e kujtesës implicite që nënkupton formën e kujtesës emocionale, perceptuale, dhe të sjelljes, rikujtuese të vetës, edhe të shkuarës. Pra një kujtesë si kjo shpërthyese dhe e padeklaruar, e cila bazamentin e saj trunor e ka në regjionet e trurit :

Ganglionet bazale

Sistemi limbik

Korteksi orbitofrontal

Korteksi perceptiv.

Pas ketij shpjegimi shkencor dhe hulumtues nga studimet dhe të dhënat e fundit studimore në prizmin neuroshkencor, shenjat, abuzimi fizik, maviosjet, dhuna, dhe gjërsa njeri nga të dashurit e Peni Fleck kishte abuzuar me djalin e birësuar (Arturin) dhe po ky i dashur e ka goditur fizikisht edhe Peni Fleckun. (nënën tashmë jobiologjike të Arturit të birësuar).

Titujt e gazetave kishin shkruar me titull : “Nëna e fëmijës së birësuar që lejoi abuzimin e të birit”. Artur i vogel në moshë është gjetur i lidhur me një kalorifen. (Me trauma të rënda në kokë).

Studimi ynë i përmbledhur konstruktivisht nga dyshimet tona përmes qasjes psikanalitike është se si duket në nje qasje dhe trajtë logjike po argumentohen të gjitha këto dyshime teorikisht.

Fokusi 100 % analizë bazohet në këtë relacion :
Ne minutën e 1:15 :56 Artur kthehet në apartament, dhe takon në ashensor gruan (imagjinativisht) por në një sekuencë tjetër ndërlidhëse i futet papritmas dhe fshehtas në dhomën e ndejes derisa e befason nga një situatë ku si duket gjërat nuk kanë shkuar mirë për asnjë moment në raport me të (Në mungesë të sekuencës pasuese se cfarë ndodhi me raportin e tyre (Real- dhe ireal) nuk guxojmë të nxjerrim konstatime përmbledhese sepse do të turbullohej kaotikisht analiza jonë studimore e filmit.

Nga këto vuatje psikologjike të pandërprera të Arturit, si duket dyshohet se nxitjet Edipiane morrën trajektore tjetër sepse ai shkoi në spital, ju rrefye nënes së tij (jobiologjike) dhe i tha:
“Peni Fleck, e kam urryer gjithmonë atë emer, dikur me thoshe se e qeshura ime ishte problem, që kam problem” Por jo ! Ai jam unë. I gëzuar, shakatar”
“Nuk kam qenë kurrë i gëzuar për asnjë minutë të jetës sime të ndyrë.
E di me të fortën ? E di ç’më bën vërtetë të qesh ? Mendoj se jeta ime ishte tragjedi, por tani e kuptoj se qenka komedi “.

Pikerisht ne minutën 1:20:21 Artur e vret nënën e tij (jobiologjike) në spital “Peni Fleck (emri i saj).

Akti i vrasjes ndaj nënës së tij (jobiologjike) na shpjerë në “misteriozitetet” më të panjohura të Psikanalizes. Por mund të dyshojmë se kjo vrasje erdhi nga nje kompleks ( i sthurrur) i Edipit e që natyra e Artur në aspektin seksual ishte e shtypur nga kompleksi i inferioritetit që e kishte ushqyer pergjatë stadeve (psikologjise së tij zhvillimore) nga e qeshura e tij të cilën e kishte menduar “sëmundje” problem, ç’rregullim, etj. (Pra jeta e tij nuk qenka një tragjedi, por një komedi).

I çliruar nga këto “simptoma” simulative e të brumosura nga influenca e një atashimi negativ (abuziv) në fëmijëri nga nëna e tij (jobiologjike), dhe me e e rëndësishmja nga këto, po instikti amnor, predispozitat biologjike ( inekzistente) atashimi prindëror, mosnjohja, mungesa dhe njohja e përkohshme e “babait” të pavërtetë Tomas Uejn ?

Artur, fëmijë i birësuar, nga studimi ynë psikanalitik, një femijë i abuzuar në fëmijëri e i dëmtuar në kokë dhe i mavijosur në zonat trupore të tij ?

Por, pa qenë në dijeni në fillim të historisë së tij për këto përjetime, nëna e tij (jobiologjike) që e kishte birësuar ka qenë për të ngrohtësia, sensualiteti, dashuria e vetme për të, që kohëve të fundit e shpjerte atë në trillime (imagjinative) në kontekste zëvendësimi me nje grua tjetër i shoqëruar ?

Dyshojmë se Artur i shmangej këtij kompleksi për shkak situatave tjera hipersentimentale, traumatike, e sociale. Derisa faktori moshë por edhe presioni impulsiv i Idit dhe një libidoje me mjaft energji eksituese.

Në mungesë të një babai real (qoftë biologjik-jobiologjik) rivaliteti xhelozak u shfaq më vonë, sepse e kuptoi fiksimin e nënës (jobiologjike) të tij ndaj Tomas Uejn, e ekzaktesisht në ato rrjedhoja situatore Artur filloi agresionin, kreu vrasje, nxiti turma kllounesh kundrejt Tomas Uejn në Gotham, dhe që për më tepër kur e kuptoi që është i birësuar nga po Tomasi dhe dokumentimet e departametit psikiatrik, e derisa duket qartë se abuzimet ndaj tij në fëmijëri e kishin bërë “gazmor” pavarësisht dhimbjeve e traumave, ai e kishte dashur nënën e tij (dyshim i supozuar) e që pas një kohe përplot me situata në konflikt me vetën me faktorin social të kaotizuar, ai i kupton të gjitha të vërtetat, vret nënën (jobiologjike) që e kishte birësuar, dhe kështu bashkë me të, edhe “akullin e fortë” mbi ujë të Superegos censurake duke kthyer përmbysë “akullin” i tëri instiktiv e vrastar, drejt një mbretërie prej lideri shpërfaqet agresor nga sjellja dhe orator e persusativ (bindës) ndaj masës (njerëzve) në mesin e kllounëve, përmbi makinë “kurorëzohet” me fitorën e madhe triumfale të kllouneve të gjithë bashkarisht ndaj Tomas Uejn e të tjerëve pasuesve të tij në qytetin Gotham, dhe i hap duart duke u transformuar përmes një veprimi simbolik në një lider turme drejt një revolucioni shoqëror në Gotham.

