Transformimi i kampionit të pikados Wright, nga i papunë në milioner

Pasi nuk qëlloi me dy tentimet e para në shënjestër, Peter Wright u frikësua për një moment se do t’i përsëritet storia e vjetër.

Por, më pas mori frymë thellë, anoi më në të majtë dhe dërgoi shigjetën te dhjetëshja e dyfishtë, për të fituar titullin e tij të parë të botës në pikado, shkruan sot Koha Ditore.

U realizua një ëndërr e tij. Wright ngriti duart lart dhe shikoi sikur të kishte dikë të cilit duhej t’i ishte falënderues.
Por kjo ishte nata e tij. Ishte për të. Askush, asnjë dyshues, madje as edhe kampioni i trefishtë i botës, Michael van Gerwen, i cili e kishte mposhtur në shtatë përballjet e kaluara, nuk do ta ndalte atë.

Ndërsa Wright ngriti trofeun “Sid Waddell”, ai nisi të derdhte lot gëzimi.

“Kurrë nuk duhet të dorëzohesh. Pavarësisht se çfarë”, tha ai, pasi që fitoi 500 mijë funte (590 mijë euro), duke dërguar fitimet e tij në karrierë në 3.3 milionë funte (3.9 milionë euro).

Wright e ka bërë veten milioner nëpërmjet pikados, por ai e di se si është të jesh poshtë. Rrugëtimi i tij drejt majës së botës në këtë sport ka qenë i vërshuar nga vështirësi të mëdha dhe beteja të shumta. /KultPlus.com

Ish-mjeku i Princ Vidit: Nuk mendoj se Esat Pasha ishte një tradhtar, përkundrazi

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 3 Janar 2020

“Le Matin” ka botuar, të hënën e 25 majit 1914, në faqen n°3, një shkrim në lidhje me një rrëfim të çuditshëm nga ish-mjeku personal i Princ Vidit për Esat Pashë Toptanin, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :

Trazirat në Durrës

Versioni i çuditshëm i shkaqeve të largimit të Esat Pashës

Një histori e “një kafje të keqe”

Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France
Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

Berlin, 24 maj.

Nga korrespondenti special i “Matin” (me telefon).

Doktor Berghausen-i, ish-mjeku i princ Vidit, të cilit iu desht të largohej nga oborri i Durrësit pas keqkuptimeve që lindën midis marshallit të madh të oborrit mbretëror dhe atij, bëri në Këln, ku ai sapo ka mbërritur, deklaratat në vijim për gazetarët gjermanë :

Hyrja në Durrës me një ceremoni të denjë të një oborri mbretëror të Evropës Perëndimore, nuk mund ta afronte mbretin më pranë popullit, i cili prej pesë vitesh ishte në luftë, dhe që është aq i varfër sa njerëzit atje vdesin nga uria çdo ditë.

Nuk besoj se Esat Pasha ishte një tradhtar. Përkundrazi. Sipas mendimit tim, ai iu përkushtua me sinqeritet sovranit të tij.

Shkaku i vërtetë i largimit të tij është mosmarrëveshja e thellë që ekzistonte midis tij dhe kapitenit të xhandarmërisë Zoiy. Esati kishte kërkuar shkarkimin (largimin) e oficerit. Meqë nuk iu plotësua kjo kërkesë, ai urdhëroi një nga shërbëtorët e tij të helmonte kapitenin e xhandarmërisë hollandeze me një filxhan kafeje të keqe. Kjo është e zakonshme në Shqipëri dhe ne nuk i kushtojmë shumë rëndësi asaj.

Shërbëtori nuk pranoi. Esati urdhëroi që ta pushkatonin.

Me pak fjalë, oficeri holandez arriti ta dëbojë Esat Pashën, të cilin shkoi ta kërkojë bashkë me gruan e tij, i shoqëruar nga njëzet e pesë burra me pushkë të pajisura me bajoneta.

Kur Esat Pasha u shoqërua në bordin e anijes austriake, atij iu kërkua që të dorëzojë shpatën e tij.

Përfaqësuesi i Italisë ndërhyri pranë mbretit dhe i kujtoi atij se i kishte garantuar lirinë dhe jetën Esat Pashës.

Ne, natyrisht, botojmë këtë version të çuditshëm, nga i cili nuk kemi marrë asnjë konfirmim, përveçse nën përgjegjësinë e autorit të tij dhe me rezerva më të shprehura.

Agata dhe Donika Çetta, vajzat e Tates dhe arkivës së gjallë të folklorit shqiptar

Arbër Selmani

Një arkivë e gjallë e folklorit shqiptar, i cili me dashurinë më të madhe e transmetonte këtë folklor në formë të përrallave, çdo natë para gjumit.

Donika Çetta kësisoj e përshkruan babain e saj, Anton Çettën.

Ne të gjithë e njohim një Anton Çetta prej librave, prej faljes së gjaqeve, prej dorështrëngimeve, prej rezonimit të mirësisë në fytyrën e tij, prej historive që prindërit tanë na kanë treguar për këtë burrë, prej fotografive bardh e zi dhe me ngjyra, prej momenteve kur familjet gjejnë paqe.[1] Të tjerët e kanë takuar rastësisht, disa në ëndrra, të tjerë në fushën e pajtimit.

Donika e njeh më mirë se ne, më ndryshe se ne, më mishërueshëm se ne këtë emër historik.

Donika Çetta dhe babai i saj, Anton Çetta

“Fëmijëria dhe vendlindja janë dashuritë që lëshojnë rrënjët më të thella në njeriun. Për këtë arsye ajo gjithnjë gjatë gjithë udhës që bën njeriu, e thërret në prehrin e vet” – thoshte babi. Ndërsa për mua, të rritesha krahas tij, fëmijëria ime ngjasonte në fytyrën e mëngjesit dhe shpirtin e përrallës” tregon Donika Çetta, vajza e Anton Çettës.

“Shpesh i kujtoj edhe ditët e kaluara me babin në liqenin e Batllavës meqë atje kishim një vikend shtëpizë. Babi e kishte hobi peshkimin ndërsa unë isha ndihmësja e tij pa të cilën nuk kishte fat në peshkim, më thoshte. Në të aguar, në mëngjesin e hershëm bëheshim gati për të shkuar në peshkim. Në avullin që lëshonte liqeni derisa i afroheshim vendit tonë të preferuar të peshkimit ,rrezet e para të agimit binin në fytyrat tona dhe na jepnin ngrohtësi dhe shpresë. Pasi vendosnim shkopinjtë e peshkimit fillonin këshillat dhe bisedat e këndshme babë e bijë që dinin të zgjasnin por ndonjëhere ndërpriteshin nga të dridhurat e tërheqja e shkopit që nënkuptonte se peshku kishte rënë në grep. Shpesh na bashkoheshin edhe fëmijët e fshatit dhe të tjerë, meqë s’kishte njeri që s’lakmonte që së paku një orë të jetës të ishte përkrah babit dhe të bisedonin me të” tregon Donika.

Është e vështirë ta ndërpresësh tregimin e Donikës, meqë ky tregim të merr me vete me të njëjtën mirësi që Anton Çetta edhe sot e reflekton ndër shqiptarët kudo.

Akademik, profesor, mbledhës i folklorit, patriot i njerëzishëm, dikur edhe deputet, Anton Çetta – i lindur në Gjakovë në vitin 1920, jetoi ditët e tij të fundit në vitin 1995 në Prishtinë.

Anton Çetta ka qenë edhe një baba shembull sipas të bijës së tij.

“Unë si fëmiu i parë i familjes isha shumë e lidhur me babin por kisha një përgjegjësi më të madhe dhe pritej shumë nga unë. Unë duhej të isha fëmiu model, me të gjitha epitetet më të mira që mund t’i ketë dikush edhe pse ai nuk na imponoi kurrë asgjë. Mundohesha që të marr sa më shumë nga ai, sa herë që kishte pak kohë unë i rrija në prehër dhe nuk i ndahesha meqë isha edhe pak çapkëne dhe kureshtare dhe doja të fitoja përgjigjet e mia, por ai nuk mërzitej me pyetjet e mia të pafundme dhe me durimin më të madh mi shpjegonte ato. Duke u rritur unë, me mua rriteshin edhe pikëpyetjet për situatat e ndryshme të krijuara që na i servonte jeta por unë e kisha përgjigjen për të gjitha meqë babi na pat thënë: “Çkado që të bëni në jetë ose përpara ndonjë vendimi të rëndësishëm vetëm mendoni – A do t’a kisha bërë sikur ta kisha babin këtu” Kjo thënie më përcolli gjatë gjithë jetës dhe më shërbeu si udhërrëfyes në çdo hap të jetës dhë në çdo vendim të rëndësishëm të saj” na shpjegon Donika, kur duhet të kujtojë raportin e saj me Anton Çettën e të gjithë shqiptarëve, të vetmin Anton Çettë të jetës së saj.

***

Zekeria Cana dhe Anton Çetta / Fotografuar ne Bogë, nga Gani Iberdemaj

“Desha t’u lija brezave që do të vinin artin, mençurinë dhe kulturën e popullit tonë të lashtë”
Anton Çetta
Libri i parë nga Anton Çetta, mes të tjerave edhe humanist, botohet në vitin 1953.

Mprehtësia e tij letrare vazhdon të rrjedhë me tekste të ndyshme, shumica prej tyre edhe për nevojat e shkollës shqipe dhe një katalizator për edukimin e gjeneratave të tëra shqiptare.

Rreth 20 libra me përmbledhje folklori dhe traditë gojore nga të gjitha trevat, janë bagazhi modest por jo i kompletuar i Anton Çettës. Shembull, “Prozë popullore nga Drenica” përmban plot folklor e traditë mbledhur prej Çettës.

“Njani shkoi me u rrue tu ni berber. Berberi e kish pase zakon m’u livdue shume. Kur e rruejti myshterine, filloi me i thane:
-Balla boll mire t’kam rrue, valla boll mire t’kam rrue. Myshteria edhe i nej gati e i tha:
– Valla edhe une boll mire t’kam nejt”

***

Agata Çetta, vajza tjetër e Anton Çettës, nuk përmbahet kur flet për madhështinë e këtij njeriu.

“Fëmijëria ime ka qenë e thjeshtë, mu sikur virtyti të cilin Tata ka tentuar gjithmonë të na e mësonte, thjeshtësia. Megjithatë, mes shkollës, lojërave dhe obligimeve tjera që unë kisha si fëmijë, kujtoj shumë qartë përrallat që ai na tregonte në “Odën e oxhakut”, vendin e tij dhe tonë të preferuar e të rregulluar me elemente dhe stoli tradicionale, ku Tata edhe kalonte shumicën e kohës duke punuar. Në netët kur na zinte gjumi nën zhumrën e makinës së shkrimit, unë nuk e kuptoja rëndësinë e madhe të punës së tij, por këtë gjë e kam kuptuar me kohë dhe kjo gjë më ka ndihmuar shumë në krijimin e personalitetit tim, shprehisë së punës dhe përkushtimit ndaj gjërave të rëndësishme në jetë” tregon Agata, e cila e quan Tata – plakun e urtë Anton.

“Gjithmonë unë dhe motra e kemi thirrë Tate. Më kujtohet që në vegjëli shoqëria më pyeste pse e thirri Tate e jo Babë, dhe iu pata thënë që edhe Tata e ka thirrë njëjtë gjyshin, kështu që e kemi trashëguar”.

Donika Çetta dhe Agata Çetta

“Kur ka lindë motra ime e madhe, Tata ia ka ngjitë emrin Donika, dihet sipas bashkëshortes së Skënderbeut. Kur kanë ardhë për vizitë të afërmit në shtëpi, tezja e Tatës e ka pyetur: “Anton, si ia ngjite vajzës emrin?”, Tata i thotë Donika. Po si Anton nuk ia ngjite në emër të nanës? Tata përgjigjet: Kur të lindë e dyta ia ngjes. Dhe menjehere tezja reagon, jo të dytin fëmijë e dojmë djalë. Tata vetëm qeshë. Ky është tregimi i emrit tim” tregon Agata.

***

Të rrijmë pak te Anton Çetta.

Rreth viteve 1945-46 ai punoi në Gjimnazin e Prizrenit, duke qenë edhe anëtar i Shoqërisë Kulturore-Artistike “Agimi”, më vonë edhe kryetar i saj. Në Serbi shkon për tu regjistruar në Degën e Gjuhës Frënge. Atje emërohet asistent në Seminarin e Gjuhës dhe Letërsisë Shqipe, që funksiononte në kuadër të Fakultetit Filologjik të Universitetit të Beogradit. Në këtë detyrë punoi dhjetë vjet. Dy-tre vjet më vonë (1952-1953) së bashku me shefin e atëhershëm të Seminarit Shqiptar Vojislav Dançetoviq dhe me Kadri Halimin, etnograf, përgatiti në tri vëllime këngët më të njohura popullore të mbledhura në Kosovë dhe në Dukagjin. Meqenëse në ato vëllime kishte botuar edhe këngë popullore për Spiro Kapedanin e Ramë Bllacën, pushteti serb iu kërcënua Antonit me burgosje, e kjo e shtyri ta braktisë Beogradin dhe të kthehet në Prishtinë, në vitin 1961, kohë kjo kur edhe në Prishtinë u hap Fakulteti Filozofik. Në këtë fakultet ai emërohet mësimdhënës i gjuhës dhe letërsisë shqipe, ku ligjëron lëndën e letërsisë së vjetër.[2]


Dom Lush Gjergji, në një intervistë të tijën, e quan Çettën kirurg shpirtëror të shqiptarëve.

“Antoni ishte njeri i provanisë së Zotit. Ai me hulumtimet që i bëri rreth thesarit popullit, rreth frazeologjisë, rreth kulturës dhe qytetërimit, 20 vjet, ishte një lloj përgatitjeje për veprën e tij hyjnore, sepse kudo që shkonim me bacën Anton, kishte njerëz që ai i njihte. Madje ishte legjendare kur shkonim para tridhjetë, katërdhjetë vjetëve, kam qenë në këtë shtëpi dhe më kujtohet atë natë kur kemi biseduar për kulturën, për traditën, për popullin shqiptar, dhe ka lindur një fëmijë. Madje i kujtohej edhe emri i njeriut tri-katërdhjetëvjeçar, dhe ai thoshte: baca Anton ai jam unë. Prandaj krijonte një atmosferë unike. Para Anton Çettës ka qenë shumë e vështirë të thuash jo”. [3]

***

“Duhet të jemi trima të urtë. Kombi shqiptar kurrë nuk ka qenë më unik, pas këtij bashkimi kombëtar nuk ka fuqi që mund ta gjunjëzojë këtë popull”
                                                                                                             Anton Çetta

Donika tregon se ishte privilegj që ajo dhe motra e saj patën një baba të tillë, por gjithashtu ishte edhe një barrë mbi supet e tyre, barrë që rëndohej në periudha të ndryshme të zhvillimit të tyre.

Si të vogla, motrat ishin ‘vajzat e profesorit’, ndërsa si adoleshente nënkuptonte edhe një kufizim të dëshirave të kohës, siç shprehet Donika.

Donika Çetta me prindërit

“Pavarësisht asaj ne nuk u fshehem nën hijen babit por u përballëm me sfidat dhe hallet e ndryshme. Kështu mësuam që të jemi më stoike dhe më të guximshme dhe mos të jenë problemi i parë hallet tona, por të na karakterizojë durimi, urtësia, qëndresa dhe guximi” vazhdon Donika.

Njëjtë si Donika, edhe Agata thotë se ka qenë barrë e mirë fakti që familjarët e Antonit gjithmonë kanë tentuar të gjejnë rrugën e drejtë të jetës.

“Më shumë se barrë e mirë, kjo për ne ka qenë kënaqësi. Mirënjohja për veprat e tij dhe respekti të cilin ai e ka gëzuar dhe e gëzon akoma ndër njerëz dhe fakti që ne ballafaqohemi pothuajse çdo ditë me njerëz tek të cilët Tata ka pasë ndikim në çfarëdo forme, neve na bënë shumë krenare dhe na ndihmon ta mbajmë dhe ta përcjellim tutje këtë përgjegjësi edhe te fëmijët tanë” shprehet Agata, sot një artiste e cila jo shumë kohë më parë hapi një ekspozitë në Mynih me 13 grafika të teknikës akuatintë dhe 11 pjata nga argjila në kombinim me filigran, që është një ndër artizanatet më të dalluara shqiptare.