Pra analogjikisht me Edipin e Sofokliut që poashtu nga gjurmimet dhe të dhënat e fundit edhe Edipi ishte i birësuar, e nga kjo analogji “Jokeri “ shënderrohet në” Mbret” por që nga disa relacione dhe situata përplasese nën ndikimin e kohërave të ndryshme kontekstuale.

Duhet ta kemi parasysh se vrasja ndaj nënës së tij (jobiologjike) nuk e kishte bërë të përsosur, por ishte aftësia e tij simulative t’i drejtonte në periferi të zonave të ndjeshme ndjesore (emocionet e dhimbjes) e që nga mekanizmat e një vrastari tashmë plotë befasi të perfitonte nga situata e krijuar, dhe i tërbuar nga mllefosja e urrejtja (nivele te theksuara impulsesh) krahas atashimit ndjejor me nënën e tij (jobiologjike) pra nivele impulsesh këto drejt shpërbërjes, dhe nga kjo humbje e trishtë Artur pësoi ndarje në dysh të përsonalitetit të tij, ku dyshohet se e rrëmbeu (Skizofrenia psikotike-deluzive) e që e nxiti të shëndërrohej në një prijës reformativ (revolucionar) në qytetin e Gothamit.

Nga dyshimet tona psikanalitike thellë në origjinë shkaku i gjithë kësaj katrahure ishte : Kompleksi i përbërë nga një sërë elementesh zingjirore Edipiane por me karakter anksioz, të kontrolluara nga një tjetër mbikompleks, kompleks ky inferioriteti ( në ndërveprim me botën përreth dhe padrejtësitë e një dallëgezimi prej deti).

Nje grumbullim njërëzor nuk arrihet me lehtësi kur te ajo jo lindin premisat e një organizimi, zbulohen nga dyshimet tona psikanalitike dukuritë themelore(shkaktare) përmes një lakoreje që në një tjetër (psikologji kolegtive) i mvesh kuptimin në fund të filmit me “Homogjenitet mendor” pra shpirti i turmes që nxitet nga komplekset e analizuara nga qasja psikanalitike Frojdiane dhe Adleriane.

Analiza përfundimtare psikologjike e shpjegimit alternativ :

Kompleksi i Edipit është një gjendje ku foshnja duhet të erotizohet nga një i rritur, i cili zë funksionin e “nënës”, në mënyrë që të mbijetojë dhe të sillet i civilizuar, gjithashtu kjo e çon fëmijën të erotizojë dhe dëshirojë të tjerët, i cili ka një funksion të ngjashëm plotësues.

Pra, kjo në të vërtetë është e parëndësishme nëse anatomia e prindit është mashkull ose femër – por pozicioni logjik seksual, po, ai llogarit raportin dhe rendesine.

Pra Kompleksi i Edipit është fakti që, që fëmija të mbijetojë, të ushqehet, pastrohet dhe te sillet i civilizuar, dikush duhet ta investojë ngrohtesisht, dhe personi që e bën këtë quhet nëna. Edipi ishte djali i mbretit Laius të Thebës dhe mbretëreshës Jokasta.

Kishte një profeci që Laius do të vritej nga djali i tij, kështu që fëmija ishte braktisur në një mal. Edipi, në shfaqjen e Sofokliut kishte prindër birësues, ai u gjet nga një bari dhe iu dha mbretit Polibus të Korintit, i cili e adoptoi, duke pretenduar se ishte fëmija i tij. Kur u rrit u tha në një profeci se ai do të vriste babanë e tij dhe do të martohej me nënën e tij; për të shmangur një fat kaq të tmerrshëm ai la shtëpinë dhe njerëzit që ai mendonte se ishin prindërit e tij për të endur botën.

Ai kurrë nuk e kishte takuar nënën e tij të lindjes (biologjike) në kujtesën e tij të gjallë, sepse në udhëtimet e tij ai u takua dhe vrau aksidentalisht Laiusin (babain e tij biologjik). Më vonë ai arriti në Thebes, ku shpëtoi qytetin. Shpërblimi i tij ishte dora e mbretëreshës së ve, Jokasta.

Ata kishin fëmijë, por përfundimisht u zbulua se cili ishte marrëdhënia e tyre e vërtetë dhe se njeriu që ai kishte vrarë ishte babai i tij. Në tmerr Jokasta vrau veten, ndërsa Edipi u verbua dhe u fut në mërgim. (Kjo histori është baza e një prej cikleve më të famshme të të Greqisë antike, nga Sofokliu.) / KultPlus.com

Të dashtuna gra, mos u mburrni kur djemtë tuaj adoloshentë ndërrojnë dashnoret çdo javë, është përçmim ndaj seksit tjetër

Nga Liridon Mulaj

Të dashtuna gra!

Mos t’u vijë mirë e as për të qeshur kur çuni juaj i vogël shkon dhe puthë vajzën e shoqes tuaj në buzë, as për lojë dhe mos ua merrni për të madhe dhe as mos u mburrni kur djemtë tuaj adoloshentë, u thonë se i ndërrojnë dashnoret çdo javë. është fillimi i përçmimit ndaj seksit tjetër. / KultPlus.com

Dua Lipa sjell klipin e versionit ‘live’ të këngës ‘Don’t Start Now’ (VIDEO)

Nëntorin e vitit të kaluar Dua publikoi klipin e këngës ”Don’t start now”, këngë kjo që numëron miliona klikime në kanalin e Youtube, shkruan KultPlus.

Kënga u dëgjua shumë dhe u pëlqye edhe nga fansat e këngëtares.

Ndërsa, sot, Dua ka sjellur një version tjetër të kësaj këngë. ”Don’t start now” vjen në versionin ‘live’, por me videoklip.

Bashkangjitur gjeni videon e këngës. / KultPlus.com

Keni fukarallëk por përdorni smartfona, keni dëshirë të qeveriseni por votën e shisni

Nga Edison Ypi

Keni fukarallëk, por përdorni smartfona.
Keni ankesa, por në Prokurori nuk shkoni.
Keni biznese, por nuk paguani taksa.
Keni dëshirë të qeveriseni, por votën e shisni.
Keni shpirt, por ua mposht instinkti i kopesë.
Keni fantazi, por e përdorni për dallavere.
Keni dashuri për femrat, por nuk i respektoni.
Keni njerëz të ndershëm, por pak.
Keni njerëz të famshëm, por jo të dashur.
Keni territor të vogël, por fajin e keni vetë.
Keni fëmijë, por nuk i edukoni.
Keni besë, por nuk e mbani.

Keni lot, por s’dini t’i thani.
Keni fat, por nuk dini ta përdorni.
Keni Histori, por nuk e njihni.
Keni gjeografi, por nuk e shetisni.
Keni kisha dhe xhamia, por nuk besoni.
Keni zemër, por thjesht pompë.
Keni mendje, por nuk e ndizni.
Keni kohë, por e vrisni.
Keni gjuhë, por për të shpifur.
Keni qef të martoheni, por pendoheni.
Keni qurra, por nuk i fshini.

Keni shkolla, por nuk mësoni.
Keni sapun, por nuk e shkumoni.
Keni brisk, por nuk e rruni.
Keni shëndet, por jeni të ngathët.
Keni sëmundje, por nuk doni t’i shëroni.
Keni punë, por përtoni t’i bëni.
Keni ligje, por nuk i zbatoni.
Keni qiell, por nuk e shihni.
Keni krahë, por nuk fluturoni. / KultPlus.com

Londër: Interesim i nxënësve shqiptarë, hapet edhe një klasë e re

Është bërë e ditur se më 11 janar shkollat shqipe të shoqatës “Ardhmëria” në Londër të Anglisë hapen për të filluar semestrin e dytë me një program mësimor që përfshin edhe hapjen e një klase të re për fëmijët e diasporës shqiptare.

Shoqata “Ardhmëria” ka njoftuar se këtë të shtunë do të hapen dyert e shkollës shqipe, për të filluar simestrin e dytë (spring term).

I gjithë kolektivi i Shoqatës “Ardhmëria”, nën drejtimin e Lutfi Vatës dhe mësueset e kualifikuara që kur kanë përgatitur një program mësimor, edukativ dhe cilësor për këtë semestër.

Këtu përfshihet edhe hapja e një klase të re për fëmijët parashkollorë, të moshës 4.5 – 5.5 , të cilët do të hyjnë në rrugëtimin e mësimit të gjuhës tonë të bukur shqipe nëpërmjet lojërave, pikturave dhe këngëve.

Kujtojmë se autoritetet e Kosovës, në bashkëpunim me ato të Shqipërisë patën dërguar në Londër një sasi librash dhe mjetesh shkollore për t’i konsoliduar shkollat shqipe me mjetet pedagogjike. /albinfo/ KultPlus.com

The Guardian: ‘Kukulla’ e Ismail Kadaresë, një studim i mahnitshëm i një dashurie të vështirë

Prestigjiozja ”The Guardian”, së fundi ka shkruar për romanin ”Kukulla” të Ismail Kadaresë, duke e quajtur një roman autobiografik që shpalos kujtimet e hidhura të shtëpisë dhe marrëdhëniet e autorit me nënën e tij, shkruan KultPlus.

Më poshtë KultPlus ju sjell të përkthyer artikullin e plotë të The Guardian.

Autori shqiptar eksploron marrëdhëniet e tij me nënën e tij dhe kujtimet e hidhura të shtëpisë

Në fillim, romani autobiografik i Ismail Kadaresë mund të lexohet si një kujtim i ardhshëm i moshës, pak i hidhur, i tronditur, i prekur me nostalgji për një vendlindje që tani humbet prej kohësh. Kjo vendlindje është qyteti shqiptar i Gjirokastrës dhe më saktësisht shtëpia e stërgjyshërve të prindërve të Kadaresë, një ndërtesë guri e ftohtë por historike që ndan dy gratë që duhet ta mbajnë bashkë atë.

Nga njëra anë, gjyshja e Kadaresë, nuk pranon të largohet nga vendi, sikur tashmë të jetë pjesë e ndërtesës. Nga kontrasti i rreptë, nëna e tij – Kukulla e titullit, e cila hyn në këtë grumbull të rrënuar si një nuse e re dhe e pambrojtur – është mbingarkuar krejtësisht, duke iu dashur të duroj sundimin e saj të vrazhdë e të nënçmuar, duke pretenduar se “kjo shtëpi ju ha”. Ky konflikt që është kryesisht i heshtur, por megjithatë është ndjerë thellë, që adoleshenti i parakohshëm rritet në një ambient duke dashur të jetë shkrimtar e duke shkruar një “roman” pas tjetrit që përbëhet kryesisht nga autori i ri “me kokë të madhe” duke shpallur gjenialitetin e tij fillestar. Ai madje dekoron secilën prej tyre me çmimin e vet në monedhën e vjetër, parakomuniste dhe “reklamat” e shkëlqimit dhe origjinalitetit të saj.

‘Kukulla’ është plot me detaje imponuese të jetës në një Shqipërinë e asaj kohe, pasi qytetaria pajtohej me ngjyrime të ndryshme të sundimit komunist të Enver Hoxhës që ishte nën mbështetjen e sovjetikëve.

Një nga llogaritë më të çuditshme ishte ajo e vitit 1953, kur prezervativët mbërrijnë për herë të parë në farmaci: “Kishte udhëzime kontradiktore që i lejonin dhe ndalonin ato. Dyshohej se mund të ishin një provë për të identifikuar ndonjë dobësim të luftës së klasave pas vdekjes së Stalinit. Por më pas u kuptua se masa ishte në insistimin e Sovjetikëve dhe ishte e lidhur me të drejtat e grave (Rosa Luxemburg, etj), dhe pas disa hezitimeve nga komiteti i partisë se a duhet të këshilloheshin komunistët për të shmangur farmacinë dhe të linin ato copa prej gome në borgjezinë gjithnjë e më të shkatërruar, gjithçka u qetësua ”.

‘Kukulla’ është e pasur me prekje të tilla, së bashku me shumë shqetësime të njohura të Kadaresë – me rrënjët folklorike të jetës moderne, ose, me absurditetin e politikës shqiptare.

Sidoqoftë, vëzhgimi i ashpër, ironia e hidhur dhe frika e gabuar që kalon në marrëdhënien qendrore të narratorit me nënën e tij, një grua fshehurazi e tmerruar nga zhgënjimi si e padenjë në momentin kur djali i saj arrin famën që dëshiron, janë ato që mbizotërojnë këtë studim interesant të një dashurie të vështirë. / KultPlus.com

The Guardian zgjedh 12 muzetë më të mirë të qytetit në Evropë, në mesin e tyre ai Etnologjik i Prishtinës

The Guardian ka shkruar një artikull për muzetë më të mirë të qytetit në Evropë.