Agata, pra, ka qenë edhe emri i nënës së Anton Çettës. Lazër Çetta ka qenë babai i Antonit. Ky i fundit ka qenë dekoruar nga presidenti francez me medaljen “Officier d’Académie” e akorduar në vitin 1928. Poashtu në vitin 1934 dekorohet për herë të dytë nga shteti francez me medaljen “Kalorës i Legjionit të Nderit (Chevalier de la Légion d’Honneur)”.

Nga kjo familje vjen edhe Beniamin Çetta. Beniamin Çetta u lind në Tiranë në marsin e vitit 1937. I atij, Lazër Çetta pati mundësi të merrte kulturë dhe arsim perëndimor dhe u bë profesor i gjuhës frënge në një gjimnaz në Tiranë si dhe drejtor i drejtorisë së të drejtave të studimit në Ministrinë e Arsimit. Djali i madh i familjes, Antoni përfundoi Liceun e Korçës, ndërsa Beniamini do të studiojë për Mjekësi. [4]

***

Donika e Agata edhe sot i kthehen shkrimeve të Anton Çettës, duke reflektuar mbi intelektin e tij.

“Sa herë që lexoj shkrimet e babit kthehem në retrospektivë dhe udhëtoj me të në botën e tij paqësore, të bukur, të pasur, të qeshur me plot dashuri dhe urtësi. Shpesh në ato shkrime e gjej edhe përditshmërinë tonë duke gjetur përgjigjet për sot dhe për nesër. Po e veçoj një tregim që edhe pse i shkruar shumë vite më parë aq bukur e përshkruan situatën tonë momentale në vend:

Kishte qenë një djalë që i kishin bërë magji dhe qe shndërruar në gjarpër. Po ishte djalë i një babai të mirë. Kur hyri në moshën e pjekurisë i tha babait: “Baba, martomë”. Po si të martoj, more bir? Babai i shkretë, për të mos ia prishur qefin dhe mendoi se do të ishte një formalitet vajti dhe iu kërkoi vajzën, siç është zakon tek ne, një miku në katund. “Po ta kërkoj vajzën, në emër të zotit”, i tha. Po si ta jap për djalin gjarpër? – i tha ky. Vajza, që ndodhej prapa derës e dëgjonte dhe i tha babait që ta jepte, sepse kërkesa ishte në emer të zotit. Dhe, kështu babai ia dha. Kur do të shkonte kjo vajza nuse u këshillua me një grua plakë të mençur “Si të sillem me këtë gjarpër?”, e pyeti plakën e mençur. “Bijë e nënës, i tha kjo, vishi 7 këmisha. Kur të hysh në dhomë dhe të urdhëroi gjarpri “Hiqe këmishën” ti, do t’i thuash “Hiqe një lëkurë”. Dhe, kështu vazhdo “hiq një këmishë, e hiq një lëkurë”, deri sa të zhvishen shtatë këmishat e shtatë lëkurat. Kur i zhveshën këto, pastaj, dolën dy krijesa të mrekullueshme. Djali u lirua nga magjia, ndërsa vajza u bë një nuse shumë e bukur

Agata Çetta dhe Anton Çetta

Kështu njerëzit tanë duhet të zhvishen një herë e përgjithmonë nga mllefet ndërsa partitë shqiptare duhet të lirohen nga mëritë në mes vete. Nëse nuk çlirohemi nga këto brenga dhe antagonizma, nga këto të këqia, në rast se do të vazhdojmë me intriga ndaj njëri –tjetrit procesi i zhvillimit të vendit tonë do të jetë shumë i ngadaltë” tregon Donika Çetta.

“Kohëve të fundit, pasi që isha pjesëmarrëse në përgatitjen e kompletit të veprave të Tatës, më është dhënë mundësia më shumë të lexoj rreth veprimtarisë së tij nga të tjerët por gjithashtu edhe krijimtarinë e tij. Jam ndjerë shumë mirë, por njëkohësisht me një barrë të madhe. Gjatë përgatitjes e kemi përfshirë edhe arkivin familjar, me material shumë të pasur për popullin, që do të kenë rastin t’i lexojnë kur të botohet” na thotë Agata.

Agata mban mend kujtime me antropologun Anton Çetta, njeriun meritor edhe për themelimin e Institutit Albanologjik, deri në moshën 10 vjeçare. Prej kur ka nisur aksioni për pajtimin e gjaqeve, në vitin 1990, Tata i Agatas ka qenë i tëri i përkushtuar në këtë proces.

“Kalonim pak kohë bashkë. Gjatë javës shume rrallë shiheshim. Nga ajo moshë, pjesën më të madhe të kohës, për neve është përkujdesë mama. Përveç nesh, edhe për shtëpi e për njerëzit që kishin nevojë e vinin te ne. Tash kur i kujtoj fjalët e tij, i kam edhe më të qarta mesazhet që m’i ka dhënë. Ka shumë por njëra më është ngulitë: Kur Gjyshi e ka përcjellë Taten për në Liceun e Korçës, institucioni më i rëndësishem edukativ i asaj kohe, i ka thënë: “Anton, çkado që bën, çfarëdo vendimi që merr, mendo, a do t’veproje njëjt po ta kishe Tatën afër. Këtë këshillë Tata e ka përcjellë edhe te unë dhe motra” tregon Agata, që veç e përsëritë Donikën në këtë pikë.

***

“Kultura e popullit nuk është si një tempull antik grek që mbështetet në shtatë – tetë shtylla, por kala e ngritur nga mija gurë, ku kujtoj se edhe unë kam vënë gurë, sado të vogël”
                                                                                                            Anton Çetta

Herë të vajzat e tij e herë të Anton Çetta, është aspak e lehtë të shkruash për këtë figurë e cila mundësoi pajtimin e rreth 1200 gjaqeve e 600 plagosjeve, mospajtimeve mes shqiptarëve, problemeve kryesisht me gjakmarrje mes familjeve që ishin ngujuar për vite.

Nga arkivi familjar, Agata Çetta dhe Anton Çetta

Profesor Antoni së bashku me Esad Mekulin, Mark Krasniqin, Hivzi Sulejmanin, Idriz Ajetin, Kadri Halimin, Skender Rizajn e disa të tjerë përbenin brezin e parë, brezin e artë të intelektualëve shqiptarë të Kosovës që e bartën barrën më të rëndë për ta arsimuar, edukuar, emancipuar popullin e Kosovës, duke u bërë kështu edhe bartës të zhvillimeve të jetës kulturore, artistike e shkencore të Kosovës. [5]

“Mua gjithmonë tek miqtë më prezentonte si sugaresha e tij, dhe kur shëtisnim ma vendoste dorën mbi supe. Kur e takonim dikë, iu thoshte: Sugaresha ime më ndihmon të eci se mbështetëm në të. Unë fluturoja nga gëzimi. Gjithmonë nëpërmjet ndonjë tregimi apo ilustrimi na jepte këshilla” tregon Agata.

Donikës i pëlqen sidomos përmbledhja “Në prehër të gjyshes”, kur duhet të përzgjedhë diçka nga krijimtaria e Anton Çettës. Në këtë vepër përfshihen vjersha apo poemtha të frymëzuara nga krijimtaria jonë popullore. Përmes tyre arrihet efekti edukativ, sepse u rekomandohet fëmijëve rruga e drejtë, forcimi i virtyteve më të larta e më të mira dhe luftimi I veseve të këqia.

“Këto vjersha në formë të gojëdhënave, legjendave e përrallave gjithmonë më kanë bartur në botën imagjinative e magjepse e këtë efekt e ka edhe më fëmijët e mi kur ju lexoj para gjumit. Fëmijët janë krijesat më të dashura dhe na kënaqin me atë sinqeritet, naivitet dhe pafajsitë e tyre. Çdonjëri prej nesh do të dëshironte të fitojë simpatinë e tyre me ndonjë vjershë, tregim apo prozë didaktike e kështu të kontribuonte sadopak edhe në edukimin e tyre etik, estetik e kulturor, e mendoj që babi e ka arritur mjaft mire këtë sidomos me veprën e tij “Në prehër të gjyshes” e cila është lexuar brez pas brezi” vazhdon Donika.

“Thuhet se në momentet më të vështira popujt e mëdhenj nxjerrin nga gjiri i vet bijtë dhe bijat më të mira për të udhëhequr drejt lirisë dhe shpëtimit. Kjo i ndodhi dhe popullit shqiptar vite më parë nën udhëheqjen e babit, studenteve dhe miqëve te tij kur filloi pajtimi kombëtar shqiptar. Shtrirja dhe jehona e këtij pajtimi gjithkombëtar tregoi si kurrë më parë se pushtuesi nuk do të mund të ushqehej në gjakun e shqiptarve përmes nxitjes së hakmarrjes dhe mërive vëllavrasëse. Ishte koha ku ashtu sipas traditës të të parëve tanë të lashtë populli shqiptar Kosovën e ktheu në një kuvend të besës, trimërisë dhe mençurisë. Ky popull i përvuajtur duke shtrirë dorën e pajtimit filloi shërimin shpirtëror kombëtar duke shtruar kështu rrugën dhe duke parapërgatitur këtë rini dhe këtë popull për të shkruar faqet më të ndritura të historisë tonë dhe për ta hapur udhën e çlirimit dhe shtetndërtimit të Kosovës” përfundon Donika.

***

Do ta përfundojmë me Anton Çettën, njeriun i cili ka nevojë të citohet në libra, të flitet për të në rrugë, të ketë shtatore e bust për të, të ketë kujtime të shkruara, të ketë përkujtimore e të ketë ceremoni që na e sjellin në kujtesë atë. Gjeneratat e reja duhet ta lexojnë, gjeneratat e vjetra duhet të reflektojnë, librat e historisë e antropologjisë duhet ta marrin si shembull në secilin kapitull. Shkrimtarët duhet të inspirohen prej tij, studiuesit duhet ta vazhdojnë rrugën me të njejtin zell studimor të Çettës. Vajzat e tij, megjithatë, do të mbesin gjithmonë vajzat e Anton Çettës, njeriut me zemër të madhe e të mirë.

(Ky botim është prodhuar me përkrahjen e Bashkimit Evropian. Përmbajtja e këtij botimi është përgjegjësi e autorit Arbër Selmani dhe në asnjë mënyrë nuk mund të konsiderohet si qëndrim i Bashkimit Evropian ose BIRN-it ose AGK-së ). 


[1] https://www.nytimes.com/1990/04/07/world/pristina-journal-albanians-new-way-feuds-without-blood.html

[2] https://www.radiokosovaelire.com/anton-cetta-1920-1995-mbledhes-folklorit-profesor-letersise-dhe-veprimtar-dalluar-ceshtjes-kombetare/

[3] http://www.drita.info/2018/08/09/don-lush-gjergji-anton-cetta-ishte-kirurg-shpirteror-i-shqiptareve/

[4] https://www.kultplus.com/libri/babai-i-anton-cettes-burri-i-forte-i-dekoruar-nga-franca/

[5] http://illyriapress.com/profesor-anton-cetta-plaku-i-urte-i-kombit-tone/

Ky është shqiptari i suksesshëm me uniformë amerikane të NATO-së në SHBA

“Fillimi në Amerikë nuk ishte edhe aq i lehtë mirëpo dominova shpejtë”

Shqiptari nga LLojani i Kumanoves me uniforme ushatarake amerikane priti sekretares se SHBA-ve Medlin Ollbrajt ne një pike rrezistence gjatë luftës së Kosovës, transmeton albinfo.ch.

Ajaz Emini është nga fshati Llojan i Kumanovës si shumë shiptarë nuk e zgjodhi mërgimin, por I’a imponoi regjimi “Jugosllav” dhe ai si student i gazetarisë ne Universitetin e Prishtinës ishte i detyruar të largohet nga vendlindja ne vitin 1979 për të gjetur një strehim të sigurt dhe me perspektivë. Ai kishte zgjedhur SHBA-të shkaku i përndjekjes nga pushteti serb.

Duhet theksuar se Ajaz Emini i cili brenda një muaji, gjatë bombardimeve të Serbisë mbante dy uniforma ushtarake, atë amerikane dhe atë të UÇK-së.

Fotografia e Ajaz Emini

Thuhet se ai, dhjetë vite e ka mbajtur “top-secret” për shkak marrëveshjes me forcat amerikane, dhe ishte në lidhje dhe bashkpunim të ngushtë me forcat e NATO-s  të cilat çliruan Kosovën.

Në vitin 1998 vendos t’i bashkohet formacionit ushtarak shqiptaro-amerikan “Atlantiku, që t’i bashkëngjitet UÇK-së. në të njëjtën kohë ai merr ofertë nga ushtria amerikane dhe e pranon, pasi vlerëson se aty mund të japë kontribut më të madh.

“UÇK përmes informonte gjeneralin shqiptar Kudusi Lame për pozitat e forcave serbe në Kosovë, duke ia dërguar koordinatat për vendndodhjen e tyre. Më pas unë i përktheja ato të dhëna dhe i dërgoja në selinë e NATO-s në Bruksel. Prej Brukseli urdhri shkonte në Aviano prej ku niseshin aeroplanët e NATOs dhe bombardonin forcat serbe”, është shprehur Emini, përcjell albinfo.ch. /KultPlus.com

Fotografia e Ajaz Emini


Don Lush Gjergji: Anton Çetta ishte kirurg shpirtëror i shqiptarëve

“Anton Çetta mbetet një figurë në mendjen dhe zemrën e popullit shqiptar. Dhe është fatkeqësi që nuk kemi ditur ta shprehim një nderim dhe falënderim jo ndaj tij, por ndaj Lëvizjes dhe fenomenit të pajtimit të gjaqeve. Fatkeqësia është që nuk gjendet kurrkund e shënuar as në libra shkollorë. Fatkeqësia është se ne e kemi kujtesën shumë të shkurtër, dhe të mirën po e zhvlerësojmë dhe po e harrojmë”, thekson Gjergji, vikar i përgjithshëm i Kishës Katolike të Kosovës, në një intervistë dhënë Kohës Ditore rreth Lëvizjes për pajtimin e gjaqeve dhe refuzimin e Institutit Albanologjik të Kosovës që shtatorja e Çettës të vendoset para institucionit ku i kishte prirë seksionit të folklorit.

Dom Lush Gjergji i konsideron heronj të gjallë të gjithë ata që në emër të popullit falën gjakun e më të dashurve të tyre në fillim të viteve nëntëdhjetë. Shpreh keqardhje se ata njerëz janë lënë anash, megjithëse falja e rreth 1200 gjaqeve ndali vëllavrasjen në kohën kur regjimi brutal i Slobodan Milosheviqit nisi zbatimin e masave represive pas suprimimit të autonomisë. Gjergji, pjesë e Lëvizjes për pajtimin e gjaqeve, të prirë prej Anton Çettës, thotë se pa ndaljen e vëllavrasjes nuk do të kishin sukses as lëvizjet për liri.

“Anton Çetta mbetet një figurë në mendjen dhe zemrën e popullit shqiptar. Dhe është fatkeqësi që nuk kemi ditur ta shprehim një nderim dhe falënderim jo ndaj tij, por ndaj Lëvizjes dhe fenomenit të pajtimit të gjaqeve. Fatkeqësia është që nuk gjendet kurrkund e shënuar as në libra shkollorë. Fatkeqësia është se ne e kemi kujtesën shumë të shkurtër, dhe të mirën po e zhvlerësojmë dhe po e harrojmë”, thekson Gjergji, vikar i përgjithshëm i Kishës Katolike të Kosovës, në një intervistë rreth Lëvizjes për pajtimin e gjaqeve dhe refuzimin e Institutit Albanologjik të Kosovës që shtatorja e Çettës të vendoset para institucionit ku i kishte prirë seksionit të folklorit.

Gjergji, anëtar i Këshillit organizativ për vendosjen e shtatores së Çettës, e përshkruan si zotni plakun e urtë që për dekada me radhë kishte mbledhur folklorin shqiptar. “Ishte një njeri i cili e donte mbi të gjitha popullin e vet dhe të mirën e popullit të tij. Prandaj do të thosha, një kirurg shpirtëror i mbarë popullit shqiptar”, thekson Gjergji. “Ishte ai i cili e hetoi, mbase më mirë se askush se kanceri më i madh i shoqërisë shqiptare është hakmarrja, siç e kam definuar unë, si vetëvrasje, vëllavrasje dhe vrasje”.

KD: Çka ju shkon ndërmend kur dëgjoni emrin e Anton Çettës, sidomos kohëve të fundit pas përplasjes për lokacionin e shtatores së tij?

Don Lush Gjergji: Anton Çetta, një njeri i mrekullueshëm i traditës, i kulturës dhe i qytetërimit tonë ilir arbëror dhe shqiptar. Një njeri që e kemi definuar, të gjithë ata që e njohim, zotni, në kuptimin e fjalës, i kompletuar për sa i përket aspektit intelektual, për sa i përket aspektit shpirtëror. Ishte një njeri i cili e donte mbi të gjitha popullin e vet dhe të mirën e popullit të tij. Prandaj do të thosha, një kirurg shpirtëror i mbarë popullit shqiptar. Ishte ai i cili e hetoi, mbase më mirë se askush, se kanceri më i madh i shoqërisë shqiptarë është hakmarrja, siç e kam definuar unë, si vetëvrasje, vëllavrasje dhe vrasje. Dhe për ta vetëdijesuar popullin për këtë nuk ishte lehtë. Antoni ishte njeri i provanisë së Zotit. Ai me hulumtimet që i bëri rreth thesarit popullit, rreth frazeologjisë, rreth kulturës dhe qytetërimit, 20 vjet, ishte një lloj përgatitjeje për veprën e tij hyjnore, sepse kudo që shkonim me bacën Anton, kishte njerëz që ai i njihte. Madje ishte legjendare kur shkonim para tridhjetë, katërdhjetë vjetëve, kam qenë në këtë shtëpi dhe më kujtohet atë natë kur kemi biseduar për kulturën, për traditën, për popullin shqiptar, dhe ka lindur një fëmijë. Madje i kujtohej edhe emri i njeriut tri-katërdhjetëvjeçar, dhe ai thoshte: baca Anton ai jam unë. Prandaj krijonte një atmosferë unike. Para Anton Çettës ka qenë shumë e vështirë të thuash jo. Dhe ne kemi punuar shumë rreth vetëdijesimit, sepse pa u ndryshuar vetëdijesimi nuk ka ndryshim. Populli në fillim bëri një rezistencë të jashtëzakonshme, por më vonë e kuptoi se ne nuk donim asgjë, pos që populli të jetë i lirë dhe i mirë. I lirë dhe i mirë, pa falje, është e pamundshme. E kam definuar edhe këtë: Kush urren, jeton për të bërë keq. Krejt fuqinë e jetës së vet e drejton gabimisht. Prandaj të jetosh si individ, si familje dhe si shoqëri nuk është e drejtë. Robëria më e madhe e një populli është pikërisht robëria e së keqes. Dhe gjakmarrja ose hakmarrja ka qenë një fenomen i tillë.

Fatkeqësisht, shpejt i harrojmë të mirat

KD: Një fjalë e urtë popullore kanunore thotë se “shpia e shqiptarit është e Zotit dhe e mikut”. Megjithatë, çka tregon fakti se Instituti Albanologjik nuk i bën konak, le të themi kushtimisht, birit të tij?

Don Lush Gjergji: Pa shikoni, ato janë çështje të vendimeve dhe përcaktimeve të tyre, dhe unë nuk do të ndërhyja assesi, por Anton Çetta është meritor edhe për themelimin e Institutit Albanologjik, edhe për seksionin i cili është marrë me të, edhe për shumëçka tjetër. Le ta vlerësojnë njerëzit që janë ekspertë për këtë, por një gjë është e sigurt: Anton Çetta mbetet një figurë në mendjen dhe zemrën e popullit shqiptar. Dhe është fatkeqësi që nuk kemi ditur ta shprehim një nderim dhe falënderim jo ndaj tij, por ndaj Lëvizjes dhe fenomenit të pajtimit të gjaqeve. Fatkeqësia është që nuk gjendet askund i shënuar as në libra shkollorë. Fatkeqësia është se ne e kemi kujtesën shumë të shkurtër dhe të mirën po e zhvlerësojmë dhe po e harrojmë. Dhe figura e Anton Çettës e vërteton edhe një herë këtë qëndrim.

KD: Në Këshillin organizativ për shtatoren jeni ju dhe mulla Xhevat Kryeziu. Me aq sa kemi lexuar, nuk keni pasur dilema

Don Lush Gjergji: Absolutisht, nëse dikush meriton të njihet si njeri i popullit, një kirurg i shpirtit të popullit prej kancerit që është hakmarrja, atëherë kuptohet se merita nuk është as e Antonit, as e dom Lushit, as e Xhevatit, as e të ndjerëve Zekeria Canës, as e hoxhë Kokrrukut. Populli doli në sipërfaqe dhe populli e pranoi pajtimin si parakusht për çdo lëvizje tjetër. Pa pajtim të të gjithë shqiptarëve nuk do të kishim as liri, as demokraci, as shtet, as asgjë ….

KD: Më falni që ju ndërhyj, por institucionet shtetërore, si Instituti, pavarësisht se janë shkencore, por që financohen nga taksat e shtetit, ndryshe, ta zëmë prej Kishës apo Bashkësisë Islame, nuk po arrijnë të gjejnë gjuhë të përbashkët

Don Lush Gjergji: … Ne si bashkësi fetare, që është Bashkësia Islame e Kosovës dhe Kisha Katolike në Kosovë, absolutisht sikur atëherë që kemi bashkëpunuar, edhe hoxhë, edhe prift, edhe në kishë, edhe në xhami, edhe në lëndina, edhe në livadhe, e rëndësishme ka qenë të ndodhë pajtimi e jo ku. Dhe kjo e ka bashkuar popullin shqiptar edhe më tepër. Populli shqiptar edhe një herë e ka dhënë një dëshmi para botës se është një popull paqedashës, liridashës dhe e bëri një katarzë, një pastrim të brendshëm shpirtëror. Nuk fajëson të tjerët, por dëshiron faljen, lëshimin, apo gabimisht, apo traditën e mbrapshtë, që ishte gjakmarrëse, apo hakmarrëse. Ne kemi ndërruar edhe shprehjen, sepse kur thua gjakmarrës, ose hakmarrës, sikur kishte të drejtë, ndërsa jeta e njeriut është e pacenueshme, sepse e dhuron Zoti dhe e merr Zoti. Dhe ne atyre që kanë bërë krime nuk u kemi thënë që ata t’i falim, por t‘i lirojmë njerëzit që kanë pësuar dhe të dalin prej urrejtjes, që është diktatori më i madhi i njerëzimit dhe që nuk vdes kurrë. Krejt diktatorët  e tjerë vdesin ose dikush i largon, por diktatorin e urrejtjes apo së keqes duhet ta vrasim dhe ta flakim ne prej shpirtit dhe zemrës sonë. Prandaj Lëvizja për pajtimin gjithëshqiptar ka qenë një lëvizje preludi ….

Dora e zezë e armikut

KD: Por si nisi, sepse mbase ka pasur pajtime, nëse mund të themi sporadike?

Don Lush Gjergji: Lëvizja jonë ka nisur me studentët, me të rinjtë, sidomos me ish të burgosurit, sepse ata nëpër burgje kanë thënë: Ne nuk mund t’i hakmerremi një shteti, një sistemi. Shteti na burgos, na vret, na i bën të gjitha të zezat, na dhunon, na përjashton, megjithatë ne nuk kemi çfarë të bëjmë. Pse atëherë ne trimërinë e vëllazërinë të mos i aplikojmë ne një sistem, që, ngadalë, të shohim që armikun, kundërshtarin dhe vrastarin ta bëjmë vëlla, sepse nuk kemi vëllezër tepër që të shkojnë në drejtime të kundërta dhe që të jenë shpeshherë të manipuluar për ekzistim. Mos harroni se në shumë raste e kemi hetuar dorën e zezë të sistemit, sepse ata janë munduar të na bindin ne: t’u japim armë, sepse e dimë se shqiptarët vrasin, e dimë se shqiptarët nuk falin. Edhe nëse ka ndodhur çfarëdo kontestimi, i kanë thënë: vraje. Ia kanë dhënë edhe armën, disa vjet shkon në burg në Serbi mëson një zanat dhe kthehesh. Kjo ishte dredhia. Andaj ne i falënderojmë për këtë edhe rininë, ish të burgosurit politikë, intelektualët e profileve të ndryshme, përfaqësuesit e bashkësive fetare, Kishën Katolike … Prandaj ne kemi krijuar një ideal rreth pajtimit ku ishin të gjithë. Andaj kanë dalë njerëzit me emra eminentë para popullit dhe kur kanë kërkuar një gjë, nuk kanë mundur t’u thonë jo. Në pajtimin e gjaqeve ne kemi mbledhur elitën më të mirën ekzistuese atëherë dhe ajo ka qenë përkrahëse e këtij ideali dhe kjo na ka ndihmuar shumë që populli ta kuptojë për së drejti, që ne nuk kërkojmë asgjë, por kërkojmë prej tyre lirinë.

Kthesë e madhe

KD: Megjithatë, studiues të huaj dhe shqiptarë kanë shkruar shumë për kokëfortësinë e shqiptarit, andaj a kishit ndonjë strategji, meqë ishte një ndryshim radikal në kuptimin e thyerjes së forcës së traditës dhe kanunit. A ishte e vështirë të bindeshin familjet, sepse kishte raste mospajtimesh ndërmjet familjarëve se a duhej të falej gjaku?

Don Lush Gjergji: Në fillim ka qenë shumë e vështirë, sepse logjika e popullit ka qenë e ngulitur në dy procese: Gjaku nuk falet dhe gjaku nuk tretet, apo nuk humb. Ne kemi thënë se nderi më i madh që mund t’iu bëhet të vrarëve është pikërisht kjo: populli shqiptar me gjakun e tyre ta gjejë fuqinë e pajtimit dhe të faljes. Kur populli e ka përkrahur dhe Lëvizja filloi të jetë popullore dhe gjithëpopullore, atëherë njerëzit kanë qenë të gatshëm të falin. Andaj fuqia ishte në popull, ishte në njerëz. Aktivistët kryesorë ishin ata që kanë falur gjakun. Në momente të caktuara ata kanë thënë: më fal, por nëse unë kam gjakun e babës, vëllait, shokut, mikut e të tjerë, nuk janë ata njerëz që mund t’i gjejmë në kopsht dhe t’i mbjellim, e kemi falur dhe jemi të lumtur që e kemi falur, dhe bëjeni edhe ju këtë gjë. Unë në një fjalim, ndër shumë fjalime të asaj kohe, i kam quajtur heronj të ditëve tona. Dhe kam kërkuar t’i shkruajmë në mesin e heronjve të ditëve tona. Dikur heronjtë i kemi kërkuar nëpër arkiva, nëpër histori, nëpër legjenda, sot heronjtë i kemi në mesin tonë.

KD: Çka tregon për një shoqëri pothuajse njëzet vjet pas luftës mospërfshirja e këtyre heronjve, siç thatë ju, as në tekste shkollore?

Don Lush Gjergji: Një shoqëri që nuk di të vlerësojë vetveten, Lëvizjen …. dhe dhuratën më të madhe që populli shqiptar ia ka bërë vetvetes dhe dëshmia më e madhe për bashkësinë ndërkombëtare, është një lëshim vetëvrasës. Dikur na kanë vrarë të tjerët, sot po bëjmë vetëvrasje me qëndrime të tilla dhe me shumëçka tjetër.

Nuk ka mbetur thuajse asgjë gjithëshqiptare

KD: T’i kthehemi edhe një herë përplasjes për shtatoren. Ju gjatë kohës së faljes së gjaqeve keni shkuar te familjet me sloganin “falja gjakun kombit”, mirëpo sot pse institucionet nuk po arrijnë të pajtohen për lokacionin e shtatores së figurës që nuk e kontestoi askush sa ishte gjallë. Çka dëshmon kjo për shoqërinë tonë?

Don Lush Gjergji: Kjo dëshmon se më nuk ka pothuajse asgjë që është gjithëshqiptare dhe grupet e ndryshme, partitizmi – nuk është më parti, është partitizëm – copëtimi i popullit në grupe, grupacione, parti, fatkeqësisht është sëmundje e re e popullit shqiptar, sidomos në Kosovë, mirëpo fenomeni është i pranishëm edhe në Shqipëri, dhe thuajse nuk ka asgjë të përbashkët që ta kemi si konsensus dhe të themi: Kjo është e përbashkët. E shihni edhe në bisedime me serbët, edhe në çdo çështje. Nuk kemi më pikë të përbashkët orientimi, dhe kjo e dëshmon varfërinë e mjerimin shpirtëror në të cilin jemi sot. Partitë jo që ta shërbejnë popullin, kanë arritur ta ndajnë dhe përçajnë atë. Dhe populli si i tillë, në prizmin e kësaj; grupeve, grupacioneve e partitizmit, e sheh me syze jo më me syrin e vet, por me syze që ia imponon dikush.

KD: Shqiptarët nuk janë më të lirë, nëse marrim parasysh Shqipërinë dhe Kosovën si shtete të lira, por edhe të drejtat e shqiptarëve në Maqedoni. Megjithatë, pas kësaj që thatë, i bie se shqiptaria është në krizë më të madhe tani kur shqiptarët kanë liri më të madhe?

Don Lush Gjergji: Jemi në kuptimin e krizës së rrënimit të një sistemi të vjetër, të cilin me një mënyrë, rrethanat ndërkombëtare, sidomos ndërhyrja e NATO-s, shuarja e Jugosllavisë, rënia e sistemit të komunizmit dhe ateizmit, e ka përshpejtuar. Ne s’kemi qenë dhe s’jemi të gatshëm për ecje të re. Ecja e re e lirisë, e demokracisë, e paqes dhe e pajtimit kërkon dy-tri elemente që po na mungojnë: identiteti dhe personeli ynë ilir, arbëror dhe shqiptar. Ne kemi problem edhe me histori, kemi problem edhe me aktualitet, e sidomos kemi problem me projektimin e së ardhmes. Derisa një popull i tillë që nuk di se kush është, që nuk  di çka do dhe që nuk di si do ta arrijë atë, janë tri probleme themelore të identitetit dhe personelit, atëherë bredh në këtë formë prej skajshmërisë në skajshmëri, herë majtas e herë djathtas, e populli ka thënë mbaje mesin se vetëm në mes mund ta gjesh shpëtimin.

KD: Por a ka shpresë që të mos e mbyllim me pesimizëm?

Don Lush Gjergji: Absolutisht, unë besoj në Zot dhe derisa besoj në Zot, besoj edhe në popullin dhe në njeriun. Ne duhet ta gjejmë damarin e komunikimit. Në pajtimin e gjaqeve ia gjetëm damarin, ia gjetëm zemrën popullit, dhe populli na u përgjigj dhe na e dhuroi zemrën. Sot, fatkeqësisht, s’po ka liderë të tillë, s’po ka lëvizje të tilla për t’ia gjetur zemrën popullit dhe për t’i thënë: o popull, nuk dëshirojmë asgjë tjetër, përpos të mirën, të drejtën, të vërtetën, dashurinë dhe jetën tuaj.

(Intervistë e Don Lush Gjergjit dhënë gazetës KOHA Ditore, e diele, 5 gusht 2018, nr. 7566, f 10-11. Falënderojmë Kohën Ditore për lejimin e botimit.) /KultPlus.com


Anton Çetta meriton më shumë se një bust te Instituti

Nga: Gjon Keka

Dielli me emrin Anton Çetta e ka vendin te Instituti aty ku ai dha kontributin e tij.
Madje ai meriton më shumë se një bust, duhet të ketë Institut me emrin e tij të madh etj etj.

Vetëm errësirës i pengon Dielli kur ndriçon.
Por, dielli do të jetë aty para Institutit ku ai la pasurinë e tij të veprës deshën apo nuk deshën ata që duan t’i ngritin vetes Buste në të ardhmen.