Në mesin e 12 muzeve është edhe ai Etnologjik në kryeqytetin e Kosovës, transmeton KultPlus.

Elizabeth Gowing e përshkruan atë si një “muze simpatik me dy shtëpi të ruajtura të periudhës otomane”.

“Po prisni enë me pluhur dhe qilima? Jo aq në këtë muze simpatik me dy shtëpi të mrekullueshme të ruajtura të periudhës otomane në kryeqytetin e vendit më të ri në Evropë. Ciceronët do iu ofrojnë një turne entuziast rreth hapësirave që më parë ishin të banuara – nga “dhoma e zjarrit” kuzhina deri te akomodimi që iu ofrohej miqve në çdo orë të ditës apo të natën, në përputhje me rregullat strikte të mikpritjes shqiptare. Tradita të tilla duket se vdesin ngadalë dhe ciceronët anglishtfolës gjithashtu do të zgjedhin për ju arra dhe mana nga kopshtet e muzeut”, shkruan Gowing. /koha.net/ KultPlus.com

“Libri në koma, rroftë Facebook-u!”

Nga: Ridvan Dibra

Mbresa nga një përvojë e parë… dhe betohem të mos futem më, thuajse i bindur se nuk do të mundem t’i rezistoj gjatë tundimit të kësaj Sirene Bashkëkohore me emrin joshës FACEBOOK.
Përvojat e para të një individi (shqiptimi i fjalëve të para, lodrat e para, sherret e zënkat e para, libri i parë i lexuar, shokët e miqtë e parë, puthja e parë, përvoja e parë seksuale, botimi i parë, tradhtia e parë, divorci i parë etj. etj.) është provuar se janë të rëndësishme, në mos vendimtare, në formimin dhe jetën e tij.
Ndërsa në rastin e një shkrimtari, këto përvoja të para, në më të shumtën e rasteve, bëhen gurë themeli mbi të cilat ndërtohet ngrehina e tij letrare.
Me këso arsyetimesh e bindjesh në kokë, vendosa t’i shtoj listës së përvojave të mia të para edhe një të re: atë të facebook-ut. Pasi kisha refuzuar për muaj e muaj me radhë ftesat e shumta në adresën time (shokë e miq, shkrimtarë e jo-shkrimtarë, të njohur e të panjohur), më në fund u dorëzova: ftesës elektronike të poeteshës së re Dezdemonë B. për të qenë shok i saji iu përgjigja pozitivisht (OK).
Më pas, duheshin kryer disa formalitete të thjeshta që unë, më në fund! të bëhesha anëtar me të drejta të plota i komunitetit qindra-milionësh me emrin fort tingëllues FACEBOOK.
Si i mbarova adetet elektronike, natyrisht, kureshtja ime e parë do të ishte njohja me poeteshën e re Dezdemonë B. Profili (portreti) i saj më la pa mend: një bjondinë e hatashme, si e dalë yrysh prej një reviste mode, më këqyrte plot joshje e provokim. Pa e marrë veten mirë nga turbullimi i çastit, erdhi edhe reagimi i saj i parë:
“Hi Ridvan!”
“Hi Dezdemonë”.
“Mirë ke qenë?”
“Mirë”.
“Ke mirësinë të lexosh poezinë time të fundit?”
“Jam i nderuar…”
Pa e mbaruar mesazhin tim, ia mbërrin edhe vjersha e Dezdemonës: një vargëzim bajat dashurie e që nuk ka asgjë të përbashkët me portretin magjepsës të autores. Megjithatë, ia ngre lart (vjershën).
Poetesha e re largohet e lumtur: si duket, nxiton t’i shpërndajë vargjet e saja tek të tjerë facebook-as. Thuajse jam i bindur se askush, qoftë ai dhe shkrimtari a kritiku më pedant, duke shijuar portretin e autores, nuk do të ketë kurajën ta shajë atë palo poezi…
Sapo jam ndarë nga poetesha e bukur, kur në adresën time vijnë thuajse njëkohësisht dy ftesa:
1. Dëshiron të bëhesh anëtar i grupit “Kundër hipokrizisë së Ismail Kadaresë”?
2. Dëshiron të bëhesh anëtar i grupit “Ne mbrojmë vlerat e Ismail Kadaresë”?
Kujtohem se kohët e fundit jam sharë e kritikuar thuajse njëkohësisht edhe si “mik” i Kadaresë, edhe si “armik” i tij, prandaj dhe i pranoj pa hezitim (OK) të dyja ftesat.
Por befasitë në facebook nuk paskan të sosur! Ftesën e radhës ma dërgon Ridvan Dibra, domethënë vetja ime: “Dëshiron të jesh shok me Ridvan Dibrën?”. Thuajse pavetëdijshëm (ndjesë për mungesën e modestisë!), kujtohem sakaq për gjithë ata shembuj shkrimtarësh të shquar (Kafka, Pirandelo, Pesoa, Dostojevski, Prust, Borges, Apdajk, Forster dhe plot të tjerë), të cilët kanë pasur probleme me personalitetin e tyre të dy apo të shumëfishtë.
“Hi Ridvan Dibra!”
“Hi Ridvan Dibra!”
“Je një shkrimtar koti”.
“Jam”.
“Cinik dhe i shtirur”.
“Ndoshta…”.
Alter egoja ime virtuale më shan e fyen sa mundet dhe mandej largohet (me siguri!) i kënaqur. Unë nuk kam nge t’i bluaj sharjet e fyerjet, sepse, ndërkohë, në adresën time kanë vërshuar me dhjetëra e dhjetëra ftesa “për shok e mik” (kurrë, në jetën time reale, nuk kam pasur kaq shumë shokë e miq): shkrimtarë të njohur ose jo, politikanë të majtë e të djathtë, lexues dashamirë ose e kundërta, analistë të pavarur e të angazhuar, gazetarë lloj-lloj, miq të fëmijërisë e emigrantë, femra të bukura si kukulla, kritikë e akademikë etj. etj.).
I pranoj të gjithë (OK), derisa më nis dhimbja e kokës dhe vërej me tmerr se pasdrekja ime (e çmuar!) ka shkuar për lesh (siç shprehet një mik i imi shkrimtar): asnjë faqe libri e lexuar, asnjë rresht nga romani im i ri i shkruar…
Dal nga aty (nuk e di pse, por kam përshtypjen se sapo kam dalë nga një kurth katakombesh e ku gëlojnë gjithfarësoj papastërtish) dhe betohem të mos futem më, thuajse i bindur se nuk do të mundem t’i rezistoj gjatë tundimit të kësaj Sirene Bashkëkohore me emrin joshës FACEBOOK.
Në mbrëmje, deri vonë, bluaj në mendje lloj-lloj gjykimesh e interpretimesh rreth raporteve të Librit me fenomenet bashkëkohore, sidomos me Lartmadhërinë e Tij, Internetin. Qëndrimet janë të shumta e të larmishme, por në fund të fundit ata mund të organizohen në dy grupe të mëdha:
1. Partizanët e tezës se “Libri i vërtetë (domethënë Letërsia) është në rrezik dhe se po humbet karakteri i tij elitar”. Mbrojtësit më të shumtë të kësaj teze duket se janë Shkrimtarët e vërtetë (domethënë ata që vuajnë për librin).
2. Partizanët e tezës se “libri (domethënë gjithçka e shkruar dhe e bërë publike) po njeh një lulëzim të paparë dhe se institucioni i publikimit kurrë nuk ka qenë më demokratik sesa sot. Mbrojtësit më të shumtë të kësaj teze duket se janë kritikët dhe akademikët (domethënë ata që jetojnë me librin).
Kokën e ndiej plumb nga dyshimet e dilemat. Aq më shumë kur në ditët e sodit, në të ashtuquajturën epokë postmoderne, të vërtetat (herë-herë të dukshme si drita e diellit) bëhen relative dhe të krijohet bindja se gjithkush ka të drejtë.
Të nesërmen, duke ruajtur dyshimet e natës së kaluar, i shmangem programit mësimor dhe u flas studentëve të mi për mrekullinë me emrin facebook. Në fund të orës, veçoj dhjetë studentë (më të mirët!) dhe u bëj një pyetje të thjeshtë: “Sa prej tyre janë anëtarë të bibliotekës së universitetit dhe sa anëtarë të facebook-ut?” Përgjigja nuk më befason dhe aq: dy prej tyre janë regjistruar në Bibliotekë, tetë në Facebook.
Nuk më mbetet gjë tjetër veçse, i tërhequr mënjanë, t’ia pohoj vetes me gjysmë zëri:
LIBRI NE KOMA. RROFTE FACEBOOK-u!
Kaq. /KultPlus.com

78-vjetori i lindjes së Robert Ndrenikës

Në 78-vjetorin e lindjes së aktorit të madh të skenës dhe ekranit, Robert Ndrenika nuk kanë munguar mesazhet e urimit. Edhe Teatri Kombëtar solli në vëmendje aspektet kryesore të personalitetit të kinemasë dhe teatrit shqiptar, përmes një biografie të shkurtër.

Robert Ndrenika lindi në Tiranë, më 10 Janar 1942. Talenti i tij spikati që në vitet e para të jetës, kur ai kultivonte pasionin e tij për teatrin. Pas përfundimit të gjimnazit “Qemal Stafa”, në vitet ai 1960-1964 nis studimet për aktor në Shkollën e Lartë “Aleksandër Moisiu”. Deri më 1970, punoi si aktor në Teatrin “Skampa” të Elbasanit. Në vitet 1970-1974 punoi si aktor në Teatrin e Institutit të Lartë të Arteve (sot Akademia e Arteve), më pas në Teatrin Kombëtar, deri sa doli në pension.

Në vitin 1979 i është akorduar titulli “Artist i Merituar” dhe ne vitin 1988 titulli “Artist i Popullit”. Është nderuar me Kupën për Aktorin më të Mire në Festivalin Kombëtar te Teatrit, më 1994, për rolin e Di Spetes në shfaqjen “Magjia e Madhe”, te De Filipos dhe ne Festivalin e Filmit te vitit 1979, për rolin e Prefektit në filmin “Koncert në vitin 1936”. Presidenti i asaj kohe, z.Bamir Topi, i akordoi Ndrenikës titullin e lartë “Nder i Kombit” (në vitin 2012). /KultPlus.com


Të pres në xhaminë e qytetit

Të pres në xhaminë e qytetit
mes lutjeve e mëkateve
eja thuaji Zotit se je më i vogël se ai
je turpi i jetës sime
eja lutu
jepi me gojë frazat që t’i mësoi Libri i Shenjtë
në hyrje, zhvishi këpucët
trosha buke jepi asaj gruas rome te dera,
ec në turmën e burrave,
dhe afrohu
ku të më gjesh.

Të pres në xhaminë e qytetit
eja falju Tokës, falju Diellit, falju kafshëve
çdo shpirti që shtrëngon
jam në rendin e parë
eja dhe bashkë flasim
eja përmendja të madhërishmit, sa i pafuqishëm je ti
ti, plaga e madhe e dashurisë.

Të pres në xhaminë e qytetit
eja në tempull, ti krimb i keq
eja dylufto me kohën kur ishe burrë i mirë
kur ishe insan
i kam hapur dritaret, hoxha po e pret shiun
unë po të pres ty
qyteti po e pret këngën e shpëtimit.

të pres në xhaminë e qytetit
të vish
të kuptohemi për herë të parë.

vishe këmishën e gjelbër, bëhu mbret i fesë islame
shikojmë kupolat, sherefet, minaret,
ti qan për veten
unë qaj pse nuk qava kurrë.

Të pres në xhaminë e qytetit
Eja, edhe nëse nuk më do
Eja se ke heshtur boll
mendja jote ka agjëruar gjatë,
Eja e thuaji të madhit dhe shokëve të tij
që njerëzit e mirë sot nuk janë në këtë xhami.

Të pres në xhaminë e qytetit
eja, të lutem, sepse as unë nuk të dua
përkulemi në tepihun e pastër kadife
te dera, gjuaji përtoke pallavrat që të mbajnë gjallë
Ulu afër meje, mos e shaj krijuesin.

Më gjej në qetësi, jam aty ku ulet njeriu i mjerë
afrohu, mos ma kap dorën,
mbylle gojën, lutu për mua a për veten,
jam duke të pritur
në xhaminë e fundit të dy jetëve tona.

a’s – 2019

Qyteza e së ardhmes në Japoni do të ndërtohet nga arkitekti i “Teatrit Kombëtar”

Arkitektit të famshëm danez Bjarke Ingels, projektuesi i ndërtesës së re të Teatrit Kombëtar në Tiranë i është besuar një nga projektet më inovatore në Japoni në fushën e arkitekturës.