Jam i lumtur o Diell i Dardanisë me emrin e madh Anton që ta kushtova në atë vegjëlinë time një vepër modeste për kontributin tënd të madh. Faleminderit që ke punu në hapjen e syve të popullit tonë për ta dashtë njëri-tjetrin e jo urry. /KultPlus.com

Kur Anton Çetta mblidhte mijëra njerëz në pajtimin e gjaqeve (VIDEO)

Humanisti me nam shqiptar, Anton Çetta do të mbahet mend kontibutin e tij të madh që e dha në pajtimin e gjaqeve mes shqiptarëve.

Në një video të publikuar së fundi në rrjetet sociale thuhet se Çeta arriti të tubonte mbi një gjysëm milioni njerëz në një tubim, në Kuvendin e VERRAVE TË LLUKËS, në Llukë të Epërme të Komunës së Deçanit.

“Plaku i urtë”, siç i kishte dhënë epitetin populli, kishte arritur të pajtonte me mijëra familje të hasmuara dhe dukuria e keqe e gjakmarrjes pothuajse ishte zhdukur krejtësisht deri kah mesi i viteve ’90. /KultPlus.com

https://www.youtube.com/watch?v=dlmJbA5G2JA&feature=emb_title

50 këngët më të dëgjuara gjatë vitit 2019

Një tjetër viti i ka ardhur fundi dhe klasifikimi i “The Top List” shënon plot 4 vite që nga koha kur është krijuar. Interesi i publikut për të votuar artistët e tyre të preferuar vazhdon të jetë i lartë dhe këtë e vërteton më së miri ndryshimet e shumta që në hasim nga java në javë në listë, ku qëllimi është arritja sa më në majë të klasifikimit. Shumë projekte të reja dhe shumë artistë të rinj i janë shtuar klasifikimit këtë vit, duke sjellë kështu një larmi muzike në treg. Një rëndësi të veçantë këtë vit i është kushtuar hapësirës së Artistëve, duke përshkruar në detaje biografite e tyrë në faqen zyrtare të “Top Awards”.

Edhe pse viti që u mbyll ka qënë i mbushur me muzikë të bukur, bashkëpunime surprizuese dhe rryma mjaft interesante, të gjithë preferojnë të dinë se cilët janë 50 artistët më të votuar të vitit 2019-të. Në varësi të votave, të kohëzgjatjes dhe të renditjes sa më në majë të listës, “Top Awards” është munduar të sjellë në një mënyrë sa më të saktë 50 artistët më të dëgjuar dhe të votuar të 2019-ës.

Si kënga më e dëgjuar dhe më e votuar është përcaktuar bashkëpunimi i treshes së talentuar, Lyrical Son, Ledri Vula, Mc Kresha, me këngën e tyre “Menemadhe”, e cila është kënga që ka qëndruar më shumë në vendin e parë, gjithashtu edhe në zonën e nxehtë të “The Top List”.

Një tjetër bashkëpunim mban trofeun si një ndër këngët më të dëgjuara dhe të votuara të vitit dhe bëhet fjalë për “Pasite”, e sjellë nga Tayna, Mc Kresha dhe Lyrical Son. Një këngë për të cilën Tayna është shprehur se ndihet shumë krenare që ka bashkëpunuar me dy artistë që kanë qënë idhujt e saj në muzikë. Shija e ëmbël e “Bakllava-së” e sjellë nga Butrint Imeri dhe Gjiko na ka shoqëruar thuajse gjatë gjithë vitit, duke u shpalluar si kënga e tretë më e dëgjuar e publikut shqiptar.

Viti që lamë pas e solli Elvana Gjatën si debutuese sa i përket aktrimit, një rol i cili rezultoi tepër i pëlqyer për artisten. Këngëtarja ishte protagoniste në filmin, “2 Gisht Mjalt”, një film që theu rekorde në shikueshmëri. Ky sukses në aktrim u pasua nga një tjetër sukses në muzikë, pasi kolona zanore e filmit, “Pa Dashuri” ka qënë një nga këngët më të votuara për vitin 2019-të, duke u pozicionuar mjaft mirë në listë.

Edhe pse debutimi i saj në muzikë ka qënë vitin e kaluar, Tayna është shpallur për dy vite rresht si një ndër artistet më të votuara dhe të dëgjuara. Në 2019, si kënga më e suksesshme e Tayna është shpallur “Kce”, e cila është publikuar rreth 9 muaj më parë dhe ende vazhdon të votohet nga fansat e artistes në “The Top List”.

Kjo është lista e 50 ‘Top Artistëve’ të vitit 2019-të:

1. Lyrical Son x Ledri Vula x Mc Kresha – Menemadhe
2. Tayna x Mc Kresha x Lyrical Son – Pasite
3. Butrint Imeri ft. Gjiko – Bakllava
4. Elvana Gjata – Pa Dashuri
5. Tayna – Kce
6. Majk ft. Butrint Imeri – Sa gjynah
7. Mori- Flori ft. Ghetto Geasy & Bruno 2
8. Dhurata Dora ft. Soolking – Zemër
9. Kida ft. Ermal Fejzullahu – Tela
10. Capital T- Kujtime
11. Alban Skenderaj & Miriam Cani – Duame
12. Yll Limani – Nuk po kalojka
13. Elvana Gjata – Tavolina e merzise
14. Alban Skënderaj ft. 2ton – Drejt ne zemer
15. Ledri – Rio
16. Xhensila Myrtezaj – Sekreti im
17. Butrint Imeri – Hajt Hajt
18. Majk- Nuk dorzohna
19. Gashi ft. Ledri – That’s Mine
20. Elvana Gjata x Capital T – Fustani
21. Kida ft. Lyrical Son – Deja Vu
22. Yll Limani – Harrom
23. Geasy/Majk/Onat – Vamos
24. Tayna x Dafina Zeqiri – Bye Bye
25. Ronela Hajati – MVP
26. Tayna – Ring Ring
27. Ardian Bujupi X Elvana Gjata – MEINE LIEBE
28. Tuna ft. Yll Limani – A don hala
29. Inis Neziri – E theve
30. Yll LImani – Vaj
31. Tayna – Caliente
32. Capital T- Filma
33. Lumi B x Ledri Vula – Kiss Kiss
34. Alban Skenderaj – Faleminderit
35. Ronela Hajati – Pa dashni
36. Elvana Gjata – A m’don
37. Capital T -Hookah
38. Rina – Ilegal
39. Capital T x TNT – 200 dite
40. Dafina – La Reina
41. Vin Veli x Lore- Tonight
42. Cricket x Numen – Kthema kohen
43. Ronela Hajati – Lage
44. Ledri Vula -MEM
45. Ermal Fejzullahu ft. Ledri Vula – M’ke harru
46. Ronela Hajati ft. Don Phenom – Cohu
47. Dardan x Mozzik – A milly
48. Diona Fona – Bella Vita
49. Loredana – Labyrinth
50. David – Sierra /KultPlus.com

Një jetë në shërbim të kombit

100-vjetori i Anton Çetës, nga e mbara nuk është thjesht një ditë, por i gjithë viti, për të përmbushur detyrimin tonë karshi kësaj figure emblematike të botës shqiptare…

Anton Çetta, apo siç njihej edhe me nofkën Kryeplaku i Kosovës, në kohën kur populli shqiptar ballafaqohej me egërsinë dhe barbarinë serbe, që i kishte përçarë e hasmëruar armiku sllav, në propozim të një grupi të rinjsh nga Peja, kishte arritur që t’i prijë karvanit të pajtimtarëve që të falin gjaqe, plagosje e ngatërresa të rënda

Shkruan: Frrok KRISTAJ

Studiuesi që dha kontributin më të madh në letërsinë gojore shqiptare ishte Anton Çetta. Rëndësia dhe vlera e materialeve të mbledhura e të botuara nga Anton Çetta nuk shprehet vetëm në sasinë e tyre, por, para së gjithash, në cilësinë dhe shumëllojshmërinë e tyre. Ai i mblodhi dhe i publikoi (me botime të veçanta e nëpër revista shkencore) ato krijime që kishin një kuptimësi të qenësishme për botën shqiptare në përgjithësi dhe për botën shpirtërore të shqiptarëve në veçanti.
Ato krijime ngërthejnë në vetë aso kuptimesh e aso vlerash që mund ta pasurojnë edhe më shumë artistikisht shpirtin e shqiptarit. Me një fjalë, ai voli materialet folklorike të kësaj letërsie të pavdekshme, në të cilën rreh zemra e popullit, pasqyrohen aspiratat e mendimet kombëtare e uneversale të tij.
Anton (nga i ati Lazër dhe e ëma Agata) Çetta u lind në Gjakovë, më 3 janar 1920, pra para plot 100 vjetëve (3 janar 2020). Ishte vetëm nëntë muajsh kur u shpërngulën prindërit e tij në Tiranë. Atje ata jetuan tre vjet. Meqenëse i ati i Antonit – Lazëri i takonte Partisë Demokratike të Fan S. Nolit, regjimi i mbretit Zog e kishte burgosur. Pas lirimt nga burgu, Lazëri me bashkshorten Agata dhe djalin Anton kthehen në Prizren. Në këtë qytet muze Anton Çetta kreu tri klasë fillore te mësuesi zymjan Lazër Lumezi, që atëbotë ishte intelektual i njohur. Pastaj, i ati i Antonit me familjen e vet migruan në Francë. Këtë migrim e bëri nga frika se pushteti mbretëror e kishte në shenjestër për ta riburgosur. Në Francë qëndroi deri në vitin 1928, ku u kthye në Tiranë e ku qëndroi deri në vitin 1941. Gjatë asaj kohe Antoni i kreu edhe klasat e mbetura të fillores, pastaj ndoqi mësimet në Liceun e Korçës dhe më vonë atij iu akordua një bursë me të cilin ai e vazhdoi shkollimin në Liceun klasik në Milano të Italisë.
Me të kthyer nga Italia gjen punë në Post-telegrafinë e Tiranës prej nga kalon në detyrën e përgjegjësit të Postës në Prizren. Në vitin shkollor 1945-1946 Anton Çetta punoi në Gjimnazin e Prizrenit. Gjatë atij viti udhëhoqi korin e shkollës, por njëherësh ishte edhe ndër anëtarët e para të rregullt të shoqërisë kulturore-artistike “Agimi” të Prizrenit e më vonë edhe kryetar i saj.
Në vjeshtën e vitit 1946 u regjistrua në Fakultetin Filologjik (dega e gjuhës frënge) të Universitetit të Beogradit (në Serbi). Studimet i krue në vitin 1950 ku edhe u emërua asistent në Seminarin e Gjuhës dhe Letërsisë Shqipe, që funksiononte në kuadër të Fakultetit Filologjik të Uneversitetit të Beogradit. Në këtë detyrë punoi plot dhjetë vjet. Dy-tre vjet më vonë (1952-1953) së bashku me shefin e atëhershëm të Seminarit Shqiptar Vojislav Dançetoviq dhe me Kadri Halimin, etnograf, përgatiti (në tri vëllime) këngët më të njohura popullore të mbledhura në Kosovë dhe në Dukagjin. Meqenëse në ato vëllime kishte botuar edhe këngë popullore për Spiro Kapedanin e Ramë Bllacën, pushteti serb iu kërcënua Antonit me burgosje, e kjo e shtyri ta braktisë Beogradin dhe të kthehet në Prishtinë në vitin 1961, kohë kjo kur edhe në Prishtinë u hap Fakulteti Filozofik. Në këtë fakultet ai emërohet mësimdhënës i gjuhës dhe letërsisë shqipe, ku ligjëron lëndën e letërsisë së vjetër popullore (shqiptare).
Në vitin 1968 kaloi në Institutin Albanologjik të Prishtinës. Atje udhëhoqi degën e folklorit. Plot tëtëmbëdhjetë vjet punoi në Institutin Albanologjik, pra deri në vitin 1986, kur edhe u pensionua.
Për aktivitetin shkencor, kulturor e kontributin e tij në përkthimin e shumë veprave, Anton Çetta u laurua shumë herë me çmime e shpërblime të njohura, e ndër to edhe me Çmimin e Dhjetorit. /KultPlus.com

Kjo dashuri

Nga: Jacques Prévert

Kjo dashuri
kaq e furishme
kaq e njomë
kaq e butë
kaq e dëshpëruar
kjo dashuri
e bukur si dita
dhe e vrazhdë si moti
kur moti është i keq
Kjo dashuri kaq e vërtetë
kjo dashuri kaq e bukur
kaq e lumtur
kaq gazmore
kaq hokatare
e dridhshme nga frika si një fëmijë në terr
e kështu e sigurtë në vetveten
si një burrë i qetë në zemrën e natës
Kjo dashuri që i përfrikësonte të tjerët
që i bënte të flisnin
që i bënte të zverdheshin nga frika
Kjo dashuri e spiunuar
sepse ne e spiunonim
të përndjekur plagosur shkelur vrarë mohuar harruar
sepse ne e kemi përndjekur plagosur shkelur vrarë mohuar
harruar
Kjo dashuri krejt e tërësishme
ende kaq e gjallë
krejt e përdielluar
është e jotja
është e imja
ka qenë ajo që ka qenë
kjo gjë gjithmonë e re
e që nuk ka ndryshuar kurrë
e vërtetë si bima
e përpëlitshme si një zog
e nxehtë dhe e gjallë si vera
ne mundim që të dy
të shkojmë e të rikthehemi
ne mundim të harrojmë
të rizgjohemi të vuajmë të plakemi
duke ëndërruar vdekjen
të zgjohemi të buzëqeshim e të qeshim
e të rinohemi
dashuria jonë është atje
kryeneçe si një mushkë
e gjallë si dëshira
mizore si kujtesa
budalle si qaravitjet
e dlirë si kujtimi
e ftohtë si mermeri
e bukur si dita
e dobët si një fëmijë
që vështron duke buzëqeshur
e flet pa ditur asnjë fjalë
e unë në ankth e dëgjoj
e thërras
thërras për ty
thërras për mua
të përgjërohem
për ty për mua për të gjithë ata që dashurohen
e që janë dashuruar
po unë thërras
për ty për mua e për të gjithë të tjerët
të cilët nuk i njoh
ndalu atje
atje ku je
atje ku ke qenë herët e tjera
ndalu
mos lëviz
mos shko
ne që jemi dashuruar
ne të kemi harruar
ti mos na harro
nuk kishim veç teje askënd mbi fytyrë të tokës
mos na ler të bëhemi të akullt
edhe pse shumë larg gjithmonë
e nuk ka rëndësi se ku
jepna ndonjë shenjë se je në jetë
shumë më vonë në skajet e një zabeli
në pyllin e kujtesës
ngreu papritmas në këmbë
zgjati duar drejt nesh
dhe na shpëto.

Shqipëroi: ELIDA BUÇPAPAJ

Kurti: Burrave shqiptarë nuk ua kanë mësuar gratë e tyre shampanjën

Kandidati për kryeministër i Kosovës, Albin Kurti jeton në një banesë 61 metër katëror dhe me qira.

Duke rrëfyer për emisionin “360 gradë” në RTV Ora, Kurti thotë se nuk kërkon të pasurohet, por njëkohësisht thotë se nuk ankohet nga ana materiale, pasi siç thotë ai ka vetëmjaftueshmëri.

Albin Kurti: Banesa ime i ka 61 m2.

Artur Zheji: Keni porositur një vilë të re për 2-3 vitet e ardhshme?

Albin Kurti: Jo, nuk kam porositur.

Artur Zheji: Nëse pas 2-3 vitesh kryeministër mund t’ju lindë dhe një fëmijë tjetër, do të ketë nevojë për hapësira banimi, ndonjë pishinë…se në Shqipëri kështu ndodh, do ta ndjeni veten sikur keni ngjyer gishtin e korrupsionit apo do thoni që është normale….gruaja juaj është e pasur?

Albin Kurti: Gruaja ime nuk është e pasur.

Artur Zheji: Pra nuk mund ta blejë ajo vilën?

Albin Kurti: Jo, nuk mund ta blejë ajo. Unë jam në këtë banesën 61 m2. Më e rëndësishme sesa banesa ku banoj është fakti që e kam me qira. Nuk është pronë e imja.

Artur Zheji: Nuk është pronë e juaja?

Albin Kurti: Jo!

Artur Zheji: E tmerrshme, një grua shqiptare në Shqipëri do t’ju mallkonte që nuk keni blerë as 60 m2.  Shyqyr që e keni norvegjeze.

Albin Kurti: Mos i fajësoni gratë se burrat i kanë fajet. Burrat kanë qejf ti fajësojnë gratë për fajet që kanë ata. Një burrë nuk e dëgjon gruan për shumë gjera dhe po e dëgjon për këtë. Është një lloj shovinizmi mashkullor i njerëzve që kanë vendosur të korruptohen dhe mandej leja fajin gruas. Nuk është ashtu fare.

Artur Zheji: Me 60 m2 nuk jetohet. Gjithë ky burrë shteti mos kesh 3 kate vilë.

Albin Kurti: Burrave shqiptarë nuk ua kanë mësuar gratë e tyre shampanjën. Njerëzit duan që të pasurohen, sepse ka një propagandë kundër meje që unë i dua të gjithë të varfër. Jo mo, le të pasurohen, por me ligj, me nder dhe punë.

Artur Zheji: Zoti Albin, pse duhet ta besoj unë që ju doni të pasuroni të gjithë të tjerët dhe vetë nuk doni të pasuroheni

Albin Kurti: Unë nuk dua ta pasurohemi, por në të njëjtën kohë nuk po ankohem për gjendjen time materiale. Kam një lloj vetëmjaftueshmërie në kushtet e mia. Tani më janë bërë shumë libra, dorë në zemër do ta kisha marrë një banesë tjetër me qira me një dhomë më shumë, ama jo ta blej. /KultPlus.com

Sytë

Nga: Beatriz Hierro Lopes

Të flas me zë aq të ulët, sa askush të mos dëgjojë, ta bëj shkrimin e dorës aq të vogël, sa askush mos e lexojë, t’i zbraz veshët dhe sytë e mi, sa të më gjejnë pa jetë mbi tokën ku eci.

Ajo pjesë që mungon brenda meje, blen shtëpi porcelani për mamanë. Ne koleksionojmë shtëpi porcelani, zogj të futur në kornizë dhe statuja budistësh që përderen dhe na kundrojnë përtej dashurisë së mbufatur të abazhurit të bronztë, që mamaja ia merr pluhurat çdo të hënë.
Nuk kemi as shtëpi, as krahë për fluturim.

Foshnja Jezu Krisht ka vetëm një këmbë dhe fle mbi jastëkun e kadifenjtë ngjyrë rozë, që ia vumë në vend të kashtës.
Nuk fle. Na sodit me ata sy të mëdhenj, të qelqtë dhe me ngjyrë.

Nuk më lanë kurrë të luaja me zara qelqi, se kishin frikë mos i gëlltisja, por unë kurrë nuk do t’i gëlltisja sytë e foshnjes së plagosur.

Shpirti im e godet natën dhe ka të ngjarë ta kem këmbyer me ca sy të qelqtë dhe një Krisht me dy këmbë.

Të qash me zë aq të mekur sa të gjithë të dëgjojnë; të flasësh me zë aq të ulët sa askush mos përgjumet; të marrësh frymë aq ngadalë sa gjithë shenjtorët të zgjohen dhe gjithë engjëjt të arratisen.

A kam mënyrë tjetër për ta rikrijuar vetminë tënde brenda simes?

Përktheu: Elona Caslli

Margarita Xhepa rrëfen historinë e trishtë të aktores që u nda nga jeta: Ia hiqnin emrin nga filmat

Do të kishte dashur që kjo të ishte një nga lojërat më të marra të Pinokut dhe lajmi të mos ishte i vërtetë… “E ëmbla Evë, si ike kaq shpejt”, përsërit Margarita Xhepa e pikëlluar nga humbja e mikes së shtrenjtë.

Largimi i parakohshëm i aktores nga kjo jetë ka kapur miq e familjarë në befasi. Eva Pëllumbi i mbylli sytë përgjithmonë këtë të martë, në moshën 66-vjeçare, duke lënë pas gjurmë të pashlyeshme në artin skenik, por mbi të gjitha në memorien a tyre që arritën ta njohin këtë grua fisnike, nënë heroinë në rrethana të një mentaliteti të çeliktë.

“Iku Eva?!/ Mos! Mos Pinok/Mos më gënje/ Të lutem dil nga roli”… Dhimbje e madhe për të bijën, Junën, që matanë, në Gjermaninë e largët ku jetonin prej 29 vitesh, vajton nënën, shoqen, artisten e madhe që me humanizmin e saj dhe veprimtarinë artistike shënoi përjetësinë e saj. E kush nuk e mban mend “Pinokun”, atë vajzën e ëmbël, që pas maskës hokatare edukonte fëmijët përmes argëtimit.

“E kujtoj si sot Evën në Teatrin e Kukullave. Pas së shfaqjeve të saj, salla ngrihej në këmbë. E pëlqente i madh e i vogël”, rrëfen Xhepa. E tregon mikeshën të jashtëzakonshme edhe në dublim… aftësitë si imitatore ia pat zbuluar Bujar Kapexhiu, në një ditë krejt të zakonshme, kur Eva ishte gati fëmijë e hidhej ende mbi trampolinë. Ndërsa dashurinë për artin e kishte konsoliduar hap pas hapi prej angazhimit në Pallat të Pionierëve që në moshën 7-vjeçare, ku pati fatin të punonte me artistë si Robert Radoja.

Përpos Teatrit të Kukullave, ku krahas protagonizmit si Pinoku, mbahet mend edhe për interpretimin e papërsëritshëm te “Ditëlindja e bardhoshes”, “Çufo dhe Bubi Kaçurrel” etj., nuk mungon as angazhimi i saj në kinema. Edhe pse me role karakteriale në filma, si “Kapedani”, “Vajzat me kordele të kuqe” apo “Ëndërr për karrige”, aktorja arrinte të linte një shije të hollë të aktrimit, të ngulitur në memorie edhe falë batutave të saj. Me buzëqeshjen “alla Loren”, flokët e prera bishtpëllumb, në një plan të filmit “Kapedani” portreti i saj shprehës është përjetësuar në batutën “Jepi rini jepi”, e cila përdoret ende sot. Ashtu të buzëqeshur e të çiltër edhe në përditshmëri e kujton sot aktorja Margarita Xhepa, që e pati njohur që në rininë e saj në ish-Kinostudio. Mirëpo, pas asaj buzëqeshjeje fshihej edhe një vuajtje shpirtërore, shkaktuar nga shigjeta të mprehta të mentalitetit, që lëshoheshin në shikime paragjykuese apo fjalë të hidhura, veç për faktin se artistja kishte vendosur të sillte në jetë vajzën e saj, ndonëse do ta rriste e vetme.

“Nga njëra anë më duartrokisnin dhe nga ana tjetër pëshpëritnin ‘Ajo’”, do të rrëfente aktorja për “Ftesë në 5” një vit më parë. Mirëpo, e tillë ishte ajo, e kapërdinte këtë kafshatë të hidhur të gjykimit të cekët dhe në shkëmbim falte buzëqeshje, art të sinqertë, edukatë e kulturë. “Mirëpo, Eva ia doli mbanë, qëndroi me kokën lart, edhe pse pati pranë prindërit, shoqërinë”, tregon Xhepa. Për ata që e mbështetën, si çifti i artistëve Margarita e Xhavit Xhepa, Piro Milkani, Dritëro Agolli etj., nuk ngurronte të shprehte mirënjohje.

“Nuk e harroj kurrë…, kam qenë me vajzën 10-ditëshe ndërsa po kaloja nga kisha, se nuk doja të më shikonin njerëzit. Ismail Kadare ishte bashkë me Helenën, sapo më vë re më flet: ‘Përse fshihesh, -më thotë, – nëse njerëzit të hedhin 100 gurë, ti ke bërë një xhest heroik e ne të duam 100 herë”, tregonte aktorja një vit më parë. Po me aq mirënjohje ajo do të kujtonte për mediat shkrimtarin fisnik, Dritëro Agolli, që ngriti zërin për faktin se nuk ia çonin emrin në filmin multiplikativ.

“Kjo vajzë i jep zërin kartonit, pse nuk e ka emrin”, pat thënë shkrimtari, duke bërë të mundur që nga dhjetëra role Pëllumbit t’i U nda nga jeta në moshën 66-vjeçare, historia e trishtë e “Pinokut” Nuk ia shkruanin as emrin në filma, Margarita Xhepa: Ju rrëfej Eva Pëllumbin “Nga njëra anë e duartrokisnin e nga ana tjetër pëshpëritnin ‘Ajo’”, aktorja: U munduam ta mbanim sa më afër.

Do të kishte dashur që kjo të ishte një nga lojërat më të marra të Pinokut dhe lajmi të mos ishte i vërtetë… “E ëmbla Evë, si ike kaq shpejt”, përsërit Margarita Xhepa e pikëlluar nga humbja e mikes së shtrenjtë. shënohej emri në një film të vetëm, te “Çufo-Çufo”. Më të ngushtë miqësinë e kishte me çiftin Xhepa, aktorin këngëtar të Teatrit të Kukullave e Margaritën, të cilët e mirëprisnin në gjirin e familjes, e ngushëllonin e i jepnin kurajë. Në këtë vizitë të fundit, pas 28 vitesh mungesë në Shqipëri, ajo trokiti në derën e mikeshës së saj, me të cilën kishte ndarë vuajtjet, grimcat e gëzimit, për t’u çmallur, për të kujtuar veprën e një jete. Margarita Xhepa, me dhimbjen e thellë për humbjen e mikeshës së shtrenjtë, ndan për lexuesit e “Panoramës” mbresat nga takimi i fundit dhe Evën e 100 roleve, “Pinokun”, artisten dhe gruan që i përplasi mentalitetit idhnak në fytyrë buzëqeshje e dashuri…

Zonja Xhepa, mikja juaj, aktorja Eva Pëllumbi, është ndarë nga jeta në mënyrë të papritur, duke lënë pas trishtim të thellë te familjarët, miqtë, por edhe dashamirësit e saj, që janë të shumtë. Për ta nderuar për kontributin që dha në skenën shqiptare, donim që të ndanit me ne disa grimca kujtimesh. Si jeni njohur me të, çfarë mbresash ruani?

Jam sa e tronditur, aq edhe e mallëngjyer nga ky lajm. Ajo ishte Eva jonë… e mira, e talentuara, e dashura, shoqja që çdokush do të donte të kishte dhe tek e fundit, përmes roleve të saj diti të bëhej mikja e një publiku të gjerë. E kam dashur shumë, por nuk ishte aspak e jashtëzakonshme ta doje Evën. Ajo të impononte dashamirësinë me sinqeritetin e saj, me buzëqeshjen e ngrohtë, që fshihte një jetë jo të lehtë e po ashtu me dhuntitë skenike e punën e palodhur që bënte. U njoha me të në ish-Kinostudio, ku bënte vazhdimisht dublime. Dhe dublimet e saj kanë qenë të jashtëzakonshme! Shoqëria jonë u forcua edhe më, kur ajo punonte me bashkëshortin tim, Xhavitin, në Teatrin e Kukullave. Ne njohëm lehtësisht tek Eva një grua të jashtëzakonshme e njëherazi aktore të mrekullueshme dhe nuk na u desh shumë që të lidhnim një miqësi të ngushtë familjare. Ishte mikja jonë e përbashkët. Me Evën kemi kaluar kaq e kaq mbrëmje duke biseduar, duke qeshur, duke qarë hallet… Po ashtu, e ndiqja edhe në shfaqje, ku isha e pranishme vazhdimisht edhe për shkak të tim shoqi, më duhet të them se në Teatrin e Kukullave ajo ka krijuar rolet më të bukura, karakteret më të veçanta. Eva ka qenë një artiste që i përkushtohej shumë punës, jo vetëm e donte me zemër artin, por e kuptonte atë. Kishte shumë kërkesa ndaj vetes, jo më kot karakteret që ajo krijoi mbahen mend edhe sot.

Në rrëfimet e saj përmend se keni qenë një mbështetje e madhe për të. Siç ju thoni, Eva ka qenë jo vetëm një artiste, por edhe grua, nënë për t’u admiruar. Mirëpo, sistemi qe i vrazhdë dhe me një mentalitet të ngurtë, çka duket se i ka rënduar…

Jeta është e tillë, ka të mirat, por edhe dramat e saj. Mënyra se si Eva i ka përballuar na ka bërë ta duam edhe më fort. Jemi munduar që ta mbajmë sa më afër, ta mirëpresim në shtëpinë tonë, ta qetësojmë, t’i japim kurajë.

Ishte një grua e fortë dhe përpiqej të mos binte në pesimizëm, por sidoqoftë, siç ju e thatë, mentaliteti te disa njerëz ishte i ngurtë dhe ndodhte të mërzitej, të prekej emocionalisht.

Nuk mund të them se qe e lehtë, por ajo ia doli mbanë. Solli në jetë një vajzë të mrekullueshme, e edukoi, e shkolloi në më të mirën e mundshme. Pati njerëz, së paku ne shoqëria e saj, që ditën të logjikojnë drejt dhe i jepnin Evës kurajë në çdo moment. Ne ishim të ndërgjegjshëm se sa grua dhe artiste e mrekullueshme ishte Eva, ndaj mundoheshim të ishim mbështetje për të, siç ajo ka qenë në momente të vështira për secilin prej nesh.

“Nga njëra anë më duartrokisnin, nga ana tjetër më thoshin ‘Ajo’”, pohon në një nga daljet e fundit publike pas kthimit, teksa shpreh edhe mirënjohjen për ata që i qëndruan pranë. Ajo diti të qëndrojë në këmbë, ama ato grishjet dashakeqëse duket se kishin lënë shenjë… Është e vërtetë, mentaliteti, këto pëshpëritjet i kanë rënduar.

Siç thashë, këto janë drama që i kanë përjetuar shumë gra në atë kohë, por edhe sot. Megjithatë, mënyra se si Eva e vijoi jetën e saj është një shembull, një mësim i mirë jete. Eva e fitoi edhe më shumë respektin tonë për qëndrimin që mbaji ndaj vajzës. Reflektoi dinjitet në mënyrën se si e rriti të bijën, duke e rrethuar nga edukata e dashuria. Pati pranë edhe shoqërinë e prindërit, që e ndihmuan të vazhdonte përpara. Më e rëndësishmja, ajo nuk e uli kokën, përkundrazi, i dha kurajë vetes dhe i investoi energjitë e saj në art dhe rritjen e së bijës. Vazhdoi kështu deri në korrik të ’90-ës, kur në mes të atij eksodi të dhimbshëm u largua edhe ajo jashtë vendit. Ndoshta qe zgjedhja e duhur, pasi edhe vajza u shkollua e krijoi familjen e saj në Gjermani. Edhe vetë Eva rinisi jetën e dukej se gjeti njëfarë qetësie, më në fund mundi të ishte e lumtur.

Shumica prej njerëzve e identifikon me rolin e Pinokut, si e kujtoni nën petkat e këtij personazhi që i dha zë?

Eva arriti t’i përvetësonte shumë shpejt rolet në Teatrin e Kukullave. Magjia e lëvizjes, zërit, imitacionit bëri që të befasonte të madh e të vogël në skenë. Me “Pinokun” krijoi një rol fantastik, që kush e ka parë qoftë edhe një herë, i është rrënjosur në kujtesë. Mbaj mend se pas çdo interpretimi ngrinte sallën në këmbë.

Ka interpretuar gjithashtu edhe në filma, si “Kapedani” apo “Vajza me kordele të kuqe”, si e shikoni angazhimin e saj në kinema si aktore?

Eva është një artiste shumëdimensionale. Ishte gjithmonë shumë e angazhuar, pasi krahas Teatrit të Kukullave dublonte në filma, po ashtu interpretonte role karakteresh. Çdo punë që merrte përsipër e bënte me profesionalistet, me shumë dashuri, ndaj edhe rolet e saj mbahen mend ende.

Në këtë rikthim pas 28 vitesh ajo erdhi t’ju takojë për t’ju shprehur mirënjohjen, por edhe për t’u çmallur. Si ishte ky takim?