Një qytet i ri, jo vetëm si ndërtim por edhe si koncept dhe mënyrë jetese, do të ndërtohet afër malit të shenjtë Fuji, në Japoni. Një qytet që e prodhon vetë energjinë që i duhet, nuk ndot ambientin sepse çdo mjet transporti funksionon me energji diellore dhe hidrogjen, e gjitha e lidhur në rrjet.
Nuk është një fantazi e shekujve të ardhshëm, por projekti konkret i kolosit të automjeteve japoneze Toyota, në bashkëpunim me një nga arkitektët më të famshëm në botë, danezit Bjarke Ingels.

Projekti u prezantua në Las Vegas nga vetë arkitekti, i njohur në Shqipëri edhe si projektuesi i përzgjedhur fillimisht për godinën e re të Teatrit Kombëtar, bashkë me CEO e Toyotës, Akio Toyoda.
Qyteza, që mund të mbajë fillimisht rreth 2 mijë banorë, do të zhvillohet në një perimetër rreth 70 hektarë ku më parë ndodhej një fabrikë tekstile, nga e cila do të trashëgojë emrin: Woven City.
Pjesë e mirë e banorëve do të jenë punonjës të Toyotës, por edhe shkencëtarë që do të duan të eksperimentojnë në terren si mund të zhvillohen qytetet e të ardhmes.

Mjetet e transportit do të jenë kryesisht të automatizuar dhe pa drejtues, ndërkohë që pjesa më e madhe e godinave do të jetë e ndërtuar me dru dhe xham, të ngrohur nga çati që do të përbëhen nga panele diellore. “Është pjesë e përgjegjësive të kompanive të mëdha si e jona të japim kontributin për të shndërruar planetin tonë në një vend më të mirë për të jetuar”, deklaroi Toyoda.

Arkitekti me famë botërore, i cili ka projektuar Teatrin e ri Kombëtar, Bjarke Ingels që drejton një nga kompanitë më të njohura në botë në fushën e arkitekturës “Bjarke Ingels Group”, ose siç njihet shkurt BIG, që e ka qendrën e saj në Kopenhagen dhe Nju Jork, dhe përfshin arkitektë, projektues dhe ndërtues. Kjo studio ka realizuar një sërë projektesh të rëndësishme në vende në ndryshme, ndërkohë që aktualisht është e përfshirë në një numër të madh projektesh në të gjithë Evropën, Amerikën e Veriut, Azinë dhe Lindjen e Mesme.

Edhe projekti për Teatrin e ri Kombëtar nga Bjarke Ingles ofron një godinë të arkitekturës me dizajn modern dhe që krijon një hapësirë unike në qytetin e Tiranës, duke ofruar të gjitha kushtet e nevojshme dhe frymëzuese për zhvillimin e talentit të aktrimit, ashtu edhe për publikun, i cili mund të ndeze imagjinatën. /KultPlus.com

Binaj: “Mirëserdhe në Serbi”, skandali me mesazhin e operatorit telefonik shqiptar sapo futesh në Kosovë

 “Mirëserdhët në Serbi”, ky është mesazhi që të vjen nga operatori telefonik shqiptar Vodafone sapo futesh në Kosovë.

Denoncimi bëhet nga aktori Florjan Binaj.

Ai shkruan se ndodh e njëjta gjë si me rastet kur shkon në jug të Shqipërisë dhe të dërgojnë mesazh sikur të jesh në Greqi.

“Skandalet nuk paskan fund…pas mesazheve mirëserdhët në Greqi kur kalon qafën e Llogarasë, të shkosh në Kosovë dhe të të vijë mesazh nga operatorët shqiptarë të telefonisë, mirëseerdhe në Serbi, është për tē plas mëlçia!!!!

Turp për ata që e bëjnë dhe turp për ata që nuk e ç’bëjnë!!!TURP!!!”, shkruan aktori. /Express /KultPlus.com


Mbetjet e kafesë përdoren për të prodhuar këpucë

Për prodhimin e një palë mbathje përdoren 300 gramë mbeturina kafeje. Kjo është e barabartë me 21 filxhanë kafeje, shpjegon Forumi Ekonomik Botëror.

Këpucët janë të papërshkueshme nga uji. Gjashtë shishe plastike të ricikluara përdoren gjithashtu për të bërë një palë.

Kompanitë e tjera, siç transmeton K.J. njoftimet, gjithashtu kërkojnë të shfrytëzojnë mbeturinat ushqimore. Një prej tyre është Hugo Boss, i cili përdor fijet e ananasit për të prodhuar këpucë.

Ndërmarrja suedeze H&M përdor algat për të bërë sandale. Forumi Ekonomik Botëror shkruan në Facebook se industria e modës, tekstilit ka një ndikim të madh mjedisor, pasi përdor një sasi të madhe burimesh, e cila përfshin energji dhe ujë.

Kjo industri gjeneron 20 për qind të ujërave të ndotura totale në botë. /KultPlus.com

Frymëzime djaloshare

Nga: Hyjni Ceka

1

Kadarenë e kam shok prej vitesh…
Jemi pjekur, së pari, ndën shkallë të gjimnazit Asim Zeneli”, në Gjirokastër. Isha emëruar mësues në Lunxhëri. Ismaili… po… gjimnazist, në vit të dytë…
Poeti i ardhshëm s’qe, atëherë, veç një syth që priste të shpërthente. Edhe pse adoleshent, kishte besim në vetvete. Kështu që në takim m’u soll i barabartë. Dhe merrni me mend… unë, 19-vjeçar, ai, 15 vjeç! Katër vjet diferencë!
Atë mot, dua të them për vitin shkollor 1951-1952, azdisi. Krijoi disa cikle poezish, që s’ishin punë djelmoshash. Ato vinin si pranverë e gjenialitetit artistik.
Erdha të kaloja pushimet në verë. Në Elbasan solla prej Gjirokastre vargjet e Ismailit të vogël. I recitoja me nge… në sheshin e hotel “Parkut”, po ka qenë dhe ëmbëltorja e Ligor Mishtës.
Ndër figura, më pëlqente ai krahasimi i HËNËS, SI VETULL VASHE. Vjersha për “1 Majin” më luante mendsh. Le cikli për “Rrugën e Dritës”, një pleksje e 12-rrokëshit me 9-rrokësh, një ritëm melodioz që të bënte të kërceje. Ismaili ishte nën influencën e poezive ruse, sidomos të Isakovskit, mjeshtër i ritmikës.

Po mjaft! – më thoshin shokët.
Duket se e teproja.
Dhe profetizoja atëherë:

Një gjeni ka lindur për Letërsinë Shqiptare!
Ç’kam shokë… m’i përmendnin edhe sot këto fjalë:

Ore, po e di që paske pasur të drejtë?!
Frederik Dodbiba, i pari…
Po… dhe Jan Haxhijakovi, këto më thotë, sa herë që piqemi bashkë.
Pyeteni, në mos besoni!

2

Vitin tjetër shkollor ma gjetën vegjën. Mes dimri më nisën në Fushëbardhë. Një gropë e thellë, mes malesh.
Po atë ditë të vajtjes sime arrin dhe Sekretari i Dytë i Partisë. S’e di për ç’punë?! Por m’u fut në klasë, të më inspektonte.
I ziu unë! U bëra copash t’i rrëfeja shokut Islam artin tim të mësimdhënies.
Sekretari ngjit tryezës, ulur në stol. Unë, në këmbë, duke punuar. Se si ktheva kokën. Kishte gjetur fletoren time të poezive. Lexonte. Mua nuk m’u drodh qerpiku… as veshi më bëri tërr. Vjershat, që të tëra, i kisha me “partishmëri”…
Kur sosi ora, u çua në këmbë.

Shkruan?! – më pyeti.

Nga pak, – iu përgjigja… si fakir.

Partia ka nevojë për njerëz të talentuar. Po e marr me vete fletoren, t’ua rrëfej shokëve.
E di si i tha ato fjalë?! Ngrehur e ngrehur. Fryrë si gjel. Sikur gjëmonte. Sikur i binte me grusht atij gjoksi…
Unë, gjithë falënderime. Ku kisha parë, i ziu, “kujdes të Nënës Parti”! Në Elbasan, jo njëherë!
Gjithë gëzim atë javë! Shokët që ma kishin në dorë “ymrin”, po shqyrtonin krijimtarinë time.
Dhe zbrita… në fund të javës… Dhe bëra shtatë orë rrugë. Erdha në Gjirokastër. Në Qafë të Pazarit, bëri ballë Ismaili. Shend i madh! Lum që e poqa! S’desha të më largohej, se më kishte marrë malli.
E luta të më shoqëronte deri në “Shesh të Çerçizit”, ku ndodhej Komiteti i Partisë. Për fletore s’i bëra fjalë.
Priti poshtë. Unë u ngjita te shoku Islam. Partiaku rrëmoi nëpër sirtarë e… mezi e gjeti bllokun. Pastaj bëri zakonin. U ngref prapë para se të fliste:

Shumë bukur! Poezi të shëndosha! Me partishmëri!
Kaq qe e gjitha. Unë s’kisha ç’bëja. Zbrita shkallët.
Ismailin e gjeta që priste.
Tek veja, më zhbiroi. Pikasi bllokun.
Rrëfeva edhe unë.

Po pse, nga Islam Shehu prisje vlerësimin e vjershave tuaja?! Ç’është Islami? Çoban dhish është! Ja, ç’është! Bllokun s’ta kanë parë shokët. Ti drejt… e te shoku Islam!
E kam dëgjuar gjithë habi atë protestë, ndaj e mbaj mend fjalë për fjalë.
Ismail Kadareja nuk kishte lindur veç artist… por dhe karakter i veçantë.
Që në moshë të rinisë së hershme s’i bënte përshtypje fuqia e pushtetarëve! Ishte i ndërgjegjësuar që zotëronte forcë talenti. Dhe energjia krijuese nuk pyet as për njëfarë prepotence. Këtë ndërgjegjësim kërkonte ta nguliste dhe ndër shokë.
Gjithë kjo bisedë u zhvillua në rrugë, diku mbi Qafë të Pazarit, ku niste një kënd i prerë mes sheshit të Sokakut të Avokatëve dhe Bibliotekës së Vjetër. Për tryezë na shërbeu një arkë bosh. Aty i mbështetëm blloqet. Së fundi, i këmbyem krijimet. Tek kthehesha për Fushëbardhë, mora me vete dorëshkrimin e Frymëzimeve djaloshare, atë kopje që pa dritë botimi, një vit më vonë, më 1954.

3

Autobiografinë e popullit në vargje nuk mbeti njeri pa e lexuar.
Të tërë e morën si vepër të moshës së pjekurisë. S’do mend… Mesazhet e sakta folkloristike aty të çojnë.
Të pakë janë ata që dinë për “adoleshencën” e Ismailit, sidomos ata që kanë njohur pasionin e tij ndaj këngës popullore.
Ai u mbrujt si “ashik” i folklorit.
Ka qenë ditë pranvere e vitit 1953, kur e gjej të vetmuar në stolat përballë Çerçizit. Me fletë në dorë. Jepte e merrte mbi një këngë të lashtë. Ka qenë ajo e “Luftës së Plevnës”. I kishte ngelur mendja te vargu: Osman Pasha i kalave…
Pa të keq, marr e i them:

Figura të tilla gjen sa të duash në Letërsinë Gojore.
Sido të ishte, vija katër vjet më i madh. Kisha dëgjuar më shumë.
Hapi sytë nën gjyzlykë. Pastaj m’u hodh:

Pa m’i thuaj!
S’deshi të besonte.
Ç’më erdhën ndër mend, ia deklamova. Ashtu, spontanisht.
Ngeli!

Ma përsërit edhe një herë Amanetin e labit?
Iu binda:

Mike, në të kam për mike,
Kur të vdes, të bëhesh qiqe,
Të më qash brigje më brigje
Dhe me lot, moj, dhe me ligje!

Buçiti… sa mbarova unë…

Ç’është Amaneti i Shevçenkos para saj?!
Mori e shënoi pastaj. Në atë copëz letër që mbante. Dhe shastiste:

Si, more, si?! Të bëhesh qiqe?! Të fluturosh! Breg më breg?! Të më qash me ligje?! Me poezi elegjiake, domethënë! Në hapësirë? Në përjetësi?! Hajde-hajde!
Përhumbi.
Kur u çua, shpërtheu edhe një herë:

Ia hodhi labi Shevçenkos. Me siguri!
Kështu pat nisur ajo bisedë për folklorin mes meje e Kadaresë.
Po pse nuk e ftove një herë në fshat? – do të pyesni ju.
Ç’ta ftoja? Gjirokastra ishte vetë një rezervuar poetik, ku vinin e derdheshin rrjedha poezish nga të katër anët. Prej Labërie do, apo nga Lunxhi. Letërsia Gojore e tërë Jugut, aty mblidhej.
Zuri mirë pastaj… e rrëmonte. Nisnim t’i shoshitnim. Herë piqeshim në një mendje, herë jo.
Mua më pëlqente kënga për Damo Lengon. Atij jo.