Ishte një takim sa i papritur, aq edhe emocionues. Troket dera dhe gjej përballë dy sy të njohur të përmallur e atë buzëqeshjen e ngrohtë e të pacenuar nga vitet. U zhytëm në një përqafim të gjatë. Ndenjëm së bashku me orë të tëra atë ditë, duke u tretur në kujtimet tona. Ato minuta kanë fluturuar, pasi qemë të dyja shumë nostalgjike për të folur për teatrin, për kolegët tanë, personazhet që kemi interpretuar… Kishim shumë për të biseduar, ndaj ajo ditë qe e pamjaftueshme për t’u çmallur.

Biseduam disa herë të tjera, madje para se të largohej qe shumë e gëzuar, pasi i kishin miratuar pensionin special. Edhe unë u lumturova shumë nga ai xhest fisnikërie, pasi Eva e meritonte për kontributin e paçmuar që ka dhënë si artiste.

Pavarësisht dashamirësisë së madhe të publikut, e vuante faktin se nga institucionet u la në harresë, edhe pas rënies së diktaturës…

Është një artiste që e meritonte plotësisht të vlerësohej. Janë bërë disa përvjetorë në Teatrin e Kukullave, dikush mund të ishte kujtuar për ndonjë titull a dekoratë. Mirëpo, jam e bindur që këto nuk e zbehin aspak faktin se ajo ka qenë një artiste me A të madhe, përkundrazi, publiku dhe artistët e mbajnë të gjallë në kujtimet e tyre për të gjitha rolet e saj. Pensioni, më tepër për simbolikën e një kontributi ndër vite, e lumturoi. /KultPlus.com

Televizioni amerikan CNBC: Shqipëria, destinacion turistik i vitit 2020

Televizioni amerikan CNBC ka rishikuar një pjesë të listave të shumta për “vendet më të mira për t’i vizituar”, të pubikuara gjatë kësaj periudhe të vitit dhe u kërkoi ekspertëve të industrisë së udhëtimit për këshilla për kohët dhe arsyet më të mira për të vizituar qytete të caktuara.

Nga ana tjetër, një studim i kohëve të fundit i AAA Travel zbuloi se një e katërta e amerikanëve planifikojnë të bëjnë një pushim ndërkombëtar gjatë 18 muajve të ardhshëm në destinacionet e njohura europiane si Romë, Londër, Dublin dhe Paris dhe në vende me mot të ngrohtë në Meksikë dhe Karaibe.

A keni qenë atje? Këtu janë disa destinacione të tjera për t’u marrë parasysh.

Fodor, një botues i informacionit të udhëtimit dhe turizmit në gjuhën angleze, bashkoi në një listë 52 vendet për t’u vizituar në vitin 2020, ku bën pjesë edhe Shqipëria, transmeton atsh.

“Destinacionet në krye të listës në Shtetet e Bashkuara dhe Kanada janë Athina, Georgia, Baltimore, Maryland; dhe Newfoundland, Kanada. Ishujt Aeolian të Siçilisë kryesojnë listën për destinacionet për t’u drejtuar në Europë, të ndjekur nga Shqipëria dhe Andaluzia, në pjesën jugore të Spanjës”, shkruan CNBC. /KultPlus.com

‘Një mijë kosovarë, askush nuk e di varrin e këtyre njerëzve’

“Nuk është vetëm masakra e Tivarit apo shtypja e kryengritjes së Shaban Polluzhës. Por, ka edhe raste të tjera. Eshtë edhe një raport në të cilin fajësohej Ministria e Brendshme dhe Sigurimi i asaj kohe, se në prill të vitit 1945, ku ishte ministër i Brendshëm, Haxhi Lleshi, kishte mbledhur në Shqipërinë e Mesme rreth një mijë kosovarë, që kishin ikur nga Kosova dhe nga Maqedonia, shqiptarë që ishin larguar, të ndjekur prej andej nga OZNA. [Ata] ishin strehuar te njerëzit në Shqipëri, meqë kishin shpëtuar nga përndjekjet e policisë jugosllave. Dhe këta u mblodhën nga qeveria komuniste dhe iu dorëzuan në grupe të ndryshme organeve jugosllave, policisë jugosllave në Tiranë, e cila i mori, dhe “i ka asgjësuar”, thuhet në dokument, “të gjithë gjatë rrugës”. Pra, nuk ka arritur asnjë prej tyre në Kosovë. Askush nuk e di varrin e këtyre njerëzve.”

Beqir META,
historian, anëtar i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë

Min. 17:00-18:07

“Kur budallallëku është në modë, s’ka urtësi që mund t’i dalë përpara”

Theodor Fontane ishte romancier dhe poet i njohur gjerman, i cili u vlerësua si një nga autorët më të mëdhenj realist të shekullit 19.

Ai shkroi romane e poezi gjatë karrierës, por ishte edhe një gazetar i afirmuar.
Romanet e tij njihen për pikëpamjet e tyre komplekse e shpesh skeptike për fatin e shoqërisë nën perandorinë gjermane.

Më poshtë po i sjellim disa nga thëniet e njohura të tij:

“Kur budallallëku është në modë, s’ka urtësi që mund t’i dalë përpara.”

“Vdekja na shoqëron në të gjithë hapat që hedhim dhe na jep mundësinë që t’i përdorim më së miri ato çaste në të cilat jeta na buzëqesh, me qëllim që ta ndjejmë ëmbëlsinë e ekzistencës. Sa më i sigurtë të jetë fundi, aq më tundues është çasti.”

“Edhe librat kanë sedrën e tyre. nëse i jep hua, nuk pranojnë të rikthehen tek ti“.

“Ka gjela që besojnë se dielli lind për shkak të tyre.”

“Magjia gjendet vetëm në detajet.” /KultPlus.com

Dymijë gazeta amerikane janë mbyllur gjatë 15 vjetëve të fundit

Një nga muzetë më unikë në Uashington DC, i quajtur Newseum, u mbyll në prag të Vitit të Ri. Për 12 vjet ai ka shërbyer si një mjedis ndërveprimi, kushtuar gazetarisë si dhe inkurajimit të mesazhit që përcjell Amendamenti i Parë i Kushtetutës Amerikane. Më shumë detaje na sjell materiali i përgatitur nga korrespondentja e Zërit të Amerikës Anna Rice.
Pjesë të murit të Berlinit dhe kullave binjake pas rrëzimit më 11 shtator të vitit 2001, makina e shpartalluar nga plumbat e një ekipi televiziv që punonte në ish-Jugosllavi, faqet e para të gazetave nga e gjithë bota, kanë qenë simboli i shtypit të lirë dhe Amendametit të Parë të Kushtetutës Amerikane për më shumë se një dekadë të ekspozuara në godinën e Newseum-it që ndodhet në zemër të kryeqytetit amerikan, Uashington DC.
“Mbi dhjetë milionë vetë e kanë vizituar Newseum-in gjatë gjithë periudhës kohore që ka qenë i hapur në Uashington DC. Gjysma e vizitorëve kanë qenë nxënës shkollash. Është diçka që na ka gëzuar pa masë kur i shihnim ata të ndërvepronin me gjëra të tilla si muri i Berlinit, të mësonin mbi Luftën e Ftohtë apo të shihnin galerinë tonë mbi 11 shtatorin “, thotë Sonya Gavankar, drejtoreshë për Marrëdhëniet me Publikun, Newseum.
Pasi qëndroi i hapur për më shumë se 12 vjet, muzeu falimentoi. Ndërtesa që e strehoi atë gjatë gjithë kësaj periudhe i është shitur universitetin Johns Hopkins për 372.5 milionë dollarë.
“Ideja për Newseum-in nisi mbi njëzet vite më parë, nga themeluesi ynë Al Neuharth, me qëllimin për të edukuar e zhvilluar biseda në lidhje me Amendamentin e Parë të Kushtetutës dhe profesionin e gazetarisë. Kjo ide u jetësua në Rosslyn-in të Virxhinias, në një muze të bukur dhe pas rreth një dekade atje, u transferua këtu në Uashington DC”.
Për të blerë godinën që ndodhet shumë pranë Kongresit u shpenzuan me miliona dollarë. Por megjithëse u arritën të gjitha objektivat e parashikuar, muzeu nisi të përjetojë probleme.
“Amendamenti i Parë, liria e fjalës dhe e shtypit janë të rëndësishme. Jam rritur duke besuar në këto vlera dhe tashmë mendoj se ato janë në rrezik këtu në vendin tonë. Kjo është diçka e trishtë”, thonë Tiffany dhe Jessica Crabtree, vizitore të Newseum-it
“Është shumë e trishtueshme ta shohësh tek mbyllet. Ka kaq shumë histori të dokumentuar ….Kjo të bën të mendosh se sa i rëndësishëm është një shtyp i lirë”, thotë Seth, vizitor i Newseum-it.
Mbyllja e Newseum-t vjen në një kohë të vështirë për gazetarinë tradicionale. Rreth 2 mijë gazeta amerikane janë mbyllur gjatë 15 viteve të fundit. Sipas sondazhe të Gallup-it më pak se gjysma e popullsisë amerikane i besojnë medias, një rënie e madhe nga më shumë se 70 për qind që llogaritej në vitet 1970.
Gazetari Ron Lyons thotë se ai erdhi në Uashingtom DC nga Detroit posaçërisht për të parë Newseum-it.
“Kjo është ajo për të cilën po luftojmë. Kjo është arsyeja pse punojmë si gazetarë, jo thjesht për të marrë çmime e tituj, por për të treguar se liria e shtypit dhe zëri i publikut janë të rëndësishme”, thotë Ron Lyons, gazetar.
Drejtuesit e Newseum-it shpresojnë ta vazhdojnë misionin me theksin tek profesioni i gazetarisë e të paturit të një shtypi të lirë, në një forum në internet. /KultPlus.com

TVSH me 31 dhjetor festoi me muzikë serbe

Një skandal i vërtetë ka ndodhur në Radio Televizionin Shqiptar në natën e ndërrimit të viteve.

Në vend që të transmetohet dhe festohet me muzikë të pastër shqipe, aty dëgjohet muzikë serbe. RTSH ka vendosur që me muzikë serbe të mbushë minutazhën e saj në natën e 31 dhjetorit 2019.

Nje fakt i tillë shihet me sy të dyshimtë, pikërisht në një nga televizionet kryesore shqiptare në Tiranë që është pasqyrë e ekranit shqiptar.

Skandali/ Radio Televizioni Shqiptar vendos muzikë serbe natën e ndërrimit të viteve on Vidnews.

Nuk dihet pse është bërë një përzgjedhje e tillë muzikore, ku nuk përjashtohet edhe një ‘mix’ i kulturës ballkanike. Pak kohë më parë, Autoriteteti i Medias Audiovizive i ka tërhequr vëmendjen kanalit shqiptar RTSh-së pasi ky i fundit transmetoi disa këngë të këngëtares serbe Ceca, e njohur për pozicionimin e saj kundër shqiptarëve. / KultPlus.com

Historia e pafat e gazetës “ABC”

Nga: Petro Marko

Ideja ishte e Asimit dhe e Demirit. “Të botojmë një revistë”.
Këtë ide e pranuan edhe shumë shokë të tjerë, sidomos Skënder Rusi, Zef Mala, Vasil Shanto, Vasil Kushi, Reshat Këlliçi, të cilët më vonë u bënë edhe si kolegjium i redaksisë. Të tjerët, që pretendojnë të kenë qenë në këtë nismë dhe në këtë kolegjium (këtu nuk po përmend emra), as që e dinin se ku qe redaksia e “ABC”-së dhe as që i pamë ndonjëherë. E vërteta është se unë u kërkova të gjithëve bashkëpunim, por thirrjes sonë iu përgjigjën menjëherë vetëm Dhimitër Shuteriqi dhe Shevqet Musaraj. Të tjerët nuk na dërguan asnjë shkrim për numrin e parë.
Kryeartikulli u shkrua nga të gjithë (Asim Vokshi, Vasil Shanto, Reshat Këlliçi, Vasil Kushi, Skënder Rusi), por më në fund u vendos që ta kopjonte në gjuhën e mesme Reshat Këlliçi. Artikullin programatik e shkroi Tajar Zavalani, me pseudonimin ZAKS. Artikullin për rininë e shkroi Branko Merxhani. Një artikull problematik ekonomiko-shoqëror e shkroi Bedri Pejani, me pseudonimin “Sos”.
Të hollat i mblodhi Asimi, nga grupi i oficerëve që kishin rroga të mira dhe ndihmonin kurdoherë. Shtypshkronjën e gjeti Asimi. Ishte shtypshkronja e vogël “Ora”, ku botohej dhe organi i Komunitetit Mysliman. Numri i parë doli në shkurt me tirazh 10.000 copë. Ishte tirazhi më i madh që ishte parë gjer atëherë. Revista u shit menjëherë. Në Kuçovë dërguam 3000 copë dhe Rexhep Luga, që punonte aty në postë, na dërgoi të hollat dhe kërkesa për të shkruar artikuj për punëtorët e Kuçovës, që ishte qendra më e madhe e punëtorëve…

Migjeni na shkroi një letër të gjatë, ku na këshillonte që të mos nxitoheshim e të mos i binim murit me kokë. Ai do të bashkëpunonte me revistën, por ne duhej të kishim shumë kujdes e të mos linim rast për masa administrative nga ana e qeverisë. Ne ishim për zhurmën, alarmin, paçka se revista mund të mbyllej. Na kishin thënë disa herë shokët se duhej ta shfrytëzonim këtë rast të “shtypit të lirë”, që la përkohësisht qeveria liberale e Mehdi Frashërit. Mua më caktuan si drejtor politik dhe unë iu drejtova qeverisë për lejen e botimit të një reviste artistiko-kulturore…

Përveç Migjenit, edhe Branko Merxhani, me të cilin bashkëjetoja në një dhomë, nuk e pëlqeu vrullin tonë. Ai ishte i mendimit që ne të merreshim më shumë me art e kulturë për popullin, sesa me ngritje problemesh themelore për jetën dhe shoqërinë tonë. Prandaj nuk na dha ndonjë shkrim tjetër për numrin e dytë të revistës. Më kujtohen fjalët e tij: “Keni një revistë në dorë. Mbajeni që të hani bukë ti, Asimi, Demiri e te tjerë. Po me një kusht: mos shkaktoni zemërimin e qeverisë. Ju kërkuat leje për një revistë artistiko-kulturore dhe e kthyet në manifest politik revolucionar! Kush t’i lejon këto, more Petro! Ju ende nuk e keni kuptuar mirë politikën e Zogut! Ai është i mprehtë dhe kërkon të mbretërojë i qetë dhe jo me andralla. Edhe ju e pësuat si Fan Noli! Dale, more djema! Mos u nxitoni, se Zogu nuk lejon propagandimin e hapur të komunizmit dhe të revolucionit”.

Megjithatë, numri i dytë qe edhe më revolucionar. E dërguam në shtyp. Unë shkrova kryeartikullin “Urra, mbi Tiranë”, ku thosha se të gjithë duhej të vinin në Tiranë, se vetëm në Tiranë kishte bukë, kishte jetë. Kisha shkruar dhe një artikull për punëtorët e Kuçovës: “Bajrami në Kuçovë”, ku tregoja jetën e mjerë të punëtorëve të Kuçovës, që banonin në kasolle të bëra me karton dhe thasë çimentoje.
Numri i dytë mbaroi së shtypuri dhe unë me Asimin po e paketonim në shtypshkronjën e vogël “Ora”, kur na erdhën dhjetë xhandarë, me në krye kapitenin Zef Prenushi, të cilin e njihte mirë Asimi. Ai na tregoi shkresën: “Drejtori i revistës, Petro Marko, të arrestohet dhe revista të digjet!”. Ai qeshte dhe, kur hapi revistën e nisi ta shfletonte, theksonte me zë: “Bobo, ç’paska këtu! More Asim (i tha me zë të ulët), merr ca kopje dhe nxirri shpejt, se do ta djegim këtu në oborr”.
I ndihmuar nga një radhitës, Asimi nxori nja pesëqind kopje që qarkulluan më vonë ilegalisht. Mua më lidhën dhe më shpunë drejt e te ministri i Punëve të Brendshme, Zoti Ethem Toto. Sapo hyra i lidhur në zyrën e tij, ai u ngrit më këmbë dhe i egërsuar më thirri:
– Jo ti, po 3000 Leninë të jenë në Shqipëri, nuk e bëjnë dot komunizmin! Aq sa bëhet limoni në Peshkopi, aq bëhet dhe komunizmi në Shqipëri. Unë e kam lexuar dhe e lexoj “Kapitalin” e Marksit, por komunizmi është për vendet e zhvilluara, me industri të madhe, ku ka miliona punëtorë dhe jo këtu, ku popullin jeton në mizerie.
– Pastaj e uli zërin dhe, duke më shikuar në sy, më tha:

– Agjent i Moskës! Na gënjeve, prandaj ta dhamë edhe lejen e revistës. Çt’i bëj tim vëllai, që ka besim te ju!
Unë iu afrova dhe e vendosa këmbën mbi tryezë. Këpuca ishte grisur, dukeshin gishtërinjtë e këmbës…
– Po të isha agjent, si thoni ju, do të kisha edhe këpucë! Unë jam agjent i atyre që janë si unë, këmbëzbathur, kurse ti, që je këtu, në këtë kolltuk, je agjent i Romës. Moska nuk ka nevojë për agjentë!”.
– Hiqe këmbën! më thirri.

Unë nuk e hiqja. Atëherë ai më shtyu dhe rashë në dysheme i lidhur. Në atë çast hyri brenda Ismeti, vëllai i tij dhe i bërtiti:
– Ç’bën kështu, more i marrë! – dhe m’u afrua e më ngriti. – Hiqja zinxhirin nga duart! – bërtiste Ismeti, dhe më mbante pranë. Erdhi xhandari dhe më hoqi prangat…
Atëherë ministri iu kthye të vëllait, Ismetit:
– Pa shiko se çfarë reviste kanë nxjerrë! Revistë bolshevike! – dhe tundte numrin e dytë të “ABC”-së, që mbante në duar. – Këta na kërkuan leje për një revistë kulturore, ashtu siç më the dhe ti, por përfituan, ia bënë fora. Po lejohet kjo? I lejon Lartmadhëria e tij këto botime bolshevike?

Më shpunë në zyrat e policisë, andej nga Rruga e Dibrës. Më mbajtën gjithë natën. Të nesërmen në orën 10.00 më çuan në Kryeministri. Më futën në sallën e pritjes. Qëndroja më këmbë. Hyri Mehdi Frashëri, kryeministri, i cili, sapo më pa të lidhur, urdhëroi menjëherë të më hiqeshin prangat. Më tha të ulesha në një kolltuk shumë të rehatshëm. Edhe ai u ul pranë meje. Më hodhi dorën në qafë dhe pak a shumë më tha këto:
– Edhe unë jam persekutuar për tridhjetë vjet e ca, por nuk jam mërzitur!
– Po ju, nga kush jeni persekutuar? – i thashë.
Ai qeshi me të madhe:

– Nga kush persekutohet njeriu i ndershëm, ë? Ti je i ri. Mos u mërzit, dhe pa dëgjomë pakëz! – e më shikonte në sy. Ishte një burrë simpatik, që, sipas meje, nuk i bënte keq as mizës. – Ne e dimë që jemi populli më i varfër i Evropës. Por pa më thuaj pakëz, si rrojmë? Kemi një dhi, kemi një dele, një lopë, një pulë, një copë arë, hamë ndonjë kukurec, ndonjë kokë të pjekur, bëjmë përshesh me dhallë e me kos. Diçka hamë, prandaj dhe jemi gjallë, apo jo? Po ju, me shkrimet që bëni, na nxitë fare! S’kemi e s’kemi. Po, s’kemi mend në kokë! Nuk punojmë, nuk dimë të punojmë, jemi dembelë, presim nga Perëndia. Nuk dimë, jemi një popull injorant. S’themi të mos shkruani, por shkruani që jemi dembelë, që duhet të punojmë, të shtojmë bagëtinë, të shtojmë ugaret, të shtojmë pemët, të lëvizim, ta bëjmë tokën pjellore. Kemi një tokë të mirë. Apo jo? Ja, këto shkruani, more bir! Të zgjohet fshatari! Por fshatari nuk di të lexojë fare! Ç’të shkruani! Mos e bëni edhe ju si një katundar që qahej e thoshte: “S’kam gjë prej gjëje, po më vdes fëmija për bukë!”. Por ai kishte një lopë, kishte dhjetë dhi, kishte pula, kishte me se të rronte, po ama përditë avazin e Mukës: s’kam asgjë, po vdes nga uria. Ndillte të keqen. I ngordhi lopa. I ngordhën dhitë, i ngordhën dhe pulat. Aman more djalë, mos na ndillni zi, se diçka kemi. Duhet të lëvizim e të punojmë, të çalltisim, të jemi më të gjallë dhe jo të ndjellim babëzinë. Ju, si të rinj me kulturë, që e doni popullin, mësojeni popullin të jetë më i gjallë.
Ai fliste shumë dhe mendimet i ilustronte me fjalë të urta të popullit. Pastaj më mori për krahu dhe më futi në kabinetin e tij, ku ishin mbledhur gjithë ministrat, këshilli ministror. Me dorën e tij në qafën time, ai, sapo u fut, tha:
– Ja ku e kemi! Shiheni! Ç’t’i bëjmë, ta varim? – dhe buzëqeshi.

Nuk i vura re fytyrat e të tjerëve. Shikoja fytyrën e Et’hem Totos. Ai u ngrit e tha:
– Do ta gjykojë gjyqi politik! Ka shkelur ligjet tona. Kemi ligje në fuqi. Tani jemi mbledhur këtu t’i heqim lejen e revistës. Unë ju propozoj që lejen t’ia heqim, se ka shkelur ligjet. Ka botuar një revistë revolucionare. Ja se ku është lutja që ka bërë për lejen. (E lexoi lutjen ku kërkoja leje për një revistë artistiko-kulturore). Pra, revista që nxori ky, nuk është artistiko-kulturore, po revolucionare. Kërkoj nga ju të gjithë që t’i hiqet leja.
U pranua unanimisht heqja e lejes.
– Tani ne s’kemi punë më me të. Punë ka gjykata politike! – përfundoi Ethem Totoja, që ishte më këmbë.
Pas një ore më çuan në gjyqin politik. Aty gjeta dhe Asimin, në bankën e të akuzuarit. Më buzëqeshi dhe me këtë deshi të thoshte: “Mos çaj kokën”.
Prokurori: Kiço Bisha.
Kryetari i gjyqit: Bilal Nivica…
Pyetjet që më bënin, ishin që të dinin se cilët fshiheshin pas pseudonimeve. U përgjigjesha se, përderisa isha përgjegjës politik i revistës, pranoja se të gjitha shkrimet ishin të miat. Më pyetën nëse kishte shkruar Asimi. Ua përsërita:
– E marr unë përgjegjësinë për të gjitha shkrimet që janë botuar pa emër ose me pseudonime!
Gjyqi nuk zgjati shumë.
Vendimi: Internim në Porto Palermo, gjashtë muaj.
Kështu u mbyll historia e revistës sonë “ABC”.
Pas Çlirimit, numrin 2, që u ndalua, ma dha Ali Bakiu, që e kishte fshehur, ose, më saktë, ma dha kur i shkova në shtëpi, ku gjeta dhe Gogo Nushin. Aliu aso kohe ishte kryetar i Komitetit Ekzekutiv të Tiranës. E njihja nga Demiri dhe Asimi. Ai na ruante shume shkresa dhe shtypin ilegalqë vinte nga jashtë. Atij i dhashë dhe disa fotografi që i bëra në Korçë, gra që demonstronin para prefekturës dhe xhandarë që i shtynin me bajoneta. Ishin të mira dhe u botuan disa herë me raste përkujtimesh të demonstratave. Aliu doli në kopsht, gërmoi me kazmë dhe nxori një tub të vogël prej llamarine. E hapi dhe nxori numrin 2 të “ABC”-së. E kam ruajtur, – më tha… /KultPlus.com

Të mos kuptohemi është e tmerrshme

Nga EVGENIJ EVTUŠENKO.

Të mos kuptohemi është e tmerrshme –
të mos kuptohemi e të mos përqafohemi.
Por megjithëse e habitshme
është po aq e tmerrshme,
po aq sa të kuptohemi për gjithҫka.

Plagosemi megjithatë.
Dhe, i fiksuar nga një njohje fillestare,
shpirtin tënd të butë
s’do ta ofendoj me keqkuptim
dhe as do të vras me kuptim.

1956

Këngët e shqiptarëve, në mesin e 250 këngëve më të dëgjuara të Eurovizionit

Fansat e Festivalit Evropian të Këngës – Eurovizion, çdo fundvit zgjedhin këngët më të mira dhe më të dëgjuara nga festivali në fjalë.

ESC 250 çdo fundvit sjellë listën e këngëve që nga mijëra këngë të festivalit, arrijnë të dëgjohen e klikohen më shumë.

ESC250 për vitin 2019 është publikuar dhe për fatin e mirë, edhe këngët shqipe në Eurovizion janë pjesë e kësaj liste.

Në vendin e 40-të, Jonida Maliqi me këngën ‘Ktheju Tokës’ është pozicionuar mjaft mirë.

Këngët tjera nga përfaqësimi i Shqipërisë në Eurovizion, pjesë e listës, janë edhe ‘Mall’ nga Eugent Bushpepa, Rona Nishliu me këngën e saj ‘Suus’, Elhaida Dani me këngën ‘Im alive’ dhe Kejsi Tola me këngën ‘Carry me in your dreams’.

Përfaqësimet tjera shqiptare nuk kanë arritur të futen në këtë listë, gjë që nënkupton se këto këngë fansat e Eurovizionit nga mbarë Evropa i dëgjojnë më shumë, shkruan KultPlus.

Shqiptarë ka të tjerë në listë. Ermal Meta, i cili përfaqësoi Italinë, me këngën e tij ‘Non mi avete fatto niente’ renditet në pozitën 44, ndërsa shqiptarja Eleni Foureira që përfaqësoi Qipron në vitin 2018, renditet e treta.

Në anën tjetër, këto janë dhjetë këngët më të dëgjuara të vitit nga Eurovizioni, votuar nga fansat.

  1. Loreen – Euphoria
  2. Duncan Laurence – Arcade
  3. Eleni Foureira – Fuego
  4. Mahmood – Soldi
  5. Keino – Spirit in the Sky
  6. Loic Nottet – Rhythm Inside
  7. Salvador Sobral – Amar pelos dois
  8. Jamala – 1944
  9. Il Volo – Grande Amore
  10. Secret Garden – Nocturne
https://www.youtube.com/watch?v=Pfo-8z86x80

Darka e gabuar

Nga: Ismail Kadare

(Pjesë e shkëputur nga romani i ri i Ismail Kadaresë: Darka e gabuar)

Ja ç’kishte ndodhur. Atë pasdite të paharrueshme, kur tanket dhe autoblindat, pas shkarrangjitjes rënkuese hynë në qytet, prej njërës autoblindë, atje te sheshi i Bashkisë, kishte dalë komandanti i divizionit gjerman, koloneli Fritz von Schwabe, mbajtës i Kryqit të Hekurt.

Pa çmpirë ende këmbët, në kohën që shoqëruesit e tij prisnin urdhrat e para, ai ia nguli vështrimin pamjes në një mënyrë, që i habiti të tjerët. E si të mos mjaftonte kjo, po aq mungues, si të fliste me vete, shqiptoi fjalët: “Gjirokastër… kam një mik këtu…”
Shoqëruesit kujtuan se po bënte mahi, çka ishte dhe s’ishte e besueshme, pas një dite aq të gjatë e plot të papritura. Por koloneli vazhdoi me të njëjtin zë: një mik të madh, një shok universiteti… më të ngushtin e miqve… vëlla e shkuar vëllait…

Shoqëruesit pritën që, më në fund, t’ia shkrepte gazit, siç bëhet pas mahive të tilla e, pasi të thoshte “bëra shaka”, të shpjegonte shkakun e mahisë.