Lengo me këllëç në dorë,
Pse s’u vrave ndër sinorë?!

Siç dukej, atë “punën e jukut” e dinte që ahernaj se, më vonë, e tori gjatë e gjerë te Kronikë në gur.
Vazhdoi gjatë ky bashkëbisedim dhe as që do të ishte ndërprerë ndonjëherë, po të mos na dilnin të tjera shtigje e tjera rrugë përpara.
Megjithatë, për aq sa ndenja nëpër fshatra të Gjirokastrës, Ismaili po i mirësjellë ndaj meje. E ku më piqte, harronte të përshëndeste.

Ç’na solle? – thoshte.
I jepja dhe unë këngë, gjetur nëpër dasma.

Pse s’u bëre diell, të ndrisje dynjanë,
Po u bëre hënë, më more vëllanë!

Kjo ndodhte të dielave në Qafë të Pazarit, ku mblidhej njerëzia mizë lisi.
Ai konkludonte prerazi:

E kemi pasur dhe ne Parnasin. Si grekët e lashtë. Me siguri. Ja gjurmët!
Dhe e lokalizonte diku, mes Labërisë.
Nën Çipin. Te Buronjat!

4

Adoleshenca e viganit të letrave shqipe u shërben grigjave të krijuesve që nisin rrugën e artit.
Pa shpirt demokratik, pa karakter të fortë, pa respekt ndaj traditës, vatha e letërsisë nuk të qas përbrenda. Kadereja i ri ka qenë i ndërgjegjshëm për gjithë këto.
Dihet që “Rrethi letrar” i gjimnazit “Asim Zeneli” përmblidhte në gjirin e tij mjaft të rinj të dhënë pas letërsisë. Po, ngelën pas… Kjo ndodhi se “të tjerët” mësuan të ecnin me “patericat e partisë”. Kadareja u ngrit në këmbë natyrshëm, siç u ka ndodhur tërë gjenive.
Adoleshenca e Ismailit kaloi në mjerim ekonomik. Një rrogë “ftuesi gjyqi” mbante pesë frymë. Nëna, pa punë. Djaloshi fort mirë mund të shkruante “seri” tekstesh për këngë masash… skeçe e “mbërrokulla” estradash për t’i ndihur shtëpisë. S’bëri nga këto… Prishte dorën ashtu…
Talentit i vuri kimet që më të ri. I shërbeu atij gjithë përkushtim.
Një natë në shtëpinë e tij gjendeshim në një “odá”. Mbas darke, rashë të flija. Po aty.
Ai, jo!
Me dritë ndezur, më dilte gjumi. Ismailin e shihja mbi libra. Përgatiti mësimet, kreu detyrat, përktheu nga rusishtja… duket se edhe krijoi.

Kur shoi dritën, agonte.
Me këtë regjim e vetëperfeksionoi talentin Kadareja. Dhe vinte “i holltë”. I tretur e mjaft delikat. U dhimbsej njerëzve, tek e shihnin…
Dërmoi vërtet trupin, në të ri… Po ja, ngeli energjik, për tërë jetën.
Kur botoi vëllimin e parë, gëzoi Shqipëria e tërë. Qe gjimnazist atëherë.
Për habinë e të gjithëve, Gjirokastra s’i bëri nderime. Kjo ndodhte se djaloshi nuk ua krihte bishtin partiakëve.
Gjërat, më pas, u bënë fare të qarta.
Si mori “pjekurinë” Ismaili, ne mbanim frymën. Pritnim nga po i del bursa. Ata vajtën e ia nxorën në Institutin tonë Katërvjeçar, për Filologji.
U bindërua robi se kishte, atë vit, të drejta studimi sa të doje. Jepte sovjetiku me të dyja duart: në institutin “Gorki”, në “Lomonosov”. Atje dërgonin “të besueshmit”: Fatmir Selitën e Elbasanit dhe gjithë sojin e tij.
Ku jeni ju, ore, që u çuat me “paterica partie”!
Ku je ti, or Kadare?!
Ja që e paskan pasur të drejtë të urtët, kur i thanë ato fjalë të qëlluara:

S’bëhet me të thënë,
Duhet me të dhënë…

Duhet të të jepet pra!
Kësaj sentence t’i shtojmë, detyrimisht, autoperfeksionimin që, fare qartë, na e tregoi adoleshenca e Ismail Kadaresë…

5

Dhe përmendin se i këndoi “partisë” Kadareja!
Pse nuk themi për Virgjilin që hyjnizoi Oktavianin?
Pse nuk zëmë me gojë Firdusiun për Librin e Shahëve?!
Gjenitë ashtu e kanë. Japin një… e marrin njëqind. Ndryshe nuk kishte si denoncohej obskuri Arianit Çorraj, apo shoku Raqi, te Dimri i madh.
Nuk dërmohej… e thërrmohej Diktatura e Kuqe, te Koncerti në fund të dimrit…

Marrë nga gazeta “ExLibris” /KultPlus.com

Popullit tim

Poezi nga Esad Mekuli

Deshta, shum’ kam dasht-dishrue
që me këng të trimnoj, me fjalen tënde të ndrydhun
të ngrej fuqitë prej gjumit…
këndova (dhe kur m’ishte ndalue)
se liria do të vinte edhe për ty, të përbuzun.
këndova mbi ditët fatlume që do të lindshin, pa dhun,
n’agimin e lirisë për ty me popujt këtu e ngjeti,
mbi forc të bashkimit mbarë:
mbi vrullin tand të mëshehun
-unë, biri yt dhe-poeti.
po! n’errsinën e shtypjes së randë sa shkambi,
ndëgjova thirrjet që të bana me dal n’dritë-
pse për liri-me tjerë
ke dhanë dhe ti
djers e gjak si etnit.
kam dhanë, i dashtun…dhe sot, në liri-
kur thembra e gjaksorit s’na shkel dhe dora pa
pranga mbeti,
me ty këndoj mbi fuqinë e ngjallun nën yllin që na pri’
-unë, biri yt besnik dhe-poeti.