Asgjë e tillë s’ndodhi. Përkundrazi, duke vështruar shoqëruesit me ca sy të menduar, që nuk ia kishin parë kurrë, ai tha emrin e mikut, fakultetin ku kishin qenë bashkë në Mùnchen dhe adresën vendase të tij: Doktor Gurameto i madh, alias grosse doktor Gurameto, Rruga Varosh, 22, Gjirokastër. Albanien.
Pa e marrë veten nga kjo, shoqëruesit dëgjuan urdhrin e komandantit që të gjendej e të sillej menjëherë përpara tij shqiptari i çuditshëm. Katër ushtarë, hipur në dy trirrotësha, me mitraloza në duar dhe me adresën e të kërkuarit, u nisën me rrapëllimë të gjenin njeriun.
Ngaqë banorët ende nuk kishin dalë nga strehimet, askush nuk e pa atë që ndodhi, mbërritjen e ushtarëve te porta e doktor Gurametos, trokitjen, marrjen e tij me vete.
Te sheshi i Bashkisë, ndonëse i kishin besuar më në fund fjalët e kolonelit, kur vunë re nervozizmin me të cilin ai priste mikun e shpallur, shoqëruesve, kushedi pse, iu ngjall përsëri një fije dyshimi. Ishte vërtet mik i madh, vëlla e stërvëlla apo dikush që kërkohej për t’u dënuar? Pa e vrarë mendjen më tej, me njëfarë kureshtie, tani po prisnin nëse doktorit të famshëm do t’i jepej ndonjë medalje e lartë apo do të pushkatohej për ç’kushedi krim.
Trirrotëshat mbërrinë njëri pas tjetrit, me të njëjtën rrapëllimë të padëgjuar, por që tani nuk habiste kurrkënd, ngaqë mbërritja e doktorit enigmatik s’mund të mendohej veçse e tillë.
S’dukej të ishte fjala as për medalje e as për dënim. Ishte tjetër gjë ajo që pikërisht ishte dukur e pabesueshme, sentimentale, si nga shekulli i kaluar, më thellë, si nga koha e kalorësisë.
Në krye doktori u duk se shtangu, thua se nuk e njohu shokun e shkollës (kalimi i viteve, uniforma ushtarake e sidomos dy gjurmë plagësh mbi fytyrë, kishin qenë ndoshta shkaku i mosnjohjes), por pastaj çdo gjë shkoi siç duhej.
Përqafimet e natyrisht mallëngjimi dhe lotët ishin të tillë, saqë fije të tjera hamendjesh nisën të valaviteshin e sakaq të treteshin aty për aty… A ishte vizituar koloneli te mjeku kohët e fundit?.. Nga ana tjetër… një përdëllim i tillë… kaq… O, jo, jo… nuk mund të ishte kjo… As njëri e as tjetri s’dukeshin të atillë… Një diçka tjetër ishte megjithatë… Koloneli von Schwabe, ndonëse i ri e me gradë të paktë, kishte lidhje të forta atje në Berlin, në qendrën e Rajhut… Ai mund të dinte gjëra që s’i dinte kush… Ai mund të dinte, për shembull, se ky doktor shqiptar mund të emërohej befas… guvernator i Shqipërisë.
Ndërkaq, mallëngjimi vazhdonte. Gjetja e vëllait të humbur, si ato që tregoheshin në baladat e vjetra, nuk do të ishte më prekëse. Koloneli, si të ishte në mendjen e tyre, po i thoshte diçka të ngjashme doktorit.
Nibelungen, he? Kodi Lek Dukaxhin, he? Të kujtohet ç’më thoshe te “Taverna e vejushës Marthe”? Besa shqiptare, mikpritja.
Më kujtohet, si s’më kujtohet?, përgjigjej doktor Gurametoja i madh.
Ishte i mallëngjyer pa dyshim edhe ai, por një hije e pashpjegueshme i kalonte herë pas here në sy.
Fytyra e kolonelit, gjithashtu, herë pas here ngurosej.
Kaq shumë e ëndërroja këtë takim, thoshte mendueshëm. Kur qëllonte që dikujt i tregoja për ty dhe për Shqipërinë, siç e kisha lexuar te Karl Maye dhe siç ma kishe thënë ti, më merrnin ndoshta për të marrë… Sepse ata nuk e dinin lidhjen time me ty… Nuk e dinin se, kur kujtoja se po jepja shpirt, ty të kisha ndër mend. Aq shumë të kisha ndër mend, saqë befas m’u duk se jo mjeku ynë ushtarak, por ishte ti që po më operoje… Të kujtohet kur më kishe thënë se kishe parë njëherë një ëndërr të frikshme, ku të dukej se po operoje vetveten?.. Ja, ashtu m’u duk… Po më operoje ti… pavarësisht se veglat i kishte ndër duar tjetërkush… Pra, ti më shpëtove… më ngjalle, më thirre, më ktheve nga vdekja.
Në çast e preu të folurën dhe vuri dorën te balli, aty ku kishte njërën nga shenjat e plagëve. Kur nisi të fliste prapë, zërin e kishte të ngadaltë, gati-gati të pikëlluar.
Kështu pra… kur mora urdhrin… kur më thanë: merr divizionin e tankeve dhe shko të pushtosh Shqipërinë… mendimi i parë ishte për ty. Ishte fjala jo ta pushtoja, por ta shpëtoja Shqipërinë, ta bashkoja me Rajhun e përjetshëm dhe, natyrisht e në radhë të parë, të të gjeja ty, vëllain tim… Dhe kështu u nisa hareshëm në vendin e Besës, siç më kishe thënë ti…
Ai prapë pushoi së foluri, këtë herë për një kohë të gjatë.
Në qytetin tënd, doktor Gurameto, më qëlluan.
Zëri i tij ishte tani i ngjirur dhe fytyra i nxinte.
Shoqëruesit ndiqnin të zymtë të folurën e kolonelit. I ngrirë, pa thënë asgjë, dëgjonte doktor Gurametoja i madh.
Më goditën pabesisht… Kur pararoja, me shpirt ndër dhëmbë, arriti të jepte lajmin: na goditën! mendimi im i parë ishte prapë për ty. Për fajin tim, ngaqë të besova ty, i shtyrë nga mallëngjimi, mendjelehtësisht i kisha nisur drejt vdekjes. Nuk e fsheh, me pezëm të tmerrshëm thirra: Gurameto, tradhtar, ku e ke besën tënde shqiptare, ku?!
Ja ku doli, gati sa nuk thirrën me zë shoqëruesit e kolonelit… Kishte dalë atje, ku ata kishin dyshuar. Doktor Gurametoja i madh ishte i humbur.
Ai vetë rrinte shtang, pa u përgjigjur. Zëri i kolonelit sa vente bëhej më i mbytur. Të dërgova lajm. Mijëra fletushka të hodha me avion. Po vij si mik. A pret miq, o i zoti i shtëpisë? Pastaj, si përgjigje, u duk pararoja që po kthehej me shpirt ndër dhëmbë. Kur pashë ushtarët e mi, me kokat që u vareshin anash motoçiletave, nuk e fsheh, më erdhi të ulërija. Ku janë fjalët që kemi folur te “Taverna e vejushës Marthe”, ku është besa jote, Gurameto? Përse nuk flet?
Doktori, më në fund, arriti të fliste:
S’të godita unë, Fritz.
Ah, ashtu?! S’më godite ti? Aq më keq. Vendi yt më goditi.
Unë përgjigjem për portën time, jo për atë të shtetit.
Është njëlloj.
S’është njëlloj. Unë s’jam Shqipëria, ashtu si ti s’je Gjermania, Fritz.
Ah, ashtu?
Ne jemi tjetër gjë.
Koloneli uli sytë dhe qëndroi një grimë kohë mendueshëm.
Tjetër gjë, murmuriti. Thënie e bukur. Ti je i çuditshëm, Gurameto. Kështu ke qenë përherë, i veçantë. Ti je Mbinjeri, apo jo? Domethënë, ti s’je i kësaj bote.
As ti, Fritz.
Do të thuash, ndaj s’merremi vesh me të tjerët?
Ndoshta. Unë kam mbetur ai që isha.
E unë jo? Ti mendon se uniforma që mbaj, plagët që kam marrë, lufta, Kryqi i Hekurt më kanë ndryshuar? Ja ku ta them, aspak.
Në qoftë ashtu, Fritz… Në qofsh ai që ke qenë, unë të ftoj për darkë në shtëpinë time, sipas kodit që kemi folur. Sonte.
Koloneli vuri dorën te balli, si ta kishin goditur. Vështrimin e kishte të akullt, thua se ai vështrim thoshte: të shkoj për darkë, në vendin ku më qëlluan pas krahësh?
Përpara se të përgjigjej e përqafoi Gurameton, por këtë herë ftohtësisht. Ky i fundit, duke e marrë atë përqafim si mospranim të ftesës, tendosi qafën. Përgjigja, për habi, ishte e kundërt.
Të jap fjalën se do të vij. Pastaj, duke ia afruar kryet te veshi, pëshpëriti: s’besoj se ke me më pre në besë.
Fjalët e fundit i tha gjysmë shqip e gjysmë në gjermanishte të vjetër.
Kur mbrëmja ra mbi qytet, doktor Gurametoja i madh ndjeu ta kaplonte një pikëllim i madh, i panjohur. Tek dëgjonte zhurmat e përgatitjes së darkës, që nga tremja e katit të dytë, vështronte portën e shtëpisë, ku i ftuari do të trokiste.

……………………………………………………………………………………………………………………..

Ai erdhi përpiktas në orën që kishte premtuar, çuditërisht, pa zhurmë e rrapëllimë, si të kishte flatruar mbi qytet, për të mos e marrë vesh askush. Pikërisht kështu e kuptoi atë heshtim i zoti i shtëpisë, ndaj pyetja e parë që i bëri ishte nëse duhej të ulte perdet e të fikte gramafonin.
Për habinë e tij, tjetri u përgjigj: kurrsesi. Kur koloneli Fritz von Schwabe shkonte për darkë e sidomos në Shqipëri, le të ndizeshin llambat e të gjëmonte muzika, siç e kërkonin doket.
Ti më thirre për darkë, unë erdha!, tha me zë të bujshëm.
I qeshur e plor gjallëri ngjiti shkallët, ndjekur nga shoqëruesit, pas të cilëve vinte ushtari me një arkë me shampanjë. Ashtu hynë në sallonin e madh, i puthën dorën zonjës së shtëpisë dhe vajzës, pa harruar të përshëndesnin prerazi dhëndrin.
Zënia e vendeve në sallon, hapja e shampanjës dhe zgjedhja e muzikës për gramafon vazhdoi një copë herë. Njëfarë mpirjeje, e shkaktuar ndoshta nga ajo që asnjë shtëpi shqiptare ende nuk kishte pritur ushtarakë gjermanë, ashtu si këta të fundit s’kishin pasur të tillë rast, u kapërcye kur të ftuarit zunë vend në tryezën e darkës.
Qysh në krye u duk se ajo kishte marrë për mbarë. Hareshëm ngriheshin dollitë dhe zhurmëria e tryezës i shkonte shkumbëzimit të shampanjës, e kjo e fundit kryqëzimit të bisedave, që nuk kishin as vazhdimësinë e mërzitshme e as ndërprerjen e shthurur. Koloneli me të zotin e shtëpisë disa herë folën vesh më vesh, pa e fshehur se ngacmoheshin për kujtimet studenteske, të cilat kurrsesi nuk mund të përfytyroheshin pa emra pijesh e zonjushash, në kohën që zonja Gurameto, me sytë e saj të qeshur, jepte të kuptonte se nuk bezdisej aspak prej tyre.
O Zot, psherëtiu koloneli pas pak. Zëri nuk ishte aq i lartë, megjithatë një heshtje u krijua aty për aty. O Zot, tha prapë ai, kaq javë, kaq muaj kam ëndërruar të gjendem në një shtëpi të tillë…
Sytë iu mjegulluan prapë. Zëri iu zbut, ashtu si pasdite te sheshi i Bashkisë.
Kaq javë e kaq muaj, vazhdoi me zë të ulët, midis Europës së shkretuar, rrethuar nga morti e urrejtja, nuk ëndërroja veç një darkë të tillë… Gurameto, miku im, kur pak më parë të thashë se ditë të tëra mendjen e kisha tek ty, kjo t’u duk ndoshta e tepruar. Por më beso, kam qenë i sinqertë… Nga të gjitha shtëpitë e mundshme, ku ëndërroja të bujtja, në krejt këtë kontinent të trishtuar, e para e mbi të gjitha ishte shtëpia jote.
Të besoj, u përgjigj i qetë Gurametoja.
Të faleminderit, vëlla… Ishte dyfish joshëse.
Ngaqë ishte jotja dhe ngaqë ishte shqiptare. Ashtu siç ma ke thënë ti. Lek Dukaxhin… A më jep besën, o i zoti i shtëpisë! Formula madhështore. Gjithë kohën mendoja se, jo më kot, doket tona të lashta gjermanike ngjajnë me tuajat… Ato kode që bota i ka harruar, por që ne do t’i ringjallim… Këto thosha me vete, tek rrugëtoja mespërmes Europës së kallkanosur nga dimri… Të gjitha i kishim, të gjitha po i fitonim, veç diçka mungonte…
Një nga oficerët deshi të përfitonte nga heshtja, për të ngritur një dolli, por vështrimi i kolonelit e bëri ta linte gotën në vend.
E folura e tij sa vente e bëhej e vështirë.
Dhe, siç të thashë, kur mora urdhrin ta pushtoj… domethënë ta… bashkoj Shqipërinë, mendimi i parë ishte, do shkoj te vëllai i em. Do ta gjej kudo që të jetë. Dhe ja, erdha… por ti…
Ti…
Darkëtarët vështronin njëri-tjetrin, pastaj sytë e të zotit të shtëpisë, si të kërkonin ndihmë se si të shmangej kjo bisedë. Doktor Gurametoja ishte zymtuar përsëri.
Ti më godite, Gurameto… Pas krahësh, pabesisht.
Jo unë, tha dokori qetësisht.
E di. Por ti e di më mirë se unë se Lek Dukaxhin… se kodi juaj kërkon gjak për gjak… Gjak gjerman u derdh… gjaku nuk hup kurrë…
Me sy të mbyllur doktor Gurametoja priste vendimin.
Tetëdhjetë pengje do ta lajnë atë gjak… ndërsa ne hamë darkë, ata mblidhen… portë më portë…
Fytyra e të zotit të shtëpisë mbeti e ngurosur. Kishte dëgjuar diçka, por kishte kujtuar se urdhri do të sprapsej.
Të gjithë prisnin se ç’do të përgjigjej. Ndihej që diçka do të dilte nga ai gur. Të thoshte, për shembull, përse m’i thua mua këto? Ose: të thirra si mik, nderomë siç të nderoj. Ose thjesht të shqiptonte formulën e vjetër për druvezën e turpnueme. Pas së cilës, siç e kërkonte Kodi, të dilte në dritare për me lajmërue gjindjen se miku gjerman i kishte turpnue druvezën.
Doktor Gurametoja i madh nuk tha asgjë të tillë. Ajo që do të thoshte ishte tjetër gjë, këtë e ndiente, por edhe më e ndryshme ishte ajo që mendonte.
Në të vërtetë, s’ishte mendim. Ishte thjesht diçka e beftë, e pavend, shi në kohën që s’duhej, një ndërhyrje në trurin e tij, që ngjante se lidhej me ëndrrën e çuditshme, që ia kishte kujtuar koloneli disa orë më parë, te sheshi i Bashkisë. Vetëtimshëm, me qartësi verbuese, si asnjëherë tjetër e kujtoi ëndrrën kur, i shtrirë në tryezën e operacionit, befas kishte vënë re se mjeku që po e operonte ishte ai vetë. Ishte habitur disi, aq sa mund të habitej njeriu në ëndërr, madje, më fort se kjo i kishte bërë përshtypje shprehja e fytyrës së tjetrit. Prej saj nuk kuptohej nëse e kishte njohur a jo, madje, kishte patur dëshirën t’i thoshte: jam unë, a s’më njeh? Ndërkaq, kirurgu me thikat në duar e dha një shenjë njohjeje, por tepër të zbehtë, siç ndodh kur njeriu takon dikë të bezdisshëm, dhe ai prapë deshi t’i thoshte: kujdes, ki mëshirë, a nuk e sheh që jam unë, domethënë, ti vetë? Por mjeku kishte vënë maskën mbrojtëse ndërkaq, dhe tani atij i duhej të zbërthente shprehjen e maskës. Ajo ndryshonte. Herë i dukej se i jepte të kuptonte se, natyrisht, do të kishte mëshirë për të, si për të vetin, e herë e kundërta, për gjithkënd mund të kishte dhimbsuri, veç për të jo.
Deshi t’i thoshte: pse? Por narkoza nuk e linte. Shprehja e maskës sa vente bëhej më e rreptë. Tani që më re në dorë, do ta shohç ç’do të të punoj.
Dhe tortura vazhdonte. Bëra shaka, ti je unë, si mund të të bëj keq? E fill pas kësaj, idiot, si nuk e paske mësuar se armiku më i madh i njeriut është vetvetja? Si s’e ditke ti se nga tjetri ka gjasë të shpëtosh, por nga vetvetja kurrë? Dhe maska ishte përkulur mbi të për t’i ngulur thikën e parë, shi atëherë kur ai, nga klithma e vet, ishte zgjuar.
Në tryezën e darkës koloneli po i thoshte diçka, por zëri vinte si nga jashtë dhe ai s’ishte i sigurt se ia shkoqiste fjalët. Ti më ngjalle, Gurameto. Zëri ishte i ulët, fare i ulët: më ngjalle për të zezën tënde.
Natyrisht, për të zezën e vet ishte kjo që po ndodhte. Qysh tani, me siguri, anekënd qytetit po përgojohej si tradhtar. Dhe më pas, në ditët që do të vinin, në stinët, vitet, madje pas vdekjes, me siguri që ashtu do të përmendej.
Ai donte të klithte, si atëherë në shtratin studentesk në gjumë, për të shpëtuar nga ky makth. E hapi më në fund gojën, por në vend të klithmës, nxori vetëm dy fjalë, madje edhe ato qetësisht:
“Liroji pengjet, Fritz!” /KultPlus.com

Miratohet projekti i restaurimit për Urën e Gurit të Hoxhës në Klos

Këshilli Kombëtar i Restaurimeve ka miratuar projektin e restaurimit: “Ura e gurit të Hoxhës”, Klos.

Projekti i hartuar nga Instituti Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore parashikon ndërhyrje konservuese dhe restauruese në elementët konstruktivë dhe estetikë të urës.

Ura e Gurit të Hoxhës në Klos, sipas studiuesve është ndërtuar nga Mehmet Hoxha përpara 250 vitesh, me qemer të dyfishtë dhe gurë gëlqerorë të punuar dhe llaç gëlqereje. Trashësia e qemerëve arrin 0.9 m. /KultPlus.com

Koncerti solidar në Vjenë për të prekurit nga tërmeti

Në ndihmë dhe mbështetje për familjet e viktimave dhe të prekurve nga tërmeti në Shqipëri, Philarmonic Ensemble Vienna, nën drejtimin e Shkëlzen Doli, dha një koncert solidarizimi në Ehrbar Saal, Pryaner Konservatorium Wien.

“Bashkëatdhetarët që punojnë e jetojnë në Austri, si dhe miq e dashamirës austriakë ndoqën shfaqjen e nivelit më të lartë artistik të anëtarëve të Filarmonisë së Vienës. Të ardhurat nga biletat shkojnë në ndihmë të kapërcimit të pasojave të shkaktuara nga tërmeti”, thuhet në njoftimin e Ambasadës së Shqipërisë në Vienë.

Ambasadori i Shqipërisë në Vjenë Roland Bimo në fjalën e përshëndetjes falenderoi Nuncin Apostolik, Shkëlqesinë e tij Kryepeshkopin Pedro Lopez Quintana për pjesëmarrjen dhe solidaritetin e tij.

Gjithashtu falenderoi dhe artistët për kontributin si dhe sponsorët e aktivitetit Alban Shehri, Elmaz Libohova. /KultPlus.com